( Pjesa e dyte )
Ne vitet ’60 – te; e ’70 – te; e ne ata ’80-te ishte mjaft e veshtire te vendoseshin ne Kryeqytet te ardhurit nga vise te ndryshem te vendit. Rregullat e kohes kerkonin perthithjen ne metropol te njerezve te shkolluar dhe ishte „ tabu “ ardhja ne Tirane e atyre qe ishin anetare te kooperativave bujqesore, me moshe te re dhe ne gjendje fizike te mire. Kjo kategori njerezish, ne vecanti kur ishin dhe ne moshe tvitale, ishte mosha me e pershtatshme per te punuar ne procese pune te ndryshme ne fshat, ku lipsej me teper force krahu. Vertet Tirana hapte shume perspektiva, per pune e per shkollim por Dilaverit tone, ndonese siguroi shpernguljen nga kooperativa bujqesore e fshatit, pas shume peripecirave dhe e mbante ate ne vend te sigurte, ne gji, sikur te kishte Biblen apo nje hajmali, ne nje dite te bukur mori udhen e erdhi ne Tirane. Fillimisht u vendos per te banuar ne shtepine time, ne rrugen: „ Ylbere Bylykbashi “, prane Rajonit te Policise tek „ 21 dhjetori “; ne nje banese te ngritur me pune vullnetare, ne katin e dyte te saj, ne nje apartament 1 dhome e 1 kuzhine, me permasa te vogla. Shtepia ishte e vellait te tij Niaziut, i cili, aso kohe kishte 2 djem te mitur.
Veshtiresi te shumta i dolen perpara djalit te zgjuar, te shkathet e te shendetshem te Xhaxhakos – Dilaverit. Nese veshtiresite qe i dolen perpara, Dilaveri i kaperceu me sukses, merita i perket Atij e vetem Atij, si tip i vecante dhe fatit, i cili iu gjend prane ne ato dite te veshtira. Vertet disa faktore te tjere ishin ne favor te tij, por kryesorja ishte vete Dilaveri, me tiparet e tij te rralla. Per nje djale te moshes te Dilaverit qe donte te vinte ne metropol, nga trevat e Jugut, por jo vetem, ne ata vite, pervec pengesave te njohura, mund te shtoj dhe faktin shume deomethenes se mjedisi, mentaliteti, psikologjia, menyra e jeteses dhe komunikimi me vendasit autoktone ishte disi i veshtire. Kesisoj, Dilaverit i duhej te cante, me guxim e me vendosmeri, por dhe me zotesi, per t’u futur ne boten e tyre te pasur, por te veshtire. Tiranasit, ne kohe te ndryshme, u kane hapur dyert dhe kane pranuar, me bujari te ardhurit, por keta te fundit duhet te pershtateshin e te mos kapercenin caqet e jeteses te vendasve bujare.
Ata te ardhur qe ishin vendosur ne Tirane, si ne vitet e pare te pasclirimit te vendit e me pas, kishin sjelle me vete lloj – lloj mentalitetesh e psikologjish, madje dhe dialekte gjuhesore shpesh te pakuptueshem per vendasit, por ata ishin pershtatur tashme. Ne vitet kur Dilaveri bente perpjekje per te levizur nga Kalivaci e per t’u qasur ne kryeqytet, kushtet ishin te tjere dhe kerkohej shkollim ose profesion i rralle apo cilesi te vecanta. Te ardhurit ne Metropol deri atehere, ishin nepunes te emeruar nga pjesemarresit ne Luften Nacional – Clirimtare ose ishin te shkolluar, brenda e jashte vendit dhe ishin ne ata profesione, per te cilet vendi kishte uri. Keta faktore, vellai im nuk i dispononte por „armet “ me te cilat do te luftonte ishin: Mosha e re; fiziku i zhvilluar e i forte; zgjuarsia; shkathtesia; trimeria; geni i zhvillimit dhe deshira e zjarrte e Tij per t’u ngjitur.
Dilaveri kapi hallken me te rendesishme dhe ia nisi nga shkollimi. Shkollimin, Ai e cmoi si „baze te nisjes “ per me tej. Menjehere u regjistrua ne vitin e pare te Teknikumit Ekonomik. Ai ishte i ndergjegjshem se kjo shkolle do te paraqiste mjaft veshtiresi per Te. Jo vetem se shkollen e fshatit e kishte bere sa per ta bere dhe se prej saj nuk kishte perftuar elementet formues te domosdoshem per te ndjekur nje shkolle te mesme, te veshtire, sic ishte Teknikumi Ekonomik por dhe per faktin se shkolla ne fjale ishte cilesore dhe se atje, kerkesa e llogarise nga mesuesit ishte e dukshme. Mosha e rritur dhe boshlleqet e shkolles te fshatit benin qe Dilaveri, ne ceshtjen e arsimimit te tij te ndihej disi i vonuar.
Pengese serioze ishte mungesa e pasaportizimit. Zonja e Madhe dhe Xheviti, ishin te pasaportizuar ne qytetin e Tiranes, ne shtepine time. Rasti fatlum, kur ishkryetari i Komitetit Ekzekutiv te Tiranes – N. I, ne nje feste lokale, kishte qene ne Kalivac ku kishte mbetur i kenaqur, dhe kur i paraqiten kerkesen e dy prinderve tane per ti pasaportizuar ne kryeqytet, sapo pa se ata ishin nga Kalivaci i Tepelenes, firmosi menjehere. Pasaportizimi i Dilaverit ne Tirane, ne ate kohe, ishte, thuajse i pamundur. Shtegu i vetem i hapet nga ku mund te depertohej ne kete ceshtje ishte veshja e tij ushtarak ( nenoficer ). Dilaveri, kish sherbyer ne kufi dhe ishte kuader rezerve i Ministrise te Brendshme e cila, ne ate kohe drejtonte dhe sherbimin e kufirit shteteror.
Duke shfrytezuar nje koniunkture te favorshme ( njohje ), zhvillova nje takim interesant, ne Klubin e Ministrise te Brendshme. Miku dhe komandanti im i paharruar, piloti i Klasit te Pare – Lulo Musai (Spahaj ) ndjese paste; kishte njohje te afert dhe lidhje te ngushte shoqerore me Drejtorin e Kufirit, te Ministrine e Puneve te Brendshme – Feti Smokthinen ( ndjese paste ). Ata, pervec se ishin nga i njejti fshat, nga Smokthina e rrethit te Vlores, kishin luftuar se bashku, ne formacionet partizane te Ushtrise Nacionalclirimtare dhe e kishin ruajtur shoqerine e dikurshme. Menduam, te dy, se, meqenese Dilaveri, si kufitar i shquar e me pervoje, i njohur per aftesite qe kish shpalosur gjate kohes kur sherbente ne kufi, ne rrethin e Korces, mbase do te cante e do te vishej nenoficer i kufirit. Mirepo ne Tirane ishte vetem Ministria e Brendshme, e cila kishte ne vartesi vetem Drejtorine e Kufirit; repartet e ketij sherbimi delikat ishin ne Kufirin shteteror. Them se takimi ishte teper interesant, mbasi Luloja bisedoi me Fetine, si miq te lashte e njerez me reputacion ne sektoret perkates. Ne nje cast, Luloja iu drejtua bashkebiseduesit me fryme mirekuptimi dhe ne intimitet, i tha shtetarit qe kishte perballe, ne tavoline: “ O Feti ! A i veshtron keta te rinjte Ti ? – dhe e drejtoi gishtin nga une. Keta do ti marrin ne dore punet; ne atehere do te jemi plakur e tek keta do te perplasemi…“! I humbem shpresat per te “care “ ne drejtim te kufirit, prandaj kerkuam ne te tjere drejtime.
Te ardhurve rishtaz nga zonat rurale, ne Tirane, ne ate kohe u ofroheshin pune te renda e te rendomta te cilat, vendasit dhe te ardhurit e shkolluar nuk i preferonin. Ndermarrja Bujqesore „ Gjergj Dimitrov “ e profilizuar per kultivimin e vreshtave dhe te pemeve frutore, kishte nevoja te shumta per punetore krahu. Proceset e punes ne ferme ishin te peraferta me ato qe kryheshin ne kooperativen bujqesore. Vetem se shperblimi, per punen e bere, ne ferme kryhej ne cdo 15 dite dhe jo me dite pune si ne kooperativen bujqesore ku llogaritja behej me „pike “ dhe shperblimi jepej ne cdo fundviti, ne te holla ose ne natyre. Megjithate, edhe ne ferme punohej me ore te zgjatura dhe Dilaverit i mbetej pak kohe ne dispozicion per te ndjekur shkollen dhe per punet e tjera qe duhet te kryente. Ishte vullneti i tij i celikte dhe deshira e tij e zjarrte per te ecur perpara ato qe mundesonin angazhimin e tij per t’u marre me pune te tjera. Dilaveri punoi ne Ndermarrjen Bujqesore „ Gjergj Dimitrov “ 12 muaj. Pas punes ne ferme, atij iu desh te provonte nje pervoje tjeter, sigurisht ne pune te rende, sic ishte ajo e punetorit te ndertimit. Ai u pranua si punetor krahu, ne Ndermarrjen e Ndertimeve Ushtarake, e cila, ne ate kohe operonte ne qytetin e Tiranes. Edhe ne kete ndermarrje, proceset e punes ishin te renda dhe paga, per punen ishte relativisht e ulet. Ne ndermarrjen e ndertimeve Ushtarake, ne Tirane, Dilaveri punoi plot 3 vjet. Me pagen qe merrte, Ai mbijetoi dhe e vazhdoi, ndonese me veshtiresi shkollen e mesme ekonomike. Duke punuar prane ndermarrjeve ushtarake, synimi i vellait ishte „te merrte ere ushtrie “ dhe priste rastin fatlum per tu hedhur si pjesetar i forcave te armatosura. Rasti erdhi dhe Dilaveri parashtroi kerkesen per t’u bere pjesetar aktiv i Ushtrise Popullore, ne detyren e kujdestarit te baterise kunderajrore, me graden e kapterit. Ai u „ vesh “ kapter dhe sherbeu ne detyren e kujdestarit te baterise kunderajrore, ne Bregun e Lumit dhe tek Depua e Ujit, te Tiranes. Ne detyren e kujdestarit te baterise Kunderajrore 57.mm, Dilaveri sherbeu plot 4 vjet. Fillimisht Ai banoi ne shtepine time, prej nje dhome e nje kuzhine, ne rrugen „ Ylbere Bylykbashi “ prane zones te 21 dhjetorit. Flinte ne kuzhine por shpejt te zonjes te shtepise, ishit tim, iu krijua bezdi dhe Dilaveri, i cili e nuhati situaten, me zgjuarsi e intuite dhe e shpernguli seline tek familja e djalit tone te tezes – Muhamet Beqiraj, i cili, aso kohe sherbente ne Ministrine e Brendshme dhe familja e tij ( Drita bashkeshorte dhe dy vajzat: Natasha dhe Klarita si dhe i biri – Kastrioti, e pranuan kusherine e Muhametit bujarisht dhe, per hir te se vertetes e trajtuan mire.
Nuk ishte e lehte futja ne radhet e ushtrise, ne Mbrojtjen Kunderajrore te Shtetit Shqiptar, ne detyren e nenoficerit aktiv, me detyre kujdestar baterie. U deshen nderhyrje dhe interesime te fuqishme per ta realizuar kete. Meqenese reparti ku sherbeja – Skuadrilja e Transportit, bente pjese ne sistemin e Mbrojtjes Kunderajrore te Shtetit dhe une isha Shef i shtabit te saj, me dhane mundesi te lidhesha e te njihja disa nga drejtuesit e Repartit 3700, ku bente pjese Grupi Kunderajror ku do te sistemohej Dilaveri. Ne menyre te vecante ndihmoi ne kete proces vlonjati shpirtmire – Jani Isaia, ish komandant i regjimentit; shefi i prapavijes te regjimentit – dhemblanaku Selman Haxhia dhe kembengulja e kuksianit Rexhep Pashaj, i cili u deftua mjaft i vendosur e burreror.
Detyra e kujdestarit te baterise ishte komplekse dhe e veshtire. Kujdestarit i duhej te merrej me te gjithe problemet e baterise. Ai pergjigjej per ushqimin e ushtareve, per fjetjen e tyre dhe per veshjen me uniforme. Deri tek banja dhe nderresat e brendshme te trupit. Nje proces mjaft delikat e me pergjegjesi te madhe ishte mirembajtja e armatimit kolektiv dhe te atij personal. Topat e kalibrit 57 mm, ne cdo ore te dites ( nates ) duhet te ishin te gatshem per te hapur zjarr, kur kerkohej kurse armatimi personal i ushtareve dhe municionet e armeve te kembesorise (karabinave ) duhet te ishin ne gatishmeri dhe te njihej perdorimi i tyre ne persosmeri nga ushtaret. Ne kete detyre Dilaveri ishte ne dispozicion te ushtareve, nga zgjimi, deri ne pushim. Atij nuk i mbetej kohe ne perdorim te rritjes te nivelit te tij arsimor, kulturor dhe profesional. Lodhja e dites reflektonte ne gjendjen e tij shendetesore dhe psikologjike. Nuk ishte nje dite, as nje jave e as nje muaj, por ishte e gjithe jeta; dite per dite, nga mengjesi deri ne mbremje. Meqenese mbarevajtja ose e kunderta e saj, ishte kolektive e nuk varej nga nje njeri, ne nje rast fatkeq, komanda eprore, ajo qe e kishte ne nomenklature Dilaverin dhe kujdestaret e tjere, konkludoi te nxirrte ne rezerve, ne te njejten kohe 5 nenoficere aktive; mes tyre dhe vellane tim. U krijua nje rrethane e veshtire. Te jetoje ne Tiranen e asaj kohe pa pune ishte thuajse e pamundur. Kerkohej nje percapje tjeter, per te gjetur nje vend pune, jashte Ushtrise. Ne ate kohe vendet e punes ku kishje kontribuar te ndiqnin nga pas e nuk i shpetoje dot perndjekjes apo pergojimit.
