(kujtime vetjake)
Ne vitin 1956, ne pranvere, kur isha nxenes ne Teknikumin Bujqesor „ Irakli Terova „ te Korces, shkuam ne nje piknik , ne fshatin Qatrom te ketij rrethi. Aty, degjova per here te pare nje kenge popullore, te cilen e kendonte, bukur, nje vajze e re.
Teksti i kenges ishte:
“… Rritu! Molle e vogel – o;
Rritu! Mollez – o;
Plot me kokrra u ngarko;
Rritu! Mollez – o;
Kur te na vijne miqte, pasdarke;
Me ato kokrra, rrumbullake;
Ti gostitim – lulezo;
Rritu! – mollez – o;
Rritu! molle e vogel – o;
Rritu! Mollez – o;
…“
E degjova me shume vemendje e u habita. Kujtova pasdarket tona te „ embla “ ne vitet e femijerise time ne Kalivac te Tepelenes. Ajo qe me habiti, ishte ngjashmeria mes trevave te cilat, ndonese larg njera – tjetres gjeografikisht, kishin te njejtit zakone e tradita.
Ne vitet e pare te pasclirimit te vendit, kur ishim femije ne rritje, familjet tona te varfera, te dala nga lufta te uritur e te rreckosur, ndanim me njeri – tjetrin varferine, por ishim shume afer, shpirterisht. Ato qe do te shkruaj me poshte jane fare te verteta e te perjetuara. Te mos rrahim gjoksin se coc kemi qene e dicka te madhe kemi bere. Ishim ne te njejtat kushte e jetonim varferine e skajshme. Fshati yne, si shume te tjere ishte i paelektrifikuar, merrnim uje per te pire disa kilometra larg ( mbushnim uje ne burimet shkembore anes lumit te Vjoses ); punonim arat me parmende, ishim plotesisht nen pushtetin e natyres ( lexo: kushteve natyrore ) dhe gjendeshim ne kushtet e mbijeteses. Nuk behej fjale per televizore, as per nje radio te thjeshte; ishte fantazi te mendohej per frigorifere; per transport perdoreshin gomeret dhe kuajt e ngarkeses; profesioni i cobanit ishte me i ushtruari dhe ushtaraket, mesuesit dhe kleriket ishin me te preferuarit. Nuk e teproj, po te them se ishim ne mjerim, por kishim optimizmin me vete dhe shpresen tek ndryshimi dhe kishim e „ mbanim „fort shoqi-shoqin. Kete panorame te fshatit, jane te pakte ata qe e kane perjetuar. Shumica e njerezve nuk e kane percjelle; e shumta mund ta kene degjuar ose lexuar, prandaj, disa aspekte te rrefimit tim, mund te ngjajne si te pabesueshme. Ne shkrim do te sjell kujtimet vetjake nga kjo periudhe, e cila tek femijet e djeshem mbetet gjate ne kujtese. Kujtimet pr t shkuaren jane pjese e jetes, e domosdo ruhen ne kujtese , me nostalgji. Me nxiti per te formuluar keto radhe, respekti nderimi e kujtimi per ata njerez te njerezishem, te cilet, edhe pse nuk kishin shume gjera ne shtepi, mblonin, thelle ne gji dashurine per njerezit e gjakut, te fisit, per gjitonet e mire edhe pse nuk ishin ne lidhje gjaku me ta. Sic mblonin te mbluajturat per mikun e shtepise, ata shplosnin bujarine e shpirtit, per te kenaqur me ato qerasje te pakta ata qe u donte zemra. Ndoshta nuk do ti kishte ardhur radha per t’u bashkuar me shkrimet per fshatin tone fatlum e te bekuar; po te mos kish qene nxitja e vellait tim te vetem, Dilaverit, i cili, si une, ka vuajtur mjaft ne femijeri e ne rini dhe tani, jeta i rezervoi nje pleqeri te veshtire. Dilaveri, duke vene ne levizje kujtesen e lenduar, solli disa fakte e raste te perjetuara, te cilet e plotsuan dhe e saktesuan rrefimin tim.
