(Sipas kujtimeve vetjake te viteve ’50 te shekullit qe shkoi)
Kushtet klimateriko-tokesore te treves, kane bere te mundur popullimin e Kalivacit prej koheve me te lashta. Datimi i ekzistences te fshatit tone si vendbanim, pas interpretimeve te zbulimeve arkeologjike te koheve te fundit, ka per njesi matese, jo vitet e shekujt, por epoka te tera. Hamendesite dhe perpjekjet e lavderueshme te mentareve nga ky fshat, tashme kane nevoje te korrigjohen e te permiresohen. Nuk behet fjale per saktesime mbasi, nje gje e tille, praktikisht, tani per tani, do te ishte e pamundur.
Ia vlen te thuhet se te paret tane kane qene mendjendtitur e ne, pasardhesit e tyre, na perket t’u perulemi, me nderim e te ecim ne gjurmet e tyre. E them kete, nisur nga fakti se ata, te pashkolle, sic ishin kohet kur jetuan, i kane ndertuar banesat, mbi bregore dhe, mbi bazen e fiseve, kane formuar mehallet. Mirenjohja jone lipset t’u drejtohet atyre njerezve me mend ne koke, per faktin se nuk kane zene me shtepi token are, ate toke, nga e cila buronte vazhdimesia e jetes se tyre, prodhimi i dritherave te bukes por dhe nisur nga fakti qe kane parashikuar se dikur, mehalla do te shtohej e do te zgjerohej, prandaj ata kane lene “ fond toke rezerve”. Shumimi i fiseve dhe familjeve ne ditet tona, e verteton, plotesisht largpamesine e tyre.
Njera nga mehallet me te medha, si ne numer familjesh dhe per fryme ( njerez), dhe njera nga me te lashtat vendbanime eshte ajo e Ahmetajve. Ai qe vuri gurin e themelit dhe lartoi ngrehinen e pare, pavaresisht nga koha kur kjo ka ngjare, mendoj se ka qene kokeplote. Kete perfundim, nuk e nxjerr apriori, por nisur nga disa premise qe me terheqin vemendjen. Nje vrojtues i kujdesshem, kur hedh veshtrimin mbi kete mehalle, edhe fare rreshqitas, nuk ka si te mos vere re premisat e meposhtme: Mehalla eshte ndertuar mbi faqen Perendimore te nje bregoreje, e cila e ka strukture shkembore. Te mbeshtetura pas faqes te bregores, shtepite e kesaj mehalle, duke u lartesuar, duken sikur jane vendosur njera mbi tjetren ne formen e nje shkallareje. Ato e nisin zbritjen, nga lart, poshte, duke marre start nga germadhat e fisnikut Ramo Nebi Kalemaj, ne krye te mehalles, deri tek shtepite e vellezerve, Ahmet e Novruz Selfo Zenelaj, ne fund te saj.
Ne faqen Veriore te bregores, kalon perroi i Veldonit, shtrati i te cilit eshte mjaft i thelle dhe, ne te dyja faqet qe formojne kete “ulluk” lartesohen pjerresi shkembore te mbuluara nga shkurre perralli, xine, mberte, ilqe, frasher, ferre qeni, kocimare etj. Shtrati I Perroit te Veldonit, ne vere eshte i thate, me perjashtim te disa pellgaceve qe mbajne uje gjat gjithe vitit, kurse, ne periudhen e shirave, behet i frikshem, prej gureve qe percjell dhe eshte i rrezikshem ngaqe behet ujeplote. Ahmetajt e kane lumin e Vjoses prane dhe ne afersi, te tij, ne te gjitha anet, ngrihen bregore, te mbuluara nga shkurre perralli, kocimare etj. te cilat jane te dobishme si per te siguruar drute e zjarrit, dhe si siperfaqe kullosore; per te leshtat e per te dhirtat, dhe per gjedhet e kuajt.
Mehalla e Ahmetajve ka nje epersi te dukshme sa i takon pemetarise. Ajo disponon toka are te pasura, aluvionale dhe me taban te shendoshe, si dhe eshte e pasur ne ullinj, fiq, bajame, hardhi etj . Arat e mehallalinjve te mij nisin nga Shuret, te cilat jane kryesisht gurishte e shfrytezohen per te prodhuar elb, hokerr ( tepen e harruar), kockulla, tershere, urov e kultura arash te familjes graminace, nga ato qe nuk kane nevoje, per ujitje, per prashitje as prt sherbime te tjere kulturore. Diku, prane nje dardhe te madhe, kakishte, e cila emertohej: Dardha e Haxhiajve, por qe sot nuk ekziston, dhe ne Shuren e Mecos, kur pronaret e tyre benin pleherim me plehe organik, mund te mbillej edhe gruri. Tokat gurishte dhe argjilore, deri atje ku nisin Llomerat dhe Vidhishtet, tradicionalisht jane shfrytezuar per te mbjelle duhan dhe tagjira.
Ahmetajt, thuajse zoterojne plotesisht arat aluvionale te Margellicit te cilat mumd te quhen sere natyrale, te cilat kane prodhimtari te larte dhe Mocalet e Trapin e Cesmes, si dhe kane ara te shumta ne Llomerat, ne Vidhishte, ne Gryka, ne Llapodhica; ne Shpendra, ne Luadhe, ne Xina; ne Jorga, ne Fengje, ne Llageme, ne Bishtje, ne Rredhe e gjetke. Natyra i ka favorizuar Ahmetajt, duke u dhene zoterime te atilla, te cilat kane prane familje bashkefshatare te ndiera e me bese.
Pjeresia e faqes te bregores pas te ciles eshte mbeshtetur mehalla, lejon qe ujerat e shirave, te zbresin poshte, neper rrugica, duke marre me vete plehun e bagetive dhe te kafsheve te punes e te prodhimit, qe kalojne neper keto rrugica, disa here ne dite. Ujerat e shirave, te pasuruara me pleh, gjate rrjedhes zbresin ne Shure, ose ne Perroin e Veldonit, i cili e ka grykederdhjen, ne Gurishten e Binajve. Perroi i Corrushit, i cili percjell aluvionet qe rrjedhin nga pjerresite eMalit te Thanes dhe ne te dyja anet e lugines, “ mbath” tokat neper te cilat kalon, deri tek Llomerat e Hysni Mete Deraj dhe ne ato te Binajve e me poshte ne arat e Cizo Selfo Agaj e ne Vidhishtet, deri tek Kubeja e dikurshme, ne mes te fushes.
