Nelua I Resmi Nelos

(Rrefim per nje njeri,  i cili e donte shume jeten dhe e jetoi ate, aktivisht). 

Ne degen e Binajve te fisit Nelaj, ne Kalivac te Tepelenes,  ka jetuar nje burre, i cili nuk te bente per burre. Ai quhej Nelo Resmi Nelaj ( Disa e quanin Zenel ). Ishte lindur me 27 korrik te vitit 1943, nga dy prinder autoktone.  E ema,  Zonja ishte e lindur ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores kurse i ati –  Resmiu,  ne Kalivac te Tepelenes, ne mehallen Ahmetaj.  Cifti Zonje dhe Resmi Nelaj shquhej per bukuri natyrale,  te shtatit e te fytyres dhe ishte teper i shkathet e i zgjuar.  Ata u lidhen ngushte me njeri – tjetrin; nga lidhja mes tyre erdhen ne jete tre djem: Reshati;  Nelua dhe Petrefi.  Sic ishte koha,  Zonja bukuroshe,  u fejua e u martua mjaft e re,  akoma pa mbushur 15 vjece.  Babai i Resmiut,  Nelo Binua,  e kishte „ Kallausin “ lexo informatorin,  brenda.  Vajza e tij e vetme,  Shaza ishte e martruar ne Pajaj,  me Feimin dhe e kishte ne pellembe te dores,  situaten,  ne Shkoze.  Ajo e dinte se Qerimeja dhe Bilua,  ne Qyraj,  kishin nje vajze mjaft te bukur, e cila ishte adoleshente dhe prinderit donin ta martonin. Babe e bije, te dyve u vajti mendja ta benin nuse,  te bukuren Zonje,  per Resmiun. Shaza shpejtoi,  nga meraku se mos ia merrnin te tjeret.  Kur sinixhinjte Muharrem Hasani;  Brahim Rushani dhe Muharrem Kamberi shpune rrobat e nuses,  sipas zakonit;  grate e Shkozes te mbledhura tok,  e hapen baulen,  i pane e i cmuan rrobat,  nje nga nje.  Nuk u pelqyen rrobat grave dhe pikasen se nuk i kishte qendruar fjales qe la me Bilon,  krushku Nelo Bino Nelaj.  Njera nga grate,   ajo qe njihej si e para e tufes se grave te Aligjonit,  kur pa kete mosperkim mes krushqve,  ia ckuli kenges labce,  e cila e kishte brenda thumbimin.  Ajo, ne cast,  sajoi bejten:

„… O Nelo,  more Nelo;

Qysh e pame fjalen – o;

Ta prisje mantone coh ( pellush ):

E preve samariko ( te thjeshte );

Ik e vishja – Shazes – o;

Ta mbaje,  per dimer – o…”

E degjoi Shaza ( e thekur per te kerryer bejte),  kete sajese thumbuese dhe u hakmor kur Zonja hipi ne kale.

Zonja ishte bije e Qerimese dhe e Bilos, nga Qyrajt e Aligjonit te Shkozes ( rrethi i Vlores )  kurse Resmiu ishte i biri i Zadekos dhe i Nelo Binos,  nga Kalivaci i Tepelenes;  djale i trete i tyre.  Lidhja me martese e Zonjes me Resmine vertet ishte realizuar me mbleseri,  po ajo rezultoi,  jo vetem e suksesshme,  mbasi solli ne jete tre djem,  brenda nje kohe te shkurter,  por dhe u kthye  shpejt,  ne nje lidhje te kendshme,  brenda se ciles ishin dy njerez qe e donin dhe e respektonin njeri – tjetrin,  si rralle te tjere.

Meqenese ne Binaj,  brenda te njejtit trung kishin ardhur nuse dy zonja;  njera nga Shkoza e tjetra nga Koshtani i Tepelenes,  per ta patur me te lehte dallimin,  njerezit qe i rrethonin e qe kishin te benin me to,  njera ( koshtanakja ),  u quajt Zonja e Madhe e Binajve,  meqenese ishte dhe me e lashte ne moshe,  kurse ajo qe erdhi nga Shkoza,  u thirr Zonja e Vogel e Binajve.  Ato,  vertet ishin kunata e me karaktere e prirje qe nuk ngjanin me njera – tjetren por  kalonin si dy motra .

Cifti Zonje dhe Resmi Nelaj,  u lidhen ngushte e u deshen fort me njeri – tjetrin por,  mjerisht nuk u trasheguan.  Kur djali i trete i ciftit ne fjale,  mbushi tre muaj,  Resmiu u ftoh,  keqas.  Familjaret,  miqte dhe dashamiret e shumte te tij e te familjes, te  trungut e te  fisit Nelaj bene  shume perpjekje,  per ta sheruar,  duke i hedhur syte tek mjekesia popullore e atij niveli dhe e asaj kohe.  E yshten yshtaret,  te cilave u hapej goja vesh me vesh e thonin: “ Sy,  Sy ”.  E hodhen ne djerse,  me elb,  e me fleta arre dhe theren nje goxha dash,  lekuren e te cilit ia veshen ne mish.  Derguan njerez,  me kurbane e shquan dhurata per ne vendet e „ shenjte “;  etj,  por asnjera nga keto nuk solli permiresimin e te semurit,  shendeti i te cilit “ fironte ” parreshtur.  Resmiu,  nuk e perballoi dot semundjen dhe u fik.

Vdekja e tij e parakoheshme ishte nje gjeme e madhe.  Zija mbuloi Binajt,  Nelajt,  Ahmetajt,  fshatin mbare dhe familjen e fisin e te bukures Zonje, pertej lumit te Vjoses, ne Shkoze te rrethit te Vlores.  U nda nga jeta nje burre i ri ne moshe,  i pashem,  i zgjuar,  i shkathet,  baba i tre djemve dhe burre i nje gruaje te re gjithe nur,  te cilen e la vejushe,  e ne mes te udhes.  Tragjedia qe la pas Resmi Nelua,  kishte permasa te pamata.  Zonja e Vogel mbeti e ve ne moshen 22 vjece,  kur ishte ne kulmin e rritjes e te pjekjes;  tre djemte qe mbeten jetime ishin te parritur,  ekonomia e familjes ishte cope – cope.  Nga te tre djemte,  Reshati,  me i rrituri prej tyre,  ishte rreth 5 vjec;  Nelua,  i dyti i djemve,  sapo kishte shkelur ne vitin e trete te jetes kurse I vogli –  Petrefi,  ishte latant e tundej ne djepe.  Ekonomise te dobet te familjes i shtohej dhe mbeshtetja thuajse inekzistente e familjeve respektive ne te dyja anet e lumit.  Ne Kalivac e ne te dyja anet e lumit,  sundonte opinioni konservator,  i cili ne cdo rast,  e shtypte,  e dhunonte,  e pergojonte  dhe rendonte mbi gruan.  Gruaja,  ne ate kohe konsiderohej prone e burrit te saj dhe kur burri i saj ndahej nga jeta e ajo mbetej e ve. Mbi te rendonin anatemat dhe thashethemet e gojeve te liga,  te cilat villnin vrer,  sido qe te sillej vejusha e gjore.

E percollen te ndjerin Resmi Nelo,  me shume dhimbje e me lot. Grate, qanin me ligje e me ulerima  dhe cirrnin faqet.  Burrat e “ rende ”,  te cileve nuk ua kishte pare njeri lotin ne sy, qanin se brendshmi e dhimbja u kishte kapluar shpirtin. Ata, hera – heres leshonin ndonje ofshame deshperuese  e cila perfshinte Brenda shumecka. Dertet e atyre qe e percollen Resmi Nelon ne banesen e fundit ishin te ndryshme  e te palexueshme.  Brenga qe superonte gjithe meraqet,  lidhej me pamundesine per ta shpetuar ate deli djale,  nga e keqja qe e zuri.

U ckulen njerezit qe ndjenin dhimbje per kete humbje te madhe,  nga ane e anes;  burra e gra,  te veshur me te zeza. Ata mbushen shtepine,  avlline,  rrugicat me gure qe zbresin deri tek varret e fisit dhe sheshin ku ndodhen varret.  Lumi i pjesemarresve ne kete ceremoni mortore , u parapri nga mejiti,  te cilin e mbanin ne krah,  burra te fuqishem e te ndjere te fisit,  dhe fill pas tyre capitej,  hoxha nga fshati Toc i rrethit te Tepelenes,  te cilin e quanin Zenel. Ai paraqiste  nje burre te gjate,  te kerrusur,  e me qylah te bardhe ne koke,  i cili merrte nga fshataret nje premio vjetore;  se shumti ne natyre.

Java e pare,  pas percjelljes te Resmi Nelos,  ne banesen e fundit,  kaloi ne zi te thelle.  Grate,  te grumbulluara trreth vatres,  qanin.  Disa me ulerima,  te tjera,  me ligje e me ofshame;  kujtonin tipret dhe bemat e te ndjerit.  Burrat,  ne oden tjeter,  vend kryesor ne rrefimet e tyre u jepnin vlerave  dhe bemave te tij.  Zonja e Vogel e Binajve,  gjate nje jave,  thuajse nuk vuri asgje ne goje e nuk i shkonte ne mendje as per te ngrene e as per te pire,  me gjithe nxitjet dhe presionet e te sajeve.  Sic mbledh kllocka zogjte e saj rreth vetes kur ndjen rreziqet,  edhe Ajo mblodhi,  me perqafime te ngrohta e te forta,  duke lotuar mbi koket e tyre,  dhe qante e vajtonte  fatin e saj te zi dhe situaten e rende ku ndodheshin  djemte e saj  dhe te ardhmen e tyre e pasigurte.  Nuk donte te besonte se ai cike burre,  te cilin e donte aq shume e u lidh me te me nje dashuri te paster,  te mos hynte me tek dera e shtepise.  Pa i merzitur lexuesit e rinj ne moshe,  te cileve,  ato qe do t’u rrefej me poshte mund tu duken sajesa e fantazi,  do te mundohem  ta pershkruaj sic e kam pare e si me kujtohet.

Dhimbja per humbjen e burrit te saj te dashur,  tek Zonja e Vogel e Binajve ishte e pamate,  dhe ajo e ndjente thelle ate,  ndonese ishte akoma e nxehte e nuk donte ta besonte.  Per fat te keq,  vdekja mizore i mori te mires Zonje njeriun e shtrenjte  te saj dhe ajo mbeti e ve;  me tre djem bonjake,  ne vater.  Brenda javes te pare,  ajo grua e zgjuar,  te ciles i kishte rene mbi koke Maali i Kudhesit ( mal mbi Shkoze ),  nuk kishte mundesi te mendonte per te ardhmen e femijeve dhe te sajen;  Ajo e kalonte diten dhe naten duke qare e duke psheretire.  Renkimet dhe kurajon qe perpiqeshin ti jepnin grate dhe burrat pelegrine,  Ajo i percillte me koke e nuk arrinte te shquante as fytyrat e tyre te murtejtura ( te ngrysura ).  Ne darken e te shtatave,  kur ne ode ishin mbledhur per te kujtuar te ndjerin,  burra me „peshe “ nga trungu i Binajve, nga fisi i madh i Nelajve, nga mehalla e Ahmetajve e me tej dhe te ardhur nga treva e Shkozes ndodhi dicka e vecante.  Burrat ishin te ulur mbi shilte,  me jasteke pas kurrizit,  ne oden e burrave.  Ne kete ode biseden e drejtonte  plaku i mencur e i respektuar i fisit Nelaj –  Musa Mehmeti ( kusheri i dyte i te ndjerit ).  Ngushellimet i priste vellai i Resmiut te ndjere,  –  Resul Nelua dhe kusheriri i pare i tij  –  Xhevit Malkua.  Ne oden e burrave,  sipas largesise  ne raport me te ndjerin,  pas ketyre ishin ulur,  sipas “ peshes “ te fjales burrat e zakonit:  Abedin Kahremani,  njeri nga burrat me te zgjuar te mehalles;  Sherif Rrapua,  burre i mmencur e i gjezdisur;  Muharrem Kamberi,  i zgjuar,   i shkathet e hazerxhevap ( polemizues refraktar );  Ahmet Selfua, i cili,  me zgjuarsine e tij bente qe edhe te tjeret,  te mendonin si Ai;  Xhemal Haxhiu,  i zgjuar e mendjeholle;  Laze Xhezua,  burre i mencur, fjalepak e kokeulur dhe vellai i tij –  Banushi;  xha Manja; xha Novruzi;  xha Breshani;  Xha Isufi;  Dine Xhelali;  Hysni Meta etj.  Nga shkoza kishte ardhur Idaiu;  vella i zonjes,  Abeni,  Xhemali etj,  njerez nga fisi i Qyrajve.

Ne kete kuvend burrash,  ku vendin kryesor e zinte kujtimi i bemave te te ndjerit,  krahas bisedave pa ndonje objekt te caktuar,  papritur situata ndryshoi,  rrenjesisht e mori tjeter drejtim.  Ne ode,  u thirr,  vejusha Zonje.  Ajo,  kokeulur e me syte plot me lot,  qendroi ne kembe,  ne fund te odes.  Plaku i mencur Musa Mehmeti,  i cili kryesonte oden,  iu drejtua Asaj drejtperdrejt,  me fjalet:  “ Si do bec,  moj koce ( bije);  do te qendrosh e do te rritesh tre jetimet,  apo do “ te dalesh ”?  Sa e rende ishte kjo pyetje?  Edhe ne kushte te qeta ishte e veshtire ti pergjigjej njeriu kesaj pyetje,  e cila pasohej nga nje vendim jetik per fatin e vejushes dhe te bonjakeve.  Merreni me mend sa te veshtire e pati vejusha Zonje,  e ndodhur ne nje gjendje shpirterore mjaft te renduar,  kur „ pesha e tradites “ nuk i mundesonte as te qante, per burrin e saj te ndiere,  me ze,  por vetem te psheretinte.  Ne fjalen e xha Musait,  e cila ishte e rende e ngjante me pretencen e prokurorit te asaj kohe,  nje lexues i vemendshem dikton nje rreze drite ne mes te erresires.  Fjala e ngrohte e xha Musait: „ … moj bije… “ thosh shume;  ajo bente fjale per mbeshtetjen morale dhe materiale qe do te kiishte vejusha Zonje nga fisi dhe nga njerezit me zemer.  Zonja e deftoi veten Zonje dhe,  pa u menduar gjate u pergjigj serbes: „ … mbi Resmi Nelon,  nuk ve siper,  burre tjeter;  do te lidh ne koke shamine e zeze e do te rrit djemte; nuk mund t’u pres koken tre djemve.  E di qe do te vuaj shume;  si gjarperi nen gure,  por,  zgjedhja ime e tille eshte “! Burrat qe u ndodhen ne ode e degjuan qarte pergjigjen e saj dhe  me nje ze,  shpertheu  nga gjokset e tyre shprehja: „ Ashkosun te qofte“ ! sllogan i thene ne Turqisht,  e cila ka domethenien:  „ Bravo te qofte „! Dhe me pas slogani u shoqerua me fjalet: „ Pa shiko sa vellezer ke ; nuk te leme te vetem…“!