Ne mehallen time, ne Ahmetaj te Kalivacit te Tepelenes, te cilen e njoh me mire, ka egzistuar nje tradite e mirepranuar nga te gjithe banoret. Pas darkave, Nenat, atje ku ishte e mundur edhe baballaret, merrnin femijet dhe me nje kandil ne dore, ose ne rastin me te mire me nje fener me vajguri, dilnin nga shtepia e tyre dhe shkonin per „ vizite “ tek nje i afert. Une di cfare ngjante ne mehallen time, por kjo tradite, ma do mendja se ishte ne cdo mehalle te fshatit, madje dhe me tej, ne treve, ne rreth e ne tere vendin. Shkonim pasdarkave ne disa shtepi, por jo ne te gjitha familjet. Perparesi kishin te moshuarit. Shtepia e Musa Mehmetit, ishte e para nder te preferuarat. Jo se ishte xhaxhai yne; me i moshuari, por dhe me i mencuri e me i nderuari atdhetar. Te qenit atdhetar e trim i mencur, ne Kalivac te Tepelenes, Ai bartete me vete gjithe vemendjen dhe nderimin e njerezve. Nuk ishte vetem xha Musai i tille. Bashkeshortja e tij; Hysnija, ishte nje grua kapedane, guximtare dhe i ngjante bashkeshortit te saj, per nga atdhetaria. Ata u pelqyen e u martuan, ne Anadol te Turqise, ku Musai kishte vajtur ne mergim, per te fituar dicka dhe Hysnija kishte vajtur, per te njejtn gje, se bashku me familjen e saj, nga Kolonja e Gjirokastres. Ata u kthyen ne Shqiperi, se bashku me nje vajze 2 vjecare; me Mushon. Xha Musai mori pjese ne ngritjen e flamurit, ne Vlore, me 1912; ishte pjesetar aktiv, me arme ne dore, ne Luften e Vlores, te gushtit te vitit 1920 dhe ishte pjesetar i Luftes Nacional clirimtare te popullit shqiptar, te ciles i dha nje djaale; Samine, deshmor i kesaaj lufte.
Ne shtepine e Xha Musait shkonim pa droje, jo vetem se ishte nga trungu i Nelajve, por dhe se e kishim disa hapa larg dhe oborri i tij i madh kishte ne hyrje nje lese teli te thurur vete, e cila, nuk mbante kurre dry ( qyc). Ne ate shtepi, gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pas clirimit te vendit, hynin e dilnin, partizane, ilegale, te plagosur, partizane per t’u nderruar e per t’u furnizuar me ushqime, me veshmbathje, me armatim e me municione. Pas Clirimit te vendit, ajo, si shtepi e sigurte, ishte kthyer ne nje baze ku kalonin naten, hanin dreka e darka, nepunes dhe pushtetare te rendit te ri. Vajtje-ardhjet, ne shtepine e Musa Mehmetit e kishin prekur ekonomine e brishte te familjes por, kurrsesi nuk kishin dobesuar e tretur shpirtin e perkushtuar ndaj dashamireve te shtepise dhe zemren bujare te tyre.
Pasdarket tona ne shtepine e xha Musait ishin te mezipritura, per ne te vegjelit, dhe pyetjet tona : Kur do te vemi tek xha Musai? Nuk rreshtnin. Ne dimer, kur dhe netet ishin me te gjata, ftohtesia e shtepive perdhese, pa dysheme e pa tavan, na shtrengonte te mblidheshim rreth vatres me zjarr, te shtepise te punes, sic thonin ne ate kohe. Minajetja fisnike, nen urdherat e Ninijes, merrte miser nga kalisheret e kallinjve te zhveshur, te varur neper trare dhe, ne nje shoshe, mbi zjarrin kalafak te vatres, bente kalaposhe, se bashku me njeren nga dy Zonjat e Binajve. Hysnija, serioze dhe e rrepte ne qendrime, ndizte, thithte e rimbushte njeri – pas tjetrit cibuket me duhan. Ajo matej me burrat dhe disa i mundete, edhe me raki. Kur moti e lejonte, mblidheshim ne dhomen ku priteshin miqte, e cila, zakonisht qendronte e shtruar. Teksa Minajetja ( nusja e shtepise ) na servirte: kalaposhet, palafiket, vergjet me fiq nga fiqte e Margellicit; ndonje ftua, ndonje shege, nje grusht me arre e ndonje kokerr dardhe etj. ne te vegjelqe e dinim se ne ate shtepi kishte pekmez, te nxherre nga goricat e ledhit ne Margellic. Na shijonte shume pekmezi qe na nxirrte Minajetja. Plaku Musa Mehmeti, na rrefente, histori, nga kurbeti, nga lufterat ku kishte marre pjese dhe tema te tjera, me theks atdhetar. Ne kete dhome veshtronim sixhadet te varura ne mur, dantelat e shumta qe rrethonin objektet e bukur dhe shtrojet e mbulojet qe pajisnin dhomen e pritjes te miqve. I degjoja, me kurreshtje rrefimet e xha Musait e te Ninijes, por syte me kishin „ mbire“ tek nje „paticke “ italiane, me te cilen kishte luftuar Samiu e cila qendronte e varur, mbi oxhakun e dhomes, (mbi vatren e zjarrit ). Meqenese shtepine e kishim fare prane, pasdarkat tona ne shtepine e Xha Musait kishin vazhdimesi me te gjate.