Ne anen Jugore te mehalles Ahmetaj, shtrihen dy mehalle fqinje; ajo e Hasanimerajve dhe ajo e Beqirajve. Ka mundesi qe projektuesi i mehalles Ahmetaj, ne optiken e tij largpamese, te kete parashikuar vend te lire per ndertimin e banesave te reja edhe ne keto territore, si rrjedhoje e shtimit natyral te popullsise dhe ndarjes te familjeve te reja, nga trungu ametar. Ahmetajt i vecon nga dy mehallet fqinje Perroi i Llaskos. Ai eshte nje perrua i thate, i cili vershon e behet ujeplote, ne stinen me shira, duke grumbulluar e percuar, ujerat e rrekerave qe mbledh ajo “ govate natyrale”, prej Dulajve, deri tek Canajt dhe i derdh ato ne Perroin e Faqekuqeve, tek varret e Ahmetajve. Ky perrua i cili i percjell ujerat mbi nje taban shkembor, nuk sjell shume aluvione, mbasi terreni neper te cilin kalon eshte guror. Nje pjese e kufirit ndares, mes mehalleve, nga shtepia e Cizo Selfos deri tek gropat e baltes, poshte shkolles, te cilat i shfrytezoi dikur, si gropa gelqere mjeshtri i kaminave, Hamit Caush Muharremaj, ka per object, udhen kryesore qe sherben per daljen tek shkolla e fshatit, ne Majen e Tendes e me tej tek Lisat e Hyset.
Sipas nje gojedhene, hamendesohet , se ne lashtesi, si rezultat i lekundjeve tektonike, nga “ blloku” i dy mehalleve ( Beqiraj dhe Hasanimeraj) ka rreshqitur mehalla e Hysodosajve, e cila ka mbetur mbi nje bregore dhe e ndan nga dy mehallet e mesiperme Derrasa. Kjo hamendesi nuk bazohet ne te dhena te tjera me karakter shkencor, prandaj mbetet ne kufijte e nje legjende. Sidoqofte, koha e ardhshme dhe zbulimet e reja, mesiguri qe do te hedhin drite edhe mbi kete dukuri, e cila, tani per tani, mbetet ne fantazine e nje pjese te vendasve.
Gojedhena e hamendesi qarkullojne dhe per vendin e baneses se pare qe pretendohet se eshte ndertuar atje ku vendi quhet: “Kryeja e shtepise”. Vete fakti qe atij vendi, i cili ndodhet thuajse ne mes te mehalles Ahmetaj, aty ku ka qene ngrehina qe ndertoi e shfrytezo per banim, mehllaliu Isuf Jacja dhe vellai i tij Mino Jacja, te cilet jane shkeputur nga trungu i Nelajve dhe kane ndryshuar mbimrin udhes, ne Jacaj e te tjere ne Bejomalaj.
Murishtet e shtepise te vellezerve Minojacaj dhe nje shesh i vogel, ne Lindje te saj ku mblidheshin femijet e Nelajve, te Derajve, te Caqajve dhe te Mucoimajve per te luajtur me njeri-tjetrin, lojera te femijerise. Nje deshmi e 95 vjrcares Yzeme Xhemal Nelaj ( Malaj), e cila eshte lindur e rritur ne kete mehalle, hedh drite mbi kete hipoteze. Tek kendi Jugor-lindor I baneses kryqezoheshin dy sokake; njeri qe vjen nga Hija e nga Buza dhe vazhdon, nepermjet Perroit te Llaskos, tek shtepia e Cane Deliut dhe e Brahush Sulejmanit e cila dilte ne Derrase dhe tjetra, qe zbret ne Sheshin e Veldonit, nepermjet Brinjes se Qendret. Jo me teper se 5 m. larg kendit te murit te kesaj shtepie, ne rreze te murit rrethues te bahces te Muharrem Kamber Deraj ka qene nje gur i cyditshem, i cili njihet me emrin : “Guri I kalit”. Ai gur, me lartesi rreth 70 cm, e me permasa rreth 70x60cm. sherbente per t’u hipur kuajve, mbi samar ose mbi shale, kur burrat niseshin per udhe.
Vertikalisht, thuajse parallel me sokakun qe zbret ne Veldon nepermjet Brinjes se Qendret, eshte nje sokak tjeter, me i gjere, ei mbuluar nga gure te pasistemuar, i cili nis nga porta e vogel e ngrehinave te Muharrem Kamber Deraj, deri tek vendi i quajtur Ullinjte e Bushet. Ky sokak zbret parallel me bahcen e Dajlanit dhe le ne Veri bahcen me ullinj te Breshan e Xhelal Fejzos. Ia vlen te thuhet se ky sokak kalon perpara shtepise te Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj), e cila kishte perpara dy sofate prej guri dhe nje porte te madhe, me dy Kanata, prej dhoge dhe siper nje qemer prej dy copash guri te gdhendur. Oda e vjeter e kesaj familje e cila kishte shpinen nga udha, se bashku me kompleksin e portes me qemer e me sofate, kane qene njeri nga objektet ndertimore me interesante te mehalles.
Objekt tjeter me vlera historike eshte qivuri i Sadikajve, I cili ndodhet Brenda bahces te Dajlanit dhe eshte varr familjar. Sokaku qe zbret mes Bahces te Dajlanit dhe ullishtes te Bejomalajve ( Nelajve), “fle” ne kryqezimin e udhes qe vjen nga Veldoni, kalon rreze shtepive te Ahmet e Novruz Selfo Zenelaj, prane varrezave te mehalles e ngjitet tek Qafa e Derrases, duke lene ne te djathte Faqekuqet, te cilat kane qene ne pronesi te Shahin e Kapo Danes; pjese e njerit nga pinjollet e tij- Lico Kapo Malaj.
