Dauti i Pashajve

(Monografi kushtuar njerit nga njerezit me te mire e me te perkushtuar  per ngritjen e kooperatives bujqesore ne Kalivac te Tepelenes, i cili punoi, me mish e me shpirt per mekembjen e saj; Dautit te Pashajve. Dauti ishte vlerashume,  prandaj nuk duhet harruar ). 

Fundi tragjiki tij dhe koha qe ka shkuar nuk mund te behen shkak  per harrimin e tij.  Trualli mbi te cilin u lind e u rrit Ai burre,  nuk mund te shteroje se buruari njerez te zgjuar e te shkathet si Dauti.  Ne damaret e pasardhesve te Tij rrjedh gjak nga rrembat  e gjakut te „ heroit“ te ketij shkrimi. Sic eshte e njohur;  gjaku nuk behet uje,  ose,  e thene ndryshe,  nje rryme uji qe gurgullon nen shkemb,  do ta caje udhen per te bucitur.

Nje copez historie, nga ato qe kane goje e flasin.

 

Kooperativizmi agrar,  ne fshatin tone te bekuar,  si ne te gjithe vendin,  ishte nje shkalle ne udhen e gjate te zhvillimit te bujqesise.  Modeli dhe metoda qe u zbatua per kete qellim,  u huajt nga kolkozet sovjetike.  Ato (kolkozet ),  ne ate kohe,  si cdo gje tjeter,  imitoheshin me pike e me presje.  Si fillim,  synohej bashkesia e punes e me pas prona e perbashket.  Kooperativizimi i bujqesise ishte nje eksperiment,  i cili rezultoi i pasuksesshem.  Vertet gjate udhes se zhvillimit te eksperimentit ne fjale,  u arriten disa tregues pozitive e negative,  por,  ne fund te fundit, pikesynimi apo objektivi,  mbeti utopi.   

Daut Pashaj

Ne Kalivac te Tepelenes,  perpara se te formohej kooperativa bujqesore e fshatit,  kane funksionuar disa elemente shoqerizimi,  ndonese  te pjesshem.  Ato ishin te bartura,  por dhe te pasuruara me praktika te reja.

Sipas tradites shumeshekullore te fiksuar ne historine e rrefyer te fshatit tone,  bashkefshataret tane kene qene mjaft te afruar e te lidhur me njeri – tjetrin.  Ata i jane gjendur shoqi – shoqit si ne te mire dhe kur jane ndodhur ne veshtiresi.  Madje,  kur ndonjeri ndodhej ne hall,  kalivacasit vraponin ti shkonin ne ndihme, sic thone rendom ne Kalivac; me kuc e me mac. Lidhur me kete vlere te kalivacasve dua te theksoj sa me poshte: Kohezioni ne radhet e bashkefshatareve tane, lidhjet e ngushta mes njerezve dhe gatishmeria e tyre per t’u gjendur prane hallexhinjve,  jane vlera te cilat nuk u krijuan as ne nje dite e as nga nje njeri i vetem.  Kane qene burrat e mencur kalivacas,  ata qe kishin mendjen,  zgjuarsine, trimerine,  besen,  bujarine,  guximin dhe krenarine,  pse jo dhe pasurine qe sillte ndikim tek njerezit te cilet e kane mbajtur tok popullin e fshatit,  ata qe kane shuar sherret qe kur nxirrnin koken e nuk kane lejuar qe ato te maiseshin e te shnderroheshin ne zjarr kalafak.  

Ne kete shkrim,  sidoqe eshte kam shkeputur disa episode ne te cilet shfaqet qarte perpjekja fshatce,  per te shoqerizuar punen,  derisa u poqen kushtet per te kaluar ne kolektivizimin e plote.  Nje gje eshte e ditur:  Njeriu,  pa njerine nuk mund te jetoje;  kur nuk e ka ate prane,  e kerkon dhe e gjen nje te dyte , si vetja.  Po ju bezdis,  me duket me keto moralizime,  por dua te me kuptoni drejt,  ju lutem,  po perpiqem te bej nje renditje tjeter te atyre qe dua te evokoj,  duke menduar se perseritja nuk eshte e keqe,  perkundrazi,  freskon kujtesen e mban te gjalle ndjesine.  Fundja,  ai qe bezdiset,  le ti hedhe tutje,  letrat e shkruara prej meje,  se mund te behet edhe pa to.

Ishte kenaqesi e madhe,  kur njerezit,  dikur,  ngriheshin heret ne mengjes,  me kafshet e ngarkeses perpara ose te hequra pas kapistres,  therrisnin njeri – tjetrin,  ne rrugice,  qe te dilnin si ata,  me sepate apo me kosore ne duar,  me litare mbi  kaptellin e samarit te hajvanit e me nje torbe ne krah ku mund te fshihej ndonje duce (shishe me volum 250gr)  apo me ndonje botile  me raki,  nga me e mira.  Burrat kapercenin Perroin e Corrushit apo shkonin diku gjetke,  per te „nxjerre “ drute e dasmes.  Ishte e kendshme cokitja e sepatave dhe kosoreve,  tek prisnin drute.  Patjeter qe ne keto veprimtari,  me teper relaksuese,  mblidheshin njerezit tok,  shkembenin eksperienca,  bisedonin,  e ndiznin duke kembyer kutine apo qesene e duhanit,  ia ckulnin kenges labce,  pinin dhe ndonje gllenjke raki.  Dita e gezueshme e „nxjerrjes “ te druve te dasmes,  perfundonte me stivosjen e druve dhe ne mbremje me darken e petullave.

Punet ne bujqesi jane kryesisht sezonale.  Ne vjeshte mbillen te lashtat e behet ara ugar,  me plug ose me parmende;  ne pranvere,  punet shtohen e kerkojne me shume krahe pune.  Vijne thuajse ne te njejten kohe,  teharrja e te lashtave,  mbjellja e te vonave,  pas ugareve,  pastaj vjen prashitja e te vonave,  korrja dhe shirja e grunjave;  mbledhja e kallinjve;  venja e hipive etj.etj. Korrja dhe manipulimi i te vonave,  sidomos i misrit,  ka volum pune te madh etj.  Perballimi i volumit te madh te punes,  ne vecanti nga familjet me pak pjesetare ishte teper i veshtire.  Prandaj, i zoti i mallit ( shtepise ) ishte i detyruar te kerkonte ndihmen e gjitoneve e me gjere.  Kesisoj,  si menyra me e bukur ishte gjetur hedhja e argateve. Bashkohej puna e cdo individi; me veglat ne dore si ( draper,  shate,  kosor,  parmende etj ) nga veglat e punes qe nevojiteshin per proceset e punes.  Vlerat e ketyre grumbullimeve ishin te pallogaritshme.  Njerezit punonin se bashku,  qendronin ne krahe te njeri – tjetrit,  shkembenin eksperiencen vetjake; mesonin nga njeri – tjetri;  shkembenin vegla pune;  ndonjehere garonin me njeri-tjetrin;  kendonin labce e kercenin ne mes te ares;  hanin se bashku,  kthenin dhe disa gllenjka nga faqorja etj. etj. Ne mbremje,  sejcili shkonte ne shtepine e tij e u rrefente familjareve mbi punet e asaj dite,  duke marre me vete e duke u percjelle te tijeve te falat e atyre qe hodhen argate.

