Dasmat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të njëzetë

Dasma, ka qenë dhe është finalizimi i përpjekjeve për të çiftëzuar një djalë me një vajzë. Ajo, përherë ka sjellë gëzim të madh e kënaqësi të paparë në të gjithë mjedisin, si në shtëpinë e djalit dhe në atë të vajzës. Mezi e prisnin një dasmë njerëzit, në fshat. Për llogari të tyre bënin llogari: sa ditë kishin mbetur e si do ta përjetonin ndodhinë.

Të parët e familjeve bënin hamendësi e parashikonin variante nga më të çuditshmit.Dasma përjetohej me emocione të forta e mbahej mend gjatë. Pas dasmës, nuk mungonin komentet, vlerësimet, qejfmbetjet, thashethemet e dukuri të tjera, pozitive e negative. Komentet më të shumtë lidheshin me figurën e dhëndrrit e në veçanti të nuses. Nusja, e cila ishte pak e njohur për komunitetin, e ri, ku do të shkonte, vrojtohej, nga gratë, e krahut të djalit, në çdo detaj të shtatit, veshjes e sidomos sjelljes së saj. Komentet lidhur me dasmën dhe protagonistët e saj, dhëndrrin e nusen ishin ngkomentohej sjellja e saj.

Disa thoshin:” Si kjo dasmë nuk kemi parë”, ose “Dasmë si e filanit nuk ka bërë njeri në këtë fshat” etj. Ky është qendrimi i anës të të kënaqurve; në kampin tjetër, tek të pakënaqurit komentet ishin negative. Më së shumti, opinionet që shprehnin pakënaqësi, mund të përmblidhen si:”Dasmë si ajo unë bëj çdo ditë” ose “ Ku di dhija ç’është tagjija” etj.

Veprimtaritë e dasmës nisnin ditën e enjte. Veprimtaritë që çelnin dasmën nisnin me nxjerrjene druvetë zjarrit. Dasma grumbullon mjaft njerëz.Ata, disa ditë me radhë do të ushqeheshin nështëpinë e atij që martohej . Gatimet e shumta që përgatiteshin për këtë qëllim kërkonin mjaft druzjarri . Prerjen dhe sjelljen në shtëpinë e dhëndrrit të druve të zjarrit, i zoti i dasmës e kishte praktikisht të pamundur. Prandaj ai ishte i detyruar të thërriste në ndihmë njerëz të tjerë, nga fisi, gjitonë, miq e shokë, kur ishte nevoja aktivizoheshin edhe fshatarë.I zoti i shtëpisë nuk ishte e nevojshme të bënte ftesë për pjesëmarrje në aksionin e hedhjes së druve të zjarrit. Të gjithë e dinin traditën dhe i bënin vetë llogritë. Caktohej pylli ku do të priteshin drutë e zjarrit dhe vendi ku do të stivoseshin në avllinë e shtëpisë ku do të bëhej dasma.

Në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, në territorin e fshatit Kalivaç të Tepelenës kishte disa pyje, me shkurre ku mund të priteshin dru zjarri, për nevojay e dasmës. Edhe pse pyjet nuk ishin me drurë të lartë e të mbrojtur, nevojat e komunitetit për dru zjarri plotsoheshin, më së miri . Mund të përmendim korijen në Koçimare, në bregoret e Dokjes, Kullustrat, Trapin e Çesmës, Grykat, Shkozën e Rrahut, Bregun e Varreve, Arat e Buta, Kurrizin e Ziles, Shkëmbin, Bexgën e Hasanbegajve,Mbreten e Leshnjes, Saloniqin, Këmbën e Fikut. Rrëzat, shtratin e lumit të Vjosës, Sheshin e Vështit,Belikun etj. Preferoheshin pyjet me shkurre të ekspozuara nga dielli, për arsye se drurët që rriteshin në ata mjedise, digjeshin lehtë e kishin fuqi kalorifike më të lartë.

Ditën e enjte, herët në mëngjes, vullnetarët që do të merrnin pjesë në aksionin për hedhjen edruve të dasmës, me kafshët e tyre të ngarkesës, të pajisur me samarë, litarë, sopata e kosorë grumbulloheshin në vendin e caktuar. I zoti i dasmës, vetë ose nëpërmjet një përfaqësuesi të familjes së tij, drejtonte punën për prerjen dhe transportimin e druve të zjarrit. Ai i priste pjesëmarrësit, në aksion, në vendine caktuar, i qeraste ata, zakonisht me raki dhe priste prej tyre urimin. Të ardhurit për ndihmë, merrnin në dorë filxhanin me raki dhe bënin urimin, me fjalët:” Të trashëgohet”! I zoti i dasmës ose përfaqësuesi i tij kthente përgjigjen:” Në dasmë ua shpërblefshim, në shtëpitë tuaja”! Dhe niste puna. Çdo njeri i priste drutë e i stivoste aty pranë, që ti kishte kollaj për ti ngarkuar në kafshë. Të njëjtën gjë bënin të gjithë “druvarët e dasmës” . Herë pas here vullnetarët mblidheshin e ja”çkulnin”këngës labçe.Gjëmonte bregu e tundej pylli ngabilbilatKalivaçit. Transportimi i druve bëhej prej sejcilit pjesëmarrës, me kafshën e tij . Për lehtësi transporti, disa aksionistë bashkoheshin me njëri-tjetrin dhe e bënin udhën së bashku.Në shtëpinë ku do të bëhej dasma, karvanin e prisnin njerëz të tjerë. Ata ishin dasmorë, të caktuar për stivimin edruve të zjarrit. Ata i vendosnin drutë , në oborrin e shtëpisë, në të cilën bëhej dasma, në fotmë gjysmëharku, ose në vijë të drejtë, në lartësi 1-1.5 m.

Ditën e enjte, si rregull, para dite, i zoti i dasmës caktonte një fëmijë të moshës adoleshente, zakonisht të seksit mashkull, njeri i familjes ose i afërm i saj; e udhëzonte atë si të vepronte dhe e niste me misionin e korrierit, me qëllim që të bënte njoftimet dhe të shpërndante ftesat e dasmës. Ftesa të shkruara, në atë kohë nuk kishte,njerëzit njoftoheshin me gojë e kjo ishte e mjaftueshme.Djali, i ngarkuar me detyrën e lajmëtarit trokiste në çdo derë, në mëhallë e më tej, sipas porosisë që i jepte i zoti i dasmës.Ai njoftonte atë që gjente në shtëpi (mirë ishte të gjente kryefamiljarin ose gruan e tij), se: ditën e djelë, filani martondjalin dhe jeni të ftuartë merrni pjesë. Të tjerat u takonin rregullave të dasmës, të cilat ishin të mirënjohura e të respektuara, vullnetarisht, den baba den në trevën tonë.
Me të marrë njoftimin, ai që ndodhej në atë shtëpi (përjashtuar minorenët) uronte, me fjalët:” Djali ( vajza),të trashëgohet e për dasma ua shpërblefshim”! Kështu, lajmëtari ynë kryente të njëjtin rit, në çdo familje. Më në fund, mbasi të kish njoftuar të gjithë ata që ishin të thirrur në dasmë , sipas porosisë të të zotit të dasmës, ai kthehej , atje ku mori porosinë dhe “raportonte “, me detaje, mbi kryerjen e porosisë. Ndodhte që në një familje nuk kishtegjetur njeri, në familje; në një rast tjetër kishte gjetur vetëm të mitur etj. I zoti idasmës, mbasi merte informacionin e nevojshëm, merrte masa plotsuese për njoftimin e njerëzve. Pra, dita e enjte u kushtohej hedhjes së druve dhe njoftimit të atyre që do të merrnin pjesë në dasmë.

Në darkë,kur nata kishte rënë, bagëtitë ishin sistemuar, në kasolle e në katonj dhe drutë ishin grumbulluar në avllinë e shtëpisë ku bëhej dasmë, mblidheshin burra e gra, të fisit, gjitonë, miq e dashamirë të familjes, deri dhe fshatarë. Nuk ishte e nevojëshme që, për të marrë pjesë në këtë darkë të bëheshin njoftime të posaçme . Ai që donte dhe ai që e ndjente si obligim moral vinte, i vetëm, me gjithë grua ose merrte dhe fëmijë.

Në odën e burrave kishte vetëm burra; gratë qendronin në odë tjetër, konakun e grave. Fëmijët mund të gëzoheshin e të qëndronin ku të donin, pa krijuar vështirësi e pengesa për të rriturit. Ata që vinin në atë mbrëmje , në dasmë, nga shtëpia e tyre sillnin një lengjere me petulla dhe një shishe raki. Petullat ia dorzonin një gruaje të autorizuar nga e zonja e dasmës, e cila i grumbullont e i ruante ato, në një vend të sigurtë. Rakinë, burrat e mbanin me vete dhe enxirrnin kur niste kënga . Në ditën kur hidheshin drutë, i zoti i dasmës nuk kishte asnjë detyrim për të ardhurit, lidhur me ushqimin e tyre dhe për pijet .

Dasma në Kalivaç niste me të shtëna me armë, Ditën e druve, atë mëngjes, kur niseshin “druvarët” për në pyll, i zoti i dasmës duhet të përshëndeste me të shtëna me armë, në ajër. E dëgjonte i gjithë fshati e më gjërë. Ishte normë morale: ata që dëgjonin krismën e armës dhe që e dinin simbolikën e këtij riti pagan, uronin:” Me trashëgime”! Nuk merrnin përgjigje dhe këtë e kishin të qartë.Të shtënat me armë nuk mbaronin deri sa të mbyllej dasma . Në ato vite, fshatarët e Kalivaçit, por jo vetëm mbanin, në shtëpitë e tyre, armë, me leje nga shteti. Kuptohet, edhe në këtë çështje, kriteri klasor ishte përcaktues. Familjet e dëshmorëve mbanin në shtëpi, armët e njerëzve të tyre të rënë në Luftë, të cilat ishin të evidencuara nga shteti. Ata që shtinin me armë, fishekët i siguronin vetë. Të shtënat me armë nuk kishin si qëllim të bënin zhurmë apo të ngjallnin alarm, por të tregonin se në këtë familje ka dasmë, ka gëzim dhe është situatë miqësore. Ritet që praktikoheshin , me këtë rast, bënin pjesë në elementët e krenarisë të fshatit. Pakrismat e armëve, dasma ngjante si një festë e zakonshme, ku shkohej vetëm për të ngrënë e për të pirë. Në këta raste kalivaçiotët ironizonin me bejte ngacmuese dhe fyese , me fjalët:”Qullo qën e ha o dosë”; dmth, aty njerëzit janë mbledhur për të ngrënë brumë.
Ditën e enjte ndodhte dhe një ngjarje tjetër, e shënuar : djali vishej me rrobat e dhëndërrisë. Ato, si rregull, ishin të reja ose nga më të mirat e tikKjo ditë mbahej mend tërë jetën nga dhëndrri, aq sa të jetonte martesa e tij .Veshjet e dhëndrrit lipset të ishin të gjitha, sipas traditës shumëvjeçare të fshatit, Me gjith fukarallëkun e skajshëm të njerëzve, çdo familje shtrëngonte rripin për ti bërë dhëndrrit rroba të reja. Nuk bëhej fjalë për modë e luks por për veshje të paveshura më parë.NJë burrë me moshë mesatare, i martuar, i afërm i dhëndrrit, e ndihmonte atë të vishej dhe e udhëzonte, si të qendronte e të sillej, me cilësinë e dhëndrrit, me të tijët, me dasmorët e në veçanti me nusen.