Si alternative e mundeshme mbetej, miniera. Dihet qe Tirana shtrihet ne rajonin qymyrguror. Vete Kryeqyteti eshte i ndertuar e “ lundron ” Mbi qymyr guri. Ne rrethina te metropolit funksiononin disa miniera qymyri si ajo e Mezezit; e Mushqetase; e Krrabes dhe ishte ne ndertim e siper Miniera e Valiasit. Te gjitha ishin nje lloj „ hambari “ qe perthithte shume punetore krahu. Me prane Tiranes, ishte Miniera e Mezezit. Thuhej se ne kete miniere, kushtet e punes dhe te jeteses te punetoreve ishin relativisht me te mira. Prandaj, nje dite, Dilaveri mori udhen per ne Minieren e qymyrgurit te Mezezit. Qellimi i tij ishte te njihej me kushtet e punes e te banimit dhe me personelin drejtues te saj. Ne qofte se do ti pelqente hesapi e do te regjistrohej, do te pajisej dhe me veshjet dhe me pajisjet e domosdoshme. Veshjet dhe pajisjet qe mori, ne Mezes, ishin te shumta e te renda. Ato peshonin aq sa edhe nje ushtar kembesorie nuk mund ti mbante. Meqenese ne Minieren e Mezezit ishte drejtor ingjinieri Avni Mece, nga Dhemblani, i Tepelenes. Ai drejtonte dhe sherbimin gjeologjik te Tiranes, me shprese se si patriopt dhe zemermire, Avniu do ta ndihmonte Dilaverin. Ky i fundit, i kerkoi takim dhe Avniu e ftoi Ate te shkonte ne zyren e drejtorit te Minieres. Duhet thene se Drejtori me njerezillek, e i logjikshem – Avni Mece, e priti Dilaverin ngrohte e i krijoi mjedis besimi. Sic ngjan rendom ne keta raste, drejtori e pyeti vellane tim: „ Nga je mor djale “ ? Me ciltersine e nje njeriu ne hall, por me krenarine qe i falte personaliteti i tij dhe origjina, Dilaveri e beri me dije drejtorin se eshte nga Tepelena, andej nga eshte dhe ingjenier Avniu dhe konkretisht nga Kalivaci, fshat te cilin Drejtori e njihte. Me tej Drejtori vijoi me pyetjen: „ Pse do te viish ne kete miniere, ku kushtet e punes jane te veshtira “ ? Spjegimi i Dilaverit e bindi disi drejtorin per hallin qe kishte kalivacasi dhe vendosi ti vinte ne ndihme. Ai e porositi tim vella qe, te nesermen e asaj dite, te paraqitej ne oren 08.oo ne Drejtorine e Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, e cila, sipas spjegimeve te Avniut, ndodhej prane kryqezimit te rajonit me emrin: „ 21 dhjetori “, prane Poliklinikes te Lagjes Nr. 9 te Tiranes.
Me shprese se dicka do te behej ne te mire te tij, te nesermen, ne oren e caktuar, Dilaveri u paraqit ne zyren e ingjenier Avniut, ne Tirane. Ne zyren e drejtor Avniut, si rastesisht, ndodhej: Adem Shehaj (ndjese paste), nga fshati Toc i rrethit te Tepelenes; dy fshatra gjitone me fshatin tone. Ademi, ne ate kohe kryente detyra te rendesishme ne ate ndermarrje dhe kishte njohje te mire me kalivacasit. Mes te tjerash, ingjenier Avniu, duke iu drejtuar Ademit, i tha Atij se: „ Na ka ardhur nje djale nga Nelajt e Kalivacit te Tepelenes “. Mbasi pime kafe, te tre; Ingjenier Avniu, ne cilesine e Drejtorit te Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, thirri ne zyre shefen e kuadrit te ndermarrjes, zonjen Levkothe Papajani. Avniu, duke iu drejtuar shefes te kuadrit; i tha: „ Ky djali, ka ardhur ne Ndremarrjen tone me rekomandim te Kryetares te Keshillit te Lagjes Nr.7 te Tiranes, zj. Hatixhe Pleshti. Ne do ta sistemojme ne nje brigate pararoje. Ai vertet nuk eshte komunist por ( vendi i punes e kerkonte qe punetori te ishte anetar i P.P. SH) eshte me shmume se nje komunist. Dhe Dilaverin e caktuan te punonte ne brigaten e cpimit 700, me brigadier – Rexhep Lucin. Ne kete brigate pararoje, Dilaveri u ambientua shpejt dhe pervetesoi te gjithee proceset e veshtire te punes. Aq shpejt e sakte u pershtat saqe brenda nje kohe te shkurter pervetesoi berjen e parrullave te sigurimit teknik ne pune. Sikur te kishte 10 vjet ne ate pune e jo disa muaj. Drejtoria e ndermarrjes e delegoi ne disa sonda te tjera, me qellim qe Ai te shkruante parrullat e sigurimit teknik.
Duke cmuar aftesite e Tij, nje dite, Dilaverin e thirren ne zyren e Drejtorit ku ishin te pranishem: Drejtori; Sekretari i Byrose te Partise te ndermarrjes; Rexhep Luci dhe Shefi i Kuadrit – Levkothe Papajani. Nga kjo mbledhje iu dergua propozimi Drejtorit te Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, qe Dilaver Nelaj, mbi bazen e aftesive te tij te emerohej ne Degen e Furnizimit te Ndermarrjes. Ne fjalen e tij mbeshtetese, brigadieri Rexhep Luci, i cili e kishte njohur Dilaverin ne pune e siper, theksoi: „ Ky eshte shume i afte; kam besim se detyren qe i propozohet, do ta kryeje me sukses“. Ne perfundim, Dilaverin e caktuan ne degen e furnizimit te ndermarrjes ku i duhej te menaxhonte qymyret e pellgut te Tiranes. I vune ne dispozicion nje magazine te madhe, me materiale qe furnizonin 5 ekipe te Tiranes. Dilua drejtonte 6 furnitore. Puna nuk kishte orar. Dilaverit i duhej te mbante lidhje me te gjitha uzinat metalike te Kryeqytetit per te siguruar furnizimet e nevojshme dhe me bazen industriale te menaxhimit te tubave metalike, ne qytetin e Fierit. Ne dispozicion i vune 4 kamione te tipit Zis dhe nje makine te vogel te tipit BC, me te cilat levizte, per shkaqe pune ne te gjithe Republiken.
Ne vitin 1982 Drejtoria e Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, e caktoi Dilaverin per te menaxhuar ekipin gjeologjik ne Golem te Kavajes, tek kripa. Ishte vend pune mjaft i veshtire. Aty punonin rreth 100 punetore. Ne kete qender pune, Dilaveri ngriti ne kohe rekord bazat perkatese. Kryeingjenier i kantierit ishte Koci Rate.
Pas kesaj pune, nje dite, ne oren 24.00, mua dhe kryetarin e ekspedites – Veiz Deliun; rrefen Dilaveri, „ na thirri ne zyre, Drejtori i Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes – Vangjel Leka, me origjine nga Leusa e Permetit. U habitem, te dy; si une dhe kryetari i ekspedites. Vangjeli, ishte ne zyre e sapo hyme ne, nisi te kendonte permetarce. Kuptova se Drejtori ishte cakerrqejf dhe se mund te me komunikonte ndonje njoftim te mire “. „ Kam dicka per Ty Dilaver – tha Drejtori. Ti e ke kryer me se miri detyren qe te ngarkuam ne Golem te Kavajes. Une, gjate stines te veres, bej plazh, se bashku me femijet, ne Golem ku ndihem mire… pastaj u fut ne teme: „ Me urdherin tim – tha Vangjeli – je caktuar ne Kaptine te Martaneshit. Atje, do te ngresh nje baze gjeologjike, me kapacitet per 150 punetore. Baza duhet te jete e gatshme per veprim ne fund te muajit qershor te vitit 1982. Per te realizuar kete detyre, do te kesh ne dispozicion gjithcka qe te nevojitet. Hap gojen e kerko; cilin do te marresh me vete? Aty per aty, Dilaveri kerkoi Jorgo Premtin; Koci Raten; 3 kamione te tipit Zis, me ndenjese druri; 1 makine te vogel te tipit BC me ridoto dhe nje traktor me thike. Per manovrator, Dilaveri kerkoi Pjetrin, nga Gjormi i Mirdites.
Ne kostenje, rrefen Dilaveri, e gjetem siperfaqen e tokes te mbuluar nga Bora. Na u desh te hapnim udhen, me mina e me rrusp. Rruga ishte e gjate 3 km. Futem traktorin me thike dhe sheshuam vendin. Nderkohe na erdhen 3 baranga; nga keto; 2 do te sherbenin si kapanone per te strehuar punetoret; njera do te sherbente si kuzhine dhe nje tjeter erdhi per te sherbyer si magazine.
Ne fund te muajit qershor te vitit 1982, sic ishte parashikuar, erdhen punetoret ( 150 vete ). Dilon e thirren ne drejtori. Drejtor Vangjeli, me qesendi, e pyeti: “ Mire or bandill; po dritat ku do ti gjejme ”? Thekena, nga ku mund ti lidhnim dritat ishte 5 km larg dhe shtrirja e linjes elektrike ishte mjaft e veshtire. Derisa u shtrua linja elektrike nga Thekena, cuam ne Baze nje grup elektrik. Perseri me thirren ne drejtorine e ndermarrjes. “ Po si kuzhinier ke do te marresh ”? – pyeti drejtori. Dua kuzhinieret me te mire te ndermarrjes; ishte pergjigja ime. „ Po ne, cfare do te hame “ ? – Vijoi drejtori. Ate, nuk e di une, u pergjigj shkurt im vella. Mirepo Drejtori nuk i kishte mbaruar meraqet. „Perse i do ti keta „? pyeti Ai. I dua keta, mbasi Ata jane ne gjendje ta bejne supen edhe me gjethe ahu, po te jete nevoja. U ndame me buzeqeshje dhe me urimin per suksese te metejshem.
Ne Gerdec.
“… Mbasi stabilizova gjendjen dhe baza gjeologjike u be gati per pune, me thirri, ne telefon, kryeingjenieri i ndermarrjes – Koci Rate. Ai me beri me dije se me kerkonte, ne zyre, Drejtori i Ndermarrjes – kujton Dilaveri. Si e me se te vij ishte pergjigja ime, e menjehereshme. Nderkohe, Drejtori i kishte thene Kryeingjenierit: “I dergoj une makinen time, le te dale ne Ballenje – Sulltan. Sapo dola ne Ballenje, ushtria ( Ne ate kohe, ne Ballenje ishte i dislokuar nje repart ushtarak ) me njoftoi se makina e lehte BC e Drejtorit te Gjeologjise, kishte mberritur nga rruga e Shen Gjergjit dhe nga Biza. Njoftova inxhenjerin Mentor Zane, nga Tepelena: „ Po iki ne Tirane se me kerkon Drejtori i Ndermarrjes , i thashe atij. Ai e dinte problemin, prandaj me tha: ” Sic duket duan te te ngrene ne pergjegjesi “ ! Po Kaptinen, kujt do tia lesh, apo mua, vijoi ingjenieri. „ Ta gezosh! i thashe, me ciltersi “!
Te nesermen e asaj dite, u paraqita ne zyren e Drejtorit te Ndermarrjes Gjeologjike, Drejtor, ne ate kohe ishte Bashkim Lleshi, nje burre serioz dhe i beses. “ Do te shkosh ne nje detyre tjeter, tha drejtor Bashkimi dhe shtoi: “ Detyra eshte ekonomike, me shume dhe kerkon aftesi, plus ndershmeri “. „Shume gjera nuk i dija, pohon Dilaveri “. Atehere, drejtori dashamires, „ e plasi bomben “. Do te te cojme ne Gerdec, tha Ai. Une dija se ne Gerdec ishin te stacionuar dinamitet, kapsollat, fitilet dhe rreth 30.000 litra karburant. „ Jo, shtoi Drejtori, kemi akoma me te vlefshme se keto; jane bagetite. Me kane thene se je djale cobani“? – pyeti Drejtor Bashkimi. „ Po, i thashe, ne familjen time, denbabaden jane mbareshtuar bageti te imeta ( Dele )“.
„ Dua te bej nje rikonicion – i thashe drejtorit te ndermarrjes Gjeologjike. Ne kete dalje te pare, kerkoj te kem me vete, Kryeingjenierin e Ndermarrjes – Koci Rate. Pyetja ime e dyte ishte: „ Shoku Drejtor: „ „A mund ti mbareshtojme 350 krere dele, ne nje siperfaqe toke prej 5 hektaresh“? Keshilli Teknik i Ndermarrjes ishte i mbledhur dhe Drejtori kishte qene i pranishem. Pergjigja e Drejtorit ishte e menjehereshme : ” Ate e di ti, Dilaver, hap gojen, cfare duhet dhe ne do tja kerkojme menjehere Ministrise Perkatese.
