( Nje jeteshkrim autentik)
( pjesa e pare)
Zonje Temja, ne cift me kalivacasin Xhevit Malko Nelaj, te lidhur me martese me njeri – tjetrin, fale mbleserise ( lajmesise ) Kishin diference te theksuar ne moshe. Gjate lidhjes martesore, ata sollen ne jete kater femije. Ne vitin 1940, ne muajin Janar, ne diten e Ujit te Bekuar u lind Lumturia. Tradita vendore, e donte qe femija i pare te ishte djale. Te thjeshta e lehtesisht te kuptueshme ishin pretendimet per te lindurit e pare, apo, sic thonin rendom ne Kalivac, per „ buken e pare “. I linduri i pare preferohej te ishte i gjinise mashkullore, ne menyre qe dalengadale, te behej shtylla e familjes; krahe per prinderit dhe trashegimtar i mallit e i gjese te gjalle.
Se cfare do te trashegonte i linduri djale nga Xhevit Malkua, kjo dihet mire nga bashkekohesit e tij. Vetem shpirtin kishte te gjere, si det, Xhaxhakua dhe tokat pjellore ne Llomera e ne Rredhe. Namin si dere e madhe e bukedhene dhe fisnikerine e familjes e te trungut, Ai i kish te njohura; shtatin te shkurter por, brenda tij bente beli te qenit i drejte, i ndershem e bamires pa ane e pa fund.
I mbetur jetim qe ne barkun e Nenes, Xheviti ra shpejt ne kthetrat e spekullanteve qelepirxhinj, kryesisht te xhaxhait te tij – Nelo Binos, i cili synonte te perfitonte nga tiparet e njerezishme te bonjakut Xhevit, me qellimin e qarte: aneksimin e mallit te tij, shtepise dhe truallit mbi te cilin ajo ishte ndertuar. Ne planet afatgjate te xhaxha Nelo Binos, ndoshta ishte dhe nxjerrja e Xhevitit pa pjese, edhe ne tokat e begata te familjes.
Motra e vetme e Xhevitit; Merushja, e cila, kur vdiq i ati ishte rreth 10 vjece u detyrua te hipte mbi kale e te shkonte nuse, ne fshatin Dhemblan te rrethit te Tepelenes, teknje banor vendas me mbiemrin: Sulejmani. Ishin rregullat zakonore anadolake sipas te cilave vajzat duhet te martoheshin pas kohes te pubertitetit. Fukaralleku i skajshem i familjes, pas ndarjes nga jeta te Malkos, e detyroi Jeminene ta martonte te bijen, akoma te parritur, mbasi nuk kishte me se ta ushqente. Po u afrohem te tetedhjetave; perpjekjet e mija nuk kane munguar, por, deri me sot nuk kam qene i suksesshem ne perpjekjet per te gjetur e per t’u lidhur me pinjollet e hallos te vetme. Dhemblanaket e moshuar thone se familja e Sulejmani per te cilen behet fjale, fill pas clirimit te vendit ka shtegtuar ne fshatrat e rrethit te Vlores, por nuk thone ku konkretisht dhe kush prej pinjolleve eshte ne jete?
Pas motres Lumturi ( ndjese paste ), erdha ne jete une. Sipas kujtimit te prinderve, te cilet i kam pyetur kur ishin ne jete, une jam lindur me 18 mars sipas kalendarit osman, diten e premte, ne mengjes, kur dielli sapo kishte zene dhene. Pra, jam i lindur ne zjarrin e luftes per liri e jam perkundur ne djepen e latantit, i nanurisur nga ninullat qe me kendonte nena e i pershendetur nga gjemimi i topave te luftes. Pas meje erdhi ne jetedjali i dyte i familjes – Selami, i cili e pati jeten te shkurter. Ai u nda nga jeta, kur akoma ishte i lidhur ne djepe. Shkak per vdekjen e tij u be nje pucer ne gryke e cila nuk u vizitua e nuk u mjekua kurre. I tille ishte sherbimi shendetesor i kohes dhe mungesa e medikamenteve, benin te mundur vdekjen e njerezve, nga semundje te rendomta.
Ne ata vite ( ne vitet e pare, pas clirimit te vendit ), sherbimi shendetesor ishte ne nivele mjaft te ulet shkencore dhe jeta e njeriut, prej semundjeve ishte fare e lire. Semundjet e rendomta benin kerrdine. Jeten e benin te veshtire jo vetem rrjedhojat e Luftes Clirimtaree cila , vertet qe solli lirine e shumepritur por dhe rrenimin e vendit. Nuk perjashtohen dhe gabimet e renda njerezore. Te vetmit vite „ te arte “ per familjen tone ishin ata kur Xhaxhakua beri qinosi me Haxhiajt. Ne ata vite mbushem barkun me buke dhe notonim ne bulmet, si kurre me pare.
Me 19 qershor te vitit 1948 u lind Dilaveri, vellai im i vetem, fatkeq. Ai u lind ne shtepine e Reshat Resmiut, ne qoshene e majte te saj. Asistuan ne lindje, dhe ishin ne rolin e mamise dy gra burreresha e me pervoje te gjate ne keto pune; Hysnija e Musa Mehmetit dhe Memja e Muharrem Hasanit. E para ishte bije ne Kolonje te Gjirokastres; e dyta ne fshatin Zhapokike te rrethit te Tepelenes, ne mehallen Kecerisht. Te dyja ishin trimeresha dhe fisnike.
Pas vdekjes te Resmi Nelos, atij alamet djali, nga nje semurje banale ( plevit ), tre djem te tij: Reshati; Nelua dhe Petrefi, ne moshe te mitur dhe gruaja e tij, Zonja e Vogel e Binajve, nje grua e perkushtuar ndaj femijeve dhe e vendosur per te lidhur ne koke shamine e zeze, perjete, zemermiri Xhevit, i mori nen sqetull. Keta te, te kater te mbetur pa ombrelle e ne mes te kater udheve e gjeten shpetimin tek Xhaxhakua, i cili, dhe pa marre parasysh fukarallekun qe e kishte pllakosur, doli mbi to, pranoi rrugen e nderit dhe i beri serisht bshke te dyja familjet, duke mbetur nje shembull i rralle vetemohimi dhe bamiresie.
Nese Xheviti, i mbetur jetim akoma pa ardhur ne jete, u rrit neper dyert e botes, larg shtepise e larg fshatit Kalivac, ne sokaket dhe kodrat e fshatrave te Zagorise, ne vecanti te fshatit Hoshteve, nen perkujdesjen e kakove te ketij fshati me njerez te mire, ne te tre: ( Lumturia, Une dhe Dilaveri ) u rritem ne Kalivac, neper shtepite e mehallalinjve tane zemermire, edhe pse ishim me nene e me baba gjalle. Ku nuk jemi branisur e ku nuk jemi rritur, me te keqen prane?
Mbasi mbetem pa strehe, na ofroi xhaxhai yne Resul Nelo Nelaj, te cilit i thonim, per respect – Aga. Ai na ofroi strehe ne njeren nga kasollet me kashte qe kishte ngritur, per familjen e tij me shume femije, ne vendin e quajtur Gurishte. Jo vetem se Xheviti ishte kusheri i pare i tij por me teper nisur nga fakti se fukarai e ndjen dhe e mbeshtet te varferin. Te banuarit prane e prane me femijet e Agait dhe loderat e perbashketa e disa veprimtari prodhuese ne arat qe kishim te ngjitura me njera – tjetren, na dhane mundesi te njiheshim, te afroheshim me shume me njeri – tjetrin dhe te ndjenim rrahjen e zemrave te tyre. Nuk jam i mendimit se Resul Nelua ( Agai ) ndau kasollen dhe vobekesine e tij, me Xhevitin; jo; jo; e perseri – jo; Agai ndau shpirtin me ne te pastrehet, ate qe kishte me te shtrenjte. Kasollja e tij kishte dy seksione, ai qe na u ofrua neve, ishte me dimensione me te vogla e me e ftohte, por ishte nje strehe qe na mbronte nga shiu, nga era e nga ftoma. Ajo strehe fukarai, nuk ishte e ngritur me shkarpa dhe e mbuluar me kashte, por ishte , e tera prej floriri. U mekembem ne kasollen e Agait dhe meqenese arat i kishim prane njeri – tjetrit, perftuam dhe nga pervoja e sejcilit duke ndihmuar, aq e si mundnim shoqi – shoqin.
Pas banimit ne strehen qe na ofroi Agai, kur femijet e tij te shumte u rriten dhe kerkesat e tyre erdhen te tjera, u detyruam te shtegtojme serisht. Brenda fisit tashme. Njeriu i mire, zemerbardhi Ali Pasho Nelaj, njeri nga burrat me te ndershem e me trima te fisit Nelaj, meqenese u shperngul prane tokave pjellore te familjes se tij, ne Luginen e Margellicit. Atje, Ai ngriti kasolle per te strehuar femijet e tij e na ofroi, pa shperblim, njeren nga dy dhomat e ftohta perdhese, ne mehallen Ahmetaj, ku kishte dhe trojet e te pareve. Shtepia perdhese e ftohte akull, nga Veriu, sherbeu si banese per familjen tone, e cila perbehej nga dy prinderit Lumturia( ndjese paste ); une dhe dilaveri latant. Dhoma ishte e madhe, por nuk ngrohej edhe sikur zjarri ne vater te rrinte i ndezur gjate gjithe nates. Ne dhomen tjeter, ngjitur me tonen, por me hyrje te vecante, banonte muhaxhiri Telha Qazim Shatrafilaj, i natyralizuar ne Kalivac, i ardhur nga fshati Luzat i rrethit te Tepelenes. Xha Telhai, nje burre i gjate I thante e i serte, merrej me tregti ambulante. Ai ishte nje pramatar kurnac e i serte. Artikujt industriale qe tregtonte xha Telhai ishin, kryesisht gjilperat e dores; fendyejte, bizat, rruazat, teminat, bojerat e ndryshme per te ngjyer rroba te leshta e te pambukta, metrazhe, kafe etj. etj. Ne ndonje rast, kur bleresit nuk e likuidonin dot ne te holla xha Telhane; Ai merrte, me cmime shume te lira kundrejt tregut edhe produkte ushqimore te cilet i hynin ne pune familjes se tij, si Ullinj, vaj ulliri, lekure, miell, drithera buke etj. etj. Interesante ishin mjetet e matjes e te peshimit qe perdorte Telha Luzatit. Per njesi matese, Ai nuk perdorte metrin por kutin. Si mjet peshimi, perdorte nje peshore dore metalike e cila nuk kish asnje siguri per saktesine e peshimit. Per te matur(peshuar ) bojerat, Ai perdorte ca masa prej teneqeje, te cilat asnjeri nuk dinte „ti lexonte “. Ne kete menyre „ tregtari yne “ spekulonte, pa i hyre gjembi ne kembe. Niveli i ulet i njerezve ne administrimin e prones e favorizonte veprimin e tij spekulativ.
Xha Telhai nga Luzati, vertet ishte muhaxhir, ne vendin e tij, por Ai ishte i natyralizuar ne Kalivac te Tepelenes dhe e quante veten kalivacas. Djali i madh i familjes – Shabani, ne ate kohe, sherbente ne Degen e Puneve te Brendshme te Tepelenes, polic. Ai u martua me te bijen e Barjam Axhemit, nga mehalla e Leshnjes, lidhje e shendoshe e cila i forcoi pozitat e Xha Telhait nga Luzati. Shabanin, per shkak te diferences ne moshe dhe qenjes larg tij, e kam njohur fare perciptaz. Pas kthimit ne fshatin e Lindjes, kam degjuar fjale mjaft te mira, per Shabanin, per bashkeshorten e tij fisnike dhe per dy djemte qe la pas. Ajo familje ruajti traditat atdhetare te rrenjes dhe zakonet e vendit. Dy djemte e tjere te xha Telhait – Hyseni dhe Qazimi u bene dy nga shoket e mi me te mire te shkolles fillore te fshatit Kalivac dhe ne lojerat femijerore qe luanim atyre henave. Se bashku mesonim; bashke luanim derrakthi, cingli, kala dibrance, topagropthi etj. Se bashku ngrinim gracka dhe leqe per te zene mellenja, nga ullinjte e xha Breshanit etj. E them, me ciltersi se Qazimi, i cili ishte me afer moshes time, ishte me i shkathet dhe i zinte dora, kur ngrinim gracka e kur qellonim me llastika. Hyseni ishte me flegmatik dhe besonte shume. Te dy vellezerit kenaqeshin edhe kur ziheshin apo kur grindeshin me njeri – tjetrin.
Dy nenat tona: Gege Merushja dhe Zonja e Madhe e Binajve u lidhen ngushte me njera – tjetren e u bene si motra. Gege Merushja ishte nje labushe e fuqishme, me citjane veshur. Asaj, sikur i kishte mbire ne buze togfjaleshi: „ Kuterine , moj Merushe “! Ajo dhe Nena jone, kishin tipare te perbashketa. Kur shkonin per te bere dru, ato gra, te cilat ishin nga grate me te fuqishme ne fshat, ngarkonin ne ekurriz, me terkuza te bera me dore, jo nje barre me dru, por nje „ stive “te tere. Kur ato zbritnin nga Bregu i Stanet te ngarkuara me dru, nje njeri qe nuk e dinte, mendonte se po zbriste korija vete. „Kuterina „ Merushe, jo vetem qe punonte tere diten e lodhej, si kafshe pune, por duronte dhe kutin metalik te xha Telhait , i cili ishte shume nevrik e nuk ia ndante drurin se shoqes. Nuk dinte si ta shfryntebrengen qe kish per fukarallekun e skajshem qe kishte kapluar familjn e Shatrafileve , sikurse te gjitha familjet kalivacase; sikur Ajo grua fisnike te ishte burimi i atij fukaralleku, xha Telhai e shkarkonte mellefin e akkumuluar tek „ Engjelli“ Merushe, e cila ishte „ pa goje“.
Ne kufijte e dhjetevjecarit 1950 – 1960, na dha strehim ne Shtepine e Sheros, burri i zgjuar e fisnik Muharrem Kamber Deraj. Xhako Rremja, sic i thonim ne atehere, ishte i martuar me Tajanen ( Nenen time te dyte ), e cila ishte bije e fisnikut Zagoll Saliko Xhaferaj, nga mehalla e Mecajve. Muharremi kishte sjelle ne jete mjaft femije. Me te madhin – Ramadanin ( ndjese paste ) kurse nga vajzat; me e madhja ishte Nasibeja. Xhako Rremja ishte nip ne Beqiraj; Nena e tij – Fatija nje grua e qete dhe e paket nga shtati, ishte moter e fisnikut – Qamil Sulo Malaj. Shtepia e Kamber Asllanit, Babait te Muharremit, ishte dykateshe; me katua poshte, me shkalle ( sheshpushim me cati siper ) dhe me hambare. Te dy ambjentet ishin te mjaftueshme per te mbledhur femijet e shumte te ciftit kurse shtepia e Sheros, ishte e shkeputur nga dy odat ngjitur, me shkalle e hyrje me vete. Ajo ishte gjithashtu dykateshe, me nje dhome te gjate, me vater e me oxhak dhe me katua poshte. Ne katua nuk strehoeshin bageti, si kudo gjetke; por njerez ( zanatcinj ). Ne vjeshte, ne dimer dhe ne pranvere, ne kete ambjent, sistemoheshin, jetonin dhe punonin disa punetore te bakrit, te cilet vinin kryesisht nga rrethi i Permetit; kallaisnin enet prej bakri te banoreve te Kalivacit, kundrejt nje shperblimi ne te holla ose ne natyre. Ata, per punen qe benin, merrnin si shperblim, te holla, pula e gjela deti; vaj ulliri, lekure, drithe, miell, duhan e sende te tjera me vlere. Ne i quanim kallajxhinj mbasi shkrinin kallaj e me nje teknologji te posacme benin lyerjen e siperfaqes te brendshme te eneve prej bakri. Ata ndiznin zjarrin, kryesisht me qymyr druri, aty, ne katua, ku dhe ushqeheshin e punonin dhe flinin. Fshataret e Kalivacit dhe kallajxhinjte e ardhur nga rrethi i Permetit ( kryesisht nga Brezhani e nga Maleshova, ashtu si blegtoret e ardhur nga keto ane , u miqesuan me vendasit dhe lidhen me ta nje miqesi te qendrueshme.
Ne u strehuam ne shtepine e Sheros, ku qendruam disa vite. Babai, ne ate kohe punonte ne Minieren e Seres, ne Selenice dhe vinte ne shtepi thuajse nje here ne 2 – 3 jave. Nena jone, Zonja e Madhe e Binajve, u lidh ngushte me Tajanen, burrat e te cilave ishin te nje gjaku por benin me shoqja – shoqen dhe ndonje pramati. Xheviti, i cili si punetor miniere nentoke, pajisej, vec te tjerash me triska veshmbathje, te cilat, ne kohen kur ne vendin tone praktikohej sistemi i trisketimit, kishin vlere te madhe. Babai, i cili e veshtronte kete lloj pramatie si leverdi e rrugedalje per ushqimin e femijeve te tij, ne nje kohe kur dhe dritherat e bukes siguroheshin me veshtiresi, e miratonte dhe e inkurajonte, pa u ndjere kete lloj veprimtarie „ Ilegale “ te gruas se tij me pronaren e shtepise. Po cfare ngjante midis dy grave? Zonjes se Madhe te Binajve dhe Tajanes te Derajve. Xheviti, me parate qe fitonte nga puna ne Minieren e Seres ne Selenice dhe nga triskat e veshmbathjes qe i jepte qendra e punes, blinte basma te bukura te cilat i pelqenin Tajanes, por ne kushtet e saj nuk mund ti gjente. Xhako Rremja ishte mjeshter edhe ne ceshtjet e sigurimit te dritherave te bukes, i cili ishte poblemi me serioz i kohes. Te dyja grate kishin rene ne ujdi me njera – tjetren te kembenin mallrat ( basmet me drithin ) sipas nje ekuivalence qe caktonin ato vete.