Në mëhallën time, në Ahmetaj, ky rol i ishte besuar bashkëfshatarit Shyqo Abedin Hadëraj. Kjo masë paraprake, e menduar mirë nga pleqësia, diktohej nga shkalla e zhvillimit dhe nga qytetërimi i njerëzve, ishte një punë e domosdoshme. Në veçanti, sjellja e dhëndrrit të ardhshëm me nusen, ditën e djelë, në mbrëmje, merritonte vemendje të posaçme. Djemtë e fshatit, para martesës, zor se do të kishin patur kontakt fizik me ndonjë femër, prandaj ishte e domosdoshme të udhëzoheshin nga një njeri me përvojë( domosdoshmërisht i martuar).Udhëzuesi futej deri në gjërat më intime në marrëdhëniet mes çiftit të ardhshëm.
I veshur dhëndërr, djali shkonte në odën e grave dhe në atë të burrave . Gratë, të cilat normalisht janë të fisit ose në rrethin miqësor me të e takonin Dhëndrrin, e përqafonin dhe e puthnin, pa problem, në faqe dhe e uronin : “ Të na trashëgohesh “! Burrat, gjithashtu i shtrëngonin dorën dhëndrrit, e uronin dhe, me shaka e godisnin me pëllëmbë në shpatulla. Kënga dhe vallja atë natë përfundonte pas mesnate . Nuk kishte një orë të caktuar për mbylljen e veprimtarisë dasmore; orari vendosej nga komuniteti, ku një rol primar merrte ai që hidhej në qoshenë e djathtë ( dollibashi).

Dita e premte ishte e ngjeshur me aktivitete të rëndësishme dasmore. Atmosfera e gëzuar vazhdonte, shtëpia ku do të bëhej dasma zjente; shumë hynin e të tjerë dilnin. Çdo njeri ishte ngarkuar me detyra të caktuara, nga i zoti ( e zonja) e shtëpisë dhe ishte i monitoruar, prej tyre. Vetë, ai që kishte marrë përsipër detyra, të caktuara përpiqej ti zbatonte ato sa më me përkushtim e korrektesë.
Ndër masat që merreshin, me këtë rast, më në dukje ishin: Caktimi i mjediseve ku do të organizohej dasma. Edhe kur familja që bënte dasmën kishte shtëpi të madhe, me shumë dhoma , prapseprap lindëte nevoja për të gjetur e përgatitur ambjente të tjerë. Kërkesë e parë ishte që banesa, jashtë shtëpisë ku bëhej dasma, e cila do të shërbente për të sistemuar dasmorët, të ishte sa më afër së parës. Dhe të kishte porta komunikimi me shtëpinë e të zotit të dasmës.Piketoheshin dhe banesat ku do të kalonin natën dasmorët, të cilët nuk mund të sistemoheshin tek i zoti i dasmës. Ka qenë dhe është e papranueshme të çohen gratë për të fjetur jashtë shtëpisë ku zhvillohet dasma. Qendrimi në këtë pikë ishte kategorik e , në këtë çështje , nuk tolerohej.

Punë më vete, jo aq e lehtë ishte ngritja e disa “ekipeve” të cilët do të përballonin punët e dasmës. Sado të shumtë të jenë njerëzit e shtëpisë, dasma nuk mund të përballohet vetëm me njerëzit e asaj familje. Prandaj ngriheshin grupe pune.Të gjithë grupet e punës ishin të nevojshëm, por,në plan të parë, në një dasmë del përgatitja e mishit të pjekur, i cili konsumohet me shumicë.Për këtë qëllim caktoheshin dy nëngrupe; njëri do të therte, do të ripte e do të piqte mishin; tjetri do të bënte racionimin, në hise, të mishit të pjekur.
Të gjithë burrat në Kalivaç dinë të therin, të rjepin e të pjekin në hell mishin e qëngjit (kecit, shelegut ftujës dhisë etj) bagëti të imëta por, në dasma kërkohej më tepër kualifikim e shkathtësi. Ishin të njohur e të mirëpranuar mjeshtrat e përgatitjes së mishit. Një ose më shumë Burra; të pastër e të fuqishëm, caktoheshin për të racionuar mishin. Këta quheshin hanxharxhinj.Ndoshta e kishin marrë këtë emër nga fakti se në përdorim kishte një hanxhar, me të cilin ndante mishin. Ky hanxharxhiu patjetër duhet të dijë mirë anatominë e trupit të bagëtisë dhe prerjen emishit (ndarjen ) ta bëjë sipas anatomisë. Po të mos bëhej kjo, dasmorët do të bezdiseshin shumë nga prania e kockave të mprehta në hisenë e mishit. Hanxharxhiu duhet të dinte mirë edhe mënyrën e bërjes së hiseve të mishit për ti dhëbë sejcilit atë që i takonte.

Në dasma ka një rregull të trashëguar: miku i familjes, i çdo kategorie e rëndësie, duhet tënderohet me pjesë të veçanta të mishit. Më të largëtit mik i jepet në hise bishti, shpatulla, gjysma e kokës, nofulla etj, sipas shkallës së hierarkisë miqësore e shoqërore. Hisetë me mish të pjekur i përgatit hanxharxhiu e i shpërndajnë kamerierët. Hanxharxhiu mban përgjegjësi para të zotit të dasmës për “hedhjen tej të dasmës” me krerët e bagëtive që i ka vënë në dispozicion i zoti i shtëpisë.

Suksesi i një dasme, sa i takon përgatitjes së ushqimeve për dasmorët varej në një masë të madhe nga aftësitë e grave që përgatitin byrekët, qoftetë, çorbën, përsheshin tradicional ose makaronat, ëmbëlsirën , etj. Për këtë qëllim, zgjidheshin disa gra, në vartësi nga numëri i dasmorëve, brenda fisit osejashtë tij, të mirënjohura për cilësinë e gatimeve që nxirrnin nga duart e tyre, dhe të provuara në dasmae gosti të mëparëshme, të cilave e zonja e shtëpisë u jepte çelsat ku ruheshin të mblojturat, në dorë si dhe u dorëzonte gjalpin,vajin,miellin, sodën e bukës e çdo gjë tjetër që nevoitej për të përballuar dasmën.
Në ekipin e grave kuzhiniere bënin pjesë gra të moshuara e me përvojë dhe nuse të reja e vajza të pamartuara.Kështu realizohej gërshetimi i përvojave mes brezave të amvisave dhe viheshin në provë amvisat e reja.Rol të veçantë në dasma merrnin kamerierët. Ata shërbejnë gjat gjithë dasmës, si në odën e burrave dhe në atë të grave. Kamerierët përzgjidheshin nga djemtë më të gjallë të fisit ose të lagjes . Fiziku është njëra anë , por nuk është e mjaftueshme; djemtë që caktohen nbë detyra të tilla lipset të jenë të zgjuar, të sjellshëm, të njohin mirë traditën dhe zakonet e vendit, të njohin mirë veçoritë e dasmorëve etj.

Dua të ndalem pak në kërkesën për të njohur individualitetet e dasmorëve. Dihet që dasma është gëzim e dasmorët duhet të gëzojnë. Por mes dasmorëve ka dhe njerëz me karakter të vështirë, si grindavecë, pijanecë, kokëtrashë që këmbëngulin kot së koti në të tyren dhe të tjerë, të cilët qëllimisht sjellin ngatërresa. Kamerierët lipset të jenë vigjilentë. Në radhë të parë , ata , duhet të monitorojnë e të neutralizojnë sjalljet jo komunitare të individëve të tillë. Kamerierët, me ndërhyrje energjike, kur është rasti dhe me shtrëngim ndaj këtyre individëve, për të mos lejuar prishjen e dasmës. Përveç kësaj, detyrë e rëndësishme e këtij grupi është të dijë të këndojë labçe dhe ti gjendet pranë atij grupi këngëtarësh, që ka vështirësi për t’u koordinuar.