Shtepia tjeter, me e afert, por dhe njerezit qe na gjendeshin ne cdo kohe, ishin Gege Tajanja dhe Xhako Rremja. Shkonim ne shtepine e tyre, pa patur frike nga bucja murre( Murra ), e cila ishte shume e eger, prandaj te zotet e shtepise e mbanin ate te lidhur. Zakonisht pasdarkat i percillnim ne Shtepine e Sheros, e cila, jo vetem qe ishte me e ngrohte, nga zjarri ne vater, pavaresisht se permasat e dhomes ishin te medha. Shtepia e Sheros, ishte dykateshe. Ne katin e pare ( katua ), ne stinen me lageshtire, punonin punetoret e bakrit, te cilet nuk e fiknin zjarrin 24 ore me radhe. Ata ishin nga rrethi i Permetit; kallaisnin enet prej bakri te fshatareve tane dhe, si shperblim merrnin mallra ne natyre, si drithe; vaj ulliri; kaponj deti etj. Para te thata, fshataret e Kalivacit e kishin te veshtire te gjenin.
Xhako Rremja, ishte burre i zgjuar e replikues. Ai kishte ushtruar karvanarin dhe bente qeraxhiun, duke blere bereqet ne Durres e ne Shijak, te cilin e shiste ne rrethet e Jugut te vendit, deri ne Janine. Xhako Rremja, na rrefente punen e rende e te veshtire, me rrezik per jeten e karvanarit qe bente qeraxhiun. Interesante ishin rrugetimet e gjata te tyre te shoqeruar nga roja te armatosur, per te shmangur sulmet e kacakeve grabitqare, te cilet u kerkonin karvanareve: parate, drithin ose jeten. Xhako Rremja ishte dhe tregimtar elokuent. E degjonim, me interes e me gojen hapet, ne te vegjelit dhe nenat tona, te mbledhur rreth zjarrit qe na ngrohte fytyren e na plevitoste kurrizin. Ne rrethin qe formonim rreth zjarrit ne vater, ishim: Kamberi; Hydajeti; Derua; Asllani; Henua; Engjellushja; Lumturia; Une; Dilaveri etj. Nasibeja ishte e martuar, ne ate kohe dhe Ramadani ishte i larguar.
Interesante dhe e paperseritshme ishte Gege Tajanja. Ajo grua, edhe shpirtin falte per njerezit. Bujaria e saj e trasheguar ishte e papershkrueshme dhe e pashembellt. Ne, te vegjel e te medhenj, duke e provuar kete tipar te saj, i thonim: „ Ajo grua e ka doren te shpuar “! Nuk hante dot asnje vakt, pa futur dicka ne fute, per tja cuar Hysnijes te Musa Mehmetit; dy Zonjave te Binajve dhe gjitoneve te tjera. Mua me thosh: „ Miazi; ty te kam djale “! Kete e dija, e pranoja dhe Gege Tajanen e trajtoja si Nene. Sa shpejt e me cfare kenaqesie perfillej ajo grua, per te na qerasur, edhe kur i shkonim pasdarkeve, per te mbushur kohen, ne netet e gjata te vjeshtes se praame dhe ne dimer. Ajo, sic benin grate e tjera, zonja te shtepive ku shkonim, ulte kallinj misri nga traret ku ishin varur, shkoqnin majat e kallinjve, (maja e misrit mund te behej kalaposhe me te shijeshme ). Pervec ketyre, Gege Tajanja, gezonte kur na jepte dicka per te ngrene, nga sepetet apo nga hambari. Nje kokerr ftua, nje vark me fiq, nje kokerr shege e ruajtur me kujdes; nje bukefike, nje grusht me arra ose me bajame e cfare ti ndodhej, na i leshonte perpara, ne nje lengjer bakri te kallaisur. Kur knaqej, me bujarine e saj dhe veshtronte qe ne gezonim; Ajo grua fisnike, vinte gishtin tregues per te na deftuar dhembin e vetem qe i kish mbetur ne goje e thosh: pa fjale:“ Keto me ndodhen “. Mezi pritnim kur Nenat tona ( dy Zonjat ) kur merrnim udhen per te shkuar ne ndonje pasdarke, kthenin tek shtegu i Xhako Rremes, ne fund te udhes qe zbriste neper mehallen tone.