Ne Shtepine e Sheros u rritem te tre femijet e Xhevit Malkos dhe te Zonje Temes, njeri pas tjetrit. Ishim ne moshe te ndryshme e dy nga ne ( une dhe Lumturia ndiqnim shkollen fillore te fshatit ) Dilaveri, si pekuli i familjes, ishte mjaft i prape. Ne ate kohe, nje fshatari yne nga Hysodosajt kishte humbur te dy syte dhe kishte mall te veshtronte drite e te takohej me te larguarit nga fshati. Ai, heret ne mengjes, cdo dite dilte perpara shtepive te tij dhe niste, me ze te larte e te forte te numeronte, me radhe, te gjithe djemte dhe vajzat e Kalivacit, pavaresisht se ku banonin, duke vene ne dukje tiparet dhe bemat e tyre. Dilaveri, rreth moshes 4 – 5 vjec, kur dhe emrin tim nuk e shqiptonte sakte por thoshte: Diu; nje dite, vendosi te imitonte xha Azizin. Ai lidhi syte me nje rrip lecke te erret, doli ne „ balkon “ ( Hyrja ne shtepi kishte perpara nje platforme ne forme balkoni, te larte rreth 3 m, pa kufizim anash. „ Do behem Azis “! – tha Dilaveri dhe u hodh nga „ balkoni “ i shtepise. Avllia poshte ishte e shtruar me kalldrem guri gelqeror. Renja e Dilaverit, ne ate kalldrem, megjithse femije, shkaktoi thyerjen e njerit krah te tij, midis qafes te dores dhe berrylit. U deshen disa dite te sherohej thyerja, pas venjes ne jaki tek Abedin Kahremani; „ mjeku ortoped i mehalles e i fshatit “. Ne nje rast tjeter, Dilaveri u zemeroua me mua, ndonese me donte shume; nuk mbaj mend perse. Une isha ne avlli e ai ne platforme. Dilaveri rrembeu kembjen qe gjeti per lehtesi e ma hodhi mua. Kembja me ra ne koke e me shkaktoi plage te thelle, ne balle, e cila me ka mbetur shenje edhe sot e kesaj dite. Ne kete shtepi, na ngjau dhe nje telash tjeter. Si une dhe motra Lumturi ( ndjese paste ) vijonim shkollen fillore te fshatit. Motres tone, i doli nje lunge ( furungel ) ne rreze te kofshes. Lunga u mais e mblodhi ( u infektua ). Motra nuk mund te ecte e nuk shkonte dot ne shkolle. Gjetem nje „kirurg “ popullor, te cilin e kishim shume prane. Ai ishte Xhakorremja; pronari i baneses. Ai mori persiper ta „ operonte “ te semuren, me nje siguri te madhe se „operacioni“ i tij do te dilte me sukses. Me nje dru prej drize te holluar ne maje e te djegur, mbasi e lyeu vendin ku ishte lunga e maisur, me raki balle kazani, me nje levizje te shkathet, ne befasi e shpoi vendin e enjtur e pastaj e shtrydhi fort. Qelbi shpertheu, si shatrivan dhe era e tij e qelbur pushtoi dhomen. Pas 3 – 4 diteve motra, avash – avash nisi te shkoje ne shkolle fale iniciatives, guximit dhe pervojes te Xhakorremes, shpetoi Lumja nga e keqja .
Ne hyrje te viteve, 60 te shekullit te kaluar, Babai yne, me teper me seder sa me kapital, u perfill per te ngritur nje kasolle per te banuar. Ngritjen e kasolles, Ai ia besoi mikut te familjes tone – bashkefshatarit Haxhi Beshir Hysenaj, te cilit, nuk di perse i thonin dhe Baco. Ndoshta per te perjetesuar emrin e te atit te Beshirit te pare dhe vellait te tij me te madh – Muharremit. Bacua nuk ishte aq i shkathet e nuk i vinte shume ndoresh per te ngritur kaolle, por Xhaxhakua, sic duket ia mbushi mendjen mikut dhe e joshi per ta bere kete pune. E ngriti Kasollen Baco Beshiri, me shtylla druri te ngulura thelle ne truallin perpara dritareve te shtepise tone te rrenuar. Kasollja ishte e larte dhe e madhe; ne te u sistemuam per fjetje, ne( dy prinderit dhe tre femijet ). Hera – heres, ne dimerte ftohte, ne fundin e kasolles , sistemohej dhe ndonje dele lehone se bashku me qingjin e sapolindur, e cila kerkonte trajtim suplementar dhe ngrohtesi e perkujdesje te vecante.
Ne vatren e kasolles, te lyer me bajga lope, shtronim plisnoket e shtriheshim perkrah njeri – tjetrit, per tu ngrohur me frymen tone, mbasi jorgani i sajuar nuk na mbronte dot nga te ftohtit. Nena na mbeshtillte, si kllocka zogjte e saj dhe me teper na mbulonte me trupin e saj sa me jorganin cope – cope. Ne fund te kasolles, nga sa mbaj mend, prinderit tane kishin vendosur nje harar, i cili mbushej me drithe. Xheviti, here pas here ngrinte naten Zonjen, te cilen e detyronte te merrte karroqen ( njesi matese prej druri, e cila mbante rreth 1o kg drithe dhe te maste rezervat e drithit per familjen tone.
Meqenese jeta e Dilaverit eshte teper e ngjeshur dhe e pasur me elemente jetesore, po e fragmentarizoj veprimtarine e tij, duke u munduar ti grupoj ngjarjet kryesore.
Ne dimrin e vitit 1957, kur erdha per te pushuar, prane familjes, nga Shkolla e Mesme Bujqesore e Korces, Xheviti dhe Karafil Mahmuti kishin rene dakort te benin nje qinosi, me dhente qe dispononte Karafili, por qe nuk ishte ne gjendje t’u bente sherbimet e nevojshme, per shkak te moshes te thyer te tij. Xheviti nuk kishte dhen dhe qinosia u formulua me kushte te renda per cobanin ( Xhevitin ). Pata shansin te shkruaj kontraten e qinosise mes dy burrave dinjitareve dhe te shijoj petullat qe poqi, me kete rast, marhemja ( grua e martuar, pa femije ) – Bedrie, bashkeshortja e Karafilit, e cila na i serviri petullat e ngrohta, te pjekura me vaj ulliri, me pekmes, nga ai i bere me goricat e ledheve te parcelave te Karafil Mahmutit.
Pas largimit tim nga Kalivaci dhe sidomos, pas qinosise me Karafilin, Dilaveri adoleshent u lidh me ngushte me Babane tone dhe me tufen e dhenve qe Ai kishte perpara. Dilaveri u rrit e u formesua si nje coban i mirefillte dhensh. Ai u argas( u kalit ) me terrenin e veshtire e me gjallesat e tij. Ai nuk u trembej: nates, erresires, egersirave, motit, te pangrenit e te veshurit keq, dhe u be jo vetem nje blegtor i zoti, por dhe nje djale me vlera, e sypatrembur. Kimetliu Dilaver, duke qendruar vazhdimisht prane Babait tone, “ I mori” atij gjithe cka kishte te mire ne qenjen e tij.
Ne vitin kur u martua motra jone – Lumturia, familja jone e varfer, nuk mund te pergatiste e te niste as pajen minimale te koces, as nje valixhe, me placka. Xheviti u detyrua te futej ne pune ne Ndermarrjen e Ndertimit te Tepelenes, e cila, aso kohe beri rikonstruksionin e nyjeve te mberthimit te lundres te Kalivacit. Dilaveri sedermadh, i cili nuk ishte me shume se 11 vjec, nuk donte te mbetej prapa Babait ne kete „aksion “ jetik, prandaj, ne pushimet e veres, kur behej rikonstruksioni i linjave telefonike te rrethit te Tepelenes, Ai u fut ne pune, per te terhequr telat, ne territorin e Tocit, te Krahesit e te Qesaratit. Me ndihmen dhe me nderhyrjen e djalit te tezes tone, nga Toci; Nebi Hasan Beqiraj, i cili kishte ndikim te fuqishem ne kete ndermarrje. Dilaveri u caktua tu conte uje me gjyma fillerojtesve. Me parate qe fitoi, Ai i bleu motres nje fustan driloje ( nje lloj tekstili , si mushama), per paje.
Ne diten kur Lumturia nuse doli nga shtepia jone dhe me krushqit cakerrqejf te hipur mbi kuaj, po kalonte udhen e verber qe te nxjerr ne Arat e Buta, Dilaveri ruante dhente ne Fierin e Metes. Binte shi “me gjyma”. “ U shkrehen” rete. Adoleshenti akoma pa u rrjeshtuar ne radhe me burrat, i kishte hapur krahun Babait te tij, i cili ishte I domosdoshem te gjendej ne gezimin e pare te familjes tone. “Qante koha” ! Rrekete e shiut qe nuk kishte te pushuar plekseshin me lotet e Dilos e se bashku rridhnin ne faqet e llabanes qe mbante ne koke djaloshi coban.
Dilaveri kishte fituar besimin e te Atit dhe Ai, e linte te birin shpesh te menaxhonte bagetite, ne kulloten e veshtire te pyllit. Nje dite, Dilaveri ruante dhente e tufes ne qinosi me Karafil Mahmutin, ne Fierin e Metes. Xhaxhakua ishte thirrur ne nje gosti, per dreke, ne shtepine e qinosarit Karafil Mahmut Bilaj. Dreka shkoi per mrekulli; me te ngrena e me te pira dhe me gaz e me hare. Sic rrefen vete Dilave ri; ishte mesdite e ishja i pangrene. Nga te pangrenet, me kishte rene te fiket ( vilania ). Me veshtiresi u zvarrita, derisa u shtriva mbi nje shkurre prej xine. Moti ishte i vrejtur por shi nuk binte. Ne ate sinor, nuk kishte ndonje tufe tjeter bagetish, ne kullote. Hauret e Abedin Kahremanit, ku Rako Meshini, nga Maleshova strehonte dhite, ishte me shpine nga kullota ku kishja hapur dhente. Argjiri dhe Tila, te cilet kujdeseshin per stanin dhe benin manipulimin e bulmetit, ishin te moshuar e nuk degjonin nga veshet. Kesisoj, renkimet e mija nuk degjoheshin prej tyre. Tufa e dhive, te cilen e menaxhonte Hodua dhe Tashua, kushedi se ku ishin ne kullote; larg meje, natyrisht. Asnjeri nuk me ndihmonte dot e nuk me veshtronte.
Babai, aty nga mesi i gostise, mbasi kishte ngrene e kishte pire, u kujtua per mua qe me kishte lene me bageti, te pangrene. U ngrit nga sufraja; u rrefeu shkurt miqve, perse po largohej nga gostia, mbathi opingat e doli. I zoti i shtepise, xha Karafili i gjate e me gurmaz te theksuar, e percolli deri tek shtegu, sipas tradites e i la tym e mbecen ( lamtumiren). E shoqja, marheme ( pa femije) e cila nuk e konceptonte urine e nje femije ne mes te pyllit, nuk i dha Xhevitit, kur doli nga kasollja e saj as nje cope kulac apo cyrek me gjalpe e nje thele mish, per te voglin e uritur qe kishte lene ne Fierin e Metes. Ajo nuk kishte lindur e nuk kishte rritur femije, qe te njihte dhimbsurine per femijen.
E kerkoi Xheviti, Dilaverin neper shkurre dhe i thirri fort, por Ai nuk mund te pergjigjej. E gjeti djalin permbys, mbi nje xine, ne gjendje te fiketi, per te ngrene. Babai, disi i ngrohur nga raakia, kur e pa te birin, e pyeti: „ Nuk ke ngrene “?- dhe u pergjigj, po vete: „ Kam ngrene une edhe per Ty…“! Aty prane nuk kishte njeri kujt ti drejtohej per ndihme. Cobani plak, i regjur ne punet e cobanerise, e zgjidhi ceshtjen ne nje menyre origjinale. Ai hoqi opingen qe mbante ne kembe, e fshiu me dore e tha: „Opinga qenka e paster “! Dhe kapi nje dele me qumesht. Dora i kapi delen me qumeshtore. E moli ate ne opinge dhe ia dha djalit ta pinte, ashtu sic doli qumeshti, nga gjiret e deles, me temperaturen e trupit te saj. E piu qumeshtin e ngrohte te deles, Dilaveri, u permend hap pas hapi dhe nuk i ngjau Asgje e keqe.
Kjo ishte ndoshta „ aventura “ e pare e vellait tim por jo e fundit. Ai grumbulloi nje pervoje me vlere dhe u kalit, nepermjet aventurave te tij; tok me to.
Kur u arrit sa te bente jete autonome e te gdhihej naten, jashte, ne fushe te Kalivacit, se bashku me 10 – 12 bashkemoshatare te tij, te cilet ishin si Ai, te shkathet e guximtare, e gdhinin naten ne fushe, zakonisht ne arat me emrin Fengje dhe ne Muratova, duke kullotur kuajt dhe gomeret e familjeve te tyre. Ne shoqerine e preferuar te tyre, ata kendonin labce vence. Nepermjet kengeve perzgjidheshin zerat me te mire te cilet akordoheshin me njeri – tjetrin dhe kenga e tyre vinte „ gjym “. Ne shoqerine e tyre rinore, afrohej dhe rojtari i fushes, Safet Ahmet Caushaj, i cili ishte me moshe rreth te shtatedhjetave e nuk i shkonte te “ qethej me shelege ” ! Megjithate kenga dhe lojerat e djemve e mbanin plakun Safet Ahmeti, me gajret( I jepnin kurajo ); Ai e kalonte naten, per bukuri dhe ne shoqeri te zgjedhur. Nese i moshuari perftonte gjumin e rehatshem nen atmosferen e gezuar te kengeve labce, djemte adoleshente, synonin ta vinin ne gjume rojan e fushes per te nisur “ aksionin “ e bastisjes te pemeve frutore te fushes se Kalivacit.
Nje nate, qetesia dhe riti i pernatshem i djemve capkene u prish. Nje njoftim i trishte perfshiu grupin e djemve dhe shqetesoi keta rishtare te papervoje. Dikush i njoftoi djemte se ate nate, nuk kishte vajtur ne shtepi bashkefshatari i tyre – Daut Mahmut Pashaj, i cili nuk ishte ne moshen e tyre, por dukshem me i rritur. Kishte rene nata. Ne erresiren e nates ( hena akoma nuk kishte dale )orientimi vizual ishte me i veshtire. Djemte, ne grup nisen te kerkonin te humburin. Merakun me te madh ata e kishin se mos kish ngjare ndonje fatkeqesi qe lidhej me lumin. Prandaj, ata ndoqen udhen e verber qe kalonte perfund arave te Jorgave e me pas te Gurjeve. Kur zbriten tek Burimi Zborak, udha ishte tere gure lumi, te cilet rreshqitnin nen kembet e djemve. Pas kalimit te Burimit Zborak, perpara djemve, befasisht u shfaq nje gje e zeze. Djemte ishin fort te rinj e te pa argasur( regjur ) me pervojen e jetes. Ata, u afruan per te pare ate gjene e zeze, ca nga kurreshtja e me teper nga ndjenja e pergjegjesise qe ndjenin per te „ krehur “ gjithe anen e lumit. U afruan ne grup, me hap te lehte e te shkurter. Mungesa e pervojes ne kesi rastesh, nxiti nje lloj hezitimi e frike tek djemte. Dikush prej tyre ndezi nje mjet ndricues ( ndoshta nje elektrik dore ) per te pare me mire. Nata ishte e erret, e fresket, e ne te gdhire. Kur u afruan, me hap te lehte, si te hajdutit, djemte vune re se ajo gjeja e zeze, ishte nje i vdekur. Te tmerruar, ata e mbajten vrapin ne Fengje, andej nga kishin ardhur. Kenga nuk u degjua me, Grupi i adoleshenteve, njoftoi nje njeri nga mehalla e Hysodosajve, banor i se ciles ishte Dauti, tashme i ndjere.
Mbasi pushuan kengen e “mblodhen veten ”, duke perftuar dhe nga rrethanat qe u krijuan, djemte nisen “ aksionin ” per grabitjen e dardheve ceperke ( lloj dardhe qe piqet pas simotrave), ne Fengje, ne afersi te ballonit te rrezuar te Italise, te cilin e kishin masakruar fshataret, per te marre aluminin per kuti duhani dhe skeletin e kraheve, per hunje gardhi. Dardhe te ketij varieteti kishte me shumice dhe ne pemet e ketij lloji ne ledhet e arave.
Te nesermen, kur zbardhi dita e kur njerezit nisen te qarkullonin per te vajtur ne punet e tyre, djemte mesuan se ajo gjeja e erret e cila rezultoi te ishte njeri qe kishte nderruar jete, ishte pikerisht kufoma e te ndjerit Daut Mahmut Pashaj, te cilin ata dhe te tijet kerkonin. Dauti, duke punuar i vetem, ne te errur, per te prere nje shul hipie, mbi nje rrap masiv anes udhes se verber, per te marre diten e punes ne cooperative, kishte rreshqitur nga trungu rrapit e kishte rene, me koke, mbi nje shkemb, ne ane te udhes.
Peripecite e formimit te bariut te parritur dhe aventurat e tij te para.
Dilaveri, duke qendruar prane Xhaxhakos, kryesisht ne stan, ne natyre te hapet e larg mehalles, u formua, dita – dites me tipare te nje njeriu i cili nuk e njihte por e sfidonte friken. Ai e kishte aleate naten, pyllin, erresiren, motin e keq dhe eren e fresket te grykave e te Zezanit. Ai nuk kishte frike nga egersirat e pyllit, as nga qente e eger te staneve, nuk trembej nga zvarraniket dhe nuk pyeste fare, se fusha e Kalivacit – kooperative bujqesore, ruhej nga bekshinj ( roja fushe ) te cilet ishin vigjilente, te kudondodhur e besnike te kryesise. Episode interesante zune vend ne jeten e tij baritore, te cilat jane te mbushura me aventura qe burojne nga detyrimi per t’u bere balle halleve te familjes se tij, ndaj te cilave Dilaveri i parritur e i papjekur ndjente pergjegjesi. Cobani i dhenve, dihet, qe rron me prodhimet e tufes qe ka perpara. Ai eshte i detyruar te kryente, kur e lypte nevoja, rolin e tregtarit te mirefillte te kafsheve qe kish ne tufe. I detyruar te tregtonte disa krere dhen, me apo pa shtjerra, Dilaveri, ne shoqerine e djemve e burrave me pervoje nga fshati i tij. Ne pranvere, Ai shkepuste nga tufa disa krere, te skartuara me kujdes e me kompetence nga esnafi Xhevit Malko dhe merrte udhen e Fierit, e cila kalonte nga Corrushi – Kuta – Drizari… dhe perfundonte ne Fier. Xhaxhakua si rregull, veconte nga tufa, ato dhen, te cilat kishin dale nga dimri te ligura, e qe nuk ishin me prodhimtari te mire, ose, kur donte ti mbante dhente ne tufe, te nje dashi, bente seleksionim te imponuar, por, gjithsesi me dhimbje. Ne cdo rast, shitja e dhenve determinohej nga nevojat e familjess per buke. Udhetimi nga Kalivaci ne Fier, me bageti te imeta perpara vazhdonte rreth dy dite ( nete ). Kalivacasit qe shkonin ne pazarin e Fierit per te shitur bageti, zakonisht niseshin nga fshati qe ne mengjes, heret, ne grupe, kalonin naten tek Lisi i Banit dhe diten e djele, kur celej pazari, heret ne mengjes, zbritnin ne Fier. Rruga dhe situatat e kerkonin qe karvanet me bageti te imeta te shoqeroheshin nga roja te armatosur, te paguar nga pjesetaret ne karvan, por, nje gje te tille, nuk e premtonte gjendja ekonomike e blegtoreve, te cilet ishin te pa buke.
Sherifi i Mahmut Muharremit, nga Pashajt, nuk bente vaki te mungonte ndonjehere ne karvanin e kalivacasve qe shkonin ne Fier, per te shitur bageti te imeta. Edhe kur nuk e kishte te domosdoshme te vinte dore ne dhente e tufes te dhenve qe menaxhonte babai i tij, per arsye se familja e tyre ishte nga ato familje te fshatit qe bente pjese ne aradhen e te kamurve, e gjente nje shksk per t’u bashkuar me kalivacasit qe shkonin ne pazarin e fierit, qofte dhe per hir te shoqerise te ngushte qe kish me Dilaverin, si dy djem azgane, te lidhur ngushte me njeri – tjetrin, per hir te karakterit te ngjashem te tyre. Hera -heres, karvanit i bashkoheshin: Sadiku i Memes; Nelua i Resmiut; Hydajeti i Muharrem Kamberit etj. te cilet ishin, gjithashtu te thekur per tregti kafshesh. Armet e kalivacasve ishin te thjeshta: Ndonje thike ne brez, me mill druri apo me kellef lekure, e mprehur mire, dhe trimeria kalivacase.
