Nuk ka te beje, aspak me kokainen, as me arrat e njohura te kokosit. Emri i saj i lindjes ishte Xhiko; Ajo trashegoi emrin e gjyshes. Ne zhargonin tradicional te treves, vete fjala apo emri Xhiko, i cili u vihet zakonisht vajzave, parakupton nje grua Zonje e rende e kapedane; te paster moralisht e me virtyte njerezore fisnikerie. Me qellimin e mire per ta theksuar kete tipar, fjales xhike i shtojne perpara togfjaleshin – xhelanxhike.
“Novka ” e shprehur ne koke te ketij shkrimi, i perkushtohet nje gruaje, e cila perkujdeset ne menyre te perkushtuar, jo vetem per ata qe ka sjelle ne jete, por, sidomos per femijet e te tjereve. “Heroinen ” e ketij shkrimi; Xhikon, bashkeshorten e Reshat Resmi Nelaj, fillimisht e kane „pagezuar “ me kete epitet dy djem te parritur: Resmiu i Nelo Resmiut dhe Ermiri i Dilaver Xhevitit; te dy pjesetare te nenfisit te Binajve por jo te pjelle te Xhikos. Shkak per kete “ novke ” mund te kete sherbyer bujaria e shpirtit te Xhikos, e cila u jepte ketyre djemkave te parritur por capkene, veze apo koqerina frutash, te cilat i qemtonte kur punonte, ne are e i mblonte ne futen e saj per tua shpure te parriturve. Sapo dukej ne oborr silueta e Xhikos, te dy djemte vocerrake, te cilet i mbanin syte nga shtegu, brrofnin e i dilnin perpara, me brohoritje dhe me entusiazmin feminor, me shpresen se dicka do t’u zinte dhembi nga ardhja e Saj. Femijet e trungut, ne vecanti Resua dhe Miri, te dy trima dhe kanakare te familjeve, e cmonin shume kete gjest bujarie te Xhikos dhe e veshtronin Ate, ne driten e syrit; si Perendi. Kesisoj, ata e respektonin shume; me shume se te tjerat emta dhe ia degjonin fjalen. “Novka ” Koko eshte e gjetur e kuptimplote. Ajo, shpejt u perhap ne fis e ne mehallen Ahmetaj, derisa mori qytetarine dhe statusin e merituar: „ Kokoja e mehalles “. Behet fjale per mehallen Ahmetaj, ne Kalivacin e Tepelenes.
Dicka per origjinen dhe femijerine e Xhikos
Xhikua u lind ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores, ne mehallen Aligjon, me 10 shkurt te vitit 1944. Prinderit e saj: Nena Feride dhe Baba Beqir Selmani ishin shqiptare autoktone. Ajo mbante emrin e gjyshes te saj dhe mbiemrin Beqiri: nga familja e origjines dhe Nelaj, atje ku vajti nuse. Cifti Feride dhe Beqir Selmani nga lidhja bashkeshortore qe formuan, prune ne jete pese motra dhe dy vellezer. Motra e madhe e saj quhet Shanije. Pas saj, erdhi ne jete Xhikua e me pas Esmaja; vella Refati, moter Ndalimja dhe i fundit femije ishte Thelleza. Vella Qaniu, i pari i femijeve ishte i lindur nga tjeter nene. Ai u nda nga jeta ne moshe te re dhe papritur. Vdekja e tij shkaktoi nje vale hidherimi e dhimbje te thelle, si per familjen e origjines te tij dhe per pjesetaret e familjes te re qe krijoi. Natyra e kishte skalitur portretin e tij dhe e kish pajisur me virtytet me te mira njerezore; prandaj hidherimi u ndie gjate e ne nje rreth shoqeror te gjere.
Familja e Xhikos, ne Shkoze mbante statusin e fshatarit te vobekte; me pak toke e gje te gjalle dhe me te ardhura te kufizuara. Ne nje mjedis fshatar, ku sundonte mentaliteti konservator i kohes dhe skamja, ashtu sic mund te thuhet per shumicen e bashkefshatareve te saj u rrit vajza e dyte e Nene Feridese dhe e Baba Beqirit. Tek vajza e tyre – Xhiko, qe ne femijeri u duken disa tipare te qenesishme, te cilat, me rritjen e saj ne moshe u kristalizuan e u shtuan. Pavaresisht se kushtet e jeteses e te rritjes, Xhikua i kish te veshtire, Ajo u rrit si kavak: e pashme ; e zgjuar dhe me virtyte te rralla njerezore. Shtatlartesia e saj ishte rreth 170cm. Ne treven ku u lind e u rrit, kjo shtatlartesi, ne ate kohe ishte disi e rralle, per femrat. Pervec tipareve pozitive qe trashegoi nga prinderit te cileve iu shtua terreni tejet pozitiv qe sundonte ne familje, ne fis e ne mehalle, madje dhe ne rrethin miqesor te familjes, Xhikos, qe ne femijeri iu shtuan tipare te tjera, si ne portret dhe ne karakter. Shpirti bujar dhe dashamiresia u shfaqen qe ne femijerine e hereshme te saj. Do te perpiqem te rendis disa nga vlerat e atij njeriu te rralle, te cilat vertet u linden se bashku me te por dhe u mekuan ne stade te ndryshem te rritjes.
Si e dyta vajze e familjes me shume femije, Xhikua, qe e vogel mori persiper disa detyra e angazhime qe i takonin motres se madhe, te larguar shpejt nga shtepia. Tashme, me e rritura e femijeve, Asaj i ra barra te kryente, me veshtiresi, disa detyra, nga ato qe mbeten vakant si rrjedhoje e marteses te motres Shanije. Nene Ferideja, mes te tjerave, i mesoi te bijes ( Xhikos ) menyren e te gatuarit te ushqimeve per pjesetaret e familjes, te lante teshat, te fshinte shtepine dhe avlline, te kujdesej per me te vegjelit etj, detyra te cilat e kaliten por dhe e renduan shendetin e saj.
Vec detyrave ne familje, axhenden ditore te Xhikos e rendonte detyrimi per te ndjekur shkollen unike te fshatit Shkoze, ne klasat e se ciles ajo shquhej mes shoqeve she bashkemoshatareve. Xhikoja, vertet arriti te percillte mesimet e kesaj shkolle, por, po tu shtojme atyre zgjuarsine natyrale te vajzes te dyte te xha Beqirit, niveli i njohurive per kapjen shpejt te problemeve te jetes rezultoi mjaft i larte. Aftesite per t’u orientuar shpejt ne situatat dhe sjellja e saj e duhur, benin „ beli “ dhe e veconin nga shoqet vajzen e dyte te xha Beqirit.
Shpejt pasoi mosha e pubertitetit. Tek Xhikua e pashme, u shfaqen te tjera bukuri te moshes. Ne ata vite, ne fshatrat e Jugut te vendit dominonte tradita e trasheguar e marteses te vajzave, ne moshe te vogel dhe me mbleseri. Sapo shfaqeshin tek vajza e parritur, dukuri te arritjes te pjekurise seksuale, ne familjen e saj „ vershonin “ pambarim lajmesit. Sapo largohej njeri nga shtepia e vajzes, pa ngritur e pa shkundur shtrojet, ia befte lajmesi i radhes. Lajmesit ishin te shkathet e profesioniste llafazane; te zote per tu prishur mendjen, prinderve te vajzes, pse jo dhe fisit te saj. Natyrisht atje ku u shkonte. Nuk mund te mbetej pa u pikasur nga „ gjahtaret “ e vajzave ajo bukuri plot nur e vajzes se dyte te Beqir Selmanit – Xhikua jone. Ne shtepine e xha Beqirit, ne Aligjon, lajmesit mbanin radhe. Disa „ gjahtare vajzash “, per ti shtuar vetes kredite, shfrytezonin njohjet, lidhjet miqesore e familjare, te hereshme e te reja. Mirepo varavingot e shumta te lajmesve, rezultuan te pasuksesshme; Reshati i Resmi Nelos e kish marre kalane nga Brenda.
Ai ishte nip ne Shkoze; ne fisin Qyraj. Nene Qerimeja- vejushja e moshuar e Bilo Avdullait ishte gjyshja e tij, nga Nena. Zonja e Vogel e Binajve – Nene e Reshat Resmiut ishte e e bija e Qerimese dhe e Bilo Avdullait, nga Qyrajt. Dajua i Reshatit – Idaiu, ne ate kohe punonte, minator ne Hidrocentralin qe ngrihej mbi lumin e Bistrices, se bashku me djalin e motres Zonje – Reshatin. Babai i Reshatit – Resmi Nelua, njeri nga djamte e zgjedhur te Kalivacit, kish lidhje krushqiee e miqesi te vjetra ne Shkoze. Shaze Nelja, e cila jetoi mbi 100 vjec dhe fitoi statusin e teknikut te farishteve te duhanit ishte moter e Re smiut. Me punen dhe me sjelljen e saj, Shaze Nelja, kishte fituar nje prestigj te merituar ne Shkoze. Ate e therrisnin nga shtepia per te dhene mendime per farishtet e duhanit edhe mbasi kish dale ne pension dhe perjetonte pleqerine e thelle. E martuar me Feimin, babane e Laverit, te Faikut dhe te Marikes, fjala e Shazes, kishte peshe ne gjykimin e ceshtjeve te ndryshme, perfshi dhe lidhjet martesore. Shaza e kish perzgjedhur Xhikon, si te pershtatshme per nusen e nipit te saj – Reshatit. Asaj i kish hyre ne sy e ne zemer kjo vajze per koken e vajzes dhe e tha fjalen acik, kur i biri – Faiku, u be ndermjetes i kesaj lidhje. Faiku, njeri me shume autoritet te merituar ne Shkoze, si partizan i Brigates se Pare Sulmuese, njihte mire, jo vetem te miren Xhiko, por ishte ne miqesi te ngushte me vellane e saj te madh – Qaniun, i cili ishte oficer dhe banonte ne Tirane.
