Jeta shumëshekullore e banorëve të Kalivaçit të Tepelenës nuk ka qenë përherë e qetë, në paqë e nuk ka shkuar si në vaj. Edhe pse mirëkuptimi e toleranca mes tyre kanë përbërë pamjen e përgjithshme të jetës së tyre, hera – herës ekuilibret kanë pësuar lëkundje e janë prishur dhe, pas ditëve me diell kanë fryrë edhe erëra e ka patur stuhi. Në tërësi mosmarrëveshjet e keqkuptimet mes njerëzve janë kapur e trajtuar në kohë e nuk kanë dhënë pasoja të dhimbshme, por, kur ato janë nënvleftësuar apo injoruar përherë kanë çuar në grindje e në mërira, të cilat më së pakti i kanë sjellë dëm unitetit e kompaktësisë të komunitetit. Continue reading Grindjet, mëritë dhe pajtimi i tyre
Monthly Archives: April 2015
Urimet dhe mallkimet
Urimet dhe mallkimet janë forma të reagimit njerëzor, ndaj të mirës apo të keqes. Banorët e Kalivaçit të Tepelenës janë njerëz të ndjeshëm, të gjindshëm dhenjëkohësisht tolerantë. Natyra rrebele që i karakterizon, bën që ata të jenë syçelët e të ndjekin me vemendje zhvillimet. Ata nuk janë indiferentë ndaj zhvillimeve rreth tyre. Sipas rastit, kalivaçasit, kur është rasti, gëzohen e hidhërohen si dhe reagojnë pozitivisht apo negativisht, ndaj dukurive të ndryshme. Sipas rastit e gjendjes shpirtërore të tyre, ndjesinë që kanë, herë e mbajnë përbrenda, (kur kjo është e mundur) e herë të tjera e shprehin nëpërmjet urimeve apo mallkimeve. Continue reading Urimet dhe mallkimet
Lodrat e fëmijërisë time
Bëhet fjalëpër lodrat dhe lodrimin e fëmijëve, në mesin e shekullit të shkuar (në vitet ‘50të). Ishin vitet e parë, të pasçlirimit të vendit. Jeta, në fshat kishte nisur të gjallonte; pak nga pak, pas asaj amullie e dëmi të madh që solli Lufta e Dytë Botërore.Varfëria ishte ulur këmbëkryq, në vatrat e fshatarëve të Kalivaçit të Tepelenës. Fëmijët e asaj kohe e ndjenin varfërinë; jo vetëm në sofrat me pak ushqime por dhe në lojërat e moshës që praktikonin. Prindërit tanë, të cilët nuk na ngopnin dot me bukë duhet të mendonin dhe për argëtimin tonë. Të varfër e të uritur ishim por, pa luajtur nuk qendronim. Ndiheshim bij të nënës natyrë, e cila ishte treguar bujare, me ne fëmijët e parritur akoma dhe na i plotsonte kërkesat që diktonte mosha jonë. Nuk thonë mëkot se natyra është ekuilibristi më i saktë. Vërtet ushqimet tona ishin “ me pikatore” e kjo gjendje nuk mund të ndryshohej menjëherë, por natyrën e kishim në anën tonë. Ajo na kishte falur bukuri të rralla e kushte klimaterike mjaft të favorshme, për t’u argëtuar duke lodruar. Continue reading Lodrat e fëmijërisë time