(kujtime vetjake)
Hyrje
Ne jeten e nje njeriu, disa etapa lene gjurme te pashlyera e kujtohen, gjersa mendja te punoje perse mbari. Ca me e mire , kjo pune behet kur mbresat vetjake njeriu nuik i mban vetem si prone te tij por ua ben me dije pinjolleve dhe njerezve te interesuar. Ne kete rast, rrefimet behen “ prone “ e shume njerezve dhe eshte me e veshtire ti mbuloje pluhuri i harreses. Vitet me te bukur te jetes time, jane, pamedyshje ata qe percolla ne qytetin me shume bukuri natyrore dhe njerezore; ne Korcen “ plake” e me histori. Paskam qene me fat, qe vitet “e arte ” te rinise time te hereshme u ndodha ne ate mjedis pjellor, ku natyra dhe Zoti kane derdhur me tepri e me bujari gjithcka eshte me e mire ne kte jete. Nuk e teproj po te shkruaj se, si shume te tjere, edhe une “ hapa syte” e u formesova si njeri, ne ate qytet te vecante, plot drite i cili i ka lene shoqet prapa. Ate qe kishin me te miren, ata njerez bujare e ai qytet me tradite, mi leshuan ne sofer e une i perthitha me endje. Po cfare gjeta, ne ato mjedise unikale, te cilet me mekuan e me tjetersuan duke me pajisur me dhunti te lakmuara?
Shkela ne qytetin e Korces, ne fundin e gushtit te vitit1955 e u largova prej tij ne korrik te vitit 1959. Kater vjet, ne nje jete mesatare njeriu, vertet nuk jane shume, ama as pak nuk mund te thuhet. Behet fjale per vitet adolshences, kur njeriu rritet e zhvillohet vrullshem dhe nis te piqet, si fizikisht dhe menderisht. Nuk eshte fjala, thjeshte per kryerjn e shkolles se mesme ku realizohet formesimi dhe kompletimi i njeriut, me kualitetet e nvojshme per te perballuar jeten me sfidat e saj, por per kualitet qe u transmetonte nxnesve ajo shkolle dhe ai mjedis. E them kete nisur nga fakti se shkolla te mesme, ne ate kohe ishin celur ne mjaft qytet me peshe, sic ishte Korca, por jo te gjitha i krynin njelloj atributet shkolles se mesme.
Erdha ne Korcen “ plake” dhe te re, njeherazi, e cila ishte qyteti i traditave atdhetare e kulturore dhe nje qytet i “elites ” shqiptare te kohes. Vija nga nje treve e varfer dhe e “ ashper”; nga me te prapambeturat e vendit, ku njerezit perballonin veshtiresi te shumta natyrore e njerezore, ne nje vend ku zhvillimi cante me veshtiresi prapambetjen qe kishte len koha e shkuar. Pas nje rrugetimi njeditor, me te vetmin autobus 52 vendesh udhetaresh, te pershtatshm per vende te ftohta, te linjes automobilistike Gjirokaster – Korce, linje, te cilen e pershkonte nje here ne jave, ne te ngrysur te dates 26 gusht te vitit 1955, i vetem, u gjenda, i befasuar, ne nje qytet te madh e te organizuar, te cilin nuk e njihja . Qyteti qe gjeta, nuk ngjante me ate qe lashe pas, me Tepelenen time, ku te zberthen era, xhaketen, edhe po ta kesh te kopsitur.
Korca me la pershtypje me rruget e asfaltuara e me trotuaret te gjere, mbi te cilet qarkullonin kalimtaret pa penguar qarkullimin e mjeteve dhe te njerezve. Pashe e me bene pershtypje rrugicat e drejta, te pastruara e te sperkatura, te cilat shendrinin e feksnin me nje ndricim te cuditshem. Pikasa mjaft ngrehina nje e dy kateshe, me pullaze te mbuluar me plloca guri, te zeza, apo me qoromidhe te kuqe. Ne rrugicat ku kalova, per here te pare, pikasa se disa cesma, te vendosura ne ane te rruges te cilat, po te shtypje nje buton ne koken e rubinetit, prej cesmes rridhte uje i ftohte, me presion.
Ndryshe nga qyteti i vogel, mbi gure ne mes te maleve e te grykave, ku te shkul era, ne Korce pashe nje fushe te gjere e te begate, me hapesira te gjera te rrethuara nga malet, me toka te begata, te buta, si sfungjer e me te tjera argjilore. Puset arteziane, nga te cilet rridhte uje per ujitje, ishin te shpeshte e nxirrnin uje vazhdimisht.
Ishte fundvere dhe natyra perqark kishte nisur te merrte ngjyren e bukur te arit. Te lashtat ishin mbledhur e te vonat ishin gati per t’u mbledhur. Nikoqiret kishin nisur te benin zairete e dimrit: ( petkat, likote, turshite etj.). Menget dhe pantallonat e shkurtera ua kishin lene vendin veshjeve te gjata e njerezit, ne rruge dukeshin tjetersoj. Mollet, per te cilat Korca eshte e permendur kishin nisur te verdhonin e te kuqelonin, sipas varietetit. Qyteti kishte rruge te gjera, sheshe te shumte dhe monumente culture, pa fund. Njerezit, ne rruge, me dukeshin me te ngrysur. Ata i dalloje lehte, kur bisedonin. Korcaret, ne pergjithesi komunikojne me ze te ulet; jo me te bertitura e me sokellima si ne fshatin tim. Ata ishin te veshur spic dhe silleshin tere etikete; me edukate e me kulture. Korcaret e atyre viteve, kishin nje menyre jetese tjeter, te cilen e ndesha per here te pare. Vendasit i njihnin dhe burimet e kesaj menyre jetese.
Kurbetlinjte korcare, te shumte ne numer, te shtrire ne kohe te ndryshme dhe te gjezdisur, ne shume vende te oksidentit kryesisht, kishin prure me vete, kur jane kthyer, ne Korce, jo vetem parate qe kishin fituar, me mund e me djerse, por dhe nje menyre te re jetese e cila ishte me e perparuar. Ata, kur ktheheshin ne familjet perkatese, kembngulnin per nje veshje, ushqim, mnyre jetese dhe marredhnie te tjera, te cilat kishin ne baze edukaten e shendoshe dhe kulturen. Ndihesha mire kur, ne rruge e ne mjedise publike, veshtroja te rinj e te reja, gra e burra dhe femije te veshur me petka fine, te qepura me shije, me perberje stofi dhe me kapele ne koke; si femrat dhe meshkujt. Grate e qytetit visheshin me fustane te gjate, deri ne toke, mbathnin skarpina; siper fustanit mbanin triko ose xhakete stofi dhe ne bel shtrengonin nje rrip te bukur. Ne koke, sipas rastit dhe temperaturave te mjedisit lidhnin disa sheje te erret, te thurur me lesh dele ose prej akriliku; rrallehere prej mendafshi. Ne Korce, per here te pare pashe burra, te cilet mbanin ne koke borsalina e ne qafe u vareshin kollarot, ne kembe mbathnin kepuce. Jo si ne treven ku ishja lere e ishja mekembur ku burrat mbajne ne koke qylahe te bardhe, me “antene “ ne maje dhe ne kembe mbathin opinga.
Shkela, per here te pare ne Korcen e shkolles se pare shqipe, ne “djepin “ e kultures e te dijes dhe ne treven e trimave me flete e te atdhetareve te zjarrte. Degjova e me pelqyen shume, kenget e bukura dhe serrenatat korcare, te cilat nuk kane te krahasuar. Rasti e pruri te shkoja ne mjaft fshatra te fushes te Korces e te Lugines te Devollit; ne shkolle u njoha me nxnese e me nxenes nga treva te ndryshme te vendit. Te ardhurit nga treva e Poradecit; nga Kolonja; nga Mokra; nga Lozhani; nga Vithkuqi e nga Shulini ( Liqenasi); nga Elbasani; nga Gjirokastra; nga Permeti; nga Leskoviku, nga Saranda etj. prune me vete “bagazhin ” e treves te origjines. Bashkuam kulturat, mentalitetet, psikologjite dhe vecorite tipike; perftuam nga njeri-tjetri; dhame e morem cfare kishim me te mire. Ne shkolle e ne konvikt u mesova me nje regjim te ri jetese, i cili kish te bente me rregull e disipline dhe me orar veprimesh te rrepte e te kontrolluar, si dhe u pershtata, shpejt me regjimin e ushqimit e me vecorite e te gatuarit te treves te Korces, i cili, per hir te se vertetes, me pelqeu e me pelqen edhe sot. Mbi te gjitha u pershtata shpjet me nje pasterti qe ndrinte, si ne konvikt e ne shkolle dhe ne tere jeten qytetese.
Kushtet dhe mundesite per te lexuar, ate qe me pelqente me shume, i gjeta te mrekullueshme dhe lexova mjaft libra, shkollore e jashteshkollore, te cilet me pajisen me nje kulture te kohes e me dhane me teper njohuri per boten. Nepermjet librave qe lexova, rashe ne kontakt me shkrimtare e poete klasike, te vendit e te huaj, si: Honore De Balzak; Viktor Hygo; Lev Nikollajevic Tolstoi; Anton Cehov; Miguel De Servantes; Zhan Zhak Russo; Charl Dinkens; Volter; Ismail Kadare; Dritero Agolli; Sterjo Spasse; Fatmir Gjata; Mihail Shollohov etj. etj. Keta ishin me ne mode ne ate kohe e lejoheshin te njiheshe me ta. Nuk them per Rilindasit tane te shquar si Naimi; Samiu; Kristoforidhi; Mihal Grameno e te tjere, si dhe per Bejtexhinjte e Kolonjes qe ishin ne mode lexoheshin me endje.
Leximi i librave artistike, te cilet i perthithja me zell te madh, i dhane krahe hobit tim per letersine gje qe gjeti shprehje konkrete ne berjen e hartimeve cilesore dhe ne marrjen e dinstiktivit “ Miku i Librit ” nder gjashte lexuesit e pare, ne qytetin e Korces e ne trevat perqark. Ne veprimtarite e ndryshme jashteshkollore, roli im ishte aktiv e i ndjeshem. Marrja pjese aktive ne veprimtarite artistike dhe sportive ku mesova e u integrova ne nje jete te qyteteruar e cila ishte larg jetes monotone te mepareshme ku sundonte rutina e tradicionalizmi fanati ishte produkt zhvillimi. Pa u ndalur tek Beluli, ( kjo pjese artistike ne ate kohe nuk ekzistonte) dua te ve ne dukje disa arritje, te cilat nuk ishin vetem te mijat.
Ne shkolle e jashte saj mesova te ndertoj nje raport tjeter ne marredheniet shoqerore, me qytetare; ne vecanti me vajzat, te cilat, mesova, se bashku me shoket e klases e te shkolles ti trajtoj si motra. Ne ndonje rast, sic veprojne rendom djemte adoleshente, shoqet tona, te klases e te shkolles i kemi marre ne mbrojtje mashkullore, kur te tjeret i ngacmonin ose i bezdisnin, pa shkak. Ne veprimtarite kulturore – rinore, mesova te vallezoj e me doli turpi qe kishja me pare ne marredhenit me vajzat. Pata shansin te njihem e te miqesohem me njerez te fisit tim, te cilet nuk i njihja, mbasi ata ishin larguar nga fshati prej kohesh. Keshtu: Velideja e Musa Mehmetit dhe burri i saj – Qani Bektash Shabanaj; cifti fatkeq: Sulltane e Ferrik Brahimaj, nga Shkoza e rrethit te Vlores dhe kusheriri im Qamil Pasho Nelaj, me bashkeshorten “shpirt njeriu” – Zonjen, u bene mbeshtetja dhe perkrahja ime krysore. Ne familjet respektive gjeta shume ngrohtesi e dashamiresi. Ato me pritnin e me percillnin sikur femijet e tyre.
Pas njohjes me familjen e kusheririt Qamil Pasho Nelaj, meqenese kerkimi I te mive me eci e oreksi u shtua, u vura ne kerkim te familjes te Qani Bektash Shabanaj, nga fshati Krahes I rrethit te Tepelenes, I cili ishte martuar me kusheriren time- Velidene, te bijen e Musa Mehmet Nelaj dhe e Hysnijes kapedane; moter e Deshmorit te Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar. Cifti , ne ate kohe banonte ne Lagjen Nr.1 te qytetit te Korces, aty ku niste ngjitja per ne kiishen e Shen Thanasit, prane depos te ujit te qytetit.
Nuk e pat ate veshtire ta gjeja familjen e tyre. Velideja punonte ndihmeskuzhiniere , ne konviktin ku u sistemova kurse burri I saj, Qaniu, ishte punetor krahu ne ndermarrjen bujqesore “ Irakli Terova” , e cila u be ekonomi didaktike e shkolles tone. Ne ate kohe, cifti ishte shtuar me nje djale- Astritin dhe me dy vajza: Liriken dhe Luizen. Si kalivacas I tradites , edhe pse ne moshe te mitur, ne gjetjen e te mive ndoqa traditen. Fillimishte gjeta e I bera vizite kortezie, familjes te Qamilit, I cili ishte mashkull I trungut tim e pastaj vajta ne shtepine e kusherires Velide, te cilen e kasha njelloj te baraslarguar ne fis, por gjykoja se Ajo eshte ne deren e tjetrit dhe koha per ti bere vizite , priste.
Ne familjen e Qaniut, qe ne diten e pare, me priten e me nderuan, dyfish. Qaniu me nderoi si kunat, kurse Velideja si djale xhaxhai. Edhe ne kete familje rashe si veshka ne mes te dhjamit. Me duhet te pohoj, pa asnje lekundje, faktin se Qani Shabani ishte punetor krahu dhe nga ekonomia, familja e tij radhitej me shtresen e varfer, por kishte nje avantazh, te cilin jane te rralle ata qe e kane. Qaniu ishte bujar e nga dere bukedhene. Une isha adoleshent e i pazhvilluar por ai me nderonte sikur te kishte ne qoshe nje burre me mustaqe te medha e te zot te qoshese e drejtues te muhabetit. Edhe ne kete familje e ndjeja veten si ne shtepine time. Diferencen si kuneter, e shuante vete i zoti i asaj shtepie – Qani Bektashi.
Mbasi i gjeta dy te afermit e mi, betejen ne kerkim te te tjereve nuk e ndala. Kisha informacion se ne Korce, banonte e bukura Sulltane, bije e Refat Mahmut Bilaj dhe e Mushos te Musa Mehmetit dhe te Hysnijes. Sulltana ishte martuar me te bukurin e te pakrahasuarin Ferik Idai Brahimaj, nga fshati Shkoze i rrethit te Vlores. Feriku sherbente ne shkollen e Instruksionit te kufirit, si instruktor. Ai ishte me moshe rreth 22 vjec, me shtat te formuar mire, me trup tere muskuj, me floke pak te rene mbi balle dhe me zemer te bardhe e me dere te hapet. Familja e tyre sapo ishte shtuar me nje vajze, te cilen e quajten Katjusha. Banonin ne bulevardin “ Gjergj Kastrioti ”, ne katin e dyte te nje pallati, rreth 50m, ne Veri – Lindje te Bankes te Shtetit. Burre e grua, ishin dy te rinj, te cilet, jo vetem qe donin e respektonin njeri – tjetrin, por, si te bere per njeri – tjetrin, gezonin kur ne shtepine e tyre vinin miq. Eshte interesant fakti se Tana, e cila ne ate kohe ishte rreth 18 vjece e une vetem 14 vjec, kur me drejtohej, me cilesonte dajo. Ajo ishte ne te drejten e saj, mbasi, sipas shkalleve te fisit, ashtu duhet te me drejtohej, por mua, jo vetem si natyre e drojtur, me binte rende e behesha me turp, sa here ajo me drejtohej me fjalen dajo. Tana nuk punonte por kujdesej per vajzen e sapolindur. Feriku e donte shume te bijen e mezi priste te vinte nga puna, per ta puthur e per ta perqafuar krijesen e brishte.
Feriku, si instruktor i kufirit, ishte kompetent, kerkues e disi i rrepte, por ne familje, Ai shfaqej tjeter njeri. Duke hequr kapelen, kur vinte ne familje, dukej sikur i linte ne repart punet e kufirit e vishej me petkat e bashkeshortit te dashuruar dhe babait te dhimbsur. Ai kishte dhe nje hobi te vecante. Sapo kishin dale ne shitje, motocikletat ceke, te markes “Java” dhe Ferriku e kishte blere nje te tille, me boje te kuqe. Vinte nga reparti dhe mbasi shmallej me Katjushen, afrohej tek motorcikleta e tij; per te cilen pergatitej te merrte patente. Meqenese kisha shkrim te bukur e te qarte, me dha ate rishkruaja instruksionin e shfrytezimit te motocikletes, pune te cilen e bera me shume qejf duke menduar ti lija pak kohe “ kunatit”, qe te merrej me te bijen dhe me Tanen.
Dikur, te kater rane dakort qe familjet e tyre te bashkoheshin, jo ligjerisht por faktikisht. Te dyja familjet i lidhte nje fill i perbashket, i cili e kishte burimin tek prejardhja e dy grave te shtepise. Velideja ishte moter e Mushos te Hysnijes te Musa Mehmetit dhe e kishte vajze motre Tanen. Te dyja familjet nuk kishin salltanete por ishin te tyret dhe kishin zemer te bardhe. Meqenese ne familjen e tyre te madhe gjeta ngrohtesi, shkoja shpesh ne shtepine e tyre. E kujtoj, si sot dashamiresine me te cilen me prisnin; me buze ne gaz e me duar ne qafe. Habitesha, kur e benin gati dhe e piqnin byrekun, kur shkoja une ne shtepine e tyre. Si flutura qarkullonin te dyja, si tezja dhe mbesa neper oborrin e shtruar me gure lumi.
Qaniu ishte i vrare nga veshet dhe, per te degjuar cfare thoshte radioja “ Europa e Lire ”, ne Gjuhen Shqipe, e cila, ne ato kohe ishte bere teper aktive, ngrinte zerin e radios te cilen e kishte vendosur ne nje kamare dhe degjohej edhe nga rruga. Ferriku, edhe pse ishte ushtarak aktiv e sherbente ne repartet e kufirit, nuk pyeste fare e nuk ishte i interesuar te degjonte komente politike.
Nje dite, Qaniu vajti per te blere buke, ne furren me te afert. Ai i dha shiteses 500 leke, e shitesja i ktheu kusur per 100 leke. U mundua ti mbushte mendjen shiteses agresive, Qaniu i gjore, por mekot. Me tha mua te shkoja tek shitesja boluce e ti thoja se kam qene i pranishem e se jam deshmitar qe ky burri te ka dhene 500 leke. Ashtu bera por shitesja, nje ngjelke llafazanke, me priti me “kembet e para” e me deftoi nje mastrapa, me te cilin me kercenoi se do te ma thyente koken. I trembur, vajta tek Qaniu e i deftova ngjarjen. Vate 500 lekeshi e Qaniu nuk u ndie me. Familja e Qaniut mbareshtonte nje dhi rrace, me gjinj qe i vareshin deri ne toke. Me qumeshtin e saj ushqeheshin femijet dhe tere familja. Shkoja, here pas here ne Perroin e Mborjes, here i vetem e here se bashku me Astritin, ku mblidhja gjethe te njoma per dhine. Qani Bektashi kishte shume qejf te hante mish te pjekur ne hell e te pinte raki. Kur punonte ne Fabriken e Tullave te qytetit, nje dite, per nderin tim por dhe per stomakun e tij, kishte blere nje goxha qingj, pires, te cilin e theri dhe e shkoi ne hell. Ate dite ne shtepine e madhe u be feste e une u zhdepa me mish qengji. Isha dajo i femijeve prandaj me dhane bishtin!
Si djale me temperament e me deshira rinore, gjeta mundesite dhe pata vullnetin per t’u marre me sport. U futa ne rrethin e mundjes, me te rinjte e qytetit te Korces, ku trajner ishte Mishel Qipo, ne shoqeri me mundes te kualifikuar si Rrapi Mborja e te tjere. Pashe futboll te katgorise te pare ku bente pjese ekipi i qytetit te Korces dhe njoha, neprmjet shtypit te shkruar sportiste te rralle nga bota e qyteteruar si: brazilianet Pele, Didi, Garinca etj; Hungarezin Pushkash e Hidegkuti; Francezet: Fonten, Pjanton e Kopa; spanjollet: Kubala, portugezin e natyralizuar Eusebio; sovjetiket: Lev Jashin e Igor Netto etj. M’u dha mundesia te veshtroj duke luajtur futboll: Loro Boricin, Zihni Gjinalin, Qemal Voglin, Refik Resmen, Stavri Lubonjen, Gaqo Laren, Aleko Piliken dhe te vellane – Zhanin etj. etj. Ne Korce ndoqa ndeshje mbreselenese basketbolli si ajo mes vajzave te qytetit te Korces dhe ekipit te Gjeorgjise, si dhe ndiqja, me kersheri takimet e volejbollit e te basketbollit, ku simpatizoja: Petrit Murzakun; Ferdinand Qiricin, Ilo Teneqexhine, etj. Ne Korce, jo pa peripeci, mesova te drejtoj bicikleten; u mora me mundje dhe mesova te ushtrohem ne shtange.
Ne ndonje rast, pata fatin e keq te semurem e te shtrohem ne spital, ku pashe nderhyrje specialistesh si famemadhi Sotir Polena dhe u bera deshmitar okular i ndonje deshtimi te tij, i cili perfundoi tragjikisht. Ne Korce provova dhe edukimin nepermjet punes, ku supertova, mbi shpatullat e njoma shfrytezimin socialist. Korcaret dhe vajzat e qytetit ne fjale, i pashe si njerez me sqime, qe visheshin e silleshin mire, respektonin veten dhe ata qe kishin prane dhe kerkonin shperblimin me te njejten monedhe prej atyre, te cilet i kishin pranuar ne shoqerine e tyre. Kam degjuar, jo nje here se korcaret jane lokaliste e nuk te pranojne ne shoqerine e tyre, po te mos jesh nga Korca. Ne vija te trasha, e kundershtoj hapet kete thenje te pabaze. Po te rrekesha ta perktheja ne nje gjuhe me te plote, do ta quaja kete “lokalizem ” si perpjekje me vend per te ruajtur autoktonine te paprekur. Treva e Korces dhe vete qyteti i lashte e i bukur, jane disi te menjanuar nga trevat e tjera te vendit. Me Poradecin, me Kolonjen, me Devollin e me Vithkuqin, me te cilet, Korcaret jane gjitone ( kufitare,) e ngjajne per nga mentaliteti, psikologjia dhe menyra e te jetuarit, jane te perafert por jo te njejte. Prandaj korcaret jane munduar e mundohen qe ate qe mezi e kane qemtuar ne shekuj, ose e thene me troc: “gjene” e tyre, nuk duan ta marrin, te gatshme, te tjeret, prandaj e ruajne ate, me “xhelozi”.
Qyteti I Korces, ne hyrje te shekullit te njezete u shpall Republike franceze. Te tjera vlera te qenesishme, u shtan atyre ekzistuese. Tendenca per dyndje pati edhe gjate kesaj kohe, por korcaret i ruajten arritjet, me qendrese e me xhelozi. Ka dhe faktore klimateriko – tokesore qe e favorizuan kete perpjekje te tyre. Klima e ashper, temperaturat e uleta ne stinen e dimrit dhe pozita gjeografike larg trevave te tjera bene te mundur qe ne Korce te futeshin me pak njerez nga treva te tjera. Te marre se bashku, te gjithe keta e te tjere faktore bene te mundur qe ndikimet se jashtmi te ishin me te pakte. Disa dukuri te vecanta si gjuha e paster shqip, shpesh e llastuar e me stoli karakteristike, mbeti origjinale dhe e vecante; martesat brendaperbrenda qytetit, njohjet vetjake ( kontaktet me te huaj) dhe ndikimi i fuqishem i dy religjioneve fetare kane qene faktore potenciale per ruajtjen e autoktonise.
Qyteti i Korces, i rrethuar nga fshatra, ne te cilet jetojne e punojne punetore te zellshem bujqesie dhe tokat pjellore qe disponojne ata, ndikojne drejtpersedrejti ne nivelin e jeteses te atyre njerezve. Korcaret, nisur nga nje disnivel jo aq i ndjeshem, pranonin te benin krushqi dhe me fshatra. Me te preferuar ishin fshatrat: Hocisht e Dardhe si dhe Drenova e Boboshtica. Por edhe ne keta raste, korcaret merrnin nuse, por nuk jepnin vajza, edhe ne keta fshatra relativisht te perparuar. Qytetari korcar, ne raste te vecante, kur tek individe kishte ego te shfrenuar, fshataret i quanin: “ agallare ”, me komutacionin perbuzes brenda. Dua te ve ne dukje dhe faktin se njerezit e shkolluar, te kulturuar, e te gjezdisur si dhe te kamurit dine me mire ti kundervihen asimilimit. Ne optiken time, lokalizmi korcar, aq shume i lakuar e i lakmuar nuk mund te jete veteizolim por vetembrojtje.
Njohjet e para
Mberrita ne qytetin e Korces ne mbasditen e 25 gushtit te vitit 1955. Ishja per here te pare ne kete qytet te mrekullueshem. Moti, gjate dites, kur ishte i pranishem dielli, ishte i ngrohte por, me largimin e diellit temperatura e ajrit rrethues binte e niste freskia e buzembremjes dhe e nates. Dita kish nisur te behej me e vogel teksa erresira binte me shpejt. Pas nje rrugetimi sfilites njeditor, neper ate udhe tere gropa, autobusi ndaloi diku prane Komitetit Ekzekutiv; nje ngrehine e bukur, e bardhe, dykateshe, ne forme gjysmerrethi e ndertuar me gure te gdhendur. Pasagjeret zbriten me ngut, nga autobusi dhe, madje pa i thene njeri – tjetrit : mireupafshim. Sejcili nxitonte per ne destinacionin e vet. Nuk kisha njoftuar asnjeri per mberritjen time, prandaj nuk kish dale njeri te me priste. U ndodha i vetem ne ate mjedis te panjohur. Shkollen ku do te mesoja nuk e kisha idene se ku ndodhej dhe konviktin ku do te strehoesha e ku do te ushqehesha nuk e dija. Dita po thyhej dhe erresira e nates, dalngadale, po binte. Tok me erresiren, punet e mija po beheshin me te veshtira. Pyeta nje mesoburre, i cili, nga veshja dhe nga pamja me krijoi ndjesine se ishte qytetar. Nuk di, tha tjetri se, nuk jam vendali. Pyeta nje tjeter; ai me beri me dije se konvikti i shkolles bujqesore ndodhet, rreth 500m, me tej Bankes se Shtetit, ne rrugen automobilistike qe te con ne Maliq. Nuk kisha dijeni, as per vendndodhjn e Bankes se Shtetit, as per rrugen qe te conte ne Maliq. Kisha degjuar kur ishja ne fshat, se me te pyetur, njeriu gjen stambollin. Nuk them se kjo thenie nuk eshte me baza, por duke iu referuar praktikes vetjake, them se “me ngeci sharra ne gozhde”, ne Korcen e afert, pa lere si mund te jete ne Stamboll, i cili eshte daha me i madh. Burri qe me dha informacionin e pare, me beri me dije dhe per vendndodhjen e Shkolles se Mesme Bujqesore, e cila ishte e vendosur ne nje godine, ne anen Jugore te qytetit, ne rrugen qe te con ne Kolonje, afer varrezave publike te myslymaneve. Gjithe keto detaje, nuk mund ti konceptoja, ne ata caste kur me kishte mberthyer stresi i shkeljes ne te panjohuren dhe lodhja kishte bere punen e saj.