Argat “ hidhte ” edhe cobani i dhenve,  kur bente qethjen e dhenve.  Duket si proces i thjeshte e qe mund te kryhet pa veshtiresi.  Ne fakt,  ne kohen per te cilen behet fjale,  qethja e dhenve behej me gersheret tradicionale, mertalike me maje te mprehte, me dy doreza metalike te mbeshtjella me lesh dele, ne menyre qe mos ti vritej dora atij qe qethte.  Ata qe ftoheshin per te marre pjese ne qethjen e dhenve,  domosdoshmerisht duhet te ishin mjeshter,  ne profesion.  Leshi i qethur,  i cdo deleje behej bashke e nuk duhet te kishte te prera.  Lekura e bagetise,  gjithashtu nuk duhet te pritej,  etj.  Keto kerkesa te vecanta,  cobanet i dinin mire,  prandaj,  mendoheshin mire para se te shkonin per ndihme. Pronari i tufes te dhenve, servirte per argatet, nje yshmer, me gjalpe; nje zog pule me rosnica dhe gatime te tjera, bio.

Po guxoj te shkoj me tej: Kur nje bashkefshatar behej mbare per te ngritur nje shtepi te re apo per te shtuar ate egzistuese, Dashuria e ndersjellte dhe ciltersia e njerezve, shpalosej sheshit. Ne ate rast nuk  gezonte vetem ai qe bente shtepi,  por gezim kishin dhe njerezit e tij,  gjitonet,  mehallalinjte,  miqte e cilido qe kishte miresi ne zemer.  Kur hapeshin themelet dhe me pas,  kur cokisnin cekanet e valonte mistria,  prane muratoreve dhe te zotit te shtepise afroheshin dhe mjaft dashamire,  te cilet e kishin per nder te jepnin ndihmesen e tyre,  per te ngritur nje shtepi te re,  e cila konsiderohej „ e shenjte “.   Sikur te mos mjaftonte puna e papaguar, me vullnet te lire e me shume kenaqesi,  ishin te shumte ata qe,  me deshire gatuanin nje vakt ushqim,  me te gjithe perberesit,  te cilen ua servirnin ustallareve dhe uleshin e hanin mbi mur ose ne shesh,  se bashku. Buka qe servirej ne kete rast,  kur bamiresi ndertonte shtepi,  i kthehej; nga i zoti i shtepise, icili nuk e mbante mislok,  aktin e bujarise qe mori prej bamiresit.

Ne Kalivac,  eshte prodhuar gelqere,  qe ne kohe te kohes.  Fshataret,  ne nje vend te pershtatshem,  ku ishte nje faqe kodre e pjerret,  e veshur me shkarpe te dendur se shumti perralle,  e cila ndizej e digjej me lehte,  sic eshte Hija;  sheshi i Donijes;  faqja e kodres qe nis nga Perroi i Zelenices deri tek Bexga e Hasanbegajve etj,  vende te varura.  Gropa e kamines,  hapej nga i zoti i kamines dhe nga ortaket e tij,  me kohe dhe pak nga pak;  qemerin e kthente mjeshtri i kaminave  – Hamit Caush Muharremaj kurse per te prere shkarpen,  per ta rrokullisur ate deri tek buza e kamines dhe per te ushqyer me shkarpe zjarrin, 24 ore rrjesht qe flaka ne furre te mos shuhej,  duheshin njerez;  djem te forte e te rezistushem ndaj pagjumesise. Ata,  para se te thirreshin per ndihme,  perzgjidheshin mire.  Ai qe bente kaminen u siguronte dhe ushqimin,  per te gjithe vaktet sa vazhdonte djegja. Rastet me te shumte ishin djegje ne ortakeri.

Argate thirreshin dhe ne rastet kur vileshin ullinjte,  kur transportohej rere apo gure dhe ne raste te tjere,  kur pronari nuk perballonte dot volumin e puneve.

Kulmi i shoqerizimit dhe i bujarise kalivacase,  arrihej,  kur njerit,  ne mehalle apo ne fis i ndodhte nje fatkeqesi,  e cila rezultonte me ndarjen nga jeta te nje pjesetari te familjes.  Pervec ngushellimit,  percjelljes te te ndjeres( te ndjerit ),  40 dit me pas,  ne shtepine ku kish ngjare fatkeqesia,  fisi,  te Afermit,  miqte e dashamiret e shtepise,  cdo nate ( gjysma e pare e nates )  nuk ndaheshin nga shtepia fatkeqe.  Ata,  me pranine e tyre dhe me fjalen e mire,  ia lehtesonin hidherimin te helmuarit e nuk e linin te  vetem ate. Interesante ishte ajo qe do tju rrefej me poshte:

 Ne vater,  nuk ishin vetm te afermit dhe mehallalinjte por dhe disa miq,  te cilet i kishin shtepite larg.  Cdo nate,  darken e gatuante dhe e servirte njeri nga mehallalinjte.  ( Keshtu veprohej ne mehallen time, ne Ahmetaj ),  por  ma do mendja se keshtu ngjante dhe ne mehallet e tjera te fshatit e me tej.  Vakti i darkes,  gatuheej ne shtepine e bujarit,  me te gjithe asortimentet,  perfshi dhe ndo  nje gote raki.  Me enet e tij,  bujari,  e transportonte ushqimin ne shtepine e te lenduarit dhe e vendoste ate,  ne fund te shtepise. Kur gjykohej e arsyeshme( zakonisht para mesnates),  urdherohej,  nga i zoti i shtepise,  shtrimi i darkes. Te gjithe qaseshin rreth sufrase. Bujari,  me te tijet servirte ushqimet.  i helmuari, detyrimisht deklaronte : „ Darken,  sot, e ka bere filani;  per te mira e ne gezime ia shperblefshim “!  Njerezit benin adetin,  ngushellonin te zotin e shtepise dhe i shprehnin mirenjohje bujarit.  Pas konsumimit te darkes,  me shpejtesi, mblidheshin  enet dhe ashtu, te pa lara,  transportoheshin ne shtepine e bujarit.  Darken e ardhshme e pergatiste dhe e servirte nje tjeter bujar.  Kesisoj,  ne nje veprim te vetem ( pergatitjen dhe servirjen e darkes ) ezaurohehin disa ceshtje me rendesi jetike.  Ai qe ishte i helmuar,  nuk lihej ne vetmi 40 ditet e para,  kur dhe efekti i gjemes eshte me i madh e me i afert;  ndihmohej i helmuari ekonomikisht,  kur ai kish nevoje;  ata qe mblidheshin bisedonin 3 – 4 ore me njeri – tjetrin.  Bisedat ceknin probleme nga me te ndryshmit.  Pervec efektit psikologjhik,  njerezit merrnin informacion e shkembenin mendime,  futeshin ne marredhenie me njeri-tjetrin,  njiheshin me thelle e shoqerizoheshin.  Pjesemarresit,  npermjet bisedave,  qendrimit se bashku,  te ushqyerit ne te njejten sufra etj.  miqesoheshin me njeri – tjetrin dhe edukoheshin,  me normat zakonore te pranueshme per te gjithe.

Nuk ishin vetem keto forma te shoqerizimit te punes,   ne fshatin tone;  festimi i dites te veres,  kur,  qe ne mengjes,  te lare e te krehur,  te veshur me petkat me te mira ( ata qe kishin mundesi,  me petka te reja ) mblidheshim,  se bashku,  vajza e djem te mitur, tek Buza,  zgjidhnim nje pergjegjese ( pergjegjes ) per te na drejtuar e per te na rrefyer udhen.  Shkonim shtepi ne shtepi te fshatit,  qendronim ne kembe,  ne forme rrethi apo ne gjysme hark dhe takoheshim me nikoqiren e shtepise. Ajo na pyeste: „ I kujt je , bir-o „?,  na puthte ne te dyja  faqet e na jepte korkoqulle,  cfare te kishte ( petulla;  llokume  (ballakume );  veze; nje shege; nje ftua, nje palez fiku, nje grusht me aare apo me bajame etj.etj.  Ne, ato qe na jepte nikoqirja,  i futnim ne torben perj plhure qe mbanim ne krah.  Ato ( ata ) qe ishin te uritur,  ato qe haeshin i futnin ne goje.  Nikoqirja, duke na puthur,  na falte shume dashuri e miresi,  si dhe na percillte te fala,  per prinderit tane.  Shoqerizim i paster ky.

