Dashuria per librin –  Dashuri e madhe

Biblioteka e familjes tone eshte librashume dhe e larmishme. Nuk pretendoj se i kam lexuar te gjithe librat,  por krenohem me ta.  Deshiren per te lexuar libra e kam te hereshme.  Te pakten nga klasa e peste e shkolles fillore.  Ne hullite e bukura te letersise me ka orientuar te futem mesuesi i ndjere – libohoviti Bardhyl Joka.  Nje takim me shkrimtarin Kin Dushi dhe ai me Ministrin e Arsimit te asaj kohe- atdhetarin Bedri Spahiu ma shtuan deshiren per te lexuar.

Mesues Bardhyli,  nje lexues sistematik,  oren e mesimit qe drejtonte,  e ndante me dysh.  Ne gjysmen e dyte te ores se mesimit,  Ai bente rrefimin e episodit te fundit te romanit me te ri qe lexonte –  Permbysja,  i cili ishte njeri nga te paktet libra artistike te kohes.  Mesues Bardhyli ( ndjese paste ), rrefente e ne nxenesit e tij beheshim sy e veshe.  Sipas kushteve, mundesive dhe deshires,  nisem te lexonim edhe libra jashteshkollore.

Ne Korce,  kur hyra ne Teknikumin Bujqesor,  gjeta kushte mjaft komode e nxitese  per te lexuar.  Metodistja e perkryer –  Kostaqe,  nje meso grua, e paket nga shtati por me zemer e shpirt si det dhe me koken plot,  me korrigjoi  „ shenjestren “ per te shmangur hallakatjen qe kisha ne leximin e librave  e me futi ne hulline e nevojshme.  Shkolla e Mesme Bujqesore,  ne Korce,  qytet qe njihet si djep i kultures me formesoi dhe e forcoi me tej vullnetin tim per te lexuar e per te shkruar.

Kur u bera me page me vete,  ne pranveren e vitit 1963,  nisa te blej libra,  rregullisht e pak nga pak,  formova nje biblioteke vetjake,  e cila u shumua parreshtur.  Ne Regjimentin e Rinasit,  ne hotelin e beqareve,  banoja ne te njejten dhome me te ngjashmin Ahmet Sulejman Zogu,  i cili kishte prirjen e preferuar prej meje,  per te lexuar.  Te dy,  pershtatem disa rafte,  ne dollapin e teshave,  ku vendosem, librat qe blinim.  Kesisoj,  mori udhe biblioteka vetjake e cila u shtua e u pasurua dita dites.  Sa here  merrja rrogen e sa here dilnim ne qytet,  vrapin e mbaja ne librari.  Blija cdo liber te ri te pacensuruar.  Ne kohen per te cilen behet fjale,  librat artistike i gjeje ne treg,  rralle.  Ata botoheshin ne pak ekzemplare teksa kerkesat e njerezve ishin ne rritje. Perparesi kishin librat politike.

Ne preferencat e mija ishin librat artistike te shkrimtareve klasike ruse,  si Lev Nikollajevic Tolstoi;  Aleksander Sergejevic Pushkin;  Lermontovi;  Cehovi;  Sergej Jesenin;  Maksim Gorki dhe te tjere shkrimtare te njohur e me pak te njohur.  Mihail Shollohovit,  ne ate kohe i behej shume reklame,  por cilesia e shkrimeve te tij voluminoze,  ne disa vellime,  sic ishte rasti me Donin e Qete dhe ndonje liberth si Fati i njeriut,  u bene te diskutueshme.  Shkrimtaret shqiptare,  si ata te letersise klasike dhe ata me te rinj ishin nder te preferuarit e mi. Noli;  De Rada;  Zef Serembe;  vellezerit Frasheri etj.  dhe te rinjte Ismail Kadare;  Dritero Agolli;  Fatos Arapi etj.  etj.  zune vend dhe mbushen shpejt raftet e bibliotekes time.  Pelqeja shume Lasgushin,  Foqion Postolin,  xha  Mihal Gramenon etj.  i lexoja me shume deshire. Aq fans isha i Kadarese dhe Agollit,  saqe nuk lija liber te ri te dale nga mendja e tyre,  pa i blere e pa i lexuar.  Isha i ri ne moshe dhe truri im perthithte shpejt dhe gjithe sa i jepja.

