Apel

Te dashurit e mi kalivacas; Ju bija gjeraqina qe dini te qendroni ne fshatin tone te bekuar , por dhe kur shtegtoni, na nderoni. Gjithe atyre qe thone se jane nga Kalivaci i Tepelenes, edhe pse mund te jene vetem me irigjine nga ai cike fshat, u perulem me nderim e mirenjohje. Ndoshta mund ta cmoni te tepert, por mosha ka privilegjin te thote dhe ndonje gje me teper. Me behet zemra mal , kur lexoj arritjet tuaja , te cilat i shtojne lavdine, fshatit tone dhe jane gure , ne murin e ngrehines se tij. Me behet qejfi qe vajza e djem me dinjitet , po shpalosin identitetin e tyre, . Mos tu vije zor, as turp , te deklaroni kush jeni e te kujt jeni, se nder eshte te nderosh origjinen tende, sido qe te jete. Po e perseris per te disaten here, me gjithe forcen e mendjes e te zemres: ” Hapni sepetet” e beni te ditur , qofte dhe ne kete faqe te nderuar , ato gjera, le te duken te vjeteruara e te dala mode. Kalivaci ka nxjerre e ka rritur qendrestare; fshati yne, aty ka qene e aty do te jete, mbi ato bregore, ku era ta hap xhaketen e te ledhaton fytyren dhe gjoksin, ku ujet e ftohte qe del nga shkembi i jep jete atij populli, ku klima eshte aq e bekuar dhe i ka te gjitha, : Fushen me toke aluvionale; lumin jetedhenes; malin qe mekon shendet ; eren qe nuk e le gripin te vegjetoje gjate , dhe ajrin e fresket te mbushur me kripen e detit qe vjen si peshtjellim i ajrit mbi ate vend te bukur e me toka pjellore. U lutem shume, u pergjerohem , remoni ne historine e atij fshati e cila eshte plot me heroizma, trimeri e mencuri njerezish te rralle. Ndihem mire kur lexoj shkrime kaq dinjitoze e me vlere dhe uroj qe ato te kene ngjitje , per arsyen e vetme se historia e Kalivacit , nuk eshte e shkruar dhe ka nevoje per shkrime, sido qe te jene.