Ne nje rast, ne fshatin Drizar te rrethit te Fierit, karvanit te kalivacasve qe shkonin ne Fier per te bere Pazar iu bashkuan disa fshatare te ketij fshati, te cilet, si kalivacasit ishin hallexhinj e do te shitnin dhen per te blere bereqet. Meqenese trimeria kalivacase dominonte treven dhe djemve nga Kalivaci i Tepelenes nuk ua hante qeni shkopin, hallexhinjte nga Drizari iu bashkuan karvanit te kalivacasve per ti patur si mburoje. Bagetite u bashkuan e u integruan me njera – tjetren, ne ate udhetim te veshtire. Dhente e Xhevit Malkos, te cilat i kishte vene perpara Dilaveri, shquhesshin ne kopene e dhenve qe u formuan edhe pas bashkimit me te drizaret. Ato ishin me te medha ne trup ( si mushka ); ishin te parjepura nga dimerimi, leshi e tyre shkelqente dhe bagetite ishin me vitale e nga rrace prodhimtare; si per qingja dhe per qumesht. Sa per ta ditur, ne pazarin e Fierit, nje cift delesh shterpa, shitej 500 leke kurse nje cift delesh me gjithe shtjerra, kushtonte 1000 leke.
Kalivacas e te Drizare, se bashku udhetuan gjithe ate dite dhe, ne mbremje, kur ra nata u mblodhen tek Lisi i Banit, per te percjelle naten. Para se te veconin bagetite, Dilaveri, shkeputi nje dele nga te drizaret dhe e bashkoi bravaren e huaj, me dhente e tij. Ai kihte vene perpara rreth 15 krere dhen , te cilave iu bashkua dhe bravarja e huaj. U grumbulluan tek ca hipi, ne vendin e quajtur Lisi i Banit. Para se te binte nata, Sherifi e pyeti Dilaverin, te cilit ia dinte tabiatin dhe ia njihte aftesite: „ E ore e more nje me duket “? Po, u pergjigj Dilua, e mora….“? „ Paske qene „ fanua shtoi Sherifi i Mahmut Muharremit, i cili nuk te falte ne kesi raatesh.
Delja e te drizarve e shkeputur nga tufa, pavaresisht se u mor nga nje njeri, konsiderohej prone e perbashket e te gjithe krvanareve nga Kalivaci. Si e tille, ajo duhej ndare, ne menyre te barabarte dhe si menyra me e pranueshme u pranua te therej e te piqej qe te ndahej me cope. Zjarri qe u ndez per t’u ngrohur ne ate nate te fresket u shfrytezua dhe per te zjere, ( jo per te pjekur delen e huaj mbasi nga pjekja do te binte ere mishi i pjekur ). Zjarrin ne te cilin do te zihej gjysma e deles, u ndez ne drejtim te Azotikut, me qellim qe te mos binte ne syte e te zotit te deles. Gjysmen e deles, ate pjese qe nuk e zjene, yzmetcinjte ua ndane bashkefshatareve te tjere; ne menyre te barabarte.
Ne pazarin e bagetive te Fierit, dhente e Dilaverit u pelqyen nga bleresit dhe u shiten brenda pak minutave. Me parate e dhenve te shitura, Dilaveri bleu 20 kg miser. Ishte koha kur misri, si ushqimi baze i bashkefshatereve tane, nuk gjendej aq lehte. Ne shtepine e te vobektit Xhevit Malko, nuk kishte asnje breze miell, ne harar ( hambare nuk kish ). Nuk ndodhej as nje dore miell sa per te zier nje tigan me qull, sa te zinin frymen banorete e asaj shtepie. Dilaveri e siguroi misrin, ra ne Pazar me shitesin dhe e bleu drithin por lindi nje problem i paparashikuar: Djaloshi i Binajve, nuk kishte thes, ku ta fuste misrin e blere. Shitesi i misrit, ofroi dhe nje thes prej nje lloj plhure te gomuar; pra e shiti bereqetin, me gjithe thes. Thesi, ne fakt kushtonte sa gjysma e drithit; keshtuqe Dilaverit iu shtua perftimi. Per te shtuar sigurine, nga droja se mos misri kokerr derdhej gjate transportit, Sherifi i Pashajve, si njeri praktik e me pervoje, e lidhi gryken e thesit me xane te perdredhur, e cila nuk “ leshon ” e nuk keputet lehte.
Pas sigurimit te misrit, nis nje odise tjeter, mjaft e veshtire, per ta shpure misrin ne Kalivac, te bluar ne mulli, ne menyre qe njerezit, te cilet pritnin gojehapet shpetimin nga uria, te kishin mundesi te futnin dicka ne bark menjehere pas mberritjes ne shtepi te djalit shpetimtar – Dilaverit.
Sherifi i Pashajve, edhe pas procesit te shitjes te dhenve dhe blerjes te misrit, nuk iu nda Dilaverit per asnje cast, por e ndoqi ate, hap pas hapi derisa mberriten ne Kalivac. Kesisoj, Sherifi, si shok i beses i Dilaverit, mori pjese aktive ne proceset e metejsshme te realizimit te ketij “ aksioni ” jetesor. Te dy djemte kalivacas, me bereqet ne krahe, dolen tek Ura e Mbrostarit, ne Fier, me shprese se mbase gjenin ndonje kamion qe te shkonte per ne Krahes e me tej, por qe e pamundur. Atehere, me autobusin urban qe shkonte ne Patos, me veshtiresi, dolen tek Parku Automobilistik i Patosit, ku hipen ne nje kamion qe transportonte qymyr guri, nga Memaliajt. Ta shpinin drithin kokerr ne shtepi nuk ishte e udhes. Familjaret e Dilos pritnin miellin shpetimtar, me te cilin do te benin qull e do te “ zinin ” mullen ( stomakun ).
Ata, te dy ( Sherifi dhe Dilaveri ) zbriten ne Qafen e Kashrit, mbi Ballesh ku ishte nje mulli bloje. Mbasi bloi misrin e tyre, mullisi u kerkoi djemve nga Kalivaci, sic bente me te gjithe klientet e tij – ujemin ( per ata qe nuk e dine, ujemi eshte takse ne natyre ) dmth, per nje sasi mielli te bluar, mullisi merrte nje perqindje, ne miell. Dilaveri, ne castin kur mullisi u kerkoi 2 klienteve te panjohur ujemin iu drejtua atij me fjalet: „ Duhet te na japesh ti ujem, e jo ne, ty se te kemi ardhur nga ane e anes “! Nderkohe, Sherifi, si me i rritur qe ish i shkeli syne mullisit duke i bere te ditur te ishte i kujdesshem me keta kliente te rralle. E kuptoi „ sinjalin “ mullisi i gjore dhe pyeti: „Nga u kemi, more djem “? Ne nje ze, te dy djemte u pergjigjen: „ Nga Tepelena jemi; andej kemi ardhur per te bluar tek ju “! „ Bo – bo, u shpreh mullisi “! Kaq tha e nuk e hapi me gojen. E kaluan dhe kete „shkalle“, dy kalivacasit e shkthet dhe, me nje makine qymyri, mes mbeturinave te mineralit, mberriten ne Krahes ( qender ). Sherifi, si me capkeni, me shpejtesi komunikoi me Nebi Hasan Beqiraj, i cili, ne ate kohe, punonte ne postetelegrafen e zones dhe e mundesoi Sherifin te komunikonte me Kalivacin. Ai njoftoi Zonjen e Madhe te Binajve, e cila ishte teze e tij, te bente gati ujin e valuar per te zjere qullin se mielli kishte mberritur ne Krahes. Banush Xhezua, i cili ishte mik( gershere ) i familjes te Xhevit Malkos, mbasi kishte qethur dy femije te kesaj familje: Lumturine dhe Niazine, kur i takoi dy djemte „ levene „ tek guri i kaloresit dhe i pa te ngarkuar, me miell ne krah, nuk i kurseu levdatat. Burri i mencur e bujar – Banush Xhezo Haderaj, kur pa thesin me miell ne krah dhe e dinte rrjedhen e ngjarjeve u shpreh, pa medyshje: „ Hallall e pac mor bir, ti je djale qe ben pete e te nxjerr ne selamet…“!
Nje nate, Zonja e Madhe e Binajve, beri gati 10 – 15 kg miser, ne nje thes te pelhurte. Shtepia kish nevoje per miell ; ne mulli duhet te shkontee Dilaveri. Ajo e pyeti te birin: “ Kur do te nisesh, bir – o ”? Ndoshta Ajo grua Zonje nuk e priste kete pergjigje, nga djali i saj. Dilaveri u pergjigj: „ E di une se kur do te nisem “! Dilaveri, e kishte bere si rregull te ngrihej ne mesnate, ne kohen kur Xheviti dhe Zonja ishin ne gjume e nuk e ndienin dhe nisej per udhe. Vetem kur nisnin te lehurat e qenve te mehalles dhe Nena e Tij, si grua e ndjeshme e me dinjitet kuptonte se djali i saj ishte larguar nga shtepia vetem sa thosh: „Bo – bo; paska ikur zogu i nates “!
Bashkefshatari Barjam Rushan Muharremaj, i cili kujdesej per mekamin e Baba Dero Fushes banonte prane Ledhit te Qishes, i vetmuar nga kalivacasit e tjere. Ai mbante prane shtepise, nje qen te eger stani, mjaft te forte, ne ruajtje te shtepise dhe katandise te tij dhe te mekamit prane. Para se te nisej per ne ndonje „ inkursion “, naten dhe do te kalonte andej, Dilaveri e paralajmeronte xha Barjamin qe ta mbante te lidhur ate nate qenin, perndryshe Ai do ta vriste ate. Xha Barjami, edhe kesaj here, mbasi mori njoftimin paralajmerues prej Dilaverit, ate nate nuk e leshoi fare qenin e tij te eger, nga zinxhiri.
Pa zbardhur dita, ne mugullire Dilaver Xheviti trokiti ne deren prej dhoge te trashe te Mullirit te Kashtes, ne Fushen e Corrushit, i cili quhej dhe Mulliri i Shehut, per arsye se ky mulli, me pare kishte qene ne pronesi te Sheh Ismailit, Babait te Mehmet Shehut, dhe sipas tradites vendase, i kish mbetur emri: Mulliri i Shehut e menaxhohej nga familja me te njejtin emer. Mullisi, nje fshatar i rendomte por zanatci i mire, nga Corrushi, kishte mbyllur deren e mullirit me reze nga brenda dhe bente gjumin e mengjesit. Flinin dhe fshataret e Corrushit e te Kutes dhe te tjere qe kishin zene radhe per te bluar drithe. Pa u hapur akoma dera, Dilaveri, me ze te larte bertiste: „ A e ke ngritur carkun e mullirit, o mullixhi “? Ata qe kishin zene radhen, ne forme proteste, mbasi u zgjuan ga gjumi bertiten, ne pergjigje te thirrjes te te panjohurit: „ E kemi ne radhen, e kemi gdhire naten ketu, tek dera e mullirit dhe jemi plevitosur “. Po ku pyeste Dilaveri per protesten e tyre. Ai ishte djale ne vaktit; i fuqishem e trim me flete. Sapo hapi deren mullisi, myshteriu kalivacas hodhi ne piken e siperme te „koshit “ misrin qe solli nga shtepia dhe nuk mori 15kg , sa hodhi, por por 20 kg. Miser. Ai u kerkoi buke fshatareve qe pritnin radhen per te bluar por ata i thane se ne torbat e tyre, nuk kishte me buke. Atehere Dilaveri zbuloi vatren dhe mori cerep ( buke qe piqet ne vater dhe eshte mjaft e shijeshme ). Ujem, mullisi nuk i mori djalit nga Kalivaci, se ia kishte degjuar famen, vec iu lut: „ Aman, ik “!
Ne te zbardhur te dites, Dilaveri, methesin me miell ne krah, mberriti ne shtepi, ne Ahmetaj. Xhevit Malkua ishte mesuar qe, para se te nxirrte dhente nga kasollja, hante qull, nga mielli qe i sillte i biri.
Tufa e dhenve te Xhevit Malkos, me Dilaverin coban te dyte, diten e percillnin ne kulloten e Zezanit kurse ne mbremje mblidheshin ne vathen qe kishin ngritur dy cobanet, ne aren e Lahes te Murat Jahos, pak nen rrapin e lashte. Rreze rrapit ndodhej nje burim uji, interesant. Prej tij, mundet te furnizohej me uje te pijshem, vete Cesma e Thate, disa dhjetra metra me poshte. Ne ate cesme, e cila e meritonte emrin: „ Cesma e Thate “, per arsye se prej rrekeve te saj rridhnin me teper gafore e bretkosa, se sa uje per te njomur buzet e thara te rrugetareve, nga udha e gjate dhe nga vapa. Eshte fjala per ata qe vinin nga udhe e larget, per kalimtaret qe mund te vinin nga rruga e gjate e Bylysit, e cila gjarperonte per ne Jug te vendit.
Ne ate stan menaxhoheshin shume dhen. Aty prane ishte shtepia dhe stani i kusheririt te Xhevitit nga Nena – Jace Sadik Azizaj. Stani ku mbante bagetite Dajo Jacja, njeri nga njerezit me te dashur e me te respektuar te Xhevitit, nuk i kishte kapacitetet per t’u mbeshtetur pas tij, edhe dhente e tufes qe menaxhonte Xheviti. Ne trojet e te pareve te tij, Jacja kishte ngritur dy kasolle ( aktualisht jane dy shtepi perdhese ), ne te cilat, Ai banonte se bashku me Dekon dhe me femijet. Dajo Jacja mbante ne stan qen mjaft te forte e te eger, te cilet , se bashku me qenin e Xhaxhakos , te cilit i therritnin – Buzo; e benin zap, ate kufi mes dy fshatrave gjitone- Corrushit dhe Kalivacit. Qente e Jace Sadikut, i njihnin e nuk u mbanin qendrim agresiv si Xhevitit dhe ndaj te birit – Dilaverit.
Nje nate, kur ishte thyer nata ( ne gjysmen e dyte te saj ), nga gjumi i thelle qe e kish pllakosur, Dilaverin e zgjoi nje britme e forte, ne formen e nje ulerime dhe ankese brenda saj te cilen, jashte natyres se tij, Xhaxhakua e leshoi nga dhimbja e forte qe e kishte kapluar. Dilaveri e kuptoi se britma e Babait nuk ishte nje sokellitje e zakonshme per te ndersyer Buzon kundra egersirave qe sillesshin rreth e qark stanit, por mund te ishte dicka tjeter, me serioze. Dhe vertet , keshtu ishte; Xhevit Malkua kishte ndjere dhimbje shume te forte, gati te padurueshme te kembes, te cilen thuajse nuk e ndjente dhe kerkonte ndihme per t’u cliruar prej saj.
Kur degjoi britmen e pazakonte te Babait, Dilaveri adoleshent u trondit shume dhe menjehere, ashtu , i tromaksur sic ish, e pyeti te Atin: “ Xhaxhako; cfare ke “? “ Jam i semure , gjegji tjetri, kam dhimbje te padurueshme te kembes. Dilaveri, vertet qe po kalitej per t’u bere coban dhensh esnaf, por, ne moshe ishte i ri e nuk kishte ndonje pervoje kushedi se cfare ne keto pune. Ca me teper Ai nuk dewshiront4e e nuk ishte i afte te monitoronte Babane, te cilin e donte shume e nuk deshironte ta shikonte te vuante. Dilaverit i vinte inat me veten qe nuk mund ta ndihmonte Babane.Atij i vinte shume keq per Babane qe vuante, por mendonte dhe per stanin me bageti, i cili , ne fund te fundit eshte i dhimbsur si shpirti. Megjithate, Dilaveri nuk qendroi duarkryq por veproi, menjehere, sic ia priti mendja. Ai e afroi Babane me teper prane zjarrit, te cilin e celi, me shkarpat qe ishin prane tij dhe duke perzjere urat e zjarrit, e ktheu te Atin, ne menyre qe te ngrohej kemba qe dhimbte dhe e ferkoi ate, me duar, mbasi i perveshi pantallonat e leshta, kilota qe kishte veshur Babai. Nga ferkimi dhe ngrohtesia, dhimbjet e Xhaxhakos sikur e ulen intensitetin, Atehere, Dilaveri e hodhi Babane ne kurriz, i thirri Jace Sadikut per ndihme dhe , ne ate tatepjete te theksuar, djali adoleshent, me babane ne krahe, mberriti jo pa veshtiresi deri tek kasollet e Dajo Jaces, i cili, gjithashtu i tronditur, ngriti te gjithe pjesetaret e familjes dhe ndezi zjarrin ne vater.
Se bashku me te miren Deko ( bashkeshortene tij te dhimbsur ) e ferkuan kemben e Xhevitit e ia lehtesuan dhimbjet. Nderkohe, sapo zbardhi dita e re , njeri nga djemte e Jace Sadikut njoftoi Nelo Resmine, i cili, gjithashtu kishte shume respekt dhe e donte mjaft Xhaxhakon. Nelua, mori gomarin dhe menjehere u nis per tek Cesma e Thate. Sapo mberriti ne shtepine e Dajo Jaces, Nelua, „“ngarkoi “ Xhaxhakon mbi gomar dhe e shpuri ne shtepine e tij, ne Ahmetaj. Ai ( Nelua ) nxitoi te njoftonte Ali Shehun i cili gezonte statusin dhe ushtronte kompetencat e mjekut te zones, i cili ishte njeri me pervoje te gjate ne fushen e mjekesise dhe mik i familjes tone. Aliu nga Levani, njeri i papertuar, u gjend ne kohen me te shkurter ne shtepine e Xhevitit dhe mbasi e keqyri te semurin, deklaroi me pergjegjesi se Xheviti kishte nje reumatizem te lashte, i cili kishte dhene goditje te forte dhe akute. Mbasi i dha nje sulfato ( keshtu u thonin aso kohe fshataret, tabletave me perberje kinine ), e cila, ne nivelin e asaj kohe perdortej per cdo diagnoze. Edhe sot e kesaj dite, kur mjekesia jone nuk eshte ne ata nivele, reumatizma zor se sherohet.
Aventura ne Drizen e Damesit; stani tek “Rrapi i Dervenit”.
Ne korrik te vitit 1959, mbasi kisha perfunduar Shkollen e Mesme Bujqesore „ Irakli Terova “, ne Korce, me diplome „ “shkelqyeshem ”, nepermjet nje peripecie rrugetimi te veshtire, nga Korca ne Elbasan; Rrogozhine; Vlore, Sevaster, Mazhar, Lunder, se bashku me Astritin, djalin e madh te Velidese dhe Qani Shabanit, nga Krahesi, mberrita ne Kalivac. Sapo u njoftua ardhja ime ne fshat nje atmosfere gezimi kaploi njerezit e familjes, te fisit e me gjere. Isha agronomi I pare I fshatit tashme kooperativist dhe shumekush shpresonte se arsdhja ime mund te sillte ndonje ndryshim ne bujqesine e mjeruar te fshatit tone.
