Tre muaj yzmeqar, per nje pale opinga lekure

Ishte viti 1950. Kisha mbyllur,  me tregues mjaft te mire,  klasen e dyte te shkolles fillore te fshatit. Do te percillja pushimet verore mes dy viteve mesimore.  Ne ata vite,  pushimet verore kishin vazhdimesi 3 muaj ( qershor;  korrik gusht ).  Pushime u thencin.  Me te lumturit mes nesh ishin ata femije,  ne familjet e te cileve kishte bageti te imeta.  Ata,  sic e donte tradita vendase,  e zinin Kohen pas bravareve  (kullotnin bagetite e imeta ).  Ne familjen tone,  shume fryme nuk beheshim por na kishte pllakosur skamja.  Kenaqesia me e madhe per ne  fukarenjte ishte ta kalonim gjithe diten duke u lare ne lumin Vjosa dhe duke bere banjo dielli,  ne disa gjurme me kum ( rere ),  te cilat i jepnin zallit te lumit  pamjen e nje harte.  Kishim dhe nje version te dyte per te mbushur kohen;  luanim me njeri – tjetrin lojera femijerie.  Per mua 10 vjecarin e asaj kohe edhe lojerat e moshes ishin te kufizuara.  Isha i shkurter e topolak,  rralle hre me zgjidhnin ne skuader „ kompetentet“.

Nga halli,  Nena dhe Babai,  per te dale nga situata ( te pakten te kisha te haja buke,  mbasi e „ rrahen “ ceshtjen,  ne te gjithe anet,  vendosen te me pajtonin,  yzmeqar,  tre muajt e veres. Do te shperblehesha me 100 leke ne muaj dhe ne fund te tre muajve me parate e fituara do te mund te blija nje pale opinga meshini e nuk do te me copetoheshin me kembet  neper poplat e gureve te udhes qe te conte  ne shkolle.  Keshtu u futa ne udhen e Babait tim,  i cili e kish kaluar nje pjese te femijerise dhe rinine e tij,  neper dyert e botes,  ne Hoshteve dhe ne Kalivac.  Po cfare pune mund te beja une 10 vjecari,  pervecse te ruaja bagetite e te tjereve dhe vetem diten?   Nuk isha fare pa pervoje.  Ne moshen parashkollore,  si mjaft djem te moshes time,  imitoja e doja ti ngjaja Babait,  i cili,  zanat kish kerraben.  Edhe une,  meqenese nuk ndahesha dot nga Babai,  te cilin e doja  e me donte shume,  shkoja pas dhenve qe ruante imate,  madje dhe flija,  ne te njejtin shtrat me rrapishte ne krye te Rredheve. Gjedhe nuk kisha ruajtur ndonjehere,  dhe kjo ishte e veshtire per moshen dhe per shtatin tim.  Do te bridhja pas tyre,  duke qene shtatshkurter dhe zbathur.

Babai im,  Xhevit Malkua ishte nip ne mehallen e Hysodosajve,  ne trungun e Azizajve.  Pavaresisht se dera e Nenes se tij,  Jemine Bazes ishte shuar ( nuk linden djem ne ate prag qe te kish vazhdimesi ),  Xheviti i donte shume banoret e kesaj mehalle dhe une,  pavaresisht se cilit fis i perkisnin,  te gjithe burrave te mehalles u drejtohesha me novken dajo.  Per ta vertetuar dashurine dhe ndjesine qe kish Babai im per hysodosajt,  mjafton te them se edhe dhente qe shkonte perpara,  me te dale ne Qasfen e Derrases,  e gjenin vete udhen qe te conte ne Hysodosaj,  tek Bregu e nuk leviznin nga vendi,  pa vajtur cobani i tyre.

Si te gjithe bashkemoshataret, edhe une e frekuentoja shkollen fillore te fshatit,  kembezbathur. Ne ate udhe tere popla e halice me maje,  qe mi benin kembet plage,  se bashku m femijet e mehalles Ahmetaj,  ca me seder e ca me detyrimin e prinderve tane,  nuk linim dite e ore pa frekuentuar shkollen.  Nena ime e dhimbsur,  si te gjitha nenat,  e vuanin me teper se une te bariturit zbathur dhe skamjen.  Ajo,  me art thurte opinga nga lekure lope.  Sa ishin akoma te njoma,  opingat ngjiteshin pas gureve te udhes e nuk e ndjeja aq fortesine e tyre.  Ama,  sapo thaheshin,  opingat e lekures rreshqitnin neper gure,  si ato skite qe rreshqasin ne debore.