Ne mehallen tone, jo me larg se 50m. kane qene e jane akoma ne kmbe, ndonese njera po rrenohet dita – dites, dy ngrehina tipike mesjetare, me mure guri te gdhendur, te lidhur me llac gelqere e te forcuara me breza druri. Ne njeren nga keto shtepi banonte nje burre i zgjuar e teper i mencur, I qete e I patrazuar por jo aq aktiv ne shoqeri – Lazja i Xhezo Nures. Ne shtepine tjeter, e cila ishte kopje e se pares, banonte plaku i mencur, njeri nga burrat me te zgjuar e me te mencur te mehalles e te fshatit Abedin Kahremani. Lazja ishte i madhi i dy djemve te Xhezo Nures. Tjetri quhej Banush Xhezo Haderaj. Lazes, ne te vegjelit e asaj kohe i therrisnim sic i therrisnin femijet e tij – Aga, kurse bashkeshortes se tij fisnike, Nefizese, i thoshim, shkurt – Ize; ashtu si dhe femijet e saj. Ndonese per te hyre ne dhomen (oden ) e Agait, duhet te ngjitje nje pale shkalle guri, te larta, pa parmake anash dhe duhet ti dilje rreth shtepise dhe avllise te Ceco Banos ( Banush Xhezos ), shkonim pasdarke dhe jo mekot. Per te care erresiren e nates, duke ndricuar shkallet, me nje kandil ne dore, dilte Izja, ne krye te shkalleve, atje ku ishte nje kthine per te hequr opingat; Ajo na bente drite. Para se te nis rrefimin per kete vajtje tonen ne shtepine e Laze Xhezos, me duhet te ndalem pak, per te sqaruar dicka, te cilen, ma do mendja ka mjaft njerez qe nuk e kane te qarte. E di se dikush nuk do ta mireprese ate qe do te rrefej; per mua ka vlere te jem ne paqe me veten dhe te rrefej te verteten.
Gjate Luftes Nacionalclirimtare e pas saj, per shume vite ne udhen e socializmit te deshiruar, qendrimet e njerezve jane ndare si me thke. Identiteti i njerezve eshte gjykuar bardhe e zi. Disa etiketoheshin pro Levizjes Nacionalclirimtare, madje disa me kontribute gjaku, teksa te tjere cilesoheshin balliste ( jo nacionaliste ) dhe ndaj tyre mbahej qendrim jo dashamires. Ne fakt, Lufta i ndau njerezit ne dy kampe dhe ne gjykimin e tyre ceshtja pritej me sepate te madhe, pa bere diferencim. Nga sa di une, ne Kalivac e sidomos ne Ahmetaj, nuk ka patur te ashtuquajtur balliste qe te kene bere krime, kunder njerezimit. Nese dikushi, si Agai yne, u regjistrua ne radhet e ballisteve, kjo per shkak te se kaluares se tij si xhandar i Mbretit Zog i pare, me sherbim ne Himare. Ne Ahmetaj, ku kishte ndikim te madh Levizja Nacionalclirimtare dhe ku rane dy deshmore, xha Lazja shikohej si dele e zeze. Ne fakt, nuk ishte plotesisht keshtu. Ne shkonim pasdarkave ne shtepine e tij, jo se e kishim te qarte qendrimin klasor, por edhe pa patur njohuri te plota, i kishim degdisur qendrimet klasore ekstremiste. Sa vizion paskemi patur, qe atehere???. Shkurt, Laze Xhezua na pelqente e ishte i pranueshem e i pranishem ne jeten tone femijerore. Agane, ne cdo davet e ne sebepe, e veshtronim mes burrave te mehalles, te ulur ne vendin qe i takonte , ne kuvendin e burrave. Ai nuk ishte llapazan e nuik merrej me punet e te tjereve , por ngiste punet e tij. Kur duhej e ku duhej, xha Lazja e thoshte fjalen acik e jepte mendime te zgjuara, te cilat u pelqenin edhe pushtetareve. Shkurt; Laze Xhezua na pelqente dhe ndjesine e kishim te brendshme. Nuk e kishim as idene, ne ate kohe e ne ate moshe se cfare dote thosh :“Kandar politik “; „ne gjykonim sic na urdheronte zemra “!
