Fjalë të rrezikuara të harrohen , nga mospërdorimi

Historia e njerëzimit njeh disa raste, në të cilët gjuhë të lashta të popujve që kanë vënë themelet e qytetërimit global nga mospërdorimi, janë harruar, madje, ca më keq, kanë vdekur e janë harruar. Përafërsisht, e njëjta gjë ka ngjarë dhe me disa fjalë të cilat, dikur, në hapësirën ku banonin kalivaças, ishin të përdorura e të preferuara.

Me kalimin e viteve, roli i tyre është zbehur e ato janë zëvëndësuar me fjalë të reja, më të pranuara nga vendasit. Ka ndodhur kjo për të vetmen arsye se brezat që kanë zëvëndësuar njëri- tjetrin janë ndierë ngushtë për të shprehur atë që donin ti komunikonin njëri-tjetrit, me këto fjalë. Të paktën në këta pesëdhjetë vjetët e fundit dhjetra familje e qindra banorë, kanë migruar brendapërbrenda vendit, ose kanë emigruar në vende të ndryshme të bëtës. Vetëm në qytetin e Tiranës e në rrethina, kanë ardhur më se 100 familje. Të shumtë janë familjet që janë sistemuar në qytetin e Vlorës, të Sarandës, në Fier , në Gjirokastër e gjetkë; natyrisht, për një jetë më të mirë. Megjithatë, numëri i familjeve dhe i banorëve të fshatit, nuk është paksuar; shënjë kjo e vitalitetit të njerëzve të kësaj treve.
Ata që janë në emigracion, gjithashtu, duke kërkuar një jetë më të mirë, janë vendosur, kryesisht në shtetin Helen dhe në Itali. Kalivaçasit i gjen edhe në vende e kontinente të largët, si në Amerikë; në Kanada; Angli ; Francë; Belgjikë; Austri e gjetkë ku jetojne ne komunitet dhe te vetmuar. Kudo ku kanë shkuar, ata shquhen për vlerat e tyre të qënësishme e vitale. Në këtë shkrim, e ndjej të domosdoshme të sqaroj një problem, i cili ka nevojë të konsiderohet si parësor. Në emigracion, çifteve nga Kalivaçi, autoktonë apo të përzier u kanë lindur e janë rritur fëmijë, të cilët, ( disa) e flasin me vështirësi gjuhën shqipe. Qendrimi për një kohë të gjatë, në punë të ndryshme dhe kontakti i vazhdueshëm me vendasit, ka bërë që edhe disa nga ata që janë lindur e rritur në Kalivaç, shpesh, në biseda, përziejnë shprehje e nuk arrijnë të artikulojnë qartë, shqip. Ka mjaft syresh që kanë ndryshuar identitet e është e vështirë ti shquash, nëse janë kalivaças apo latinë ; helenë, anglosaksonë, etj. Jo vetëm emrat por disa kanë ndryshuar dhe mbiemrat.
Nuk mund të pretendohet, në këta kushte që këta dhe dhjetra kalivaças të tjerë, të cilët janë shkolluar, në vend ose në shkolla të huaja dhe janë pajisur me kulturë e dije me vlerë, të njohin ato fjalë, të cilat, koha dhe nevoja i ka zëvpndësuar me të tjera, fjalë të reja të reja e me kuptim. Meqënëse është kështu, jam përpjekur, me punë disavjeçare, me vrojtime të drejtpërdrejta e nëpërmjet konsultimeve, të qëmtoj, disa nga fjalët e “ harruara”, duke i shoqëruar ato dhe me spjegime. Jam shpresëplotë se, pas meje, të tjerë djem e vajza kalivaças do të përfshihen në punë të ngjashme, me dobi, për të gjithë. Ky fillim, le të jetë një ogur i mirë, shpresëndjellës se puna e nisur do të pasohet e do të pasurohet nga mendje të arrira, me dëshirën e mirë që të mbetet diçka e shkruar nga e shkuara e këtij komuniteti të lashtë.
Disa nga fjalët e harruara:
. Aksham ( turqisht)- Fundi i ditës. Përdoret dhe si epitet për të cilësuar një njeri të ngrysur , me fjalën :Surrataksham.
. Adet ( turqisht) – Zakon;një praktikë e caktuar; një ves .
. Anje –Njëra pjesë e qilimit, njëra anë e tij, e cila, kur shtrohet, mbulon vetëm njërën anë të odës.
. Adash ( turqisht)- Kur dy burra mbajnë të njëjtin emër.
. Andër – një copë rrobë, e cila përdoret për të andruar një veshje të grisur.
. Azat ( turqisht) – Kur një kafshë ngarkese në veçanti përdoret për kuajt, lihet e papenguar, i lirë të bredhë nga të dojë.
. Argat- kur thërret një njeri apo një grup njerëzish, për të kryer një punë të caktuar, me kohë të përcaktuar, me pagesë ose falas.
. Arë – një ngastër toke e caktuar për të mbjellë kultura bujqësore, të cilat marrin emrin : kultura të arave.
. Afrim – mund të jetë emër njeriu ose përdoret për të dëftuar një veprim i cili afron një objekt me një tjetër.
. Arallëk ( turqisht)- përdoret për të dëftuar një vend ku ka hapësirë të mjaftueshme.
. Adhurim- mund të jetë emër njeriu; mund të përdoret dhe si shprehje, për të dëftuar se një njeri apo një veprim të caktuar e simpatizon.
. Azil – vend ku pleqërojnë të moshuarit pa përkrahje njerëzore.
. Adhap ( turqisht)- vështirësi, siklet, zor, për të zgjidhur një problem të caktuar.
. Avdall ( turqisht) – bëhet fjalë për një njeri të rëndomtë, i cili nuk di të sillet sipas normave; madje nuk di as të ecë në rrugë. Përdoret dhe për ta etiketuar një njeri, si leshko e i pavemendshëm ndaj ngjarjeve që zhvillohen afër tij.
. Arrëz ( grenëz) – është insekt i ngjashëm me bletën, por që nuk prodhon mjaltë. Grenza pickon, dhimbshëm; në raste të rrallë pickimi i saj rezulton vdekjeprurës.
. Aguridhe – Përdoret në kuptimin për të dëftuar papjekurinë e një njeriu apo të një fruti. Më tepër përsdoret për të dëftuar një rrush, i cili nuk e ka arritur pjekurinë fiziologjike dhe atë ekonomike.
. Allishverish – kur kemi të bëjmë me një pazar apo marrëveshje të pandershme, ose, kur jepet e merret ryshfet.
. Afërsi – kur distanca mes dy sendeve apo objekteve nuk është e madhe. Përdoret dhe për rastet kur duam ta prezantojme një të afërmin tone si të tillë.
. Andralla ( turqisht )- Përdoret për të dëftuar se ke një telash, se diçka nuk të ecën mbarë ose kur të dalin pengesa te paparashikuara.
. Atëçast – kur çështja zgjidhet menjëherë, pa vonesë.
. Branis – kur tërheq dikë zvarrë . Përdoret dhe për të dëftuar një të pafuqishëm, i cili ecën këmbadoras.
. Brashnje – në kuptimin e këpucëve apo opingave të vjetra, të cilat mund të tërhiqen zvarrë, si shapka.
. Baluke – Bëhet fjalë për një lloj qethje flokësh. Një tufë flokësh, gjatë qethjes lihen më të gjata nga të tjerat dhe lëshohen, mbi ballë. Dikur, kjo lloj qethje, në veçanti tek femrat, emërtohej “ Kalipso”.
. Bucelë – quhet një enë druri, e cila mban brenda 20-30 litra ujë; përdoret për transportimin dhe ruajtjen e ujit të pijshëm. Dikush e emërtonte dhe varrjelë. Përgatitet nga mjeshtër të punimit të drurit , me listela lisi, vidhi etj . e cila ka formë cilindrike dhe listelat bashkohen me ndihmën e rrathëve metalikë. Disa e kanë përdorur dhe për të ruajtur rakinë.
. Bardhak – enë prej balte të pjekur, të cilës i jepet formë e ndryshme, kryesisht elipsi, me veriga, nxe 5-7 litra ujë dhe e mban atë të freskët. Duhet ruajtur të mos bjerë përtokë, mbasi thyhet.
. Behçi – një njeri, i ndershëm e vigjilent, i cili caktohet të kryejë detyrën e rojës së fushës, ditën dhe natën, kundrejt një page që i jep komuniteti përkatës. Detyra e tij është të identifikojë, të parandalojë e, kur ka mundësi, të ndëshkojë keqbërësit. Mori shtrirje të gjërë, sidomos në vitet e ekonomisë të kolektivizuar.
. Bereqet – prodhim drithërash buke e për qëllime të tjera. Eshtë përdorur e përdoret dhe për të uruar dikë që të ketë mbarësi, në ndërmarrjen e tij. Psh:” Me bereqet”!
. Birkajde ( turqisht) – në kuptimin e një sendi, ngjarje, veprimi, fytyrë, prirje njerëzore etj, të njgjashme, si dy pika uji. Në vend të saj është përdorur dhe fjala , sinonim= tamam, njëlloj, analog, etj. Disa , në vend të kësaj fjale kanë përdorur fjalën toidhio, por eshe ajo nuk ka qenë fjalë shqip.
. Brez – një shirit rrobe , me përbërje leshi , të punuar në tezgja apo të thurur me shtiza, prej pambuku , prej lini, i gomuar etj. i cili vendoset , sidomos nga burrat , në mes , për të mbajtur e për të mbrojtur organet e brendshme.
. Brez – përdoret dhe për të dëftuar ndarjen e murit prej guri, në pjesë, në lartësi. Brezat, në këtë rast e forcojnë murin e nuk lejojnë rrëshqitjen e gurëve. Breza të tillë përgatiten, si listela, te gjera, prej druri të fortë dhe të rezistueshëm ndaj lagështirës.
. Byrek – një lloj gatimi shtëpiak, mjaft i përdsorur. Përgatitet me petë, në mes të tyre mund të futet një përzierje, perimesh ose bëhet thjesht me djathë, me vezë, me qumësht, me kungull etj. Midis peteve hidhet vaj . Piqet në Saç dhe është mjaft i shijëshëm. Përdoret , si gatim i zgjedhur, në dasma, gosti e vaki.
. Brinjë – Përdoret për të dëftuar një kockë, të hollë, në formë harku, e cila, rrethon kafazin e kraharorit. Kur piqet, sidomos në hell, mishi rreth saj është mjaft i shijëshëm e me pak dhjamë. Fjala përdoret dhe për të dëftuar një faqe kodre e cila përshkohet nga rrugë “ dhish”, ngjitëse e zbritëse.
. Bujk – Përdoret për të identifikuar një njeri që punon tokën dhe mbjell, ujit e u sherben bimëve dhe mbledh frytet e tyre.
. Byk – Pas shirjes të të lashtave, në lëmë mbeten copa kallinjsh , me kokrra brenda ose bosh, me hala e lëvozhga. Byku shfrytëzohet si ushqim për bagëtitë dhe është mjaft i preferuar si ushqim për shpendët. Disa , fjalën byk e përdorin dhe për të dëftuar diçka që nuk u pëlqen nga ana cilësore.
Sh: “Ai është byk, nuk merr vesh , nuk di asgjë” etj.
. Bitis – është në kuptimin se ka përfunduar, ka kryer, ka realizuar, një punë, një detyrë apo një porosi.
. Bollgur – gatim, i gatshëm. Përgatitet prej gruri, të zier, e të përgatitur, në vend të pilafit, kur nuk kishte oriz.
. Bokërrimë – përdoret për të dëftuar një terren të pjerrët, mjaft të thepisur, thuajse të pakalueshëm, e cila, zakonisht përfundon në një humnerë apo greminë, të thellë.
. Bishë – në kuptimin e një kafshe të egër, mjaft agresive, mishngrënës të pyllit, si ujku, çakalli etj, të cilët grabitin dhe ushqehen me mishin e bagëtive.
. Bidërme – është një pajisje e mprehtë e marangozit, e ngushtë, e cila shërben për të hapur kanale, në dhogë. Puna me bidërme futet në punimet e bukura artistike.
. Brezmek – është një lidhëse, e hollë, e fortë, prej pëlhure, e cila shërben për të lidhur pantallonat, në vend të rripit të mesit. Gratë, dikur, e shfrytëzonin për të lidhur, në mes të trupit, çitjanet. Disa i thonë dhe ushkur.
. Bulmet – Prodhime të përftuara nga përpunimi i qumështit. Të tilla mund të jenë: gjalpi,gjiza, kosi, urrëla, djathi etj.
. Bukëfike – Kokrrat e fikut, kur mbërrijnë në pjekjen fiziologjike e squllen, amvisat i bejne si kular, i thajne në diell dhe, ashtu, të thata i konservojnë për ti konsumuar në stinën e vështirë të dimrit.
. Burim – Një vend ku rrjeh ujë, nga guri apo nga toka. Përdoret dhe për të dëftuar prejardhjen e dokumenteve apo ngjarjeve.
. Bythë – i thonë dhe të ndënjura. Është fundi i kurrizit apo pika e defekimit të njeriut. Rendom, përdoret për të dëftuar se një njeriu nuk i bëhet vonë, nga veprimet e tjetrit. Në këtë rast, shprehja vulgare, është : “Më plasi bytha”.
. Biçim – përdoret për të dëftuar një fytyrë të shëmtuar, aspak të pëlqyer. Përdoret dhe në kompleksin biçimsëz, për të thënë se ngjan me një njeri, por nuk është i tillë.
. Brazimë – thjesht: brymë.
. Barrë – Përdoret për të dëftuar një femër shtatzënë. Ka dhe kuptimin e ngarkesës , tek kafshet shtëpiake të ngarkesës. Një barrë gomari , mund të jetë 70-80 kg; një barrë kali , mund të jetë ioo-120 kg; një barrë mushke , mun të jetë 120-150kg. Në jurisprudencë termi barrë prove , përdoret për të dëftuar se një njeri ngarkohet të provojë , pavërtetësinë e gjësë , për të cilën akuzohet etj.
. Bexgë – Shkurre, e cila rritet, në natyrë, sidomos në trevat e Jugut. I thonë dhe dunicë. Ka trup të shkurtër, shumëdegësh, gjeth të vogël, në formë elipsim me ngjyrë gri dhe me një pluhur mbytës. Lulen e ka të verdhë dhe plot me mjalte . Bleta e ka shumë për zemër të ushqehet me nektarin e lules së saj, të cilin e kthen në mjaltë.
. Bishtosje – Kur deles i qethet ( hiqet) leshi i barkut, i qafës dhe i pjesës së bishtit e i qafës. Këto leshra, nuk janë aq cilësorë, mbasi janë të shkurtër, me rrodhe e me bajga.
. Bishtalec –Krehje e femrës me gërshetë pas kokës.
. Bakull – përdoret për të dëftuar një burrë shendetplotë e të pashëm, disi i ngjallur ( me bark ).
. Buf – Shpend i egër. Përdoret dhe për të etiketuar një njeri të trashë nga trutë e sylesh.
. Botil – kështu emërtohej një shishe prej qelqi, e madhësive të ndryshme.
. Bonjak – fjalë, e cila është përdorur për të dëftuar një njeri i cili ka mbetur jetim, nga i ati. Bonjak është dhe kur ka mbetur pa nënë.
. Babanace – ka të bëjë me një bukë e cila nuk është pjekur mirë ( kur nuk ka kulluar sa duhet), por ka mbetur brumë ose qullace.
. Buhari – Në çdo shtëpi, me vatër, ndodhet oxhaku, pjesa e brendshme e të cilit quhet buhari. Nëpërmjet saj , del tymi , në atmosferë.
. Boluc – përdoret për të dëftuar një njeri, sidomos i seksit mashkull, kur ai është i ngjallur e rrondokop.
. Bina – Përdoret për të dëftuar një ngrehinë; për të reklamuar një trup, të lartë dhe për të dëftuar se një njeri është pinjoll i një familje apo fisi, të caktuar.
. Bullçi – Kur goja mbushet plot, të dyja anët e saj ngjajnë me një tullumbace.
. Bullçitje – Përdoret për të dëftuar se po derdhet gjella, më tepër qumështi, që është duke zier. Kur një njeri, merr kot e thotë gjepura, i thuhet, gjithashtu, “ mos bullçit”.
. Bukaniqe – në ditën kur një i sapolindur emërtohet, e ëma, i bën një tip kulaçi, të ëmbël ; mbledh fëmijët e fisit e ua ndan në copa. Fëmijët, hanë copën e bukaniqes, përsëritin emrin e të voglit dhe përplasin duart.
. Bravare – Përdoret sidomos për të dëftuar një dele, e cila, shkëputet nga tufa dhe endet rrugëve, kot më kot.
. Bloza – Behet fjalë për një dërrasë, e cila vendosej përgjatë murit të kuzhinës dhe në të vihej buka e pjekur.
. Baliqe – me këtë emër, emërtohen lopët që kanë një pullë të bardhë, në ballë. Kur kemi të bëjmë me një gjedh të seksit mashkull, ai thërritet balash.
. Brumë – kur mielli i grurit përzihet me ujë, për t’u përgatitur bukë, byrek, petulla, qullapite etj. Brumit gruaja që gatuan i jep formën e dëshiruar.
. Bajgë – Bëhet fjalë për jashtëqitjen e kafshës. Rëndom, përdoret dhe për të etiketuar një njeri, i cili nuk vlen.Në këtë rast, fjala bajgë është poshtëruese.
. Bumbareq –Besimtarët, besonin se një njeri i supozuar eshte i shenjtë e i faleshin atij që ti ndihmonte.
. Ballobane – përdoret për të dëftuar një grua të beshme, trupmadhe.
. Besnikëri – kur tjetri është i besës, nuk të dredhon. Kalivaçasit kanë qenë e janë të tillë.
. Bezdisje – kur dikush të shqetëson me fjalë apo me ngacmime.
. Barkaçe – Një kusi prej bakri, e fryrë në mes, pa doreza. Përdoret dhe për të ironizuar një njeri, i cili eshte rrumbullak e nuk i dallohet, ku i ka pjesët e trupit.
. Behot – bëhet fjalë për një njeri të hutuar, të çoroditur, i cili e ka të vështirë të orientohet drejt, në kohë e në vend.
. Biftan ( turqisht ) – kur dikujt i bëhet një shpifje dhe akuzohet për një veprim të cilin nuk e ka bërë.
