Kalivaci i  Tepelenes,  ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar dhe pas saj;  raportet mes banoreve  te tij. 

Banoret e Kalivacit te Tepelenes,  gjate gjithe ekzistences se tyre,   kane qene te lidhur ngushte me njeri  –  tjetrin.   Ata i jane gjendur prane;  kane perkrahur e kane ndihmuar shoqi  –  shoqin.  Vrazhdesia qe i karakterizon,  nuk i ka penguar per te qene te „ mendafshte  “,   ne raportet me njeri  –  tjetrin,   sidomos me ata qe ua do zemra.  Kjo lloj qasje,   eshte dukur,   sidomos kur kalivacasit ndodhen larg fshatit te tyre,   ne migracion apo ne emigracion.   Si dukuri pozitive,  ajo eshte e pranishme dhe ne ditet tona.

Ne treven e lashte me emrin Kalivac i Tepelenes,   si vlere me vete njihet kompaktesimi i shpejte e i qendrueshemi te ardhurve ne Kalivac,  me vendasit autoktone.  Si treve e lakmuar,  per shkak te kushteve te favorshme klimateriko  –  tokesore dhe miresise te vendasve.  Ne kohe te ndryshme,  ne Kalivac jane dyndur e „kane hedhur rrenje  “,   familje te vecanta;  madje dhe fise te tere.  Te ardhurit kane perthithur tipare nga te vendasve,   por dhe e kane pasuruar jeten e tyre me tiparet qe sollen me vete.

Ne Specove,   p Sh.  dhe ne Ruc ( ne Brinjen e Beut ), te ardhurit nga Dorza perballe,   formuan mehalle me vete,   duke ruajtur identitetin,   si ata buze lumit dhe te tjeret qe kane „kapur “ ne Brinjen e Beut.  Ne mehallen Mecaj,   fisi i Xhaferajve,   gjithashtu i ardhur ne Kalivac,   ka formuar nje komunitet kompakt.  Ai iu bashkua fisit te Dulajve,   te cilin e gjeti aty,   por ruajti e kultivoi tiparet e njerezve te treves nga erdhi.  Nuk jane vetem keta.

Ne mehallen Hysodosaj,  te ardhur jane Pashajt dhe ndonje familje tjeter;   ne Ahmetaj,   te ardhur jane Haderajt dhe Mucoimajt,  me kontribute me vlere ne jeten e Kalivacit.

Zbulimet arkeologjike te koheve te fundit dhe interpretimi shkencor i tyre kane zhbere disa hamendesi e interpretime subjektive ekzistuese.  Lashtesia e treves,  shtrirja e saj ne prehistori,  tashme ka marre vleren e nje aksiome.  Rrjedha e kohes ka zhbere copeza trojesh,  madje dhe mehalle te tera e ne vend te tyre kane lindur te tjera.  Ne kohet moderne me te konsoliduara e me jete me te gjate,  kane qene tete mehalle:  Ahmetajt;  Beqirajt;  Hasanimerajt;  Hysodosajt;  Hasanbegajt;  Leshnja;  Bozanajt dhe Mecajt,  te cilat u kane rezistuar me sukses  ndryshimeve te kohes.  Vendosja e tyre,  mbi kodra ose ne faqe kodrash,   joprodhuese deshmon zgjuarsine dhe largpamesine e te pareve tane.  Ata i kane mbajtur tok njerezit e te njejtit fis,  dhe kane kursyer token are.

Mehallet,  ne Kalivac jane ngritur e kene funksionuar,   si njesi fisnore.  Ne krye te cdo mehalle,  qendronte  nje fisnik,   i cili,   nevojitej te ishte nga me te kamurit;  me te diturit;  nga me bujaret;  nga me te ndershmit e te paaneshmit dhe qe njihej si me trimi.  Banoret e nje mehalle ia degjonin fjalen  fisnikut drejtues dhe zbatonin,  me fanatizem  verdiktin e tij.  Kur ne komunitet ndodhnin zenka,   grindje,   merira etj.  madje dhe kur tentohej te lidhej nje miqesi apo nje mbleseri e re,   ata hynin ne loje dhe vendosnin.  Fjala e tyre,   kishte vleren e ligjes.

Pune te mira e ndikim te madh per zgjidhjen e problemeve ne komunitet kane luajtur kryepleqte,   kleriket dhe ushtaraket.   Kur u duken arsimtaret,   ne cdo gezim e hidherim ata e kishin vendin ne qoshene e mikut.

Ne cdo trapez apo kuvend,   ne cdo ode burrash apo grash e ne cdo bisede rastesore kryefjala ishte dashuria per fshatin ku lind e rritesh dhe per njerezit e tij.  Ky shtrat ka kultivuar atdhetarine dhe krenarine e njerezve.  Pa shkare ne politike e pa i politizuar gjerat,  e them me siguri por dhe me keqardhje se kalivacasit  nuk kane „ lundruar  “ ne bollek,   por kane qene ne kushtet e mbijeteses.   Ne Kalivac,   kane qene te pakta familjet qe e siguronin buken,   rreth vitit,   nga ara e tyre.   Ata,   ne shumice,   shtrengonin rripin dhe i mbanin syte nga qielli,   me lutjen per nje pike shi.  Sidoqe jetonin ne varferi e ne injorance,   kalivacasit kane qene krenare per truallin ku kane lere.   Kalivaci nuk e ka njohur  as skllaverine me meditje;   as bujkroberine.   Ne fshatin tone,   vetem 2  –  3 familje nuk kishin toke te tyren por ishin ne sherbim te te kamurve.  Yzmeqaria si menyre jetese ne fshatin tone ishte e perhapur,   jo pak,   por,   ne fund te dites yzmeqari e kishte nje hu per te lidhur kalin apo gomarin e tij. 

Sa i perket ndjenjes atdhetare,   Lufta e Dyte Boterore,   ne Kalivac,   e gjeti „shtratin te ngrohur  “.   Kalivacasit te merzitur e te raskapitur nga skamja e tejzgjatur,   kerkonin nje rreze shpetimi e nje ndryshim,   pa cenuar krenarine dhe mevetesine.   Perhapja e ideve komuniste  gjeti terren te pershtatshem,  fara  mbiu,   u perhap me shpejtesi e u rrit shendetshem.

Oficeri madhor i Ushtrise Mbreterore;  Zoto Halil Ramaj,  nga Hysodosajt,  nuk ishte komunist,   por patriot i zjarrte.   Ai ishte oficermadhor,  i edukuar e i kulturuar,   nje fanolist i zjarrte. Zoto Halili shendetlig,   kontrolloi per shume vite kufirin shteteror dhe kembenguli qe ai te mos prekej nga askush,  dhe  djalin e vetem,   Halilin,  e mekoi me dashurine per fshatin dhe per vendin e tij.   Te mos harrojme celjen e shkolles fillore prej Halilit,   per here te pare,   ne Kalivacin e sapocliruar,  ne vitin 1945,   per tu dhene femijeve te fshatareve,  njohurite e nevojshme shkollore.   Prandaj Halil Zoto Ramaj,   perqafoi idete komuniste dhe u hodh ne aktivitet antifashist,  se bashku me te rinjte komuniste te fshatit.  Nuk ishin keta,   te vetmit kontribute te Halilit,  ne te mire te Kalivacit.  Ndihmesa per sjelljen e ujit te pijeshem,  ne cdo familje,  pjesemarrja aktive e tij per elektrifikimin e fshatit per rilevimin dhe per bonifikimin e Fushes te fshatit  etj,  ishin shprehje e dashurise te tij per fshatin ku u lind.

  Burri i zgjuar natyralisht  –   Halil Laze Malaj,   nga Beqirajt,   si nje sinoptikan i sakte qe parashikon motin,   e nxiti te birin e vetem,   Selamin,   te perfshihej ne radhet e rinise komuniste te fshatit,  fillimisht  si korrier partizan.  Djemte e vellait te tij,  Qazim Laze Malaj,   u perfshine teresisht ne Luften Nacionalclirimtare.  Njeri syresh  –   Bilali ra deshmor kurse Sulcja u aratis nga Kampi famekeq  qe ngriten nazistet ne nje qytet  ne Gjermani..

Terren pjellor e vater te nxehte atdhetaresh kishte formuar familja Muharremaj ne Hasanimeraj.  Qazim Aliko Muharremaj,  luftoi me heroizem ne Luften e Janines e ra,  ne kete lufte,  ne vitin 1913,  sic bien burrat.  Partizan,  nga kjo familje doli Fejzo Qazim Muharremaj dhe i biri i Alikos,  Serian Aliko Muharremaj,  akoma i parritur.  Arzihana burrereshe dhe Rronja trime,  ishin partizane jo ne mal e me dyfek ne krah,  por ne vatren e tyre,  duke u sherbyer,  me cka kishin mundesi,  partizaneve dhe Luftes Clirimtare.  Hamit Caush Muharremaj,  nje burre besnik e trim,  ndonese nuk doli ne mal,  partizan,  ishte ne veprimtari te vazhdueshme atdhetare,  ne mbrojtje te partizaneve te rrezikuar nga kundershtaret e tyre  nacionaliste.  Ky pozicionim i  tij,  nuk ishte i  rastesishem.  Babai i  tij –  Caush Breshan Muharremaj, ishte officer ne Ushtrine Turke,  ashtu si miku i  tij nga Ahmetajt –  Mino Jace Bejomallaj ( Nelaj ).

