Mehmet Azis Kalemaj, nje vlere e cila duhet njohur e duhet cmuar

(Vlerat  individuale te cdo kalivacasi- zbukurojne gjerdanin e lavdise te fshatit tone)

Dera e Ramo Nebiut, ne Hasanimeraj eshte njera nga me te fismet e me vlerashume ne Kalivac te Tepelenes. Nga vlerat qe bart,  ajo i ben nder fshatit tone,  packa se prej kohesh nuk banon ne Kalivac.

Pasardhesi i tij i vetem,  Azis  Ramo Kalemaj,  la pas nje djale – Mehmetin dhe dy vajza:  Nasibene dhe Bejleren.  Kur behet fjale per pasardhesit meshkuj, ne Kalivac , ka qarkulluar e ka zene vend slogani:  “Nje –po nje …”!  Vlerat e Mehmet Azis Kalemaj, nuk kane shans te diskutohen. Nese mund te behet fjale per nje njeri, te kompletuar me gjithe te mirat, tek i cili ishte veshtire te gjeje ndonje parregullsi, fizike dhe te karakterit, probabilitetin me te madh per te qene i tille,  mesiguri qe e kishte Mehmet Azis Kalemaj.  Me bindje,  bazuar ne njohjen personale dhe ne rrefimet e bashkekohesve te tij,  mund te them,  se Ai mbetet nje gur kilometrik ne udhen e gjate e te veshtire te fshatit tone.

Nuk eshte se i kemi patur me shumice kontributore si Ai,  vlerat e te cileve kane trokitur fort ne dyert e historiese  te Kalivacit te Tepelenes.  Ne te shkuaren,  te pajetuar prej nesh,  kane spikatur figura te shquara historike si ajo e Ormen Alliut; Sulo Beqirit e dinjitareve te tjere,  te cilet,  me bemat e tyre i kane zbardhur faqen vetes dhe fshatit tone.  Kryepleqte si Cizo Selfo Agaj; Musa Mehmet Nelaj; Muharrem Qerim Alimehmetaj etj,  besoj se nuk i kane shtuar me pak lavdi,  histories  te fshatit tione.  Por,  kryetare te degeve ushtarake te rrethit,  me sa dihet,  kane qene vetem dy:  Zoto Halil Ramaj, ne Ushtrine  Mbreterore dhe  Mehmet Azis Kalemaj, ne Ushtrine Popullore.

Heroi i ketij rrefimi,  Mehmet  Azis  Kalemaj,  pati nje jete interesante e plot me kthesa te papritura, intensive e me prirje atdhetarie,  plot me larmi episodesh e me ngjarje dobiprurese,  per Kalivacin.  Mbi te gjitha vlerat e Tij,  si yll vezullues,  ne jeten e Mehmet Azis Kalemaj shendrin,  veprimtaria atdhetare gjate Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar,  idealeve te se ciles  Ai u qendroi besnike, deri sa u nda nga jeta.  Shpirti i tij prej atdhetari te kulluar,  u pa qarte dhe ne pjesemarrjen aktive ne luften per clirimin e vellezerve tane,  te nje kombi,  ne trojet shqipfolese te ish Jugosllavise. Vlere me vete eshte venja ne dispozicion te mjekimit dhe sherimit te  partizaneve te plagosur ne shtepine e  Azis Ramos,  ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare. Kjo e beri me te forte atdhetarine e asaj cerdheje e cila nuk u mjaftua me nxjerrjen prej saj te djalit te vetem,  partizan.

Njeriun e mire Mehmet Azis Kalemaj,  ne fshatin e tij,  ne Kalivac te Tepelenes,  jane te pakte ata qe e kane njohur nga afer.  Ka dhe nga ata te cilet vetem sa e kane degjuar,  nga rrefimet e te moshuarve, dhe natyrshem kane shtruar,  me kurreshtje,  pyetjen: “ Po ky mbiemer- Kalemaj,  i cili eshte vetem i nje familje ne Kalivac,  a ka rrenje ne fshatin tone dhe cilat jane ato?

Shpresoj shume se edhe ky rrefim,  sido qe eshte,  do ta shuaje sadopak kurreshtjen e lexuesit te nderuar e do te hedhe drite mbi disa te verteta te pakundershtueshme.  Asqe mund te vihet ne dyshim dhe kjo,  mendoj se duhet fiksuar ne mendjet e njerezve se Mehmet Azis Kalemaj,  e donte shume Kalivacin,  i ka rrenjet aty dhe,  beri me te miren e mundeshme,  per prosperitetin e fshatit ku u lind e u mekemb.  Mendoj se ia vlen te dihet se Mehmeti,  gjat gjithe jetes,  nuk u perpoq vetem per vete e per familjen e tij,  por per mbare shqiptarine.  Dritherohej  per Kalivacin,  biri i denje i ketij fshati plot lavdi dhe nuk linte rast pa e pare ate e pa shkelur ne udhet e gurta ku nisi te hedhe hapat e pare.

Mehmet Azis Kalemaj u be dikushi e arriti diku,  si rrallekush, me zotesine, mencurine dhe mbeshtetur ne shpatullat e tij;  Ai ishte i mire me te gjithe e per te gjithe. Te orvatesh per te numeruar tiparet e rralla te atij burri nuk eshte nje pune e lehte,  nese nuk e ke njohur fizikisht dhe per shume kohe, ne pune te perbashket.  Nese do te remoje per te gjetur tiparin karakteristik  te Tij,  apo,  sic thone, rendom-  kryefjalen e tipareve,  mesiguri qe do te shquaje miresine e zemres se tij te bardhe e te gjere dhe urtesine qe rrjedh nga geni.  Me tej do te kemi mundesine te njohim disa nga vlerat dhe tiparet e tij te qenesishme,  mbi bazen e rrefimeve te motrave:  Nasibe e Bejlere;  djalit – Sokol e nipit – Faik; bashkefshatares Aishe e mjaft te tjereve,  si deshmitare okulare te tij.  Vajza e Mehmetit – Sllavica; nusja e te birit te ndjere- Ilirit dhe ne vecanti vajza e mortes Nasibe- Adelina,  sollen kujtime  “ perla” per jeten e heroit tone. Ndihmese te vecante dha prof. dr. Vezir Fejzo Muharemaj.

Jeteshkrimi:

Mehmet Azis Kalemaj u lind ne fshatin Kalivac te rrethit te Tepelenes,  me 6 shkurt te vitit 1923, ne nje familje shume te varfer por tejet te ndershme,  fisnike dhe atdhetare.  Familja ku u lind e u mekemb Mehmeti  ishte nga me te fismet ne mehalle e ne fshat.  Ajo nuk i perkiste mehalles Ahmetaj,  por i pari i tyre – Ramo Nebi  Kalemaj  zgjodhi  per vendin me te pershtatshem per te ngritur banesen e familjes tip keshtjelle,  pikerisht ne krye te mehalles Ahmetaj,  disa metra mbi shtepine e nipit te tij,  Mane Tafil Zenelaj.  Manja ishte i biri i Shajbise;  motres te fisnikut Ramo Nebiu.  Nuk ishte vetem kjo lidhje qe i jepte siguri nepunesit te administrates turke,  demcmuesit,  Ramo Nebiu.  Ne vendin ku u ngrit banesa, ne ate kohe shtriheshin territoret kullosore te tij, kryesisht,  per te dhirtat. Vete  plaku Ramo, si demcmues,  nga ai pozicion e kishte si ne pellembe ted ores, te gjithe fushen e fshatit;  buzen e lumit; kodrat rreth fushes dhe ullishtat . Kesisoj,  ai,  nga dritaret e baneses,  pa dale nga dera,  mund te diktonte se diku po demtohej prona vetjake e bashkefshatareve  nga keqberesit.  Pozicioni dominues i baneses,  ishte startegjik,  sa I takon mbrojtjes,  ne ato kohe te trazuara dhe me honin poshte qe perfundonte ne Perroin e Veldonit,  fisniku e kishte me te lehte te mbrohej.  Nuk mund te nenvleftesohet fakti qe Ramo  Nebiu  dhe  familja e tij, ne Ahmetaj ishte jo vetem midis dashamiresve por dhe gjeti tek banoret me te afert me shtepi , sic ishin: Hysni Meta; Musa Mehmeti; Nelo Binua; Kamber Asllani etj,  perkrahje dhe ngrohtesi.  Lidhje tjeter e shendetshme e kalemajve ishte ajo me Qamil e Shamet Sulo Malaj,  te cilet ishin djemte e motres te Ramo Nebi Kalemaj.  Pavaresisht se nga cili fshat kane ardhur ne Kalivac dhe kur kane ardhur,  Kalemajt, si dhe fiset e tjere qe kane migruar ne fshatin tone,  u pershtaten,  per bukuri dhe hyne ne lidhje te natyrshme miqesie duke lidhur krushqi te pelqyera, reciprokisht.

Dikur, Azis Ramua,  la sarajet e babait,  ne krye te mehalles Ahmetaj e ngriti nje banese me dy kate,  me cati, ne skajin Jugor te bahces te familjes se tij;  diku siper baneses te Sadik Xhemal Hysenaj,  prane udhes qe te con tek shkolla e fshatit,  ne periferi te mehalles Hasanimeraj,  prane fisit te Muharremajve;  nje fis me ndikim ne fshat. Vajtja prane Muharremajve dhe lidhjet miqesore e shpirterore me ta,  e forcuan,  me teper poziten shoqerore te Kalemajve.