Disa romaneve,  sidomos atyre me tematike historike si i fundmi i Mohikaneve,  Aivenhoi,  Lamtumire arme;  Plaku dhe Deti,  njeriu qe qesh;  etj.  etj.,  te cileve u behej shume reklame,  jo vetem nga Shtepia e vetme botuese qe mbante emrin e Naim Frasherit,  por nga lexuesit vete,  kisha kuriozitetin apo  “manine” per ta lexuar sa me shpejt.  Prandaj ne nje dite fluturimi ( me 4 qershor 1964 ),  ne vend qe perpara se te me vinte radha per te hipur ne kabinen e avionit Mig 17 – f,  me numer anesor 227,  ti hidhja nje sy detyres te dites,  u futa ne parcelen me miser,  prane zones Nr1 te fluturimeve,  me romanin e Valter Skotit nen sqetull dhe nisa ta lexoja me endje.  Ate dite, i dhene teresisht pas ndodhive te romanit,  harrova radhen e ngritjes ne ajer e i lejova vetes nje gabim te rende ne ngritje i cili,  per pak me kushtoi jeten.  Ndodhia qe pasoi daljen time nga pista e ngritjes per fajin tim u shnderrua ne nje pragkatastrofe ajrore e perfundoi me demtimin tim e te avionit qe pilotoja.

Kur dilnim ne Tirane,  me dalje te lire,  si ushtaret,  dy here ne jave,  sipas nje radhe qe e menaxhonte Gezdar Veipi ( ndjese paste ) te cilit i thonim,  natyrisht me shaka  –  “beqar I stazhionuar”,  sapo qendronte autobusi ushtarak 20 vendesh ne qender te qytetit,  prane kafeterise me emrin “ Kursal ”,  e mbaja vrapin tek nje barake anes Lanes ku tregtoheshin libra.  Ne ate barake,  ne cep te ures qe te con tek Drejtoria e Policise te Tiranes,  tregtonte libra Ballkizja,  nje mesogrua,  me sjellje teper korrekte dhe dashamirese.  Ajo,  si njohese e mire e fushes,  me ruante librat e rinj e me rekomandonte librat artistike te pershtatshem e me te kerkuarit.  Kur nuk ndodhej Ballkizja,  ne barake,  Ate e zevendesonte Nena e saj,  ose bashkeshorti Mitat,  te cilet,  gjithashtu,  ishin dashamire ndaj meje.

Kur e cvendosen baraken nga vendi e nuk di ku e shpune,  u lidha me nje librare,  e cila ishte ekonomiste,  diku ne nje dikaster,   por,  punonte dhe librare.  Ajo ishte nga Korca ;  e quanin Vangjeli e ishte grua mjaft me kulture ,  me edukate te shendoshe dhe kompetente.  Mandej blija libra tek nje librare ne rrugen e Durresit,  e cila quhej Zana.  Edhe ne kete njesi,  mi ruanin librat e rinj.  Me vjen per te qeshur,  kur kujtoj se ne Tirane,  une njihja me teper librare se sa kameriere e banakiere.  Ndodhte keshtu mbasi isha shume i dhene pas librave dhe shiteset,  per shkaqe nga me te ndryshmit, nderronin pune ose njesite e  tregtimit te librit.  Ku nuk arrita per te siguruar librat artistike,  te cilet,  ne ata vite ishin deficitare. Librarja tek Varri I Bamit;  ajo tek Shkolla e Bashkuar e Oficereve,  nje hileqare,  tek busti i Qemal Stafes,  ne rrugen e Elbasanit e ndonje tjeter,  ne Tirane te Re,  apo ne Laprake me mbanin me lajka.  Edhe nese rrallehere futesha ne lokalet ku sherbeheshin pije dhe ushqim,  kryesisht per hir te shokeve,  punen per blerjen e librave te rinj,  nuk e nderpreva asnjehere.

