Copeza Bujarie

Banoret e Kalivacit jane fisnike dhe bujare. Njoh me teper Babane tim; Xhevit Malko Nelaj ( ndjese paste), prandaj do tju njoh me disa copeza bujarie nga jeta e tij baritore:

  1. Episodi i pare: Dikur tek xha Musa Mehmeti,  fis,  i aferm yni,  me shtepi rreth 30m ne Jug – Lindje te shtepise tone,  erdhen dy miq nga fshati Sevaster i rrethit te Vlores. Njeri syresh quhej Luto Feimi;  tjetri ishte kusheri I tij.  Lutua ishte officer I Ministrise te Brendshme,  vella,  me nene e me babe i Minajetes ( Nuses te djalit te xha Musait –  Mehmetit),  njeri me edukate e me culture, i pashem e  mjaft i sjellshem.

Xha Musai dhe Ninija ( e shoqja,  nje burrereshe e rralle ),  per te nderuar mikun dhe nusen, shtruan nje darke,  per shtate pale qejfe;  me mish te pjekur ne hell,  me raki te forte, me kenge e me valle dhe me te shtena armesh. Ishin te ftuar familjaret ( vellezerit e xha Musait ); xhako Rremja;  Ceco Banua e mjaft dashamire te tjere te familjes.

Kur ne sufra u shtrua  byreku,  sipas tradites vendase,  kusheriri i Lutos,  ia ckuli kenges labce, me tekst thumbues:“ O byrek,  more byrek,  ku jemi neser per dreke?  Heshtje,  asnje pergjigje nga ata qe ishin qasur ne sufra.  Priti pak dhe u pergjigj Xheviti fukara por sederli e xhymert  (bujar): „ Tek Xheviti, me sheleg “! „ Ne dasem e per gezime ta shperblefshim“! – pasoi xha Musai.

Te nesermen,  heret  ne mengjes,  Xheviti u ngrit heret dhe,  pa nxjerre dhente nga kasollja,  mori qengjin pires me te mirin,  etheri,  ne mes te avllise,  e ropi qe te mos ftohej dhe e la te shtrire ne mes te avllise.  Kur u doli gjumi miqve nga Sevasteri dhe mbasi hengren lengjerin ( ene bakri ) me petulla,  u nisen per ne shtepine e tyre.  Rrugica me gure,  ndante avlline tone,  me yrtrat e xhako Rremes.  Xheviti,  apostafat,  qendronte tek shtegu i avllise tone,  me qellim qe sido qe te vinte puna,  te ishte i pranishem.  Me zhurme,  te shoqeruar nga Mehmet Musai,  dy miqte po zbritnin rrugicen.  E pane Xhevitin dhe i folen , pa u kthyer: “ Tym e mbec,  o xha Xhevit,  thane ata te dy ”? Po ku do te vini,  gjegji Babai.  Do vemi ne shtepite tona, ne Sevaster, se kemi pune ,  thane ata. “ Po kur keni ardhur ”?  –  I pyeti Babai.  Dje,  u pergjigjen ata,  pa teklif. “Po te kishit ardhur pardje,  mund te iknit sot,  u prgjigj Babai.  Ikni! por merreni me vete dhe kete,  u tha Ai miqve,  per ti vene ne seder,  duke deftuar me dore qengjin e therur “!  Miqte qeshen,  me te madhe,  dhe deshen,  s’deshen qendruan per dreke e u larguan ne te errur.  Ate dreke,  ne shtepine tone u be nje pritje e gezuar dhe e pasur sic nuk kishte ngjare !

  • Episodi i dyte:  Ne shtepine tone,  dikur kishte ardhur mysafir vellai i Nenes time,  Zonje Temes,  nga Koshtani i Tepelenes –  Adush Temja,  se bashku me te birin adoleshent,  Jonuzin.  Per te nderuar kunatin ( vellane e gruas ),  Babai i mbajti te ardhurit,  per darke.  Duhet ti nderonte,  sipas tradites vendore,  duke therur nje berr ( dele ose qengj ).  Xheviti i beri  shenje Jonuzit,  te dilte ne avlli dhe aty e porositi: „ Futu ne kasollen e dhenve,  zgjidh me te miren e bagetive,  zere per kembe ose per leshi dhe nxirre jashte “! Ashtu beri Jonuzi,  i cili nuk mund ti parashikonte veprimet e pastajme te Xha Xhevitit.  Kur pa qe Babai e vuri ne mes te kembeve delen shterpe e i preu koken,  vuri duart ne koke e vajti me vrap tek i ati,  i ulur ne qoshene e djathte te baneses e tymoste cibukun me duhan.  Adushi donte te kundershtonte,  por tashme ishte vone e darka kaloi me se miri
  • Episodi i trete: Xhevit Malkua ishte coban dhensh – esnaf.  Ai ishte mjeshter I njohur per mbareshtimin e dhenve.  Dhente e tij,  edhe ne dimer,  kur hanin bar,  ne mes te fushes,  dalloheshin nga gabaritet ( ishin te beshme ne trup);  me lesh te paster e te pa rjepura dhe me  „disipline “.  Me qellim qe te shfrytezonte hapesirat me shkure ku delet e tij mund te hanin bar apo te pertypnin lende perralli dhe te mos ripeshin,  ne muajin gusht i qethte per se dyti.