Dilte dhe nje ceshtje tjeter;  shume delikate per t’u zgjidhur.  Kjo ishte tragjedi me vete,  ose tragjedi, brenda tragjedise.  Vejusha Zonje,  me tre jetime;  e re,  gjithe nur  por e pa mbrojtur ( pa ombrelle ),  do te ishte ne shenjestren e njerezve te dobet moralisht dhe ne qender te thashethemeve.  Burrat e trungut dhe ata te fisit Nelaj,  ne nje rreth te ngushte,  te mencurish,  e kishin biseduar me pare kete ceshtje,  ne intimitet e larg syve e vesheve te kurreshtareve,  por nuk e kishin konkluduar. Duhet te pyeteshin njerezit „ kyc “,  burrat e trungut,  pastaj te vendoste pleqesia.  Ne oden e burrave,  ku ndodheshin: nje mashkull nga cdo familje e mehalles Ahmetaj, ne darken e te shtatave te Resmi Nelos,  mbasi u thirr e u pyet Vejusha Zonje,  u pyeten dhe Binajt;  konkretisht,  vellai i te ndjerit –  Resul Nelua e pas tij Xheviti. Si zakonisht,  xha Musai  qe kryesonte oden,  pyeti: „ Kush do te benet ombrelle per te mbrojtur e per t’u kujdesur per vejushen Zonje dhe per tre bonjaket “? Pergjigja ishte e veshtire dhe cdo fjale „peshonte shume “. I pari e mori fjalen Resul Nelua  ( Agai,  sic i thonim ne ).  Ai tha: ” Une nuk mund ta kryej kete detyre te rende edhe pse me takon ta bej.  Jam i semure e shume fukara.  Kam shume femije e mezi i ushqej “!  E hoqi pergjegjesine nga vetja Agai.  „ Kerraba “ i mbeti Xhevitit.  Pritej mendimi i tij,  i cili “do ti vinte vulen ” gjendjes e do te sillte ndryshimin e deshiruar.  U mendua ca plaku i urte, i ndershem e i drejte,  Xhevit Malko dhe tha: ” Tek te hane 6 te mite ( Jemineja; Xheviti; Zonja e Madhe; Lumturia dhe Niaziu e Selami ),  le te hane dhe 4 goje te kusheririt tim te pare!  Kjo deklarate shkaktoi tek burrat nje ndjesi te brendshme gezimi.  Nga gjokset e burrave te odes,  shpertheu serish nje mirenjohje, gati si nje britme gezimi,  me gjithe gjongul,  ne fjalet: ” Ashkosun  –  Xhevit “ !  E shoqeruar me komentin: „ I ndershmi mbetet i ndershem “!  Te dy vendimet;  si ai i Vejushes Zonje dhe ky i Xhevitit,  u percollen ne oden e grave ku i mbanin veshet gati: Shaza;  Qerimeja;  Hysnija;  Jemineja;  Zadekua dhe grate e tjera qe ndodheshin ne ode.

Ate nate, ne Ahmetaj dhe ne mehallet e Pusit,  u perhap lajmi,  i cili solli mjaft gezim dhe shume komente,  nga pozicione te ndryshem.  Miqte e asaj shtepie,  dashamiret e trungut e te fisit dhe njerezit mendjeplote jo vetem qe i miratuan,  pa rezerva te dy vendimet,  por dhe u entusiazmuan shume.  Qe te nesermen nisen masat konkrete per te bashkuar dy familjet,  nen te bnjejten cati. Si me e pranueshme per banim u perzgjodh shtepia ne pjese e Reshatit ( tashme titulli i pronesise,  mbi cdo objekt te familjes te te ndjerit mbante e mrin e djalit te madh te tij –  Reshatit.  Ajo ( banesa ),  ishte me e vogel ne permasa e me e mbledhur,  ndonese,  ishte njelloj e pashtruar,  pa tavan e pa dysheme,  si shtepia ne pjese te Xhevitit.  Te dyja shtepite ishin te lidhura me njera – tjetren,  me mur guri.  Te dyja, ne anen Lindore kishin tarace,  ku grumbulloheshin e ruheshin rrangullat e familjes.

Bashkimi solli disa ndryshime.  Gjeja e pare qe duhej mbajtur parasysh ishte qenja nen te njejten cati dhe te ushqyerit ne te njejtin kazan  e shume gojeve ( personave ).  Dy plakat e shtepise;  Zadekua dhe Jemineja nuk merrnin pjese ne kete katrahure;  ato ishin pa funksione e pa hapce ( celsa ).  Ekonomine e familjes e menaxhonin dy Zonjat,  te cilave ishte gjynah tu thoje kunata;  ato silleshin si motra me njera  – tjetren.  Koshtanakja,  Zonja e Madhe e Binajve,  si me e madhe ne moshe e si e ardhur me perpara nuse ne ate familje dhe si grua me burre gjalle,  mori komanden e ekonomise.  Asaj iu dorzua tigani,  sepetja ku ruheshin „ te mblojturat “,  per familjen dhe per te pritur mysafiret.  Disa sende ushqimore,  deficitare,  si vaji,  sheqeri,  kafeja,  gjalpi,  mielli i grurit, niseshteja e te tjera,  ruheshin ne celes,  te cilin e mbante ne brez,  Zonja e Madhe.  Ajo gatuante per te gjithe njerezit e familjes te bashkuar e  pergjigjej per te pritur,  sajdisur e nderuar mysafiret e shtepise dhe miqte e te dyja familjeve.

Interesante dhe origjinale ishte menyra e fjetjes.  Ne ate shtepi si dhe ne te tjerat,  asqe behej fjale per krevate.  Disa familje ishin te pajisura me rrogoze,  te cilet i shtronin poshte rrobave qe sherbenin si shtrese,  me qellim qe te paksohej e ftohta qe vinte nga poshte.  Nenat tona,  na shtronin ca mindere te cileve u thoshin plisnoke dhe na mbulonin me ca u thencin jorgane,  por ata ishin ca rrogozhane,  te sajuar me mballoma rreckash,  ku nuk gjeje dy andre te nje ngjyre e te se njejtes  cope.  Shtriheshim te gjithe femijet:  Reshati;  Nelua;  Lumturia;  Niaziu  perbri njeri – tjetrit,  si fisheket ne nje kreher. Asqe behej fjale per carcafe e per jasteke.  Flinim me gjithe rrobat e trupit,  sic luanim neper udhen me dhe e me gure.  Anes shtriheshin nenat tona,  te cilat kujdeseshin qe te mos dilte ndonjeri „jashte rrjeshtit“. Ato na mbronin  nga te ftohtit,  sic mbeshtjellin kllockat  zogjte e tyre.  Dy vellezerit e vegjel,  Petrefi dhe Selami,  te cilet ishin latante,  flinin ne djepe, te mbeshtjelle me shpergenj e me breza te leshte.  Zonjat kishin nga nje dore te lire per te perkundur djepet.  Dy plakat flinin ne qoshete e shtepise.  Zjarri qendronte kalafak,  deri vone, kercunjet qe hidheshin ne zjarr, e mbanin prushin per nje kohe te gjate. Para se te flinim,  e mbuloni prushin me hi qe te ruante ngrohtesine. Hiri e leshonte ngrohtesine  ngadale e ne menyre uniforme. Ngroheshim  dhe me frymen e me pordhet e njeri – tjetrit.  Ndonjeri prej nesh,  ne gjume ia valonte dhe shurres,  e cila ftohej ngadale.

  Per te ngrene,  gatimet i ishin lene ne kompetence Zonjes te Madhe.  Ne ate kohe,  por dhe sot,  „ malesoret “ ( femrat qe kishin lere e ishin rritur ne fshatrat „malore „ te Toskerise,  konsideroheshin  si me te paqme e amvisa qe gatuanin me shije)  prandaj angazhoheshin per te gatuar. Te dyja Zonjat dhe ne femijet qe mund te capiteshim pas tyre  i shoqeronim ato ne fushe ku mblidhnim lakra te egra ne arat me te lashta, e ne ledhet mes parcelave. Lakra te preferuara ishin lulekuqet,  lepjetat,  rrepicat,  korcanet,  brokujt,  madje dhe nje lloj  gjembaci.  Nenat tona mbushnin kazanin prej llamarine,  i lanin lakrat ne kanalet midis parcelave,  na jepnin per te ngrene,  ne cast,  qe te thyenim urine,  korcanet dhe brokujt dhe e mbanim frymen ne shtepi.  Mezi pritnim sa te zjenin lakrat,  te cilat i hanim,  mbasi Zonja e Madhe i kullonte dhe u hidhte nje dore kripe gjelle ( kur i ndodhej) dhe pak vaj ulliri.  Ishte fitore e madhe,  po te ndodhej pak miell misri,  sa per te kripur tepsine ne fund te saj.  Hanim me oreks,  lakra,  bio e naten na gurgullonin zorret e na lante barku.  Me te veshtire e kishim kur na vinte ndonje mysafir,  ne dimer,  e duheshin shtroje e mbuloje per te.  Me vjen ndermend,  kur,  nje mbasdite dimri,  na erdhi nje mik pas miku,  nga Shkoza.  Ai vendosi te kalonte naten ne shtepine tone, mbasi lumi kiishte dale breg me breg e lundra e vetme ne disa treva te rretheve te Vlores, Fierit e Tepelenes, nuk hidhej ( nuk punonte).  Hengri lakra,  si  ne,  miku,  e ra te flinte.  Naten i gurgullonin zorret dhe e lau barku.  I turperuar,  iku,  naten,  i perzene nga qente e mehalles.  Kishte purthosur gure e barishte, tere udhen,  deri tek Guri i Kalit.  Nuk e pashe me ne shtepine tone,  as nuk degjova per te,  pas asaj ndodhie te rralle turperuese.

Ne kuadrin e bashkimit te ekonomive te familjes te bashkuar,  pervec njesimit te shtepise,  eneve dhe teshave te perbashketa,  u njesuan dhe trojet,  arat,  kafshet e punes e te prodhimit  dhe puna e perbashket.  Xheviti, qendronte  vazhdimisht ne stan dhe pas dhenve.  Fundja per ate pune paguhej dhe me fitimet e tij,  mbante dy familje.  Xhevitit i ra mbi shpine nje barre e rende,  ne nje situate te veshtire.

 Vdekjet ate viut,  sikur te mos mjaftonte fukaralleku i skajshem,  pasuan njera – tjetren.  Pas ndarjes nga jeta te Resmi Nelos,  fatin e tij e ndoqi Behija shtatzene,  vajza e madhe e Resul Nelos dhe bashkeshorte e Tefik Barjamit,  te birit te Hatixhese dhe Barjam Delos,  nga Hasanimerajt.  E percollen Behijen, vete i dyte ( se bashku me femijen ne bark );  por mortja,  sic duket,  nuk u kenaq me keta.  U deshen te beheshin kurbane dy djem latante:  Petrefi i Resmi Nelos dhe Selami i Xhevit Malkos.  Te dy e humben jeten nga semundje banale,  te cilat,  ne nje kohe te mevonshme mund te ishin shpetuar.  E mbyllen serine e vdekjeve,  dy gjyshet:  Zadekua e Nelo Binos,  nena qe solli ne jete tre djem:  Selmanin;  Resulin dhe Resmine dhe te vetmen moter te tyre Shazen.  Gjyshja tjeter,  Jemine Bazja,  nena e Xhevitit dhe e Merushes,  e cila me donte shume e kishte nje kujdes te vecante per te ruajtur jeten time, kur me „erdhen “ kembet e capitesha neper udhen me gure qe zbriste tek pusi i xha Isufit.  Para se te shkoja tek pusi pa uje,  kisha si postabllok Nene Bejekon,  te vene e Mino Jaces,  i cili mbeti ne hapesirat e Anadolit.

Arat i kishim prane e prane e nuk doli ndonje veshtiresi per te gjetur kufijte qe i ndanin.  Arat tona ne Llomera e ne Rredhe ishin te begata.  Ato,  po te punoheshin mire e po te pleheroheshin,  jepnin shume prodhime;  si ne te lashta dhe me miser e me fasule.  Reforma Agrare na dha toke ne Fengje dhe 10 rrenje ullinj tek vendi i quajtur:  Ullinjte e Haxhiet.  Prodhimet qe merrnim nga arat e begata dhe nga ullinjte plus lakrat qe mblidhnin nenat tona,  me veshtiresi na nxirrnin me fryme deri ne te korrat e elbit,  ne pranveren pasardhese.

 Ne  shtepine tone te perbashket,  per fatin e femijeve dhe te gojeve te shumta,  pati dhe periudha lulezimi.  Xhevit,  Malkua,  njeri i urte,  punetor,  i drejte e i ndersheem,  punonte hyzmeqar me dhente e te kamurve te fshatit,  prej shume vitesh.  Ai, me tiparet e tij dhe me besnikerine qe kish shpalosur ne vite,  kish fituar besimin e pronareve deri ne ate shkalle sa e pranuan si qinosar e i njohen disa te drejta mes te cilave,  te shfrytezonte bulmetin,  pergjysme,  i jepnin falas nje shark,  nje kostum shajaku dhe nje pale opinga si dhe te drejten per te therur apo per te shitur nje numer delesh.  Nuk u be kontrate e shkruar,  por gjerat u vendosen ne mirebesim e per kete qellim u shfrytezua ndershmeria e hyzmeqarit Xhevit Malko.  Nuk kishte pare familja jone aq shume bageti, ne vathe.  Nuk ishin pak, por rreth 300 dhen,  me qumesht.  Xheviti e kishte ne kurriz,  kullotjen ruajtjen dhe mjeljen e tyre.  Kur ishte moti i ngrohte e pa rreshje, dhente me qumesht i ngisja une e ato,  nje nga nje kalonin tek dera e shtrunges ku I priste Xheviti, i ulur mbi nje gur,  me llere perveshur,  me nje veder perpara,  midis kembeve i gatshem per te shtrydhur thithkat e deles se radhes.  Kur vedra mbushej me shkume e ne siperfaqe notonin kakerdhite,  vedren e zbraznim ne nje ene me te madhe.  Une,  si djale pekul e i mbare fizikisht,  futja koken ne veder e pija qumeshte taze,  duke fryre kakerdhite qe te largoheshin nga vendi ku takoja buzet me qumeshtin e ngrohte. Nuk me gjeti gje  se qumeshti ishte bio e kishte ne perbereje lloj  – lloj,  lulesh.

Problem i madh,  na doli gjetja e eneve.  Nuk kishim ku ta mblidhnim bulmetin e ku ta perpunonim ate. Dybeku, nga mosperdorimi per nje kohe te gjate ishte thare e rridhte; ai duhej regjur.  Taleri dhe vedra,  gjithashtu ishin thare.  Kuckat ( enet me volum te paket) nuk ziheshin ne goje etj. etj.  U versulen dy Zonjat,  neper mehalle e ne fshat;  nuk lane mik pa bezdisur,  derisa u siguruan disa bidone te bardhe e disa matara llamarine.  Nisi te gjemonte dybeku edhe ne kete shtepi ku,  deri atehere ishte ulur mjerimi dhe skamja kembekryq.  Nuk i thoja me Zonjes time,  te ciles i therrisja ne emer te deformuar: “ Xhonje, pse tund dybekun Hatemja,  Havaja,  Izja,  Samua,  gege Tajanja etj. kurse ti nuk tund?  Tashme dybeku yne gjemonte qe ne mengjes e garonte me dybeket e gjitoneve,  ne gare,  sic ngjan me kengen e kaponjve shqirake.  Nuk dinim cfare te hanim me pare: Gjalpe,  gjize,  urrel,  kos,  apo te pinim qumesht bio.  Hirren nuk e preferonim me, dhe ate qe na jepnin Tila dhe Argjiri,  kur u shkonim ne stan,  ne Fierin e Metes,  nuk e begenisnim.  Shtepia jone, madje dhe avllia,  mbanin ere bulmet,  jo si me pare qe kundermonin ere rrepice e lakra te egra,  te ziera.  Cehreja jone,  si femije ne rriotje,  ndryshoi per mire.  Ne nje rast,  degjova Babane te fliste me vete.  Ai, ne fakt  kendonte nje bejte te lashte e cila theksonte: „ Moj shtepia bukedhene;  do benec sic keshe qene… “!  Nuk e kuptoja domethenien e ketyre fjale ve atehere,  por kenaqesha nga melodia dhe rrjedhshmeria, me te cilen e thosh Babai.

Perftimet nga kjo kontrate qinosie e pashkruar,  nuk ishin te pakta.  Pas 5 vitesh,  kopeja do te pjesetohej e ne do te merrnim 1/3 e numerit te krereve.  Nuk ishin pak krere.  Gjate viteve te qinosise,  merrnim 1/3 e bulmetit;  1/3 e leshit,  kur qetheshin dhente.  Cobani ( Babai ) rroge nuk merrte,  por perftonte nje shark,  nje pale opinga dhe buken e gojes.  Ai kishte te drejte te therte  nga tufa,  1 dele, per Barjam e nje tjeter per Sulltan Novruz.  Gjithashtu, Ai mund te shkepuste  nga tufa aq krere sa ti duheshin,  per te cuar ne dasma e davete per te cilat pronari shenonte, per nje koke; dy.  Barin dhe zairene e paguanim ne mes, ashtu si kasollet dhe stanin e ngrinim bashkerisht.