Qendrimi ne te njejtin repart,  ne Rinas,  zgjati rreth 3 vjet.  Erdhi koha dhe statukuoja ime u prish;  me transferuan ne Qytetin „ Stalin ”,  ne skuadrilen e trete te ketij Regjimenti,  e cila kishte vartesi te dyfishte:  nga Regjimenti,  ne periudhen e lagesht dhe nga Shkolla e Aviacionit,  kur thahej fusha e kriposur e Poros,  ku zhvilloheshin fluturime stervitore  me studentet per pilote.  Sa te veshtire e pata,  per te marre me vete librat e bibliotekes vetjake.  Mund t’u duket cudi,  por,  une,  aq i pasionuar isha pas librave sa qe,  edhe kur u transferova,  ne nje thes,  futa librat me te preferuar,  te cilet i cova ne Qytetin “ Stalin”,  ne hotelin e beqareve,  ku u akomodova.  Vlen te them se ne Qytetin “ Stalin” ishte veshtire te siguroje libra artistike,  sidomos nga ata te kerkuarit.  Ne qytetin e naftetareve,  vertet kishte klase punetore,  por nuk ishin te pakte dhe intelektualet.  Efektivat e aviacionit,  te te gjitha kategorive e profileve lexonin shume;  ne Qytet kishte shume inxhenjere nafte dhe specialiste te mirefillte,  te cilet i gjemonin shume librat e rralle.  Kishte dhe ushtarake te tjere,  artiliere,  tankiste e te profesioneve te tjere,  te cilet,  gjithashtu lexonin.  Ne ate kohe,  ne Qytetin „ Stalin “ funksiononte vetem nje librari. Prane postes te qytetit dhe nje tjeter ishte ne Uren Vajgurore.  Me veshtiresi u lidha me libraren e vetme te Qytetit „ Stalin ” e cila ishte tregtare e ndershme por,  ishte zene ne hall dhe „ Kujt tja prishte e kujt tja ndreqte.  Bera si bera,  cava.  Shfrytezova nje rrethane te favorshme per mua;  respektin qe kishte librarja per efektivin e Regjimentit te Aviacionit,  mjaft nga kuadrot e te cilit  ishin bleres te rregullt te librave.

Nuk e cmoj te tepert tju bej me dije dhe nje detaj,  thjesht personal.  Meqenese librat e mi u shtuan ne numer dhe thesi u rendua,  nje pjese te titujve i cova tek nje njeriu im,  ne Tirane,  biblioteka e te cilit ishte e varfer.  Nuk ishin pak  por rreth 500 tituj nga ata qe une nuk i kisha ne plan te pare te preferences.  Mjerisht,  njeriu im,  ushtarak,  u transferua,  se bashku me familjen e tij,  ne Berat.  Pakujdesia per librat dhe fakti qe familja e tyre nuk kishte shpenzuar per blerjen e librave,  i hapi shtegun shperdorimit dhe shperndarjes se tyre pa kriter.  Kur vajta per te marre librat e mi,  u befasova kur ne raftet e bibliotekes te familjes te njeriut tim,  kishin mbetur vetem disa revista e libra,  te cilet nuk i konsideroja.