Me qellim qe te tretet kurreshtja e lexuesit te interesuar,  lidhur me shkaqet qe e bene Azis Ramon te braktiste shtepine e babait,  ne krye te mehalles Ahmetaj dhe ngritjen e ngrehines dykateshe ne krye te bahces te familjes te tij,  po mjaftohem me kete informacion:  Sipas nje bestytnije,  te cilen e besonte dhe vete Azis Ramua dhe te tijet,  plakut Ramo Nebiu nuk i rronin djemte dhe se fajtore per kete ishte gjoja nje mallkim qe i kishin bere shtepise te tij si fortese.  Dy djem te tij kishin vdekur, pikerisht nga  “syri I keq”.  Ata jane varrosur ne udhen e verber qe te con ne shkollen e fshatit, mbasi  le pas te perpjeten cfilitese, ne krah te shtepise te Hysni Metes dhe  anekalon  arishten e Azis Ramos. Hashrat prej  dru  shege  dikur , ne vend te arkivolit, trupi I te ndjerit varrosej me qefin te bardhe , mes copave te plota e te gjata te drurit, sipas ritit musliman) qe jane perdorur per varrimin e djemve te plakut Ramo Nebiu,  sic duket kane qene prej shege me nyje nga te cilet kane shperthyer lastare.  Prandaj,  ne mes te udhes se verber,  jane disa lastare shege,  te cilet,  ne vjeshten e pare mbusheshin me kokrra te embla dhe femijet qe shkonin ne shkolle,  nepermjet asaj te perpjete qe te merr  frymen,  pushonin pak dhe njomnin buzet,  me frutat e  embla,  te cilave nuk ua dinin historine.  Po ta dinin femijet e shkolles se poshte udhes ku shkelnin,  dikudh “ prehej”, mesiguri qe do ta anekalonin ate vend te “ shenjte”.

Meqenese ishte keshtu,  Azis Ramo Kalemaj,  kur bashkeshortja e tij nga Shkoza Bejazja,  ishte shtatzene,  ne muajin e nente,  qe te mos lindete ne ate shtepi te nemur,  e shpuri ate ne shtepine e njeriut te mire Hysni  Mete Deraj, te cilin nuk e kishte gjak , por vetem se ai ishte dashamires ndaj Kalemajve dhe gjitoneve te tjere.  Dhe Mehmet Azis Kalemaj u lind ne qoshen e djathte te odes te bujarit zemermire Hysni Mete Deraj.  Gege Shanikua dhe grate e tjera te gjitoneve si Hysnija e Musa Mehmetit dhe vjehrra e saj Inxhi;  Fatija e Kamber Asllanit;  Jemineja e Malko Binos;  Zadekua e Nelo Binos dhe gra te tjera  te fisit,  jo vetem qe asistuan lindjen e Mehmetit,  por dhe u kujdesen per lehonen Bejaze.  Kur lehona Bejaze mbushi 40 dite nga lindja e djalit,  xha Hysniu, e percolli Bejazen, per ne shtepine e saj,  sikur ta kishte bijen e shtepise, me djepe, me shpergenj e me takeme te tjera te nevojshme per te porsalindurin dhe me gatim ( cyrek e revani) e me dhurata per lehonen.  Sic ishte tradita, ne hejbet e Bejazes , kishte cyrek;  revani dhe dhurata te tjera,  sipas kohes. Kjo lloj sjellje,  e rralle,  jo vetem per ate kohe,  u be shkak per lindjen e nje miqesie te re mes dy familjeve, e cila vijon , sot e kesaj dite.

Ne zbatim te kesaj ndodhie humane,  miqesia e lidhur me kte rast,  mori jet kur u rrit e u burrerua Mehmeti.  Ai, edhe nbasi fitoi statusin e shtetarit me peshe ( Kryetar I deges ushtarake te rrethit te Tepelenes),  sa here shkonte ne Kalivac,  nuk harronte te kthehej tek oda e Hysni Metes,  te ngjitete shkallet e gurta,  te hapte deren e odes te bekuar e fatlume,  kanate  dhe te drejtonte gishtin tek qosheja e djathte e saj ku ishte lindur. Fjalet e tij te kursyera ishin: “ Ketu jam lindur une dhe une jam nga Kalivaci I Tepelenes”! Sic defton Aishja e Jashar Hysniut dhe e Ajkos; kur u martua djali I madh I Mehmetit, Skenderi, baba Azizi e coi ciftin e ri , ne Kalivac dhe , me kete rast , JASHAR Hysniu , I cili kishte ngjare nga I ati per bujari e per reaspekt , shtroi nje davet. Mes te therash , xha Azizi mentar e gojetar I rralle, iu drejtua nuses te Skenderit, me fjalet: “ E veshtron moj bije se ku ke ardhur ? A nuk te thashe se do te te coj tek njerez te mire”?

Si djale i vetem i asaj shtepie, i ardhur ne jete  mes mjegullnajes te bestytnive dhe paragjykimeve te kohes,  Mehmet Azis Kalemaj,  u rrit mes prkedhelive te familjareve,  dhe natyrshem mori statusin e  “pekulit” te asaj bashkesie.  Si te gjithe bashkemoshataret,  edhe Mehmeti u perkund ne djepen prej druri te gdhendur me merak nga mjeshtri i ketyre puneve Asim Cali;  u lidh me shpergenj leshi,   u ushqye me qull ( miell gruri i verdhur ne balle te tiganit) e me vone me trahana te tharte.  Femijeria e Mehmetit erdhi e mbare.  Ai u rrit i shendetshem,  topolak,  i urte,  i dashur e shume i bukur.  Mire me tha njera nga mbesat e Mehmetit, Adelina se : “ Bukuria njerezore,  deri  tek ai njeri shkonte…”  Mjafton ta veshtroje me kujdes,  portretin e Mehmetit,  sidomos fytyren e tij dhe,  nuk ishte e veshtire te shquaje tek ai nje bukuri mashkullore,  thuajse hyjnore, te zbritur ne toke qe njerezia rreth tij te ndihej mire. Nese mund te behet fjale  per nje njeri pa te meta,  me duhet ti referohem nje kalivacasi te zgjuar e te shkathet, i cili,  ne intervisten qe me dha, theksoi : ” Ai burre ( lexo: Mehmet Azis Kalemaj ); nuk kishte asnje te mete”!  Sejcili e ka te drejten te mendoje,  sipas qasjes qe ka ndaj problemit,  por,  jam i sigurt se ai qe e ka njohur  nga afer,  Mehmet Kalemaj,  mesiguri qe keshtu do te mendonte.  Jane ekuilibra,  te cilet i vendos  vete nena natyre,  pa nderhyrjen e njeriut.  Geni,  vertet ndikon fuqishem,  por nuk mund ti “thote” te gjithja gjerat.  Pamja gjithe nur dhe shpirti i tij i bute si dhe  sjellja shembullore e tij ishin shkaqe qe benin te mundur percaktimin  si njeri te vecante te djalit te xha Azizit; si ne Kalivac dhe ne  Shkoze ku Ai ishte nip. Edhe kur e takonin rastesisht ne udhet plot me gure,  njerezit,  kthenin koken e deftonin me dore, nga Ai : “ Ja ! Ky eshte djali i Azis Ramos”!

Babai i Mehmetit;  Azis Ramo Kalemaj,  ishte nje fshatar i thjeshte,  fukara  tek Zoti,  por Ai ishte i njohur,  ne fshat e ne treve,  si njeri i drejte,  i ndershem e shume punetor.  Mehmeti,  trashegoi nga i ati tiparet me te mira te karakterit:  fisnikerine e origjines dhe nurin e bukur.  E ema,  Bejazja gjithe nur, nga Shkoza,  ne kete pleksje nuk mund te ishte pa ndikim te dukshem.  Baba Azizi,  si mjaft bashkefshatare te tij me ekonomi te dobet,  per te siguruar te ardhura per familjen e tij,  kur pa se shperblimi qe merrte nga puna e yzmeqarit ne dyert e te kamurve,  ishte fare i pamjaftueshem per te ushqyer familjen,  e hodhi veshtrimin larg, ne Anadolin e asaj kohe,  ku kishin emigruar te afermit e tij si Qamil Sulo Malaj; Mane Tafil Zenelaj etj. si dhe shume bashkefshatare nga Kalivaci.  Me nje “ kaposh” placka vetjake dhe me torben me buke, ne krah,  ne vitin 1926,  Azis Ramua mori udhen e mergimit dhe atje,  ne Turqine e larget e te ashper,  u punesua ne punera te rendomta,  te cilat i jepnin dicka me teper te ardhura. Me babane ne emigracion,  Mehmeti u rrit e u edukua nen ndikimin e nenes fisnike dhe te afermve te saj. Ne formimin e tij te shendetshem,  ndikim te fuqishem paten gjitonet dhe miqesia kalivacase dhe e fshatrave te tjere.

Ne vitin 1936, kur Mehmeti ishte 13 vjec,  ne jeten e tij ndodhi nje fatkeqesi e rende;  u nda nga jeta,  ne menyre te papritur  Nena e tij – Bejazja Zonje.  Djalit te vetem te Azis Ramos,  Mehmetit 13 vjecar , si i madhi i tre femijeve, i ra nje barre e rende persiper.  Ai,  mbeti i pari i asaj familje dhe tani nuk do te pergjigjej me  vetem per vete,  por dhe per dy motrat e tij:  Nasibene – 3 vjece dhe Bejleren – 2 vjece. Zija pllakosi ne familjen e Azis Ramos,  pa pranine e tij.  Nje rrethane tejet e veshtire u krijua  per adoleshentin Mehmet Kalemaj.  Atij i duhej tashme te mendonte si kryetar i familjes. Kembora e rende qe iu var ne qafe,  ishte teper e madhe per kapacitetet e tij mendore dhe fizike.  Me tre jetime, nga nena dhe me babane ne kurbet,  jetesa e tere familjes u veshtiresua dhe megjithe dashamiresine e gjitoneve dhe te afermve,  dalja nga ajo gjendje varej nga dy meshkujt e shtepise,  nga Azis Ramua dhe nga Mehmet Azizi.