Ai,  ne dimer,  i „ vriste “ dhente,  lart nga Shkembi e i priste ato te „ vareshin “ ne mukthit.  Dhente shkonin,  pa cobanin prapa tyre,  deri ne Majen e Hasanbegajve dhe „vareshin“ vete.  Xheviti i priste tek Bishti i Rrezave te Haki Sulos,  aty ku ishte nje gur i madh,  ne forme stoli. Vinin udhetare te panjohur,  nga rrethinat e Vlores,  kalonin ne lundren e Kalivacit,  tek rrepet ne donije dhe merrnin udhen qe te shpinte neper Kalivac,  tek shkolla e fshatit,  me tej tek Lisat e Hyset e kalonin ne krahinat e tjera te rretheve fqinje.  Vendi ku qendronte Xheviti e tymoste  cibukun prej dru panje ishte si shtrunge.  Aty,  detyrimisht do te kalonin udhetaret.  I ftonte Babai,  udhetaret e lodhur nga udha e gjate,  te „ benin “ nje duhan dhe ia niste bisedes,  shtruar.  E pyeste udhetarin nga ishte e cilit fis i perkiste dhe i sygjerante te mos vijonte udhetimin ne ate buzembremje,  mbasi udha per ne fshatin e tij ishte e larget,  nata do ta  „zinte “ ne udhe e mund ta sulmonin qente. „ Rri sonte per darke,  tek une e neser ne mengjes merr udhen per ne fshatin tend “.  Shume nga udhetaret pranonin oferten,  kurse te paktet vijonin udhen.

Ne mukthit,  se bashku me mysafirin e panjohur,  Xheviti,  ia behte tek shtegu dhe i fliste te shoqes: „ O Niazi ( aso kohe ishte turp ti fliste gruas ne emer burri,  prandaj i fliste ne emer te djalit te madh ),  pa dil se kemi mysafire  per darke dhe i prezantonte udhetarin “.  Menjeane,  qe mos ta degjonte i ardhuri,  Zonja e Madhe e Binajve i drejtohej te shoqit: „ Pu – pu,  mor burre,  ku i gjen keta sopiqare ti e mi sjell tani,  ne aksham ? E kalonte naten burri i huaj,  per bukuri e i ngrene,  shlodhej e terej po te ishte i lagur dhe,  te nesermen,  qe ne mengjes,  merrte udhen per ne shtepine e tij.

  • Episodi i katert: Ne mungese te mjeteve financiare per te blere bar ( kullote) ne dimer,  Xheviti I nxirrte dhente, lart,  nga Majat ose nga Bregu i Hysodosajve,  ku kish dajot. Zonja e Madhe e Binajve ( ndjese paste ),  me nje tas cingo,  te bardhe,  e perzinte nga pas,  per ti shpure ushqimin ( pershesh me kos apo me qumesht ). Ne te dy rastet kur veshtronin Xhevitin me dhen , nga sevdaja e bagetive dhe nga fakti qe Babai i donte femijet,  sidomos djemte,  afronte Hysnine e Jasharit; Muharremin e Haredinit dhe Muharremin e Halos.  Babai nuk hante kurre vete,  pa ngrene djemte adoleshente, nga persheshi i tij. Ata  e mbajne mend bujarine e tij dhe e rrefejne me ngazellim, sot e kesaj dite, kur jane bere burra e kane ne vater nje tufe  me femije. .
  • Episodi i peste: Vellai im,  Dilaveri,  ka qendruar, ne Kalivac,  deri ne moshen kur vajti ushtar. Une kam ikur nga fshati kur isha vetem 10 vjec.  Ashtu si une kur isha femije  edhe Dilaveri shkonte pas Babait, me dhen.  Nje dite, pas kaq vitesh,  Ai me rrefeu,  nje aspekt interesant qe ka te beje me shpirtin bujar te Babait tone.  Ne Kohen kur qingjat beheshin per ti pjekur ne hell,  rrefen Dilaveri,  ata kercenin e lodronin, ne vathe,  ne kasolle e ne kullote. Xhevitin e kish marre malli per mua dhe i thosh Dilos:“ Kur kercejne keshtu qingjat,  ata paralajmerojne ardhjen e djalit te madh “! E kish pikur malli Babane tone per mua dhe shpresonte. Lodrimi i qingjave ne ate menyre,  sipas bestytnise te tij paralajmeronte nje ogur te mire e te deshiruar.  
  • Episodi i gjashte: Xhevit Malkua,  kish nje mik,  per koke te mikut.  Ate e quanin Mete Medin Sulaj,  nga mehalla e Hysodosajve.  Dajo Metja ( keshtu u therrisja gjithe burrave nga ajo mehalle),   te cilet,  i doja e me donin shume.  Xheviti dhe Metja,  te dy ishin cobane dhensh te regjur;  ata e njihnin mire dhe e donin shume njeri – tjetrin. Ishin te lidhur dhe me miqesi e me krushqi,  e cila rezultoi fatkeqe.