Vajtjet e mija te shpeshte nga njeri qytet ne tjetrin ( atje ku kishte repart aviacioni),  me sherbyen dhe per te bere nje lloj rikonicioni,  me qellim qe te piketoja,  ku mund te gjeja libra te cilet nuk i gjeja ne Tirane.  Ndaloja,  vazhdimisht ne Kavaje,  per te ngrene ndonje tas me kos dhe per te blere ndonje liber.  Ne ate kohe kavajasit lexonin pak.  Lushnjaret,  Beratasit;  Elbasanasit,  madje dhe korcaret,  lexonin pak. Ne Vlore,  libri nuk binte ne shesh;  Vlora kishte uri per libra.  Ne Berat,  me ngjau dicka, te cilen nuk e prisja.  Ne lagjen : „ Murat Celepije“,  hyra ne nje librari,  pa patur ndonje objeksion konkret se mund te gjeja libra te pagjetur gjetke.  Librari me ftoi ne nje lloj bodrumi  ku kishte mjaft pluhur,  i cili kishte mbuluar librat qe ishin brenda.  Cfare te veshtroja?  Nga togu i librave tere pluhur,   librari nxorri nje veper te Josif Visarionovic Stalinit,  nga ato me format te vogel,  te lidhura me  kapak te forte boje kafe. Librat ishin ne seri;   nga numeri 1 deri ne ate 14.  I bleva se nuk i kisha ne biblioteken time. Josif Visarionovic Stalinin e kam patur per zemer.  Sido qe Ai ishte diktator dhe kishte bere krime ne territoret e Bashkimit Sovjetik,  ne vendin tone,  ishte bere aq propagande e forte,  sa qe edhe ne librat shkollore te viteve pas Luftes se Dyte Boterore shkruhej:  Enver –  Tito – Stalin.  Kujtoj se kur vdiq Stalini,  e isha ne shkollen shtatevjecare, (Nxene4s I klases se peste),  ne Tepelene,  duke iu referuar kryesisht rolit te tij ne Luften e Dyte Boterore dhe “ hijes ” qe ishte krijuar per rolin e tij ndaj vendit tone,  qanim tek degjonim njoftimin dhe peshperisnim me njeri – tjetrin,  me logjiken e nje femije 11 – 12 vjecar se “ Tani iku bota ”!

Te kthehemi tek librat e braktisur te Stalinit,  Ne ate library,  ne lagjen  „ Murat Celepie “,  ku kishte me shume pluhur se libra. i bleva librat,  ne nje torbe e i cova ne hotelin e beqareve,  ne Qytetin “ Stalin ”. Ate dite,  me rekomandim te librarit,  bleva dhe disa kokrra limone,  me qellim qe,  me lekuren e limonit te ferkoja fort kapaket e librave,  ne menyre qe te hiqej pluhuri dhe njollat qe ishin ngjitur pas kapakeve.  Pas ferkimit te forte dhe per disa ore,  librat erdhen ne gjendjen e tyre te mepareshme dhe une coc ndjeva nje si krenari,  te brendshme qe kisha bere te mijat nje pjese te veprave te klasikeve te Marksizem  – Leninizmit.  Ne ate kohe,  Stalini dhe vepra e tij kriminale ishin denuar e „Hija “ e tij ishte sfumuar,  ne arenen nderkombetare,  kurse, ne vendin tone, „ mblohej“,  me kokfortesi figura e tij, ndonese jo hapet…

Me thes plot me libra te vyer shetita neper reparte te ndryshem te aviacionit.  Edhe ne Poro,  gjate kohes kur isha ne rolin e instruktorit te teknikes se pilotimit,  ne aeroplanet reaktive Mig – 15,  thesi me libra nuk m’u hoq nga kurrizi.  Vetem ne vitin1968,  kur u bera me shtepi,  ne Tirane,  thesi me libra u zbraz ne nje biblioteke te sajuar,  siper depos se druve.  Mirepo vite me pas,  ndodhi nje paudhesi  berenda familjes,  e cila me kushtoi rreth 100 dispensa te Fakultetit te Drejtesise.  ( ne ate kohe,  studimet  ne shkollat e larta funksiononin jo me tekste por me dispensa). 

Me tere ata libra ne familje, dikur mendoja: “ I mjeri une; djemte , do ti shesin me kile librat e mi e do te thone: “ Baba ziu, pot e kishte ngrene e pot e kishte pire, me parate q eke harxhuar per te blere libra, mbase do te rronte dheca kohe”!. Mirepo nuk ngjau keshtu. Mbesa 6 vjece, kur vjen ne shtepine tone e veshtron biblioteken plot , thote: “ Nena, ju adhuroj per kete biblioteke kaq te madhe! Si I keni blere dhe a u ka humbur ndonje liber? Kush I ka lexuar keta libra dhe a do te mundem ti lexoj une…”? Lere djemte qe kane perfunduar shkolla te larta cilesore? Eshte shume e vertete qe ne kohet qe po kalojme , libri sikur eshte “ braktisur“ e perparesi merr celulari dhe mjetet e tjere te komunikimit masiv. Por ka dhe nga ata qe e duan e nuk e ndajne nga dora librin.