. Be – është fjala për një betim, i cili bëhet, rendom për të justifikuar një veprim apo mosveprim.
. Bark – organ i trupit, ku përfshihen disa organe jetike të njeriut. Mund të thuhet dhe në kuptimin kur një njeri është i ftohur e jashtëqitjen e ka të hollë. Në praktikë, me bark, kanë nënkuptuar fëmijët që ka lindur një çift, gjatë martesës.
. Biçak – bëhet fjalë për thikën që përdor një çoban. Ajo është e harkuar, e mprehtë dhe me një këllëf prej briri. Përdoret dhe për të dëftuar pushtetin e një njeriu autoritar, kur thuhet: “ Aty ka babai biçak”.
. Bredh – vrapon. Merr dhe kuptimin e një njeriu të paqendrueshëm , femër ose mashkull, bredharak.
. Bredharak – një njeri, i cili bredh, lule më lule. Njeri me karakter të paqendrueshëm.
. Bedova ( turqisht ) – bëhet fjalë për një mallkim, i cili e ndjek njeriun, nga pas.
. Binadalë – kur një njeri është i mbaruar, kur i ka dalë rrënja e nuk ka ku të kapet.
. Buis – kur bari sapo del nga toka e nis të jeshilojë. Përdoret dhe për të dëftuar mbirjen e një fare,
kur ajo çel sythin e parë.
. Bullafiq – përdoret për të identifikuar një njeri, i cili është më i ngjallur se sa duhet, kur i ka faqet të fryra.
. Bythëeksiq – përdoret për të identifikuar një njeri i cili çalon në njërën këmbë. Fjala nuk ka kuptim ofendues por vetëm identifikues.
. Cikomë – Spango, produkt i nxjerrë nga fijet e lirit.
. Cimbis – në kuptimin = pickim. Kur cimbiset një bukë e paprerë por dhe kur pickohet dhimbshëm një njeri, në pjesë të ndryshme të trupit.
. Cfurk – Ka kuptimin e një pajisje që përdorin bujqit, i cili ka katër grepa, metalikë ose prej druri. Përdoret, kryesisht për mbledhjen dhe manipulimin e kashtës apo barit, në shirje, në vënjen e mullarëve etj. Blegtorët e përdorin dhe për të hequr bajgat nga stalla. Në një kuptim tjetër, fjala cfurk, përdoret për të identifikuar një insekt, me grepa, me ngjyrë të zezë, i cili pickon dhe lëshon helm, në vendin e pickimit.
. Cullufe – shiko fjalën baluke, është e përafërt.
. Cakul – Një thes i përgatitur me fije leshi të kaluar në tezgjah, mundet dhe në dërstilë. Thesi mund të përgatitet dhe me fije liri. Përdoret më tepër nga çobanët, por dhe nga udhëtarët, për t’u mbrojtur nga shiu e nga të ftohtit. Thesi paloset me dysh, në gjatësi dhe ashtu hidhet në kokë. Cakuli mbron kokën dhe shpatullat, deri në mesin e trupit.
. Ckërmitje – kur dikush, me inat, të kërcënon se do të të bëjë këtë e at[, duke kërcitur dhëmbët, pa nxjerrë zë.
. Cingël – Një copë dru, e hollë, me gjatësi rreth 20 cm. Përdoret nga fëmijët e moshës adoleshente, për të luajtur me njëri-tjetrin lojën me të njëjtin emër. Cingla, goditet me një shkop, si, në lojën e golfit.
. Cylynë – tub uji , prej metali.
. Cmilar – Daltë e hollë. Përdoret për të gdhendur gurin dhe drurin. Kjo fjalë përdoret dhe për të dëftuar një thikë, tip bajonete, e cila përdoret, kryesisht nga çobanët.
. Cylë – Bëhet fjalë për një “ vegël muzikore”, në përdorim të çobanëve. Cyla përfaqëson një tub metalik, prej plastmasi apo prej druri të gdhendur, me gjatësi rreth 70cm, brenda saj është boshllëk, tubi është i pajisur me disa brima. Çobani, duke fryrë cylën, lëviz gishtat duke bllokuar e zhbllokuar brimat, dhe prodhon tinguj të këndshëm muzikorë. Mund të jetë me një tub e quhet cylë, por mund të jetë dhe me dy tuba e quhet dyjare.
. Cipal – bëhet fjalë për një copë dru, të thyer apo të shqyer, i cili përdoret për të krojtur dhëmbët ose për të gërvishtur.
. Cfrat – kur në një tokë arë kalon një përrua, i cili gërryen vazhdimisht anët e tij, që të mos ndodhë kjo, pronari i tokës, mbledh disa hunjë e shkarpa dhe bën një barrikadë ( pengesë ) që të mos ndodhë gërryerja e tokës.
. Cohë – është përdorur për të dëftuar një copë basme pambuku ose një copë mëndafsh.
. Cplon – një parazit, i cili qëndron në lëkurën e bagëtive.
. Cpordhës – Fyti, gabzerri i një bagëtie që theret. Hiqet , pas rjepjes së lëkurës.
. Cangadhe – kemi të bëjmë me një dele, dhi, e cila duhet të japë qumësht por ka mbetur shterpë.
. Cangë – kur një frut nuk është pjekur akoma .
. Cylaqe – zorrë e bagëtisë mashkull; organi seksual i tij.
. Cërmë – ngërç. Më shumë ndodh kur njeriu futet në ujë e noton; i bllokohet njëri nga gjymtyrët.
. Çaki – bëhet fjalë për një thikë të vogël, me këllëf prej briri, ose pa të tillë. E përdorur, sidomos nga çobanëria.
. Çorbë – është fjala për një lloj supe, me oriz ose me bollgur, e cila ka më pak ujë se sa duhet; pra, është e trashë. Kur shtrohet në tavolinë, çorbës i hidhet në sipërfaqe, një shtresë gjalpë, i skuqur, për ti dhënë shijë dhe brenda shtrydhet limon ose hidhet limon tos. Kur këto mungojnë, për ti dhënë pak shijë, përdoret oshafi, prej kumbulle. Disa i thonë llapa. Ajo përdoret për ushqimin e atyre që kanë diare.
. Çibuk – quhet një pajisje vetjake e atyre që pinë duhan. Përgatitet nga mjeshtër të njohur, me një copë dru, prej bushi, i cili gdhendet bukur, duke na paraqitur figura të ndryshme. Çibuku është i shpuar përbrenda dhe në njërin skaj përfundon me një xhungë, bosh përbrenda, ku digjet duhani e duhanpirësi thith nikotinen, të paster.
. Çalaman – etiketohet një njeri, i cili njërën këmbë e ka më të shkurtër ose të dëmtuar, për rrjedhojë e tërheq zvarrë atë.
. Çyrek – bukë gruri, e trashë; piqet në saç ose në furrë që digjet me lëndë druri. Përgatitet me miell gruri, të cilit i hidhet brenda kripë, sodë e maja dhe përzihet me ujë sa të bëhet brumë. I pjekur, çyreku, është mjaft i shijshëm dhe përdoret si dhuratë, kur shkohet në dasmë e ne vaki.
. Çupit – kur provon, në një cep të saj, bukën e pjekur, byrekun, revaninë, qullapiten etj. Këput pak dhe e provon . Gjithsesi gatimi shëmtohet.
. Çehre ( turqisht) – Pamje e jashtme e fytyrës. Disa te cilëve nuk u qesh nuri, por nxijnë e sterrojnë, u thonë nursëz; atyre që u qesh fytyra u thonë: “ paska çehre”. Lipset të bëhet diferencimi mes atij që është serioz dhe atij që nuk i qesh nuri.
. Çirak – Në kuptimin e ndihmësit të ustait. Në çdo profesion e punë ka një njeri që kryen rolin e ustait e një tjetër që është ndihmës i tij. Çirak mund të përdoret dhe për të dëftuar një kandil, të ndezur, në një vend të “ shënjtë”. Në Kalivaç, psh, çirakë ndizeshin nëpër mekame ku Baba Lolua i Bozanet, është me dy çirakë.
. Çark – një pajisje metalike, si grackë, e cila shërben për të kapur minj.
. Çportë- i thonë shportës, një enë prej xunkthi e cila ka një dorezë sipër dhe shfrytëzohet për të mbledhur fruta. Kapaciteti bartës i saj është 3-4 e më tepër kg.
. Çqep – përdoret në vend të fjalës shqep. Kemi të bëjmë me një veprim kur shqep atë që ke qepur.
. Çilo – një kalë i cili ka ngjyrë gri.
. Çepka – copa të vogla druri, të cilat përdoren për të ndezur zjarrin, fillimisht.
. Çepele – thikë e vogël.
. Çikrik – një ingranazh i cili transmeton lëvizjen. Përdoret dhe për të dëftuar një rrote me penj , të mbledhur.
. Çapkën – një djalë i shkathët , i hedhur , të cilit nuk ia ha qeni shkopin.
. Çokale – një këmborë në përmasa të vogla e me tngull më të lehtë. Çokalja ose trokja , u varet në qafë bagëtive të imëta , të leshta , të cilat janë me trup të imët ose që janë në moshë më të re.
. Çervish – Mbasi të ketë zjerë mishi i kuq apo pula, sipër enës mbetet një lëng , i yndyrshëm, i cili përdoret si përzierës i pilafit apo gjellëve të tjera, pa lëng. Çervishi ka shijë të mirë por është tepër i yndyrshëm.
. Çjerr – ose gris. Përdoret dhe për të dëftuar një rast kur tjetri i ka hequr maskën fytyrës së një njeriu të padëshiruar, mashtrues. Në këtë rast thuhet: “ Ia çorra maskën; i nxorra në shesh fytyrën e vërtetë”.
. Çqofto – Kur duam të identifikojmë një njeri të pafytyrë, i paudhë, i shëmtuar, ngjn me shejtanin, siç e përfytyrojnë njerëzit.
. Çyst – Kur duam të dëftojmë një njeri, i cili del në krye të turmës; kur ka qejf të duket dhe nxjerr gjoksin dhe e heq veten më të ditur, më të zgjuar, më të mençur, të prirë për t’u bërë vetëm udhëheqës.
. Çilimi – Kur kemi të bëjmë me një fëmijë të parritur. Mund të përdoret dhe për të dëftuar një të rritur , kur ai kryen një veprim fëminor.
. Çomange – është fjla për një shkop , i cili përfundon me një gungë.
. Çvendosje – Kur ndryshon vendin.
. Çalambrok – shiko spjegimin e fjalës çalaman.
. Çember – një shami, me ngjyrë të ndryshme, e cila hidhet në kokë, nga gratë. Mund të jetë dhe e bardhë.
. Çitak – kështu emërtohet një njeri, i cilinuk e mban fjalën e dhënë dhe, në përgjithësi është mistrec.
. Çimgane – i thuhet një femre të përdalë, pa karakter.
. Çitjane – veshje grash, nën mes, e cila mbulonte kërcitë dhe mbahej e lidhur në bel, me oshkurë, të fortë. Gruaja turpërohej po ti këputej oshkuri i çitjaneve. Si veshje, e kanë lënë pushtuesit turq dhe lidhet me fanatizmin ekstremist.
. Çapraz – Sharrës së drurit, axhustatori ose ai që e përdor, me një limë, e mpreh, midis dhëmbëve, në mënyrë të atillë që dhëmbët e mjetit prerës, të mos ishin në vijë të drejtë, por të hapehin anash. Fjala çapraz përdoret dhe për të dëftuar një njeri i cili, flet, kundër të tjerëve ( shumicës ), me e pa shkak.
. Çemgel ( turqisht) – Nga oxhaku, nëpërmjet buharisë zbret një zinxhir, i hekurt, nyjet e të cilit janë të bashkura me njëra –tjetrën, në kovaçhanë. Në fund mbaron me një grep ku vendoset ena që zjen ujin apo gjellën.
. Çatall – bëhet fjalë për njërën nga degët e shumta të një peme.
. Çuka – flokë, të prerë shkurt.
. Dac – kur një njeri zhvishet lakuriq, nudo, pa tesha në trup.
. Drangull – Bëhet fjalë për një shtëpi bosh, ku nuk ka asgjë brenda. Ka dhe kuptimin e një njeriu pa plang e pa shtëpi dhe që nuk është i zoti ti krijojë ato.
. Demek – Përdoret për të dëftuar një tufë me grurë, të korrur por akoma të pa shirë, të bërë bashkë, në madhësi sa ta pushtojnë krahët e një njeriu. Demekët mund të bëhen me të gjitha kulturat e arave që kanë kërcell. Në praktikë, çobanët, për të kufizuar vathën ku mbajnë dhentë, përdorin demekë me shkarpa, të mbështetur pas njëri-tjetrit.
. Dorëz – Kur korret gruri, në arë, te korrurat, aq sa nxë dora, lihen në grurore, pastaj mblidhen e bëhen demekë. Dorëzat e grurit nuk lidhen, kurse demekët, duhen lidhur.
. Duvak ( turqisht )- një copë e kuqe, me të cilën mbulohet nusja, kur hipën në kalë e niset për në shtëpinë e dhëndrrit. Kemi të bëjmë me një rit të lashtë musliman, ku fanatizmi ekstrem është i pranishëm, qartë.
. Drugë – Vegël pune, në shërbim të grave që bëjnë tjerrjen e leshit, krahas furkës dhe lëndës së parë- leshit. Druga përfaqëson një copë dru, me gjatësi 20-30cm, e lëmuar, me majë, jo të mprehtë, në të dy skajet. Ajo përgatitet nga dru i lehtë e i fortë, në mënyrë që dora, e cila e mban, të mos lodhet shpejt.
. Djepe – Një pajisje për të vendosur fëmijët latantë. Përgatitet prej druri dhe i jepet forma e një krevati fëmijësh që lëkundet, si lavjerrës. Në të dy skajet, djepja ka formë harku që të përkundet lehtë.
. Dovlet ( turqisht ) – bëhet fjalë për një komunitet të caktuar , për një popullsi, konkrete.
. Dulluk ( turqisht ) – bëhet fjalë për një dhuratë, e cila përmban brenda vedshje e mbathje dhe i dërgohet nënës së nuses së ardhshme, si dhuratë, para dasmës. Dulluku mund të ketë brenda në pako, një ose disa lloj veshje.
. Dackë – është fjala për të dëftuar një pëllëmbë, shuplakë, shpullë, e cila e godet tjetrin në fytyrë. Sh: “ I dhashë një dackë të mirë, që ta mbyllë gojën”.
. Dëckë – ka kuptimin e një pordhe. Mund të përdoret dhe fjala dëngël, e cila është ekuivalente me të parën. Sh: “ Ai shet pordhë”, që do të thotë se fjalët e tij nuk janë të vërteta.
. Dra – Kur skuqet gjalpi, në enë mbetet një solucion, i ngurtësuar, i trashë, i kripur, dhe mjaft i shijëshëm.
.Dërrasë – Një pllakë guri, e dimensioneve të ndryshëm, me ngjyrë të bardhë, të zezë ose gri. Mund të thuhet dhe për një pllakë druri, e lyer, e cila përdoret si dërrasë e zezë, në klasë.
. Derexhe ( turqisht ) – Përdoret për të dëftuar një gjendje të caktuar ekonomike, shoqërore dhe shëndetësore, të një personi. Më së shumti, derexheja dëshmon një gjendje të keqe, të padëshiruar. Sh: ‘ Shikoni në ç’derexhe është katandisur x apo y “!
. Dërzhitet ( turqisht) – Sulet, ndërsehet, të sulmon. Zakonisht përdoret për të dëftuar sulmin e një qeni.
. Dert ( turqisht) – kemi të bëjmë me në hall, me një merak të pakryer, me një tog meraqesh, një peng, një mërziti e akumuluar, por e pa shfaqur publikisht.
. Dyfek ( turqisht) – Një armë këmbësorie, pushkë e gjtë ose e shkurtër e cila e realizon shkrepjn e fishekut, duke tërhequr këmbëzën.
. Direk ( turqisht) – një shtyllë druri, e gdhendur, në formë katrore, me qoshe, e cila vendoset zakonisht në anije dhe shërben për të kryqëzuar litarët . Si rregull, në majë të direkut vendoset flamuri shtetëror i portit ku është regjistruar anija.
. Djersë dhe djersitje – Janë sekrecione të cilat dalin nga trupi i njeriut apo i kafshës, nëpërmjet poreve.
. Dritëshkurtër -Një njeri, i cili, nuk shikon më tej se hunda e tij. Kur nuk mund të gjykojë drejt, për shkak të horizontit që ka. Përdoret dhe për të dëftuar një njeri, me aftësi të kufizuara për të parë i cili ka nevojë të vendose syza.
. Duf – Kur një njeri ka një brengë, të akkumuluar, të cilën nuk e ka shfaqur publikisht. Kur ai e gjykon të arsyeshme, e shpreh hapët atë që mblon përbrenda dhe çlirohet prej saj. Në këtë rast thuhet: “ E nxorra dufin” !
. Dëmçmues – Kur ndodh një dëm, në ekonomi, një apo disa njerëz, me përvojë, caktohen për të bërë vlerësimin e dëmit. Këta, tradicionalisht janë quajtur dëmçmues.
. Dëshmitar – Kur një njeri, madhor, ka dijeni për një ngjarje, ai thirret nga gjykata për të dëftuar ato që di. Ky tip quhet dëshmitar. Rrjedh nga fjla dëshmi.
. Durim – përdoret për të identifikuar një njeri i cili superton një ngjarje, një dhimbje, një padrejtësi e pritje të gjatë. Ka të bëjë dhe kur një njeri përballet e duron, deri sa të zgjidhet, një padrejtësi.
. Dyjare – Përdoret, zakonisht për të dëftuar një vegël muzikore, një cylë, e cila është me dy tuba. Në praktikë përdoret dhe për të identifikuar një dele ( dhi) etj . e cila lind dy pinjollë, njëherazi.
. Dume – një masë, e cila përfshin rreth 7 kg. Dumja, kësisoj është më e vogël se karroqja- ( 10 kg).
. Dava ( turqisht ) – Gjyq. Mund të përdoret dhe për të dëftuar diçka që nuk përfillet si psh. “ Dava leckash”.
. Drapër – vegël pune, në përdorim të bujqve për të korrur, me dorë. Përfaqëson një gjysmëharku, metalik, të dhëmbëzuar, i cili përfundon me një dorezë druri. Skaji tjetër i tij është i mprehtë, me majë.