Miqesi e krushqi te shumta kishin bere Nelajt dhe Derajt, me banoret e Shkozes. Fizja, moter e Muharrem Kamberit ishte martuar me Jonuz Demon, nga Shkoza, te cilit „i ngjitete fjala“, jo vetem ne fshatin e tij. Mbetja e Resul Nelos, xhaxheshe e Reshatit ishte bije e Hase Jazit, nga Shkoza dhe halle e Bushi Kamberit etj. Me origjine nga fisi yne ishte dhe Sulltana e Refat Mahmutit e cila ishte nuse ne Brahimaj, ndonese martesa e saj me te rrallin Ferik Idaiu, rezultoi e pafat. Nje fjale e mire, e thene nga njeri e nje togfjalesh me permbajtje pozitive, te thena nga tjetri; u poq muhabeti e u be „ hair “ lidhja miqesore; fejesa e Xhikos me Reshat Resmine.
Ne kohen kur u fejua me Xhikon, Reshati ishte djale ne vaktit. Me vjen ne mendje Reshati minator ne Bistrice e gjetke, me ate gjoks e me shpatulla te gjera; me krahe gjithe muskuj e tere shendet. Vec pamjes fizike, Reshat Resmiu ishte teper serioz, tendencioz ne pune dhe i drejte, i ndershem, zemermire e bujar. Pas fejeses me Xhikon, Reshatit i duhej te vinte me shpesh ne shtepine e tij, ne Kalivac por si cdo i ri i moshes dhe statusit te tij, Reshatit i duhej te kalonte nga Shkoza me pare, per te pare te perzgjedhuren e tij Xhikon; pastaj hidhej ne lunder ose ne vah dhe shkonte ne shtepine e tij, per te pare e per te takuar None, Nelon e gjithe fisin e dashamiret e tij. Reshatit, te cilit i kish „pelqyer halli “ – ( e fejuara); mezi priste sa ta merrte ne shtepi te bukuren Xhiko ndaj i hidhej zemra perpjete e i „priteshin gjunjet “ kur ecte. E shkruaj kete mbasi, ma ka thene vete i ndjeri ( se u be dhe Ai, per rahmet ) qe kur largohej nga Aligjoni, per ne Kalivac, koka i mbetej pas e kembet nuk i shkonin perpara. Ne Shkoze, Reshati, nuk shkonte aq shpesh per te pare vjehrren dhe vjehrrin, ndonese i donte shume, por per te pare qofte dhe per disa sekonda ate qe i kish rrembyer zemren.
Ne fundveren e vitit 1964, u be dasma. Zakonisht, dasmat ne ate kohe beheshin ne fund te vitit, kur bujqit kishin grumbulluar dritherat; bagetite, kishin ardhur prane shtepive dhe punet ne are ishin me te pakta. Ne rastin tone ceshtja ishte disi tjeter. Nusja duhet te kalonte lumin e vjesdhtes nuk i dihej; mund te merrte llohe, aq sa ishte e veshtire te hidhej lundra e Kalivacit.
Sic e donte zakoni, 2 dite perpara dasmes, u nisen per ne Shkoze ( Aligjon), sinixhinjte. Statusin e sinixhiut e gezonin ata njerez, te cilet ishin te aferm te dhendrrit, por dhe njerez te zgjuar e te mencur te cilet, e kishin pergjigjen ne maje te gjuhes. Kjo kerkese lidhej me faktin se sinixhinjte atakoheshin nga vendasit, me thumba theres, me qyfyre dhe me raki. Ne perberje te dergates te sinixhinjve ishin: Mehmet Musa Nelaj; Jashar Hysni Deraj dhe Kasem Xhemal Nelaj. Te tre ishin kusherinj te dhendrrit dhe njerez me ndikim ne te dyja anet e lumit. Nuk mund ter mungonte ne kete perberje as lajmesi; ai qe beri ndermjetesimin – Faik Feim Pajaj, te cilin, Reshati e kishte djale halle. Dergata kishte ne perberje njerez qe njihnin mire traditen, zakonet e vendit dhe pinin raki te cilen „e mbanin “, pa humbur logjiken. Ata shpune ne shtepine e krushkut Beqir Selmani, takemin e veshjeve te nuserise, per te miren Xhiko. Ata i shpetuan tendences te vendasve per ti dehur sinixhinjte fale aftesive te tyre dhe pranise te Faikut te Pajajve. Burra zakoni ishin sinisxhinjte e nuk ua hante qeni shkopin. Ata kendonin e kercenin bukur, kaleronin qendrueshem e ishin dyfekcinj te kualifikuar.
Diten e diele, heret ne mengjes, u nisen nga Kalivaci ( nga shtepia e Reshatit ne Ahmetaj) vargu i krushqve. Shumica e tyre ishte e hipur ne kuaj. Kryekrushk ishte burri i mencur, i zgjuar e i qete, Laze Xhezua, njeri i aferm me Heroin e Popullit – Kanan Maze, nga Shkoza. Nusja, e veshur me kostum te holle stofi dhe me duvak te kuq, ne koke ( sipas zakonit anadolak) ishte e hipur ne nje kale me shale, i cili perdorej si rregull, per marrjen e nuseve. Per sherbimin kalorsiak, pronari i kalit shperblehej nga dhendreri, me para ose ne natyre. Kalin e terhiqte Sami Mehmet Nelaj dhe e shoqeronin ( e mbanin kur duhej) dy njerez nga fisi i saj. Ata ishin Isuf Nuredini dhe Davidi.
Xhikon e percolli nuse, gjithe Aligjoni; ( burra e gra ); me kenge e me valle dhe me lote ne sy. Grate idhane nuses, me vete nje sapun dhe disa monedha metalike. Lumin, krushqit dhe nusja e kaluan ne lunder, ndonese va kishte ne disa vende. Kur kaloi lumin, Xhikua, sipas udhezimit te grave te moshuara te fisit te saj, hodhi sapunin ne uje, dhe kur kembet e kalit preken ne token e Kalivacit, nusja, si pa dashje hodhi monedhat per toke e tha: “ Hodha parane; bleva vatane “! Xhikua jone e paharruar e pati goxha te gjate jeten basheshortore me Reshatin; ata u rriten e u plaken bashke dhe sollen ne jete pese femije. Jeta e tyre nuk qe si ne perralla, por nje jete e zakonshme fshatari, e mbushur me gezime e me hidherime. Gjithsesi, te dy, burre e grua, edhe pse nuk jane me ne jete kane lene emer te mire.
Per jeten, punen dhe sjelljen e Xhikos, ne Nelaj, ne Ahmetaj e ne Kalivac „ ben goje “nje komunitet i tere. Cilido qe e ka njohur ate deli grua, ka patur e ka opinion te mire per te dhe, pervec fjaleve te mira, nuk ka cfare te thote. Me sakte se e ka pershkruar vellai im i vetem, Dilaveri, te cilit, Xhikua iu gjend si moter dhe eshte ndodhur prane Saj, per mjaft kohe e ne situata te ndryshme, megjith deshiren e mire qe kam, e kam teper te veshtire ta hedh ne leter ate qe ndjej. Prandaj jam i shtrenguar tju referohem opinioneve te Tij, te cilat jane autoktone dhe kane brenda te verteta te pakundershtueshme.
Dilaveri, ne gjendje te renduar shendetesore dhe psikologjike, kur e pyeta per Xhikon, u cel, krojti zerin dhe me veshtiresi por me shume deshire me rrefeu disa „ perla “, te cilat, zor se do ti mesoja nga burime te tjere. Dilaveri, per shkak se ka jetuar per nje kohe te gjate prane Xhikos, di dhe episode „intime “, te cilat, nuk besoj ti dine as femijet dhe bashkeshorti i saj i nderuar- Reshati. Fakti qe Dilua me Xhikon ishin ne diference te pakonsiderueshme moshe, mendoj se ka qene nje „ ure lidhese “ e cila, domosdoshmerisht i ka afruar. Mendimet e Dilos do ti shkruaj, me besnikeri; sic m’i ka rrefyer Ai vete.
Rrefimi i Dilaverit, per Xhikon:
Dilaver Xhevit Nelaj : „ … Xhikua ( ndjese paste ), erdhi nuse ne fisin tone, per Reshatin ( ndjese paste ) bonjak, kur akoma nuk kishte mbushur 17 vjece. Une, ne ate kohe, sapo kisha shkelur ne vitin e katermbedhjete te jetes. I parritur isha vertet, por me tiparet qe me karaktewrizonin i zoteropja te dyja anet e lumit ( si anen e Shkozes dhe ate te Kalivacit ). Ajo ishte nusja e pare qe shkelte ne dy pregjet tane ( ne ate te Xhevit Malkos dhe tek Reshat Resmiu ). Gezimi dhe hareja, tek ne ishin te papermbajtur dhe te dukshme, sheshit. Gezuan drure e gure; gezim paten dhe postet e shtruara mbi vatren e shtepive te ngjeshur me shur e te lyer mer bajga lope.
Zonja e Madhe e Binajve, gezonte se nipi i saj ( djale i kunatit ), Bonjaku Reshat Resmiu, i rritur me kafshiten e bukes te yzmeqarit qe ne vogeli e neper kembet tona, u be per nuse, u martua e mund ta ndizte zjarrin me vete. Zonja e Vogel ( Noja ) sic i therrisnin femijet e saj e ata te Xhevitit, ishte ne „qiellin e shtate“. Ajo, e mbetur e ve, ne nje moshe kur mund ti hidhje serish telin ( ishte e re dhe e bukur ) por lidhja e shamise te zeze ne koke dhe perkushtimi per te rritur djemte, nuk i shkoi dem. Sakrificat qe beri ajo grua; iu kthyen me shperblim te shumefishte. Djali i Madh i saj – Reshati ( ndjese paste ), kafshita e pare, sic thone ne Kalivac, u martua me nje sojlleshe, kapedane e me pamje te kendshme, e edukuar e me virtyte te spikatura, sic ishte Xhikua nga Aligjoni i Shkozes. Noja nuk dinte si ta shprehte gezimin qe ndjente ne shpirt dhe lumturine e madhe qe i erdhi ne dere e i mbushi shtepine me drite . Fakti qe nusja ishte nga ane e saj, dhe Ajo ia dinte „ huqet “ qe nje tjeter plus.