Per t’u shenuar eshte puna per perhapjen e dijeve permes revistave te ilustruara dhe librave me figura , te kesaj natyre.  Meqenese biblioteka vetjake u pasurua dhe me libra e revista per femije.  shtepine time e “dynden” femijet e pallatit,  te bllokut,  deri dhe te lagjes,  te cilet,  duke shfrytezuar shoqerine qe kishin me djemte e mi,  vinin,  pa droje,  ne shtepi,  per te “bere” mesimet,  por dhe per te terhequr libra  nga ata qe nuk i gjenin lehte,  as ne familjet e tyre,  as ne shkolle e nuk ishin bere ne moshe per te frekuentuar bibliotekat e shtetit.  Kisha celur nje bllok,  ku shenoja,  emrin e klientit,  titullin e librit,  daten e terheqjes dhe me nje shenje te kuptueshme  –  daten e kthimit.  Librat qe qarkullonin me shume ishin ata me perralla,  Tregimet e Mocme Shqiptare;  Proza Popullore Shqiptare,  librat me tematike nga Mitologjia Greke,  si: Homeri;  Odisea;  Herakliti;  Sofokliu;  Herkuli  etj.  etj.  Kujtoj nje reviste e ilustruar,  me vjersha brenda,  e cila bente fjale per nje femije qe kishte lene lavamanin hapet dhe kur erdhi ujet( se ujet , ne ate kohe „ vinte3“ ne banese ne orare te caktuar),  u mbyt shtepia.  Vargjet : „Obobo i ziu c’bera.“..? „Alo! Te vije Mamaja;  ne shtepi u be hataja…“ etj,  nuk gjente pushim por kerkohej ne vazhdimesi.  Femijet jane te sinqerte dhe si anetare te bibliotekes familjare,  ishin teper korrekte.  Per te shuar kurreshtjen e lexuesit,  kujtoj se numeri i femijeve abonente ne Biblioteken e familjes i kaloi te 100 nxenesit.  Propagandimin e librit,  ne familjen tone, tashme nuk e benin vetem dy djemte adoleshente, me shoqet dhe shoket e tyre te moshes,  por jo pak ndikonin fjalet e Nenes time;  Zonjes,  e cila,  me vend e pa vend u thoshte njerezve: „ Djali im,  ka nje tren me libra “!

Ne vitet  ‚80 te shekullit qe shkoi,  pata privilegjin te sherbeja ne Regjimentin e Helikoptereve,  ne Tirane,  ne detyren e Zevendessekretarit te Byrose te Partise.  Mbuloja dhe problemet e kultures.  Pervec risive te tjera,  ne kete Regjiment gjeta nje terren mjaft te pershtatshem edhe per te punuar me librin. Meqenese detyra ime funksionale ishte e lidhur me punen e partise,  veprimtarine time e shtriva me shume deshire dhe ne fushen e perhapjes te librit politik,  i cili,  ne ate kohe ishte mjaft ne „mode “ nese mund ta them keshtu.  Efektivat e Regjimentit,  si ata qe fluturonin ( pilote dhe teknike bordi ) ishin njerez te pasionuar pas librit.  Por dhe kuadrot e tjere,  pavaresisht nga funksioni e specialiteti,  lexonin.  Kishte nje arsye te forte,  kjo praktike pune.  Meqenese ne aviacion,  punohet ne kolektiv ( tani i thone ne grup);  analizat,  deri dhe bisedat e lira,  beheshin te perbashketa.  Ata qe nuk e kishin fort qejf leximin,  ishin te detyruar te ngrinin „pjacen “ , ne menyre qe te mund te merrnin pjese ne bisede me njerez me nivel te ngritur.