Te dyve prinderve te mi u vinte keq,  kur me veshtronin tek vuaja.  Ata donin te me veshtronin te isha mire e me mire,  por mundesite ekonomike i kishin te kufizuara e nuk e realizonin dot ate qe deshironin. Mbasi e pleqeruan mire e mire nga te gjitha anet  problemin,  ata arriten ne nje perfundim logjik e te mundshem.  Gjykuan dhe vendosen te me pajtonin yzmeqar,  tek nje njeriu yne,  me shpresen se do te me trajtonin mire dhe se,  ne keta tre muaj duke me shperblyer me 100 leke ne muaj.  Per sherbimin qe do te beja ne tre muajt e pushimeve verore,  do te merrja 300 leke,  te cilat mjaftonin per te blere vetem nje pale opinga meshini dhe,  me 1 shtator te vitit pasardhes,  do te shkoja ne shkolle me opinga ne kembe.  Fjala yzmeqar eshte disi e rende,  por Nena dhe Babai menduan se ne familjen e dajo Dajlanit,  motra e te cilit,  Hyrija,  ishte e martuar me Cecon ( Xhemal Haxhine ) i cili ishte nga Nelajt,  kusheri i Babait tim.  Gruaja e dajo Dajlanit,  Nasibeja ishte bije e Abedin Kahremanit,  njerit nga burrat me te zgjuar,  ne Ahmetaj,  e ne Kalivac,  te cilin,  Babai e kishte “ idhull ” e keshillohej shpesh me te. Shperblimi 100 leke ne muaj,  per nje femije te moshes time,  ne ate kohe,  ishte nje diskriminim i paster dhe shfrytezim mizor i femijeve. Kete gje,   sejcili le ta mendoje me gjakftohtesi e me maturi.

Xhevit Malkua fukara ishte vertet,  por njihej, ne fshate me gjere  si njeri i drejte,  i ndershem,  tradicional e i dhimbsur.  Ai i dinte caqet e kufijve te vet;  njihte,  respektonte dhe donte origjinen e tij,  nga Nena dhe nga Babai.  Ai i donte shume banoret e mehalles Hysodosaj ku kish dajot ,  ne shtepine e shuar.  Jace Sadikun dhe Azis Telhane,  si pinjolle te Nene Jeminese i donte me shpirt,  por dhe mua me donte shume e kujdesej tej mase.  Prandaj,  duke e pleqeruar gjene,  shtrydhi fort mndjen dhe me pajtoi yzmeqar ne nje shtepi bujari bukedhene;  tek Dajlan Xheladini,  me te cilin ishte ne miqesi te dyfishte. Ne mes te ketyre njerezve te mire e ne ate breg dashurishume ndihesha si veshka ne mes te dhjamit.  Edhe prinderit e mi ndiheshin te qete e kishin siguri.

Detyra ime kryesore,  si yzmeqar i parritur ishte te ruaja,  ne  kullote,  gjedhet e dajo Dajlanit te Myftaret.  Tufa e gjedheve te kesaj shtepie perbehej nga: Dy qe parmende ( nje pende qe );  dy lope me qumesht dhe dy vicerr te njome.  Tjeter pune,  ne ate moshe nuk mund te beja. Per fatin tim te keq,  megjithe dashamiresine e pronareve,  punet e mija,  si yzmeqar,  nuk mbaronin ketu.  Detyrat e yzmeqarit ishin te pakufizuara.  Ne qenien time,  prevalonte nje gezim i madh;  do te ndihmoja Babane me 300 leke  dhe ky gezim i kapercente kufijte e nje lodre femije.  Gezoja dhe per faktin se ne shtepine e bujarit,  do te haja me mire dhe se per here te pare ne jeten time do te mbathja ne kembe opinga meshini,  me te cilat kemba do te ishte e mbrojtur,  nga poplat dhe nga gjembacet.  Rrodhet dhe gjembat e bardhe,  ishin tmerri im.

E mendova te kryer kete pune por u zhgenjeva keq.  Rezultati nuk me doli sic e parashikova.  Nese mund ta permbledh me pak fjale,  axhenda ime ishte e thjeshte:  Rropatesha gjithe diten pas lopeve dhe naten pushoja ( nuk mund te them flija ),  si ai lepuri,  i cili njerin sy e mban te hapet,  teksa me tjetrin ben sikur fle.  Pra isha i merakosur,  per lopet,  per kullotjen e tyre te nesermen,  por dhe per t’u kujdesur per pinjollet e vegjel te pronareve,  te cilet,  e kisha te veshtire ti shquaja,  mbasi te gjithe ishin sylarushe e bionde nga floket. Nuk ishin vetem kaq „ hallet “ e yzmeqarit te vogel.  Prandaj le ti marrim gjerat nje nga nje,  ne menyre qe te qartesohemi mbi cdo gje.