. Dredh, dredharak, dredhanik – Përdoret për të dëftuar një pështjellim.Kur kemi një rrugë, e cila nuk është e drejtë por me mjaft kthesa.Përdoret dhe për të dëftuar një bimë kacavjerrrëse, e cila u qepet bimëve të tjera, të forta. Shërben dhe për të dëftuar një njeri, i cili nuk e mbn fjalën, por del prejsaj. Në këtë rast thuhet: “ bishtdredhur”, “ Dredharak”etj.
. Dëng, pirg – Një grumbull gjërash, sidomos leckash, të ngjeshura fort pas njëra-tjetrës dhe të lidhura, fort. Pirgu mund të jetë dhe me gurë, grurë e sende të tjera.
. Dyllë – mbetje e ngurtë, pas shkrirjes së mjaltit.
. Derollan – identifikohet një njeri, i cili bredh derë më derë, për qelepir. I thonë dhe dredharak.
. Duva, nuskë ( turqisht )- Një mshtrim që u bëhet njerëzve, me lloj – lloj gjepurash, të cilat i paraqesin si shëruese, shpëtimtare, hyjore.
. Deramet ( turqisht ) – një peng, një pishmn,një dëshirë e paplotsuar apo një porosi, e dhënë,
por e pa kryer.
. Damlla – Bëhet fjalë për hemoragji cerebrale. Dikur, nuk mund ti spjegonin sëmundjet, dhe, për ti rënë shkurt, thoshin : “ I ra damllaja”.
. Derman ( turqisht ) – rrugëdalje, zgjidhje, kur një çëhtje e ve në udhën e zgjidhjes, ose që shëron. Në zhargonin e përditshëm, për një njeri që zgjidh problenet, thuhet: “ Ai të bën derman”.
. Dembel – Një njeri, i cili nuk angazhohet në asnjë punë, por e kalon kohën kot, sorollatet.
. Derdimen – Një njeri i trashë, i cili nuk kupton e nuk çmon dot situatën ku ndodhet . Ai nuk është i aftë të veprojë sipas situatave që i krijohen. Shpesh e “ tërheqin pas hundës” të tjerët.
. Dorëdhënë – kur kemi të bëjmë ne një njeri, i cili është tepër bujar.Shpesh, për të dëftuar bujarinë e tij, i thonë: “ Ai e ka dorën të shpuar”.
. Dorështrënguar – e kundërta e dorëdhënit. Dorështrënguari është koprac; nga dora e tij nuk del kollaj gjëja.
. Disrancë – Shërben për të dëftuar një hapësirë që ndodhet mes dy vendeve, dy pikave, dy objekteve etj.
. Drithërimë – një tronditje e thellë, nga një e papritur e padëshiruar, një stepje përpara një situate befasuese.
. Dordolec – bëhet fjalë për një karikaturë, ose për një manekin, i cili, zakonisht bëhej prej leckash, duke imituar një njeri dhe vendosej në mes të arës, mbi një hu, për të trembur shpendët. Përdoret dhe për të dëftuar një njeri, i cili është i veshur keq; me rroba të vjetra e të grisura.
. Dallkauk ( turqisht ) – i thuhet një njeriu, i cili premton shumë por nuk bën asgjë, pra nuk e mban fjalën por është gënjeshtar e i pabesë.
. Dallaverexhi ( turqisht) – i thuhet një njeriu që merret me ryshfete , me pazare të ndyra, bën premtime të kota, është besëthyer.
. Derman ( turqisht ) – shpëtim, zgjidhje, dalje nga situata, shërim etj. Është përdorur e përdoret, sidomos nga femrat, për të identifikuar një njeri, të afërt, të cilin e duan shumë. Psh:” Ku je ? o derman”.
. Dhallë – Kur tundet kosi e përftohet gjalpi, në fund të enës mbetet një lëng me ngjyrë të bardhë, me shijë acidi, e cila, përdoret për të përftuar gjizën dhe hirrën. Përdoret dhe si pije freskuese.
. Dhëmbje – Bëhet fjalë për një vuajtje njerëzore e shkaktuar nga një goditje; prerje ose dëmtimi tjetër të trupit. Dhimbja mund të shkaktohet dhe nga faktorë moralë ose nga humbja e njeriut të dashur.
. Dhogë – një sërrasë , prej druri. Mund të jetë me trshësi e gjatësi të ndryshme.
. Dhjakonar ( greqisht) – kur kemi të bëjmë me një njeri të ngushtë, të fshehtë, jo të çiltër në shoqëri. Dhjakonari, shpesh, hedh gurin e mësheh dorën.
. Dhi – bagëti e imët, e cila ushqehet, kryesisht me gjethe.
. Dhunë – Bëhet fjalë për ushtrimin e forcës fizike, për të marrë diçka, pa dëshirën e palës tjetër .
. Dhuratë – është fjala për një send i cili i jepet dikujt, pa shpërblim .
. Dhijar – çobani i dhive; ai që kujdeset për dhitë.
. Dheks ( greqisht) – Kur dikë ose diçka, nuk e pëlqej, nuk e dëshiroj, nuk e duroj dot. Kur thuhet : “Këtë gjë nuk e dheks”, dmth, nuk e dëshiroj.
. Dhjet – bëhet fjalë për një nevojë fiziologjike, kur njeriu kryen jashtëqitjen; defekon.
. Dhëndërr – Një djalë, i cili martohet, bëhet me grua.
. Eshkë – Një kërpudhë me pamje mishtake, e cila del nëpër trungje drurësh pyjorë si( lis, përrall, rrap, vidh etj). Kërpudha, mbasi zihet, copëtohet, thahet dhe përdoret për të ndezur zjarr, sidomos nga ata që e pinë duhanin, me çibuk.
. Eth – ndërzim. Përdoret, për të dëftuar një dem, i cli kryen aktin seksual, me një lopë.
. E paqtë – përdoret për të identifikuar një njeri pastërror ose për të dëftuar një veprim të pastër.
. Exhgale ( turqisht) – kur njeriu ka një siklet, diçka i ka zënë udhën dhe e pengon, kur ka një telash apo një hall.
. Evlat ( turqisht) – përdoret për të dëftuar një fëmijë, një bir, një bijë ose të dy së bashku.
. Evliha ( turqisht) – kur duam të identifikojmë një njri, të mbarë, të dobishëm, që nuk ndihet, nuk i dëgjohet zëri por i duket puna. Nuk i bie më qafë njeiu e nuk përzihet në punët e të tjerëve.
. Ethe – kur njeriu superton temperaturë të lartë të trupit , të shoqëruar me dridhje. Në Kalivaç janë të njohura ethet e gushtit.
. Eksiq ( turqisht ) – mangut. Kur blen një mall dhe shitësi ta jep mangut. Në praktikë përdoret dhe për të dëftuar një njeri i cili nuk mbush mirë; kur është i metë, nga trutë.
. Ëngjëll – në kuptimin e një shënjtori që të mbron. Disa e përdorin dhe për të dëftuar se një njoftim të caktuar ua solli ëngjëlli. Fjala ëngjëll ka komutacion mjaft të mirë.
. Ënckëla – sharje, ofendim, kur i dëshiron tjetrit ti ndodhë diçka e keqe, së shumti të fryhet e të bëhet daulle.
. Filaqi – Është fjala për një pjesë të kanalit që tërheq ujët që del nga mulliri, mbasi ka rrotulluar rrotën e blojës.
. Ferishte ( turqisht) –përdoret për të dëftuar një njeri apo send të brishtë. Kemi të bëjmë me një krijesë e cila është e njomë, e paarrirë, në gjendje fillestare, pa përvojën e nevojshme.
. Fizallah ( turqisht) -Thuhet për një njeri të padëshiruar, të papranuar në shoqëri, në kufijtë e të panatyrshmes.
. Fanua – i paparë, i jashtzakonshëm, i mbinatyrshëm.
. Formaçkë – kështu emërtohet hapësira që formohet nga shtrirja e gishtit tregues me gishtin e madh.
. Furmi – kur godet këmbën, kur e shëmb atë, vendi i goditur, skuqet, squllet dhe fillon te grumbullojë qelb. Proçesi i qelbëzimit quhet “ hedh furmi”.
. Frëngjyz ( turqisht) – një sëmundje, që bllokon rrugët e sipërme të frymëmarrjes, e ngjashme me astmën bronkiale.
. Fëndyell – Një mjet, shpues, me majë e me kanal të hollë, përdoret sidomos nga samarpunuesit dhe opingarët.
. Ftujak – Bëhet fjalë për mashkullin e ftujës. Në kopenë me dhi, pinjollët meshkuj, kur e kapërcejnë vitin, quhen ftujakë.
. Fletë – Bëhet fjalë për një gjeth peme ose për një fletë libri apo fletore.
. Fyell – një vegël muzikore që lëshon tinguj të ëmbël, melodiozë, të cilët dalin nga një tub, metalik, prej druri apo plastik, me brima . E ndeshim, sidomos tek barinjtë.
. Fëndë -përdoret për të dëftuar një pordhë, pa zhurmë. Fënda, si pordha, dhe ajo, mban erë të shpifur. Në ndonjërast, kjo fjalë, përdoret për të identifikuar një njeri, i cili, as ndez; as shuan por është një gjë e lehtë, nga ata, të cilët nuk zihen në gojë, se nuk mbarojne punë.
. Fët e fët – na dëfton se një punë e caktuar kryhet shpejt shpejt ; pa vonuar .
. Ftujë – femra e dhisë, kur ka mbushur një vjeç.
. Frë – Ka kuptimin e një pengese metalike që i vihet kalit, në gojë dhe është pjesë e kapistrës; përdoret dhe për të dëftuar një vesh rrushi. Në praktikë, frë u vihet he kecërrve, që të mis pinë nënat, kul lëshohen në tufë, por, në këtë rast freri është prek druri, i mprehur në të dy skajet.
. Furkë , furkaçe – Është një dru, me gjatësi rreth 3m, i plotë, i fortë, me dy veshë, përdoret pë ngritjen ekasolleve apo tendave dhe për të ngritur hereket e rrushit. Në një kuptim tjetër, është një dru, me fund të përkulur, në njerën anë, e cila shërben për të endur leshin.
. Fshesë – Pajisje, prej shkurresh ose prej fije bari, të fortë, e cila përdoret për të fshirë një sipërfaqe të caktuar.
. Fidan – bimë e re, e përftuar nga farishtja se fidanishtja, e cila, pritet të transplantohet n vendin ku do të qendrojë përgjithmonë. Fidani mund të jetë i drurëve frutorë, atyre pyjorë, por dhe i bmëve të arave.
. Fesat ( turqisht ) –Në kuptimin e një njeriutë prapë,që bën paudhësi, përhap njoftime të pavërteta, shpif dhe ështëngatërrestar.
. Fiti-fesat- Është e njëjta kategori por në një shkallë më të lartë. Kemi të bejmë me një njeri ngatërretar, shpifarak, i cili përgojon këdo, pa asnjëbazë.
. Fishek – Predhë. Bëhet fjalë për një gëzhojë së bashku me plumbin.
. Firar ( turqisht ) – me këtë fjalë dëftohet jë njeri, i cili është aratisur nga bashkësia ku jeton, ka bërë ndonjë prapësi dhe kërkohet nga shteti, prandaj qendron i fshehur, diku.
. Firaun ( turqisht ) – Një njeri i mbrapshtë, me prirje për të bërë të këqija.
. Feste – një lloj kapele e stërgjatur, pa majë e pa strehë. Zakonisht, festeve u thonë qylah, kur janë prej shajaku, të bardhë e me majë, në krye.
. Fiqir ( turqisht) – mendje , aftësi për të menduar.
. Farishtë – toka ku mbillet fara, e cila na jep fidanin e pritshëm.
. Farë – Shërben për të dëftuar kokrrat e një bime, të cilat janë të pjekura fiziologjikisht e kanë aftësi riprodhuese. Fara ruhet në vende e në mënyrë të veçantë dhe trajtohet, kimikisht, para se të mbillet.
. Fajkua – një shpend grabitqar, i shkathët, i fuqishem symprehtë. I thonë dhe skifter.
. Farmak – përdoret për të dëftuar një gjë që të helmon. I thuhet dhe thjeshtë : helm.
. Fëndyell – mund të identifikohet me fjalën bizë.
. Ferk ( turqisht ) – thuhet për të dëftuar një mrekulli; një zgjidhje të mbinatyrshme, hyjnore.
. Fesat – kur kemi të bëjmë me një prapësi, thuhet për një njeri të prapë.
. Flakë – përdoret për një njeri, i cili i zgjidh problemet shpejt, sa hap e mbyll sytë. Një njeriu të tillë i thuhet: “ Ai është flakërimë”, si flaka që përlan çfarë gjen përpara.
. Flamë – një sëmundje e ngjashme me alergjinë, më tepër përdoret për të identifikuar një bagëti të sëmurë.
. Fatlum – bëhet fjaslë për një njeri me fat, të cilit i shkojnë punët mbarë.
. Fener – Një mjet ndriçues, me vajguri, i mbyllur me qelq, që mos ta fikë era; përdoret nga udhëratët, për të ndriçuar udhën.
. Furrik – një vend , i ndërtuar kryesisht me kashtë, ku pjellin e ngrohin pulat.
. Fëshfërimë -erë e lehtë, e cila fryn qetë-qetë, lëkund gjethet e pemëve por nuk i rrëzon ato.
. Fustë – këmishë e brendshme, dite, grash.
. Futë – përparëse, disa i thonë mësallë.
. Gogalle – kocka, me gabarite të mëdha.
. Gofie – disa kafsheve ( gjedhëve), kur janë të dobëta u dalin kockat; ato quhen gofie.
. Gatim – bëht fjalë për disa gjellëra. Në dasma e gosti psh. Vajtësit çojnë çyrekë, revani, etj. etj . të cilat , së bashku quhen gatime.
. Goxhamish – është fjala për të dëftuar një pemë, me fruta jo aq të preferuara, e cila ka disa kokrra, të vogla, kafe të zënë ose të zeza, të vogla, të rrumbullakta, të ëmbla por me fara të mëdha. Disa i thonë carac, disa të tjerë –çuçume.
. Gazherre – Kur theret e ripet një bagëti dhe i hapet barku, disa organe, janë të veshura me dhjamë. Këto quhen gazherre e, kur skuqen, haen me shijë.
. Gavetë – Një enë alumini, me kapacitet rreth 1 litër, me kapak, përdoret, në ushtri; ushtari e mban në sup, të kapur nga një rrip. Përdoret, për të transportuar ujin e pijshëm dhe gjellën, mund të shfrytëzohet dhe për të ngrënë ushqimin.
. Gop – organi seksual i femrës.Eshtë përdorur për të dëftuar një grua që ka bërë shumë lindje, ose një të moshuar. Disa, me keqdashje e përdorin për të denigruar tjetrin. Në këso rastesh sllogni që përdoret më shpesh është: “ gopi i satëme”!
.Gri – Një pajisje, në përbërje të së cilës është një gur, i ashpër, me ngjyrë gri, përdoret për të mprehur thika, sëpata, kosore dhe sende të tjera metalike, të mprehta.
. Gazep ( turqisht) – një situatë mjaft e keqe, për faqe të zezë, nuk ka si bëhet më keq.
. Gunë -Veshje e gjatë, e trashë, për çobanët e dhive ( dhijarët). Guna ka formën e një pelerine, me krahë e me kapuç. E shtë kundra ujit dhe të mbron nga të ftohtit; përgatitet me lesh dhije, të rrahur.
. Grënjë – kemi të bëjmë me një zënkë, grindje, mosmarrëveshje, mes dy njerëzve. Disa njerëz janë grënjarë, nga natyra.
. Grënjar – një njeri që parapëlqen grindjet dhe është protagonist në këtë fushë.
. Gollak – Një gjel, i cili nuk këndon ose këndon, në moshë të rritur. Përdoret dhe për të tallur një njeri, i cili është gjë e trashë.
. Grackë – Kurth. Dikur, fëmijët ngrinin gracka, për të kapur zogj. Mund të jetë dhe një grackë, e ngritur prapa krahëve të tjetrit, për ti bërë keq atij.
. Gardh – Një pengesë artificiale, e thurur, me purteka e shkarpa, me qëllim që të ndalohen kafshët grabitqare. Ndërtohet me hunjë e shkarpa dhe kap lartësinë 2-3 m. Me qëllim që pengesa të behet e pakalueshme, në krye të gardhit vendosen driza ose ferra.
. Gurmaz – fyti apo laringu.
. Govatë – magje. Shërben për të latë teshat. Në magje, sidomos prej druri, gatuhet brumi, me të cilin përgatitet buka. Me govate, nxirret dhe vaji i ullirit, i këmbës.
. Gulç – Kur një njeri ka vrapuar, jashtë kapacitetit fizik të tij e është lodhur shumë, merr frymë me vështirësi, e ka të vështirë të kollitet, mund të nxjerrë dhe shkumë të bardha, nga goja.
. Gdhend – kur punon, me daltë mbi një dru, të cilit i heq gungat e i jep formë, sipas dëshirës. Gdhendet dhe guri, me daltë, i hiqen gungat e qoshet dhe përgatitet për destinacionin që dëshiron gurgdhendësi.
. Gërshet -Një femër, me flokë të gjata, i pleks ato, në dy tufa, të cilat quhen gërshetë.
. Gëlbazë – Pështymë, pas një kolle të fortë dhe “ kruajtje “ të fytit. Sekrecionio që del nga goja, zakonisht ka ngjyrë të bardhë dhe është si pelte.
. Gërthje – Gafore. Rëndom, përdoret dhe për të identifikuar një njeri të bezdisshëm, i cili të qepet e nuk të ndahet. Në këta raste thuhet : “ Më është qepur, si gërthje”.
. Gërvishtje – Kemi të bëjmë me një plagosje, të lehtë, e cila konsiston në goditjen me sende të forta, që shkaktojnë të çara, në trup ose në lëkurë.
. Gëlasë ose gëliqe – jashtëqitje shpendësh.Në ndonjë rast, me ironi, përdoret shprehja: “ I la gëlasën”.
. Guak Një njeri i trashë, i hutuar, i mefshët, qullac, pa haber, i trashë, nuk kupton e nuk reagon.
. Gojëharapash – Një njeri, i cili nuk shprehet qartë, por ngatërron ato që thote e të tjerët nuk kuptojnë se çfarë thote.