Nder tiparet e Laze Xhezos ( Agait ) bente beli: Mencuria; zgjuarsia dhe urtesia. Syte I mbante pertoke e perpelinte kapaket e tyre; fliste pak e nuk rrihte gjoksin. Agai dinte shume por thoshte pak. Ai ishte i rezervuar per faktin se ata me bindje te majta e deftonin me gisht. Pa bere histori e pa marre njeri ne mbrojtje, ju them se Xha Lazja nuk merrej me punen e te tjereve, por veshtronte punen e tij. Me nje kale trupvogel, te kafte, e me nje bastun ne dore, me nje tufe me dhen perpara, cdo dite, zbriste ne udhen qe te con ne Shpendra, ku kishte tokat kryesore, ose ne Ferra dhe kthehej ne mbremje, me nje tufe te tarrash, mbi kale e me dhente perpara. Ai ishte burre serioz, i qete e i sjellshem, nuk bente thashetheme, as nuk ngjallte sherre. Laze Xhezua ishte njeri nga valletaret me te shkathet e me te hijshem, jo vetem te mehalles, por, pa e tepruar edhe ne fshat, vecohej si i talentuar dhe elegant.
Pastadrkat ne shtepine e Agait ishin mjaft te kendshme e mbreselenese. Xha Lazja, me nje kujtese e me elokuence qe na emociononte rrefente episode nga puna e xhandarit, ne Himare, ku rrefejne se ka shpalosur njerzillek. Te kalojme tek lidhjet e tij me krushqi e me miqesi. Zoto Halili, njeri nga oficeret e larte te Ushtrise Mbreterore, e kishte marre gruan – Nurijen, njerit nga njerezit e afert te Agait (motren e Bilbil Bolos); Kanan Mazja nga Shkoza, ishte nip, ne deren e Hadere. Qamil Sulua, kishte grua Sadefen, e cila ishte moter e Lazes dhe e Banushit. Sadefja ishte Nene e Arif Qamilit. Barjamja, vajza e madhe e Agait u martua ne Corrush, me Qani Shehun, kusheri i Mehmet Shehut etj. A nuk ju mjaftojne keto? Ju kujtoj dhe dicka tjeter: Agai, djalen e madh – Nuren e martoi me Ervehene ( Vevene); e cila ishte e bijae Azis Telhait, mbese e partizanit te cartur Jace Sasdiku dhe mbese e partizanit Ramiz Kapllani, Varfaj, nga dere fisnike e Aget. Keshtu qene ato kohee njerezit plekseshin me shume fije. Kush kerkon te dije me shume, do ti gjeje burimet e do te me kundershtoje ne keto qe shkruaj, por eshte i lutur ti vere ne nje peshore, me drejtesi, pluset dhe minuset e do te veshtroje nga anon kandari.
Te mbledhur rreth vatres ku zjarri bubulonte, xha Lazja na rrefente historira e ndodhi interesante, tek ne e degjonim, me gojen hapet. Kur ishte rasti, Ai burre, na plotsonte deshiren e dilte ne valle te kenduar, labce, ku shploste elegancen dhe aftesite e tij artistike. Izja, nje grua fisnike, shume bujare, e dashamirese, me te vetmin defekt se ishte e „ vrare “ nga veshet, perfillej, per te bere kalaposhe, ne shoshe, na qeraste me te mblojturat ne sepeten qe ndodhej ne fund te shtepise dhe, hera – heres, piqte petulla, me miell gruri e me vaj ulliri.
Pasdarkat tona te embla, pervec vlerave te shumta qe kishin, sherbenin dhe per dhenie e marrje informacioni te ndersjellte. Ne nje nga keto pasdarke te kendshme, Nena ime Zonja e Madhe e Binajve, (ndjese paste), mesoi se bashkefshatari Tefik Medin Sulaj, nga Hysodosajt, me familjen e te cilit ishim ne miqesi, me vajtje – ardhje, me gatim, do te martonte te birin e vetem, Axhemin, madje ishte ndare dhe dita. U kthyem ne shtepi. Te nesermen, Zonja, per ta biseduar me Xhevitin, i tha atij: “ Ke degjuar, ti? Tevlik Medini marton djalen, ne filan dite ”! Xheviti e degjoi e reflektoi menjehere: Mbasi beri urimin, me fjalet : „ ti trashegohet djali Tefik Medinit “! Pastaj iu kthye se shoqes me fjalet: „ Te mbyte lumi; jo Tevliku por Tefiku ”! Keshtu u shua “sherri ”.