Sapo hyra ne avlli ate buzembremje, Pashe tek dera e kasolles, Nenen time, Zonjen e Madhe te Binajve, e cila sapo iishte kthyer nga Burimi i Madh, me nje kazan 10 litersh me uje te ftohte. Ajo, sapo me pa, fshiu syte, se nuk i besohej; m’u leshua, me perqafoi e nuk me leshonte. Puthjet e saj ishin si bresheri automatiku. E gjora Nene, e malluar sa s’ka, gezonte por fjalet nuk i nxirrte dot nga goja; vec peshperinte: “ Nga na u hapen keto udhe , mor bir ”? Me sy kerkoja Babane, i cili , ne ate vakt sillte dhente nga kullota; kerkoja dhe vellane e vetem, i cili ishte adoleshent i shkathet e shume i zgjuar. Ishim rritur me frymeen e njeri – tjetrit dhe ne mjerim. E doja shume. Nena, e kuptoi orvajtjen time e me tha: “ Kot kerkon , ata kane shtegtuar me gjithe dhen, me qenin Buzo dhe me gomarin kerroc dhe kane ngritur stanin ne Drize te Damesit, se bashku me Nasip Hysen Alidervishaj te cilin xheviti e kishte djale te kusherires Sado dhe e donte shume, nisur ngape vlerat e qenesishme qe shpaloste Nasipi. Gjithe ai entusiazem e pritmeri imja, me marrjen e ketij njoftimi , aspak te kendshem per mua, sikur u fashiten. Zymtesia me pushtoi shpirtin dhe shmallja me Nenen nuk e sfumoi dot mallin qe me digjte per babane dhe per vellane e vetem.
Ate nate, u shtriva perbri Nenes, ne kasollen qe ngriti Bacua i Beshir Haxhiut, por gjumi nuk me mori. Me mungonin e nuk degjoja blegerimat e dhenve, te Babait, te lehurat e qenit Buzo, eren e bajgave te dhenve, trokitjet e thundrave te gomarit dhe ,ca me shume nuk ndjeja eren e Babait e te vellait. Mezi prita te gdhinte dita e re e te nisesha, sa me pare perte rrugetuar drejt Drizes te Damesit. Bera gati 4 ore udhe ne kembe, me drojen se mos ne udhen e ngushte te rrethuar nga ferrat e plot me gjemba te bardhe, mund te me dilte ndonje zvarranik ( gjarper ) ose mos ndeshja ndonje qen te eger. Te fy keqberesit i kisha frike. Ne dore mbaja nje shkop, si Xhaxhakua dhe ne krah nje torbe ku Nena e pergjeruar me kishte nisur me vete nje cope misernike dhe pak gjize. Njihja qytetin e Memaliajt, ku kiisha punuar dikur, per te ngritur pallatet me tre e me kater kate. Dija qe Rrapi i Dervenit ndodhej ne anen Lindore te Lumit,qe kalon ne fshatin tim; buze tij , dhe se atje kishte burime e rrepe te shumte. Sipas udhezimeve qe me dhane gjitonet, shume prane Rrapit te Dervenit ndodhej Driza e Damesit. Vazhdova udhen e verber anes lumit dhe, mbasdite, kur dhente ishin ne kullote mberrita ne stan.
Me kujtohet, si sot, casti kur pashe ne nje dege te gorices ishte varur nje shakull ( lekure deleje ) e cila kullonte nje leng qe ngjiste. Doja te provoja, nga afer lengun e trashe qe kullonte nga ajo lekure e fryre por qeni Buzo, i cili ishte i lidhur perfund gorices nuk me lejoi te afrohesha. Nderkohe degjova tringellimen e kemboreve; cokaleve dhe trokeve te dhenve qe menaxhonte Xheviti. Asnje shenje njeriu , vec nje krisme sepate, qe gelonte ne faqe te kodres me driza te degraduara. Ishte Xheviti, i cili, kur dhente e tij shtroheshin e hanin bar, gjente kohe per te prere dru, per te nesermen. Dilaveri, me gomarin te ngarkuar me dru, kishte vajtur ne qytetin e Memaliajt, per te tregtuar barren e druve.
Ai verim i bagetive te leshta ne Drizen e Damesit ku hijet e rrepeve, tek Rrapi i Dervenit, prane ujit te bollshem te lumti qe kalon prane dhe burimeve me uje te pijshem ishte i disa qellimshem. Xheviti, si coban esnaf, kishte nostalgji per ata brigje e per ato kullota, ku, ne vitet e Luftes se Pare Boterore, kiishte qene me bagetite e te kamurve Muharrem dhe Beshir Haxhiu nga Kalivaci, , me stane prane e prane me cobanet e fisnikut Selam Musa Salaria. Sic rrefente Xhaxhakua, Selam Musa Salaria vinte here pas here ne ate vend, per te pare mbareshtimin e dhenve te tij. Pervec kesaj, cobani esnaqf i dhenve, e shfrytezonte kete dalje, per te bere nje lloj tregtie. Kur dhente ishin ne kullote, Xhaxhakua, me nje sepate te vogel ne dore te mprehur si hale peshku, bente dru. Ne ate faqe kodre, drizat ishin te larta, si pyll dhe disa syreh, te degraduara nga koha. Nuk kishin pare sepate ato shkurre, te cilat ishin rritur shume dhe trungu i tyre ishte i trashe, po aq sa dhe kopacet e shkurreve prej kocimare te Kalivacit. Kullota kishte dhe drure te tjere si lis, shkoze, gorice e eger etj. te cilat , te prera kopace, dhe gjysme te thata, mund te sherbenin, per bukuri si dru zjarri. I punoi mendja cobanit mentar dhe per te mbushur kohen bosh, afersine e qytetit Memaliaj dhe nevojat e banoreve te tij per dru zjarri, preu e shkurtoi shume barre me dru zjarri. Dilaveri adoleshent ( rreth 13 vjec, me gomarin kerroc ( trupvogel ) , te cilit, jashte syve te Babait i hipte mbi barren e druve; kalonte ne Lunder, tek rrepet dhe u shiste grave te banesave dru zjarri. Disa gra minatoresh, e paguanin me leke ne dore; te tjera, duke e pare te vogel Dilon, i thonin: „ Ik, biro dhe hajde ti marresh parate kur te paguhen burrat tane minatore. Ato shpresonin se djali i parritur do te harronte ose do te ngaterronte deren e borxhlinjve dhe borxhi nuk do te shlyhej kurre. Mirepo Dilaveri ishte i zgjuar e i rrahur, me vaj e me uthull, e ato gra pa shkolle,nuk ia hidhnin dot.
Me te lehte e kishte im vella, kur u shiste dru grave te keshilltareve sovjetike, te cilat kerkonin kondure lisi dhe paguanin, kesh. Atyre zonjave u vinte keq tek veshtronin te parriturin Dilo qe rropatej me nje barre dru dhe pervec parave qe i jepnin, i ofronin dhe nje cope buke te lyer me gjalpe e me mjalte dhe i thonin: “ Druzja, mi, druzja “ dhe qeshnin. Ne Memaliaj, Dilaveri mesoi te blinte e te hante akullore. Kete nuk ia rrefente Babait, i sigurt se Ai nuk e lejonte te prishte parate.
Para se te largoheshin nga Driza e Damesit, cobanet zeruan llogarite. Xheviti kishte grumbulluar parate e qumeshtit te cilin e shiste tek baxhua prane dhe parate qe fitonte nga shitja e druve. Per te „qeruar “ llogarite me grate grabitqare te qytetit te Memaliajt, nje dite, aty nga fundi i verimit, Xheviti, se bashku me Dilaverin shkuan ne familjet borxhlie. Disa familje, Dilaveri nuk i kujtonte mire dhe kur e pyeste Babai, ku i ke dhene drute veresie? Ai i pergjigjej: „ Tek ajo shtepia qe ka farashane , perpara. Ishte fjala per banesat qe kishin te varura ne shtyllen prane, koshin e plehrave, i cili ngjante me farashane e lugeve, ne shtepite e fshatit tone.
Duke shfrytezuar qendrimin ne stan nje nate ishja afer Tepelenes, te nesermen, vajta ne Komitetin Egzekutiv te rrethit, per te hedhurr nje ure lidhje, e per te marre emerimin ne pune. Ne stan, afer gorices ne te cilen ishte i varur shakulli me urrel hengra buke te bere ne prush dhe urrel, te cilen cobani plak e bente me qumeshtin e deles kur ai ishte i paket e i trashe. Kete qumesht, Babai mbas mjeljes dhe vakjes , e hidhte ne kacup, i shtonte kripe gjelle dhe e linte te kullonte. Lekura nxirrte jashte ( kullonte ) lageshtiren dhe ne kacup mbetej lengu i trashe (esenca ), deri ne ngurtesim kur qumeshti kthehej ne urrel. Me nje autobus te linjes, te nesermen, vajta ne Tepelene. Qytetin e njihja mbasi atje kisha kryer nje pjese te arsimimit por Tepelena kishte ndryshuar shume gjate atyre pese viteve. U paraqita ne zyren e Shefit te Bujqesise te rrethit– Maliq Avduli ( ndjese paste ). Bisedova me shefin e ai, sipas rregullit, me percolli ne zyren e Kryetarit te Komitetit Egzekutiv te rrethit – njeriut te mire – Fone Done. Kisha degjuar per miresine qe percillte Kryetari, prandaj i fola me zemer ne dore. I rrefeva dhe diplomen me shenimin siper: “ shkelqyeshem ” dhe certifikaten percjellese te notave. Kryetari Fone, sikur te iisha djali I tij, me tha: “ Me keto rezultate, perse nuk ke vajtur ne universitet”? I qava hallin e i besova nje te fshehte: “ Dokumentet i plotsova dhe me dhane fjalen se do te me conin ne Bullgari, me burse shteti, per te vijuar studimet e larta, por nje cope leter qe me shkruante ime moter, e cila ishte teper e dhimbshme me trishtoi e me nxiti ti grisja, te gjithe dokumentet ”. Atehere, Kryetar Fonja, thirri shefin e arsimit_- gjirokastritin Kristo Gushi. Sapo hyri ne zyre, shefi i arsimit me perqafoi, me perzemersi. Ai, per fatin tim te mire, me mbante mend qe nga viti 1949, kur e kisha patur mesues ne klasen e pare te shkolles fillore, ne Kalivac. U bene tre pushtetare,bashke, me kryetarin ne krye. Fonja pyeti Shefin e Bujqesise, nese ishte i zene vendi i punes, ne Lokalitetin e Krahesit, ku kishte qene agronom i zones shoku im i mevonshem Llazi Rrapi ( ndjese pste ), i cili kishte ikur ne Bashkimin Sovjetik , per studime ushtarake. Maliq Avduli i raportoi kryetarit se vendi i agronomit te zones, ne Krahes eshte vakant dhe se Llazi, i larguar nga ai vend pune, nuk kishte marre pagen e tre muajve te fundit. “ I erdhi ne shteg Kryetarit Fone, i cili dha urdher: “ Te emerohet djali agronom i Lokalitetit te Krahesit; paga ti jepet menjehere, te paguhet me pagen maksimale te vendit te punes ( 650 leke ne muaj ) dhe ti jepen te trija pagat qe nuk ka marre Llazi Rrapi ”! U befasuan te dy shefat e seksioneve, u habita dhe une. U largova nga Komiteti Egzekutiv i Tepelenes me gezim ne zemer e u bera me krahe. Kete nder qe me beri peshtanaku Fone Done, nuk mund ta harroj kurre. Fluturova ne Kalivc ku me priste Nena, nje fis i tere dhe nje jete tjeter.
Pas disa ditesh, Babai, Dilaveri, dhente dhe gjithe cfare mund te futej ne ate stan, u kthyen ne fshat. Kopeja qe menaxhonte im ate, rrugetoi se bashku me kopene qe menaxhonte Nasip Hysen Alidervishaj. Vete Nasipi ishte jo vetem me i ri dhe nip i Xhevitit por dhe nje njeri shume i ndershem e i drejte. Prandaj Babai e kishte perzgjedhur si bashkestanar dhe si bashkeudhetar. Ne Kalivac, dhente e kishin te ngritur kasollen, e cila ishte pak e pjerret , dhe urina e dhenve kullonte ne fund te kofshtit, i cili perfundonte me nje mur, rreth 1.5 m i larte, mbi rrugen qe te conte tek guri i kaloresit.
Kishim grumbulluar nje grusht me para. Ato duhet te shpenzoheshin me kritere te shendoshe e te mos beheshin rrush e kumbulla. E pleqeruam gjene, te kater. Morem dhe mendimin e motres Lumturi , e cila ishte e interesuar drejtperdrejt per mbarevajtjen e puneve te familjes. Nga analiza qe i beme gjendjes tone, rezultoi si ceshtje urgjente, ngritja e shtepise e cila, vite me pare kishte rene brenda e ne banonim ne nje kasolle. Problem madhor dilte dhe cehtje nga me urgjentet ishte ceshtja e dhenve. Babai yne, coban esnaf, monitoronte nje tufe me dhen, te cilen njerezit e dinin sikur ishin dhente e qinosise te xhevitit me Karafil Mahmut Bilaj. Ne fakt, kushtet e kontrates te shkruar kur u shpall qinosia, e vinin Karafilin ne kushte superiore dhe cobanin ( Xhevitin ) ne kushte skllaverie.
Perpjekjet e perbashketa per te ringritur ekonomine familjare.
Eshte fjala per te ringritur ekonomine familjare , ne ato ceshtje qe perbenin urgjence dhe i kishim mundesite per te vepruar.
Ne ate kohe, ne Kalivac qarkullonte nje grup vellehesh shetites, te cilet menaxhonin nje tufe me mushka te pajisura me samare ngarkese dhe me gjithe pajisjet e domosdoshme per ngarkese. Mushkat e tyre ushqeheshin ledheve e lendinave te fshatit, pa pagese. Kryetar i kooperatives bujqesore te fshatit ishte kuusheriri yne – Mehmet Musa Nelaj. Mehmeti kishte autoritet absolut e me merite, ne kooperativen bujqesore te fshatit dhe me gjere. Atij i shkonte fjala dhe mund te detyronte edhe vellehet qe ushqenin mushkat ne territorin e kooperatives bujqesore, pa pagese. Keshtu u be. Xheviti u fut ne bisedime me vellehet dhe ra dakort me te madhin e tyre qe kundrejt nje pagese te caktuar, vellehet, me kafshet e tyre te ngarkeses te transportonin derrasat e catise dhe qerestene e catise te shtepise verore te Haki Sulos, ne krye te Rrezave, e cila, me se shumti, deri atehere kishte sherbyer per te strehuar bagetite. Babai u ndodh me fat se shpenzimeet per ngritjen e asaj ngrehine i kishte perballuar Haki Sulua, i cili ishte shperngulur dhe banonte ne qytetin e Fieri kurse shitjen e asaj banese e beri vellai i tij – Beqiri, te cilit nuk eshte se i dhimbsej aq shume malli i vellait te shperngulur.
Cmontimi i catise u be shpejt e shpejt dhe transportimi i materialeve – gjithashtu. Kur mesoi se e gjithe qeresteja ishte prej dru vidhi, i cili eshte i rezistueshem ndaj pikes, Babai u gezua shume. Vellehet shpresuan se transportimi i materialeve do te kryhej brenda nje dite. Ata mbeten te pakenaqur kur kjo procedure vijoi dhe te nesermen. Sic u pa ,kur qeresteja erdhi ne Ahmetaj e u vendos ne avlline tone, njeri nga traret ishte me shtese. Ai nuk mund te vendosej ne radhe me shoket , mbasi stononte dhe behej pike e dobet e catise. Dajua yne ( vellai i Nenes ) – Barjam Temja, mori vendim prej mjeshtri se ky tra nuk ishte per ate shtepi hamaqelle ( me permasa te medha ) por duhej gjetur nje tra tjeter. Ku nuk vajti Dilaveri 12 vjecar per te gjetur nje tra qe te bente per ate vend. Lisat, si dru rezistent ndaj pikes, te pershtatashem si trare, ne Hapsiren e Kalivacit ishin prere; vidhat, gjithashtu, ullinjte qe jane dru peshembajtes dhe rezistent ndaj pikes, nuk te linte njeri tu afroheshe, jo me ti prisje per qereste. Xheviti kishte gjetur nje tra prej dru rrapi, por mjeshtri nuk e pranoi. Dilaveri u hodh deri ne Bishtin e Gorices dhe gjeti nje dru shelgu, por plaku i mencur Xhemal Haxhiu i tha se shelgu perkulet, prandaj nuk eshte i pershtatshem per tra. Atehere, Dilaveri u shty deri ne fshatin Corrush, ku gjeti e preu nje goxha tra prej lisi. Problem dilte transportimi i tij, deri ne Kalivac. I punoi mendja Dilos dhe vendosi njeri pas tjetrit 3 gomere, njerin nga te cilet e rrembeu ne Corrush. Me tre gomere, njeri pas tjetrit, e solli trarin ne fund te mehalles Ahmetaj. Me e rende ishte, situata kur Dajo Barjami tha se duhej dhe nje tra tjeter. Shyqyr qe ne ate kohe do te vinin trare sharre, te gjate, te pershtatshem per qereste, ne Krahes. Kusheriri yne- Mehmet Musa Nelaj, kryetar kooperative, i cili, si ne, gezonte qe do te ringrihej shtepia jone, i dha autorizim Dilos, per te blere nje tra. Mirepo trari ishte i rende e i gjate, gati 7m. Dilte ne evidence ceshtja e transportimit te tij. Banoret e Krahesit ndihmuan per ta ngjitur trarin deri ne fundin Perendimor te Gonese. Aty erdhen miqte tane nga Bozanajt, te cilet e sollen deri tek Lisat e Hyset dhe me tej, deri ne shtepi, e sollen banoret e mehalles tone. Dilaveri u kujdes dhe per te prere e per te mbajtur gersherezat ( drure catie qe lidhin me njera-tjetren mahite. Ato i nxorri e i preu ne Kurrizin e Ziles vellai im me ndihmen e Ali Pashos. Dilaveri e kishte pike te dobet ngritjen e shtepise. Edhe kur ishte ushtar, ne kufi, ne letrat qe dergonte pyeste: Si po funksionon qeresteja e shtepise ).
Xhevitit i dilte dhe nje detyre tjeter, jo e lehte. Para se te hidhej catia e shtepise tone, ishte e domosdoshme qe nje esnaf te vrojtonte muret e shtepise te shembur qe kishin nevoje per rikuperim. Vellai i Zonjes te Madhe te Binajve, Barjam Temja nga Koshtani, mbasi e kontrolloi mire e mire murin, konkludoi se ne disa pjese te tij kerkohej shembje dhe ngritjen e tij nga e para, me llac te forte gelqere dhe me gure te bardhe, te latuar ( gdhendur ). Me nje grup ustallaresh te perzgjedhur nga mjeshtri i qosheve, Barjami beri riparimin e mureve dhe hedhjen e catise e mbulimin e saj me pllaka guri, te ebardhe. Ne perfundim te punimeve, dhe mbai u futen brenda pajisjet e shtepise, u be nje daveet( gosti), ne te cilin dajo Barjami ishte ne qoshe dhe mori persiper rolin e dollibashit.