Ndikim te vecante,  me vlera te qenesishme kane luajtur,  te ardhurit ne Kalivac.  Vellezerit Demir e Sherif Zenelaj ( Mucoimaj ),  te ardhur nga fshati Toc,  u ngulen ne trojet e dajos se tyre  –  Bektash Sakos ku shtuan mallin e gjene,  me djersen e ballit,  dhe ndikuan fuqishem per te perhapur idete komuniste ne fshat.  Demir Rrapua,  njeri me kulture e me horizont,  atdhetar i zjarrte,  anetar i shoqates atdhetare “ Vatra ” te Bostonit,  kur u kthye nga emigracioni i gjate, ne Amerike,  solli prej andej  pese valixhe   me libra e me revista ne Gjuhen Shqipe,  me te cilat,  ne shtepine e tij,  kryesisht mbasditeve,  organizoi nje kurs per mesimin e Shqipes te shkruar. Kursi perbehej nga  17 anetare: 2 nga te cilet  ishin gra Hysnija e Musa Mehmetit dhe Sadua e Muharrem Shemes ).  Mendoni per nje cast se ishte viti 1920,  kur,  ne Vlore zhvillohej lufte e ashper kunder pushtuesve italiane dhe fshati yne ishte i zhytur ne injorance e ne skamje shekullore.  Po shkoj me tej:  Teki Sherifi i Mucoimajve perqafoi,  qysh ne rini idete komuniste dhe u be perhapes i pasionuar i tyre.  Ai,  jo vetem qe luftoi trimerisht,  me arme ne dore,  kunder pushtuesve fashiste,  por u shqua dhe si organizator i  kesaj lufte se bashku me militantet Sulo Beqir Sulaj;  Muharrem Hasan Nelaj;  Jace Sadik Azizaj etj.  Tekiu u puq ne ide me te bijen e bashkefshatarit Ahmet Fejzo Pashaj,  nga Hysodosajt,  me Nasibene,  e cila,  gjithashtu doli malit per liri e u martua me Tekiun,  ne Mal ( te dy partizane ).

Tekiu,  edhe pas Luftes Clirimtare,  nuk e rreshti punen atdhetare,   per vendosjen dhe konsolidimin e pushtetit popullor,  ku mori rolin e liderit te merituar.

Familja e Azbi Bako Bakaj ( Celaj ),  e ardhur ne Kalivac nga fshati Drizar i  Mallakastres luajti rol percaktues ne kontributet e fshatit tone ne Luften Nacionalclirimtare.  Kater djemte e rritur te xha Azbiut rrembyen armet e dolen partizane.  Dy prej tyre,  Xhemali dhe Hamiti rane „ Deshmore te Luftes Nacionalclirimtare“. I pari ne Ceten e Pezes;  i dyti ne betejen per mbrojtjen e Gjormit.  Axhem Azbi Celaj,  duke shpalosur trimeri te rralle,  u vu me merite ne drejtimin e njesiteve partizane te treves dhe mori pjese aktive per ndeshkimin e  armiqve te Luftes Nacionalclirimtare,  te popullit shqiptar,  krimineleve si Mehmet Xhaferi ( Kanani ).

 Te mos flasim per mentarin Muharrem Qerim Mehmetaj,  i cili,  i ardhur nga fshati Dorez i pertej lumit te Vjoses,  u natyralizua si kalivacas e u martua me te bijen e Musa Delos.  Xha Muharremit,  Mehmetajt  i therrisnin „ Baba “.  Ai,  duke qene per disa vite kryetar i keshillit te fshatit mori dhe vlerat e „ Babait  „ te fshatit.  I lidhur ngushte me Luften Nacionalclirimtare,  nga fisi i Mehmetajve,  doli partizan Ismaili,  djali i  madh i  Muharrem Qerimit.  Kusheriri i  xha Muharremit,  i  zgjuari e i  mprehti Hamza Shesho Mehmetaj dhe gazetari i  njohur Nuri Hamza Mehmetaj,  perfaqesojne vlera me vete.

Nje vater e zjarrte atdhetarie u formua ne mehallen e re,  e cila u quajt:  Specove.  Banoret qe formuan kete mehalle ishin te ardhur nga Dorza dhe te nje fisi.  Rolin paresor ne kete fis e mori Aliu ( Lika ), i biri i burrit te beses,  fisnikut Nebi Cizo. Aliu i Nebi Cizo Caushaj ne mjediset kalivacase njihej me emrin Like. Ai ishte nga partizanet me ne ze te fshatit dhe,  kur u formua kooperativa buijqesore e mehalleve te siperme,  u caktua kryetar i  saj.

 Ne mehallen Leshnje,  njera nga me te lashtat ne fshat,  ne drejtimin e Luftes per liri u vune fisniket me mbiemrin Hysenaj dhe Llakajt,  fis ne te cilin kishte mjaft ndikim,  burri i mencur Barjam Axhem Llakaj i cili u zgjodh jo ne nje rast,  Kryetar i Keshillit Nacionalclirimtar te fshatit.

Ne historine e lashte te fshatit tone 10 gushti i vitit 1943 eshte fiksuar si gjurme historike ne jeten e mbushur me heroizma te Kalivacit.  Duke u gdhire 10 gushti i vitit 1943,  ne Kalivac u „dynden “ kompanite qe do te formonin batalionin,  te deleguarit e Zones se Pare Operative dhe te derguarit e Qarkorit te Partise te Gjirokastres.  Ne fshat u krijua nje situate e rende.  Duhej plotsuar Batalionin,  me partizane dhe te ardhurit,  duheshin akomoduar neper familjet e kalivacasve.  Kalivacasit e „ regjistruar “ si kontigjent partizan,  nuk mjaftonin per ta formuar batalionin.  Ky do te ishte nje turp i madh per fshatin tone.  Atij populli,  i  cili,  gjate gjithe ekzistences te tij,  nuk kishte mbajtur mbi supe nje turp te tille e nuk e meritonte nje “ novke ” turpi.  Prandaj,  aktivistet e Levizjes Clirimtare ne fshat dhe organizatoret e aktit te formimit te batalionit,  nuk i  zinte vendi; ata  e gdhine naten,  duke trokitur dere me dere,  ku mund te siguronin partizane dhe ku mund te akomodoheshin „mysafiret e nderuar “.  Te nesermen,  me 10 gusht te vitit 1943,  nen hijen e rrepeve shekullore,  prane burimeve te fresketa,  ne Sheshin e Donijes ngjau ajo qe nuk ishte pare deri atehere.  Fshatit Kalivac te Tepelenes,  i cili nuk e kishte njohur turperimin iu zbardh faqja e iu shtua lavdia.  Geni i atdhetarizmit dhe trimeria kalivacase shperthyen fuqishem.

Qe ne kushtrimin e pare dolen vullnetare e u shkruan partizane plot 52 kalivacase e kalivacas.  Batalioni partizan „ Baba Abas  “ u formua;   lavdia kalivacase u shtua.   Donija e Kalivacit dhe 10 gushti i  atij viti u fiksuan ne histori.   Ata qe u shkruan ate dite partizane shprehen vullnetin e tyre te lire.  Ata u inkuadruan ne radhet e Batalionit partizan te sapoformuar,  i  cili u pagezua me emrin e nje kleriku patriot; „Baba Abas “.

Kur nisen regjistrimet,  i moshuari Qamil Sulo Malaj, nga Beqirajt,   duke u mbajtur fort pas bastunit qe kish ne dore,  u ngrit e tha: „Me shkruani mua te parin,  mor djem;   me kete rast dua tja shtoj nderin dhe lavdine fisit tim luftarak,   te cilit,   hasmi nuk ia ka pare kurre kurrizin.   Jam i moshuar,   tha xha Qamili e nuk bredh dot pas ketyre te rejave e te rinjve,   ne mal,    prandaj,   ne kemben time le te veje partizan vellai im me i ri –  Shameti “.   Shamet Sulo Malaj,   hodhi dyfekun ne krah e doli ne mal  me partizanet.   Ai luftoi trimerisht,   ne cdo luftim e ne cdo aksion partizan.   Ne luftimet e ashpra qe u zhvilluan ne zonen e Gjormit te rrethit te Vlores,   Shameti u plagos rende dhe e cuan per mjekim ne spitalin e aleateve,   ne Bari te Italise.   Ky rast,   ndoshta eshte nga me te rrallet ne historine e Batalionit „ Baba Abas  ”.