Pasdarket ne shtepine e Muharrem Hasanit, ku si kryefamiljar njihej Dajlani, ishin e c’ishin. Sidomos, kur vinte ne shtepi djali i madh i Memes, Dajlani, i cili, aso kohe punonte ne Selenice e ne nafte, per te mbajtur familjen, pasdarket tona merrnin “ zjarr ”. Memja, te ciles burri, kur doli partizan i la ne vater5 femije. Kur u vra ne Luften e Hysoverdhit, fmijet ishin te parritur; Merjemja mezi i rriti. Ajo, ne shtepi mbajti vetem Sadikun dhe Rubijen kurse Tahirin dhe Skenderin i shpuri ne shtepine e femijeve. Shkonim me qejf pasdarkave tek kjo familje, mbasi sipas shkalleve te largesise fisnore, kjo ishte me e aferta. Kishte dhe nje arsye tjeter, mjaft esenciale; vejusha Merjeme, ishte malesore, nga Kecerishti dhe kishte disa karakteristika te perbashketa me Nenen time; koshtanaken Zonje Temja.
Memja ishte e pashme dhe e paqte, ajo, si vejushe dhe malesore, ishte nikoqire e persosur dhe gatuante me shije. Neteve, qe kalonim ne ate shtepi, sic benim ne te gjitha familjet, nuk mungonin Kalaposhet, palafiket, arret dhe bajamet, ftonjte dhe sheget, Memja mblonte dhe dardhe qylyke apo dardhe ceperke dhe pekmes. Sepetet e saj, ne fund te odes te madhe te Dajlanit, kur u hapej kapaku per te na qerasur, kundermonin ere te mire ftoi e vergje fiku etj. Nese mund ti thoje ndonje verejtje Memes, me patjeter qe do te ndaleshe tek cigaret, qe konsumonte vazhdimisht. Kur kujtonte vuajtjet e saj – Ajo qante, me lote e me ofshame. Lulja e Hasan Sadikut, nene e Muharrem Hasanit, nje plake fisnike, shtatlarte nga ato qe nuk u degjohet zeri, renja e te birit ne lufte i kishte perveluar shpirtin. Ajo zinte nje qoshe e nuk ndihej. Kur nuk shkonim ne pasdarke ne shtepine e Muharrem Hasanit; vinte Memja, tek ne.
Shpesh zbritnim deri tek shtepia e Xhemal Haxhiut. Cecua, sic i thonin femijet e tij dhe ne, kish shume femije, me teper vajza e me pak djem. Ai ishte martuar me Hyrine, nje grua bollobane, fisnike e shpirtmire, e cila ishte bije ne Hysodosaj, moter e Dajlan Xheladinit dhe bije e Xheladin Dajlanit. Hyrise, Lule I thonin femijet e saj; lule i thonim dhe ne. Shtepine e Xhemal Haxhiut, e cila, nga Lindja dhe Veri-Lindja rrethohej me nje mur te larte ( mbi 3m ), me gure gelqerore, siper murit ishte shkuar nje fije drize. Guret dhe murin qe rrethonte avlline e kishin ndertuar ushtaret italiane te mbetur pa buke e pa strehe, pas kapitullimit te Italise Fashiste. Ne shtepine e Cecos Shkonim, jo vetem se e kishim ne fis, por se Ai ishte njeri nga burrat me te zgjuar te fisit, te mehalles dhe te fshatit. E kishte shume per zemer dhe Babai yne – Xheviti. Xheviti shpesh keshillohej me Cecon, per probleme te rendesishme.
Ne pamje te pare, Cecua krijonte pershtypjen sikur Ai dhe familja e tij benin jete te mbyllur. Por nuk ishte plotesisht ashtu. Xhemal Haxhiu, qe ne mengjes, pa u ndjere, i favorizuar dhe nga fakti se shtepine e kishte ne zgjatimin e Brinjes te Qendret dhe kufizimit, ne njeren ane te murit gure mbi gure te Ali Pashos kurse ne anen tjeter, mbasi linte lemin e tij dhe Gropen e Baltes, deri sa zbriste ne Sheshin e Veldonit, nuk binte ne sy te mehallalinjve por, qete qete, me pelen kerreper dore dhe me penden e qeve merrte udhen per ne Malrgellic ( Llomera ), ku e kishte te rrethuar aren, e cila bente beli, per pastertine nga barerat e keqija dhe i bente yzmetin, sikur te ishte agronom i mire. Cecua veshtronte punen e tij e nuk perzihej me te tjeret. Kur ishte rasti e kur ia kerkonin, Xhemal Haxhiu jepte mendime te qarta, te sakta, me vizion e me tere kompetencen e nje mentari largpames. Fakti qe, me fisniken Hyri ( lulen ) solli ne jete shume femije, i rriti te rrethuar me gjithe nevojat e kohes. Kur u rriten ata, Cecua beri krushqi te menduara, si ne fshat dhe jashte tij. Kur mblidheshim ne oden ngjitur me udhen, e cila ishte me zjarr, rreth vatres mblidheshin: Kasemi; Bejlerja; Sosja; Zaimi( ndjese paste ); Nekiu i pare ( ndjese paste ), Hairja, Haxhiu etj. Vajzat e medha: Yzemeja ( ndjese paste) Hancja; Xhekua dhe Mbetja ( ndjese paste ), ishin te martuara.