Heroi I ketij rrefimi, ndoqi udhen e Babait. Ai,  fillimisht u pajtua yzmeqar tek te kamurit dhe, kur pa se nuk ia dilte dot me ato te ardhura te pakta,  migroi,  ne Vlore, ku u pajtua ne nje ndermarrje te puneve botore italiane te quajtur “ Haterike”,  ku,  gjithashtu punoi ne pune te renda per moshen dhe fizikun e tij.  Por,  Ai mendoi kushtet e renda ne te cilat gjendej  familja e tij dhe pergjegjesine qe ndjente per rritjen e dy motrave jetime,  nga nena,  sic ishte dhe vete. Veshtiresia u shtua dhe per faktin se gjate kohes  kur Ai punonte ne pune te renda,  cfilitese, i duhej dhe te shkollohej. Me shume veshtiresi  dhe me nderhyrjen e miqve te shumte te familjes,  Mehmeti u sistemua dhe vijoi mesimet e shkolles fillore, ne fshatin Armen te rrethit te Vlores. Nuk ishte shkollim si ai qe benin bashkemoshataret dhe bashkefshataret e tij,  ne Kalivac te Tepelenes,  por kishte dicka te ndryshme;  madje thellesisht tjetersoj. Hoxha I fshatit Armen,  nje burre i perkushtuar pas fese dhe bamiresise,  nuk kishte femije biologjike.  Ai pikasi tek Mehmet Kalemi, nje djale te urte,  te qete,  te degjueshem dhe pa vese.  Pamja e jashtme e tij, ajo bukuri feminore- engjellore e shtyri  hoxhen e fshatit Armen,  ta merrte Mehmetin e vogel,  ne shtepine e tij dhe aty, ne kushte shtepie,  ta arsimonte me mesimet e shkolles fillore.

Ne punet e renda qe i duhej te perballonte ne ndermarrjen e puneve botore italiane, krahas te mesuarit ne shkolle, Mehmeti ndjeu shtypjen dhe shfrytezimin e eger kapitalist dhe ra ne kontakt me idete perparimtare te kohes. Te rinj te tjere,  me te cilet kishte kontakte pune dhe jete,  mekuan tek Mehmeti adoleshent,  urrejtjen per pushtuesit e huaj dhe deshiren e zjarrte per ti shporrur ata nga vendi yne.  Ne vitin 1942, kur ishte  konturuar ideja e Luftes Nacionalclirimtare,  Mehmet Azis Kalemaj u kthye ne vendlindje,  ne Kalivac te Tepelenes,  ku gjeti nje terren te “zjarrte”,  shfaqje konkrete e te cilit ishte urrejtja per pushtuesit dhe gatishmeria per te rrembyer armet e per te luftuar per clirimin e Atdheut.  Ai u perfshi ne radhet e te rinjve antifashiste te fshatit si Qemal Demir Alidervishaj; Halil Zoto Ramaj; Sinan Hasan Ramaj; Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj);  Hamit Ziflo Pashaj;  Jace Sadik Azizaj;  Axhem Azbi Bakaj  (Celaj);  Selam Halil Malaj;  Shamet Sulo Malaj;  Muharrem Hasan Nelaj,  etj dhe,  nen drejtimin e luftetarit te regjur Sulo Beqir Sulaj,  u pergatiten menderisht dhe ushtarakisht,  per te mbushur radhet partizane.  Mehmeti,  fillimisht u perfshi ne njesitin territorial te treves, I cili mori emrin “ Verrikoll” dhe me formimin e cetes te pare partizane te rrethit te Tepelenes,  cetes partizane “ Selam Musai” , jo vetem qe u be anetar i saj,  por dhe mori pjese aktive ne luftimet e zhvilluara ne Mogilla te Vasjarit;  ne kthesat e rruges automobilistike te Dorzes;  ne Qafen e Mirices etj.  ku Ai dhe shoket e tij “kolauduan” armet dhe ushtruan syrin dhe gishtin per te bere qitje reale.  Kur u formua Batalioni partizan “ Baba Abas”, me 10 gusht te vitit 1943, ne Donije te Kalivacit, Mehmeti u be  nder te paret  partizane te ketij formacioni luftarak.  Dita –dites,  djali i vetem i Azis Ramos- Mehmeti,  po kuptonte se vendi i tij i nderit,  nuk ishte shtepia e tij,  as fshati i Kalivacit,  por mali,  udha e te cilit do te sillte lirine e popullit.

?????????????

Formimi I Brigates se 6-te Sulmuese te Ushtrise Nacionalclirimtare,  pjesetar I  te ciles u be Batalioni ku ishte rrjeshtuar Mehmeti,  e beri Ate,  menjehere luftetar te saj.  Fillimisht,  Mehmet Azis Kalemaj,  ishte ne funksionin e partizanit te thjeshte,  vullnetar dhe,  ne mbarim te luftes,  ishte  ne detyren e komandantit te kompanise.  Pas 24 Majit te vitit 1944, Ai u grdua aspirant dhe si officer i Ushtrise Nacionalclirimtare e me pas te Ushtrise Popullore,  sherbeu ne repartee e ne qytete te ndryshem,  me detyra ne rritje. Ne lufte kunder pushtuesve fashiste dhe bashkepunetoreve te tyre brenda vendit, Mehmeti partizan,  shfreu gjithe dufin e urrejtjes e te zemerimit qe kishte akkumuluar brenda vetes per armiqte e popullit e te vendit te tij. Partizani Mehmet Kalemaj,  si  Atdhetar i flakte e si luftetar i lirise,  ne zjarrin e luftes u shqua,  ne te gjitha luftimet e betejat,  jo vetem per tiparet luftarake qe perfaqesonte por dhe per disa cilesi te rralla qe shfaqi ne fushen e luftes.  Mehmeti,  ne zjarrin e luftes shperfaqi vlerat e njohura te kalivacasve si guximi e trimeria,  mospasja frike nga vdekja,  iniciativa luftarake,  perkushtimi i rralle, burreria dhe qendrueshmeria ne cdo situate dhe urtesia e tij biblike. Pushka e tij partizane u degjua ne luftimet e ashpra  per clirimin e Tepelenes,  ne shtator te vitit 1943, ne luftimet per Uren e Dragotit,  ne Shkallen e Zeze;  ne Kajce e ne Qafen e Kicokut;  ne trevat e Lumit te Vlores,  ku mund te cilesohen mjaft te ashpra luftimet ne Mavrove,  ku dhane jeten disa partizane nga Kalivaci,  si Muharrem Hasani e Hamit Azbiu dhe u plagos rende kusheriri i tij i pare Shamet Sulo Malaj. Te ashpra ishin dhe luftimet ne Ploce;  ne Vajze;  ne Gorisht;  ne Kuc;  ne Golem;  ne Tenden e Qypit  e kudo ku shkeli Brigata e 6-te Sulmuese;  brenda dhe jashte territorit te shtetit shqiptar te asaj kohe.  Me 10 tetor te vitit 1943, per tiparet e tij njerezore dhe luftarake,  Mehmet Azis Kalemaj,  u pranua anetar i Partise Komuniste te Shqiperise,  titull,  te cilin  Ai,  jo vetem qe e meritoi por dhe e mbajti te paster , derisa u nda nga jeta.

Mehmet Azis Kalemaj,  ne radhet e partizaneve te Brigates se 6-te sulmuese luftoi me heroizem,  tashme partizan i formuar e ne detyren e Komandantit te Kompanise Partizane,  luftoi dhe per clirimin e shqiptareve,  qe jetonin ne trojet e tyre,  ne territoret e ishjugosllavise,  si ne Kosove dhe ne Maqedoni. Kur ne Ushtrine Nacionalclirimtare Shqiptare,  u vendosen gradat,  ne 24 maj te vitit 1944,  Mehmeti,  me merite,  mbi bazen e cilesive qe shfaqi gjate  gjithe Luftes,  meritoi graden e aspirantit dhe gjate karrieres se gjate ushtarake te tij,  Ai mberriti graden e larte te Nenkolonelit aktiv.

Ne kohen kur partizanet qe drejtoheshin nga komandant Mehmeti,  luftonin per clirimin e qytetit te Ohrit dhe heroi yne ishte ne shoqeri me partizanet maqedonas,  Ai u njoh me dy vellezer partizane, trima, sic ishte rasti me Naxhine dhe me vellane e tij,  me te ri ne moshe- Edipin.  Ata ishin me kombesi shqiptare, nga shqiptaret e Maqedonise.  Familja e tyre ishte e kamur dhe fisnike;  me emer ne qytetin e Ohrit dhe ne tere Maqedonine.  Babai i tyre ishte hoxhe dhe pjesetaret e familjes se tyre ishin me edukate e me kulture.  Ne ate familje, ishte rritur, si lule e bukur, nje vajze gjithe nur  dhe shume e edukuar,  vajza e hoxhes dhe moter e dy vellezerve partizane.  Mehmeti bukurosh dhe ne moshe per t’u “lidhur”, me qellime serioze,  duke hyre shpesh ne ate familje qytetare, u pelqye dhe u fjua me ate vajze, me emer  tipik musliman- Mynevere.  Ajo, si gjithe pjesetaret e tjere te familjes, fliste ne gjuhen turke dhe ne ate serbokroate. Myneverja  nuk dinte asnje fjale  shqip. Keto dy gjuhe fliteshin ne familjen e tyre qytetare. Vellai i Myneveres, Naxhiu, ishte me shume nivel dhe trim.  Ai, pas Luftes se Dyte Boterore u caktua ne funksionin e larte te Ministrit te Puneve te Brendshme te Maqedonise dhe e donte shume kunatin e tij- Mehmetin e Azis Ramos, nga Kalivaci I Tepelenes. Jo per nurin e bukur te tij , por per vlerat njerezore dhe tiparet burrerore –luftarake qe kishte manifestuar, te cilat ia njihte e ia respektonte.