Me te pyetur, e gjeta konviktin e u lehtesova shpirterisht. Ankthi qe me kisht kapluar, m’u duk sikur me iku, sikur ma hoqi njeri me dore, kur u ndodha perballe godines fantastike te konviktit, e cila, me disa labirinthe te dukshem dhe me kulla interesante, te jepte pershtypjen e nje godine qe nuk e kishte shoqen. Para dhe ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, ajo godine e bukur kishte sherbyer si kuplara. Sic mesova me vone, pushtuesit italiane, i kishin prure nga vendi i tyre femrat, te cilat prostituonin per llogari te ushtareve italiane, por kishin dhe kliente vendas. Ato, zakonisht qendronin brenda e nuk para dilnin ne qytet. Mjedisi korcar ishte kunder ketyre puneve te pista dhe e urrente prostitucionin legal. E veshtroja, me habi e kenaqesha me bukurite e saj, teksa hapat me cuan vetiu tek hyrja, ne te cilen ishte nje tip “kolibe ” ku qendronte roja i konviktit, nje fshatar me moshe rreth te pesedhjtave, i veshur me rroba shajaku te zi e me nje kapele pellushi, nga ato qe mbajne ne koke goraret. Roja mbante mustaqe, por ato, nuk e benin aq serioz e te rrepte, mbasi shpirtin dhe sjelljen i kishte pej mendafshi. Roja me mustaqe spic, me hapi deren dykanateshe te konviktit e cila ishte e orientuar nga Lindja; andej nga kalonte rruga kryesore automobilistike qe te con ne Maliq e me tej. Ne ate ane ishte nje lendine e madhe e ne mes te saj, nje cesme arteziane, e cila nxirrte uje te ftohte, vazhdimisht. Hyra brenda me droje, si ai qe futet per here te pare ne shtepine e tjetrit. Menjhere pas portes hyrese, ishte kolibja e rojes, e ndertuar enkas per te.
Ne konvikt ( perkatesisht dhe ne shkolle ), perpara meje, kishin ardhur 5-6 nxenes, nga treva te largeta te Jugut te vendit. Ata ishin akomoduar ne konvikt, ku flinin dhe ushqeheshin, ne pritje te fillimit te mesimeve. Drejtoria e shkolles dhe ajo e konviktit kishin marre masa te plota per te pritur nxenesit. Nxnesit e vitit te dyte dhe te trete, nuk kishin perse te nxitohshin; ata ia kishin marre doren shkolles dhe do te vinin nga shtepite, ne diten e fundit. Njeriu i pare qe ndesha, sapo u futa ne mjediset e brendshme te konviktit ishte roja. Ai quhej Shyqyri dhe portreti i tij ishte tejet interesant. Perpara meje qndronte nje fshatar rreth te pesedhjetave, i veshur me xhakete e me pantallona shajaku te zi, me mustaqe te prera spic e me kapele pellushi ne koke. Xha Shyqyriu, kishte mbetur i ve, heret; bashkeshortja e tij ishte ndare nga jeta nga shkaqe natyrale. Duke i qendruar besnik origjines dhe tradites, nisur dhe nga dashuria per te shoqen e ndiere, Ai nuk ishte rimartuar, kish mbetur i ve dhe e kishte renditur veten ne radhen e pleqve. Me shtat mesatar rrth 160 cm, xha Shyqyriu shquhej per rregullshmeri ne veshje e korrektesi ne sjellje dhe ishte besnik ne detyre. Qe ne takimin e pare, njeriu e kuptonte se kishte te bente me nje fshatar, te zbritur nga Gora. Mbiemri i tij ishte Xhangolli e perflitej se ishte i afert i nje personaliteti te larte partie. Xhaketa dhe pantallonat qillota prej shajaku te zi, i shkonin bukur me kepucet e zeza qe mbathte dhe me corapet po te se njejtes ngjyre. Per te thyer monotonine e zeze, Ai mbante nje jelek te bardhe, me kopsa, te punuar me shtiza dhe me nje zinxhir te verdhe, qe i varej ne gjoks, ne fundin e te cilit ishte mberthyer nje sahat xhepi, i bardhe, i madh. Qostekun e tij te vcante, roja nuk linte rast pa e reklamuar si vlere te pajisjeve te tij. Sic duket , qostekun, xha Shyqyriu e kishte dhurate dhe e ruante si amanet. Dy sy te zes, zhbirues, deftonin per zgjuarsine e tij. Ai monitoronte, me lehtesi te gjithe hapsiren qe i perkiste konviktit dhe dinakeria ne syte tij ishte e dukshme.
Sapo e takova e i thashe se do te mesoj tek ju. Xha Shyqyriu me mireseardhi, me pyeti nga vija e me priu neper shkallet e gurta te ngrehines, per te me deftuar dhomen ku do te banoja. Dhoma ku do te flija ndodhej ne katin e dyte te ngrehines, e cila, per shkak te kullave e kthinave te shumta, ishte veshtire te percaktoje sasine e kateve te saj. Roja hapi nje dere e te dy hyme brenda. Dhoma nuk ishte madhe, por lartesia e saj ishte e dukshme. Ne dhome ishin te shtruar, me te gjithe takemet kater jatake; ne dy krevate tip marinara – larte e poshte. Jataket ishin te rregulluar e ishin te gatshem per te fjetur ne ta. Binin ne sy carcafet e bardhe si bora, prej kamriku, me perberje pambuku. Carcafet ishin te kthyer tek fytyra, rreth 30 cm dhe jasteket e pambukt ishin te veshur me kllefe, gjithashtu te bardhe. Zer ke te duash – tha roja qe me shoqeronte; te gjithe, bosh jane. Une “pushtova ” nje shtrat ne katin e siperm te njerit nga te dy krevatet. Stafi i konviktit, nuk kishte kembengulur qe, nxenesit qe ishin paraqitur te grumbulloheshin ne te njejten dhome, por e kishin lene te lire zenjen e krevateve; sipas deshires te nxnesve. Sic e justifikuan vete drejtuesit e konviktit, kjo lloj ndarje kishte te bente me faktin qe nxenesit nuk njiheshin me njeri – tjetrin.
Ate nate nuk u interesova per te mesuar, me cilet konviktore do te flija ne te njejten dhome. Ishja mjaft i lodhur e mezi prisja te shtrihesha. Kjo ishte nata e pare imja, ne konviktin e Tknikumit Bujqesor te Korces. Fjeta, i vetem ne dhome. Mbylla deren e dhomes nga brenda e me mori gjumi, i qete se do te me ruante roja mustaqelli. Te nesermen ne mengjes, mbasi hengra dicka nga ushqimt e torbes qe me kishte nisur Nena, kur me percolli, u perfilla per te mesuar mjediset e konviktit dhe nxenesit konviktore qe kishin ardhur perpara meje. Mesimet e rregullta do te nisnin me 1 shtator te vitit 1955. Deri atehere nevojiteshin edhe 6 dite. Xha Shyqyriu, me te cilin u familjarizova relativisht shpejt me deftoi, kalimthi dhomat e konviktit, mensen, kuzhinen, cesmen ne oborr, depon, territorin e konviktit, fushen e sportit, te rrethuar me mur brenda se ciles ishin dy shtylla volejbolli. Territori i konviktit tone ishte aq i vogl sa me shoqi – shoqin jo qe takoheshim shpesh por dhe perplaseshim me njeri – tjetrin. Menjehere u njoha me nje nxenes, i cili kishte ardhur nga rrethi i Elbasanit e quhej Vasil Tolluni. Po ne ate dite u njoha dhe me tre kolonjare, te ardhur, si une, para kohe. Ata ishin: Aleks Vangjeli, nga Barmashi dhe Andrea Tane e Pali Dedo. Sejcili prej tyre kishte karakteristika te vecanta e u bene pjese e “mozaikes ” te shumllojshmerise te konviktoreve. Aq sa ishim, duke u kujdesur per jeten tone dhe per mbarevajtjen e punes te tij, roja na porositi: “ Ne qytet mos dilni te vetmuar e mos u vononi ne mbremje ”! Kish te drejte xha Shyqyriu ne ato qe thosh; ne nuk e njihnim qytetin e Korces dhe mund te na ndodhte ndonje e papritur …! Duhet te kalonin edhe gjashte dite pa te nisnin mesimet e rregullta. Mund te shkoni dhe ne mense, per te ngrene, tha roja; kuzhina eshte hapur e punon, edhe ne keto dite grumbullimi. Iu “ fala ” serish torbes prej pelhure qe kisha prure nga fshati, per te provuar ushqimet e Nenes, te cilat mund te kishin mbetur te pathartuara e mund te konsumoheshin. Pa u prishur kishin mbetur 2 – 3 kokrra veze, te ziera, nje cope kulac i gatuar me miell gruri, disa topa me paluze, nje top me gjalpe dele, ne mes te kulacit etj. Nje pule te skuqur ne sac qe me kishte nisur Nena dhe disa ushqime te tjera, sipas porosive qe me dhane kur dola nga shtepia, i kishja konsumuar rruges. Ne torbe ishin dhe disa kokrra arre, nje grusht me bajame, ndonj ftua e ndonje shege dhe palafike, te cilat i kishin sjelle si dhurate grate e fiseve: Nelaj, Deraj, Haderaj etj. Gezimi se po shkoja ne shkolle, ne nje qytet si Korca kishte kapluar tere mehallen e me gjere. Grate Cinajve, te Azizajve, te Haxhiajve, te Sakajve, etj, e gjithe gjitonia dhe miqesia nuk mund te mungonin ne ate percjellje. Keshtu e donte tradita shekullore e fshatit tim. Me hutuan me lloj-lloj porosish. Ndonjera, shfrytezoi rastin per te bere edhe ironi.
Me duhej te gjeja, doemos, shtepine e kushririt tim Qamil Pasho Nelaj. Ai kishte qene partizan, ishte plagosur ne kembe dhe si invalid lufte kishte mbetur ne Korce. Duke qene ne kete qytet, dhe ne punen e pergjegjesit te ekonomise ndihmese te Ndermarrjes se Ndertimit te qytetit. Ai ishte martuar, me te miren Zonje, bije nga fshati Corrush i rrethit te Fierit, nje grua e persosur me norma morale te spikatura dhe me edukate familjare te shendoshe. Ne cift me Zonjen – Zonje, Qamili solli ne jete nje tufe me femije. Se bashku me Qamilin, kishte ardhur nga Kalivaci i Tepelenes, Nena e tij- gege Ganua, nje grua e dhimbsur dhe e kujdesur, me norma zakonore te treves tone. E njihja gege Ganon qe kur ishte ne Kalivac e banonte me djalin tjeter te saj, me Ali Pashon. Te gjithe mehallalinjte; ne vecanti Nena dhe Babai im, kur u ndame, me porositen te gjeja Qamilin, te njihesha me familjen e tij dhe te mbeshtetesha fort, tek ata. Babai me beri me dije se Qamili, ka reputacion ne qytet e ne rrethina dhe eshte njeri i ndershem, i drejte e i sacrifices dhe se ben shume per te tijet. Ai banonte ne nje ngrehine te re, njekateshe, me cati te mbuluar me qoromidhe, prane godines te shkolles time, ne nje hyrje te perbashket me korcarin Petro, i cili, ne ate kohe kishte dy femije te rritur: Marjeten adoleshente, e cila punonte ne fabriken e birres dhe Nestin – 18 vjecar.
Pyeta disa njerez kur dola ne qytet por asnjeri nuk e njihte kusheririn tim. Duke pyetur kuturu, me rezultoi se nje burre e njihte Qamilin dhe ia dinte shtepine. U gezova nga ky fakt dhe iu luta burrit te panjohur te me deftonte shtepine e kusheririt. Papritur burri u vu ne rolin e udherrefyesit e me coi deri ne fund te rrugices ku banonte Qamili me familjen. Per t’u orientuar me lehte, burri me tha se perballe baneses te Qamilit, cila ishte njekateshe, e re dhe me cati te mbuluar metjegulla te kuqe, ndodhet nje banese dykateshe, me cati, e lyer me gelqere nga jashte, e cila eshte ne pronesi te Gjyshos, nga Vlora.
Me drojen e femijes te padale, iu afrova shtepise qe me rrefeu burri i panjohur. Ne bahcen e vogel te mbjelle me duhan e cila shtrihej ne anen Lindore te baneses, pikasa dhe njoha gege Ganon. Xhaxhesha ime, se bashku me te birin e kishin mbjelle bahcen me nje duhan fltemadh, te stergjatur i cili, thonin se ka ardhur nga Greqia dhe quhet Xhebel. Gege Ganua ime, nje grua e moshuar, imcake ne shtat, e veshur m citjane dhe me nje seter prej santini ne ngjyre te zeze, ne koke mbante nje lahur te zi i cili ngjante me nje shall prej leshi, te punuar me dore. Shalli i saj ishte i madh; ai i mbulonte edhe shpatullat gegese time te mire. Ajo ishte e vecante jo vetem prej shtatit te saj tepaket por dhe per faktin se e kishte kurrizin pak te dale. Iu afrovaa e i fola. Ndonese ishte e “ vrare ” nga veshet dhe veshtronte me veshtiresi, me njohu e me thirri ne emer. E pashe te gezuar e te celur plaken; mora dhe une zemer prej sjelljes te saj. Ndoshta me njohu nga zeri karakteristik, te cilin e kishte degjuar shpesh, kur ajo babonte ne Kalivac te Tepelenes e une shkoja prane kofshtit te saj per ti kerkuar fiq protoshesh , kur piqeshin , ne qershor e ne gusht. “ Te keqen mor Zimo, tha Ajo, po nga na u hapen keto udhe e me gjete edhe ketu…”? U takuam, te permalluar. Sic eshte tradite tek grate e treves nga jam une, gegeja ime shpirtmire, me puthi, ne te dyja faqet, me shtrengoi fort, ne gjoks e me shoqeroi ne nje dhome, e cila sherbente, per kuzhine e si dhome per pritjen e mysafireve te shtepise. Qamili dhe Zonja – Zonje, kishin prure ne jet dy femije; te dy te seksit mashkull: Xhevdetin dhe Kastriotin. Me pas, femijet e ciftit u shtuan dhe ajo banese u be e ngushte per ate familje te madhe. Familja e tyre fisnike, u strehua, nga shteti, ne nje banese tjeter, me te madhe, e cila ndodhej ne mehallen e Pazarit te Vjeter; atje ku dikur ka qene Dyqani i Rakos. Gege Ganua me pyeti per fshatin dhe per fshataret. Ajo nuk harroi te me pyeste jo vetem per njerezit por dhe per te mbjellat e per te korrat, per shpendet dhe per bagetite e per cdo gje. Sic e donte tradita jone fshatarake, pas ketryre pyetjeve si bresheri, gegeja me pyeti nese me kishte marre uria dhe cfare doja te haja. Me vinte turp te thoshja cfare doja por, ne ate ngushtesi, Gege Ganua e vojtur e bujare, me dha nje cope buke gruri me sheqer siper, te sperkatur me uje. Ma gjeti midene xhaxhesha me gostine qe i pershtatej moshes time. Kopshtin vogel, i cili ndodhej ne anen Lindore te shtepise te tyre e kishte ne perdorim Qamili. Mbas transferimit ne banesen e re, nuk di cfare u be me kopshtin e tij. Kur vajta per here te pare ne shtepine e kusheririt tim, Qamilit, bashkeshortja e tij, nje grua e rralle, bujare e tradites se mire, e sakrifices dhe e dhimbsur, nuk ndodhej ne banese. Ajo ishte ne pune, ne hotel – restorant “ Borova”, ne kuzhine ku punoi shume vite radhazi. Zonja, ishte shume punetore dhe pastertore e madhe. Detyra e saj, ne punen e shtetit ishte pjatalarese, ne kuzhine. Enet qe pastronte Ajo dhe mjedisi i punes shkelqenin nga paqlleku.
Gege Ganua, e shkurter dhe e kerrusur nga vitet qe mbante mbi supe, ishte e ngadalte, si natyre, por veprimet qe kryente i kishte te sakta. Mbasi me uroi mireseardhjen me pyeti, nje per nje, per te vegjel e per te rritur, nemehallen tone, ne Ahmetaj e ne fshat; me veshtiresi hapi bufene e me qerasi me kaaramele. Ishja akoma i parritur, prandaj nuk me nxorri raki, sic e donte tradita per te qerasur burrat qe vinin ne shtepi. Ishja ulur ne nje tip divani, te sajuar, ne te cilin flinte xhaxhesha ime dhe vrojtoja cdo detaj te dhomes me syrin e nje njeriu, te cilit i intereson cdo gje. Dhoma ku me priti xhaxhesha ime ishte e mobiluar fare thjeshte; sipas kohes. Per mobilje, nese mund te quhen te tille, ne ate mjedis ishin dy divane te bere vete, ne te cilet flinin: ne njerin gege Ganua dhe ne tjetrin – dy djemte e ciftit. Ne mes te dhoms ishte nje tavoline pej druri e cila mbulohej nga nje mushama tavoline, me kartore ngjyre kafe. Ne nje qoshe te dhomes ndodhej nje dollap buke, prej druri, i pajisur me rrjete teli perpara qe te mos hynin mizat fluturake. Ne njeren nga faqet e murit ishte varur, ne nje kornize druri nje fotografi e zmadhuar e ciftit, bardhe e zi. Ne dhome ishte dhe nje komo, prej druri te gdhendur, bojekafe, me sirtare, ne te cilen vendoseshin petkat e gege Ganos dhe te dy djemkave. Ne anen Lindore te shtepise, prane deres hyrese, ndodheshin shkallet te cilat zbrisnin ne nje bince te ulet ku Qamili vndoste qymyrin e drurit, te cilin e perdorte familja, per t’u ngrohur, me sobe apo me mangall.
Qendrova nje cope here te madhe, ne shoqerine e gegese time – Ganos te Pasho Mehmetit. Biseduam, kujtuam, u shmallem. Doja te takoja Qamilin, Zonjen ose djemte, por asnjeri nuk erdhi sa ishja une ne shtepi. Ika, vajta ne konvikt, me koken pas. Ne shtepine e kusheririt tim, Qamilit dhe ne shoqerine e gegese u ndjeva mire, si ne shtepine time, ne Kalivac e nuk ma kish enda te largohesha; por ishja i detyruar. Rrugen deri ne konvikt, e bera thuajse me vrap. Druaja se mos nen efektin e nates qe po binte ngaterroja rrugen e me duhej te pyesja serish, per t’u orientuar ne ate qytet te madh. Qamili, me te ardhur ne shtepi, nga puna me kohe te zgjatur, pa hequr petkat qe mbante veshur ne pune, e mbajti vrapin ne konvikt, ku ishja une. Ai, mori dijeni per vajtjen time ne shtepine e tij e donte te me takonte flake per flake. Sic duket, edhe ai kishte mall per te tijet dhe shyqyr qe i erdhi rasti te takohej me njerin prej tyre. Qamili kishte ikur shpejt nga fshati; fillimisht partizan, ne Brigaten e 6-te e me pas me banim ne Korce. Une, gjithashtu, pas shkolles fillore te fshatit, kishja qene ne konviktin e shkolles shtatvjecare, ne Tepelene e ja, ne moshen e adoleshences te hereshme, “shtegtova” larg, ne Korcen e ftohte e te lakmuar. Njihesha mjaft perciptaz me Qamilin, por prinderit me kishin ushqyer ndjenjen e dashurise e te respektit per te si njeri i mire qe rridhte nga fisi yne. Qamili nxitej dhe nga kurioziteti per te me njohur si djale i te njejtit trung.
Ai me kerkoi tek roja i konviktit e une dola menjehere. Biseduam gjate ne lendinen me bar, perballe godines te konviktit. Ishte buzembremje dhe, ne ato ore te dites, ne Korce avitet freskia me te cilen nuk ishja ambjentuar akoma. Mbasi me pyeti e mesoi per jeten time, nisi te me pyeste, fije per pe per njrezit e familjes se tij, per fisin e per mehallen e Ahmetajve dhe per bashkefshataret. I fola, aq sa dija dhe i percolla te falat e atyre qe me porositen: si nga vellai i tij – Ali Pashua; kunata Zadeko, nga xhaxha Hasimi ulok dhe nga bashkshortja e tij – Shanikua, nga Doreza dhe nga femijet e tyre. I percolla te falat e nxehta nga Hysnija e Musa Mehmetit, e cila ishte “ komandante “ e grave te fisit e te mehalles; nga xhaxhai i tij i mencur e trim – Musa Mehmeti dhe nga i biri i tij – Mehmet Musa Nelaj, i cili ishte ne detyren e kryetarit te kooperatives Bujqesore te fshatit Kalivac te Tepelenes.
Qamili, si e ema, donte te dinte per cdo gje qe lidhej me fisin e me fshatin tone. Pyetjet e Tij vershuan e une nuk dija per cilen te pergjigjesha me pare. Ai ishte kurioz te dinte: Kush eshte fejuar e kush eshte martuar dhe me ke eshte lidhur; Kush ka ardhur ne jete dhe kush eshte ndare prej saj; kush ka shkuar ushtar? Ku dhe kur? Kush eshte liruar nga ushtria e ku eshte sistemuar? etj. Pyetjet e Tij nuk kishin te mbaruar. Psene e ketyre pyetjeve, atehere nuk e kuptoja plotesisht mbasi ishja i parritur, por tani qe po shkruaj keto kujtime, i jap te drejte kusheririt tim, mbasi ai jetonte larg fshatit e ne ate kohe informacionet mezi vinin, qofte dhe te cunguara. Kurioziteti dhe interesimi i Tij shkonte deri tek arat, tek prodhimet; tek kafshet e punes e te prodhimit, tek kullotat, deri tek interesimi kush ishte bere synet e cilet jane grindur apo jane ne meri me njeri – tjetrin; si individe e si familje. Qamili u nda prej meje vetem kur ra nata e u be vone, si per mua dhe per Ate. Nuke kishte adet kusheriri im te vonohej ne familje dhe ate dite , prej mengjesit nuk ishte kthyer ne shtepi.. Ai iku nga takimi me mua duke me bere ftesen qe te shkoja ne shtepin e tij, ne cdo kohe, dhe te qendroja sa te doja, e si ne shtepine time. Per ta perforcuar ate qe tha, Qamili theksoi se Gege Ganon e ke gjithmone ne shtepi dhe se Ajo, se bashku me Zonjen, do te kujdeseshin per mua sikur Nena ime, qe kisha lene ne Kalivac. I kujtoj me nostalgji e dhimbje, por dhe me perunjje te thelle fjalet e invalidit, ne ndarjen nga ai takim interesant, kur tha: “Na u shtua nje djale ne familje dhe kjo me gezon shume”! Cfare fjalesh? Ato prmbledhin nje filosofi te tere. Cfare zemre e madhe dhe e bardhe? Cfare bujarie , pa kufi kish ne ato fjale? Ne fakt, Qamili; Zonja; gege Ganua, Xhevdeti, Kastrioti, dhe Drita, nuk me numeronin si tjeter por me pranuan ne komunitetin e tyre, pa kushte, sic ishja.
Qamil Pasho Nelaj, i rritur me mundimee me nje femijeri te veshtire, pjesemarres dhe invalid i Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, nuk mund te ishte i ndryshem nga njrezit e fisit tone, te fshatit e te treves tone. Ai trashegonte tipare humane, ishte mjaft i dashur e i dhimbsur dhe kish ne rremba gjak nga I paraardhesve tane. Koha qe vijoi vertetoi plotesisht ato qe tha invalidi, ne fund te takimit tone. Me erdhi mire qe edhe aq larg gjeta Nene e Baba, moter e vella, po aq te mire sa ata qe kisha lene ne fshat. Ata, me bujari e me zemer ne dore me pranuan, sic isha, ne familjen e tyre, si pjesetar i barabarte i saj. Gezimi im mori krahe. Nuk do te isha i vetem ne ate mjedis te panjohur. Me pas, kerkova dhe gjeta te tjere pinjolle te fisit tim te cilet me mirepriten e me rrethuan me dashuri e me perkujdesje. Dita – dites e mbylla rrethin e dashamiresve, te cilet ma bene me te lehte qendrimin katervjecar, ne Korcen e ftohte por te paqme.
Ditet, derisa nisem mesimet ne klase, ( 1 shtatori i vitit 1955 ) kaluan shpejt; sa hap e mbyll syte. Nuk e kuptova si rrodhi ajo kohe. Cdo dite, per te nisur mesimet ne vitin e pare te Shkolls se Mesme Bujqesore “ Irakli Trova ” te Korces, vinin nxenes te rinj. Si me “ i vjeter ”, tok me shoket si une, ata qe vinin rishtas, i pritnim ne hyrje te konviktit, u merrnim valixhet e renda, te mbushura me nderresa e me ushqime, i shoqeronim tek roja i konviktit, i cili, mbasi i pyeste, sic beri me ne, vijonte procedurat e zakonshme te pritjes e te sistemimit te te ardhurve rishtaz. Me kujtohet sa i intersuar isha per te mesuar nese ndonjeri nga rishtaret, ishte nga rrethi apo nga treva ime dhe nese kishim te njohur te perbashket. Ne torbat e tyre te renda, me teper kishte mish te pjekur; pula te pjekura; veze te ziera; byreke; petulla; fruta te stines dhe ndonje embelsire tradicionale. Kundermonte ere te mire konvikti. Nje kahasim i thjeshte me ato qe kishja ne torbe, kur erdha ben te mendosh se ne nje kazan zienim te gjithe. Ne fund te fundit, ky ishte nje tregues i pakundershtueshem i nivelit ekonomik te perafert te familjeve nga vinim.
Si te rrethit me te afert me rrethin nga vija, shpejt u bera shok me disa djem qe erdhen nga fshatrat e rrethit te Permetit. Disa syresh ishin: Xhmal Dautaj; Thanas Foto; Fore Naqellari; Saliko Capoku; zura shoqeri me skraparliun Ali Hidersha; me leskoviqaret: Foti Vllahu e Panajot Pilani; me vithkuqaret: Aferdita Prifti dhe me te tjere, te ardhur nga krahina e Mokres si: Myderis Leka, nga Osnati; Isuf Dita, e Fatri Ibro, nga Trebinja ; etj. Shpirt njeriu ishin vellezerit: Murat e Qerim Muskaj, nga fshati Pirg; te cilter e te gatshem per shoqeri ishin devollinjte, mes te cileve vecoj: Gezim Kondon, nga Ceta; Jani Vasilin, nga Grapshi Urim Spahiun, nga Verleni dhe hocishtaret: Vasil Thimi Taluri – i biri i priftit te Hocishtit e Jorgo Comka. Nga Vishocica erdhi Agim Mullixhiu etj. etj. Disi te vecuar rrinin disa djem qe erdhen nga fshatrat e Shulinit ( Liqenasit si Tane Vangjelovski; Jani Kolevski; Zhivko Pandovski etj. te cilet i bente te ishin me te rezervuar ne shoqeri, mosnjohja si duhet e Gjuhes Shqipe.
Nxeneset dhe nxenesit qe erdhen nga fshatra te rretit te Kolonjes, ne pergjithesi ishin me te zgjuar e me te shoqerueshem e besnike. Kishte ne radhet e tyre dhe ndonje “ dede ” apo ndonjeri qe mbivleresonte veten. Me “ngjiti” mjaft shoqeria me vajzat kolonjare si Nafize Rustemi e Vasilika Thomai, nga Shtika si dhe u bera shok, shpejt me Aleks Vangjelin, nga Barmashi, i cili, ne klase, shkruante disa vjersha ne forme perrallash. Me teper se me kedo, shoqeria ime u lidh me Andrea Tanen dhe me pak me Pali Dedon; te dy kolonjare. Nuk mund te them te njejten gje edhe per shokun tim te klases Llazi Laka, nga Shtika, i cili ishte fodull. Djemte nga Poradeci e njihnin njeri – tjetrin, para se te vinin ne Teknikumin Bujqesor. Novruzi, i biri i msuesit te njohur Qamil Baruti ( Starova ); Isa Mani; Zihniu i mullixhiut Xhevdet Hoxhallari; dy vellezerit: Perent e Fatmir Olli etj, ishin me educate, mjaft te sjellshem e te shoqerise. Te tille ishin dhe nxnesit qe gjetem ne vitin e dyte e te trete si: bukuroshja Suzane Agolli; Gjoke e Virgjil Jovani; Mendu Kadilli; Ivzi Minxha; Tanush Zgjani etj. Keta, se bashku me djmte e shkathet te klases tone, formonin nje ekip futbolli te papare.