Ne Regjimentin e Helikoptereve,  gjeta dhe disa kushte te tjere,  te cilet ma lehtesonin punen dhe me gjindeshin ne ndihme. Komisari i Regjimentit( shefi im i drejtperdrejte),  nje pilot me pervoje te gjate ne dhenjen e mesimeve te fluturimit ne Shkollen e Aviacionit,   me zgjuarsi e me takt,  nuk me tha kurre jo,  kur duhej vepruar per te siguruar literature.  A.Nanaj, drejtues i punes se partise ne Regjiment,  gjeti tek une nje lexues te pasionuar dhe nje njeri qe qemtonte librin politik dhe ate artistik.  Sapo merrja njoftimin se kishte dale nga botimi vepra e radhes e Enver Hoxhes,   ashtu si ne raste te tjere,  kur me duhej te ftoja ne Regjiment,  ndonje njeri me vlera ne fusha te ndryshme te jetes,  si Ismail Kadare;  Dritero Agolli;  Fatos Nano;  Sabri Godo;  Spiro Koleka  etj. per te zhvilluar informacion politik te kualifikuar,  njoftoja Komisar Agimin dhe Ai nuk ma prishte per te shfrytezuar makinen e vogel te Komandes te Regjimentit,  per te shkuar.  Kur me duhej ,  ne detyrat kulturore.  Zbrisja ne kryeqytet dhe e ndalja vrapin tek Libraria „ Flora “,  ne qender te metropolit,  ku ishte librare,  tironsja e rralle Kimete. Me libraren kisha rene dakort te merrja,  here me leke ne dore e shpesh me kredi,  sasine e ekzemplareve te nevojshem,  te serise te veprave te Enver Hoxhes.  Po sa ekzemplare merrja?  Sic urdheronte partia,  te gjithe ata qe ishin te regjistruar  „komuniste “ ne baze te nje liste qe menaxhonte sekretari i orgaqnizates  – baze te partise,  duhet te pajiseshin me veprat e serise te Udheheqwesit te Partise.  Kishte dhe te tjere,  te cilet nuk ishin te regjistruar ne parti,  por qe i blinin  veprat, vullnetarisht,  per arsye te ndryshme. Me shume besohej se po te blije librin politik dhe kete ta dinin ata qe benin politiken e kuadrit, mund te kishin favore e te ngjiteshin ne karriere.  Sekretaret e organizatave –  baze te partise,  por dhe te shkruarit „ komuniste “ ia kishin pare te miren kesaj pune.  Sekretari,  terhiqte tek une,  aq kopje libri sa i nevojiteshin dhe parate i paguante nur klientet e tij merrnin pagen muajore. Kjo perbente lehtesi per klientet e librave politike , te cileve u ngjante sikur po i merrnin librat falas, pavaresisht se kurrizi do tu „kerciste „ me pas.  Librarja Kimete,   aq sa kishte mundesi,  me furnizonte dhe me libra artistike te rralle,  per te cilet kishte uri,  jo vetem tek lexuesit e rregullt te Regjimentit te Heklikoptereve,  por dhe ne qytetin e Tiranes.  Njerezit i merrnin veprat e udheheqesit,  disa me deshire;  te tjere,  nga droja se mos vecoheshin nga shoket e binin ne sy per keq.. Me ka ngjare dhe nje rast i vecante,  i pa deshiruar nga ana ime,  por domethenes.