Pas marteses te Reshat Resmiut me Xhikon, vellezerit bonjake: Reshati dhe Nelua ngriten nje kasolle, ne te cilen mund te banohej, tek kopshti i familjes, nen avlli. Ne kete kasolle strehoeshin: Zonja e Vogel dhe Nelua. Ne shtepine e tyre, mbi avlli, e cila kishte vetem nje dhome, me permasa 6 x 4 m, flinte cifti i ri: Xhikua me Reshatin. Une me te miren Xhiko kishim diference te ngushte ne moshe, por, Ajo, per te respektuar traditen vendore dhe per te me bere respektin ne hierarkine familjare e ne ate fisnore, me therriste, jo ne emer, por me “ novken “: Aga e cila eshte nje perkushtim nderi per te afermit e burrit.
Kur u martuan Xhikua dhe Reshati, dy familjet tona jetonin te ndara; me shtepi e me ekonomi, ndonese shpirterisht ishim nje. Dy zonjat kunata, shkonin me njera – tjetren si motra e shkuar motres; Xhevit Malkua, me autoritetin e padiskutueshem, padyshim qe ishte „ strumbullari „ i kesaj harmonie e kohezioni. Xhikua nuse, qe ne diten e pare kur shkeli ne dyert tona, derisa mbylli syte pergjhithmone, mbeshtetjen kryesore e kishte ne familjen tone, sidomos tek Zonja e Madhe dhe tek Xhaxhakua. Zonja e Madhe e Binajve, i mesonte nuses te re si te kujdesej per shtepine, si te respektonte burrin; vjehrren; kunatin dhe njerezit e trungut e te fisit; shoket dhe miqte e shumte te asaj dere. Mesim me vlere per te rene ishte gatimi i gjelleve te shijeshme te tradites ( Ne dasma, gostira e vakira, Zonjen e Madhe e caktonin tiganxheshe, per arsye se gatuante me shije dhe paster ). Ajo, si „ super vjehrre “ e mesonte nusen e Reshatit si te respektonte e si te priste e te percillte, me nderime, miqte e shtepise. Keshillat dhe mesimet qe jepte Zonja e Madhe, nuk kishin formen e urdhrit e ne to nuk ndihej ashpersia e treves, por percilleshin me dashamiresi e me embelsi dhe Xhikua i mirepriste, me kenaqesi e me adhurim.
Ne fakt, Xhikua nuse, kishte per vjehrre, Zonjen e Vogel te Binajve, por per ta nderuar e per ti dhene vendin e merituar, Zonjes se Madhe i therriste me „ novken “ – Hanko Nena. Nenes natyrale te Reshatit, Ajo i fliste thjeshte – Nene, ose, sic i thonim ne pinjollet e Binajve – No.
Me tej, Dilaveri shton: “ … E shoqeroja sa here shkonte ne te pare, ( ne deren ku ishte lindur ), ne Aligjon te Shkozes ku e pritnin familjaret dhe fisi i saj. Aso kohe, kur nuset e reja ktheheshin ne te pare, per te shkuar ne shtepine prinderore, nuk i shoqeronte vellai ( njeri nga vellezerit ) e burrit por, nje djale, i shkathet, i trungut te tij. Xhaxhakua, burre i tradites se mire, duke njohur, ne hollesi tiparet dhe aftesite e mija, ma besonte mua kete mision. Per te vajtur ne Shkoze, Xhikua, gjithe gezim bente pergatitjet e nevojshme, me kujdes e nje me nje, kurse une lahesha e nderrohesha dhe vishja petkat me te mira e me te pastra, mbasi e cmoja, sic ishte, vendin dhe rolin e mikut, tek miku i ri. Para se te merrja udhe, Babai dhe Nena ime, te ciles i thoshja “ Lule ” dhe Noja, me jepnin udhezime te detajuara e shpesh te merzitshme, si te sillesha udhes e tek miqte. Mbasi benim pergatitjet e nevojshme dhe merrnim udhezimet, me gezim, te dy, niseshim per udhe. Ata qe na percillnin, na mbushnin me te fala, per miqte e rinj e per te vjetrit.
Udhen per ne Shkoze e nisnim dhe e sosnim ne kembe. Kafshe shale, nuk kishim ne shtepite tona; te merrnim hua, nuk ishte e udhes. Une perpara e Xhikua pas meje, me nje bohce ne koke, niseshim per te vajtur mik. Isha ne rolin e „ trimit udherrefyes “! Ajo kishte sistemuar ne bohcen qe mbante ne koke veshjet vetjake, gatimet: ( llokume, revani e ku ta di une dhe ndonje dhurate simbolike ). Etapa e pare e rrugetimit ishte: Ahmetaj – Donije. Atje ku ndodhej lundra e Kalivacit. Them ishte, mbasi ne ditet tona asaj lundre, e cila ka pare te kalojne lumin e eger Vjose, kushedi sa fshatare, kafshare, ushtare etj. qe ne kohet e lashta, deri ne ato moderne. Lundertaret gjithnje kene qene te zote, notare te mire dhe nga Kalivaci. Ata ia kane lene vendin njeri – tjetrit, deri tek i fundit, Sadiku i Muharrem Hasanit, i cili e mbylli jeten ne valet e turbullta te lumit, nen lundren e rende. Pas tij e punoi disa kohe Erjoni i Tahirit, derisa disa mashtrues bene baterdine, duke zhdukur lundren dhe nyjet e mberthimit te saj.
Hidheshim ne lunder; ( Lundertar, ne ate kohe ishte Caush Nebiu, nga Specova ). Mbasi zbrisnim ne zallin e lumit, ne anen e Shkozes, merrnim udhen djathtas, anes lumit, duke gjarperuar neper rrapishtet e Shkozes. Ne perrallet e dendura te faqes Veriore te malit qe ngjitet shtriheshin, me radhe, njeri pas tjetrit, stanet e dhive te banoreve te Shkozes: Neim Manxharit; Talo e Razo Brahimit e me pas vendbanimi i Teki Sulos. Por ato ndodheshin larg udhes neper te cilen kalonim ne dhe qente e stanit te tyre, te cilet ishin mjaft mjaft agresive, diten, stanaret e mbanin te lidhur. Vetem lehjet e tyre nuk na shqetesonin.
Ecja perpara, me cap te zakonshem, pas me ndiqte kunata. Ajo, nuk gezonte por fluturonte nga gezimi. Si cdo vajze kur shkon ne deren e babes. Nxitimi i saj, me detyronte dhe mua te shtoja hapin e ta beja ate me te shpeshte. Nuk doja ta lija te me dilte perpara Xhikua. Se ishja burre. Keshtu me kishin porositur me te rriturit e shtepise time dhe i tille ishte zakoni i mbrapshte anadolak I kohes. Ujin e fresket qe kishim pire tek burimi i Madh i cili ndodhej disa metra siper lundres, ne drejtim te rrjedhes se lumit dhe freskine qe kishim marre nga njomja e syve dhe e duarve, ne burimet mes rrapishteve. I kishim harruar; djerset na vinin curke, nga nxitimi ne ate rruge terthore, ne ngjitje, nga zalli i lumit deri tek Ullinjte e Hanit.
Sapo dilnim tek Ullinjte e Hanit, Ajo Xhiko, e cila fluturonte nga gezimi, sikur tjetersohej. E veshtroja me serioze, me te matur e me te paduruar. Malli per te sajet dhe dhimbsuria per me te vegjelit, ia kishin „blojtur “ shpirtin dhe e kishin bere me te paduruar. Shqetesimi, si do ti gjente te sajet, i lexohej ne sy. Nena e saj e shpirtit – Ferideja ishte njoftuar per vajtjen e se bijes ne te pare dhe kish bere pergatitjet e nevojshme per ta pritur, sic i takonte.
Nene Ferideja e kish te qarte se te bijen, mesiguri do ta shoqeronte ne te pare dikush nga ana e krushqve ndaj, si pastertore qe ish, kishte marre masa per ta paraqitur sa me denjesisht ne syte e krushkut, shtepine, avlline dhe njerezine. Cdo gje ndrinte, jashte e brenda. Nder pergatitjet e saj, vend te rendesishem zinte ushqimi per te bijen dhe per shoqeruesin e saj. Vinim nga nje udhe rreth 2 0re largesi dhe, sipas tradites vendase, atij qe vinte ne shtepi, pas takimit, qerasjes dhe pyetjeve standarte, i servirej perpara sufraja me gatimet te pergatitura posacerisht. Qellimi ishte: te nderohej vajza dhe une si shoqerues i saj; si mik i shtepise. Une, vertet isha adoleshent por per rolin qe kisha, „peshoja rende “. Nuk perfaqesoja thjesht veten time, por nje fis te tere, e cfare fisi ? Ate te Nelajve te Kalivacit. Ne ate vajtje, perfaqesoja, para se gjithash, Babane tim – Xhevit Malkon, i cili, kur ishte fjala per respektimin e tradites, nuk te falte. I zoti i shtepise, krushku Beqir Selmani, vertet nuk mund te me priste me mish te pjekur ne hell, e te me hidhte bishtin, mbasi ate e kishte ngrene me pare im ate, por nje kaposh deti te pjekur ne sac ose nje pule shqirake te gatuar me rosnica te shijeshme, nga ato qe te bejne te lepish gishtat, e meritoja.