Degjonim me vemendje fjalet e mencura te Cecos, te cilat rrefenin zgjidhje edhe per ceshtje madhore. Ai dinte brezat e fisit, te mehalles e me gjere. E veshtroja shpesh te shkonte tek Musa Mehmeti , me te cilin pleqeronte ceshtje me rendesi jeetike. Mes krushqive te shumta qe beri, djalin e madh; Kasemin( (ndjese paste ) e futi dhenderr ne familjen e Ago Manxharit i cili ishte i biri i Manxhar Fetahut, pa perfillur mendimin e kohes per qendrimin nacionalist te tij. Koha vertetoi e verteton drejtesdine e vendimit qe moren Lulja dhe Cecua. Veprim i zgjuar i Cecos, ishte dhe ngulja e Kasemit, pdertej Perroit te Veldonit, ne nje toke djerr, por qe mund te kultivohej. Pa kaluar dekada, veshtroni si eshte mbushur Sheshi i Veldonit dhe Perroi i tij.
Ne fund te mehalles Ahmetaj ka qene e ka mbetur nje shtepi bujare trimash – shtepia e Selfo Rexhepit. Shtepia eshte me dy kate ( odat ) dhe me nga nje perdhese ngjiturme odat, ne anen Perendimore te tyre. Rreth avllise e prane saj kishte fiq bradashesh dhe shume peme te tjera. Ne njerin nga seksionet banonte burri kokeplot, i zgjuari e i mprehti Ahmet Selfo; vella i Novruzit. E kishim ca si larg, ne distance, shtepine e Cecos dhe te Xhixhos, por shkonim atje me shume deshire, pa perfillur udhen e gjate – Brinjen e Qendret, rrezikun qe na kanoste kur kalonim prane pusit te thate te xhait ( Isuf Jaces ), I cili perbente rrezik permanent per te vegjelit, edhe diten; jo me ne erresiren e nates. Teze Lalaja dhe Kezja e Nezir Isufit, na shoqeronin me kandil te ndezur apo me ndonje llampe me vajguri, per te na bere drite. Kur ishte ne jete, Nena ( Bejekua e Mino Jaces, dilte tek shtegu me nje kandil ne dore. Veshtiresive qe sillte terri i nates, u shtohej fakti qe rrugica neper te cilen kalonim ishte e mbushur me popla, kapercimi i te cilave kerkonte shume kujdes. Megjithe keto veshtiresi, tek Ceco Ahmeti dhe tek e mira Xhixho; te dy fisnike e te dhimbsur, shkonim me kenaqesi. Sapo mesonim se ate pasdarke do te shkonim ne shtepine e Ahmet Selfos, na hipte nje nur tjeter; gezonim dhe falenderonim Nenat tona, Zonjat e Binajve. Cecon e kishim kusheri e Ai na konsideronte te njellojte me femijet e barkut; Xhixhua fisnike, ishte moter e Burrit me burreri, fisnikut Ali Xhelili, nga Hasanbegajt. Te dy fisnike nga rrenja ia shtoninvlerat asaj shtepie miku.
Me duhet te sqaroj dhe nje detaj: Ahmet Selfua kishte qethur djemte e Resmi Nelos, dhe Zonja e Vogel, partohej ne ate dere. Sipas zakonit te vendit; femijet e Cecos, i thonin Zonjes te Vogel – Hallo.