Ne shoqerine e Kryeingjenierit te Ndermarrjes Gjeologjike – Koci Rate, vajta ne Gerdec, per te realizuar parjen e vendit ku do te punoja. Kopeja e dhenve kishte ardhur nga rrethi i Librazhdit dhe ishin ne gjendje te mire shendetesore. Kopene e dhenve e menaxhonin 2 cobane esnafe, te ardhur nga Luma. Pyeti kryeingjenieri: „ Cfare duhet per te mbareshtuar kete tufe me dele? U pergjigja, pa u menduar gjate: “ Duhet siperfaqe toke shtese; nje veteriner; duhet te mbjellim hasell dhe nje pompe uji e cila te kete kapacitet per ta ngjitur ujin, larte, ne maje te kodres. Me duhej te porositja repartin ushtarak, me te afert qe te udhezonte mire ushtaret qe te mos tentonin te laheshin, ne pusin qe do te hapej, mbasi mund te mbyteshin.
Drejtori i Ndermarrjes Gjeologjike i miratoi te gjitha kerkesat e mija, te cilat , i gjykoi te domosdoshme. Ai me caktoi nje mekanik, dha autorizim per te terhequr nje pompe uji te fuqishme, tubot e ujit qe nevojiteshin dhe aksesoret e tjere. Lindi pyetja: Po token shtese, ku do ta gjenim? Do te bisedojme me drejtorin e Ndermarrjes Bujqesore te Marikaj – Maminasit, nderhyra une, por, do te flas ne emrin tend, i thashe Drejtorit. Ai e miratoi mendimin tim. Kur bashkebiseduam me njerezit e terrenit (Kryetarin e Keshillit Popullor; Kryetarin e kooperatives Bujqesore te Maminasit, Drejtorin e Ndermarrjes Bujqesore te Marikajt etj.), Drejtori yne ishte i pranishem por kerkesat i parashtrova une. U bera me dije bashkebiseduesve se Drejtorin e Ndermarrjes Gjeologjike, e keni ketu, dhe deftova me gisht nga Ai. Une jam vasali i tij, shtova.
Nga kooperativa Bujqesore e Maminasit mora 6 punetore te zgjedhur ( 4 burra e 2 gra ). U hapa vendin e punes ne bordero dhe ata vajten ne Drejtorine e Ndermarrjes Gjeologjike, ku u regjistruan dhe moren pagat. Ne ate kohe, Maminasi ishte i ndare me dysh; nje pjese e fshatit ishte kooperative bujqesore e nje pjese tjeter ishte ferme . Kur pashe qe punet po shkonin mbare, i vajta drejtorit ne zyre, me qellim qe te kerkoja nderhyrjen e tij. Drejtori e kuptoi nentekstin e vajtjes time, tek Ai. “ Cfare do akoma ” ? – me pyeti Drejtori. “ Dua te hapet e te behet per pune udha – i thashe. Me urdher te tij, ia behen 20 kamione te ngarkuar me mbetje minerali. Vinin nga Krasta. U shtrua rruga dhe erdhi Drejtori per te pare punen qe ishte bere. Ate dite, Drejtori kishte per shoqerim ingjenieren e ndertimit te ndermarrjes. Ajo verifikoi cilesine e punes se kryer dhe i raportoi Drejtorit. “ Je I madh; nuk ka si ti “ ; me komplementoi Drejtori. S’do mend qe m’u perkedhel sedrapor nuk m’u rrit mendja.
Ne perfundim te ketij verifikimi, bisedova me Drejtorin e Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, teta – tete. I bera me dije Atij njeriu te zgjuar se do te shkoja tek drejtori i Ndermarrjes Bujqesore ne Marikaj, ku do te paraqitesha si Drejtor i Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, prandaj i kerkova makinen e vogel te tij.
U pergatita seriozisht per kete takim interesant. Mendova mire vijen e sjelljes time dhe kerkesat qe do ti parashtroja shtetarit. Kerkova dhe gjeta Drejtorin e Fermes ne Marikaj. Nuk e njihja me pare. Ai ishte vlonjat. Duke u menduar, kisha siguruar dhe disa te dhena se Drejtori i fermes ishte serioz e fjalembajtur. Prandaj hyra drejt e ne teme. ” Dua „ dihmen tuaj – i thashe “! Parashtrova kerkesat. Mes tyre ishte kerkesa kryesore, per toke. I kerkova 20 dynyme toke. Jo; tha Drejtori i fermes. Kodra ka gjithesejt 5 ha toke, e gjitha, por na keni bere deme, ne kete sektor. Do tua paguajme demin deri ne nje, pohova une. Me dhane ne perdorim te gjithe kodren. Drejtoria e Ndermarrjes Gjeologjike te TIranes, me pajisi me tel gambion, e une rrethova brezaret. Vendosa dhe pompen e ujit.
Ne Marikaj, ne qender, Ndermarrja Bujqesore kishte mense dhe fjetine per punetoret e fermes. Erdhi drejtori i Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, pa punen qe ishte bere per ngritjen e bazes te Gerdecit, i pelqeu puna dhe tha, duke m’u drejtuar mua: „ Te lumte “! Te dy dhe suita qe shoqeronte drejtorin vajtem ne Marikaj ( qender ). Me vete morem nje qengj, per ta pjekur ne hell. Qengjin e bleme, me document. Ai na kushtoi 8oo leke. Do ta paguajme ne, te dy, i thashe Drejtorit te ndermarrjes time. Nderkohe erdhi Drejtori i Fermes, i cili, solli 20 kg mish vici, vere dhe raki. Ia shtruam, per shtate pale qejfe, dhe e gdhime ate nate, me te ngrene e me te pire. Tashme, ne koefidence, Drejtori m’u drejtua me pyetjen: “ Po tani, cfare kerkon, se kerkesat e tua nuk paskan fund ”? – tha Drejtori. “ Dua rruspin I thashe, per te sheshuar vendin ku do te ngrihet kampingu ”! I specifikova dhe emrin e manovratorit te rruspit; Pjetrin, nga Gjadri. Kur e mesoi Pjetri kerkesen time, iu versul Drejtorit, me fjalet: „ C’me do mua o Drejtor ? Pak traktoriste ke ne ndermarrje ”? Mirepo Dilaveri e kishte te qarte, kujt i vinte gishtin. Ai nuk donte te turperohej, prandaj perzgjidhte ata qe benin punen me cilesi e pa hile. „ Jo, – u justifikua Drejtori per kete rast:“ Te ka kerkuar Dilaveri, nuk te kam caktuar une “ – i tha Pjetrit –Drejtori. „ E po nuk me ndahet mua Dilaveri – tha Pjetri; edhe ne Kaptine te Martaneshit mua kerkoi Ai“. Ashtu u be; Pjetri nga Gjadri, se bashku me rruspin qe manovronte, vajti ne Gerdec e punoi atje.
Problem serioz dilte ushqimi i bagetive te imeta, ne stinen kur ne natyre nuk kishte gjelberim ( ne dimer ). Blegtoria kerkonte hasell. U lidha me brigadieret e fushes. Prej tyre sigurova fidane perimesh, te cilat i mbolla me 6 punetoret qe sigurova ne Kooperativen Bujqesore te Maminasit. Me duhej 5 tone elb, per hasell. Ne kooperativen Bujqesore te Baldushkut gjeta vetem 500 kg elb. E mbolla, me kultivator. Vajta ne Ndermarrjen Bujqesore te Golemit ( Kavaje ). Drejtorin e Fermes e kisha shok. Mora 1 tone elb. Me hasellin, te cilin e vadita, elbi u rrit per bukuri. Me kete hasell u rriten 320 qingja. Pastaj i kerkova Drejtorit te Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, nje dyqan, prane selise te Ndermarrjes, per te tregtuar bulmet dhe perime te fresketa, me cmim te lire.
Nekete darke, miqesisht e ne koefidence, Drejtori i Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, me beri pyetjen:“ A e di se ku do te shkosh tani“? „ Jo , u pergjigja une, nuk kam nga ta di kete“. Atehere, Ai u shpreh:“ Do te shkosh ne Myshqeta, ne Degen Gjeologjike. Dhe vijoi: “ Ti Dilaver, ke urdher te vecante , per te shkuar ne Myshqeta. Do te kesh te besh dhe me Gerdecin “! Sic m’u drejtua, ne koefidence i thashe: „ Drejtor, une, tashme nuk i besoj asnje njeriu”! Kur u dha njoftimi se do te largohesha nga Gerdeci, punetoret u gezuan. Gezimi i tyre kishte burimet e veta, por une mendoj se kerkesa e larte e llogarise nga ana ime u kishte shkaktuar bezdi. Nuk „leshoja pe “, per punen dhe nuk i supertoja mire gabimet e tyre. E ndiqja punen e u rrija mbi koke problemeve te cilet i coja deri ne fund.
Me nje komision te posacem, mora ne dorzim Myshqetane. Baza e Myshqetase kishte rendesi jetike per Ndermarrjen Gjeologjike te Tiranes. Ne vartesi kisha rerat bituminoze te Patosit; Kosoven e Lushnjes; Selenicen e Vlores dhe te tjere sektore te rerave bituminoze. Kisha ne vartesi 5 sektore te cilet kishin shtrirje te gjere dhe ishin, perafersisht nga 50 km. Larg njeri – tjetrit. Punen e re e nisa nga njohja e sektoreve ne vartesi. Per here te pare vajta ne Belsh dhe ne Rrase te Lushnjes. Aty me priten me peshk. Pritesi im ishte Ylli Leka – kryemafiozi i Lushnjes. Nje burgaxhi, i cili donte t’u shiste fshatareve, peshkun e kenetes, me cmime te shtrenjte. Une kete gje e dija. Thirra dhe pyeta vec e vec, ingjenier Yllin dhe kuzhinierin e pikes. U fola hapet: Peshku zihet ne liqen ( Liqeni i Konizbalit ); ju nuk e beni hyrje ne magazine dhe e shisni me te shtrenjte. Ylli nuk e pranoi kete veprim kurse kuzhinieri u tregua i sinqerte dhe e pranoi.
Punen me te madhe e kisha ne Myshqeta. Por me duhej ti jepja udhe punes dhe ne Lushnje. Nje dite me thirri Drejtori i Ndermarrjes, ne zyre e me takt, me tha: “ E di qe ke problem ne Rrase te Lushnjes, por mundohu ti kapesh ne befasi “! Vendosa te shkoja atje, naten, me makinen BC. Shoferi ishte i dyshimte prandaj i ruhesha. Mbylla kuzhinen; zgjova kuzhinierin. Doja ta ndihmoja, per te dale nga situata se ishte njeri i mire. E pyeta:“ Cfare ke pa futur ne kuzhine “? „ Kam pa futur 10 kg peshk- tha Ai“! I bera hyrje dhe u ktheva, ne Tirane. Stafit te ndermarrjes, nje per nje, u cova nga 2 kg peshk. “ E shperndave fajin tend, tha dikush, por nuk ia vura veshin. Ne Myshqeta qendrova plot 9 vjet.
Ne Valias dhe ne Kamze.
Ne Kohen kur menaxhoja ekipin e qymyreve ne Myshqeta, me thirri Drejtori i Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, ne zyre e me komunikoi: „ Do te te ngarkojme nje detyre me te madhe “! Ai me beri me dije se do te me jepnin te menaxhoja ekipin tone ne Valias dhe ate ne Kamze; do te mbaja dhe minieren e Myshqetase. Me dhane ne dispozicion nje kamion te tipit Zis dhe kater ndihmesa. E pranova detyren e re dhe bera nje rikonicion ( vajtje njohese ), ne Valias. Ngrita nje ekip gjeologjik, prane pusit te minieres, ne te majte te tij. Drejtor i Minieres te Valiasit ishte ingjenieri Avni Mece, nga fshati Dhemblan i Tepelenes, te cilin e njihja, qysh kur punoja ne Minieren e Mezezit. Ne Valias punova 6 muaj. Kishim mjaft veshtiresi. Nuk kishim uje per te pire; nuk kishim ushqime etj. Situaten ia bera te ditur Drejtorit te Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, te cilit i bera propozimin per ta shperngulur ekipin ne nje vend tjeter, me te pershtatshem. „ Ku do ta cosh ekipin, tha Drejtori – dhe shtoi: „ Je mesuar Ti, me te bredhur ”! “ Do ta shperngul ne Kamez – u pergjigja. “ Ka shume shpenzime, kjo pune, – tha Drejtori; ekipi eshte i madh, me mbi 100 vete. “ E di une perse nuk do Ti, o Drejtor qe ta shperngulim ekipin; mbasi duhet te nxjerrim fonde per ta terhequr ekipin ” Drejtori i Ndermarrjes Gjeologjike, ngulte kembe qe te leviznin me teper 3 inxhenjeret qe kishte ekipi ne perberje. Iu kundervura, me argumentin: “ O Drejtor; inxhenjeret qe kam une ne ekip nuk jane te zote as per veten e tyre. Vetem Ju, mund ti vini ata ne levizje. “ Po vendin ku do te ngreme ekipin, ku do ta gjejme? nevojiten 5000 metra katrore vend .” “ E kam gjetur vendin, perballe fushes se sportit, midis cerdhes te femijeve dhe fushes se sportit. I habitur, Drejtori tha:“ Si mund te ta japin ty ate siperfaqe toke “? Atehere isha i detyruar ta njoftoja Drejtorin se Kryetarin e Keshillit te Bashkuar te fshatit – Sadik Kosoven e kam baxhanak. I kisha dhene nje dreke te mire, Sadikut dhe puna mbaroi. Nisa ekipin per t’u vendosur ne vendqendrimin e ri ku kompletimi u be brenda 3 muajve. Ne perurimin e ekipit ne vendin e ri, erdhi ingj. Avni Mece; Sadik Kosova; Skender Xhuglini dhe Drejtori i fermes te Kamzes – Semjon Bibo. U bene 11 vete. Ne zyren e Drejtorit te Fermes te Kamzes, me kete rast shtruam nje darke, ku festuam me te ngrena e me te pira, me kenge e me valle, deri ne oren 0400, te mengjesit. Ne Kamze punova 3 vjet, rrefen Dilaveri.