Kur u mekemba e mund te ecja lirshem,  ashtu rrondokop,  sic isha,  capitesha pas dhenve; ne krah te Babait tim.  Madje,  flija ne stan,  ne krye te Rredheve,  atje ku ka qene nje leh ( ngaster ) me disnivel nga ara,  rreze ledhit,  e kufizuar nga dy fiq te rinj;  njeri i bardhe e tjetri vasjares.  Diku,  rreth 20 m,  ne anen Jugore te vathes,  ishte nje rrap i madh,  me shume rrapishte.  Atje derdhej Perroi i Cukales,  i cili mblidhte ujerat qe rridhnin nga lartesia e kodres se Dokes.  E kam pershkruar dhe here tjeter;  Babai kishte ngritur nje shtrat,  me drunjer rrapi e me dega,  mbi  te cilin flinim te dy,  te mbuluar me sharkun e Babait dhe me lekure dele ( poste ).

 „ Pranvera „  jone nuk zgjati shume.  Ne vjeshten e vitit 1946,  ndodhi nje ngjarje e papritur,  e cila na shpuri atje ku ishim  me pare,  madje dhe me keq.  U bene shtetezimet e bagetive.  Lapsi zuri dhe tufen tone te dhenve. Befasisht,  pa asnje njoftim paraprak nje mengjes,  kur dhente i kishim akoma ne vathe e une po i coja qenit Balo ushqimin ( nje tas me pershesh ),  ne stan erdhen 4 – 5 pushtetare.  Nga ata burrat me mustaqe,  me cisme e me pantallona kilota. Te gjithe kishin treguar trimeri ne Luften Partuizane dhe , si shperblim kishin marre ofiqe ne hierarkine partiake te rrethit te Tepelenes. Ne krahe mbanin ca canta lekure si ato te oficereve sovjetike.  Nuk di cfare mbanin ne ato canta qe u vareshin, deri tek te ndenjurat  por nje gje e them, me siguri:  “ Ata nuk dinin te shkruanin e te lexonin ”.  Shtetaret e asaj kohe,  shumica e te cileve kish dale nga Lufta,  ishin te pashkolle,  sido qe ishin te perzgjedhur.  Ata dinin te jepnin urdhra me te cilet te benin „ gjemen “.  Kishin ardhur ne stan,  qe ne pike te mengjesit,  jo per te na dhene ndonje njoftim te mire por per te na hidheruar.  Njeri  syresh, ndoshta me i madhi ne pozite, u dha  urdher vartesve: „ Nxirrni dhente nga vatha e ne njesh kollone,  te nisen ne drejtim te Majes se Derrases.  Nuk mbaj mend,  i numeruan apo jo ( une , aso kohe dija vetem te numeroja deri ne 100 por dhente tona e kapercenin gati 3 here kete numer),  vec pashe qe ferkonin duart nga kenaqesia.  Moren me vete dhe stanin,  me lacke e me placke dhe me kafshet qe mbanim per te transportuar bulmetin.  Moren dhe enet e qumeshtit dhe shokun tim te „ngushte ”- Balion,  me te cilihn isha rritur dhe e doja shume.  Me piku per Balon.  I thane Babait ti shoqeronte sa te dilnin nga sinori i fshatit,  por udhes,  aty nga Kubeja ne Vidhishte,  i komunikuan se,  si esnaf per rritjen dhe mbreshtimin  e deles,  do ta conin coban ne brigatat blegtorale te shtetit,  ne Vithkuq te Korces.

I percolla; ecja  pas dhenve,  duke perkedhelur Balon,  i cili,  me ngjan se e ndjente ate “gjeme ” e me rrinte prane,  duke tundur bishtin, me llape te nxjerre.  Pa mberritur ne Majen e Derrases,  m’u sosen energjite e rashe, pa ndjenja.  Nuk e di se c’pata?  Nga deshperimi apo nga lodhja;  se qumesht kisha pire dhe buke misri trazake,  kisha ngrene.  E pashe veten,  kur u permenda,  ne mes te perdheses,  mbi nje minder e mbuluar me rrokozhan.  Mbi koke me rrinin disa gra shamizeza,  te cilat qanin;  ca me ze e ca pa ze.  Lotet e tyre me pikonin mbi faqe; ndonje “rreke ” qe vinte tek buza, e lepija. Ishte i kripur e me shijonte.  Zonja e Madhe,  qante me ulerime e bertiste: „ Korba une,  c’me gjeti? Amani moj motra, me thoni,  si tja bej…“?  Dikush me ferkonte shpatullat dhe ballin;  nje tjeter me yshtete e thosh: „ Ka marre sy,  se eshte i mbare “;  pati dhe ndonje qe tha se ka ngrene e ka pire shume qumesht.  Aasnjera nuk e dinte, gjemen qe na kishte gjetur.  Kur e mesuan ate qe kish ngjare,  me dhane te drejte e me qane hallin.  Me teper se per tufen e dhenve qe moren pushtetaret dhe per Babane,  te cilin nuk do ta shikoja me sy,  per 2.5 vjet,  u deshperova per Balon,  te cilin nuk e pashe me,  me sy,  por ruaj ne kujtese imazhin e tij,  trupin e zhvilluar e ngjyren e lekures laramane.  

Pas dy vjete e gjysme,  Babai u kthye nga „Kurbeti “.  Kurbet i thencin,  Ai vijoi te ishte yzmeqar,  me rroge;  kishte ndryshuar vetem pronarin.  Pronari i ri ishte vete shteti  i sapodale nga Lufta Clirimtare.  Babai yne,  kishte menaxhuar dhente e  shtetezuara,  me te cilat u formuan brigata blegtorale.  Ai  (Babai ),   menaxhonte dhente e shtetit;  ne dimer shtegtonte ne kullotat e Vrines,  kurse ne vere,  flladitej ne malet e Vithkuqit,  ku te ngrinte era e fresket e malit.  U gezuam shume,  kur e pame Xhevit Malkon,  tek hyri ne deren e kasolles ku banonim,  ne Bexge ( vend ),  me nje torbe ne krahe e me nje shkop ne dore.  Nga rruga e gjate qe kishte pershkuar duke kaluar neper monopate,  e kishin vrare opingat e llastikut dhe ishte i uritur.  Erdhi i urituri tek ne qe na kish mbire rrepica ne stomak e kishim harruar eren e trazakes te ngrohte.

Kishin ngjare ndryshime te medha,  ne fis,  ne trung e ne familjen e bashkuar,  e cila nuk jetonte me ne bashkesi.  Familja e ribashkuar,  pas shperberjes kishte rene serish ne skamje e ne mjerim.  Zonja e Madhe e Binajve,  me dy femije ( Lumturine dhe Niazine),  kishim shtegtuar,  si te pastrehe qe ishim. Ne,  duke shfrytezuar bujarine e xha Resulit ( Agait ), u shperngulem nga shtepia e Reshatit,  me „nje kaposh“  me placka e u vendosem ne  njeren nga dy kasollet e Agait,  ne Shure ( Bexge ).  Duhet thene,  ne menyre qe ta mesojne ata qe nuk e dine,  se Resul Nelua,  edhe pse vete ishte mjaft fukara e mezi ushqente nje tufe me femije,  ne kete rast u deftua burre dhe cmoi emergjencen tone.  Na kishte rene brenda shtepia e kishim mbetur ne kater rruge,  pas shperberjes te familjes te ribashkuar.  Resuli nuk mund te lejonte qe femijet e kusheritit te pare,  Xhevitit,  te endeshin sa ne njeren shtepi ne tjetren,  per te gjetur nje cope strehe,  sa  per te futnin koken.  Fatkeqesia qe perjetoi Zonja e Vogel,  me femijet e saj  ishte e rende e nuk mund te krahasohej me emergjencen tone,  por,  te pakten mblidhej ne shtepine qe u la babai.  Cfare kishte ngjare?

Shperberja e familjes te madhe,  risolli ne vatrat tona skamjen,  por nuk ishte vetem kjo. Xheviti,  i njohur si njeri i drejte,  i ndershem dhe zemergjere,  i cili qe iniciatori i ketij bashkimi,  sherbeu si ombrelle,  per te dyja familjet.  Pushteti i kohes,  e kish degdisur larg,  qindra kilometra larg;  nga fshati i tij. Nga kjo largesi  Ai  nuk mund ti menaxhonte te dyja familjet.  Per fat te mire,  ne mehalle,  ne fis dhe ne trungun e Binajve,  kishte burra zakoni,  te cilet e kishin veshur fisin dhe mehallen me nje aureole mbrojtese,  ne opinionin e te ciles ishte  e pamundur te depertonte thashethemi dhe intriga dashakeqe.

Ndarja nuk qe aq e veshtire.  Sejcila nga dy kunatat me emrin Zonje,  i dinte ku i kish e i njihte plackat e tsaj.  Nese behet fjale per placka,  kur sejcila familje kishte nje gomar me rrangulla e me levere.  Edhe problemi i shtepise ishte lehtesisht i zgjidhur.  Reshati me te vellane,  Nelon e kishin shtepine ne kembe; ne,  te pjellet e Xhevitit kishim mbetur te pastrehe.  Ceshtje serioze ishte punimi i tokave respektive.  Familja e ribashkuar nuk kishte asnje ka parmende e s’kishte cfare te ndante.  Qeveria nxorri nje ligj,  sipas te cilit,  familjet qe nuk e punonin vete token e tyre,  do tua merrte shteti ne administrim.  Iu gjet vjega dhe ketij problemi.  Arat qe i perkisnin Reshatit,  iu dhane per ti punuar njeriut te fisit tone  – Ahmet Selfo Zenelaj,  I cili si shperblim per punimin e tokes, merrte 1/2 e prodhimit te drithit,  ne natyre.

Teksa Zonja e Vogel e Binajve,  kryente pune te ndryshme,  si korrje,  prashitje,  mblidhte kallinj , ne arat e korrura,  te botes,  mblidhte  ullinj etj.  Ajo punoi dhe per rritjen e pulave shqirake dhe te detit  si dhe me grumbullimin dhe shitjen e vezeve.  Keto  dhe  mbledhja e  lakrave te egra  me te cilat ushqente djemte dhe veten e saj, ishin pjese e perpjekjeve te saj per te mbijetuar, sic premtoi ne diten e te shtatave te burrit. Vejusha Zonje iu prefill nje pune gjigande dhe te ndershme,  per te rritur djemte jetime.  Xhevitin  nuk e mbante shtepia.   Edhe  Ai ,( Xheviti ) kish  mbi supe rritjen e femijeve te tij,  mbajtjen e familjes dhe te miqesise.  Nuk kishte ku te hidhte syte se kudo veshtronte zbrazeti dhe dora nuk i jepte,  per asgje.  Zanati i vetem i tij ishte te qenit coban dhensh.  Ai e zgjidhi ndryshe lemshin qe u krijua pas ndarjes me vete te Reshatit; Nelos dhe nenes se tyre vejushe. Xhevit Malkua mori shkopin ne dore dhe u nis per ne kurbet;  atje ku kalivacasit benin zakonisht kurbet,  ne Minieren e Seres ne Selenice te Vlores.  Ndodhi nje metamorfoze e papare me Xhevit Malkon.  Qe femije,  Ai burre ishte rritur ne mes te dhenve dhe ne roja te tyre.  Tani,  ne nje moshe te avancuar,  kur kishte ne shtepi bashkeshorten dhe dy femije,  i duhej te nderronte profil e u be minator i nentokes ne nje miniere zifti. Punonte shume e fitonte jo pak.  Nje here ne dy jave,  vinte ne shtepi, ne Kalivac,  per te pare femijet e per t’u nderruar.  Ne kurriz,  mbante,  kur vinte ne shtepi,  nje cante shpine te mbushur me buke gruri   (karavele ),  te cilat,  Nena ( rahmet paste),  na i raciononte dhe une haja buke me buke.  Buken e misrit  (kur kishim ) e haja te shoqeruar me karavele,  si gjelle.  Nga qendrimi me pune ne Selenice,  Xheviti,  me parate qe rezervoi,  bleu,  ne menyre fiktive,  njerin ng ate dy qete e pendes te Agait dhe shpetoi tokat tona te begata nga kalimi i tyre ne menaxhim te shtetit.

Zonja vejushe,  mezi priti te rritej pak Reshati dhe,  per te lehtesuar barren e me qellim qe te permiresonte kushtet e jeteses ne familje,  e pajtoi ate yzmeqar,  sapo mbushi 8 – te vjec.  Fillimisht,  Reshati u pajtua yzmeqar,  ne fshat,  tek  kalivacasi i natyralizuar Mufit Qamil Xhaferi,  i cili,  i ardhur nga Nivica e Kurveleshit te Siperm, ne Kalivac  menaxhonte Mullirin e Gurres.  Ky mulli,  i ngritur ne vendin e quajtur Specove,  shfrytezonte prurjet e kanalit te ndertuar posacerisht.  Mufiti,  si lab tipik,  nuk mund ta linte ekonomine familjare pa nje „bisht “ me bravare.  Ai formoi nje ekonomi,  komplekse,  ne Specove,  ku pervec mullirit,  dispononte kafshe ngarkese ( Mushke );  lope,  dhen dhe shume pula,  deti e shqirake.

 Ne mullirin e tij vinin per te bluar,  jo vetem kalivacas,  por dhe nga Corrushi e kuta dhe nga fshatra te tjere  te afert.  Nena e tij dhe bashkeshortja,  te dyja gra  te fuqishme e te zonjat, labushe te veshura me citjane e me triko te leshta, te ngjyera me boje te zeze,  ishin te zonjat e punes dhe prisnin e percillnin miq e dashamire te shumte te asaj shtepie.  Per t’u kujdesur per dhente e familjes  ( nje tufe me bravare ),  kundrejt nje page te pranueshme,  Reshati u pajtua yzmeqar,  ne familjen e Mufit Qamilit.  Reshati ishte bonjak dhe i parritur;  ate e zinte gjumi,  neper shkurre teksa kulloste dhente e Mufitit.  Ne kete kuptim,  Mufiti e kishte marre Reshatin,  ne pune,  me teper per bamiresi,  se sa per punen e tij. Me pas, Reshati vajti yzmeqar,  ne mehallen Caushaj te fshatit gjiton Corrush i rrethit te Fierit.  Pronar i tij ishte fshatari zemermire,  Tine Asllani,  i cili i besoi Reshatit cilimi,  te ruante lopet dhe bravaret e familjes te tij,  neper ato bregore me palice.  Edhe ne kete shtepi,  Reshatin e trajtonin mire,  si femijen e tyre,  pavaresisht se Ai ishte ne mes te miqesise.

Nelua qendroi prane Nenes se tij;  vejushes Zonje e vogel e Binajve. Ai ishte „ pekuli „  i Nenes se tij dhe u rrit nen kujdesin e saj te vecante.

Dicka per portretin dhe tiparet e karakterit te Nelos:

Nelo Resmi Nelaj,  u rrit si i perkedheluri i Zonjes te Vogel te Binajve  e nuk i ndahej asaj,  te ciles i thosh- No.  Vejusha Zonje,  e Binajve,  i donte njelloj  te dy djemte,  por meqenese Reshatin e kish larguar nga syte e Ai ishte ne duar te botes,  Ajo mblidhej me Nelon.  Nelua u rrit si lastar.  Ai ishte i gjate rreth 180 cm;  i zgjuar natyralisht;  i shkathet  si sorkadh mali;  i mprehte,  nga ata qe orientohen shpejt me ceshtjen,  apo,  sic thone rendom: „ E kapin problemin ne ajer “; me syte dhe me veshtrimin e skifterit;  shume kurajoz e trim.  Nelua nuk ia pertonte  asnjeriu por ja perplaste ne fytyre cilitdo ato qe nuk i shkonin per shtat.  Ne karakter ishte i drejte e i paster; me njerezit ishte i thjeshte, i dashur e i respektuar.  Ne raport me te tjeret, Nelua ishte dashamires dhe i jepte ate qe meritonte.  Nelua ishte i mireinformuar mbi zhvillimin e ngjarjeve,  ne vend e ne bote.  Ai merrte pjese aktivisht e me fjale te zjarrte ne diskutimet dhe ne mbledhjet qe beheshin,  duke servirur mendime te pjekura,  u binte problemeve ne koke dhe propozonte zgjidhje te mundewshme. Nuk ishte njeri i kompromiseve e i dallavereve dhe shquhej per drejtesi e paanesi.  Nelo Resmiu nuk ishte i kamur;  Ai jetonte si te tjeret,  me djersen e ballit;  por shpirtin e kish te gjere dhe bujaria i ndrinte ballin.  Po ti shkoje ne shtepi Nelos,  duhet  ti beje llogarite mire se ai nuk te leshonte dhe  „ e hidhte shtepine ne shesh per te nderuar mysafiret ”.  Bonjaku Nelo,  i rritur ne veshtiresi,  dinte te nderonte miqte e tij dhe te trungut;  Ai njihte e zbatonte me korrektesi traditat dhe zakonet e mira.  Nelua jetonte ne nje mjedis konservator,  por,  ne cdo rast merrte anen e te rese te perparuar.

