Aspirata e banorëve të Kalivaçit të Tepelenës, për arsim e dije është e mirënjohur dhe e kahershme. Por, për fatin tonë të keq, shkolla, në fshatin tonë është hapur reletivisht vonë. Nuk e bëjmë krahasimin me shkollën e parë shqipe, por me simotrat e saj. Në disa fshatra afër Kalivaçit, si në Krahës; Kutë; Fratar, etj. shkolla shqipe është çelur më shpejt.Për këtë, nuk mund të bëhet me faj komuniteti vendas. Përkundrazi, kalivaçasit e kanë dëshiruar , prej kohësh , burimin e dritës , dhe , për këtë , kanë bërë dhe hapat e parë , qysh në vitet ’20 të shekullit që lamë pas. Megjithatë, ndërtimi i shkollës fillore në Kalivaç nisi në vitin 1937 dhe puna ndërtimore përfundoi në vitin 1944, me mbarimin e Luftës Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Continue reading Kurset kundër analfabetizmit
Monthly Archives: January 2016
Punimet dhe zbukurimet, me dru
Kalivaçasit, në shpirt janë artistë. Brenda rrobave të zeza prej shajaku, që veshin e nën qylahun e bardhë,” me antenë” që vendosin në kokë, gëlon një zemër e një shpirt i dhëmbshur dhe një mendje e mprehtë. Kalivaçasi, në rrjedhën e viteve të jetës së tij, brenda kufizimeve të kohës, pa bujë e pa zhurmë, i ka siguruar vetes çdo gjë që i duhej, për të jetuar, për të punuar e, aq sa ishin mundësitë, edhe për t’u argëtuar. Veglat e punës që ka përdorur një kalivaças vërtet ishin të thjeshta e funksionale por dhe të pashme e të përgatitura, me kënaqësi , nga duart e tij, prej artisti. Ato dallohen sa i takon përdorimit me lehtësi e shijës artistike. Continue reading Punimet dhe zbukurimet, me dru
Refeneja
Refeneja, si praktikë është mjaft e lashtë. Ajo, ka ardhur deri në ditët tona nën petkun e solidaritetit,unitetit dhe mirësisë të njerëzve. Në Kalivaç të Tepelenës e më gjërë, në ditët tona, kjo praktikë nuk funksionon. Ajo thuajse është e harruar e ka mbetur vetëm në kujtesën e njerëzve të moshuar që e kanë përjetuar atë. Në familjet e Kalivaçasve, refeneja është përcjellë, nga brezi në brez, si shprehje dashamirësie, mirëkuptimi, solidariteti, afrimi, zemërgjerësie e bujarie njerëzore. Continue reading Refeneja
Qinosia
Dikush nuk e ka dëgjuar e nuk ia di kuptimin, kësaj fjale; të tjerë, edhe mund ta kenë ditur, por mund ta kenë harruar. Prandaj mendoj se duhet kujtuar, si fjalë e si kuptim.
Prej kohësh që nuk mbahen mend, marrëveshja e qinosisë ka qenë një veprimtari shoqërore, kontraktuale me shumë rëndësi, në jetën e kalivaçasve. Ajo ndeshej jo rrallë në lidhjet e fshatarëve të Kalivaçit mes tyre dhe me fshatrat e trevës përrreth. Qëllimi i kësaj veprimtarie ka qenë thjesht ekonomik e kish vlerën e një kontrate të thjeshtë, sipas traditës vendase. Në ndonjë rast, prapa fasadës ekonomike mund të jenë kamufluar dhe synime të tjera , jo të kësaj sfere të jetës së fshatarëve tanë, por , gjithsesi , kemi të bëjmë me një rastësi, e cila nuk mund të përgjithësohet. Continue reading Qinosia
Ndërtimi i banesave dhe ngritja e kasolleve
Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i ndërtuar mbi bregore me taban të gurtë.Guri i bardhë gëlqeror, i cili ndodhet kudo në trritorin e këtij fshati është nga pasuritë me vlerë, i cili ka ndikuar fuqishëm në të mirë të bashkëfshatarëve tanë, që nga kohët e lashta.Disa objekte kulti e banesa, deshmi të lashtësisë të Kalivaçit, si dhe të gjitha shtëpitë e banimit të fshatarëve vendas, janë të ndërtuara me mure guri, të bardhë, të lidhur njëri me tjetrin me llaç gëlqere. Në Kalivaç gjen dhe mure të veçantë, si ai që rrethon kalanë, në mëhallën e Hasanbegajve, i cili është i ndërtuar me gurë ciklopikë, të përmasave gjigande, të cilët janë nxjerrë nga gërmimet e nëntokës së fshatit. Ky mur, në të gjithë perimetrin është i ngritur gurë mbi gurë, pa lidhje me shtresë llaçi. Edhe kjo dëshmon për lashtësi e zgjidhje autentike. Continue reading Ndërtimi i banesave dhe ngritja e kasolleve
Krushku i parë
Dasma, në Kalivaç të Tepelenës e më gjerë sjell shumë gëzim e hare. Gëzimi është, në radhë të parë, në anën e dhëndrit e të nuses, të cilët në fshatin tonë, historikisht janë etiketuar si “ sebepçinj”. Por, në një dasmë, mjaft të tjerë nuk mbeten jashtë lojës. Pas çiftit që lidh jetën, me martesë, gëzojnë njerëzit e shtëpisë, në veçanti: nëna dhe babai i vajzës e i djalit. Gëzim ndien motra e vëllai, familjarët e tjerë dhe të afërmit, fisi, miqtë e shtëpisë dhe komuniteti. I zoti i shtëpisë është i shtrënguar të shpenzojë shumë para, mall e gjë për të përballuar dasmën e djalit apo të vajzës. Continue reading Krushku i parë
Këngët e shpirtit të begatë
Në Kalivaç të Tepelenës, këngën popullore e duan dhe e këndojnë të gjithë banorët; si femrat dhe meshkujt. Kënga kalivaçase radhitet në polifoninë labçe dhe është kënduar, që në krye të herës, si nga burrat dhe nga gratë. Kënga, del nga shpirti i njerëzve dhe shpreh, në forma të ndryshme, botën e brendshme të tyre. Motivet që e detyrojnë një kalivaças tja “shkulë” këngës, si atëherë kur ndodhet në komunitet dhe kur është i vetmuar, janë nga më të larmishëm e nuk i ngjajnë njëri-tjetrit. Kalivaçasi, pa u bërë merak nëse të tjerët e pëlqejnë këngën e tij, ia merr asaj, vënçe dhe këndon, siç di e siç do vetë. Continue reading Këngët e shpirtit të begatë