Afersisht nje vit perpara se te formohej kooperativa bujqesore e fshatit tone,  me orientim nga lart,  per te provuar nese fshataret ishin te gatshem per te formuar kooperativen bujqesore dhe  per te vertetuar nese ekonomia e vendasve ishte ne nivelet e kerkuar,  ne Kalivac u provua kolktivizimi .  Kjo forme e ndermjetme shoqerizimi,  ishte e pjesshme dhe si nje lloj eksperimenti.  Kolektivizohej puna por jo prona.  Njerezit punonin,  me veglat e tyre te punes dhe me krahet vetjake  te punes.  Punet drejtoheshin nga njerez me pervoje ne bujqesi,  te moshuar te cileve u kishin „ rene kockat“ ne ugare dhe nga ata qe kishin patur rezultate te mira ne punet  bujqesore te familjes.  Vlera e kesaj forme organizimi ishte e madhe.  Njerezit punonin perkrah njeri – tjetrit.  Shpirti fisnik i tyre bente te mundur qe njerezit te punonin me seder,  si ne aren e vet dhe ne ate te tjetrit.  Duke punuar se bashku,  njerezit njiheshin me ne detaje me njeri – tjetrin dhe ndihmonin shoqi – shoqin,  me pervojen vetjake.  Kjo forme pune,  e menduar dhe e organizuar mire,  ishte dhe  nje lloj verifikimi i veglave te punes dhe kafsheve te punes e te prodhimit, me qellim qe te percaktoheshin nevojat.

Formimi i kooperatives bujqesore, ne Kalivac, ishte nje hap i ndjeshem perpara.

Kooperativa Bujqesore ne Kalivac te Tepelenes u formua me 27 mars te vitit 1957.  Ishte kulmi i fushates per kooperativizimin e bujqesise.  Te deleguar te Komitetit te Partise te rrethit te Tepelenes dhe personalitete me ndikim ne rreth e ne krahine kishin marre detyra konkrete per te bere propagande e per te formuar koopertiva bujqesore,  ne fshatra te ndryshem,  pune per te cilen ata jepnin llogari. Synohej te mos mbetej asnje fshat i rrethit pa u bere kooperative bujqesore.  Ne Kalivac,  ate dite  ( 27 mars 1957 ) ia kishte behur partiaku i larte i rrethit –  Esheref Gjonca,  nga fshati Dames i rrethit te Tepelenes,  Alem Shehaj nga fshati Dhemblan i ketij rrethi;  Sulo Kasua,  nga Shehajt e Fushes;  Sulo Nelua,  nga Qesarati etj.  ( keta dy te fundit ishin nga treva vendase te mirenjohur si njerez me integritet e me ndikim tek fshataret.

Me daten 27 mars te vitit 1957,  mbi udhen qe te shpinte ne Majen e Derrases,  siper shtepive si saraje te Haxhiajve,  atje ku u ndertua dyqani i Zaim Xhemalit,  ne te thyer te dites,  po kuvendonin,  fshace,  te deleguarit dhe bashkefshataret tane: Mane Tafili;  Ahmet Selfua;  Lico Kapua dhe Dauti i Pashajve. Bisedonin per formimin e kooperatives Bujqesore,  ne Kalivac.  Ne mukthit, kur dita po i leshonte vendin nates,  Dauti e ftoi Esherefin dhe shoket e tij te darkonin ne shtepine e tij,  ne Hysodosaj.  Aty,  te peshtetur pas ledhit,  u shfaq mendimi se ishte koha qe Kalivaci i Luftes,  i burrerise e i beses, te mos mbetej prapa fshatrave te tjere.  U mor vendim,  ne parim,  per formimin e kooperatives Bujqesore te fshatit.  Per te vajtur per darke tek Dauti,  ndonjeri u shtrydh e u ndrydh,  por Esherefi vuri „ veton“. Ai ne krye e te tjeret pas tij,  te prire nga Dauti,  moren udhen qe te shpinte ne Hysodosaj. Dauti, si  zot  shtepie,  thirri qe ne rrugice: „Neno;  kemi miq per darke “!  Zonja Hyrije,  nje goxha grua,  fisnike dhe e pritur, iu pergjigj djalit te madh,  te cilin e njohu nga zeri: „ Urdheroni, le te jene sa te duan, shtepia ka vend ,  sa te duash  per njerez te mire;  sa te jene,  le te urdherojne; ne qofshin per te mire,  shtepia hapet i ka dyert,  kanate dhe per te mire ua shperblefshim“!

 Mbasi burrat zune vend ne ode,  sipas tradites vendore,  ( ne qoshene e djathte, u ul  miku i larget, Esherefi;  ne te majten  – i zoti i shtepise, Dauti e poshte tyre,  te tjeret, me radhe,  sipas „peshes “ qe zinin ne hierarkine shoqerore).  Mbasi beri urimin e tradites,  Dauti,  me fjalet  : „ mirese na urdheruat “! nisi biseda,  shtruar e qete – qete.  U krijua nje mjedis i ngrohte ku sundonte rregulli dhe dashamiresia.  Esherefi,  me „ peshen “ e te deleguarit mbi supe,  pyeti te zotin e shtepise:“ Sa familje beheni ne mehallen tuaj „?  Dyzete ishte pergjigja qe mori „flake per flake“.  Dauti porositi te vellane nen vete per nga mosha;  Sherifin,  te shkonte dere me dere ne Hysodosaj e te njoftonte qe te vinte ne shtepine e tyre,  nje burre per dere,  njelloj si ne rastet kur i zoti i shtepise ftonte ne dasem mehallalinjte.  Dauti,  porositi Sherifin,  te hidhej ne Ahmetaj e te njoftonte Memen e Muharrem Hasanit dhe te birin,  Skenderin qe te vinin ate darke,  ne shtepine e tyre.  Sherifi,  djale ne vaktit,  i shkathet e me shpejtesi e kreu detyren qe i vuri vellai i madh,  Dauti.

Ne takimin themelues te Kooperatives Bujqesore te Kalivacit,  ate nate,  ne oden e Dautit te Pashajve u ndodhen,  vec te deleguarve dhe te zotit te shtepise edhe disa bashkefshatere si Memja e Muharrem Hasanit;  Skender Muharrem Nelaj;  Haki Sulo Sulaj, Jashar Hysni Deraj,  Gani Muharrem Ramaj;  Nasip Hysen Alidervishaj etj.  Dauti i Pashajve,  u ngrit ne kembe dhe me ze te qarte e te vendosur,  kerkoi te regjistrohej,  i pari ne kooperativen Bujqesore te fshatit.  Ky akt i papare e i pamenduar,  mbetet historik e interesant.  Pas tij u regjistruan  anetare te Kooperatives Bujqesore te Kalivacit: Haki Sulua;  Ahmet Fejzua;  Tefik Medini dhe vellai i tij  –  Metja;  Gani Muharremi;  Kalo Qazua;  Manxhar Hazbiu;  Demir Seiti;  Selman Xhaferi;  Hetem Nexhipi; Nasip Hyseni;  Azis Telhai;  Arif Qamili;  Azis Selfua;  Ali Demiri; Dajlan Xheladini etj.  Sapo u vendos  krijimi i kooperatives Bujqesore te fshatit ( u dha besa e burrave ), i deleguari kryesor i Komitetit te Partise te rrethit te Tepelenes damsioti Esheref Gjonca,  u afrua tek dritarja e odes,  hapi kanatat prej dhoge,  nxorri pistoletin qe mbante ne brez dhe qelloi, ne ajer,  tri here.  Ky ishte sinjali qe njoftonte per dicka te rendesishme,  sic ishte lajmi per formimin e kooperatives bujqesore.  Gezimi dhe hareja sunduan oden e Dautit dhe tere mehallen e Hysodosajve,  ate nate. Vetem trimi me flete  –  Jace Sadik Azizaj,  deklaroi,  ate nate dhe i qendroi vendimit qe mori se nuk do te hynte ne kooperative,  gje qe i habiti,  te medhenjte dhe te vegjelit e mehalles.