Objekt me vlera historike, por jo vetem, ishte Buza. Thuajse ne mes te mehalles, si lartesi. Ne anen Veriore te saj, ne udhen qe vjen nga Hija e prêt , mespermes mehallen, del ne Perroin e Llaskos e me tej ne Derrase. Ajo mblidhte burrat e mehalles, ne kuvend te lire ku trajtoheshin problemet qe shqetesonin komunitetin. Buza, ndoshta e ka marre emrin, nga pozicioni i saj gjeografik. Ajo ndodhet, perpara portes me qemer guri te Abedin Kahremanit, pak nen lemin e Mane Tafil Zenelaj, siper lemit te Muharrem Hasanit, i njohur si Lemi I Dajlanit. Prane saj ka qene nje banese dykateshe, oda e Muhedin Salihut, e cila, Brenda avllise kishte nje perdhese, me kurriz nga Lemi i Dajlanit. Midis odes te Muhedin Salih Nelaj dhe murit te avllise te Abedin Kahreman Haderaj, kalonte udha horizontale qe te conte, nepermjet Perroit te Llaskos, ne Derrase.
Interesante eshte vendosja, ne menyre te shrregullt e disa gureve te medhenj, si shkembinj, te nxire nga koha e te mbuluar nga myshku. Buza, nuk kishte formen e nje amfiteatri, me burrat e mehalles te ulur mbi shkembinjte, dikur zjente debati i lire, objekt i te cilit ishin ceshtjet qe shqetesonin komunitetin e mehalles. Debati ne Buze, niste kur burrat e mehalles ishin te lire nga punet e dites dhe, natyrisht, kur moti ishte i pershtatshem. Debati ne ate mjedis i ngjante nje kuvendi burrash; ai kishte prerogativat e nje ode, ku rriheshin mendime por nuk merreshin vendime. Te moshuarit, burra te zgjuar, te mencur e me reputacion, mblidheshin e shfaqnin mendime te lira, sic e gjykonin gjene, per problem te ndryshem. Nuk kishte asnje lloj kaosi ne ate kuvend e nuk mbahej protokoll. Fjala e pleqve me me peshe, gjithnje i jepte tonin kuvendit dhe doemos ndikonte per t’u dhene udhe shqetesimeve. Me shpesh, merrnin pjese aktive ne debat te moshuarit: Musa Mehmet Nelaj; Abedin Kahreman Haderaj; Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj): Muharrem Kamber Deraj; Mane Tafil Zenelaj; Ahmet Selfo Zenelaj; Xhemal Haxhi Nelaj; Banush Xhezo Haderaj dhe vellai i tij, Laze Xhezo Haderaj; Xhevit Malko Nelaj; Breshan Fejzo Bejomalaj ( Nelaj); Sadedin Xhelal Bejomalaj ( Nelaj); Hysni Mete Deraj; Muhedin Salih Nelaj, Ali Pasho Nelaj, etj. Pjesemarrja ne kete lloj kuvendi nuk ishte e detyruar dhe diskutimi i shqetesimeve nuk perfundonte me ndonje vendim. Kuvendi i Buzes, sherbente me teper si shkolle edukimi dhe pergatiste opinionin per zgjidhjen e problemeve shqetesuese. Nuk kishte ndonje orar per funksionimin e ketij lloj kuvendi; ne te merrnin pjese ata qe ishin te liruar nga punet.
Disa mehallalinj, te cilet ushtronin profesionin e cobanit te dhenve, si: Banush Xhezua; Sherif Rrapua; Xhevit Malkua; Ahmet Selfua; Sadedin Xhelali e ndonje tjeter, i gjeje me rralle ne kete lloj pleqerimi. Kjo spjegohet me vete vecorite e punes te cobanit. Puna e cobanit te kerkon te jesh gjithe diten ( naten) prane bagetive. Kur ata ktheheshin ne shtepi, te lodhur e te drobitur, nga qendrimi i gjate prane gjese te gjalle, mezi arrinin te darkonin e te merreshin me sistemimin e bagetive, dhe, ne muzg, zakonisht, “kuvendi i pleqve te mehelles” shperndahej. Por, kishte dhe te tjere qe merreshin me bujqesi, si: Xhemal Haxhiu; Hysni Meta; Ali Pashua e ndonje tjeter, te cilet i veshtroje rralle, ne ate kuvend. Disa burra nga ajo mehalle, te cileve nuk para u kishte peshe fjala, edhe vete e neglizhonin kuvendin dhe merreshin me punet e tyre. Buza, me ata gure me permasa kolosale, te nxire nga koha e te mbuluar nga myshku, ishte njeri nga simbolet me te rendesishem te mehalles.
Simboli tjeter, i dyti ne radhe, por jo me pak i rendesishmi, ka qene e mbetet Veldoni. Nuk behet fjale thjesht per perroin me te njejtin emer, por dhe per sheshin e zgjatuar i cili nis nga udha qe vjen nga Margellici, nepermjet Murit te Hasanet dhe prefund mehalles, te con ne Qafen e Derrases. Sheshi i Veldonit, pare nga siper, te krijon pershtypjen e nje trekendeshi, ne kulmin e te cilit zbret nje shteg, per te kaluar perroin me te njejtin emer, i cili quhet Shtegu i Perrallit. Pas kapercimit te perroit, udha shkembore, ngjitet, tangent kurrizit e perfundon tek hauret e Abedin Kahremanit, te cilet ia kishte dhene ne perdorim per strehimin e te dhirtave Rako Meshinit, nga Maleshova e Permetit. Ne Sheshin e Veldonit, femijet e moshave te ndryshme, grumbulloheshin e organizonin lodra te ndryshme, sipas moshes. Me te pelqyera ishin lodrat me cingla; ajo derrakthi, dokthi, topagropthi, kalaja dibrance,lodra me top, etj.etj. Sheshi nuk ishte ne pronesi te askujt; banoret e shfrytezonin ate, ne menyre te barabarte dhe per te kujdeseshin te gjithe. Njera nga lodrat me te dashura te djemve adoleshente te mehalles, ishte futbolli. Lodra zhvillohej me topa lecke, te sajuar nga nenat ose me top ate bere vete prej qimeve te vicit, te ngjeshura me dore, duke i ferkuar ato, mbasi ishin lyer me peshtyme.