Mbasi ushqehesha e shlodhesha pak, perfillesha perseri te merrja udhe, per te shkuar ne shtepine time, ne Kalivac. Protestonte Xhikua, e cila ( kete e degjoja ) i thoshte te emes: „ Ai do te qendroje tek ne, aq dite sa do te qendroj edhe une ne te pare “! Kete nuk e pritja dhe ndonese e degjova, me veshe, nuk mund apo nuk doja ta besoja. Gjate udhes gati 2 oreshe qe beme se bashku, nuk e biseduam kete detaj dhe une u befasova. Per mua kjo ishte nje gracke e po mendoja si te dilja prej saj. Me moshe, vertet isha i vogel por dinjitetin njerezor e kisha tamam. Ne familjen ku u linda e u rrita dhe ne mjedisin shoqeror ku beja pjese kisha mesuar se „ Shtepia eshte e mikut dhe e Zotit “, por, qendrimi gjate i mikut ne krushqi nuk ishte ne nderin e vajtesit, sic isha une. I tille isha formuar, qe ne vegjeli, me edukate te shendoshe e me qendrim prej dinjitari. E “ vrava mendjen ”, ne vetmi dhe e gjeta “ shtegun “ per te dale nga kjo situate e veshtire dhe e papritur qe m’u paraqit.
Nena e Zonjes te Vogel te Binajve – plaka Qerime – e cila banonte ne Qyraj e vetme, dispononte nje ode te madhe, te gurte, me dy kate. Djali i madh i saj – Shameti – nje partizan i shquar, ne prag te Clirimit te vendit, kishte dezertuar nga radhet e Ushtrise Partizane e, prej kohesh, nuk dihej se ku ndodhej. Njerezit hamendesonin si te mundnin por gjate nje periudhe te gjate kohe, Ai nuk u be i gjalle. Djali i dyte i saj – Idaiu punonte ne idrocentralin e Bistrices HHidrocentralin e Bistrices, i cili po ndertohej aso kohe, se bashku me nipin e tij – Reshatin. Ne oden e madhe te Qyrajve, banonte, e vetme, Nene Qerimeja. Idaiu, ne vendin e punes, ne Cuke te Sarandes, u lidh e formoi familje me te miren Azize, me te cilen solli ne jete nje vater me femije.
Prane shtepise te Qyrajve banonte me shtepi njeriu i fisit te tyre – Xhemal Haxhiu, i cili kish ne vater shume femije, disa syresh te moshes te Dilaverit. Capkeneria ime i intrigonte ata, ne lojera femijesh te zhurmeshme, ne oden e ftohte te Qyrajve ku banonte Nene Qerimeja. Kjo ode e madhe, e shtruar me dhoge te trashe, shnderrohej ne nje „ palester “ te zhurmeshme, e cila shqetesonte mehallen, mbare prej klithmave tona femijerore. Xha Xhemali, kur erresohej, e femijet duhet te flinin, vinte e merrte te tijet. Ai, si pa te keq, pyeste Nene Qerimene: „ Kur do te iki ky kalivacasi i prape, se na terboi femijet “? Gruaja e urte dhe e dhimbsur – Qerime, i pergjigjej kusheririt te saj: „ Mos m’i fol djalit , ashtu se eshte mik dhe i parritur akoma “! Sikur te donte te me mbronte nga „ sulmet „ e kusheririt te saj, plaka zemermire – Qerime, me mbeshtillte me futen e saj te zeze; me perkedhelte e me ledhatonte. Aq doja une; e merrja flake serisht.
Ne nje rast, u nisa si shoqerues i Xhikos, nga Kalivaci per ne Shkoze. Nuk ishte nje vajtje si te tjerat. Kunata ime, kesaj here nuk do te shkonte ne te pare, sic bente zakonisht, por do te shkonte per te bere nje urim, ne shtepine e Hallo Shazes – e cila ishte Nene e Laverit dhe e Faik Pajes. Hallo Shaza ishte e bija e Zadekos dhe e Nelo Binos, nga trungu yne, i Binajve. E mira Xhiko dhe dy Zonjat si motra kishin bere nje goxha tepsi me llokume, te cilat, ne ate kohe ishin mjaft te praktikuara e te pranuara per te bere nje urim. Tepsine me llokume te embla, nikoqiret i kishin vendosur ne nje tepsi e i kishin mbuluar me nje basme te bukur. Meqenese gatimi ishte i rende, si mashkull, tepsine e mora une, ne krah. Gjate udhes per ne Shkoze, per te kontrolluar ngarkesen, e cila, per hir te se vertetes ishte e rende e me „ keputi “, nga kurreshtja, futa doren ne boshllekun qe formonte bohcja e me zuri dora nje kokerr llokume e cila ishte e shkrifet nga gjalpi i derdhur me shumoce dhe nga mielli i misrit me te cilin ishte gatuar. E futa ne goje copen e llokumes e me shijoi. Vijova te haja si ai miu qe cupit ushqimin e kendshem. Kur u afruam tek shtepia e Hallos, tepsine e mori Xhikua dhe, sipas zakonit te vendit, e vuri ne koke. Ajo e gjeti te lehtesuar tepsine me llokume dhe e zbuloi. Cfare te veshtronte kunata ime ? Une e kisha pergjysmuar gatimin. Me pyeti, e une me ciltersi pranova fajin. Per fat te mire, ishim brenda fisit dhe hallua jone ishte grua e zgjuar; Ajo e mbuloi ndodhine e pakendeshme. Keto jane disa nga prapesite e mija, te moshes te adoleshences, te cilat, pas kaq vitesh me kujtohen dhe qesh me veten time.
Gjithe naten e nates nuk flija, si shume te tjere por gjezdisja peme me peme. Kur kaloja andej diten, „pikasja „ gjahun e nates dhe, kur binte nata shkoja ne parcele, ne ledh, apo ne vreshte; keputja kokrrat me te mira te frutave, mbushja me to gjiret e, ne mengjes in e pare, kurte tjeret ferkonin syte, ndodhesha ne shtepi. Kemishen e futja ne pantallona, te cilat i shtrengoja fort, me rrip, qe te mos binin frutat. Ne te gdhire, kur njerezit pertonin te linin jatakun dhe qente, qe kishin lehur tere naten, flinin, mezi levizja nga pesha e „ gjahut “; hyja ne kasollen e Reshatit, tek fiku i madh, ne derdhjen e Llaskos, siper ledhit, ne kufi me shtepine e Muhedin Salihut. Akoma pa hapur syte ata qe flinin ne kasolle ( Noja; Xhikua; Nelua dhe Petrefi ) zbrazja „bagazhin “ dhe kokrrat binin ne shesh, duke bere zhurme.
Xhikua ishtee nuse e re ne ate prag; Ajo i veshtronte kokrrat qe binin nga gjinjet, por nuk ndihej. Zonja e Vogel e Binajve, bente telendine: „ Bo – bo, c’paske bere more i prape – thosh Ajo. Paske vjele pemet e kooperatives bujqesore ? “ Jo; jo; pergjigjesha gjithe siguri; keto jane dhurata nga kooperativa , e cila sot, ka ndare „ndihma ”. Noja, niste te ndante frutat; i linte pjese dhe Xhaxhakos, kunatit te saj te madh. Kur frutat shkonin ne shtepine e Xhaxhakos e ai i veshtronte; Zonja e Madhe i thosh se kooperativa bujqesore kish ndare fruta per anetaret e saj. Xheviti, duke deftyer me gisht nga Dilaveri, thosh: „ Mos i ka ndare ky qafiri “ ?
Xhevit Malkua i mesonte Xhikos, probleme te themelit. Ai e mesonte nusen e nipit si te punonte e te sakrifikonte per te rimekembur ekonomine e rrenuar te familjes qe gjeti. E degjoja, me vemendje e me kenaqesi kur i thosh Xhikos: “ Kemi dy dhen; le ti bejme kater ”! „Kemi dy pula; le ti shtojme ato qe te shtohen vezet ” ! etj. Xhikua e mencur, nuk ia ndante syte dhe perpinte cdo fjale te tij. Ajo i degjonte me vemendje keshillat e Xhaxhakos dhe vepronte sipas mesimeve te tij. Nuk i doli keq.
Gjate kohes kur Reshati nuk kish zbritur akoma ne Shure, pasdarkave shkoja ne kasollen qe kishin ngritur vellezerit: Reshat e Nelo Resmiu, tek kopshti, nen avlli. Pas meje hynte ne kasolle, Zonja e Madhe e Binajve, me dicka te mblojtur nen futen e zeze. Ajo kishte prure miser. Nenat tona piqnin kalaposhe dhe ne argetoheshim; pa mase. Pastaj piqnim lende lisi, nen hirin e vatres. Gezonim kur pelcisnin lendet e lisit dhe shperndanin me zhurme, hirin e vatres.
Xhikua i kish braktisur prej kohesh lojerat e femijerise, te vajzerise te saj por, kur na veshtronte tek luanim ne, ashtu, me njeri – tjetrin afrohej e donte te behej pjesetare ne loje. Vjehrra e saj – Zonja e Vogel e Binajve, e pikaste tendencen e saj dhe e qortonte, me fjalet: „ Behu nje cike serioze e mos luaj me bixhurrinjte, se ke ryre nuse ne kete prag e nuk je koce pulash “. Tjeter ishte qasja e Zonjes se Madhe dhe e Xhaxhakos. Tek keta te dy, nusja e re gjente perkrahje e ngrohtesi dhe kjo e bente me te gezuar e krenare. Xhikua ishte mjafte dashur; e sjellshme me njerezit dhe e respektuar nga te gjithe. Kujtoj kur u semur Babai yne i ndjere. Xhikua i qendroi tek koka dhe e gdhiu naten, dhe jo nje nate te vetme. Ajo i kreu Xhevitit te gjitha sherbimet, me deshire e miresi, sikur ta kishte babane e saj.