. Guall Guackë, koracë, mbulesë e jashtme e një fruti apo perimesh. Përdoret dhe për të identifikuar njerëzit që nuk janë të hapët por mbyllen në guackën e tyre.
. Gonxhe – kemi të bejmë me një lule të paçelur.
. Gungaç – Identifikohet një njeri me trup të shëmtuar, me gunga apo kurrizo.
. Gege – Kështu emërtohet, me përkëdheli dhe ka si epitet gruaja e xhaxhait.
. Gafë – kur një njeri kryen një veprim të gabuar ose thotë gjëra që nuk vertetohen e nuk justifikohet.
. Gjysmak – I thonë një njeriu me të meta mendore.
. Gjiton – emërtohet një njeri, i cili ndodhet afër, me shtëpi.
. Gjilpryer – Një jilpërë e madhe, e cila përdoret për të qepur thasë zhake ose stromë samari.
. Gjongul ( turqisht) – vullnet, dëshirë e mirë. Kur dikush të jep një gjë, apo të bën një të mirë, me gjithë shpirt.
. Gjezdis ( turqisht) – shëtit, bredh, sorollatem sa andej – këtej.
. Gjysmëkoke – Një pjesë e kokës. Në dasma e gosti, duke i hedhur një gjysmë koke, nderohet njeriu i afërt apo njëri nga miqtë më të preferuar të familjes.
. Gjytyrym – Një njeri i humbur, i pazoti, që nuk merr vesh nga dynjaja.
. Gji – Ka dy kuptime. Dëfton gjoksin e një gruaje, sisët dhe, në kuptimin tjetër dëfton një gjuhëz ku deti futet në tokë, në formën e një fiordi.
. Gjini – në njërin kuptim, dëfton përkatësinë seksuale të njeriut; në tjetrin kuptim, dëfton familjen, fisin, të afërmit e një njeriu. Sh: “ Isha në gjini”.
. Gjype – Në një tufë dhensh, njëra nga delet mban në qafë këmborën më të madhe, e cila, dallohet jo vetëm nga madhësia por dhe nga tingulli.
. Merr në gji – kur dikush, merr dikë në mbrojtje.
. Dhjakonar ( greqisht) – një njeri i ngushtë, dorështrënguar dhe hileqar.
. Dhjet – kryen jhtëqitjen.
. Dhijar – çobani i dhive.
. Dhëmbsuri – kur të vjen keq , për një njeri, kur ndihesh keq për një njeri që vuan.
. Hapës – Çelës.
. Hi – potas; mbetje nga djagja e druve te zjarrit, ose nga djegja e qymyreve.
. Hosten – Një shkop prej druri, i drejtë, me gjatësi rreth 2 m, në fund të të cilit ndodhet një thumb, metalik. Hosteni përdoret nga bujku, për të shpuar qetë, në parmendë, me qëllim që të nxiten për të tërhequr.
. Heqës – Kraharori i pulës, ka dy kocka të holla, që përfundojnë të bashkuara. Kur tërhiqen ato, njëra shkëputet e shkurtër, tjetra e gjatë. Disa bestytë, mendojnë se kësisoj mund të përcaktojnë seksin e fetusit, në bark të nënës.
. Hunit – me këtë novkë identifikohet një njeri, i cilisorollatet, pa ndonjë objeksion konkret.
. Hereke – një ngrehinë prej furkash e shujesh druri, e cila përgatitet, si shtrat për të shtrirë hardhinë.
. Hergjele – i lirë, përdoret më tepër për të dëftuar një kalë, i cili nuk është i penguar, as i lidhur me litarë, por vrapon, nga të dojë.
. Harram ( turqisht ) – identifikohet një njeri, i cili nuk sjell asnjë dobi. Ka dhe kuptimin e një sendi apo malli, i cili nuk është fituar me djersë por me mënyra të tjera, jo të ndershme. Është dhe mallkim, kur i jep tjetrit diçka, pa dëshirë. Në këtë rast, thuhet: “ Të qoftë harram”!
. Heqje – Në kuptimin e vuajtjes. Kemi të bëjmë me një përjetim të dhimbshëm, të shoqëruar me vuajtje, të shkaktuar nga një sëmundje apo kur bën një punë të rëndë, e cila përballohet me vështirësi.
. Harka ( turqisht) – veshje klerikësh muslimanë. Tip pelerine, e lehtë, me ngjyra sipas sektit fetar, e gjatë, deri nëfund të këmbëve.
. Havale ( turqisht) – Bezdi, me kete emër identifikohet një njeri, i cili, të qepet e nuk të ndahet.
. Hardhiçkë – një zvarranik, i cili, rëndom quhet hardhucë. Në praktikë përdoret dhe për të identifikuar një femër, e cila është mjaft e dobët dhe e pakët nga trupi.
. Hedhës – Në një këngë kalivaçase, njëri ia merr; një i dytë ia kthen dhe i treti ia hedh këngës. Hedhësi, zakonisht, del, me zë, mbi të parët.
. Ibret ( turqisht ) – do të thotë : shumë keq; copë- copë, për faqe të zezë, më keq nuk mund të bëhet.
. Ibrik ( turqisht ) – Një pajisje, metalike, me doresë dhe me fyt, i cili shërben për të ruajtur dhe për të servirur ujë, për të larë duart. Më së shumti, ibriku, është i përgatitur prej tunxhi.
. Iso – Në polidoninë labe, në një grup këngëtarësh, ata që nuk janë marrës, kthyes apo hedhës, bëjnë iso, e cila duhet të jetë uniforme.
. I hazdisur ( turqisht) – Kur kemi tëbëjmë me një njeri të eksituar. Mund të kemi të bëjmë dhe me një kafshë që ka humbur ekuilibrin.
. I molepsur ( turqisht ) – shërben për të identifikuar një njeri apo një frymor tjetër, të infektuar.
. i lyer – Kur një njeri është i përzier në punë të pista, është i lyer, me to.
. I vyer – Përdoret për të identifikuar një njeri me vlerë.
. I krimbur – Kur ka zënë krimba.
. I mykur – kur ka zënë myk, nga koha e gjatë.
. I kamur- kur disponon shumë para e pasuri tjetër.
. I prishur – Kur diçka ka humbur vetitë fiziko- kimike dhe nuk i përgjigjet standartit.
. I shtrydhur – kur i kemi marrë lëngun. Përdoret dhe për të identifikuar një rrobë,e cila eshte shtrydhur.
. I ndrydhur- bëhet fjalë për një njeri që rezervohet për të thënë diçka që di.
. I mbaruar – Kur nuk vlen për asgjë.
. Ibrik – Një enë metalike , për të mbajtur ujë.
. I paudhë – Në kuptimin e shejtanit.
. I krisur – I çarë, i thyer . Përdoret dhe për të identifikuar një njeri , të cilit i ka ikur mendja.
. I vakët- Bëhet fjalë për një sasi uji të pangrohur akoma ose për një njeri, i cili, as ndez; as shuan.
. I karfosur – I kapardisur.
. I tripsur – Në kuptimin kur një rrobë është e konsumuar, e holluar.
. I fisëm – Fisnik.
. Ik – Largohu.
. Inat – Kur një njeri nuk e do; nuk e ke për zemër.
. Ibret – Është fjala për një njeri, i ciliështë katandisur keq e mos më keq. Thuhet dhe “ Ibreti Alem”.
. I velur Kur një njeri është i tejngopur.
. I leshtë – Përdoret për të identifikuar një njeri , i cili beson shumë dhe verbërisht , tek të tjerët , për një njeri, i cili është shpirt njeriu dhe nuk ia prish askujt.
. I jam qepur, me bukë në trastë nuk i ndahem këmba- këmbës.
. I prapë – kur bën prapësira.
. I sertë – kur sillet me të egër.
. I lashtë – Një njeri, i cili ka lindur herët.
. I përkëdhelur – I llastuar.
. Ipangjitur – Kur nuk shoqërohet me asnjeri.
. I thatë – Çiban.
. I murtëjtur – I vranët, i egër, i zymtë.
. I tromaksur – Kur një njeri është shumë i trembur.
. I shpifur – i shëmtuar.
. I tredhur – I skopitur, kur i janë hequr organet e riprodhimit.
. I ka plasur delli i ballit- nuk ka turp.
. I vuri saçin – kur bën shumë vapë.
. I lig – i keq.
. I ndërkrryer – I paekuilibruar, kur ikën kot më kot.
. Harbut ( turqisht) – Njeri me sjellje të rëndomtë, të egër e pa takt.
. Hardallosje –Kapardisje, kryeneç, një njeri që mbivlerëson veten, hiqet si “ i fortë”, merr kot.
. Hasha ( turqisht) – Kur mohon diçka.
. Hashure- ushqim, simbolik i Bektashinjve. Kemi të bëjmë me një përzerje orizi , me qumësht ose me ujë dhe mer sheqer.
. Haraçal ( turqisht) – Një njeri që vjen vërdallë e bezdis të tjerët.
. Hallemadh – një njeri me shumë halle, probleme.
. Hazdis ( turqisht) – Bëhet fjalë për një torollak, i cili është i papërqëndruar.
. Hell – Një dru, i gjate, i gdhendur, me majë në njërën anë e me dy veshë, në anën tjetër; shërben
për të pjekur mishin.
. Hanxhar ( turqisht) – Një sopatë, e cila përdoret për të copëtuar mishin.
. Hak ( turqisht) – Një detyrim që të takon.
. Hakmarrje – Kur i shkakton një të keqe, atij që të ka bërë dëm.
. Hamullor – Një kulturë e dytë bujqësore, e cila mbillet, pas korrjeve.
. Heqës- Dy kocka të krahërorit të pulës, të ngjitura në njërën anë, në formëm e shkronjës “v”. Besohej se duke i këputur ato , duke i tërhequr me forcë, përcaktohej seksi i fëmijës që pritej të lindëte .
. Hamall – Doker, punëtor i ngarkim-shkarkimit.
. Hajvan – Kafshë.Përdoret për të identifikuar një njeri me sjellje të rëndomtë.
. Hamaqell – Diçka e lartë, me përmasa të pazakonta , të lartë , sa qielli.
. Hakikat ( turqisht) – Kur i qepesh diçkaje e nuk i ndahesh.
. Hatikat ( turqisht) – I vërtetë.
. Hararet ( turqisht) – Alergji. Trupi mbushet me puçrra , të vogla, shpesh të kuqe , të cilat kruhen. Shkaktohet prej një faktori të jashtëm.
. Haber( turqisht) – Njoftim, lajm.
. Hasëm – Kundërshtar, armik; për jetë a vdekje.Përdoret dhe në kuptimin e gjaksit.
. Hallvë – Ëmbëlsirë e përgatitur me miell gruri, vaj dhe sheqer. Hallva serviret , sidomos në vdekje e përshpirtje.
. Hundëlesh – Në kuptimin e një njeriu “ të fortë”, i cili nuk të fal.
. Heq – vuaj, lëngoj.
. Haraçal – I shkujdesur, pa fre.
. Hapërda – I shpërndarë.
. Huq – Kur shkon për të kryer një punë, mund të dalësh bosh. Përdoret dhe për të dëftuar një ves të dikujt.
. Honeps – Tret. Sh : Nuk e tret dot; përdoret dhe për të dëftuar një njeri , i cili nuk e preferon një njeri.
. Hergjele – I lëshuar , pa litar.
.Hobe – gurëhedhës .
. Hyner ( turqisht) –Në kuptimin e një bëme trimërore. Sh: “ Ai ka bërë hyner”.
. Helaq – Pisllëk, kur ndot dikë.Sh “ Më bëre helaq”.
. Humai – Një basme e bardhë , prej pambuku , me endje cilësore; e bardhë.
. Hanak ( turqisht) – Byrek me qunësht.
. Harar (turqisht) – Një thes i madh , i cili përdoret për të futur brenda drithë.
. Hendek – Kanal.
. Handakomë- Një greminë e thellë.
. Harxhim – Konsumim. Ka dhe kuptimin e përgatitjes të disa ushqimeve që kushtojnë mjaft. Sh: “Qënke harxhuar”.
. Hungërrimë – Si lehje e qenit , nën zë.
. Hi – Mbetje e djegjes.
. Hakërrim – Kërcënim.
. Hickëla – Kur hidhet kot , kur merr kot . Thuhet : “ Mos hidh vicka”.
. Hise – Pjesë , racion ushqimor.
. Hambar – Një rezervuar prej druri, për ruajtjen e drithit.
. Hiqmet ( turqisht) – Hyqëm, komandë, urdhër.
. Hallall ( turqisht)- Kur miratohet, me kënaqësi, një veprim i kryer.
. Hair – Kur miratohet një veprim , sidomos kur lidhet një krushqi.
. Havale ( turqisht) – I bezdisshëm.
. Hejbe – Dy çanta të njëllojta, hidhen në samarin e kafshës, të mbushura me dhurata.
. Hokërr ( tepë) – Një bimë arash e familjes graminaçe , në zhdukje.
. Hime – Krunde, mbetjet që dalin nga sitja e miellit.
. Inatçi – Një njeri, i cili mban mëri, nga inati.

. Jelek – Një triko, e hapët, me kopsa, pa mëngë.
. Jamake ( turqisht ) – Një enë e rrumbullakët, me bisht, e përgtitur nga bakër, përdoret, sidomos për të zierë, në vatër ato ushqime që kanë nevojë për t’u zier.
. Jargë – Sekrecione që dalin nga goja.
. Jargaman -I thuhet një njeriu, të cilit i rrjedhin jargë.
. Jatak ( turqisht ) – mjete për të fjetur. Bëjnë pjesë: Dysheku, çarçafët, jastëku dhe jorgani.
. Jahni – Ushqim i përgatitur me mish viçi, qepë dhe lëng, si çomlek; përdoret, sidomos në vaki.
. Jerzull ( turqisht) – kur është kulmi i vapës, kur dielli ndodhet në Zenith.
. Kallangiç – bostan, pjepër i pabërë, jeshil.
. Kauis – Kur një qen hungërin, për shkak se dikush e ka goditur ose kërkon të hajë. Disa bestytë, kur hungërin qeni thonë se ndjell të keqen dhe dikush do të ndahet nga jeta.
. Karkacul – Thuhet për një njeri, i cili ka dalë pa veshje, nudo.
. Kruspull – Një njeri i mbledhur, nga të ftohtit apo nga një dhimbje, kur bashkon këmbët me duart dhe qendron ashtu, i mbledhur.
. Kukël – thuhet dhe kuckël .Rrënja e pemës e çkulur nga toka, i priten rrënjët anësore dhe, kur thahet, përdoret dru, për zjarr.
. Këmbje –Një pajisje prej hekuri, në formë trikëmbëshi, përdoret për të vendosur, mbi të, kusinë apo saçin.
. Këmbës – I thuhet një shkalle , prej druri.
. Kade – Një enë druri, e bërë me listela të vendosura përbri njëra –tjetrës, në formë rrethi, të ciat mbahen të shtrënguaranga disa rrathë metalikë. Një kade e zakonshme merr brenda 100-150 litra dhepërdoret, kryesisht për fermentimin e frutave dhe për depozitimin e bulmetrave.
. Kalimar – Një lloj ëmbëlsire, e përgatitur me petë, si byreku e si bakllavaja; e sherbetosur.
. Kite – Një tufë gruri, së bashku me kashtën, me madhësi sa ta pushtojë njëra dorë.
. Kërcu – Një trung druri, me madhësi të nryshme. Në zhargonin e përditshëm, kur duan të ironizojnë dikë, i thonë:” Nëna jote, më mirë të kishte bërë jë kërcu se do të ishte ngrohur gjithë dimrit”!
. Kërbythje – Bishti i pulës, së bashku me kockën.
Kajmak – Ajka e qumështit, kur zien. Mund të jetë dhe emër burri.
. Kavak – një lloj plepi, i cili ikën lart dhe është i hollë.
. Koresh – Një vaskë prej druri e cila përdoret për të shtypur ullinjtë e vajit.
. Kodosh -Thuhet për një njeri, burrë apo grua, që bën poshtërsi sidomos për ata që ndërmjetësojnë në prostitucion.
. Këngol – Bar i keq, i cili rritt nëpër bimën e grurit.
. Korb – Një shpend me pupla të zeza, simbol i fatkeqësisë. Gratë, kur duan të shprehin një fatkeqësi që u ka pllakosur, thonë: “ Korba unë”! që do t thotë: “ E zeza unë”!
. Këllirë – Është identifikim i pisllëkut e i qelbësirës. Përdoret për të dëftuar një njeri, i cili nuk lahet por mban erë të keqe e të ngjall neveri.
. Kaç – do të thotë avlimënd, tezgjah ose vegjë.
. Kasonë – Një arkë prej druri.
. Kësmet ( turqisht) – ka kuptimin efatit. Përdoret : “ Qoftë me kësmet”, që do të thotë ti shkojnë mbarë punët.
. Kromë, kromoshqilar – zgjebje, i zgjebosur.
. Koqe – teste. Përdoret dhe tope, për të dëftuar, dy koqe. Kur do ti bësh karshillëk dikujt , i thua :” Të më rruash topet”!
. Kapriçio, kapriçioz ( italisht) – tekë, tekanjoz.
. Kakërdhi –jashtëqitja e dhenve e dhive.
Kallçina – copa lëkure, të cilat u vihen pantallonave të dhijarit, tek gjunjët.
. Kërmë – mishi prishur, mish me erë të qelbur. Përdoret dhe si ofendim për një njeri pa vlera.
. Kumtëri – kumbarë, një mik artificial, i cili qeth fëmijët tjetrit e bëhet i afërt.
. Konde – këmishë.
. Karthje – Degë druri, të holla, të cilat përdoren për të ndezur zjarrin, fillimisht. Katthje i thone dhe një femre të dobët.
. Kopaçe – një copë dru, i plotë.
. Kësinjet – Qan, pa zë, numërohet, me vete.
. Koçkulla – Bishtajore, e ngjashme me bizelen por me kokërr me të vogël, mund të përdoret si ushqim, në byrek ose si çorbë.
. Kulloshtër – Bulmet, i kafshës femër, pas pjelljes. Zakonisht, kulloshtra i lihet ta pijë pinjollit, por ngaqë është mjaft e shijëshme dhe e ushqyeshme, në ndonjë rast bën gabim dhe çobani.
. Kallogre ( greqisht ) – një grua, së cilës i ka vdekur burri. I thonë dhe e ve, vejushë.
