Me 4 prill te vitit 1951, ne familjen e Rrapo Danos, ne mehallen e Hasanbegajvete Kalivacit, erdhi ne jetenje vajze. Ajo ishte e treta, ne radhen e femijeve te ciftit Lule dhe Rrapo Takaj. Vajza erdhi ne jete, pas vellezerve Kadri e Sadik; pas Saj u lind me i vogli i asaj familje – Guriu. Ciftit te mesiperm, para kesaj vajze i kishin vdekur 2 vajza te tjera. Ne mentalitetin e familjes lindi ideja se vajzat nuk i rronin. Kur erdhi ne jete, vajza e trete, per te kujtuar ate qe kishte ngjare, i vune emrin Nurije; sic quheshin dhe ato te dyja. Emri qe i cuan vajzes, Nurije, eshte i bukur, i kuptimte dhe simbolizon nurin e bukurise femerore.
Nurija, vajze e vetme, ne mes te kater djemve te asaj familje ishte kimetlije e Nene Lules dhe Baba Rrapos dhe qe kur u lind, ishte e preferuara e familjes; e fisit te fisme – Takaj e me gjere. Sipas tradites vendase, ne Kalivac, por jo vetem, gezonin, kur vinte ne jete nje djale, i cili, sipas mentalitetit te kohes e te treves, do te shtonte nje dyfek e do te behej trari qe mbante catine. Kur vinin njerez per te uruar ardhjen ne jete te nje djali, serbes shpreheshin, me gezim e me krenari: „ Koka gur; qofte me jete te gjate e me fat; me nene e me babe “! Edhe kur uronin ardhjen ne jete te nje vajze, fjalet e mira nuk mungonin, por ato thuheshin me turinj te varur e me gjysme zeri. Njerezit niseshin nga paragjykimi se, kur vinte ne jete nje vajze, „nxinin qeprat e qoromidhet “. Cuditerisht, kur erdhi ne jete Nurija, sikur u harrua kjo tradite dhe gezuan e u lumturuan te gjithe dashamiret e familjes. Thua se te gjithe keta e ndjenin embelsine e vajzes se vetme – Nurijes!
Nurija u rrit, ne ate familje, fisnike dhe te kamur. Ajo ishte frut i nje martese te vecante. Xhaxhai i Saj, Veiz Danua ishte njeri nga njerezit me punetore te fshatit dhe nje valletar i rralle. Ai dhe vellai i tij – Rrapua ishin bij te fisnikes Qemo, e cila ishte bije e fisnikut te kamur, pasunarit me me emer ne Kalivac – Muharrem Haxhiut te Hysenajve. Vellai i Veizit; Rrapua, kur u be per t’u martuar, perzgjodhi, te bukuren Lule, e cila ishte sic kish emrin. Ajo ishte bije e Hasimese dhe e Azbi Bako ( Celaj ), nga Bozanajt, nje burre me origjine nga fshati Drizar i Mallakastres, i natyralizuar ne Kalivac, ne mehallen Bozanaj. Familja e tij e kishte ne gjak atdhetarine; ne Luften e Dyte Boterore, ajo i dha levizjes Nacional clirimtare 4 partizane, 2 nga te cilet ( Hamiti dhe Xhemali ) rane deshmore te saj.
Nurija u rrit, ne oborrin e shtepise te vellezerve Rrapo e Veiz Dano, e rrethuar nga pekulet dhe nga nje kujdes e dashuri e vecante. Kur mbushi moshen per te hyre ne klasen e pare te shkolles fillore te fshatit, nisur nga kujdesi qe tregohej per te, nga distanca e madhe e shkolles se fshatit, nga shtepia e saj dhe duke gjykuar se ishte e vogel ( ndonese ne klasen e pare hynin femije te se njejtes moshe ), Nurijen pekule e conte ne shkolle, babai i saj, te hipur mbi mushke. Ajo, ne trajtimin familjar, ishte e ndryshme nga te gjithe femijet e tjere. Trajtimin e diferencuar te saj e veme re dhe ne faktin se vetem Nurija, ishte e mbathur, me opingat qe bente Nimeti i Resmiut, nga Tepelena, i cili, per nje fare kohe strehoej ne shtepine e vellezerve Rrapo e Veiz Dano, ne katin e pare ku ishte nje „ sobe “ e vogel. Nurija e merrte buken me vete, ne shkolle, te lyer me gjalpe dhe me dashurine qe fuste brenda e ema, Lulja e dhimbsur; kurse femijet e tjere nuk kishin asgje per te ngrene ne torben e librave.