Aksioni i radhes ishte teper delikat dhe duhej mbajtur i fshehte. Behet fjale per blerjen e 10 – 12 krereve dhen dhe futjen e tyre ne etufen e dhenve, me qellim qe kur te perfundonte koha e qinosise e te ndaheshin dhente, Karafil Mahmuti do te merrrte pjesen qe i takonte; Abe3din Kahremani, i cili nuk dinte asgje per fatin e dhenve te tij, do te merrte aq krere sa kishte futur ne tufe dhe Xhevitit do ti mbetej nje pjese e vogel e tufes, por me bindjen se vinte perpara tufen e tij, te cilen ishte i sigurt se do ta shtonte, shpejt e do ta bente te nje dashi.
Me parate e grumbulluara, beme llogari edhe blerjen e dhenve. Asnjeri nuk duhet te mesonte per kete „ „“ndermarrje “ te fshehte tonen. Njerezit e shtepise: Nena dhe Dilaveri dinin , ne pergjithesi se do te shkonim per te blere dhen, por se ku , sa e si do ti blinim ato, nuk e dinin. Xheviti plak dhe esnaf ne fushen e blegtorise te leshte ( dhi nuk ka menaxhuar kurre e nuk i donte ne shtepi ), me perzgjodhi per bashkudhetar dhe shoqerues ne kete „ aksion“ delikat.
Me para ne qesen varur ne qafe te Babait, nje mengjes, dolem nga shtepia e morem udhen, lart, nga Maja e Tendes. Kaluam Lisat e Hyset dhe mehallen Bozanaj, kur ende njerezit nuk ishin perfillur per pune, ndonese bagetite i kishin nxjerre dhe udha mespermes mehalles, ishte plot me njerez te cilet kishin hallet e tyre te dites. Ndoshta mendonin se kjo udhe jona mund te perfundonte ne Koshtan, tek dajot e mi, ose ne Krahes, atje ku ishte martuar motra Lumturi ( ndjese paste ). Ishte vjeshte e dita, me kohe kishte nisur te zvogelohej. Udha, nuk kishte lageshtire e nuk ndeshem ne balte, perjashtuar disa vende ku balta nuk thahej as ne vere. Kopete e dhive qe dimeronin ne sinorin e Kalivacit, kishin ardhur nga zona te ftohta te Jugut e po ngrinin stanet. Tok me dhite e tyre, ishin afruar dhe egersirat (ujqerit) , te cilet ngushtonin „ „“rrethimin “ e staneve dhe ishin ne siklet nga ndieshmeria e larte e qenve te stanit, te cilet ishin te eger e te forte dhe cobanet, diten i mbanin te lidhur me zinxhire te forte. Na duhej te kryenim pune ne Levan dhe , para mesnates te ktheheshim ne shtepine tone. Levani, nga Kalivaci ishte thuajse 4 ore larg dhe udha gjarperonte neper monopate e bokerrima. Shpesh udha kembesore kalonte dhe neper pyll. Perroi i Krahesit, si pengese ujore serioze, kalohej me lehtesi mbasi java qe lame pas nuk kishte patur rreshje te fuqishme. Pyetem ne fshatin Levan, per vellezerit Yzeiri dhe per tufen e tyre te dhenve. Nje fshatar na njoftoi se Hasan Yzeiri dhe vellai i tij , e kishin tufen e dhenve, ne kullote, ne malin mbi fshat. Levanin e njihnim, si une dhe Xheviti, madje, ne ate fshat. Babai kishte kusheri Shehun e teqese te fshatit dhe une nje kusheri me emrin Halim. Vellezerit Yzeiri kishin patur nje moter te martuar ne Kalivac, por pas nje fatkeqesie qe i kiishte ngjare,burrit te saj, ajo ishte larguar nga shtepia. Pra, ne Levan, nuk shkonim ne te panjohuren por kishim lidhje miqesie dhe informacionin e nevojshem. Dy vellezerit Yzeiri, ate vjeshte, do te benin skartimin e tufes te dhenve. Dinim se dhente e Levanakeve ishin nga rrace e mire dhe te mbareshtuara me mjeshteri.
Dita ishte „thyer“, kur vajtem ne te dy ne Malin mbi levan. Dhente ishin ne kullote dhe te zotet, prane tyre. Tufa e dhenve nuk shoqerohej nga qen, sic ndodhte rendom. Hasani ishte tregtar, dhe shpresonte shume ne pervojen e tij, si tregtar. Xhevitit nga ana tjeter, kur ishte fjala per te njohur e per te perzgjedhur dhente, nuk ia hante qeni shkopin. Ai, per te mos humbur kohe, u fut ne mes te tufes se dhenve dhe pyeste, pronarin. Hasani ishte i madhi i dy vellezerve dhe pergjigjej i pari. Xheviti, me pervojen e cobanit esnaf, i kontrollonte dhente, nga dhembet, nga gjiri, nga leshte, nga boja dhe nga ngjyra e klrifes.
Pa hyre ne Pazar, cobani perzgjodhi 10 – 12 krere ( mund te mos jem i sakte ), te cilat i vecoi nga tufa e mi la mua te kujdesesha per to. Mbasi mori ato qe deshi ( sipas struktures qe do te merrte Abedini ), beri pazarin, pagoi me para ne dore dhe u la tymembecen pronareve te dhenve. Ata, te dy vellezer, na luten te qendronim per darke dhe kur te zbardhte e nesermja te merrinim udhe per ne Kalivac. Nuk qendruam por u nisem per udhe. Babai perpara e une ne fund te dhenve qe bleme, nisem te taptepjeten qe te con, nepermjet kurrizit te malit te Krahesit, ne Perruan e Krahesit, mbasi kalon dhe Teqene e Baba Zotos. Perroi nuk kishte uje shume e ne kaluam me lehtesi e u futem ne udhen e ngjitjes, ne Gonene e Krahesit. Stanet e dhive i lame djathtas dhe meqenese sapo ishte erresuar, qente e dhijareve, nuk na ngacmuan. Ata ishin te lidhur. Ishte koha kur edhe cobanet e dhive, po mblidhnin tufen e benin pergatitje per te darkuar, prane zjarrit. Ngjitja e Gonese kiishte dy vehtiresi: E para lidhej me gjarperimin neper nje rruge me gure , te cilet , nga kembet tona dhe te dhenve benin zhurme. E dyta; rruga e verber e ngjitjes, gjarperonte neper shkurret e perralleve e te drureve te tjere te se njejtes natyre. Nuk kaluam nga Perroi i Zi, mbasi e dinim qe rruga andejkalonte neper shume perrenj rreshqites dhe rrugetimi me bageti perpara naten , ishte i veshtire. Ne Bozanaj nuk u futem ne rrugen e zakonshme mes per mes mehalles por kaluam midis , shtepive te Malajve dhe ndertimeve te reja ku kishte bere shtepi, Sefedini i Sulo Barjamit dhe djali i Zyber Hasimit. Babai gjykoi se kesisoj nuk ishim as nen ngacmimin e qenve te Bozanajve , as ne te atyre te Mecajve dhe mund te kapnim fshehtesine e levizjes. Tek shtepite e Dostajve dhe tek ato te Azbi Bakos, nuk kishim nga tja mbanim. Dolem tek Lisat e Hyset, ne Majen e Tendes, tek Sheshet dhe nuk ndoqem udhen e nxenesve te shkolles por u futem ne udhen e verber qe te nxjerr tek germallat e Ramo Nebiut. Kemboret dhe cokalet e dhenve ishin te bllokuara qe te mos benin zhurme, dhe „ si kusare, kaluam tek nje udhe me halice qe kalonte prapa kofshtit te Abedin Kahremanit dhe dilte tek vendi i quajtur „ Buze“, perpara portes te madhe te xha Abedinit , e cila ishte e mbyllur. Kishte rene mesnata. Me shpejtesi e pa bere zhurme, kaluam tek Kryet e Shtepise, morem udhen qe te shpinte tek shtepia e Xhako Rremes e me siper tek Xha Musa Mehmeti dhe hapem gardhin ( gardhi ishte i pergatitur qe te hapej lehte) dhe futem dhente, pa u ndiere ne kasollen e dhenve e cila niste nga shega e embel e vazhdonte deri afer fikut bradashesh. Kur dhente e blera u futen ne tufen e dhenve te familjes tone, u degjua nje zhurme , si turfullime, nga ato zhurma kur ne tufe futen dele te nje tufe te panjohur. Qeni Buzo na njohu e nuk na lehu, vetemse iu perkedhel te zotit. Gjitonet, prane ( familja e Banush Xhezo Haderaj) e cila kishte gjasa te na ndiente , nga lodhja e dites , ishte ne gjume. Kur hyme, njeri pas tjetrit ne dere te kasolles, Nena , e cila nuk dinte gje konkrete per ndermarrjen tone, priste me gjak te ngrire. Ajo zgjoi Dilaverin dhe , te dy u habiten me punen teone te asaj dite plot aventura. Xheviti qe e kishte situaten ne Maja te gishtave, e plotsoi deshiren dhe u be me dhen. Bariu plak, Xhevit Malko Nelaj, i rritur ne4 mes te dhenve, i donte shume ato dhe ua dinte marifetet. Ai kishte enderruar prej kohewh qe tufen e dhenve qe kishte perpara te ishte e tij. Erdhi koha e kjo deshire e tij u plotsua. Kenaqesine dhe sigurine qe fitoi Babai yne , nga ky „ operacion“ e veshtroja ne fytyren dhe ne syte e tij , te cilet rralle here I veshtroje te qeshur e te gezuar.
Nga puna e agronomit te mesem te lokalitetit te Krahesit ishja i kenaqur dhe fillimisht e kryeja me shume deshire. Ne qendren e punes me priten mire e me dhane shoqeri. Atje u njoha e u miqesova me Veli Qazim Xhemalaj, nga fshati Allkomemaj i rrethit te Tepelenes, i cili kryente detyren e Sekretarit te Lokalitetit te Krahesit. Punonim ne te njejten zyre dhe mesova shume prej pervojes te tij te gjate. Veliu ishte nga ata njerez te mire , te cileve, ne Kalivac e me gjere, u thone : „ Burra bakull e babaxhane“ Ne ate mjedis te njohurish , zura miqesi me Shaban Shehaj , nga Krahesi, i ciliishte pergjegjes i zyres te Poste Telegrafes; me Muco Sakaj; me Zenelin me nje sy; me Rexho Malen , te cilin e kisha shef se ishte kryetar i lokalitetit; me Sulo Nelo Gerbin; me dy shoke te ngushte nga Kalivaci, qe ishin Ramiz Mehmet Ramaj dhe Ferrik Azis Alidervishaj. Me keta, te dy, u lidhem ngushte dhe e benim, cdo dite, se bashku rrugen nga Kalivaci, ne Krahes. Shok te afert dhe te te njejtes moshe kishja veterinerin Mazllem Hoxha, nga fshati Maricaj, me te cilin thurnim endrra e benim plane per ta lene profesionin e te perqafonim ate te pilotit ose te kapitenit te anijes. Ishim te rinj, te dy dhe kishim endrrat tona. Jeta qe benim ne ato detyra ( Mazllemi bente skopitjen e demave dhe te mezateve si veteriner; une merresha me te gjitha ceshtjet e bujqesise ), Puna qe benim ishte jo vetem monotone por dhe e mbyllur. Kur rastisnim te dilnim ne te njejten kohe nga puna, atyre kodrave, ne zbritje hapnim krahet e imitonim aeroplanin , ndonese asnjeri prej nesh nuk kishte pare nga afer aereoplan me sy. Mua me ndihmoi fati dhe i gjeta celesin punes. Me ndihmoi shume bashkefshatari Mehemet Azis Kalemaj, i cili, ne ate kohe ishte shef i Deges Ushtarake te rrethit te Tepelenes. U merzita shume nga jeta qe beja. Cdo dite udhetoja, ne kohe e ne mot te ndryshem, ne kembe, mbathja nje pale opinga ne kembe e me nje bastun ne dore, qe te mos rreshqitja dhe per t’u mbrojtur nga qente. Me nje torbe ne krahe ku mbaja nje cope misernike , te cilen e haja me cfare te ndodhej ( me gjize; rralle here me gjalpe, me ullinj, deri dhe me sheqer ). Detyra ime e donte te shkoja ne cdo fshat. ( Lokaliteti kishte 12 kooperativa bujqesore, te cilat duhet ti shkelja here pas here. Isha adoleshent e me vinte turp te haja apo ca me teper te flija ne familje te ndryshme. Nisesha ne mengjes nga shtepia, rrugetoja, ne kembe gjithe diten; ne darke mblidhesha ne familjen time, ne Kalivac.
Ne pranveren e vitit 1960 kur bujqesia ishte ne kulmin e puneve, shfrytezova nje mundesi per te realizuar deshiren time; per tu bere pilot. Pas shume peripecish e kundershtimesh, me ne fund, Byroja e Partise e rrethit te Tepelenes ( nomenclature e te ciles ishja ), vendosi te me lere te lire, nga funksioni i agronomit te lokalitetit. Kur m’u komunikua vendimi ne fjale, qenja ime pesoi nje goditje nga gezimi qe me pushtoi. Babait dhe Nenes, si dhe opinionit ne fshat, u thashe se do te shkoja ne universitet jashte vendit, per t’u bere agronom i larte. Bera pergatitjet e nevojshme dhe u shkeputa nga detyra. Natyrisht kisha nje grusht me te holla. Do te mungoja gjate, ne familje. Tri goje qe lashe prapa donin te hanin. Ishte vit i veshtire dhe drithi gjendej me veshtiresi. Familja ime ( Babai Nena dhe vellai, te cilet ishin anetare te cooperatives bujqesore te fshatit nuk kishin ne hambar ne harar ( thes i madh, i bardhe ) i cili qendronte ne fund te kasolles, nuk ndodhej asnje kokerr drithe. Deri ne te korrat e ardhshme ishte nje periudhe disa mujore; njerezit e shtepise duhet te ushqeheshin. E bisedova planin „ „sekret“
Me Mehmetin , kryetarin e kooperatives Bujqesore dhe me Haredinin e Cizo Selfos, i cili ishte ne anen tone, si dhenderr dhe rame dakort te merrja 5-6 kuintale miser, me cmimin qe merrnin kooperativistet. Misrin e morem ne shtepine e Tefik Barjamit , i cili, ne ate kohe ishte shperngulur nga fshati e banonte ne Selenice. E cuam misrin ne shtepi dhe u qetesova. Te pakten njerezit e familjes time , gjat kohes qe do te isha i larguar nuk do te vuanin per buken e gojes.
Xheviti, ndjeu kenaqesi dhe realizoi endrren e kahereshme per t’u bere me dhen, por gjendja shendetesore e tij, nuk ishte e kenaqshme. Te qendruarit vazhdimisht ne meshiren e natyres , percjellja e nates, jo ne jatak, por mbi shkarpa dhe ne mes te posteve , here i lagur e here, i terur, me e pa ushqimin qe i pelqente, e kishin bere punen e vet. Reumatizma e bluante dhe dhimbjet nuk i pushonin.
Si coban i regjur, Xheviti, per te luftuar reumatizmen , se ciles populli i thoshte pleviti e marre gjate dimrit me lageshtire te shtuar, duke qendruar ne stan , pas bagetive, perdorte nje menyre origjinale mjekimi. Ai , ne kulmin e vapes, futej ne mes te dhenve te tij, i zhveshur ne mest e larte , me koken te mbuluar dhe qendronte ashtu disa ore , cdo dite. Duke thithur ajrin qe nxirrnin dhente , gjate ripertypjes, Ai merrte ne trupin e tij, lloj –lloj esencash te medikamenteve qe behen prej luleve te kullotes ne te cilen ushqehen dhente. Ne gushtin e vitit 1960, kur me duhej te rrugetoja per ne Tirane, llogarita te flija nje nate ne hotel , ne qytetin e Fierit. Ne kete rrugetim te veshtire, ne te cilin isha ne shoqerine e Babait tim, Xhevitit me qellim qe ta vizitoja tek ndonje specialist , i cili do ti rekomandonte ndonje formule mjekimi te pershtatshme kunder reumatizmes qe e mundonte. Qytetin e Fierit e njihja pak dhe kohen ne dispozicion e kisha te kufizuar, prandaj ajo vizite mjekesore e timeti u be si u be e une ika ne Bashkimin Sovjetik , per studime kurse imate u kthye ne fshatin Kalivac te Tepelenes, prane njerezve te tij dhe dhenve qe donte shume.
Ne cdo sherbim qe u bente dhenve, Xheviti nuk e ndau nga vetja Dilaverin, pekulin e shtepise, i cili, kur ika une larg, per studime , mori , praktikisht frenat e ekonomise familjare. Ai u rrit e u kalit dhe u zhvillua fizikisht , menderisht dhe kultivoi e kaliti tiparet e qenesishme te cobanit te dhenve. Kishte nga kush te mesonte. Xheviti, duke i mekuar , dita-dites tiparet e cobanit te mirefillte, kaliti tek djali i tij i vogel tipare te cilat nuk u ngjajne sjelljes te djemve pekule, moshatare te tij, te cilet binin per te fjetur me pulat dhe ushqeheshin , visheshin e flinin me mire.
Pas „ aventures „ tek Rrapi i Dervenit, Xheviti, me largpamesi por dhe nostalgjik per te ripare trevat ku kishte kaluar me brigaten e blegtorise te shtetit, vendosi ti conte dhente, tashme tufen e tij, ne Malesite e Vithkuqit e te Panaritit, atje ku kishte menaxhuar tufen e dhenve te shtetit, ne vitet pas shte4te4zimit te blegtorise. Ai dinte rrugen e verber qe gjarperonte neper fshatra te ndryshem, ne nje udhetim ne kembe, i cili zgjaste 5 dite ( nete ). Ne Panarit, ku klima eshte e pershtatshme per verimin e bagetive te imeta, Xheviti kishte nje mik per koke, nga Panariti, te cilin e quanin Dake Ademi. Dhente i veroi kryesisht ne vendin e quajtur: Shera e Vithkuqit. Dilaveri ishte i vogel ( rreth 12 vjec ) dhe Babai yne preferoi ta merrte persiper vete kete aventure teksa djalin pekul e la ne Kalivac te kujdesej per shtepine, per Nenen dhe ti gjendej asaj per cdo rast. Dilua i vuri vetes detyre qe gjate veres te siguronte drute e zjarrit, per dimrin e ardhshem.