Dilja nga dera e avllise te madhe,  te shtruar me pllaka guri te bardhe ( gelqeror ),  sapo zbardhte dita.  Lopet i lija te ecnin perpara,  ne shoqerine e njera – tjetres; vete rrija pas tyre.  Vicat pengonin nenat e tyre,  me tentativen per te thither ate pike qumeshti qe kish mbetur nga mjelja.  Lopet perpara e une pas tyre,  kalonim neper rrugicen e mehalles,  duke lene ne te majte shtepite e Sulajve e ne te djathte ato te Azizajve.  Dilja tek shtepia me dy sofate  dhe me porten me cati te Zoto Halilit;  oficerit madhor te Ushtrise Mbreterore te vendit tone.  Aty nisja zbritjen neper ate udhe qe ngjante me nje bokerrime duke lene ne te djathte shtepine e Selman Xhaferrit dhe vreshtin e pronareve te mi dhe ne te majte, shtepine e Nexhip Skendos dhe pinjolleve te tij: Hetemit,  Selimit,  Fatise dhe Lutfijes.  Nene Xhanja, nga avllija e saj,  me shoqeronte me porosi,  se mos lopet ktheheshin ne te dyja anet e udhes e benin zarare.  Disheza bokerrime,  vazhdonte deri tek shtepia e Gani Muharremit,  ne te majte dhe tek Cesma e Halilet,  ne te djathte.  Arat,  nga Ullinjte e Hysodosajve,  deri ne Jorga dhe nga Gurjet,  deri ne Cesmen e Thate,  aty ku ishte kufiri ndares mes Kalivacit dhe Corrushit ishin prone private.  Kesisoj,  isha i detyruar ti ngisja lopet neper udhen qe u perkiste te gjitheve,  neper nje labirinth te ngushte,  aq sa lejonin ledhet ndares mes parcelave ose,  me e sxigurte ishte te kaloja ne hapsiren mes lumit dhe ledhit te parceles se fundit are.  Lopet i coja ne kullote,  ne zallin e lumit (ne zezan),  ku hapsira ishte me e madhe e ato „brinin “  (qemtonin) ndonje llastar nga kashta e kuqe,  ndonje  dege krisje apo talle,  si dhe llastare shqope e konopice.

 Muaji gusht i atij viti ishte i thate e i nxehte;  dielli te pervelonte sapo zinte dhene.  Kallamete e grunjave ishin hapur;  ne to,  lopet mund te brinin kashte te pashkelur ose ndonje dege krisje te sapo buisur.  Sic e kam thene dhe me siper,  rendja pas lopeve kembezbathur.  Problem serioz,  per mua ishin rrodhet dhe kashta e kuqe, me maje te mprehte,  kur ajo ishte e shkurter.  Gjembat e rrodheve dhe majat e mprehta te kashtes te kuqe,  me shponin e me dhimbnin deri ne shpirt.  Sapo dielli zinte dhene e ngrihej lart, ne horizont,  vapa niste e lopet e mbanin vrapin ndene ndonje hije,  per tiu shmangur diellit pervelues.  Ne arat e fshatareve te mi,  ne ate kohe kishte peme te shumta e variabile.  Me keq e ndjeja veten kur ndonjeren nga lopet  e ngacmonte zegali.  Lopa qe ishte pickuar nga insekti,  i turrej vrapit e nuk dinte ku te ndalej per t’u qetesuar.  Lopa me vrap e une,  me vrap,  pas saj.  Vrapimin tim e bezdiste torba me buke e me nje botil me dhalle qe me kishte nisur pronarja,  me vete.  Duke u tundur,  dhalla vecohej nga uji,  teksa vapa e gushtit e kish thartuar.  Kishte dhe ndonje rast kur botilja me dhalle derdhej,  mbasi nuk ishte taposur mire me misrishten.  Dhalla e tharte,  kur e konsumoja,  kishte efektin negativ qe shkaktonte pickimi i zegalit,  tek lopet.

