Brigadier Jashari ( skice)

Kalivacasit,  qe ne kohe te kohes,  e kane kerkuar,  e kane gjetur dhe e kane perkrahur njeri-tjetrin.  Kur jane beret ok,  edhe kohezioni mes tyre eshte bere me i forte e me i qendrueshem.  Ky nuk mund te jete lokalizem;  as nuk ka ngjyra nacionaliste por eshte shperthim I nje dashurie te mblojtur  per shoqi-shoqin.  Banoret e fshtit tone,  nuk para shfaqen  kur e mblojne dashurine per njeriun qe duan.  Ata e mblojne dashurine perbrenda,  sic mblon eshka zjarrin dhe shperthejne,  vetem kur kjo eshte e nevojshme.  Po kur behet i mundur  ky shperthim ndjenjash miqesie e dashamiresie?   Ne shumice kjo ngjan kur kalivacasi gjendet ne minoritet e ne vecanti,  kur ai ndodhet ne emigracion,  larg treves ametare ku ka lene njerezit e gjakut e te fisit dhe miqte e tij.

Kjo marredhenie e paster njerezore,  e ka zanafillen  tek shpirti human i kalivacasit dhe tek nevoja qe ai ndjen ti drejtohet nje tjetri,  me zemer ne dore,  pavaresisht se nuk i perket te njejtit fis.   Kur vendos te drejtohet me zemer,  nje kalivacas,  dihet,  ai nuk ben pazar me ndjenjat por ben si i thote zemra,  i rrefen tjetrit hallet dhe brengat qe e shoqerojne e qe e kane pllakosur.

Ne veren e vitit 1950 ( mundet te kete qene muaji korrik I atij viti),  sapo kisha perfunduar klasen e dyte te shkolles fillore te fshatit tone.  Meqenese i kisha nxjerre te gjitha notat pesa ( niveli me i larte i vleresimit ne ate kohe) dhe rridhja nga nje familje e “ keputur”,  me cuan per te pushuar ne kampin e pioniereve,  ne Uje te Ftohte,  ne Vlore.  Fillimisht,  vajta ne Tepelene.  Babai, me percolli deri ne krye te Mberetes se Leshnjes,  me deftoi ku gjendet Tepelena, ( mes tre maleve qe dukeshin) e me pyeti : “ A shkon dot i vetem ne Tepelene”?  “ Po, ishte pergjigja ime,  shkoj , si nuk shkoj”! Dhe u nisa,  me nje shkop ne dore e me torben me buke ne krah.  Nuk do te pershkruaj peripecite e atij udhetimi te veshtire,  mendoj se nuk eshte vendi ketu.  Nje gje e them,  dhe me krenari:  Ndihesha i rritur e I afte te ndermerrja nje prove jo aq te lehte,  ne nje moshe jo me shume se 9 vjecare.

Tepelenen e njihja ne nje fare menyre;  kisha qene ne nje kamp pionieri,  nje vit me pare,  tek nje kazerme e Ushtrise Italiane,  prane mullirit dhe derstiles.  Ne Tepelene,  me te pyetur gjeta seksionin e arsimit te rrethit e me pas u bashkova me femijet e rrethit qe shkonin per te pushuar,  si une.  Theksoj se organizatoret e ketij evenimenti me mirepriten e me krijuan kushte te favorshme per te shkuar atje ku isha nisur.  Nga  rrethi I  Tepelenes,  ishin rreth 5-6 pioniere dhe nje shoqerues;  nga Kalivaci isha vetem une.  Kjo ishte rrethane me efekte negative per mua.

Gjate qendrimit ne Tepelene,  na bene vizite tek mjeku I vetem I rrethit dhe te nesermen,  me autobusin  vetem qe shkonte  cdo dite,  nga Gjirokastra ne Tirane,  rrugetuam gjithe paraditen dhe, ne mesdite mberritem ne Vlore.  Ne fshat,  kisha degjuar per qytetin e lashte buze detit,  por  nuk e kisha pare,  as qytetin,  as detin qe lagte brigjet e tij.  Nga rrefimet e te moshuarve, kisha mesuar se porti I Vlores  niste kalivacasit per ne kurbet dhe i priste ata, kur ktheheshin prej andej.

