Cfare e shtyu Blerin te zbuloje Kalivacin e Tepelenes

Me 8 maj te vitit 2016,  se bashku me vellane e vetem,  Dilaverin dhe me dy djemte e lashte dhe dy djem te tyre ( Bleronin dhe Kejdin ),  hipur ne dy makina te kohes,  ndermorrem  nje rrugetim,  te gjate, me bereqet dhe  historik,  nga Tirana,  ku banojme,  ne Kalivac te Tepelenes,  per te cilin pergjerohemi.

Vajtem ne Kalivac,  per te takuar kusherinjte tane me te afert qe kemi lene atje.  Ne vecanti donim te takonim Xhikon e Reshat Resmiut  (ndjese paste ); bashkeshortin e saj –  Reshatin ( ndjese paste ): Kushullen e Nelo Resmiut dhe pinjollet e tyre.

Kur shkoj ne Kalivac te Tepelenes,  e kam bere si rit; viziten e pare e bej ne varrezat e fisit,  atje ku prehen dy prinderit e mi:  Zonje Temja dhe Xhevit Malkua dhe mjaft nga te daahurit e mi.  E mira Xhiko,  (ndjese paste ),  e cila ishte njoftuar per kete vajtje tonen,  na priste tek dera e varrezave, prane shtepise te saj, te cilat jane te rrethuara me tel gambion,  qe nga koha kur ishte kryeplak i fshatit,  i paharruari Hydajet Muharremi i Derajve.

Ne perberje te „ ekspedites “,  ishin dy djemte e djemve:  Kejdi dhe Bleroni.  Te dy shkonin ne fshatin e gjyshit,  per here te pare;  kurioziteti i tyre ishte i madh.  Kuptohet, interesimi i tyre nuk mund te ishte i njejti dhe,  ne fakt ashtu ngjau.  Ata kishin te perafert moshen;  te dy adoleshente por,  prirjet nuk i kishin te njejta.  Bleroni,  djali i dyte i Ardjanit,  nxenes i shkolles nentevjecare, gje e zgjuar e me prirje per t’u bere nje shkencetar i mirefillte,  me  befasoi me pyetjet qe me beri dhe me interesimin e tij.

E kam bere rit dhe e zbatoj me kenaqesi;  sa here shkoj ne ate vend te „shenjte “ ku prehen ne perjetesi,  te dashurit e mi;  u coj nga nje trendafil mbi varr,  sejcilit,  ne shenje nderimi e mosharrimi.  Ate dite,  ne kalim e siper,  Ardjani pikasi qe pllaka e gurit gelqeror qe mbulonte varrin e prinderve te mi,  nga koha dhe nga oshilacionet e temperaturave ishte care e ne disa vende ishte e shkerrmoqur. “ Perse eshte rrenuar keshtu varri i te pareve tane ” ? Beri verejtje djali I madh. “ Me jep ca para,  i thashe,  se e rregulloj une ”!  Nuk vazhdoi me gjate dialogu babe e bir. Megjithate sherbeu si nxitje per ta shpejtuar procesin e rehabilitimit qe sapo kish nisur. 

Bleri  ( shkurtim i emrit Bleron ),  me beri disa pyetje interesante.  Ai u interesua per mehallen Ahmetaj dhe pyeti:  Ku ka qene shtepia e Babait tend ?  Ke keni patur gjione ?  Me cilien familje kemi patur relata me te mira etj.  etj.  Ne pergjigjen time me stil telegrafik i bera me dije nipit adoleshent,  se e gjithe mehalla e Ahmetajve  ka dale nga „nje zjarr “, pavaresisht nga evoluimi i emrave dhe i mbiemrave. Ne, ( mehallalinjte nga Ahmetajt,  jemi te gjithe kusherinj me njeri – tjetrin, te shkalleve te ndryshme prandaj nuk mund te bejme krushqi me shoqi-shoqin. Dy fise,  te cilet jane te ardhur me vone, ne mehallen tone,  nuk jane kusherinjte tane.