As une, as Drejtoria e Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, nuk gjeten karar me levizjet e mija, nga njeri ekip ne tjetrin. Ndersa ishja me pune ne Kamez, Drejtoria e Ndermarrjes me nxorri nje urdher transferimi per ne Priske, tek Lapidari i Priskes, i cili evakuon kontributet e ketij fshati ne Luften Nacionalclirimtare, ne vecanti fisit Hysaj, aq te permendur ne histori. Ne Priske, atje ku me caktuan te punoja, gjeta nje baze te „shkelqyer “. Ne kete fshat gjeta bashkepunetore mjaft te mire e te beses. Punet me shkuan mjaft mire dhe lidhjet e mija me terrenin ( fshatin ) u forcuan shume, fale miresise te fshatareve dhe punes time pa hile. Plani i shtetit realizohej; ekipi ku beja pjese, ishte me perberje njerezish te mire. Nga ana ekonomike isha mire. Kooperativa bujqesore e fshatit Priske me ndihmonte dhe e ndihmoja. Zura shoqeri te ngushte me kryetarin e keshillit popullor te fshatit, me kryetarin e kooperatives bujqesore te fshatit dhe me brigadieret. Ne ekipin e priskes punova 9 vjet. Si te thuash, aty „ ngeca “, pavaresisht se me cuan perseri ne Vore ( Gerdec ).
Ne fund te vitit 1991 e ne fillim te vitit 1992 ekipi ku beja pjese u shkri. Me cuan ne nje pune tjeter, ne qytetin e Tiranes; vendi i punes quhej konservimi i makinerive. Deri ne vitin 2009, kohe kur dola ne asistence me perkrahje sociale punova ne punen park – oficine – konservim. Ishim 3 – 4 vete, silleshim verdalle e paguheshim. Ketu e mbylla karrieren e dola ne pension, ne vitin 2011. Nga perllogaritja e viteve te punes me dhane 3 % te pages, e cila ishte baraz me 4 milione leke.
Kthesa ne jeten personale shenoi ndryshime te dukshme ne jeten e Dilaverit.
Viti 1974 shenoi kthese ne jeten personale te vellait tim. Ai u perfill per t’u bere cift dhe e arriti objektivin. Sic duket, jeta e beqarise dhe levizja hop ketu e hop atje ne sektore e ne ndermarrje te ndryshme e nenshtruan ate fare capkeni, duke e detyruar Ate te veshe kostumin e dhendrrit. Po si ngjau ky ndryshim? Thone se rastesia eshte “ mbret i botes”. Nuk shpetoi nga kjo “ aksiome ” as Dilaveri. Tek vendi i quajtur “ Rrapi i Treshit ” ne Tirane, ishin disa ngrehina, tip kazerme, ne pronesi te ushtrise. Ato ishin pershtatur per te banuar dhe ne to ishin strehuar familje te ushtarakeve ose te njerezve, afer ushtrise. Aty banonte familja e Qamil Abdyl Alles ( ndjese paste ), efektiv i njesise te tankeve te Gardes se Republikes. Prane tij, banonte familja e Abaz Cunit, nje mik i Dilaverit, nga Dibra. Abazi ishte nga familje fisnike dhe e beses. Ne Peshkopi, punonte njeri nga vellezerit e tij, me profesion mjek. Fisi dhe familja e tyre ishin te preferuar ne treve.
Nje dite te bukur, ne nje bisede mes miqsh, Abazi i propozoi Dilaverit nje variant te mundshem per t’u fejuar. Mes te tjerash, Abazi, duke iu drejtuar Dilaverit, miqesisht, i parashtroi:” Nese ke ndermend te fejohesh, une kam nje gjiton shume te mire, me origjine nga malsite e Tiranes. Ai ka 5 motra, tri nga te cilat jane te fejuara e te lidhura; e madhja; Halimeja, ka kryer shkollen e mesme ekonomike dhe eshte ne pune “! Kjo ishte shkendia e pare, e cila, dalengadale i dha frytet. Do te krijoj mundesine qe ta veshtrosh e te te veshtroje – porositi Abazi, por ki kujdes se ata jane fanatike. Biseden qe zhvilloi me Dilaverin, Abazi e beri dhe me gjitonin e vet, me Qamilin e Allajve. Ne ate kohe, Qamili ishte tankist dhe sherbente ne Brigaten e Tankeve te Republikes te Shqiperise, me qender ne Sauk. Qamili, i interesuar per fejesen e motres, nje dite, kur vellai im ndodhej ne shtepine e mikut te tij – Abazit, erdhi aty, me motren Halime, per dore. Aty u pame dhe pelqyem njeri – tjetrin.
Si gje e zgjuar qe ishte, Qamili ( ndjese paste ), e pikasi pelqimin per njeri – tjetrin te dy te rinjve dhe ligjeroi: “ … Ju, te dy, vertet u pate e u pelqyet, por, sipas tradites te familjes tone dhe te treves nga vijme, jane Nena dhe Babai, te cilet duhet te pyeten domosdoshmerisht. Prandaj, i tha Dilaverit qe te vinte ne shtepine e tyre. U tha; u be. Dilaveri nuk priti te vinte ne shtepine e Halimese, me te tijet, por, si guximtar qe ish, nje dite mori udhen e vajti drejt e ne shtepine e Abdyl Alles, e cila ndodhej ne bregun e lumit te Terkuzes, per te biseduar me prinderit e Halimese, si kandidature e mundeshme per t’u fejuar. E priten, me te gjitha nderet dhe me kuriozitetin e mundshem, prinderit dhe motrat e Halimese; ata qe nuk ishin ne pune. Kandidati per dhenderr, Dilaver Xheviti, mbasi piu kafen, ne shtepine e Abdyl Alles, qendroi rreth 20 minuta dhe u ngrit e iku. Duke dale nga shtepia e vjehrrit te ardhshem, Dilaveri iu drejtua Dylit, drejtperdrejt, me fjalet: „… A e kam udhen te hapet, une, ketej e tutje “ ? E „ Bleu “ kuptimin e kesaj thenie te tepelenasit te zgjuar dhe u pergjigj, me te njejten „monedhe “: „ Po, ishte pergjigja e plakut Abdyl Alla; hajde kur te duash, e ke deren te hapet, ne cdo kohe “! Mbasi siguroi lejen, Dilaveri nuk vajti ne shtepine e Dylit, 10 dite me radhe. Kaluan 10 dite dhe Dilaveri i paraqiti Dylit kerkesen tjeter. Ne kerkese, kerkohej dicka me teper. Dilua i kerkoi Dylit „ te pinin nje kafe, familjare, tek kafeteria „ Kursal “ e cila ndodhej ne qender te Kryeqytetit.
Ne diten dhe ne oren e caktuar, me korrektesen qe kerkon ky cast solemn ( kafet e vogla te fejeses ), krushqit e rinj, te dyja palet u paraqiten ne vendin dhe ne kohen e caktuar. Dergata nga ana e nuses kryesohej nga Babai i saj, Abdyl Alla; nga Nena – Sajde, nga vella Qamili dhe nga motra Meleqe. ( te gjithe ndjese pacin ). Nga ana e dhendrrrit ishte vetem Dilaveri. Ai donte te merrte Muhametin, djalin e tezes, ne shtepine e te cilit, Dilaveri banonte aso kohe. Per shkaqe pune, pjesemarrja e Muhametit ne kete gezim, ishte e pamundur. Une, gjithashtu isha ne nje sherbim te vecante, gje qe ma bente te pamundur marrjen pjese.
Ata qe moren pjese ne bisede, trajtuan, me pergjegjesi, rastin dhe ishin per lidhjen e kesaj miqesie te re. Fisniku Abdyl Alla, i cili kryesonte palen e vajzes, njeri i zgjuar natyralisht dhe i tradites vendore, kembenguli te njihte anen tjeter te krushqise, dhe ishte ne merak, nese Dilaveri kishte njerez prapa apo ishte nje djale plangprishes dhe jetonte i vetmuar. Ne nje rast, Abdyli iu drejtua kandidatit per dhenderr – Dilaverit, me dashamiresi por qe nenteksti i pyetjes lexohej qarte: „ Po Ti, Dilaver, perse na vjen i vetemuar ne keta raste gezimi; nuk ke njerez Ti, qe te gezojne dhe ata si Ti “ ? Dilaveri, i cili gjykonte dhe kerkonte te bindej ne mundesine reale te realizimit te kesaj lidhjeje, i ktheu vjehrrit te mundshem nje pergjigje te menduar mire, ne rrjeshtat e se ciles lexohej qarte domethenia. Ai i tha, Dylit: „ Po ta gjejme ne fjalen, mesiguri qe do te vijne dhe njerezit e mi “! Me keto fjale, vellai im nuk donte te ulte fisin nga rridhte, por donte te ruante supermavcine e imagjinuar. Takimi dypalesh ne kafeterine „ Kursal “ zgjati gati nje ore. Sejcili shpalosi opinionin e tij per kete lidhje martesore; ne parim, te gjithe u shprehen me dashamiresi e me nota miratuese.
Nje here tjeter, ne shtepine e Abdyl Alles ne Bregun e Lumit, Dilaveri coi nje dergate, ne te cilen benin pjese: Miredita Beqiraj, bashkeshorte e djalit te tezes nga fshati Toc i rrethit te Tepelenes- Muhamet Hasan Beqiraj; vellai i Dilaverit – Niazi Xhevit Nelaj dhe bashkeshortja e tij – Fatmira, Dilaveri dhe te tjere dasmore. Ardjani, djali i madh i Niaziut mbante ne dore nje tufe me lule, te cilat ia dha kandidates per nuse – Halimese. Ne rrugicen qe te conte tek shtepia e tyre, sipas tradites, ishin rrjeshtuar te gjithe pjesetaret e familjes Alla. Ne krye ishte Abdyl Alla; pas tij Nene Sajdeja dhe me pas vellezerit e Limes: Qamili ( ndjese paste ) dhe Aqifi. Motrat Alla ishin rrjeshtuar ne fund; njera pas tjetres, sipas moshes. Kurioziteti per te njohur nusen e vellait ma bente Kohen te padurueshme; ajo ecte ngadale. Nusja jone ishte ne radhe, andej nga fundi i rrjeshtit.
Vajtja jone, si „ ekip “, ne shtepine e Alleve, kishte per qellim perfundimin dhe zyrtarizimin e fejeses te Dilaverit me Halimene ( ndjese paste ).
Me 25 maj te vitit 1975 u finalizua lidhja mes dy te rinjve te fejuar, me martese. Dasma u organizua ne shtepine e Niaziut, ne rrugen: „ Ylbere Bylikbashi “, ne zonen e Ndermarrjes te „21 dhjetorit “ ne Tirane. Nga Kalivaci i larget erdhen: Vellezerit Reshat dhe Nelo Resmi Nelaj; nga fshati Krahes i rrethit te Tepelenes, erdhen: Motra Lumturi dhe burri i saj – Tefik Sulo Llakaj; nga fshati Zhulaj, po te rrethit te Tepelenes erdhen: Teze Sherina dhe djali i saj Bilbili ( te dy ndjese pacin ) dhe nga Koshtani, – dy djemte e dajove: Jonuzi dhe Syrjai, se bashku me bashkeshortet e tyre. Nga Tirana, erdhen ne dasme ata qe u thirren; doemos, nga njerezit me te preferuar te Dilaverit dhe te mite. Ishte Miredita, e bija e Sherif Asimit, nga fshati Toc i rrethit te Tepelenes dhe bashkeshorti i saj – Muhamet Hasan Beqiraj, nga i njejti fshat. Muhametin e kishim djale tezeje. Ai ishte i biri i teze Lalase, e cila ishte moter e madhe e Nenes tone – Zonjes. Nuk mund te mungonin gjitonet e pallatit, natyrisht me perzgjedhje. Ishin: Malo Gjoni ( ndjese paste ) dhe bashkeshortja e tij – Gojearta, me origjine nga fshati Vermik i rrethit te Vlores; Agim Vodopi dhe Leonora; shkodran, me rrenje etj. Dasma kaloi si dasme xhymerti. Xheviti ishte ndare nga jeta, qysh ne muajin janar te atij viti dhe Zonja e Madhe e Binajve, pas ndarjes nga jeta te bashkeshortit e kishte te veshtire te jetonte e vetmuar ne Kalivac, prandaj, pas kalimit te te dyzetave te burrit, u detyrua te shperngulej ne Tirane e u vendos ne shtepine e djalit te madh te saj. Asaj i gezonte shpirti dhe ishte ne qiellin e shtate mbasi martonte djalin e saj „pekul “ me te cilin ndante kujtime me vlere, nga jeta ne fshat .