Kishim nje kimi me familjen e Xhixhos e te Cecos, te cilen e ndjenim edhe ne te vegjelit. Te kapur pas dore nga Nenat tona, Reshati; Nelua; Lumturia; une im vella- Dilaveri, me kandil ne dore, zbritnim tatepjeten dhe si dergate ia behnim tek porta e jashtme e shtepise te Cecos. Lesen e telit karic, per te hyre ne avlline e stergjate e hapnim vete. Dhente ne kasollen e majte trembeshin dhe qeni, te cilit i therrisnim Arap, lehte ( si per te njoftuar familjaret ) por nuk tentonte te versulej se na njihte. Na pritnin tek porta e gurte, ne forme harku te dy Xhixhua dhe Cecua, te cileve u qeshte nuri e na perqafonin, me dashuri. Ata nuk i kursenin fjalet e mireseardhjes e na perkedhelnin me bujarine e tyre.
Hynim ne perdhesen ngjitur me katoin, e cila ishte e ngrohte dhe e shtruar. Ajo shtepi bujari e miku, mbahej perhere e shtruar dhe me zjarr kalafak, mbasi, ishin te rralla netet kur nuk kishte miq e gjitone. Ne shkonim me shume deshire ne shtepine e Xhixhos e te Cecos, mbasi e dinim se ata, te dy na pritnin me krahe hapet e me zemer ne dore. Ndiheshim mire, rreth vatres, ne ate perdhese ku nuk na ngrohte zjarri i vatres, dhe jo me pak bujaria dhe dashuria e te zoteve te shtepise. Rreth vatres uleshim njeri pas tjetrit, kembekryq e te orientuar nga zjarri: Nenat tona, Xhixhua; Reshati; Nelua; Selvia; Xhemilja; Leveni dhe me i vogli – Xhevdeti. Cecua, ne cdo rast, si me i moshuari e burri i shtepise, qendronte ne qoshene e djathte te dhomes, mbi nje shilte, peshtetur pas nje jasteku. Ai kujdesej qe ne, femijet te kishim ngrohte. Rexhepi ishte futur ne uudhen e ajrit dhe Gjonleka ishte ne Patos. Naileja, ishte e martruar. Hera – heres, Cecua, me nje mashe qe ndodhej ne vater perhapte prushin.
Kalaposhet ishin kthyer ne nje rit, i cili percillej ne te gjitha familjet. Me te gezuarit e me te fituarit ishim ne, femijet. Xhixhua nuk ishte vetem bujare dhe e dhimbsur; Ajo ishte dhe nje nikoqire e mire. Kur nxirrte qerasjet nga sepetja ne fund te shtepise, kuzhina kundermonte nga era e ftonjve, nga palafiket; vargjeve me fiq, te shkuar me fiq vasjares, nga ata te Vidhishtes, nga dardhet dimerore, nga dardha e kuqe qylyke, ne Vidhishte dhe ajo Ceperke, ne aren e quajtur Shurja e Mecos. Edhe goxhamish kishte mblojtur Xhixhua jone. Arrat dhe bajamet ishin bere te zakonshme e i gjeje ne cdo tabaka. Na terhiqnin shume rrefenjat e Cecos. Ai ishte njohes mjaft i mire i origjines tone, dinte brezat qe na lidhnin dhe na rrefente historira interesante, me shume elokuence.
Familja e Ahmet dhe Novruz Selfos, kishin lidhje te aferta gjaku e perkraheshin me familjen e Mane Tafilit. Xhako Manja, nje burre me pamjen e kreshnikeve te malsise. Ne cift me gruan zemermire e te sakrifices, Bukurine nga Corrushi, sollen ne jete shume femije. Xha Manja ishte trim e human. Ai mbante, Ai mbante ne shtepi, per humanizem vellane e Bukurise – Hasanin jetim, te cilin e rriti dhe e martoi. Mane Tafili dinte shume ngjarje pikante, te cilat na i shpaloste, kur qaseshim pasdarkave, ne vatren e tij bujare, edhe pse jo aq te kamur. Ndodhite qe na rrefente xhako Manja, na benin per vete dhe ne e ndiqnim me kurreshtje te madhe. Interesante ishin rrefimet e tij qe lidheshin me funksionin e tij si roja i Kongresit te Lushnjes.
Nese pasdarkat tona kishin embelsi e linin mbresa kjo lidhet me shpirtin e mire te atyre njerezve bujare te cilet, na vinin ne dispozicion shtepine dhe te mblojturat, ashtu si nuk i mbanin per vete ato qe dinin, por na i jepnin neve te vegjelve, duke patur vizion te qarte se nje dite do te beheshim si ata.
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, gjate muajve dhjetor2020 – Janar 2021.
Pershendetje Niazi.E pelqeva shume kete tregim tend,i e ke shkruar ne menyre te persosur. Te kam zili se i mban mend historite e tua te vjetra me detale.