Nje kategori djemsh, me te rritur ne moshe, te dhene pas qitjeve me arme, e shfrytezonin sheshin e Veldonit, ne gjatesi, per te bere shkolle shenjimi. Instruktor ata kishin mehallaliun Shyqyri Abedini dhe ndonje tjeter qe dispononte arme, me leje, nga shteti. Per tabele qitje vendoseshin pllaka guri, ne drejtim parallel me gjatesine e sheshit, ne distance nga syri i qitesit, sa ta cmonte “instruktori” i shkolles te shenjimit. Armet qe perdoreshin per kete qellim ishin te gjata, te prodhimit Italian, trofe te mbetura nga Lufta e Dyte Boterore, te cilat i kishin, ne perdoirim, me leje, te besuarit e regjimit. Fisheket , gjendeshin neper shkurre e neper ferra dhe ne murishte, te mbetura, gjithashtu nga Lufta. Ne “ vijen e zjarrit”, vendoseshin plisa, nje mbi nje e mbi ta, vendosej arma me te cilen shenjohej e behej qitje reale. Ne anen Lindore te sheshit te Veldonit, andej nga kalonte udha qe te zbret ne perrua, nuk para kalonin njerez, keshtu qe “ poligoni “ i qitjeve ishte i mbyllur e rrezikshmerine e kishte minimale, edhe pa roja sigurie.
Lodra e futbollit, shpesh shnderrohej ne arene grindjesh, deri ne rrahje, mes kundershtareve. Kete dukuri negative e favorizonte fakti qe loja zhvillohej pa arbiter, per porte vendoseshin dy gure cfaredo dhe diskutimet: ishte apo nuk ishte gol, shnderrohej ne kontradikte e ne dhune. Loja zhvillohej pa spektatore mbasi prinderit e femijeve, ishin te angazhuar me pune te tjera ne familje, ne are apo me blegtori. Ne te dyja faqet e lartesive qe kufizojne Perroin e Veldonit, ishin te mbuluara nga shkurre ku rrallehere, qendronin derra te eger dhe kafshe te tjera pylli te pershtatshme per gjueti. Andej nga eshte Hija, zinte pozicion Abedin Kahremani, nje fshatar i zgjuar, i thekur per gjueti, I cili shenjonte ne faqrn perballe dhe shpesh vriste derra e kafshe te tjera pylli. Ne nje rast, kur vrau nje derr te eger, ai e solli tek Buza, e la ne mes te udhes dhe ne te vegjelit qe rridhnim nga familje te varfera prisnim nga nje cope mish, te cilin e conim ne shtepi. Duhet thene se ne ata vite, mishin e derrit, nuk e konsumonin pjesetaret e familjeve te mehalles, te cilat rrjeshtoheshin ne sektin Bektashian te fese Muslimane.
Simbol tjeter i mehalles tone ishin lemenjte. Ne dukje, lemenjte nuk te bejne ndonje pershtypje te madhe, por kur I futesh analizes, del domethenia dhe vlera e tyre e vertete. Ne Ahmetaj ka mjaft lemenj dhe kjo nuk eshte pa gje. Lememenjte jane deftues I sakte i begatise. Ata shfrytezohen per te manipuluar drithrat e bukes dhe prodhime te tjere bujqesore. Nuk kemi te bejeme thjesht me grumbullimin dhe shirjen e te lashtave, i cili eshte destinacioni i pare i tyre. Mehallalinjte tane, ne leme kane bere depozitimin e misrit, te fasuleve e fierzave, te kockullave, deri dhe tek manipulimi I qepeve, hudhrave dhe ngritja e mullareve, ne ane te tyre. Per te ndertuar nje leme, kerkohet te zbatohen disa kerkesa e te ruhen disa parametra.
Ne nje veshtrim te percipte, ne mehallen Ahmetaj, lemenjte kryesore jane ndertuar ne anen Veriore te saj, andej nga rrjedh Perroi i Veldonit. Zakonisht cdo familje kishte lemin e vet. Disa familje, nga ato qe mbillnin e korrnin pak kultura bujqesore, te lashta apo te vona, nuk kishin leme te tyre. Duke nisur nga kryeja e mehalles, numerohen lemenjte: Lemi i Mane Tafilit, te cilin nuk e pashe ndonjehere te kishte aktivitet per shirje dritherash buke apo per depozitimin e tyre. Disa metra me poshte ishte lemi i Dajlan Muharremit, i cili, gjithashtu nuk ka patur aktivitet te dukshem, ne ata vite. Ndryshon puna kur flasim per lemin e Xhemal Haxhiut, ne Brinjen e Qendret, mbi Gropen e Baltes, i cili zjente nga puna. Ky leme I plotsonte te gjithe kushtet , vec se tabani I tij ishte prej balte te bardhe, dhe kur njerezit fshinin, me fshese , bashke me drithin, ne fund dilte dhe dheu. I tille ishte dhe lemi i Ahmet Selfos, i cili eshte i vendosur dicka me ne thellesi, me prane banesave. Disa lemenj jane te ndertuar ne brendesi te mehalles. I tille ishte lemi i Hysni Metes; ai i Muharrem Kamberit; i Asim Mehmetit dhe ai i Novruz Selfos. Sherif Rrapua e kishte ndertuar lemin ne Luadhe, prane qivurit te Sakajve. Ne kohn kur funksiononte kooperativa bujqesore e fshatit, u ndertua nje leme ne Shure, pak nen varrezen e mehalles, i cili pati mjaft aktivitet. Ne gurishte ndertoi nje leme Resul Nelua por ai nuk funksionoi kurre. Ne Ahmetaj, nuk kishte leme qe te ishte I shtruar me pllaka guri, si ai I Haxhiajve , ne Hasanimeraj.