Shtatori i vitit 1961 e gjeti Xhaxhakon ne Panarit duke veruar dhente e tij. Moti ishte akoma i nxehte dhe Cobani esnaf mendonte ti mbante ne verim bagetite derisa te niste vjeshta allaturka e te niste ftohja e motit. Mirepo nje ngjarje e rralle ne historine mes vendeve e detyroi te moshuarin Xhevit Malko te ndermerrte nje udhetim te gjate ( 5 dite e 5 nete ) , neper monopate, fshat me fshat, me nje torbe me ushqim ne krahe dhe me nje shkop ne dore. Sic eshte e njohur, me 16 shtator 1961 se bashku me shoket aviacioniste, kudo qe ndodheshin ne Bashkimin Sovjetik, na kthyen, dhunshem ne vendin tone. Zbrita ne Rinas dhe, si te tjeret , e mbajta vrapin ne Tirane. Shkova ne familjen e djalit te teze Lalase – Muhamet Beqiraj, ne Tirane te Re. Pastaj takova kusheririn nga Babai – Mehmet Musane, i cili ndiqte nje kurs kualifikimi, ne Institutin e Kamzes. Mehmeti dinte vendndodhjen e Xhevitit dhe, te dy, i drejtuam nje telegram Babait tim, ne adrese te Dake Ademit; mikut te tij panaritas . E njoftuam se po shkoja ne Kalivac, me leje. Xhevitin e kishte pikur malli per mua dhe takimi me te ishte teper interesant. Nenes time, bashkefshatare qe vinin ne Kalivac, nga qqytete te tjere, por qe kishin ndikim ne fshat, i pershperitnin thashetheme se gjoja une kisha kaluar ne Amerike; disa te tjere i thonin se isha vrare e te tjera fantazi. Ajo,e etur per te meswuar deickaq per te birin, i besonte dhe i lau guret e fshstit , me lot, por nuk guxonte ti thonte te shoqit. Vetem Mehmeti i Musait bente telegrame te sajuara dhe ia conte Xhevitit, ( te dy prinderit nuk dinin shkrim e kendim ) me gjasme ia dergonte nipi i Zonjes – Nebi Beqiraj, i cili, ne ate kohe punonte ne posttelegrafeen e Krahesit.
Xheviti erdhi ne Kalivac nga udha e larget, i lodhur e i raskapitur, ne te ngrysur te dites. E prita ne avlline e shtepise, i veshur ushtarak. Isha me kapelen e pilotit ne koke dhe me tere ata zbukurime , gjithandej. Babai, nga malli qe e kishte djegur per mua, nuk kerkoi e nuk duroi as te pine nje sapllak uje por nxitoi te me takonte. Sic thoshte ne te tille raste, para se te me perqafonte , tha: “ Erdhe ti” ? dhe shtangu perpara portretit tim. Me dinte se kisha shkuar per t’u bere agronom i larte e me veshtronte tjetersoj. Qenke bere zabit ( ushtarak ) tha Ai dhe shtoi” Zoti ta befte diell udhen ”! U perqafuam e nuk ndaheshim dot nga nga krahet e njeri – tjetrit. Ditet rrodhen shpejt e pa kuptuar e Atij i duhej te nisej per udhen e kthimit. E percolla deri ne vahun e Sheshit te Veshtit. Kur u kthye nga shtegtimi veror, une nuk isha ne shtepi, , por isha nisur per ne Kinen e larget. Veshtiresite e komuniukimit u shtuan dhe gati per nje periudhe 2 vjecare, nuk pata asnje sinjal nga prinderit e mi. Kjo pauze e shtoi mallin, si nga ana ime per prinderit dhe prej tyre, per mua. Derisa vajta ne shtepi, pas dates 1 maj te vitit 1963, familja ime nuk kishte asnje lajm prej meje. Nena e gjore e di se sa triishtim provoi. Ajo i besonte cilitdo qe i thosh nje fjale per fatin tim dhe i lau rrugicat me gure te fshatit, me lot. Natyrisht, ata qe e genjenin Nenen time u ngjanin fallxhoreve qe bridhnin me kanistrra ne krah, dere me dere.
Situata ne fsamilje ndryshoi, pas titullimit officer dhe emerimit tim pilot gjuajtes – bombardues , ne Regjimentin e Aviacionit ne Rinas. Nje pjese te pages muajore, rregullisht e dergoja ne familje. Ajo ishte nje ndihmese modeste, qe i sherbente rritjes te nivelit te jeteses te familjes. Te pakten nuk vuanin per buken e gojes. Dilaveri, derisa plotsoi moshen ( 19 vjec ) per t’u mobilizuar ne radhet e Ushtrise Popullore, vazhdimisht shkonte pas Babait, me dhen . Ai nuk iu nda dhenve dhe Babait as ne dimer e as ne vere. Kesisoj im vella u be nje coban i kompletuar. Po tu shtojme tiparet vetjake te tij, te cilat u kaliten me tej, Dilaveri u be nje djale i shendetshem, i shkathet e i papertuar. Ai formoi nje shoqeri te ngushte , me djem te moshes se tij, por qe domosdo ishin si Ai. Shoqeria me Sadikun e Memes; Hydajetin e Muharrem Kamberit; me Nelon e Resmi Nelos dhe me te tjere, ndonese ata ishin me te rritur ne moshe, i shtuan Dilos vlera te reja.. Hobet e tij ishin dy: Dhente dhe topi. Dhente i monitoronte se bashku me Xhaxhakon kurse futboll luante ne shoqerine e Samiut te Mehmet Musait; Remziut te Dedese; Arshi Xhaferaj etj. Keta ishin lojtare cilesore dhe i jepnin tonin futbollit kalivacas, te kohes se tyre. Kur luante skuadra e Kalivacit me ato te fqinjeve, kundershtaret ne futboll pyesnin: A luan ai kokeziu ? E kishin problem kundershtaret ne futboll lojen e Dilos e ne vecanti gjuajtjet e tij te sakta e te befta. Pjesemarrja aktive dhe loja e bukur e tij e futbollit, i krijuan mundesi Dilaverit te shkonte ne fshatra te tjere dhe te lidhej me njerez te origjines tone fisnore, ne Zhulaj ku kishim teze Sherinen e cila konsiderohej Nena e fshatit. Ai u hodh ne Toc, ku u be i njohur ne fisin e Beqirajve, ku kishte jetuar e kishte lene pinjolle motra e madhe e Zonje Temes – Lalaja; ne Shkoze u lidh me Pinjollet dhe rrethin fisnor te Pajajve, mbasi atje ishte martuar prej kohesh Hallua Jone legjendare Shaza e Nelo Binos etj. Keto, te gjitha nuk ishin te mjaftueshme. Ai u lidh e formoi shoqeri te shendetshme me njerez me pushtet, ne Kalivac, si Novruz Llakaj; Mehmet Hysenaj, Sinan Zenelaj; Shahini i Mane Tafilit; Ferrik Azizi dhe me djem te tjere azgane qe te merrnin gjak ne vetull, si Sabri Veiz Takaj; Sherif Mahmut Pashaj etj. Kesisoj, djali i vogel i Xhevit Malkos, formoi nje rreth shoqeror e miqesor me njerez qe „“benin tutje“ dhe u degjohej zeri. ne fshat e ne treve. Shoket dhe miqte e tij, nisur nga niveli, botkuptimi dhe njohja e jetes, kane patur e kane mendimet e tyre per Dilaverin, per figuren dhe prirjet e tij. Njeri nga me te afeermit e Dilaverit, Sherifi i Pashajve, e pershkruan kesisoj portretin e Dilos:
„… Degjo, Dilaver:
Jeta na ka lene disa kujtime;
Ca te mira e ca hidherime;
Ke qene burre i zgjuar;
Me gaz, e me humor shume;
Punoje, nate dhe dite;
Me trimeri e pa frike;
Ke punuar aq shume;
Gjithe naten – rrije pa gjume;
Dhe kur ike, ne Tirane;
Mikun dhe shokun – po i mbane;
Here me telefon e here me te pare;
Fshatin tend, sido me gure;
Ti nuk e harrove kurre;
Dilaver!
Do te te them dhe ca fjale;
Ke patur guxim e trimeri te rralle;
Qe kur ishje i vogel; derisa je madhuare;
Mos e humb kurajon, se jeta nuk shkon vaj;
Sido qe te na bjere, ne do ti bejme balle;
Dilaver!
Ngado qe shkoje;
Dardhet i kerkoje;
Pa kur piqeshin fiqte;
I doje me shume shoket dhe miqte.
Me nderime,
Sherif Pashaj, Kalivac, Tepelene.
Kalitja dhe formimi i Dilaverit, nen monitorimin e Babait te tij – Xhevit Malkos, nuk kaluan mekot. Cilesite e tij, fiziku, mosha dhe te dhenat biografike e mundesuan te shkoje ushtar ne nje sektor te veshtire e te lakmuar, sic ishte kufiri shteteror.
Kufitar i zgjuar, i shkathet e trim
Koha rrodhi shpejt e pa kuptuar, Dilaverit i erdhi mosha per t’u mobilizuar ne radhet e Ushtrise; per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak. sic ishte rregulli i kohes. Kur po mbuushte 19 vjec, Dilaverit dhe versnikeve te tij ne Kalivac: Fuat Mete Sulaj; Hysen Lico Malaj etj. nje dite u erdhi fletethirrja, me inicialet e Deges Ushtarake te Rrethit te Tepelenes. Ne ate fletethirrje, shenohej dita dhe ora, ne te cilen djemte duhet te paraqiteshin ne Degen Ushtarake te Rrethit per tu regjistruar e per tu kontrolluar fizikisht, nga komisioni perkates. Institucioni baze, i cili bente organizimin dhe dergimin e rekruteve te rinj ne rrethet perkates dhe ne repartet ushtarake ku do te sherbenin, Dega Ushtarake e Rrethit, per te qemtuar te dhenat biografike te kandidaturave e per te vendosur, ne menyre paraprake, bashkepunonte ngushte me Keshillin Popullor te fshatit, nga i cili ishte djali. Ne te dhenat mbi origjinen, gjendjen sociale te rekrutit dhe mbi te dhenat e karakterit e te fizikut te rekrutit, Keshilli Popullor i fshatit mbante pergjegjesi te plote. Kjo kishte te bente me faktin se, me mire e me plote se institucioni i Keshillit Popullor te fshatit askush tjeter nuk mund ta kishte njohjen me te plote e me te sakte. Per te merituar qenjen kufitar, ku rekruti do te ndodhej balle per balle me „ armikun “, lipsej te ckoqiteshin mire disa kritere, te cilet, ne fund te fundit perbenin garanci se djali do te ishte i perkushtuar e i dhene teresisht pas detyres kryesore, ruajtjes te paprekshmerise te vijes kufitare. Kerkesa per nje biografi te paster dhe egzistenca e garancive politike ku dominonte besnikeria ndaj regjimit, kishin vleren e aksiomes e asnjeri nuk mund ti vinte ne diskutim. Kush guxonte te shkelte apo te sillej me papergjegjeshmeri ndaj ketyre faktoreve baze, do te vihej perpara pergjegjesise partiake dhe asaj ligjore. Kriterin e partishmerise, Dilaveri e plotsonte me se miri. Ai, nisur nga rrenja, ne cdo ane ishte i rrethuar nga Deshmore te Luftes Nacionalclirimtare dhe rridhte nga nje fis luftarak, i lidhur ngushte me Shqiperine dhe me Partine e Punes te Shqiperise. Pa dashur ta ngarkoj kete material mund ti sjell ne vemendje lexuesit se dajua i Dilaverit ( Musa Shehaj ) nga fshati Koshtan i rrethit te Tepelenes eshte Deshmor i Luftes Nacional Clirimtare, rene ne Frasher te Dangellise, ne nje perpjekje me forcat gjermane. Eshtrat e tij jane vendosur ne Varrezat e Deshmoreve te rrethit te Tepelenes. Sami Musa Nelaj dhe Muharrem Hasan Nelaj, dy kusherinj te familjes te Dilaverit, gjithashtu jane Deshmore te Luftes Nacionalclirimtare. Fisi luftarak i Nelajve dhe rrethi miqesor i familjes, ne cdo kohe jane shquar per atdhetari dhe kane qene te lidhur ngushte me lufterat per liri. Ne fshatin Kalivac te rrethit te Tepelenes, ne mehallen e Hysodosajve dy nga ish partizanet me ne ze, per trimeri: ¨Sulo Beqir Sulaj dhe Jace Sadik Azizaj si dhe disa te tjere, me te larget ne rendin fisnor kishin lidhje gjaku e benin pjese ne rrethin fisnor te familjes. Ne radhet e kusherinjve te afert, bente pjese dhe invalidi parrtizan: Qamil Pasho Nelaj; djali i tezes Muhamet Hasan Beqiraj, nga Toci; Faik Feim Pajaj, nga Shkoza etj. Vellai i vetem i Dilaverit – Niaziu ishte oficer ( pilot ) ne Ushtrine Popullore etj. Ne trung e ne fis, nuk gjeje njeri qe te kishte qendrim kunder Partise te Punes dhe Luftes Nacionalclirimtare. Shtoj se familja e Dilaverit, ne Kalivac ishte njera nga familjet me te varfera te fshatit.
Xhevit Malkua, babai i Dilaverit, i mbetur bonjak akoma pa ardhur ne jete, kur u be i afte per te ruajtur nje tufe me bravare, u pajtua yzmeqar tek zagoritet e Hoshteves, ku u rrit deri ne moshen e adoleshences te pare. Pasi njohu Nenen e tij – Jeminene dhe kur mund te kujdesej per nje tufe me te madhe dhensh, Ai u pajtua yzmeqar tek te kamurit e fshatit – vellezerit Muharrem dhe Beshir Haxhi Hysenaj. Me ara mjaft pjellore ne pjese, por pa asnje ka parmende, ne zgjedhe, Xheviti u end, nga nje vend pune ne tjetrin, per te ushqyer familjen e tij dhe femijet e kusheririt te ndjere – Resmi Nelo Nelaj. Po te “ trokasim “ tek tiparet vetjake te Dilaverit, mosha e mobilizimit ushtarak, e gjeti ate, nje djale te gjalle, te shkathet, te zgjuar e trim, te kalitur ne stan, me frymen e Babait te tij- Xhevitit, i cili ishte njeri nga njerezit me te drejte e me te ndershem ne fshat e ne rrethina dhe nje esnaf, nga ata me emer, te cilet pyeteshin per mbareshtimin e deles. Nena e Dilaverit – Zonja e Madhe e Binajve, ishte nje kooperativiste shume punetore dhe me sjellje te mira, ne brigaten e arave qe drejtonte i paharruari Jashar Hysni Deraj. Me duket e tepert te behet fjale per tiparet vetjake te Dilaverit. Ai u rrit ne skamje e u kalit ne stan, si coban i mirefillte, pas nje cobani esnaf. Dilaveri nuk e njihte friken. Ai nuk i trembej nates, erresires, pyllit, egersirave, Qenve te stanit, shkurreve, zvarranikeve etj. Me syrin „pishe “ e me zemren zjarr, Dilaveri i Xhevitit, kur i erdhi radha per rekrut, ishte i kompletuar me te gjitha ato qe I duheshin kufitarit, per te qene balle – perballe me nje armik te eger e dinak, sic ishin fqinjet e Jugut. Keto “ peshkoi ” Keshilli Popullor i Kalivacit, kur i rekomandoi Deges Ushtarake te rrethit te Tepelenes, per ta derguar djalin e dyte te Xhevit Malkos, ushtar ne kufirin shteteror.
Ne muajin korrik te vitit 1967, se bashku me versniket e tij: Hysenin e Lico Kapos; Fuatin e Mete Medinit; Shpetimin e Gani Muharremit; Dilaverin e Novruz Selfos; Laverin e Mahmut Muharremit etj. Dilaveri, i biri i Xhevit Malkos e i Zonje Temes, mbasi kishte marre fletethirrjen per te shkuar ushtar, u paraqit ne Degen Ushtarake te rrethit te Tepelenes. Ne vizitat dhe keqyrjet mjekesore qe iu nenshtrua, Ai doli i afte per ne sektorin ku ishte piketuar, ( ne kufirin shteteror ). Te nesermen, hipur ne nje kamion ushtarak, me mushama mbuluar e te ndare nga stola druri, Dilaveri u nis, neper rrugen sfilitese qe pershkonte: Kelcyren; Permetin; Leskovikun; Erseken; Qafen e Qarrit e me ne fund mberriti ne Korce, ( nje dite e plote rruge automobilistike sfilitese tere gropa e kthesa te forta ) pershkoi Dilaveri ate dite .
Para se te shkonte ne rajonin kufitar, ne pikat malore te Nikolices; Arrzes, Qytezes etj. dhe pastaj ne posten e kufirit te Arrzes, balle per balle me fqinjet agresive – greke, Dilaverin e shpune ne Shkollen e Instruksionit te kufirit, ne Korce, ku Ai qendroi gati 3 muaj, duke iu nenshtruar nje pergatitje te posacme, e te gjithaneshme. Atje, djali adoleshent nga Kalivaci i Tepelenes, Dilaver Xhevit Nelaj, mesoi, ne teori e ne praktike rregullat e shrbimit te kufirit dhe Artin e te Luftuarit te kembesorit.
Qendra e instruksionit te kufirit, ne ate kohe ndodhej ne rrugen automobilistike qe te conte, nga Korca nepermjet Dishnices, Kucit, Grykes se Cangonjit e me tej neper Devoll, mberrinte ne qytetin e Bilishtit.
Per ata qe orientohen lehte, Shkolla e Instruksionit te kufirit, ndodhej prane „ bllokut “ te varrezave te 840 ushtareve franceze. Programin teoriko – praktik qe zhvillohej ne kete qender instruksioni, ku kushtet per stervitje e per jetese te pjesemarresve, ishin mjaft te mira dhe kerkesa e llogarise ishte mjaft e larte.
Bazuar ne moshen, ne zgjuarsine natyrale dhe ne shkathtesine tipike te cobanit te rritur ne stan e ne ngushtesi ekonomike, Dilaveri i percolli pa veshtiresi e i pervetesoi me tregues te larte, te gjithe mesimet, si ne teori dhe ne praktike. Pas tre muajsh, Dilaveri ishte i pergatitur e i gatshem per te marre persiper detyren e veshtire te kufitarit drejtues ( nenoficer i sherbimit te detyrueshem ) ne ate terren te thyer malor, te mbuluar nga pyje te larte e te dendur, mjaft te veshtire, ku dimri eshte i zgjatur e i acarte dhe ku, terreni malor i theksuar kerkon nje vigjilence te shtuar, ne cdo cast. Kur ishte ne posten kufitare te sipertreguar, Dilaverit i ra „llotaria “ te ishte pergjegjes i ushtareve te thjeshte. Ai mbante pergjegjesi per sherbimin dhe per jeten e tyre. Si nenoficer, vellai im shperblehej me 270 leke (te vjetra ), ne muaj gje qe ishte nje page jo e pakte per nje ushtar te sherbimit te detyrueshem. Kur dilte per te kontrolluar vijen e kufirit, Dilaverit, shpesh i ngjante sikur ishte ne stan, me dhen, e duhet te capitej lehte – lehte, me qellim qe te mos shkaktonte zhurme, e te degjohej edhe feshferima e gjetheve qe binin. Kufitarit Dilaver Nelaj, me kallashnikov ne gjoks e me dylbi te varura ne qafe, me syrin pishe e me zemer te flakte nuk i shpetonte asgje nga vemendja, deri tek cicerimat e zogjve. Vete Dilaveri e veshtronte te perafert punen e cobanit ne pyll me ate te kufitarit ne kete rajon te pyllezuar e te thepisur. Te dyja keto pune kishin mjaft gjera te perbashketa.