Te nesermen,  qe ne mengjes,  ne shtepine e Dautit te Pashajve  erdhen bashkefshataret: Veledin Ahmet Caushaj dhe Rexhep Abedin Malaj.  Mehalla e Ahmetajve,  e cila kishte lidhje te ngushta,  historike dhe te asaj kohe me ate te Hysodosajve,  u futen ne kooperativen bujqesore te fshatit,  10 dite me vone. Mehala e Hysodosajve,  u be nismetare dhe e konkretizoi aktin e formimit te kooperatives Bujqesore te fshatit,  por dhe Ahmetajt,  nuk mbeteshin prapa tyre.  Ahmetajt,  me ne krye plakun e mencur Musa Mehmet Nelaj,  i cili e kish lare me gjak e me trimeri udhen luftarake nga 1912 – ta deri me atehere,  dhe me Memen trime e te pashme,  ne akord me mehallalinjte e tjere,  e kishin te „ pluguar „ aren e ishin te gatshem per te perqafuar direktiven e kolektivizimit te bujqesise ne fshat.

Dauti i Pashajve, qendroi ne detyren e kryetarit te kooperatives bujqesore te Kalivacit nje vit, vitin e pare te jetes te saj, i cili ishte dhe me i veshtiri. Cdo gje nisi nga fllimi. Orgnizime te kesaj permase ishin te paimagjinueshme. Dauti i perblloi veshtiresite e nisjes dhe priu perpara,  me guxim e me kurajon qe i dha horizonti qe veshtronte.  Pas tij,  u zgjodh Kryetar i kooperatives  veterani partizan –  Sinan Hasan Ramaj,  i biri i lundertarit me fame,  Hasan Ramos dhe vendin e tij e zuri  –  Mehmet Musa Nelaj i cili,  e drejtoi kooperativen bujqesore te fshatit  shume vite,  me vullnet e aftesi te rralla.  Per t’u theksuar eshte fakti se Dauti,  pavaresisdht se nuk ishte ne funksionin e kryetarit,  u zgjodh,  derisa u nda nga jeta ne Kryesine e Kooperatives Bujqesore te fshatit,  gje qe perben vlere me vete .

Nuk mund te mos theksoj dy caste,  e rrethana te cilet u kapen ne kohe e u shfrytezuan menderisht nga Dauti i Pashajve.  E para;  ka te beje me terrenin e pershtatshem qe ishte i pranishem ne mehallen e Hysodosajve,  por jo vetem ne te mire te formimit te kooperatives bujqesore.  Militanti komunist dhe atdhetari i shquar,  Sinan Hasan Ramaj,  prej kohesh i kishte bere „qilizme“ ata troje,  banoret e te cileve ishin lidhur ngushte me  Levizjen Nacional – Clirimtare dhe me atdhetarizmin  e zjarrte.  Ne trungun e Gani Muharremit nga Ramajt,  kishin luftuar tre ish partizane:  Muharremi,  Barjami dhe vete Ganiu. Manxhari ishte kusheri i Mehmet Shehut e nuk mund te dilte kunder ideve te tij etj.  Ne Sulaj ishte kryetari dhe mesuesi i luftetareve te Nacionalclirimtares dhe burri fisnik e i qenderueshem  – Tefik Medini.  Sikur te mos mjaftonte kjo,  Arifi i Qamilit,  gjithashtu nga Sulajt, ishte i lidhur ngushte me pushtetin e popullit. Sulajt kishin ne trung, partizanin e flakte, drejtuesin e veprimeve te partizaneve te fshatit- Sulo Beqir Sulaj.  Azizajt,  kishin ne trung trimin me flete Jace Sadiku dhe vellai i Havos te Kapllanit –  Ramizi ishte nga partizanet me te vjeter.  Ahmet Fejzo Pashaj,  nje burre i gjate,  fisnik e nga dere fisnike,  kishte patur ne radhet e partizaneve bijen e tij –  Nasibene e cilla u martua,  ne lufte,  me drejtuesin e veprimeve luftarake te partizaneve kalivacas –  Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj ). Ne familjen e Ahmet Fejzos,  njeri nga djemte  –  Qerimi  –  ishte oficer nga ata qe erdhen ne ushtri,  nga radhet e ushtrise clirimtare.  Hamit Ziflua,  njeri i kesaj familje,  ishte nga me aktivet partizane te malit.  Demir Seit Alidervishaj,  ne te dy krahet ishte,  koke e kembe i lidhur me pushtetin popullor dhe kishte sakrifikuar per te. Edhe Nasipi,  i biri i Sados e i Hysen Mahmut Alidervishaj,  ishte i lidhur ngushte me Nelajt nga rridhte e ema dhe nga Malajt( nga Halil Lazja dhe i biri –  selam Halili,  i cili ishte nje shtylle e forte e levizjes rinore antifashiste ne Kalivac .Azis Selfo Alidervishaj vertet ishte i verber,  por kooperativen bujqesore te fshatit e perqafoi qe naten e pare,  kur u formua. Prandaj, mund te theksoj se Dauti e njihte mire dhe e shfrytezoi mjeshterisht kete terren .

E dyta,  Dauti i Pashajve ishte njeri me horizont e me vizion te qarte.  Ai,  tere shoqerine  e kishte nga radhet e atdhetareve perparimtare dhe fakti qe u regjistrua i pari kooperativist,  ne Kalivac,  shto faktin qe kooperativa bujqesore u formua ne shtepine e tij,  krahas tipareve shoqerore qe kish dhe sjelljes te denje te tij e cila i jepte Atij avantazhin e njeriut te dashur e te respektuar mes bashkefshatareve te tij, bene te mundur qe Dauti i Pashajve te zgjidhej,  njezeri kryetar i pare i kooperatives Bujqesore te fshatit. Brigadier i pare u zgjodh Skender Muharrem Nelaj.  Te nesermen,  me porosi te Memes, Nenes te tij heroine,  Skenderi vuri penden e qeve te parmendes perpara,  hodhi ne krah parmenden dhe vajti ne aren e quajtur Bishtje,  ku zuri qete ne parmende e beri dy vija, si shenje se kooperativa bujqesore ishte formuar dhe Ai ishte anetar i saj.

Jo te gjithe fshataret u futen ne kooperative njeheresh.  Pati prej tyre,  si dajo Jacja,  i cili,  edhe pse kish qene partizan,  nga me trimat jo vetem te Kalivacit por dhe te njesise partizane ku ishte i inkuadruar,   kur mbaroi lufta,  dorzoi armet,  dhe nuk iu bind urdhrit te hierarkise per ta bere oficer,  por deklaroi ne komanden e njesitit partizan : „ Lashe qete ne zgjedhe dhe aren batall, dola malit  per te shporrur fashizmin qe na kish zaptuar vendin;  kete e beme se bashku,  kaq qe detyra ime,  tani  me lejoni te vete te leroj aren e te rrit femijet “!  Dhe erdhi ne fshat,  ku iu perkushtua puneve te bujqesise,  ne tokat qe trashegoi nga i ati ( kryesisht ne Cesmen e Thate ).  Pati te tjere,  dhe keta nuk ishin te paket, te cilet,  mungesen e deshires per t’u bashkuar me ata qe perqafuan idene e berjes kooperative te fshatit e u shkruan anetare te saj,  e justifikuan me lloj  – lloj  arsyesh,  te qena e te pa qena dhe bene manovra nga me monstruozet, per te gjetur nje vjege, mjafton te mos futeshin ne „ tufe“. Disa nga justifikimet me te zakonshme e me te  pranueshme  shprehnin  zgjuarsine e tyre.  Po mundohem te paraqes disa nga justifikimet me te gjetura: Njeri premtonte te futej ne kooperative,  sapo te korrte e te shinte grurin ( i cili kishte ardhur i mbare ate vit) dhe te conte hipite apo te transportonte kashten ne kasolle.  Nje tjeter, perpiqej ta  justifikonte mosdhenjen e fjales,  duke vene si barrikade,  lirimin e djalit nga ushtria ose martsen e tij.  Kishte dhe raste, ne te cilet nxirrej si justifikim lindja e nuses te djalit, te berit synet te djemve te familjesetj.etj. Ata donin ta shtynin sa me larg futjen ne kooperative edhe per nje arsye tjeter.