Ne mehallen e Ahmetajve, jetonin burra me tipare te vecanta, burrerore, te theksuara, te cilat njiheshin e respektoheshin nga mehallalinjte, nga bashkefshataret dhe fama e tyre i kishte kapercyer kufijte e fshatit tone. Musa Mehmet Nelaj; Abedin Kahreman Haderaj; Sherif Rrapo Zenelaj (Mucoimaj); Ahmet Selfo Zenelaj; Xhemal Haxhi Nelaj, Laze Xhezo Haderaj ; Mane Tafil Zenelaj; Xhevit Malko Nelaj etj, Muharrem Kamber Deraj, etj. njiheshin si burra te zgjuar e te mencur, te drejte e te ndershem. Ne kuvendet e burrave qe zhvilloheshin spontaneisht ne Buze ose ne odat e burrave, ata, jo vetem qe drejtonin debatin por, fjala e tyre kishte peshe te rende. Nuk ishin te pakte rastet kur ne dyert e shtepive te tyre trokisnin burra e gra, te mehalles e me gjere, per t’u konsultuar per ceshtje te ndryshme si ne rastet kur duhej bere nje biznes, per te shitur apo per te blere, toka, troje, bageti, kafshe, drithera buke, si dhe per te lidhur ndonje krushqi e per te bere miqesi te re etj. etj.
Disa burra te mehalles, si Ahmet Selfo Zenelaj; Laze Xhezo Haderaj; Sadedin Xhelal Bejomalaj ( Nelaj; Ali Pasho Nelaj, etj ishin valletare “ brilante”. Kur dilnin ata ne valle, tundej oda e gjemonte dheu. U kishin lezet levizjet e trupit, si balerinat sot dhe hareja ne ate mjedis “merrte krahe”. Muharrem Kamber Deraj, ishte burre i rralle. Zgjuarsise natyrale te tij dhe shkathtesise trupore te papare, i shtohej aftesia per te qendruar mbi kafshe e per te bere qitje, nga pozicioni hipur mbi pelen e tij te shkathet, zotesia per te bere debat dhe pergjigjet aty per aty, kur replikonte. Muharremi pinte raki me shume se te tjeret dhe “ “e mbante” shume ate. Ai kendonte bukur e hidhte valle, qendronte kembekryq me ore te tera dhe njihte mire zakonet e traditat e treves dhe me gjere. Prandaj e caktonin krushk te pare madje dhe si sinixhi, edhe kur nuk ishte ne lidhje gjaku apo ne lidhje miqesie me te zotin e dasmes.
Burra te tjere, si Hysni Mete Deraj; Qemal Sherif Zenelaj ( Mucoimaj); Ali Pasho Nelaj etj. shquheshin si hokatare, ne jeten e perditshme dhe caktoheshin per te luajtur role shakaxhinjsh, ne dasma e gosti, duke ironizuar qendrimet e ndonje njeriu te rendomte te religjionit Bektashian. Neper dasma, plaku Hysni Meta, vishej si dervish e luante rolin e hokatarit, madje duke perdorur dhe shprehje banale. Virtuoze e talente te lindur ishin: Muhedin Salih Nelaj; Shyqyri Abedin Haderaj; Qemal Sherif Zenelaj (Mucoimaj); Ali Pasho Nelaj; Tahir Muharrem Nelaj etj, te cilet, edhe pse te pashkolluar, projektonin e lartesonin mullare me kashte, me bar e me lepushka, me saktesi te madhe, e duke shfrytezuar mjete rrethanore per shenjim e gjate ngritjes se tyre. Aq me pervoje te gjate dhe te afte ishin ata, saqe, duke e pare mullarin ne kembe, mund te percaktonin , sa kafshe e per sa kohe mund te ushqeheshin me zairene e vendosur ne mullar.
Ne Ahmetaj, disa gra, qendronin ne balle te shoqeve sa i takon veprimtarise dhe aftesive te tyre te rralla. Hysnija e Musa Mehmetit, me origjine nga Kolonja e Gjirokastres, e rritur ne hapesirat e Anadolit dhe e martuar me Musane, kur Ai ishte ne emigracion, atje, ishte grua kapedane; nga ato gra qe mateshin me burra te zgjedhur. Ajo, si hallemadhe e shamizeze, ( djali i saj i pare, Samiu, ra deshmor, ne Luften Nacionalclirimtare, ne betejen e Drashovices), ishte shume burrereshe e trime e njohur. Thuhet se Hysnija, ishte “ komandante “ e grave te mehalles Ahmetaj. Ajo pinte duhan, me cibuk dhe raki me duce ( ranxhate), ishte e zonja te polemizonte, njelloj si burrat e ndjere, e ishte nga ato gra , te cilave nuk ua shkonte dot njeri ujet nen rrogoz. Te trasheguar nga vjehrra, nga plaka Inxhi, Hysnija kishte fituar, me pervoje statusin e mamise popullore. Ajo ishte njera nga grate qe pritnin femije, ne kushtet e familjeve kalivacase te atyre viteve. Ajo ishte shume kurajoze dhe trimereshe. Trimeria e saj i kalonte kufijte e dhuntise, mbasi ishte tipar i lindur i saj, por dhe i kultivuar. Ajo ngjante nga rrenja dhe kishte marre nga trimeria e njohur e bashkeshortit.
Nje tjeter grua “ heroine” ishte Memja ( shkurtim I emrit te plote – Merjeme) e deshmorit Muharrrem Hasan Nelaj. Trimerise dhe zgjuarsise te saj i bente shoqeri nje bukuri gati hyjnore. Pervec bemave te tjera te saj ku shquhej qendrimi kurajoz, Memja ishte nismetare e celjes te kursit kunder analfabetizmit, ne radhet e grave te mehalles Ahmetaj, me mesues Ferdiun, nga Gjirokastra. Jo vetem kaq, Memja, e cila dha shembullin, e para, ka dhe meriten e pershtatjes si klase te katoit te odes te re e cila u caktua te banonte i biri, Tahiri. Memja e ndau katuan ne dy pjese; ne njeren ane vegjetonte lopa e familjes; ne gjysmen tjeter mesonin shkrim kendim, grate e mehalles Ahmetaj. Mbaj mend si Memja , bleu , e para nje fletore dhe nje laps, dhe ishte e zellshme ne mesim. Ajo me shume vullnet e kembengulje, mesoi alfanerin shqip dhe ne perfundim te kursit dinte te shkruante emrin e sam : Meme, ne vend qe te vendoste gishtin , kur nenshkruante neper dokunebte.
