Aforizem

Dikur ( ne vitet ’50 te nje shekulli me pare) , dy cobane nga Kalivaci i Tepelenes, te moshuar e te zgjuar, me veshtrim te mprehte si te shqiponjes, kishin nxjerre dhente ne kullote, ne yrtrat e nenfisit Binaj, ne Gurishte. Nga rrenojat e shtepise, te lashte , tip keshtjelle, te fisnikut Ramo Nebiu, e cila, nuk di perse u ngrit ne krye te mehalles Ahmetaj, dy burra po rrukullisnin gure, te cilet ishhin te gdhendur , e mund te futeshin ne muret e banesave qe po ngriheshin , rreth 100m, me posht. Njeri nga te moshuarit , e pikasi kete veprim e i tha tjetrit:… A e veshtron ate baterdi qe po behet ne krye te mehalles tone? Tjetri, hodhi veshtrimin andej nga i tha kusheriri, e pa ndodhine , mori fryme thelle e u pergjigj:” Nje here e nje kohe, sic thote gojedhena, pyeti burri- gurin: ” Ku vete , o mall i shkrete? Guri u pergjigj” ” Do vete ta shkretoj gjetke! Nuk kaluan shume vite dhe banesat e ndertuara me ata gure, u braktisen nga pronaret…