Ne mbledhjet e popullit ku kerkohej opinion, Nelua ishte nder te paktet qe ngrihej serbes dhe e thosh fjalen me guxim e sic e mendonte.  Ai as kopjonte  per te bere qejfe e ortakeri;  as u shkonte pas avazit,  atyre qe ishin ne gabim.  Njeri nga tiparet e pelqyera te Nelo Resmiut ishte karakteri burreror i tij.  Nelua nuk levizte nga fjala e dhene;  ate qe thosh,  Ai njeri e bente.

Tiparet e tij te qenesishme, ne vitin 1956 kur ne Kalivac u formua kooperativa bujqesore,  jo vetem qe dolen ne pah,  por u shfrytezuan,  mjeshterisht e me efektivitet,  ne te mire te komunitetit.  Ne ate kohe,  Nelua ishte nje adoleshent i zgjuar e i shkathet,  i hedhur e me deshire per te bere pune te dobishme per komunitetin.  Ai i ngjante asaj plastelines,  te ciles nje dore mjeshtri i jep formen qe deshiron.

Per shkak te largimit heret nga fshati e te ndodhjes larg tij fizikisht, nuk e kam patur mundesine ta shoqeroj hap pas hapi tere veprimtarine e sivellait tim Nelo;  prandaj,  ne shkrimin e ketij materiali,  kam qene i shtrenguar te ve ne pune njohjen vetjake,  rrefimin e vellait te tij  –  Reshatit;  te vajzave dhe djalit; te te mires Kushulle; Petrefit; Dilaverit ( vellait tim) ; te Ardjanit ( djalit tim)  si dhe te mjaft njerezve te tjere qe me ofruan opinione.  Po te ishin treguar me aktive femijet dhe bashkeshortja e tij ne kuptimin e dergimit te opinioneve,  kjo monografi,  mesiguri qe do te kishte dale me e plote e me e sakte. Ne kete shkrim,  ajo qe nuk leviz,  asnje fije,  jane tiparet e njohura te karakterit te tij.  Ketu mendoj te ndalem,  per te sqaruar nje ceshtje,  e cila eshte thelbesore e jo nga ato qe mund te anashkalohen.

Jeta e fshatit tone e organizuar ne kooperativen bujqesore te drejtuar nga i paharruari e i paperseritshmi Mehmet Musa Nelaj,  thirri ne skene prirjet e rinise,  si baza e elementit njeri dhe ti orientonte ata ne udhe te drejte;  atje ku ata mund te kontribuonin me teper. Kooperativa bujqesore e Kalivacit,  per te qendruar ne nje radhe me  simotrat,  pse jo dhe per te qene me lart nga ato,  ne ate kohe,  duhet te kishte dhe disa  specialitete te cilet me pare nuk i kishte njohur kalivacasi,  ne fshatin e tij.  Se ckishte nje kimi mes Mehmet Musait dhe Nelo Resmiut.  Ata vertet ziheshin shpesh me njeri-tjetrin,  per shkaqe te puneve e qasjeve te ndryshme ndaj saj,  por,  sa here dilte ne skene nje kerkese per te pervetesuar nje profesion te ri,  Ai drejtues ekselent e hidhte veshtrimin tek Nelua.  Perse ndodhte kjo?  Shkurt:  Te dy kishin disa tipare te perbashketa.  Te dy ishin trima e guximtare;  te dy iishin te zgjuar e orientoheshin lehte ne situatat;  ishin njerez te sakrifices e nuk donin tja dinin per privacionet qe do te kishin;  ishin kembengules e nuk kenaqeshin me pak;  te dy gezonin respektin e popullaritetin e nevojshem ne komunitet.

Nelua futbollist.

Ne vendin tone,  femijet,  sidomos djemte kishin deshire te luanin me top.  Ne kohet per te cilat behet fjale,  me i „kultivuari “ ishte futbolli.  Me nje top prej lecke, te pergatitur nga nenat ose me nje top te vogel,  te forte,  te pergatitur nga leshi i qeve,  i presuar me dore e me peshtyme;  tok me moshataret,  Nelua lunate futboll,  ne Sheshin e Veldonit,  tek Kryeja e shtepise e kudo ku gjendej nje cope fushe,  e rrafshet.

 Kur u fut ne shkollen fillore te fshatit,  ne Sheshe ka qene nje fushe me porta druri,  me dimensione te kufizuara. Dita – dites u rriten kerkesat, per lojen e futbollit dhe per topin. Shtati i  larte,  krahet te gjata,  syri i mprehte- ( sic thone kalivacasit, me cika ) dhe guximi qe e karakterizonte,  zgjuan tek Nelua dhe tek ekipi me te cilin lunate, deshiren per te qene “guardian ” i portes.  Dalengadale, duke luajtur me shoket e moshes se tij, ne porte, Nelua deftoi prirje per te mos lejuar kalimin e topit pertej vijave te portes gje qe vulosi qenien e tij portier.  Para se te niste loja e futbollit,  sejcili nga djemte qe caktohej per te formuar skuadren e tij,  te parin zgjidhte portierin,  drynin e skuadres,  i cili ishte Nelua i Resmi Nelos. Duke pare prirjet e Nelos per te luajtur futboll ne cilesine e portierit; Mehmet Musai e dergoi Ate ne Gjirokaster,  ne nje kurs afatshkurter ku pergatiteshin trajneret e futbollit per kooperativat bujqesore te qarkut.  E kreu me sukses e u vecua mes shokeve, Nelo Resmiu e u kthye ne fshat me koken lart se e kishte justifikuar besimin qe I dhane bashkefshataret e kryesise te cooperatives bujqesore dhe kryetari I saj  –  Mehmet Musai.

Sapo u kthye ne fshat,  me seriozitetin dhe kembenguljen qe e karakterizonte,  Nelua nisi nga puna per te formuar nje skuader futbolli,  me djemte me te zgjedhur,  te cilet e donin lojeen e futbollit dhe e luanin ate cilesisht.  Nuk ishte shume e veshtire te perzgjidhje ne ate kohe futbolliste te moshave te reja,  ne Kalivac. Te gjithe donin te perfshiheshin ne ekipin e futbollit te fshatit.  Nelua,  si trajner,  perfshiu ne ekip,  me te miret.  Ai ishte sedermadh. Duke njohur nivelin e ekipeve te futbollit te fshatrave perqark Kalivacit,  synonte nje ekip,  i cili te zinte vend nderi mes te tjereve.  Ne ekipin e futbollit te Kalivacit,  fillimisht u perfshine djem te moshes te perafert me ate  te Nelo Resmiut,  me te cilet,  Ai kishte luajtur e ua njihte vlerat.  Ne ekipin qe Nelua formoi,  sapo mori certifikaten e traajnerit te futbollit benin pjese: Sami Mehmet Nelaj;  Arshi Azbi Xhaferaj;  Dilaver Xhevit Nelaj;  Fuat Mete Sulaj;  Hysen Lico Malaj;  Dilaver Novruz Zenelaj dhe arsimtaret e shkolles se fshatit: Jorgo Stambolliu;  Lefteri nga Vlora;  Aziri etj.

Me iniciativen e Nelos trajner futbolli dhe me miratimin e kryesise te Koopertives Bujqesore ku  „partizan “ ishte vete kryetari i saj –  Mehmet Musai,  ne vendin e quajtur Shure,  atje ku dikur ka qene lemi i Qemal Sherifit ( aktualisht kane bere shtepi djemte e Asim Mehmetit ),  u ndertua nje fushe futbolli.  Fusha e re e futbollit ishte ne toke are,  te pa rrafshuar mire  e me  shumeguricka.  Portat u bene me ca shtylla lisi,  te cilat u nxorren nga Ullinjte e Hysodosajve;  kokat e shtyllave plekseshin me tel  me gjemba.  Pas lojes te futbollit,  djemte,  mblidheshin koke me koke e ia ckulnin kenges labce vence.

 Me kalimin e kohes edhe kushtet per te luajtur futboll u permiresuan dhe Nelua,  sic u jepte lojtareve  ( i mesonte),  ashtu dhe u kerkonte te luanin fort dhe mire.  Permiresimet nisen nga infrastruktura. Kooperativa bujqesore siguroi topa futbolli,  te kohes;  kepuce me taka ( futbolli );  uniforme sportive dhe u moren masa per rregullimin e fushes ku luhej futboll.  Masat qe u moren ishin zmadhimi i fushes deri ne permasa olimpike,  permiresimi i portave ( pa rrjeta ) sheshimi dhe ngjeshja e truallit,  vizimi etj.  Lojtaret,ashtu si trajneri i tyre,  Nelua,  shperbleheshin me dite pune.  Kur fitonin,  kishin dhe ndonje premio,  natyrisht ne natyre;  duke ngrene fruta,  gratis.  Cfare te thuash per regjimin e futbollisteve dhe ushqimin e tyre.  Ato ishin ne vartesi te gjendjes ekonomike te familjeve te tyre dhe kendveshtrimit qe kishin pjesetaret e familjes per lojen e futbollit.

Ne zonen ku ndodhej Kalivaci, ekipi i futbollit me trajner Nelo Resmiun,  renditej i pari.  Nuk e leshonin kollaj vendin e pare kalivacasit sederlinj.  Ata luanin futboll me mire se futbollistet nga  Krahesi;  Corrushi;  Kuta etj;  rivalizonin me Qesaratin etj.  Futbollistet e ekipit te Shkozes luanin me mire e fitonin. Ata kishin ne ekip disa arsimtare nga Vlora dhe nje vendas, arsimtarin ( Sinan Breshani ),  te cilet e luanin bukur futbollin dhe shenonin gola, nga pozicione te veshtire.

Edhe kur u moshua dhe hoqi dore nga futbolli,  Nelua,  si i pasionuar pas ketij lloj sporti,  e ndiqte ekipin,   kemba kembes,  kudo ku ai luante,  dhe me nje nagace( sepate te vogel )  ne qafe te dores,  sic ishte ne mode tek burrat kalivacas,  qendronte prapa portes se ekipit te tij e u jepte udhezime futbollisteve,  si ne kohen kur kryente detyren e trajnerit.

Nelua i Resmi Nelos,  i dha zhvillim te papare,  lojes te futbollit ne Kalivac dhe mbahet mend si futbollist e trajner I pasionuar.  Me duhet te bej nje sqarim,  per te paqartet:  Futbolli,  ne Kalivac eshte luajtur heret,  mundet me pare se ne fshatrat e tjere.  Sa mbaj mend une,  bukur ka luajtur futboll Ferrik Cano Haderaj ( ndjese paste );  Skender Muharrem Nelaj;  Tahir Muharrem Nelaj ( ndjese paste) ;  Ferrik Azis Alidervishaj;  Zilfo Hamit Pashaj; Bilal Adem Malaj; Arshi Sulo Sulaj  etj.  etj.  Cdo brez,  ka patur te shquarit e tij ne futboll.  Keta qe evidencova me siper, nuk i perkasin te njejtit brez. Nese nuk kam permendur shume e shume te tjere,  askujt nuk duhet te shqetesohet.  Mbase duhet shkruar ndonje liber te tere per lojen e futbollit, ne Kalivac te Tepelenes.

Nelua postjer dhe korrier i fshatit.

Formimi dhe zhvillimi i kooperatives bujqesore te fshatit nxorri ne rend te dites nevojen per te patur nje postjer dhe nje korrier te sigurt te shpejte e te shkathet.  Me te pershtatshem se Nelo Resmiu,  ne Kalivac,  ishte e zorshme te gjendej nje i dyte.  I ri ne moshe,  i shkathet,  i shpejte,  i zgjuar e cfare tipari mund ti duhej me teper Atij njeriu Nelua I kish.  Nelua e kreu kete detyre per 15 vjet me radhe.  Cdo dite,  kur binte shi e kur gjemonte e kercellonte,  ne ere e ne suferine,  kur duhej edhe naten,  me nje cante ne krah e me nje shkop ne dore,  Nelua pershkonte rrugen,  neper monopate;  kapercente perrenj,  me uje e pa uje,  ne dimer e ne vere,  nga zyrat e kooperatives bujqesore,  tek shtepite e Fetah Zenelit,  te njohur si Fetah Bujku,  deri ne zyren e Poste Telegrafes ne Krahes ( Qender );  vajtje e ardhje.  Udha ishte rreth 7 km,  ne vajtje e po aq,  ne kthim.  Ate rruge,  Nelua e pershkonte,  si rregull,  per nje ore,  duke e prere shkurt,  neper monopate.  Kur ishte e nevojshme,  sidomos ne raste urgjente,  Nelua,  me shale te gjata e me hap te madh, e pershkonte distancen e dhe ne me pak kohe.

Po cfare mbante Brenda asaj cante Nelo Resmiu?  Gazetat,  ato pak organe shtypi qe ekzistonin.  Gazetat ishin te destinuara per kooperativen bujqesore te fshatit,  ne teresi,  dhe per individe te vecante te abonuar.  Ne canten e Nelos  gjeje perhere:  Letra,  telegrame,  fletethirrje,  ftesa,  njoftime etj.  Disa fshatare pritnin me padurim njoftimin se nje njeri i tyre,  i shtruar ne spital,  per te kryer nje nderhyrje te specializuar kirurgjikale,  kishte dale me sukses nga salla e operacionit dhe se shendeti i tij ishte permiresuar.  Ata qe kane patur apo kane djem ushtare,  studente,  emigrante etj.  e kane te qarte pritjen e tyre me ankth te nje lajmi te mire.  Telegramet,  letrat,  njoftimet,  ishin te gezuara e fatlume,  por,  ne ndonje rast ishin dhe te kobshme e permbanin lajme ogurzeza,  ne te cilet njoftohej  „ mort “. Edhe keto njoftime,  Nelua korrier,  duhet ti conte ne cdo kohe e vakt,  sa me shpejt ne destinacionin fundor.  Disa here,  njoftimet,  sidomos ato per ardhjen e nje njeriu ne jete;  per dasma,  fejesa e gostira, etj.  dergoheshin me nje cope leter,  dorazi,  ose me nje porosi gojore.  Ne keta raste,  Nelua i transmetonte njoftimet mota – mo pa luajtur nga porosia qe kish marre,  e cila,  ne shume raste i perngjante nje amaneti.  Nelua kishte pjekurine e nevojshme per tja dorzuar njoftimin,  ne dore,  te zotit apo te zonjes te shtepise e nuk „ e hiqte qafe “ porosine duke e hedhur brenda avllise,  apo duke ia besuar nje te parrituri.

Kur korrier Nelua percillte njoftime te gezuara, e zonja e shtepise i nxirrte Atij nje gote raki, ose e ftonte ne shtepi per nje kafe apo nje filxhan sherbet.  Nelua,  i cili i njihte mire zakonet dhe traditat e ishte djale fshati,  pa qiber,  e merrte goten e rakise,  uronte,  sipas rastit:  „ Me jete te gjate;  koka gur “! „ Te trashegohet dhe e paste jeten te lumtur “! „ shyqyr qe doli shendoshe nga operacioni “! „ te vije djali shendoshe “! „ shyqyr qe ia arrite dites “! etj. etj.,  hidhte goten e rakise,  me eks e largohej ne detyre.  Pas gotes me raki,  ndonese nuk ishte alkoolist i thekur, Nelua e pershkonte me me vrull ate cope udhe qe i kishte mbetur.  Edhe ne rastet kur perconte fatkeqesi,  Nelua  serish komunikonte me te zonjen apo me te zotin e shtepise.  Ne raste si keta,  Ai u shprehte te helmuarve ngushellime dhe keqardhje,  me fjalet lapidar: „ Qyc e liga “!  Korrieri Nelo Resmi Nelaj,  u favorizua ne kete detyre te veshtire fale fizikut te tij dhe zgjuarsise natyrale por dhe ne saje te njohjes qe kish, mbi terrenin e fshatit dhe menyren e pershkimit te tij,  naten dhe diten,  ne kohe te mire e ne mot te keq.  Ai mbahet mend si njeri nga korrieret,  me te sakte e me korrekte qe ka njohur Kalivaci i Tepelenes.

Nelua kepucar ( opingar ). 

