Emrat e njerëzve dhe simbolet e tyre

Si kudo, edhe në Kalivaç të Tepelenës, emrat e burrave e të grave janë domethënës e të ndryshëm. Në çdo rast, emrat e njerëzve simbolizojnë diçka, evokojnë e i bëjnë jehonë një gjëje. Në kohë të ndryshme, edhe emrat nuk kanë qënë të njëjtët. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore edhe emrat e tyre kanë evoluar e janë përsosur. Kësisoj, mund të thuhet se emrat e njerëzve mbajnë vulën e kohës. Ata, në fund të fundit pasqyrojnë një realitet të caktuar e diçka të thonë.

Gjithsesi, emrat e njerëzve, në Kalivaç, u përshtaten nivelit, dëshirave, mentalitetit e psikologjisë të banorëve të trevës. Kalivaçiotët, në tërësi janë njerëz me vizion e interesa të gjëra; në çështjen e emërtimeve ata e hedhin vështrimin përtej “ gardhit të tyre”. Prandaj në këtë çështje, ata kanë qënë origjinalë e të larmishëm. Në lashtësi, të paktën para pushtimit të gjastë osman, emrat e njerëzve në Kalivaç kanë qenë thjesht shqiptarë ose me domethënie pagane. Më pas, nën pushtimin e huaj, edhe emrat e njerëzve nuk mund tu shpëtonin influencave anadollake. Në vitet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e në kohën e luftërave të parreshtura për pavarësinë e vendit, emrat e njerëzve janë dominuar nga simbolika atdhetare e fryma luftarake e vendasve. Në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, e, pas saj, emrat kanë shprehur besnikërisht cilësitë luftarake të protagonistëve të atyre ngjarjeve të mëdha. Më pas, gradualisht me ecjen përpara të jetës dhe me evoluimin e shoqërisë, në Kalivaç, simbolika e emrave të njerëzve i është nënshtruar procesit të zgjerimit e përsosjes.

Një emër njeriu mund të pasqyrojë një dëshirë të familjarëve të porsalindurit, të jetë një urimpër më të mirën, të jetë pasqyrim i një vetije a virtyti njerëzor, mund ti bëjë jehonë bukurisë apo pamjes së jashtme të hijëshme njerëzore, të simbolizojë një vend të mirënjohur, një pemë, një lule etj. Në ditët tona, emrat e njerëzve, gjithashtu janë simbole e mbajnë vulën e kohës, të një kohe tjetër, ku jeta gëlon me të gjithë larmishmërinë e saj e me gëzimet që sjell. Pa harruar faktin se, edhe në ditët tona, ndikimet e huaja nuk janë të shmangura.

Parë në tërësinë e tyre, emrat e femrave në Kalivaç të Tepelenës i kanë bërë e i bëjnë jehonë bukurisë dhe brishtësisë të seksit  delikat. Në fund të fundit, kur lind vajzë, familjarët e saj e emërtojnë me atë emër, i cili tregon si e duan të jetë ajo. Sa i përket simbolizimit të bukurisë femërore, të preferuar janë emrat; Perri, Bukuri, Nurije, Nurisha, Nure, Inxhi, Diliko, Stoli, Xhikëetj. Ose vajza krahasohet me monedhat të përgatitura nga metale të rrallë, si; Florie, Floreshë, Florika, Florina, Rubije, Inxhi, Mexhite, Lirë, Esma etj. Shumë prindër i kanë personifikuar bijat e tyre si lule. Në fshatin tonë nuk janë të paktë emrat që i bëjnë jehonë mbretërisë të luleve. Më të përhapur janë emrat; Gonxhe, Burbuqe, Lule, Lulushe, Trëndelinë, Manushaqe, Trëndafile, Zymbyle, Menekshe, Vjollcë, etj. Kur është fjala për ti bërë jehonë shtatit të femrës, kalivaçiotët e kanë krahasuar stë me një pemë. Më së shumti bien në sy emrat; Selvi, Hava, Bajame, Dafinë, Shegë, Nerënxë, etj. Të pëlqyer janë emrat me simbolikë shpendë të bukut si; THëllëzë, Dallëndyshe, Pëllumbeshë, Flutur, Shqiponjë, Gjeraqinë etj. Nuk janë të paktë emrat e femrave që shprehin një dëshirë të mirë apo një synim që duhet arritur në jetë. Në mjaft raste synohet të arrihet një pasuri, një mirëqënie e caktuar, Kjo dëshirë është një urim që i bëhet gruas së ardhshme, e cila nuk duhet ta kalojë jetën në skamje, si paraardhësit e saj. Në dukje dalin emrat; Bejlere, Zengjine, Bejushe, Bejeko, Bejaze, Xhiko, Xhane, Zonjë, Balle, Shpresë, Rronjë, Jetë, etj. Në këtë simbolikë janë emrat; Fatbardhë, Fatmirë, Fatime, Fati, Haire, Gëzime, Behare etj. Pas çlirimit të vendit, në vitet e Diktaturës së Proletariatit, morën përparësi emrat; Liri, Lavdije, Lumturi, Lutfije, Lana, etj.