Dasma e Myneverit me Mehmetin, u kurorezua ne Oher, ne shtepine e prinderve te Myneverit, me bekimin e babait te saj – hoxhe dhe te nenes ptaktikane. Nusja nuk u vesh me te bardha, sic ishte tradita e sic do te donin te dyja palet. As me shume krushq nuk vajti dhendrri per te marre nusen, me shume zhurme e me krushq cakerrqejf qe komunikonin me njeri-tjetrin me ze te larte, nga ata qe pine raki e qellojne ne ajer me arme te hipur mbi kuaj. Lufta e Dyte Boterore, e cila sapo kishte perfunduar,  per Mehmetin dhe  per njerezit e shtepise te nuses, vinte akoma me krisma e shperthime ne veshet e tyre. Oshetima e pushkeve partizane u vinte e fresket njerezve te Myneveres dhe atyre te Mehmetit. Me veshtiresite e kohes,  rrugetimi I ciftit te ri, per ne Shqiperi,  nuk u be i mundur  menjehere pas dasmes dhe  udha buze liqenit, nuk u be vetem me makine.. Nje cope udhe,  ata e bene,  me makine;  here rrugetonin  te hipur ne kuaj,  pati dhe pjese rruge te cilat u pershkuan ne kembe. Pengu me i madh per Mehmetin, i cili, I njihte dhe I respektonte traditat e treves nga vinte,  por qe nuk e zbehu fare  tere ate gezim te ligjshem te tij,  ishte fakti se,  ne Kalivac, Ai kishte lene,  babane,  dy motrat dhe farefisin,  te cilet donin,  me gjithe shpirt ti gezoheshin djalit te tyre,  sipas menyres tradicionale.

Ne vitin e pare te pasluftes,  i cili ishte mberthyer fort ne shifrat 1945, cifti i ri:  Mynevere dhe Mehmet Kalemaj,  u vendosen  ne qytetin e Korces,  ne nje shtepi tregtaresh,  ne zonen prapa kinema    “Moraves”,  atje ku ka ndertuar vilen luksoze,  kirurgu i njohur- Sotir Polena.  Shtepia ku u sistemua cifti i ri,  perbehej nga dy dhoma  te medha,  te shtruara e te rregulluara,  bukur.  Mehmeti  ishte ne sherbim, officer,  ne repartet ushtarake te garnizonit te Korces. I duhej shtepia e madhe djalit te xha Azis Ramos. Ai,  si njeri me shpirt human e me zemer te madhe,  ne shtepine qe i dhane,  sistemoi bashkeshorten,  e cila, shpejt lindi nje vajze,  te ciles,  burre e grua I  vune emrin e kuptimte:  Liri. Babane e ve,  Azis Ramon,  Mehmeti nuk mund ta linte ne Selenice e vete te qendronte ne Korce.  Ai ndjente detyrime, morale dhe material,  per ate baba i cili rrezatonte vetem  miresi.  Me pas,  ne shtepine e Mehmetit,  ne Korce,  u sistemuan dhe motrat,  te cilat Ai i donte e I  respektonte,  aq shume.  Ai e kuptonte statusin e tyre te jetimit,  si nje amanet te Nenes te ndiere,  dhe ishte betuar ne vetvete se do te kujdesej,  per to, cfaredo qe te ndodhte.  Rralle gjendet ne jete nje vella i cili i do aq shume motrat;  e kunderta  eshte e natyrshme.  Mehmet  Azis Kalemaj,  edhe ne kete drejtim ishte i vecante e i paperseritshem. Te dy epitetet i shkojne shume per shtat atij njeriu. Ndoshta mund te jete unikal rasti i tij i bashkejeteses  te nje  cifti te sapomartuar,  se bashku me babane,  te ve dhe me dy motrat,  njera nga te cilat kishte mbetur,  gjithashtu e ve  dhe kishte dy jetime;  Sanijen dhe Faikun.  Dy vjet qendroi  motra Nasibe,  se bashku me femijet ne shtepine e Mehmetit, deri sa u lirua nga ushtria I fejuari,  ne nje qytet interesant e te panjohur per vete “ heroin” e ketij rrefimi.

Pas marteses me Myneveren,  Mehmeti  vajti i vetem,  pa nusen,  ne Kalivac. Ishin vitet e pare te pasclirimit dhe bashkefshataret e tij, kishin trasheguar  nga tradita shumevjecare,  mjaft mentalitete te se kaluares te cilat kishin hedhur rrenje ne  ndergjegjen e tyre.  I vinte zor dhendr rit te ri te shkonte prane te tijeve,  pa nusen e shumedeshiruar e te shumepritur prej tyre,  por e perballoi sfiden,  me karakterin dhe tipin e tij te qete e me mencuri. Ai kishte lidhur martese me nje vajze te nje shteti tjeter, e cila nuk dinte fare shqip dhe trashegonte nga familja ku ishte rritur,  te tjere mentalitete.  Ne vitin 1947, Myneverja lindi nje vajze. Ishte femija i pare i ciftit, i cili erdhi ne jete ne vitet kur Shqiperia gezonte lirine. Atmosferes te gezuar qe sundonte ne familjen e Mehmet Kalemaj iu shtua dhe  nje tjeter kenaqesi;  ardhja ne jete e vajzes, e cila kishte marre emrin simbolik: Liri. U shtua familja e u rrit  gezimi dhe kenaqesia e pjesetareve te saj. Baba Azizi dhe vete Mehmeti,  do te deshhironin qe femija i pare te ishte djale. I tille ishte mentaliteti I kohes,  por ata “nuk e prishen zemren”,  duke menduar se familja e re sapo kishte nisur “ udhen” dhe se Liria “do ta hiqte kemben zvarre” duke sjelle edhe djem e vajza te tjera.

Kur Liria ishte gjashte muajshe,  ne prag te prishjes se marredhenieve partiake dhe me pas atyre shteterore,  te Shqiperise me Jugosllavine,  Myneverja,  me shume veshtiresi nxorri nje leje kalimi per ne Oher,  ku kishte prinderit dhe vellezerit. E kishte perveluar malli te miren Mynevere,  per te sajet qe jetonin ne anen tjeter te kufirit ujor. Ne ate vit,  ishin lekundur shume lidhjet mes dy shteteve dhe prognoza e tyre nuk ishte premtuese. Vellai I madh i Myneveres- Naxhiu,  per shkak te detyres shteterore me rendesi qe kryente ishte ne dijeni mbi zhvillimin e pritshem te ngjarjeve,  prandaj e keshilloi kunatin dhe motren te niseshin sa me pare per ne Shqiperi.  U tha; u be.  Myneverja dhe vajza u kthyen ne Korce dhe kur Liria mbushi nente muajshe,  Mehmeti;  Myneverja dhe Liria e vogel, te shoqeruar nga baba Azizi, moren udhen e gjate e te veshtire per te shkuar ne Kalivac te Tepelenes. Myneverja,  kishte degjuar nga bashkeshorti per ate fshat te larget, ne nje treve te panjohur, me tradita te lashta e me zakone qe ngjanin disi me ato qe la ne Oher.  Por,  gjithsesi,  vetem kurreshtja dhe emocionet se po shkonte ne nje vend e mes atyre njerezve qe ngjajne me ca shkembinj te shkeputur nga bokerrima, te forte e te paepur dhe me shpirt njeriu ia shtonin padurimin dhe emocionet atij “ engjelli” . Mezi priste te njihej nga afer me ate realitet  te papare nusja nga shqiptaret e Maqedonise e cila ishte rritur ne te tjere kushte ekonomike,  kulturore  e pasurore.

Cifti i ri dhe vajza e tyre  vogel Liria, u sistemuan si mysafire ne familjen e kusheririt te pare te babait te Mehmetit, ne Beqiraj, tek Qamil Sulo Malaj. Ata ishin mysafire te preferuar ne “ shtepine e tyre”.  Them keshtu mbasi Qamili ishte nip ( djale I motres) te Ramo Nebiut). Ishte hera e pare qe nusja e re shkonte ne nje shtepi fshati,  te ngritur me gure te bardhe gelqerore, te skalitur, me dy kate ( ne katin e pare ishte katoi ku mbareshtoheshin kafshet dhe bagetite) kurse ne katin siper banonin njerezit. Ashtu si ne familjen e saj ne Oher,  Myneverja pa , me syte e saj dhe ndjeu kujdesin e jashtzakonshem te te zoteve te shtepise dhe grave te fisit, te cilat e rrethuan  Ate, me dashuri e perkujdesje te paprovuar. Myneverja  kishte degjuar per mikpritjen e shqiptareve te ketyre aneve por tashme e preku ate,  ne te gjithe dimensionin e saj. Ajo, vertet  nuk nuseroi,  sic benin nuset e ardhura rishtaz ne ate fis, por u ul kembekryq , ne vater,  mbi nje shilte te thurur me dore, u peshtet pas jastekut, hengri mish qengji  te pjekur ne hell, bisedoi lirshem e per problem nga me te ndryshmet; u e gzaltua,  kur  iku e i dhane me vete shume dhurata. Qamil Sulua ishte i ve. Bashkeshortja e tij, ashtu si Nena e Mehmetit,  ishte ndare nga jeta, para shume viteve dhe i kishte lene atij nje vajze, jetime nga nena- Hamidene bukuroshe. Vellai i tij,  Shameti,  i cili u plagos rende,  ne betejen e Mavroves dhe i shpetoi vdekjes vetem fale kujdesit mjekesor te mjekeve te Koalicionit Antifashist, ne vendin pertej detit,  akoma nuk ishte martuar me Shazen.  Grate e fisit Malaj, te cilat drejtoheshin nga dy Bejazet e Danet,  bene te pamunduren  per ti krijuar nuses te re nje atmosfere sa me te kendshme e miqesore dhe kushte te atilla qe te mos e ndiente distancen, nga Korca dhe nga Ohri.