Me kujtohet nje rast, ne te cilin Reshati ( ndjese paste ), i martuar rishtaz, bleu nje pale pantllona ngjyre kafe. U bene per t’u lare pantallonat dhe Xhikua, nuse e re, kerkoi sapun por ne shtepi nuk gjeti. Ishte veshtire, ne ato kohe te gjeje sapun. I ra shkurt, nusja e re dhe i lau pantallonat e burrit, me finje. Nga finja, ato u rrudhen e u zbardhen. Duheshin „ shtruar „ qe te mund te visheshin. Hekur me korent aso kohe nuk ekzistonte. Edhe nje hekur me prush qe kishte Ninija ( Hysnija e Musa Mehmetit ) Zonjes se vogel nuk ia jepte Minajetja mbasi kishte bere fjale me te. I vune pantallonat ne stiven e rrobave, ne fund te shtepise por ato nuk u drejtuan. Atehere, grate e shtepise, i vune serish ne palen e rrobave, por u hodhen siper dy dysheke dhe puna u krye – pantallonat e Reshatit u bene pa rrudha, por ngjyra u iku.
- I paharruar qofte kujtimi i asaj gruaje te rralle!
- Tu kete lene jeten femijeve!
Keshtu e perfundon rrefimin Dilaveri, te cilin, Xhikua e donte dhe e kish si vella e nje me vellane e vetem.
Nje nga tiparet themelore te Xhikos, ishte zgjuarsia natyrale e saj. Te pretendosh se Ajo ishte e arsimuar, kjo nuk shkon e nuk eshte e vertete. Shkolla shtatevjecare qe perfundoi Xhikua ne fshatin e sasj te lindjes, ne Shkoze, ishte e pamjaftueshme per te perfshire gjithe ate zgjuarsi te saj. Ruaj ne kujtese nje episod, i cili, me vjen i fresket, sikur te kishte ngjare dje, por qe deshmon tiparin qenesor te saj – zgjuarsine natyrale te saj.
Me 1o gusht te vitit 2012 kur populli i Kalivacit dhe ai i zones perqark, festonte pervjetorin e formimit te Batalionit partrizan „ Baba Abaz “, ne Donije te Kalivacit, tek Burimi Zborak, atje ku kishin ngritur dy lokale djemte e Idai Mete Sulaj, u be nje feste e papare e cila nuk mund te harrohet. U mblodhen, jo pak por rreth 500 vete, te bindjeve e kraheve te ndryshem te politikes. Dikush e quajti feste pluraliste; ndonje tjeter, hodhi rromuze, per gjoja zbarkimin e Diaspores ne ate shesh me permasa te kufizuara etj. Ky, i fundit e mori pergjigjen ne vend, nga Viktor Aliu, i cili i tha, provokatorit: “ Jemi nga Kalivaci; ne kete gur na ka bere koka bam “! E mbylli „sqepin “ mjerani. Isha ne stafin e festes, se bashku me Xhelil Aline; Shyqyri Hysin; Lolin e Shahinit; Drejtorin e Shkolles 9 vjecare te fshatit, Muharremin e Haredin Cizos, etj. Beme sa mundem, vec pame qe njerezit mbeten te kenaqur e kjo ka me teper rendesi.
Organizimi ishte bere ne tavolina, sipas mehalleve dhe fiseve; si dikur. Zura vend ne tavolinen ku ishte sivellai im Reshati dhe femijet e tij. Zonja Xhiko kishte pergatitur disa gjellera tradicionale fshati, ku nuk mungonte pula me pershesh, byreku, qoftete etj etj. Gjellet, te gjitha kishin shije te vecante e me beri te lepija gishtat. Me duhej te qendroja dicka me gjate, nga pjesemarresit. Me percolli ne shtepine e Reshatit, ne Shure, nipi i Bexhetes, djali i Fatimese, i cili kendon me nje ze te embel e te pelqyeshem. Me makinen e tij luksoze, mberrita ne avlline e Reshat Resmiut. Xhikua, e cila me donte e me respektonte shume, ashtu si dhe une Ate, jo vetem qe kishte mberritur ne shtepi perpara meje, por kishte shtruar per ta akaluar ate pjese te nates qe kish mbetur, ne nje dhome me vete. Shtrojet ishin “ akull ” te pastra. U shtriva, Xhikua me pershendeti e me uroi nje nate te qete dhe mbylli deren. Si pa dashje, ajo harroi Brenda macen e shtepise, e cila nuk mund te dilte, as nga dera ; as nga dritaret e dhomes. Macja nuk me bezdisi gjate nates. Ne mengjes, kur u hap dera, macja e mbajti vrapin ne avlli, e cliruar nga ngujimi. Kur e pyeta te miren Xhiko, per harresen e maces ne dhomen ku flija; Ajo me beri me dije se nuk ishte harrese e thjeshte por nje veprim i qellimshem. Gruaja nikoqire dhe e zgjuar natyralisht, duke gjykuar se ne shtepine perdhese ku do te flija mund te depertonte dhe ndonje gjarper, e la macen Brenda, si roja dhe si armike, per vdekje e zvarranikeve. Edhe kete qe nuk e dija, e mesova ne Kalivac te Tepelenes, ne nje nate gushti te vitit 2012. Mesuesja ime u be nje grua e thjeshte fshati, e pa arsimuar por e mencur vetiu.
Tipar tjeter themelor ne karakterin te Xhikos, ishte bujaria e shpirtit. Te shkruash per kete tipar te saj, ndoshta duhen nxire shume faqe e duhen thene pafundesisht fjale; lume fjalesh. E gjithe jeta e saj aktive ka qene shembelltyre e bujarise, pa kufi. Xhikua ishte bujare, ne cdo hap te saj. Para se gjithash, ajo ishte bujare ne shpirt. Ishte shpirti i saj prej nene qe ia diktonte bujarine. Pra, nuk kemi te bejme me nje rast te shkeputur por me nje rrjedhe pa mbarim. Mendoj se, si cdo njeri kam te drejten e Perendise te perzgjedh nje ndodhi te rralle e cila me ka mbushur me mbresa te mira.
Ne muajin qershor te vitit 1992, ne familje na ngjau nje fatkeqesi; Nena jone, Zonja e Madhe e Binajve, ne moshen e trete, u nda nga jeta. Banonte ne Tirane e, sipas amanetit te saj, duhet ta varrosnim ne Kalivac, atje ku jetoi kohen me te madhe pas marteses dhe ku percolli shume halle. Ishim shperngullur nga Kalivaci, qe ne vitin 1975, e nuk kishim atje as shtepi; as katandi. Simboli yne i te qenurit kalivacas ishte varri i Xhevitit, i cili u nda nga jeta qe ne vitin 1975, dhe kusherinjte tane, si njerezit me te afert.
E kam shkruar dhe ne nje vend tjeter lidhjen shpirterore dhe respektin pa kufi qe kish e mira Xhiko, per Xhaxhakon dhe per Zonjen e Madhe te Binajve, te ciles i thosh Hanko Nena, e se shumti – Lule, sic i therrisnin femijet e saj. Respekti per Xhevitin dhe per Zonjen e Madhe, tek nusja e Reshat Resmiut ( ndjese paste ), nuk lindi ne nje dite te vetme. Ajo u rrit dalengadale e hodhi rrenje te thella ne boten e nuses te re, bije nga Aligjoni. Nderimi i saj per te dy keta njerez zemerbardhe, nuk ishte i shtirur por i natyrshem e rrjedhoje e shpirtit te saj te mire dhe genit nga rridhte. Dihet qe dashuria dhe respekti per njerin e tjetrin, nuk mund te diktohen e te imponohen por jane ceshtje te brendshme te karakterit te njeriut. Kuptohet, Xhikon e tronditi thelle kjo ngjarje e rende, por ate e nderoi karakteri i saj. Ajo celi fletet e zemres dashamirese, pastaj celi dyert e shtepise te saj.
U shkri ne lot e mira Xhiko, kur mesoi per gjemen; mblodhi veten e i „ra mendjes “. Po mire qe do te veje ne vend nje amanet i se nieres, por ,. Pinjollet e saj nuk kane nje vend ku ta qajne. Hapi deren per te gjithe dashamiresit e familjes e te fisit. Si une, dhe Dilaveri, se bashku me bashkeshortet tona dhe ekipin qe percolli xhenazen, nga Tirana, ne Kalivac, e kishim te qarte situaten ne te cilen jetonim. Nuk gjendej as buke per te shtruar ne sufrane mortore; ate e bleme ne Fier. Ishte ngushte e kishte shume veshtiresi per te gjetur mish, i cili jepej me tallone. Kafja ishte e racionuar dhe disa artikuj te tjere ushqimore te nevojshem mezi gjendeshin.
Kishim nje siguri te madhe: tek Reshati; tek Nelua, tek familja e tyre, tek gjithe fisi, tek miqte e shoket, tek dashamiret e shumte, se ata do te benin traditen e do te na gjendeshin ne kete dite halli. Masat qe morem ne te dy vellezer dhe ato qe mori motra jone e vetme – Lumturia dhe bashkeshorti i saj shpirtmire Tefik Sulua, ishin te pamjaftueshme pa rolin vendimtar te xhikos trimereshe e bujare. Pa mohuar e pa nencmuar rolin e madh te Kushulles, bashkeshorte e Nelos, ne kete ceshtje, mund te them se te dyja kunatat, te cilat shkonin me njera – tjetren sikur te ishin motra, iu perfillen punes per te nderuar veten, familjen, fisin dhe neve te dyve vellezer. Ato, me bujari te patreguar perballuan tere ate „lume “ njerezish qe kishin ardhur per te nderuar te ndjeren Nenen tone.