Dikur,  ne fshatin tone kooperativist,  lindi nevoja per te patur nje kepucar ( opingar ) permanent.  Deri atehere,  bashkefshataret tane i merrnin sherbimet e kepucarit,  si rregull,  ne Tepelene,  ne baraken prej derrase te xha Resmiut dhe djemve te tij  –  Nimetit e Danes.  Nuk ia vlente te nisej burri nga Kalivaci e te shkonte ne Tepelene,  ne nje udhe,  6 ore larg,  per te qepur nje pale opinga.  Aso kohe nuk njihej puna e kepucarit me ngjitje por perdorej gjeresisht fendyelli,  filli i spangos i lyer me dylle blete dhe gjilpera bytheshqyer prej metali te forte.

Ne keta kushte,  kryesia e Kooperatives Bujqesore te Kalivacit,  me iniciativen e kryetarit te saj vizionarit –  Mehmet Musa Nelaj,  i cili ishte organizator i talentuar i puneve edhe ne kete fushe,  vendosi te cele nje veprimtari te re,  te papare deri atehere ne fshatin tone, –  ate te kepucarit ( opingarit ).  Sherbimi i riparimit te kepuceve ( opingave ) ishte delikat mbasi,  pervec te tjerave,  kish te bente me te mira materiale;  me te holla,  kesh.  Kjo „kembore “,  mund ti varej ne qafe vetem nje njeriu te besuar,  i cili te mos abuzonte me parate e fshatit e te mos kompromentohej.  Si me i pershtatshmi u gjet Nelo Resmi Nelaj, i cili ishte i njohur per ndershmerine e tij.

 Jo pa qellim,  u vendos qe dyqani per riparimin e kepuceve ( opingave ) ne pronesi te kooperatives bujqesore te Kalivacit,  te ishte ne Krahes ( Qender ),  prane dyqanit te Nimetit;  djalit te madh te Resmi Opingarit,  nga Tepelena.  Duke qene ne ate vend “ kyc ” te baraslarguar nga fshatrat e tjere,  Nelua mund te kryente porosi jo vetem per bashkefshatyaret e tij,  por dhe per ata nga fshatra te tjere,  si nga Krahesi; nga Zhulajt; nga Toci; nga  Qesarati; nga  Anevjosa; nga Koshtani,  etj.  Pra,  kesisoj edhe fitimi ne dobi te Kooperatives Bujqesore te Kalivacit do te ishte me i madh.

Kalivacasi Xhevit Malko, i cili e donte shume nipin e tij – Nelon e Resmi Nelos dhe ia njihte per bukuri prirjet dhe aftesite, i kish dhene Nelos nje porosi, ne kofidence: “ Qepi mire opingat;  ktheji mire gozhdet ( semencat ),  qe opinga te mos mbetet ne balte apo te mos hapet lehte,  por dhe kembet e atij qe i mbath,  te mos grisen prej tyre ”.  Kursin per kepucar,  Nelua e kreu ne qytetin e Gjirokastres.  Si qytet i madh,  i lashte e i zhvilluar,  Gjirokastra kishte artizane te mire,  kepucare te degjuar dhe nje kurs kualifikimi edhe ne fushen e kepucarise.

Rrethi i Tepelenes ku bente pjese dhe Kalivaci,  aso kohe ishte ne juridiksionin e qarkut te Gjirokastres,  ashtu si dhe sot.  Kalivacasit,  per te kryer porosi te vyera,  kur nuk i plotsonin dot gjetke,  i drejtoheshin qytetit te Gjirokastres,  i cili ishte me i perparuar.  Nelua,  ne kursin e kualifikimit qe percolli ne Gjirokaster,  mesoi bazat e profesionit te kepucarit ( opingarit );  puna ne kepucarine ne Krahes,  ne vecanti shkembimi i pervojes me te birin e Resmiut,  Nimetin,  i cili ishte i lashte ne profesion e kishte grumbulluar goxha bagazh,  i erdhi mjaft ne ndihme per t’u konsoliduar si zanatci.

Nelua,  edhe ne kete sherbim,  shperblehej nga Kooperativa Bujqesore,  me dite pune,  vlera e se ciles,  per hir te se vertetes ishte ne kuota mjerane.  Parate qe arketonte nga puna si kepucar,  Ai i derdhte ne arken e kooperatives Bujqesore te Kalivacit,  tek Hajredin Cizo Agaj,  i cili ishte teper korrekt e i sakte,  ne detyren e ekonomistit,  te cilen e kreu derisa doli ne pension pleqerie.

Nelua berber. 

Kursi afatshkurter per te mesuar zanatin e kepucarit ( opingarit ) nuk mbeti i vetem,  ne praktiken e punes kooperativiste  – bujqesore,  te Nelo Resmi Nelaj.  Nje dite te bukur,  Ai,  mori udhen e larget per ne qytetin e Gjirokastres,  ku organizohej nje kurs afatshkurter i djemve kooperativiste qe do te mesonin profesionin e berberit.  Duket si nje gje e zakonshme,  te cilen mund ta kryeje  per bukuri cdo njeri.  Por nuk eshte plotesisht keshtu.  Le ti referohemi praktikes shumevjecare te popullit,  thoshin skeptiket.  A nuk rruhemi vete,  me nje makine rroje te thjeshte e me nje brisk qe te pret?  Po per t’u qethur;  cdo njeri e ka nje fare pervoje e mund te qethe te tjeret,  por jo veten.  Madje,  kishte nga ata qe sillnin per argument qe nuk bindete njeri se kumterit,  qe ne kohe te kohes e kane perdorur gersheren,  per tu bere „gershere “,  me ata qe nuk i kishte ne fis,  por qe shprehnin deshiren e mire.  Ne fakt,  nuk eshte plotesisht ashtu.

Nje berber i instruktuar mire dhe i shkathet per te kapur shpejt elementet e qethjes e te rruarjes,  disponon dhe nje baze materiale e vegla pune,  te cilat nuk mund ti kete cdo familje.  Nelos,  i  pergatiten nje kthine,  ne mes te fshatit,  atje ku me pare ishte shtepia e Cano Ademit e dicka me pare dyqani i Todit nga Policani, ku pihej kafe e luhej bixhoz, nga burrat e fshatit.  Fillimisht,  bashkefshataret tane,  te mbarsur me mentalitete te ndryshme dhe te praktikuar me menyren rutine te rruarjes dhe te qethjes,  nuk e frekuentonin berberhanen,  jo per hir te kursimit por per hir te rutines e te tradites.

Dalengadale e duke pare njeri – tjetrin,  kalivacasit u afruan tek berberhana dhe u „embelsuan “ me punen e re te  Nelos.  Cmimet ishin  fare ssimbolike e mund te perballoheshin lehte nga kooperativistet.  Nelua berber,  me elegance e i sigurt ne ate qe bente,  njeri i muhabetit dhe njohes i mire i traditave si dhe ndjekes i vemendshem i zhvillimit te ngjarjeve,  bente te mundur qe gjate qethjes apo rruarjes i bente njerezit,  te kalonin nje fare kohe pa e kuptuar, mesonin dicka te re dhe te dilnin nga berberhanja te tjetersuar.  Shpetuan kalivacasit nga gersheret e dhenve,  me te cilat qetheshin meshkujt,  te cileve,  pas qethjes,  u dukej koka,  brazda – brazda sikur u kishte kaluar plugu persiper.  Edhe nga rruarja e bezdisshme,  me ate makinen e vogel te rrojes,  duke perdorur,  ne vend te sapunit te rrojes,  sapunin e rrobave dhe ne vend te furces perkatese vinin ne pune pellemben e dores.

Nuk zgjati shume puna e berberit te kooperatives bujqesore,  per Nelon, mbasi nje shans tjeter i erdhi ne shteg;  Ai u dergua ne nje tjeter kurs kualifikimi,  ne Gjirokaster. Kursanti i perjtshem Nelo Resmiu, kesaj radhe u dergua per te mesuar fisarmoniken.

Nelua muzikant

Kalivaci,  tradicionalisht ishte mesuar te degjonte kengen e kaponjve shqirake;  blegerimat e qingjave;  zhurmen e dybekeve  kur manipulohej bulmeti etj.  Ne kohe te kohes,  rrugicat me gure te mehalles e te fshatit,  ishin te pushtuara nga melodite e embla te kemboreve te madhesive e tingujve te ndryshem,  te cilat,  ne kompleks,  formonin nje „ ansambel “ melodioz qe te kenaqte dhe bente te mundur qe njeriu te shquante tufen,  madje dhe te percaktonte te zotin e saj.  Se cobani, kur i blinte kemboret,  ne Gjirokaster apo me tej,  ne Janine,  gjithnje kishte  parasysh qe ne tufen e tij te tingellinin kemboret apo zilet si nje ansambel harmonik.  Veglat muzikore te njohura  e te perdorura nga kalivacasit kane qene: Fyelli;  cyla,  me nje gryke e ajo dyjare,  borija;  pipizani;  bilbili dhe fyti i njeriut qe artikulonte kengen labce apo fishkellimen e nje melodie.  Fyelltare te shquar,  ne Kalivac,  ne kohe te ndryshme kane qene mjaft burra,  esnafe per mbareshtimin e  blegtori se.  Mbahen mend si fyelltare te shquar:  Malko Bino;  Aqif Axhemi;  Sabri Veizi;  Flamur Kalo  Dulaj dhe ne kohet kooperativiste, Enver Qemal Zenelaj  shume te tjere.

 Habi te ben menyra e perzgjedhjes te Nelo Resmiut,  per ne kursin e fisarmonikes,  ne Gjirokaster.  Ai vertet kendonte bukur labce  –  vence,  ne cdo pozicion te kenges dhe kishte ze te forte,  te paster e te embel,  si marres;  si prites dhe si hedhes qe dilte mbi zerin e grupit,  por,  vetem kaq nuk ishte bindes se Nelua kishte vesh per muzike.

 „Ia kish marre doren“,  Nelo Resmiu,  Gjirokastres dhe kurseve afatshkurtera qe organizoheshin.  Ndoshta,  kryesia mendoi se Nelua ishte konsumuar,  si berber,  si kepucar,  si korrier etj,  prandaj duhej ndryshuar specialiteti i tij.  Me fisarmoniken qe mesoi ne Gjirokaster,  Nelo Resmiu,  organizoi e mori pjese ne disa veprimtari rinore,  ne fshat e ne treve ku organizoheshin festivale folklorike.  Fisarmonika ne duart e Nelos,  ushtonte ne festsat tradicionale te fshatit,  ne dasma e ne gezime por nuk e pati te gjate;  nje tjeter detyre me me teper vlera e priste burrin e shkathet e te ndershem;  ajo e rojtarit te fushes.

Nelua –  rojtar fushe. 

U lodh Nelo Resmiu duke u marre me mesimin e disa zanateve.  Pati dhe ndikim pozitiov kjo pune.  Nelua u kompletua si njeri e u poq,  jo nga mosha sa nga pervoja dhe nga hallet.  Kur mosha e tij u madhua e nuk i shkonin me profesionet qe mesoi e ushtroi;  u gjend per te nje pune me e pershtatshme ku Nelua  “u ngul ” e punoi shume kohe.  Ai u caktua ne detyren e rojes te fushes.  Disa premisa e bene te detyrueshme kete mase qe mori kryesia e kooperatives bujqesore.  Do te perpiqem ti bej te ditura per lexuesin keto premisa.

E para;  Prodhimet e kooperatives bujqesore u shtuan ne sasi dhe ne asortiment.  Tashme fusha pjellore e Kalivacit,  e cila eshte etiketuar si „Myzeqeja e rrethit te Tepelenes “,  jepte me teper prodhime bujqesore.  Shalqini, arriti deri 20 kg per nje kokerr;  domatet i mblidhnin ne kapule,  ne disa vende,  ne mes te ares;  misri dhe gruri arriten rendimente te larte;  pemet,  vreshtat dhe pjergullat,  ashtu si ullinjte nisen te jepnin prodhime te bollshme.  Tregues sasiore me vlere arriti blegtoria,  etj.  Vlera e dites se punes, u rrit dhe gjendja ekonomike e ajo sociale e kooperativisteve u permiresuan. Tregu ishte larg e rruga per ne treg ishte e pa shtruar e pashtruar;  magazinat e kooperatives u mbushen e malli u magazinua sheshit.

E dyta;  rritja e rendimenteve ne te gjitha brigatat e arave,  beri qe disa prodhime te dergjeshin ne mes te fushes e te beheshin pre e grabitesve,  disa nga te cilet tashme  edhe pse ishin te rritur ne moshe  ishin bere me te demshem ne grabitjet qe benin.  Ata vepronin jo vetem diten por sidomos naten e ne kohe te keqe.  Rojtari i meparshem i fushes, u lashtua e i rane fuqite.  Ai nuk e kontrollonte te gjithe hapsiren,  prandaj lindi nevoja te vendosej ne kete pune nje njeri me i afte,  me i sakte,  energjik e i shpejte;  me te dhena trupore te atilla, qe ku e zinte dita,  nuk e gjente nata.

E treta;  kerkohej nje roja fushe,  i cili te njihte mire  „ vatrat e nxehta “ ku mund te vepronin keqberesit,  dhe te ishte i kalitur ne veshtiresi e te ishte autoritar, ne kuptimin qe ti bente „ zap “ grabitqaret.  E thene troc;   keqberesit ta kishin frike rojan.  I tille ishte Nelo Resmiu; atij burri nuk i trembej syri e nuk pyeste fare te  perballej  me cilindo.

Nelo Resmiu u gjet i pershtatshem per detyren e rojas te fushes fale karakterit te tij, i cili,  me avancimin e moshes e te halleve, u shtua e u forcua me shume.  Ai ishte i zgjuar; i shkathet;  trim e guximtar,  me fryme te theksuar  ballafaqimi.   Ai nuk mbante njeri nen sqetull e nuk e njihte korrupsionin.  Nelon nuk e fuste dot njeri „ ne thes “.  Punet e ndryshme qe beri,  ne kooperative,  si futbollist dhe trajner futbolli; si korrier,  si kepucar,  si berber dhe  si fisarmonicist,  i dhane mundesi Nelos te njihte mire njerezit dhe prirjet e tyre.  Ai e dinte mire:  kush ishte i ndershem e i bente sherbim djerses te ballit dhe kujt i „ zinte“   dora e ishte kobatar.  Nelua,  i zgjuar natyralisht dhe me pervojen e me intuiten e bonjakut,  i cili rri menjeane e me shume vrojton sa vepron,  parashikonte,  kur,  ku,  kush e si do te vepronin kobataret,  per te grabitur pasurine e kooperatives bujqesore,  te cilen e kish nen ruajtje.

 Nelo Resmiu,  si trim qe ishte,  nuk kish droje,  as nga nata pus,  as nga moti i ftohte e me suferine,  as nga qente e shumte,  te eger e te forte te stanit,  as nga egersirat e pyllit.  Ai,  me nje sepate te vogel,  ne qafe te dores,  i binte fshatit kryq e terthor,  duke shkelur  e duke kontrolluar te gjithe sinoret ku shtrihej kooperativa bujqesore.  Nelon,  e lije ne Gurje dhe e gjeje ne Fundin e Rredheve;  Ai errej ne Llageme e gdhihej ne Kullustra dhe brenda dites shkelte ne Mocale;  ne Jorga,  ne Xana e ne Xina,  ne Muratova e ne Luadhe;  tek Ullinjte e Hysodosajve, ne Qurke;  ne Margellic;  ne Gryka e ne Trapin e Cesmes;  ne Bishtje e ne Perroin e Dardheve,  duke zoteruar gjithe territorin.  Nelua dinte dhe oraret e levizjes te bagetive dhe njihte cobanet qe i kishin nen kontroll bagetite e tyre dhe ata qe i leshonin ato azat,  si ne mallin e babait.

Per te kryer detyren e rojtarit te fushes,  Nelos i erdhi ne ndihme dhe njohja e gjere qe kish,  ne mehalle e ne fshat.  Shoket e tij me te ngushte ishin:  Sadiku i Memes; Hydajeti i Muharrem Kamberit;  Leveni i Ahmet Selfos;  Mahmuti i Hysen Mahmutit etj. Ata ishin  moshatare te tij;  te pjekur e me ndikim ne komunitet.  Edhe vete,  Ai ishte i pjekur,  i matur e me logjike te shendoshe.  Kur u perzgjodh per te kryer detyren e rojas te fushes Nelua kish arritur pjekurine e nevojshme per te kryer kete mision,  ishte kthyer nga sherbimi i detyrueshem ushtarak,  te cilin e kreu – 2 vjet,  ne Vore,  ku punoi per ndertimin e Fabrikes te tullave dhe ishte i lidhur me martese me Kushullen,  te bijen e fisnikut Barjam Rushan Muharremaj me ndermjetesine e mikut te perbashket Lico Kapo Malaj,  nje burre per koken e burrit.