. Kut – njësi matëse lineare, më e shkurtër se metri linear.
. Kësërë – një sitë e rrallë, e cila përdoret për të situr miellin e bukës.
. Kallaje – Enë metalike, e cila përdoret për të servirur ujë të pijëshëm. Nxe rreth 1 litër ujë dhe ka dorezë.
. Klloçkë – Pula që ngroh vezët dhe nxjerr zogj.
. Kërrabë – shkop i çobanit, me një kokë metalike, me kërrabë.
. Korije – një pyll me shkurre ku druret nuk janë të lartë.
. Kusar – vjedhës, grabitës, i cili rrëmben gjënë e tjetrit, pa e pyetur atë.
. Kaposh – Gjel. Përdoret dhe për të dëftuar një njeri të ngrehosur, të kapardisur.
. Karar – kur gjërat janë në terezi, kur është rënë dakort, për një punë, Pazar etj.
. Kaminë – një gropë ku prodhohet gëlqere.
. Kuckël – Rrënjë e çkulur, e një peme jo aq të madhe.
. Korçan – Pjesa nëntokësore e një bime tuberoze ose boshtore, si karrota.
. Kapistër – bëhet fjalë për një pajisje, me rripa e zinxhirë, e cila i vihet kafshës, në kokë, për ta tërhequr.
. Kënaçe – ene e vogël, prej druri.
. Kanistër – një pajisje e përgatitur me purteka, të thurura, e cila përdoret për të vendosur tesha.
. Kojëse – një frut i pjekur tej mase, e fishkur nga avullimi i ujit, e ëmbël dhe e shijëshme për të ngrënë. Përdoret, së shumti për të dëftuar një kokërr fiku.
. Kulaç – një lloj buke, e përgatitur me miell gruri, të situr hollë.
. Kërriç – i vogli i gomarit.Përdoret dhe për të ofenduar një njeri, të cilit i thonë : “ Qëmke kërriç”!
. Kakërdhi – jashtëqitja e bagëtive të imëta.
. Kokërdhok – pjesa e rrumbullakët e syrit. Në praktikë përdoret shprehja : “ I kanë dalë kokërdhokët jashtë”!
. Kaptell – kemi të bëjmë me pjesën e përparme të samarit të kafshës.
. Korrofishte – diçka e kryer jashtë radhe. Kur pinë, njerëzit dhe zbatohet dollia, ndonjë pijedashës, i cili nuk pret dot radhën, pi, një ose disa gota me atë që ka afër dhe thotë: “ E kemi korrofishte”!
. Karafil – Është lule, me erë të mirë, por përdoret dhe për të etiketuar një njeri mendjelehtë.
. Kashai – Një pajisje metalike , me dhëmbë , të cilën e përdor stallieri , për të krojtur kuajt ose gjedhët që kruhen.
. Kongjill – Një copë prushi, e fikur.
. Krisje – I thonë edhe gram. Kemi të bëjmë me një bar të keq, i cili rritet në tokat ku mbillen kultura të arave; prashitëse dhe jopreshitëse; u merr ushqimin bimëve të arave.
. Korr, korrje – kemi të bëjmë me prerjen e bimëve të arave dhe bërjen e tyre duar-duar e pastaj demekë; gati për t’u marrë kokrrat. Sh: “ Do të korr grurin”. “ Korra misrin” etj.
.Kokël – një nyje .
. Kallais, kallaisje – kur një enë prej bakri e lyen me një shtresë kallaj, në sipërfaqe, për të luftuar oksidin e bakrit.
. Kasëm, kazmë – vegël pune e bujkut, egzistojne disa lloje kazmash.
. Kandil ( turqisht ) – pajisje shtëpiake që bën dritë. Përgatitet prej tunxhi, mbushet me vajguri, në brendësi ka një fitil prej rrobe.
. Kasaba ( turqisht ) – bëhet fjalë për një qytet.
. Kariç – kur një tel thuret kryq e formon rrjetë teli.
. Koromidhe – kur një njeri është dorështrënguar, koprac.
. Kërcure – kur një njeri, burrë apo grua ka mbetur e vetme, si kërcu. Më tepër përdoret për të dëftuar një grua të vetmuar, njeri, pa njeri.
. Korbë – që simbolizon korbin. Thuhet për një grua që ka mbetur e vetme, pa mbështetje .
. Konopicë – një shkurre, e cila rritet, sidomos buzë lumenjve dhe përdoret për të bërë fshesa dhe punë të tjera, në bujqësi e në blegtori.
. Klbësirë – dëftohet një gjë e dekompozuar, e cila ka humbur vetitë fiziko-kimike.
. Kollopan – një fëmijë i mbështjellë me rroba e i lidhur, si kalli misri.
. Kamë – një thikë e gjatë.
. Kondure – Kopaçe,një copë dru, i shkurtër, i plotë.
. Kërthi – i brishtë. Përdoret , sidomos për të dëftuar një pinjoll që ka lindur më vonë nga të tjerët.
. Kaposh shqirak – burri i pulës së fushës; disa i thonë pulastre.
. Kaposh deti – mashkulli i pulës së detit, gjeli i detit.
. Kokës – ka kuptimin e një njeriu me influencë, një të pari, një prijësi.
. Kosor, kosore Një copë metalike, e përkulur, me majë, me dorezë, në njërin skaj, e mprehtë, shërben për të prerë shkurre, driza e ferra.
. Kopaçe – një copë dru, e trashë dhe e fortë.
. Karroqe ( turqisht ) – një enë druri, në formë cilindri, e cila përdoret si njësi peshe. Ajo mban brenda, si rregull 10 kg.
. Kopresh ( turqisht) Kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë rëndë, i cili nuk ngrihet dot në këmbë.
. Kakllauz ( turqisht) – Spiun.
. Krahëror – i referohet , sidomos gjoksit të pulës. Në gosti , i jepet ta hajë një mik i ndeuar.
. Kafshë – që hyn në kategorinë e frymorëve, pa ndërgjegje.
. Kofshë – bëhet fjalë për pjesën e sipërme të këmbës.
. Kridhem – futem, zhytem, në ujë, në batak, në borxhe.
. Kërce – kur mishi, gjella, buka, etj, piqen tej mase e thahen; kur i ha, kërcasin .
. Kërcëllimë – kur gjëmon, kërcëllon e shkrepërtin.
. Koresh – pajisje druri, për nxjerrjen e vajit të ullirit, me këmbë.
. Krash – kur një kalë, i cili ka shirë lëmin apo ka kryer një punë të rëndë e është djersitur, po të mos mbulohet me një rrobë, kur pushon, ftohet dhe zihet krash, i kontraktohen muskujt.
. Karkacul – lakuiriq, nudo.
.Kusur ( turqisht ) – Për të dëftuar një fatkeqësi, të cilës nuk i shmangesh dot.
. Kusur ( turqisht – resto. Kur blen një mall e i ke dhënë shtësit më shumë të holla, ai të kthen reston, të plotson shumën.
. Kësmet ( turqisht ) – fat.
. Kromoshqilar – pisanjos, i cili vjen erë e keqe, nga moslarja.
. Kollajxhere ( turqisht ) – urim: të ardhtë për mbarë; të priftë e mbara.
. Katandi – Pasuri, pronë, gjë.
. Kanakar ( turqisht ) – pekul, i përkëdhelur.
. Kojse – Kur një frut lihet pa vjelë e thahet ( i avullon uji), në degë.
. Koprac – dorështrënguar.
. Kurbet (turqisht ) – emigracion.
. Ksehasje ( turqisht ) – relaks, qetësim, rehatim.
. Kruhet – kur tjetrit i kruhet diçka.
. Kokoliçka – kokrra të vogla. Mund të jenë fruta ose copa mishi.
. Kusuremadh – I thuhet një njeriu, të cilit nuk i ecën puna dhe fati.
. Kodra , pas bregut – ironi, thuhet për një njeri i cili ia fut kot më kot.
. Kozare – një dhi grabitqare.
. Kuqilë – Një lopë , me ngjyrën e lëkurës të kuqe.
. Ku thonë : Morë-morë; do të thonë dhe mjerë-mjerë.
. Këmborë – mjet sinjalizimi, përdoret për bagëtitë të cilave u varet gjëja, në qafë.
. Kërce – bukë e thekur fort ose një ushqim i pjekur mirë.
. Koritë – Një tip govatë, e hapur nga të dyja anët, përdoret në mullijtë e blojës.
. Kalisher – Një tufë qepë, hudhra, kalli misri, i pleksur, si gërshetë.
. Kërroçe – një mushkë, me trup të vogël, si gomar .
. Kasonë – një enë, si valixhe, apo si arkë, druri.
. Kumbisu ( greqisht – shtrihu.
. Kulm – pjesa më e lartë e çatisë.
. Kuje – gjëmë. Kur ka vdekur një njeri i afërt. Zakonisht, kuja jepet sapo zbardh dita, mbasi është përgatitur shtëpia për të pritur njerëz.
. Kavak ( turqisht ) – një lloj plepi, i cili rritet, pa u hapur dhe ka ngjyrë të zbardhur.
. Kruspull ( turqisht) – kur një njeri mblidhet, si lëmsh, nga të ftohtit apo nga ndonjë sëmundje.
. Kandil (trurqisht ) – një ndriçues i rrumbullakët, prej tunxhi, me vajguri brenda dhe me nje fitil prej rrobe.
. Krimbac – i thuhet një njeriu, i cili është i krimbur me para, por nuk i shpenzon ato.
. Kollë – Kur një njeri ftohet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kollet, me ose pa sekrecione. E ftohta mund të jetë dhe më e thellë, në bronke e pulmone.
. Katandisur – një gjendje për të ardhur keq. Kur tjetri ka rënë ekonomikisht ose mendërisht.
. Krëhër – një pajisje që përdoret për të shkriftëruar leshin.
. Kum – rërë.
. Kamare ( turqiaht) – një fole, e ndërtuar në mur, ku mblohen ( ruhen) sende .
. Kalli – fruti i një graminace apo i misrit. Thuhet dhe për të dëftuar trupin e drejte e të rregullt të një njeriu.
. Lesë – Në kuptimin e një pengese, të thurur me drurë e shkarpa, për të bllokuar hyrjen, në një kasolle apo në stan. Dikur, lesa përdorej nga bujku, e tërhequr nga qetë e parmendës, për të copëtuar plisat, në arë.
. Lemza – Një shqetësim në frymëmarrje. Besohet se, kur të ze lemza, dikush të kujton, ose të përgojon.
. Lolo – Një njeri, të cilin e tallin, të tjerët.
. Lanet ( turqisht) – shejtan, përdoret për të shprehur braktisjen e një njeriu. Sh: “ E kam bërë lanet”!
. Lëtyrë – Kur lahen enët e kuzhinës, mbeturinat e ujit, emërtohen kështu.
. Lamash – I pangopur. Përdoret për të dëftuar një njeri, i cili ha, çfarë ti dalë përpara.
.Lezet ( turqisht) – bukuri.
. Lanetullah ( turqisht ) -palaço, shejtan, i paudhë.
. Lundër – Një trap, i cili lundron, mbi ujë.
. Limë – një copë metalike, e cila shërben për të mprehur sendet e mprehta.
. Le – Një ngastër e ngushtë toke.
. Lozonjare – Një femër, e cila ka shumë naze.
.Lëpjetë -Një lloj barishte, e cila mnd të përdoret si sallatë.
. Lapurak – i qullur, nga shiu.
. Lënde – fryt i lisit dhe i përrallit, përdoret si ushqim për bagëtitë.
. Lëmsh – një top, me fije leshi, pambuku etj.
. Ligje – Një grua, qan të dashurin e saj, të ndarë nga jeta, duke i numëruar meritat.
. Lëvere – rroba të përdorura.
. Lak – një file, e ngritur me litarë të lidhur si fjongo; përdoret për të kapur kafshë të egra, të pyllit, si dhelpra etj.
. Livando – parfum.
. Linjë – këmishë natem femre.
. Li – bimë arash, përdoret për nxjerrjen e fijeve, kokrrat shfrytëzohen për të nxjerrë vaj liri.
. Loëkë – fryti i lisit. Perdoret si ushqim, për bagëtitë.
. Lëngjër – Pas shtrydhjes së kokrrave të ullirit e veçimit të vajit, lëngu që mbetet quhet lëngjër.
. Lele – krifa e kalit.
. Laktor – një yshmer, brenda të cilit futen copa mishi.
. Lënjë – Grindje e kotë , pa ndonjë shkak bindës. Disa e kanë bërë ves. Thonë: “ Më hëngre me lënjë”!
. Lanet – kur e braktis tjetrin, mbasi të ka mërzitur.
. Lauz – Zi, gjëmë, mort, vaki. Zbatohet kur dikush ka ndërruar jetë.
. Larash – Bëhet fjalë për një shpend të egër, me lara,
. Lengjer ( turqisht) – Një enë, zakonisht prej bakri, e kallaisur, e cila vendoset në mes të sofrës, e mbushur me makarona ose me përshesh.
. Lajmës – Në kuptimin e atij që bën lajmërimet. Në praktikë, ka qenë lajmës, edhe një njeri, i cili ndërmjetësonte në një fejesë.
. Lahur – Një shami grash, e cila vendoset në kokë ose në gushë.
. Largësi – Përdoret për të dëftuar një distancë të konsiderueshme.
. Ledh – Hapësira mes dy parcelave të arave , kur ato vendosen njëra mbi tjetrën.
. Llabane – Një veshje çobani, e cila hidhet në kokë, për t’u mbrojtur nga shiu.
. Llosh – mbeturina. Ne ndonjë rast , i thuhet një njeriu i cili nuk di asgjë e nuk kupton ato që i thua.
. Llocka – Mbasi është shtrydhur ulliri, me këmbë, mbeten llockat, të cilat janë bërthama të kokrrës së ullirit. Ato, digjen mirë dhe janë ushqim i mirë për pulat.
. Llogje ( greqisht ), nga fjala logos. – Llafe, fjalë, vetëm fjalë.
. Llokoçitje – tundje, përplasje. Kemi llokoçitje, kur qumështi përplaset pas pareteve te botit me të cilin transportohet.
.Llokaçe – Baltovinë, vend me baltë.
. Lome – tokë e butë, pa gurë. Në fund të lumit, në disa vende, ku shtresa është jo me gurë , kemi llome. Llome kemi dhe në tokat aluvionale, si në Margëlliç, në Fushën e Leshnjes etj.
. Llum -një lloj emulsioni, i cili mbetet, ne fund të enës, mbasi të jetë kulluar një lëng.
. Llavër – Afsh, një lloj zagushije. Përdoret dhe për të dëftuar një njeri, i cili është nxehur keqas. Në atë rast thuhet: “ Atij i ka hipur llavra “!
. Llafazan – një njeri, i cili flet shumë, me vend e pa vend.
. Lloji, llojisje – mendim, mendohem, kur një njeri qendron i menduar e nuk flet .
. Mana -Kur kërkohet e gjendet një shkak, një sebep, për të refuzuar diçka.
. Mavri, mavro ( greqisht) – e zezë. Rëndom, është përdorur shprehja : “ U nxifsh, u befsh mavri”!
. Me të prëjtur – Me t’u shlodhur.
. Mbulon – kur hedh një gjë sipër, mbulohesh.
. Melaiqe – Ëngjëll. Simbolizon një njeri të urtë e të mirë, që nuk i ben keq, asnjeriu.
. Monopat – Dishezë; një vend i varur, një shteg, i cili zbret, vazhdimisht.
. Moleps – infektoj; përhap sëmundje.
. Mjaltë – produkt ushqimor, i ëmbël, i cili përftohetnga bleta. Shërben për të kuruar disa sëmundje.
. Mushkri – Pulmone ; organ i frymëmarrjes. Disa i thonë dhe mëlçi e bardhë .
. Mëlçi – Zakonisht bëhet fjalë për mëlçinë e zezë, organin që prodhon lëngun biliar.
. Melhem ( turqisht) – bëhet fjalë për një pomadë shëruese . Në praktikë e ndeshim dhe në trajtën:”Fjala e tij është melhem, që të shëron”!
. Mislok ( turqisht) – një insekt, i cili ngacmon kafshët.
. Matkë – pulë deti, femra e gjelit të detit.
. Manare – e llastuar, e përkëdhelur, që e merr pas vetes e kujdesesh për të.
. Musëndër ( turqisht) — Bëhet fjalë për një dollap prej druri, për të vendosur teshat efjetjes, i cili ndërtohet brenda mureve të shtëpisë.
. Marrje – përftim; kur merr diçka nga një tjetër.
. Miell – nënprodukt i grurit, nga i cili bëhet buka, petët etj.
. Mill – Kllëf për thikën e çobanit. Mund të jetë prej druri, i punuar vetë, ose prej lëkure.
. Mos lënç rasat – mallkim, do të thotë, të mos lësh pasardhës, të mbetesh pa bina.
. Mëhallë – një pjesë e fshatit, një lagje.
. Mëllë – një kafshitë bukë sa të mbushet goja. Sh: “ Më jep një mëllë bukë”.
. Matanisesh – sorollatesh; shëtit, kot më kot.
. Mekam ( turqisht) – Një vend, i cili konsiderohej “ i shënjtë” dhe besohej se bën mrekulli.
. Mur – Një pengesë e ndërtuar me gurë, tulla, blloqe, qerpiçë etj, për të ndaluar kalimin .
. Mbetje – Diçka që nuk është harxhuar, por është gjendje.
. Monopat – Një shteg, një rrugëkalim i cili të nxjerr më shpejt në vendin e dëshiruar.
. Mbathur – Është fjala për këpucët, kur ato i ke të futura në këmbë.
. Magje – Pajisje kuzhine prej druri, ku gatuhet brumi për të berë bukën.
. Mënd – Bëhet fjalë për veprimin e çobanit për të mësuar të sapolindurin, që ai të thithë sisën e nënës.
.Marrës – Ai që ia merr këngës.
. Manestër – Një supë e prerë me gjalpë.
. Mjel, mjelje – Kur bagëtisë, pas pjelljes, i marrim qumështin.
. Musht – Kur shtypim rrushin e duam ta bejme raki, ose verë, lëngu që përftohet nga shtrydhja, quhet musht.
. Manto – pallto për gra .
. Morr – një insekt pickues, parazit, brejtës, me ngjyrë të bardhë ose gri.
. Munxë – Bravë.