Ne cdo formacion luftarak ku u inkuadruan e ne cdo perpjekje,   partizanet nga Kalivaci i  Tepelenes shpalosen guxim,   trimeri e heroizem.   Mendoj se me shume vlere eshte rasti i  Jace Sadik Azizaj nga Hysodosajt.   Ai ishte mitralieri i  njesitit dhe,  duke ja njohur trimerine,   komanda e caktonte,   perhere  ne perberje te grupit te sulmit ose ne mbeshtetje e ne mbulim te shokeve dhe shquhej ne cdo luftim.  Kur kapitulloi Nazifashizmi e lufta partizane mbaroi,  Jace trimi ne vend qe te priste te merrte grada e ofiqe  ( poste drejtuese ),   pastroi mire e mire mitralozin, “ shokun ” e tij te pandare me te cilin percolli shume beteja dhe ia coi komandantit te njesise ku bente pjese.  Fjala e tij drejtuar komandantit mbetet historike.  Partizani Jace Sadiku,   duke dorzuar mitralozin e lehte,   i  tha komandantit te tij: „ Kaq ishte detyra ime,   shoku komandant;   fashizmi u shporr nga vatrat tona;   lufta mbaroi;   tani do te shkoj ne fshatin tim te dashur,  ne Kalivac te Tepelenes,  per te leruar arat se i kam lene qete te mprehur,   ne parmende  “.  Dhe e mbajti fjalen trimi me flete.

Muharrem Mehmeti,   nga Ramajt e Hysodosajve,   kishte dy djem partizane:  Barjamin dhe Ganiun.   Ai edhe vete ra Deshmor i Atdheut,   duke e dhene jeten tek dera e kasolles,   i goditur per vdekje  nga nje plumb i befte  i nje rrebeli,  i cili kishte mbetur gjalle,   ne betejen e ashper te Dukajt te Tepelenes dhe kerkonte buke,   dere me dere,  i  katandisur ne lypsar per te mbajtur shpirtin gjalle.

Deshmori Sami Musa Nelaj ra ne Luften per Liri,  ne betejen e Drashovices,  ne muajin shtator te vitit 1943.  Deshmorin e varrosen partizanet dhe banoret e fshatit.   Kur e ema, Hysnija burrereshe, i vajti prane varrit qe ta nxirrte e ta shpinte ne shtepi,   se bashku me hallo Melaten,   nga Sevasteri,   ishte e pamundur ti afroheshin varrit qe kundermonte.   Kesisoj,  Samiu u vajtua ne shtepine e prinderve te tij,   ne Kalivac,   ku e qane me ligje,   pa kufome,   gje e rralle ne ate kohe.   Kufoma e tij u soll ne Kalivac pas disa muajsh dhe u vajtua per se dyti.

Ne Bozanaj,  pervec djemve te Azbi Bakos,   ra Deshmor  Qerimi,  djali fukara,  por me zjarrin e luftes kunder fashisteve,  ne gji. Ai ishte partizan i Brigates se Pare Sulmuese dhe ra deshmor ne Luften e Fushe Alise   por,   ne shtepine e tij,   nuk u hap kuja e deshmori nuk u vajtua,   sipas tradites.  Shkaku i vetem ishte terrori i ashper fashist dhe prania e spiuneve  te tyre ne cdo vend.

I riu komunist   –   Qemal Demir Alidervishaj,   adoleshent por me bindje te qarta,   ne kulmin e pushtimit e te luftes kunder fashisteve hapi shkollen fillore,   ne fshatin Zhulaj,  me 14 nxenes kokeqethur e te zbathur,   ne kushte te veshtira por me vizion te qarte.   Ai ka qene partizan dhe,   pas Luftes studioi,   jo nje here ne Bashkimin Sovjetik.   Pas perfundimit te shkolles sovjetike,   Qemali oficer madhor,   sherbeu ne funksione me rendesi,   si oficer i Ushtrise Popullore  dhe per shume vite komandoi nje repart „ elite  “ te ushtrise.

Samua e Breshan Fejzos,   ishpartizanja 14 vjecare,   pas Luftes,   u kthye ne Kalivac.   Ne mehallen Leshnje ku kishte lere,  nga familjaret e saj,   nuk gjeti asnjeri ne jete;   te gjithe kishin marre udhen pa kthim.  Ajo,   fillimisht u strehua tek dajuai saj   –   Halil Laze Malaj ku qendroi me teper se nje muaj.   Pas shume bisedimesh,   me interesimin e vellezerve Xhezo e Dule Alushi,   te cilet kujdeseshin per 5 femijet jetime qe la motra e tyre e ndjere,   Samua u martua me xha Breshanin,   me te cilin,  solli ne jeter  dhe 5 femije te tjere.  Ne Ahmetaj,  as ne Kalivac,   nuk ishte pare nje martese e tille.   Samua,   si grua e mencur,  trime,   e emancipuar dhe me qasje humane,   u kujdes per femijet e gjetur,   njelloj si per  femijet e barkut te saj dhe luajti nje rol teper pozitiv per emancipimin dhe zhvillimin e grave te mehalles,  se bashku me trimen Hysnije dhe me Merjemen,  te vene e Deshmorit Muharrem Hasani.

Zagoll Saliko Xhaferaj,  burri i mencur dhe „ i pari “ i ketij fisi,   me zgjuarsine dhe burrerine qe e karakterizonte,   ne te njejten kohe,   strehoi ( per nje muaj rrjesht ),  prinderit e Mehmet Shehut dhe,   njeherazi u shtroi gosti,   me mish te pjekur ne hell e me raki,   ballisteve te kryesuar nga Besim Belishova,   ne stanin e familjes,   ne Arat e Buta.

Keta jane vetem disa nga pikat kulmore ne jeten e fshatareve te Kalivacit,  para,   gjate dhe pas Luftes Nacional Clirimtare.   Ata jane vetem raste e nuk mund ta perfaqesojne te gjithe biografine heroike te fshatit tone.   Megjithate,   ia vlen te permenden e te mos harrohen disa raste pikante ku ka spikatur fort,   zgjuarsia,   mencuria dhe trimeria kalivacase.

Nuk mund te mos permend sjelljen shume te zgjuar te kryeplakut te fshatit,  Cizo Selfo Agaj,   te cilin e therriten tagrambledhesit e administraktes turke,   te cilet erdhen ne Kalivac per te caktuar  taksat per fshataret.  Ata,   te rehatuar ne kafeterine e Todit nga Policani,   kerkuan te bisedonin me kryeplakun e fshatit,  perpara se te vendosnin taksat.  E njoftuan te mencurin Cizo Selfo, atje tek bente dru,   ne korijen me kocimare.   Kur Cizua mesoi se e kerkonin tagrambledhesit e Turqise,   i ra hilese dhe gjeti e mori kalin me te dobet te fshatit,  te cilit i numeroheshin kockat dhe i hodhi ne kurriz,  nje samar te cilin nuk kishte ku ta ndukte qeni.  Xha Cizua  vajti ne shtepi e veshi rrobat me te grisura qe kish.  Ai,  ashtu,   si „fakir “,   u paraqit tek nepunesit e administrates turke.  Kur pa kryeplakun e fshatit ne gjendje per te ardhur keq,   i pari i nepunesve urdheroi vartesit: “ Ngreuni!  o djem te ikim;   shikoni kryeplakun e gjykoni per fshatin;   cfare taksash do t’u veme ne ketyre mjeraneve ?  Dhe ia mbathen nepunesit e fshati shpetoi pa u taksuar.

Vatra te „ zjarrta  “  idesh komuniste linden ne cdo mehalle.  Ne Malaj ( Hysaj ), i ndershmi Selfo Aliu dhe vellai i  tij   –   Kadriu,   dy djem te fisnikut Ali Yzeir Hysaj;   Yzeir Xhelua po i Hysajve  e pak me siper Sulo Barjami e Ismail Pelivani ishin nje vater luftetaresh te vendosur.

Kur levizja Clirimtare u perhap e u fuqizua,   krahu nacionalist organizoi kundervenjen. Ai  ngriti struktura paralele. Nacionalistet  ishin me te pakte ne numer por,   si cilesi ishin te perafert mbasi ishin te gatuar  nga „i njejti brume “.   Pa permendur shume emra,  ne argumentim te idese te mesiperme,  mendoj se ia vlen te fiksohet ne histori rasti i nacionalistit Azis Selfo Alidervishaj,  i cili,   ne zjarrin e luftes strehoi nje muaj rrjesht,   me shpenzimet e tij,   familjen e nacionalistit Isuf Luzi,   i cili,   si eksponent i Ballit kombetar,   ne rrethin e Vlores,   kerkohej nga cetat partizane te asaj treve.