Ne nje rast ,  nuk di  perse e me cfare rasti,  shkova per vizite ne shtepine e nje oficeri,  anetar partie,  ne Kombinatin e Tekstileve “ Stalin ”. Ne shtepi  ishin lajmeruarqysh me pare  e ndodheshin  te gjithe anetaret e familjes ushtarake.  Mora qerasjet e rastit dhe urova,  te zonjen e shtepise,  per rastin fatlum me deshiren e mire qe ne ate familje,  cdo gje te shkonte mbare.  Ne bisede e siper,  e zonja e shtepise mesoi emrin tim.  Papritur, Ajo ndryshoi qendrim dhe  pyeti bashkeshortin,  i cili rrinte si mbi gjemba:   „Ky eshte Ai Niaziu,  i librave,  qe na e ka mbushur bufene plot me vepra,  te cilat rendojne e u kane zene vendin qelqurinave“?  Oficeri nuk e deshi veten; Ai, here skuqeje here zverdhej , nga sikleti dhe per ta kaluarhallin,  e percolli biseden ne tjeter teme.  Sic duket,  burreziu,  i kishte marre veprat jo me deshiren e tij por nen trysnine e opinionit te nenrepartit dhe te sekretarit te organizates – baze te partise.  

Disa libra,  ( te cilet nuk ishin te pakte ) perpara ndryshimeve demokratike te viteve  ‚90 ishin tabu.  Ne biblioteken e familjes tone,  per shkak te botekuptimit te autoreve te tyre dhe permbajtjes te papershtatshme,  nuk kishin zene vend ne biblioteken e familjes tone.  Autore me peshe ne filosofine boterore dhe njerez te ditur,  si Nice;  Hegel;  Kant;  Kamy;  David Hyme;  Habermans;  Karl Poper etj.  etj.  ishin te papranueshem per nje biblioteke,  pronari i te ciles kishte botekuptim materialist.  Pas ndryshimeve  qe ngjane  ne vitet e mevonshem,  edhe ketyre emrave,  u hap vend ne biblioteken e familjes tone.  Librat e tyre  ( ata qe jane perkthyer ne Gjuhen Shqip ) lexohen me endje dhe plotsojne boshllekun e krijuar nga koha.

Ne biblioteken e familjes tone,  kane zene vend,  libra ne shqip e ne gjuhe te tjera.  Per shansin tim te keq,  zoteroj ne nivele te kenaqshem vetem Gjuhen Ruse.  Gjuhet e tjera;  si ato europiane dhe ato oksidentale,  i njoh perciptaz ose nuk i njoh fare.  Librat ne gjuhet qe nuk i kuptoj,  jane vendosur ne rafte me vete  dhe i shfrytezojne djemte dhe bashkeshortet e tyre.  Meqenese librit,  kur per te behet kujdes,  nuk i  kalon koha,  mendoj se koha qe vjen,  do ti  levize nga vendi edhe ata libra qe tani duket sikur jane pergjumur.

Besoj se ka lidhje dhe fakti qe,  ne familjen time,  nuk jepen dhurata materiale,  ne rastet e nevojshem,  me rraqe e zbukurime,  por dhurohen libra.  Kjo me jep kenaqesi te vecante dhe ne familjen tone ka marre vleren e nje norme,  te cilen e respektojne te gjithe,  madje dhe kalamanet te cilet gezohen shume, kur u dhurohen libra e revista te ilustruara.  Nje liber,  i dhuruar,  kur ka dhe nje perkushtim te gjetur, ne krye, per mua eshte vlerashume.

Kohet e fundit,  futjen ne librari e kam rralluar.  Deshiren e kam te madhe e nuk ngopem se bleri libra,  por,  ky kufizim lidhet me mungesen e vendit ku sistemohen librat.  Pervec hapsires te munguar,  ka dhe ndonje shkak tjeter vetjak.  Prandaj jam i shtrenguar ti blej librat me perzgjedhje,  ndonese e kam te qarte se libra pa vlere nuk ka e nuk mund te kete.

Per ta perfunduar kete rrefim,  pa bere Belulin qe rrefehet,  por pa i shpetuar „ kurthit “ per te rrefyer siku ai,  ruaj mendimin se sido qe tek njeriu kapacitetet intelektuale  zvetenohen me avancimin e moshes,  deshira per te lexuar e per te ndenjur Brenda librit,  nuk humbet;  ajo shuhet me njeriun vete.

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj;  ne Tirane,  gjate muajit janar 2022.