. Myhyr ( turqisht) – unazë.
. Mullë – plënci i qëngjit, kecit, kur ai është i ushqyer vetëm me qumësht.
. Minder – një lloj shtrati.
. Mjarzallah( turqisht) – një ndodhi e pdëshiruar, i lutet Zotit që të mos ndodhë.
. Mënjë – Një dele ose dhi , e cila ka vetëm një thithkë gjiri.
. Muslluk ( turqisht) – Pjesë e çesmës.
. Merhum ( turqisht) -njeri i vdekur, i pazoti, i fjetur, një njeri i cili nuk i del dot punës mbanë.
. Myk -Kur prishet një ushqim, në sipërfaqe ze një shtresë në ngjyrë jeshile, i cili quhet myk.
. Mislok ( turqisht )- në kuptimin e një pengu, të një robi etj.
. Mahi – Një dru i gjatë, i drejtë, i fortë, i cili vendoset në kulmin e çatisë dhe mban peshën kryesore të ballit të shtëpisë.
. Medet – Për të qarë hallin; përdoret dhe vaj medet.
. Maisje – fryrje, enjtje e një muskuli. Përdoret dhe për të dëftuar një rast kur një problem është bërë problem.
. Melun ( turqisht) – i thuhet një njeriu të prapë, i cili bën prapësira.
. Mollois ( turqisht) – dëftoj, informoj për një ndodhi.
. Mulli – Shërben për të dëftuar mekanizmat e blojës së drithit. Ka dhe mullinj kafeje.
. Motak – kur dikush mbush një vit jetë.
. Misërishte – mbasi janë shkoqur kokrrat e misrit, mbetet një korçan, i fortë, i bardhë, me gropat e kokrrave, në sipërfaqe.
.Medet ( turqisht) – Për të qarë hallin, për të ardhur keq.
. Mollur – Një bimë bishtajore, zvarritëse, rritet si bar i keq, midis të lashtave.
. Morë – kromë, kruhet lëkura, deri në gjakosje.
. Mëzor – Viç, i rritur .
. Milor – një qengj, më i rritur se 1 vjeç.
. Mëz – Pjellë e pelës.
. Malaks – Spërkat.
.Nane, nenë, nenexhik – bimë aromatike që përdoret për ti dhënë erë të mirë një ushqimi.
. Merë – Masë peshe, e madhësive të ndryshme. Sh: një karroqe = 10 kg.
. Nerqez ( turqisht) – dorështrënguar, koprac.
. Napë – Një qese, e cila shërben për të kulluar djathin apo gjizën.
. Nëm, të nëmur – mallkim.
. Nasqeris ( turqisht) – menaxhoj, rregulloj .
. Ngjiron – shijon,ha. Përdoret he si mallkim . Sh: “ Mos e ngjirofsh “!
. Ngjir – Një pjesë e lumit ku ukët rrotullohet si në vorbull, dhe e vështirëson daljen e notarit , në anë të lumit.
. Nur ( turqisht) – bukuri e fytyrës, pamje e jashtme, luk.
. Ndërzim – insiminim, akti seksual i kafshës.
. Navas ( turqisht ) – Rregulloj, në kuptimin e venjes rregull, në një mjesis.
. Nasqeris ( turqisht) – Menaxhoj.
. Ngucem – shtyhem, ngjishem, ndodhem ngushtë, në ngushtësi.
. Nge – Në kuptimin e kohës. Sh= nuk kam nge, dmth: nuk më premton koha.
. Not, notim – kur lëviz, nëpër ujë, me not.
. Ndjesë – Falje. Kur ke bërë një të keqe, i kërkon të falur atij që ia ke shkaktuar.
. Nofull – Pjesë e poshtme e gojës; poshtë gjuhës.
. Nopran ( turqisht) – njeri i prapë, që bën prapësira.
. Neps – Lakmi.
. Nepsqar – Lakmitar.
Nuse – një vajzë që shkon tek burri.
. Nusërim – kur nusja e re qëndron në fund të odës dhe në drejtqëndrim, i mban sytë ulur.
. Nobet ( turqisht) – Një kohë e papërcaktuar. Bëhet fjalë për një pushim , në proçesin e një pune.
. Njomishte – Ushqim i njomë, për të ushqyer kafshët; përdoret, sidomos për të dëftuar kashtën e misrit të njomë.
. Njerkë ( turqisht) – Përdoret për të dëftuar gruan e babait, kur nëna e fëmijës ka ndërruar jetë dhe babai është rimartuar.
. Osh – zvarrë, kur tërheq dikë apo diçka, zvarrë. Përdoret dhe grupfjala= osh e branë.
. Odosa – kur nxitim qenin, për të sulmuar një egërsirë.
. Ortak, ortakëri ( turqisht) – kur një punë kryhet në bashkëpunim me dikë tjetër, sipas një marrëveshje të mëparshme.
. Odë – Ka dy kuptime. I pari ka të bëjë me një dhomë, e cila ndodhet në katin e dytë të një banese ; i dyti ka të bëjë e një institucion i cili emërtohej : “ Oda e burrave ( grave ) ku kuvendohej e vendosej për çështje të rëndësishme të komunitetit.
. Operim – ka të bëjë me veprimin e një mjeku, kirurg, i cili, ndërhyn, me bisturi apo me sondë, për të hequr një organ apo një pjesë të tij, nga trupi i një njereiu ( kafshe).
. Ormis ( turqisht – kemi të bëjmë me një rregullim, përgatitje.
. Oshkur ( turqisht) -brezmek, një rrip prej rrobe, i fortë, i cili përdoret për të mbajtur pantallonat, që të mos bien ose çitjanet e grave.
. Oros ( turqisht)- një kaposh, i cili e mban kokën përpjetë.
. Oshafe – kumbulla të thata, si stafidhe.
. Oshëtimë – jehonë.
.Peshqesh ( turqisht) -Dhuratë.
. Përdhes – Reumatizmë.
. Pordhë – Gazra që dalin nga trupi i njeriut , nëpërmjet anusit.
.Përdhese – shtëpi në katin e parë.
. Pordhac – kur një njeri shet mend.
. Plapurisje – Përpëlitje.
. Përshesh –kur copëtohet buka dhe zbutet , me qumësht , me kos, me ujë, me lëng mishi etj.
. Pungjisht – kur godet me një grusht të lehtë.
. Proçkë – Prapësi.
. Protojene – Bëhet fjalë për një dele, dhi apo kafshë tjetër, e cila lind për herë të parë.
. Përtac – një njeri, i cili mezi lëviz, nuk punon.
. Paligaçe – Një bagëti, e cila pjell para kohe.
. Peromë – gozhdë, e përmasave të mëdha.
. Paluze – Një ëmbëlsirë karakteristike e zonës, e përgatitur me niseshte, ujë, gjalpë e sheqer.
. Përmjer – urinon.
. Përdor – shfrytëzoj.
. Përsosje – Perfeksionim, përmirësim i cilësisë.
. Prush – thëngjij, të ndezur.
. Puthitje – kur dy anë janë të bashkuara me njëra-tjetrën, pa lënë boshllëk, në mes tyre.
. Pishman ( turqisht) – Kur kemi pendim , për një veprim të kryer më parë.
. Presë – Ana e mprehtë e një vegle.
. Palafike – Kokrra e fikut, çahet, në mes dhe thahet, kur bashkohen dy të tilla, quhet palafike.
.Paçe – Kur dikujt i dëfton pëllëmbën e dorës, si shënjë mospërfillje. Dmth: Më marrsh të keqen.
. Pelte – Diçka mjaft e butë, pa formë.
. Psikopat – Një i sëmurë psikik, me psikozë.
. Pirdhu – Ik, m’u zhduk nga sytë!
. Pijanec – Një njeri, i cili përdor sistematikisht pije alkoolike dhe e kalon masën.
. Përtac – Një njeri që nuk punon por është dembel. Aq sa përton e dhe të lëvizë nga vendi.
. Prokopi ( turqisht) – kur dikujt i shkon puna mbarë dhe ai bën mall e vë gjë.
. Perrupi ( turqisht) -Punët i shkojnë keq dhe e ka marrë lumi, nuk i ecën fare.
. Pallanxë – peshore.
. Poreps ( turqisht) – Një njeri, i cili përpiqet dhe ia del mbanë.
. Përçor – Dashi që i prin kopesë.
. Pallamar ( turqisht) – Kavo çeliku, e cila e mban lundrën të varur. Lundra, lëviz duke rrëshqitur krikua , nëpër pallamar.
. Përvesh – Kur i futesh një pune , duke përveshur mëngët.
. Pisqollë – Kobure. Përdoret dhe për të identifikuar një njeri, i cili është kokëbosh.
. Poçe – Shtëmbë qypare prej balte të pjekur.
. Përcëllak – Bëhet fjalë për një njeri i cili është mjaft i dobët, kockë e lëkurë, sikur e ke përcëlluar në flakë.
. Paliçe – Një shkurre, e cila , kur bëhet tufë, përdoret për të fshirë avllinë ose kasollen ( katuan ) e bagëtive.
. pëqir ( turqisht) – Një dorë. Një pëqir miell= një dorë miell.
. Patomë – Një andër, i cili u qepet çorapeve, kur grisen, nga poshtë.
. Pocaqi – kur kemi të bëjmë me një femër apo mashkulltë pistë. I thonë dhe pisanjos.
. Përrua – Kur disa rrëke uji, bashkohen në një shtrat e formojnë një rrjedhë të konsiderueshme.
. Proçkë ( turqisht) – Kur kemi të bëjmë me një paudhësi apo prapësi.
. Prashit – Kemi të bëjmë me kultivimin e një bime, prashitëse. Ka dhe një kuptim tjetër; kur dikush ia fut kot më kot, pa patur parasysh objektin e bisedës.
. Pritës, në këngë cilësohet me këtë emër, ai që ia pret këngës.
. Podkua ( sllavisht ) – Një copë hekur i cili mbërthehet, me gozhdë, poshtë këmbës së njëthundrakëve.
.Plevit – Sëmundje e mushkrive, rrjedhojë e një ftifje të rëndë.
. Pjergull – Një hardhi, e cila u qepet pemëve.
. Përce – Një shkurre, me gjethe vezake, me majë të mprehtë, me kokrra të kuqe. Me këtë fjalë, identifikohen dhe ata njerëz të cilët janë të paqëndrueshëm në fjalë.
. Palë – Është fjala për hapësirën që formohet mes dy fijeve të një dysheku. Thuhet dhe kur dy njerëz futen në marrëdhënie pune me njëri-tjetrin.
. Plesht – Një insekt, brejtës, i vogël, me ngjyrë të zezë, pickon dhimbshëm. I thuhet dhe një njeriu, i cili ka peshë trupore të lehtë.
. Pekmez ( turqisht) – Kemi të bëjmë me një lëng viskoz, të ëmbël, i cili përftohet, nga zierja e frutave të ndryshme.
. Prehje – Pushim, shlodhje, interval pune.
. Putër – Këmbë kafshe të egër.
. Poste – Lëkurë bagëtie, e tharë, e cila shfrytëzohet për shtrojë.
. Përcëllimë – Thuhet për një pyll, i cili është djegur e i kanë mbetur vetëm skeletet e drurëve.
. Përcëllak – I thuhet një njeriu, të dobët, kockë e lëkurë.
. Patomë – Pjesa e poshtme e çorapes.
. Pot – pjellë, pasardhës, pinjoll.
. Plis -Një coë tokë, e fortë, e cila del, gjatë punimit të tokës, me plug apo me traktor.Në një kuptim tjetër dëftohet njëvegël e tezgjahut.
. Poture – pantallona.
. Plapuriset – Kur i pritet koka pulës, ajo përpëlitet, përtokë, deri sa i del shpirti.
. Pagure ( turqisht) – Një enë ku mbhet uji i pijshëm, e cila nxe rreth 1.5 litra ujë. Mund të jetë prej druri ose prej duralumini.
. Paluze ( turqisht) – një lloj ëmbëlsire tradicionale, e cila përgatitet me niseshte, ujë, gjalpë dhe sheqer.
. Peshqesh ( turqisht) – Dhuratë.
. Ponicë – Një furrë ku piqet bukanë rrugë artizanale, me dru zjarri.
. Poçelale ( turqisht) – Në kuptimin e një vendi të mbyllur, tip burgu.
. Petavër ( turqisht ) – Një listelë prej druri, me gjërësi 10-12 cm, përdoret në çatitë e shtëpive, poshtë tjegullave, për ti mbajtur ato.
. Pashtina – mbasi eshte shtypur nje sasi gruri,për të përftuar niseshtenë, mbeten disa mbetje, lëkurë gruri, të cilat quhen pashtina.
. Pekul – i përkëdhelur, i llastuar.
. Pëlhurë – Një copë e endur me fije pambuku, me ngjyrë të bardhë, më e trashë se kamriku.
. Përqesh – Tallesh me një njeri; e ironizon atë, e imiton, me ligësi.
. Pres – Copëtoj.
. Qeros – Kur një njeri vuan nga sëmundja e qeres dhe i kanë rënë flokët, tullë.
. Qër – Një pajisje kuzhine, e rrumbullakët, me diametër, më të madh nga ai i një pete të zakonshme, i punuar me lëndë drusore.
. Petës – Një copë dru, i hollë, i punuar bukur, me rrumbullaksi; shërben për të tëhollur petët e byrekut, bakllavase, lakrorit.
. Qofte’ – Kemi të bëjmë me një lloj petulle, të përgatitur me brumë, të skuqura në tigan, futen e regjen në kos, me hudhra e me të thartë.
. Qumështor – Byrek, me qumësht.
. Qysqi( turqisht) – Levë hekuri.
. Qebap ( turqisht – Një cilindër llamarine, i cili shërben për të pjekur kafen.
. Qyngje ( turqisht) – tub sobe.
. Qyp – Një enë balte, përdoret për konservimin e ushqimeve.
. Qepra – Disa copa druri, të çara, vendosen poshtë pllakave të gurit të çatisë.
. Qereç – Gëlqere e pashuar= CACO 3.
. Qamet ( turqisht) – Kataklizmo; fundi i botës.
. Qingjore – Një shirit lëkure ose rrobe të fortë që i vihet kafshës poshtë barkut, për të mbajtur samarin.
. Qereste – Lëndë druri, me të cilat ngrihet çatia e një ngrehine.
. Qymec – Bëhet fjalë për një kotec; vendi ku qendrojnë pulat.
. Qylah – Një kapele burri, prej shajaku të bardhë, me majë në fund.
. Qibar – Një njeri, i cili i zgjedh ushqimet që ha.
. Qelepir ( turqisht) – Qylaxhi, një njeri i cili ha e pi nga të tjerët dhe nuk e fut dorën në xhep.
. Qullapite – Një tip pice, e cila përgatitet me shtresa brumi dhe me vaj ulliri.
. Qivur ( turqisht) – Varrezë, ku varrosej i pari i fiit dhe pinjollët e tij.
. Qase’ – Masë drithi e barabartë me 60 kg.
. Qelbës – shkurre.
. Qepje – kur qepet një rrobe.
. Qemer ( turqisht) – hark.
. Qeder ( turqisht) – Bëhet fjalë për një të keqe, me pasoja, të cilën ia ke bërë një tjetri.
. Qull – Kur përzihet mielli, me ujë e bëhet një emulsion homogjen.
. Qoromidhe – Tjegull.
. Qurravec – Një njeri, të cilit i rrjedhin hundët.
. Qëndrim – pozicionim.
. Qase’ -Njësi matëse drithi = 60kg.
. Qerrata ( turqisht) – Dëftohet një njeri, i cili zgjidh çdo probleme ni vjen ndoresh për çdo gjë.
. Qëndis, qëndistar – Një njeri, burrë apo grua, që thur lule e zbukurime të ndryshme, mbi një basme.
. Qelepir ( turqisht) – Një njeri, i cili ha e pi, në kurriz të tjetrit.
. Qoftëlargu – Shejtani.
. Qep – Thur.
. Qepe’ Në formë urdhëri; dmth: Mbylle gojën, mos fol më!
. Qurre – Sekrecion me erë të keqe, që rrjedhin nga hundët e dikujt.
. Qiqër – Bimë arash, në familjen e leguminozeve, me kokërr të vogël. Përdoret dhe në një kuptim tjetër;kur thuhet për një njeri i cili është bërë mirë ; ka kapërcyer një situatë të rëndë shëndetësore.
. Qafë – Është fjala për qafën e një njeriu apo kafshe, e cila kufizohet nga shpatullat dhe nga koka. Kur bëhet fjalë për terren, qafa është hapësira mes dy lartësive sh: Qafa e Qarrit…
. Qesim ( turqisht) – Kur gjykohet apo peshohet diçka, afërsisht , me hamendje, jo realisht.
. Qylyke ( turqisht) – Bëhet fjalë për një kazmë, të madhe. Shërben dhe për të dëftuar një varietet dardhe, e madhe, e stërgjatur.
. Qëmtim, qëmtoj – Kur zgjedh apo mbledh, një gjë, duke e parë një nga një. Përdoret dhe për të dëftuar një rast kur bie shi i imët e i rrallë.
. Qullka – Kur kemi tëbëjmë me një fryt, i cili është zbutur, nga tejpjekja.
. Qasje, qasu – Afrim, afrrou.
. Qostek ( turqisht) – Orë xhepi, me zinxhir.
. Qerasje – Kur i jep diçka, tjetrit, pa shpërblim.
. Qesëndis – Ve dikë në lojë, bën ironi, me të.
. Qejf paprishur – Kur të gjithëve ua miraton idenë.
. Qoqe – Qyfyre.
. Qëngj – pinjoll i deles.
. Qën – Kafshë shtëpiake roja.
. Qyrek ( turqisht) – Një bel, me gjatësi më të madhe se lopata.
. Qinosi ( turqisht) – Një lloj ortakërie që aplikohet më tepër kur përzihen bagëtitë.
. Qeder ( turqisht) – Kemi të bëjmë me një dëm që i shkaktohet dikujt.
. Rasat ( turqisht) -Fidan. Ka dhe kuptimin e pasardhëait, pinjollit.
. Rrëmb – Kur tërhiqet lumi, mbeten pellgje uji në zall, të cilat quhen rrëmb.
. Refene ( turqisht) – Ka dy kuptime: theret një bagëti e mishi ndahet mes të afërmve dhe në rastin kur është ndarë nga jeta një njeri, të afërmit e tij përgatisin, në shtëpitë e tyre dhe me shpenzimet e tyre, vakte ushqimi për ata që ndodhen në vaki.