Vete nuk ishin te bindur ne epersine e sistemit kooperativist dhe gjykonin: „ Po te futem une ne kooperative,  qe kam ara pjellore dhe blegtori apo kafshe pune e ngarkese;  nga malli im do te hane dhe keta qe nuk kane as hi ne vater “. Pra ishin ne pritje,  cfare do te ngjante.  Pervoja e viteve qe pasuan deftoi tjeter gje.  Bashkimi i arave dhe heqja e gjerdheve apo sheshimi i ledheve,  krijoi kushte per sistemimin e fushes te fshatit,  per bonifikimin e saj,  perzgjedhjen e farerave elite dhe mekanizimin e nje sere kushtesh te tjera,  te cilet e conin bujqesine drejt zhvillimit.  Me kalimin e kohes,  njeri pas tjetrit,  „te vonuarit “  u bashkuan  me shoket dhe te gjithe fshataret u bene kooperativiste.  Nese dikush kerkon te dije dicka per anen biografike te Daut Mahmut Pashaj dhe metamorfozen e tij sociale,  po mjaftohem te them se Ai ishte „ simpatik “ ne te gjithe qenjen e tij; si ne pamje dhe se brendshmi. 

Dauti ishte simpatik ne te gjithe qenien e vet. 

 

Dauti u lind ne Kalivac te Tepelenes, ne mehallen Hysodosaj,  me 5 shkurt te vitit 1928.  Prinderit e tij;  Hyrija dhe Mahmuti ishin shqiptare denbabaden,  te ngulur prej kohesh ne Kalivac te Tepelenes.  Dauti ishte djali i madh i tyre ose,  sic shpreheshin ne ate kohe kalivacasit,  Ai ishte „ kafshita e pare “ ! Femijerine,  Dauti e kloi ne Bregun e Hysodosajve,  ne mes te ullinjve dhe pemeve frutore te shumta e te llojeve te ndryshem;  ne kushte ekonomike te favorshme,  mes ledhave e favoreve te shumte.  Femijerise te Dautit nuk i mungoi as shkollimi.  Sipas kushteve te asaj kohe,  kur ne Kalivac  ekzistonte vetem deshira per t‘u shkolluar, por mungonte  infrastruktura e nevojshme per kete qellim.  Me qellim qe te kryente tri klase te shkolles fillore,  te cilat nuk ishin pak,  prinderit e tij ishin te detyruar ta shpinin djalin e madh ne fshatin Symize te Mallakastres. Tri klase fillore,  ne kohen kur vendin tone e sundonte Mbreti Zog i Pare,  ishin goxha shkolle.  Femijet e kesaj kategorie,  merrnin ne shkolle njohuri mjaft te mira,  per t’u orientuar ne jete  e per te perballuar problemet qe u diktonte jeta.

Dauti i Pashajve,  ne kushtet e favorshme per jetese,  u rrit shpejt e hodhi shtat,  si lisat e pakte te bregores ku u rrit.  Ai u be goxha djale,  me shtat te larte rreth 180 cm;  i shendetshem,  faqekuq e i beshem, me dy sy te zes,  qe ndrinin si yje,  te cilet deshmonin zgjuarsi e veshtronin larg. Para se te shkonte ushtar,  kur mbushi moshen 18 vjec,  sic ishte tradita vendore,  prinderit e martuan djalin e madh,  per te patur ne vater nje tjeter krahe pune,  kur biri i tyre do te ishte duke kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak. Ata,  me ndihmen e miqve te shumte,  e pleksen kimetliun e tyre te dashur,  me zonjen  Bukurije ( ndjese paste),  nga fshati Matohasanaj i rrethit te Tepelenes. Martesa mes tyre u kurorezua me 15 nentor te viteit 1946, disa dite Perpara se Dauti te shkonte ushtar.  Ceremonia e dasmes mes dy te rinjve,  u be  ne shtepine e Pashajve;  ne Hysodosaj te Kalivacit.  Dasme e madhe,  me shume harxhe ku kundermonte era e mishit te pjekur ne hell,   u be, ne te dyja shtepite e te rinjve; si ne Kalivac dhe ne Matohasanaj. Problem serioz ishte kalimi i lumit te Vjoses, i cili kishte mbushur shtratin si rrjedhoje e prurjeve te shumta. Por Lundren e Kalivacit,  ne Donije e menaxhonte nje lundertar klasi,  sic ishte Hasan Ramua,  mehallaliu i Dautit.

Zonja Bukurie ( ndjese paste) dhe Dauti i Pashajve ( ndjese paste ) sollen ne jete nje tufe me femije.  Me 8 shkurt te vitit 1951,  e celi srine e lindjeve –  Kimetja ( ndjese paste ).  Familja,  cifti dhe tradita e donte femijen e pare te ishte djale,  por kjo nuk varej prej tyre dhe nuk deshperoi asnjeri.  Cifti ishte i ri ne moshe dhe nga gen qe benin shume femije,  ndaj e kishin te ardhmen perpara.  Me 17 shkurt te vitit 1954,  perseri u lind nje vajze,  te cilen e emertuan Hava dhe pas saj u lind Thelleza,  me 8 gusht 1957,  gati 6 muaj pas formimit te kooperatives bujqesore te fshatit,  kur i Ati ishte kryetar i kooperatives.  As pas vajzes se trete,  Dauti shpirtgjere,  nuk e „prishi“  zemren,  por tha:“ ka Perendia “ !  As kur erdhi ne jete vajza e katert e radhes –  Violeta;  me 2 shkurt te vitit 1960,  Dauti keshtu tha serish dhe vijoi punen ne kerkim te djalit.  Djali i vetem i ciftit,  Agroni,  erdhi ne jete me 5 shkurt te vitit 1962 dhe gati 1 vit e dy muaj  para ndarjes nga jeta te Dautit te Pashajve,  u lind Luljeta,  me 14 qershor te vitit 1965.  Dauti ishte familjar i kujdeshem,  si per bashkeshorten,  per familjaret dhe per femijet e barkut te tij.  Ai,  gjate gjithe jetes u kujdes qe familjes dhe femijeve te tij mos tu mungonte asgje e te rriteshin si bashkemoshataret e tyre.  Kete e veme re dhe ne faktin se Ai burre, kiish vese;  nuk pinte duhan,  nuk ishte alkoolist e nuk kishte vese te demshme por punonte me perkushtim per mirerritjen e femijeve.

Sherbimin e detyrueshem ushtarak,  Dauti e kreu ne Divizionin e Kembesorise te Gjirokastres,  ne detyren e ushtarit te thjeshte kembesor.  Mbresat qe la gjate sherbimit ushtarak,  si ne marredhenie me shtetin dhe me shoket,  ishin nga me te mirat e mundeshme.  Me shtatin e larte dhe me zhdervjelltesine e nje djali te fuqishem,  te ushqyer mire, me fjalen e embel e me buzeqeshjen simpatike e dashamiresine tipike,  Dauti i perballoi me lehtesi,  jo vetem kerkesat e stervitjes e te disiplines ushtarake,  por dhe kushtet e jeteses,  ne Divizionin e kembesorise.