Qamil Sulo Malaj,  nje burre shtatlarte, me pamje kreshniku e me veshje tradicionale si te bashkefshatareve te tij kalivacas dhe me qylahun e bardhe me maje siper,  ne koke,  si simbol i veshjes tradicionale labe, te cilin nuk e hiqte nga koka. Qamili ishte atdhetar i “kulluar” dhe burre i mencur e trim.  Kur u formua batalioni partizan  “Baba Abaz”, ne Donije te Kalivacit, me 10 gusht te vitit 1943, Qamil Sulua,  u ngrit i pari e tha: “ Me shkruani mua,  te parin per te dale ne mal”,  dhe kryesoi  listen e partizaneve kalivacas,  te cilet dolen vullnetare te cilet, fillimisht ishin 52 djem e burra. Ai,  per shkaqe ekonomike kishte emigruar disa vjet ne Anadol dhe e zeteronte mjaft mire,  GJuhen Turke.  Kete e kisha degjuar kur bisedonte me Hysnijen e Musa Mehmetit dhe me Banush Xhezon,  nga Ahmetajt,  me te cilet kishte lidhje miqesie. Keshtu qe Myneverja,  edhe pse nuk dinte shqip,  me te zotin e shtepise komunikonte ne Turqisht.  Azis Ramua,  vjhrri i Myneveres,   zoteronte Gjuhen Turke,  kurse Mehmeti komunikonte lirshem ne serbo-kroatisht.  Ky fakt ia shtoi kenaqesine Myneverit,  e cila,  edhe ashtu,  pa ditur shqip,  ndihej si ne shtepine e saj,  mes mikpritjes kalivacase, te cilen,  Ajo e shijoi,  pa kufizim.

Mendoj se duhet theksuar nje fakt domethenes,  nga jeta  dhe nga lidhjet e aferta e te sinqerta te familjes te Azis Ramos me ate te Qamil Sulos.  Kur erdhi nga emigracioni i gjate,  qe pati,  ne Turqi,  si bashkefshataret e tij dhe njo vetem,  sic deftojne bashkekohesit,  Azis Ramua solli shtate mushka me placke.  Po cfare sillnin kurbetlinjte nga Turqia? Tesha per fjetje;  rroba per shtroje;  sixhade me pamje te bukura, te punuara “holle”,  te cilat i varnin ne mure,  ene kuzhine:  ( tepsi,  sini,  filxhane,  komplete per te lare duart,  luge,  thika etj); ene bakri;  si kazane,  kusi,  jamake,  tenxhere  etj. etj.  Kur u largua nga Kalivaci, per te shkuar ne Korce,  pas djalit,  Azis Ramua,  me  bujarine e shpirtit si det,  ia fali te gjitha ato qe pruri nga kurbeti,  kusheririt te tij – Qamil Sulos.  Xha Azizi,  mori me vete vetem nje batanije –qilim ne ngjyre te kuqe dhe, disa sixhade muri,  te bukura.  Myneverja,  si amvise e rregullt e mjaft e paster,  u kujdes,  per ti lare sixhadet dhe batanijen e kuqe.  Ajo,  pas larjes, i nderi ato qe te tereshin,  ne tel,  ne oborrin e shtepise,  por dikush vuri dore mbi rroben e kuqe dhe ajo u zhduk nga teli. Myneverja,  e cila nuk dinte shqip,  u ankua tek grate gjitone,  me shprese se mos e ndihmonin per te  gjetur  rroben.  Me nje Shqipe gjysma-gjysma  por te thene bukur ( te llastuar), Myneverja u drejtua gjitoneve, me “ kembe e me duar” dhe me disa fjale te cilat sqaronin situaten dhe rrefenin ankesen: “… moren i kuqi i Azizit…”! Mes atij shqetesimi te ligjshem te amvises Mynevere  Kalemaj,  ato qe e degjuan kete ankese,  mezi e mbajten te qeshuren,  por,  edhe ne ate menyre,  mesazhin e moren,  te qarte:  Dikush kishte rrembyer nga teli,  rroben e kuqe qe kishte prure plaku i shtepise,  Azis Ramo Kalemaj,  nga kurbeti.

Pas vizites se pare ne Kalivac, Myneverja,  nusja e Mehmet Azis Kalemaj,  u kthye ne Korce,  me nje mendim te qarte e te vetin per jeten e atyre fshatareve dhe sidomos lidhur me mikpritjen kalivacase. Asaj i la pershtypje “embelsia” e fjaleve te kalivacasve dhe grave te tyre.  Grate qe gjeti ne Kalivac,  te cilat e rrethuan me dashuri,  ne cdo rast  e veshtronin ne sy,  bisedonin me te sikur te njiheshin prej kohesh  dhe donin te mesonin prej saj,  ndonje  risi,  lidhur me sjelljen e femrave te Ohrit,  ne marredheniet pas martesore e ne pergjithesi per respektin qe ato kishin per burrat.  Bisedat e lira, mes tyre,  nxorren ne pah se disa gjera, ne te dyja anet e kufirit,  ishin me natyre te njejte.  Ky fakt,  i afroi me teper te ardhurat ne Kalivac,  pas marteses me vendas.  Me teper se mikpritja,  Myneveren e mrekulloi percjellja qe i bene kalivacasit. Grate e fisit, vec te puthurave e perqafimeve qe i dhuruan, ne castin e ndarjes,   e mbushen ate me dhurata:  per vete,  per Mehmetin dhe te Atin si dhe per dy kunatat qe kishte ne shtepi.  Kete “ mrekulli kalivacase”, Myneverja,  nuk kishte   per ta besuar,  pa e perjetuar.

Per vlerat e fisnikes Mynevere Sulejmanovicit ( kalemaj, pas marteses),  do te mjaftonte  vetem nje fakt. Kemi pare e degjuar qe jane te rralla kunatat kur jetojne ne nje dere.  Ca me teper e veshtire behet gjendja kur njera syresh eshte e palidhur,  si ne rastin e Bejleres dhe tjetra me dy femije jetime,  ne moshe te mitur,  sic kishte ardhur,  pas nje fatkeqesie, motra Nasibe.  Ketyre faktoreve te pafavorshem,  u shtohej dhe fakti qe ne familjen e Mehmet Azis Kalemaj,  jetonte dhe i moshuari Azis Ramo,  i mbetur i ve,  prej kohesh. Edukata e shendoshe familjare,  kultura e te jetuarit ne komunitet dhe shpirti i mire i asaj gruaje,  pa zene ne goje  durimin dhe tolerance e saj, qe bene te mundur nje bashkejetese te veshtire dhe jo ne pak kohe.  Myneverja erdhi ne ate familje si fat i saj dhe si nje engjell mbrojtes, menaxhoi jeten e atyre njerezve te mire.  Me ndermjetesine e mikut te familjes Kalemaj,  nga Krahesi, burrit te fisem e me ndikim ne treve – Gani Tafil Ramaj, Nasibeja e bukur,  u lidh me nje burre nga Koshtani i Tepelenes i cili vinte pas nje martese fatkeqe. Bejlerja e shoqeroi te vellane, ne cdo rreth te Republikes ku ai vajti me detyra dhe u lidh me nje  ushtarak nga Kalaja e dodes, me nderhyrjen e kalivacasit Caush Hamit Muharremaj, i cili ishte officer karriere,  me detyre ne Kukes.

Nusja shqiptaro-maqedonase qe lidhi martese me Mehmet Azis Kalemaj,  jo vetem prej dashurise me te cilen u lidh por dhe fale tipareve vetjake mjaft te pelqyeshme per te te bashkeshortit te rralle,  ishte mjaft e kenaqur nga te gjitha rrethanat,  me perjashtim te mallit qe kishte per njerezit e saj pertej liqenit,  te cileve nuk kishte mundesi tu gjendej prane,  ne raste fatlume dhe ne fatkeqesi.  Politikat e izolimit e te veteizolimit,  kishin prere cdo lidhje mes dy aneve te kufirit shqiptaro-jugosllav.  Myneverja, edhe pse nuk e thoshte,  e ndjente dhe e vuante kete situate.  Ajo,  vetem pas me se 30 vitesh,  u takua me vellane e madh,  Naxhine,  disa minuta,  perballe hotel “ Dajtit”,  ne vitin 1973,  kur Naxhiu erdhi ne vendin tone me statusin e diplomatit. Takimi i shkurter me te vellane,  nen nje monitorim te rrepte, vetem sa e ndezi zjarrin e dashurise te gruas nga Ohri, te  martuar me nje kalivacas. Ne takim ishin dhe Sllavica  me bashkeshortin, vjaza e tyre 9 muajshe dhe Skenderi student. Ne kohen kur Mehmeti banonte ne Tirane dhe Myneverja punonte si perkthyese nga Serbo-kroatishtja , ne Ministrine e Mbrojtjes.