Bashkefshataret  tane shkonin ne Vlore,  per te  bere Pazar.  Ata rrugetonin  ne kembe rreth 10 ore,  kalonin dy lumenj e disa bregore  dhe,  te raskapitur nga  ai rrugetim i gjate e i lodhshem , “ binin” ne Pazar per te blere stofra,  kur dikush m bente paje,  ose blinin sherqe e guna,  per cobanerine.  Ata rrugetonin ne grupe,  disa mbi kafshe e te tjere ne kembe,  me torben me buke ne krah dhe me ndonje faqore me raki,  brenda saj.  Mua me erdhi fati ne dere:  Po shkoja ne Vlore,  mbi nje autobus te kohes dhe ne kamp, pionieresh,  per te pushuar e per tu argetuar, 21 dite.  Ne fantazine time feminore,  kishin zene vend lloj –lloj skenaresh.  Mendoja: Do te veshtroj e do te shetis ne nje qytet te madh;  do te veshtroj detin e do te kridhem Brenda tij;  do te ze shoqeri me shume femije te rretheve te tjere etj. etj. Nuk them qe fantasia ime ishte e shfrenuar,  por me duhet te pranoj se ajo ishte e kufizuar,  aq sa ishin kufijte e dijes time te asaj moshe.

Duke rrugetuar mesper mes Malit te Bardhe, nga shtepite e Mahmut Imerit,  deri tek Rrapi I Sevasterit,  nga dritaret e autobusit,  vrojtoja Kalivacin,  fshatin tim te bukur e te shtrenjte dhe fluturoja nga gezimi. Doja t’u beja me dije,  te gjithe bashkrrugetareve,  se jam nga Kalivaci. E veshtroni ate fshatin e bukur,  pertej lumit e te ngritur mbi bregore, me shkollen ne mes te fshatit? Andej jam une.  Me dukej sikur kisha marre me vete,  nje pjese te historiese  luftarake dhe te krenarise te atyre njerezve qe nuk me ngjanin me te tjeret. Tani qe jam lashtuar e bora me ka mbuluar,  duke kujtuar ate “aventure” e them,  me bindje se edhe kur isha femije,  kisha me cfare te krenohesha.  Ishja pjese  e atij komuniteti lavdiplote dhe se i kisha rrenjet tek ata troje,  te cilet, nuk kane te krahasuar.  Veshtroja fshatin e me gufonte zemra.  Perjetova nje kenaqesi te padeftuar,  te cilen,  doja ta ndaja me bashkeudhetaret, te cilet jo vetm qe nuk i njihja,  por dhe se si  me dukeshin;  te larget e te ftohte.  Naiviteti  femijeror nuk me erdhi ne ndihme per ta bere kete diference.

Ne qytetin e Vlores,  u sistemuam ne Uje te Ftohte,  tek pese pallacinat qe ishin ndertuar ne vitet e Luftes se Dyte Boterore dhe ne to kishin banuar familjet e oficereve fashiste. Kampi  ishte i ngritur ne mes te ullinjve shekullore,  disa metra larg bregut te detit,  nga i cili na ndante nje pjeshkore,  me drure qe gati keputeshin nga frutat, te cilet kishin nisur te kuqelonin e te embelsoheshin. Pjeshkorja ruhej nga nje roja,  me moshe mesatare,  i armatosur me nje paticke te gjate te prodhimit Italian.  Mirepo ky roja, te cilin e quanin Hekuran,  ishte I verber nga njeri sy.

Isha ende femije dhe dija shume pak nga jeta,  por,  kur pashe  ate mase gjigande ujore dhe ne mes te tij nje mal,  qe kur dola ne Qafen e Ullinjve,  mendova me vete: “  … sa i madh qenka vendi im, me keta male,  me gjithe  keta ullinj e me kete det” dhe vetja mu duk me i rritur e me i fuqishem.  Sapo vura re malin,  ne mes te detit, pyeta nje femije qe kisha ne krah : “ Ai mali,  ne mes te detit, i yni eshte “? Tjetri,  i cili mesa duket ishte ne klase me te larte dhe dinte me teper se une,  u pergjigj:  “ …Ai  eshte yni, eshte ishulli I Sazanit…”!  Pergjigja me erdhi sipas deshires, ne ngjiti dhe mora kurajo per te vijuar.  Pyeta , me naivitet: “ … Po ai mali i gjate qe rrethon detin,  si gardh,  yni eshte…:?  Djali qe ishte ulur ne ndenjesen prane,  si me qesendi e me bezdi,  u pergjigj:  “ … Eshte Kraburuni yne edhe kete nuk e ditke..” Me erdhi turp e nuk pyeta me.