Me ne u bashkuan dhe djem te tjere me figure e sjellje te spikatura dhe me intelekt te zhvilluar si Luan Duce, nga Elbasani; Perparim Kodra, nga Pirgu; Engjellushe Beluli, nga Dishnica; Mehdi Avxhi e Roland Piperi, nga Bulgarci; Pandi Cici e Pandi Gace, nga Drenova; Ali Merolli, nga Liboniku Vehbi Agolli; Mynever Perroi, nga Vincani etj. Ne shkolle , por jo ne konvikt ishin dhe disa nxenes nga qyteti I Korces. Te tille ishin: Bardhyl Tom. Lubonja; Maksim Tuxhari; Gezim Kuqo; Vaso Boci; Gjergji Nako; Pandeli Tabaku etj. Keta dhe nxenesit e nje viti me pare si Irene Meria e Jovan Kacorri, Agim Ismaili; Gjyle Mullaj; Selaudini nga Babani etj. te cilet, ne pergjithesi ishin me te kulturuar e me te qytetruar dhe me sjellje mjaft korrekte, jo vetem qe na terhoqen pas vetes me menyren e te mesuarit e me veshjen apo me sjelljen qytetare, por na sherbyen si model.
Me duhet te theksoj se nxenesit e klasave me te larta qe gjetem ne shkolle( ishte viti i trete i funksionimit te teknikumit bujqesor te Korces), “na moren per dore ” dhe na deftuan, qytetin e bukur te Korces me rrethinat e tij, por dhe na mesuan “ kodin ” e sjelljes qytetare. Nuk me vinte rende kur degjoja nga goja e tyre fjalen “ agallare ” si personifikim i sjelljes te rendomte qe ishte dukur tek ndonje shoku yne me prejardhje nga fshati.
Data 1 shtator e vitit 1955 shenoi nisjen e mesimeve te rregullta, ne klase. Ate dite kishin mberritur, thuajse te gjithe nxenesit, jo vetem te vitit te pare, por dhe te viteve me te larte. Ate dite na grumbulluan, te rrjeshtuar ne sheshin e vogel qe ndante ngrehinen e konviktit me kuzhinen dhe mensen e tij. Na ndane ne klasa e na udhehoqen per ne shkolle, e cila ishte ne daljen Jugore te qytetit. Ne vitin e trete te shkolles ishin dy klasa. Njera syresh, perfshinte nxenesit qe mesonin per t’u bere agronome te mesem kurse ne tjetren, ata qe do te mesonin per t’u bere zooteknike. Edhe nxensit e vitit te dyte, ishin te ndare ne dy specialitete. Njera nga klasat ishte me nxenes te deges agronomi; tjetra te zooteknise. Te njejten linje ndoqi administrate e shkolles edhe per ne qe po hynim ne vitin pare te Teknikumit Bujqesor. Ata qe do te perfundonin kete shkolle, pas kater vitesh, pavaresisht nga specialiteti ne te cilin do te diplomoheshin teknike te mesem, ishin te llogaritur per te drjtuar aktivitetin perkates, ne koopertivat bujqesore, te cilat, ishin formuar e po formoheshin, vrullshem, ne te gjithe vendin. Ata qe ishin me me fat ose qe kishin tregues cilesore me te larte, ose qe ishin me mbesehtetje, mund te zinin vend edhe ne ndonje ndermarrje bujqesore shteterore ose ne administrate.
Na ndane neper klasa. Ne nje klase u caktuan 20 – 25 nxenes. Nuk kishja perkrahje, prandaj, fati apo rastesia me caktoi ne degen e zooteknise. Mbase komisioni qe caktoi deget u nis nga fakti se ne rrethin e Tepelenes blgtoria ishte njera nga deget kryesore te ushtrimit te profesionit te zooteknikut dhe me vende pune vakante. Nuk me erdhi keq, fare se, ne fund te fundit, bir cobani isha dhe historikisht, familja dhe farefisi im, me blegtori ishte marre. Iu binda fatit dhe zgjidhjes qe bene drejtuesit e institucionit mesimor. Profesionin qe do te merrja, nuk njihja por vendimin qe me komunikuan, pavaresisht se nuk e prita me shume entusiazme, nuk munda ta kundrshtoja.
Arma ime e vetme, nuk ishte te beja qaramanin por kisha me vete deshiren e zjarrte pr t’u thelluar ne dije dhe kapacitetin e aftesine per t’u ngjitur ne majat e saj. Me besim tek vetja, pranova, pa kundershtim vendimin e “ kompetenteve ”. Ne ditet pergatitore, te cilat i shfrytezuam per te njohur qytetin dhe njeri – tjetrin. Gjate kesaj kohe bera mik nje devolli, i cili vinte nga fshati Cete dhe ishte mjaft i cilter e i gjindur. Ai quhej Gezim Kondo e m’u gjend prane gjate te kater viteve te shkolles. Kisha ardhur ne Korce nje jave perpara nisjes te mesimeve dhe pata kohe e mundesi te njihesha me qytetin dhe te pritja rishtaret. E prita kur erdhi, e ndihmova te sistemohej dhe i bera shoqeri te sinqerte.
Gezimi ishte me i gjate se une, kishte shtat te rregullt e ca floke te verdhe, te drejte e te ashper sikur te ishin tela. Kur qethej, floket e drejte e te ashper, te mbetur te shkurter nuk i bindeshin gjithmone dhe shoku im i ri ngjante si cjap. Ai qeshte si guhak e nuk shquhej per mendjermprehtesi; prkundrazi. Ne kembe mbante nje pale opinga llastiku, te qepura anash me spango te dyllosur, te cilat kishin nje kurriz, si breshke. Ne Korce, Gezimi , nuk kishte zbritur asnjehere, madje nuk i kishte kapercyer kufijte e fshatit Bozhigrad, nga i cili ishin dajot e tij dhe aty Ai kishte kryer shkollen shtatevjecare. Meqnese kisha ardhur ne Korce, nje jave me pare e disa rruge i kisha msuar, m’u desh te beja udherrefyesin. E shoqerova ne disa dalje te tij ne qytet dhe e mbaja afer. Shoku im e kishte te veshtire te ecte normalisht ne rruge dhe nuk bente dallim midis ecjes ne rruge apo detyrimit per te ecur ne trotuar. Nje dite, Gezimi pikasi nje llustraxhi, ne trotuar. Llastiku i opingave te tij kishte ngjyre te bardhe. Perse te mos i nxij e te behem si shoket, tha djali nga Ceta dhe u ul ne karrign bosh te llustraxhiut. Ai iu bind vullntit te Gezimit dhe ia beri opingat te zeza “ xixe ”. U nisem per ne konvikt. Pa mberritur tek dera e konviktit, opingat e Gezimit ishin ribere te bardha. Llastiku i mbuleses se tyre, nuk pranonte boje.
Nje dite tjeter, te dy, kishim dale ne qytet per qejfin tone. Shoku im relaksohej me bukurite e qytetit; une veshtroja, me kenaqesi e me vemndje, cdo gje. Kaluam bulevardin “ Republika ” nga fillimi ( rruga qe te con ne Devoll ), tek turizmi i vjeter lame ne te djathte lulishten me shtatoren e Themistokli Germenjit ku ka qene biblioteka e qytetit, tek sheshi perpara kinema “Moraves ”( korcaret e hershem e njohin me emrin “Majestik ”, lame librarine e madhe majtas dhe, per bela ne te hyre te sheshit ku eshte luftetari i panjohur, me nje histori tejet interesante, pame nje dyqan ku shiteshin mallra ushqimore, nga Eftalia nga Leskoviku dhe ne nje kend te tij, shitej akullore, me kaush. Nje djale i ri, po lepinte akulloren, rreth e qark e ne te dyve, kjo na ngjalli zili. C’ben ai ashtu, me pyeti shoku im? Po ha akullore – i thashe. Provojme dhe ne te dy, ia priti Gezimi! Paracka kemi, sapo kemi ardhur ne Korce. Nuk ia prisha. Hyme brenda, mbasi ngjitem 3 – 4 shkalle dhe porositem akullore me kaush. Sapo beme porosine e gruaja nisi te mbushte kaushet, shoku im i ri, si me suste, nxorri parate nga nje qese e bardhe qe mbante ne qafe dhe pagoi, per te dy. E kishte ne gjak Gezimi bujarine. Shoku im nuk kishte provuar ndonjehere te hante akullore e nuk dinte si te vepronte. Besoj te keni pare kur ulen , te perzier ne nje restorant luksoz. Te paparet veshtrojne e imitojne veprimet e me te provuarve. Ai, u mendua pak, nuk me pyeti, si te vepronte kur nuk dinte si te bente, sic pyeste perhere, por kesaj here gjeti vete zgjidhjen. Me kaushe ne dore, dolem nga dyqani. Shoku im nga fshati, e hapi gojen “shpelle”, futi ne goje te gjithe akulloren, e i dolen syte si kokerdhoke. Nxorri te ftohten nga goja dhe e leshoi ne trotuar. Disa kalimtare te rastit qe e pikasen kete ndodhi aspak te kendshme, kthyen kokat e vune buzen ne gaz. Mesiguri; ata qytetare me sjellje adeguate, e kuptuan se ne ishim te ardhur e nuk kishim dijeni per akulloren. Pas kesaj ndodhie, miku im, kur done te shijonte akullore, veshtronte ata qe kish perqark dhe bente si ata.
Me daten 1 shtator te vitit 1955, cdo gje ishte gati e ne, sipas ndarjes ne specialitete hyme ne klase. Mesueset dhe mesuesit te veshur shik, tepke si pe Korce, me hap te sigurt e me regjister ne dore, sapo uleshin ne karrigen e tyre benin apelin. Qellimi i ketij apeli nuk ishte verifikimi i pranise tone por mesimi i emrave e mbiemrave, shqiperimi i tyre, theksi, vendi qe duhet te zinim ne radhet e bankave, familjarizimi i vesheve me tingujt etj. Nuk mbaj mend me cilen lende e nisem vitin e ri shkollor por di lendet qe benim ne vitin e pare te shkolles se Mesme. Nuk na u nda matematika. Fill pas saj vinte fizika, kimia, letersia, historia, gjeografia, botanika, zoologjia, anatomia, mikrobiologjia, Pedologjia dhe gjithe lendet e specialitetit te deges qe do te ndiqnim. Na u shpif mikrobiologjia, si lende special, mjaft e veshtire. Isha i perkushtuar, madje kisha hobi lendet shoqerore. Me pelqente shume letersia, teksa i mesoja vetem per hir te nje note te mire lendet ekzakte: ( matematiken, fiziken, kimine, etj). Botanika ishte leztshme e plot kuriozitete, por ate e bente te papreferuar mesuesja e lendes Klementina Dishnica, nje vajze e rritur, shtatshkurter e teper cingune ne vleresim. Ndoshta kesisoj i jepte rendesi lendes dhe vetes. Ajo, me qendrimin e saj, mendonte te fitonte zemrat e nxenesve, teksa me shume mbillte friken tek ne sa nderimin. I papare ishte mesuesi i fizikes. Ai drejtonte dhe lenden e matematikes; quhej Kico Metaksa. Nje emer korcar dhe mbiemer grek. Kicka ishte rreth 35 vjec, me shtat msatar e fytyre te gjere, kokemadh. Floket i kishte bojekafe, me onde; syte i kishte bojekafe, si gerdoq. Mesues Kicoja qendronte ne kateder ( tavoline pune e mesuesit ) dhe gati e zinte gjumi ne karrige e rrzikonte te rrezohej prej saj. Ai nuk e kishte mendjen fare ne mesim por, mbyllte syte sikur dremiste dhe vazhdimisht perseriste emrin e nje femre, te cilen e kishte dashur marrezisht por nuk kishin perfunduar. Kicua, si mesues, shkonte shume me opinione. Ai kishte formuar nje opinion te caktuar per cdo nxenes dhe notat i vinte sipas opinionit vetjak; na paragjykonte.
E kishja bere zgjedhjen time. Lendet qe drejtonte mesues Kicoja dhe kimine, te cilen drejtonte mesuesi Niko Xharo, i mesoja per te mare nje note te mire dhe kaq. Me brente dhe nje deshire, nga ato qe u thone: “ enderr ne sirtar ”. Deshiroja, medoemos te ndiqja studimet ne shkollen e larte. Ne ate kohe funksiononte rregulli, sipas te cilit, duhet te kishje note mesatare te larte, pa te kerkoje te shkoje ne shkolle te larte. Nuk doja ta ulja noten mesatare, prandaj mesoja permendesh edhe ato lende, te cilat nuk me pelqenin. Me hir apo me pahir, edhe lendet ekzakte i nxorra pesa ( theksoj se pesa ishte nota me e larte ). Ku ta dija une atehere se pikerisht lendet ekzakte, do te ishin baza e shkences te aeronautikes, te ciles iu perkushtova disa vite me pas.
Kur zhvillohdj lenda e Letersise dhe ato te historise e te gjeografise, te cilat i kisha per zemer, behesha shend e vere; fluturoja nga gezimi e nuk kishte njeri te me dilte perpara. Letersia me terhiqte shume e u be hobi im. Mesuesi i Gjuhes Shqipe, ne shkollen shtatevjecare te Tepelenes, libohoviti Bardhyl Joka kishte metode te mire, per zhvillimin e lendes, dhe e bente terheqse ate. Ai, brenda ores se mesimit te gjuhes, linte disa minuta per te na bere recensionin e librave te rinj qe lexonte vete. Kesisoj, Ai na nxiste per te lexuar libra jashte shkollore. Ndikim i tij i drejtperdrejte, ishte leximi prej meje i librave te para: Aferdita perseri ne fshat; Permbysja; Fusha po zgjohet; Udha e Velanit, Keneta , etj. etj.
Prvec kesaj, prirja vetjake drejt letersise, ndoshta u be, ajo vater e ngrohte qe kushtezoi kanalizimin ne fushen e leximit dhe perkushtimin ne fushen e te shkruarit. Merite te vecante ne kete ceshtje ka mesuesi i letersise ne Shkollen e Mesme Bujqesore te Korces – Kristaq George, i cili kishte pikasur prirjen time dhe me inkurajonte shpesh, ne kete udhe. Kicoja, nje metodist i rralle me frymzoi e me mori per dore, ne udhen e bukur te letersise. Metoda e tij punes, ishte jo vetm e larmishme por kishte brenda krijimtari; ajo ishte nje shmangje e persosur nga rutina. Me kujtohet si, ne nje hartim, ndryshe nga praktika e zakonshme e dhenjes se nje teme te caktuar, Mesues Kicoja na dha nje teme te lire. Ai na tha: “ Sot, ne hartim, sejcili te shkruaje, me vertetesi e me gjuhe te paster, zakonin e dasmes ne fshatin e tij ”. Tema me pelqeu se sapo kishja marre pjese ne nje dasme, ku vajta ne kembe te babait, i cili nuk ndodhej ne shtepi dhe i kisha te fresketa te gjitha ato qe ndodhnin ne nje dasme fshati. Per here te pare me jepej mundesia te pershkruaja zakonin e dasmes te fshatit tim, ashtu sic ndodhte ne terren. “Me erdhi gjahu ne shteg ”, mendova. Dasma ne te ciln mora pjese, i perkiste dy te rinjve bukuroshe, te cilet kishin perzgjedhur njeri – tjetrin dhe ndjenjat dashurise qe ushqenin per shoqi – shoqin i kishin shtrire dri ne martese. Ishte njera nga dasmat e para ne te cilat dy te rinjte u lidhen, mbi bazen e dashurise. U martua Sabri Breshan Bejomalaj ( Nelaj), me Hamidene e Qamil Sulo Malaj, njeren nga vajzat me te bukura te fshatit. Hartimi im u vlresua me note maksimale dhe u pergjithesua ne te gjithe shkollen. U plqyen, jo vetm detajet dasmes fshatare, te shprehura bukur e me gjuhe te paster shqipe, ne zhargonin e treves nga kishja ardhur. Kenget e dasmes qe percillnin hartimin ishin origjinale, ne tabanin kombetar.
Ne nje rast tjeter, mesues Kicka, na dha per teme hartimi, pershkrimin e personazhit te Mihail Kutuzovit, dhe te Napoleon Bonapartit, sic pershkruhet ne romanin “ Lufta dhe Paqja ”, te shkrimtarit gjenial rus Leon Nikollajevic Tolstoi. Edhe kete hartim e kisha shkruar mire, me nota realiste, sic pershkruhet ne roman; ai u vleresua maksimalisht. Ne vijim te kesaj metode hartimin e trete ( gjithnje ne vitin e pare te shkolles ), e bera duke prshkruar plakun Grande, sipas librit me te njejtin titull te shkrimtarit frances Honore De Balzak.
Hartimet cilesore me bene te njohur ne Shkollen e Mesme Bujqesore dhe ne rrethet letrare te njohura te qytetit te Korces. Mund ta them, plot gojen se vitet me te bukur te jetes time, per shume arsye, ishin ata qe percolla ne Teknikumin Bujqesor “ Irakli Terova ” te qytetit te Korces. Padyshim qe oret me te kendshme e me te deshiruara per mua ishin ato qe kaloja ne Biblioteken qytetit te Korces. Per ate biblioteke, kane shkruar do te shkruajne, pambarim kujtime e mbresa njerez te ndryshem, me prirje pe te shkrojtur, ne poezi e ne proze dhe nga ata me vullnet te papare per t’u thelluar ne fushen e bukur te letersise. Biblioteka e qytetit nuk ishte ndonje ngrehine e larte qe te binte ne sy se largu, per madheshtine e saj apo per arkitekturen e pazakonte, e zbukuruar me ornamente te shtrenjta; e pashme nga jashte. Perkundrazi, ajo ishte nje ndertim i thjeshte dykatesh, me cati e me disa mjedise te ngrohte. Bukuria dhe vlera e saj ishte gjetiu: Ajo e kish vleren tek librat qe kish brenda; tek mjedisi i pershtatshem e i kulturuar per te lexuar dhe tek nje metodiste shtatshkurter e me syte cakerr por me koken plot e shpirt njeriu, me nje te folur karakteristike korcare, e cila quhej Kostaqe. Po te ishte ne mundsite e mija, ate njeri, do ta ngjitja ne nivelin me te larte te nderimit e te respektit. Ku ishin mbledhur tek ajo metodiste, gjithe te mirat e njerezimit dhe te atij profesioni te nderuar. Ngrehina e bibliotekes te qytetit te Korces ishte dykateshe ( po te llogaritim bodrumin ), e mbuluar me cati. Per te hyre ne mjediset e brendshme te saj duhet te ngjiteshe nepermjet disa shkalleve te bardha. Ne te dyja anet e shkalleve ishin dy kolona, te bardha prej mermeri. Biblioteka ishte e orientuar nga Lindja; ne anen e prapme te lulishtes me emrin e atdhtarit te shquar Themistokli Germenji, per nder te te cilit eshte vendosur nje shtatore ne mermer, e cila ndodhet jo me larg se 100m. ne Veri te kinemase Majestik (Morava ), ne gjatesine e bulevardit “ Republika”.
Sapo futeshe ne godinen e bibliotekes, perpara hapej nje holl, ne te majte te te cilit qendronte metodistja Kostaqe. Nuk e solli rasti te mesoja nese metodistja ishte beqare, apo nene me femije. Natyra ime e drojtur e fshatarit nuk ishte ne permasat e atij qe pyet e kerkon te dije shume. Kjo ka pak rendesi. Por, ne kujten time, ajo femer u ul e u gdhend ne menyre te pashlyehme. Do te ishte ne nderin tim po te ulesha e te shkruaja per ate njeri me vlera te rralla, e Cila ndihej e lumturuar kur u sherbente denjesisht atyre qe uleshin ne karriget e bibliotekes ku punonte. Kam degjuar te thone se i vogel eshte floriri, por vleren e ka te madhe. Edhe metodistja Kostaqe vertet ishte e paket nga shtati, por, por nga mencuria nuk ia dilte njeri. Ata qe e kane njohur ose qe kane patur fatin e mire te bashkepunojne me Te, patjeter kane perfituar prej mencurise dhe sjelljes te saj.
Isha pa pervojen e nevojshme si lexues; ca me keq isha ne fushen krijimtarise. Kostaqja ( mbiemrin nuk ia mesova dot ), me mori per dore, e gradualisht me futi ne udhen e gjate te leximit. Ne vitet e shkolles shtatevjecare, kisha lexuar pak libra jashteshkollore. Nuk e kisha informacionin e nevojshem, as metoden e pershtatshme per te lxuar. Ama vullntin pr te lexuar e kisha timin. Si te thuash kisha uri per te lexuar dhe nje boshllek qe duhej mbushur. Metodistja e zgjuar korcare, nje mjeshtre e vertete dhe kompetente per te me rekomanduar cfare te lexoja, me futi ne udhe te drejte, duke kaluar, gradualisht nga letersia artistike per femijet e moshes time, tek shkrimtaret e medhnj klasike botrore dhe tek shkrimtaret tane te shquar. Ne ate kohe ishte ne mode te lexoje shkrmtare ruse dhe sovjetike si Mihail Shollohovi; Vasil Axhejevi; Aleksander Fadejev; Maksim Gorki; Vladimir Majakovski; Leon Nikollajevic Tolstoj; Aleksander Pushkin; Sergej Jesenin; Anton Cehov; Nikollaj Gogol etj. Pastaj me rekomandoi te lexoja koloset e letersise boterore si: Carls Dikens; Valter Skott; Viktor Hygo; Honore De Balzak; Miguel De Servantes etj.
Me rekomandimin e saj, lxova te shquarit e letrsise tone, si: Fan Noli; Naim Frasheri; Ndre Mjeda; Pashko Vasa; Mihal Grameno; Sterjo Spasse; Fatmir Gjata; Zihni Sako; Kole Jakova etj. etj. Per hir te se vertetes ne ata vite, pe t’u quajtur prosovjetik, per hir te lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore te vendit tone me ish Bashkimin Sovjetik, tek te rinjte dhe femijet e vendit tone, prirja krysore e leximit ishte e orientuar nga letersisa sovjtike. Romanin “ Nena ”; “Universitetet e mija “; “ Per buken e gojes ” dhe “ Si u kalit celiku”; etj, etj, libra te ketij kalibri, te cileve u ishte bere mjaft reklame, mezi pritnim te na vinte radha per ti lexuar.
Me qellim qe te mbushja kohen dhe ne pershtatje me moshen, metodistja e zgjuar, me rekomandoi te lexoja 2 libra , te vegjel. Nuk me kujtohet autori, por mbaj mend mire titullin e librit te pare qe lexova ne Biblioteken e qytetit te Korces. Ishte nje liber me tregime, i cili titullohej: “ Perroi i Hekurt”. Mjaft i merzitshem si liber, i perkthyer keq e me nje gjuhe te rende. E lexova, nga faqja e pare ne te fundit, me teper per inat se sa nga deshira. Inatin e kisha me prapambetjen time dhe me padurimin per te marre nje liber me te mire. Pas tij, m’u rekomandua te lexoja libtin me tregime te titulluar “ Tregime nga Bukovina ” dhe “ Meshtekna e Bardhe ”, te cilet ishin libra “ limonate ”, sic thone sot, kritiket e letersise. Kostua qe pagova fillimisht e dha efektin, me pas. Metodistja, duke pare deshiren per te lexuar dhe nivelin tim, me orientoi te lexoja, si per te mbushur etapen pergatitore, libra qe te mos endesha ne detin pa fund te literatures qe ishte ne qarkullim ne ata vite.
Procedura e leximit ishte fare e thjeshte: Merrja nje liber, firmosja ne kartele, zija nje vend ne sallen e leximit dhe vijoja leximin, disa ore radhazi. Ne mjdiset e biblioteks ishte ngrohte e mund te lexoje pa veshje te renda mbi supe. Ne rruge ishte acar, por, per fatin tim te mire, biblioteka nuk ishte shume larg nga konvikti. Biblioteka kishte ngrohje te perqendruar( me qymyr guri ) dhe sistemi i kaldajave siguronte ngrohje ne vlera konstante.
Kaloja disa ore ne ngrohtesi ne ato mbasdite te acarta. Te pakten ne biblioteke, kishte ngrohje e nuk ishte si ne klasat e ftohta te shkolles apo te konviktit ku gjate studimit kishim si burim per ngrohje vetem firomen e njeri – tjetrit. Nese oret e studimit kolktiv nuk me hynin ne pune, kjo lidhej me faktin se lendet e dites se neserme, zakonisht i kapja e i pervetsoja qysh ne shpjegimin e mesuesit. Te nesermen, ne diten e mesimit, me nje te lexuar ne mengjes isha i gatshem per t’u pergjigjur.
Gjate leximit te librave jashteshkollore, ne biblioteken e qytetit, pata fatin e mire te ndodhesha afer e te frymezohesha nga modele te shkelqyer ne fushen e leximit. Mbetesha pa mend kur veshtroja gjithe ato gra e tere ata burra, te moshave te ndryshme, te veshur bukur, me petkat me te mira ( te pakten keshtu me ngjanin ), te heshtur e pa bezdisur njeri, me libra nen sqetull, te cilet i sillnin nga shtepite e tyre apo i merrnin tek metodistja dhe, ne qetesi, zinin nje vend ne salle e lexonin per qejfin e tyre. Rralle me kishin zene syte gra te moshuara, te veshura si per feste, me petka te celura; madje me lule, me ca sheje ne qafe, te thurur bukur, me dore, me fije leshi apo prej mendafshi, nen jaken prej gezofi te paltove ( mantove ) luksoze, te hynin grupe – grupe ne sallen e leximit. Ne pergjithesi, grate korcare, sidomos te moshuarat, nisur nga moda por dhe per shkak te ftomes, ne koke mbanin borsalina, me ornamente. Ne femijerine time, i kam respektuar shume pleqte dhe plakat; kam qendruar prane tyre, i kam pare ne drite te syrit e kam perthithur cdo fjale qe dilte nga goja e tyre. Mirepo gjyshet dhe plakat e fisit, te cilat ishin boll te zgjuara natyralisht, dinin vetem te deftonin perralla, nga ato qe me shume i bejne jehone frikes tek femijet se sa kultivimit te burrerise dhe tipareve te tjera trimerore.
Njeherazi i kisha pare xhixhot dhe gegete e mija, ne Kalivac e me tej, te veshura kok e kembe me te zeza, me fytyra te ashpra e me zotesi burri; qe pinin duhan te forte ( nga ai qe kercet kur digjet ), pinin raki me dolli dhe benin muhabet, te ulura ne te njejtin trapez, me burra e si burrat. Ato ( ata qe hynin ne biblioteke. Binin ne sy per qetesine, sjelljen e kulturuar, edukaten e shendoshe, respektimin e personalitetit te tjetrit etj ). Lexueset dhe lexuesit korcare, ishin nga ata njerez te cilet synonin te akkumulonin dije e nuk e harxhonin kohen prapa filxhanit te kafese apo pas gotes me raki, si dhe nuk pergojonin te tjeret, ne biseda kafenesh. Sa do te doja qe gjyshet e mija dhe plakat e fisit, t’u ngjanin sadopak atyre grave te sjellshme, te cilat, ne faqet e librave remonin e mesonin ate qe u nevojitej. Te gjithe lexonin, ne heshtje te plote; pa i bere zhurme njeri-tjetrit. Isha akoma i papjekur e nuk kuptoja si duhet domethenien e kesaj qasje. Mire te rinjte e te rejat qe e kane te domosdoshme te lexojne, po keta pleq germuqe me dite te numeruara, perse lexojne, apo nuk i pranojne ne destinacionin e fundit te paditur e te pa lecitur? Tani qe kam hyre ne moshen e trete e kuptoj drejt punen e tyre, por nuk kam mundesi t’u kerkoj falje atyre “ndricuesve ” mendjendritur.
Beja te habiturin dhe jo pa shkak, kur vija re te ngjitete shkallet bibliotekes, i kerrusur, me hap te qete e te kujdeshem, me nje bastun ne dore, shpesh i shoqeruar nga nje mashkull, i cili e ndihmonte te capitej e te mos rreshqiste, profesorin e njohur Spiro Konda, i cili, zinte nje vend te qete e te ngrohte ne nje kthine te posacme dhe vijonte projektin e tij studimor ne fushen e gjuhesise. Cfare “gjigandi ”, cfare kapaciteti shkencor kam patur aq prane e nuk dija shume gjera per te, vec e nderoja, per guximin dhe kmbenguljen e tij per te sfiduar dimrin e ftohte te Korces dhe moshen e sakrifikonte aq shume, per te qene ne lartesine e qellimit qe i kishte vene vetes. Kam patur fatin e mire ta kishja aq prane e te thithja te njejtin ajer me Te dhe nuk dija ke kasha prane. Them keshtu mbasi, si ne ate kohe dhe sot, jam larg se qeni as tek maje e thoit te tij, per nga kapaciteti. Here pas here, shkeputesha nga lximi i librit qe kishja perpara dhe ktheja koken nga kthina ku lexonte Profesor Spiroja, dera e kthines te te cilit qendronte gjysme e hapet. Nga veshtrimet tinez, kisha pare si i shfletonte Ai autoritet shkencor disa libra te formatit te madh, te trashe, me disa skema e fotografi brenda, kuptimin e te cilave nuk e kuptoja. Une dhe mjaft te tjere lexonin me sy “te lire ”; Profesori lexonte me “sy te armatosur ”, here me syza miopi e here mbante ne njeren dore, nje lupe te trashe. Sic mesova me pas, Profesori studionte ne fushen e gjenezes te shqiptareve.