Kur hyra Brenda varrezave dhe vendosa nga nje trendafil mbi varrin e Mehmetit,  te Minajetes,  te Hydajetit,  te Zonje Temes e te Xhevit Malkos,  tek varri i  Xheladinit;  tek ai i  Tines,  tek varri i Zonjes te   Vogel te Binajve,  tek ai i Nelos te  Resmiut,  tek Resuli  (si tek i vjetri dhe tek i riu);  tekprehet Visari;  tek Loloja ( Mbetja ) etj. ne kohen kur  te vajturit nga kryeqyteti  qendronin jashte gardhit me tela, veprimi im ngjalli nje fare kurreshtjeje, per arsye se ishte i vecante.  Kur u bashkova me ta,  Bleri me pyeti: “ O gjysh,  perse gjithe ato lule? U pergjigja thjesht: ” E,  po i shtuar eshte fisi i Nelajve, madje nuk prehen te gjithe aty ”.

Nje nga nje, duke respektuar  moshen,  u futem te gjithe ne shtepine e Reshat Resmiut.  Ne shtepi ishin te gjithe pjesetaret e familjes: Xhikua;  Reshati;  Pajtimi;  nusja e Pajtimit dhe dy femijet e tij.  U ulem si u ulem,  sa per te marre qerasjen,  pastaj dolem. Ne  shoqerine e dy niperve adoleshente dhe nga Pajtimi ( djali i trete i Reshatit ),  morem udhen,  neper Shure ( ara ),  per te shkuar ne Vidhishte  (ara ).  Ishte dhjetediteshi i pare i Majit. Pranvera ishte ulur kembekryq dhe gjelberimi ishte ne kulmin e tij.  Shuret ishin mbjelle me te lashta.  Lulekuqja kishte „ mbytur „ bimet e kish dale mbi lartesine e tyre.  Arat e mbjella kuqelonin. Kur dolem ne Shure e kishim fushe pamje te lire,  Kejdi dhe Bleroni,  fotografuan Kalivacin ( mehallet e „Pusit “ Perroin e Veldonit dhe Gryken e Margellicit. Fotografite ishin te pastra dhe te qarta. Nje pamje mjaft te bukur e me kuptim, ne ate fotografi ze shkolla e fshatit , e cila eshte ngritur ne vendin e quajtur „ Maja e Tendes“ e baraslarguar nga tete mehallet e fshatit tone. Gryka e Valdonit, Kurrizi i Mbretes, Fieri i Metes; Dokja, Caushajt etj, duken bukur ne ate fotografi me talent.

Bleroni kurreshtar,  u interesua per besimin fetar te kalivacasve. E bera me dije,  djaloshin se kalivacasit,  ashtu si banoret e treves perqark renditen ne fene muslimane,  ne sektin Bektashian te saj.  Ata,  ne teresi nuk jane praktikane fetare e nuk besojne ne fe.  Ne te shkuaren,  disa te moshuar ishin regjistruar muhipe (krahasimisht ngjanin me anetaret e partive te sotme politike ) dhe i ndiqnin ritet fetare ne teqete e zones sic ishte ajo e Dorzes;  e Koshtanit;  e Agarajt;  e Harakopit, ne Krahes etj.  Fillimisht,  i rrefeva nipit kurjoz,  kalivacasit kane qene pagane.  Ata u besonin dukurive natyrore si dielli,  hena,  stinet e vitit, etj.  pra:  ata i faleshin natyres dhe djerses se tyre.  Me pas,  ne kohen e perhapjes te krishterimit,  banoret e kalivacit u bene katolike.  Disa toponime,  si Perroi i Shenmarise dhe kisha perkatese qe ka qene ne derdhje te ketij perroi,  si dhe emrat e njerezve:  Gjon;  Vitori; Viktor;  Gjonleke etj.  deshmojne ne kete drejtim. ija, Kurrizi i MbretesVathrat dhe Dokja K Me stil telegrafik ( per mungese kohe ) i spjegova nipit metamorfozen e kalivacasve ne ceshtje te besimit fetar,  sipas imponimit te pushtuesve.  Ketu marrin udhe toponimet:  Jorga;  Ledhi i Qishes etj;  me pas:  Perroi i Zelenices; emri i mehalles te pare te fshatit- Leshnje; arat me emrin  Llapovica etj.  Se fundi,  ne Kohen e socializmit,  mjaft emra njerezish,  madje dhe vendesh,  pasuan fatin e sovjetizimit te politikes shteterore.