Ne klasen e dyte te shkolles fillore te fshatit, Nurija, tashme pak me e rritur, shkonte ne shkolle se bashku me shoqet dhe shoket, ata ( ato ) qe ishin te se njejtes moshe, nga mehalle e saj. Femijest e moshes shkollore, ne grup, zbrisnin tek Cesma e Hasanbegajve ( Shulleri ), dilnin tek Balta e Bardhe, me tej kalonin tek Mamakoni ( nen shtepite e Dulajve ) dhe duke i lene ato ne te majte, ngjiteshin tek shkolla e fshatit, ne maje te kodres. Kur shkonim ne shkolle, thuajse cdo dite, takonim Xhevit Malkon, i cili nxirrte dhente, nga Majat. Ai mbante te hedhur kraheve nje lekure deleje, te kthyer me floke nga Brenda, qe te ruhej ng ate ftohtit dhe nga shiu.
Ne shkolle kish shoqe e shoke te shumte ( ne ate kohe, ne shkolle shkonin mjaft femije): Kimeten e Daut Mahmutit; Petritin e Sheme Hamitit; Seitin e Takajve ( ndjese paste ): Shpetimin e Gani Muharremit; Hyrijen e Refat Mahmutit; Dilaverin e Xhevit Malkos etj. Madje, Dilaverin e kishte ne te njejten bange. Mesues te saj ishin: Floresha e Ferrik Shefikut ( Cecos ); Zeqo Kanushin, nga Zhapokika etj.
Kur Nurija ishte ne Shkollen Fillore te fshatit, u fut, ne sistemin arsimor, i detyrueshem, arsimi shtatevjeca dhe vajza e xha Rrapos iu nenshtrua ketij programi. Mesues te ketij cikli ishin bashkeshortet : Agathi e Aleko Kero, nga Gjirokastraetj. Drejtor i shkolles ishte Osmen Azizi. Shoqe te ngushte Nurija kish Hyrijen e Mushos e te Refat Mahmutit. Femijet, here pas here, mblidhnin palice dhe shkarpa, e i sillnin ne shkolle. Para mesimit , vajzat ( se djemte nuk ishin mesuar me te tilla pune) fshinin mjediset e klases e te shkolles. Sa per drute e zjarrit , ato i sillnin prinderit, me kafshe ngarkese ose ne krahe.
Shkollen shtatevjecare te fshatit Nurija e perfundoi me tregues mjaft te mire; Ajo ishte nder te parat nxenese te klases dhe e shquar ne shkolle. Vajza e vetme e deres, e rritur me pekule, ne mes te te mirave, te cilen, te gjithe pjesetaret e familjes e veshtronin ne „ drite te syrit “ u rrit shpejt, si nje lule ne cairin e „mbrojtur“ e hodhi shtat ne te cilin vershuan hiret e vajzerise. U be „per te hipur ne kale “, e tek Rrapo Danua vershuan lajmesit, nga ane e anes. Ishte e thene qe Nurija te pinte uje ne bregun e Shehajve, ne Koshtan, ne familjen fisnike te vellezerve: Barjam; Adush e Kadri Teme Shehaj. Ajo u martua me Syrjane, te birin e Mahmutes( ndjese paste ) nga Zhulajt, moter e Hamit Kapos, nje grua e imet, „shpirt njeriu “, te ciles nuk i degjohej zeri e nuk e njihte fjalen e keqe. Vjehrri i saj, Barjami (ndjese paste ), burre esnaf, me rreth miqesor te gjere, i njohur e i respektuar ne te gjithe treven, per fat te keq, ishte ndare nga jeta, ne nje aksident me kale, vite me pare. Me Z. Mahmute, Nurija nuseroi 15 vjet e nuk shkembeu dy fjalete ashpra.
