( NJE NDODHI E RRALLE DHE E VERTETE)
E kam mblojtur (ruajtur) gjate, ne zemer (me teper se 65 vjet ) e nuk guxoja ta beja publike. Mos ma kerkoni psene, ju lutem; ndoshta tani erdhi vakti (koha) per ta bere kete. Gjene, gjykojeni vete; une ju siguroj se ajo ka ngjare, sic do t’ua rrefej:
Ishte viti i larget 1953; me sakte, po percillja pranveren e fresket te atij viti. Ne Tepelene vijoja mesimet, ne klasen e peste te shkolles shtatevjecare, me burse te plote shteti. Kishja perfunduar, me te gjitha pesa ( ishte shkalla me e larte e vleresimit ), shkollen fillore te Kalivacit. Familja ime ishte nga me te vobegtat ( te varferat ) ne fshat. Nisur nga keta dy kritere dhe nga garancite politike, pushteti vendor vuri “doren ne zemer” e me akordoi burse shteti. Ne konvikt, na mbanin si “ ujet e paket ” edhe pse vendi perjetonte nje krize te papare, ne vecanti sa i takon te ushqyerit. Sistemi i trisketimit shtrihej ne te gjithe vendin e prekte cdo fushe. Ne treg ekzistonin dy lloj dyqanesh: Njeri me triska; tjetri – “ i lire ”. Ne tregun pa triska, cmimet e artikujve ishin mjaft te larte. Fukarenjte nuk i afroheshin dot ketij “ tregu ”, mbasi nuk i perballonin dot cmimet. Ne konviktoreve, na trajtonin si punetore e na kishin pajisur me triska veshmbathje. Artikujt e tjere na i siguronte shteti, ne konvikt. Fshataret nuk perfitonin nga kjo, mbasi ata kishin toke e gje te gjalle. Basmet dhe veshmbathjet gjendeshin me veshtiresi e ishin te rralla, ne treg. Me te veshtire e kishin vajzat dhe djemte e moshes per t’u ciftosur e ishin nga fshati.
Nje dite, ne oret e fundit te mesimit tek shkolla e Murat Kociut ( ndjese paste ), i cili ishte i vetmi mesues nga rrethi i Tepelenes e kembengulte qe te mesonin mire ( ne ate kohe, ne shkollen tone dominonin mesuesit nga Elbasani e ata nga Gjirokastra ), nje shoku im i klases me njoftoi se, ne oborrin e shkolles, me kerkonte, me emer, nje djale. Dola me shpejtesi nga klasa e u vura ne kerkim te atij qe me kerkonte. Po rrekesha te pikasja ndonje njeri te ardhur nga Kalivaci, per te bere Pazar e qe mund te kishte ndonje porosi ( me shume prisja, ca fije petulla, ndonje llokume, ndonje varg me fiq apo ndonje grusht me arrore, te derguar nga Nena ), per mua. Ne oborr qendronte, i vecuar, nje djale azgan e bojalli. Ai ishte i larte mbi shtatin mesatar te burrave te treves; kish veshtrim skifteri; ishte i veshur sikur te shkonte mik; me rroba shajaku ( xhakete e qillota ) te reja e sterre te zeza. Ne kembe kishte mbathur opinga meshini boje kafe, e nje pale corape leshi, si rrobat qe kish ne shtat. Nuk kishte kapele ( djemtee asaj kohe, para se te martoheshin, nuk mbanin kapele ne koke ); cukat ( floket mbi balle sic i mbanin djemte capkene ) i mbulonin syte e bukur. Nga e hapura e xhaketes, e cila, i rrinte e lire, gje qe deftonte se nuk ishte