. Rishte (turqisht) – Bëhet fjalë për makarona, të përgatitura, me petë, në mënyrë artizanale.
. Rosnica ( turqisht) – Një lloj ushqimi, si qull, me kokrriza, i përgatitur me miell gruri, të zverdhur, në tigan, i cili zihet, së bashku me pulën.
. Rigon – Një bimë aromatike e cila rritet në natyrë, pa ndonjë shërbim të posaçëm. Përdoret, sidomos për aromatizimin e përsheshit tradicional dhe kur konsumohen vezë të ziera. Bën mirë kur përdoret për ndalimin e dispepsisë.
. Rëmb ( kimi) – Oksid bakri.Enët prej bakri, kur lihen për një kohë të gjatë të pakallaisura, zenë, në sipërfaqe një shtresë të hollë, të gjelbër . Lënda është helmuese.
. Rahmet ( turqisht) – Bëhet fjalë për një ngushëllim që u bëhet të afërmve të një njeriu, i cili është ndarë nga jeta. Mendohej se shpirti i tij, pas vdekjes, do të prehej në parajsë ( xhenet).
.Revani – Ushqim tradicional, i cili gatuhet me niseshte, gjalpë mjaltë ose sheqer, i jepet forma e breshkës dhe piqet në saç. Produkti është i arrirë kur brenda është si pelte, e ëmbël kurse nga jashtë, sipërfaqja është e fortë dhe me kokrriza.
. Rromuze ( turqisht) – Kur ironizon dikë, kur e thumbon atë për një gjë të keqe që ka bërë, të cilën, të tjerët nuk e dinë, ose bëjnë sikur nuk e dinë.
. Rrënxak – Kur një burrë nuk i ka, të dyja testet njëlloj, ose kur i ka, të dyja, me përmasa të mëdha dhe ecën me këmbë të hapura.
. Rrondokop – Një njeri i ngjallur, të cilit nuk i dallohet ku e ka mesin e ku ka gjoksin. Thuhet dhe topolak.
. Rrëke – degë të një përroi.
. Rrufjan ( turqisht) – Një njeri i keq, i djallëzuar, që hedh gurin e mësheh dorën, i prapë.
. Rroçkë – organi seksual i mashkullit, kur ka përmasa më të mëdha se zakonisht.
. Rrozhga – Bëhet fjalë për prurjet e një lumi që del, me ujë shumë dhe sjell me vete copa druri e sende të tjera. Copat e drurit quhen rrozhga.
. Rrëmuljë – Kur sendet nuk vendosen sipas një rregulli, por hidhen andej-këtej dhe në mjedis sundon anarkia.
. Rrëmullë – Kur shiu bie me bubullima e shkrepëtima dhe me suferinë.
. Rrangulla – Disa materiale, të cilat kanë qenë në përdorim por e kanë humbur këtë vlerë dhe ruhen për inventar.
. Rrucfaq ( turqisht) – Një njeri i pafytyrë, i shpifur, i lig.
. Rrëmbushet- Bëhet gati, për të qarëpor lotët, akoma nuk i ka në sy.
. Rrahje – Kur dy njerëz godasin njëri –tjetrin , me sende të ndryshëm dhe me grushta , me inat.
. Rramall – Shkatarraq, njeri i shrregullt, abrash, i paterezi, e kryen një punë shkel e shko.
. Rrokullimë – Një vend i pjerrët, ku mund të rrokullisesh kollaj.
. Rrucfaq ( turqisht) – Njeri i pështirë.
. Rroçkadan -Një mashkull me organ seksual të përmasave të mëdha.
. Rrokullis – Hedh në greminë , shtyn të bjerë.
. Rrojtje – jetesë.
. Rritje, zmadhim – kur gjëja merr përmasa më të mëdha.
. Rrjebull – Sëmundje lëkure.
. Sojli – Një njeri i fismë, rrjedh nga gjak i preferuar.
. Sakature ( turqisht) – Thikë e gjatë.
. Sqetull – Nënkrah; hapësira që formohet midis krahut dhe trupit.Përdoret dhe për të dëftuar një njeri, të cilin e merr në mbrojtje.
. Spiun – Një njeri, i cili kallzon të tjerët, i spiunon ata.
. Sefte – Për herë të parë.
. Sakat ( turqisht) – Bëhet fjalë për një njeri me të meta fizike si( i çalë, me një dorë, ecën me lëkundje të korpusit etj.).
. Sorrilë – Një lopë e cila e ka ngjyrën e lëkurës të zezë.
. Sarahosh ( turqisht) – Njeri që përdor alkool e është i dehur.
. Serme ( turqisht) – Diçka e ruajtur, e mblojtur .
. Striç – Lojë tavoline; Yç.
. Sofat ( turqisht) – Në të dyja anët e derës së shtëpisë ndërtohet një mur, mbi të cilin vendosen pllaka guri ku ulen njerëz. Mund të vendosen dhe thasët me drithë, enët me ujë e sende të tjerë.
. Stivë – Një grumbull me dru, të vendosura bukur, njëra mbi tjetrën. Ka dhe stiva me teshat e fjetjes, të cilat quhen stivë rrobash.
. Sufryk ( turqisht) – Shi i shoqëruar me erë të fortë.
. Sopiqar ( turqisht) – Ndihmës i ustait që ngre mure apo bën orendi, prej druri.
. Siklet ( turqisht) – Vuajtje, një gjendje e pakëndshme, një hall, të cilin nuk e zgjidh dot.
. Sergjën ( turqisht) -Një pajisje e bërë vetë, në mënyrë artizanale, prej dhoge, mbi të cilën vendosen pjatat,lugët dhe enë të tjera. Vendoset në murin e shtëpisë.
. Sixhade – Një qilim , cilësor , i përgatitur me fije leshi ose pambuku, i rrahur mirë, i pasur në figura të bukura.
. Sqollë – Gropë septike.
. Sifat ( turqisht) – Bëhet fjalë për një ves të njeriut, një huq një shprehi, e cila është e bezdisshme
për të tjerët.
. Spurdhjak – Njeri i mefshtë, i plogësht, i pafuqishëm, të cilit nuk ia var njeri, mbasi nuk ka peshë në shoqëri.
. Sojsëz ( turqisht) – Një njeri jo i sojmë, jo i fismë, rrjedh nga rracë ( soj) i keq, i papërfillur në komunitet.
. Sorollatje – Kur dikush nuk të mbaron punë; të premton shumë por nuk bën asgjë. Një njeri, i cili e kalon kohën kot, me ecejake, pa punuar.
. Syçakërr – Kur dikush vuan nga sëmundja e Strabizmit.
. Sus – Kur e urdhëron një njeri, i cili ta dëgjon fjalën, ta mbyllë gojën e të mos flasë më. Mund të thuhet dhe :”Qepe gojën”!
. Sedër ( turqisht) – një veshje e lehtë, për gra. Ngjan me jelekun, me mëngë, përgatitet nga një copë pambuku, e zezë.
. Sedër, sedërli – Është në kuptimin e mirë; kur një njeri . ka ndjenjë e vullnet dhe punon me përkushtim. Sh: “ Ai njeri është prekur në sedër” dmth. Është cenuar në ndjenjat e tij. Sedra është dhe kurajo.
. Sihariq ( turqisht) – Ka të bëjë me një njoftim apo lajm të mirë, të dëshiruar e të pritur. Sh. “ x ka lindur dsjalë apo vajzë”! I interesuari, kur merr lajmin e mirë, premton, një sasi parash, ose një send, me vlerë, të cilin ia dhuron lajmëtarit.
. Syunjur – Kemi të bëjmë me një njeri, i cili nuk ka kurajon të të vështrojë në sy, mbasi nuk të përballon dot.Këta njerëz janë të rrezikshëm për arsye se thurin intriga e prapaskena; i njohin poshtërsitë që kanë bërë, prandaj i mbajnë sytë unjur.
. Strehë – Fundi i çatisë, aty ku derdhen ujërat e saj. Përdoret dhe për të dëftuar një vend ku mund të qendrosh, për tu mbrojturng shiu dhe nga agjentët e tjerë atmosferikë, apo për të banuar.
. Surrat aksham ( turqisht) – Përdoret për të etiketuar dikë, të cilit nuk i qesh fytyra. Një njeri, fytyra e të cilit i ngjan fundit të ditës.
. Stromë – Bëhet fjalë për një shtresë rrobe, të fortë, brenda së cilës futet kashte, e ngjeshur, të cilën, samarpunuesi ia vendos kafshës së ngarkesës, që të mos i dsëmtohet kurrizi, nga samari.
. Surrat ( turqisht) – Fytyrë. Përdoret në kontekstin përçmues.
. Salltinë ( turqisht) Një pëlhurë e ngjyer me të zezë. Endet me fije pambuku, është përdorur për të qepur fustanë grash, në zi.
. Skrop ( turqisht) – Qull i hollë, i cili përdoret për ushqimin e qenve .
. Sikteris ( turqisht) – Përzë, largoj, me dhunë.
. Sose – Emër gruaje. Kur çifti nuk dëshironte të lindëte më tepër fëmijë, fëmijës së fundit i vinte emrin : Sose, në kuptimin e fundit.
. Sebep ( turqisht) – Mana, shkak për të nisur një grindje, justifikim përpara të tjerëve, rast, ndodhi.
. Sqyfer – Shpend grabitqar, sokol.
. Selamet ( turqisht) – Kur një njeri del nga sikleti ku ka qenë e rehatohet apo është në paqë, me veten dhe me të tjerët.
. Sabah ( turqisht) – Mëngjes, kur gdhihet ditë e re.
. Skupje ( turqisht) – Fshesë.
. Stërrall – Një gur i fortë, i bukur, i ndritshëm; po të goditet me një copë çelik , lëshon xixa. E përdorin , sidomos ata që pinë duhan , në kompletin e të çkrepurave ( sterrall, uruar,eshkë).
. Sepete ( turqisht – Një valixhe, e madhe, ku vajzat, përpara martesës, vendosin pajën.
. Satër ( turqisht) – Hanxhar, një vegël e mprehtë, në duart e kasapit.
. Stranica ( turqisht) – Copa druri, me gjatësi rreth 2 m, të forta e të trasha, të cilat, dikur vendosewshin brenda varrit, me qëllim që dheu të mos binte mbi kufomën.
. Sorollop ( turqisht) – Fis, përdoret dhe soj e sorollop.
. Synet ( turqisht) – Sipas një riti fetar musliman, djemve të vegjël, u pritej lëkura, në fund të penisit, me qëllim që koka e tij të ishte jashtë.
. Stan – Vendi ku qendrojnë bagëtitë e imëta, kafshët e ngarkesës dhe bariu, me qenin e stanit.
. Stafidhe – Rrush i thatë.
. Sakëz ( turqisht) – Një lloj mastiçi, i përgatitur në rrugë artizanale, i cili përgatitej me sheqer të djegur, pekmez dhe limontoz. Sakëzi gjente përdorim, sidomos kur përgatitej vajza për t’u bërë nuse dhe depilohej.
. Sinixhi – Përpara dasmës, dy burra, i çonin vajzës që përgatitej për nuse, rrobat e nusërisë.
. Strumbullar – Një hu, i vendosur në qendër të lëmit, rreth të cilit rrotullohet kali, i cili shin lëmin. Përdoret dhe në kuptimin e përqëndrimit të vemendjes, në një vend apo tek një njeri, të cilin e etiketonin si strumbullar të zhvillimeve.
. Skufje – Një shami me të cilën, gratë që gatuajnë, vendosin në kokë, me qëllim që të mos u bien flokët, në ushqim.
. Shargane – Shark, i vogël. Brruc ,i shkurtër, i përgatitur me fije leshi, me ose pa mënga.
. Sherbet ( turqisht ) -Një emulsion, i përftuar nga përzierja e sheqerit, me ujë. Dikur është përdorur për qerasje, në vend të rakisë.
. Shefajet ( turqisht) – Urim për shërim të shpejtë; i uron të gjejë shërim.
. Shtërzim –Një sforcim i organizmit, për të nxjerrë jashtë, diçka. Zakonisht shtërzojnë gratë shtatzëna , gjatë lindjes së fëmijës. Të njëjtën gjë bëjnë dhe bagëtitë.
. Shark – I thuhet dhe brruc. Bëhet fjalë për një veshje çobanësh, të thurur me fije leshi, me thekë, në të gjithë sipërfaqen, me qëllim që të kullojë ujët e shiut. Më tepër përdorim gjen tek çobanët e dhenve.
. Shtëllungë – Bëhet fjalë për një tufë lesh, i cili, mbasi është krehur, në k[rëhër specialë. Futet në një furkë dhe nikoqirja e tjerr; e bën fije.
. Shpargër – Një batanije prej leshi deleje; përdoret për të mbështjellë fëmijën, kur akoma nuk është ngritur në këmbë; copa e nxjerr jashtë urinën e nuk ftohet fëmija.
. Shtëmbë – një enë prej balte të pjekur, e cila mund të ketë dy veshë, të cilët e knë emrin vjegë. Përdoret për të ruajtur ujin, bulmetin, vajin, pekmezin etj. Mund të jetë e përmasave të ndryshme dhe të ketë volum jo të njëjtë.
. Shilte – Një shtrojë, e përgatitur vetë, nga amvisat, me copa të ndryshme, e mbushur, me lecka ose me lesh, e thurur, përdoret për t’u ulur, një njeri, këmbëkryq.
. Shufër – Purtekë.Kemi të bëjmë mr një copë dru, të hollë,të gjatë, të fortë, e cila përkulet e nuk thyhet lehtë. Përdoret për të shkundur ullinj, për të ngrë kuajt në lëmë, për të trembur pulat, etj.
. Shtrungë – Një vend i ngushtë, i përgatitrur në mënyrë të posaçme, që të lejohet kalimi i bagëtive një e nga një, në mënyrë që çobani ti mjelë . Përdoret dhe për të dëftuar, me ironi, kur njeriu kalon një provim.
. Shteg – Vend, labirinth, nëpër të cilin kalon, për të dalë nga njëri vend, nëtjetrin.
. Shterpë – Femra e baëtisë, e cila nuk mbarset e nuk ka lindur. Rëndom përdoret dhe për gratë.
. Sherr (turqisht) – Bëhet fjalë për një grindje.
. Sherrxhi ( turqisht) – Një njeri, i cili provokon grindje; grindavec.
. Shkarpa – Është fjala për dega drurësh, të hollë, të cilat përdoren për të çelur zjarrin, fillimisht.
. Shoshë – Një fletë metalike, e hollë, me brima, e cila përdoret për të seleksionuar drithin, nga kashta.
. Shpifje – Kur thuhet dhe përhapet, në komunitet një e pavërtetë, kur dihet si e tillë. Shpifja, zakonisht bëhet me qëllim denigrimi.
. Shpifarak, i shpifur – Përdoret për një njeri të urryer, i padëshiruar, që ta shpif, i shëmtuar.
. Shporru, qërohu – Një kërcënim, me ton urdhërues, për t’u larguar nga ai mjedis.
. Shij – Kemi të bëjmë me një proçes pune, i cili ndan kokrrat e drithit, nga kashta. Rëndom përdoret dhe për të dëftuar një njeri, i cili, ka gjetur terren për punë të mbrapshta.
. Shijon – provon shijën e një ushqimi, duke ngrënë prej tij.
. Shërim – Kur sëmundja nga e cila ka vuajrtur një njeri, largohet nga trupi i tij.
. Shushkë – Përdoret për të dëftuar një grua, e cila ka lajthitur dhe harron shpesh e menjëherë.
. Shakull – quhet dhe kaçub, e cila përfaqëson një qeskë prej lëkure bagëtie, brenda së cilës vendoset gjiza; urrëla; madje dhe rakia.
. Shemër ( turqisht) – Kur një burrë merr dy gra , nën të njëjtën çati ose veç e veç; ato, për njëra-tjetrën janë shemra= të ftohta e pa lidhje gjaku.
. Shallandur ( turqisht) – copë-copë; rrecka- rrecka, thuhet dhe “ nuk ka ku ta kafshojë qeni).
. Shullë – Një vend, i cili është i ekspozuar përballë diellit; “e rreh” dielli.
. Shqep – shthur; sh. Shqep çorapen.
. Shllandur – Shërben për të dëftuar një njeri “ të trashë”, i cili nuk merr vesh, nuk kupton.
. shibë – Kur njeriu ka një kollë të fortë; një grip të fortë.
. Shpatull – Një pjesë mishi e bagëtisë, e shijëshme dhe simbolike. Në dasma e gosti, me shpatull, nderohen miqtë e veçantë të familjes. Një njeri ka dy shpatulla.
. Shpretkë – Organ i trupit të njeriut dhe kafshës, e cila prodhon gjakun .
. Shpellë – Një zgavër, guvë, e cila është e gurtë dhe formohet në shkëmb. Në Kalivaç, shpellat anës lumit të Viosës, tek Shkëmbi, kanë marrë emrat e familjeve që i dispononin. SH: Shpella e Alliut; e Takajve etj. etj.
. Shaka – Kemi të bëjmë me një thënie, e cila nuk ka vërtetësi por bëhet për ilustrim apo për të kaluar kohën dhe me të qeshur.
. Shfrytëzoj, shfrytëzim – Përdor; i fut në punë e u përvetëson produktin që japin.
. Shtrëngim – Kur detyron dikë.
. Shtrazë – spermë.
. Shtrydh – Kur diçka shtrëngon fort, sa ti dalë lagështia.
. Shitës – tregtar.
. Shes – trgtoj.
. Tullac – Bëhet fjalë për një njeri, të cilit i kanë rënë flokët dhe koka i ka mbetur “ zbathur”.
. Toptan ( turqisht) – kur një gjë gjykohet së bashku me një tjetër, kur nuk ka ndarje mes tyre.
. Toidhio ( greqisht) – Dëftohet një gjë, e cila ngjan me një tjetër, sikur të ishin e njëjta gjë. Përdoret dhe për të thënë se dy njerëz ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.
. Tevlik ( turqisht) – Një pajisje, e cila i vihet kaut, në qafë, kur ai është i mprehur në parmendë, apo kur tërheq një qerre etj.
. Tertelec ( turqisht) – Një njeri, i cili flet shumë e bën pak punë; një njeri i cili nuk e mban fjalën.