Leximi sistematik e i vemendshem i librave jashteshkollore krahas punes intensive qe behej ne klase, me ndihmuan mjaft per pastrimin dhe per pasurimine te folures ne shqip, me krijoi mundesi te reja per te pastruar nga e folura dialektarizmat dhe fjalet e huaja, me hapi me shume horizont per boten dhe per jeten, me zhvilloi menderisht e me krijoi mundesi te shkruaj shkrime cilesore. Miresia dhe dashamiresia qe shpaloste Kostaqja me lexuesit te impononte respekt per Te e te detyronin te ishje koherent, si ne sjellje dhe ne respektimin e afateve.
Ne vitin 1956, kur, sapo kisha nisur vitin e dyte te shkolles se mesme, ne te gjithe vendin, me qellim qe te stimuloheshin lexuesit, u akordua nje distinktiv i bukur, i bardhe, me nje liber ne qender te tij, ne te cilin shkruhej, me shkronja te dukshme: “ Mik i librit ”. Ky distinktiv ishte konceptuar per t’u vendosur ne jaken e xhaketes ( palltos ), pas te ciles kapej me nje tip gjilpere te madhe, ngjitur pas trupit te “ decorates ” . Ne fund te vitit 1956, i erdhi radha qytetit te Korces te pajiste lexuesit e tij me te shquar, me kete lloj stimuli moral. Ceremonia e nderimit u zhvillua ne mjediset e bibliotekes te qytetit. Ate dite, metodistja Kostaqe, e veshur per feste, fluturonte nga gezimi. Po “korrte ”, ne nje fare menyre, denjesisht, frytet e punes te saj pasionante. Ate nuk e mbante vendi e levizte, sa nga njeri cep i salles ne tjetrin, duke shperndare per kedo qe ndodhej brenda, buzeqeshje miresie. Puna e saj plot pasion per te shperndare mencurine qe mblonin ne brendesi librat, i kishte dhene frytet. Ate, dite, lexuesve korcare iu shperndane 6 distinktive “ Mik i librit ”. Mes tyre, per habine time ishte dhe emri im. Kjo me habiti e me la pa goje. Te them te drejten, nuk e pritja kete nder. Kisha lexuar mjaft, por jo sa te klasifikohesha ne kete shkalle. Ama qejfi m’u be shume e inkurajimi qe me dha ky vleresim ishte i madh. Kuptova se puna cmohet e njeriu i punes vleresohet.
Per te dorzuar dinstiktivin: “ Mik i Librit ”, Ministria e Arsimit kishte deleguar njerin nga drejtuesit e saj, emrin e te cilit, per fat te keq, nuk e kujtoj. Nje ceremoni modeste, pa zhurme e pa buje, u zhvillia, ate dite. Kostaqja lexonte emrat dhe mbiemrat e te dekoruarve. I deleguari nga qendra, mbasi i dorezonte te dekoruarit nje tip certificate, prej kartoni te bardhe, te palosur me dysh, i varte ne jaken e palltos ( xhaketes ), distinktivin, mbajtesja e te cilit ishte si “ hu ”, me maje. Dikush nga ata qe u dekoruan, sic duket i parapergatitur, me fjale te thjeshta, falenderoi Partine e Punes dhe udheheqesin kryesor te saj – Enver Hoxhen, per nderin e madh qe po na benin, me kete rast. Me nje duartrokitje, frenetike u mbyll kjo ceremony festive. Nuk mbaj mend te jete shoqeruar nga ndonje veprimtari artistike te cfaredolloji, kjo ngjarje e rralle, e cila u krye per here te pare, ne qytetin e Korces.
Isha konviktor, nga ata pa asnje kokerr leku ne xhep. Sapo perfundoi ceremonia, vrapova ne konvikt, shend e vere, me dinstiktivin e bardhe ne jaken e xhaketes qe kishja marre hua nga nje shok (nga Reshati i Qamiles ) dhe kaloja serbes, por me hap te shpejte se mos me behej vone per te hyre ne mense. Sosa ne orarin e caktuar per te ngrene darke. Me rrethuan shoqet dhe shoket e me “mbyten ” me pyetje gjithefareshe. Une, ndoshta jashte natyres time jo mburracake, nuk lija rast pa dale perpara njerezve, me qellim qe te bija ne sy te tyre, se dicka me rendesi kishte ndodhur me mua e, tashme nuk isha me si te tjeret. Te nesermen, para se te niste mesimi, ne oborrin e shkolles, u perserit e njejta tablo: Une, me dinstiktivin ne gjoks e rreth meje bashkemoshataret, me syte gjithe kuriozitet; disa me xhelozi, me veshtronin sikur te isha tjeter njeri. Me i gezuari e me entusiazti isha une, protagonisti e, pas meje – mesuesi iletersise – Kristaq George, i cili, tek dekorata ime veshtronte frytin e punes se tij, si specialist i gjuhes dhe i letersise. Marrja e dinstiktivit “ Mik i Librit ”, i dha nje vrull e permbajtje te re, punes time ne fushen e letrave.
Nje nate, mbasi jashte ishte erresuar e binte nje vese shi, qetesimin e te lexuarit te nje libri te Leon Nikollajevic Tolstoit, ne salle, e prishi nje krisme e perseritur ne oborr. Me kurreshtjen e nje femije, dola me shpejtesi, per te mesuar cfare kishte ngjare. Si une bene dhe mjaft lexues te tjere. Disa lexuese te moshuara, gjithashtu te kuriozuara, shpejtuan e dolen me veshtiresi neper shkalle dhe kur pane siper nje djali te gjate, te shtrire pertoke, te cilit i ikte gjaku curke, pane nje vajze, e cila, mbasi e kishte qlluar me dy plumba pistoleti dhe e kish vrare, i kishte rene persiper, e puthte dhe qante. Fjalet e saj degjova qarte. Ajo, ne klithmat e saj te vajtimit, me pendese i thosh viktimes te pajete: “ Te vrava, Nesti, te vrava qe me prefte Perendia diten ”! Pyeta disa te pranishem, te cilet I njihnin dhe dinin per marredheniet mes tyre, ata me bene me dije se: Vajza, kishte ardhur nga Poradeci per t’u hakmarre ndaj te fejuarit. Ajo kishte qene e fejuar me djalin por familja e djalit nuk e donte kete lidhje. Vajza quhej Marjete dhe e donte shume djalin por mes tyre ishin future te tjere pengestare. Kur ai u lidh me nje vajze tjeter, ajo mori pistoleten e babait, erdhi ne Korce, e ftoi ne takim djalin dhe e vrau, per hakmarrje. Marjeta ishte fyer rende ne ndjnjat e saj te pastra rinore; ajo e donte te terin per vete Nestin dhe kur kuptoi qe e kishte humbur, vendosi te hakmerrej, keshtu. Ky ishte takimi i fundit, i saj me Nestin, i cili rezultoi te ishte fatal dhe perfundoi me djalin te vrare e me vajzen te penduar. Plumbat qe i moren jeten, djalit dhe lotet e pendeses te vajzes, ishin shqafje e makabritetit qe sundonte ne ata vite ne marredheniet dashurore dhe ne ato martesore. Ngjarja u perhap shpejt ne qytetin e Korces dhe disa dite, ne qytet, nuk degjoje bisede tjeter vec analizas mjerane dhe thashethemnajes qe u perhap si epidemi gripi.
Me siper kam shkruar per lenden e Botanikes, e cila zhvillohej sipas programit mesimor te vitit te pare te teknikumit bujqesor. Kete lende e drejtonte mesuesja kurnace ne vleresimin e nxenesve – Klementina Dishnica. Kur e mendoj me mendje te ftohte, nga lartesite e moshes qe mbaj mbi supe, i jap te drejte asaj msueseje, e cila, me kerkesen e forte te llogarise, e cila, ne fund te fundit ishte legjitime edhe pse disi e rrepte, kur na kerkonte te mesonim permendesh emrat latinisht te qindra luleve, bimeve, drureve e gjetheve te tyre ne nje gjuhe te vdekur. Aq e rrepte ishte ajo femer ne kerkesen e llogarise, sa edhe sot, pas gati 70 vitesh te shkuar, kujtoj emrat shkencore: “ Belis Perenis ”; “ Matrikaria Kamamila ”; “ Humulus Lupulus ”; “ Kastania Sativa ” etj.etj. Gjate nje debate qe patem per emrat e bimeve, u habit kunata ime – Teuta, e cila eshte mesuese biologjie.
Kompetentet e Ministrise te Arsimit, shtruan kerkesen ne menyre qe shkolla jone te nxirrte specialiste me njohuri nga te gjitha fushat e jetes: si Agronomia; Zooteknia; dhe Veterinaria, per rrjedhoje, futen ne programin mesimor lende te te gjithe ketyre specialiteteve. Lenda e anatomise dhe e Fizeologjise, ishte “bombe ”. Ate e drejtonte nje vajze e re, e cila pertohej ne njeren kembe dhe ishte e pa pervoje ne mesimdhenie. Vajza, emir I te ciles nuk me kujtohet, sapo kishte ardhur nga shkolla e larte. E re ne moshe, pa pervoje pune dhe e pa lidhur, Ajo me veshtiresi maskonte te meten saj fizike, gjate levizjeve neper boshllekun midis dy radheve te bangave. E kujtoj si skuqej nga turpi, kur ishte e detyruar te spjegonte organet seksuale te bagetive dhe orgazmen si akti kulmor i marredhenieve seksuale, e cila, ne ate kohe ishte tabu. Skuqej e ulte koken. Nje devolli, me i madhi ne moshe e me i gjati i klases, i cili quhej T.G., kur mesuesja spjegonte aktin seksual te bagetive, duke shfrytezuar faktin qe ulej ne bangen e fundit dhe mbetej jashte vemendjes te klases e te mesueses, bente mastrubim.
Nuk ishin vetem keto qe u permenden lende te veshtira. E “tmerrshme ” ishte mikrobiologjia, pedologjia, fitoteknia dhe zoologjia. Meqenese duhet te dinim te mbronim kafshet dhe bimet nga demtuesit dhe semundjet, nje mesues i shkurter, me syza miopi ne sy, na drejtonte lenden e mikrobiologjise. Kot e kishim marre inat mesuesin, ishte lenda e veshtire.
Zhvillonim teori, ne klase, shkonim dhe ne thertore, per te bere praktiken mesimore. Aty pame, si thereshin, si ripeshin e si copetoheshin ne menyre anatomike, derrat dhe lopet. Shume prej nesh vinin nga fshati, ku kishim pare si behej kjo pune dhe nuk na beri aq pershtypje kur pame skena horror. Me qellim qe te aftesoheshim ne fushen e veterinarise, disa here ne cuan per te bere praktike mesimore, ne stacionin e nderzimit artificial. Atje pame si behej insiminimi natyral ai artificial dh si behej kastrimi ( tredhja) e derrave dhe e mzateve. Kastrimi i femrave kryhej nepermjet nje nderhyrjeje kirurgjikale te nderlikuar; skopitja e meshkujve ishte disi me e lehte e nuk kerkonte ndonje kualifikim te posacem. Mjeku veteriner, me nje gershere te posacme ne dore, siper lekures, pa prerje te brendshme, zbulonte damaret e testeve te kuajve e te demave dhe i priste ato, duke shtrenguar gersheret. Derrave, ua hiqte fare testet e ua hidhte ti hanin po ata, vete. Derrat, ne kete rast ushqeheshin me testet e tyre. Mjaft e ngarkuar ishte lenda e zooteknise. Nuk na e mbante ta thoshim, ballazi por, ajo lende, si mjaft te tjera, kishte shume ujera te tepert, neper faqet e librave e te dispensave. Mesuesi i lendes, elbasanasi – Adem Bilimani, i specializuar ne Bullgari gje qe ne ate kohe ngjante rralle, mundohej ta bente mesimin sa me te kapshem, por, gjithsesi lenda kishte shume ujera. Na duhej te mesonim prmendesh emrat e kafsheve shtepiake, karakteristikat dhe permasat e trupit, ngjyren, prodhimtarine, gjeografine e vendndodhjes etj informacione, te cilet ishin te dobishem per horizont e kulture por qe ne praktike nuk i vlenin askujt.
Aq e rendomte behej kjo pune sa qe mesues Ademi, mbasi na e kishte bere te ditur, na kerkonte ti thonim emrin e kalit te pare arab me gjak te paster, me i shpejti i kohes, karakteristikat e jashtme dhe te dhenat trupore te tij, deri tek oazi ku pinte uje, ne Shkretetiren ku rrugetonte. Keshtu dhe per rracat e lopeve, Valdostane; Hollmogore; Hollandeze; e kuqja e Stepes; Xhersej; Gernsej; etj. Na duhet te mbanim mend edhe llojet e qeve e te buajve ku, intersant e te padegjuar ishin qete trupmedhenj te rraces Mareman te cilet I ndeshim me shpesh ne hapesiren hungareze dhe qe jane te destinuar per te terhequr qerre e plugje; madje dhe gomeret e Katalonjes e ata Martino Frengo. Rracat e dhenve ishin me interes praktik, per arsye se vendi dhe treva nga vija mbareshtonin shume bageti te imeta. Me ne ze, ne ata vite ishin delet e Dagestanit, rraca dhenve merinos e rude; cigaja; etj. etj. Sic mund te biere ne sy, ndikimi Lindor e ne vecanti ai sovjetik, si gjithandej ishte i dukshem dhe ne ceshtjen e mbareshtimit te bagetive te imeta, gjedheve, njethundrakeve e kafsheve te tjera. Disa te dhena te parendesishme e ngarkonin lenden, kot. Se kujt i duheshin derrat e rraces Yorkshear e Berkshear, vetem propagandistet e zellshem e partiaket symbyllur qe “benin tifo ” per padronet sovjetike e dinin verberisht e ne konformizem te plote diferencen e vertete te vlerave rracore me ndryshimet mes menyres te mbareshtimit Lindor nga ai Perendimor. Ndryshimi sasior e ai cilesor mes tyre eshte i ndjeshem edhe sot . Nese nje lope holandeze jep rreth 20 litra qumesht ne 24 ore; ajo e Kuqe e Stepes, zor se kap 10 litra. Eshte e vertete se nje lope qe te jep 20 litra qumesht kerkon te haje shume mase te gjelber dhe tagji, sepse, sic ka thene nje akademik sovjetik:‘’ lopa milet nga goja ”, por ajo ta shperblen mundin. Eshte e vertete se ndonjera nga rracat e lopeve qe vinte nga Lindja, u pershtat me lehte me kushtet e vendit tone dhe zevendesoi rracen e lopeve “ shqirake ” qe mbareshtonim ne.
Ceshtje me vete dhe mjaft e nderlikuar ishte mesimi i frutave te llojeve te ndryshme, perimeve, dritherave te bukes etj. te cilave duhet t’u dinim emrat, sipas varieteteve dhe karakteristikat dalluese. Ne ate kohe ( periudhe kohore), nga mollet, me te preferuara e ne mode ishin ato me emrin Starking; ato qe njerezit i therrisnin me emrin: Karapashka; Rene De Kanada; Renete Orion; Bel fiore; Kalvila e Kuqe etj. Pa lere qe duhet te dinim dhe varietet “elite “ te rrushit si: Afez Ali; Moskat i Hamburgut; Moskat i Aleksandrise; Shesh i Bardhe e Shesh i zi; Pamid e ca te tjere, te cilet nuk i mbaj mend.
Lende e veshtire, te ciln nuk e doja fare, ishte ajo e Mekanikes Bujqesore. Edhe pse mesuesi i lendes ishte nje korcar me tipare bionde, i gjate e nevrik, i cili ishte kompetent e mundohej te na e bente mesimin sa me te kapshem, mua, kjo lende nuk me terhiqte. Pas tij erdhi mesuesi Thoma Vesho, i cili, sapo kishte lene bangat e universitetit te Tiranes dhe kur spjegonte mesimin, skuqej nga turpi, deri tek veshet. E kishte nga sikleti apo nga disniveli i zoterimit te lendes, kete nuk e kuptova asnjehere. Mekot e mora inat mesuesin e fitoteknise – Stavri Xharo. Ai ishte kapacitet shkencor dhe e trajtonte mire cdo mesim e ishte korrekt. Nuk e kishja me mesuesin por me lenden.
Interesant ishte raporti qe krijonte me nxenesit, mesuesi i Zooteknise, tiranasi – Reshat Maci. Ai ishte pak “I leshte ” ne qendrim vuante nga militantizmi. Shtatin dhe koken I kishte kaba. Mesues Reshati “vdiste”, per ti dhene cdo mesimi ngjyre politike. Bashkimi Sovjetik ishte idhulli i tij dhe cdo gje qe e kishte origjinen nga ai vend, ishte, me e mira ne bote. Shoku im i klases, i prapi – Saliko Capoku, nga fshati Suke i krahines se Deshnices, nje fishkaraq kokethate, i cili nuk mesonte fare, ne lenden e Zoologjise, qe drejtonte mesues Reshat Maci, por vleresohej vazhdimisht me larte nga ata qe “ nxirrnin syte ” e “ thartonin trute ” mbi libra. Politika “cante ” e mbulonte cdo cen qe kish shoku yne Saliko Capoku. Salikoja ia kishte marre doren kesaj pune. Ai, sidomos ne detyrat e klases me shkrim vetem nxinte faqet me zhgarravina ku shkruante: “ Ne Bashkimin Sovjetik perdoren metoda te perparuara, stakanoviste dhe arriheshin rezultate shume te larta, ne te gjitha fushat…”. Sapo degjonte apo lexonte hyrjen politike te lendes, mesues Reshati ia kishte vendosur pesen ( noten me te larte ), shokut tim dhe te dy mbeteshin te kenaqur. Vetem ne qe e degjonim Salikon dhe ishim te pranishem ne ate lloj “korrupsioni ”, habiteshim e mbeteshim pa fjale.
Ne dy vitet e pare te shkolles se mesme, ndermjet mjediseve te konviktit ku banonim dhe atyre te shkolles, ku mesonim ishte nje distance goxha e gjate ( rruga vazhdonte rreth 10 minuta ne kembe ), se per transport urban udhetaresh, ne ate kohe as qe behej fjale. Ne shkolle, kryenim vetem oret e mesimit; studimin per te nesermen dhe jetesen i percillnim ne konvikt. Pas konsumimit te vaktit te drekes, derisa te futeshim per te studiuar, sipas orarit te dites pasardhese, kishim nje ore kohe, “te lire”. Gjate kesaj kohe mund te luanim me top, sipas klasave. Futbolli ishte lodra jone me e pelqyer. Mirepo kishim nje pengese serioze: Midis menses dhe konviktit ishte vetem nje fushe, me permasa te kufizuara, e shtruar me pluhur qymyri te djegur dhe e rrethuar nga nje mur i larte rreth 3 m, i mbuluar me tjegulla. Diku afer mesit te fushes ishte nje cesme, e cila gjendej nen siperfaqen e fushes; per te pire uje duhet te zbrisje 3 – 4 shkalle. Duhet te ruheshim se mos binim ne griope gjate lodres gje qe, praktikisht ishte thuajse e pamundur.
Nje rregull i pa shkruar, por i njohur e i pranuar nga te gjithe nxenesit dhe mesuesit, ishte: Kush zinte i pari fushen, klasa e tij do te luante futboll ate ore. Klasa ku beja pjese ishte me fat. Portieri yne, poradecari Novruz Baruti ( Starova), i biri i mesuesit te vjeter poradecar, Qamil Baruti ( Starova ), i cili e kishte shtepine buze gjolit, ushqehej cuditerisht shume shpejt. Nunushi ( keshtu i thonim me perkedheli ), nuk ulej fare ne tavolinen e ngrenjes, por hante ne kembe dhe, me pare dilte nga mensa se sa futej ne te. Nunushi, ishte mjaft elegant, i zgjuar e i shkathet e me reflekse te forta, si portier. Aso kohe, porten e “ “Dinamos” e te kombetares e mbronte i talentuari Qemal Vogli. Nunushi, priste mire dhe ishte guximtar. Ai flututonte, ne porte dhe ne e therrisnim me nofken “ Qemal Vogli ”. Nunushi, hante dreke shpejt e shpejt, merrte ne dore nje top llastiku e zinte fushen e vetme te futbollit. Ai, derisa te dilnim ne, shoket e klases se tij, luante vetem, duke perplasur topin pertoke dhe e priste, po vete. Kur dilnim ne nga mensa, fushen e kishim te zene e niste loja. “Zoter” te fushes ishim ne; klasa jone ”; ne kishim te drejte te zgjidhnim klasen qe do te kishim kundershtare. Koleget e klasave qe mbeteshin ne “te thate ” na vshtronin me zili.
Rolet ne skuader ishin te ndare. Me mire luanin futboll, shoket tane: Xhemal Dauti, nga Permeti; Luan Duce, nga Elbasani; Fatmir Olli e Novruz Baruti ( Starova ), nga Poradeci; Maksim Tuxhari e Pandeli Tabaku, pe Korce; Andrea Tane, nga Kolonja; Perparim Kodra, nga Pirgu e te tjere. Urim Spahiu, nga Verleni, kishte qejf te luante por me teper ishte lojtar rezerve e qendronte prapa portes. Per te plotsuar numerin, kur skuadra jone ishte mangut ne numer, Urimin rrondokop e futnin ne loje, por e aktivizonin te luante ne sulm, atje ku nuk prishte pune dhe, ne, shoket e tij i thonim me shaka: “Ti je si Gaqo Strati i cili kishte novken Gaqke Batallovina. Ky Gaqo Batallovina ( futbollist i ekipit te Korces ), nuk shnonte dot gol edhe ne zonen e portierit por gjuante mbi shtylle; ama, kur ia tersellente mire, shenonte gol, nga 20 e me teper metra. Mua, si i ngathet qe isha ne futboll, me linin guardian ne porte e une shtrihesha mbasi topi kalonte vijen fatale. Me shaka e per te qeshur, me kishin vne novken “ Esat Beliu ”, duke stigmatizuar portierin rezerve te ekipit te “ Dinamos” te Tiranes.
Ne ate moshe, qe te hiqesha i informuar e “djalke trendi”, kisha mesuar e pelqeja disa ekipe nga ata me ne ze, tedisa vendeve te Amerikes Latine. Simpatizoja ekipin e Bolivise edhe pse ai nuk kishte ndonje futboll cilsor dhe ate te Brazilit, kur me perfaqesuesen e ketij vendi luante i madhi Pele. Kur luanim futboll me klasa te tjera, Luan Ducja dhe Xhemal Dauti, te cilet luanin me mire se ne te tjeret, na bertisnin, me nervozizem: “ Perse nuk ma pasove mua ”? “ Perse nuk shenove ”? etj. Nuk sillej keshtu Maksim Tuxhari, i biri i Aliqemalit, i cili, si pinjoll i nje familje te njohur, ishte shume me edukate e luante futboll , paster e bukur. Ai, ne moshen 17 vjecare, nisi te luante me ekipin e te rriturve te Korces dhe i zuri vendin legjendarit Xhuvi Mborja ne pozicionin e centerforit “qendersulmuesit). Edhe pas perfundimit te Teknikumit Bujqesor te Korces, ne degen e Frutikultures dhe diplomimit teknik i mesem per fruta, Maksi nuk e ushtroi kete profsion por luajti futboll mjaft gjate, me ekipin “ Skenderbeut”; nuk vazhdoi as shkolle te larte, edhe pse ishte mjaft i zgjuar. Nga nxenesit qe gjetem ne teknikum, poradecari me origjine nga Libohova e Gjirokastres Hivzi Minxha, nxenes i vitit te trete ne degen e agronomise, luante futboll cilsor, me ekipin e “ Spartakut” te Korces dhe me ekipe te tjere te treves.
Ne vitet ’50 te shekullit te shkuar e me pas, “ Skenderbeu” ishte ne treshen e pare te klasifikimit ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. Ne, adoleshentet amatore te futbollit te asaj kohe, shkonim per te pare ndeshjet e ekipit vendas dhe futbollistet e zemres, te ekipeve te tjere. Mua me pelqente te shijoja lojen e bukur te “ Dinamos “ te Tiranes, ku luanin futbolliste cilesore si Shyqyri Rreli; Leonidha Dashi; Qamil Halluni; Xhevdet Shaqiri; Muhamet Vila; Eqerem Tallushi; Abdullah Duma; Skender Jareci; Stavri Lubonja; Skender Begeja etj. Me terhiqte loja e qete dhe teknike e saj dhe “ vdisja ” per uniformen e bukur sportive qe mbanin lojtaret. Tek ekipi i “ Partizanit” me pelqente loja e vrullshme dhe disa futbolliste te spikatur si: ¨Fatbardh Deliallisi; Mico Papadhopulli; Mico Ndini; Gani Merja; Sulejman Maliqati; Refik Resmja; Roza Haxhiu; Lin Shllaku; Simon Deda etj.
Fusha e Korces, ku luhej futboll tradicional, ishte diku ne fund te bulevardit “ Republika ” rreth 100 m. ne Veri te vendit ku sot behet pelegrinazh, ne kujtim te “ Lendines te loteve ”. Fusha e “ sportit ” ( lexo futbollit ) ishte nje shesh, i rrafshuar, i shtruar me tepri me qymyr te djegur, te perzier me balte. Ne stinen me rreshje, fusha ku luhej futboll kthehej ne nje baltovine ku mezi levizte topi. Fusha ku luhej futboll ishte e rrethuar nga tela me gjemba dhe ruhej nga police, te cilet mbanin ne kembe cisme. Te shumtet kishin ardhur nga fshati dhe djemkat vendas u therrisnin: “ sheme”. Atyre u vinte inat e rendnin pas djemve tifoze, duke u shmangur nga ruajtja e rendit ne “stadium”. Futbollistet korcare, ne vecanti mbrojtesit dhe ata te mesit te fushes ishin trupmedhenj( perjashtuar Rrapon dhe Ridvanin) e te fuqishem dhe, ne perplasjet me kundrshtarin, dilnin fitimtare. Ata ishin te aklimatizuar me klimen vendase dhe me terrenin ku luanin e parapelqenin te luanin ne balte.
Ekipi i futbollit te “ Skenderbeut” te Korces, ne ata vite perbehj nga 11 futbolliste simpatike, ne perberje te te cilit ishin:
- Mihallaqi, te cilit, rendom i therrisnim – Laci. Pas tij, porten e mbrojti biondi nga Durresi, shtatlarti – Raqi Pisku.
- Trajan Veriga, trupmadh, i fuqishem dhe me pamje serioze.
- Peco Mile, qendermbrojtes i sigurte; gjuante fort goditjet standarte, trondiste shtyllen transversal dhe shenonte.
- Stavri Tole, pas tij, ne ate vend luajti Maqo Profdani, mesuesi dhe shoku im.
- Rrapo Sholla – i pakte nga trupi por muskuloz e teper rezistent, me shpirt te paepur, luante futboll ne baltovine si te ishte bulldozer;
- Ridvan Coshli; energjik dhe rezistent, luante fort, por nderhynte paster;
- Zeni Cela – nje imcak, shume teknik e i shpejte; truri i ekipit;
- Gaqo Strati me novke : “Gaqo Batallovina” – futbollist I te papriturave;
- Xhuvi Mborja – futbollist shtatlarte, kacurrel, shume i qete; rendom i thonin: “ Mbret i ajrit ” ngaqe luante bukur me koke. Vendin e tij, me pas zuri Maksim Aliqemal Tuxhari;
- Stavri Lubonja me novke : “Stavri Hungarezi”. Pas largimit te tij tek “ Dinamo”, ne vend te tij luajti Kosta Koca, nje futbollist mjaft i shpejte e inatcor;
- Gaqo Lara, shtatlarte, bukurosh, mjaft i fuqishem e i shpejte, godiste fort e shenonte; u be furbollist i “ Partizanit ” e i kombetares.
