E nderuar zonja Natasha Kitaj! Sic e pohoni dhe vete, ne, vertet nuk njihemi, por , une shtoj: Ndihemi. Ne kuptimin se jemi nga i njejti fshat , Kalivaci i Tepelenes dhe e duam shume ate vend te bekuar.Kalivaci yne i ka te gjitha kualitetet per t’u dashur e per t’u krenuar. Para se gjithash, fshati yne ka njerez te mire , te zgjuar, bujare, trima e te beses. Kalivaci i Tepelenes rrjeshtohet ne te privilegjuarit apo ne te perkedhelurit e natyres.Kalivaci eshte njeri nga fshatrat me te lashte te treves e ndoshta me gjere.Le te numerojme disa nga pasurite e ketij fshati, me tradita luftarake dhe plot miresi njerezore.
Mali i larte karshi dhe lumi qe e pershkon ne te gjithe kufirin Juge- Perendimor e Perendimor kondicionojne mikroklimen ; tokat pjellore dhe arat e begata, kullotat e larmishme dhe prania e ullinjve, vreshtave dhe pemeve plot shije e larmi, ia shtojne vlerat ketij fshati te bekuar.
Ndihem mire e i privilegjuar kur te tjeree me shkruajne e interesohen per Kalivacin , te cilin e dua aq shume, mbasi e quaj timin se atje i kam rrenjet e atje kam ardhur ne jete. Ndihem mire kur atdhetare te zjarrte , si Ju, kerkojne te gjejne rrenjet e tyre dhe pohojne plot gojen se: „ Jam nga Kalivaci i Tepelenes dhe per ketee jam krenar“! Po te shtojme faktin qe Ju lexoni e pelqeni shkrimet e mi, kenaqesia ime shtohet e merr te tjera permasa.
Nuk e perfytyroj kenaqesine qe do te ndjeja po te arrija te beja dicka ne te mire te aspirates tuaj lavdimadhe. Shpreh bindjen se me vullnetin dhe me perkushtimin tuaj per te kapur majat qe synoni , perpjekjet nuk do te vene dem.
Nga ana ime , ju premtoj se do te bej te pamunduren per te dhene ndihmesen time modeste per arritjen e qellimeve tuaja.
- Me shume mirenjohje e respekt te merituar dhe me deshiren e mire qe te kapni „ kohen e humbur“, uroj vetem sukses!
Niazi Xhevit Nelaj, kalivacas autokton
Ne Tirane, me 29 mars 2022