. Tendosje – kur një litar apo një kavo tërhiqet, deri në limite dhe mbahet ashtu, e tërhequr.
. Tallje – Kur dikë e vemë në lojë.
. Truall ( turqisht) – Një copë tokë, mbi të cilën nfërtohen banesa.
. Telendar ( turqisht) – Cilësohet një njeri, burrë apo grua, qe flet kot më kot, bën shumë llafe e pak punë; përgojon të tjerët, përhap informacione të pavërtetë.
. Telendi ( turqisht) – Përgojim i shëmtuar i të tjerëve.
. Tradhëti – Kur një njeri nuk i qendron besnik një tjetri, apo një çështje, por dredhon .
. Tënjë – Sëmundje që prek, sidomos qentë. Përdoret dhe për të dëftuar një krimb, të dëmshëm.
. Tredhje – Skopitje, kur mashkullit i pret damarët e testeve kurse femrës i heq vezët. Në të dy rastet, ata që i nënshtrohen këtij proçesi nuk janë në gjendje të bëjnë riprodhimin natyralisht.
.Tromaks ( turqisht)- tremb keqas, ne formën e torturës.
. Trahana – Një prodhim ushqimor, i cili përgatitet me miell gruri dhe me kos. I shtohen dhe vezë, me qëllim që të bëhet më e shijëshme. Ka dy lloj trahanash : E thartë, kur përgatitet me kos dhe e ëmbël, kur përgatitet ( regjet), me qumësht. Trahanaja përdoret, sidomos në stinën e ftoht[; por dhe në ato të ndërmjetme.
. Torollak ( epitet)- I thuhet një njeriu, i cili ka humbur ekuilibrin mendor dhe e ka të vështirë të orientohet, në kohë e në hapësirë.
. Turi – Fytyrë, e thënë me neveri.
. Tavolinë – Një send, prej druri apo plastike, me katër këmbë, që përdoret për të shtruar gosti, me ushqime, për të ngrënë. Një tavolinë, ka dhe kuptimin e një bashkësie njerëzish, të ulur bashkërisht, për të ngrënë.
. Tështimë – Kollë, e shoqëruar me stërkla, shënjë e ftohjes, në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
. Topuz ( turqisht) – Kur një femër i mbledh flokët pas kokës, si lëmsh. Është dhe një mjet luftarak, të cilin e përdornin, në lashtësi, luftëtarët, për të goditur kundërshtarin.
. Tëmth – Bëhet fjalë për një mëshikëz, e cila ndodhet ne anën e djathte të barkut dhe grumbullon lëngun tretës që prodhon mëlçia e zezë. Qeska e tëmthit shërben si depozitë, e cila e lëshon lëngun e tëmthit, me pikatore, sipas nevojave që ka sistemi tretës.
. Të kuarë – Ushqim i përgatitur posaçërisht për fëmijët latantë. Dikur, nënat e përgstitnin të kusrët . me miell gruri, të verdhur e me ujë, në formën e qullit të hollë.
. Tërbim – Një sëmundje, e cila prek, kryesisht kafshët. Dikur tërboheshin vetëm qentë; tani tërbohen dhe lopët, derrat etj.
. Trumpetë – Një burije, e cila lëshon sinjalin e sulmit, në luftë; ngjan me saksofonin.
. Takëm ( turqisht) – Një bashkësi veglash, veshjesh, ushqimesh etj. Takëmet, si rregull kanë përdorim të njëllojtë. Në ndonjë rast, fjala takëm përdoret dhe për të identifikuar një kategori të caktuar njerëzish, me tipare të njëjta.
. Takim – Përdoret për të dëftuar një bashkësi njerëzish, me tipare të përbashkëta, të cilët mblidhen e bisedojne me njëri-tjetrin. Takimet nuk përjashtojnë dhe pjekjet e të rinjve, me njëri-tjetrin.
. Tund – Përdoret dhe fjala përkund ose lëkund. Mund të tundet dybeku; mund të lëkundet një degë peme; mund të përkundet një fëmijë,
në djep ose në krevat tundës. Disa e përdorin dhe si shënjë, kur tund shaminë ose kur tund derën. Në formë ironie thuhet : “ Ai, ajo, tund derën”, që do të thotë se nuk punon.
. Tretur – ka kuptimin e shkrirjes, kur përdoret për kripën, sheqerin borën etj. Por, në praktikë përdoret dhe për të dëshmuar se një njeri është tretur, nga sëmundja, nga meraku apo dhe nga dashuria për një tjetër.
. Të brendshme – Bëhet fjalë për veshje intime. Rëndom përdoret dhe për të dëftuar se një njeri është i brendshëm d.mth. i afërt i një familje. Në këtë rast, thuhet: “ Ai është i brendshëm”!
. Trap – ka dy kuptime. Dikush, me ironi, për të dëftuar se një njeri është i trashë e nuk kupton apo nuk di gjë, përdoret : “ Ai është trap”. Në një rast tjetër, fjala trap, do të thotë, një bashkësi drurësh, të lidhur me njëri-tjetrin, të cilët përdoren për të kaluar një pengesë ujore.
. Troshit ( turqisht) – Kur një gjë e tund aq fotr sa i humbet ekuilibri.
. Tërkuzë ( turqisht) – Bëhet fjalë për një litar,i cili përgatitet prej fije leshi. Ka dhe një kuptim tjetër: Kur dikush e zgjat dhe e zgjat bisedën sa i thonë: “ E bëre tërkuzë” dmth e zgjate shunë.
. T’harr- dmth rralloj. Gjen përdorim , sidomos kur bëhet fjalë për bimët e arave , por jo vetëm.
. Tallë – një bimë parazitare e cila mbin vetiu në arat e mbjella me misër, grurë, bimë prashitëse e jo prashitëse. Talla i merr ushqimin bimës, për arsye se është gjë e egër dhe më e fuqishme.
. Torbë – Një çantë, e madhe, e qepur prej beze.
. Torbë vaji – e njëjta gjë, por me destinacion për të shtrydhur ullinjtë e për të nxjerrë, prej tyre vajin.
. Trazake – Bukë misri. Përgatitet me miell misri të përzier me ujë të ngrohtë.
. Telef ( turqisht) – Kur njeriu është i lodhur, tej mase.
. Tjerrje – Kur nga një shtëllungë me lesh, me anën e një boshti që quhet drugë, formohet fija e gjalmit.
. Tespije ( turqisht) – Një mënyrë për të vrarë kohën, nga dembelët. Disa kokrra, me madhësi të njëjtë e me ngjyrë të njëllojtë, shkohen në një fije të fortë dhe numërohen, gjithë kohës, nga dembeli.
. Turi çepele – Kur një njeri e ka turirin të hollë e të mprehtë, si thikë.
.Tagji – Drithë, i cili përdoret për ushqimin e bagëtive; një koncentrat, me vlera ushqimore si tërshërë, elb,urov, hokërr etj.
. Tartakut ( turqisht) – Një grip i fortë.
. Tarikat ( turqisht) – Sekt fetar.
. Taksirat ( turqisht) – Një fat, i keq, i cili nuk mund të shmanget.
. Tellall ( turqisht) – Lajmëtar, i cili shpërndan njoftime , nëpër rrugë, me zë të lartë.Ka dhe kuptimin , kurnjë njeri nxjerr njoftime i paautorizuar . Sh: “ Kush të vuri tellall ty”?
.Trakaliçe – Kokrra fiku, të papjekur.
. Trap – Një lundër e ndërtuar me trungje, të lidhur me njëri-tjetrin; përdoret për të kaluar një pengesë ujore. I thuhet dhe një njeriu, për ta ofenduar, se nuk merr vesh nga çështja që diskutohet.
. Tos – një material në gjendje pluhuri.
. Talër – Enë prej druri, e ndërtuar me listela, të bashkuara me njëra-tjetrën me disa rrathë metalikë.
. Tirq – Çorape, për burra, të gjata deri tek gjunjët.
. Tufë –Përdoret për të identifikuar nje grup bagëtish, kur në të ka më shumë se një kokë.
. Tra – Një dru i gjatë, i plotë i cili përdoret për të mbajtur çatinë e shtëpisë.
. Thadër – vegël pune e marangozit; një daltë e hollë.
. Thumb – Një copë dru, i hollë, me gjatësi rreth 20cm, me majë, përdoret, në veçanti për të
zhveshur kallinjte e misrit.
. Thërije – Një parazit, nga i cili del morri. Më tepër i ndeshim në kokën e atyre që lahen rrallë.
. Thur – kur rrethojmë një ngastër toke. Ka dhe një kuptim tjetër: Kur një njeri thur çorape, triko etj, me fije leshi ( pambuku).
. Thekë – Bëhet fjalë për flokët e velenxës apo të mbulesës së tavolinës.
. Theket – Në mënyrë simbolike, i thuhet një njeriu, i cili ngrohet, në diell.
. Thinja – Kur flokët kanë ndërruar ngjyrë e janë zbardhur.
. Thek – Kur ngroh bukën.
. Thundër – Pjesa fundore e këmbës së kafshës.
. Thirrje – Kur i drejtohesh dikujt, me kërkesën për të bërë diçka, në interesin tënd.
. Tëngë ( turqisht) – Erë e pakëndshme e një ushqimi, i cili është zier tej mase, ose ka nisur të fermentohet.
. Urov – Bimë leguminoze; përdoret si tagji, për kafshët. Ka kokërr si të bizeles, por më të vogël, është bimë në zhdukje.
. U përfill – U mor parasysh dhe ka nisur të zbatohet. Përdoret dhe në kuptimin kur nuk ia var ndonjërit. Në këtë rast thuhet: “ Nuk më përfill”!
. U leqendis ( turqisht) – U torturua, u mundua shumë sa nuk ka më fuqi.
. U hazdis – Kur një njeri vepron në eufori e sipër ose kur një kafshë bën lëvizje të pamotivuara.
. Urith – Iriq.
. Ukubet ( turqisht) – Shumë keq; për faqe të zezë; copë-copë.
. Uruar, masat – një copë metalike, me përbërje çeliku, e cila , kur godet strallin , lëshon xixa , që ndezin eshkën e prodhojnë zjarr.
. Uratë – kur i dëshiron tjetrit të mirën, kur i le atij emrin e mirë.
. Ujem ( turqisht) – Një përzierje drithërash apo mielli.
. Ujdis – rregullon.
. Ujdi – marrëveshje, dakortizim.
. Und – Pjesa e brendshme e plëncit të bagëtisë- bajgat.
. Ulok ( turqisht) – Një njeri, i cili nuk mund të ecë. Mundet ta ketë kapur cërma, në ujë, ngërçi, apo është i paralizuar .
. Utërimë – Një zhurmë e fuqishme, një e bërtitur . Sh = utërima e trenit.
. U dënd – u ngop.
. U telikos ( turqisht) – U lodh shumë, i humbi fuqitë.
. U poreps ( turqisht) – U rregullua si u rregullua.
. U qederos ( turqisht) – U mërzit; iu prish qejfi.
. Vidhimë – Një vend i pjerrët , një rrepirë.
. Vedër ( turqisht) – Enë prej druri, me kapacitet rreth 10 litra, përdoret për të mjelë bagëtitë dhe për të ruajtur bulmetrat.
. Vretenë ( turqisht) – njësi matëse e sipërfaqes të tokave. NJë VRETENë Është e barabartë me 1000 m2.
. Vah’ – Një vend i zgjeruar i rrjedhës së lumit, ku njerëzit mund ta kalojnë pengesën ujore, në këmbë.
. Vandak ( turqisht) – Një grumbull shkarpash apo lëpushkësh, i lidhur me një degë.
. Varvat ( turqisht) – Thuhet për një kalë të patredhur, i cili vrapon anë e nbanë vendit.
. Vrromë ( turqisht) – Kështu etiketohet një femër, e cila është psanjose dhe e përdalë.
. Vemje – Një lloj paraziti, të cilën e ndeshim, sidomos tek pemët.
. Vërtik ( turqisht) – Vrull.
. Vërsnik ( turqisht) – moshatar, kur dy njerëz janë të një moshe.
. Vervele ( turqisht) – Ngacmimtar. Si puna e mizës së mushkut.
. Vidhis – rrëzoj , rrokullis, shkallmoj etj.
. Vreten ( turqisht) – Njësi matëse e sipërfaqes, e cila përfaqëson 1000 m2. Përndryshe , quhet dynymë.
. Vare – Një copë hekur ose dru, me përmasa rreth 20×10 cm. e cila ka brimë në mes dhe një bisht . Përdoret për të copëtuar pliset në arë dhe për punë të tjera, shtëpiake dhe në bujqësi.
. Volltë ( turqisht) – Kopsë.
. Vjegë( turqisht) – Një “vesh” që i ngjitet enëve prej balte ose prej metali, pas të cilave varet gjëja.
. Vëllamëri – Kur bën një vëllam, pa qenë në lidhje gjaku me të. Në këtë rast, thuhet se “ është vëlla, pa pjesë”.
. Vulëhumbur – Kur një njeri nuk e pyet e nuk e dëgjon njeri, për shkak të nivelit të tij.
. Voli ( greqisht) – Thuhet për një punë, e cila vjen për mbarë.
. Varrhumbur – Një njeri i cili nuk është i zoti për të bërë asgjë.
. Vathë – Një vend i rrethuar me mjete rrethanore ju mbyllen bagëtitë.
. Vitore – Emër gruaje, por në mënyrë simbolike thuhet për një njeri të urtë,të bindur, të qetë, të mbarë e të uruar.
. Veshnik –Vesh rrushi; vilë rrushi.
. Varg –sende apo objekte që vijnë njëri pas –tjetrit.
. Veqil ( Turqisht) – Zot shtëpie.
. Vullënga ( turqisht) – Pulla, njolla, pullali.
. Vdes – I jep fund jetës.
. Ves – Praktikë e keqe e një njeriu; një huq i keq; një prirje e padëshiruar.
. Veshkë – Organ jetik i trupit .
. Vesë – Lagështirë.
. Xanë – Gjineshtër, një shkurre me fije të gjata, të holla, me majë, e cila përdoret për të lidhur dhe për të nxjerrë fije.
. Xanxë ( turqisht) – Një huq i keq, një njeri i ashpër në sjellje , një tip që lëviz shumë, është i paqëndrueshëm,kapriçioz. Përdoret , më tepër për të dëftuar një kafshë të tillë.
. Xëbunjëz –puçër.
. Xinë – Një shkurre, e cila rritet në zonat ku rritet përralli, mbretja, koçimarja etj. Gjethin e ka të vogël e pa gjëmba.
. Xerxebil ( turqisht) – Thuhet për një njeri të paqendrueshëm, i cili , sot thotë një gjë e nesër një gjë tjetër.
.Xurxull- Një i pirë, i cili ka humbur ekuilibrin mendor.
. Xhindollak – Bëhet fjalë për një njeri, i cili është i marrë; me xhinde.
. Xhibilet ( turqisht) – Shëmbëlltyrë; gjithmonë në sensin negativ.
. Xhest- Kur bëhet fjalë për një qendrim të caktuar, për një manierë, për një shënjë apo veprim të caktuar.
. Xhymert ( turqisht )– Bujar, dorëdhënë.
. Xhufkë – Një tufë; fundi i kashtës së misrit.
. Xhamadan ( turqisht ) – Veshje burrash ( grash); një jelek, pa mëngë.
. Xhedit ( turqisht)- I ri. Në praktikë përdoret dhe togfjalëshi: Xhedit, i ri.
. Yçkël ( turqisht) – Kur dikush nxjerr një justifikim,një pengesë, të sajuar, në mënyrë që të mos kryejë një veprim të caktuar.
. Yzmet ( turqisht) – Shërbim.
. Yzengji ( turqisht) – Mamuze, që i vendosen kalit të shalës, për ta stimuluar që të ecë.
. Yshmer – Një send ushqimor, i ngjashëm me byrekun, por me shumë petë.
. Yçkël ( turqisht) – Një motiv, një sajesë, një justifikim.
.Yshyr ( turqisht) – Prodhim.
. Yzmeqar ( turqisht ) – shërbëtor; më tepër përdoret për ata që punojnë, me pagë, në bujqësi e në blegtori.
. Ylyver – tymnajë, përdoret dhe për të dëftuar se dikush ka bërë shumë fjalë, për një çështje të caktuar. Rëndom përdoret togfjalëshi: “ E ndezi ylyver”.
. Yrt ( turqisht – Truall.
. Ysht ( turqisht ) – Një lloj masazhi, i shoqëruar me koment.
. Ymyz ( turqisht) – Shpresë.
. Yst ( turqisht) – Kusur, resto.
. Zall –Shtrat lumi, i gurtë.
. Zengjin ( turqisht) – Bëhet fjalë për një njeri të pasur, të kamur.
. Zaire ( tueqisht) – Rezervë ushqimore , për kafshët.
. Ziafet ( turqisht) – Gosti.
. Zullun ( turqiaht) – Dëm.
. Zbulon – E bën të njohur, e bën të ditur për të tjerët,e nxjerr në shesh.
. Zabërhan ( turqisht) – Një njeri , i cili nuk bën punë por shëtit kot së koti ose shkon nga njëra derë në tjetrën.
. Zili, ziliqar- një njeri, i cili, lakmon gjënë e tjetrit, që bëhet xheloz, për gjënë e tjetrit.
. Zemër – organ jetik, në trupin e një njeriu apo të një kafshe.
. Zorrë – Organ që përcjell ushqimin drejt anusit.
. Zile – Bëhet fjalë për një mjet sinjalizimi, i cili i varet dhisë, lopës apo kafshëve të tjera, në qafë.
. Zigj ( turqisht) – Peshore.
. Zarar ( turqisht) – dëm.
. Zuskë – Zakonisht i thuhet një femre , e cila “ Dredh bishtin”, flirton me kedo.
. Zogë – Një shpend i cili nuk është as zog; as pulë.
. Zgjedhë – Ka dy kuptime: Bëhet fjalë për një copë druri,ku mprehen dy qe dhe kur një fuqi pushton një vend.
. Zbathur – Kur një njeri ecën, pa këpucë.
. Zgjyrë – Kur digjet një dru , krahas flakës dhe tymit , rrjedh dhe një lëng ,e ngjyrë të zezë.
. Zhgabonjë – Shqiponjë.
. Zhakë – Një copë e fortë, e endur me fije lini.
. Zhele – Rroba të grisura.

Ripunoi
Niazi Nelaj; shtator 2015