Autobusi i linjes e kishte ndalesen afer mesit te qytetit,  tek sahati I mocem.  Nuk me kujtohet si e me cfare mjeti,  shkuam nga qendra e Vlores,  ne kamoin e pioniereve,  ne Uje te Ftohte.  Rruga Vlore- Skele, ishte e drejte,  e ngushte, pa kanale kulluese anash dhe  neper te qarkullonin kryesisht disa pajtone me kuaj,  te cilet benin shume zhurme si rrjedhoje e burive  primitive, me te cilat karrocieret, largonin  femijet qe krijonin bezdi dhe ftonin udhetaret per te zene vend ne pajton. Burite e tyre kishin formen e nje gjysmetullumbace,  me  nje si tyte perpara.

Vendi i caktuar e i pergatitur per kamp pionieresh ishte fantastik.  Pallacinat ishin me dy kate,  te shperndara,  neper ullishte.  Ne shpine te kampit ishte nje koder,  e cila ngrihej,  deri ne fshatin Kanine e me lart ne kullotat verore te Shashices.  Perpara ishte deti i kalter,  i cili na sherbeu  per  te  kenaqur syrin dhe per t’u freskuar.  Ne mes te ullinjve e prane detit, 21 dite qe qendruam ne ate mjedis,  u shlodha,  nuk e ndjeva vapen e korrikut dhe u kenaqa,  duke u plapurisur ne ate uje,  i cili nuk ngjante me ujet e lumit prane te cilit isha rritur.

Dhomat ku u sistemuam ishin te  medha,  te larta,  te shtruara me pllaka te bukura dhe te lyera rishtaz. Ne nje dhome,  ishim nga i njejti rreth.  Kishim nje udheheqes  pionieri,  i cili, ishte mesues  nga Berati dhe quhej Timo.  Ai na udhehiqte ne cdo veprimtari,  kulturore,  sportive dhe monitoronte levizjet tona, gjat gjithe diteve. Timua,  sillej mire me pionieret,  por nuk di pse me mua nuk ishte aq dashamire. Mjediset e perdorimit te perbashket, ishin te papara.  Ku kishja pare une banja te atilla, me cesma qe rridhnin e me  ato shtroje e mbuloje, te reja e te pastra,  te vendosura ne krevate teli,  dhe nje peshqir te varur tek koka e krevatit.  Mesuam disa elemente te domosdoshem te jetes kolektive,  deri tek menyra e  konsumimit te ushqimit  me orar,  ne mense dhe me instrumente qe nuk i kishim pare ndonjehere.

Jeta kulturore – sportive,  ne ato dite ishin te shumta e te larmishme.  Te organizuar,  na cuan ne ekskursione ku u njohem   me vende historike dhe me ndermarrje prodhimi.  Pame Kaninen dhe kalane e saj;  pame Guzbabane;  lulishten ne Sheshin e Flamurit,  shtepine ku u ngrit flamuri,  ne skele,  fabriken e ekstrat-taninit,  ne Uje te  Ftohte,  tunelin interesant etj, etj.  U lame ne det dhe ky ishte kapitulli me interesant i veprimtarive tona 21 ditore.  Vecse ujet e detit ishte i kripur e thonin se ai te mban persiper, jo  si ujet e lumit qe te fundos,  me shpejt.  Per here te pare ne jeten time,  pashe nje ndeshje futbolli, me 2×11 lojtare dhe me nje burre me te zeza, i cili vraponte pas topit,  me nje bilbil ne goje.  Kur i frynte bilbilit ai,  loja nderpritej dhe lojtaret benin,  sic thosh ai.  Mesova se ai burre quhej arbiter dhe se vendimi i tij ishte ligje.

Ate dite,  ne fushen e vjeter te qytetit, e cila kishte drejtim Lindje- Perendim,  te rethuar me tela me gjemba,  pa stola e pa tribune,  luante “ Puna e Vlores”, me “ Punen e Shkodres”.  Shkodranet luajten me mire dhe fituan, me rezultatin 5:0. Per habine tone dhe te vendasve,  ne qe nuk ishim vlonjate,  u beme tifoze me ardhesit dhe bertisnim:” Sa ka dora, hengri Vlora”! Gardiani I portes vlonjate, Miltiadh Mina, u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta, plot pese here.  Vlonjateve te pranishem u vinte inat e na perzune, kembe per kembe qe te hakmerreshim por ne,  si lepuj te eger,   apo,  sic vrapojne kecerrit ne Breg te Stanet,  ia mbathem e u kthyem  ne kamp.