Ne shtepine e re,  ne Shure,  te mbeshtetur pas godines te vellait te tij Reshatit dhe prane shtepise te Muhedin Salihut,  banese te cilen Nelua e ngriti „ me thonj “ e me shume sakrifica,  beri dasmen  dhe, ne cift  me Kushullen sollen ne jete tri vajza e nje djale,  njeri, pas tjetrit dhe njeri me i mire se tjetri. Martesa e Nelos me Kushullen u realizuame 9 shtator te vitit 1970.  Nelo Resmiu,  kur u martrua ishte 28 vjec.  Mosha e tij e rritur apo sic thone ne Kalivac „ i mbetur“, (ku djemte martrohen para se te nisen per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ) ishte disi e tejkaluar,  por e justifikuar me statusin dhe me gjendjen ekonomike e sociale te tij.  Nelua ishte sederli e sedermadh.  Ai hyri dhenderr ne nje familje te fisme e me taban;  vete i perkiste nje fisi te fisme  e me potence,  sic ishin Nelajt;  prandaj i thirri mendjes dhe ndjeu,  jo vetem krenarine qe rridhte nga kjo lidhje,  por dhe detyrimin per te qene teper korrekt.

Nje faktor qe ndikonte fort tek Nelua,  per te mire,  natyrisht,  ishte fakti qe Ai kishte mbi koke,  si cekan,   Nenen e tij,  Zonjen e Vogel te Binajve,  e cila mbeti e ve ne moshe mjaft te re dhe e lidhi jeten me djemte:  Reshat dhe Nelo Resmiu.  Keta faktore dhe rritja ne moshe,  bene qe Ai,  Nelo capkeni te  „shtrohej “ e ti futej puneve me me seriozitet.  Ndikimi i vellait te vetem,  e me te madh ne moshe,  Reshatit hallemadh,  te cilit i rane hallet e medha mbi shpatullat e tij te njoma,  akoma pa u rritur ne moshe ishte,  gjithashtu i forte.  Te dy,  dhe Zonja e Vogel,  pasi  zbriten nga shtepia qe u la Resmiu ne Ahmetaj,  ne Shure,  prane varrezes te fisit,  keta te tre,  e mira Xhiko dhe djali i madh i Reshatit –  Petrefi,  ngriten nje kasolle,  ne shtratin e fikut te madh,  e cila ishte tere bloze  dhe me siperfaqe te kufizuar.  Aty,  Xhikua solli ne jete djalin e dyte –  Myftarin,  emrin e te cilit e inicoi,  madje vendosi veton,  Xheviti,  i cili kembenguli qe djalit ti vihej emri i njerit nga paraardhesit e trungut –  Myftar.  Perpara autoritetit te padiskutueshem te Xhevit Malkos dhe kembenguljes se tij,  cdo mendim tjeter ishte i pavlere.  Nderkohe,  te dy vellezerit,  vejusha Zonje dhe e mira Xhiko,  me veshtiresi siguronin buken e gojes  dhe mblonin,  aq sa mundnin te holla dhe serme per te ngritur nje banese prej guri,  ne menyre qe ta pritnin Kushullen nuse ne shtepi te re,  me themele guri,  me mur guri e me cati me pllaka te gurta.  Ne fakt,  Kushulla,  hyri nuse ne shtepi te re dhe Noja me te dy djemte u lumturuan,  mbasi nuk ishin me ne kasolle.  Nuk ishin pak por 6 dhoma ( tre per Reshatin dhe 3 te tjera,  per Nelon,  te mbeshtetura tek njera  –  tjetra.

Pas marteses,  cifti Kushulle e Nelo Nelaj,  sollen ne jete,  njeri pas tjetrit 4 femije.  I pari,  ne vitin 1972,  u lind i vetmi djale i Nelos –  te cilit I coi emrin e te Atit te ndjere- Resmiut.  Pas tij,  erdhi ne jete vajza e madhe e ciftit  –  Silvana ( ne vitin 1978 ),  e cila celi udhen e vajzave.  Ne vitin 1980 u lind Marsela ( cela)  dhe pese vjet me pas u lind Valentina me floke me kacurela.  Me kater femije dhe vete i dyte,  situate ndryshoi goxha tjeter,  Nelua e ndjente,  mbi supe pergjegjesine qe kish per te rritur e per te ushqyer gjithe ato goje.

Familja u shtua e u bene me shume „ goje “ per te ngrene,  puna e rojtarit te fushes qe bente Nelua dhe puna e Kushulles ne brigaten e arave,  nuk mjaftonin per te siguruar mjetet e jeteses.  Si sederli e sedermadh,  Nelo Resmiu, nuk mund te pajtohej me nje gjendje ekonomiko – sociale me te ulet se familjet e tjera te fisit,  te mehalles  e te rrethit shoqeror e miqesor te tij.  E „vrau “ mendjen mentari Nelo dhe gjeti nje zgjidhje te veshtire,  por qe ishte ne mundesite e tij.  Ai u lindh me sivellain e tij,  Dilaverin e Xhevit Malkos,  i cili banonte e punonte ne Tirane dhe ishte djale i shkathet, si Nelua.  Ata u lidhen ne nje bashkpunim tregtar me leverdi te dyaneshme.  Dilaveri,  e furnizonte Nelon me mallra industriale dhe me metrazhe,  nga ato qe kerkoheshin nga banoret e Kalivacit dhe ishin mallra deficitare. Kjo zgjidhje ishte teper e zgjuar dhe interesante.  Do perpiqem ta riprodhoj kete menyre organizimi te papare,  ashtu sic ka ngjare:

Dilaveri,  me parate e tij,  blinte,  ne Tirane,  tek tregshumi,  veshje te ndryshme,  metrazhe per perde e per mbulesa divanesh;  perde te holla,  ene kuzhine,  litare e mjete te tjera ngarkese,  kosa bari, makina qumeshti, kafe etj. etj. Mallrat,  Dilaveri i paketonte dhe ia conte njerit nga shoferet e autobusit te linjes Tirane  – Tepelene,  i cili i transportonte,  deri ne Krahes  ( Qender ),  kundrejt nje pagese simbolike.  Nderkohe,  Nelua,  me nje kafshe ngarkese,  dilte ne Krahas dhe merrte porosine te cilen e conte ne Kalivac.  Ne shtepine e tij,  ne Kalivac,  njeren nga dhomat, ngjitur me ate ku mblidheshin femijet,  me dritare nga mehalla e Ahmetajve,  e kishte shnderruar ne dyqan.  Kete e mesuan banoret e mehalles dhe te fshatit,  te cilet,  vershuan,  si bletet ne lule dhe disa blene  e disa shuajten kurreshtjen.  Per hir te se vertetes,  pazarin me te madh dhe xhiron e dyqanit,  e mbanin,  kryesisht grate,  ne vecanti,  bashkeshortja e Tafil Mane Zenelaj, e cila ishte e abonuar.  U erdhi koha shitjes te kosave te barit,  nje material deficitar,  jo vetem ne Kalivac por dhe ne Shkoze;  ne Golimbas,  ne Dushkarak e ne fshatrat anes Vjoses.  I merrte ne krah,  Nelua kosat e barit,  kapercente lumin,  here ne lunder e here ne vah dhe me ate ngarkese te madhe ( kosat e barit jane metalike ) udhetonte me ore te tera, duke u ndalur atje ku kishte kerkese per to.  Nje here ne muaj (si rregull ),  Dilaveri vinte ne Kalivac dhe te dy me  Nelon benin bilancin e punes.  Nga kjo tregti,  pa licence,  te dyja palet fitonin.  Nga fitimi hiqnin shpenzimet e blerjes te mallit,  shpenzimet e transportimit dhe pjesen e fitimit neto e ndanin mes tyre.  Vajtja ne Kalivac,  te pakten nje here ne muaj;  Diaverit i nxirrte mallin per fshatin te cilin e donte dhe e do shume.

Ne vitin 1970,  me 9 shtator,  Nelua u martua me Kushullen,  te bijen e Barjam Rushan Muharremaj. Femijet qe solli ne jete cifti Kushulle –  Nelo Nelaj,  erdhen njeri pas tjetrit ne ate kalvar vuajtjesh e sakrificash te prinderve te tyre te mire.  Vajzat u rriten me shpejt e u bene per te vajtur nuse,  ne dere te huaj.  Ato,  te trija ishin teper simpatike,  si Nena dhe Babai i tyre dhe nuk i linte njeri  “ te binin ne shesh“!  Ne ate shtepi,  lajmesit hynin e dilnin njeri pas tjetrit,  per te kerkuar doren e vajzave dhe fjalen e prinderve te tyre.  Sic dihet,  zakoni e donte qe vulen apo fjalen e fundit ta jepte i zoti i shtepise,  Nelua,  i cili ishte i zgjuar e i mencur dhe kishte njohje te gjere.  Ai,  para se te vendoste, e kish studiuar e gjykuar rastin,  ne te gjitha anet e nuk binte kollaj si „ kova ne pus “. 

Vajza e pare e ciftit –  Silvana ( Vaci ),  ne muajin maj te vitit 1992 u fejua dhe ne shtator te vitit 1993,  vajti nuse ne deren e fisme te Palajve, ne fshatin Mazhar te rrethit te Vlores. Ajo u martua me simpatikun Andrea Resmi Palaj,  i cili ishte djale ne kohet,  i zhvilluar fizikisht e i shkathet;  me floke te zes,  me onde,  te cilat e benin me te pashem e ia shtonin bukurine e fytyres te tij zeshkane.  Andrea ishte nje „yll “ i vertete;  djale per koken e djalit.  Dy „ yje “,   i puqi fati me njeri – tjetrin e ata u bene nje cift i lakmuar.

Ne fejesen e tyre,  kur Nelua i ktheu viziten krushkut Resmi,  ne Mazhar,  pata fatin te ndodhesha ne perberje te dergates.  Po mundohem ti riprodhoj,  pas kaq vitesh,  me firot e justifikuara,  ato impresione te rralla.  Ne dergate benin pjese: Krushku –  Nelo Resmi Nelaj;  vellai i tij i vetem e me i madh ne moshe  –  Reshat Resmi Nelaj;  Selman Resul Nelaj,  djale xhaxhai,  kusheri i pare;  Niazi Xhevit Nelaj,  kusheri i dyte dhe Laver Feim Pajaj,  nga Shkoza e rrethit te Vlores,  i biri i Shaze Neles,  kusheri i pare i vellezerve jetime.  U beme tok ( me Laverin ) tek shtepia e Teki Sulos dhe ngjitem tere qejf te perpjeten, qe te con ne Mazhar. Shtepine Krushku Resmi Palaj e kishte ne krye te fshastit,  disi i shkeputur prej tij, prane udhes automobilistike,  Vlore – Tepelene.

Si rregull,  ne te tille raste,  behej pune pergatitore nga te zotet e shtepise,  per pritjen e miqve qe vinin ne shtepine e tyre  per here te pare.  Shtepite,  avllite,  rrugicat llamburisnin nga pastertia dhe nga era e gelqeres.  Burrave dhe grave te asaj shtepie dhe te gjitoneve perrreth,  te cilet ishin te te njejtit „ zjarr“, sikur u kishte mbire buzeqeshja ne buze.  Njerezit nuk e kursenin buzeqeshjen dhe fjalen e mireseardhjes.  Jashte e brenda,  cdo gje,  ishte ne vendin e vete dhe shkelqente.

 U befasova kur ne radhen e burrave te rrjeshtuar per te na mireseardhur,  i shtrengova doren vellait te Resmi Palit,  Azemit te Palajve,  xhaxha i dhendrrit te Nelos.  Azemin e kissha njohur kur sherbeja ne Regjimentin „ Peza “ te Qytetit  „Stalin “,  ne vitin 1966 dhe e gjeta,  aty,  rreze Malit te Bardhe,  ne nje fejese te mbeses time  –  Silvane me nipin e tij Andre.  Nje takim i papritur ky yni.  Azemi,  duke ardhur ne fshatin e origjines,  te cilin e donte shume,  me nje gur „vrau“  dy zogj;  u shmall me te tijet dhe fejoi nipin.  Prania e Azemit ne kete mjedis  e ne kete ziafet,  me ngrohu.  Ai ishte njeri i tradites e i zakonit dhe e pata mbeshtetje te fuqishme ne ato dite gezimi, atje rreze malit te Kurores.  Kete e vura re gjate gjithe atyre diteve, tek mbante anen time, ne cdo rast e nuk me la ne veshtiresi.

Vajtem ne Palaj per te kryer nje rit,  por nuk largoheshim dot prej andej.  Resmiu kishte disa vellezer dhe, sipas tradites, ata qe moren pjese ne gostine e pritjes,  do te na ofronin,  bujarisht edhe pritjen ne shtepite e tyre.  Darken e mireseardhjes e shtruam ne shtepine e krushkut, Resmi Palit;  dy vakte te tjere,  gostia u shtrua nga dy xhaxhallare te Andreas ( vellezer te Resmi Palit ),  nga Reufi dhe nga Fatjari.  Palajt,  si njerez te tradites,  nuk e “ leshonin  “ mikun,  pa e „shtrydhur mire “.  Ne darken qe shtroi Resmiu,  sipas tradites,  ne qoshene e djathte e  per rrjedhoje rolin e dollibashit e kishte Reshati;  vella i Nelos.  Te nesermen,  per dreke,  na mbajti njeri nga xhaxhallaret e Andreas.  Qosheja e djathte  u zaptua nga krushku Nelo.  Te dy vellezerit, si Reshati dhe Nelua,  ishin zoter te qoshese,  dhe dinin te pinin raki por dhe te drejtonin muhabetin.

 Cdo gje vajti si ne vaj.  Mishi i pjekur ne hell,  nga bagetite e imeta te kullotura me bar mali,  te holle,  kundermonte deri ne rrugen automobilistike.  Rakia e rrushit,  e forte dhe e pa perzier,  e nxjerre nga rrushi i pjergullave dhe herekeve qe mbulonin avllite,  nuk kishte te share.  Kenga dhe vallja labce,  zjenin dhe e percillnin jehonen e asaj fejese lart,  shpatit te malit te Bardhe.  Dikur,  kane pas thene: „Mik te jesh por miq te mos kesh “! Jo se miku eshte i padeshiruar ne nje shtepi por per fakltin e vetem se ardhja e nje miku sjell mjaft telashe e angazhime per pritesin.  Kerkohet te behen shume pergatitje te lodheshme fizike dhe materiale. 

Me e veshtire dhe disi e trazuar ishte darka e dyte.  Vaktet pasonin njeri – tjetrin e dukej sikur sufraja nuk ishte ngritur fare nga sheshi i odes.  Siklet i madh,  per ne miqte e rinj.  Duhet te rrinim te ngrehosur,  per te demonstruar se coc ishim dhe se Palajt kishin bere krushqi me vlere,  e cila i shkonte fisnikerise te tyre.  Keshtu dhe sjellja jone duhet te deftonte fisnikeri.  Prandaj na duhej te flisnim pak e me shume te „blinim “,  te mos pinim shume raki, sa te beheshim tape dhe te respektonim traditat e vendasve,  te cilat ishin te peraferta me ato tonat.  Mirepo cfare ti benim mishit te pjekur qe kishim ngrene,  i cili do 4 – 5 dite qe te tretet dhe rakise te forte,  e cila te turbullon gjykimin.

 Ne darke,  per te bere adetin,  sapo u err,  u shtrua trapezi.  Qoshen e djathte dhe drejtimin e gostise, i takoi ta bente Selman Resuli,  djale xhaxhai,  kusheri i pare i vellezerve bonjake.  Mora pozicionin e mesfushorit,  pa funksione. Kryeja rolin e keshilltarit.  Selmani i cili i njihte mire traditat dhe zakonet,  e nisi mire drejtimin e muhabetit.  Si njeri i drejte e i ndershem,  ai donte te printe me shembullin vetjak,  trapezin dhe cdo gote me raki qe ngrinte e pinte vete i pari,  me fund.  Mbasi piu,  i shpejtuar,  sic ish,   disa gota njera pas tjetres,  deklaroi: “U dorzova,  kaq e pata,  nuk e drejtoj dot me muhabetin” dhe u terhoq nga gara.