Femijet qe linden nga martesa e Myneveres me Mehmet Kalemaj:  Liria;  Skenderi;  Sllavica;  Iliri dhe Sokolin,  u linden ne qytete te ndryshem, aty ku babai i tyre ishte me detyra ushtarake.  Mehmet Azis Kalemaj e nisi odisene e transferimeve,  nga qyteti I Korces,  ne ate te Tiranes;  ne Kavaje,  ne Shkoder,  perseri ne Tirane, ne Burrel dhe se fundi ne Tepelene,  ku ishte ne detyren e Kryetarit te Deges Ushtarake te rrethit,  deri ne vitin 1956, kur u lirua nga kjo detyre dhe nga ushtria.

Mehmet Azis Kalemaj,  ishte human dhe dashamires.  Kete e thone shume njerez;  si nga ata qe e kane njohur personalisht ate burre dhe nga te tjere qe vetem sa kane degjuar per te. Mendoj se kete vlere te Mehmetit, e ka shprehur qarte e sakte,  nje bije nga Kalivaci- Aishe Jashar Deraj ( Malaj),  e cila,  ne vitet 1961-1964, kur ajo vazhdonte shkollen shtatevjecare dhe banonte ne konviktin e Tepelenes,  me burse te plote shteti. Mehmeti , ne ate kohe banonte ne qytetin e Tepelenes dhe kryente detyren e Kryetarit te Deges Ushtarake te rrethit.  Ja si e kujton ate kohe vete Aishja: “ … Familja e Mehmet Azis Kalemaj, ka qene njera nga miqte me te vleresuar te shtepise tone. Vete Mehmeti ishte lindur ne qoshene e djathte te odes te gjyshit tim – burrit te ndershem e te urte Hysni Mete Deraj.  Kur Nena e Mehmetit ,  Bejazja, ishte shtatzene,  ne muajin e nente te shtatzanise,  familjaret e saj  e prune,  per te lindur ne shtepine tone,  per arsye se femijet e asaj familje qe lindnin ne trojet e saj,  nuk e kishin patur jeten te gjate. Bejazja, se bashku me djalin qe “sapo kishte  dale nga ditet”,  kur kaluan 40 dite, nga lindja e Mehmetit, ted y,  foshnja dhe lehona shkuan ne konakun e tyre,  tek shtepia e Azis Ramos.  Bujaret e familjes tone, e percollen lehonen dhe djalin me plot dhurata;  per vete,  per te birin  e sapolindur dhe per pjesetaret e tjere te fmiljes te Azis Ramos,  sikur ta kishin bijen e tyre biologjike.

Familja e Azis Ramos me ate te Hysni Metes nuk ishin ne lidhje gjaku;  as te se njejtes mehalle.  Ata i lidhte qenja  prane njeri-tjetrit me shtepi dhe ndershmeria e bujaria e fisnikut Hysni Meta, i cili njihej ne fshat, si bartes  I ketyre vlerave  te rralla.Sic jemi mesuar te degjojme: “ emira shperblehet me te mire dhe te miren;  hidhe ne det,  se ajo del vete ne steret…”.  E pruri rasti te njihem nga afer me familjen  “model”  te Mehmet Azis Kalemaj,  kur ajo banonte ne qytetin e Tepelenes e une isha kjonviktore,  ne kete qytet.  Kjo ka ngjare ne vitet e larget  1961-1964, por mua me ka lene mbresa te pashlyera.  Ne vitin 1961, ndiqja mesimet e klases se peste,  si konviktore.  Kushtet e jeteses,  ne konviktin e asaj kohe ishte e veshtire,  si per djemte e ne vecanti per vajzat.  Isha akoma e parritur e, ne ate qytet nuk kisha asnje njeri te sojit tim.  Vija nga fshati,  isha e padale dhe ndjeja nevojen e perkrahjes.  Sikur ma dergoi i plotfuqishmi i jetes, e,ne ato caste te veshtire,  m’u gjend prane familja e mrekullueshme e Mehmetit. Nene e babe m’u be e zonja e shtepise,  gruaja me zemer te madhe,  shqiptaro-maqedonasja –  Mynevere Sulejmanovic  Kalemaj. Sapo moren vesh qe une isha ne konvikt, te dy, Mehmeti dhe Myneverja,  erdhen  menjehere dhe,  me drejtorine e konviktit bene nje mareveshje fjale, sipasa te ciles,  ne cdo fundjave une te isha ne fsmiljen e tyre fisnike.  Me drojen e nje vajze fshati te moshes time dhe me ciltersine e te qenit nga nje familje e thjeshte fshati,  por fisnike,  hyra ne ate familje ku gjeta jo vetem kushte me te mira per te jetuar por dhe ndjeva nje ngrohtesine qe me duhej. U ndjeva   sikur isha tek Ajkua ime e tek Jashar Hysniu,  te cilet i kisha lene rreth 50 km, larg.

Liria, vajza e madhe e tyre dhe Sllavica, mu bene motra e shkuar motres;  Skenderi dhe Iliri,  dy djemte e asaj familje,  m’u gjenden si vellezerit qe kisha lene ne Kalivac. Sllavicen e kisha bashkemoshatare e me te qendroja me gjate.  Fillimisht me priti Baba Azizi. Baba i flisnin te gjithe ne ate familje, si te rinjte e te rriturit,  atij burri fisnik e zemerbardhe, i cili,  per fat te keq,  kishte mbetur heret pa grua.  Pas tij erdhi nga puna e zonja e shtepise,  Myneverja,  te ciles,  femijet e saj dhe familjaret,  te cilet e donin dhe e respektonin shume,  i thonin: Tati. Ne ate familje une gjeta cdo gje qe i mungonte ne konvikt , nje vajze te moshes 10 vjecare,  te statusit tim,  te cilat konvikti i asaj kohe,  ua plotsonte.  Pervec  kushteve te tjere,  ne ate familje,  gjeta ngrohtesine e nevojshme,  per nje femije  qe eshte larg familjes biologjike.

Ne ate familje mbreteronte harmonia,  dashuria per njeri tjetrin,  mirekuptimi dhe respekti i ndersjellte. Rregulli dhe hierarkia ne familje ishin te perhershem.  Me te rriturit respektoheshin ne menyre te perkryer dhe me bindje nga me te rinjte.  Edhe te rriturit kujdeseshin shume per ata qe ishin me te rinj ne moshe.  E zonja e shtepise,  Myneverja,  pa medyshje ishte nje Zonje e Madhe ne tere kuptimin e kesaj fjale.  Ajo, jo vetem  qe menaxhonte familjen por ishte dhe nje pastertore e amvise per se mbari. Ne familjen e Mehmet Kalemaj, nuk behej asgje,  pa mendimin dhe pa kaluar neper duart e Myneveres. Ajo merrej me edukimin e femijeve,  me veshjen adeguate te tyre,  priste e percillte miqte e shumte te asaj shtepie bukedhene  dhe, cka duhet  theksuar,  kujdesej ne menyre te vecante per Baba Azizin, i cili jetonte ne dhomen e tij ku nuk i mungonte,  asgje. Petkat e tij ishin gjithnje te pastra;  shtrojet e mbulojet – gjithashtu.  Myneverja ishte e ardhur ne vendin tone por me zgjuarsine e saj dhe me dashamiresine qe shpaloste,  u pershtat shume shpejt me traditen, me zakonet dhe mentalitetin e treves.  Ajo mesoi, edhe gjitonet;  grate me te cilat ishte ne kontakt,  me menyren e re te te jetuarit. Se bashku me Mehmetin,  me te cilin e lidhte nje dashuri e paster dhe e cilter,  ajo grua per t’u patur zili, kishte formuar nje “ cerdhe”  te ngrohte familjare  ku cdo gje ishte ne vendin e vet.  Ndrinte shtepia e saj, ne cdo kohe.  Dashamiresise dhe humanizmit qe gjeti,  Ajo i shtoi  kulturen dhe edukaten e shendoshe te cilat i ishin rrenjosur ne familjen ku ishte rritur. Myneverja, ne Tepelene, punoi kuzhiniere dhe gjellet e saj, ishin me shume shije orientale sa njerezit qe ushqeheshin nga duart e saj “ lepinin gishtat”! Ne nje rast , si amvise e mire, Myneverja doli per te blere nje kendez, te fresket, per te kenaqur mysafiret e nderuar qe ishin te vazhdueshem ne shtepine e saj. Ajo e kishte mesuar shqipen vete dhe e fliste gjysma –gjysma. Me kembe e me duar po perpiqej ti shpjegonte fshatarit se donte te blinte nje gjel por nuk I dinte emrin dhe I tha:” Dua burri I pules”! Qeshi fshatari dhe e kuptoi cfare donte te blinte klientja. Kur ua tha shoqeve , e sinqerta Mynevere, ato vune buzen ne gaz e nisen ta ironizonin. E kuptoi ironine e tyre , gruaja nikoqire dhe nuk vonoi tu kthente pergjigje: “ Ksehasuni ju me fjalet e mija por ju nuk I thoni dot ato, sic I them une”!