Ne Ahmetaj, si ne tere fshatin Kalivac, mjaft gra ishin nikoqire te mira. Nuk behet fjale per aftsite e tyre per te gatuar mbasi cdo grua gatuante me shije dhe pjesetaret e familjes, ishin familjarizuar me doren e saj dhe nuk ankoheshin, por jane disa aftesi te tjera te vecanta qe i bejne ato te dallohen nga te tjerat. Havaja e Banush Xhezos; Hatemja e Qemal Sherifit; Xhevua e Sadedin Xhelalit; Tajanja e Ahmet Selfos; Lulja e Hasan Sadikut; Zonja e Madhe e Binajve e te tjera gra fisnike, punonin ne tezgjah, endnin fije leshi, te cilat mbasi i ngjyenin me lloj –lloj bojrash, pergatitnin rroba, per te shtruar dhe veshje per dimer.
Punimet me shtiza, me bize dhe qendismat me motive te ndryshme, ishin punime artistike te mirefillta. Burrat, thuajse te gjithe, mbanin ne trup fanella mishi. Ato ishin te punuara me dore, me shtiza ose me grep, prej fije leshi dhe, sic pretendohej, I shpetonin burrat nga ftoma. Fanelle leshi, vishnin dhe mjaft gra . Nuk behet fjale per qendismat dhe tricot, corapet dhe sende te tjera qe pergatisnin vajzat kandidate per t’u bere nuse. Tantellat me motive dhe corapet e jeleket per paje jane, ndoshta nga krijimet me te bukura te femrave.
Ne Ahmetaj ka jetuar e punuar mjeshtri I madh, pa kembe, artisti Asim Mehmet Nelaj, i cili shkonte, me veshtiresi , i hipur mbi nje gomar mashkull, trupvogel; shtepi me shtepi dhe, me fantazine e tij, me vegla te thjeshta e primitive, gdhendte drurin e bente orendi shtepiaka befasuese.
Nuk mund te le pa permendur nje aftesi te rralle, te cilen e zoteronin pak njerez ne mehalle. Eshte fjala per te yshturit. Ne Nelaj, nje burre: Asim Mehmeti dhe nje grua: Zonja e Madhe e Binajve, ishin nga yshtaret me te preferuar. Per nje kokerr veze, Zonja, bente masazh, thoshte nenze disa fjale te pakuptueshme, bente matjen e gjymtyreve te “ pacientit”, hidhte ne zjarr disa breza kripe dhe disa fije fshese dhe largonte te keqen nga trupi i te semurit. Xha Asimi bente te njejten gje, por ngaqe ishte “i vrare “ nga vshet, e thoshte me ze te larte formulen cudiberese te cilen e degjonin te pranishmit. Keta te dy dhe Memja e Muharrem Hasanit ishin yshtare te pergjithshem te cileve “u zinte duaja”, per “keputjet mish”; nje tjeter yshtare jetonte ne fund te mehalles, Tajanja e Ahmet Selfos, e cila ishte e specializuar per te “ sheruar”, ata qe kishin “ marre sy”.
Eshte thene dhe me siper se ne Kalivac e ne mehallen e Ahmetajve kane jetuar njerez , kryesisht te seksit mashkull, bujq apo blegtore me emer. Sherif Rrapo Zemelaj ( Nucoimaj), ishte bujk dhe blegtor cilesor; Xhemal Haxhi Nelaj dhe Hysni Mete Deraj ishin bujq nga me te zotet; nga ata qe e qendisnin aren dhe merrnin rendimente te larte nga toka. Ahmet Selfo Zenelaj; Xhevit Malko Nelaj; Banush Xhezo Haderaj dhe Sadedin Xhelal Bejomalaj ( Nelaj) ishin blegtore te afte jo vetem per mbareshtimin e te imtave por dhe per mjekimin e tyre.
Sipas tradites dhe praktikes shumevjecare te fshatit, ne Ahmetaj, disa gra, “ te helmuara” nga vdekja e burrit, femijeve ose njerezve te tyre te dashur, kane lidhur ne koke shamine e zeze, jane veshur me petka te zeza dhe i jane perkushtuar mirerritjes te femijeve, me statusin e vejushes. Ne krye te kesaj kategorie ka qendruar, dei ne vdekje, Hysnija e Musa Mehmetit e cila, si grua e zonja dhe nene e deshmorit Sami Musa Nelaj ishte e zgjedhur delegate e Kongresit te Permetit dhe ne krye te organeve drejtuese te grave ne rrethin e Tepelenes. E tille ishte dhe Memja e Muharrem Hasanit; Zonja e Vogel e Binajve dhe gra te tjera. Ne Ahmetaj ka jetuar nje grua “ heroine”- Samua e Breshan Fejzos, e cila mori pjese ative, me arme ne dore, ne radhet e partizaneve nga Kalivaci dhe, pas Luftes Nacional Clirimtare kontribuoi, fuqishem per forcimin e unitetit dhe per emancipimin e grave te fshatit.
Me poshte do te perpiqm te sjell ne mendje familjet qe perbenin mehallen e Ahmetajve, ne ata vite dhe pjesetaret e tyre, duke synuar te kujtoj dhe shtepite, femijet, grate, bagetite, kafshet e punes e te prodhimit, lidhjet miqesore etj. Nuk di, kur dhe perse e ka ngritur shtepine e tij, tip keshtjelle, ne krye te mehalles, fisniku Ramo Nebi Kalemaj, i cili nuk ishte nga Ahmetajt por rrjeshtohej me Hasanimerajt. Po perpiqem te bej hamendesi, lidhur me motivet qe e shtyne fisnikun te zinte ate pozicion te vecante, ne krye te mehalles Ahmetaj.