Per te zbatuar oraret qe me kishte caktuar pronari,   i hidhja syte tek lopet dhe tek lopari i gjitoneve,  te cilet,  ne pergjithesi ishin me te rritur.  Kur ata i “ perzinin “ lopet qe kishin perpara,  per te shkuar vapen  ne shtepi. Pas tyre,  nisesha dhe une.  Pronari im kish zene “pusi ”,  ne hijen e nje peme,  ne vreshtin e tij,  siper cesmes te Halilet;  nen shtepite e Selman Xhaferrit.  Ai gjykonte se nuk ishte vakti per ti mbyllur lopet ne katua,  prandaj,  bertiste,  sa kish ne koke;  sic bertasin ne Kalivac kur ndodhen ne largesi nga njeri – tjetri.  E njihja zerin e tij dhe e kuptoja ate qe thosh: „ O Mjazi; po ku i shpie lopet ?  Pse ore,  qe tani do ti mbyllesh ne katua “?  I deshperuar e me  turinj te varur,  kthehesha mbrapsht.  Nuk e kisha provuar te me kthente mesuesi ne klase se isha nxenes i pesave,  por ja qe dajo Dajlani me kthente e une i bindesha urdherit te tij,  vetem duke u pergjigjur,  sic duhej,  me nje „lepe – peqe “!  Nuk me vinte mire kur degjoja komanden: „ prapsohu “,  por isha i detyruar te beja sic me thosh pronari.  Ishte torture e vertete te qendroje ne ate pike vape qofte dhe nen hijen e pemeve,  pa lere te ngjiteshe ne te perpjeten nga Cesma e Halilet deri ne majen e bregut te Hysodosajve,  ku kish shtepine dajo Dajlani.

Ne muajin gusht piqeshin fiqte dhe disa fruta te tjere.  Ledhet anes udheve ishin plot me peme.  Ne aren me emer Muratova,  ledhet qe ndanin udhen nga parcela are,  ishin plot me fiq te lashte e te vone. Kaloja prane tyre e “ma benin me sy ” kokrrat e pjekura.  Nuk e zgjatja doren por ulja syte,  si ato nuset e dikurshme,  kur vinin tek burri. Prinderit,  qe kur nisa te hedh hapat e pare,  me kishin mesuar te mos ve dore ne gjene e tjetrit e ky ishte e nje ligj i „ shenjte “ per mua.  Edhe si natyre, nuk isha ziliqar.

Problemi i dyte te cilin e kisha veshtire ta perballoja ishte nata ( gjumi i nates ).  Nga te gjithe eshte i njohur fakti qe femijet duan te flene gjate dhe te qete.  Madje,  dikush,  dikur na paska thene se femijet i rrit gjumi. Te dy keta komponente te gjumit,  si ate lidhur me qetesine dhe me kohezgjatjen e gjumit une,  ne ate rast nuk i kisha ne favorin tim.  Une,  yzmeqari 10 vjecar,  ruajtes i lopeve,  nuk plotsoja asnjerin nga te dy kushtet.  Oda e dajo Dajlanit gjendej ne katin e dyte te ngrehines te ndertuar me gure te gdhendur,  te lidhur me llac gelqere,  me cati e me dysheme dhoge.  Dhoma kryesore ishte e gjate e me oxhak.  Ne te mblidheshin dy prinderit dhe femijet e tyre.  Cifti i pronareve kishin sjelle ne jete disa femije njeri pas tjetrit dhe flinin, ne ode se bashku me ta.  Une,  si yzmeqar flija ne paraode.  Ne oborrin e madh te familjes te rrethuar me mur te larte guri gelqeror, te shtruar me pllaka te trasha guri te bardhe,  ndodhej nje pus,  me uje te pijeshem;  te fresket.  Ishte i vetmi pus,  me uje te pijeshem ne ate mehalle.  Ne kete pus,  kishin te drejte te mbushnin uje,  familja e Dajlan Xheladinit dhe ajo e Lahes te Murat Jahos.  Te tjeret,  mund te mbushnin uje pusi,  vetem me lejen e te pareve.  Pusi ( gryka e tij ) ishte i rrethuar me nje mur guri,  me lartesi rreth 1m.  Ai ( gryka e posit ) mbulohej nga nje kapak prej dhoge, i veshur me llamarine.  Ujet nxirrej nga thelleaia me nje kove, e cila mbante rreth 5 litra uje. Kova varej ne nje litar te holluar nga ferkimi me gurin ne forme harku qe perfshinte guret e tjere te grykes te pusit. Myftarajt, numeronin  vetem dy familje.  Muratin,  burrin e Lahes nuk e kam njohur,  por dy vajzat e tyre i kisha ne shkolle;  madje Jeten e kisha ne te njejten klase. 