Dilaveri u specializua per te sherbyer ne vijen e pare te kufirit. Ai i kryente cilesisht detyrat e kufitarit, madje u mesonte te ardhurve rishtaz ne posten kufitare dhe me te lashteve, atyre qe nuk ishin ne nivelin e tij e te kerkesave te rregulloreve. Komanda e njesise te kufirit me qender ne Korce, cdo vit e conte Dilon ne shkollen e instruksionit, ku stervitej e mesonte te rejat nga sherbimi i kufirit. Zakonisht ne kete pike ( shkolle ) Ai stervitej, tre muaj rrjesht. Edhe ne shkollen e instruksionit, Dilaveri, si specialist ne ceshtjet e kufirit, drejtonte mesimet perkatese me nenoficeret dhe ushtaret, duke e vene theksin tek vecorite e ruajtjes te kufirit shteteror ne zonen e Arrzes, te Nikolices dhe te Qytezes. Qendrimi dhe sjellja e tij si drejtues ishte korrekte dhe e rrepte. Ai synonte t’u mesonte kursanteve cdo detaj qe lidhej me sherbimin e kufirit dhe veprimet e kufitarit ne situata te ndryshme e ne kushte konkrete.
Komanda eprore e kufirit shteteror, duke u bazuar ne garancite politike dhe garante per tiparet vetjake te kufitarit Dilaver Nelajt, kishte marre vendim qe Ai te behej oficer kufiri. Nje dite te zakonshme pune, kur Dilaveri ndodhej ne qendren e stervitjes, ne Korce, Ate e takoi shefi i kufirit te Republikes, i cili, mes komplimenteve e lavderimeve, e njoftoi djaloshin syshqiponje se komanda eprore, ajo qe e kishte ne kompetence, kishte vendosur ta gradonte nenoficerin e sherbimit te detyrueshem ushtarak, Dilaver Xhevit Nelaj, ne detyren e oficerit te kufirit, duke e ngritur kesisoj ne nje detyre me te larte. Mes te tjerash, „ shefi “ i kishte thene kufitarit: „ Je shume i pershtatshem; bazuar ne aftesite e tua dhe ne te dhenat biografike qe ke, kemi vendosur te te bejme oficer kufiri “! Nderkohe, Dilaveri, ne intimitet iu afrua shtetarit prane veshit dhe i peshperiti: “ Jo; jo! Une nuk jam dakort me kete dhe ta dish se, po te me caktoni ne kete detyre, une edhe mund te „ iki “ ( ishte fjala per kalim te paliigjshem te kufirit shteteror ). I habitur nga kjo pergjigje, „ shefi i kufirit “, mbi bazen e njohjes personale qe kishte per bashkbiseduesin, iu pergjigj Dilos: „ Ate fjale nuk ta pranoj, prandaj mos ma thuaj mua, se nuk qendron; une te njoh mire, kush je Ti “!
Kembenguljen e Dilaverit per te mos qendruar oficer aktiv i kufirit, komanda eprore qe e kishte bere kete hap, perballe ketij qendrimi kategorik, mori kthese; e zbuti disi vendimin, dmth „ I hodhi uje veres “! Ajo ndryshoi qendrim ( jo opinion ), per Dilaverin dhe vendosi ta beje Ate officer kufiri reservst. Kesisoj, Dilaveri kaloi ne nje kurs 6 muajor, per t’u bere officer reservist dhe iu nenshtrua nje kursi 6 muajor, ne qendren e instruksionit, ne Korce. Prandaj Dilaveri qendroi nen arme edhe 6 muaj, pas lirimit te shokeve te tij, nga ushtria.
Urdhri per lirimin nga sherbimi i detyrueshem ushtarak, Dilaverit iu komunikua me 23 dhjetor te vitit 1969.
Gjate kohes kur ishte duke kryer detyren e kufitarit ne terrenin e thyer te Nikolices, Arrzes e rrethinave ku vendbanimi i tij ishte larg qendrave urbane dhe mundesite per te konsumuar te hollat qe merrte nga reparti e ato qe i vinin, cdo muaj nga familja, ishin te kufizuara. Po te shtojme ketu faktin se Dilaveri nuk ishte duhanpires e nuk perdorte alkool, mundesite per te kursyer te holla ishin me te shumta. Si nenoficer i sherbimit te detyrueshem, Dilaveri, gjate gjithe kohes se sherbimit shperblehej me 250 leke ne muaj, page e cila ishte me e larte nga ajo e kufitareve te thjeshte. Gjate kohes te kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, tek Dilaveri u shfaqen prirje te nje ekonomisti te mirefillte. Ai diti te menaxhonte, me kursim shumen e te hollave qe merrte cdo muaj. Kjo prirje e tij, kishte te bente me natyren e tij ekonomiqare. Ai, i rritur mes veshtiresive te shumta dhe skamjes, kishte dhe prirjen per te harxhuar me ekonomi e jo shperdorimin e te mirave materiale. Ajo qe do te zere vend ne radhet qe vijone, na e verteton me se miri kete ide.
Ushtaret qe plotsonin afatin e sherbimit te detyrueshem ushtarak, e liroheshin nga ushtria, ne ate kohe, shkonin prane familjeve, me gezimin e natyrshem ne zemer, por per nga veshja, e cila linte per te deshiruar, ata me petka cope – cope, ngjanin si lypsare. Dilaveri, perkundrazi, me parate e kursyera, kishte mundur te blinte jo nje por dy kostume dhe vajti ne shtepine e fukarait Xhevit, i veshur sikur kthehej nga nje kurbet i suksesshem. Placken me te cilen beri kostumet, Dilaveri e bleu, ne Korce, ne rrugen e „ Breshkes “; ne shoqerine e kusheririt tone Qamil Pasho Nelaj, te cilit, si invalid i Luftes Nacionalclirimtare, i ra „ shorti “ te vendosej ne qytetin e Korces, ku banonte, prej Clirimit te vendit, se bashku me familjen e tij. Metrazhet qe bleu me leverdi, Dilaveri i preu e i qepi ne nje rrobaqepesi, me ndihmen dhe me rekomandimin e kusheririt Qamil. Jo vetem kaq; Dilaveri, kur u kthye nga sherbimi i detyrueshem ushtarak, u kthye ne familje, me plot dhurata, i ngarkuar si „ kaposhi i places “. Dhurata kishte per prinderit, per te afermit dhe per te dashurit e tij.
Babait psh. i coi dhurate, nje pale kepuce dhe dy pale corape pambuku. Dy Zonjave; te Madhes e te vogles, u solli, nga nje shami ( lahur ) dhe nga nje sapun me ere; kunatave dhe nuseve te fisit, kufitari i liruar u solli nga nje sapun tualeti ereshume. Ne canten e shpines, Ai futi rreth 5 kg molle korce, te cilat kundermonin ere te kendshme e ishin nga varietete te zgjedhura. Molle te tilla, ne Kalivacin e Tepelenes njerezit i ndeshnin rralle.
Me kete ngarkese dhe me gezimin qe e bente te fluturonte, Dilaveri u paraqit ne Degen Ushtarake te Rrethit te Tepelenes, mbasdite. Pas procedurave te domosdoshme, dita mbaroi e vendin e saj e zuri nata. Ne pamundesi per t’u kthyer ne shtepine e prinderve, ndonese malli e digjte, Dilaveri vendosi ta kalonte naten ne qytetin e Tepelenes dhe te nesermen te merrte udhe per ne fshat. E mendoi thelle vendimin qe mori e me ne fund konkludoi se duhet te shkonte per te kaluar naten ne familjen e kusheririt tone Selam Mane Zenelaj ( ndjese paste ), i cili, ne ate kohe banonte ne qytetin e Tepelenes, se bashku me femijet dhe me bashkeshorten.
Ne familjen e Selamit, Dilaveri u prit ngrohte; sic pritet nje kusheri, i cili i kishte munguar familjes se tij dhe fisit, per gati tre vjet. Selami, ne ate kohe kishte dy femije. Ai dhe e shoqja doemos qe u kufizuan ate nate dhe ishin te shtrenguar ti benin ndret e nevojshme kusheririt, edhe pse u duhej te kufizonin disi femijet e tyre. Duke menduar, cfare t’u jepte femijeve kurreshtare, Dilaveri zgjidhi rripin e cantes te shpines dhe nxorri prej andej dy kokrra molle, te cilat ua dhuroi femijeve te Selamit. Sapo hapi gryken e cantes te shpines, Dilaveri, ne dhome kundermoi era e kendshme e molleve bio te korces. Femijet e Selamit i shoqeroi ndjesia, sikur kusheriri i ardhur nga Korca, u kishte falur atyre gjithe boten.
„ Muaji i mjaltit “, per kufitarin e liruar nga ushtria, ne Kalivac, rrodhi shpejt. Xheviti fukara dhe Zonja e Madhe e Binajve, e priten djalin e dyte, te malluar e te pergjeruar. Ata nuk po u besonin syve, kur e pane djalin ne vater, shendoshe e mire dhe te veshur hijshem. Akoma u hapur canta e shpines, vatra e shtepise perdhese u mbush me gra e me burra te fisit e te mehalles. E para, sic ndodhte rendom, zuri qoshene, u ul e ndezi cigaren Memja; eveja e Muharrem Hasanit. Pas saj, erdhi Hysnija e Musa Mehmetit, me cap te lehte e tere rromuze dhe me cibukun ne goje. Kur erdhi Hysnija kapedane, e cila ishte njekohesisht komandante e grave te mehalles dhe nje grua zonje, e cila matej me burra, ne muhabet dhe pinte raki me dolli e duhan te forte, me cibuk. Ajo ishte lezeti i muhabetit dhe i kishin hije fjalet dhe kunjat qe leshonte ne cdo rast. Tajanja e Muharrem Kamberit, nje grua shume bujare, e cila, sa here ngjitej lart, per te shkuar tek xha Musai apo tek Xhaxhakua, brenda futes santine te zeze, te palosur, kishte dicka brenda. Ajo, duke respektuar kunatat, erdhi pas tyre per te takuar nipin. Mehallalinjte, te cilet e donin shume Dilon, gezonin e ishin ne hare. Shkak per kete gjendje gazplote shkak ishte kthimi i Dilaver Xhevitit shendoshe e mire, nga sherbimi i detyrueshem ushtarak. Zonja e Madhe e Binajve nuk dinte si ta shprehte gezimin qe ndjente. Ajo, hyr e dil nga dera e shtepise, qeraste mysafiret dhe priste urimet e tyre. Xheviti gezonte, pa mase, por sikur „ e meshihte “ gezimin. Ai e shfaqte veten, me te rezervuar ne teresi e sidomos kur ne shtepi i vinin dashamire. Sapo moren njoftimin, ia behen Binajt e Veldonit ( Xheladini; Selmani; Lutua dhe Ilmiu ) e, pas tyre edhe ata qe kishin ngritur banesa tek Ullinjte e Bushet. Zonja e Vogel ( Noja ) dhe e mira Xhiko, gulconin; ato erdhen me nje fryme neper ate te perpjete qe ngjitet, nga Varrezat e fisit , tek shtepia e Xhaxhakos. Te njejten situate perjetuan dhe Mbetja e Resul Nelos ( Loloja ) dhe nuset e djemve te saj: Bexhetja; Lutfija dhe Hysnija e Lutos. Ato, njera pas tjetres, me nje fener kundra eres, ne dore, ngjiten Brinjen e Qendret dhe kaluan neper udhen tere gure qe te shpie ne shtepine e Xhaxhakos. Bexheten e Xhelo Resulit, nuk e mbante vendi. Ajo qendronte ne vendin qe i perkiste ne radhe, pas zonjes vjehrre, se me ate shtat te fuqishem, mund te dilte e para.
Ate nate, xhevit Malkua fukara, beri nje darke (gosti ) te ciles nuk i mungonte asgje. Darka i ngjante nje dasme te vertete. Kenga dhe vallja labce nuk pushuan gjate gjithe nates; mishi i pjekur dhe rakia kocimare kundermuan mjedisin perqark. Ate nate, sic thoshin rendom ne fshatin tone aso kohe, “hante petulla qeni i kallajxhiut ”. Xheviti , per te nderuar mysafiret dhe te dashurit e zemres, me kete rast thei nje goxha milor ( shelegnje vjecar ); Zonjat dhe Memja e Muharrem Hasanit, te cilat shquheshin per gatimet me shije qe nxirrnin nga duart., pergatiten gjelle te shijeshme, nje per nje, sipas tradites vendase.
Ne ate gosti moren pjese pjesettaret e familjes, njerezit e trungut e te fisit, miq e dashamires te shumte, nga fshati e nga treva. Dajo Jace Sadiku; dajo Azis Telhai, dajo Mete Medini etj. e zbukuruan ate feste familjare. Te nesermen, nisen ftesat. Te shumte ishin ata qe e ftonin Dilaverin, sipas tradites, kush per dreke e kush per darke, ne gosti, ne shtepite e tyre. E gjithe mehalla e Ahmetajve, qe nga Hysni Meta i Derajve, deri tek Mane Tafili e pinjollet e tij qe kishin zaptuar Murin e Hasanet, e ftoi tim vella, per t’u shkelur pragun e deres. Kush me petulla e kush me llokume, dikush dhe me nje „vakt buke“
Nderkohe qe Dilaveri vazhdonte vizitat e kortezise, dere me dere, ne shtepine tone nisen te vinin per te uruar miqte e fshatit dhe te tjere, nga treva e me gjere. Te paret, „zune radhen “, dhe erdhen per te uruar ata qe e ndjenin veten miq me te afert te familjes tone. Kjo odise, mori formen e nje gare te pashpallur. Ne kete maratone nuk mbahej radhe por respektohej mosha dhe raportet miqesore. Jo vetem miqte e larget por dhe mehallalinjte e shumte, qe vinin per te uruar, nuk i kishin duart bosh. Ata nuk mund te vinin pa gje ne duar, mbasi kishin droje nga njeri – tjetri dhe nga ata qe do ti veshtronin ne rruge. Grate, te cilat, ne kesi rastesh mbanin „ flamurin “, vinin per te uruar kur tu mbushej mendja e kur te ishin te ngeshme. Ato, me nje tepsi me llokume ose me nje tigan me petulla, apo me cfare tu ndodhej, hynin e dilnin ne shtepine tone, per te ndare gezimin qe shkaktonte ardhja e djalit nga sherbimi i detyrueshem ushtarak. Sa bukur e ka percaktuar populli, ne zhargonin e tij, fjalen lirim. Eshte tamam liri mbasi ne ushtri, djemte veprojne te kufizuar nga rregulloret e nuk bejne si tu doje qejfi; si ne familjet e tyre ku mund te permbysin kucka e macka e nuk u thote asnje fjale njeri.
Kur vinin per te uruar miqte e fshatit si dajo Jace Sadiku; dajo Azis Telhai, dajo Mete Medini e ndonje tjeter, si Veip Beshir Hysenaj, nje dreke modeste, ishte gjithnje e pranishme. Te tjere si dajo Banush Xhezo Haderaj, i cili ishte me shtepi ngjitur me banesen tone, ndihej disi keq. Atij i ngjante sikur te tjeret thonin: ja! erdhi x e z, qe jane me larg, po ti qe banon ngjitur me shtepine e tij, cfare ben ? Ndoshta ky ishte nje motiv nxites. Interesante dhe e vecante ishte vizita e kortezise qe beri dhijari Veip Beshir Hysenaj se bashku me bashkeshorten, te miren Zengjine, per te uruar ardhjen e Dilaverit nga ushtria. Veipi ishte mik i shtepise tone, dhe e mbante mend mire vajtjen ne dasmen e tij, te Xhevit Malkos, me nje goxha dash, me konde ( kemishe ), me cyrek e me revani te paprere. Takimin mes dy barinjve esnafe e beri interesant rrokja qafe me qafe mes tyre. I kish marre malli per njeri – tjetrin. Veipi ishte coban i dhive kurse Xheviti; coban i dhenve te kopese te vellezerve: Muharrem e Beshir Haxhiu. Te dy ishin esnafe; sejcili ne fushen e vet. Veipi ishte burre i ndershem; i drejte e dashamires; bujar e i njerezishem. Ai bente shume per njerezit; ashtu sic benin dhe ata per Veipin fisnik. Ne cift me fisniken Zengjine Ata erdhen tek ne, ne mesdite. Xheviti, nga kenaqesia dhe nga bujaria tipike e shpirtit te tij te paster, pergatiti e shtroi nje dreke modeste, ku nuk mungonte rakia e mares dhe mezete e gjellet, sipas tradites, nje per nje. Si mik nga fshati, Veip Beshiri dhe bashkeshortja e tij, qendruan deri mbadite vone tek Xheviti dhe kur dita po errej, u nisen per ne shtepine e tyre, ne Hasanimeraj.
Pas vizites te kortezise qe beri Veip Beshiri, ne shtepine e Xhevit Malkos erdhen per te uruar miq te tjere, ata te pertej lumit; nga Zhulajt e nga Toci dhe dajot e xhanit. Pastaj, Dilaveri, serbes – e krenar, mori udhen per ne dajo. Vellezerit e Nenes, ne Koshtan dhe ne ate mjedis te kendshem, ne bregun fundor te fshatit, te cilin nipi i mehalles Shehaj e kishte shume per zemer. Ne shtepine e Barjam Temes, te Adush Temes dhe vellait te tyre Kadri Temes, nipi u prit si nip, me te gjitha nderimet. I rritur ne ate mjedis, Ai, edhe pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, u prit, si nipi ne dajo. Duke perfituar nga njohja e gjendjes, si ne pellembe te dores, Dilaveri nuk priti ta sajdiste xhixhi Misikua, xhixhi Mahmutja dhe xhixhi Shajbia por u perfill vete peer te bere kontroll, sic dinte Ai, ne sepetet e tyre dhe ne traret e shtepive, ku remonte per te gjetur te mblojturat e xhixhive, per te dashurit e asaj dere. Ai gjeti palafiket, vergjet me kojse, me palafike dhe me bukefike; arret, bajamet, ftonjte, sheget dhe te mblojturat e tyre, deri tek turshite me fame dhe tek pekmezi i shijeshem qe pergatitnin ato gra fisnike. Dajot e priten me gjithe te mirat dhe i krijuan mjedis te ngrohte, por Dilaverit nuk i hynte asgje ne sy; Atij i rrihte mendja gjetiu: Mendjen e kishte ndare te largohej nga fshati e te shperngulej ne Tirane, per nje jete me te mire.
Dilua u largua nga Koshtani, per ne fshatin e lindjes, ne Kalivac te Tepelenes, pas dy dite qendrim tek dajot duke marre me vete gjithe dashurine dhe miresine e njerezve ne dejet e te cileve rridhte gjak nga ai i Nenes se tij. Duke zbritur, u ndal ne Toc, tek djemte e teze Lalase te cilet banonin ne fshat aso kohe ( tek Sefedini dhe tek Nebiu) e mbasdite mberriti ne shtepine e tij, ne Ahmetaj.