prere per te, pikasa nje bluze, te ngjashme me nje jelek, prej leshi, te bardhe, te punuar me dore, me disa lulka e me brima. Kemisha ishte e bardhe bore, pa jake. Nuk e njihja, ndonese me kerkoi me emer. As Ai nuk me njihte fizikisht. Me droje e me kuriozitetin e femijes, iu afrova ngadale. Djali e kuptoi drojen time dhe, me iniciative, si me i rritur, me foli i pari. Pyetjes se tij, nese une ishja Niazi Xheviti nga Kalivaci, iu pergjigja pozitivisht. Sic kuptova; dhe Ai nuk me kish pare ndonjehere. E mori fjalen i pari. Coc jemi ne te dy tha Ai; familjet tona jane ne miqesi te lashte me njera – tjetren. Se cfare miqesie, kete nuk e kujtoj dot, as pas kaq vitesh. Me tha emrin; B. Xh. e me sygjeroi te merrja leje e te shkoja pas tij. Ashtu bera. I mora leje mesues Odise ( Odise Zhupa ), mbasi iu pergjigja pyetjeve qe me beri dhe porosis te tij per te shkuar ne mense, per dreke, u ktheva tek i panjohuri. Ai me kapi per dore dhe miqsisht, me shpuri tek i vetmi klub ( lokal ) qe ishte ne ata vite ne Tepelene, i cili ndodhej ne rrjeshtin e dyqaneve, ne katin e pare te godines dykateshe, perballe Poste Telegrafe Telefonit, ne rrugen qendrore, e cila niste nga Rrapi e perfundonte tek agjencia. Nga sa mbaj mend, ky klub miks ishte ne pronesi te Shehut te ashper te Bences. Aty, te varurit nga alkooli, shtroheshin me ore te tera e lokali kundermonte ere alkool.
Miku i panjohur me emrin B.Xh, sapo u ulem ne nje tavoline bosh me tha: “ Babane tim e kane pushkatuar”! Dhe me rrefeu ngjarjen, si vijon: “ Ne fshatin tim, me burim thashethemet me motiv te dobet, u be nje sherr i madh, i cili perfundoi me masaker ne te cilen humben disa jete njerezish. Babane e shpallen fajtor, e denuan me denim kapital dhe e pushkatuan”. Nuk di perse ma beri kete hyrje mua qe, ne ate kohe nuk dija shume gjera nga jeta. Dhe, fill pas hyrjes, e cila , per hir te se vertetes, me tronditi, si per te me qetesuar, me rrefeu qellimin e ardhjes. “ Dua te behem cift – tha djali; i kam vene syne nje “meshqerre ”, e cila eshte vajze per koken e vajzes e dua ta marr per grua. Mirepo, ne keto kohe eshte shume e veshtire te gjesh rroba dhe kam degjuar se ju, konviktoreve u japin triska veshmbathjeje”. Ashtu eshte pohova, menjehere. Trisken e kishja te plote, e nxorra nga xhepi dhe, pa hezitim ia drejtova djalit. Ai e mori me kenaqesi dhe me falenderoi per miresine qe i bera. Knaqesine e tij e pashe ne syte qe ndrinin; nga fakti qe do te martohej apo nga gezimi se gjeti trisken qe i duhej. Pasuan qerasjet. Ate dite hengra ingranazhe ( ca kulacka, me miell gruri, me sode buke, me gjalpe e me sheqer dhe me ca dhembeza; si dhe disa te prera hallvash te presuar, te cilat i pergatiste Nazmiu i Pajajve dhe nje Kadri Kotroshi, nga Gjirokastra, te cilet e kishin punishten tek perroi, perballe baranges te opingarit Resmi.