Vellezerit Xhezo e Dule Alushi nga Dulajt,  ishin te deklaruar ne anen e nacionalisteve,   por nuk i sollen deme fshatit,   perkundrazi.   Fjala e Dules,   ish kapter ne Ushtrine Italiane,   zuri vend tek pushtuesit fashiste italiane ne kohen kur ata vinin,   „me ure ne dore  “,   nga Muri i Hasanet,   me mendimin per te pushkatuar,   ne Sheshin e Veldonit,   burrat e fshatit,   si hakmarrje per demet qe kishin pesuar ne luftime. „ Nuk ka partizane ne Kalivac,   u tha Dulja atyre  –   partizanet jane ne mal;   ne fshat kane mbetur vetem grate dhe femijet “ !  Fashistet hoqen dore nga plani i tyre makaber e u larguan nga fshati yne.

Gjallerimi dhe masivizimi i Levizjes Nacionalclirimtare ne Kalivac,   ku idete komuniste u perqafuan nga shume bashkefshatare e u kthyen ne maxhorance,   nuk mund te kalonin pa shtimin dhe fuqizimin e anes tjeter te medaljes  –   Nacionalisteve,   te cilet u „ pagezuan  “ me emrin: „ Balli kombetar  “.   Nese dikush kerkon te gjeje faktoret qe bene te mundur,   te mos ta gjenin terren „te pa pluguar  “,   ballistet e te mbeteshin si nje ishull ne mes te oqeanit;   nje nga shkaqet kryesore duhet kerkuar tek lidhjet e shpeshta e te forta fisnore e miqesore mes kalivacasve,   ndikimit te fuqishem te kryetareve te fiseve  dhe ndikimit te madh qe mori nderimi per te renet ne Luften Nacionalclirimtare dhe per familjet e tyre.  Ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare qarkullonte slogani: „ Familja qe ka ne shtepi nje djale,  duhet tja dedikojne Luftes Partizane;   familja qe ka dy djem,   njerin duhet tja perkushtonte Luftes Partizane;   tjetrin,   levizjes nacionaliste,   kurse ajo me tre djem,   dy duhet ti shkruante partizane;   te tretin   –   levizjes nacionaliste  “.  Ky „rregull  “  nuk ishte i shkruar por e zbatonin te gjithe bashkefshataret tane,   vullnetarisht.

Manxhar Fetahu,   ne Hasanbegaj,   kishte marre pozicionin e nacionalistit,   madje ishte i  fuqishem ekonomikisht dhe i  vendosur si nacionalist.   Mirepo,   Ai ndoqi nje taktike te njohur:   Njerin nga djemte  –   Barjamin e dergoi ne mal,   partisan.   Pas clirimit te vendit,   Barjami,   mori pozicione drejtuese ne fshat e me pas ne kooperativen bujqesore te fshatit ku fjala e tij degjohej e ndikimi tek bashkefshataret ishte jo i paket.   Bilal Beshir Hysenaj,   doli partizan e,   pas clirimit te vendit punoi ne Minieren e Selenices e me pas jetoi ne Tepelene,   ku dhe nderroi jete,   vinte nga nje familje e njohur,   e kamur,   ne Kalivac e cila kishte  „bujq  “ e yzmeqare,   por,  mesa duket,   per te „ sfumuar  “ aq sa mundej,   kete „ novke  “ mori anen e clirimtares.   Kapllan Ago Varfaj nga Bozanajt,  kalivacasit e njohin si kryeplakun e fshatit ne Luften e Pare Boterore,   kur,   mbajti anen e austriakeve pushtues,   por,   ne Luften Nacionalclirimtare,   i biri Ramiz Kapllan Varfaj,   doli partizan e me pas sherbeu ne Fier,   si Oficer i Ushtrise Popullore.   Partizan doli e luftoi me trimeri edhe i biri i Idriz Ago Varfaj  –   Veliu,   i  cili e kaloi jeten ne Kalivac,   por fjala e tij peshonte rende.

Interesante e mjaft komplekse ishin zhvillimet ne fisin Pashaj,   ne Hysodosaj.   Mahmut Muharrem Pashaj,   ishte i rrjeshtuar ne radhet e nacionalisteve ( ballisteve  ),   madje si eksponent.  Fare prane tij me shtepi,  por jo me ide,   ishte kusheriri i tij,   fshatari i thjeshte Ahmet Fejzo Pashaj.  Pavaresisht se Mahmut Muharremi i  Pashajve ishte eksponnent i  “ Ballit Kombetar  ” nga dera e Ahmet Fejzo Pashajt,   doli partizane,   burreresha Nasibe,   e cila,   jo vetem qe u bashkua me partizanet,   por dhe u lidh e u martua,   ne mal me bashkefshatarin e natyralizuar Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj  ).   I biri i  Ahmet Fejzo Pashaj  –   Qerimi,   gjithashtu doli partizan e pas clirimit u be officer i  Ushtrise Popullore.   Partizan doli dhe njeriu i  tij i  afert  –   Hamit Ziflo Pashaj.  Nuk mund te mos permend faktin kuptimplote te formimit te kooperatives bujqesore te fshatit,   ne vitin 1957 ( mars  ),  ne oden e Mahmut Muharremit,   pas vdekjes se tij dhe zgjedhjen nga populli te djalit te madh te Mahmut Muharremit,   Dautit te Pashajve,   kryetar kooperative.   Nipi i Mahmut Muharremit;   Anesti,   u shpall „ Deshmor i Atdheut  “,   pas tragjedise qe i kushtoi jeten,   ne derdhjen e lumit Mat,   kur kryente sherbimin e detyrueshem ushtarak,   ne nje repart zbulimi,   ne Tirane.   Pavaresisht se babai i Mahmut Muharremit ishte kryeplaku me jetegjate i fshatit,   i biri,   Mahmuti,   sic duket,   i  determinuar nga lidhjet miqesore,   ishte rrjeshtuar ne radhet e nacionalisteve.

Nese ne Kalivac,   mes banoreve nuk u thelluan mosmarreveshjet,   te cilat conin ne armiqesi e ne hakmarrje,   merite kane burrat e mencur e  me zemer te madhe,   te cilet,  nuk i hidhnin benzine zjarrit por  u dilnin gjerave perpara,   duke eliminuar premisat.   Burri i mencur Ali Xhelili,   nga Hasanbegajt,   kur kuptoi se grindja mes dy cobaneve te dhenve per nje lendine me bar mund te thellohej,   e zgjidhi kete konflikt ne nje menyre teper origjinale dhe njerezore.   Ai ndermjetesoi per lidhjen me martese te Ajkos,   vajzes te vellait te tij  –   Myslymit me Jasharin,   te birin e Hysni Metes nga Derajt.  Rol te rendesishem ne lidhjen e kesaj miqesie luajti Xhixhua ( Tajanja e Ahmet Selfos  ),  e cila ishte moter e Ali Xhelilit.  Ky nuk eshte i vetmi rast.   Azbi Bako Celaj ne Bozanaj,   i cili i dha Luftes Nacionalclirimtare  gjithe cfare kishte,  e martoi vajzen e shpirtit  –   Lulen   –  Lule,   me burrin serioz e te ndershem,   te cilit i degjohej fjala e i kishte lezet kuvendi e i ngjiste fjala,   me Rrapo Dano Takaj,   nga Hasanbegajt.

Kur u martua Ali Xhelili me z. Gano ( ndjese paste ),  nga Corrushi;    sic rrefejne,   karvani i krushqve te hipur mbi kuaj,   cakerrqejf nga alkooli qe kishin konsumuar,   disa prej tyre,   me dyfeke ne krah,   kur po ngjiteshin anes Perroit te Zelenices,   me nusen qe u printe,  mbi kale dhe  e mbuluar me duvak te kuq,   ngjanin si nje kolone partizanesh me flamur te kuq ne krye.  Aeroplanet e paleve nderluftuese greko   –   italiane,   te cilet patrullonin siper,   pikasen kolonen,   e moren ate si kolone partizanesh dhe nisen ta mitralonin.  Nje burre i mencur,   nga kolona,   dha urdher:  „ Hiqini nuses duvakun e kuq nga koka  “!  Ashtu u be dhe mitralimi u pushua.