Sic ngjan me te gjithe bashkefshataret tane,  kur ata jane ne vetmi,  sidomos kur jane larg vatres qe ika lindur e ku jane rritur, i  kerkojne dhe i gjejne te dashurit e tyre. Them se kjo eshte shprehje e dashurise per njeri-tjetrin,  por mund te jete dhe nje ndjenje qe ka te beje me domosdoshmerine per te patur prane,  nje perkrahje, nje  mbeshtetje, nje faktor pozitiv e dashamires.  Kemi te bejeme me nje ndjenje te perzier,  e cila,  nuk ma do mendja se eshte vetem tek kalivacasit.

Kur u nisa nga fshati,  per  ne kampin e pioniereve,  ne Vlore,  shume nga te mite me porositen: “ … Ne Vlore eshte ne shrbim  karriere Jashari i Hysni Metes.  Ai eshte ne buke te qeverise,  me graden marshall ( kapter i pare, ne ushtri”!  Ne Kalivac i kishim shtepite prane e ishim rritur bashke.  Familja e Hysni Metes ne Ahmetaj e me tej,  ishte njera nga familjet me te qeta,  me paqesore e me dashamirese.  Sejcili nga pjesetaret e kesaj familje fisnike, i bente sherbimin punes se tij e nuk i degjohej zeri.   Jashari  ishte nje “yll,  mes yjesh”.  Jo vetem se ishim kusherinj por kishim dhe natyre te perafert  njerezore.  Prandaj shkonim shume mire e nuk kishim patur asnje ngaterrese. Respektonim njeri-tjetrin ne te gjithe veprimtarine tone.  Shembullin e jepnin prinderit tane.  Jasharin e doja shume dhe e konsideroja si vella me te madh.  E mblodha mendjen ta kerkoja e ta gjeja Jashar Hysnine,  me synimin se do te me perkrahte e do ta kisha mbeshtetje te sigurte. I atille ishte mentaliteti im, femijeror.

Vlora ishte qytet i madh, i zhurmeshem e me jete te gjalle. Vlora ishte ku e ku me fshatin tim dhe me Tepelenen me 99 shtepi.  Ne Vlore qarkullonin shume makina e pajtone,  venin e vinin mjaft njerez,  te veshur;  ca me rroba shajaku te zeza e me qylahe te bardhe ne koke e  ca te tjere me rroba cohe. Njerezit qarkullonin te kapardisur e komunikonin me njeri-tjetrin,  me ze te larte,  si ne Kalivacin tim.  E kisha vendosur ta takoja.  Me te pyetur thone se gjen Stambollin,  jo me une qe isha ne te njejtin qytet  me si vellane tim, Jasharin, I cili,  nuk besoja se ndodhej shume larg.  Nuk u zhgenjeva.  Hipa prapa nje pajtoni qe shkonte ne Vlore dhe,  pa perfillur goditjet me kamzhik te karrocierit,  mberrita tek sahati i qytetit,  ku u hodha ( nuk zbrita) nga mjeti,  ne rruge.  Pyeta ata qe gjeta ne udhe e pas pak u ndodha tek postablloku i repartit te kembesorise ku sherbente Jashari.  Ne nje kthine te vogel,  te lyer me gelqere, ishte nje officer, i cili ishte veshur e ngjeshur dhe ishte mjaft i paster e i rruar me kujdes. I zbardhellente fytyra,  teksa ne krahun e majte,  mbante te ngjeshur  nje shirit te kuq,  mbi te cilin shenohej dicka, per mua e pakuptuehme. Tek hyrja e repartit,  nje ushtar trupmadh,  I cili mbante prane kembes,  armen e sherbimit, me bajonete te drejtuar,  me beri shenje te paraqitesha tek zyra prane.  Isha shtatshkurter e  mezi mberrita deri tek dritarja me xham e oficerit te sherbimit.