Aishja vijon rrefimin: ”Mbrese te vecante me la respekti qe kishin,  te gjithe pjesetaret e asaj familje,  per Baba Azizin.  Ate nuk e respektonte vetem i biri- Mehmeti,  por i madh e i vogel.  Ishte per t’u dashur e per t’u respektuar Ai goxha njeri.  Kur hynin ne shtepi;  Mehmeti,  Myneverja dhe femijet,  pyetja e pare qe benin ishte: “ Si eshte Babai”? “ A ka ngrene”? etj. etj. dhe,  te gjithe kujdeseshin qe Baba Azizit te mos I mungonte asgje. Nuk me largohet nga mendja,  menyra e komunikimit mes pjesetareve te asaj familje me njeri-tjetrin. Te pakten ne ata tre vite qe isha prane tyre,  ne Tepelene, nuk degjova,  qofte edhe ne nje rast te vetem, te   flitej me ze te larte.  Ata komunikonin me ze te ulet,  thuajse merreshin vesh me gjuhen e trupit.  Ne ate familje cdo gje ishte ne vendin qe i takonte;  rremuja ishte vetem ne fantazine time.  Vete Mehmeti,  per shkak te detyres dhe te perkushtimit qe kishte per te,  ne familje vinte vone,  ne mbremje.  Ai, sapo hynte tek dera e shtepise, akoma pa u ulur, pyeste: “ Si eshte Babai”? dhe qetesohej e rehatohej, vetem kur mesonte se i Ati ndihej mire.  Kur vinte ne shtepi Mehmeti, asaj “i qeshte nuri”.  Mehmeti ishte i urte,  i dashur, human dhe autoritar. Ai nuk ishte  nga ata qe e vendosin autoritetin me imponim por me bindje dhe me fjalen e mire ne goje.  Nuk ishte nevoja te ngrinte zerin,  Mehmeti;  ate e veshtronin ne sy, te gjithe familjaret,  te cilet benin sic thoshte Ai.

Ne shtepine e Mehmet Azizit,  ne Tepelene, kur shkoja si mysafire, e ndjeja veten  si ne vatren time,  ne Kalivac,  sikur kisha prane  Ajkon time qe e doja shume dhe Jasharin,  i cili, me donte dhe e doja,  jashte mase.  Atje gjeta te gjithe kushtet per te plotsuar nevojat vetjake si vajze e asaj moshe.  Myneverja me trajtonte sikur te me kishte vajzen e vet.  Ajo kishte lindur dy vajza e me mesonte  sit e vishesha, sit e gatuaja e sit e sillesha, sikur te isha bije e saj, biologjike.  Nuk me ndante nga bijat e saj, por me rrethonte me dashuri e me keshilla qe me kane vlejtur gjate gjithe jetes.  Ajo me plotsonte dhe ndonje deshire femijerore te ekzagjeruar,  me gatuante gjelle me shije,  nga ato qe preferoja shume dhe per te cilat ishja e malluar. Fisnikeria e saj dhe edukata e shendoshe qe kishte marre ne familjen ku ishte rritur dukeshin ne cdo qendrim te saj,  brenda familjes dhe ne komunitetin ku jetonte.

Interesant ishte qendrimi I Baba  Azizit.  Edhe une, si familjaret e tij, u mesova ti drejtohesha:  Baba, atij njeriu te cilit fisnikeria i shquhej  sikur ta kishte te shkruar ne balle. Sic kujdeseshin per te familjaret e tij,  edhe  Ai kujdesej per te ardhurit e ne vecanti,  per mua,  qe ishja e parritur dhe pa perkrahje ne ate qytet te gurte.  Nje te shtune, mbasdite,  kur shkova ne shtepine e tyre,  mbasi u rehatova ne kuzhine, Baba Azizi,  erdhi,  qete-qete,  dhe me kapi per dore.Ai me coi ne dhomen e tij e me tha: “ Bije e Babait; te kam pergatitur nje surprise” ; dhe shtypi nje buton  e nga nje si kuti,  e bukur,  te cilen nuk e kisha pare me pare,  buciti kenga labce  e cila me pelqente shume.  E njihte kete deshire timen,  plaku i mencur Azis Ramo,  prandaj ma kishte bere gati surprizen e vazhdoi: “ E dinim qe te pelqejne shume kenget labce,  prandaj I grumbulluam;  apostafat per ty”!  U gezova shume e mend fluturoja,  nga kenaqesia. Ishte me te vertete nje surprize e kendshme te cilen ma dhuroi njeriu i mire Azis Ramo Kalemaj, ne nje kohe kur me mungonte ky relaks.

Mehmeti,  sa here vinte ne Kalivac,  nuk mund e nuk donte ta shmangte ardhjen ne shtepine tone.  Ai,  ngjitej neper shkallet e gurta, ne oden,  ku ishte lindur, ulej kembekryq,  ne qoshen e djathte te saj dhe thosh,  me krenari: “ E veshtroni kete qoshe te bekuar? Ketu jam lindur une”! dhe vijonte:  “Jam kalivacas, koke e kembe”!

  • I paharruar qofte kujtimi i atij njeriu te rralle e te vecante!

Shkroi,  Aishe Jashar Deraj ( Malaj) ; ne Patos, me 18.12. 2017.

Me siper u njohet me opinionin e nje vajze nga Kalivaci, e cila e ka njohur se afermi natyren interesante te Mehmet Azis Kalemaj dhe familjes se tij te vecante.  Jam i sigurt se kedo qe te pyesesh,  nga ata qe e kane njohur,  personalisht ose qe kane punuar prane tij,  te njejtat fjale do te thonin.  Ndonje kritizier,  me te drejte mund te shtroje pyetjen:  “Mire, or njerez; po ky Mehmeti ka qene njeri dhe ne pune e ne jete,  mund te kete patur dhe ndonje gje qe nuk shkon”!  Eshte e natyrshme,  pyetja dhe sygjerimi; “ nje njeri qe ha buke, ben dhe therrime”! Pyeta e ke nuk pyeta,  kerkova te dija dhe per te metat e tij,  por, e dini si mu pergjigj nje kalivacas: ” Ta them me pergjegjesi se Mehmet Azis Kalemaj nuk kishte asnje te mete”!  Ndoshta ka te drejte ai burri qe deklaroi keshtu mbasi e ka me te njohur e jo me te degjuar. Nga sa e kam njohur “ heroin “ e rrefimit,  te them te verteten,  nuk kisha vene re ndonje mangesi nga ato qe “te vrasin syte”.  Po e zgjeroj mendimin, i cili eshte dhe opinion im i pashprehur per ate deli burre.  Jam i mendimit se per tiparet  fizike te tij, u shkrojt mjaft;  me poshte do te ndalem tek puna e tij si officer i Ushtrise Popullore dhe si kuader drejtues ne pushtet.

Mehmet Azis Kalemaj,  mbahet mend si njeri nga oficeret model te Ushtrise Popullore.  Pamja e tij e jashtme,  mbajtja e uniformes ushtarake,  kujdesi permanent qe Ai deftonte per paraqitjen e tij,  te benin me turp. Petkat ushtarake qe vishte, ishin jo vetem te pastra e te hekurosura por dhe i rrinin bukur,  ne ate trup te fuqishem e zbukuroheshin nga hijeshija e fytyres.  Ne cismet e tij,  te lustruara, me merak,  ne cdo kohe,  njeriu mund te veshtronte veten si ne nje pasqyre.  Sa I shkonte uniforma fushore, me gjimnastorke,  ku  zbardhte e leshonte drite qaforja e bardhe,  e qepur me shije artisti e sipas kerkesave te rregullores.  Sjellja e tij ishte korrekte;  ajo perkonte me rregullat e pergjithshme te ushtrise e me vecorite e te ndodhurit ne mjedise pune apo pushimi.

Nje gje dua ta theksoj, me force:  Mehmet Kalemit ,  nuk i tha njeri te dilte ne mal,  per liri. Duhet vene ne dukje se  Ai ,  si djale i vetem i familjes,  mbante pergjegjesi per babane dhe per dy motrat qe la ne vater . Urrejtja e thelle per pushtuesit fashiste dhe shfrytezimi barbar qe provoi kur punonte ne shoqerine italiane te puneve botore,  ishin nxitja kryesore,  qe e shtyne te rrembente armen e te dilte malit,  per liri. Nuk mbushej me fryme djali i xha Azisit,  nen thundren e te huajit, kur Atdheu lengonte nen zgjedhen e huaj.  Mehmeti zbriti nga malet,  dhe tok me shoket,  solli lirine e shumedeshiruar. Fryma e papajtimit me pushtuesin e futen djaloshin adoleshent nga Kalivaci i Tepelenes,  Mehmet Azis Kalemaj,  ne hullite e luftes me karakter internacionalist. Ai nuk bente pjese ne radhet e atyre luftetareve trima,  nga Kalivaci, te cilet,  sapo u clirua Shqiperia,  dorzuan armet,  pa perfillur gradat dhe “ofiqet” qe u propozuan dhe rrembyen bishtin e parmendes per te leruar arat, te cilat i kishin lene djerr, por mendoi dhe vendosi ti shkoje luftes , deri ne fund duke qendruar ne radhet e Ushtrise Popullore,  ne cilesine e oficerit aktiv.

Mehmet Azis Kalmaj,  e nisi karrieren e oficerit me graden aspirant dhe u ngjit,  neper shkallet e karrieres,  pa u nxituar dhe nje nga nje,  deri ne graden e oficerit madhor te nenkolonelit.  Duhet thene, se cdo shkalle e ngjitur prej tij,  kishte ne baze zotesine dhe aftesine e sprovuar per tiu pergjigjur detyres te caktuar.  Mehmet Kalemaj urrente,  servilizmin,  konformizmin,  akraballekun,  nenshtrimin ndaj mendimeve te eprorit. Me guximin e kalivacasit, Ai , ne cdo rast ballafaqohej,  trimerisht,  duke i pare te metat ne sy dhe duke thene e mbrojtur vetem te verteten.  Si ne luften partizane dhe ne vitet kur zhvillohej lufta e ftohte,  Mehmet Kalemaj ishte konseguent ne qendrime dhe nuk te falte kur behej fjale per te mbrojtur parimet dhe normat qe rregullojne jeten e veprimtarine ne ushtri.