Lufta mbaroi e vendi u clirua.   Pushteti i vjeter u permbys  nga themelet,   e ne vend te tij u vendos pushteti i ri,   i dale nga lufta.   Me te preferuarit per te zene poste drejtuese,   ne cdo hallke te pushtetit ishin clirimtaret dhe familjet e te afermit e tyre.  Disa syresh u larguan nga Kalivaci e zune poste drejtuese ne disa qendra punetoresh,   te cilat,   jane prane Kalivacit ose ne ato ku banoret e kalivacit,   tradicionalisht,   kishin shkuar per te punuar.   Qendra pune te tilla ishin:   Selenica;   Patosi;   Memaliajt etj.  Nje takem u vendosen ne qytetet:  Vlore;   Tepelene;   Fier;   Gjirokaster e gjetke.   Vetem motivet nuk ishin po ato.   Ndonje familje,   si ajo e kriminelit Mehmet Xhaferi dhe kusheriri i tyre:  Selman Papuli,   te cilet nuk e perballuan dot atmosferen mbytese qe u krijua pas Luftes Clirimtare,  u larguan nga fshati yne.  Ganua burrereshe u ngul ne Selenice,   ku punoi si nje burre i rralle,   per te ushqyer tri vajzat dhe djalin,   te mbetur jetime,   pas pushkatimit nga njesiti partizan i zones,   mbasi u identifikua si kriminel  lufte e u denua nga gjyqi partizan.. Ndonje tjeter,   me veprimtari te dyshimte e qendrim politik te paqarte gjate luftes,   u largua nga fshati edhe pse nuk kishte bere krime.

Komandanti legjitim dhe mesuesi ushtarak i partizaneve te Kalivacit,  trimi Sulo Beqir Sulaj,  u emerua dfrejtues i  nje ferme blegtorale ne rrethin e Fierit.  Partizani i vendosur   –   Sinan Hasan Ramaj u caktua shef i repartit te kazaneve,   ne Minieren e Selenices e u zgjodh deputet ne Kuvendin Popullor.   Ai,   ne detyren qe kryente si shef reparti,   u dha ndihmese te vyer mjaft kalivacasve qe u punesuan ne sektorin ku drejtonte dhe ne te gjithe qendren e punes.  Mjaft ishpartizane dhe te rinj antifashiste,   pas shkollave perkatese qe kryen,   u inkuadruan ne radhet e Ushtrise Popullore dhe ne Organet e Puneve te Brendshme te vendit.

Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj  ) „ zuri  “ qytetin e Vlores,   se bashku me bashkefshatarin e tij   –   Selam Halil Malaj.   Ata u bene oficere te Ushtrise Popullore dhe milituan,   me dinjitet ne radhet e saj,   derisa u ndane nga jeta.   Barjam Muharrem Ramaj;  Sheme Muharrem Agaj e ndonje tjeter u vendosen ne sarande;   oficere te ushtrise popullore.   Mehmet Azis Kalemaj,  me grade oficer i larte,   ngjiti shkallet e karrieres ushtarake dhe u caktua shef i deges ushtarake te rrethit te Tepelenes.  Qerim Ahmet Pashaj;  Ramiz Kapllan Varfaj;  Ali Nebi Caushaj etj,  „zune“  qytetin e fierit.

Disa ishpartizane ( shumica ),  u mblodhen ne Tirane.  Qemal Demir Alidervishaj,   pas punes ne terren dhe luftes ne mal,  studioi ne  shkolla te ndryshme,   ne ish Bashkimin Sovjetik,   u titullua oficer,   i ngjiti shkallet e karrieres me radhe dhe,   per shume vjet ishte ne krye te nje reparti „ elite  “ te Ushtrise Popullore.  Ismail Pelivan Hysaj;   Gani Zenel Zenelaj;   Mehmet Musa Nelaj  e me pas Gjonleke Ahmet Zenelaj u bene oficere te Ministrise te Puneve te Brendshme. Yzeir Xhelo Hysaj,   u emerua shef i Deges te Puneve te Brendshme te Tepelenes kurse Ismail Muharrem Mehmetaj,   u caktua oficer,   ne Degen e Brendshme te rrethit te Tepelenes.  Selfo Ali Hysaj dhe Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj  ) u emeruan ne Degen e Puneve te Brendshme te rrethit te Gjirokastres.

Vetem Jace Sadik Azizaj,   ish partizani  trim me flete,   e mbajti fjalen e dhene.  Ai,   mbasi i dorzoi komandantit te tij te njesise partizane,   mitralozin e lehte,   te pastruar me merak,   erdhi ne Kalivac e rrembeu parmenden,  duke u perfillur per punimin e arave te lena batall.  Jacja u ngul ne pronat e babait te tij,   ne Cesmen e Thate.  

Pas clirimit te vendit,   lufta e klasave mori vrull te ri.  Familjet e deshmoreve ishin me te privilegjuarat. Ishpartizanet dhe familjet e tyre  –   gjithashtu.   Propaganda e kohes nepermjet shfrytezimit te nervit te atdhetarise te njerezve mundohej te mbante te gjalle frymen e luftes clirimtare dhe ta maskonte fukarallekun e njerezve,   i cili,   edhe per shkak te luftes ishte i shtuar. 

Nje gje eshte e vertetuar:   Pas clirimit te vendit,   lufta e klasave u nxit,   kryesisht nga poshte.  Ne krye te saj u vune puthadoret e regjimit te ri te cilet nxitnin artificialisht kete lufte,   ne te cilen,   vendin kryesor e zinin thashethemet dhe ligesite e shpirtit njerezor.   Disa here,   thashethemet conin ne percarje e ne armiqesi mes njerezve te mire.   Tipike  ishte  historia  e hidhur qe ngjau me vellezerit Rrapo e Veiz Dano Takaj,   ne mehallen hasanbegaj.   Mosplotsimi i tekave te nje pushtetari,   u keqinterpretua dhe e pagoi  Veizi i gjore,   i cili u shpall “ kulak ”, pa qene i tille. Kjo sipas modelit te huajtur sovjetik,   si njera nga format me te shemtuara  qe perdoreshin ne ate kohe per te diskredituar njerezit e punes.

Clirimi i vendit e gjeti popullin tone,   jo vetem te varfer e ne kushtet e mbijeteses,   por dhe te zhytur ne erresiren shekullore te analfabetizmit.  Te rralle ishin grate dhe burrat e fshatit,   te cilet dinin te vinin ne leter firmen e tyre. „Firmosja  „  me gisht sundonte ne praktiken shkresore.   Per femijet  e moshes shkollore,   ne vitin 1945,   u cel shkolla fillore e fshatit,   me mesues Halil Zoto Ramaj,   nga mehalla Hysodosaj.   Mirepo lufta kunder analfabetizmit duhej shtrire dhe tek amvisat,   tek blegtoret dhe tek bujqit te cilet nuk ishin te pakte.  U percaktua nje kufi moshor dhe,  per keta u celen kurset kunder analfabetizmit,   me baze  mehalle.   Kursi zhvillohej ne shtepite e fshatareve,   ne kushte e me baze logjistike per te deshiruar.  Mesues,   zakonisht ishte nje burre,   nga mehalla,   i cili ishte me arsim 4 klase fillore e qe me veshtiresi e   drejtonte kursin.  Ishin me fat  ata qe kishin me teper se 4 klase shkolle.  Po rendis disa nga „ mesuesit  “ qe drejtonin kurset kunder analfabetizmit:  ne Hysodosaj ishte Arif Qamil Sulaj;   ne Ahmetaj  —   Jashar Hysni Deraj;   ne Beqiraj e Hasanimeraj  –   Qani Muharrem Malaj;   ne Bozanaj  –   Dalipi i Nazifit te Dostajve;  ne Hasanbegaj –  Kadri Rrapo Takaj etj.

Kam arsye  te ndalem tek Qaniu i Muharrem Ismail Malaj.   Drejtimi i kursit kunder analfabetizmit nuk eshte merite e vetme e tij.  Para se  te shkonte ushtar ( marinar  ),  Qaniu u fejua e u martua me Fatimene,   te bijen e bashkefshatarit Shefit Qazim Muharremaj,   te cilen e kishte gjitone,   me shtepi perballe njera – tjetres,   ndonese ne mehalle te ndryshme.  Fatimeja,   ishte nje adoleshente,   e mbetur jetime nga nena,  qe ne femijeri. E mbetur bonjake, Ajo u rrit  me sakrifica e u be nje vajze „ flori  “.  I vuri syne Qaniu dhe e priti sa u rrit e u be per te lidhur martese ligjore.  Mbi bazen e pelqimit te ndersjellte dhe duke zbatuar traditen vendase,   Qaniu,   u martua me Fatimen,   kur te dy mbushen moshen qe i lejonte ligja.   Kam qene i pranishem ne dasmen e tyre, ( ne darken e petullave,  si fshatar).  Ne kete rast,   mendoj se kemi te bejme me nje veprim tipik e shembullor ku duken fillesat e nje lidhjeje martesore  mes dy te pelqyerve qe respektojne normat zakonore.  Me pas rastet nuk mbeten raste por u bene si „ lume  „.    