Pas dasmes, cifti i sapomartuar – z. Halime ( ndjese paste ) dhe Dilaveri u shperngulen ne nje banese me qera, ne zonen e Kinostudios „ Shqiperia e Re “. Atje, ata, banuan 12 muaj. Godina e banimit ndodhej afer Ures se Mjedes, atje ku ka qene nje tip hoteli per oficeret pa shtepi.
Ne kohen per te cilen behet fjale, Ndermarrja Gjeologjike e Tiranes, ndertonte nje baneswe me pune vullnetare per punonjesit e saj. Njera nga keto banesa ndodhej ne lagjen „ Ali Demi “, prane fushes se sportit me te njejtin emer. Godina per banese ishte ne perfundim. Ishin ngritur 5 kate, ishin suvatuar muret e ishin shtruar pllakat, si dhe ishin montuar pajisjet hidraulike dhe ato sanitare. Mbetej lidhja e baneses me rrjetin elektrik qytetas dhe dorzimi i baneses, sipas rregullave te kohes.
Si njeri me reputacion e me kontribute ne ndermarrje, Dilaveri i vajti ne zyre Drejtorit te Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, dhemblanakut – ingjenierit te minierave – Avni Mece. Avniu ishte nje ingjenier teper I zoti dhe shpirtmire. Bamiresite e tij ishin te njohura. Ai gezonte dashurine dhe respektin e te gjithe ndermarrjes. Vellai im, i cili kishte njohje me te, i qau hallin Drejtorit, duke i parashtruar kerkesen per strehim, ne emer te familjes se Tij, te ngushte, e cila ishte shtuar me nje vajze te sapolindur, ne Kinostudio, me 29 Nentor te vitit 1975 dhe te Nenes tone – Zonjes te Madhe te Binajve, e cila ishte moter e Deshmorit te Luftes Nacionalclirimtare, Musa Teme Shehaj, nga fshati Koshtan i rrethit te Tepelenes. Ne biseden mes tyre, e cila shquhej per tone miqesore e me sens dashamires, Drejtor Avniu e porositi Dilaverin e punonte; ( te fuste ore pune vullnetare, ne ndertesen qe po ngrihej ). Dilaveri, me merakun e madh te strehimit te familjes, iu drejtua Avniut, me fjalet:“ Po te kontribuoj une per ndertimin e baneses me kontribute vullnetare, ju, si drejtori a do te me klasifikoni per te marre strehim “? „ Ti puno, e porositi Avniu, Dilaverin mbasi kesaj pune nuk i dihet si do ti shkoje filli…“! Pas kesaj bisede, Dilaveri nisi te punoje ne banesen qe ndertohej me kontribute vullnetare. Ne fakt, vellai im ishte i vonuar ne kete ceshtje. Hallexhinjte pa shtepi , deri atehere kishin kontribuar me pune nga 3000 dhe nga 4000 ore pune vullnetare. Dilaveri, kontribuoi me 221 ore pune vullnetare. Pra diferenca ishte e dukshme. Mirepo fati dhe komisioni I strehimit I ndermarrjes, ne kete ceshtje ishin ne anen e tim vellai. Kur u ndane banesat, Dilaveri u klasifikua per te marre nje apartament nga kontigjenti I Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes, pavaresisht nga oret e punes vullnetare.
Pa pritur aotorizimin e Komitetit Egzekutiv te rrethit te Tiranes, Dilaveri , se bashku me familjen , u fut ne nje apartament prej nje dhome e nje kuzhine, ne katin e peste te baneses. Mirepo ai apartament, ishte nga kontigjenti i Komitetit Egzekutiv te Rrethit te Tiranes, i cili, sipas rregullit te kohes , i kishte leshuar autorizim ingjenierit Petro Milaj, i cili kiishte ardhur , me qarkullim , nga Miniera e Memaliajt. Mbasi Dilaveri kishte „pushtuar“ apartamentin, Ate e thirri ne zyre shefja e kuadrit te ndermarrjes z. Levkotheja. Ajo me porositi ti shkoja ne zyre sekretares te Ndermarrjes Gjeologjike- Liri Milo. Bera sic mne tha shefja e kuadrit. Sekretarja me donte shume dhe , per punen qe beja , me respektonte . Une , e respektoja , gjithashtu, per korrektesine qe kish. Ne zyre e gjeta te vetme. Sapo hyra ne zyre , Ajo nisi te qante. „ Po Ti perse qan , nderhyra me takt; une jam gjalle dhe shendoshe e mire“!Dilaveri priti sa u qetesua Liria dhe atehere mesoi prej saj se „ Ty dhe Koci Rates ua kane hequr shtepine qe u caktoi komisioni i strehimit te Ndermarrjes“! Pa e dhene veten, Dilaveri i dha shtetares nje pergjigje diplomatike dhe optimiste , me qellim qe ta qetesonte akoma me shume: Ai i tha Lirise:“ Shendoshe vete ; une jam 26 vjec ; do te punoj kur te ndertohet pallati i radhes, me kontribute vullnetare dhe , mesiguri qe do te marr shtepi“.
Sapo doli nga zyra e sekretares te ndermarrjes, Dilaveri njoftoi mikeshen e tij; Hatixhe Pleshti, e cila ishte Kryetare e Keshillit te Lagjes Nr 7 dhe moter e Omer Haxhise, pergjegjes i seksionit te strehimit, ne Komitetin Egzekutiv te rrethit te Tiranes. Z. Tixhe Pleshti e respktonte dhe kishte mendim mjaft te mire per vellane tim, ashtu si dhe Ai e konsideronte ate. Z.Tixhe i telefonoi vella Omerit e midis tyre u zhvillua nje dialog interesant. Omeri, beri me dije te motren se Ai, kishte dhene urdher te shkoje policia e ta nxjerre perjashta ate familje, pra, e kambere fakt te kryer“! Motra Tixhe, i sygjeroi vellait te saj se „ Cilado familje mund te nxirret jashte por jo ajo, e cila i ka DHENE Luftes Nacionalclirimtare 4 deshmore; pastaj , Ajo i dha opinionin e saj, per rastin , ashtu si e rekomandoi te preferuarin e saj qe te pajisej me autorizim per nje siperfaqe banimi. Ne njoftimin per te vellane, Tixhja shenonte: „ … Do te ma strehosh kete mikun tim se eshte nga nje familje , e cila i ka dhene Luftes Nacionalclirimtare 4 deshmore“! Dilaverin , Ajo e percolli me fjalet e mira: „ Ik, tani se e more shtepine“!
Nderkohe qe po merresha me sqarimin e ceshtjes, ne shtepin qe zura ne katin e peste te pallatit, kishte shkuar policia, me nje urdher egzekutiv, per te nxjerre jashte, ne rruge te madhe familjen time, me gjithe placka. Nena jone, Zonja e Madhe e Binajve iu drejtua policeve: „ Te keqen nena, mor djem; Une e di se shtepine e kemi , sipas rregullave, nga Komiteti Egzekutiv i Rrethit te Tiranes e nuk kemi hyre brenda , si firare“! Njeri nga policet, me sa duket ai qe ishte i pari i tyre u nis per ne Komitetin Egzekutiv te Rrethit ( aty ku kishte marre urdhrin e egzekutimit); pas pak, policet , pa thene gje, nisen te largoheshin ( u terhoqen nga aksioni policor). Pas kesaj ndodhie te pakendshme, vellait tim i ofruan autorizim per strehim , nga Komiteti Egzekutiv i Rrethit te Tiranes. Ne banesen e ndertuar me kontribute vullnetare , nga Ndermarrja Gjeologjike e Tiranes; Komiteti Egzekutiv i rrethit kishte kontigjent te tij 5 apartamente. Ky ishte rregull i pergjithshem, i cili zbatohej per cdo ndertim me kontribute vullnetare. Ata qe I sollen autorizimin, I thane vellait tim: “ Futu ku te duash, ne apartamentet e pa zena; zgjidhe vete apartamentin ku do te banosh”! Sic kujton vete Dilaveri: “ U mundova te futesha ne katin e trete ose ne katin e katert te baneses, por apartamentet ishin te zena. Tentova te shqyeja dyert etyre por ishe e pamundur. Atehere u futa ne katin e pare , ne apartamentin ku banoj aktualisht. Per kete mora bekimin e Nenes. „ Bere mire , bir-o! Ti i ke femijet te eger e mund te bien nga dritarja. Ne muajin shkurt te vitit 1976 erdhi ne jete Ermiri.Pastruam apartamentin nga mbetjet e ndertimit e u futem brenda .Keshtu perfundoi ky kalvar me veshtiresi lloje-llojesh“!
Ne ate kohe Nena Jone, Zonja e Madhe e Binajve banonte ne te njejtin apartament me Dilaverin , bashke. Ne muajin korrik te vitit 1975, me ngjau nje fatkeqesi e madhe; per shkaqe te mirefillta morale, shkaterrova familjen. Derisa Keshilli Popullor i Lagjes Nr.9 ne Tirane, me autorizoi te futesha ne nje dhome, ne banesen me dy kate, ne rrugen e „ Kavajes“ , perballe Parkut te „ Xha Tomit“, jam endur , dere me dere ( here ne repart, ne zyre; here tek ish klubi „ Partizani“ e here gjetke), prandaj , Nwnen nuk mund ta merrja me vete, kudo qe shkoja, por Ajo u sistemua ne familjen e Dilaverit dhe i perjetoi te gjitha peripecite e marrjes te shtepise.
Kur ishte vetem 40dite, Ermiri u sistemua ne Cerdhen Nr.14, atje ku ishte sistemuar me pare , motra e tij –Kozeta. Shkollen fillore, te dy femijet e Dilaverit, me diference moshe te vogel, e kryen ne Shkollen „ Ali Demi“ . Dilaveri kujton se , kur Ermiri ishte ne klasin e dyte dhe Kozeta nje klase me lart, Ermiri, meqenese ishte me i mire ne mesime, ndihmonte te motren edhe pse ajo ishte ne klasen e trete. Limja, prej asaj kohe, derisa doli ne pension, punoi ne NTSHUS ( Ndermarrja tregtare shteterore e ushqimit social), pa turne . Duke punuar perhere ne turnin e pare , Asaj i jepej mundesia te shkonte shpesh ne cerdhe e ne kopesht e me pas ne shkolle, per te pare shendetin , trajtimin e femijeve te saj nga edukatoret dhe ecurine ne mesimee.
Martesa me Halimene e Allajve, rezultoi e pafat ne jeten e Dilaverit
Limja ishte motra e dyte nga vajzat e Sadijes me Abdyl Allen. Motra e madhe e serise te vajzave ishte Merjemja, bashkeshorte e devolliut Fejzi Mancelli. Bashkeshortja e Dilaverit u rrit ne nje familje me shume femije. Abdyl Alla ishte nga fshatrat e malsise te Tiranes. Familja qe formoi Dyli dhe Sajdea jetonte me te ardhura te pakta; ne ngushtesi ekonomike. Ne ate familje, paga e policit te objekteve qe merrte Abdyl Alla, ne kohen kur bente roja ne Hidrocentralin e Linzes, ishte i vetmi burim i te ardhurave. Duhet thene se fjala e Abdylit ne familje ishte ligje per te gjithe pjesetaret e saj; ajo nuk mund te kundershtohej nga asnjeri. Dyli ishte mjaft autoritar ne familje, autoritet, i cili pleksej me fanatizmin tradicional te zones. Nena e Limes – Sajdeja, ishte shtepiake. Ajo, ne cift me Abdylin, solli ne jete shtate femije, te cilet u rriten ne skamje; me frymen dhe me teshat e njeri – tjetrit. Ne serine e vajzave te tyre, numerohen, sipas radhes: Merjemja; Halimeja; Meleqja; Kadija; Sabrija dhe Lumja; si dhe djemte: Qamil dhe Aqif. Per hir te se vertetes, Nena e tyre, Sajdeja nuk e pati te lehte menaxhimin e shtate femijeve ne ata kushte te veshtire .
Vajzat, te ardhura ne jete njera pas tjetres, visheshin me petkat e motrave me te rritura. Motres te vogel praktikisht i takonte te vishte fustaan te ri vetem per Barjam ose me rastin e ndonje feste tjeter fetare. Te dy vellezerit, me diference jo aq te madhe ne moshe nga njeri – tjetri, gjithashtu shfrytezonin veshjet e njeri – tjetrit. Veshtiresi te shumta dilnin perpara Nene Sajdese, e cila menaxhonte, me shume mund, djerse e mend, mbushjen e stomakeve te femijeve te saj, te burrit dhe c’fare te mbetej, edhe te sajen. Ne kusine qe zjente ne vater, vlonte preshi, Lakrat e egra te mbledhura arave, fasulja dhe barishtet e tjera, era e te cilave kundermonte se largu. Paga e policit te objekteve qe perftonte Dyli, ishte e pamjaftueshme per te siguruar ushqimet per te gjithe familjen, prandaj. Nene Sideja ishte e deetyruar te dilte nga shtepia per te mbledhur barishte dhe , ceshte e drejte, Ajo ishte mjeshter i gatimeve tradicionale tiranase. Ne sofren e familjes Alla shpesh shtrohej trahanaja ne te dy versionet ( e embel dhe e tharte ), vala, qulli, petullat, misri i zier, gjiza, japraku; harapashi; kalaposhet, byreku me lakra, fasulet dhe fierzat, lakrat etj.etj.