Kujtoj dhe nje rast tjeter, nga qendrimet parimore e te vendosura dhe nga „shqelmimi “ qe i beri, me dinjitet, medyshjes, kur kerkohej qartesi e vendosmeri. Nuk behet fjale per kembengulje te kote, si mushka, por per vendosmeri, mbi bazen e njohjes te gjendjes dhe vizioni qe kish Ajo grua. Ishte viti 1987. Ne shtepine tone, ne Tirane, papritur erdhi Reshat Resmi Nelaj. Mendova: E ka nje hall, madje te madh, sivellai im, prandaj ka marre gjithe ate udhe, per ta pleqeruar me mua problemin qe e shqeteson. Ku s’me shkonte mendja? Mirepo i kisha rene ne te. Mbasi mori qerasjet e rastit nga Tatjana dhe e mireseardhem, me droje ( ishte me i madh ne moshe ) e pyeta te sapoardhurin: „ C’e mire te pruri, o Reshat Resmiu “? Kusheriri im, thithi thelle duhanin e foprte , me te cilin kishte mbushur cibukun, u mendua pak dhe, sikur tja shkulte njeri me pince fjalet mezi shqiperoi: „ Dua te fejoj djalin e madh — Petrefin, por, ja qe nuk qenka aq e lehte te marresh nje vendim te tille ne jete, pa e pleqeruar gjene, „ gjate e gjere “! Pa u menduar dy here, me qellim qe ta cliroja disi sivellane tim, nga ai ankth qe e kish kapluar, i thashe: „ Djali te te trashegohet; nusja e paste kemben te mbare dhe e heqte ate zvarre “! Aso Kohe, Reshati kishte dhe femije te tjere qe pritnin radhen, per t’u fejuar e per t’u martuar. „ Po ku e me ke do te fejohet djali yt dhe ku qendron veshtiresia “? e vazhdova pyetjen. Me te bijen e Veli Ahmet Pashaj, nga Hysodosajt – gjegji Reshati. Te mire jane ata te Ahmet Fejzo Pashaj, i thashe menjehere. Dhe vazhdova te numeroj: Nasibeja – thashe une, moter e Veliut dhe e Fejzos dhe bije e Ahmet Fejzos, ka qene partizane. Ajo u fejua e u martua, ne mal, me njerin nga luftetaret partizane, me te zjarrte te Kalivacit; me Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj ). Qerim Ahmeti dhe Hamit Ziflua, gjithashtu kane qene partizane, theksova. Deri sa ata, si familje kane qene te rrjeshtuar me clirimtaret, ashtu si miqesite qe bene, cte keqe paska fejesa e djalit tend me te bijen e Veli Ahmet Pashaj ? Kam degjuar se dy te rinjte njihen mire dhe e duan njeri – tjetrin. Ky eshte nje rast fatlum e nuk ka perse te mendohesh kaq shume ?
Mire i ditke keto lidhje ti, o kusheri, tha Reshati, por ka dhe ndonje rrethane penguese. Gjyshi I vajzes, nga Nena, Hasan Manxhari, i biri i Manxhar Fetahut, ka qene me nacionalistet etj. etj. Sikur mos ta dija, shtrova pyetjen: “ Po pas clirimit te vendit, nga pushtuesit e huaj, si u trajtua Hasani, nga pushteti i dale nga lufta ? A ia hoqen trisken e frontit dhe a u denua ai ? Jo, u pergjigj Reshati, asgje nuk ngjau nga keto, vetem se Hasani u largua nga fshati e vajti ne pune ne Minieren e Memaliajt. Ne ato qe i thashe Reshatit kisha disa siguri. Ai erdhi tek une per ta pleqeruar rastin dhe per te vendosur, e une nuk mund ta lija te ikte, pa nje perfundim. Arsyen e ardhjes tek une, Reshati e shprehu thjeshte e qarte, me fjalet:“ Kam hallin tend or byrazer, se Ti je ne buke te Qeverise, kurse une coban me dhen jam e kerraben kam ne dore; po ma hoqen ate, do te gjej nje pune tjeter, me kazme “!
E sigurova, sivellane tim se kjo lidhje e re nuk me prekte fare, mbasi karriera ime ishte e ngritur mbi themele te forte dhe se shkallet qe kam ngjitur ne karriere, kane qene mbi bazen e tipareve dhe aftesive vetjake. Gjithashtu, e sigurova Reshatin se i gjithe fisi i Nelajve dhe miqesia do ta mireprese kete lidhje dhe se pozitat e fisit tone, mesiguri qe do te forcohen. Kjo lidhje martesore i bera me dije sivellait tim, do ti hape udhen krushqise me familjen Celaj te cilen e kishte care, kohe me pare plaku i mencur I fisit tone, Xhemal Haxhi Nelaj, i cili mori nuse per te birin, Kasemin, te bijen e Ago Manxharit. Dija dhe nje fakt tjeter, te cilin e dinte njeriu im dhe te gjithe kalivacasit: Barjam Manxhari, njeri nga djemte e Manxhar Fetahut kish qene partizan. Ky fakt, mendova se do ta zbuste disi situaten dhe do ti mbushte mendjen sivellait tim.
Ne “ darken „ qe shtruam per te nderuar Reshatin, per ta ngrohur pak te pavendosurin e paqarte e porosita: Kur te presesh miqte e rinj nga Hysodosajt, me njofto disa dite me pare qe te marr masa per te ardhur ne shpalljen e asaj fejese fatlume. Sivellai im Reshat Resmi Nelaj, pas atij takimi, „ U ngroh “. Kete e vura re ne sigurine qe shprehnin syte e tij, kur e percolla, sic i takonte. U tha; u be. Reshati beri sic rame dakort dhe une e mbajta fjalen qe i dhashe. Me 11 shtator te vitit 1988 ndodhesha, ne Kalivac, ne shtepine e Reshat Resmi Nelaj, me qellim qe te shpallej fejesa e Vjollces me Petrefin, ne prani te miqve te rinj nga Hysodosajt.
E mencura Xhiko dhe fisnikja Kushulle, si dy motra te lindura nga e njejta nene, i kishin bere te dy konaket ( shtepine e Reshatit dhe ate te Nelos, te cilet, ne ate kohe ishin te ndare ); si drite, jashte e brenda. Xhikon nuk e nxinte vendi nga gezimi e nuk dinte si ta shprehte ate. Tina dhe Mira ( nndjese pacin ), se bashku me vajzat e Nelos, si flutura, vinin verdalle baneses, gezonin, kendonin e kercenin vajzerisht. Gaz e hare u ndez ajo rreze.
Nga Hysodosajt erdhen: Fejzo Ahmeti, vella i te ndjerit Veli, babait te Vjollces; Jashar Lazja dhe i biri i Dajlan Xheladinit; nga Hasanbegajt kish marre udhen Medini i Celajve, dajo i Vjollces etj. Vajta ne Kalivac nje dite me pare. Isha veshur, me uniformen e oficerit te aviacionit, me te gjitha stolite dhe aksesoret, perfshi gradat. Uniforma e ushtarakut, ne Kalivac eshte respektuar ne cdo kohe dhe nderohet edhe sot. Per ti shtuar vlerat asaj gostie te gezuar u paraqita me uniformen e oficerit.
Kenge e valle labce; miresi e dolli, u pine, pa fund; gaz e hare u derdh pa kursim ate dite ne vatren e Reshat Resmiut. Te dyja palet, te kenaqur me miqesine e re qe u lidh dhe nga pritja e ngrohte e krushqve nga Binajt, u ndane nga njeri – tjetri me puthje e me perqafime te ngrohta, sikur te kishin qindra vjet ne miqesi si kjo. E ndjeshmja dhe e ndershmja Xhiko, pas gostise me falenderoi ne menyre te vecante , per pjesemarrjen dhe per paraqitjen time. Per shkak te angazhimit me detyra te tjera te rendesishme, e pata te pamundur te merrja pjese ne dasmen e ciftit, por, ashtu sic e pata te mundur urova, me shpirt e me zemer: „ Cifti te trashegohet dhe e paste jeten te lumtur“!
Xhikua ishte grua e mencur. Me Te, pleqeronin ceshtje te rendesishme, jo vetm gra, por dhe burra te ndjere. Vec ta veshtroje sa bukur i shkonte asaj gruaje, roli i kryesueses te grave te mehalles te Ahmetajve, kur ato shkonin per te uruar dike, per martesen, pas lindjes te nje femije; per synetllek, kur djali kthehej nga ushtria, kur nje i ngujuarlirohej nga burgu ) etj, ose ne raste fatkeqesish familjare. Xhikua udhehiqte „ karvanin “ e grave dhe, me te mberritur ne shtepine e duhur, Ate e hidhnin ne qoshe. I kishte lezet qosheja e ndrinte shtepia, kur ne qoshe hidhej Xhikua. Ajo dinte kur e si ta thosh fjalen, te mencur e si melhem per plage. Fjalet e saj ishin te rralla, por, ne cdo fjale, ajo ngulte gozhde trari. Fjala e saj e mencur peshonte rende.
Nje fjale e lashte na meson: „ Njeriu i mire, nuk ka gjithnje te mira, ne jete“! Ne rastin e Xhikos, ky slogan rezulton te kete te verteta brenda. Ai shpirt i mire perjetoi nje dhimbje te thelle e nje helm te pamate, kur u nda nga jeta vellai i saj i madh – Qani Selmani, i cili ishte nje „Yll “ i vertete, i rene nga gjithesia, i miri i te mireve; zemerflori. Dhimbjen per ndarjen nga jeta te vellait te madh, e shtoi pamundesia e Xhikos per tu ndodhur ne castin e percjelljes se tij per ne banesen e fundit, dhe i mbeti merak qe nuk i hodhi nje dore dhe, mbi varr, vellait te shpirtit. Ndarja nga jeta, para kohe dhe aksidentale e vajzes te saj te madhe, Florentines e cila vajti nuse, ne dere te huaj akoma femije dhe vdiq ne Spitalin e Vlores, pa nje diagnoze te qarte e pa nje nderhyrje te sakte qe teper e rende dhe e befte. Keto dhe semurja e Mires, vajzes tjeter te saj, e cila u nda nga jeta, pas te emes, e sfiliten dhe e treten Xhikon tone, duke e shkaterruar moralisht dhe fizikisht. Ajo nuk ishte zhurmemadhe por fatkeqesite i perjetonte ne heshtje dhe i vuante perbrenda.