Pas kryerjes me sukses te sherbimit te detyrueshem ushtarak,  Dauti u kthye ne vater,  me shume mall,  per prinderit dhe familjaret e tij,  per shoket me te cilet kaloi femijerine dhe me nje motiv me shume,  ai do te kthehej tek bashkeshortja e tij e dashur –  Bukuria,  e cila ishte sic kish emrin;  tere nur e hijeshi. Martesa me Dautin,  aq sa e deshi fati te ishin se bashku,  para se i shoqi te  vinte ne koke kapelen e ushtarit e ta ngjishte mesin me nje rrip te gjere lekure,  kishte zgjuar tek e bukura hiret vajzerore  gje qe beri te gezohej e te lumturohej i shoqi,  i cili e gjeti ate te tjetersuar e te zbukuruar.  Pas kthimit nga ushtria,  Dauti,  me i rritur ne moshe e me i pjekur,  me pervojen e jetes qe fitoi ne Divizionin e Gjirokastres,  iu prefill puneve te shumta te bujqesise,  per t’u ardhur ne ndihme prinderve dhe te tijeve,  ne punet e shumta e te renda te bujqesise.  Deri ne diten kur u formua kooperativa Bujqesore ne Kalivac,  me 27,  mars te vitit 1957,  Dauti u mor me bujqesi,  ne te mire te familjes dhe, u aktivizua  ne disa detyra shoqerore si Kryetar Fronti dhe Kryetar i Keshillit Popullor te fshatit.

Disa tipare te pamjes dhe te karakterit te Dautit

Me shtat te larte,  rreth 180 cm,  i cili,  per hir te se vertetes,  nuk ishte i zakonshem ne Kalivac,  vetvetiu,  qe ne pamje te pare,  te ngjallte nje lloj autoriteti,  per shkak te trupit,  por dhe per shkak te tipareve te vecanta qe pasojne.  Me tipare brune,  me fytyre te qeshur,  me sjellje te cilter e me nje buzagaz jo te shtirur,  Dauti ishte tip i vecante e i pranuar si lider nga kalivacasit.  Fytyra e tij e bardhe dhe syte te qete e depertues,  te qeshur e te lumturuar,  shprehnin qartazi dhe hapet,  bukurite e shpirtit te tij.  Mbante mustaqe te shkurtera,  te cilave u bente vazhdimisht sherbim.  Ato ishin ne cdo kohe te pastra e te kuruara.  Ne dukje,  prania e mustaqeve i jepte fytyres se tij,  pamje te rende,  serioze e burrerore por,  kur hyje ne bisede me Te zbuloje dhe shijoje vlerat e verteta dhe embelsine e karakterit te tij.

Dauti i Pashajve nuk pinte duhan e nuk ishte alkoolist i thekur.  Ai, ne drejtim te perdorimit te pijeve te forta,  nuk ishte profan;  ne raste gezimi e me rasate,  Dauti dinte te pinte,  me karar e te bisedonte kembekryq,  shtruar e me „bereqet “.  Kur fliste Dauti,  ne kuvendin e burrave apo ne nje trapeze te dashamiresish,  bashkebiseduesit e veshtronin ne sy e ia degjonin,  me endje kuvendin.  Ishte i zgjuar e i mencur e thoshte gjera qe u interesonin te gjitheve e u jepte udhe problemeve,  ndaj ngjante keshtu.

Dauti i Pashajve ishte njeri zemermire e zemermadh.  Ai i donte dhe i respektonte njerezit e thjeshte, prandaj ishte i dashur e i respektuar nga te gjithe.  Fjala e tij e embel dhe thjeshtesia e te folurit dhe e sjelljes se tij,  bente te mundur ti afrohej cilido per ti qare hallin e per te marre mendonje keshille prej Tij.  Ketu duhet ta kerkojme shkakun kryesor qe kalivacasit,  ne ata kushte e zgjodhen dhe e pranuan Dautin per Kryetar te Kooperatives Bujqesore,  qe ne diten e pare te formimit te saj.

Ne fundvitin 1960, si ne tere vendin dhe ne Kalivac u rishikuan e u rimaten oborret kooperativiste. Babai im Xheviti,  kur e pyeten,  ku e donte tredylymshin,  i tha komisionit qeveritar te posacem: Ma jepni ne Hysodosaj,  ne ishpronen e Dautit.  I donte shume dajot,  Xheviti,  prandaj kerkoi te legalizonte nje ngaster toke,  ne kete mehalle. Lidhur me kete rast,  Dautit iu dha mundesia te shpaloste shpirtin e mire dhe zemren e madhe te tij.  Ai u shpreh: „ Le te marre,  perse te mos marre, Xheviti eshte nip ne kete mehalle dhe ka pjese “!

Dauti ishte serioz,  autoritar  i natyrshem ( jo i imponuar ) dhe nje njeri qe nuk bente kompromis,  por zbatonte dhe mbronte te drejten.  Per Dautin ishin te huaja perkrahjet e padrejta,  hateret e neveritshme dhe ortakeria ne faj.  Duhet te mateshe mire e ta kishe peshuar me kujdes,  kerkesen apo ankesen qe do ti beje atij njeriu,  mbasi Dauti ishte i vendosur dhe luftonte,  pa kompromis qe te dilte ne shesh e te fitonte e verteta.

Nje tipar i vecante,  qe i shtonte vlerat dhe e bente mjaft te pranueshem Dautin,  ishte veshja,  rregullsia ne te veshur,  pastertia e petkave qe vishte dhe kujdesi i vazhdueshem i tij per pamjen e jashtme.  Teshat e tij,  nuk ishin te vecanta nga ato te bashkefshatareve te tij,  por ajo qe bente diferencen ishte rregullsia dshe pastertia.  Zakonisht,  Dauti vishej me kilota e me xhakete shajaku te zi.  Ne koke mbante kapele,  me strehe.  Sa mbaj mend,  kapelja e tij ishte prej lekure,  e zeze dhe me strehe.  Ne kembe mbathte opinga,  sic e donte terreni ku operonte dhe se ishin te forta.  Ushqim i preferuar i tij ishte,  ai i preferuari i te gjithe kalivacasve;  mishi i pjekur ne hell;  yshmeri;  revanija ne sac dhe trahanaja me vaj ulliri. Fasulet,  vertet ishin te preferuarat e tij,  por ato perdoreshin kryesisht ne stinen e ftohte.

 Dauti i Pashajve,  kishte ze te paster,  te qarte,  te embel, te forte dhe kish veshe muzike.  Ai kendonte bukur dhe kur dilte ne valle,  tundej oda.  Me nje grup shokesh,  atij i kishte enda te kendonte, kenget e tij te preferuara. Sa i shkonte  kenga,  ne shoqeri me Nasip Hysen Alidervishaj, me Tefik Medin Sulaj e me te tjere kengetare te njohur.  Kur kendonte,  ne grup me Nasipin dhe me Tefik Medinin,  kengen me versionin zagorit:

„… O moj oda pa katua;

Pse s’ma bere qejfin mua;

Te kendoj ashtu si dua;

Bashke me vellezerit tane;                  

O filan aman –aman…

  Kenge e tij, e kenduar me shume pathos ishte:

„… Janine tek Rrapi i fale;

Ja-Ja- Janin-o;…”;

Bjene nje zabit te vrare;

Ja-ja-Janin-o;

Smail Lesko Progonanae…

   Dauti kish per zemer dhe kengen Moj kunadheja,  lesh,  verdhe o moj lesh verdh – o…, te cilen,  Ai e kendonte,  ne dasma e ne gosti,  ose kur mblidhej me shoke,  me e pa sebep.  Dauti,  me zerin e tij  „brilant“,  kendonte ne cdo pozicion ( marres,  prites dhe hedhes). I kishte lezet kenga.  Ai dilte mbi zerin e te tjereve.  Dautit i kish lezet edhe  vallja labce e kenduar. Kur kercente me Laze Xhezon,  me Nasip Hysenin,  me Kalo Qazon dhe me Mete Medinin,  dridhej oda e kercisnin dhogat e dyshemese.