Prinderit dhe e gjithe familja, mezi pritnin te rriteshin e te futeshin ne pune femijet me te medhenj ne radhe qe te merrnin nje page sa per te mbajtur frymen, e kesisoj, duke u shtuar te ardhurat financiare, do te permiresoheshin dhe kushtet e jeteses. Syte i kishin drejtuar nga Qamili, nga Merjemja dhe nga Halimeja pastaj dhe nga femijet e tjere, qe vinin ne radhe. Vajzat e familjes Alla ishin simpatike dhe me norma morale. Sic eshte e njohur, vajzat, krahasuar me djemte rriten me shpejt dhe po me shpejt lidhen me martese. Vajzat e Sajdese e te Abdyl Alles, ishin te kerkuara. Shkeset, hynin e dilnin ne ate prag, njeri pas – tjetrit. Ata kerkonin nuse per djemte e miqve te tyre, ndonjehere dhe per pinjollet e tyre. Sic erdhen ne jete e si u rriten, fejesat e vajzave te kesaj familje pasuan njera – tjetren. Shumica e dhendurreve vinin nga familje te kamura gje qe mundesoi permiresimin e gjendjes ekonomike te familjes Alla dhe te pozicionit te saj shoqeror.
Limja nuse ne deren tone, mori per burre Dilaverin e Xhevit Malkos, njerin nga djemtee me te shkathet te fshatit e njeri i kompletuar, i cili „bente pete “ jo vetem per vete dhe per familjen e tij. Fakti qe Dilaveri u vendos e u sistemua ne qytetin e Tiranes me ate cidi, kur nuk ishin te shumte edhe ata qe benin te njejten gje, edhe kur kishin kryer shkolla te larta e kishin profesione te kerkuar.
Limja ishte e lindur dhe e rritur ne nje mjedis tiranas, ne te cilin zakonet, traditat, mentaliteti etj.ishin te ndryshem nga ato te treves nga vinte Dilaveri, por Ajo, me zgjuarsine dhe aftesite e saj te vecanta, u pershtat shpejt me kerkesat e reja dhe me zakonet tona. Ajo u perfill me shpejtesi e me aftesi per te pastruar, sistemuar dhe kompletuar shtepine e re duke cmuar rastin fatlum te nisjes te nje jete te re, ne kushte normale. Vlere e kapitull me vete ishte me karakteristika te pashembullta, ishte pershtatja e saj e shpejte e ne menyre te cuditshme me fshatin tone dhe me banoret e tij, te cilet ishin teper te „larget “ per nga menyra e jeteses dhe karakteristikat e vecanta te tyre.
Ne Kalivac, ne kohe te ndryshme, kane ardhur, vazhdimisht nuse, nga treva te ndryshme te vendit. Ato kane shperfaqur, menjehere apo pas disa kohesh vese, huqe, mentalitete e qendrime te ndryshem, por nuse qe te uleshin shesh – besh ( kembekryq ), ne cdo vater fshatari e te kuvendonte me grate apo me burrat vendas, sikur te ishte lindur e te ishte rritur ne gurin e Kalivacit, numerohen me gishtat e njeres dore. Nese dikush kerkon te dije, perse Limja u pershtat aq bukur e aq shpejt, mund tju them se Ajo ishte e rritur thjeshte e ne veshtiresi. Ndoshta mund ti jap te drejte dhe dikujt qe ruan opinionin se mentalitetet e te dyja trevave tona jane te perafert. Keto jane, pa medyshje te drejta por, po aq e vertete eshte dhe thjeshtesia e asaj gruaje, e cila nuk e kishte per keq, te futej ne kasollen e lopes, tere bajga apo te ulej kembekryq, ne vatren shtruar me shur , perzier me byk e me bajga lope, me ose pa shilte te shtruar. Medalionit te thjeshtesise te Saj, i shtohej aftesia per te zhbiruar cdo skute dhe menyra e te komunikuarit me njerezit.
Ne trungun e Binajve, Limja u lidh, me ngushte me Hysnijen, bashkeshorten e Luto Resulit dhe me vete Luton. Afrimi me Zamirin dhe sherbimet qe i kreu Atij Limja, ne kohen kur djaloshi kryente sherbimin e detyruehem ushtarak ne Policine Ushtarake te Shtetit, ne Tirane, mesiguri qe sherbeu si nyje e forte lidhese. Lutoja babaxhan e hokatar, me shpirtin e gjere, si det, perkrahej shume me sivellane tone Reshat Resmiu dhe me vellane e tij – Nelon. Ndoshta kjo ishte nje rrethane tjeter qe e lidhi Limen me keta te dy, me bashkeshortet e tyre: Kushullen dhe me Xhikon, e me femijet e tyre. Bexhetja e Xheladin Resulit, me tipin e saj te cilter e hokatar dhe me karakterin e drejtperdrejte, e kishte shume per zemer Limen dhe perkrahej me te. Nuk behet fjale per lidhjet e saj me Vjollcen dhe me bashkewshortin e saj – Petrefin, ne shtepine e te cileve gjenin qetesi, siguri dhe bujari. Dilaveri dhe Limja, sa here shkonin ne Kalivac, shtepine e Petrefit e kishin hotel dhe restorant. Fakti qe ne familjen e Petrefit, banon dhe vjehrra e tij z. Ervehe, ishte faktor plus. E veja e te ndjerit Veli Ahmet Pashaj, me zemren e saj te bardhe, kur vinte cifti ne fjale, nuk nxinte e sterronte , por behej shend e vere.
Limja ishte e pritur. Bujaria e shpirtit te saj ishte e papare. Edhe kur u strehua ne nje siperfaqe te kufizuar banimi, ne katin e pare te baneses pesekateshe qe ndertoi Ndermarrja Gjeologjike, me kontribute vullnetare, shtepia e saj u kthye ne nje vend pelegrinazhi ku hynin e dilnin bujtes te shumte. Fale shpirtit bujar te Halimese dhe te Dilaverit banesa e tyre, kishte bujtes, te cilet jo vetem hynin e dilnin por qendronin ( hanin e pinin, kalonin naten dhe kerkonin shoqerim per te zgjidhur hallet e tyre. Me se shumti familjen e Saj e vizitonin njerez te krahut tone, por kishte dhe nga te Limes, te cilet, si Tiranas vinin vetem per vizite. E kush nuk e ka shkelur ate prag bujaresh ? Me ngjan se vajti ne vend nje thenie e lashte, sipas te ciles: „ … Moj shtepia bukedhene, do benec sic keshe qene ”! Dera e Madhe e Binajve te hershem, fale bujarise te Limes dhe te Dilaverit u perteri, ne dimensione te rinj edhe ne kohet moderne. Koha e qendrimit te njerezve te kraqhut tone, ne ate shtepi ishte e ndryshme. Ata qe i zinte nata ne udhe, flinin ate nate, hanin e pinin dhe te nesermen ndiqnin destinacionin. Por kishte dhe te atille, te cilet qendronin me dite te tera; kerkonin, pervec strehimit dhe ushqimit edhe „ „temenara“.
Bujtesit vinin ne Tirane per hallet e tyre. Disa kishin femijet ne shkolle dhe interesoheshin per shendetin dhe per ecurine e tyre ne mesime; disa te tjere kishin te aferm te semure, te shtruar ne spital apo per t’u vizituar tek mjeke specialiste. Nje takem vinin per t’u ankuar ne organet e larta te Partise ose te qeverise, per padrejtesite qe u ishin bere ne trevat apo ne organet lokale. Vinin dhe familjare te ushtareve, te cilet ishin duke kryer sherbimin e detyrueswhem ushtarak ne repartet e kryeqytetit. E them me bindje te patundur se divanet dhe kolltuqet e kuzhines te Limes, po te kishin goje e te flisnin, mesiguri qe do te deshmonin masakren qe u behej.
Me se shumti vinin koshtanake dhe familjare e te aferm te dajove tane. Nga Toci e nga Zhulajt vinin familjare dhe te aferm te tezeve; nga Krahesi, femije dhe te aferm te motres tone te vetme =- Lumturise. Vinin njerezit tane nga Vlora, nga Korca, nga Shkodra e nga nuk vinin, ne ate dere bujare. Nuk llogariten kalivacasit te cilet e kishin deren te hapet ne cdo ore dhe hynin e dilnin si ne shtepine e tyre. Interesant: Te gjithe bujtesit, kur merrnin udhen per ne Tirane, ngado qe te niseshin llogaritnin vetem parate e biletes se udhetimit, per te tjerat pergjigjej Limja dhe Dilaveri. Kjo ngjante jo vetem tek fshataret por dhe tek ata qe ishin qytetare dhe qe i njihnin kufizimet e kohes dhe shpenzimet.
Ne mesin e viteve ‚70, pasi ishte martuar e ishte stabilizuar Dilaveri me strehim, ne Tirane, me ngjau nje fatkeqesi e rende familjare; shkaterrova familjen ( ndava bashkeshorten ). I shtrenguar te braktisja siperfaqen e banimit qe kisha, flija ne repart apo ne nje dhome perballe Parkut te „ xha Tomit “, Nena jone, Zonja e Madhe e Binajve, per kete arsye u be si top futbolli. Ajo u vendos ne familjen e Dilaverit, derisa u zgjidh ceshtja e strehimit tim. Limja, e gjeti shpejt fjalen me vjehrren e urte e fisnike. Mirepo Zonja e Madhe e Binajve ishte mesuar me jetesen ne kushte te tjere. Ajo, qyshse erdhi ne Tirane, jetoi pak me djemte e mi: Ardjanin dhe me Oltionin por, ngaqe ishte e malluar per te rritur femije, u lidh fort me ta, i donte shume atae bente shume pas tyre. Ndoshta ky qe shkaku qe edhe Limja u lidh ngushte me te dy djemte e mi dhe i trajtonte ata, njelloj si femijet e saj. Prandaj, Ardjani dhe Oltioni, edhe pse u rriten, u maturuan e u bene vete prinder, sherbimin e Limes nuk e harruan dhe lidhjet me te i mbajten te qendrueshme deri ne fund te jetes te Saj.
Tipar dallues i Limes ishte aftesia per te qene e “ngjitur ” dhe e afruar me gjitonet. Ajo gezonte nje respekt e reputacion te vecante ne mjedisin ku banonte e me gjere. Flala e saj e embel ngjiste si mastic; te gjithe e donin dhe e nderonin, ashtu si dhe Ajo ua shperblente me te njejten monedhe. Megjithse ne shtepine e Limes hynin e dilnin vazhdimisht njerez, nga fshati e nga qyteti dhe dera e shtepise te saj trokiste vazhdimisht, shtepine Ajo grua e mbante ne cdo kohe te rregullt e te paster. Limja i nderronte vazhdimisht kolltuqet ku uleshin njerezit dhe mobilet e shtepise. Dashurine per vellane tim, Ajo e perkthente ne kujdes, per Ate dhe per femijet e perbashket. Dilaveri eshte vete i rregullt e i kujdesshem dhe i pelqen te kete pamje te jashtme te rregullt, por bashkeshortja e tij – Limja skrupuloze kujdesej qe burri i saj te ishte ne cdo kohe i veshur mire, i rregullt e i paster. Me ka lene shije te mire dashuria e vecante qe ushqente Limja per te birin dhe per Klean, vajzen e Kozetes. Qyshse erdhi ne jete, e derisa Limja nderroi jete, Ermiri zinte vend te vecante ne jeten e Nones se vet, te ciles, i pelqente ti thosh: „Plaka “.
Ne shtate vitet e fundit te jetes, Limja supertoi semundjen e parkinsonit. Ajo levizte me veshtiresi neper shtepi e ne lagje, por e kishte mjaft te veshtire, thuajse te pamundur per te vizituar te afermit dhe rrethin miqesor qe formoi. Asqe mendohej te shkonte, si me pare ne Kalivac, ne Krahes e gjetke. Semundja e rende e kufizoi Limen nga levizjet. Ajo grua, e cila nuk zinte vend, u kufizua e nuk mund te shijonte me kenaqesine qe ndiente kur ulej, shesh – besh, me shoqet dhe me gjitonet e aferta per te biseduar. Vetem cigaren nuk e ndau nga dora ajo femer.
Limja e perjetoi keq semundjen e Dilaverit, goditjen cerebrale e cila e mbertheu pas krevatit dhe e coi ne paralize. Dilaveri qendroi i shtruar ne Spitalin Nr – 5 te Tiranes, plot nje muaj. Kur e kisha te mundur, i shkoja vellait ne spital, jo per ti sherbyer, mbasi i biri – Ermiri, nuk i linte gje mangut dhe une isha i pamundur fizikisht per ti sherbyer. Shkoja vetem per ta pare e per te nxjerre merakun tim. Sa here i shkoja per ta pare tim vella, i jepja kurajo qe ta perballonte sa me mire semundjen e rende. U habita kur, ne nje rast gjeta ne dhomen e tij te ndjeshmen Lime, e cila, ashtu sic ishte e semure, me kufizim te levizjeve, kishte sakrifikuar per te pare bashkeshortin e saj, me te cilin kaloi nje jete dhe solli ne jete dy femije. Kur me pa te hyja ne dhomen e vellait, imekunate, duke perdorur nje shprehje te lashte tironse, m’u drejtua me fjalet: “ Ka ardh daci, me pa qorrin ”! Qeshem, te kater me kete shaka te gjetur. Ermiri e ka shume per zemer te foluren ne dialektin vendas ( tiranase ). Ai u kenaq shume e u gajas, kur degjoi nga goja e „ „plakes “ se Tij, kete shprehje te preferuar.