Ekipi kishte dhe futbolliste te tjere si vellezerit Zhani e Aleko Pilika te tjere. Sic thonin, ne historine e futbollit korcar, rol te madh kane luajtur veteranet; Tato Bimbli; Pilocja e te tjere, te cilet nuk i kam pare ne fushen e lojes.
Ne hyrje te fushes se futbollit ishin dhomat e zhveshjes te lojtareve dhe nje tip tribune me rreth dhjete shkalle druri. Sportdashesit e shumte dhe, duhet theksuar, mjaft te zjarrte, qendronin te shumten e heres, ne kembe, rreth fushes. Ne “ tribune ”, e cila nuk ishte e mbuluar, uleshin, zakonisht titullaret dhe funksionaret e larte te qytetit e te treves. Kisha pare dhe disa te moshuar, te ulur ne tribune, te cilet ishin veterane, te cilet i kishin dhene shume sportit korcar ose nga ata me pozite te larte shoqerore. Ne kete palo fushe, kam patur fatin te “ shijoj ” lodrat e bukura e te pabukura te te gjithe ekipeve shqiptare te kategorise te pare. Interesante ishte lodra e “ Partizanit”; “ Dinamos te Tiranes”; “ Punes te Tiranes; “ Kombinatit te tekstileve” ; “Punes te Shkodres”; “Luftetarit” te Shkolles se Bashkuar “; “Punes te Vlores ”; “ Labinotit”; “ Luftetarit ” te Gjirokastres; “ Punes ” te Kavajes; “ Lokomotives” te Durresit etj.
Sa i perket vlerave individuale te futbollisteve, ne opinionin tim minor portiere Raqi Pisku, nje durrsak i gjate, biond, me floke dredha – dredha e me sy bojeqielli, priste me mire, sidomos kur kundershtari gjuante ne gjysme lartesie dhe topat lart, se paraardhesi i tij – Mihallaqi ( Laci ). Centerbeku Peco Mile, nje trup madh, i shendoshe, ishte mjaft i fuqishem e perplasej me sulmuesit e kundershtarit. Ai gjuante fort dhe kishte precizion ne gjuajtje. Goditjet standarte te tij, ne zonen e 20 metrave, shpesh shkaktonin tension dhe frike tek kundershtari, mbasi ai godiste fort, trasversen dhe shenonte. Alfi Rrapo Sholla, luante me shume me shpirt se sa me fizikun e tij dhe me teknike. Trajneri i ekipit – Pilocja, kur donte te bllokonte ndonje kundershtar te rrezikshem i “ngjiste pulle poste ” Rrapon e Ai e bente zap. Ne rastet kur sportdashesit bertisnin : “ Denju Rrapo”! e Rrapoja i futej kundershtarit, duke i marre topin apo tok me te edhe kemben te bertiturat ne stadium ishin frenetike. Zeni Cela; me trupvogli i ekipit luante ne sulm dhe mbante numerin- 7. Ai ishte mjaft i shkathet e i shpejte, driblonte bukur dhe rreshqiste, si ngjale, neper shalet e kundershtareve shtatlarte. Me numer 8 ne shpine luante Gaqo Strati ( Batallovina). Mbiemrin novke qe i kishin vene sportdashesit e kishte hak se ne loje, bente te pabera. Ne qender te sulmit luante nje djale i gjate, i qete e i sakte, me floke geshtenje, me onde, te cilin e quanin Xhuvi Mborja. Ai perdorte mjaft mire koken dhe shenonte shpesh. Korcaret e krahasonin me qendersulmuesin hungarez – Nandor Hidegkuti, i cili ishte cilesuar: “ Mbret i ajrit ”. Kur qendermbrojtesi Peco Mile, u largua nga futbolli, vendin e tij, ne qender te mbrojtjes e zuri Xhuvi, i cili, ne kete pozicion pati jete te gjate.
Gjysmesulmues i majte ishte Kosta Koca. Ky Kosta ishte mengjarash, i shpejte e pozicional. Ai zvendesoi ne kete pozicion Stavri Lubonjen, te cilin e therrisnin, me qesendi – Stavri Hungarezi, meqenese kishte studiuar ne Hungari. Stavri ishte mjaft elegant, luante futboll te paster e korrekt dhe kishte te rame mjaft te forte me kemben e majte. E kam pare ne nje takim, ne Korce, kur luante me “ Dinamon”, tek shenoi nje gol, me nje te goditur te forte, shtruar, nga distance rreth 30m. Gaqo Lara ishte goxha djale; shtatlarte e me trup atleti; i shpejte, i shkathet, i fuqishem, guximtar dhe shenonte. Ai, me pas kaloi me “ Partizanin ”; luante dhe me kombetaren e futbollit.
Ne futboll, simpatizoja ekipin e “ Dinamos “ te Tiranes, per lojen e bukur te qete dhe per paraqitjen dinjitoze te ekipit, me rregull e me disipline te pelqyeshme. Kur luante ne Korce “Dinamoja ”, fluturoja nga gezimi. Me terhiqte loja elegante dhe korrekte e qendermbrojtesit- Shyqyri Rreli; mbrojtesit te djathte – Leonidha Dashi; mbrojtesit te majte – Qamil Alluni; dy alfeve: Xhevdet Shaqiri e Muhamet Vila, ekstremit te djathte Eqerem Tallushi dhe Abdullah Dumes, loja e “ dhelpres ” – Skender Jareci, ne mes te fushes, sidomos rovejshatat e tij; loja e forte e strategut Zihni Gjinali, loja e shpejte dhe zhdervjelltesia e Skender Begese etj. Nje nga simpatite e mija te asaj kohe ishte ekipi I “Punes te Vlores ”. Mbase ndikonte krahinarizmi. Pelqeja, ne vecanti portierin Milto Mina; mesfushorin legjende Babace Ferko; sulmuesit: Pompeu e Gjyli etj. Ky Dhimiter Gjyli ( biondi pa floke ), luante me top, mbi vijen anesore te fushes, vraponte, me top, pa dale jashte saj. Ne nje rast, kur erdhen vlonjatet, ne Korce, per te luajtur futboll, vajta tek futbollistet e u rrfeva formacionin e korcareve dhe i porosita te mbulojne me kujdes Zenin, i cili eshte mjaft i shkathet e i papermbajtshem me driblimet e tij.
Ne ata vite, ne qytetin e Korces, pervec futbollit, nje ekip simpatik meshkujsh dhe nje tjeter femrash luanin basketboll te kohes. Ne krye te basketbollisteve meshkuj ishte Ila Teneqexhi. Fuqishem luante dhe Ferdinand Qirici me ate shtat te gjate e tere muskuj; Ptolemeu i Ballkameneve e ndonje tjeter. Ne ekipin e femrave te basketbollit, qytetin e Korces e nderonte nje bukuroshe me shtat lastar, te cilen e quanin Irene dhe ishte moter e Ptoleme Ballkamenit. Ne vitin 1957, ne Korce, erdhi per te luajtur basketboll nje ekip vajzash nga Gjeorgjia. Ato ishin si njera-tjetra: te gjata, te drejta si lastar, te shkatheta dhe luanin sa ne mbrojtje dhe ne sulm. Vajzat nga vendi mik fituan , me rezultat te thelle. Me la mbresa bukuria e rralle e tyre dhe thjeshtesia ne marredhenie me sportdashesit. Vajzat nga Gjeorgjia ishin brune; njera me e bukur se tjetra.
Ne pushim te ndeshjes, ose para se te niste takimi, si ne basketboll, ne volejboll, madje dhe ne futboll, fushen e zoteronte nje djale, mesa kujtoj adoleshent, i cili quhej Pandi. Sapo shfaqej ne fushen e lojes Pandi, i veshur me kostum sportive si te ekipit vendas dhe ne pershtatje me llojin e sportit qe do te luhej, I vetem ne fushe, perplaste disa here topin pertoke ose gjuante ne kosh, sportdashesit shprthenin ne ovacione dhe bertisnin: “ Pandu – Pandu etj. Kesisoj, koha midis dy pjeseve te lojes, kthehej ne nje minikoncert dhe sportdashesit, te ulur ne ca shkalle druri rreth fushes te lojerave me dore, argetoheshin, pa mase.
Te paharruara mbeten per mua oret qe percillja ne palestren mjerane te qytetit te Korces, ne vitet e adoleshences time. Ne korce, sic dihet, dimri eshte i ashper. Ne vitet per te cilet behet fjale (1956-1959 ), ishte privilegj dhe kenaqesi te gjeje nje vend ku te futje koken; ne dimer. Nese mund te bej nje krahasim te rendomte, ne, konviktoret ngjanim me harabelat, te cilet, per t’u mbrojtur nga era dhe nga ftoma, strukeshim rrezave. Po per ata qe kishin pasion ndonje lloj sporti, i cili nuk mund te zhvillohej ne natyre, kjo mbrojtje merrte nje kuptim percaktues. Ne vitin 1957, u aktivizova ne ekipin e mundjes te te rinjve te qytetit te Korces. Kesisoj m’u dha mundesia te zhvilloja, pervec stervitjes ( krosit), ne natyren e bukur te kodrave qe rrethojne qytetin e Korces, e cila behej fantastike kur siperfaqen e tokes e mbulonte bora. Trajneri yne, djaloshi korcar, simpatiku Mishel Qipo, i cili ishte shkolluar si mundes ne Hungari, na bente kros, 4 – 5 km, rreth kodrave dhe pastaj, drejtonte pergatitjen special, ( mundjen ) ne palestren e qytetit. Misheli ( Mishka ) ishte i ri, energjik dhe e kishte me shume pasion trenerimin e mundseve te rinj.
Duhet harxhuar faqe te tera e duhet derdhur mjaft boje per te pershkruar gjendjen mjerane te asaj palestre primitive, e cila na dhuronte ngrohtesi dhe ku pinim ndonje kupe caj te ngrohte. Palestra ishte nje tip depoje, e zgjatur, si kazerme ushtaresh, njekateshe, me tarace, me nje seksion, e cila ngrohej nga nje sobe ( por) me dru prej te moshuarit Rafail Dishnica, i cili i kishte sjelle shume lavdi sportit korcar, ne vecanti boksit. Korcaret e moshuar rrefnin se Rafail Dishnica, ne vitet ’30 te shekullit te kaluar, punonte dhe jetonte, ne emigracion ekonomik, ne Argjentinen e larget, pertej Oqeanit Atlantik. Thone se Rafaili krahas punes te rende qe bente, kishte pasion boksimin dhe kishte arritur te ishte boksier kualitativ, kampion i vendit ku jetonte ( Argjentines ). Rafaili, ne rinine e tij u formua si boksier I talentuar e cilesor. Ai ishte shok i ngushte me boksierin tjeter shqiptar Ali Kastrati. Te dyve u vinte keq qe ne Shqiperine e tyre te dashur, edhe pse mjaft te rinj, ishin te pasionuar pas boksimit, nuk kishte nje federate boksi, e cila te menaxhonte pasionin e tyre per boksin.
Te dy shoket e ngushte: Rafail Dishnica dhe Ali Kastrati, kishin informacion se ne Ballkan, kishte dale nje boksier bullgar, i cili, tundej e shkundej e deklaronte se ishte kampion i vendit te tij dhe se ne Ballkan nuk mund te ngjitej njeri ne ring qe te matej me te. U hipi ne koke dy shqipove atdhetare te cilet I kishte cuar aq larg halli, te cilet, pervec mallit qe kishin per te tyret dhe per Atdheun, kishin dhe inatin e bullgarit dhe nje dite te bukur i hipen anijes oqeanike dhe mberriten ne Shqiperi. Mbasi thmeluan Fedraten Shqiptare te boksit ( behet fjale per vitet’30 te shekullit te shkuar ), Rafail Dishnica i kerkoi ndeshje bullgarit mburravec dhe e mundi ate. Qe ate dite, Rafail Dishnica u njoh si kampion i boksit ne Ballkan, ne peshen e tij.
Per te nderuar figuren e tij te ndritur dhe per te ndihmuar sadopak, Rafailin hallexhi e te rene nga vakti, forma dhe fuqite e te cilit tashme ishin tjetersuar, pushteti vendor i Korces, e kishte caktuar Ate te kujdesej per palstren mjerane te qytetit, ku merrte nje page, sa per te mbajtur frymen. Rafaili kishte dy djem ( keta njihja une ): Dhorin dhe Ilijan. Ata, te dy sterviteshin ne rrethin e boksimit dhe mbanin mbiemrin Gernjoti. Dhori ishte i shkurter e teper energjik ( disi i ashper ne boksim, kurse Ilija ishte i gjate, i qete, me krahe te gjate, me floke te drejte e te lepire; Ai boksonte paster e ishte pozicional. Rafaili dshironte shume qe boksin, dashurine e pare te tij dhe pasionin e jetes tua linte trashegim djemve te tij. Dhori u be boksier me emer dhe arriti ti dale ne ring e te munde kampionin e vendit – Todi Jankun me fame. Papjekuria dhe padrejtesite qe iu bene, e detyruan Dhorin adoleshent, i cili, i dhene teresisht pas boksimit, ra ne mesime. Kishte degjuar adoleshenti Dhori se ne boten tjeter( ne vendet Perendimore ) jetohej me mire e sportistet paguheshin me mire, ndaj, nje dite vendosi te kaloje ne menyre te paligjeshme kufirin por ra pre e forcave qe e ruanin ate; ku u kap dhe vuajti disa vite izolim. Vuajti ne burgjet e diktatures Dhori Gernjoti, per gati 20 vjet dhe doli prej andej, i plakur, i dobesuar e i rrenuar fizikisht e moralisht. Ilija, vellai i tij i madh, i cili kishte prirje per te studiuar, mbasi perfundoi gjimnazin, ne Korce, vajti ne Kine, ku mesoi farmacistin.
Rafail Dishnicen nuk e kam pare ne ring, duke boksuar, por e kam njohur se afermi dhe kam perftuar nga pervoja e tij si boksier cilesor, si prind i kujdesshem dhe si menaxher i dhimbsur per gjene e shtetit dhe per ecurine e rretheve sportive qe ushtroheshin ne palestren e vjeter, prane Mirtopolise te qytetit. Ne te njejten palester, sa kujtoj, sterviteshin: Gjimnastet; Mundesit; boksieret; shtangistet; basketbollistet dhe voljbollistet. Llojet e shumte te sportisteve qe sterviteshin ne ate palester, me qellim qe te mos kishte perplasje mes ekipeve, alternoheshin ne orare. Ne ekipin ku beja pjse (ne mundje ), sterviteshim se bashku; kipi i te rinjve dhe ai i te rriturve. Trajner kishim Mishel Qipon dhe pergjegjes ekipi kishim Rrapi Mborjen dhe kapiten ekipi , nje gorar, i cili quhej Perparim Cenko. Rafaili na jepte keshilla me vlere, si prind e si kujdestar si te ruheshim nga ftoma. Pas stervitjes xha Rafaili na servirte nje sapllak me caj te ngrohte, te cilin e ziente ne nje sobe me dru ( por), ne nje qoshe te palestres.
Ne palester, nuk kishte dush. Pas stervitjes, ne te cilen beheshim me djerse; ashtu sic ishim te ngrohte, dilnim ne rrugicat e akullta te qytetit. Per kete na sherbenin mjaft keshillat aterore te Rafailit, te cilat, Ai i shoqeronte edhe me interesimin prane konviktit ku strehoeshim, se paku, nese mberritem shendoshe e mire. Boksi me pelqente e doja te boksoja, por njera nga vazat e kanalit te majte te hundes time ishte me i dobet dhe me rastiste te rridhte gjak, prej saj edhe ne gjendje qetesie. Kishja provuar te boksoja dhe me Dhorin e Rafailit, por ai ishte teper i eger e me godiste papushim. Krahasimet dhe paralelizmat nuk ngjitin gjithmone, por, per mendimin tim boksimi i Dhori Gernjotit i ngjante atij te Tajsonit te koheve modern. Pas praktikimit te mundjes, stervitja ime ne palester, nuk perfundonte. Kur koleget e mi te mundjes dilnin nga palestra dhe trajneri Mishke Qipo shkonte ne shtepi, une qendroja prane porit te nxehte, se bashku me xha Rafailin e vazhdoja prirjen time te preferuar – shtangen, cila, ne ate ore ishte e lire une mund te merresha me te. Jo per te garuar, por per t’u forcuar. Kur ngrinte hekurat sportisti Pandi Balli, i cili, ne ate kohe ishte njeri nga shtangistet me rezultative ne Korce, behesha ziliqar e tentoja ti ngjisja.
Sporti, ne teresi me terhiqte dhe ne Korce gjeta kushte te pershtatshme per te ushtruar disa lloje sporti. Nuk doja ti harxhoja kot, kalorite qe merrja ne mnsen e konviktit dhe vrullin e moshes adolshente. Ne vitin e fundit te shkolles se mesme, u afrova tek atletika. Ekishja te qarte se nuk kishja ndonje prirje te vcante pr t’u bere atlet; ca me teper qe shtati im ishte i shkurter, rrjedhimisht dhe i papershtatshem per te ushtruar kete lloj sporti. Meqenese merresha me hekura ( shtange ) per pak kohe u angazhova me hedhjen e diskut dhe me shtytjen e gjyles. Kuptohet, aktivizohesha me te rinjte, ne nje kohe kur keto dy lloje sporti ishin jo vetem te prapambetur por dhe normat ishin te uleta e mund te realizoheshin me lehte.
Trajneri Tato Bimbli, nje efigure e nderuar e sportit korcar, me rekomandimin e mesuesit tim te pergatitjes fizike, futbollistit Maqo Prodani, te cilin e kisha me teper shok se sa mesues, me regjistroi e me aktivizoi me grupin e pare; me ate te te rinjve te Korces. U stervita rendshem dhe ne kuadrin e perzgjedhjes te elementeve qe do te perfaqesonin Korcen ne nje spartakiade qe do te zhvillohj ate vit ( 1959), ne muajin shtator, ne qytetin e Shkodres. Ne garat mes moshatareve te mi, zura vend te pare ne garat e vrapimit 100 e 400m; ne hedhjen e diskut dhe ne shtytjen e gjyles. Si fitues i vendit te pare ne rreth, nuk munguan shperblimet. E dini sa qe premio? Ua them une: “mjerane ”. Cdo fitues i vendit te pare, shprblehej me 500 lek ( te vjetra ) dhe nje pale te mbathura e nje kanotjere, me ngjyrat e klubit sportive. Shperblimin e mora por ne Shkoder nuk shkova; per shkaqe vetjake.
Mnyra e hedhjes te diskut me pelqente e me terhiqte. Me teper me terhiqte menyra e rrotullimit per te marre vrullin e nevojshem dhe menyra e daljes nga pedana, pas flakjes te diskut. Ne shtytjen e gjyles dhe ne vrapimin e shpejtesise ( 100m ) nuk pata ndonje arritje per t’u zene ne goje. Teper me interes ishte pjesemarrja ime ne garen e 400m. Me kujtohet qe, ne kete gare konkuronim dy adoleshente. Te dy ishim, jo vetem te papergatitur per gare, por, sic i thone aktualisht: “ Ishim cope –cope ”. Nisem garen me kurajo dhe me besimin ne fitore. Shoket qe me perkrahnin, benin tifo, per mua, nga shkallet e stadiumit te ri, i cili po ndertohej, ( Stadiumi “ Skenderbeu ”), ne vendin ku ndodhet sot. Vrapova, pa ditur ndonje stilt e vecante vrapimi. Duhet te krynim nje xhiro, rreth fushes se futbollit. Sejcili vraponte ne korsine perkatese te shtruar me pluhur qymyri te djegur, me ngjyre kafete celet. Vazhdimisht udhehiqja garen. Here pas here kthja koken prapa per te par rivalin qe vraponte pas meje. Ne gjysmen e dyte te distances ndjeva se po me merrej firoma e po me rendoheshin kembet. Me seder te semure vazhdova te vrapoja. Une e di si sosa ne finish. Isha, thuajse i alivanosur, pavaresisht se nuk u shtriva per toke. Gjithsesi dola i pari ne garen me dy pjesemarres. Kohen qe percolla ne ate gare te pazakonte nuk e mesova kurre. Le qe, kush pyeste per kohen, ne ate kohe. Mjaftonte renditja ne gare. Breket dhe kanotjeren i zgjodha vete. Ishte mundesia per t’I zgjedhur ngjyrat dhe organizatoret na pyesnin. Une perzgjodha ngjyren e kuqe, dhe jo me kot; ngjyra e kuqe ishte simbol i ekipeve te “ Partizanit”, te cilin simpatizoja atehere; ndihem mire dhe pas kaq vitesh, kur “Partizani” ndahet me fitore nga nje kompeticion.
Ishte fundi i vitit shkollor 1959. Isha i angazhuar seriozisht me provimet e matures e me mbrojtjen e diplomes te shkolles se mesme bujqesore. Pas mbarimit te shkolles ne te cilen u klasifikova me diplome “ shkelqyeshem ” dhe me gezimin qe te jep suksesi, “ vrapova ” ne Kalivac te Tepelenes, per te njoftuar, ne radhe te pare prinderit e mi, qe pritnin shume nga une per arritjen, e cila, per mua kishte rendesi jetike. Ne fshat me pritnin te tjera pune e angazhimi me to, me largonte cdo dite, nga deshira per te marre pjese ne spartakiaden kombetare te femijeve, ne Shkoder. Pa lere qe une, kisha garuar me paraterinjte, me dokumenta identifikimi ( certificate lindje ) te falsifikuar. E kisha kapercyer pragun te gjashtembedhjetave dhe, per t’u pranuar ne ekip, mora certifikaten e bashkenxenesit Vasil Fele, nga fshati Carcove i rrethit te Permetit. Vasili, kur une garoja, ndodhej ne fshatin e lindjes, me pushimet e veres. Pas spartakiades te Shkodres, fare rastesisht mesova se ne garen time te flakjes te diskut, ne vend te pare kishte dale djali nga Tepelena Agim Selimaj, te cilin e njihja prej kohesh. Kur mesova per kete ndodhi, me erdhi mire, qe gara u fitua nga nje tepelenas .
Aktivizimi ne veprimtarite sportive qe me terhiqnin me afroi me teper me aktivitett sportive qe zhvilloheshin ne Korce dhe u bera tifoz “ I zjarrte ”. Nga ate gjithe sportet, sic ngjan rendom me femijet e moshes time te asaj kohe, por dhe sot, parapelqeja futbollin. Dija permendesh emrat dhe pozicionet ne ekip te futbollisteve te “ Dinamos ”; te “ Partizanit ” te Tiranes; te Shkodres; te Kavajes; te Vlores; te Korces e te disa ekipeve te tjere me emer. Ne ata vite, ne arenen ndrkombetare, futbolli fliste hungarisht. Dija emrat e futbollisteve te kombetares hungareze, nisur nga portiere Grosic; mbrojtesit: Llorant e Llantosh; qendersulmuesin Nandor Hidegkuti; Pushkashin e Ciborin etj. Dija dhe emra te shquar futbollistesh boterore si Pele; Garinca; Didi; Zagallo; Eusebio; Fonten, Koppa; Lev Jashin e Igor Netto; Faketi e Maxola etj. etj. Futbolliste te tjere, me emer, ne ate kohe ishin Bobi Carlton, ne Angli dhe vellai i tij – Xheki, te cilet kishin ne pronesi, nje fushe futbolli me permasa olimpike. Edhe Gjermania Perendimore nuk mbetej pas; atje luante famemadhi Uve Zeler dhe mesfushori elgant, i cili, kur luante futboll dukej sikur vallezonte, i mirnjohuri Bekenbaur, Overati imcak etj.
Si sportdashes i fandaksur pas futbollit, kujtoj dhe ndonje ndodhi te asaj kohe. Ne vitin 1958, psh, kampionati boteror i futbollit u zhvillua ne Suedi. Vendi organizator kishte nje ekip futbolli i cili llogaritej nder me te miret ne bote. Ne finale, doli ekipi i Suedise, i cili u ndesh me ate te Brazilit. Kampion Bote u shpall Brazili i te madhit Pele. Finalja, nga sa kujtoj, ishte mjaft dramatike. Gjykuar nga sa shkruante shtypi i kohes ( televizore nuk kishim qe ta ndiqnim ndeshjen ), qendersulmuesi suedez Ange Simonson shenoi gol kunder portierit Brazilian Gilmar, por jo me kembe; as me koke. Ai topin e shtyri ne rrjete, me hunde. Pas ndeshjes, gazetat shkruan: “ Goli u shenua, por hunda u derrmua…”!
Ne vitet ’50 te shekullit qe lame pas, ne vendin tone “ frynte era sovjetike ”. Si ne cdo fushe te jetes, edhe ne sport, Bashkimi Sovjetik propagandohej si me i miri. Mirepo futbolli qe luhej ne hapsirat sovjetike, nuk ishte ne nivelin e atij qe luhej ne disa vendeve te tjere te Perendimit. Futbolliste cilesore te niveleve boterore, ne ate kohe ishin: Portiri i kombetares sovjetike, “gjigandi me reflekse ” – Lev Jashin, I cili u ngrit ne lartesine e legjendes dhe mesfushori biond – Igor Netto, i cili ishte dhe kapiten i ekipit. Rrefejne si u perzgjodh Jashin, si portier e si u shnderrua Ai, ne nje fenomen te rralle, me permasa te perboteshme. Trajneri i ekipit te futbollit te Bashkimit Sovjetik, kishte dale ne nje turne, se bashku me ekipin qe drejtonte neper hapsirat e pamata sovjetike. Ekipi ndaloi ne nje kolkoz, per te pushuar. Disa njerez po ngarkonin shalqinj, ne nje rimorkio. 3 – 4 djem te rinj, hidhnin shalqinj ne drejtim te rimorkios ku i priste nje djale i gjate e mjaft i shkathet. Ai ishte i madhi e i pazevendesueshmi Lev Jashin. Trajneri e pikasi kete ndodhi te rralle dhe e ftoi djaloshin me emrin Jashin te behej pjese e ekipit dhe ndodhi ajo qe di shumekush.
Ne ata vite, ne hapsirat sovjetike, sterviteshin e garonin disa sportiste cilesore. Peshengritesi Jurij Vllasov, me merite u quajt “njeri i hekurt ”; gjimnastja Larisa Latinina dhe kolegu i saj Boris Shahlin ishin kampione boterore absolute; vrapuesi Vladimir Kuc; shahistet Botvinik e Karpov ishin fantastike; boksieret Abramov e Kisiljev, ishin te pamposhtur etj. Ne hungari boksonte i mirnjohuri Lazlo Pap; ne Amerike luante shah ne nivele te larte boterore Robert Fisher kurse atleti Xhesi Ouen, mbajti rekordin boteror, ne kercim se gjati, per shume vite; ne Spanje, pas strehimit politik, luante futboll legjendari Ferenc Pushkash dhe sulmuesi i majte Cibor; ne Portugali, luante afrikani i natyralizuar; sportdashesit spanjolle nderonin lojtrin me ngjyre Kubala e Distefanon etj. Ne fushat e basketbollit e te voljbollit shndrinin talente te shumte etj. Si sportdashes i zjarrte qe isha, mblidhja e koleksionoja gazetat dhe revistate pakta sportive, te cilat, ne vendin tone, ne ate kohe jo vetem qe ishin te rralla, por dhe nuk e pasqyronin ne detaje situaten sportive vendase dhe ate boterore. Gazeta e vetme sportive, e cila titullohej: “ Sporti Popullor ” dhe ndonje reviste e ilustruar nuk arrinin te benin propaganden e nevojshme te veprimtarive sportive.
