Mbase nuk i shkon kësaj dite të “shenjtë” ku të gjithë gëzohen e janë të lumturuar, por mua më ndjell keqardhje e trishtim, një fakt tronditës, të cilin e mësova në një emision televiziv. Është e njohur Zagoria dhe zagoritët. Treva me 10 fshatra, njëri më i mirë se tjetri, ka pjellë bija dhe bij të denjë për këtë trevë, e cila, në çdo kohë ka qenë dhe është mjaft e bukur dhe e shëndetshme dhe e begatë.
Më pikoi në zemër, si prind e si gjysh, një njoftim tepër i hidhur i një të moshuari, i cili, kur e intervistoi studiuesi vlerëshumë tha: “Kemi mall të shikojmë një fëmijë”! Duket si një shprehje e rëndomtë por, mendoni çfarë ka pas saj. Popullsia, jo vetëm që po plaket por rrezikon të shuhet. E kujt i duhet ajo bukuri e rrallë?
Zagoritët, si njerëz të mirë, kanë qenë e janë të gjezdisur, por tokën e të parëve nuk e kanë harruar. Sa dhimbje ndjej kur pashë atë djalë të ri, me çantë në shpinë që do të ikte në emigracion. O pusht-etarë, mendoni pak dhe për Zagorinë, të paktën bëni atë pak udhë që ka mbetur.
Të jem i sinqertë, me Zagorinë kam dhe një lidhje të lashtë. Im atë, Xheviti të cilin kakot dhe vendasit e quajtën Vito, kaloi fëmijërinë në fshatin Hoshtëvë. Fshatarët dhe fshatarët e këtij fshati e donin shumë dhe e çmonin punën e tij, ndaj, kakot i bënin tërë shërbimet dhe për ta “kthyer” në të krishterë i vunë emrin Vito.
Kam dhe një shkak tjetër: Tushi, vajza e dy miqve të mi të paharruar, është martuar në fshatin Llijar, me Jorgon; një njeri i përkryer. Kaq e kam hapin dhe vrapin!
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.