 Ndiqja me vemendje zhvillimin e situatave dhe nuk mu durua,  por ne inat e siper iu drejtova kusheririt tim me fjale te ashpra, i thashe Selmanit  “Hidhu pertej ne Kocimare e ruaj lopet!  Dhe,  vijova me tej: “le ta drejtoje muhabetin Laveri i Hallo Shazes,  i cili ka ustallek ne keto pune.  Ashtu u be. Ma degjuan fjalen. Me tej,  Selmani lunate,  pa top,  kurse Laver Feimi,  vriste e priste,  por gjak nuk nxirrte.  Per te ctensionuar situaten,  ia ckula nje kenge labce,  me derte.  Kenga invokonte mbetjen bonjake te dy vellezerve,  rritjen e tyre me shume mundime e sakrifica dhe faktin se ia arriten dites te plekseshin me krushqi me njerez te fisem e te mire,  sic ishin Palajt.  Pjesemarresit ne davet,  u preken shume,  nga fjalet e kenges sipas te ciles,  bonjaket nuk e kane njohur babane… Ata, me iniciative, pas kenges,  ngriten dolli,  jashte radhe,  per jetimet.

Te nesermen,  kur na doli gjumi e kur na liroi koken rakia,  dolem nga shtepia e Resmi Palit dhe,  ashtu,  cakerqejf e te lumturuar,  morem tatepjeten per te lene Mazharin e per te zbritur tek lundra e Kalivacit. Kishim perfunduar nje aksion me shume vlere;  ishim lidhur me miqesi te deshiruar.  Edhe krushqit e rinj qe lame ne Palaj,  pame se ishin teper te kenaqur,  nga kjo lidhje miqesie.  Kete e veshtronim ne te gjithe sjelljen e tyre dashamirese dhe ne syte qe u xixellonin nga kenaqesia.  U ndame,  te perqafuar,  sikur njiheshim prej kohesh dhe i uruam njeri tjetrit: „ta kemi te pandare “ ! Laveri erdhi me ne.  Ai,  kur do te kthehej per ne Shkoze,  tek Bregu i Dashit,  na ftoi te ktheheshim ne shtepine e tij,  sic ishim por ne nuk na e donte puna te harxhonim kohe tjeter.

Ne kohen kur ngjau kjo,  Nelua ishte,  i papune.  Kooperativa Bujqesore e fshatit ishte shperbere.  Mallin e saj,  ate qe i shpetoi grabitjes, e kishin ndare me mirekuptim.  Bekshiu nuk hynte me ne pune, mbasi nuk kishte cfare te ruante.  Nelos i ra ne pjese nje lope balashe,  me nje bri,  e cila hante gjysmen e fushes te Kalivacit por dhe jepte rreth 20 litra qumesht.  Nelua nuk e mbante dot,  gjithe ate bina, dhe ia shiti,  me keste Lumturise,  ne Krahes.  Femijet e motres,  te vegjel ne ate kohe,  kur vinte lopa ne darke,  thoshin,  pa teklif: Po vjen hallo shyta“!  Lumturise i vinte inat dhe reagonte,  me sharje e me mallekime.  

Nelua tregtar shetites.

I mbetur pa pune dhe me nje numer gojesh,  ne familje,  me tri vajza,  te cilat u bene per tu martuar njera pas tjetres,  Nelua e gjeti rrugedaljen.  I zgjuari si ai,  nuk mbetet ne balte por del vete prej saj.  Ne shoqeri me Sadikun e Memes dhe me Hydajetin e Muharrem Kamberit,  Nelua shkonte ne Kurvelesh e  ne Lopes,  blinte atje bageti, lire, te cilat  i conte ne Fier ku,  ne ate kohe bagetite shkonin me shtrenjte. Diferencen shitje – blerje ata e ndanin mes tyre dhe me fitimet,  ata mbanin shtepine.  Nuk ishte i vogel fitimi qe nxirrnin tre ortaket. Me ato para,  Nelua mbajti shtepine e miqesine dhe percolli nuse tri vajzat,  njera pas tjetres. Pas Silvanes,  e cila u vesh nuse me 30 korrik te vitit 2000,  u martua Marsela, ne Memaliaj,  dhe pas saj Valentina,  me 26 gusht te vitit 2007,  ne Vlore.

Ne dhjetevjeteshin e pare te shekullit te 21,  si rezultat I vuajtjeve te femijerise dhe te jetes se tij plot oshilacione;  i  karakterit te tij te ndjeshem dhe gdhirjes te neteve te ftohta e me lageshtire,  ne natyre te hapet,  Nelo Resmiu u semur nga nje semundje e rralle e veshkave.  Erdhi ne Tirane,  Ardjani, kirurg I njohur e I kerkuar, I cili ishte nip I tij dhe qe e   e donte dhe e respektonte shume, ne pamundesi objective per ta shoqeruar,  e ndihmoi te kontrollohej tek specialistet me ne ze te fushes. Ai e konsultoi tek mjeke nga ata me ne ze,  vuri ne pune dhe njohurite e tij profesionale dhe u arrit ne perfundimin se ne ate kohe,  ne kushtet hospitalore te vendit dhe me potencialet intelektuale e shkencore shqiptare,  nuk ishte e mundur nje nderhyrje,  ne ate vend ku ishte shfaqur semundja.  U bind dhe vete Nelua, i cili kish shume besim tek Ardjani dhe ne fjalen e tij dhe, i deshperuar mori udhen per ne Kalivac.  E kam pare me sy, ndarjen e Ardjanit, nga Nelua.  Ardjani e puthi ne balle  e nuk degjova cfare i peshperiti por nga sa kuptova,  ky ishte takimi i lamtumires.

Si njeri shume I zgjuar e largpames, Nelo Resmiu e kuptoi se rasti i tij ishte fatkeq dhe se semundja e tij ishte fatale per jeten.  Me qellim qe te mos dergjej e te mos ligeshtonte femijet,  vellane,  Kushullen dhe te tijet;  Nelua, ne vitin e fundit te jetes,  i shetiti  miqte,  nje nga nje,  te gjithe me radhe,  per t’i takuar per here te fundit e per t’u lene lamtumiren.  Ne titull,  kam theksuar se Ai e donte shume jeten dhe e jetoi ate intensivisht.  Dashuria e tij per jeten u duk qarte,  sidomos ne ditet e fundit te jetes se tij.  E dinte qe nuk kish shpetim por donte ta shtynte sa me tej fundin.  Kembenguli ta conin ne spitalin rajonal te Krahesit,  ku mundesite e kurimit ishin teper te kufizuara.  U shtrua ne spital e nuk donte te dilte qe andej.  Kembenguli,  deri ne frymemarjen e fundit per ti bere qetesues te forte.  Iu mblodhen rreth krevatit femijet,  bashkeshortja te dashurit e shumte te tij, te cilet , megjithe deshiren e mire  nuk munden ti jepnin asnje lloj ndihme,  pervec kurajos.  Po ta gjykosh,  me mendimin e kohes,  nuk dihet nese i bene mire apo i bene keq,  gjendjes psikologjike te Nelos,  gjithe ajo mori njerezish  qe i qendronin  tek koka.

Nelo Resmi Nelaj,  u nda nga jeta me 20 prill te vitit 2009,  ne Spitalin Rajonal te Krahesit.  Djali i madh i Lumturise,  Sulua,  i bleu kostum,  kepuce dhe veshje te tjera, per ta percjelle, sic i takonte. Andrea Resmi Palaj,  bashkeshorti i  Silvanes,  tentoi ti jepte te hollat qe shpenzoi Bushua per kete qellim,  por,  ky,  duke refuzuar oferten,  iu drejtua  Andreas: “ Kam dhe une pjese,  ne kete ceshtje;  jam nip,  ne ate shtepi ”! Kur Andrea,  kembenguli e i tha Sulos se parate  ia ka dhene Silvana;  Bushua,  me pjekuri i tha dhendrrit: “ Silvana le te bleje dicka tjeter ”! Dhe debate u mbyll.

Percjellja e te mirit,  Nelo Resmi Nelaj,  u be nga nje lume njerezish,  te nesermen,  me 21 prill te vitit 2009,  ne varrezat e fisit.  Fjalen e lamtumires e mbajti drejtori i Shkolles 9 vjecare te fshatit Kalivac te Tepelenes,  Muharrem Haredin Agaj.  Pas percjelljes te te ndjerit,  kur njerezit u kthyen ne shtepi ne e Nelos,  per te ndjekur ritet,  vellai i  Nelos –  Reshat Resmiu,  i cili e ndjeu shume vdekjen e  vellait,  tek priste ngushellimet,  me lote ne sy e me duar qe i dridheshin tha: „Na iku komandanti “!  Jeta e vertetoi dhe po e verteton kete profeci te Reshatit.

 _  I paharruar qofte kujtimi i Nelo Resmi Nelaj;  ti rrojne ata qe la pas;  u paste lene jeten femijeve!

Shkroji Niazi Xhevit Nelaj, kusheri i dyte i Nelos                  Ne Tirane, ne muajt Nentor –  dhjetor 2020

OPINIONE

Nese do te ishte e mundur te pyesja gjithe sa e kane njohur apo kane punuar me Nelon,  kam siguri se per ate burre,  te gjithe do te bertisnin,  ne kor:  I paperseritshem!  Ky vleresim me duket si me i merituari.  Megjithate,  nuk mbeta fare pa gje.  Bisedova me  disa njerez,  po ju percjell dy prej tyre te cilet kane qene per shume kohe prane Nelos ose i jane ndodhur prane ne caste kritike per jeten e tij.

  1. Dilaver Xhevit Nelaj.

“Jam rritur e u bera i moshuar,  se bashku me Nelon,  e kisha kusheri te dyte dhe  rrethanat e jetes u shtjelluan ne menyre te atille sa i thonim njeri – tjetrit,  pa asnje rezerve –  vella ”.  Ja cfare me tha imvella  – Dilaveri:

“Nelua ishte i zgjuar, natyralisht.  Shtatlarte, simpatik, i qeshur e i papertuar.  Me zgjuarsine e tij,  Nelua kapte cdo zanat dhe e ushtronte ate,  me kompetence.  Mehmet Musai,  i cili kreu detyren e Kryetarit te Kooperatives Bujqesore te Kalivacit,  shume vite me radhe,  kur ishte fjala per te mesuar zanate te rinj,  megjithse grindej me Nelon,  ate perzgjidhte per ta cuar ne kurs specializimi. E perzgjidhte Nelon, per arsye se Ai ishte aktiv e i zoti e se kishte besim se do ta nderonte. Kur u dha orientimi per te patur nje kepucar, Nelon e caktuan te mesonte ne nje kurs  ne Gjirokaster dhe Ai punoi, ne Krahes ( qender ), jo ne Kalivac,  ku ishte kooperativa bujqesore.  Xhaxhakua ( babai yne ),  i cili e donte shume Nelon,  per vlerat qe Ai kish,  i jepte porosi: “ Nelo,  futja gozhden qe ti dale tej per tej opinges  dhe ktheje,  si tel;  mjafton qe mos ta pengoje njeriun… “!

Nelon e cuan ne Gjirokaster ku mesoi zanatin e berberit.  Nelua e beri dyqanin ( berberhanen) tek dyqani i Todit, nga Policani.  Aty,  Ai qethte e rruante bashkefshataret.  Ne te njejten kohe, kryente dhe detyren e rojes te fushes.  Mehmeti e aktivizonte Nelon se ngjanin me njeri – tjetrin. Ata kishin disa tipare te perbashketa.

Nelua kreu nje kurs 6 muajor,  ne Gjirokaster,  per trajner futbolli.  Ai i organizoi djemte e fshatit per te luajtur futboll,  me rregulla,  jo sporadic,  si me pare.  Me futbollistet me te mire te fshatit,  Nelua  formoi nje ekip futbolli, i cili konkurronte ne treve.  Fushen e futbollit e ndertuan aty ku ka patur lemin Qemal Sherifi dhe ku djemte e Asim Mehmetit kane bere shtepi.  Ne ekipin e futbollit qe perfaqesonte Kalivacin benin pjese: Nelo Nelaj;  Dilaver Nelaj;  Sami Nelaj;  Fuat Sulaj;  Hysen Malaj;  Dilaver Zenelaj, etj.  Nelon e kishim dhe trajner.  Ne ekipin tone luante dhe Arshi Xhaferaj nga Mecajt, i cili ishte i fuqishem.  Bukur luanin futboll arsimtaret:  Jorgo Stambuli;  Lefteri nga Vlora dhe nje tjeter,  arsimtar.  Luanim kundra ekipeve te futbollit te fshatit Corrush;  Kute;  Shkoze;  Krahes; Toc dhe Qesaratit etj.  Ne zonen tone ishim me te miret.  Ekipi i futbollit i Shkozes,  lunate me mire.  Ne ekipin e tyre luanin disa arsimtare nga Vlora,  te cilet ishin futbolliste,  te kualifikuar.

Nelua kishte shoke te gjalle,  si vetja e tij.  Shoke te ngushte te tij ishin:  Hydajeti i Tajanes dhe i Muharrem Kamberit;  Sadiku i Memes dhe Leveni i Ahmet Selfos.  Shoqeri kishte dhe me Mahmutin e Sados e te Hysen Mahmutit por jo si me dy te paret.

Nelua ishte mjaft i zoti dhe mund te merrej me cdo lloj tregtie.  Ai,  vazhdimisht perjetonte nje dhimbje koke,  te forte,  te cilen  e duronte  dhe dukej sikur nuk kishte gje.  Dikur,  pas viteve  ‚90,  kur kooperativa bujqesore u shperbe e Ai mbeti,  pa pune,  se bashku me Hydajetin dhe me Sadikun,  ushtroi tregtine e kafsheve dhe te bagetive te imeta.  Ata blinin dele,  dhi,  lope,  kafshe pune etj.  ne fshatrat e Kurveleshit dhe ne ata te Lopesit,  ku keto shiteshin me cmime me te uleta dhe i conin ne tregun e Fierit ku shiteshin me shtrenjte.  Nga diferenca e cmimeve, nxirrnin fitimin,  te tre.  Nelua ushtroi dhe tregtine e drithit e te profdukteve ushqimore e industriale.  Shtepine e beri dyqan.  Dikur,  beri tregti me mallra industriale,  me te cilet e furnizoja une.  Me mallra ne krah ose mbi nje gomar,  Ai shkonte ne Shkoze;  ne Golimbas,  ne Corrush e ne Kute dhe gjetke.  Ai, ne ceshtje te tregtise  ishte i zoti,  i mprehte e i sakte. 

Xhevit Malkon e donte shume;  Xheviti,  gjithashtu e donte dhe e respektonte tej mase, Nelon. Mes tyre kishte nje lidhje te natyrshme;  ata kishin te njejtin gen.  Xheviti,  i sillte dhente,  ne shtepi,  ne mukthit ( kur binte erresira).  Ne mot te keq,  kur frynte ere e binte shi,  Nelua i dilte perpara Xhaxhakos,  e priste tek Fieri i Metes dhe e shoqeronte derisa i fuste bagetite ne kasolle. Ne fundvitin 1960,  kur Xhevit Malkua,  solli dhente nga Panariti i Korces ku i kishte shpure per verim,  Nelua doli,  tek shtepite e Mahmut Imerit,  ne Dorze dhe e shoqeroi deri ne shtepi.  Ne stinen e thate,  Xhaxhakua i gdhinte dhente ne Rredhe.  Nelua, ne cdo ore te dites ( nates ) i conte xhaxhait plak,  ushqimin.  Ai nuk kish frike, as nga egersirat;  as nga qente e stanit,  te cilet,  zakonisht naten,  leshoheshin nga zinxhiri.

Nelo Resmiu kishte hobi gjuetine, me cifte dhe me dyfek.  Ai,  dilte ne gjueti,  ne shoqerine e Shyqyri Abedinit te Hadere dhe te Dilaverit te Xhevit Malkos.  Nelua ishte i lehte e i shpejte ne te ecur dhe me sy te mprehte,  si te shqiponjes.  Gjuante kafshe te egra pylli dhe shpende ne sezonet e lejuar.  Per te nxjerre gjahun,  kishte nje palo zagar i cili nuk ia thoshte per gjueti.