Ne ditet qe vijuan, Dilaveri nuk e rreshti punen per te siguruar shpernguljen nga fshati gje qe ne ata vite ishte mjaft e veshtire. Kooperativa Bujqesore e fshatit ishte ne hapat e pare e kishte nevoje per fuqi punetore aktive, ne menyre qe te conte perpara projektet. Ku kishte me mire se djemte e sapoliruar nga ushtria, si Dilaveri, me shoke. Kryetar i kooperatives bujqesore te fshatit ishte njeriu i fisit tone- Mehmet Musa Nelaj. Ai i kishte te gjitha mundesite per tia dhene shpernguljen vellait tim, por “ nuk ia jepte dora“, prandaj priste si do ta trajtonin ceshtjen vartesit e tij dhe Kryesia e Kooperatives Bujqesore te fshatit.
Ne teresi, bashkefshataret e miratonin ne heshtje largimin e Dilaverit nga fshati, por nuk kishin gje ne dore, prandaj rrinin ne heshtje dhe e kalonin ceshtjen goje me goje. U ndodhen dhe nga ata qe e donin seriozisht kete ndryshim ne jeten e te birit te Xhevit Malkos dhe bene cmos per ta ndihmuar Ate. Dhijari Sabri Veizi, nje burre i zgjuar e i shkathet, bujar e sojli, ne nje bisede intime me Dilaverin, i pat thene atij : ” Ti Dilaver, me mire te largohesh nga fshati, se po nuk ike, fshati do te te fute vete ne burg, mbasi ti nuk rri rehat “. Eqerem Xhaferaj, nje njeri per te cilin mund te thuash, pa medyshje se ishte model i ndershmerise e i drejtesise, ndihmoi goxha, me fjalen e tij me peshe, per shpernguljen e Dilaverit dhe beri „sa i hante krahu“. Njeriu me ndikim te fuqishem ne Kalivac e ne treve, zemerbardhi Selfo Aliu, i cili, pa medyshje mund te quhej : „Baba i fshatit “, kishte bere shume te mira per fshataret dhe per fshatin tone. Ai e tha me force fjalen e tij, ne kuvendin e burrave te fshatit dhe ne organizaten e Partise ku bente pjese. I miri Novruz Tahiri, njeri te cilit i zinte vend fjala, mori persiper pergatitjen e dokumenteve, sipas kerkesave te legjislacionit te kohes dhe firmosi largimin e Dilaverit nga fshati.
Mendjet e mencura, gjeten dhe menyren e largimit te Dilaverit, nga Kalivaci. Meqenese banoja ne Tirane dhe ishja ne nje detyre me reputacion gje qe donte te thosh shume, pushtetaret e fshatit kerkonin qe Dilaveri te mos kishte me asnje lidhje me fshatin e Kalivacit dhe me kooperativen bujqesore te tij. Per ta bere me te besueshme prirjen dhe vendosmerine e Dilos, u mendua qe Xheviti te goditej ne piken e tij me te dobet; tek dhente, me te cilat Ai ishte i lidhur ngushte e i donte shume. Xheviti, nje dite te mire, vuri dhente dhe gomarin perpara, se bashku me qenin Buzo, te cilat i coi ne Krahes, ne Llakaj, tek dhendrri i tij- Tefik Sulua. Me lote ne sy e me koken prapa, Xheviti, mbasi siguroi dhente dhe gjene, mori udhen per ne Tirane. Erdhi ne shtepine time, se bashku me Zonjen e Madhe te Binajve. U habita, pa mase kur i pashe, te dy, ne fund te shkalleve. Nuk kiishin marre asgje me vete, vec nderresave dhe petkave qe kishin veshur. I prita sic priten prinderit e shumevuajtur, te cilet me kishin rritur me sakrifica te panumerta. E them qe ne krye te heres se Xheviti nuk e mbushi javen ne shtepine tone: Zonja qendroi dhe disa dite pas tij.
E kam perjetuar intensivisht dhe e kam monitoruar me shume merak e me vigjilence qendrimin e Xhevitit, ne Tirane. Ai burre, i rritur mes dhenve, i mesuar me eren dhe me jashteqitjet e tyre; duke degjuar harmonine e trokeve, cokaleve, kemboreve dhe blegerimen e qingjave, duhet te hiqte dore nga shume „ privilegje „ e te bente jete qyteti, te mbyllur mes kater mureve. E mori malli te veshtronte zjarrin, me sy, donte te kripte kembet me hirin e zjarrit dhe te ndjente zhurmen e gureve te sokakut, shkaktuar nga thundrat e dhenve qe leviznin mbi ta. Donte te ulej tek Buza apo mbi ndonje shkarpe apo siper ndonje guri te ftohte, per te dredhur nje duhan e per te kuvenduar, vence me bashkefshataret, apo me ndonje kalimtar te rastit. Ne shtepine tone,ne Tirane ( prane 21 dhjetorit), hynin e dilnin dashamire, gjitone, njerez te fisit tone, krushq e shoke; vinte Faik Durua; Faik Feimi i Pajajve, Muhamet Hasani; Lirimi dhe xhirja, xha Miti, Llazari dhe Kristina, Malo gjoni, Gjonleka etj. Xhaxhakua, coban dhensh i regjur, e ne moshe te madhe, gjate diteve qe qendroi ne shtepine time, as hengri e as piu. Ai thuajse nuk vinte gjume ne sy por ndizte e fikte cibukun dhe kerkonte te pinte nje gote dhalle ose nje sapllak me kos; pra, kerkonte bulmet, me te cilin e kishte mbajtur shpirtin, kur ishte ne fshat. Kur zbrisja shkallet ne mengjes, per te blere qumesht, dmth kur kishte zbardhur dita, disa here e kisha gjetur ne fund te shkalleve. Mes meje dhe Babait, ne keta raste, zhvillohej, aty, ne kembe, nje dialog interesant. E kuptoja cfare kerkonte im ate; Ai donte te shkonte ne fshat, tek dhente e tij. E provokoja, si rastesisht e Ai pergjigjej: „Nuk e kam ketu vendin une; vendi im eshte atje, ne fshat, ne Kalivacin tim te cilin nuk e nderroj. Sikur ngopem me fryme atje dhe jam i lehte , si pupel “.
Nje dite, me tha prere:: „ Do me shpjesh ne fshat, apo te nisem ne kembe se udhen e mbaj mend “! Kishte ardhur ne kembe dikur, ne vitin 1964, kur une kisha shkaktuar nje ngjarje te jashtzakonshme, kur sherbeja ne Rinas, dhe Babai kerkonte te me takonte, por nuk me gjeti dot. Ai beri ne kembe rrugen: Plepa – Ndroq – Tirane – Rinas e kthim. Desha s’desha, e nisa me nje autobus qe shkonte ne Fier dhe prej andej, me makinen Zis – te mbuluar te Kamberit, mberriti ne Krahes, tek e bija. Ne te errur, Xheviti zbriti ne Pecaj dhe prej andej po verente se mos diktonte dhente e tij, ne kullote, te monitoruara nga dhendrri i tij – Tefik Sulo Llakaj. Me poshte po ju bej me dije, opinionin telefonik, marre nga djali i madh i Tefikut – Suloja, i cili eshte deshmitar ocular i asaj dite ( nate ) dhe i zhvillimeve te mevoneshme, ne Kalivac.
Sic deshmon Bushua ( Sulo Tefik Llakaj ) i cili, aso kohe ishte femije: “ … Gjysh Xheviti, ne ate buzembremje zbriti ne Pecaj. Syte i kishte te forte e te mprehte si te zhgabonjes dhe veshtronte e njihte se largu. E pashe kur vuri doren mbi vetulla, sikur te kishte vene ne koke kapele me strehe dhe e hodhi veshtrimin nga Sheshi i Ormenit ku kulloste dhente dhendrri i tij – Tefiku. Njohu delen e tij – Balen – e cila shquhej mes tufes se dhenve, per nga ngjyrat e lekures dhe per nga shtati i beshem. Nuk e mbante vendi per te pare dhente e tij te dashura. I rrihte zemra fort dhe kembet e conin vetiu drejt kasolles ku mblidheshin dhente. Ra nata. Bagetite u sistemuan ne kasolle dhe Gjyshin e rehatuam prane oxhakut. Ne vater ishte ndezur nje zjarr kalafak, me kercunjet e lisave te shkulur nga Korija e Zhulajve. U ngroh mire e mire. Pikasa kenaqesine e madhe qe ndjente , duke e pare zjarrin me sy. E pashe me duar te zgjatura drejt flakes, sikur donte ta perpinte. Te ngrohta ishin mjediset e shtepise te Dajo Niaziut, ne Tirane, por zjarri ishte i mbyllur, brenda sobes e Ai nuk e veshtronte me sy.
Lumturia i shtroi darke, sic gatuan bija per Babane. Ai nuk e kishte mendjen fare tek pritja dhe sherbimet qe i bente krushqia dhe e bija, por donte te shkonte ne kasollen ku ishin dhente. Afer mesnates, me nje fenerkundra eres ne dore, i shoqeruar nga Tefik Sulua dhe nga une, vajti ne kasolleen e dhenve. Sapo hapi lesen e kasolles, dhente, kur pane driten e fenerit kundra eres dhe ndjene eren e vajgurit, u tremben e u grumbulluan ne nje qoshe te kasolles. Ato u mblodhen prane njera – tjetres, sic mblidhen dhente kur ndjejne rrezikun, por u qetesuan shpejt. Sic duket edhe bagetite ndjene eren e te zotit te tyre; Atij qe i kish rritur e ishte kujdesur per to, ne menyre te posacme. Interesante dhe e papersshkueshme ishte qasja e gjysh Xhevitit, tek dhente. Jo vetem se ishte nate dhe disa veprime nuk mund te shquheshin lehte, disa veprime te imeta te tij.
Xheviti, i malluar per dhente e tij te dashura, kapte cdo dele, ( dash, milore, milor ) prej flokesh. Nuk i kishte qethur ne gusht, sic bente zakonisht, prandaj ato e kishin leshin „dege “. Gjate diteve qe Xheviti ishte ne Tirane dhe dhente e tij i kishte ruajtur Tefiku, ato nuk ishin rjepur. E ku do te ripeshin ? Lendina ku ato kullotnin ishte e zhveshur nga shkurret dhe nga druret qe „ krihnin“ leshin e dhenve. Pastaj, xheviti, si coban i regjur, i kapte dhente, nje nga nje tek kryqet ku ndiente, me te prekur nese ishin dobesuar apo kishin mbetur, „si mushka“, sic i kishte lene Ai. I kapte dhe tek gjoksi per te pare nese ishin dobesuar. Duke ndjekur kete veprim te tij, Tefiku, me fener ne dore, me droje se mos merrte flake kashta e kasolles te dhenve, ndjeu psheretimen e tij ( here pas here, Xheviti „ hiqte ne zemer “ dhe qante. Qante fatin e tij. Kur Ai u be me tufen e dhenve te tij ( pas ndarjes me qinosarin Karafil Mahmuti ) dhe venjes ne udhe te mbare te planeve te tij per ti bere dhente te nje dashi, ja dhe ceshtja e veshtire e largimit te Dilaverit nga fshati qe i solli gjithe ato telashe. Xheviti mezi priste te fekste per t’u nisur, se bashku me dhente per ne fshatin e tij te dashur, per ne Kalivac, ne ate palce dimri.
Sapo zbardhi drita – kujton Sulua, nxorrem nga kasollja dhente dhe vecuam pjesen e gjysh Xhevitit. Cudi e madhe. Une isha i vogel por nje gje e kuptova: Me te degjuar shenjen e Gjyshit: „ Brrrr“, dhente e tij u ndane me vete e u vune ne kolone, per nje, me dashin percor perpara, te prire nga Gjysh Xheviti. Me ngjante sikur edhe bagetite donin te shkonin ne vendin qe njihnin e ne kasollen e tyre. Na shoqeroi Tefiku deri ne Bregadova. Ecja ne fund te kopese. Gjyshi i kishte bllokuar te gjitha kemboret dhe cokalet qe te mos benin zhurme, andej nga do te kalonim. Vetem dashi qe i printe kopese kishte kembore te varur ne qafe. Kaluam nga Arat e Buta, qe te mos kishim telashe ne Gonene ku ishin vendosur stanet e dhive dhe ne mehallet Bozanaj, Mecaj e me pas ne Ahmetaj. Planin e levizjes, Xhevit Malkua e kishte bere te studiuar mire dhe e kishte ne koke. Zbritem ne Margellic dhe kaluam ne udhen qe ndiqnin bashkefshataret tane, per te kaluar nga Gjembi i Bilos, nga Vathrat, nga Fieri i Metes, dolem ne Veldon e tek varrezat e fisit e te mehalles Ahmetaj dhe me tej dolem ne Derrase. Nga Qivuri i Zoto Halilit, segmenti i udhes deri ne Hysodosaj, tek Nasip Hyseni ishte e shkurter dhe nuk rame ne sy te njerezve .
Nasip Hyseni, i biri i Hallo Sados ( motres te Musa Mehmetit dhe i Hysen Mahmutit ), ishte njeri nga njerezit me te dashur e me te besuar te Xhaxhakos. Ai ishte esnaf per mbareshtimin e dhenve dhe gojekycur. Ne kasollet e dhenve te tij, u sistemuan dhe dhente e Gjysh Xhevitit. Aty, tufa jone e dhenve qendroi rreth nje muaj. Qumeshtin e pakte qe milnim nga dhente e merrnim ne nje gavete, mbeturine nga lufta Italo – greke dhe benim nje udhe te cuditshme per te shkuar ne shtepine tone, ne Ahmetaj. Kalonim prapa makines te miellit, prapa shtepise te Feta Bujkut, dilnim tek shtepia e Cizo Selfos, paastaj futeshim nepermjet bahces te xha Musait, e te Hysni Metes dhe zbritnim ne bahcen e Gjysh Xhevitit.
Ne shtepi banonim te dy; une dhe Gjysh Xheviti. Nje muaj rrjesht nuk iu ndava Gjyshit, derisa erdhi nga Tirana Nene Zonja. Mamajaime – Lumturia, vinte nje here ne dy dite, nga Krahesi. Ajo na lante e na nderronte dhe na sillte gatime te pergatitura ne shtepine tone, ne Llakaj. Na pelqenin byreket e pergatitur me lakra te egra, qullapitet, petullat dhe gjellet e tradites. Ajo ndjente kenaqesine se i sherbente Babait te saj dhe djalit te pare – Sulos. Mbasi erdhi nga Tirana Nene Zonja, dhe morem dhente nga Nasip Hyseni, shtepia e gjysherve te mi u stabilizua me gjithe sa kishte me pare ajo ekonomi. Une, deshmon Sulo Tefik Llakaj, u ktheva ne Krahes, me nenen time – Lumturine, ne njeren nga ardhjet e saj. Dajo Dilaveri, nderkohe, mbasi kishte marre ne dore shpernguljen, kishte ikur ne Tirane “.
Dilaveri nuk e pati aq te lehte shkeputjen nga fshati i lindjes dhe nisjen per ne Tirane. Ai ishte lindur e ishte rritur ne ate mjedis burreror, ku permbi fukarallekun e skajshem prevalonte dinjiteti dhe burreria. Djali i Xhaxhakos, nuk u rrit me pekule e nuk notoi ne kamje, por u rrit mes veshtiresish te panumerta e ne skamje te skajshme. Nese dokumentet i formuloi, ne meenyre te sakte Derua i Muharrem Kamberit, i cili, ne ate kohe vazhdonte Shkollen Petagogjike te qytetit te Gjirokastres dhe synonte te behej mesues i femijeve te fshatit. Shume dhe me deshire te mire, punoi per formulimin dhe firmosjen e shpernguljes nga fshati, kalivacasi i mire Novruz Tahiri, i cili ishte dhe ne funksione drejtuese. Ndihmuan shume njerez qe ishin vullnetmire e donin ta veshtronin Dilaverin te „ cante perpara “ e te behej dikushi e te mos mbetej pas kasmes e lopates apo te mbante ne dore kerraben e cobanit te dhenve. Fjalen e mire e thane: Sabri Veizi; kalivacasi i natyralizuar Hamza Sheshua i Mehmetajve; i cili ishte nje burre i zgjuar, i shkathet dhe hokatar, nga ata qe u degjohej fjala; Selfo Aliu; te cilin, pa frike mund ta cilesoj si „ Babai “ i fshatit; Eqerem Azbiu etj. etj.
Dilaveri siguroi shpernguljen, te cilen e siguroi mire dhe e mbante me kujdes, ne gji sikur te kishte nje shkrim te shenjte, i cili vlente sa vete jeta. Mirepo. duke rrugetuar per ne Krahes, tek motra Lumturi i shoqeruar nga kusheriri Muhedin Salih Nelaj, i cili kishte ngarkuar ne kalin e tij te kuq, nje „ kaposh “ me placka personale te Dilos, Atij i shkonte mendja dhe veshtronte, si ne nje film pa ze gjithe jeten e tij ne Kalivac. Kujtonte femijerine, adoleshencen, rropatjet pas dhenve dhe perpjekjet e tij per te dale mbi kerkesat e kohes. Vendosmeria e tij per t’u larguar ne Tirane dhe per te nisur nje jete te re, me ne fund u kurorezua me firmosjen e shpernguljes dhe marrjen e saj ne dore nga Dilaveri. Po tani e tutje ? Cfare e priste djalin capken te Zonjes dhe te Xhevitit? Asgje te sigurte nuk veshtronte; cdo gje i dukej e larget por ishte shume i vendosur te kapercente cdo lloj veshtiresish qe do ti dilnin perpara. Kjo vendosmeri e tij, nuk ishte ceshtje inati, por nje motiv i brendshem, i cili e shtynte Ate te ecte perpara, me guxim e pa droje. Mbasi u sigurua se Babai i tij dhe bagetite ishin nisur per ne Kalivac dhe se e ema – Zonja e Madhe e Binajve, shume shpejt do te shkonte ne fshat per ta stabilizuar familjen dhe shtepine, Dilaveri, me horizontin qe i hapte ky hap i madh perpara, mori udhen per ne Tirane, ku e dinte se mbeshtetja kryesore do te ishte vellai i tij. Problemi me i veshtire e me vlera jetesore per te ishte gjetja e nje pune te pershtatshme, per aftesite dhe per nivelin e tij.
(Fund i pjeses se pare ) ; shkruar nga Niazi Xhevit Nelaj- vella I Dilaverit.
Shenim: Shkrimi ka ne baze rrefimin autentik te Dilaverit, sipas kujtimeve vetjake, te cilin e kam intervistuar, hera – heres, kur i kam shkuar, per ta pare, pas goditjes te dyte cerebrale qe pesoi, e cila, per faktin se ishte e perseritur dhe me e forte ne intensitet, beri qe vellai im te qarkullonte me veshtiresi dhe me ndihmen e nje bastuni – paterice. Rrefimet e tij jane vjele ne caste kthjellimi te mendimit dhe pa e bezdisur Ate. Autentike jane dhe opinionet qe kam mundur te siguroj nga shoke e miq te tij, te cilet, me vullnet te lire dhe bazuar ne jeten e tyre te perbashket e kane pasuruar kete material me prurje me vlere. Ndonje sistemim e pershtataje dhe ndonje rregullim fjalish ( jo mendimesh ) e kam bere me deshire dhe mbasi kam marre pelqimin e „ heroit “ te shkrimit. Ato nuk ia heqin autencitetin rrefimit e nuk ia prekin bukurine.