Kamerieri kujdeset që çdo dasmor të ketë përpara pjatën me meze, shishen ( ranxhatën) e rakisë dhe picetën ose peshqirin. Kamerierët, zakonisht qëndrojnë në këmbë, në fund të odës, të gatshëm për të ndërhyrë , në rastet e nevojshëm. Në dasmë mund të ketë dhe njerëz që e teprojnë në pije dhe dehen .Kamerierët kujdesen që këta të largohen nga trapezi dhe i shoqërojnë ata në vendet ku do të flenë.Në sferën e detyrave të kamarierëve hyn dhe të servirin ujë të pjshëm si dhe të kujdesen që dasmorët, pas të ushqyerit, të lajnë duart . Ndryshimi i kushteve të jetesës, në vitet e fundit, pajisja e mjediseve me hidrosanitare, nuk e përjashton këtë kërkesë.
Një dasmë e kompletuar kërkon dhe shërbime të tjerë, në dukje anësorë. Një grup i cili siguron ujin e pijshëm dhe për gatim; një grup tjetër merret me sigurimin e kafshëve të dasmorëve, për ushqimin e tyre; për afrimin e druve të zjarrit,për të siguruar opingat apo këpucët e dasmorëve etj.I zoti dhe e zonja e shtëpisë, së bashku me fëmijët madhorë të tyre, gjatë dasmës, janë në rolin e supervizorit. Ata kujdesen që dasmës të mos i mungojë asgjë e njerëzit të mbeten të kënaqur. Vlerësimin si kaloi dasma e bëjnë dasmorët; pas dasmës.
Dita e premte kishte rëndësi të posaçme dhe për faktin se atë ditë, nga shtëpia e dhëndrrit dërgohej në atë të nuses një dërgatë, në përbërje të së cilës, zakonisht ishin dy burra, të pashëm, të veshur mirë, të larë etë rruar, që dinë të këndojnë labçe e të hidhin valle, që pinë raki e nuk dehen, që qëndrojnë mbi kalë e mund të bëjnë qitje, në ajër, me armë, nga pozicioni i kalërimit, që mund të qëndrojnë të ulur këmbëkryq, pa problem, për një kohë ë gjatë. Ata duhet të jenë të zgjuar, të mprehtë e polemizues, të njohin mirë e të zbatojnë zakonet e mira, te trevës, etj.Këta burra të veçantë e kishin emrin sinixhinj. Misioni i tyre ishte të çonin në shtëpinë e nuses rrobat që i kishte përgatitur asaj dhendrri .Kur shtëpia e nuses ishte afër, me atë të dhëndrrit, sinixhinjtë shkonin ektheheshin brenda ditës; kur shtëpitë respektive ndodheshin larg njëra- tjetrës, dërgata shkonte atje me ditë dhe e kalonte natën në shtëpinë e krushkut të ri. Ata, në një valixhe të bukur e të zbukuruar nga gratë e anës së dhëndrrit, i çonin nuses rrobat që i kishte blerë dhëndrri, për martesë. Rrobat porositeshin nga vajza, por, më tepër, për to bëhej “marrëveshje” mes dy krushqve. Me të mbërritur në shtëpinë e nuses, sinixhinjtë, zbrisnin nga kuajt e ua dorëzonin ata kamerierëve të dasmës .
Në shtëpinë e nuses , gjithashtu ishte ngritur e zjente dasma. Së bashku me kuajt, kalorësit vajtës, dorzonin dhe valixhen me rroba, për të cilën kishin udhëtuar. Armët i mbanin me vete, madje, para se të hynin në shtëpinë e nuses, ku i prisnin me nderime, sinixhinjtë, të kapardisur, qëllonin dhe me armë, në ajër. Të zestë sinixhinj ç’kalvar përjetonin atë natë. Ata ishin në shënjestër të vendasve dhe sulmoheshin e “provokoheshin “, ng çdo anë, për të pirë raki. Prandaj ata duhet të zgjidheshin nga radhët e pijanecëve më të kualifikuar të kampit të dhëndrrit . Gratë e anës së nuses , të kryesuara nga një e moshuar e fisit ose dasmore e largët; hapnin valixhen me rrobat e nuses , i vrojtonin, i çmonin e nuk përtonin të bënin ndonjë ironizim, me bejte.

Në një rast, kur çuan rrobat e nuses, në fshatin Shozë të rrethit të Vlorës, për të marrë nuse Zonjën, të bijën e Qerimesë e të Bilos, për të birin, Resmi Nelon, sinixhinjtë Brahim Rushani e Muharrem Hasani, dy burra të “prerë” për këtë punë, u ndodhën përpara shigjetimeve të grave të fshatit, të cilave nuk u pëlqyen rrobat që i kishte prerë vjehrri (Nelo Bino), nuses së djalit.Bejtja e grave të Shkozës stigmatizonte:
“…O Nelo, more Nelo,
Qysh e pamë fjalën- O,
Ta prisje mantonë- coh,
E preve samariko,
Ik e vishja Shazës -o,
Ta mbajë për dimër- o…”

E rëndë e shumë thumbuese ishte ironia e grave të Shkozës .ajo u tha si me shaka por mori dhenë epërsëritet sot e kësaj dite. Dikush e përsërit për të qeshur , por të tjerë e thonë, me “kunjë”. Treva jonë e ato përreth i kanë mjaft për zemër rromuzet dhe nëpër dasma e gosti , mes pjesëmarrësve zhvillohet një lloj gare, e cila ka për objekt: kush ti thurë bejte tjetrit.Polemika bëhet e bukur kur përgjigjet jepen në çast. Prandaj sinixhinjtë përzgjidhen të jenë të zgjuar e të aftë për të polemizuar aty për aty.Ditën e shtunë, sinixhinjtë doemos duhet të ktheheshin në shtëpinë e dhëndrrit ku informonin të zotin e dasmës, për bëmat dhe “gjëmat” e tyre . Në të shumtën e rasteve, ata ktheheshin të kthjelluar por ka patur dhe raste kur vinin “kokëvarur”, nga rakia eshumtë që kishin pirë e nuk pëlqejnë të bisedojnë, me njeri.I zoti i dasmës mbasi dëgjonte raportimet e dërgatës përgatitej për ditët e tjera të dasmës, të cilat ishin më të ngjeshura, sa u takon veprimtarive festive.

E shtuna, pas mesdite ishte kohë kur vinin miqtë, pjesëmarrës në dasmë. Në vitet për të cilët bëhet fjalë, dasmat më së shumti bëheshin në vjeshtë. Jo më kot ndodhte kështu. Në atë periudhë kohe ishin mbledhur të gjitha prodhimet e fushës (arave) e ishin bërë llogaritë e bukës, për të gjithë muajt e dimrit, deri në të korrat e vitit tjetër. Bagëtitë kishin dalë nga behari, të ushqyera mirë e të majmura dhe ishte koha më e përshtatshme kur bëhej seleksionimi i tyre.Disa i thonë skartim. Djemtë, mundet dhe dhëndrri ynë, në vjeshtë ishte liruar nga ushtria e të tjerë ishin mobilizuar për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në vjeshtë fshatarët aso kohe ishin më pak të angazhuar me punët e bujqësisë, kësisoj ata mund të qëndronin të mbërthyer në dasmë, disa ditë, pa problem. Familje të ndryshme mund të kishin dhe arsye të tjera për ta çuar dasmën afër fundit tëvitit. Meqënëse dita, në vjeshtë i lëshon kohë natës, errësira në fshatin tonë bie më herët, krahasuar me verën. Prandaj miqtë, sidomos të largëtit, si distancë, niseshin herët nga shtëpitë e tyre, për të mbërritur tek shtëpia ku bëhej dasma, me ditë. Shpesh ata mblidhnin njëri-tjetrin , grupoheshin dhe mbërinin tek miku i tyre, në të errur, ose, në mukth, siç thuhej atëherë, në Klivaç. Dikush i hipur në kafshë e mjaft të tjerë, në këmbë, ata i afroheshin shtëpisë tëdhëndrrit, me ditë me qëllim që mikpritësit ti shquanin për së largu.Me vete kishin dhuratat e dasmës.

Si rregull, por jo si detyrim, ai që shkonte në dasmë, i çonte të zotit të shtëpisë një mish, të patherur. Mishi presupozonte një dash, një dele, një cjap, një dhi; një karçin, një ftujë apo ftujak, një milor apo një rruzë etj. Berri (bagëtia dhuratë) lipsej të ishte i gjallë e të ecte me këmbët e veta. Miku e lyente berrin me bojë të kuqe, në kurriz, si shënjë se ishte “ kurban”, për në dasmën që kishte nisur. Kur berri ishte i lëvizur, dasmori e lidhte me litar, për brirësh. Në një dasmë grumbulloheshin mjaft bagëti, në disa raste numëri i tyre arrinte në 25-30 e më tepër krerë, të cilat, i zoti i dasmës do tua kthente miqve kur ata të kishin dasmë në vatrat e tyre. Reciprociteti në këtë çështje ishte problem mes dy familjeve. Përveç berrit, si dhuratë për dasmën, çdo mik mund të sillte një ose dy çyrekë, një revani, të pjekur në saç. Një këmishë(konde), për dhëndrrin e një sasi parash . Parimi ishte i njohur : Sa të më sjellësh; aq do të të sjell. Asnjeri nuk kishte të drejtë të ndërhynte në këtë çështje.
Kur miqtë i afroheshin shtëpisë të dhëndrrit, në distancë sa të dalloheshin me sy, cilët ishin ata që po vinin, një grup gra e vajza, dasmore, dilnin në një vend të ngritur e këndonin:
“…Bluan mokra li e lesh;
Na vijnë dajot me desh;
Me desh e me revani;
Hua ua paçim përsi;
Mot , në vjeshtë, si nashti…”

Kamerierët e dasmës dhe të zotët e shtëpisë mbasi i takonin e u uronin mirseardhjen miqve, merrnin në dorëzim dhuratat e i udhëiqnin të ardhurit në odën e miqve. Të ardhurit, me të hyrë brenda,uronin”: me trashëgime o i zoti i dasmës”! Ky përgjigjej:”ua paçim hua, në shtëpitë tuaja, në dasëm e për gëzime’’.Miqtë, të ardhur rishtaz, si gratë dhe burrat, në odën përkatëse i prisnin e i takonoin njerëzit e shtëpisë dhe të afërmit e tyre që kishin ardhur më parë.Të tillë mund të ishin: bijat, mbesat, hallat, tezet etj .njerëz, disa nga të cilët mund të kishin ardhur për të marrë pjesë në dasmë edhe disa ditë më parë. I zoti i dasmës ose një tjetër, i autorizuar prej tij, i orientonte miqtë të zinin vend në odë, sipas shkallës së lidhjeve miqësore me të zotin e dasmës dhe sipas peshës që kishin në rrethin miqësor të familjes . Respektohej mosha, domosdoshmërisht, por kriter bazë ishte pozicioni i mikut, në zinxhirin e miqësisë.Ndodhte që në vend të njërit nga miqtë me peshë vinte njëri nga pinjollët e tij. Ai, ndoshta mund të ishte dhe në moshë të re, adoleshent,siç thonë sot . I zoti i dasnës, për të respektuar mikun e tij të munguar, në këtë rast, detyrimisht duhet të ulte në trapezin e dasmës, në vendin ku do të ulej i ati, pinjollin e vet. Këtë normë zakonore e njihnin dhe e respektonin vullnetarisht të gjithë banorët e trevës. Qejfmbetje nuk kishte, për këtë çështje.Kur në dasmë kishin ardhur të gjithë miqtë e mundshëm, fillonte darka e dasmës.