Ajo qe me tundoi tej mase e me beri te rrenqethem, ndjesi, e cila me kaplon edhe pas kaq vitesh eshte rrefimi i djalit me cullufe te leshuara, kur e pyeta, pa dashur ta lendoj, per ndryshimin e dukshem, mes xhaketes te re fringo dhe qillotave te mbajtura. B. Xh ia nisi rrefimit si me pertese, sikur po ngjitej ne malin mbi fshat, per te vajtur ne stanin ku ndodheshin dhite e tij. “ Pas masakres qe ngjau ne fshatin tim, – tha djali – u bene disa arrestime, midis tyre ishte dhe Babai im. Gjykata vendosi denimin e tim eti me pushkatim. Asnje instance me e larte gjyqesore, as Presidiumi i Kuvendit Popullor, i cili kish kompetencen e faljes, nuk e ndryshoi vendimin. Ne te gdhire te nje nate me shi, Babane e vendosen perballe skuadres pushkatare. Pritej komanda e oficerit qe drejtonte pushkatimin qe plumbat te shponin tej per tej trupin e tim eti e Ai te jepte shpirt. Sipas rregullave te kohes, drejtuesi i ketij veprimi makaber, iu drejtua me ashpersi Babait, me fjalet: “ i pandehur; thuaj deshiren e fundit”! Sic me rrefeu i biri, ” Babai, i denuar me capital Xh. G., perballe skuadres pushkatare e kish te qarte se, pas disa sekondash plumbat e ftohte do te shponin trupin e tij dhe, per rrjedhoje, xhaketa e re, do te behej vrima – vrima e do te lerosej nga gjaku; veshtroi drejtuesin ne sy, me urrejtjen qe do te veshtronte nje bishe kur ajo binte ne vathen e dhive qe mbareshtonte, mori fryme thelle, leshoi nje ofshame, me syte nga qielli, sikur do te shqiptonte lutjen: “ Me marsh hakun o Perendi”! Pastaj hoqi xhaketen nga krahet, e palosi me dysh e ia dorzoi inkuizitorit duke e shoqeruar me fjalet, te cilat i degjova per here te pare ne jete: “ Shpjerjani xhaketen djalit se eshte i parritur e i pa veslitur e mund te ftohet, ne stan. Po ta shpojne plumbat e te pelyret nga gjaku, Ai nuk mund ta mbaje ”! Keto ishin fjalet e fundit te Babait, te cilit nuk i mesova as varrin”, ndonse xhaketen e tij ma prune. Para se te bente frymemarrjen e fundit, burri, leshoi vtem nje Ah… me syte nga qielli, si te protestonte ne vetmi ne ate cast kritik per jeten e tij dhe si shprese se dikush, jashte tij, do te hakmerrej per ate qe u beshkak i vertete i kasaphanes qe ngjau.
Ekam menduar thelle e jo nje here, por nuk arrij te qartesohem. Cfare te jete ky veprim i nje fshatari te pashkolle, i cili, qe kur e mbante mend veten, pas bravareve bridhte? Ndonjeri, mundet ti bjere shkurt e te thote: “ Nje amanet ishte dhe kaq ”! Kur e gjykoj thelle e me mendje te ftohte, them: Mund te mos jete plotesisht ashtu. Vertet kemi te bejme me nje amanet por, si veprim human shkon me tej. Esenca e ketij veprimi mund te jete: Nje Baba i ndjeshem kujdeset per Birin e paarrire edhe ne castet e fundit te jetes. Eshte qartazi makabritet qe ngjall tronditje te thelle, kur e degjon, po Ai qe e perjetoi kete makabritet, ishte tokesor apo qiellor? Pra, nuk kemi te bejme me nje veprim te thjeshte njerezor por me nje veprim hyjnor te pazakonte. E quaj rast, per te vetmen arsye se nuk ngjan shpesh, por, brenda tij ka nje mesazh te forte qiellor: Babait viktime, asqe i shkon mendja tek jeta e tij qe do te pritet pas disa sekondash, por mendon per djalin e shpirtit, per te ardhmen e tij, per ate qe duhet ruajtur nga cdo rrezik, se i takon te jetoje . Kjo dhimbsuri ekstreme i kapercen te gjitha dhimbsurite. Xh . G., si mjaft te tjere, mendoi te mos preket e ardhmja, te ciles i perket vijimi i jetes.
Pa e shtuar merzitine e ketij rrefimi makaber, arrij ne nje perfundim: “ I lumi ai qe ben mire e mbahet mend per te mire dhe i mjeri ai qe eshte gatuar me te liga e di te beje vetem keq”! Lutem qe gjithsejcili ne kete jete, “ti paguaje vete ” ligesite qe u ka shkaktur te tjereve!
Pergatiti Niazi Xhevit Nelaj Ne Tirane, me 30 dhjetor 2019
PS: Kerkoj mirekuptim nga lexuesi: Nese ne vend te emrave te vertete kam shkruar vetem inicialet, kjo , per te vetmen aesye; per te ruajtur privatesine e per rrjedhoje per te mos shkaktuar lendim. (N. Nelaj ).