 Dauti nuk e meritonte ate fund tragjik; tragjedia mund te shmangej. 

Pas kaq vitesh prej ndarjes nga jeta,  versione te ndryshem rrefehen,  per fundin tragjik e te pamerituar te Dautit te Pashajve.  Kane shkuar shume vite qe nga ajo ndodhi makabre.  Gushti i vitit 1966,  sot,  na ngjan i larget.  Koha qe ka shkuar,  vertet qe ka hedhur ne shesh shume probleme  e ndryshimet qe kane ngjare ne hapsiren kalivacase sidomos ne jeten e njerezve,  nuk jane te pakte. Per fat te keq,  deshmitare okulare ne castin e asaj ndodhie fatkeqe nuk u ndodhen ne vendngjarje.  Edhe prej atyre qe shkuan me shpejtesi ne vendngjarje,  me fryme qe u merrej, nga nxitimi e nga padurimi  duke gulcitur apo te tjere qe u lebetiten duke e pare ashtu njeriun e dashur,  disa nuk jane me ne jete;  te tjere jane plakur aq shume sa nuk i mbajne mend sakte e i ngaterrojne gjerat.  Disa te tjere,  nga ata qe kene interesa te ndryshme,  rrefejne sic ua do puna.  Por Dauti 38 vjecar,  balli i djemve te Kalivacit,  edhe pse fati i tij i zi e shpuri tek ai vend i nemur,  nuk mund te harrohet,  kurresesi. Dauti i Pashajve do te kujtohet,  brez pas brezi,  per tiparet e tij te vecanta dhe per rolin e protagonistit qe luajti ne formesimin dhe mekembjen e kooperatives bujqesore te fshatit tone.

Nje gje eshte e qarte dhe e dukshme, si ne driten e diellit:  Dautin e Pashajve nuk e ka vrare njeri;  Ate e vrau fati i tij i zi dhe veprimet e pamatura te tij.  Dauti ishte fisnik nga rrenja e mjaft i zgjuar, per te mos rene ne kurthin e armiqesive. Mund te pohoj se Ai njeri kokeplote e largpames, nuk i vinte gjilperat maje per maje por i hapte udhe te ligut teksa dashamiret  dhe te mencurit i afronte e i kish per zemer.  Ne optiken time,  pa u ndikuar nga sa kam degjuar,  mbloj nje rezerve,  te cilen nuk dua ta marr me vete por ma ka enda ta ndaj me ju.  „ Ajo tragjedi „ banale “ mund e duhej shmangur “!  Ju qe do ta lexoni kete dedikim te merituar,  duhet te dini se nuk e kam patur te lehte te shkruaj  e te arrij ne perfundimin e mesiperm.  Ky perfundim,  sido qe eshte,  kam bindjen se edhe nese nuk lendon;  prapseprap dike ngacmon. Per kete lendim kerkoj mirekuptim dhe falje.

Ta them troc,  sic eshte e udhes per nje kalivcas,  i cili e do shume ate fshat te bekuar dhe Ata njerez te uruar:  Meqenese nuk u ndodha fizikisht ne ate ndodhi te rende per shkaqe madhore,  per ta nxjerre sa me te plote fizionomine e „ heroit “ te ketij shkrimi,  i cili kishte simpatine time te pamate,  terhoqa opinione nga 6 burime te ndryshem.  Opinionet perkojne me njeri-tjetrin por nuk jane te njejte. Me qellim qe ti afrohem sa me teper te vertetes, jam i shtrenguar te bej pergjithesime  e te shfaq edhe opinionin tim , mbi bazen e rrefimeve te njerezve dhe njohjes vetjake qe kam patur me ate „ figure“ te rralle kalivacasi.  Burimet e shumta te informacionit dhe njohja vetjake , me kane shpure ne hulline e te gjykuarit se katastrofa mund e duhet te shmangej. Ku e bazoj kete perfundim?

E para: Ne pune te atilla, ku rrezikshmeria eshte e dukshme nuk punohet i vetem.  Me pjekurine e moshes dhe me pervojen e jetes qe kishte akummuluar Dauti i Pashajve,  nuk duhet ti lejonte vetes nje veprim te atille, i cili i perngjan nje aventure ku rreziku ishte i sigurte. Ai njeri aq i mencur, mepatjeter, duhet te kishte prane,  te pakten nje  ndihmes,  qofte dhe ne moshe te vogel.  E them kete jo mekot.  Nje ndihmes,  sido qe te zhvillohej situata,  te ben te mos ndihesh i vetem,  perballe erresires  dhe vetmise.  Se paku,  nje i pranishem,  sido qe te ishte puna,  do te shperndante sinjalin e alarmit, duke qare, me ze te larte qe te tjeret te shpejtonin prane tij,  me qellim qe ta ndihmonin e ta shpetonin fatkeqin,  po te ishte e mundur.  Sinjali i alarmit,  i leshuar edhe  nga nje femije do te jepej me te qara e me te lebetitura;  sa te mberrinin te rriturit,  te cilet,  mesiguri qe do ta zoteronin me mire situaten. Vetmia,  sidomos naten,  kur njeriu e ka te veshtire te vrojtoje ne detaje e te cmoje objektin ( ne rastin tone rrapin ) ku do te operoje.

E dyta,  nata eshte e huaj apo e te huajit. Ajo u vjen ne ndihme keqberesve,  se pakti kobatareve,  por jo njerezve te ndershem  si Dauti i cili operonte ne mallin e perbashket,  ku kishte pjesen e tij.  Vajtja per te prere shuje,  ne ate buzembremje,  pas nje dite pune intensive e te lodheshme,  ndoshta i kishte zbehur e mpakur fuqite fizike te Dautit edhe pse moralin e kishte te larte dhe sedren,  pa kufi.  Sic rrefejne vellezerit Sherif dhe Nazmi,  sic pohon dhe i biri –  Agroni,  ne diten e mallekuar kur ngjau fatkeqesia e rende,  Dauti;   punetor ne brigaten e arave te kooperatives bujqesore te fshatit,  qe ne mengjes,  kish shkulur palice,  se bashku me Sherifin;  pastaj ishte nisur me nje barre drithe,  me mushken e shtepise,  per te bluar, ne Krahes ( qender) ku funksiononte nje makine bloje.  U kthye andej ne mesdite,  shkarkoi miellin,  hengri dreke,  pushoi pak ( mundet dhe e „trembi “,  sic thone myzeqaret dhe u nis per te prere shulin e mallekuar,  i cili i mori jeten.  I ndjeri,  donte ta dorezonte shulin e hipise,  ne brigate me qellim qe te merrte diten e punes ( ketu veshtrojme qarte kujdesin per familjen dhe per femijet ).  Eshte e vertete se vlera e dites se punes ne kooperative, aso kohe ishte mjaft e ulet dhe nuk ia vlente te sakrifikohej jeta e nje njeriu per disa „ pike “ ne libreze,  por te atille ishin proceset e punes ne kooperative dhe Dauti ishte sederli i madh. Atij nuk i vinte mire kur veshtronte,  kashten e grurit ne leme te cilen e shperndanin kafshet,  shpendet dhe era.  Shuli do te perdorej per te vene hipi ( mullar ),   ne menyre qe malli i perbashket te mos shperdorohej.  I dhimbsej Dautit malli i kooperatives,  ndaj kujdesej qe asgje te mos shkonte dem.