Në odën e burrave psh. Plotsoheshin dy qoshetë. Në qoshenë e djathtë, e cila konsiderohet kryesore ulej, mbi një shilte, miku më i largët, ai që ishte më me peshë në atë komunitet. Ai kishte rolin e komandantit të asaj darke, ose, siç thuhej në mjediset kalivaçase, ai ishte dollibashi që caktonte “rregullat e lojës”.Në qoshen e majtë ulej ai që vinte fill pas tij.Sipas numërit të pjesëmarrësve formoheshin aq trapeza, sa ishte e nevojshme, aq sa të ulshin të gjithë dasmorët . Asnjë mik e asnjë lagjar (I ftuar nga banorët e legjes), nuk duhet të mbetej pa u ulur në njërën nga trapezat e formuara. Trapezat formoheshin duke patur parasysh dhe koordinimin e zërave, që të shkonte “gjym” kënga labçe. Oda ishte e shtruar me qilima e velenxa . Cdo burrë ulej mbi një shilte, të punuar, nga amvisat, këmbëkryq, me trupin drejt e i kapardisur. Përpara tij, kamerierët e dasmës kishin vendosur, një pjatë me meze dhe një ranxhatë raki ( zakonisht prej koçimare). Në familjet kalivaçase, në ata vite nxirrej e përdorej kryesisht raki e zier nga koçimare pyjet, me shkurre prej tyre ishin mjaft të gjendura, në trevën tonë. Kur rakia e nxjerrë prej maresh ishte e zjerë dy herë, dilte më e fortë në gradacion e shkaktonte më pak dhimbje koke. Familje të rralla servirnin në dasma raki rrushi. Burrat uleshin këmbëkryq, përbri njëri-tjetrit.
Kur kishin zënë vend të gjithë dasmorët, i zoti i dasmës, ngrinte, i pari gotën me raki dhe bënte urimin. Ai ishte i detyruar të uronte dasmorët një nga një. Duke bërë urimin, ai bëntenë të njëjtën kohë dhe prezantimin e dasmorëve.Psh: kur prezantonte mikun më të rëndësishëm, atë që ishte i ulur në qoshen e djathtë, i zoti i dasmës, thoshte: “ I gëzuar o Demir Manxhari,( shëmbull) nga Kuta, dajua i djalit. Të kam gjetur, në dasmë e për gëzime ta shpërblefsha; ti që na nderove; nder paç…” etj. Pjesëmarrësit uronin, dajon djalit:” në dasmë të ardhtë dhe i zoti i shtëpisë”! Kështu vijonte urimi dhe për dasmorët e tjerë që ishin në odë.

Në Kalivaç të Tepelenës, qysh në kohë tëkohës ka funksionuar një rregull , i pashkruar: Kur në dasmë vinte një i largët, i panjohur në fshatin tonë, i cili mund të mos ishte në lidhje miqësore me të zotin e dasmës, pavarësisht nga mosha, atij i rezervohej qosheja e djathtë. Mjaft të preferuar ishin ushtarakët, mësuesit dhe drejtuesit e religjioneve fetare. Në dasmën e bashkëfshatarit tonë Qani Muharrem Malaj, në vjeshtën e vitit I959, erdhi, rastësisht piloti Flamur Mickaj, nga fshati Nivicë, i Kurveleshit të Sipërm. Flamuri kishte veshur një uniformë piloti, me shumë aksesorëde kishte mbathur me çisme lëkure. I zoti i dasmës,xha Muharremi, atë natë i rezervoi mikut të largët qoshen e djathtë. Miku i largët , i cili , erdhi rishtaz në Kalivaç, me kengën ,vallen dhe qendrimin e tij, e nderoi qoshenë e la përshtypje mjaft të mirë tek dasmorët.
Dasma niste me këngë e me të shtëna, me armë.Këngës ia çkulte, i pari, i zoti i dasmës .Kënga mund të ishte e ndryshme, e me tekste të improvizuar. Më e përhapur ishte kënga:
“…Pini! shokë, pini, bëni muhabet;
Si në shtëpitë tuaja, ulur në qoshet;
Kjo gjë e xhymertit, pak, po me lezet;
Kjo gjë e nerqezit, shumë e për lanet…”

Kaq ishte puna. Kënga, më tej vazhdonte, e fuqishme, harmonike e me tekst të goditur. Ajo e gjenteudhën vetë, pa udhërrëfyes.Për të marrë këngën në dasmat kalivaçase, ishte pranuar një farë rregulli e mbahej një radhë nga dasmorët.Pas të zotit të shtëpisë këngën e merrte dollibashi; ai që ishte ulur në qoshenë e djathtë.Pas tij, çdo burrë, sipas radhës që kishte në trapezë, vijonte këngën.
Kalivaçasit ishin në gjendje të këndonin çdo këngë labçe, por, sejcili kishte këngën “e tij”, të preferuar, të cilën e kishte perfeksionuar dhe ia merrte shpesh. Le të themi, pa u merakosur se bëjmë gabim, se çdo kalivaças kishte të hipotekuar një këngë labçe; atë këngë, të cilën ai gjykonte se i shkonte më tepër. Kur ai ia merrte këngës së tij të preferuar, i gjithë komuniteti e njihte e njerëzit thoshin: “këndon filani apo fisteku”.

Në rastet kur në odë vinin shumë njerëz e formoheshin tri trapeza, kënga labçe kalonte në formë stafete, nga njëra trapezë, në tjetrën.
Këndohej e njëjta këngë, nga tre këngëtarë të ndryshëm. Kësisoj zhvillohej një garë, e pashpallurmidis dasmorëve. Madje, për të ngatërruar njëri grup- tjetrin, ai që ia merrte këngës i shqiptontefjalët nëpër dhëmbë, në mënyrë që të tjerët të ngatërroheshin. Kur ndodhte kështu, plaste gazi nëodë e dasmorët argëtoheshin, pa masë.Gjithmonë, pa të keq dhe keqjuptime nuk kish.Të gjithë e dinin sensin e humorit. Në vitet pesëdjetë të një shekulli më parë , në dasma këndohej kënga labçe- vënçe. Njëri ia merrte, i dyti ia kthente, i treti ia hidhte dhe të tjerët mbanin iso. Ndonjëri që“e çirrte “ ison, lutej nga të tjerët të pushonte pak. Dhe atij nuk i mbetej qejfi. Qejfmbetje kishte në ato raste kur ndonjërit nuk i jepej radha për të kënduar . Radhën e mbante dollibashi, pa shënime.

Tekstet e këngëve dominoheshin nga nervi atdhetar i njerëzve të asaj treve të lashtë. Heroikja ishte tema më e preferuar nga banorët e Kalivaçit, por nuk ishte e vetmja temë. Në Kalivaç të Tepelenës i këndohej, në mënyrë të ndryshme, dashurisë, bukurisë, besës e burrërisë, mirësisë, natyrës etj .etj. Të gjithë komponentët e jetës këndoheshin me dëshirë të madhe e kënga shkonte “gjym”.Kur dasma avanconte në kohë e gurmazët e dasmoreve ngroheshin, nga koçimarja, burrat dilnin në valle.
Kërceheshin, si rregull, valle të kënduara .Dmth : vallëtarët, vetë këndonin e vetë kërcenin.Në Kalivaç, në ato vite kishte vallëtarë të shkathët e të lehtë, si pendë. Të tillë ishin : Veiz Dano, në hasanbegaj, Laze Xhezua e Ahmet Selfua, në Ahmetaj, Sulo Beqiri e Ali Demiri, në Hysodosaj, xha Durka i famshëm dhe Qamil Sulua, në Hasanimeraj etj.

Në dasma e davete, po të mos kërcente xha Durka, vallja nuk kishte lezet.Në një dasmë, siç më kanë dëftuar të moshuarit, xha Durka ishte ipranishëm por në valle nuk kishte dëshirë të dilte.Atij i kishte vdekur vëllai e “mbante zi” , prandaj qendronte , pas murit të odës ku kërcehej. Dasmorëve, ky qendrim i tij u bëri përshtypje e dikush e pyeti: përse nuk kërcen ti xha Durkë ? “ Si ,nuke dini ju? Nua më ka vdekur vëllai” e jam në “zi”. Tjetri, jo pa qesëndi i tha:”Po ti kërce, o xha Durkë, e mos këndo”! U bind xha Durka e doli në valle.Plasi gazi e gjalluan komentet në atë dasmë, e pas saj. Ndodhia dëftohet, si mënyrë relaksimi edhe sot e kësaj dite, jo pa shkaktuar nënqeshje e pa bërë ironi.
Gratë, në odën tjetër kërcenin valle, shtruar . Më të përhapura ishin vallet dyshe.Dasmorët hanin, pinin e këndonin, i zoti i dasmës e kishte mendjen në tjetër vend; ai mendonte për krushqit që do tëdërgonte, të nesërmen, për të prurë nusen në shtëpi. Prurja e nuses nga shtëpia e krushkut , në atë të dhëndrrit ishte qëllimi final i dasmës.