Kur perfundova shkollen e mesme dhe mora udhen per te shkuar ne fshatin tim te lindjes, ne Kalivac te Tepelenes, cova atje, si “ paje ” diplomen e agronomit te mesem te specializuar per frutikulture; breket dhe kanotjeren e kuqe qe fitova ne spartakiaden e paraterinjve te zones dhe nje valixhe, prej kompensatoje, qe kishja bere tek zdrukthetari Mandi Sofroni, i cili e kishte dyqanken diku afer fushes se futbollit, prane Turizmit te vjeter. Ne ate valixhe kisha futur gaztat “ Sporti Popullor ”, te qemtuara ne menyre selektive dhe nje reviste, ne gjuhen ruse, te ilustruar, kushtuar nje ndshjeje te vetme futbolli: takimit te ekipit kombettar te Hungarise me ate te Anglise, luajtur ne stadiumin “Uembli ”, me 100.000 vende, cila u quajt ndeshje shekullit. Ne ate takim, ne zemer te Londres, ekipi hungarez, i cili ishte ne kulmin e veprimtarise futbollistike, arriti nje fitore te bujeshme, me rezultatin: 6 me 3. Ato qe shkruheshin ne ate reviste, nuk i kuptoja se atehre nuk dija Rusisht, por knaqesha duke soditur fotografite me ngjyra e me figura te bukura futbollistesh, si: Grosic; Bekens; Llorant; Hidegkuti; Kocish; Pushkash etj. te paraqitur bukur. Nuk me kishte rene ne dore ne jeten time reviste aq e bukur e me ngjyra. Nuk me kujtohet fati i asaj reviste te cilen e kisha shume per zemer dhe e ruaja si driten e syve. Ruaj imazhin e saj dhe mjaftohem duke fantazuar.
Nje kapitull me vete ne jeten time te atyre viteve perben veprimtaria kulturore – muzikore argetuse. Serenatat e mirenjohura korcare, ne ata vite, per shkak te censures te forte, pesuan nje lloj tkurrje. Behet fjale per daljet e djemkave adoleshente, naten, poshte balkoneve e neper rrugica, me kitare ne dore, duke u bere lajka vajzave capkene te qytetit, se, ne zemren e tyre vlonte deshira dhe pasioni per ta ushtruar, hapet, kete mrekulli. Djemte qe kerkonin nuse me kitare ne dore ( vegel muzikore te cilen vendasit e kane mjaft per zemer), fshahurazi nga syte e nga veshet kurreshtare dhe nga gojet e liga, zinin nje pozicion te volitshem poshte balkoneve te cupkave bukuroshe e u kendonin, atyre, deri ne ore te vona kenge zemre; kenge dashurie. Dashurickat vertet qe ishin te fshehta, por, aq sa mund te gjenin terren, ato lulezonin.
Ne vitet ’50 te shekullit te njezete, mjetet komunikimit masiv ishin te pamjaftueshme. Edhe ato qe ekzistonin e ishin funksionale, censuroheshin e ishin te prapambetura teknologjikisht. Cdo program, detyrimisht duhet te pershkohej nga ideologjia dhe nga fryma e partise shtet. Teknika elektronike ishte “luks e ne dore ten nje “ elite ” te shoqerise. Ishim konviktore e benim jete kulturore te varfer edhe pse mosha ishte ne rritje dhe ndjenjat vershonin; vrullshem. Nje radio qe kzistonte ne konvikt, ate e menaxhonte kujdestari, nje burre i gjate, me palto deri ne fund te kembeve, me floke te lepire e me fytyre te ngrysur, si te kalit, te cilin nuk e pashe kurre te buzeqeshte. Vrazhdesia e atij njeriu mund te ishte rrjedhoje e pjesemarrjes te tij ne organet repressive te kohes.
Diten e diele, kur perfundonin ndeshjet e futbollit ne rrethe e ne, sportdashesit mezi pritnim te mesonim rezultatet e tyre, i luteshim kujdestarit te hapte radion e vetme, por ai e kishte zemren “gur”. Te shtyre nga kurreshtja grumbulloheshim perpara njesise postare te qytetit. Nje centraliste zemrmire, bente vazhdimisht telefonata ne rrethet respektive e na komunikonte rezultatet. Ne shesh nisnin komentet, sipas prirjeve dhe kapacitetit te sejcilit nxenes. Ndodhte edhe ndonje zenke, e cila shuhej shpejt dhe vetiu. Ata qe shkonin prane njesise postare benin tifo per ekipin qe simpatizonte. Madje, edhe ekipet tona, kur luanim me njeri – tjetrin, i kishim ndare sipas simpative te sejcilit, perfshi dhe veshjen ( breke dhe kanotjere).
Veprimtarite kulturore ne shkollen tone ishin te varfera e nuk i “ mbushnin ” kerkesat tona. Ne radhet e nxnesve, mosha e te cileve ishte shperthyese, ndihj “uria ” per t’u argetuar. Ishte koha kur po “lulezonin” veprimtarite artistike masive ne njesite prodhuese te qytetit dhe te fshatit. Ne shkollen tone nuk u ngrit, asnjehere ndonje grup artistik. Talentet dhe rezervat artistike nuk mungonin as ne shkollen tone por nuk u gjet nje organizator qe ti mobilizonte e ti hidhte ne veprim ato dhunti qe kishin vulen e treves nga vinin dhe te individualiteteve te tyre. Vinim nga treva te ndryshme te vendit dhe, vetem sikur folklori i tyre te shperfaqej, suksesi i veprimtarise artistike do te ishte i garantuar.
Ne klasen time, ishte nje nxenes, i ardhur nga fshati Vlocisht i Fushes te Korces, i cili quhej Ali Merolli. Aliu ishte fatkeq; Ai ishte sakat ne njeren kembe, por kishte talent e ishte i zgjuar. Aliu mesoi autodidakt t’i binte fisarmonikes; me nota. Mblidheshim, rreth tij, mbasditeve, pas ores te studimit te detyruar, degjonim melodite qe luante ne fisarmonike, Aliu sakat dhe relaksoheshim per bukuri. Tingujt e embl te fisarmonikes te Ali Merollit, na jepnin kenaqesi e na lehtesonin shpirterisht si i vetmi mjet argetimi qe kishim ne konvikt. Ata njeherazi na shtynin te benim lojera te ndryshme femijerore, sipas vendit ku mblidheshim per t’u argetuar.
Ne vitet ’50 te shekullit te njezete, ne radhet e nxenesve te shkollave te mesme te qytetit te Korces zhvilloheshin mjaft ekskursione (shetitje ne natyre ). Shetitjet ne natyre, ne pergjithesi ishin pjese e programit mesimor, por organizoheshin dhe posacerisht. Ne Korce, ketyre shetitjeve ne grup, u kane thene e u thone- piknike. Keto lloj shetitje ne ate kohe u bene massive dhe, hera – heres, plekseshin grupe nxenesish me grupe te ndermarrjeve te ndryshme. Ato pelqeheshin nga te rinjte e nga te rejat dhe u shtuan e u persosen vazhdimisht. Nje e tille u zhvillua ne pranveren e vitit 1957, mundet ne muajin prill, kur moti ishte ngrohur e bari i njome kishte mbuluar dhene. Isha ne vitin e dyte te Teknikumit Bujqesor “ Irakli Terova”. Pikniku u zhvillua ne fshatin Ravonik, i cili ndodhet rreth 5 km larg qytetit, ne rrugen automobilistike qe te con ne Kolonje. Rrugen e pershkuam ne kembe. Nuk ishim te zene dora – dores, si kolopockat e kopshtit te femijeve, por ecnim ne kollone, sipas klasave. Cdo klase i printe mesuesi kujdestar. Ishte pranvere; hapsiren e kishte mbuluar gjelberimi e ne, rishtaret qe shkonim per here te pare ne nje piknik te tille u mahnitem me ate natyre te bukur e me ata njerez te gezuar. Pemet ( sidomos mollet dhe dardhet, te cilat ishin ne shumice ne ate fushe te begate ), sapo kishin bujitur sythe e gjethet ishin ne prag te fletezimit.
Vajtja jone ne kete piknik ishte e parashikuar, por koordinimi me terrenin, per mua ishte gjeja me e vecante dhe funksionoi ne menyre perfekte. Nuk e kuptova nese ishte nje dalje e zakonshme ne piknik apo zhvillohej nje festival folklorik i zones. Per Ravonikun dija fare pak. Kisha degjuar nje kenge, e cila me teper i ngjante nje legjende, per nje prift qejfli te fshatit, i cili bente dashuricka, fshehurazi. Vargjet e kenges humoristike i kujtoj edhe pas kaq vitesh. Ato ishin afersisht keshtu:
“… Po frynte nje ere, nisi dhe nje vese shi;
Prifti i Ravonikut, bente dashuri …”
Organizatoret e veprimtarise kishin improvizuar nje skene, ne mes te lendines, ne te cilen ngjiteshin njeri pas tjetrit vajza e djem te rinj, te cilet kendonin live, me nje palo orkester, te reduktuar ne nje fisarmonike e ndonje kitare akustike. Ndoshta kjo veprimtari artistike e kombinuar me ecje ishte organizuar me synimin per te promovuar zera te rinj, te cilet, deri atehere ishin ne surdine. Aty pashe, per here te pare, te ngjiteshin ne skene e te kendonin, njerez, me zera te padegjuar. Me ka lene mbrese te vecante kenga e nje vajze adoleshente, te bukur si yll, me faqe bucko, te cilen nuk e kisha pare ne mjediset korcare dhe nuk e kisha degjuar kurre zerin e saj interesant. Po perpiqem te sjell nder mend vargjet e asaj kenge mbreselense:
“ … rritu molle e vogel-o;
Rritu! Mollez-o;
Plot me kokrra u ngarko;
Rritu! Mollez-o;
Kur te na vijne miqte, pasdarke;
Me ato kokrra, rrumbullake;
Ti gostitim, lulez-o;
Rritu! Mollez-o …”
Ajo dite ishte me e gezuara e me e lumtura, per ne nxenesit adoleshente e ne vecanti per konviktoret qe perjetonin nje ngujim, te lezetshem. Gezonim dhe per faktin se ate dite, mesimin ne klase e kthyem ne pushim aktiv dhe se dolem nje here ne, ajer te paster, ato lendina te bukura dhe mes atyre njerezve te qyteteruar e dashamires me ne. Brodhem sa e si mundem, neper mezhda e livadhe, si ata shtjerrat, qe kercejne e lodrojne kur bariu i nxjerr nga vatha. Djmte ishin me te shpneguar e harbonin me shume kurse vajzat, silleshin me te qeta e ishin me te permbajtura. Edhe vajzat e klases time: Vasilika Thomai; Nafize Rustemi; Engjellushe Beluli; Aferdita Prifti; Mynvere Perroi e ndonje tjeter, te cilat, brenda mureve te shkolles e ne syte tane, ishin te hedhura, aty, rrinin si “ i bukuri shejtan ”. Kjo vije sjellje ishte ne natyren e vajzave te drojtura te atyre viteve. Ate dite, kur u kthyem ne konvikt e hengrem dreken me shume oreks e me knaqesi. Kishim levizur e ishim hedhur shume.
Ne, djemte e vitit te dyte, per t’u argetuar kishim gjetur nje menyre origjinale, tonen. Ishim ne shoqeri te ngushte me njeri – tjetrin dhe ishte thuajse e pamundur ta “ cante ” njeri lidhjen tone shoqerore. Shoqeria jone ngjante si “ e blinduar ”. Me kontribute te perbashketa, mblidhnim fond e blinim cigare. Blinim nga cigaret me te kushtueshme, rrjedhimisht dhe me cilesore. Ne ate kohe me cilesore ishin cigaret “ Diamant ”, me kuti dhe cigaret “ Lux ”. Caktonim dy shoke klase, nga me te hedhurit, te cilet blinin 1 – 2 paketa cigare cilesore dhe i sillnin ne grupin “konspirativ ” te klases. Ne shoqerine e njeri – tjetrit, sic vepronin te rinjte e asaj kohe, i shisnim mend njeri – tjetrit dhe futeshim ne pyllin me akacje te Shendellise, fshiheshim ne gemushat e kodres e ne shkurret e pyllit qe po mbilleshin per te formuar parkun e sotem dhe tymosnim duhan. E nisem si me shaka e per te qene djem trendi por mjaft prej nesh, rane ne vartesi te nikotines.
Ne kalendarin e veprimtarive tona cudiberese, hynte dhe nje veprimtari tjeter shume e pelqyer. Ne ate kohe, ishin te ndaluar te lexoheshin disa libra, te ashtuquajtur “ Libra te verdhe ”. Shoku yne i klases Maksim Aliqemal Tuxhari, i cili ishte pinjoll i familjes Tuxhari e cila ishte njera nga familjet me te ndjera fisnike te qytetit, na sillte libra te ndaluar, si “ Kompania e Bretkosave ”; “Ura e Psheretimave”; “ Sikur te ishja djale” etj. madje dhe romanin voluminoz ne forme dispense “ Konti i Monte Kristos ”. Libra te tille ishin jashte qarkullimit e nuk gjendeshin as ne librarite e qytetit; as ne biblioteken e shtetit. Maksi, i merrte nga shtepia, nga biblioteka e familjes , e cila ishte e pasur e me libra qe nuk i gjenim dot. Mezi pritnim te benim “mbledhje” te atilla e te na vinin librat e tvyera qe te mesonim permbajtjen e tyre. Menyra e leximit te tyre ishte interesante dhe origjinale.
SHoku yne i klases, Gezim Kuqo, nje tjeter qytetar korcar: i gjate, me floke te drejte por me syte cakerr, teper i zgjuar e i perparuar ne msime, lexonte librin, ngadale, e ne te tjeret, te mbledhur rreth tij (si zaporozhasit analfabete rreth priftit Sirko ), beheshim sy e veshe, te interesuar per zhvillimin ndodhive te librit. Kenaqesi te madhe ndjenim kur lexonim ( degjonim leximin e librave) te ndaluar dhe kur tymosnim cigare ( ne shkolle e ne konvikt ishte i ndaluar perdorimi i cigareve). Nuk behej fjale per disko e forma te tjera argetimi si ato qe funksionojne sot. Ne shoqerine tone te ngushte te djemkave benin pjese: Maksim Tuxhari; Bardhyl Lubonja; Xhemal Dauti; Thanas Foto; Qerim Muskaj; Bajram Shahaj; Perparim Kodra; Luan Duce; Pandeli Tabaku; Gezim Kuqo dhe autori i ketyre radheve. Kjo ishte shoqeri e djemve besnike, te klases. Vajzat nuk benin pjese ne shoqerine tone. Shkak nuk ishte fanatizmi por nje fare xhelozie qe kishim per shoqet e klases, te cilat i konsideronim motra por nuk lejonim qe ato te ishin te pranishme ne shoqerine tone mashkullore te paligjeshme.
Ne klase e ne shkolle kishim vajza si Engjellushe Beluli nga Dishnica; Vasilika Thomai, nga Shtika; Mine Sinica; Aliqi Terezi e te tjera si keto, te cilat kapeshin me djemte e nuk u linin gje mangut ne zenkat, si kundershtare te tyre, por, ne shoqerine tone, jashte shkolles ishin te rezervuara e nuk merrnin pjese ne veprimtarite djemurishte. Shoku yne i klases, Gezim Kuqo, jo per shkak te shtatlartesise por per hir te mencurise dhe reputacionit qe gezonte ne shkolle e ne qytet, atje, mes gemushave, na lexonte qete – qete librat e ndaluara dhe ne, te mbledhur rreth tij koke me koke, si njehere e nje kohe Zaparozhasit, i mblidheshin priftit Sirko, i cili shkrojti cdo shprehje banale te vecante te fshatareve dhe ne fund firmosi per te gjithe. Leximi i librave te ndaluara ashtu si e cdo veprimi te palejuar ne pergjithesi eshte ne natyren e veprimve te femijve.
Ne nje dite maji te vitit 1958, kur ishim ne vitin e trete te shkolles, u organizua nje piknik i bukur ne Malin e Moraves. Dolem heret nga konvikti e u nisem per udhe, ne kembe. Si udherrefyes kishim plot bashkenxenes devollinj. Ne mal u ngjitem nepermjet nje monopati qe kalonte ne anen e djathte te fshatit Barc. Neper ate monopat qe shfrytezonin dvollinjte e faqes lindore te Moraves per te dale ne Korce, ne vcanti: Babanaret; Hocishtaret; Verlenaket; ata nga Grapshi etj. Ekskursionistet ishin djem dhe nga klasa jo te njejta. Vendin e pushimit e perzgjodhem ne vendin e quajtur Cardhak, tek nje burim uji i fresket, ne mes te lajthishtes te larte e te dendur. Nuk kisha pare ndonjehere drure lajthije aq te larte. Rruga na kishte lodhur. Disa “ qullace ” , mbasi pine uje te ftohte u shtrine ne livadh, per t’u shlodhur pak, por i kaploi gjumi. Ne, nje takem qe ndiheshim me lehte, u kacavjerrem neper peme, sikur te ishim majmune. Kujtoj se te kacavjerrur neper peme, pervec meje ishin dhe shoket e mi te klases: Saliko Capoku; Xhemal Dauti; Medi Avxhi; Naim Balliu, etj. te cilet lodronin neper peme e bertisnin si cakenj. Dreken e kishim marrre me vete. Ne konvikt na kishin pergatitur nga nje pako, ku kishte: buke, nje cope mish te pjekur, nje kokerr veze te zier, patate te ferguara dhe nje cope djathe. Dreka, na shijoi sa ska me. Pime dhe uje te ftohte nga burimi i Cardhakut e u beme tamam. Dikush kishte me vete aparat fotografik. Ishte “lux ” i madh te kishje aparat fotografik ne ata vite. Sidomos te ishte konviktor, posduesi i tij. Ruaj disa fotografi, nga ai piknik mbreselenes. Nje poze, eshte bere tek Guri i Capit, i cili ndodhet aty prane burimit te Cardhakut ne kurrizin e malit te Moraves. Nga ai masiv shkembor, dukej si ne pellembe te dores Korca dhe fusha e saj.
Nje fotografi beme kur morem udhen per te zbritur ne qytet. Vendi ku pozuam per te fundit here ate dite, ishte nje qafe mali e cila duket si shale kali. Rruga verber qe zbret per ne Korce, nuk ka shteg tjeter, vec asaj qafe mali. Ne Korce mbrritem ne muzg, te lodhur nga rruga e nga qendrimi gjithe ate dite ne kmbe, por te kneaqur e te relaksuar nga bukurite qe shijuam, na mori gjumi me shpejt se ne dite te zakonshme.
Ne ate ekskursion te organizuar, drejtoria e shkolles, qe te mos ishim vetem nxenes, “ na qepen ” nga pas, mesuesin e mekanikes bujqesore, beqarin Thoma Vesho, me origjine nga Poradeci, i cili, kur spjegonte msimin, skuqej deri tek veshet. Disa nga ne, kuptohet, me te hedhurit e te mesuarit, u fshehem ne pyll, larg syve te mesuesit Thoma Vesho dhe “e tymosn”.
Ekskursione te ngjashem ne disa raste organizonim spontaneisht, me iniciativen e “ me te hedhurve” nga djemte. Nuk shkonim larg; e shumta shkonim deri tek kodra e Shen Thanasit apo ne Shendellia. Kenaqesite e moshes, si pirja e cigareve bashkerisht dhe leximi i librave te ndaluar, kur ktheheshim ne shkolle i benim objekt bisede dhe shitmendje, duke futur nga vetja, sejcili sipas oreksit e aftesive treguese, edhe gjera qe nuk kishin ndodhur. Me bukur e me me humor i deftente bemat tona, duke i zmadhuar e me elokunce e me humor, “humoristi i klases tone ”, Qerim Muskaj, nga fshati Pirg i rrethit te Korces. Ne njeren nga daljet tona mbi qytet kam bere nje fotografi, me shoket e afert Qerim Muskaj; Jani Vasili dhe Xhemal Dauti. Poshte, ne sfond duket qyteti i Korces, me permasat dhe me vecorite e asaj kohe, te cilen po e postoj, ne menyre qe sejcili te beje krahasimet e mundshme, mbi bazen e njohjeve qe ka per problemin. Aso kohe, qyteti ishte shume me i vogel dhe jo aq i bukur sa sot, por ishte qytet i paster, me rruge te drejta e me ndertesa tradicionale, me uje te pijshem 24 ore, i cili vinte nga Vithkuqi dhe me njerez te njerezishem e me edukate dhe me kulture bashkekohore. Ne ate kohe Korca, vertet ishte me me pak njerez e me ngrehina jo shumekateshe, si sot, por jeten e bente te gjalle e te gezueshme, te sigurt e pa teprime. Njera nga vlerat e ketij qyteti ishte, padyshim bota e teatrit.
Ne vitin 1967 u perurua kinoteatri i ri, i cili u shkeput nga bota e kinemase e doli me vete edhe si ndertese. Ngrehina e re u ngrit, prane qendres se qytetit, aty ku ze fill rruga per te shkuar ne Radenec dhe u quajt kinoteatri “ Cajupi ”. Ne fazen e kolaudimit, kur kishin nisur te shfaqeshin pjeset e para teatrale, si klase, vajza e djem se bashku, vendosem te shkonim ne teater per te pare pjesen teatrale “ Lulja e Kujtimit ”, te shkrimtarit shqiptar Foqjon Postoli, te cilen e luante trupa teatrale e qytetit te Korces. Te mos i hame hakun, Trupa Teatrale e Korces kishte goxha tradite dhe kishte ne perberje Artiste te shquar si Pandi Raidhi i cili, ne ate shfaqje mbante shume peshe e luajti per mrekulli; Dhora Orgocka etj.
Ishte hera e pare ne jete qe veshtroja nje pjese teatrale, te ketyre permasave dhe role te luajtur nga aktore “ brilante ”. Si une, ishin dhe shoqet e shoket e mi te grupit ( klases tone dhe te tjereve qe na u bashkuan). Nuk i njihnim rrgullat e sjlljes te spektatorit ne nje shfaqje teatrale; aty i mesuam. Subjekti i pjeses teatrale ishte mjaft i pelqyer nga ne adoleshentet e paditur dhe loja e aktoreve- “ brilante ”. Te tille e cmuam ne, me nivelin minimal qe kishim. Gjithsesi te gjithe mbetem mjaft te kenaqur. Komentet tona, ate nate dhe disa dite me pas ishin, pambarim ne te mire te shfaqjes teatrale qe pame. Me mbeti ne mendje, e kujtoj dhe sot, finalja e shfaqjes; ate cast kur prsonazhit kryesor te pjeses qe u luajt, i erdhi kujtesa, ne saje te lules. Autori, me mjeshteri te rralle ka ditur te hedhe ne leter episode interesante e te shtjelloje, me vertetesi, skena te kapshme e te dhimbshme qe lene gjurme tek ata qe e veshtrojne. Si adoleshente qe ishim, na la pershtypje te mira e gjithe shfaqja.
Ne kinemane: “ Morava ” e cila, para Luftes se Dyte Boterore e kishte emrin: “ Majestik ”, here pas here shfaqeshin filma me kukulla. Qyteti i Korces, ne ate kohe nuk e kishte “ luksin ” te kishte nje teater kukullash si Tirana. Shfaqjet me kukulla, ne film, e popullonin shume kinemane, me kolopocka. Pa rene ne syte tane ( nga droja se i ironizonim ), disa shoke te klases dhe te paraleleve si Xhemal Dauti; Thanas Foto; Luan Duce; Foti Vllahu; Aleks Vangjeli; etj, te cileve u kishte kaluar mosha per te pare kukulla, futeshin ne kinema, per te pare filma me kukulla. Kishim shkelur tek te gjashtembdhjetat e, ky veprim i tyre i cuditshem, na dukej i pajustifikueshem. Mirepo kjo, ne te vertete, ishte mbushje e boshllekut qe kishte lene femijeria jone, e cila nuk na kishte dhene te gjitha ato qe na duheshin, per te patur nje edukim me te plotsuar.
Kishim deficite ne edukimin npermjet veprimtarive artistike, prandaj zgjodhem ta mbushnim boshllekun e krijuar duke i hedhur syte nga libri. Recensionet e librave, ne ate kohe moren shume zhvillim. Merrte njeri nje liber, ne bibliotke dhe e lexonte, shpejt e shpejt, ne menyre q eta dorzonte brenda afatit dhe ta lexonin edhe 1 – 2 te tjere. Mbasi e lexonin te njejtin liber disa nxenes, behej recensioni I tij. Ne kete menyre, pjesemarresit ne recension nuk ishin te panjohur me librin. Kjo veprimtari terhoqi mjaft nxenes e u be interesante.
Interesante e me vlere per njohjen e terrenit ku zhvillonte veprimtarine mesimore shkolla jone u bene praktikat mesimore. Ne dy vitet e pare te shkolles, praktikat mesimore qene me te rralla; ne dy vitet pasardhes, ato, jo vetem qe u shpeshtuan, por u bene edhe me te organizuara.
Me kujtohet shtatori i vitit 1956, kur isha ne vitin e dyte te shkolles se mesme bujqesore. Ne shkollen tone erdhen dy rishtare, nga fshatrat e Tepelenes. Do te kisha dy bashketrevas e kjo me gezoi se tepermi. Njeri syresh ishte zhulanjaku Reshat Kushaj; nje djale bojalli ( me i gjate se une), elegant, i qet e i qeshur, me floke te drejte, e mjaft I cilter; me floket biond e me sy larush. Reshati ishte i biri i Qamiles, cila, pas vdekjes te burrit, u vendos ne Bregadove, ne shtepine e vellait te saj Rrahman Yze. Reshati ishte nje djale per koken e djalit: i urte, i qete, i sjellshem, me edukate te shendoshe familjare dhe serioz. Nese do te doje ti vije ne dukje ndonje te mete atij njriu, e shumta mund ti thoje pak naiv dhe besonte shume ( nuk ishte i prape ). Reshati fliste me ze te ulet nuk ishte grindavec. Kur bisedonte Reshati, dukej sikur po feshferinin gjethet e drureve, ne kopesht. U beme shoke te mire; jo si patriote por per hir te karaktereve tane , te cilet puqeshin. E kemi ruajtur shoqerine ne vazhdimesi dhe e respektojme e kemi mall per njeri-tjtrin edhe sot e kesaj dite.
Djali tjeter ishte nga fshati Krahes i rrethit te Tepelenes. Ai quhej Veli Kalo Xhaferaj; ishte bir i nje luftetari te regjur e atdhetar i flaket. Kalo Brahim Xhaferaj ishte njeri me reputacion, ne krahine e ne rreth. Pas clirimit te Vendit, parrtizani Kalo Brahim Xhaferaj, nje burre babaxhan, i beshem e me bark te dukshem, vishte pantallona qillota e mbathte cisme, si dikur ne rrjeshttat partizane. Ai mbante bustine ne koke, rrip kraheqafe dhe kobure ne brez. Disa vite me radhe ishte ne funksionin e Kryetarit te Lokalittit Krahes te rrethit te Tepelenes. Me autoritetin merituar dhe duke qene i ndershem e i drejte, xha Kalua ishte ne krye te veprimtarive per te pajtuar merite, ndante e shuante sherret, zgjidhte drejt mosmarreveshjet dhe mireadministronte I ekuilibruar punet e treves. Xha Kalos, i njihej trimeria e i degjohej fjala, ne zonen e Mallakastres te Eger, ne Toskeri ne Derven dhe ne Lopes e ne Sevaster, kudo ku kishte luftuar. Ai kishte sjelle ne jete mjaft femije; Veliu ishte djali i prasme i tij. Ate, xha Kalua e dergoi ne Teknikumin Bujqesor te Korces, qe te behej agronom. Djemte e tjere i kishte ne Ushtri, ku ishin formuar si oficere te denje, ataecnin ne gjurmet atdhetare te Babait te tyre. Donte te linte pasardhes te denje xha Kalua, me qellim qe vepra tij prej atdhetari te kishte vazhdimesi.
Me Veline, pekulin e deres te madhe te Kalo Brahim Xhaferaj, qysh ne ditet e para te shkolles se mesme ngjau nje skandal i rralle. Si ndodhi skandali? Ndermarrja Bujqesore “ Irakli Terova ” e Korces ishte caktuar si ekonomi ndihmese ( didaktike ) e shkolles me te njejtin emer. Ne kete ndermarrje derisa te grumbulloheshin te gjithe nxenesit e vitit mesimor e te sistmohshin ne klasat perkatese, nxenesit qe kishin mberritur ne shkolle Drejtoria e Shkolles i conte per te bere praktike mesimore ne ferme ekonomi ndihmese. Kjo kishte zene vend si praktike e pranueshme, si nga nxenesit dhe nga mesuesit. Nepermjet kryerjes te praktikes mesimore ne kete menyre, nxenesit merrnin njohuri mbi bimet, sherbimet qe u beheshin dhe per menaxhimin prodhimtarise te tyre. Nxenesit punonin ne ekonomine ndihmese dhe, ne kete menyre kursehej dhe fondi i pagave i parashikuar per punimet e atij viti. Nje pjese e te ardhurave qe sigurohej nga puna e nxenesve, kalonte ne te mire te tyre, sidomos me permiresimin e normes e te ushqimit.