  Ato moren emertime te ndryshme.  Dikush i quajti  dashuri;   nje tjeter tha se kjo eshte nje perzjerje e dashurise me lajmesine  etj.   Per mendimin tim,   ne ate kohe,   mbase ishte shpejt per te folur e per te emertuar nje shkendije qe lindi e strukej,   me frike ne zemer,   derisa te merrte pelqimin e prinderve dhe te opinionit.  Gjithsesi,  martesa e Fatimese me Qanine ka vlera te shumta  ne lemen e emancipimit e te ecjes  perpara te shoqerise kalivacase.  Sherbimin e detyrueshem ushtarak,   Qaniu e kreu ne Floten Luftarake  Detare;   ( marinar= 4 vjet  ).   Ai e nisi dhe e pertfundoi sherbimin e detyrueshem,   ne Brigaten e Nendeteseve,   ne Pashaliman.   Qaniu ishte ne perberje te ekipazhit te nendeteses te shumeperfolur me nume3r anesor 105.  Ne ate kohe e ne ate mjedis detar,   Qani Muharrem Malaj ishte sekretar i organizates  –  baze te Partise te Punes.   Qendrimi i Qaniut ne rastin e aktit heroik te kalivacasit Tahir Muharrem Nelaj,   i cili,   ishte shifrant i kesaj Brigate dhe,   nje dite,   me trimeri,   kur pa se sovjetiket,   jo ne diten qe u takonte,   kishin ngritur ne direkun e anijes flaqmurin e tyre,   me iniciative,   pa e porositur njeri,   u ngjit ne direkun e anijes,   me thiken qe qeronte patate  ne goje;   preu litarin qe mbante flamurin sovjetik,   te cilin e flaku e ne vend te tij ngriti flamurin e bukur shqiptar.   Ne kete baze detare  e ne kete rast qendrimi i Qaniut ishte me i miri i mundshem.   Eshte vlere me vete,   ky qendrim i tij;   ai i zbardh faqen Kalivacit,   Qaniut,   familjes dhe fisit te tij.  Derisa eshte keshtu,   nuk me vjen mire te lihet ne heshtje e te mos zere vendin qe i takon nje vlere,   te cilen nuk kane fatin ta perjetojne te gjithe.

Per hir te aktit dhe burrerise qe shpalosi   detari Tahir Muharrem Nelaj,   organi i nomenklatures i propozoi ta bente kapter karriere;   ta dergonte ne shkolle ku te titullohej oficer etj.  por Ai nuk pranoi asnje version.  Kerkesa e vetme e tij ishte:  te kryente sherbimin e detyrueshem Ushtarak,   te pranohej ne Partine e Punes dhe te shkonte ne fshat,   per t’u marre me bujqesi.  Ne fshat e priste Nena,   vejushe deshmori;   vellezerit dhe motra e vetme dhe e bukura Sanije ( ndjese paste  ),  te cilen e kishte marre,   me dashuri dhe e donte shume.

Ne kalivac eshte lindur e ka kaluar femijerine,    nje burre,   i cili mban ne kraheror nje zemer te zjarrte,   e cila rreh,   fort,   per Kalivacin e Tepelenes.   Po te pyesesh nje kalivacas,   ne vecanti nga ata qe i perkasin nje  brezi te mevonshem,   nese e njohin Vezir Fejzo Muharremaj,   ne vend te pergjigjes do te marresh kundrapyetjen:   Cili eshte ky Vezir Fejzo Muharremaj,   te cilin na e ngrini kaq lart ?   Pastaj vijojne pyetjet:  Cfare ka bere Ai per Kalivaqcin tone halleshume ?  Si shok i afert i tij,   te pakten prej 73 vitesh,   me lind e drejta e Zotit te pergjigjem,   sic e njoh une Vezirin.

  Nese ka nje kalivacas,   i cili ka jetuar aq pak ne fshatin tone,   por qe gjate gjithe jetes ka menduar e ka punuar  me zemer tek Kalivaci i Tepelenes eshte  Prof. Dr.  Vezir Fejzo Muharremaj.  E them,   me plote gojen se Profesor doktor Vezir Fejzo Muharremaj  eshte „nderi dhe fati i Kalivacit“ !   Familja dhe trungu i tij jane fisnike e luftarake.  Ata kane kontribuar per teresine tterritoriale te Atdheut tone te dashur,    ne cdo etape te lufterave per mevetesi e per liri.  Vete Veziri,   punon prej me se 10 vjetesh pe4r te formuluar e per te shkruar Historikun e Fshatit Kalivac,   duke bashkengjitur zbulimet e koheve te fundit arkeologjike dhe interpretimin shkencor te gjetjeve.  Veziri gezohet e  „ fluturon  “ nga gezimi,   per cdo gjetje arkeologjike te cilat,   Ai i cmon si gje te shenjte dhe nuk u ndahet ekspeditave qe jane organizuar ne Kalivac .Profesor dr. Vezir Fejzo Muharremaj e ka koken plot;  Ai zoteron disa gjuhe te huaja dhe eshte i fandaksur;   kur lexon disa rrjeshta ne ndonje liber,  apo kur gjen ndonje harte te lashte apo ndonje cope leter qe flet per fshatin tone te cilat i ruan e i shfrytezon.  Edhe kur shkon tek e bija,   pertej oqeanit,   ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,   nuk e kalon kohen  vetem per t’u shmallur me njerezit  por merr udhen per ne biblioteken e qytetit ku remon per te gjetur dicka,  ne analet angleze,   per kalivacin,   te cilin e do shume.  Korrektesia e tij ne raportet shoqerore dhe perkushtimi qe ka per familjen,   te bejne ti therrasesh mendjes.

Ne kalivac,   ka jetuar e ka punuar,   si drejtues ( kryetar i kooperatives bujqesore  ) nje personalitet i rralle;   shume i zgjuar;   mjaft i shkathet;   kokeplote e kurajoz,  vizionar e me iniciative.  Fama dhe emri i Mehmet Musa Nelaj,   bir nga Kalivaci i Tepelenes e nip nga Kolonja e Gjirokastres,   i ka kapercyer kufijte e treves.  Mehmeti,   para se te caktohej Kryetar kooperative ka qene oficer i Ministrise te Puneve te Brendshme,   ne Tirane.   Ai  eshte ndare nga jeta kohe me pare,   por jehona e punes se tij,   degjohet sot e kesaj dite.  Kooperativa Bujqesore e fshatit Kalivac te Tepelene3s u drejtua nga Mehmeti per shume kohe dhe kapi  tregues  ekonomike e shoqerore te papare.  Arritjet  per t’u zene ne goje jane te shumte e ne te gjitha fuushat. Ne Fushen e Kalivacit ku,   dikur  hante pula gure,   shalqini u be 28 e me teper kilograme per kokerr.  Misri,  gruri dhe kulturat e tjera te arave kapen rendimente nga me te lartet. Preshi, i cili ngjante me nje hu, mberriti te shitej edhe ne Poloni.  Fshati nderroi faqe;  Kalivaci u shnderrua ne Myzeqene e rrethit te Tepelenes, me shtepi te reja, me drite elektrike e me uje te pijshem  ne cdo shtepi. Mentaliteti I banoreve nisi te ndryshoje; zakone te reja u zune vendin te vjeterve.

Mehmet Musa Nelaj kishte  shoqeri mjaft te gjere e ishte i njohur ne shume rrethe shoqerore te treves e te vendit.  Kush e ka njohur ate burre,   nuk ka si te mos pohoje se Mehmeti ishte i kendshem ne bisede dhe se fjala e tij ngjiste si me mastic.   Ai ishte,   me te vertete  „ burre  “ e i kishte lezet kuvendi.   Me ka rastisur te takoj e te bisedoj me njerez te ndryshem,   jo nga Kalivaci.   Bashkebiseduesi i panjohur me ka drejtuar pyetjen:  „nga te kemi,  o njeri “ ?  Sic e kemi zakon,  ne shqiptaret,  kur takojme njeri – tjetrin. „ „nga Kalivaci i Tepelenes “,   i jam pergjigjur gjithe krenari.  „ Mbiemri im eshte Nelaj  “ –  kam vijuar une. Si per ti dhene pike vetes.  „A,   ha,   ti qenke nga fshati i Mehmet Nelajt,   ka thene tjetri.   Po,   ka qene pergjigja ime!   Atehere,  i panjohuri ka vijuar te thote,  tere  respekt: “ Ai ka qene burre!  Ai cante ne cdo situate dhe kishte njohje te gjere  “!

Mehmetin e ka shpallur „ Qytetar Nderi  “! Bashkia e Memaliajt.   Mire ka bere,   se Mehmeti e meritonte,  plotesisht  kete nder.  Nga sa di,   pak njerez mbajne mbiemrin e treves nga vijne.   Kerkohet merite dhe njohje e vecante per ta merituar kete nder. Ndoshta ne rastin ne fjale kemi te bejme me njeriun e duhur.  Mendoj se jemi ne kohe e dicka duhet bere per te korrigjuar kete mangesi qe na ka lene koha.