E treta, ne ate udhe buze lumit, e cila „rrihet “ rralle e kryesisht ne oret e dites,  zor se do te kalonte njeri qe ta gjente e ta ndihmonte ne castet kritike per jeten, kur Ai kacafytej me vdekjen mizore .  Mbasdite, edhe loparet qe u jepnin uje kafsheve,  apo ata qe shkonin per te mbushur uje ne burim,  rralloheshin dhe kishin tendencen te  largoheshin nga lumi e nga zalli,  per tu afruarne fund te mehalleve te fshatit. Atje ku ishte rrapi „ lapidar “,  prane ndodhej Burimi i Zborakut,  i cili nuk para pelqehej nga kalivacasit,  te cilet,  ne „varg “ grash apo ne karvan me kuaj,  shkonin per te mbushur uje te pijeshem tek Burimi i Madh,  disa metra ne Jug te Lundres.  Pavaresisht se kush e gjeti i pari  Dautin,  te rene nga rrapi,  asnjeri nuk e ka gjetur te plagosur e duke dhene shpirt,  por e kane pare Ate te ndare nga jeta.  Sic rrefen Dilaver Xhevit Nelaj,  i cili,  ne ate kohe ishte rreth 10vjec dhe e percillte naten arave,  ( ate nate ne  ishte ne Fengje ),  duke kullotur hajvanet,  se bashku me mjaft bashkefshatare te tjere,  si Safet Ahmet Caushaj;  Hilmi Resul Nelaj;  Zaim Xhemal Nelaj etj.( hera  – heres kendonin e kercenin ) per te shtyre kohen,  ne mengjes e shpuri udha tek Burimi i Zborakut dhe pa te ndjerin,  ne ate gjendje,  e njohu,  u lebetit e u kthye tek shoket.  I njoftoi ata,  por nuk mund te afrohej perseri.  Zaim Xhemal Nelaj,  i cili,  ishte me i rritur,  vajti ne vendngjarje,  e preku te ndjerin me gisht,  tek barku dhe kuptoi se kufoma ishte pa jete.  Kete ua tha shokeve dhe vrapoi tek zyrat e kooperatives Bujqesore ku i dha lajmin e zi Kryetarit te kooperatives bujqesore –  Mehmet Musa Nelaj,  i cili e donte shume Dautin, u ligeshtua dhe e mbajti vrapin ne Donije per ta pare njeriun e dashur me syte e tij.

Nderkohe,  vajza e Dautit  –  Thelleza,  kur pa qe dita po erresohej e cecua nuk po dukej,  me mushken per dore,  u kthye ne shtepi duke qare  me ngasherim.  E ema,  kur pa vajzen te mbytur ne lot,  e pyeti per Dautin e ajo u pergjigj se erdhi ne sahtepi,  mbasi nata po binte e Cecua nuk po dukej, sic premtoi. Bukuria,  me vajzen per dore, te „mbytur “ ne lot vajti ne shtepine e zonjes vjehrre,  ku,  per fat ndodhej dhe vella Nazmiu,  i ardhur per te kaluar disa dite e per tu shmallur nga Selenica,  ku banonte. Bashkeshortja e te ndjerit Daut,  iu drejtua kunatit Sherif,  me fjale te ashpra: „ Ku e ke vellane “?  Sherifi,  i ndodhur ngushte,  mbasi mori dhe pelqimin e Nenes,  i tha Nazmiut: Dalim dhe vemi ta kerkojme vellane ng aane e lumit.  Ata moren me vete nje elektrik dore dhe u nisen per ne ane te lumit, atje ku mund te kish shkuar Dauti per te prere shuje sic e kiish biseduar me Sherifin. Kur u afruan tek Burimi i Zborakut,  ne aren e tyre, ne Gurje,  ata pane shume shkendi duhani dhe nje zhurme njerezish te grumbulluar.  Sherifi,  urdheroi Nazmine,  te fikte ndricimin e elektrikut te dores dhe te mos ndihej;  gje qe nenkuptonte se „ „dasma “ ishte e tyre “!  Kur po afroheshin dy vellezerit,  Axhem Tefiku,  i cili ishte pjese e atij grumbulli njerezish,  peshperiti: „ po vijne vellezerit “! Mehmet Musai,  kryetar i kooperatives,  u doli dy vellezerve perpara .  Sherifi pyeti Mehmetin: ” Cfare kemi ketej,  o Mehmet Musai ”?   Dhe moren pergjigjen: “ Ua deftoj une,  por ju mblidhni veten,  se jeni burra “!. „U afruam, shpjegon Nazmiu aq sa pame kufomen  mbi zall.  I kishin hedhur nje rrobe persiper.  E kuptuam ndodhine  gjememadhe dhe vume ulerimen “.  Erdhen te derguarit specialiste nga Dega e Brendshme e Tepelenes,   te cilet nuk na lane ta leviznim kufomen por na moren ne pyetje.  Thelbi i pyetjeve te tyre kish te bente me merakun se mos familja jone dhe Dauti kishte bere armiq.  Foli Sherifi se mua nuk me bente zeri –  tha Nazmiu.

Cfare kishte ngjare ne ate buzembremje?

Dauti,  i vetem,  ishte ngjitur ne rrap per te prere shulin. Shuli  ndodhej  ne lartesi disa mewtra nga toka. Meqenese dega qe do te priste per shul ishte llastar i ri,  disa vjecar,  me lekure te bute e te rreshqitshme.  Prandaj,  opingat i futi ne rrapishtet e trungut te rrapit dhe me sepaten ne qafe te dores, ishte ngjitur ne lartesi.  Duke tentuar te vendoste kembet mbi nje dege te sigurte,  pa dashje,  Ai i kish vendosur kembet mbi nje dege te thate,  e cila ishte shkeputur dhe i ndjeri kiishte rene,  pertoke, nga lartesia ku synonte te priste shulin per hipi. Duke rene,  nga rrapi,  Dauti ishte goditur ne shpine dhe ne faqen e majte. Nga goditja e forte,  Dauti i Pashajve kish gjetur vdekjen,  ne vetmi.  Sepata u gjet ne dege;  atje ku e kish varur i ndjeri,  kurse opingat,  u gjeten midis rrapishteve.

Xhenazen e prune ne familje njerezit e Deges se Puneve te Brendshme te rrethit te Tepelenes,  ate dite. Mbasi u bene te gjitha proceset dhe nderimet qe meritonte, ate dite,  kur dita ishte thyer,  u zhvillua ceremonia e percjelljes te Dautit te Pashajve per ne banesen e perhershme,  i percjelle nga nje „lume“ njerezish, te ardhur nga ane e enes. Pervec pjesemarresve ne ceremonine mortore,  e cila u be ne varrezat publike te fshatit,  ne Faqekuqe,  ne te gjitha shtepite e fshatit kishte rene zija.  Gjema e papare nuk kish ngjare vetem ne Pashaj te Hysodosajve por ne te gjithe fshatin e me gjere. Hidherimin e thelle dhe keqardhjen,  kalivacasit e percollen per disa kohe me pas dhe njeriun e mire Daut Mahmut Pashaj nuk mund ta harrojne. E thelle qe dhimbja per familjaret e Tij, po se po, por shume e ndjene hidherimin shoket e ngushte te Tij: Mehmet Musai; Nasip Hyseni; Laze Xhezua; Ferrik Azizi; Arif Qamili; Ramiz Mehmeti etj. Shume u ligeshtua dhe miku i tij Hamza Shesho Mehmetaj, nga Dorza, i ngulur ne Ruc te Kalivacit.

Ne ceremonine mortore,  sipas tradites,  u mbajt nje fjale lamtumire nga bashkefshatari Ramiz Mehmet Ramaj.  Ne shenje nderimi e mirenjohje,  pjesemarresit I falenderoi vellai i te ndjerit  –  Sherifi.

_ I paharruar qofte kujtimi i Atij deli djali;  ti rrojne ata qe la pas!

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj                                          Ne Tirane, gjate muajve shkurt – Mars 2021