Per mjaft vite, ne krye te Deges Ushtarake te rrethit te Tepelenes, Mehmet Azis Kalemaj, shkelqeu si mbrojtes i parimeve dhe perkrahu, brenda normave, ne cdo rast , kur ishte e mundur, kalivacasit qe i drejtoheshin me kerkesa te vecanta. Nuk do ta teproja pot e shtoja se edhe autorin e ketyre radheve, Mehmeti e ka ndihmuar , kur disa pushtetare dhe partiake locale, u bene barricade per te mos lejuar kalimin nga sektori agrar ne ate te mbrojtjes. Ne kete rast , ishte kembengulja e Mehmetit , duke rrezikuar dhe karrieren e tij qe me doli ne krah dhe e zgjidhi ngercin. Nuk linte gure pa levizur e veprim pa ndermarre, me qellim qe t’u gjendej njerezve, ne raste ne nevoje. Kur ishte Mehmet Kalemaj ne detyren e Kryetarit te Deges Ushtarake te rrethit te Tepelenes, ne institucion mbreteronte rregulli , disiplina ushtarake dhe zbatoheshin ligjet e shtetit, nje per nje. Mehmeti  ishte zemermire e ndihmonte njerezit ne nevoje, por gjithmone duke ruajtur ligjet e shtetit. Ai nuk pranonte  nderhyrje, ishte kunder dallavereve dhe pazareve; I qendronte besnik parimeve dhe normave morale  per te cilat rrembeu armet e doli malit per liri.

Mehmet Azis Kalemaj, nuk e pati jeten te qete e udhen te shtruar me qilime. Ai shpirt I bute e ajo zemer e bardhe, pati per hise, qe ne vegjeli te provonte shtypjen dhe shfrytezimin e eger te pronareve makute e shpirtkatran. Kur u maturua,  djali i vetem i Azis Ramos, me zjarrin e urrejtjes kunder pushtuesit ne gji, rrembeu armet e doli ne mal , per liri. Pas clirimit te vendit dhe vendosjes te pushtetit popullor , Mehmet Azis Kalemaj, zgjodhi sektorin me te veshtire, ate te mbrojtjes se Atdheut, duke sherbyer ne detyra te ndryshme, deri ne ate te Kryetarit te Deges  Ushtarake te rrethit.  Ne te gjithe veprimtarine e tij aktive, jeta e Mehmetit ishte intensive dhe Ai, duke perjetuar me emocione gjithe transformimet , u lodh e u cfilit fizikiaht. Prandaj, kur mbushi 63 vjec, ne pranveren e vitit 1966, Mehmet Azis Kalemaj doli ne pension, si ushtarak dhe , u ligeshtua kur hoqi kapelen e oficerit, te cilen e mbante ne koke prej kohesh , ne ruajtje te idealeve kombetare.

Fale tipareve te tij te mira , sidomos, ndershmerise, paanesise, te qenit I drejte e I papajtueshem me ligesine, burrit te shtetit, korrektit te papare, Mehmet Kalemaj , edhe pas lirimit nga ushtria, iu gjet vendi ku mund tu sherbente idelaleve per te cilet Ai luftoi e punoi. Me nje vendim te organit te nomenclatures, ne prill te vitit 1966, Mehmet Kalemaj u emerua ne detyren e drejtorit te ndermarrjes komunale te rrethit te Tepelenes. Ai e gjeti ndremarrjen ne valen e ndryshimeve per mire te qytetit halleshume. Nuk e pati te lehte menaxhimin e nje qyteti te varfer , ku papunesia  dhe strehimi ishin bere gangrene. Duhej ndershmeria dhe te qenit i drejte te Mehmet Kalemit, qe te minimizoheshin keta problem jetike dhe qyteti te merrte fryme.  Mehmeti u vuri shpatullat ceshtjeve jetike te qytetit duke drejtuar jo me arrogance e dhune verbale, por me takt , mencuri e korrektesi. Nga goja e tij , nuk u degjua kurre fjala e ashper,  dhuna verbale dhe te bertiturat kot se koti.  Zemerbardhesia e tij shoqerohej, nga kerkesa e llogarise per kryerjen e detyrave. Ne stilin e tij te punes, kishte zene vend motua, beso dhe kontrollo. Udhezimet qe jepte drejtor Mehmeti, I shoqeronte me kontrollin e zbatimit te detyrave. Kjo metode e beri efikase punen e tij drejtuese dhe solli ndryshime ne qytet. Mire me tha nje bashkekohes i Mehmet Kalemit , sipas te cilit: “ Mehmeti mbillte dashuri e korrte unitet”! Keshtu dhe kur u emerua ne funksionin jetik te Kryettarit te Keshillit Popullor te qytetit te Tepelenes. Edhe ne kete detyre, Mehmeti shpalosi vlerat e tij te rralla. Ai kishte kurajon per ti thene gjerat , hapet e me emrin qe kane. Ne nje rast, sic kujton kalivacasi Refat Demir Alidervishaj, I cili ka sherbyer gjate , ne radhet e nje reparti ushtarak , ne Tepelene: Familjen e ngushte e kasha ne Kalivac e doja ta sillja prane , por ne Tepelene ishte veshtire te gjendej nje banese. Iu drejtova Mehmetit , kryetar Keshilli e ai ma zgjidhi problemin. Zemerligjte ia ngariten ne nje mbledhje partied he kerkonin ta vinin perpara pergjegjesise. Mehmeti , si kalivacas, me kurajon dhe sinqeritetin  e paster, u cua e u pergjigj : “ Une ia dhashe se e kam timin”! Kaq u desh qe gojet e liga te pushonin.

Duke e njohur mire se cili ishte, ne Tepelene, Mehmetin e donin dhe e respektonin te gjithe banoret. Ai ka lene gjurme , ne detyren e shenjte te kryetarit te Keshillit Popullor te Qytetit, ku percolli vetem pune te mira. Prandaj zgjedhesit e konfirmuan ne krye te ketij organi ne disa legjislacione. Si njeri me vlera e me tipare te preferuara, Mehmeti u zgjodh , ne disa konferenca Partie , disa here radhazi, dhe e mbajti me nder, deri ne fund te jetes, titullin e larte te anetarit te Partise te Punes. Vitet e fundit , Mehmet Kalemaj , kur dhe forcat fizike te tij kishin rene, Ai, ne vitin 1973 u emerua ne njedetyre , te nderuar ne Aparatin e Komitetit Egzekutiv te rrethit te Tepelenes.

Me 1 qershor te vitit 1989, pas nje semundje te rende, luftetari I lirise dhe mbrojtesi I idealeve te Luftes Nacionalclirimtare, Mehmet Azis Kalemaj,  pas nje semundje te rende,  u nda nga jeta.  Hidherimi  qe shkaktoi vdekja e tije parakoheshme,  perfshiu familjen,  te afermit, miqte dhe shoket e shumte te tij. Gjithe qytetin e Tepelenes, fshatin ku u lind e u rrit, gjithe ata qe e donin dhe e respektonin. Percjellja per ne banesen e fundit u be,  i percjelle nga disa qindra vete,  duke e  mbajtur ne supe,  ne ate udhe te gjate e te veshtire, nga shtepia e tij,  ne varrezat publike te qytetit. Fjalen e lamtumires e mbajti  Abedin Beluli. Folen dhe pjesetare te tjere te kortezhit.  Fjala e lamtumires u hartua nga miqte e Mehmetit:  Sami Jaupi;  Hasan Musta;  Elmaz Teme;  Muhamet Muci;  Xhevair Seiti;  Mehmet Hysenaj etj. te cilet, kur Mehmeti ishte ne jete, deri ne castet e fundit , i shkonin ne familje,  per ta pare e per t’u keshilluar me te. Varrimi i tij u be ne varrezat publike, te qytetit te Tepelenes, ne nje varr te perbashket  me bashkeshorten e tij,  dinjitozen Mynevere,  e cila ishte ndare nga jeta 9 vite me pare nga nje atak kardiak;  pak kohe mbasi doli ne pension pleqerie. Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare e njeriut te mire nga Kalivaci I Tepelenes, eshte pasqyruar gjeresisht ne shkrime te ndryshme dhe ne organet e shtypit te shkruar. Vite me pas, ne nje shkrim ne gazeten lokale “ Lajmetari”,veterani  Sulejman Qesarati  postoi shkrimin biografik te titulluar: “ Njerez qe lene emrin pas”! Shpresoj se edhe ky shkrim do te hedhe drite , sadopak per kontributin e nje kalivacasi , i cili dallonte mjaft nga te tjeret,  per tiparet e vecanta qe kish trasheguar; nga origjina,   te cilat i kultivoi e i ngjiti me lart. Le te sherbeje edhe ky shkrim   pa pretendime, sadopak per njohjen e njerit nga luftetaret e pare te treves dhe bartes i vetive me te mira te fshatareve te saj. E vecanta e atdhetarit te flakte Mehmet Azis Kalemaj ka te beje me konseguencen,  deri ne fund te jetes,  si shfaqje e besnikerise te tij,  per te ruajtur te pastra idealet e luftes per liri dhe vlerat e larta morale te bashkefshatareve kalivacas.

  • Ipaharruar qofte kujtimi i tij i ndritur!

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, kalivacas autokton        

Ne Tirane, Janar- shkurt 2018

One thought on “Mehmet Azis Kalemaj, nje vlere e cila duhet njohur e duhet cmuar”

  1. Shume bukur Niazi,te lumte mendja dhe dora te arta.

Comments are closed.