Kryepleqte

Ne Kalivac te Tepelenes, qe prej koheve kur nuk mbahet mend , ka funksionuar institucioni i kryeplakut. Ky funksion ishte i menaxhuar mga pushteti i kohes. Zakonisht kryepleqte kane qene burra. Po burra ama. Te mencur, te zgjuar, te shkathet, te ndersdhem, me reputacion , trima dhe autoritare. Ne pergjithesi, edhe pse kane qene ne sherbim te pushtetit vendor apo te huaj, ata , kane anuar ne “kandar” nga fshati dhe fshataret tane. Sejcili nga ju , besoj ka degjuar , edhe nese nuk ka njohur kryepleq me tipare te rralla. Ne kohen pas Yrjetit , kryeplak ka qene mentari guximtar Cizo Selfo Agaj, nga mehalla Hasanimeraj. Shtepia e tij ishte prane perroit te Llaskos, prane baneses te Qazim Lazes dhe me poshte shtepise te Sadik Xhemalit dhe Zenel Ahmetit. Ishte koha kur pushteti i turqve i merrte shpirtin popullit fukara , me xhelepet dhe taksat e tjera, te cilat ishin te paperballueshme nga banoret e Kalivacit , por jo vetm. Nje dite, ne Kalivac erdhen xhelepcinjte per te percaktuar nivelin e taksave. Si perfaqesues i pushtetit dhe vendas, ata, pine kafe tek dyqani i Todit , nga Policani ( sot shtepi e Cizo Haredin Agaj), ne pritje te kryeplakut. Erdhi kryeplaku Cizo Selfo, me nje kale per dore. Kali ishte aq i dobet sa mezi qendronte ne kembe dhe samarin e kishte cope-cope. Vete Cizua, me nje pale mustaqe te gjata e me qylah te bardhe , ne koke, ishte veshur me zhele. Kur e pa, pergjegjesi i xhelepcinjve pyeti kafexhiun: “Kush eshte ky”? “Kryeplaku i Kalivacit”, u pergjigj kafexhiu. Cohuni , te ikim , urdheroi vartesit shtetari ” Cfare xhelepesh tu veme ketyre ne; veshtroni kryeplakun , ashtu eshte dhe fshati”! I ken xhelepcinjte dhe fshataret e kalivacit , nuk paguan xhelepe…!