Dasma u be ne daten 20.shkurt te vitit 1970. U tund mehalla e Hasanbegajve, prej dasmes, te madhe qe u be, kur u nis nuse, Nurija e Rrapo Danos ( ndjese paste), vajza e vetme dhe pekule e asaj dere te madhe. Edhe ne Bregun e Shehajve, ne shtepine e Barjam Temes ( ndjese paste ) u tund shtepia dhe mehalla. U martua Syrjai, djali i vetem; „drita e syve „ e prinderve dhe motrave. Si kane pas thene ne keta rste, ne kalivac“ „ Hante qeni petulla “!
Ia vlen te theksohet se Nurija, ne kete krushqi te gjetur, kishte per ndermjetese nusen e vellait te madh te saj – Kadriut ( ndjese paste ), te paharruaren Sose, e cila ishte koshtanake dhe i njihte mire, si deren, sojin dhe djalin. Nena e saj ishte nderhyresja kryesore ne kete krushqi.
Ne diten e dasmes te saj, Nurijen, te veshur nuse, e hipen ne nje kale te kuq ( te kooperatives Bujqesore te fshatit ) te cilin e kishin stolisur sipas tradites me xhimbla e aksesore, sipas perkatesise. Paja e nuses, e sistemuar ne dy baule te renda, ishte e ngarkuar ne nje mushke. Kalin mbi te cilin kishte hipur Nurija nuse, e terhiqte per freri, adoleshenti Neim Adush Shehaj ( ndjese paste ), i biri i Adush Teme Shehaj dhe i Misiko kapedanes. Kryekrushk e sinixhi, ishte Sefedin Hasan Beqiraj, djali i motres te Barjam Temes – Lalase ( ndjese paste ) e cila kish qene e martuar ne fshatin Toc te Tepelenes. Sefedini (ndjese paste) kishte pire aq shume raki, e nuk qendronte dot mbi kafshe. Ai rrezohej here pas here nga mushka ku kishte hipur, vraponte pas saj e ngjitej prap mbi shalen e kafshes. Ne ate kohe ishte e turpshme po te mos ktheheshin ne shtepine nga u nisen, te gjithe krushqit. Nurija; kimetlie ishte ne deren e babes; kimetlije ishte dhe ne deren e burrit, atje ku vajti nuse. Ne deren ku hyri nuse, Nurijen e mbanin si ujet e paket. Ajo u ndodh me fat, qe mori burre nje njeri te urte, e me figure te paster, me moral „brilant“ e me karakter te qendrueshem dhe punetor si ai. Gjithashtu ishte me fat qe jetoi me ate vjehrre, te ciles nuk i degjohej zeri e nuk shkelte as mizen. Ne familjen e madhe ku hyri nuse, Nurija gjeti nje grua kapedane, Misikon e Adush Temes, bije ne Xhaxhaj, nga familja e Axhem Limes dhe Shajbine, gruan e Kadri Temes, nje zonje e zoteruar, nga Krahesi, e cila, sapo ishte kthyer nga Shkodra, ku Kadriu ishte me sherbim, ne kufi.
Pas nje viti, me 14 janar te vitit 1971 erdhi ne jete djali i pare i ciftit Nurije dhe Syrja Shehaj, te cilin e quajten me emrin e bukur Shkelqim. Ai solli nje gezim te papare ne ate dere. Domethenia ishte e kuptueshme: Syrja Barjami ishte djale i vetem, ne mes te vajzave; Atij i duhej nje djale qe ta kishte si vella e te shtonte meshkujt e atij pragu, te etur per djem. Femija i radhes ishte Astriti. Ai u lind, pas nje viti nga ardhja ne jete e vellait paraardhes, me 10 shkurt te vitit 1974. Dy djem radhazi solli ne jete Nurija, e ky ishte ogur i mire per familjen dhe per fisin. U duk qarte se nusja, e kishte kemben te mbare dhe do ta shtonte ate dere, me djem, radhe – radhe. Sic duket Nurija, kishte ngjare nga prinderit e saj, te cilet sollen ne jete 3 djem dhe kishin vetem nje koce (vajze ) kimetlie. Por, e mira Nurije, nuk u ndal me kaq. Duke kerkuar nje vajze, pas disa viteve, me 23 gusht te vitit 1982, erdhi ne jete Kacua, i cili e mbylli serine e lindjeve dhe fitoi statusin e pekulit te shtepise. Perseri djale e cfare djali. Tashme, me tre djem ne „ inventar “ edhe Syrjai nuk kishte perse te ankohej.