 Nipin tim e intrigonte ceshtja e objekteve te kultit fetar ne Kalivac dhe rreth tij.  Pa qene historian; rasti me shtrengoi t’u futem ne pjese historianeve.  Aq sa dija,  ia rrefeva Blerit.  Ne fshatin tim te bekuar,  ndodhen objektet e kultit: Baba Dero Fusha.  Ai e ka patur mbiemrin Muharremaj dhe ka qene pinjoll i ketij fisi.  Menaxher i Mekamit,  ka qene per shume kohe bashkefshatari yne Barjam Rushan Muharremaj,  nga mehalla e Hasanimerajve.

 Kur kalivacasit nuk i spjegonin dot disa dukuri te natyres,  sic jane: Shiu;  bora;  suferina;  bubullima,  shkrepetima,  bresheri,  thatesira e tejzgjatur,  fryrja e lumit etj. etj. ata i drejtoheshin e i kerkonin ndihme,  Kurores te Malit,  me besimin se ky objekt kulti,  i vendosur ne ate maje mali,  veshtronte dhe kishte lidhje me Baba Tomorrin,  e te dy mund te ndikonin per te zgjidhur nje situate te caktuar. Objekt tjeter kulti ku bashkefshataret tane besonin ne mrekulline e tyre ishin: Baba Dero Dorza;  Baba Zotua ne Fushen e Krahesit etj.  Objektet e kultit qe kane egzistuar ne Kalivac,  sic behet fjale per 4 kishat;  2 xhamite dhe toponime te tjere,  te cilet jane te shtrire ne natyre,  sic eshte:  Shkoza e Rrahut,  ne Mocale; Baba Lolua,  ne Bozanaj;  Lisat e Hyset etj.  kane qene objekte,   per te cilet vendasit besonin ne mrekulli.  Me besimin se do te ngjante mrekullia,  njerezit taksnin( caktonin ) ose benin kurban.  Kurban tekseshin edhe kur tjetri kerkonte nje emer per femijen ( me shume per nje djale qe vinte ne jete pas disa vajzave );  kur shpresonin ne fuqine sheruese te „ shenjtorit “ ; per te mbetur shtatzane kur kjo nuk kishte ngjare edhe pas disa viteve martese;  per nje vit te mbare e deri tek nje udhetim i mbare.  Premtimi ( taksimi ) mund te ishte ne para,  ne gje te gjalle e,  sipas rastit dhe mundesive qe kishte ai qe shquante .

Ne vazhden e leksioneve  per historine e fshatit tim,  te cilin e dua shume, e  shtova dozen  enkas  se ky fshat eshte i bekuar e i uruar. Kalivaci i Tepelenes i ka te gjitha bukurite qe kerkohen per te qene i bekuar.  Ai ka lumin;  Gryken e Ylynecit me bukurite fantastike te tij;  fushen e begate,  kodrat e gjelberuara rreth vitit;  malin e larte perballe, i cili dominon klimen e zones,  dhe mbi te gjitha,  ata njerez te rralle;  trima,  bujare e te zgjuar.  Zbulimet e koheve te fundit,  ne lemin e arkeologjise dhe interpretimi shkencor i tyre,  vertetojne se Kalivaci i Tepelenes eshte njeri nga fshatrat me te lashte te zones dhe se Ai laget nga lumi i gjelber,  i rralle per floren dhe faunen e tij eshte nen mbrojtjen e atyre qe e njohin rendesine e tij,  si ekzemplar i vetem ne hapesirat europiane.