Xhikos nuk i ndihej zeri; ne vend te zerit, Asaj i fliste puna e i degjohej kuvendi. E tille do te kujtohet, ne jete te jeteve ajo grua fjalepake e punembaruar. Ne vitin 1982 Xhikos iu zmadhua tej mase dhe e shqetesonte gjendrra tiroide ne gushe. Ne organizmin e asaj gruaje si „ engjell “ u krijua nje situate e veshtire. I duhej te vinte ne Tirane, e te kryente kontrollet mjekesore, tek specialiste te pershtatshem. Mundesite per vizite e nderhyrje te specializuar, ne ate kohe, kishte vetem ne Tirane, ne Spitalin „Nene Tereza“. Ardhjen e Xhikos ne Tirane e favorizonte fakti se, ne metropol, Ajo kishte me banim prej kohesh, motren e madhe – Shanijen, e cila edhe bashkeshortin, te ndjerin Ilmi Selimi, e kish nga ajo ane, gje qe ishte nje kusht domethenes. Gjithashtu, ne Tirane ishte me banim dhe Dilaveri, vellai im, me familjen, une dhe femijet e vellait te saj me nene, te ndjerit Qani Selmani.
Doemos, motra Shanije dhe bashkeshorti i saj Ilmi Selimaj, kishin detyren dhe barren kryesore ne kete mes. Une po shkruaj kujtimet e mija nga kjo ndodhi. Ishte fat , i madh, qe ne repartin kirurgjikal te Spitalit te Pergjithshem, jo operonte por militonte, e perkushtuara duararte, e paharruara Rushen Golemi, e para kirurge femer ne vendin tone. E them qe ne krye te heres: e ndjera Xhiko, kish mbetur aq e kenaqur nga nderhyrja, sjellja, trajtimi njerezor i te ndjeres Rushen Golemi, te cilen nuk e hiqte nga goja. Sa here i rastiste te vinte ne Tirane, pas asaj nderhyrje fatlume, kujtoj te miren Xhiko, e cila kerkonte ta takonte dr. Rushen Golemin, per ta falenderuar serish e serish, sa here ti jepej mundesia, per punen e saj prej kirurgu te njerezishem.
Xhikua, qendroi ne familjen time, gati 10 dite. Ajo i shperndau ditet e qendrimit ne Tirane, tek njerezit e saj, ne menyre qe te mos I mbetej hatri asnjeriu. Kisha formuar familje te re dhe na kish ardhur ne jete nje djale, i cili nuk ishte me teper se 2 vjec. Me ka lene mbrese te thelle, pershtatja e shpejte e nje gruaje qe vinte nga fshati, ne kushte te tjera. Sikur te ishte ne shtepine e saj, pa piken e drojes Ajo kreu ne mrenyre shembullore te gjitha proceset e punes qe kerkonte nje shtepi ne Tirane. Si nje amvise cilesore, punet e saj ndrinin e benin beli. E mbante shtepine „ akull “. Vec ta shikoje si kujdesej per te voglin tone, Dritanin. Ai, vertet e kish dhe e ka emrin Dritan, por kujdesi i Xhikos per te ia shtonte driten. Ajo grua, e mbante djalin sikur te ishte nje kukull. Te paster deri ne detaje; e ushqente, shendetshem, mbasi kish pergatitur per te ushqim cilesor. Apo nuk gatuante per pjesetaret e tjere te familjes. Sikur te kishte bere shkolle kuzhine, Xhikua pergatiste gjelle me shije, sa lepinim gishtat. Ne ato 10 dite te qendrimit te Xhikos ne familjen tone, si nuk ja degjova, qofte dhe nje here te vetme zerin e ankeses per dhimbjet qe i shkaktonte nderhyrja ne nje organ jetik, si dhe fjalen : „ u lodha “. Vetem fjalen e mire dhe urimin, me shpirt kam degjuar nga Ai njeri. Vinte rrotull neper shtepi, si flutur, pa u ndiere e pa u vetelevduar. Xhikos i kish „ mbire “ ne buze fjala e embel e dashamirese: „ Te keqen “; „kurban une “; „ a u lodhe “? „ Pusho pak se kujdeset motra, per shtepine e per femine “ etj. etj. Sa shume dashuri e miresi dhuronte Ai njeri ? Keto nuk harrohen lehte, prandaj, sot, pas kaq vitesh qe Ajo eshte ndare nga jeta, uroj, me shpirt e me zemer : Miresia e atij shpirti le te kaloje tek pasardhesit e saj te bekuar!
Vite me pas, nen kujdestarine e vellait te saj Refatit, i cili banon ne Risili te rrethit te Vlores, Xhikua iu nenshtrua nje nderhyrje te detyruar ne sy, tek nje okulist i kujdesshem dhe kompetent, ne Spitalin Urban te qytetit te Vlores. Nga kjo nderhyrje, Ajo i shpetoi verbimit e mbeti serish e afte per t’u perkushtuar per shtepine, per burrin, per femijet e saj dhe per te afermit e miqte e shtepise. Sic rrefen Refati, edhe ne kete rast, qendrimi i saj ishte teper dinjitoz e optimist.
Me duhet ti bej dredha renditjes, por mendoj se, sido qe te jete, sic thote populli yne, “ vaji ne lakrat bie ”. Kur e pyeta Reshatin ( ndjese paste ), bashkeshortin e Xhikos, nese e kujtonte diten e marteses dhe si e kujtonte ate, Ai u shpreh: „Dasma jone u be ne fund te korrikut. Xhikua erdhi nuse ne pragun tone ne moshen rret 18 vjece. Sic ishte tradita, nusja u hodh ne lumin e Vjoses, ne lundren e Kalivacit. Kryekrushk ishte Laze Xhezua. Kalin e nuses ia besuan djalit te Mehmet Musa Nelaj – Samiut. Me Xhikon kam kaluar: „ Dy trupa, me nje shpirt “! – E paharruar qofte!
Kur erdhi ne jete Myftari, gati 52 vjet me pare, Reshati dhe Kokoja, me Petrefin te vogel, banonin, se bashku me Zonjen e Vogel dhe me Nelon beqar, ne nje kasolle, tek fiku i madh, mbi ledhin ku nuk e zinte ujet e Perroit te Llaskos. Sipas ritit bektashian, familjaret dhe te afermit ( nje pjese e tyre ), duhet te thyenin bukaniqen dhe ti conin emrin femijes te sapolindur.
Ne kasollen me shtrese bloze te trashe ku te mbyste tymi kur ne vater ndizej zjarr, ne ata kushte te veshtire per te jetuar, dy Zonjat dhe Kokoja lehone kishin pergatitur nje darke modeste. Ne krye te gatimeve qendronte bukaniqja e djalit e cila, per nga perberja dhe menyra e gatimit i perngjante llokumes vec ishte e shtrire e merrte formen e tepsise ku ishte pjekur. Ne kasolle sundonte nje atmosfere e qete dhe e gezuar. Dilaveri dhe Petrefi si me te vegjelit e pragut, i gezoheshin bukaniqes e mezi pritnin sa te copetohej e te hanin ne te. Reshatit i qeshte nuri e krekosej se u be me dy djem e shoqeria do ti thonin : “ Ben beli; je shtepi pushke“! Vetem Xhikua lehone rrinte disi e merzitur. Jo prej lindjes, situate te cilen thuajse e kishte kapercyer, por, per faktin se ishte lehone ne zi. Asaj i kish vdekur vellai i madh – Qaniu, nje „ yll “ i rralle dhe kjo, ngaqe ishte shtatzene, ne muajin e nente te shtatzanise, nuk mundi te merrte pjese as ne ceremonine e lamtumires te atij deli djali. Ajo ishte e desshperuar se nuk arriti as ti hidhte nje grusht dhe, mbi varr, vellait te saj te dashur. Per kuriozitet te lexuesit, ju bej me dije se Xhikua vajti ne Tirane dhe e qau vellane e ndjere, pas nje muaji. Pare nga ana emocionale, ia vlen te themi se ne kete rast kemi nje ngarkese emocionale te dyfishte tek Kokoja nuse. Nga njera ane Ajo u shkarkua nga barra dhe solli ne jete nje djale; nga ana tjeter, humbi, pergjithmone vellane qe e donte aq shume.
Te grumbulluar rreth zjarrit kalafak, mezi pritnim te vinte Xheviti, i cili kishte detyre primare te rregullonte me pare dhente, te mbyllte gjene e gjalle, ne kasolle, te zinte lesat e dyert dhe mbasi ti kish kryer detyrat e asaj dite, do te zbriste, tatepjete nga udha kryesore e mehalles qe te con tek Ullinjte e Bushit e me pas ne shtegun qe te conte ne oborrin e kasolles ku e pritnin me padurim. Xhaxhakua e dinte qe e pritnin mbasi, ne shtepine e Reshatit, ashtu si ne familjen e tij, fjala dhe mendimi i tij ishin te padiskutueshme. Si i plotfuqishem qe i degjohej fjala dhe kishte vleren vendimmarrese fjala e tij, nuk mund te copetohej bukaniqja e djalit dhe ti vihej atij emri, pa pranine e Xhaxhakos. Pas plakut te pare te fisit Nelaj – Musa Mehmetit, me i moshuari ishte Xheviti. Shto dhe te qenit i drejte e i ndershem, keto benin te mundur qe Atij burri me shtat te shkurter ti zinte vend fjala edhe ne fis e me gjere. Zonja e Vogel; Reshati; Nelua dhe Xhikua nuse, ia degjonin fjalen dhe i bindeshin Atij, verberisht.
Ne ate kohe kish nisur te frynte nje „ e re “, sa i perket emrave te njerezve. Ciftet e rinj perpiqeshin te largoheshin nga tradicionalja. Ata u vune ne krye te perpjekjeve per te perqafuar te rene. Nese djalit te pare, Kokoja i shish vene emrin e vellait te ndjere te burrit, Petref, me qellim qe te respektonte traditen dhe bashkeshortin, prirja e saj drejt te rese nuk mungonte.Ajo duket edhe ne emrat qe u vuri femijeve pasardhes. Vajza Florentine; vajza tjeter – Mira dhe djali i fundit – Pajtimi, na japin te drejten te mendojme se edhe djalit te dyte, bukaniqja e te cilit po priste te copetohej nga Xhaxhakua, siper djepes te foshnjes, Kokoja, ndoshta kishte menduar nje emer tjeter per te. Por, sic u tha me siper, fjala e fundit i takonte Xhaxhakos, e ajo ishte e pakundershtueshme.
