Bora 

Ja!  Na erdhi bora, vizitore e rralle;

Ka zbardhur vargkodrat,  si qeleshe e bardhe;

Ngjajne si veteran;  flokebardhe e flokerare;

Kerrusur nga vitet;  por gjithnje krenare;

Prisja cicerrimat e zogjve shtegtare;

Me shurdhuan sharrat,  me uterime te papare;

Presin trungje druresh,  ngjajne si kasaphane;

Thone: “ Mbjellim peme”! Pyllit i vune zjarre;

I veshtroj e s’ndihem,  me vjen per te qare!

 

Ne Tirane, me 27 e 28 shkurt 2018