Veliut dhe shokeve te tij u rastisi te punonin per grumbullimin e kashtes se grurit qe kishte lene nga shirja, makina shirese. Mirepo kashta ka edhe byk e hala gruri. Nxenesit, te pamesuar me kete lloj pune, e paten te veshtire te benin sistemimin e kashtes dhe ndarjen e saj nga byku. Ata, gjate punes, u mbushen gjithe byk hala, dhe sido qe kur u nisen per ne shkolle, u shkunden si munden, nuk arriten ti largonin nga shtati tere mbeturinat e kashtes. U ishin mbushur floket, vetullat, trupi i tere, me byk e me hala, te cilat shkaktonin dhe kruajtje te pakendshme. Ne konvikt nuk ekzistonin dushet e ata, te lodhur, shtriheshin e i kaplonte gjumi. Mirepo naten, halat depertonin ne thellesi te organeve e shkaktonin kruarje te bezdisshme. Te nesermen, ne mengjes, kur po shkonim ne mense, Veliu, ne intimitet e ne mirebesim per faktin se ishim nga e njejta treve, me tha: “ Pse ore; per te punuar ne kashte e ne byk kam ardhur une deri ketu, ne Korcen e larget? Ne Krahesin tim te bukur, ka kashte e byk sa te duash”? Dhe iku nga shkolla e u nis per ne fshat, ku e priten me pekule, me petulla e me llokume dhe me shume komente; pro e kundra.
Veliu i kishte shpatullat te ngrohta e nuk e pati te veshtire te shkonte ne nje shkolle tjeter, pa kashte e pa byk. Kalo Brahimi ishte njeshi ne ate treve, dhe, sic thone ne anet tona, Ai “ kishte dajo kalin ”. Veliu iku qe ne ditet e para, por une mjerani qe kisha hyre ne vitin e dyte te shkolles e nuk po gjeja stabilitet, ne cilen dege do te mesoja? Ne vitin e pare nisa te mesoja per t’u bere veteriner dhe zooteknik; ne vitin e dyte me kthyen ne degen e agro – zootknise; kushedi ku do te me perplaste fati me tej. Kjo me shqetesonte e nuk gjeja rrugdalje. Ne anen time ishin vetem notat dhe sjellja prej camaroku te pademshem. Babai im, ne fshat, ne ate kohe i punonte arat me nje ka borxh e me parmende druri ( Kazili kau yne, mprehej ne zgjedhe me Arapin i cili ishte i Agait ( Resul Nelos, xhaxhait tim ). Xheviti ( babai) dhe Zonja e Madhe e Binajve ( nena), vrisnin plise e shkulnin krisje dhe talle ne arat tona, ne Rredhe, gjithe diten e ushqeheshin me nje cope buke misri. Si gjelle kishin nje kokerr qepe dhe nje botile me dhalle, te varur ne degen e fikut, i cili, qe ne mest e lart behej jeshil e uji vecohej nga dhalla. Ky fat me priste dhe mua po te largohesha nga shkolla e te shkoja ne Kalivac te Tepelenes. Ishim mjaft te varfer; njera nga familjet e “ keputura “ te fshatit.
Per ta vertetuar kete qe shkrojta me siper, po ju rrefej vetem nje episod: Ne pushimet e vitit te pare te shkolles shoket e klases time dhe ata paralel, shkuan prane familjeve, per t’u shmallur e per te pushuar. Keshtu duhet te veproja edhe une; por fati me kishte rezervuar nje axhende tjeter. Fshati im ndodhej larg qytetit ku mesoja e une nuk kisha te holla per te perballuar shpenzimet e udhetimit. Familja nuk mund te me ndihmonte. As dhjete leke per t’u qethur nuk kisha. Ne ate kohe. Sipas nje rregulli te ri, nxensit nuk mund te pajiseshin me nga shteti, falas, me tesha, sic veprohej me pare. Mirepo ne Korce, dimri ishte i ashper e une i pamesuar me te ftohtin. Se bashku me Qamilin dhe me te dhimbsuren Zonje, konkluduam se, se paku me duhej nje pallto e madhe, qe te mos plevitosesha. Me ndihmen e kusheririt tim invalid, ne pushimet e veres u futa ne pune sezonale. Qamili me gjeti nje pune, sipas moshes dhe mundesive te mija, ne sektorin qe mbulonte, e cila i pershtatej moshes dhe fizikut tim.
Puna qe bera ne ata tre muaj te pushimeve verore mbasi kishja perfunduar vitin e pare te shkolles se mesme ishte interesante. Jo vetem se isha ende i parritur per t’u pranuar ne pune por dhe per faktin qe fizikisht pesova nje renie. Ne sektorin e blegtorise ( lopeve te rraces Valdostane ) qe ishte vendosur ne stallat e Ndermarrjes se Ndertimit te Korces, ne fushen e fshatit Malavec, pune e cila me sherbeu per te marre veten dhe per te bere nje pushim aktiv. Fitova dhe ndonje lopke( (qindarke). Isha rojtar i lopeve te ndermarrjes. Nuk me kujtohet numeri i sakte i lopeve, por them se ai ishte i mjaftueshem per te formuar nje tufe lopesh, te cilen e nxirrja ne kullote, ne pronat e ndermarrjes ne fushen e Malavecit e te Rovit dhe ne hapesira te tjera ku kishte kullote. Stallier, fillimisht ishte Shyqyriu meskeputur nga Lavdari e me pas nje burre i beshem, me emrin Sabri, i cili kishte zbritur ne fushen e Korces, se bashku me familjen (ne perberje te se ciles kishte dhe latante ), nga fshati Gaduc i rrethit te Kolonjes, per nje jete me te mire. Ata rane nga shiu ne bresher. Jeta ne Malavec ishte disi me e mire nga ajo qe benin ne Gaduc, por gjithsesi mbetej larg asaj qe kerkonin. Me dhimbseshin femijet e tij te mitur, disa nga te cilet te cilet sapo kishin nisur te baritnin. Hanin cfare u jepnin prinderit, shetisnin neper livadhe e flinin ne qiell te hapet.
Ne dakortesi me Qamilin, i cili zoteronte situaten, kishim vendosur dhe per fjetjen e ushqimin tim ditor. Buken e blija ne Korce, dhe e ndaja ne racione ditore qe te mjaftonte per nje muaj. Si gjelle te preferuar kisha perzgjedhur qumeshtin e lopeve qe ruaja dhe djathe kackavall, te cilin e blija, gjithashtu ne Korce. Duhet te beja ekonomi ne konsumimin e ushqimit, ne menyre qe ai te me mjaftonte per te gjithe muajin dhe te mblidhja ndonje leke. Flija ne nje kthine, te stalles te lopeve.
Kusheriri me kishte ngarkuar dhe nje detyre tjeter specifike. Me nje araba ( qerre me dy rrota ), te terhequr nga nje mushke, cdo dite transportoja qumeshtin e lopeve qe milte stallieri, nga Malaveci, ne mjediset e Ndermarrjes te Ndertimit te Korces. Ia mora doren e u bera kompetent ne kte “ specialitet ” te ri. Per t’u shenuar ishte fakti qe, sapo dilja ne rrugen Korce – Bilisht, ia behnin gra nga fshati Dishnice i rrethit te Korces, te cilat i merrja ne araba, deri ne Korce. Ato paguanin 50 leke te vjetra per sherbimin qe merrnin. Parate qe grumbulloja nga transportimi i grave i merrja per vete e nuk jepja llogari per kete pune timen. Grate, sapo hipnin ne arabane time, hiqnin kepucet, te cilat i mbathnin serish, kur zbritnin, tek varrezat e ushtareve franceze, ku lanin kembet, ne nje krua, ne ane te udhes automobilistike. Ne nje rast, me doli nga boshti qe lidhte dy rrotat njera rrote e arabaja ime nuk mund te ecte me. Isha i vetem e fuqite e mija nuk mjaftonin per ta ngritur rroten e per ta future ne fole; per fatin tim te mire, aty prane kaluan disa ushtare te kufirit, te cilet me ndihmuan.
Nga puna tremujore si lopar, fitova aq para sa per te blere ne tregun e zi nje pallto te gjate, me ngjyre blu te thelle, e cila ishte e modelit per gra e nuk kishte xhepa fare. Qamili dhe Zonja e cuan tek nje rrobaqepese, e cila i hapi dy xhepa dhe e ngushtoi dicka pallton. E kalova me me pak te ftohte dimrin qe pasoi. Gege Ganua dhe e mira Zonje u kujdesen, si per femijet e tyre qe te me siguronin ngrohtesine e nevojshme ne ate dimer te ftohte, sidomos, kur dilja ne rruge, per te shkuar ne shtepine e Qamilit dhe te Velidese, si dhe kur shkoja e kthehesha nga biblioteka e qytetit. Palltua e gjate, ishte e holle dhe e perafert me mantot zonjave, te cilat donin te dukeshin sa me elegante.
Ne ate pune, e cila zgjati plot tre muaj, bera jete te izoluar. Shkoja ne qytet vetem per te cuar qumeshtin dhe grate e kthehesha menjehere. Isha ne shoqerine e familjes te kolonjarit dhe te lopeve te rraces valdostane qe nxirrja ne kullote. Per fatin tim te mire, prane stalles te lopeve, ndodhej nje bahce me lloj – lloj pemesh e cila ishte ne pronesi te Senatoriumit te Korces. Ne ate bahce punonin e kujdeseshin per pemet, dy pleq nga fshati Kamenice i rrethit te Korces. Nuk m’u ndane pleqte, te cilet, jo vetem i doja e i nderoja shume, por dhe mesoja prej tyre. Njerin nga te moshuarit e quanin Ali; tjetrin – Demir. Ky Demiri, dikur kishte punuar pertej Oqeanit Atlantik, madje dhe ishte dashuruar atje, por ishte bere pishman qe ishte kthyer. Kur kisha kohe te lire, shkoja prane te moshuarve e degjoja, me kurreshtje, rrefimet e tyre. Hera – heres, kur nxirrja lopet ne kullote takoja e bisedoja me ndonje fshatar nga Rovi e nga Shamolli, te cilet ne rruge jo ligjore shfrytezonin kulloten e Ndermarrjes te Ndertimit. Qamilit, keto biseda nuk i pelqenin dhe me kritikonte, per faktin se nuk i perzija nga kullota kafshet e tyre.
Ne vjeshten e vitit te dyte te shkolles, kur isha ne degen e agro – zooteknise, na cuan ne nje praktike mesimore te cuditshme. Ndermarrja Bujqesore me qender ne Vlocisht kishte nevoje per fuqi punetore. Drejtoria e kesaj Ndermarrje Bujqesore ra ne ujdi me Drejtorine e Shkolles tone dhe, per te zbutur mosperkimin e kerkeses me oferten ne fushen e fuqise punetore, derguan neve qe ishim per te plotsuar boshlleqet. Ne mezi e pritnim daljen ne praktike dhe e kishim nje lloj “ feste ” ate kohe qe kalonim ne terren. Shkaku kryesor qe miklonte gezimin tone ishte fakti se do te largoheshim disa dite nga klasa do ta “ braktisnim ” ate monotoni te bezdisshme.
Ne vjeshten e vitit 1956, 1 – 2 klasa paralele te nxenesve qe msonin per agronomi morem udhen qe te conte ne qender te fermes, e cila ishte dhe qendra e atij fshati socialist. Ferma ishte ngritur ne mes te kenetes te dikurshme te Maliqit dhe menaxhonte toka mjaft te pasura, me perberje humusi. Nuk kisha pare ndonjehere ne jeten time te atille toke. Ne fshatin tim dhe ne treven perqark zoteruese ishin tokat argjilore dhe gurishtet ku kultivohej urov, duhan, elb, tepe dhe kockulla. Ne tokat e fermes te Vlocishtit kur shkelje ne parcele, humbiste kemba ne humus. Ne ditet e nxehta te veres, vende – vende vshtroje shtellunga tymi – deshmi e torfes qe vetendizej. Kur veshtoja traktorin qe plugonte, kenaqesha me brazdat e drejta dhe me ugarin uniform e te qendisur per bukuri ku brazdat mbeshteteshin pas njera tjetres, sikur do te mbanin shoqja – shoqen. Toka ishte me ngjyre te zeze dhe kur punohej, ugari leshonte ere te kendshme. Fusha ishte e sistemuar dhe parcelat pershkoheshin tej e mbane, nga kanale vadits e kullues, por ujitja e bimeve ishte mjaft e veshtire, mbasi torfa e terhiqte poshte ujin. Ne ate kohe, sapo kish nisur te aplikohej ne vendin tone ujitja ne forme shiu e cila kursente ujin dhe sillte lehtesira te tjera. Ferma ( ndermarrja bujqesore e Vlocishtit ) kultivonte: Panxhar sheqeri, patate, grure, miser, fasule, luledielli etj. Perparesi merrte prodhimi i panxharit te sheqerit. Jo vetem se tokat ishin mjaft te pershtatshme per kultivimin e kesaj kulture por dhe per arsye se ne afersi te fermes ( 5 – 6 km ) funksiononte Kombinati i Sheqerit “ 8 Nentori”, i vetmi kombinat i ktij lloji ne vendin tone.
Banoret dhe punetoret e fermes ishin te mbledhur nga treva te ndryshme te qarkut te Korces. Me se shumti kishin zbritur ne fushen e Korces dhe ishin sistemuar ne kete ferme fshatare nga fshatrat e Gores e te Oparit, ku kishte me shume varferi, si dhe devollinj, madje dhe kolonjare. Me ka mbetur ne mendje nje fshatar nga Qinami i rrethit te Kolonjes, te cilin e quanin Ali. Aliu nga Qinami ishte pa ekuilibrin e nevojshem mendor dhe e shfrytezonin ate per pune te rendomta. Vendasit e kishin etiketuar si debil dhe e ironizonin, ne cdo rast. Debili Ali Qinami, punonte me se shumti me kazme e me lopate. Ai e ngrinte veglen ( kazmen ) larte dhe e ulte ate me te rrotulluar. Njerezit qe ishin prane tij per t’u ksehasur, te trembur, largoheshin, me vrap. Aliu, i ndikuar nga bejtexhinjte e famshem te Kolonjes, perseriste thenjen filosofike, me sa duket pa ia ditur kuptimin. Ai, duke punuar me kazme, bertiste:
“… Moj dynja, felek – felek;
Ca i ngre; ca i perpjek…”
Kur nuk ishte ne ekuiliber mendor, Aliu ia fuste kot e fliste fjale pa lidhje. Njera nga theniet e tij, pa mend, ishte:
“… Byrekun, me nenteqint e netedhjet e nente pete;
Jam zonja e bej vete…
Edhe gjalpe nuk do shume…”
Kur Ali debili kendonte keshtu, banoret e fermes i mblidheshin, si blete, e ky ishte relaksimi i tyre.
Per te percjelle ditet e praktikes mesimore, na sistemuan per te fjetur ne nje depo drithi, te pershtatur si fjetine; teksa ushqeheshim ne mensen e punetoreve te bujqesise. Fjetja ishte problematike, kurse ushqimi nuk ndryshonte shume nga ai qe lame ne konvikt. Diten shkonim ne are, per te bere praktiken mesimore, ne parcelat e mbjella me panxharsheqeri dhe me kultura te tjera. Shkonim pas disa traktoreve te vegjel e te cuditshem te cilet terhiqnin disa plugje, gjithashtu interesante me forme te perdredhur, te cilet nuk i kishim pare, deri atehere. Traktori perpara e ne pas tij, grumbullonim tuberat e panxharsheqerit qe shkulte ai plug i cuditshem. Panxharin e grumbullonim ne kavaleta te gjata, te larta rreth 70cm, ne ane te parceles qe te mos pengonte plugimin per mbjelljet pasuese dhe i mbulonim me kashte. Ky lloj shtratifikimi ishte i perkohshem; derisa panxhari te transportohej ne kombinatin e sheqerit “ 8 nentori”, ne Maliq. Vendasit na mesuan sit te hanim panxharin e sheqerit te pjekur, i cili ishte mjaft i shijeshem. Donim ta benim dhe vete kete marifet, ne menyre qe te plotsonim, sadopak diedten ditore, por nuk kishim sobe e marifetinuk na eci.
Ne Korce e ne fshatrat ku kultivohet panxhari i sheqerit, ne stinen e ftohte, nikoqiret, per te shfrytezuar, ne maksimum nxehtesine e sobes (porit). Pas gatimeve, futnin ne sobe disa kokrra panxharshqeri, te cilin e piqnin dhe e konsumonin. Panxhari i pjekur ishte mjaft i shijeshem. Si femije kurreshtare, na e kish enda ta aplikonim kete zgjidhje interesante, por na mungonte pori.
Koheqendrimi ne fermen e Vlocishtit, kaloi sa hap e mbyll syte. Paradite ishim ne are, pas traktorit, zetorit, kultivatorit apo arabase qe manipulonin e transportonin produktet bujqesore; mbasditen e kalonim me ndonje loder te moshes ose me ndonje shaka nga tonat dhe ne mbrmje, te lodhur e te kapitur na merrte gjumi.Kjo ishte dinamika e nje dite pune ne fermen e Vlocishtit; per argetime te tjera, nuk behej fjale fare.
U kthyem ne shkolle, per te vijuar programin msimor, atje ku e kishim lene. Moti, gjate kohes te praktikes msimore ne fermen e Vlocishtit mbajti i mire e ne u knaqem, pa mase. Kur binte shi, leviznim apo me mire te them, laterzyheshim ne ato baltovina; here me kepuce e here me kembet te zbathura. Vendasit, te cilet, ne shumice ishin punetore te fermes, kur binte shi, qarkullonin me cisme llastiku, te cilat neve na mungonin e nuk na takonin. Ne ferme qarkullonin mjaft qerre, te terhequra nga disa qe te cuditshem trupmedhnj, me lekure gri, te rraces Mareman, per te cilet degjuam se i kishin prure nga Hungaria.
U kthyem ne shkolle, ne ate mjedis te njohur, i cili se si na dukej. Na dukej sikur po na hante klasa, dhe mezi mbusheshim me firome ne ate mjedis te ngushte. U mesuam te punonim e te barisnim ne ajer te paster e pa kufi. Dy jave, brodhem neper ara e na dukej vetja aq te lehte e te lire, sa mateshim me eren. Te mbyste era e kendshme e ugarit te ri dhe te velte kenaqesia e vjeljes te produkteve te fresketa; bio. Dy jave nuk ishin pak per tu c’mesuar me rutinen e mbylljes te gjate, ne mjedis te kufizuar. Ne ferme e ndjnim veten te lire dhe per faktin se nuk ishim ne vrojtimin e vazhdueshem te msuesve dhe te kujdestarit, te cilet, na monitoronin ne cdo hap e na kerkonin te zbatonim rregullat e sjelljes, ne shkolle, ne konvikt e ne qytet. Dy jave, nuk rrethoheshim nga mure, banka e libra, dhe nuk mendonim per formula apo per ekuacione por ishim ne mes te bimeve te gjalla e rrethoheshim nga njerez te thjeshte e te mirete punes, te cilet mbanin ne krahe kazma, lopata, shata, latoshka e ca si kaci te vogla me te cilat benin pune konkrete, produktive. Ata, vertet silleshin sic t’u vinte per mbare por, ne gjykimet dhe ne veprimet e tyre, veshtronim ciltersi e thjeshtesi .
Praktiken mesimore me te kendshme e kryem ne vjeshten e vitit 1957. Ate kohe, na cuan ne fermen bujqesore ( ndermarrjen bujqesore) te Elbasanit, e cila mbante emrin e deshmorit te Luftes Nacional Clirimtare: “ Syrja Dylgjeri ”. Praktika mesimore ne kete ferme ishte e domosdoshme. Ne Korce, ku kishte seline dhe veprimtarine kryesore mesimore Teknikumi yne, nuk rriteshin agrumet dhe ullinjte; per nje agronom, sidomos per ata te profilit te frutave, njohja e portokallave, limoneve, hurmave, mandarinave, ullinjve, etj. ishte domosdoshmeri. Ne Elbasan, dhe konkretisht ne fermen “ Syrja Dylgjeri ” keta kultivare rriteshin e ishin nga frutat me ne ze. Ishte koha kur hurmat ishin pjekur, madje mjaft syresh ishin te tejpjekura e vareshin ne dege te pemeve sikur te na e benin kilizi. Verdhonin parcelat me hurma, me portokalle e me limone. Gjethet kishin rene e frutat ngjyre floriri zbukuronin mjedisin.
Ne fermen “Syrja Dylgjeri ”, u sistemuam ne kushte mjaft te pershtatshme. Na sistemuan ne sektorin e Kosoves; prane qytetit te Elbasanit – “kerthizes” te Shqiperise. Shumica e punonjesve te sektorit, per rrjedhoje dhe banoret e qytezes me te njejtin emer, ishin me origjine nga Kosova. Drejtoria e fermes dhe administraata perkatese, u kujdesen qe sistemimit tone, per praktike dhe per te jetuar te mos i mungonte asgje. Diten e kalonim ne pemetoree. Mesuam si mbillen farishtet e agrumeve, si rriten fidanet ne fidanishte, si behej transplantimi i fidaneve nga fidanishtja ne parcele, si dhe sherbimet kulturore qe u beheshin frutave, ne stine te ndryshme.
Kurioziteti i adoleshenteve te padale, na coi neper rrugicat plot dyqane, te Elbasanit tradicional ku shitoret shtriheshin ne te dyja anet e rrugeve te qytetit. Elbasani shquhet per punime atrizanale te larmiishem dhe per gatime me shije. Ne, te shtyre nga kurreshtja dolem per ti pare keto begati- live. Pame shume gjera e biseduam me mjaft njerez. Pyetjet tona per cmimet ishin te kota mbasi nuk kishim para e nuk do te blinim asgje. Ne nje rrugice, emrin e se ciles nuk e kujtoj per momentin, nje shites, me nje karroce te sajuar si tezge, i cili shiste prodhime brumi, bertiste me te madhe: “ Hajde, simite me bugace, ke daja ”! Disa te tjere, i kishin vendosur mallrat ne nje lloj tezge prej kompensatoje, te cilen e mbanin te varur, ne qafe. Me kete lloj tabakaje te vecante, ata benin tregtarin shetites. Kalonim anes rruges, ne grup. Binim ne sy qe nuk ishim vendas por te ardhur (Elbasanesit u thone jabanxhinj ). Kete vecori tonen e kishin pikasur edhe shitesit elbasanas. Njeri nga tregtaret vendas, nje burre rreth te tridhjetave, i ngjallur e me bark qe binte ne sy, sic duket qejfli djemsh, i pakenaqur qe ne 16 vjecaret, pa vene ende brisk ne faqe, nuk kaluam perpara dyqanit te tij, i foli fqinjit, me tekstin e koduar qe vetem ata e kuptonin: “ O filan! Po ti trembi ata pellumba ketej ”!
Qendrimin ne Elbasan e shfrytezova dhe si kohe te pershtatshme per te kerkuar e per te gjetur disa nga njerezit e mi, te cilet punonin e banonin ne ate qytet. Kisha shume vite pa e pare Barjamen; vajzen e madhe te xha Lazes, te cilit i therrisnim rendom – Aga. Barjamja e Laze Xhezo Haderaj, gjitonit tim ne Kalivac te Tepelenes, ishte martuar kur ishte jo me shume se 16 vjec, ne fshatin Corrush te Mallakastres, me Qani Shehun; kusheri i Mehmet Shehut, i cili, jo vetem qe ishte me i madh ne moshe, por ishte dhe i “ vrare ” nga veshet. Qaniu, ne ate kohe ishte roja, ne fermen “Syrja Dylgjeri”; ne sektorin e Kosoves. Fillimisht u njoha me Qanine, ne nje bisede te rendomte, nga ato qe zhvillohen ne pushimet e punes dhe ku te panjohurit pyesin per rrenje e per dhemballe, pa marre parasysh ruajtjen privatesise. Pas njohjes me te shoqin, nje mbasdite, i bera vizite kortezie, Barjames, sipas orientimit te bashkeshortit te saj. Sic eshte tradita shumevjecare e fshatit tim, Barjamja, e cila me njohu, sapo me pa, me puthi ne faqe me mallin dhe me ciltersine e gruas te malluar, per njerezit me te cilet eshte rritur porqe nuk i ka pare, prej kohesh. Ajo me priti e me sajdisi sikur ti kishte vajtur ne shtepi vellai i saj i madh – Nurja apo vellezerit e tjere: Kujtimi; Raiti apo motra Merushe.
Grupi yne perbehej nga 20 nxenes te perzgjedhur, nga me te perparuarit ne mesime dhe me sjellje te pelqyer. Ne praktiken mesimore te Elbasanit qendruam dy jave. Kur u larguam nga Elbasani per ne Korce, valixhet tona prej kartoni, te cilat i kishim marre me vete per te futur teshat vetjake, i mbushem me hurma. I ruajta hurmat, ne konvikt dhe i konsumova, pak nga pak. Ato u poqen pas vjeljes, ne valixhe dhe kulluan duke ma bere valixhen pis, me “xhelin” e lengezuar qe mbanin brenda.
Praktiken mesimore ne kete ferme, e perseritem dhe ne pranveren e vitit pasardhes ( ne muajin maj te vitit 1958). Ne pranvere, agrumeve dhe ullinjve, u beheshin te tjere sherbime dhe ne duhet te njiheshim me to. U sistemuam ashtu si gjashte muaj me pare, ne disa dhoma me gabarite te medha, te pershtatshme si fjetina. Me ushqim, u trajtuam si radhen e pare. Sa i takon qytetit te Elbasanit dhe sektorit te fermes, nuk ishim me ne te panjohuren. Ishim familjarizuar me mjaft punetore te fermes dhe me banore te sektorit; kishja hapur nje “ dericke ” komunikimi me gjitonen time ne Kalivac, Barjamen e Laze Xhezos.
Ashtu si ne praktiken e vjeshtes se shkuar, edhe ne pranvere drejtoria shkolles kishte perzgjdhur nxenes te klasave te ndryshme, me synimin qe te shkonin e te perfitonin nga praktika ata qe kishin tregues me te larte ne mesime, si dhe ata qe ishin me “te hedhur ”. Nje fotografi, te bere ne diten e largimit nga praktika mesimore, kur do te linim pas Elbasanin e do te niseshim per ne Korce, na ben me dije perberjen e grupit te nxensve praktikante. Ne ate fotografi te kohes se larget, ne keto dite identifikoj: Andrea Tanen, nga Kolonja; Perparim Kodren, nga Pirgu; Vasil Talurin, nga Hocishti; Vaso Bocin, nga qyteti i Korces; Myderiz Leken, nga fshati Osnat i krahines te Mokres; Thanas Foton, nga fshati Koblare i rrethit te Permetit ; Rakip Topciun, nga fshati Vishocice, i rrethit te Devollit; Jorgo Comken, nga Hocishti; Bajram Shahaj, nga Drizari i Mallakastres; Vasil Tollumi, nga fshatrat e Elbasanit; Zani Kociun, nga fshatrat e Devollit; Urim Spahiun, nga Verleni i Devollit; Foti Vllahun, nga Postenani i Leskovikut; Aleks Vangjelin, nga Barmashi; Qerim Muskaj, nga Pirgu i rrethit te Korces; Ali Hidersha, nga Rehovica e Skraparit; Novruz Barutin ( Starova), nga Poradeci; Xhemal Dautin, nga fshatrat e Permetit; Maksim Tuxharin, nga qyteti i Korces; Niazi Nelaj, nga Kalivaci i Teplenes; Gezim Kuqon, nga qyteti i Korces; Zihni Hoxhallarin, nga Poradeci; etj. Ne Elbasan kreva disa pune te nisura qe ne vjeshte; I bera vizite Qani Shehut, nga Corrushi, burrit te Barjames dhe ndoqa nje ndeshje interesante futbolli. “ Vdisja ” pas futbollit. Ate dite luante ekipi i futbollit kryeqytetas “ Partizani ”, kunder ekipit vendas te Elbasanit.