Shpesh me kish rastisur te cohesha,  naten,  ne ore te ndryshme.  Nga gjumi i thelle i nje femije,  me urdher te pronarit ( pronares) zgjohesha  e zbrisja shkallet per te mbushur uje,  per femijet e tyre.  Ishte nje kalvar i vertete ,  i detyrueshem.  Zbrisja,  si zbrisja neper ato shkalle prej guri,  pa parmake anash dhe me sy te pergjumur,  duke i ferkuar me dore qe te me dilte gjumi,  shkoja,  si somnambull tek gryka e pusit.  Detyra ishte konstante: Te mbushja uje te fresket dhe me nje gjym apo shtembe,   nuk e mbaj mend mire,  mbyllja gryken e pusit dhe ngjitja serish shkallet.  Pa bere zhurme,  hapja deren e odes dhe lija, po ne qetesi,  enen me uje,  ne fund te dhomes.  Kjo pune perseritej cdo nate e une flija si lepuri,  ne pritje te urdhrit per te vepruar.  Shqetesimi me i madh ishte se mos bija ne pus;  mos me terhiqte kova,  se aq i gjate ishja,  mezi me dilte koka siper grykes te pusit.  Isha dhe i pergjumur.  Kur ua rrefeja prinderve kete rrezik,  ata lebetiteshin,  por pronarit mik nuk ia thoshin;  e mbanin per vete.  Shpetova nga ankthi e nga pasiguria,  vetem kur u largova nga shtepia e miqve te familjes tone,  per te bere pergatitjet e nevojshme,  per vitin e ri shkollor.  Sipas marreveshjes me goje qe kish bere Babai im me pronarin e lopeve,  ky i fundit duhet ti jepte tim eti shperblimin e premtuar qe ishte 300 leke. U zhgenjeva keq.  Babai,  vertet i mori parate e premtuara,  nga dajo Dajlani por mua nuk mi bleu opingat e premtuaraa.  Ai, i perdori ato para per te mbushur “kamaret ” e shumta me borxhe qe ishin krijuar.

Nga ajo periudhe tremuajore qe kalova ne shtepine e dajo Dajlanit ruaj nje kujtim te te vecante.  Nje dite  ne kohe dreke,  kur lopet i kisha futur ne katua dhe do te percillja vapen, ne mjedis me cati siper kokes, nuk mbeta pa u surprizuar.  Ne shtepine e pronarit,  erdhen dy gra  cigane nga ata qe nuk kane nje vendbanim te caktuar.  Ishin me petka te zbukuruara me lloj – lloj ornamentesh, si ne petkat qe mbanin veshur,  ne shtat dhe me rruaza e temina ne shamite qe kishin lidhur ne koke.  Ne krahe mbanin canta te medha;  kanistra;  shporta;  sita e shosha dhe nje kacub prej lekure,  ne te cilin e perdornin per te mbajtur raki, vaj e lengje te tjere.  Ato ishin fallxhore, nga ato qe „ parashikojne fatin “ ose,  e thene me fjale te tjera: mashtrojne e „ rjepin “ ke te mundin.  Sapo i pane tek shtegu i avllise te tyre,  pronarja dhe pronari im,  nxituan t’i ftonin te hynin brenda dhe i mireseardhen.  Grate mashtruese e kishin informacionin e nevojshem per familjen e dajo Dajlanit,  mbasi e kishin marre mehallen mbare. U bera kurreshtar per sjelljen e tyre.  Ato veshtronin,  sikur te hetonin,  cdo detaj te shtepise,  te avllise,  pusin,  shkallet e cdo gje qe u interesonte per misionin qe kishin marre persiper. Ne sjelljen e tyre, pashe nje fare sigurie.