Akoma pa u ulur ne qoshene e djathte te kasolles, Xheviti, i cili gjithe udhes te zbritjes, ne ate pragmbremje e kish menduar dhe e kishte vendosur ne mendjen e tij emrin e djalit ligjeroi:„ Trungu dhe fisi na i kane zene emrat e gjysherve tane; ka mbetur vetem emri i Myftarit nga te paret tane; ta trashegoje djali emrin Myftar “ ! Dhe thyeu bukaniqen. Ne qe u ndodhem aty, perplasem duart, perseritem emrin Myftar dhe iu sulem copave te bukaniqes.
Keshtu mori fund riti bektashian i venjes te emrit femijes te sapolindur. Te nesermen u dynden grate e trungut e te fisit, me llokume e me petulla per te uruar Reshatin dhe Zonjen e Vogel te Binajve. Myftari u rrit neper kembet e femijeve te tjere e u be sa nje lis. Ai u martua e u gezua me nje vater femije dhe e ndezi zjarrin me vete ne Gurishte.
Xhikua punoi gjate ne punet e kooperatives Bujqesore te fshatit, e nuk prishi qejf me asnje grua, perkundrazi, mes shoqeve ajo shquhej si margaritar, per sjelljen e mire dhe per dashurine qe falte. Nuk i degjohej zeri, asaj gruaje por i fliste fjala dhe i dukej puna. Kete e deshmojne shoqet dhe bashkekoheset e saj, te cilat, novken „ Koko “ nuk e lane brenda familjes dhe trungut por e shtrine ne tere mehallen. Ajo, me te drejte u quajt „Kokoja e mehalles “!
Mirepo, duke remuar ne thesaret e popullit tone, gjejme nje togfjalesh kuptimi i te cilit eshte nxjerre nga jeta dhe e ka vertetuar vete jeta. Sllogani na thote: „ I miri, s’ka te mira ne jete “! Rasti i heroines te ketij shkrimi, Xhikos te Reshat Resmiut, na e verteton katerciperisht kete thenie te mencur. Ajo erdhi nuse, ne nje prag, ne te cilin, babai i burrit – Resmi Nelo Nelaj, ishte ndare nga jeta, mjaft i ri, i pashem, i shkathet e i zgjuar, nga nje semundje e rendomte, e cila, ne kushte te tjere do te sherohej, mesiguri. Xhikua nuk e gjeti e nuk e njohu ate qe do te qe vjehrri i saj. Pas disa vjetesh nga nuserimi, kur Ajo priste djalin e dyte, u nda nga jeta njeri nga djemte me te mire te fisit te origjines e te fshatit Shkoze – vellai i saj Qani Selmani, te cilit, Xhikua nuk mundi ti gjendej as ne percjelljen e lamtumires. Vajza e Madhe, Florentina, e cila ishte nje flutur e lindur, u martua fare e re. Kur ishte shtatzane, ne lindjen e pare, nga nje pakujdesi e pajustifikuar, u nda nga jeta, duke qene e shtruar ne Spitalin e Vlores. Hidherimi pasoi hidherimin dhe Xhikua i perjetoi ato me dinjitetin e njeriut fisnik. Ndarja nga jeta e Nelo Resmiut ishte nje goditje tjeter e rende, e cila e derrmoi gruan e mire. Sikur keto te mos mjaftonin, ne vitet e fundit te jetes te saj u semur nga nje semundje e rende dhe e pasherueshme vajza tjeter e saj, e bukura Mira. Xhikua vertet nuk e perjetoi ndarjen saj nga jeta, por vuajti e ndjeu thelle, semurjen e saj dhe parashikoi prognozen. Keto hidherime te renda e brejten Xhikon perbrenda; Ajo i vuante e i perjetonte keq te keqijat, prandaj, iu zhvillua rishtaz gjendrra tiroide dhe 2 vjet para se ti jepte fund jetes u detyrua te bente nje nderhyrje te re, ne Repartin e kirurgjise te Spitalit „ Nene Tereza“, ne Tirane nga duararti Prof. Dr. Edmond Celiku. Rastin e ndoqi me shume kujdes e dashuri Dr. Ardian Nelaj, i cili e cmonte dhe e nderonte shume figuren komplekse te Kokose tone.
Nuk mund te anashkaloj nje tipar te vecante te Xhikos kapedane. Ajo grua, shquhej mes grash dhe per faktin qe qante, me ligje, si asnje tjeter. Me te drejte, ndonjeri mund te thote: „ Cfare bukurie ka brenda vajtimi “? Hidherimi qe sjell nje ndarje nga jeta, eshte i ditur. Ai (ajo) qe vajton, e ka nje dhimbje e dicka ndjen, thelle ne shpirt. Boshllekun qe le vdekja, pas, zor se mund ta mbushe dicka tjeter. Vajtimi, sidoqe te jete, nuk e kthen me ne jete, te ikurin, por te qaret me ligje, ku i numerohen te ndjerit ( te ndjeres ), vlerat qe ka patur, me ze te plote, te qarte e me artikulim te kuptueshem nga ata qe perbejne kortezhin, qe e shoqerojne per ne banesen e fundit te ndierin ( te ndjeren ) krijojne nje gjendje tjeter tek komuniteti qe e degjon vajtimin. Ndoshta jo lehtesimi por krenarie mesiguri. Grate, kur qante Xhikua, me ligje thoshin: „Pushoni! o gra, se po qan Xhikua e Reshat Resmiut ”! Dhe te gjithe te pranishmit mbanin vesh ato qe numeronte Xhikua.
Kohet e fundit te jetes te saj, i ndodhi nje tromboze. U Mjekua e u duk sikur u sherua. Vazhdoi te kujdesej per familjen: ne vecanti per bashkeshortin e saj – Reshat Resmiun ( ndjese paste ), te cilit ja njihte historine e jetes dhe vuajtjet qe kish kaluar gje qe ia shtonte dhimbsurine per Te. Me Reshatin, Ajo u rrit, kaloi nje jete te tere, perballoi telashe te medha e dhimbje cfilitese, solli ne jete nje vater me femije, te cilet i rriti ne veshtiresite e kohes, si i thone fjales , „me therrime “
Ne kohen kur dukej sikur u permiresua, ndodhi gjema e madhe; e paharruara Xhiko nderroi jete. Ajo u nda, pergjithmone nga familja e saj dhe nga te gjithe ata qe e kishin njohur. Vdekja mizore nuk e kurseu ate deli grua. Mora pjese ne ceremonine e percjelljes te se ndjeres. Edhe sot e kesaj dite, nuk arrij te kuptoi, ku e si u njoftuan gjithe ata njerez qe i erdhen asaj zonje te rende, ne percjellje e i dhane lamtumiren e fundit. Xhikua ( ndjese paste ) u percoll nga nje lume njerezish, te moshave, gjinive, profesioneve e bindjeve jo te njejta. Varri i saj ndodhet ne varrezat e fisit Nelaj, prane shtepise te vellezerve Reshat e Nelo Resmiu. Fjalen e lamtumires e mbajti nipi i burrit te saj – Bino Xheladin Nelaj. Dreka e lamtumires u dha ne lokalin me pronar Fatmirin e Mbetes e te Sulo Musa Bilaj.ne Qafen e Derrases. Nuk me la shije te mire, mospjesemarrja ne dreke e njerezve te se ndieres, nga Shkoza. Pas varrimit te se ndieres, ata, pa u ndiere, nje nga nje , u larguan nga lauzi. Keshtu e donte tradita e zones se tyre; tha dikush; e qane ne shtepine ku u lind, e ndjera Xhiko. Veprimi esht i justifikueshem e le ta respektojme traditen, e kujtdoqofte.
U ndodha ne nje tavoline me Reshatin ( ndjese paste ) dhe me njerin nga djemte e Idai Bilos, nga Shkoza i cili mori guximin e theu traditen. Meqenese e kisha prane, perpos dhimbjes time, me duhej te monitoroja sivellane tim te mire. Dridhej i teri e mezi artikulonte. Kujtonte jeten pa sherre qe kish kaluar me te ndieren dhe dashurine e paster qe i kishin percjelle njeri – tjetrit. Nuk gjendej fjale ngushelluese per ate njeri.
Kur perfundoi dreka e lamtumires e po ndaheshin njerezit, te gjithe takonin sivellane tim, duke u munduar ti paksonin dhimbjen, nepermjet ngushellimit, por fjalet kalonin ne ere e Reshati vuante fatkeqesine e rende qe e pllakosi. Ne nje cast, sic duket kur u ndergjegjesua per ate qe kish humbur, e lane fuqite e u keput. Menduam se aq e pati dhe Ai. E rrembyen djemte dhe niperit dhe e cuan ne Krahes, ku eshte nje spital rajonal. Po ate dite, pas mjekimit hospitalor qe mori, shendeti i tij u permiresdua dhe Reshati u kthye ne shtepi. Pas plages qe mori nga vdekja e Xhikos, Reshati, i rritur jetim, mbeti serish jetim e perjetoi nje tjeter plage te rende, ndarjen nga jeta te vajzes se dyte; te bukures Mira. Ai jetoi, i helmuar deri ne palce, deri me 13 gusht te vitit 2021, kur dha shpirt e u nda nga kjo jete, nen kujdesin e djalit te vogel – Pajtimit dhe me sherbimin e nuses te tij. Ia ka vene mire „ „vjegen „ populli yne, rasteve te ngjashem, kur thote: „ Buze e plasur nuk qesh kurre “! Reshati mbeti jetim si ne femijeri dhe ne pleqeri.
Ky shkrim modest, le te jete nje perkushtim per dy njerez te mire, qe lane gjurme si ne familje dhe ne shoqeri.
- Te pa harruar qofshin, ne jete te jeteve!
- Tu kene lene jeten femijeve!
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, gjate muajve gusht – shtator 2021, ne Tirane dhe ne Voskopoje.