Kalivaci laget nga lumi i Vjoses ne gjatesine me te madhe te perimetrit te tij. Vjosa eshte lume i rrmebyeshem e ujeplote.  Ne stinen e thate,   lumi kalohet edhe ne vahe,   ne vende te caktuar.  Ne stinen me shira,   tek rrepet e donijes,   ka qene instaluar nje lunder,   e cila mbahej e qarkullonte nga njeri breg i lumit ne tjetrin mbi nje kavo celiku tetrashe,   e cila ishte e fiksuar ne te dy brigjet shkembore te lumit.  Denbabaden,   ajo eshte quajtur:  “ Lundra e Kalivacit  “,   mbasi e Kalivacit ka qene.  Edhe lundrtari  – kalivacas ka qene  ne te gjitha kohet.  Me i miri i lundertareve ka qene bashkefshatari Hasan Ramo Ramaj,   nga Hysodosajt.   Ai ishte babai i luftetarit trim  Sinan Hasan Ramaj.  Xha Hasani e hidhte lundren ne cdo situate hidrike e ne cdo kohe,   pa iu trembur syri.   Pas tij,   kete lunder e menaxhuan kalivacas te tjere.  Bashkefshatari Haki Sulo Sulaj,   bir i luftetarit te regjur Sulo Beqir Sulaj,   ne nje rast e hodhi lundren ne nje situate hidrike te rralle,   kur lumi kishte pushtuar te dy brigjet e tij.   Hakiu,  njeri me seder kalivacasi,  per te ruajtur nderin e fshatit,   ne nje rast delikat, ( kur ne zallin e lumit, ne anen e Shkozes dergjej bashkefshatari Hysni Mete Deraj, i cili nderroi jete , te nesermen e asaj nate, por ne shtepine e tij , ne Kalivac). Hakiu guximtar e   mori rrezikun persiper dhe e hodhi lundren,  nga njera ane e lumit,  ne tjetren.

Familjen e Ahmet Selfo Zenelaj,   ne Ahmetaj,   burrit te mencur e valletarit te talentuar,   do ta quaja,   pa medyshje:  „ familje ushtarakesh  “ !  Djali i madh i kesaj familje   –   Rexhepi,   ne vitet  ‚50 te shekullit te shkuar,  hyri ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve  „ Enver Hoxha  “,   ne Tirane,   nga ku u titullua nentoger. Mandej,   ai u dergua per studime ushtarake,   ne ish Bashkimin Sovjetik,   ku pervetesoi shkencen e aeronautikes.   Rexhepi sherbeu per shume vite ne Regjimentin „  Peza  “ te Qytetit  „ Stalin  “ e me vone ne Shkollen e Larte te Aviacionit,   ne Vlore,   ku u shqua ne fushen e shfrytezimit te  teknikes ajrore.  Vellai pas tij,   Gjonleka,   i arsimuar ne Shkollen e Ministrise se Puneve te Brendshme,   ne Tirane,   u be oficer „ model  “ i ketij lloji,   si ne detyre dhe ne jete.  Me koken plot, e me figuren e paster te ciles i shtohet me vullneti i hekurt,  Gjonleka perballoi situata nga me te veshtirat dhe me kembengulje e plot deshire,  perfundoi  njeri pas tjetrit Fakultetin Ekonomik e ate Juridik  dhe u kompletua ne cdo drejtim.  Per shume vite Ai drejtoi me aftesi e kompetence Ndermarrjen e Transportit Nderkombetar,   tokesor e ujor,   ne Tirane ku shpalosi vlera te rralla.   I prasmi i femijeve te kesaj cerdheje  luftarake  –   Xhevdeti,   me aftesi e me perpjekje vetjke,   u arsimua ushtarakisht,   brenda e jashte vendit,   perfitoi grade te larte dhe dha nje kontribut te ndjere ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Popullore e si Drejtor i Policise Ushtarake te shtetit.   Nese doni te takoni nje njeri me  figure „model  “,  takoni Xhevdet Ahmet Zenelaj e do te mbeteni te kenaqur.   Levenit te zgjuar e te shkathet nuk i ndriti fati si vellezerve te tij. . Ai nuk vajti me tej,   ne karriere me tej se sa detyra e nenoficerit aktiv,   ne polici ku detyren e kreu me perkushtim e me pergjegjesi.

Ne Hasanimeraj,  ka jetuar nje fis i fisme,   te cilit i therrisnin Durkaj.  Pas clirimit,   ne regjistrat e gjendjes civile,   u duk mbiemri haderaj i cili u be i njohur nga bemat e njerezve qe e perfaqesonin.  Xha Durka,  babai i Seitit  –   ishte njeri nga valletaret me te shkathet e me virtuoze te fshatit,    ne mos me i miri.   Ne cdo feste familjare e ne cdo gezim familjar,   kur dilte Xha Durka ne valle ndrinte shtepia e merrte zjarr vallja.   Edhe po te mos kishte lidhje miqesore apo farefisnore me te zotin e shtepise,   Xha Durken e therrisnin   –   domosdo.  Pa xha Durken,   nuk kishte lezet vallja.   Edhe vete Xha Durkes i pelqente te vallezonte e i ishte bere mislok( ves kercimi ).   Ne nje rast,   kur Xha Durka mbante zi per vdekjen e te vellate,   ne fshat u be nje dasme.  Dasmoret kishin mbushur oden e burrave e ca me tej ishte po ashtu,   plot oda e grave.   Deshi,   s’deshi hyri dhe Xha Durka ne oden e burrave.  Kur gjakrat u nxehen e burrat dolen ne valle,   ata qe nuk shkelqenin si valletare,   qendronin ne kembe,   te mbeshtetur pas murit.   Tok me ta ishte dhe Xha Durka.   Burrat ne valle tundeshin e shkundeshin dhe kendonin,   me ze te larte,   por vallja  nuk po ndrinte.  Nje fshatar,   i ndodhur prane Xha Durkes,   me ironi,   sikur nuk e dinte,   iu drejtua Xha Durkes, me fjalet: „ po ti a i vrare,  perse nuk kercen ” ?  “ Mbaj zi per vellane  ”,   gjegji i helmuari Xha Durke.  Tjetrei,   po me ironi, vazhdoi:  “ po ti kerce;   mos kendo fare  ”!  Aq donte Xhai e brofi ne valle.   Ndryshoi krejtesisht  gjendja,   vallja labce e kenduar,  gjemoi sa u tund dheu;   Xha Durka fluturonte.   Dikur,   Ai harroi se ishte ne zi e fillimisht iu bashkua kenges me iso labe,   pastaj ia ckuli kenges labce – vence.   Nga ky fis ka qene shoferi i pare nga Kalivaci,   i riu,   Ferrik Cano Haderaj,   i cili u aksidentua me vdekje ne Perroin “ mynxyre  “  te Salarise.  Vellai i tij:   Veli Cano Haderaj,  ka qene njeri nga muratoret e pare dhe shume cilesore te fshatit.  Babai i tyre,   Cano Adem Haderaj ka qene i pari dhe i vetmi ne kohen e tij “ stomatology  ” i fshatit.   Ai dinte vetem te shkulte dhembe e dhemballe,   me nje pale dare nga ato qe mbathte kuajt dhe merrte si shperblim   –  nje kokerr vezenga pacienti.

Banoret e Kalivacit te Tepelenes jane njerez serioze e ne raporte me ata qe nuk i njohin,   krijojne pershtypjen se jane disi te ashper.   Kjo nuk eshte e vertete.   Ata dine te gezojne  e ne shpirt jane te paster e te kthjellet,  –  behar fare e kane shpirtin.  Dikur,   nje kalivacas nga mehalla e Mecajve ishte buzagaz,   i pashem e i qeshur,   nga ata qe falin vec miresi.   Ai rrezatonte shume dashuri e miresi.  Buzagazi i tij nuk kishte te sosur.   Apo nuk kishte nje ze te embel,   si ze bilbili dhe kenga e tij shkonte „gjym  “.   Kur ia merrte kenges te tij te preferuar,  djaloshi simpatik Muharrem Rushan Xhaferaj,   dukej sikur oshetinin ato ane dhe zogjte pushonin ligjerimin.  Aq per zemer e kishte kengen labce Muharremi sa kishte formuluar dhe nje kenge.   Kenga e tij,  e kenduar me dashuri perhapte,  embel tingujt:

„… Pse nuk rron,   sa rron   –   te guri ?

thelleza qe me tremb dhite;

aty,   ne viset e tua,   do ti ndertojme kuvlite;  

kush te vret ?  iu thafte dora ?

ti ke gjithe bukurite…“!