Cigankat e bukura  e te stolisura me lloj  – lloj xhimblash,  njera me e re e tjetra me e moshuar,  hyne brenda,  pa droje e u rehatuan duke lene menjeane rraqet qe mbanin ne krah.  Ishte vape dhe kerkesa e pare e tyre ishte,  tu servirej uje i fresket.  Meqenese e pane pusin ne avlli ( Ishte i vetmi pus ne ate mehalle ) kurse burimet ne Donije ishin larg,  nuk e paten te veshtire te kerkonin uje te fresket,  per te pire e per tu freskuar.  Pronari me dha urdher te nxirrja nga pusi uje taze e une nuk e bera fjalen dy.  Mbasi u rehatuan e u freskuan,  arixhofkat ia nisen punes per te parashikuar te ardhmen e shtepise e te katandise.  Dajo Dajlani mbylli deren e dhomes qe te mos i mesonte parashikimet e fatit te tyre,  asnjeri;  as une yzmeqari i tyre.  Mirepo kurioziteti i femijes 10 vjecar dhe veshet pipez te mite,  me dhane mundesine te reegjistroja thuajse cdo fjale e veprim te tyre ( sic dihet,  ne ate kohe dyert e shtepive nuk ishin hermetike dhe une perfitova nga ky fakt ).  U bera sy e veshe.  „Brambullisjen“ e nisi me e moshuara prej tyre.  Ajo,  me qellim qe te paraqitej sa me e besueshme tek viktima e radhes,  nxorri nga gjoksi nje si medalion,  ngjyre argjendi,  ua dha ta preknin e ta puthnin te dy pronareve te mi dhe nisi ligjeraten.  Cfare nuk nxorri nga goja ajo femer ?  Foli per fatin e madh te asaj shtepie,  per mbaresine qe pritej nga arat e begata,  nga vreshti ne pronesi te familjes,  per mbrothesine e bagetive te imeta e te gjedheve,  per shendetin e femijeve dhe te prinderve te tyre,  madje sic degjova nepermjet deres te paputhitur mire,  folesja zuri ne goje dhe per nje hasem i cili vezhgon levizjet e dajos tim dhe pret rastin per ta demtuar ate.

Embelsira erdhi me ne fund.  Arixhofkat me pervoje;  nuk e kishin pa qellim gjithe ate vrojtim sikur te ishin hetues.  Ato  pane me syte e tyre,  gjendjen e mire ekonomike te pronareve dhe duke hedhur fall,  kerkuan dhe shperblim.  Dajo Dajlani, i cili i besonte  verberisht fallit,  degjonte me vemendje te shtuar e nuk linte asnje fjale qe dilte nga goja e mashtrueses,  ti shpetonte. Fillimisht,  grate kerkuan dhe moren para. Ia lane thate kuleten bojekafe prej meshini dajo Dajlanit.  Ato „ Ga “ e pronaret: „ Na “. Kur u mbaruan parate,  fallxhoret kerkuan e moren,  lesh deleje;  gjalpe;  gjize,  madje dhe nje kungull qe ishte i kapardisur ne murin e avllise.  Mbasi moren ato qe donin e qe munden,  arixhofkat,  te ngarkuara me „prene “ e fituar „ me djersen e vapes “,  zbriten shkallet,  te shoqeruara nga pronaret dhe duke ikur neper avlli,  here pas here kthenin koken pas,  peshtynin dhe dicka te pakuptueshme mermeritnin ( ato kishin premtuar se do te shporrnin djallin nga ai truall ). Duke u larguar,  per ne nje tjeter familje  „viktime te radhes“ degjova qe u thane pronareve:” E keqja na e mori te keqen,  ate e shporrem nga shtepia juaj;  mbaresia do tju mbuloje ketej e tutje “! Te kenaqur nga fjalet e mashtrueseve,  pronaret e mi u kthyen te gezuar ne ode . Une nuk dola pa gje nga kjo ndodhi.  Ate dite hengra nje dreke te shijeshme e te begate. Pastaj pushova e mora nje porosi: „ Se mos i defton njeriu per ato qe pe e degjove sot“- me dha porosi dajo Dajlani. „ Peqe “ u pergjigja,  me gjhuhen e te bindurit.

Shenim: Kerkoj mirekuptimin e lexuesit, per faktin se ne kete shkrim kam perdorur disa fjale, te cilat nuk jane adeguate, por qe ne ate kohe ishin ne zhargonin e fshatareve te mi. 

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj; ne Tirane, gjate muajit prill te vitit 2021

One thought on “Tre muaj yzmeqar, per nje pale opinga lekure”

  1. Një shkrim shumë realist dhe tepër i sinqertë, si të gjithë shkrimet e tjera të Niaziut. Brezat e rinj nuk e kanë të lehtë të kuptojnë jetën e atyre viteve të vështira që kaloi brezi ynë; por mund të mësojnë shumë nga ajo përvojë e paharruar, se si një “yzmeqar”, me vullnet, me punë të palodhur dhe me zgjuarsi arriti të bëhej pilot i dalluar e shkrimtar, si Niazi Nelaj nga Kalivaçi i Tepelenës. Përgëzime, i dashur Niazi.

Comments are closed.