Trualli ku u ngrit kulla e Ramo Nebiut, ishte i te gjithe fshatit, apo sic i thoshin ne ate kohe, ishte Aliher, dmth: (i te gjitheve dhe i askujt). Disa te dhena gojore , na bejne me dije se ato siperfaqe, Ramon EBIU I shfrytezonte si mera ( kullote), prandaj, me sa duket, fisniku e pati me te lehte ta shfrytezonte si truall. Pozicioni ku u ngrit banesa, eshte strategjik; ai zoteron pamjen mbi te gjithe “ Pusin” dhe veshtron lumin. Vete fisniku Ramo Nebiu ishte demcmues dhe puna e tij ia donte te kishte fushepamje sa me te madhe. Pozicioni eshte i favorshem per t’u maskuar e per t’u mbrojtur. Vendi eshte i mbuluar nga shkurre perralli e xine dhe tatepjeta e theksuar qe zbret ne Perroin e Veldonit, jane te favorshme, per tu mbrojtur e per tu larguar. Banoret e Ahmetajve, ne vecanti familjet qe ndodheshin prane, ajo e Mane Tafilit dhe ajo e Hysni Metes, ashtu si dhe te tjerat me posht, ishin paqesore dhe nuk ushqenin synime keqdshese, ndaj familjes te Ramo Nebiut. Ne kete menyre, demcmuesi Ramo Nebi Kalemaj, ndihej ngrohte mes banoreve te mehalles Ahmetaj, me te cilet u lidh me miqesi e cila i rezistoi e i reziston kohes. Motra e tij, Shajbija ishte nene e Mane Tafilit dhe nepermjet Manes, Ramo Nebiu u be mik me te gjithe pinjollet e Ahmetit themeltar te kesaj mehalle.
Mehalla Ahmetaj, ne vitet e Luftes se Dyte Boterore u be strehe e clirimtareve. Partizane te oreve te para, si Sami Musa Nelaj; Muharrem Hasan Nelaj; dy djemte e Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj): Tekiu dhe Ferriku; Qamil Pasho Nelaj etj. ishin partizane aktive. Gruaja e vecante Samoja dha nje shembull konkret per forcen e gruas kalivacase, ne Luften clirimtare perkrah burrave. Ali Pasho Nelaj, duke qene ne prapavija te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare e shnderroi shtepine ne spital partizan dhe mbajti ne ilegalitet te plote, per tridhjet dite, rrjesht ( derisa u sherua), partizanin e njesiteve te armatosura te Vlores – Beqir Radhima, etj. Pozicioni strategjik i mehalles lejonte qe partizanet dhe korrieret e tyre, te hynin e te dilnin, pa u diktuar nga armiku, duke shfrytezuar erresiren e nates dhe terrenin e pershtatshem per t’u maskuar e per te shkuar , ne befasi e ne fshehtesi te plote ne shtepite e Sherif Rrapos ( Mucoimaj), ne ate te Muharrem Hasanit dhe tek Ali Pashua e tek, Ahmet Selfua e tek te tjere banore te mehalles Ahmetaj.
Sipas gojedhenes, i pari i mehalles quhej Ahmet. Emrin Ahmetaj mehalla jone e ka marre pikerisht nga emir i te parit te saj, Ahmetit. Ahmeti, kishte tre djem: Nelon; Deron dhe Cinon. Kur u rriten e u martuan, te tre djemte u ndane me vete dhe formuan tri familje. Nga djali i pare, rrodhen Nelajt, te cilet u shtuan ne numer krahasimisht me te tjeret dhe formuann nje numer me te madh familjesh. Derajt ne vite paten mepak lindje dhe ne vitin 1950 perbenin vetem 2 familje: ate te Muharrem Kamberit dhe te Hysni Metes. Nga kjo dege, nje familje, ajo e Kaso Ziflos, u shperngul dhe pinjolle te saj, aktualisht jetojne ne Durres. Njeri nga djemte, i cili quhet Lato ka sherbyer ne organet e puneve te brendshme te rrethit te Durresit, me detyre polic. Nelajt, te cilet paten shansin te shumohen, formuan nendege dhe ne vitin 1950 numeronin 9 familje.
Nga Nelua i pare, i cili ishte i biri i Ahmetit, themeluesit te mehalles, erdhen ne jete djemte: Salih Nelua dhe Myftar Nelua. Duke ndjekur vijen vertikale- mashkullore, po te ndjekim nendeget e fisit Nelaj, te cilat kane qene: Mehmet Myftari; Bino Myftari; Dajlan Myftari dhe Salih Myftari. Mehmet Myftari, la djemte : Musa Mehmeti; Bajram Mehmeti; Pasho Mehmeti; Asim Mehmeti dhe Shaqo Mehmeti. Ne vitin 1950, ne Ahmetaj, sejcili nga djemte e Mehmetit, kishte formuar familje me vete. Dy vajzat e tij : Melatja dhe Sadua, ishin te martuara. E para ne Sevaster ; e dyta, ne Hysodosaj, me Hysen Mahmutin, nga fisi i Alidervishajve. Musai, ne cift me Hysnijen linden dy djem: Samine dhe Mehmetin dhe dy vajza: Mushon e Velidene. Samiu ra deshmor I Luftes Nacional clirimtare, ne betejen kunder pushtuesve gjermane ne Drashovice te rrethit te Vlores kurse Mehmeti u be kuader i Ministrise te Puneve te Brendshme dhe, per shume vite drejtoi kooperativen bujqesore te fshatit, ne funksionin e kryetarit te saj. Mushua u martua ne Hasanimeraj me Refat Mahmut Bilaj; Velideja, fillimisht u martua ne Shkoze, ku i vdiq burri e i la nje djale – Remzine, te cilin e rriten dhe e martuan dy gjysherit nga nena. Edhe Ai u nda nga jeta nga nje atak kardiak, ne fillim te vitit 2018. Pastaj, Ajo u martua ne Krahes, me Qani Bektash Shabanaj, me te cilin lindi nje vater me femije. Shaqua,I ndare nga jeta ne nje prite, nga martesa la dy vajza: Fahrijen dhe Tahiren. Pas ndarjes se tij nga jeta, bashkeshortja e tij u martua e vajzat u rriten bonjake nen kujdestarine e ulokut Asim Mehmeti, te cilin e kishin vella te babait.