Sic rrefejne,   „bilbili  “ nga Kalivaci:  Muharrem Hysni Xhaferaj,   ishte shofer  transporti.   Ai,   me nje kamion saurer,   me rimorkio  transportonte qymyrguri,   nga Memaliqajt,   ne Ballesh.   Gjate rruges,   Ai e mbushte gabinen e makines me femije shkolle,   te cilet kendonin bukur labce.   Makina e tij gumezhinte si zgjua blete4sh,   nga zerat e embel te femijeve.   Nuk u merrte asnje lek te vegjelve qe kendonin;  vetem se,  para se te hipnion ne makinen e tij,   Muharremi i pyeste: Dinin te kendonin labce apo jo ?  Ata qe dinin te kendonin,   i merrte,   te tjeret i linte te pritnin kamionin e radhes.   Ishte dhe bamires.  Bashkekohesit e tij rrefejne se  Muharremi „ vdiste  “ per tu ardhur ne ndihme atyre qe kishin nevoje,   sidomos kalivacasve.  Sic me deftoi  nje burre;   ne nje rast,   Muharremi stakoi ne Ballesh rimorkion  dhe vajti deri ne fier me kamion,   ku mori disa materiale ndertimi,   te cilat i ngjiti ne Mecaj,   pa pagese.

Kalivacasit,   ne pergjithesi shquhen si kengetare.  Bozanajt te krijojne pershtypjen se mehalla e tyre eshte „bregu i kenges  “.  Veshtire se do te gjeni nje njeri te dyte me titull Profesor doktorr te sferes jo muzikore,   si Shyqyri Barjam Hysi qe te kete shkelur ne disa skena te Europes dhe qe te kete kenduar e te kete zene vend nderi me grupin polifonik te Kalivacit,   ne festivale kombettaqre e lokale.  Kur ia thone kenges polifonike labce  djemte nga Kalivaci i Tepelenes,   me perberje Prof. dr. Shyqyri Barjqam Hysin,  me Viktor Aliun,   me Arshine e Azbi Xhaferaj etj,   duket sikur njeriu eshte ne mes te nje korie bilbilash,    ku zerat jane te harmonizuar natyralisht.  Po Klodiani i Moisiut nga Ramajt,  ne Hysodosaj;  Jakupi i Sulo Musait nga Bilajt e Hasanimeret,   dhe Ogerti i emermirit Alli,  nga e njejta mehalle,  a nuk jane disa „ maja “ arti qe na nderojne ?

Shyqyriut,   Viktorit dhe kengetareve te tjere nga Kalivaci,   vertet  natyra u ka falur bukurine e shpirtit dhe zerin e bilbilit,   por dhe ata nuk rrine duarkryq.   Si ata bilbilat qe e gjejne harmonine e zerave ne korijet me lisa,   edhe keta djem te rralle,   e menaxhojne per bukuri e i bejne sherbim  zerit dhurate.

Nuk jane vetem keta.  Ne Mecaj,  dikur,  therrisnin ne dasma e ne gostira  bashkefshatarin Kalo Guce Dulaj,  vetem qe tja thoshte kenges labce – vence,  me ate ze te bukur e te kthjellet.  Nuk thone mekot se dardha bie nen dardhe. I biri;  Ilirjan Kalo Dulaj,  sot eshte nje nga zerat e rralle te Kalivacit.  Po Erindi i Iljaz Qemal Xhaferaj,  i cili eshte banor i Fierit,  kendon,  bukur, me zerin e tij “ brilant ” kenge te muzikes te lehte.

Leshnja,   njera nga dy mehallet me te lashta te fshatit,   ka historine e saj,   te pasur me  heronj dhe me bema. Pa bere evidence,   nga sa di une,   burrit te mencur e trim Barjam Axhem Llakaj,   i cmohej e i respektohej burreria dhe dituria e i zinte vnd fjala,   jo vetem kur ai ishte kryetar i Keshillit Nacionalclirimtar te fshatit.

Nuri Hamza Mehmetaj,   njeri i letrave e i mendjes te ndritur,   gazetar e petagog cilesor i nivelve te larte,   bir i Hamza Shesho Mehmetaj,   nje burre teper i zgjuar e me humor te holle,   pas transformimeve demokratike te viteve ’90,  “ shtegtoi  ” ne Grac te Austrise,   ku,   me pune vetemohuese, e me shume privacione,  „beri pete  “  per vete edhe per te tijet.   Ai dhe bashkewshortja e tij   –   Xhemilja fisnike u bene jatak e pike referimi per shume kalivacas qe u mblodhen rreth tyre.

Fisnik me vlera,   i lidhur ngushte me Kalivacin dhe me hallet e tij,   ka qene Selfo Sabri Dosti,   nga Bozanajt,   i cili fillimisht e nisi punen si elektricist,  ku dha nje ndihmese me vlere per elektrifikimin e fshatit;  me vone,   me vuillnet te hekurt,  mbaroi Fakultetin e Drejtesise e u be   jurist ( avokat  ) profesionist,  ne saje te kapaciteteve intelektuale dhe dashamiresise te shpirtit te tij,   u gjend  prane bashkefshatareve ne dite te veshtira.

Safet Ahmet Caushaj,   nga Hasanimerajt,   ishte fisnik nga origjina dhe ndonese ne pamje e ne veprime,   ne dukje i ashper,   nervin e fisnikerise qe buronte nga koha e Cane Deliut,   e mblonte thelle ne shpirt.  Safeti ishte enciklopedi me vete.  Si burre i zgjuar e me reputacion,   kur mbi vjose ndertohej nje ure dhe ne kantierin e ndertimit ku Safeti ishte pergjegjes,  punonin disa bashkefshatare,   Safeti,   i cili e donte shume Kalivacin i mbante ata me hater,   duke u shkrur pune te pa bera.

Ne Luften e Kosoves kunder hordhive serbe,   ne vitet ‚9o,   i vetmi kalivacas qe na nderoi fshatin ne kete lufte ishte bashkefshatari Refat Demir Alidervishaj ( ndjese paste  ) i lindur ne nje familje fisnike,   me kontribute me vlere ne Luften Nacional Clirimtare te popullit shqiptar.

Kalivaci eshte fatlum e krenohet,   me birin e tij Xhelil Aliun.   Natyra i ka falur xhelilit,   jo vetem hijeshine,   zerin karakteristik e te vecante,  te bukur e melodioz,  por dhe shpirtin te mire.  Duket sikur djali i rritur mes halleve,   ka „rrembyer  “ nga natyra,  cfare mund te kete me te mire njeriu.   E njoh dhe e kam mik  prej kohesh.  Me ngjan sikur te jem i gatuar me brumin e mireise te tij.   Dashuria e Xhelilit per Kalivacin shpaloset bukur ne shkrimet e tij cilesore  ku ben beli dashuria e tij,   per cdo gur e per cdo shkarpe,   per cdo shtepi e per cdo njeri.   Kalivacasit,   brez pas brezi do ti jene mirenjohes,   perjete vepres se tij titanike.   Xhelili ka punuar,   pa rreshtur per te evidencuar cdo gje qe ka ngjare e qe zhvillohet ne syte e tij,   te cilat,   ai i ka fiksuar,  me penen dhe me mendjen  etij te arte. Te lumit ne qe e kemi Ate djale! 

Kalivaci i Tepelenes,  nuk shterron se nxjerri njerez te shquar apo,  si i thone : „ Maja  “.  Mirjeta Deraj eshte njera syresh.  Nuk mund te mos i perunjem gjenise te tij Neki Xhemal Ago,  i cili,  me aftesite e tij zuri vend ne televizionin shteteror te Suedise,  si gazetar i talentuar.  Keshtu mund te them dhe per Prof. Edmir Xhaferin,  nje njeri i rralle i perkushtuiar pas fese apo per Xhevair Breshan Muharremaj,  i  cili renditet nder historianet e pasionuar pas gjetjeve arkeologjike te fshatit dhe interpretimit shkencor te tyre.

Ne keto faqe te kursyera te ketij shkrimi,   sido qe eshte,   jam perpjekur te evidencoj disa pika kulmore nga historia e re e atij cike fshati,   i cili eshte i bekuar nga zotat.  Populli i lashte e i ri i Kalivacit te Tepelenes,  njeri nga me te vjetrit ne vend,  i ka mbijetuar historise e po perballet me te tjera halle serioze,   te cilat,   mesiguri qe edo ti kaperceje.  Me bindjen se nuk kam mundur te shkruaj te gjitha ato qe mundem e qe dua,   per fshatin tim te dashur dhe per ata njerez „ heronj  “ te vertete mbetem plot shprese se ata qe do te vijne  pas meje msiguri qe do te bejne me shume.

 Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj                       NE TIRANE,   ME 28 PRILL 2022

One thought on “Kalivaci i  Tepelenes,  ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar dhe pas saj;  raportet mes banoreve  te tij. ”

  1. Edhe një shkrim tjetër i Niazi Nelajt që pasuron historinë e Kalivaçit, fshatit të tij të dashur, për periudhën më të lavdishme të vendit. Meritojnë mirënjohjen dhe respektin më të thellë partizanët e Kalivaçit dhe banorët mbështetës për sakrificat dhe kontributin e vyer në Luftën Nacionalçlirimtare, bartës të traditave më të mira në këtë truall të lashtë, të cilat Niaziu i pasqyron me vërtetësi e dashuri. Respekt e suksese, Niazi. Vezir Muharremaj

Comments are closed.