Darka e së shtunës ishte e gjatë.Me mish të pjekur në hell, me raki të “ dashur” dhe me këngë e me valle, koha kalonte për bukuri, pa e kuptuar fare. Rakia në dasma pihej me dolli, me mirësi dhe, në ndonjë rast “korrofishte”.Dollinë e niste dollibashi dhe e vazhdonin të tjerët, sipas vendit që kishin zënë në odën e burrave. Dollibashi, mbushte gotën me raki e i drejtohej njërit nga dasmorët, zakonisht atij që kishte më afër, si distancë e për nga rëndësia që kishte në zinxhirin e miqësisë. Dollibashi i drejtohej dasmorit të përzgjedhur prej tij me gotën plot e me fjalë të zgjedhura. Përafërsisht fjalët e tij ishin dashamirëse, por, në vetëvete kishin një normë detyrimi për ta zbatuar “urdhrin “ e “ shefit të dasmës”, pa hezitim. Detyrimi për të zbatuar atë që urdhëronte dollibashi buronte nga kopetencatqë i jepte atij të qënit në krye të trapezit dhe bazohej në një të drejtë zakonore të mirënjohur nga komuniteti kalivaças. Fjalët me të cilat i drejtohej tjetrit dollibashi nuk ishin të njëjta, por, në përgjithësi ai thoshte :” Gëzuar, filan! Të kam gjetur, me tri gota raki, me dolli. E para është për Malin . Ta gëzojë e ti rrojnë fëmijët dhe … gazi të trashëgohet, i zoti i shtëpisë tua shpërblejë në dasmë e për gëzime”. E kthente gotën me raki, dollibashi, me fund dhe i kërkonte kamerierit që tja mbushte rishtaz , atë , tri herë. E pinte dhe “i gjeturi prej tij “. Para se ta pinte gotën me e parë, me raki, edhe ky duhet të thosh diçka, si përgjigje. Përgjigja mund të ishte e tillë:
“ Ti që më gjete mua, të gjetë Perëndia; fjala jote, në veshë të Perëndisë, si goja dhe zemra, çifti tëTrashëgohet! Dollibash nga hera dhe brum”. E”rrukulliste “ dhe ky gotën dhe e mbushte sërish, me raki. Dollibashi pinte me të aq gota sa dëshironte. Në çdo rast përsëriste të njëjtat fjalë duke thënë emrin e personit, për të cilin pinte. Ishte e detyrueshme që gota e parë të ngrihej për çiftin e ri; pastaj , për vjehrrin, vjehrrën; dajon; hallen; tezen; vëllezërit e motrat dhe, po të mos mjaftonin këta, dollia shtrihej dhe më tej, tek kushërinjtë e kushërirat, të cilët nuk mbarojnë lehtë. Të gjitha gotat që pinte dollibashi, ishte i detyruar ti pinte dhe i gjeturi prej tij.
Bëhej pak pushim, këndohej një këngë dhe përsëri gjallonte dollia.I gjeturi i parë mbushte gotën rishtaz dhe gjente një tjetër . Ai i përsëriste atij që gjente, të njëjtën formulë.Numëronte emrat eatyre njerëzve që i tregoi dollibashi, pinte nga një gotë për sejcilin dhe shtonte një emër të ri, ngaata që ishin të pranishëm ose një tjetër, i cili, mund të mos ishte aty por që e njihnin të gjithëdasmorët. Kështu , atij i bëheshin katër gota. E kështu dollia vazhdonte, me një gotë plot, më tepër deri në fund të trapezave, sa kalonte tek të gjithë dasmorët. Mbasi e pinin të gjithë dollinë, sipas rregullit të sipërtreguar, dollia i vinte përsëri dollibashit . Atij i takonte të mbyllte dollinë që vetë e kishte hapur. Në këtë mënyrë, ky dollibashi që vendosi rregullin e rakisë me dolli, më në fund “e paguante “ vetë gjobën. Ai, duhet të pinte aq gota me raki sa emra njerëzish ishin përfshirë në dolli . Dollibashi mbushte gotën, i drejtohej të fundit që piu dollinë dhe njëkohësisht të gjithë të pranishmëve me fjalët:” u munduat e pitë “ x” dolli, u bëftë mirë, çifti të na trashëgohet, jetë të lumtur paçin dhe u shtofshin plot me fëmijë; i zoti i shtëpisë ua shpërbleftë për dasna e në gëzime, në shtëpitë tuaja” dhe pinte nga një gotë për çdo njeri që iu përmend emri. Pas këtij veprimi të paqtë, dollia mbyllej e nuk kishte të drejtë askush të shkelte rregullin.
Meqënëse dollia zgjaste mjaft në kohë, ndonjë qejfli pijesh, i cili nuk duronte pa pirë sa ti vinte radha, mbushte gotën, i drejtohej kujtdo, kur ishte i sigurtë se dhe tjetri ishte si ai e nuk do ta refuzonte, me fjalët:”Brom- dhe takonte gorën me të- të kam gjetur, do të pimë të dy “x” mirësi”. E pinte vetë , i pari , gotën apo gotat dhe kërkonte të njëjtën gjë dhe nga i përzgjedhuri i tij.

Ndonjë tjetër, i cili akoma nuk ishte “regjur” me raki, bashkohej me ata që pinin mirësi dhe shprehej:” Do të pimë, bashkë një” korrofishte” duke presupozuar një gotë, jashtë radhës. Në një dasmë ku dollibashi ishte tolerant, një manovër e tillë, nuk ndalohej.
Kur dollibashi vinte re se të gjithë dasmorët në odën e burrave kishin pirë raki, kishin ngrënë meze e kishin kënduar, sipas dëshirës dhe ishin bërë “tamam”, në kuptimin e kënaqësisë, kishte të drejtë të urdhëronte kamerierët që të hiqnin ranxhatat e rakisë dhe pjatat me meze e të sillnin bukën. Kamerierët, të cilët ishin lodhur dhe shërbimi në atë darkë, sidoqë të gëzuar u kishte ardhur “ në majë të hundës”, vendosnin, në fund të odës, në një pozicion të dukshëm – sufranë. Njëri nga dasmorët ia merrte këngës:” Trakatruka – trakatruka ; o shokë se erdhi buka”.Ngrinin gotat me raki, të gjithë me radhë, duke nisur nga dollibashi, dhe bënin urimin e fundit, drejtuar të zotit të dasmës, mefjalët: “I nderuar e i gëzuar qofsh, o “x”, djali ( vajza ) të trashëgohet, miqve dhe shokëve ua paç hua , për dasmë e gëzime , në shtëpitë e tyre, dhe brom” duke ngritur gotën plot.Të njëjtën gjë përsëritnin dhe të tjerët. Pas këtij riti, hapej mesi i odës e shtrohej sufraja. Sipër saj vendoseshin gjellët, njëra pas tjetrës.

Në një sufra mund të uleshin 10-12 burra. Shtroheshin aq sufra sa të hanin të gjithë. I pari qasej dollibashi e, pas tij, gjithë të tjerët, me radhë. Burrat uleshin pranë njëri-tjetrit, duke futur njërin gju përbrënda, poshtë sofrës, në mënyrë që ti hapte vend tjetrit..Kur futnin lugën e parë, në tasin me çorbë, si gatim që niste bukën, çdo burrë uronte përsëri:” Me trashëgime”! dhe kështu fillonte buka.Pas çorbës, në sofër vihej një lengjere me përshesh tradicional ose me makarona. Sipër përsheshit ose makaronave vendoseshin thela me mish, për ata që nuk kishin hise.Ata që ishin të piketuar për të ngrënë hise, përpara tyre, në sofër u vihej një pjatë me mish, në të cilën ishin vendosur thelat, sipas përkatësisë. Ata që nuk nderoheshin me hise, i turreshin enës , me thela , që ishte vendosur në sofër dhe rrëmbenin, sipas mundësisë, sa më tepër thela. tjerët i turreshin enës që kishin në sofër, dhe rrëmbenin sa më shumë thela . Ndodhte që dikush tëmbetej pa gjë . Në sofër, lidhur me çështjen e rrëmbimit të thelave, sundonte ligji i xhunglës, sipas të cilit dilte i fituar: “me i shpejti, më i shkathëti”.

Pas mishit, në sofër vendosej byreku, i pa prerë.Byrekun e pasonin qoftetë, të përgatitura me petulla, me përmasa më të vogla, kos, hudhra e toslejmoni. Darkën e dasmës e mbyllte ëmbëlsira . Në sofër vendosej njëra nga revanitë të pjekura në saç ; nga ato që kishin prurë miqtë, si dhuratë. Izoti i dasmës, kur në sufra vihej revania, e pa prerë bënte paraqitjen e saj; me fjalët: ”revaninë e ka prurë hallua e dhëndrrit, Rabije Latifi, nga Shkoza ”. Kur i futnin duart revanisë, për ta copëtuar, dasmorët uronin:” Në dasma e për gëzime ua Shpërblefsh dhe ti”! Pastrohej sufraja, çoheshin ata që hëngrën dhe në vend të tyre uleshin të tjerë burra. Gjellët përsëriteshin me një përjashtim: revania nuk vihej më e paprerë. Ata që hanin, kalonin në fund të odës ku i prisnin kamerierët, me një ibrik me ujë të ngrohtë, me sapun dhe mePeshqir, në dorë . Çdo burrë që kalonte aty, lante duart, për të larguar dhjamin e mishit që kishte ngrënë, me dorë, i fshinte ato me peshqir dhe ulej në vendin e mëparshëm.
Mbasi hanin darkë, të gjithë burrat, kur ata ishin ulur në vendet përkatëse, këmbenin nga një cigare dhe bisedonin, mbi tema të dëshiruara.Sufraja transferohej tek fëmijët . Ata hanin të fundit dhe ato që mbeteshin, mbasi kishin ngrënëgratë të parat e burrat, pas tyre.Ndërkohë i zoti i dasmës mendonte ku do të flinin dasmorët.Para se të largoheshin, gjitonët pjesëmarrës në dasmë, ata që i kishin shtëpitë, ngjitur, ose pranë shtëpisë ku bëhej dasma, sipas dëshirës dhe mundësive ftonin për të fjetur 1,2,3 e më tepër miq të largët . Këta, së bashku me gjitonët që i ftuan për të kaluar natën në shtëpinë e tyre, ngriheshin, përshëndeteshin me ata që mbeteshin, gjënin opingat, në shkallë, për të cilat janë kujdesur kamerierët, që të mos ngatërroheshin dhe shkonin në shtëpinë e gjitonit.Aty ishin marrë masat e nevojshme, për të kaluar natën. Gratë e shtëpisë kishin shtruar jatakun, për mikun që do të flinte, me shtrojet dhe mbulesat më të mira, e më të pastra; me ato rroba që rezervoheshin vetëm për miqtë e largët, të cilat vendoseshin ,, stivë, në fund të odës , ose në musëndër ( një lloj dollapi, prej deruri, i bërë posaçërisht për të ruajtutr jatakët). Se në atë kohë edhe rrobat për të fjetur nuk ishin me tepri. Gjitoni u bënte shoqëri dhe shërbente, me nderime e respekt miqve mysafirë; kur ishte rasti edhe mund ti qeraste me diçka të veçantë që i shkonte situatës, pas darke.Nëpërmjet nderimit që i bënte dasmorit të gjitonit ; ai , në fakt nderonte e respektonte vetë gjitonin, zot dasme.