Dajo Metja e percillte naten ne vendin e quajtur Gurje,  atje ku ishin dhe hauret e njohur me emrin e pronarit te tyre:  hauret e Mete Medinit.

Kur kish ndonje gje te mire per te ngrene,  sidomos mish te pjekur ne hell, ose kur tek Xheviti trokiste ndonje mik i vluar, Atij nuk i shkonte poshte e nuk e shijonte si duhet gatimin,  pa patur ne sufra,  mikun e tij –  Mete Medini.

Nje dite vajta ne shtepi,  me leje.  Babai u gezua shume,  kur me pa dhe sic e kishte praktike te njohur,  vuri nder kembe e i preu koken,  qengjit me te lashte e me te mire,  i cili ishte pires e i dhjamur,  si sapun.  Per darke thirri dy vellezerit:  Reshat dhe Nelo Resmiu,  si dhe Selmanin e Resulit,  i cili nuk mungonte kurre.  Njoftoi dhe Mete Medinin,  i sigurt se Ai do te vinte.

Nena ime,  Zonja e Madhe e Binajve,  si nikoqire e rregullt dhe si gatuese cilesore,  nuk e shkoi qengjin ne hell,  mbasi ai ishte pires dhe dhjami i qumeshtit do te shkrinte nga zjarri,  por e copetoi,  sipas anatomise dhe thelat, te medha,  i sistemoi ne nje tepsi,  te cilen e vuri mbi kembje, me prush poshte teksa saci i nxehte i rrinte siper.  Sic dihet,  shija e mishit te pjekur ne sac,  nuk ka ndonje ndryshim te madh me ate te mishit te pjekur ne hell.  Perpara se te shtrohej sufraja,  shijuam te brendshmet e qengjit te njome,  me nje pike raki te forte jo me raki kocimare por me raki nga te mblojturat e Zonjes te Madhe te Binajve),  te ardhur nga Teqeja e Prishtes,  ne nje kacup lekure.

Zume vend ne sufra,  perbri njeri – tjetrit.  Vetem Nena rrinte ne kembe e na sherbente.  Thelat e mishit,  ishin te ngrohta,  leshonin avull e ashtu ishin mjaft te shijeshme.  Nena,  i kish prere ato goxha te medha.

Dajo Metja,  ca nga mosha e ca nga mungesa e dentistit ne fshat,  nuk i kish ne goje te gjithe dhembet e dhemballet.  Ai,  per ta patur me te lehte,  perzgjidhte thelat pa kocke,  por tulet,  si permase ishin me te medha.  Njera nga thelat,  nje tule e madhe,  i mbeti ne fyt e me zor,  me nderhyrjen e me te rinjve,  u lirua prej saj.  Megjithse ishte ne dere te mikut te tij te lashte dhe ne mjedis dashamires,  dajo Metja “u turperua”,  u ngrit,  doli ne avlli,  mori kalin per kapistre dhe e mbajti vrapin ne Gurje.  Xheviti,  i vene ne merak per fatin e shokut te ngushte iu vu pas; vajti ne Gurje.  Pa kalin te lidhur dhe dajo Meten te shtrire ne vendin ku flinte;  u bind se cdo gje kishte shkuar mire;  mbuloi mire shokun e tij me rrobat e jatakut te tij te posacem e u kthye ne shtepi. Na gjeti te merakosur,  per te dy burrat

Raste te tille,  mund te qemtaj dhe shume te tjere,  por keta mendova kete here.

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, me 15 maj 2021