Nurija, pas ndarjes te Syrjait, nga trungu familjar, punoi, me mish e me shpirt, perkrah te shoqit dhe djemve dhe, me shume sakrifica, me seder te mire e me zemer te paster, u largua nga konaku ku e la vjehrra e u ngjit me lart, ne rreze te kodres, ku ngriti , me seder e perkushtim te rralle, nje „ciflig “ me nje shtepi te bukur e te mobiluar, me nje vreshte me rrush te preferuar, me ullinj e me shume peme te cilat i do shume ai vend. Nurija jetoi ne Koshtan, deri me 26 nentor te vitit 2009, kur djemte u maturuan dhe kur mjaft familjare, njerez te fisit e te mehalles ishin larguar, ne treva ku mund te behej jete me e mire. Syrja, Barjam Shehaj, bashkeshortja e tij Nurija dhe tre djemte e tyre, u vendosen ne Ksamil, prane djalit te xhaxhait – Jonuz Adush Shehaj. Vlere me vete e ciftit: Nurije dhe Syrja Shehaj, dhe djemve te tyre, eshte ruajtja, sic kane qene e shtepise dhe truallit qe u la Babai dhe Nena, si dhe e „ cifligut “ qe ndertuan me duart e tyre. Shtepia e tyre, me gjithe komoditetet per jete normale, tashme shfrytezohet si vend pelegrinazhi, ku lukuni njerezish, te brezave te ndryshem dhe te lidhjeve te shumta me ate trung te madh e fisnik, shkojne per te shuajtur mallin qe i djeg e per te kujtuar ate te shkuar te lavdishme, kur, ne muajt e veres, sidomos, ai breg gumezhinte si zgjua bletesh.
Shume ndryshime kane ngjare e mjaft mentalitete e psikologji njerezore, nuk jane me si me pare. Vetem Nurija nuk ka ndryshuar; Ajo ka mbetur nje Zonje e nderuar, e cila, edhe pse ne moshe te thyer dhe e lodhur nga puna e nga hallet, ka mblojtur thelle ne zemer dashurine per njerezit e saj dhe te burrit. Ajo, tashme ne moshe te pjekur dhe shendet lige, buzeqeshjen e dikurshme dhe shpirtin si det qe i kane lene dhurate e mira Lule ( ndjese paste ) dhe fisniku Rrapo Dano Takaj ( ndjese paste ) i ruan te pacenuara e te fresketa, si dikur. Buzeqeshja dhe fjala e embel, duket sikur i kane mbire ne buze asaj femre!
Mikpritjen, dhe sajdisjen, Nurija e ka ne gen dhe e trashegon nga prinderit e saj. Kete dukuri te bukur, ajo e gjeti dhe ne familjen ku vajti nuse dhe e kultivoi, nen kujdesin e te mirave: Mahmute ( vjehrres ); Misikos te Adush Temes dhe Shajbise te dajo Kadriut. Shtepia ku vajti nuse, ishte shtepi e madhe; atje hynin e dilnin vazhdimisht njerez, dashamire te asaj dere dhe Nurija u mesua me shume njerez. Edhe tani, kur kane shkuar shume vite, Asaj gruaje i ndritin syte e i qesh buza, kur dikush troket ne dere. Fjala pergjigjese e saj, akoma pa e pare mysafirin eshte : „ Mirese erdhe; mirese te pruri Zoti “! Dhe perqafimet e te puthurat e saj jo vetem qe te urojne mirese ardhjen, por te falin shume dashuri e miresi.
- Uroj te kete shendet e jete te gjate, gezim, pa fund e lumturi, sic e meriton!
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj; ne Tirane, me 14 mars 2021