Metamorfoza e emrave te njerezve, ne Kalivac te Tepelenes

Pranohet nje fare rregulli,  sipas te cilit emrat e njerezve jane thjesht simbolike  e sherbejne per te identifikuar cdo individ.  Ne nje krahine te larget te vendit,  emrin e njesojne me kapistallin ( kapistren) qe u vene kuajve ne koke.  Ne pamje te pare,  ceshtja paraqitet e thjeshte por,  ne praktike nuk eshte fort e tille. Ne vecanti,  ne fshatin Kalivac te rrethit te Tepelenes ku tradita e vazhdimesise te emrave te njerezve  apo transmetimi i emrave,  nga brezi ne brez,  brenda te njejtit fis eshte evident.

Per ta bere me te kuptuesdhem,  jam i shtrenguar te sjell ne vemendje nje shembull nga praktika e fisit tim,  te cilin pretendoj se  e njoh me mire nga te tjeret.  Po ti referohemi pemes gjenealogjike  te fisit Nelaj,  shtrirja e vijimesise te emrave na paraqitet si vijon:  Nelua,  i biri i Ahmetit,  i cili konsiderohet si i pari i mehalles lindi Myftarin;  ky Nelon;  i cili solli ne jete Resmine e i ndjeri lindi Reshatin dhe Nelon.  Ky solli ne jete nje tjeter Resmi e keshtu metamorfoza e transmetimit vijon nga brezi ne brez.

Ne vijen e zbritjes,  rruges jane shmangur nga trungu dege e nendege,  por tradita e transmetimit te emrave ka vazhduar e mund te vazhdoje,  nuk di deri kur?  Ndoshta per shkak te trashegimise,  emrat e djemve perseriteshin nga ati tek biri,  derisa arrinin ne emeruesin e perbashket.  Ne Kalivac te Tepelenes,  perseritja e emrave,  nga brezi ne brez,  nuk perfaqesonin thjesht disa shkalle te zbritjes,  por  me kohe,  fitoi statusin e nje kornize,  te detyrueshme per t’u zbatuar.  Kush nuk e zbatonte kornizen e formuar nga forca e tradites,  konsiderohej se kishte daale „ jashte gardhit “. Ky rregull i pashkruar,  zbatohej vullnetarisht,  deri ne hyrje te viteve ‚50 te shekullit te shkuar.  Disa here ngjante me nje „gare“   mes pinjolleve te nje fisi,  me permbajtje;  kush te ringjallte me shume emra nga te stergjysheve.

Aktualisht,  situata  e emrave te njerezve na paraqitet me nje fytyre tjeter.  Raportet jane permbysur e perparesi kane marre emrat e kohes ose moderne si te thuash.  Po te hedhesh nje veshtrim brenda mehalleve tradicionale,  eshte e veshtire te gjeje dikur dy emra te njejte ne nje mehalle.  Pa lere brenda fisit,  deges e nendeges te te njejtit fis ku praktika e perseritjes te emrave ishte vetem fantazi.. Nuk eshte vetem ceshtje tradite;  brenda ka dhe grimca bestytnije.  Disa gara e nje takem burrash kishin bindjen  (natyrisht te pabazuar )  se po te perseritej „ padrejtesisht “ i njejti emer brenda mehalles apo fisit,  tek te paslindurit,  ketij te fundit nuk do ti shkonte jeta mbare.  Besimtare te tille,  duke qemtuar atyre henave  raste e fakte te cilat i perdornin kot se koti,  per te vertetuar bindjet e tyre te verbra ndonjehere arrinin te molepsnin e te corientonin mendje te shendosha.. Pas kesaj,  thashethemi perhapej me shpejtesine e nje epidemije  e merrte permasa „ gjigande “, te pabesueshme.

Te tilla permasa,  madje pa „ frena ” ka marre ne ditet tona ceshtja e mbiemrave.  Ruaj mendimin se emri i nje njeriu mund te evoluoje,  sipas kohes dhe sipas deshirave te prinderve te tyre.  Nese dikur rendi i emrave te njerezve ruhej per shkak te tradites,  ne ditet tona,  ka dale ne skene vendosja e emrave te njerezve sipas modes te dites.  Ceshtja e mbiemrave,  merr tjeter dimension sa i takon vleres.  Ne opinionin tim,  mbiemrat nuk duhen ndryshuar sipas deshirave te njerezve,  mbasi ata kane nje domethenie domethenese.  Mbiemri,  vertet na rrefen perkatesine ne nje komunitet te caktuar njerezish mbi baze gjaku,  por dhe na orienton drejt lidhur me vijimesine fisnore.  Dikush mund te pretendoje se nuk jemi ne kohen e fiseve. Shume ndryshime kane ngjare e sipas tyre dhe ceshtja e mbiemrave duhet te shoqeroje e te pasqyroje ndyshimet.Dakort,  jetojme ne nje shekull tjeter por perkatesia fisnore,  ne vecanti lidhjet e gjakut nuk kane pesuar ndonje evoluim kushedi se cfare.  Pra,  mbiemri na rrefen perkatesine e na defton kujt i perket „X “ e „Y “ ne hierarkine fisnore.  Nje shembull te thjeshte mund te sjell,  i cili njihej e zbatohej nga i gjithe komuniteti,  me vullnet te lire.  Takoheshin ne udhe dy rrugetare dhe pyesnin njeri – tjetrin:  Ku shkon ti e per  ku e ke marre udhen ti?  Tjetri i pergjigjej atij qe bente pyetjen,  sipas rastit.  „ E kam marre udhen per ne Nelaj;  per ne Deraj;  per ne Sakaj;  per ne Canaj; per ne Haxhiaj ( Hysenaj );  per ne Dulaj;  per ne Muharremaj;  per ne Danaj  etj.  Ne kete menyre,  tjetri e merrte menjehere informacionin e sakte,  drejtperdrejt e me adrese te pakontestueshme.

