Simfonia baritore ose veglat muzikore të çobanit

Kalivaçi i Tepelenës është një trevë mjaft e herëshme. Popullsia e kësaj treve qyshse është ndodhur në këto anë nuk e ka ndarë nga vetja delen, dhinë, gjedhët, njëthundrakët dhe kafshët e tjera të shtëpisë. Do të thoja se banori i Kalivaçit të Tepelenës, si dhe gjitonët e tij, e ka lidhur egzistencën e tij, kryesisht me mbarështimin e kafshëve të punës e të prodhimit. Kalivaçi, me historinë mijëravjeçare të tij, ka nxjerrë e ka blegtorë të ndierë. Zoti i ka falur Kalivaçit natyrën e bukur, fushën e begatë, kodrat dhe arishtat të mbuluara me bar e gjethe, gurishtet të mbuluara me bar të imët, të pastër dhe diellin e Jugut, aq me vlerë. Këta dhe të tjerë janë kushtet më të domosdoshëm për rritjen dhe mbarështimin e bagëtive shtëpiake. Continue reading Simfonia baritore ose veglat muzikore të çobanit

Korrja e misrit me drapër dhe zhveshja e kallirit me thumb

Në Kalivaç të Tepelenës,sipërfaqja e tokës arë, që në kohë të kohës ka qenë e mbjellë kryesisht me misër. Jo se kulturat e tjera te arave nuk i njihnin njerëzit, po, me misrin kishin lidhur “ kontratë” e ishin familjarizuar. Prandaj misri dhe nënproduktet e tij zinin vendin kryesor në strukturën e të ushqyerit të njerëzve dhe të kafshëve që mbarështronin banorët e trevës. Buka e misrit ka qenë ushqimi bazë i fshatarëve të Kalivaçit dhe jo vetëm. Misri që mbillej në Kalivaç ishte dyllojësh: misër i verdhë e misër i bardhë. Më i përhapur e më i pëlqyer ishte misri i verdhë. Ai me ngjyrë të bardhë ndeshej rrallë në arat e bujqve të fshatit tim, Kalivaçit të Tepelenës. Continue reading Korrja e misrit me drapër dhe zhveshja e kallirit me thumb

Qethja e dhenve

Komuniteti i banorëve nga Kalivaçi i Tepelenës, për vetë kushtet specifike të trevës dhe largësisë nga tregu tradicional, historikisht është marrë me blegtori. Një fshatar nga Kalivaçi nuk e ka të vështirë të verë përpara një tufë me dhen ose me dhi e t’u shërbejë atyre me kompetencë e përkushtim, si në dimër dhe në verë. Bashkëfshatarët tanë, në shtëpitë e tyre (në katoj), e në kasolle dhe në stane kanë mbajtur qysh në kohët që nuk mbahen mend, dele e dhi. Continue reading Qethja e dhenve