10 – 15 adoleshente nga grupi yne i nxnesve, ata qe ishin te dhene pas futbollit, shkuam ne “stadium”. Stadium i thencin se, ne fakt ishte nje fushe e rrethuar me tela me gjmba, pa tribune te mbuluar, me fushen gjithe uje e balte. Futbollistet te lerosur nga lluca, vraponin neper fushe e dukeshin sin nje tufe derrash qe po kerkojne rrenje bimesh, neper lluce. Te gjithe ne nxenesit simpatizonim e donim te fitonte “Partizani ”. Edhe une e Xhoda ( Xhemal Dauti ) qe ishim tifoze te “Dinamos”, shpresonim te fitonte “ Partizani”. Per ate ekip benim tifo dhe shpresonim per te pare nje ndeshje te bukur. Perballe furrise te thirrjeve frenetike te sportdashesve vendas, duke e ditur se zeri yne nuk ngrinte peshe, preferuam te rrinim “squke ”, sic thone tironsit. Nuk na e mbante te dilnim hapet ne mbeshtetje te ekipit mik. Pa bere kronistin e ndeshjes, loja perfundoi ne barazim 1:1. Me la pa mend nje ulerime e tifozeve elbasanas, te cilet bertisnin: “ Merri piken ”! Tifoz futbolli isha e nuk lija ndeshje pa pare por te tille ulerime, te artikuluar kesisoj, nuk me kishin zene veshet.
Sot qe po shkruaj keto rradhe, ne Elbasan perurohet stadiumi i ri i futbollit, i cili ka marre emrin simbolik: “ Elbasan Arena ”! E kam pare vetem ne television e me ka pelqyer. Kapaciteti i stadiumit eshte 12500 sportdashes, te ulur. Sot, ne oren 20.45, ne kete stadium do te luaje ekipi kombetar i Shqiperise, ne perberje te se ciles luajne, kryesisht futbolliste shqiptare nga Kosova. Cfare rasatesie, por, duhet pranuar dhe cfare zhvillimi? Pas 55 vitesh, ne Elbasan, ne kushte te tjera, po zhvillohet nje ndeshje e madhe, ne kuadrin e finaleve te Kampionatit Europian te Futbollit. Le te shpresojme se edhe futbolli elbasanas do te njohe rritje e do te ngjitet ne nivelin e3 dikurshem kur luanin: Ibershimi; Gjika; Jorgaqi etj.
Me 1 Maj te vitit 1959, me nje grup djemsh adoleshente shkova ne lumin Shkumbin, per t’u lare. Temperaturat e ajrit ishin te larta e ne donim te freskoheshim. Dhe ishte dita e pare e majit. Pranvere e atyre viteve. A mund te krahasohet klima e diteve aktuale me te asaj kohe? Natyrisht qe jo. Sa shume ka ndryshuar klima? Cfare ka bere ngrohja globale si rezultat i prapesive te njerezimit. Sot, eshte e veshtire te behen parashikime te motit, mbasi eshte prishur ekuilibri dhe rregullsia.
U lame ne lume e u “thekem ” ne reren nxehte, e cila nuk ishte shtrese e njejte por vullenga – vullenga ( njolla – njolla ). U relaksuam, pa mase e qendruam ne shoqerine e njeri – tjetrit, disa ore. Ishim shume te cilter ne raportet me njeri – tjetrin e nuk linim gje pa thene; komunikonim hapet (nxirrnim edhe zorret e barkut ). Aso kohe, nuk kishim e nuk veshem rroba banje te posacme, por u krodhem ne lume me ato mbathje qe kishim ne trup. Ne pergjithesi, mbathjet tona ishin prej kamriku te bardhe e me kembe. Per mbathje te trikotuara, ne ate kohe, asqe behej fjale. Jo per ne qe ishim te varfer ne familjet tona, por as per te kamurit e asaj kohe, te cilet nuk i kishin keto mundesi qe kzistojne sot. Ne ate kohe dija pak not, te cilin e kisha mesuar ne Lumin Viose, i cili rrjedh ne hapesirat e fshatit tim. Dinte mire not, shoku yne i klases- Novruz Baruti ( Starova ), i cili e kishte shtepine buze gjolit, ne Poradec dhe Tane Vangjelovskij, nje fshatar nga treva e Shulinit, i cili e kishte shtepine buze liqenit te Prespes. Ne grup kishte dhe korcare si Maksim Tuxhari e Gezim Kuqo dhe ndonje “ i hedhur ”si Luan Ducja nga Elbasani; Xhemal Dauti, nga Permeti; Perparim Kodra, nga Pirgu; Zihni Hoxhallari, nga Poradeci etj. te cilet notonin bukur. Larja ne lumin e Shkumbinit, ne rrembat qe formonte lumi, ashtu, se bashku, ne grup shokesh u perngjante ekskursioneve te fshehte qe benim ne Korce, ne kodrat e Shenndellis, kur futeshim neper gmusha qe te mos na pikaste njeri e tymosnim nga nje cigare, per qejfin tone, teksa shoku i grupit Gezim Kuqo na lexonte pasazhe nga libra te ndaluar.
Pas praktikes mesimore qe zhvilluam ne Elbasan, diku nga fillimi i muajit qershor 1959, u kthyem ne Korce, ne “ cerdhen “ tone; ne konvikt dhe ne shkollen bujqesore “ Irakli Terova ”. Godina e konviktit ishte ngritur e re, ne zonen e Radanecit, prane hanit te Nasi Vithkuqit. Per shkolle shfrytezonim nje ngrehine te vjeter njekateshe, te mbuluar me tjegulla te kuqe. Para se te kthehej ne shkolle, per ne, ajo ngrehine ishte shfrytezuar si depo, nga Ndermarrja Bujqesore “ Irakli Terova”. Mjediset e pershtatura si klasa, formonin nje U, te hapur nga Jugu.
Praktika te tjera mesimore i kryem brenda dites, me vajtje-ardhje dhe te sistemuar ne shkolle. Vreshtat e formuara ne Vllanice, i kishim si shtepine tone. Kur shkonim ne kete vreshte masive, e cila shtrihej ne disa vargkodrash ne kohen kur piqej rrushi, na jepej mundesia te zgjidhnim freret e rrushit me te pjekur, te cilat i konsumonim pa lare. Keshtu dhe ne pemetoret e fermes “ Irakli Terova ”, ku benim te gjitha praktikat. Ne ato bahce, kur shkonim per praktike gjithe diten qendronim ne maje te pemeve. Nuk mund te harroj nje rast, ndonese ishte i shkeputur. Nje dite shkuam ne fermen e Zvirines, matane Maliqit, ku funksiononte nje bahce e madhe, me peme te llojeve te ndryshme. Ishin pjekur mollet, dardhet, vishnjat, kumbullat etj. Hanim ato qe na pelqenin. Njeri nga shoket, me nje gjysme shakaje por jo pa ironi, pyeti brigadier Sefen: “ Si e ka emrin ky varietet molle ”? te cilen e mbante ne dore dhe e kafshonte . Sefja, i zene ngushte ngaqe nuk kishte njohuri te mjaftueshme, u pergjigj: “ Ha e mos bej shamate ”! Praktika te tjera interesante ishin: Rritja e krimbit te mendafshit, te cilet i ushqenim me gjethe mani, te cilat i mblidhnim ne bahcene me mana te sanatoriumit te qytetit. Keshtu dhe shartimi, shtratifikimi dhe sherbimet qe u benim kalemave te hardhive, te cilat i ruanim, deri sa te nxirrnin lastare, ne dhoma te ngrohta, me temperature konstante.
Jo ne te gjithe rastet kam dale i fituar. Ne muajin gusht te vitit 1958, kur kisha mbaruar vitin e trete te shkolles e prisja per te nisur vitin e katert e te fundit, punetoret e fermes “ Irakli Terova ”, ne valen e punes per te mbledhur prodhimet, nje dite nisen prerjen e majave te fidaneve te molleve, ne fidanishte, ne menyre qe ata ate formonin kuroren, ne lartesine 1.2m mbi toke. Brigadieri me dha nje pale gershere vreshti te prodhimit gjerman e une, tere qejf nisa nga puna. Puna me eci mbare. Ne fund te dites, puna ime u cmua nga brigadieri 200 keke ( te vjetra). Kur po linim punen, ne fund te dites, dikush, nga pakujdesia ime qe kisha kaluar ne eufori, me grabiti gersheret. Dola si “rruar – qethur” ate dite e vajta ne konvikt me turinj varur.
Ne nje rast tjeter, po ne ate muaj, prane konviktit ndodhej nje bostan i zbukuruar nga kokrrat e pjekura te imonikeve ( shalqinjve ). Se bashku me shokun tim te klases, Perparimin, nga Pirgu, u futem mezhdes, me trup te perkulur; ndaluam atje ku ishin shalqinjte me te medhenj; dolem ne siperfaqe te parceles ku shfrytezuam zvarritjen per t’u afruar tek kokrrat qe duhet te merrnim. Mbasi keputnim kokrrat me te mira, i rrokullisnim ato, neper are, derisa i shtynim ne mezhde. Vec te veshtroje cfare bukurie dhe shpikje gjetem? Brigadier Maqua, e mesoi hilene mbasi u fut ne parcele per te kontrolluar bostanet, ne fund te dites.
Muaji qershor i vitit 1959 dhe ai qe pasoi ishin mjaft te ngjeshur e te stresuar per ne – maturantet. Do te pergatiteshim e do te paraqiteshim ne provimet e matures. Nuk ishte shaka; provimet e matures ishin nje testim i punes tone katervjecare ne teknikunin bujqesor. Shkolla, pas provimeve te shtetit, i pajiste nxenesit me nje diploma, e cila te lejonte te ushtroje profesionin e teknikut te mesem te specializuar ne nje profil te caktuar.
Ne shkollen tone, pas perfundimit te kater viteve dhe dhenies te provimeve te shtetit, nxnesit qe kishin mesataren 5 ( shkalla me e larte e vleresimit), pajiseshin me nje diplome ku shkruhej, me shkronja ne ngjyre te kuqe, sigla: “ Shkelqyeshem ”. Ne shkolla te tjera, sidomos ne Tirane, nxenesve te kesaj kategorie u shperndanin medalje ari. Tek ne – jo. Ne fund te sezonit te provimeve, mesuesi kujdestar bente bilancin e rezultateve ne provimet e te kater viteve te shkolles dhe per ata qe kishin mbi 85 perqind te lendeve te vleresuara me noten 5 i bente propozim drejtorise te shkolles, qe nxnesi ne fjale te ishte kandidature per te marre diplomen “Shkelqyshem”.
Isha nxenes me tregues cilesore, mjaft te mire. Ishja njeri nga kandidatet per te marre diplome “shkelqyeshem ”, por me duhej te jepja nje provim plotesues, me qllim qe te arrija kuoten e 85 perqindshit te notave te prgjithshme -5. Lenda qe do te rijepja ishte Hortikultura ( kultura e perimeve ). Nje lende e cila cmohej si e dores se dyte e pa peshe ne bashkesine e notave, te ciles nuk i kisha vene shume rendesi. Pas kesaj, situata per mua u nderlikua disi. Me duhej te pergatitesha per t’u paraqitur denjesisht ne provimet e shtetit dhe ne te njejten kohe, te saktesoja kerkesat per te permiresuar noten mesatare, ne nje lende qe e kishja dekonsideruar. U ngarkova, por, me me teper pune, e perballova situaten. E kapa objektivin; te kater provimet e shtetit i nxorra me vleresim 5 dhe ishja ne mesataren e kerkuar me mbi 85 perqind te notave pesa. Ne perfundim, me akorduan diplomen “ shkelqyeshem ” dhe me shkrojten e mrin ne Librin e Nderit te Teknikumit Bujqesor “ Irakli Terova ”, i cili, sic dihet eshte liber i vecante e ruhet ne arkive, pergjithmone.
Pergatitja per te dhene provimet e shtetit u krye sipas disa rregullave qe nuk i njihnim me pare. Mesuesit na dhane pytjet, sipas lendeve dhe zhvilluan konsultime, me ne, per te zberthyer elemente te vecante, me pak te kuptueshem. Nxenesit studiuan ne menyre individuale dhe ne grupe te vegjel, sipas deshires. Per studim u shfrytezuan mjediset e shkolles e te konviktit; biblioteka e shtetit dhe mjediset ne natyre, ne vecanti hijet e pemeve dhe shkurret e kodres ku ndodhet kisha e Shendellise. Nxenesit nga qyteti i Korces ishin me te privilegjuarit. Ata mund te studionin ne mjediset familjare ku dhe hapesirat jane me te bollshme e te qeta. Nuk lejohej largimi i nxenesve ne rrethe te tjere, madje as ne fshatrat nga ishin.
Provimet shtetit u zhvilluan ne dhjetditeshin e trete te muajit qershor dhe ne gjysmen e pare te muajit korrik, te vitit 1959. Provimet u dhane perpara nje komisioni te posacem mesuesish ku ishte e detyrueshme pjesemarrja e mesuesit te lendes dhe e drejtorit te shkolles- Vangjel Rikashit. Isha nxenes i deges te frutikultures. Lenda kryesore e kesaj dege ishte frutikultura me pjeset prberese si vinikultura ( vreshtaria ); agrokultura ( agrumet ); olivikultura ( kultura e ullirit ) etj. Drejtues i frutikultures ( molle, dardhe, kumbulla, qershi, kajsi, pjeshke etj.) ishte nje mesues shume kompetent e autoritar, te cilit rrallehere i qeshte buza. Ai quhej Vasil Stralla, nje njohes i shkelqyer i lendes qe drejtonte dhe ishte nje metodist i rralle. Ne perfundim te provimeve u rendita me nxenesit qe u diplomuan me tregues te “ shkelqyer ”. Nuk beme ndonje mbremje mature si ato qe behen sot me plot salltanet, me muzike e me hedhje mielli ne fytyre. Festuam sipas mnyres tone dhe sipas kushteve e brenda normave te kohes. Nuk mbetem pa gje. U organizua nje darke e perbashket ne te cilen moren pjese, bashkerisht, nxenesit maturante dhe mesuesit tyre. Ndarja ishte e trishte. Po ndaheshim pas kater viteve te mundimshem te jetes se perbashket. Kishim pershkuar labirinthet e jetes adoleshente kur, ne nje fare menyre percaktohet e ardhmja sejcilit dhe i vihet vula, rritjes dhe formimit te karakterit te njeriut. U ndame me dore ne qafe e m e lote ne sy; morem me vete nje mal me mbresa te bukura ku sunduese ishte dashuria, respekti dhe dashamiresia per njeri – tjetrin. Asnjeri nuk ia kishte me hile tjetrit. Dashuria dhe respekti nuk ishin vetem brendaperbrenda klases por shtrihej edhe ne klasat paralele. Kater vitet qe kaluam se bashku na kishin lidhur aq ngushte sa na dukej sikur kishim dale nga i njejti bark dhe sikur ishim rritur ne shprgejte e njeri – tjetrit. Ajo dashuri, aq e brishte; aq e cilter dhe aq e pafajshme, veshtire se mund te gjendet ne ditet tona. Si qenie humane ne rritje, ne ata vite te adoleshences tone, pas diplomimit, na kishte perfshire euforia dhe dalldia e moshes te paqortueshme.
Njeri nga shoket e klases; me i moshuari mes nesh, Barjam Shahaj, te cilit, me shaka i theshnjim Pablo, nga Drizari i Mallakastres, i cili kishte ardhur per te vijuar shkollen e mesme, pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, u kujdes per te bere nje polifoto, si klase. Eshte ndoshta kujtimi me i vyer i jetes time rinore. Polifotua u kompozua ne menyre te atille qe te perfshinte 27 nxnesit e klases tone dhe kater mesuesit pergjegjes. Ne krye te fotos, sikur te ishin ne nje tribune mbledhje jane vendosur: Vangjl Rikashi, drejtor i shkolles; Vasil Stralla, mesuesi i frutikultures; Klementina Dishnica, e rrepta Klementine, e cila ishte msuese kujdestare dhe Mihal Duro, mesues i praktikes mesimore. Ky i fundit ishte personalitet i vecante; jo per nga horizonti por nga menyra e qasjes tek nxenesit. Ai ishte arsimuar ne Bordo ku kishte jetuar disa vite dhe sillej, sin nje europian i vertete. Kulturen oksidentale qe kishte marre ne France, Mihallaqi, perpiqej, ne te gjitha menyrat ta “injektonte ” tek ne “ aguridhet ”. Shpejt e beme shok mesuesin tone zemermire. Me ka mbetur ne mendje nje keshille e urte e tij, sipas te ciles: “ … me mire pini nje cigare duhan se sa te qeroni nje molle, kur e hani ”! Sa per veten e tij, Mihallaqi nuk e pinte cigaren por e hante duhanin ( e pertypte ate ). Ai drejtonte praktiken mesimore dhe na mesoi disa mjeshteri te domosdoshme per nje frutikulturist. Ai na mesoi te krasitnim mollet, kumbullat, dardhet, vreshtin dhe pjergullat etj. etj. peme qe rriteshin ne zonen Korces. Vellai i tij, Gaqua, na mesonte hortikulturen ( kulturen e perimeve).
Polifotua ka nje simbolike te caktuar dhe eshte rrefimtar i mire e i plote. Ne anen e majte te saj eshte vendosur konvikti yne i dashur, i cili ndodhej ne anen Veriore te qytetit te Korces, me pamje dhe me hyrje, nga rruga kryeore qe te conte ne Maliq. Ne qender te saj eshte vendosur nje dege molle, me fruta e me gjethe, simbol i deges ne te cilen u diplomuam, specialiste frutikulture. Siper saj eshte nje liber i hapet, i cili therret: “ Dijet nuk kane fund; ato jane te hapeta, si ky liber ”! NE njeren faqe te librit shkruhet: Klasa e IV. B, Frutikulture; ne tjetren shkruhet: 1958-1959 qe daton kohen kur u ndane deget: agrozootekni e frutikulture. Kemi fiksuar dhe nje date, takimi ne Tirane, me 10 korrik te vitit 1965, takim, i cili nuk u be kurre realitet. Pas ndarjs, sejcili prej nesh u fut ne rrjedhen e jetes e trajektoret nuk perkonin, per rrjedhoje askush nuk u kujtua per ate takim, i cili u shnderrua ne nostalgji. Sot, kur kane kaluar shume vjet nga ajo date, kur veshtroj, me vemendje ate polifoto, jo vtem qe shmallem me shoket e sjell ne vemendje shume kujtime te bukura e te trishta te moshes te rritjes e te formimit tone.
Ne kohen kur u kompozua dhe u realizua ajo polifoto, ishim pa vene vrisk ne faqe dhe lexonim pa ndihmen e xhamave zmadhues; koha qe ka shkuar na ka zbardhur, na ka lodhur na ka rregjuar. Per te shquar shoqi – shoqin, sot me duhet te perdor xhama zmadhues , te cilet e kalojne numerin 3.5. here. Me trishtim vrojtoj imazhin e shokeve qe jane ndare nga jeta: Gezim Kuqo; Maksim Tuxhari; Barjam Shahaj; Isa Mani; Rakip Topciu; Jorgo Comka; Andrea Tane; Perparim Kodra etj. Pleqeria na ka ndeshkuar me shperfytyrim; disa edhe me semundje te renda. Nuk ndihem fare mire, kur veshtroj ata portrete njomzakesh dhe bej krahasimin me te sotmen. Prparim Kodra, njeringa djemte me te forte te klases e te shkolles, u mposht nga astma bronchiale; Qerim Muskaj, hokatari gjithe nur, tani eshte shperfytyruar; Ali Hidershau Zihni Hoxhallari e mjaft te tjere, jane rregjuar e ecin me ndihmen e bastunit. Smundje te renda kam percjelle edhe vete. Ndihm kq qe disa shoke klase nuk kam mundur ti takoj, prej vitit 1959, kur u ndame. Aleks Vangjelin; Saliko Kambollin; Foti Vllahun; Vasil Tollumin; Thanas Foton; Zani Kociun; Teki Gegollin; Tane Vangjelovskin; Vaso Bocin; Zihni Hoxhallarin; Pandi Cicin; dhe Luan Ducen, nuk kam mundur ti takoj. Polifotua, per mua eshte nje kujtim i shtrenjte, nje rlike me vlere te madhe e nje send i pashlyer. Ajo me ndihmon te identifikoj shoket qe jane ne jete e te mos harroj imazhin e te tjereve qe jane ndare nga jeta. Duke sjelle ne kujtese fytyrat e tyre dhe emrat qe jane shkruar poshte cdo fotografie, kujtoj e relaksohem dhe me prapesite qe kemi bere, per shkak te moshes te parritur e papjekurise dhe qyfyret qe kemi bere.
U ndava nga shoqeria e shkolles dhe nga te afermit me banim ne Korce dhe u pergatita per udhe te gjate. Fillimisht vajta ne shtepine e kusheririt Qamil Pasho Nelaj. I parritur isha vertet, por isha bartes I mentalitetit te fshatit tim. Velidene e doja shume por, me pare, sipas tradites, duhet te shkoja tek kusheriri, pastaj tek kusherira e cila, fund te fundit, ishte ne dere te huaj. Ne shtepine e Qamilit u ndava nga i zoti i shtepise, nga gege Ganua me halle; nga Zonja – Zonje e nderuar dhe nga femijet: Xhevdet; Kastriot dhe Drite. Pastaj shkova ne shtepine e Qani Bektash Shabanaj. U ndava me Qanine, me kusheriren time Velide dhe me femijet: Lirika e Luiza. Me djalin e madh te asaj familje, me Astritin, i cili, sapo kishte mbaruar klasen e pare te shkolles fillore, do ta merrja udhen per te shkuar ne Kalivac te Tepelenes. Tanen dhe Katjushen, se bashku me Gjonin te palindur, nuk mund ti takoja. Ata, pas ndarjes nga jeta te Ferrikut, te cilin e doja dhe e cmoja shume, kishin shkuar ne fshatin Shkoze, te rrethit te Vlores, ne familjen e madhe te babait te Ferrikut, tek Idai Brahimaj dhe tek e shoqja e tij – Fatimeja.
Bera gati “ pajen”: ( ato pak placka trupi ), te cilat ishin nje qese pelhure ( atehere nuk kishte qese plastike ) dhe nje valixhe prej kompnsatoje, te cilen e kisha bere tek zdrukthtari Mandi Sofroni, nga fshati Punemire i rrethit, por qe punonte e banonte, prej vitesh, ne qytetin e Korces. Valixhen e mbusha me gazeta dhe revista sportive, te qemtuara, ne vite. Ne ate kohe simpatizoja ekipin futbollit te “ Dinamos ” te Tiranes, i nxitur nga loja teknike qe bente dhe nga uniforma e bukur qe mbante. Ne teresi, isha sportdashes i zjarrte dhe e ndiqja sportin ne vend e neper bote, me teper neprmjet shtypit te shkruar ( Gazetes se vetme sportive te kohes – “ Sportit Popullor ”.
Mes literatures sportive, kujtoj se ishte dhe nje reviste e ilustruar me fotografi cilesore nga ndeshja e futbollit: Angli –Hungari, e cila u zhvillua ne stadiumin “ Uembli ” te Londres, ne prani te rreth 100.000 sportdashesve, perfundoi 6 : 3, per hungarezet dhe u quajt ndeshja shekullit. Anglia njihet si atdheu i futbollit dhe, deri atehere, askush nuk e kishte mundur ekipin kombetar te saj, ne shtepi. Revista ishte ne Rusisht, gjuhe te cilen atehere nuk zoteroja, por kjo nuk me pengoi te mbaj mend, edhe sot e kesaj dite, disa nga futbollistet me te spikatur te tedy ekipeve. Revisten e cova ne Kalivac, se bashku me literaturen tjeter sportive por nuk di asgje per fatin metejshem te tyre.
Rrugetimi nga Korca ne Kalivac te Tepelenes, ne ate zheg korriku, kur infrastruktura rrugore ishte cope – cope dhe mjetet e transportit po ashtu, se bashku me Astritin 8 vjecar ishte nje aventure dhe nje kalvar me vete. Ndoshta nje here tjeter do ti kthehem ketij problemi mbreselenes.
Per ta mbyllur kete rrefim
Ethem, hapet e pa piken e drojes, se, per Korcen, kam qene e jam nostalgjik. Jo vetem se atje u rrita e u formova, si njeri, por per ndikimin, fuqishem te atij mjedisi ne drejtim te kristalizimit te disa tipareve te qenesishme njerezore, te cilat u konsoliduan, me pas.
Sa here me jepet mundesia, edhe tani kur mosha ka avancuar e fuqite jane paksuar shkoj ne Korce, me kenaqesi te vecante e me ngjan sikur shkoj ne Kalivac te Tepelenes. Kur shkoj ne Korce, kaloj, ne kembe rruget kryesore, kthehem e ndaloj perpara objekteve qe kam frekuentuar dikur, shmallem me natyren e bukur perqark qytetit, kujtoj e sjell ne mendje, femijerine time. Kujtime te shumta me ngjall, sheshi perpara Luftetarit te panjohur; kinema “ Morava ”; bulevardi “ Republika ” e ai “ Gjergj Kastrioti ”; Kisha e Shendellise dhe kishat e tjera: ( Shen Thanasi; Shen Gjergji; Shen Maria; Shen Triadha etj. Disa objekte sociale me vlere si Kinoteater “ Cajupi ”; Bulevardi “ Skenderbeu ”; Komitti Ekzekutiv i rrethit; Biblioteka e qytetit etj. etj. per te cilat nostalgjia nuk shuhet.
E lashe Korcen, te vogel ( si shtrirje ) dhe me ngrehina jo aq moderne; tani Korca nuk eshte si me pare. Ajo ka pesuar transformime cilesore, pa u larguar nga tradita. Kane te drejte ata qe thone: “Korca nuse ”! Ne nje vajtje kerkova konviktin tim; cerdhen time te paharruar, por me zor e gjeta, mes drureve te shumte dhe ngrehinave te larta. Pyeta dike per Hanin e Nasi Vithkuqit; nuk e kishte dgjuar; Kulla e Hirit, kishte mbetur po ajo qe kisha lene; Lumi i Dunavecit eshte mbuluar plotesisht e, ne vend te tij eshte shtruar nje goxha rruge , e asfaltuar e jane bere parqe te bukur me stola e me rrugica te bukura. 2 – 3 here jam ngjitur tek Varrezat e Deshmorve te Atdheut, atje ku mes bardhesise te perjetshme prehen, tre pilote, prane e prane, te cilet kane rene ne krye te detyres. Pozicioni i perzgjedhur ne ate lartesi i rri si kurore lavdie, Korces plake; Korces te Atdhetareve te shquar. Nga ajo lartesi, mund te soditesh qytetin dhe te besh krahasimin e ndryshimeve qe kane ngjare. Perse mos ta them, sic e ndjej? Sa here me jepet rasti te shkoj ne Korce ve re se malli per te, ne vend qe te fashitet; shtohet me shume e prap dua te vete. Ne kete ceshtje, i jap vetes te drejte. Vajtja dhe largimi im ne kete qytet, I cili me eshte bere si vendlindja ime nuk eshte si te tjeret, por i ngjan atij shiut te veres qe bie ne token e zhuritur e me pare pushon se sa nis te bjere. Nostalgjia ime per Korcen, nuk ka asgje te perbashket me deklaratat retorike; as nuk ngjan me perbetimet e sajuara, por eshte nje ndjesi njerezore e nje njeriu, i cili ndihet borxhli, ndaj nje miresie qe i eshte bere.
Nje porosi per kprcaret dhe korcaret, me kete rast, e kam: Ruajeni dhe duajeni qytetin tuaj te lashte e te bukur, ate qytet, i cili u ka dhene kete emer kaq te bukur dhe eshte nje “perle ” e vertete, ne shqiperi e me gjere! Ta dini mire se nuk e keni bere ju Korcen por ajo ju ka bere juve!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; ne Tirane, gjate muajve korrik, gusht, shtator- 2015