Ka dhe nje problem tjeter,   i cili nuk mund te neglizhohet:  Kalivacasit,  qe ne kohet kur nuk mbahet mend,  kane shtegtuar,  ne migrim te brendshem,  ose ne emigrim te jashtem.  Kalivacasit,  sot i gjen te shperndare ne te gjithe boten.  Po te beheshin „lemsh“ mbiemrat e tyre,  do te humbiste dhe perkatesia fisnore.  Mendoni,  se ne kohet qe jetojme,  jane pleksur disa breza,  te cilet,  jo domosdoshmerisht e njohin njeri – tjetrin individualisht.  Po te me pyese dikush,  sot,  a e njeh filanin apo fistekun,  per ata qe nuk i njoh personalisht por i kam bere shok edhe ne facebok,  nisur nga mbiemri,  kur e kam bere kete veprim jam nisur nga geni fisnik i tyre.  Pa u futur ne detaje,  mjaft te rinj e te reja,  te cilet i shquaj vetem nga mbiemri qe mbajne,  them me siguri e me kompetence se po te jete me mbiemer Takaj,  patjeter qe eshte fisnik.  Keshtu mund te them dhe per Agajt;  Hysajt;  Haxhiajt; Dostajt;  Sulajt;  Malajt;  Canajt;  Caushajt;  Llakajt;  Hysenajt e Leshnjes,  Mehmetajt e Rucit;  Celajt ne Hasanbegaj dhe Caushajt ne Specove etj, etj,  kuptoj se pas tyre qendron nje njeri i fisem tek i cili mund te mbeshtetesh plotesisht.

Disa,  pa u thelluar ne ate qe bejne i heqin mbiemrit shkronjen e fundit,  sikur kjo te peshonte shume dhe e lene keshtu mbiemrin,  pa bisht.  Keshtu,  nje takem,  ne statuset e tyre,  mbiemrin e tyre nuk e shkruajne te plote dhe ne vend qe ta shhkruajne:  Filan Nelaj,  e reduktojne ate ne Filan Nela,  te tjere,  ne vend qe te shkruajne Deraj,  i bien shkurt e shkruajne Dera,  etj,  etj. Ec e gjeje pastaj kush eshte njeri e cili eshte tjetri.  Jam kategorik kundra ndryshimit te emrave dhe mbiemrave ne rruge arbitrare. Te mos fajesojme nepunesit e gjendjes civile,  te cilet shkruajne ate qe u deklarojne te interesuarit. 

Kete ceshtje e kane ngaterruar dhe fqinjet e Jugut,  te cilet,  per interesat e rretheve shoviniste te vendit te tyre,  kane bere ndryshime arbitrare te emrave dhe mbiemrave te shqiptareve autoktone.  Ne keto ujera te turbullta,  eshte mire te mos bien,  as nga halli;  as nga malli,  njerezit tane,  te cilet kane per detyre njerezore dhe shteterore,  te ruajne identitetin e tyre.  Nuk kam nder mend te futem ne ceshtje religjioze por me intereson shume ti them dores dore e jo  te kerkoj Saline e te me dale Sotiraqi apo te  gjej Jorgon te regjistruar ne vend te Gazmendit etj.

Dikur,  ne dokumentet e identifikimit te personit shenoheshin dhe shenjat e vecanta te tyre,  si mbajtja e mustaqeve Se mjekra lejohej vetem per predikuesit e fese),  kurse aktualisht,  jo vetem te moshuarit por dhe te rinjte e kane te veshtire te identifikojne nje njeri,  te cilin e kane pare pa mjeker dhe papritur e ndeshin me mjeker,  me mustaqe,  me floke te gjate,  me gjyslyke te erret e me shenja te tjera,  te cilat,  jo vetem qe nuk e shquajne,  por e maskojne dhe e shemtojne  individin.

Kohet jane ne favor te lirise te mendimeve e te veprimeve.  Kohes nuk i ve dot pengesa nen rrota,  ndonese tjetri mund ta ndryshoje emrin edhe me gjyq, kur emri qe i kane vene prinderit kur nuk i pelqen,  vec disa rregulla duhen   ruajtur,  perndryshe mund te biem ne amulli.  Nje baze morale dhe ligjore,  kundershtimi i emrave dhe kerkesa per ndryshimin ligjor te tyre ekziston.  Fakti qe njeriu,  nuk e perzgjedh vete emrin  por ate ia „ imponojne „ te rriturit;  kur arrin ta kuptoje domethenien e simbolit dhe nuk e mirepret;  mund ta kundershtoje e mund ta ndryshoje ate.

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj;  ne Tirane, me gjate muajit tetor te vitit 2021

One thought on “Metamorfoza e emrave te njerezve, ne Kalivac te Tepelenes”

Comments are closed.