Pas nje muaji hospitalizim, Dilaveri u stabilizua ne parametrat jetesore dhe, sipas rregullave u cvendos, nga Spitali Nr.5 ne banesen vetjake, prane Fushes se Sportit ne Lagjen „ Ali Demi “. Pas kesaj, sensibiliteti i Limes u shumua. Ajo, tashme perkujdesej qe Dilaverit mos ti mungonte asgje nga sherbimi mjekesor qe merrte ne spital. Ime kunate, ndjente pergjegjesi dhe kujdesej per mjekimin rigoroz e ne kohe si dhe per ushqyerjen e te shoqit me produkte bio. Gezonte e gjora grua qe burri i saj, „ia hodhi“ edhe kete radhe dhe besonte ne permiresimin e shpejte te tij.
Populli yne i mencur, ka formuluar, nisur nga pervoja e tij shekullore „ postulatin “ : „ Csjell dekika, nuk sjell moti “. Tragjedia e pabesueshme, ngjau atehere kur asnjeri nuk e priste. Ne mengjesin e 3 shtatorit te vitit 2019, rreth ores 08.30, kur z. Lime ishte duke u kujdesur per ushqimin e bashkeshortit, me qumesht, te cilin ia mori gjitones dere per dere, sapo u fut ne korridorin e shtepise te saj, u plandos ( u perplas ) pertoke, e dha shpirt. Ne kete rast fatkeq te saj, nuk kishte asnjeri, i cili te mund ta ndihmonte. Ermiri ishte larguar ne pune, kurse Dilaveri dergjej i shtrire, ne shtrat, ne pamundesi per te levizur ne menyre autonome.
Cdo i rritur, me sadopak mend ne koke, mundet ta kuptoje permasen e kesaj tragjedie. Njeriu i dashur po jepte shpirt, kurse imvella e veshtronte e nuk mund ti vinte ne ndihme. Atij i digjte ne zemer kjo pamundesi, por mjaftohej duke bertitur nga vendi: „ Halime! Halime! A je gjalle ? Kozeta, vajza e vetme e familjes ndodhej larg; ajo ishte ne Itali, ne kerkim te nje pune, per te ushqyer femijet. Klea dhe Orgesi; dy femijet e Kozetes te cilet e donin shume gjyshe Limen, ishin ne shkolle. Ne banese ishin vetem e ndjera dhe Dilaveri. Ky i fundit, nga emocionet e forta dhe nga gjendja e shokut qe pesoi, nuk mund te formonte as numerat e telefonit te urgjences, e cila, edhe pas njoftimit qe mori nga vellai i Aristidhit, erdhi me vonese; ne kohen kur Limja kishte nderruar jete. Isha me pushime ne plazhin e Gjirit te Lalezit. Me njoftoi vellai i Aristidhit; u nisa menjehere por udha eshte e gjate e nuk iu ndodha prane vellait te vetem fatkeq, Dilaverit, ne kete situate tragjike. Per te ngushelluar, ne shtepine e Dilaverit ( tek lokali perballe shtepise ) erdhi e kush nuk erdhi ? Lume njerezish u derdhen. U mbush oborri dhe lokali, ngushellimet i priste Ermiri, vellai i te ndjeres – Qamili ( ndjese paste ) dhe une. Kozeta ndodhej me pune ne Itali; ajo erdhi vetem te nesermen, madje me vonese. Me lane mbrese shume episode por me teper me ngjan si nje “shkulje ” e Skender Muharrem Nelaj, me Halimene ( te dy te semure ) me te gjithe djemte dhe nuset e tyre. Kjo verteton edhe nje here, postulatin se gjaku nuk behet uje. Por, vura re dhe nje rast, pa precedent. Kur u nda nga jeta e ndjera Lime, ne shtepine e Dilaverit, erdhi me shpejtesi Musai i Mehmet Musait dhe te tjere njrez te fisit tone. Cuditerisht, po ate dite, Musai u largua e nuk u duk me, as te nesermen, ne varrimin e Limes as e as ne dreken mortore qe u shtrua, pas varrimit te saj. Nuk arrij ta spjegoj kete vije sjellje te tij.
Sipas zakonit te te dy kraheve, xhenazen e gdhine grate e fisit tone dhe ato te deres se babes ( natyrisht te reduktuara ne numer ). Halimeja, bashkeshortja e Skenderit, edhe pse e semure, kembenguli qe ta gdhinte xhenazen. Arkmorti u vendos ne mes te kuzhines dhe grate qe benin pelegrinazh, ishin vendosur rreth tij. Ne ate rit fetar, moren pjese: Sajdeja ( nene e te ndjeres dhe motratmotrat e saj: Merjemja dhe Kadija, vajza e madhe e Qamilit; Tatjana, Behija dhe gjitonet: Nica e ajo perballe, te cilat hynin e dilnin here pas here ne ate dhome. Sa te rende e ka patur Dilaveri, ate nate, kur bashkeshortja e tij e ndjere, dergjej, e pajete ne aktmort, disa hapa prane tij e Ai nuk mund te cohej nga shtrati, qofte dhe per ti prekur ballin.
Ne diten e percjelljes per ne banesen e fundit; me 4 shtator te vitit 2019 barren kryesore e perballoi me dinjitet dhe sic i perkiste, i biri – Ermiri. Ate dite ngjau dicka e rralle dhe e paparashikuar. Kozeta, bija e vetme e Limes te ndjere, per arsye pune nuk ndodhej ne Shqiperi. Ajo punonte ne qytetin e Piacences, ne Kastelo San Xhiovani, ne Itali. Ndonese Ajo u njoftua menjehere per ndarjen nga jeta te Nenes te Saj e pati te pamundur te mberrinte ne kohe, ne ceremonine e varrimit, si kusht i domosdoshem. Mberrritja ne kohe, ne ceremonine mortore, nuk varej prej saj. Punetorja e shtepive, ne Piacenca, nuk mund te ndikonte ne fluturimin nga Roma ne Rinas, avioni i linjes ne fjale erdhi ne ulje me vonese te madhe. Fale kembenguljes te Ermirit dhe opinionit mjedisor, tej te gjitha rregullave ( ishte caktuar ora e sakte e varrimit ), u shty ora e ceremonies te varrimit, 60 minuta, derisa mberriti Kozeta, e cila e percolli aktmortin e Nenes te saj, duke bere takimin e fundit me te. Kozeten e mori nga Rinasi dhe e solli ne Tirane, djali i daje Aqifit – Geni, i cili kishte ardhur nga Belgjika, per te varrosur halle Limen.
Ne ceremonine e varrimit, sipas ritit Musliman, pjesemarrja e njerezve ishte e pazakonte. Rralle ishte pare ne ate varreze ( ne shtishtufine ) ajo dyndje pelegrinesh. Ne “ ekipin “ e hoxhallareve, mori pjese dhe djali i vetem i te ndjeres Lime, Ermiri besimtar. Ne kortezh ishin te panumert njerezit e krahut te se ndjeres, te cilet banojne ne Kryeqytet ose ne rrethina. Te shumte ishin njerezit e fisit tone dhe dashamiret e Dilaverit. Vete Dilaveri nuk mundi te merrte pjese as ne ceremonine e varrimit; as ne dreken mortore. Ai ishte i paralizuar, ne shtrat dhe ne pamundesi per te levizur. Kjo ishte goditje tjeter per Te. Ngarkesa emocionale dhe dhimbja qe shkaqktoi ndarja nga jeta e njeriut me te cilin Ai percolli shume vite jete dhe solli ne jete dy femije u shtua shume nga ky fakt, por Dilua burre, me burreri e perballoi dhe kete sfide te rende.
Dreka mortore ne shenje nderimi dhe respekti per te ndjeren dhe per familjen e saj, u dha ne restorantin ku organizohen te tille evente, prane Oxhakut te Shkolles te Bashkuar te Oficereve. Shpenzimet e varrimit, te drekes dhe ato te te tretave te shtatave dhe te dyzetat, i perballoi Ermiri. Te tretat, te shtatat dhe te dyzetat u percollen, me kafe, ne lokalin perballe shtepise te Dilaverit, ne Tirane.
Ne krye te vitit Ermiri perfundoi odisene e pergatitjes te varrit te Nenes se Tij. Miri, i cili e donte dhe e respektonte shume Nenen e Tij, porositi dhe kontrolloi nga afer e hap pas hapi nje varr te thjeshte, por mjaft te kushtueshem me materiale te shtrenjta, me nje dedikim te thjeshte por kuptimplote. Edhe guret e bardhe, te cilet jane vendosur ne hapsiren mes kornizes, Ai i porositi ne Meke. Cdo te diele, Miri ben homazh tek varri i Limes dhe kujdeset per mirembajtjen e atij „ vendi te shenjte “ ! Ai ka nje rit te vetin, te cilin e ndeshim rralle ne praktike: Nuk lejon te vendosen lule mbi varrin e Nenes se tij, por respekton, me fanatizem te gjithe ritet qe lidhen me kete proces. Uroj te kete uraten e ti behen te mira kujdesjet per Nenen e tij te dashur!
Dilaveri po e perjeton me trishtim e me kufizime fizike humbjen e te shoqes. Ai, me veshtiresi, me ndihmen e nje paterice por me dhimbje te shumta, sidomos te njeres dore e te kembes te cilat shkaktojne dhimbje here pas – here, ne vartesi nga moti. Ai, me veshtiresi, leviz, ne kafeterite prane ku qendron per te percjelle disa ore, cdo dite. Ne vendin ku qendron, nuk rreshtin se vizituari miq, shoke e te Aferm nga ndermarrja ku ka punuar ( perfshi te gjithe drejtoret e ndermarrjes ), gjitone te shumte dhe njerez te fisit Nelaj, disa ng ate cilet marrin udhe te gjate per te mberritur ne Tirane. Te shumta jane telefonatat me njerez te larget, disa nga te cilat Dilaveri i gjen vete!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; vella i Dilaverit. Ne Tirane, gjate muajve: Shkurt – P rill 2022
Opinione
- –Sadik Jace Sadikaj- I afert I Dilaverit. Ai eshte rritur me Dilaverin e ia njeh mire karakterin.
„ … Dilaveri i Xhevit Malkos;
Asnjehere nuk u merzit;
Qe femije, kur ishte I vogel;
Edhe naten bente dite;
Me ate trupin muskuloz;
Dy gure bashke nuk i linte
Me shume punonte naten;
Vetem dy ore gjume flinte;
Nata e zinte ne Rredhe;
Mesnata , ne Mal‘ te Thanes;
S’kishte roja qe ta kapte;
Te gjithe i vinin anes;
Sa lezet i kishte vendei!
Dhente kur ne shtrunge conte;
Gjithmone i pa merzitur;
Fishkellente dhe kendonte.
Shkruar ne fshatin Kalivac te rrethit te Tepelenes, me 1 maj 2022
- Avni Mece, inxhenjer minierash, ish drejtor i Minieres te Mezezit dhe i Pellgut Qymyrguror te Tiranes.
Kam vleresim te vecante per Dilaver Nelaj, per familjen dhe per fisin e tij luftarak. Jemi nga e njejta ane; fshatrat tane ndodhen perballe njeri – tjetrit. Te dy fshatrat tane, kane tradita te forta atdhetarie e perbehen nga njerez luftarake, gje qe ma shton respektin.
Dilaverieshte i zgjuar . Ai ta perpinte mendimin akoma pa e nxjerre fjalen nga goja; dmth : e kapte problemin ne ajer. Dilaveri eshte nga ata njerez, te cilet dine ta respektojne shokun dhe mikun. Ai i jep vendin e merituar, si eprorit dhe atyre qe ka paralel me veten.
Duke cmuar te gjitha rrethanat, kur me erdhi e me kerkoi ndihme per te nisur pune ne Minieren e qymyrgurit ne Mezes, ku ishja drejtor mendova: „ Si mos ta ndihmoj , kete goxha djale; me keto tipare te spikatura e me origjine e fis trimash dhe te shquar per besnikeri “? E ndihmova, sa munda dhe nuk me vate dem ndihma qe i dhashe. Ne vitet qe pasuan, lidhjet tona shoqerore u shtuan e u forcuan , vazhdimisht, mbi baza te shendosha, pa prekur marredheniet Drejtor-punetor.
Tek Dilaveri pashe nje djale besnik, i cili e cmonte ndihmen dhe perkrahjen qe i jepje dhe ta njihte nderin qe i kishe bere. Ai te degjonte me vemendje dhe i konsideronte keshillat qe i jepje por kishte dhe mevetesi mendimi e veprimi. Ai eshte nga ata njerez qe ta imponojne respektin per Te. Prandaj nuk ia kurseva ndihmen dhe perkrahjen. E meritonte te tregoje kujdes per Te. Per cdo gje qe kerkonte i vija ne „ takim “.