Në ditët tona, disa emra të vjetëruar, të cilët ishin rezultat i presionit të kulturës dhe mënyrës së jetesës të pushtuesve të huaj, tashmë janë kapërcyer e braktisur. Sot, rrallë gjen emra të tillë si; Merushe, Shajbi, Avize, Zybë, Fetije, Hançe, Ruhije, Melaize, Zadeko, Hanko, Xhipe, Tajane, Sado, Tabene, Zylfi, etj. Në vend të tyre kemi dsa emra të rinj si; Lejla, Behije, Aishe, Eranda, Silvana, Shpresa, Miranda, Marcela, Elima, Deko, Liljana, etj. Në Kalivaç gjen dhe emra femrash të sjella nga lashtësia. Mund të përmëndim emrat Donikë, Teutë, etj. Ose emra të cilët tregojnë prejardhjen të krishtere të trevës, si; Sofije, Vitori, etj. Krahas emrave të burrave si Gjonlekë, Sotir, Vasil, etj.

Me interes për tu interpretuar janë disa emra femrash me të cilët familjarët, të mërzitur nga prania e shumë femrave në familje, urojnë që lindja e re të jetë e fundit e këtij lloji. Të tillë simbolikë kanë emrat; Sose, Mjaftoni, Mbete etj.

Tjetër simbolikë kanë emrat e meshkujve në Kalivaç. Në mënyrë të pakundërshtueshme, emrat e burrave “ meshkujve”, evokojnë tipare burrërore. Kalivaçiotët i duan meshkujt të fortë, të shëndetshëm, të ashpër, trima, guximtarë, të pamposhtur, dhe krenarë. Në simbolikën e emrave mashkullorë bie në sy krahasimi i tyre me malet, si; Malo, Golik, Gramoz, Shkëlzen, etj. Të shumtë janë ata qe uvenë djemve të sapolindur emra trimash, si; Kastriot, Skënder, Gjergj, BAFTJAR “ PëR Bato”, ose emra drurësh, si; Rrapo e sendesh të fortë si; Guri, çelnik, Hekuran, etj. Disa i krahasojnë fëmijët e tyre me planetë, si; Ylli, Hëno, etj. Të tjerë i duan djemtë tu bëhen të fuqishëm e të shkathët, si kafshë të egra, të fuqishme ose si shpendë grabitqarë, gjithashtu të tillë, si; Asllan, Luan, Sokol, Petrit, Fatos, Levend, etj. Nuk mund të lëmë jashtë vemendjes disa emra meshkujsh që shprehin një udim apo dëshirë të mirë, si; Gëzim, Bashkim, Kujtim, ëngjëll, Fatmir, Besnik, Vezir, Besim, Lavdosh, Hajri, Sajmir, etj.