Sipas rregullave te kohes dhe moshes,  Nelua e frekuentoi shkollen e fshatit,  vetem ne kater klase te fillore.  Ishte bonjak e i duhej te kontribuonte per mbajtjen e familjes, prandaj u shkeput nga shkolla.  Kur u rrit e kuptoi domosdoshmerine e arsimimit,  Nelua u fut,  serish ne shkolle,  dhe e vijoi ate,  aty ku e kishte lene. Naten, Ai nisi klasin e peste dhe perfundoi  klasen e tete,  ne Kalivac.  Shoke shkolle kishte:  Mehmet Hysenin;  Mahmut Hysen Alidervishaj;  Leven Ahmet Zenelaj;  Selfo Novruz Zenelaj;  Haxhi Xhemal Nelaj etj.

Me Mahmutin e hallo Sados,  Nelua kishte shoqeri,  ashtu dhe me Levenin e Ahmetit,  por jo aq te ngushte sa shoqeria me Hydajetin dhe me Sadikun.  Nelua ishte kurajoz dhe mjaft aktiv,  ne diskutimet qe beheshin ne fshat.  Ai ishte lexues i rregullt i shtypit te kohes dhe kishte informacion  mbi zhvillimet e kohes; interpretonte drejt ceshtjet qe shtroheshin per diskutim.

Nelo Resmiu u martua ne moshe relativisht te madhe,  po te mbajme parasysh martesat e djemve te Kalivacit.  Ne ate kohe,  mosha ne te cilen u martua Nelua,  per nje djale fshati quhej e madhe dhe djali konsiderohej,  i mbetur.  Megjithate,  Ai ishte i ri ne moshe dhe fukara nga gjendja ekonomike.  Me thonj,  beri shtepine e ngriti ekonomine,  sic thone ne Kalivac; „e ndezi zjarrin me vete “.  Nuk duhet harruar roli i Nenes se tij  –  Zonjes te vogel te Binajve,  e cila mendonte se do ti largohej djali qe rriti vejushe,  po ta  martonte.

Mbleserine,  per lidhjen e tij me Kushullen,  te bijen e Barjam Rushan Muharremaj,  e ka bere bashkefshatari yne  –  Lico Kapo Malaj.  Licua ishte ne lidhje miqesore me Barjamin;  te dy kishin te njejtin defekt;  ishin „te vrare “ nga veshet.  Nelua kishte tipare karakteristike,  te pelqyeshme.  Ai ishte shtatlarte,  simpatik,  plot gjalleri,  mikprites dhe i dashur me njerezit.  Karakteristike te vecante,  Nelua kishte „ mbajtjen “ e miqve te tij dhe ata te trungut familjar.  Ai mbante lidhje miqesore, si me miqte qe kishte bere vete dhe me ata qe kishte gjetur.  U shkonte,  i priste e i percillte,  me nderimet e nevojshme.

 Nelua u shkonte miqve ne cdo rast e per cdo sebep por dhe kur e   merrte malli  per ta.  Ai merrte udhen,  me shume deshire,  per te shkuar ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores;  ku kishte deren e babes te Nenes se tij –  Zonjes te Vogel te Binajve.  Me mall takonte gjyshe Qerimene,  dajo Idaine dhe fisin e origjines te Nenes se tij.  Mbreselenese ishte „ guida “ e Nelos,  ne fund te jetes se tij.

Pas analizave mjekesore dhe konsultave qe kreu ne spitalin „ Nene Tereza “ te Tiranes,  me interesimin e drejtperdrejte te nipit te tij,  dr. Ardjanit dhe pergjigjes negative qe mori,  se semundja e tij,  nuk mund te mjekohej e te sherohej  ne kushtet e sherbimit shendetesor te vendit tone,  te asaj kohe,  Nelua mesoi se jeten e kish te kufizuar dhe se,  se shpejti do te ndahej prej saj.  Atehere,  Ai vendosi te shkonte tek cdo mik,  per ta takuar,  per here te fundit.  U shkoi ne familje tri vajzave:  Silvanes;  Marseles dhe Valentines.  Erdhi ne Tirane,  per te takuar teze Shanijen dhe te sajet;  takoi sivellezerit Dilaver e Niazi dhe femijet e tyre.  Takoi Ardjanin,  te cilin e donte dhe e respektonte shume.  Interesant e i dhimbshem ishte ky takim.  Nelua,  duke iu drejtuar nipit, i tha: „Nuk kam ardhur te me sherosh; e di qe nuk kam shpetim, por kam ardhur te te takoj per here te fundit “!  Nje takim e ndarje me shume dhimbje e lot.  Ardjani,  iu afrua,  e puthi ne balle e nuk mundi ti mbante lotet.

Nelo Resmiu e donte shume jeten dhe perpiqej te perfitonte sa me shume, prej saj.  Ai beri te pamunduren per ta shtyre,  sa me larg vdekjen.  Kushulla,  nje grua e tradites e cila e donte shume burrin me te cilin kaloi jetn e solli ne jete 4 femije,  pergjerohej per Nelon e i sherbeu me perkushtim,  deri ne frymen e fundit.  Vete Nelua,  i cili e veshtronte qarte fundin e jetes,  kerkonte ta shtynte qofte dhe nje ore te vetme ndarjen nga jeta.  Prandaj kerkoi te shtrohej ne Spitalin Rajonal te Krahesit ku te percillte ditet e fundit te jetes.  Ai mendoi se ne spital,  ndoshta do te gjendej ndonje mundesi me teper se ne Kalivac,  per ti dhene ndihme me te kualifikuar.

Mendimi i Nelos per te qendruar i shtruar ne spitalin e Krahesit,  ndeshi ne kundershtimin e pjesetareve te familjes se tij.  Ata e donin shume njeriun e tyre dhe nuk ndiheshin mire ta linin ne dore te botes,  ne castet e fundit te jetes.  Kur e kuptoi kete,  Nelua vendosi te shfrytezonte autoritetin e kryetarit te familjes,  i bindur se fjala e tij,  me peshe,  do te kish efekt pozitiv.  Ai thirri djalin e vetem,  Resmine,  te cilit i tha: „ Po te jesh djali im,  me shpjer ne spitalin e Krahesit“! I ndodhur ngushte,  Resua,  e hipi te Atin ne makinen e tij,  bens Mercedes dhe e shtroi ne spitalin e Krahesit,  ku dhe u nda nga jeta,  me 20 prill te vitit 2009,  i rrethuar nga femijet,  familjaret,  te afermit,  miq e shoke te shumte te tij.

Kostumin e zi te percjelljes,  ia bleu Sulo Tefik Llakaj,  djali i Lumturise.  Ai siguroi dhe arkivolin.  Dhendrri i madh i familjes,  Andrea Resmi Palaj,  bashkeshorti i Silvanes;  nxorri dhe tentoi ti jepte Sulos,  parate qe ai kishte shpenzuar per blerjen e kostumit mortor dhe te arkivolit,  me pretendimin se keto para ia kishte dhene Silvana.  Sulua nuk i pranoi parate qe iu ofruan,  dhe ktheu nje pergjigje sa fisnike;  aq dinjitoze.  Bushua ( Sulo Llakaj) iu pergjigj Andreas:“ Merri ato para e futi ne xhep,  se une jam nip ne ate prag dhe kam pjesen time;  sa per Silvanen qe ti paska dhene;  i thuaj ti marre ndonje gje tjeter te Atit;  keto shpenzime jene te mijat ”!  Keshtu u mbyll kjo kundershti ne mort.

Vdekja e Nelo Resmiut,  bonjakut qe u rrit ne veshtiresi dhe e perballoi jeten duke e pare ne sy,   me guxim e me krenari,  la pas shume dhimbje e brenge.  Nje lume njerezish e percollen ne banesen e fundit.  E qane me kuje e me ligje,  iu bene te gjithe ritet;  zija mbuloi ate ane fushe dhe gjithe fshatin.  Vellai i tij i vetem  –  Reshati,  tek priste ngushellimet,  ne dhomen e pritjes te shtepise te Nelos,  nje burri i tha: “ per te mira e ne gezime te ardhshim  por neve  na aka ikur komandanti.. ”! Nelua ishte nje komandant i mire,  trim e guximtar. Ai dhe Xhelo Resuli ishin ne Ate trung.  Pas Tij,  Binajt u bene perra – perra.

Nelua ishte mikprites dhe e shtinte shtepine ne shesh,  per te nderuar mikun.  Ne ditet e fundit te jetes,  defton Dilaveri,  i vajata per ta pare,  se bashku me bashkeshorten time,  te ndjere.  E pame, biseduam me Te dhe kur dita ishte ne te ngrysur,  i thame se do te iknim.  U merzit shume;  ngriti koken nga jasteku e tha: „Po iket ju,  do te vij dhe une,  pas  jush “. Te zene ngushte qendruam per darke.  E hodhi shtepine ne shesh.  I ishin sosur ilacet.  E dorovita me 100 euro.  U be „pasha“! “ Kete qe me bere ti,  nuk e ka bere njeri, ne Kalivac “,tha!  . Shtroi nje darke,  me gjithe te mirat.  Thirri Reshatin e Xhikon,  te cilet erdhen,  menjehere dhe kaluam shume mire.  Te nesermen derguam e morem ilacet e tij,  ne Tepelene.  Kur Kushulla ishte duke pergatitur gatimet per darke,  Nelua e thirri e i tha: „Ketyre te dyve,  theru lopen “!  Kur u larguam,  Nelua doli e na percolli,  deri tek shtegu.  „Nuk dal dot, mbasi jam I pamundur; ketu e kam kufirin, de por , per ju , do te dal dhe na percolli ”!

Nelua ishte nga ata njerez qe dinte ti qetesonte gjakrat e nuk I hidhte benzene zjarrit.  Si gjahtar i pasionuar,  nje dite doli nga llagemet,  per te gjuajtur.  Per zagar,  kish marre Lesin,  qenin e Reshatit.  Donte te vriste ndonje lepur. Pa dashje plagosi Lesin. Nelua mori udhen per ne shtepi,  por zagari,  me trupin plot me sacma e ndoqi pas gjahtarin.  Myftari,  djali i dyte i Reshatit,  kur pa qenin e tij te gjahut,  te mbytur ne gjak,  i tha Nelos: „Xhaxhi,  per kete zagar,  dua te me japesh 50.000 leke „! „Ti jep xhaxhi “- gjegji Nelua.  Mirepo Lesi lepiu plagen kryesore dhe nuk ngordhi.  Te nesermen qeni vajti ne avlline e Nelos,  i sheruar.  Kur e pa gjahtari te sheruar,  thirri Myftarin e i tha:“ Te te jap xhaxhi 50.000 leke, a ma jep Lesin “? Jo, tha djali,  duhet pyetur me pare Reshatin, Ai eshte Zot shtepie.

2)    Dr. Ardjan Nelaj 

Nelon e kisha xhaxha ( kusheri te Babait). Ne moshen e adoleshences, si une dhe vellai im , Oltioni, shkonim shpesh ne Kalivac. Nelon e kishim rojtar fushe, por dhe te tjeret, ne mehalle dhe ne fshat, na donin e na respektonin sshume. Zakonisht shkonim ne muajin gusht , kur piqeshin pemet dhe frutat e perimet ishin sheshit. Asnjeri nuk na thosh, mos merrni, fiq, rrush, dardhe, kumbulla, domate , shalqinj etj. Brigadier Haxhiu dhe mjaft bujq te tjere, na porositnin „vetem mos shperdoroni“ dhe na deftonin ku ishin varietetet me te mire te frutave e perimeeve. Me nje fjale, per shkak te perkatesise fisnore dhe meqenese vinim nga kryeqyteti, ndiheshim te perkrahur e te privilegjuar.

 Kam qene i pranishem,  ne nje rast,  ne kohen kur Nelo Resmiu,  te cilin e doja dhe e respektoja shume,  ishte roja fushe.  Nuk ishte semurur akoma.  Aty nga fundi i gushtit,  kur ishin pjekur fiqte, sapo kishte zene dielli dhene,  Nelua doli nga shtepia e po shpejtonte per te vajtur ne vendin e quajtur Shpendra,  ku dyshohej se po vidhnin dy kooperativiste,  te cileve u „zinte dora “.  Tek kanali vadites qe vinte nga Donija  e njomte fushen e Kalivacit dhe ate te Corrushit,  ne aren qe ka qene e Cano Ademit,  ne rreze te kanalit ishte nje fik i madh vasjares.  Fiku ishte plot me kokrra. Ato  piqeshin dite per dite.  Nelua,  ne nxitim e siper hodhi syte tek fiku ne fjale.  Grate e Hysodosajve,  kishin hipur ne maje te fikut e po hanin ne terezine e tyre.  Shume gra i ishin qepur pemes.  Hanin dhe hidhnin ne shesh kokrrat qe nuk e kishin kapur nivelin e sheqerit.  Kur pa gjithe ate mizeri grash mbi pemen e kooperatives,  Nelua,  ngadalesoi capin,  ngriti koken lart e u tha,  grave: „ Po ju,  k… e m…, i qenkeni qepur fikut si blete e po hani koqefike,  si ne mallin tuaj…“!  Heshtje;  grate vazhdonin te hanin fiq.  I erdhi inat bekshiut te fushes dhe pa, me me vemendje,  per te mesuar, cilat gra ishin ngjitur ne peme.  Kur pa mes grave Vjollcen,  te fejuaren e Petrefit te Reshatit,  unji koken e mbajti vrapin per atje ku ishte nisur.

Me 3 tetor te vitit 1998,  u martua Astrit Llakaj,  djali i dyte i halles time,  Lumturise ( ndjese paste ). Mora pjese ne dasem.  Mbasi u shperndane miqte,  me nje grup dasmoresh kalivacas,  shkova ne Kalivac.  Strehe kisha Nelon,  te cilin e cmoja shume,  per tiparet e vecanta qe kish.  Ne ate dasme,  te gjithe dasmoret, mbasi hengren dreken e u shperndane, i “ zuri barku ”, prej mishit te vicit qe hengren, ne dreken qe shtruan Lumja dhe bashkeshorti I saj  –  Tefik Sulo Llakaj ( ndjese paste ).   Mezi ja mberritem tek shtepia e Nelos,  ne Shure.  Diarene e ndjeva,  jo vetem une.   Ne ate dasme moren pjese dhe na u bashkuan : Oltioni;  Dilaveri;  Nelua;  Reshati;  Resmiu ( djali i Nelos );  Ermiri I Dilos etj.  Te gjitheve „na lau “ barku.  Nelua,  prane shtepise,  ngjitur me token e vjehrrit te tij,  Barjam Rushan Muharremaj,  kishte mbjelle nje parcele te vogel me miser foragjer, i cili e kalonte shtatin mesatar te  nje njeriu.  Po binte nata.   Ishim shume e nuk mund te pritnim radhen per te hyre ne wc.  Aty prane ishte kolibja e qenit te Nelos.  U futem ne miser dhe e pleheruam bimen foragjere.

Ne mbremje fjeta ne shtepine e Nelos. I  biri –  Resua,  si djale pekul e capken,  tek dera e shtepise kishte vendosur motorrcikleten dhe qenit i kishte varur ne qafe kemboren e lopes.  Qeni,  duke bredhur rreth shtepise bente zhurme me tringellimen e kembores.  U habita!  Mendoja, me vete: „Cfare te kerkoje lopa ne dritaren e shtepise “? Naten,  „me griu “ barku.  Doja te shkoja tek misri,  por sapo tentoja te hapja deren e jashtme te shtepise,  qeni me derzhitej  me potere.  Pashe;  c’pashe;  i thirra Nelos: „ Lidhe qenin se ta leshova ne mes te shtepise ”!  U ngrit Nelua, kapi per veshesh qenin, dhe e mbajti ashtu derisa u lirova e u ktheva ne dhomen ku flija.  Nelua kishte nje qen koti;  qen te mire e te eger kishte Reshati, si per zagar gjahu ( Lesin) dhe per te ruajtur shtepine e katandine.  Perka e Reshatit ishte mjaft e eger dhe i hante te gjithe,  pervec Ermirit te Dilaverit.

Shenim: Ne se bashkeshortja,  femijet dhe niperit e mbesat e Nelos do te kishin kontribuar me teper,  me kujtime,  monografia ,  mesiguri qe do te dilte me e plote.

 Opinionet dhe intervistat i mori Niazi Xhevit Nelaj, gjate muajve Janar dhe shkurt te vitit 2019