U ndjeva keq e u ligeshtova, kur mesova per fatkeqesaine e rende qe i ngjau. Lidhjet me te mirin Dilaver Nelaj i kam ruajtur si gje te shtrenjte e i kam forcuar vazhdimisht. Sa te kem jete , nuk do ti cenoj keto lidhje te lindura e te kalitura ne kohe te veshtira.
- Fuat Mete Sulaj, shok femijerie e rinie dhe shok ushtrie i Dilaverit.
“… Shoqeria jone I perket adoleshences, moshes te mesme dhe pleqerise; ajo ka qene e pandare. Kishim gjera te perbashketa, prandaj u miqesuam shpejt. Prinderit tane: Xha Xheviti dhe Mete Medini, te cilet e donin dhe e respektonin shume njeri – tjetrin, na lane trashegim nje lidhje te ngushte e te sinqerte shoqerore, te cilen na erdhi ne “shteg ” ta forcojme. Na lidhi jo vetemmosha e njejte por dhe disa tipare te perbashketa. Kujtoj se kalivacasit, dikur thoshin: „Miqesia ngjan pa behet “! Keshtu ka ngjare dhe me ne te dy.
Dilaverin e njoha ne kohen kur, te dy shkonim ne shkollen e fshatit, e cila ne ate kohe ishte shkolle tetevjecare. Ne ate kohe, shoqeria jone ishte, me teper shoqeri shkollaresh. Kur perfundonte mesimi, sejcili prej nesh shkonte prane familjes. Kujtoj se edhe pas orarit te shkolles kishim aktivitete; jepnim e merrnim nga shoqi-shoqi. Gjysmen e dyte te dites, thuajse cdo dite ia kushtonim lojes me top. Luanim me top, ku te mundnim; ne nje shesh, kur gjenim nje te tille, ose ne nje brinje, e cila kishte nje faqe te rrafshet. Te dy ishim mjaft te dhene pas cobanerise. Shkonim me dhen, mbasi edhe baballaret tane mbareshtonin dhen. Pleqte tane, te dy ishin te pashkolle, por kishin lidhur nje miqesi te shendoshe mbi fjale e me bese burri. Pikerisht keto tipare te domosdoshme, pikasa , qe ne femijerine tone, tek Dilaveri i xha Xhevitit. Ai ishte fjalembajtur, njeri me edukate te shendoshe familjare, ishte i drejte e i ndershem si i Ati. Prandaj u beme shoke e miq te mire, me njeri – tjetrin.
Me rritjen e moshes, edhe miqesia mews nesh u rrit e u be me e forte.Jemi moshatare ( ten je moshe ) dhe si pinjollee qe vinim nga familje te beses e pa huqe, kur na erdhi kuraja ( radha ) per te shkuar ushtar, na caktuan per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne kufirin shteteror; mua me shpune ne rrethin e Kolonjes; Dilaverin, ne rrethin e Korces. Jeta e kufitarit, na kaliti e na mesoi mjaft gjera qe me pare nuk i dinim. Besnikeria dhe sinqeriteti, ne miqesine tone shkelqyen me fort.
Pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, ne kufi, Dilaveri u cmobilizua e shkoi ne Kalivac; une qendrova nenoficer i karrieres ne kufi. Me pas, kur Dilua u vendos ne Tirane e une me familje u stabilizova ne Erseke, ku banoj dhe aktualisht, megjithqe banonim ne distance te larget nga njeri – tjetri dhe jetojme ne rrethana te ndryshme, lidhjet tona nuk u shuan, perkundrazi, ato u forcuan me teper; u shtua dhe mallimi per njeri – tjetrin.
Tek Dilaveri kam pikasur nje prirje te mire: Ai di ta ndaje te miren nga e keqja dhe nuk e „ jep “ shokune mikun, si ne rrethana te favorshme dhe kur „fryn syfryk “.
- I uroj mikut tim te mire e te lashte: Shendet e jete te gjate!
Shkruar nga Fuat Mete Sulaj, ne Erseke, me 10 prill 2022
- Hysen Lico Malaj, bashkemoshatar, kalivacas, shoke femijerie dhe te moshes „ te pjekur “.
Jemi te se njejtes moshe. Me Dilaverin jemi rritur se bashku. Para se te shkonim ushtare, kullotnim gomeret atyre henave ( Une gomarin tim e Ai te tijen ) . E percillnim jeten ne natyre. Me qellim qe gomeret tane te „ ngjisheshin “mire, me bar te pashkelur, i shpinim ata, atje ku nuk kishte shkelur njeri. Zakonisht , netet i kalonim ne vendin e quajtur Margellic; pjesa qe i perkiste fshatit Corrush, ne anen Veriore te rezervuarit artificial. Shkonim dhe ne faqen Perendimore te lartesise te Majes se Dokes dhe te Mocaleve te Dere. Qazo Mehmetin kishim te pare. Ai, si me i rritur nga ne, na dilte krah e na udhezonte.
Ushtrine, e beme te dy, ne kufirin shteteror, ne rrethin e Korces. Ai u caktua ne posten kufitare te Arrzes e te Nikolices; une, ne Posten Kufitare te Trestenikut. Dilaveri ishte djale i zgjuar, i shkathet e i fuqishem. Kishte trup muskuloz e ishte mjaft trim. Dilaveri nuk i trembej askujt; Atij nuk i trembej syri nga asgje.
Kujtoj Kohen kur, shkonim per te ruajtur e per te kullotur dhente, ne vendin e quajtur Donije. Sheshi i Donijes dhe buza e lumit, kishte burime te fresketa; hije te fresketa rrepesh dhe kishte nje shesh te mire, per te vapuar ne dhe dhente. Dhente i „ vritnim „ larte, nga Shkembi e i pritnim kur zbritnin ne Sheshin e Donijes. Dilaveri nuk i ndahej xha Xhevitit esnaf, kemba – kembes. Ne ata kufij kullote, dhente i kullotnin bashkefshataret tane: Breshan Fejzua; Dine Xhelali; Novruz Selfo; Zenjel Ahmeti e ndonje tjeter. Kalonim vapen, ne Sheshin e Donijes, prane burimit. Aty hanim dreken dhe shperndaheshim kur perhapeshin ne kullote dhente tona. Thuajse cdo dite, Nene Zonja sillte dreken, per Xha Xhevitin dhe per Dilon.
Kur sherbenim ne rrethin e Korces, ne qytetin e Korces kishim dy miq, te perbashket. Qani Bektashin nga Krahesi e kishim te dy mik. Dilaveri shkonte tek Qaniu, mbasi kishte vajze xhaxhai, te shoqen e tij – Velidene, por, Ai shkonte dhe ne familjen e invalidit te Luftes Nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar, tek Qamil Pasho Nelaj, te cilin e kishte kusheri.
Kur u liruam nga ushtria, te dy u perfshime ne Kooperativen Bujqesore te fshatit Kalivac. Dilaveri beri kerkese per t’u larguar nga kooperativa bujqesore dhe kryesia i dha shperngulje. Shperngulje mori dhe Leveni i Ahmet Selfos, per ne Tepelene, ku u vesh polic. Mua nuk me dhane shperngulje dhe mbeta ketu, ne Kalivac, ku po percjell pleqerine ne shoqerine e nje grushti pleqsh.
Megjithse jeta na vecoi, ne nuk i nderpreme lidhjet me njeri – tjetrin. Shpesh i telefonojme njeri – tjetrit dhe kujtojme ato qe kemi kaluar.
- I uroj mikut tim te mire – Dilaver Xhevit Nelaj: Shendet e jete te gjate!
Shkruar ne Kalivac te rrethit te Tepelenes, me 17 prill te vitit 2022
- Mehmet Hasko, dashamires i familjes Nelaj dhe i Dilaverit.
Kam qene mik i familjes Nelaj, si ne dite te mira dhe ne kohe te veshtira. Ne shtepine e Lirim Arshi Velos, shkoja vazhdimisht. Ishim dhe ne te njejten vendpune, ne Skuadrilen e Transportit Ajror; Ai radist e une per pajisje elektrike. Lirimi ishte gjiton, dere per dere me vellane e Dilaverit – Niazine, i cili punonte gjithashtu ne shtepine e tij. Aty pata rastin te takoj e te njihem nga afer, me Dilaverin. E njoha si nje njeri fjalepak e puneshume. Nena e tyre, Zonja, e cila banonte me dy djemte e saqj mbante ne koke nje shami te zezae, te lidhur sipas modelit te grave labe. Ajo behej shume merak per Dilaverin, sidomos per te ardhmen e tij, ne Tirane.
Pas daljes ne pension, Dilaveri punoi si sekser, per nje4 kohe te gjate ku swhfaqi jo vetem aftesi e shkathtesi por u shqua dhe per korrektese. Ruaj respekt per figuren e tij, si njeri me korrektese shembullore dhe si familjar i rregullt.
- Salih Xhezo Dulaj; shok femijerie i dilaverit, i lidhur me nje miqeswi jetegjate me Te.
“… Dilaverin e kam patur shok femijerie; shoqerine me Ate njeri e kam ruajtur deri me sot, kur na kane mbuluar thinjat e jemi zbardhur si dele. Shoqeria jone nisi si shoqeri mes dy femijeve te klases fillore te fshatit Kalivac te Tepelenes. Pra, shoqeria jone nisi natyrshem, si shoqeri femijesh, te cilet zemerohen e pajtohen parreshtur. Ajo ishte e paster, e cilter, pa vese e pa interesa ne mes. Familjet tona banonin ne mehalle te ndryshme te fshatit e ne, para se te shkonim ne shkolle, nuk e njihnim njeri-tjetrin. Te qenit ne te njejten klase, ne shkolle, na bashkoi e na miqesoi. Mesuesi, sikur ta dinte, na vendosi ne te njejten bange. Kjo ishte shkendia e pare e miqesise tone; zjarri i te ciles u be kalafak.
Tek Dilaveri gjeta nje shok e mik te vertete e besnik.Ai, me ciltersine e me pastertine e mendimit te femijeve, i thoshte gjerat ashtu sic i veshtronte ne fakt, pa lezetime e zbukurime dhe kjo mua me pelqente shume. Dilaverit i shtohet, zgjuarsia natyrale dhe iniciativa e guximshme. Por, Ai nuk e kishte mendjen tek mesimet por tek delet” bejka ” dhe tek topi. Ne lojen me top shoku im shquhej per shkathtesi, rezistence, me seder dhe gjuante fort e shenonte gol. Duke u rritur ne moshe, Ai i kultivoi e i forcoi me shume keto tipare. Detyrat e klases dhe ato te shtepise zakonisht ia beja une; madje edhe torben me libra ia sistemoja e ia rregulloja une. Te dy ishim si vellezer, komunikonim bukur me njeri – tjetrin dhe perkrahnim shoqi – shoqin, pa rezerva.
Jeta na vecoi e na perplasi ne udhe jo te njejta por shoqerine dhe dashurine e respektin per njeri – tjetrin e kemi ruajtur, ne zemrat tona. Ne pamundesi per t’u pare e per t’u takuar, shpesh komunikojme me njeri – tjetrin nepermjet telefonit.
- I uroj mikut tim te zemres, shendet e jete te gjate!
Shkruar ne Kalivac te Tepelenes, nga Salih Xhezo Dulaj, me 5 prill te vitit 2022.
- Bashkim Lleshi- ish Drejtor i Ndermarrjes Gjeologjike te Tiranes.
“… Dilaverine kam njohur ne Ndermarrjen Gjeologjike te Tiranes nga viti 1985, kohe kur kam nisur pune ne kete ndermarrje dhe me vone, kur u bera Drejtor I saj. Ai ka filluarpune ne Ndermarrjen Gjeologjike te Tiranes, ne vitin 1974. Dilaveri ka punuar ne ekipet gjeologjike te reres bituminoze; ne ekipet qymyrgurore te Mushqetase; te Kamzes; te Mezezit; te Valiasit e te Priskes; ne ekipin e kriperave ne Golem te Kavajes e ne Kaptinen e Martaneshit; ne bazen e Gerdecit; ne Parkun automobilistik te Gjeologjise, ne Tirane dhe ne Magazinen Qendrore te Ndermarrjes.
Dilaveri ishte njeri nga punonjesit “ shembullore “ te ndermarrjes tone. Ai ishte I urte; I dashur me shoket; I disiplinuar e korrekt , ne pune.
Edhe pas daljes ne epension, une kam mbajtur lidhje te rregullta me Dilaverin. Ne gjeologji nuk kishim dallimemidis punetoreve dhe drejtuesve. Edhe Dilaveri, ne punen qe kryente ishte drejtuesi nje grupi punetoresh ne brigatat e sondave, ne organizimin e puneve ne ekipe, si ne park dhe ne magazinen qendrore te gjeologjise.
Edhe kur doli ne pension, Ai punonte, per te mbajtur familjen; ne te njejten kohe mbante lidhje te ngushta me te gjithe shoket e punes te gjeologjise te Tiranes.
I uroj: Shendet e jete te gjate!
Ne Tirane, me 26 maj 2022 Bashkim Lleshi
Shenim: Opinionet e njerezve, I kam marre , sikur te kisha perdorur nje grep. Dikush, qe duhet te me jepte opinion, refuzoi. Mendoj se eshte ne te drejten e tij ( te saj ) te jape apo te mos jape opinion.
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; vella i Dilaverit Ne Tirane, me 27.05. 2022