Sot, në fshatin Kalivaç të Tepelenës, me ndryshimet që ka pësuar jeta e njerëzve janë bërë simbole të këtij ndryshimi. Ndryshe nga emrat e së kaluarës, të cilët ishin influenca të mentalitetit të pushtuesve të ndryshëm, disa emra nuk preferohen më. Si të thuash, ata janë harruar e njerëzit, në të përditshmen nuk u referohen më. Të tillë janë emrat; Mehmet, Kamber, Banush, Brahush, Adush, Jashar, Kahreman, Muhedin, Sadedin, Durkë, Cano, Caush, Sherif, Xhevit, Aqif, Pasho, Selim, Manxhar, BAJRAM, Novruz, Hydai, Xheladin, Xhaferr, etj, emra, të cilët, haptazi janë rezultat i ndikimeve osmane, më vonë, nën pushtimin sllav të trevës u dukën dhe emra të tillë si; Vladimir, etj. Në kohën e afrimit me sovjetikët ishin të shpeshtë emrat BASHKIM, Çapajev, Natasha, Katjusha, Tatjana, Svjetllana etj. Por, dhe në emrat e kohës së sotme, në mjaft emra ndihet influenca e emigracionit. Tek emrat mashkullorë si Ledio, Fredi, Arian, Orion, Edmond, Armando, Silvio, Franko, Franc, Toni “ Elton” etj, kjo influencë është e dukshme. Emigracioni ku kalivaçiotët janë ndodhur shpesh, ka pas ndikimin e vet, pozitiv e negativ edhe përsa u përket emrasve. Por, sita e njerëzve ka bërë e bën seleksionimin e nevojshëm. Sot, emrat e meshkujve që dominojnë skenën janë; Agim, Ilir, Dritan, Alban, Arbër, Ermir, Ermal, Ervin, Astrit, Pëllumb, Pajtim, Besim, Besnik, Bekim, Karafil, etj. Këta jenë emra të mirëfilltë shqiptarë. Në Kalivaç të Tepelenës, si dhe në treva të tjera ku është shtrirë ndikimi i fesë muslimane, edhe emrat e burrave e të grave trashëgoheshin, si pasuria. Në qoftëse në mëhallë ose dh3e më gjerë nenjë familje, kur lindëte një fëmijë i vihej një emër, i cili egzistonte tek gjitoni, këtij të fundit i mbetej hatri. Trashëgimia e emrit, në fshatin tonë, dikur “ sot është e kapërcyer”, merrte këtë lloj përhapje; Emrin e të parit “ të parës “ së një familje e merrnin pasardhësit e brezit që pasonte. Psh; Musa Mehmeti dhe Mehmet Musai, Muharrem Kamberi dhe Kamber muharremi, Mehmet Qazua dhe Qazo Mehmeti, Rexhep Selfua dhe Selfo Rexhepi, Hamit Caushi dhe Caush Hamiti, Ali Xhelili dhe Xhelil Aliu, Malo Bajrami dhe Bajram Malua. Kjo lloj vazhdimësie në vijë të drejtë e emrave mashkullorë në Kalivaç të Tepelenës lidhet me atë praktikë unikale ku burrave, kur i thërriste dikush, u përmendte emrin dhe emrin e babait, psh; O Dine Xhelali, jo O Dine Behaj. etj. Gjithsesi, si çdo gjë edhe çështja e emrave është në ndryshim e zhvillim të vazhdueshëm. Etheksojmë këtë se kandodhur që një njeri ka shkuar në emigracion, ka punuar e jetuar me një tjetër i cili i ka hyrë në zemër e, kur është kthyer në shtëpi, për të përjetësuar emrin e shokut” shoqes “ i ka thirrur jo me emrin që kishte por me emrin e të dashurit “ të dashurës “ së tij. Gjithsesi larmia e jetës na dikton dhe larmishmëri emrash. Mirë thonë në Korçë; emri është kapistall.