Burreria kalivacase nuk eshte sosur!

Kur kenga labce-vence, ne Kalivac te Tepelenes “gjemon” e zerat jane ne harmoni, ata qe e degjojne, nuk pertojne te thone: ” Uvajtka kenga gjym”! Kalivacasit e kane kenduar dhe e kendojne kengen labce, me shume deshire e pasion dhe nepermjet tekstit te saj ” shfrehen” e lehtesohen. Usuket sikur ” shfrehen” e i hedhin tutje hallet e dertet. Cdo krngetar , ka nje kenge te preferuar. Gjithe komuniteti, kur degjon zerin e tij dhe menyren e te kenduarit , thote, edhe pa e pare : ” Po kendon filani”! Plaku i mencur e trim i cartur , i Nelajve- Musa Mehmeti, kur ia merrte kenges, bente edhe hedhesin e dukej sikur sokellinte. Njera nga kenget me te preferuara te tij ishte:
“… Vane more shoke vane;
Vane ata burrat e pare;
Pleqte me qylah te bardhe…”
E kishte nje dert , ne shpirt , mentari dhe mundohej ta shprehte nepermjet kenges labce.
Kohet e fundit po lexoj ne disa mjete komunikimi masiv prononcime , ne te cilet behen insinuata sikur ka perenduar koha e burrave te rende dhe se burra si ata, nuk vijne me. E thene me fjale te tjera” ka ikur vapa , me gushtin”! Nga sa di une, kjo thenje me ankim e anatemim brenda , nuk qendron. Ne optiken time ka ikur nje kohe e ka ardhur nje tjeter , por burrat dhe burreria kalivacase nuk eshte sosur e nuk mund te mbarohet. Nese dikur kalivacasi shquhej me palle; pastaj me dyfek ne dore, e pruri koha te merrte perparesi parmenda dhe plugu, traktori e makina, sot , ne kohet moderne , ka dale mendja perpara dhe njerezit i therresin apo vene ne pune mendjen.
Ndodhia qe do tju rrefej , nuk eshte perralle, as e sajuar nga fantazia ime, por ka ngjare me te vertete, ne kalivac dhe me protagoniste kalivacas aktuale. Mund te shkruaja dhe emrat e protagonisteve , por mendoj se nuk eshte ky qellimi.
Dy adoleshente nga Kalivaci, djem te zgjuar e te shkathet , pa u thelluar, lejuan nje faj, i cili bente te pergjigjeshin para ligjes, si shkeles te saj. Njeri nuk e kishte babane kurse tjetri e kishte te atin , “sa nje mal” Babai i djalit shkoi prane organit ligjzbatues dhe deklaro: ” Ne qofte se duhet te prangosni; ja tek eshte djali im, merreni e futeni ne izolim se une do te shkoj ta veshtroj , kurse atij tjetrit nuk ka kush ti shkoje; ai nuk e di se ku e ka babane”!
Ky qendrim prej burri te ngulur, trim e me shpirt nbjeriu , mendoj se i kapercen kufijte e cdo sjellje njerezore. Ai eshte i denje per cdo nderim e mirenjohje. Me thoni , ju lutem: A kemi te bejme ne kete rast me burreri? Une them po dhe me nje po te madhe. Ja , pra, paskan mbetur burra qe kane burreri e cfare burrerie. Ne Kalivac , nuk jane , as nje ; as dy , e asqe mund te numerohen. Burreria nuk shfaqet kur na duhet neve , per ilustrim por kur e therret ne skene koha. Ajo eshte aty, midis njerezve tane!