Kur me pa,  oficeri I sherbimit  u ngrit ne kembe,  e me veshtroi,  me dashamiresi e korrektesi. “ Po ti piciruk,  cilin kerkon”?  Si kalivcas i vogel,  tere seriozitet e me guximin e femijes,  pa droje,  iu pergjigja:  “Kerkoj: marshall,  Jashar Deraj,  nga Kalivaci I Tepelenes”!  Pyetjes se tij “ Cfare e ke Jasharin”?  I dhashe pergjigjen : “ E kam kusheri; jemi nga nje gjak”  ! “ Prit aty- tha oficeri e me deftoi me dore te ulesha tek nje stol druri,  aty prane.  Bera sic tha oficeri.  Nuk vonoi shume  dhe tek hyrja e repartit,  pashe te dilte nje  “gjigand”, rreth 180cm. i larte;  me shtat te drejte,  me trup atleti,  i bukur,  i rruar,  me uniforme qe i rrinte ne shtat si e prere dhe e qepur me porosi,  me floke kacurrela,  me nje cullufe qe i dilte jashte kapeles.  I ndrinte qaforja e bardhe,  ne gryke dhe I kishte hije ajo uniforme e mbyllur, me rrip ne mes. Ishte per tu pare ai njeri.  Dicka ndjeva kur e pikasa. Ishte nje ndjesi e perzier,  mes kenaqesise,  mallit,  krenarise dhe keqardhjes qe isha I vogel perpara atij “mbinjeriu”.

Po kerkonte me sy, personin qe do te takonte dhe me pa e me njohu pa ndonje veshtiresi. “ Po ti, nga na dole ketu” ? – qene fjalet e para te tij.  U afrua,  me rrembeu ne krahe e me “ mbyti” me te puthura.   E kishte marre malli dhe une i dhashe mundesine te shfrente mallin e akkumuluar.  Nuk me leshonte , mi shqeu faqet.  Sic duket,  nuk me priste, e kappa ne befasi .  Kur  me takoi, aty,  ne mes te Vlores,  sic duket,  pati ndjesine se po i takonte te gjithe njerezit e tij,  per te cilet e kishte pikur malli. Me “bombardoi” me pyetje.  Me pyeti per xha Hysnine;  per gege Shanikon;  per vajzen e vogel,  Aishene, te cilen e kishte lene 4  muajshe  dhe  ishte femija i pare. Si me droje,  me pyeti per bashkeshorten e tij – Ajkon e,  pastaj,  me radhe, me pyeti per te gjithe mehallen.  Ndoshta pas kaq vitesh, kjo qe u rrefeva, ngjan si  paradoksale,  por,  marshalli nga Kalivaci;  bir i atyre trojeve te lashte e te begate, me pyeti per ata qe kishin ardhur ne jete e per te “ikurit”;  per djemte qe ishin liruar nga ushtria e per ata qe kishin shkuar ushtar;  per dasmat dhe per fejesat,  per ata qe kishin patur ndonje fatkeqesi ne familje etj.  etj.  U interesua per prodhimet bujqesore e blegtorale dhe per kafshet, madje edhe per qente e mehalles  me pyeti.

Mbasi mori nje informacion, nese mund te quhet i tille,  sipas tradites,  me shpuri  tek nje embeltore, afer sahatit te qytetit ku me qerasi me trigone. Kur e mbarova se ngreni  embelsiren me pyeti,  nese doja tjeter; pastaj me shoqeroi,  deri tek pajtoni I radhes,  u kujdes te zija nje vend,  dicka i dha karrocierit,  i cili beri te habiturin, me perqafoi e me puthi serisht dhe u ndame.  Fluturoja nga gezimi e mu shtua krenaria.  Nuk ndihesha me i vetmuar e pa perkrahje ne ate mjedis te zhurmshem,  ku gjallonte jeta.  Kur erdha ne Kalivac, akoma pa u takuar me te mite,  ia behen  gjitonet:  Tajanja e Muharrem Kamberit; Hysnija e Musa  Mehmetit dhe Memja e Muharrem Hasanit etj. Pas pak,  tek dera udha xha Hysniu, Ajkua,  me Aishen ne krah dhe pastaj e gjithe mehalla.  Ne syte e tyre pashe gezim e ngazellim.  Po sillja njoftime,  nga nje kurbetli e cfare kurbetliu;  nga njeriu i mire, marshall- Jashar Hysni Deraj,  i cili ishte “ne buken e qeverise”.

Kaluan vite; koha beri punen e saj, tek ted y. Jashari ka disa vite qe eshte ndare nga jeta, por ajo te paster qe me fali ate dite, me ka mbajtur “ me vlage” tere jeten e nuk mund ta harroj. E ndjej si detyrim moral te shkruaj dickaper te sjelle ne dijenine e atyre qe deshirojne ta dine, se ne Kalivacin e Tepelenes kane jetuar burr ate rralle; njerez me zemer te madhe,qe nxirrnin nga goja vetem mjalte dhe ne syte e tyre ndrinte ciltersia.

  • I paharruar qofte kujtimi I tij!
  • Ti rrojne e ta nderojne ata qe ka lene pas!

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, nga Kalivaci; ne Tirane, dhjetor 2017.