Shetitja jone neper Shure,  ne shoqerine e Pajtimit,  djalit te trete te Reshat Resmiut ( ndjese paste ) zgjati rreth 30 minuta.  U kthyem ne shtepine e Reshatit,  ku na pritnin bashkeudhetaret tane,  por nuk u ulem.  U pershendetem me te zotet e shtepise e beme te niseshim per udhe.  Bujarja Xhiko  (ndjese paste ),  i vuajturi Reshat dhe Pajtimi e nusja e tij,  me shume deshire e me sinqeritet,  na luten te qendronim per dreke.  Te gjithe ne vajtesit,  e kundershtuam, pa ekuivok  kete ide dhe levizem drejt shtegut te avllise,  per te dale ne rrugen qe te con ne Majen e Derrases.  Kur pa vendosmerine tone per te ikur,  Pajtimi na u drejtua seriozisht: „  Deri sa nuk rrini per dreke,  merreni ne bagazh nje sheleg,  te patherur se dy niperit nuk ma kane shkelur pragun “! Ishte fjala per Kejdin dhe per Bleronin.  Propozimi i tij ishte i papranueshem.  U ndame nga ata njerez te mire e bujare,  me nje ndjenje kenaqesie te pamate por dhe me mendimin e trishte se nuk e parashikuam te qendronim me gjate ne ate kenaqesi te rralle. Te zotit te shtepise i premtuam se nje here tjeter , mesiguri qe do ta plotsojme boshllekun qe lame ne kete rast.

 Dreken e hengrem ne shtepine e Sulo Llakaj,  ne Krahes Nr.2,  atje ku banonte aso kohe motra joe e vetme – Lumturia ( ndjese paste ).   Ne dreken qe shtroi  Bujari Sulo dhe bashkeshortja e tij fisnike – Vitua,  ishin te pranishem: Lumturia ( ndjese paste );  Niaziu;  Dilaveri;  Ardjani;  Oltioni;  Kejdi;  Bleroni;  Sulua;  Vitua;  Irena;  dhe Teloja;  pra te gjithe .  Lumturia fluturonte nga gezimi.  Ajo kishte rastin fatlum te takonte njeherazi gjithe ata njerez,  te cilet i donte shume.  Bleri na beri nje fotografi cilesore,  te dy vellezerve me motren ne mes.  Bushua ( Sulua ) theri nje kec,  per te nderuar  dajot dhe kusherinjte. Kecin pires, te cilin e poqi ne hell e kiishte pergatitur per ta ngrene, me mjeshteri.  Vitua,  me bujarine e shpirtit dhe me talentin e rralle te saj,  gatoi gjelle me shije,  dhe me asortimente fshsati. Gjate asaj dreke per t’u mbajtur mend gjate,  na ngjau dhe nje e papritur e kendshme: Kejdi e pa kecin tek therej e deklaroi se nuk do te hante mish.  Dhe nuk vuri mish ne goje. Ne keta kushte,  Vitoja,  theri nje pule dhe Kejdi drekoi me pule teksa ne te tjeret lepinim gishtat prej mishit te pjekur per merak te kecit.

 Vajtja jone ne Kalivac dhe ne Krahes,  megjithse ishte nje aventure e gjate dhe e lodheshme,  ia vlejti,  per te gjithe pjesetaret. Sejcili prej nesh kishte cfare te mesonte e te perfitonte nga ky udhetim „me bereqet”.  Ne kthim u be nje riorganizim i vajtesve;  dy kusherinjte adoleshente;  Kejdi dhe Bleri,  u akomoduan ne makinen qe guidonte Ardjani,  kurse une me vellane –  Dilaverin,  zume vend ne makinen e Oltionit. Ne mbremje,  rreth ores 18.oo ishim ne Tirane,  ne shtepite respective.

Niazi Xhevit Nelaj, Tirane, me 30.10.2021