Në mëngjesin e ditës së dielë, gjitoni që strehoi miqtë e dasmës dhe të strehuarit në shtëpinë e tij, çoheshin pak më herët . Sa për të çelur bisedën dhe për të respektuar rregullat e mikpritjes, me nxitim, e zonja e shtëpisë nxirrte një zog të skuqur në tigan dhe një shishe raki, ose një tigan me petulla, të pjekura në vaj ulliri. Në çdo rast kafja ishte shoqëruese e këtij mëngjesi bujar e dashamirës. Në mëngjes, të gjithë dasmorët, pavarësisht se ku e kishin kaluar natën, mblidheshin në shtëpinë e dasmës dhe përfilleshin për të nisur krushqit, dërgatën që do të sillte nusen , në shtëpinë e dhëndrrit.
Për të zotin e dasmës, përcaktimi i dërgatës së krushqve ishte, ndoshta puna më e vështirë. Në rastin kur shtëpia e nuses ishte larg e krushqit do të shkonin atje të hipur mbi kuaj, në dërgatë caktoheshin ata që kishin ardhur në dasmë, të hipur, mbi kuaj. Në këtë rast gratë ishin të përjashtuara nga ky rol. Ato nuk mund të shkonin krushka. Kur të dyja shtëpitë ndodheshin pranë njëra-tjetrës, puna ndryshonte; në dërgatë caktoheshin dhe gra. Në çdo rast caktohej një kryekrushk, apo krushku i parë. Është shkrojtur e është sqaruar më sipër çfarë tiparesh e detyrash kishte ai. Përveç të tjerave, krushku i parë mbante përgjegjësi që misioni i krushqve të kryhej në kohë, sipas zakonit e siç do ta donte i zoti i dasmës. Ai doemos ishte njeri i afërt i të zotit të dasmës dhe kishte besimin e plotë të tij.Caktimi i dërgatës ishte punë e vështirë mbasi çdo dasmor dëshironte të shkonte krushk dhe po të mos caktohej nga i zoti i shtëpisë, atij i mbetej qejfi. Dhëndrri; mund të shkonte, por dhe mund të mos shkonte, krushk. Ai, më tepër nuk shkonte, mbasi nuk ishte aq i mirëpritur në familjen e nuses. Të detyrueshëm për të qenë në ekip ishin: dajua i djalit, një vëlla i tij, halla, tezja, motra, kunata, një shok i ngushtë, gjitoni më i afërt etj. etj. Sado me kujdes ti përzgjidhte ata, i zoti i dasmës, qejfmbetjet ishin të paevitueshme.

Bëheshin gati për nisje krushqit e krushkatdhe një grup grash u këndonte këngën:
“…Kush është i pari ndër ta ?
Xhumble, xhumble, marshallah;
I pari : Baba – Aga;
Xhumble, xhumble, marshallah;
Qafa e sharkut me këna;
Xhumble, xhumble, marshallah;
Bishti i kalit me sërma;
Xhumble, xhumble, marshallah…”
Krushqit niseshin për udhë, së bashku.Ata i printe kryekrushku, i hipur mbi kalë.Kalorësit, kur ishte e mundur mbanin në krahë një armë të gjatë. Kur niseshin krushqit, nga shtëpia e dasmës bëheshin përshëndetje me disa të shtëna me armë. Në vartësi nga largësia midis shtëpisë të dhëndrrit e asaj të nuses varej koha e nisjes të dërgatës. Ishte kusht që krushqit të ktheheshin në shtëpinë e dhëndrrit, së bashku me nusen; atë ditë dhe pa rënë errësira.Kur rruga ishte e largët, krushqit e merrnin drekën me vete dhe e hanin atë në udhë. Ata e shtronin drekën pranë ndonjë burimi dhe shpalosnin mishin e pjekur në hell, rakinë, çyrekun dhe revaninë . Kënga dhe vallja nuk mungonin në çdo rast. Në një dasmë , e cila zhvillohej në mëhallën e Ahmetajve, gjatë rrugëtimit të krushqve , për të marrë nuse, Nefizen, për Laze Xhezon, ndodhi diçka gazmore:
Nusja do të merrej në Golimbas, rreth 4 orë rrugë, nga shtëpia e dasmës, nëpërmjet vahut, afër Ullinjve të Hanit. Kryekrushku, nga Shkoza, në marrëveshje me krushqit, kishin marrë në hejbet e kuajve, ushqimin e drekës dhe vendosën, ta shtronin drekën, në Donije, nën hijen e rrepeve shekullore e burimit të Madh, me ujë të freskët. Njëri nga të afërmit e familjes të dhëndrrit , me emrin Alem, njeri i mefshtë, nga qejfi, iu qep pas dërgatës. Ai diktoi hejben me mish të pjekur dhe hëngri sa deshi, prej tij. Kur u shtrua dreka, menaxheri diktoi se mishi i pjekur ishte konsumuar. Fjala mori dhenë e mes krushqve plasi gazi. Pati dhe ndonjë rromuz, mes tyre. Sulo Beqir Sulaj, mik i familjes, kalivaças, njeri i zgjuar e i mprehtë, e thuri bejten shpotitëse, aty për aty. Ai iu drejtua Kanan Mazes, nga Shkoza, nip në fisin e dhëndrrit, me fjalët:
Ty Kanan, të rruatë Ademi;
Ta vuri hunë Alemi!
Kanani, i cili nuk e linte fjalën “ të binte në shesh , u përgjigj, aty për aty, me të njëjtën monedhë:
Aman , o Sulo, më qafsh;
Ti e hëngre më të trashë…!

Dita e dielë, kur nusja kalonte nga shtëpia ku ishte lindur e rritur, në atë të dhëndrrit, ishte tepër enocionuese, e mbushur me lotë gëzimi e trishtimi; si në anën e nuses dhe në atë të dhëndrrit. Mbresat e të dyja palëve ishin të padëftuara e të ndryshme. Në anën e nuses, lotët shprehnin trishtimin për largimin e vajzës së tyre të dashur; në krahun e dhëndrrit, lotët shprehnin gëzim por dhe trishtim se djali që do të bëhej me nuse, pas martesës do të sillej si burrë i martuar e do të hiqte dore nga lodrat e djemurisë. Kur i afroheshin shtëpisë të nuses, krushqit jepnin shënjë se po vinin, duke shtirë me armë, në ajër, disa herë. Pala e nuses kishte nxjerrë njerëz për të vrojtuar dhe nuk kapeshin në befasi. Njerëzit e nuses dilnin dhe i pritnin krushqit, në oborrin e shtëpisë ose në lëmë. Takoheshin, uronin njëri- tjetrin, dhe sa të bënin gati nusen gratë, krushqit merrnin qerasjen. Në kompletin e të qerasurit bente pjesë një gotë raki e një llokume apo karamele. Dy djem, të fuqishëm, të afërm të nuses , rrëmbenin për krahësh njeriun e tyre dhe e hipnin në kalë . Gjatë rrugës, njëri prej tyre mbante frerin e kalit; tjetri mbante nusen nga krahu.
Gratë e anës së nuses, kur krushqit, së bashku me nusen, të hipur mbi kalë, niseshin për udhë, e përcillnin bijën e tyre me këngën:
“…Udhë e mbarë, moj bijë;
Të na dalç e mirë;
Udhë e mbarë, moj keçe;
Mos bëneç e keqe…”
Krushqit, të kapardisur, qëllonin me armë, në ajër dhe këndonin këngë, me ironi . Në këtë çastmidis dy palëve zhvillohej një luftë me replika të ndërsjellta. Përgjigjet kërkohej të ishin të drejtpërdrejta e aty për aty. Një herë erdhën në Kalivaç krushq, nga Shkoza . ata morën një vajzë, për nuse nga një familje e këputur fare . Dhëndrri ishte topall por, i pasur. E mori vajzën si flori, duke përfituar ngapozita e tij shoqërore, nga pasuria. Bashkëfshatari Sulo Beqir Sulaj, njeri i zgjuar e trim, dhe i mprehtë, sa nuk mund të krahasohej me njeri, në fshat, i ndodhur aty nëçastin kur nusja hipi në kalë ia mori këngës, me zemërim e me ironi therëse:
“…Të keqen, o dhëndërr;
Ti, o këmbë shtrembër:
U ndodh kocja fëmër;
Pa, ti, i pije fëndën…”
Motra e dhëndrrit, e pranishme në atë dërgatë, në çast sajoi përgjigjen:
“…Çalamën, o çalamën;
Të rroç vetë, pa nuse gjën ;
Pëllumbja, përtej në shkëmb… “
Në ata vite, disa elementë të dasmës ishin të veshur me petkun e mistiçizmit.Besohej se keqdashës të ndryshëm përpiqeshin ti bënin keq familjes që kishte dasmë e, në mënyrë të veçantë nuses edhëndrrit. Disa njerëz besonin në egzistencën dhe funksionimin e “magjisë”, si pjellë e fanatizmitdhe fantazisë të sëmurë. Për t’u hequr mundësinë për të bërë keq, magjistarëve imagjinarë, krushqit, kur shkonin në shtëpinë e nuses ndiqnin një udhë; më të mundëshmen. Mbasi kishin marrë nusen e dotë ktheheshin tek shtëpia e dhëndrrit, ata, detyrimisht duhet të ndiqnin rrugë tjetër. Besohej se magjija hidhej në udhë nga magjistarët dhe, po ta shkelte ose po ta kapërcente kali që mbante nusen mbi shpinë, ajo dasmë do të ishte fatkeqe. Besohej se në raste të tillë, çifti nuk do të lindëte; prodhimet nuk do të ishin të begata; në familjen e dhëndrrit do të shpërthenin grindjet e mosmarrëveshjet etj.etj. Në rrugën e kthimit të krushqve, një femër besimtare, kur vështronte se po vinin krushqit me nuse, pa i njohur fare njerëzit, qëndronte në një vend nga ku nuk dukej dhe i drejtonte nuses një pasqyrë. Ky veprim i çuditshëm, argumentohej me bestytninë se kështu do të pastrohej udha nga të paudhët (xhindet) dhe nusja do të ishte e bardhë, si pasqyra që ajo mbante në dorë.

Gjatë udhës, edhe kur distanca ishte e madhe, nuses i ndalohej të komunikonte , me krushqit. Ajo, nuk duhet të hante, të pinte , e ca me pak , nuk mund të qeshte me të tjerët.Së shumti, nusja mund të shkëmbente, nën zë, ndonjë fjalë me shoqqëruesit e saj, tëcilët i kishte familjarë,mjaft të afërm (vëllezër apo kushërinj të parë). Me qëllim që nusja të mos ndodhej përpara nevojave fiziologjike, sigjatë udhës qëbënte me krushqit dhe kur i duhej të nusëronte, e sapoardhur, në shtëpinë e dhëndrrit, nuses,në shtëpinë e saj i jepnin për të ngrënë 1-2 vezë të ziera dhe nuk i jepnin ujë, për të pirë. Këto masadragoniane synonin ta ruanin nusen nga ndonjë ndodhi e pakëndshme.

Ceremonia e pritjes së nuses, në shtëpinë e dhëndrrit kthehej në një miting madhështor, pa fjalime pompoze e flamurë partish. Nusja vinte e hipur mbi kalë, deri në avllinë e shtëpisë. Gjëmonte kënga e oshëtinin krismat earmëve.Një grup grash e vajzash këndonin:
“…Fryti era e të ngriti, moj bajame;
Në Ahmetaj, të vërviti, moj bajame;
Dolli Samua e të priti, moj bajame;
Me florinj të doroviti, moj bajame…”

Pra, edhe në këtë rast, femra (nusja e re), krahasohej me një pemë të butë, me kokrra të shijëshme, me përmasa gjigande e me lule mjaft të bukura.Kështu i bëhej jehonë bukurisë femërore të nuses. Në ritualin e pritjes të nuses ishin dhe mjaft rite të tjerë.Ishin përgatitur disa kuleçë, me miell gruri në madhësinë e ballakumeve, të sheqerosura, të cilat, kur nusja dhe krushqit ishin në obprr me këta këta kuleçë bombardoheshin ata që ishin të pranishëm në pritjen e nuses. Kuleçët u hidheshin njerëzve, lart e ata bënin garë, kush ti kapte . Marrja e një kulaçi të tillë besohej që sillte fat. Një grua nga të fisit të dhëndrrit, e caktuar nga e zonja e dasmës hidhte sipër kokave të krushqve dhe nuses oriz, kokërr, sikur mbillte farë gruri, me të cilin ishin përzierë dhe disa monedha metalike. Njerëzit viheshin në garë edhe për të marrë monedhat. Nuk përjashtohej ndonjë përplasje e lehtë, kokë më kokëmes dasmorëve, gjatë kësaj gare.
Shoqëruesit e nuses, të cilët ishin familjarë të saj e zbrisnin njeriun e tyre nga kali dhe e drejtonin për nga dera e shtëpisë. Tek dera e priste vjehrri dhe vjehrra. Të dy shend e verë. Ata fluturonin nga gëzimi të do të futnin në shtëpi nusen e shumëdëshiruar. Ky ishte çasti kur shoqëruesit e dorëzonin nusen tek vjehrri e vjehrra dhe shkarkoheshin nga barra e rëndë që kishin marrë mbi vete.Vjehrra, deri tani e panjohur nga nusja, i fuste krahun asaj; në krahun tjetër ishte vjehrri. Nëna e dhëndrrit i lyente nuses gishtat e njërës dorë me mjaltë dhe e sapoardhura, meatë dorë prekte parmakun e derës, para se të hynte. Besohej se ky rit bënte të mundur që nusja të ishte e ëmbël, si mjalti, me njerëzit e shtëpisë e me të gjithë ata që do të kishin të bënin me të. Simbolikat e rriteve që zbatoheshin në kohën kur nusja e re hynte në shtëpinë e dhëndrrit dhe më pas kishin lidhje me bestytninë e njerëzve të trevës.Psh. orizi që hidhej në avlli, besohej se ndillte lindje të shumta nga çifti, gjë që ishte mjaft e dëshiruar për familjet kalivaçiase. Para se të zbriste nga kali, nusja, në këmbën ( thoin) e kafshës, një i afërt i dhëndrrit, thyente një shishe, me ujë, e cila presupozonte një nuse, të cilës do ti buronte barku e do ta mbushte vatrën plot, me fëmijë. Kështu dhe çështja e lyerjes të dorës me mjaltë. Ky rit, nënkuptonte ëmbëlsinë e nuses, në komunikim me njerëzit e sojit të burrit.

Gjat kohës që nusja hynte në shtëpinë e re, gratë këngëtare këndonin:
“…Mirëseerdhe, moj fat marshalle;
Që hyre në derë të madhe …”
Nusja shkonte në odën e grave e aty nisnin rite të tjerë të traditës kalivaçase. Nusja duhet tëqëndronte në këmbë, e mbuluar me duvak, në pozicion thuajse “gatitu”, me sytë përdhe, nën shoqërinë dhe kujdesin e një femre të caktuar nga e zonja e dasmës. Vjehrra kishte pushtet të plotë; tek nusja dhe tek dasmorët. Hallua, motra e vjehrrit, gjithashtu “vriste e priste”. “ Asaj, i priste shpata, në të gjitha anët”Nuk vihej në diskutim autoriteti i dajos së djalit. Gratë, të ulura në odën e tyre, aty ku ishte nusja, qendronin, me vështrim nga nusja, i bënin sytë “katët” dhe ishin të lira të komentonin, sipas dëshirave . Në qëndër të komenteve ishte
Nusja, me hiret e saj të dukura e të mbuluara. Për të thyer heshtjen, ato, ia merrnin ndonjë këngë dasme pa gabuar, asnjëherë në objekt. Më e zakonshme ishte kënga:
:…Si na thanë, ashtu na qënke – nusezo;
Shtatin si selvi e paske- nusezo;
Syrin si filxhan e paske- nusezo…”

Në kampin e burrave, ndërkohë, bëhej “nami”. Krushqit, të kënaqur që e kishin kryer detyrën,me sukses, mbasi i raportonin të zotit të dasmës për “vuajtjet e tyre gjatë detyrës, përgatiteshin përvuajtje të tjera, në darkë, ku ata ishin persona të nderuar. Një veprimtari interesante,në kuadrineprgatitjeve për dasmë ishte rruarja e dhëndrrit. Dhëndrri i ri, medoemos , duhet të shkonte në takimin e parë “zyrtar” apo legal, me nusen e tij ( në gjerdek), i qethur e i rruar. Këtë mision e merrte përsipër një burrë, nga të fisit të tij , ose jo, i zgjuar, i shkathët , pastërtor e me prirje për të qënë berber. Zgjidhej një vend , i sheshtë , nëafërsi të shtëpisë ku bëhej dasma, vendosej , në qëndër, një karrige , për dhëndrrin e rreth saj , disa të tjera ku uleshin, dasamorë të moshuar. “Berberi”, me veglat e profesionit ( gërshërë, krëhër, brisk , rrip). Zinte vendin e tij dhe ulte dhëndrrin , në karriken e caktuar , për të . Rreth dhëndrrit , vendoseshin në formë rrethi , plot të rinj, ngatë afërmit e dhëndrrit , osr thjrsht dasmorë. Ata këndonin e kërcenin, valle të shtruar e të kënduar dhe hidhnin para , sipas dëshirës e mundësive , në një peshqir , të cilin e mbanin në dorë dy fëmijë. Pjesëmarrësit këndonin këngën e berberosjes të dhëndrrit:
“…O berber, të keqen- o;
Me ngadalë, briskun-o;
Mos i preç mustaqet- o…”.
Dasmorët, këndonin, silleshin rreth dhëndrrit dhe e dorovitnin atë me para. Paratë që mblidheshin shkonin tek “berberi “, i cili, i mbante për vete.Ndërkohë në shtëpinë edasmës vazhdonin përgatitjet për darkën e pritshme .

Dita e dielë, mbasdite, deri sa të shtrohej darka, nuk kishte veprimtari të tjera festive. Ajo shërbentesi një pauzë, gjatë së cilës dasmorët pushonin pak e merrnin veten, pas një nate të lodhëshme që kishin kaluar, të shtunën dhe peripecive të të qënit krushk. Darka shtrohej, mbasi në Kalivaç kishte rënë nata e kur bagëtitë ishin sistemuar në mjediset ku kalonin natën ( katonj, kasolle, vathë). Dasmorët e kalonin darkën me të ngrënë e me të pirë njëlloj si një natë më parë,me ndonjë përjashtim, në proçedurë.
Një rit mjaft i rëndësishëm ishte futja e dhëndërrit në gjerdek. Mbasi kishte marrë udhëzimet e nevojshme, nga “instruktori”, i cili i jepte këshilla dhëndrrit, si të sillej me nusen, në ato pak minuta, kur ata gjendeshin, jasht syve kurreshtarë, në dhomën e nuses. Dhëndërri mbyllej për pak kohë, (rreth 5 minuta), në vetmi me nusen, në odën e grave, të cilat,dilnin jashtë odës . Tek dera e odës që do të
shndërrohej në gjerdek, mblidheshin plot dasmorë, meshkuj e femra, shumica , të afruar posaçërisht. Dhëndrri tentonte të futej brenda por dikush nga dasmorët e mbante nga palltua, të tjerët e godisnin, me pëllëmbë, natyrisht, me shaka, dhe i këndonin këngën:
“…O Sabri, hoi- hoi;
Të kesh mall- për djalëri;
Se hyre- në pleqëri…”.

Dhëndrri hynte brenda, mbyllte derën përbrenda dhe qëndronte, së bashku me nusen, nëintimitet, të plotë. Detyrë e dhëndrrit ishte, të njihte nusen për së afërmi dhe ti prishte asaj nusërinë, pa prekur virgjërinë. I” shkreti “ djalë, i hapte sytë e i bënte “katër”. Çfarë të vrojtonte më parë, fytyrën, shtatin, hiret që dukeshin, veshjen që i kishte dërguar apo të bënte ritin që duhej. Një zagushi të brendshme e një siklet të paprovuar, përjetonte “ i ziu djalë”, në ata çaste intimiteti ku njeriun me të cilin do të kalonte jetën, e kishte aq afër por që, për çastin, ajo ishte “ mollë e ndaluar”.Në fund të gjerdekut ishte vendosur një ibrik me ujë të ngrohtë, një sapun e një peshqir. Dhëndrri i hidhte ujë nuses e ajo lante sytë e hiqte makiazhin që kishte në fytyrë. Kaq ishte koha në dispozicion të dhëndrrit që të qendronte pranë nuses. Dhëndrri ishte i porositur të mos shkonte më tej. Kur nusja ishte me duvak në kokë, kuptohet, ajo hiqte dhe duvakun. Dhëndrri, mbasi kishte kryer detyrat, sipas zakonit, hapte derën e dilte nga oda .Dasmorët, të cikët e pritnin tek dera e gjerdekut, e godisnin përsëri, me shaka. Hynin gratë në odë, tërë kuriozitet, për atë që kishte ngjarë. Ato , tashmë çakërrenin sytë për ta parë nusen pa mbulesën e fytyrës e pa makiazh.
Futja e dhëndrrit në gjerdek ka qenë një rit serioz e tepër rigoroz. Jashtë “ udhëzimeve “ të instruktorit përgjegjës, asnjeri nuk guxonte të dilte. Tejkalimi i tyre ndëshkohej moralisht, nga opinioni i komunitetit. Megjithatë, në raste të veçantë, ndodhte dhe ndonjë paudhësi ( nuk dua ta quaj siç e ka emrin). Siç më ka dëftuar shoku im F.D, dikur, një dhëndërr, nga fisi i tij, u fut në gjerdek, mbylli derën nga brenda dhe, kur dasmorët i trokitën që ai të dilte, u tha:” Natën e mirë”! E kaloi atë natë, së bashku me nusen birbua ynë. Nusja, në këtë rast, ca nga turpi e ca nga … e kishte të pamundur të ankohej e të kërkonte “ lirimin prej këtij izolimi” të beftë. Rasti, sot dëftohet, me sensin e humorit, si barcaletë, por, në jetë, në ata vite, ka ngjarë vërtet.Pas gjerdekut, vjehrra dhe të sajët kujdeseshin për nusen. Kur ia dilnin, mund ti ofronin asaj diçka për të ngrënë.Dhëndrri regullohej vetë se ishte në shtëpinë e tij . Madje mbasi kalonte barrikadën e gjerdekut, ai krekosej, si kaposhi në majë të plehut e “i priste shpata: sa majtas; aq dhe djathtas“. Ai tashmë ishte i privilegjuar, mbasi kishte patur kontakt me nusen, të cilën e quante pronë të tijën.Gratë, për të ushqyer egon e tij e për ta mbajtur me kurajo, i këndonin këngën:
“…Edhe sonte vetëm- o;
Sabri Bej;
Nesër me syzezën- o;
Sabri Bej…”.
Natën e parë, të dielën, dhëndrri flinte veç; jo me nusen,por me të tijët; nusja, gjithashtuflinte me njërën nga femrat më të afërta të dhëndrrit, por, jo me vjehrrën kurreshtare.Ato, të dyja nuk e njihnin akoma njëra tjetrën e nuk kishin ndonjë kontradiktë, por, thjesht kështu e donte riti (tradita). Pas një nate sfilitëse, me kokën që u dhimbte , pas saj e me stomakun të tejngopur, ditën e hënë, në mëngjes, dasmorët përfilleshin për tu kthyer në vatrat e tyre . Sirregull, kafen e përcjelljes e shërbente nusja e re . Dasmorët pinin kafenë, bënin urimin: “ Me trashëgime”! e, kur lininfilxhanin në tabaka, qerasnin nusen, me para, sipas mundësisë dhe dëshirës. Ndërkohë gratë e shtëpisë kishin bërëgati hejbetë e miqve.
Në hejbe, të cilat erdhën në dasmë , plot, gratë që shërbyen në dasmë futnin nga ato sende ushqimore, që miqtë kishin sjellë, si dhuratë, kur erdhën, ditën e shtunë. Po qe se kishin sjellë mish (berr), në hejbe u nisnin një shpatull ose një kofshë, të pjekur; nga revania e pjekur në saç, u nisnin dasmorëve një të katërtën dhe nga çyreku, po njëtë katërtën ose gjysmën e tij. Dikush në këmbë e të tjerë kaluar, mbasi përshëndeteshin me tëzotët e shtëpisë, e ndaheshin me ta, miqësisht dhe niseshin për në shtëpitë e tyre. Tashmë nuk ishin më atamiqtë e dy ditëve më parë, të kapardisur e të azdisur por tashmë ndiheshin të lodhur e të drobitur nga pagjumësia e nga rakia dhe e mbanin kokën të varur. Kur dikush i ndeshte në rrugë e i pyeste:” ku keni qënë”? atapërgjigjeshin, të paqejf: ” në dasëm, o, në dasëm”.
Në shtëpinë e tyre, ata priteshin “si heronj”, të rrethuar nga kurreshtja dhe xhelozia, të cilat , në këta raste janë të pashmangshëm.Urimet që thamë më sipër, edhe në këtë rast rridhnin si lumë.Sejcili nga të familjes provonte pak mish, të pjekur, në hell, pak çyrek e pak revani, nga të Dasmës dhe uronte: ”të trashëgohet çifti e jetë të lumtur”! Pas kësaj çdo njeri i rikthehej punës, duke bërë llogari kohën,kur do të ishte dasma e radhës e kush e kishte radhën për të shkruar si mik i kësaj shtëpie. Kuptohet , sejcili llogariste kohën kur do ti vinte radha.

Në shtëpinë e dhëndrrit, intensiteti i veprimeve të dasmës kishte rënë por tensioni vazhdonte . Dita e hënë, në mbrëmje ishte darka e atyre që kishin shërbyer , në dasmë, si kamerierë apo për të përgatitur ushqimet e në shërbime të tjerë të domosdoshëm. Të zënë me punë të shumta dhe intensive, ata nuk kishin patur mundësi të shijonin te mirat e asaj dasme, prandaj , i zoti i shtëpisë shtronte një darkë të posaçme për ata. Ata që u kishin shërbyer të tjerëve, në dasmë e nuk i kishin shijuar saduhet kënaqësitë që sillte dasma, më në fund do të kishin mundësinë dhe kënaqësinë tu shërbenintë tjerët.I zoti i dasmës, me kënaqësi, e mirënjohje, “e derdhte” çdo gjë që kishte tepruar, nga dasma. gjithçka kishte mbetur nga dasma, Darkës së atyre që kishin dhënë ndihmesën e tyre që dasma të kalonte mirë e i zoti i shtëpisë të mbetej i kënaqur, nuk i mungonte asgjë. Mishi i pjekur në hell,rakia dhe gatimet, ishin me tepri. Kënga dhe vallja zjenin , si në netët e mëparshme.

Meqënëse njerëzit e shërbimit ishin kryesisht, të afërt të të zotit të shtëpisë, në darkën e të hënës, mund të qaseshin dhe pjesëtarë të asaj familje. Madje, bëheshin përpjekje për të afruar, në trapezin e darkës, edhe nusen e re, e cila, gjithsesi ishte e rezervuar, nga turpi dhe mungesa e njohjes. Në fakt, si nusja dhe dhëndrri, të cilët, mezi e kishin pritur darkën e së hënës, kur do të flinin bashkë, në një jatak, jo vetëm që e kishin mendjen , gjetkë , por ishin të interesuar për ta përfunduar sa më parë atë darkë dhe të rehatoheshin njerëzit, në vendet ku do të kalonin natën.

Natën e të hënës, çiftit të ri i krijohej mundësia të “flinin “ së bashku, në një jatak. Vjehrra kujdesej që të shtroheshin teshat më të mira, të pashtruara ndonjë herë dhe të posaçme. Zakonisht, si shtrojë përdoreshin teshat e pajës të nuses, ato që ajo i kishte përgatitur me dorën e saj.Ditën e martë, vjehrra dhe nusja çoheshin më shpejt se të tjerët . Vjehrra ishte në merak të madh, e mezi priste të shikonte çarçafin e bardhë që kishte shtruar çifti. Ajo fluturonte kur vinte re në çarçaf njolla të kuqe. Njollat e gjakut të freskët në çarçafin e çiftit dëshmonin se nusja kishte ardhur në shtëpi e virgjër dhe virgjërinë e saj e kishte prishur i biri. Me qëllim që ky sihariq të mos mbetej vetëm tek “zonja vjehrrë”, çarçafi me njollën e gjakut hapej në tel, në një vend të dukshëm, në mënyrë që informacionin ta merrnin të gjithë kuriozët, në veçanti gratë, të cilat ishin tërë sy e veshë. Edhe kjo çështje pasohej nga komente e opinione të shumtë.
Nusja e re kishte prurë dhurata të shumta e të ndryshme të cilat i hapnin njerëzit e shtëpisë dhe të afërmit e saj.Këto dhurata ishin të destinuara për dhëndrrin, vjehrrën, vjehrrin, kunatin, kunatën, hallën, tezen, dajon e ku ta di unë se për kë. Nusja, bënte listë, kë do të gëzonte nëpërmjet dhuratave e megjithatë, pakënaqësitë ishin të pranishme në çdo shkallë të familjes e të fisit. Dhurata kishte për të rriturit e për të vegjëlit. Mbasi hapeshin dhuratat e bëheshin të njohura për njerëzit e shtëpisë, niste shpërndarja e tyre, sipas destinacionit.

Siç ndodh rëndom në këta raste, krahas komenteve pozitive e lavdërimeve, kishte dhe hatërmbetje. Lidhur me sasinë e cilësinë e dhuratave, bëheshin komente nga më të ndryshmit. Ndodhte, afërsisht si në atë që dëftojnë, se, i zoti i dasmës, kur i përcolli dasmorët, u dha nga një sasi parash, në shumë të përafërt. Rrugës, dasmorët pyetën njëri –tjetrin , për sasinë e parave që u dha i zoti i dasmës, dhe, kur mësuan se shuma ishte e përafërt, u grindën me njëri-tjetrin, duke bërë të habiturin, si ishte e mundur të shpërbleheshin njëlloj, për kontribute të ndryshëm.
Pas ditës së martë, njerëzit i ktheheshin punës, dasma kishte përfunduar e situata në komunitet ishte më e qetë. Deri në fund të asaj jave, por dhe më pas vinin gra e burra nga fshati, grupe –grupe, për të parë nusen e për të uruar. Urimet kishin të njëjtën formulë.Pas qerasjes,që u bëhej, nga nusja e re, vizitorët duhet ti dhuonin, asaj, një sasi të hollash.Më kujtohet një rast, në gushtin e vitit 1965, kur në shtëpinë tonë erdhën një grup grash ngamëhalla e Hasanimerajve, për të parë nusen e re, të ardhur nga Tirana. Kur ato dolën e po zbritnin në rrugicë, kapa një cep të komentit të tyre. Raza e Zenel Ahmetit tha:” nuse e bukur si kjo, nuk ka ardhur në kalivaç”! Halimeja e Seit Durkës ia priti:”Ku e ka bukurinë ajo? Nuk e pe gushën SI i kishte dalë”? Dhe komentet vijuan duk zbritur në rrugicën emëhallës tonë.

Dasma janë bërë e do të bëhen në Kalivaçin tonë, si kudo. Me ndryshimin e kushteve e me zhvillimin e njerëzve, edhe dasmat nuk mund të mbeten siç kanë qënë dikur. Një gjë nuk ka ndryshuar, dasmat përherë kanë sjellë gëzim e hare, i kanë shërbyer forcimit të lidhjeve e kompaktësisë të komunitetit, kanë shtuar e përmirësuar rracën njerëzore, mbahen mend e komentohen gjatë. Nga çiftet lindin pinjollë, të cilët sigurojnë vazhdimësinë e jetës në fshat e mëgjërë. Çdo njeri ka çfarë të kujtojë e të sjellë në mend lidhur me dasmën e tij, e cila le mbresa tëpashlyeshme në jetën e njeriut.

Shkrojti Niazi Nelaj