Nga pasardhesit e Mehmetit; Pashua la dy djem: Aline dhe Qamilin. Qamili mori pjese ne Luften Nacionalclirimtare, me arme ne dore, u plagos ne luften partizane dhe pas clirimit, jetoi per nje kohe te gjate, ne qytetin e Korces; vitet e fundit te jetes u cvendos ne Krahes ( qender) ku dhe u nda nga jeta. Asimi, djali tjeter i Mehmet Salihut, ishte ulok, nga te dyja kembet dhe qarkullonte vetem hipur mbi gomar. Ai u martua me Shanikon, nga Dorza, me te cilen, erdhen ne jete: Kujtimi; Barjami; Xhikua dhe Refija.
Nga degezimi i Bino Myftarit, rrodhen Binajt. Binua kishte dy djem: Malkon dhe Nelon. Malkua u martua me Jeminene, nga dera e fisme e Azis Telhait dhe Jace Sadikut, nga Hysodosajt kurse Nelua, u martua me Zadekon, nga Brehamajt, te cilet e kane patur ngrehinen midis Maliq Brehamit dhe shtepive te Alush Xhezos. Malkua, se bashku me djalin e madh te Nelos, Selmanin, shkuan nizam, ne Turqi e nuk u kthyen prej andej. Thone se, te dy u vrane ne Betejen e Shipskes, ku u ndesh ushtria turke, efektive te se ciles ishin keta dhe ushtrise ruse. Ne vitin 1950 Binajt ishin tri familje. Konkretisht, njera nga familjet kishte si kryefamiljar Xhevit Malkon, i cili ishte i martuar me me Zonjen e Madhe te Binajve, bije nga Koshtani I Tepelenes dhe kishte tre femije: Lumturine; Niaziun dhe Dilaverin.
Familja tjeter ishte ajo e Resul Nelos, i cili kishte per bashkeshorte Mbeten, te bijen e Hase Jazos, nga Shkoza e rrethit te Vlores. Kjo familje kishte nje tufe me femije: Xheladinin; Selmanin; Feruzene; Luton; Behijen dhe Ilmine. Djali I trete i Nelo Binos ishte Resmiu. Ai ishte kanakari i prinderve dhe i perkedheluri i kesaj dege te fisit . Sic deftojne bashkekohesit e tij, Resmiu nuk punonte, por e kalonte kohen active, tek dyqani i Todit, nga Policani, atje ku relaksoheshin burrat e fshatit. Resmiu u martua i ri, me bukuroshen Zonje, e cila ishte bije ne Qyraj te Shkozes, e ardhur ne jete nga dy prinder autoktone, nga Qerimeja dhe nga Bilua. Meqenese ne te njejtendere erdhen dy zonja; njera u emertua : Zonje e Madhe e Binajve dhe e dyta: Zonja e Vogel e Binajve.
Resmiu dhe Zonja e Vogel e Binajve, linden tre djem: Reshatin; Nelon dhe Petrefin. Per fat te keq, djali i trete i tyre, Petrefi, u nda nga jeta, kur ishte akoma pa u ngritur ne kembe, nga nje semundje te cilen e kalonin te gjithe moshataret e tij; ( nga fruthi) i cili kerkon me teper kujdes familjar e me pak mjekim. Resmiu, babai I tre femijeve, gjithashtu u nda nga jeta fare i ri, nga nje ftome ( plevit). Ai u trajtua me menyra tradicionale mjekimi, si- ( me hedhje ne djerse e me veshje lekure, pa rezultat). Pas vdekjes te Resmiut, Zonja e vogel e Binajve lidhi shamine e zeze ne koke e iu perkushtua dy djemve qe I la jetime bashkeshorti, te cilet i rriti, me draper, duke korrur te lashtat dhe te vonat dhe duke mbledhur kallinj ne arat e bashkefshatareve si dhe me pula deti.
Me afer me Binajt ishin Sadikajt. I pari i tyre ishte Sadik Dajlani, nje burre i zgjuar e i zoti, me shume prona e me miqesi ne te gjitha anet, njeri me autoritet ne familje e ne fis dhe me reputacion ne fshat. Xha Sadiku la nje djale, Hasanin dhe dy vajza: Hankon dhe Minen. Te dyja u martuan ne Hysodosaj. E para vajti nuse ne fisin Sulaj ku mori per burre Beqir Sulon; kurse tjetra hyri nuse ne fisin Alidervishaj ku kishte per burre Seit Manen. Edhe Hasani, I cili u martua me Lulen, nje grua per se mbari, shume punetore dhe e sjellshme, linden vetem nje djalle; Muharremin. Nje po nje! Djali I tyre I vetem, Muharrem Hasani, ishte shume i zoti. Mbasi u shkollua, ne Krahes tek miku I familjes- Dervish Medimi, Ai u lidh shpejt me Levizjen Nacionalclirimtare dhe ra deshmor, ne fund te Luftes, ne nje perpjekje, me forcat gjermao-kuislinge, ne Ysoverdh te Mavroves, ra deshmor. Muharrem Hasani la pas, 5 femije dhe Memen e bukur, e cila, lidhi shamine e zeze ne koke dhe iu perkushtua rritjes dhe edukimit te femijeve. Ne vitin 1950, familja e Muharrem Hasanit kishte ne perberje: Memen (Merjemen); Lulen; Dajlanin: Tahirin; Skenderin; Sadikun dhe vajzen e vetme- Rubijen.
Nga nendega e Saliut, rrodhen: familja e Xhemal Haxhiut i cili, i martuar me Hyrine, te bijen e Xheladin Dajlanit, nga Hysodosajt, pruri ne jte shume femije. Ne kujtesen time, femijet e shumte te familjes ne fjale ishin: Yzemeja; Hancja; Xhekua; Mbetja; Bejlerja; Sosja; Hairja dhe djemte: Kasemi; Zaimi; Nekiu ( ndjese paste) dhe Haxhiu. Nje familje tjeter e kesaj rrjedhe ishte ajo e Salih Haxhiut, i cili kishte per bashkeshorte Hankon, motren e Riza Kamberit, nga Bozanajt dhe te kezes te Xhemal Banushit nga Hasanimerajt. Salih Haxhiu, me Hankon, sollen ne jete: Muhedinin; Abazin; Ganon dhe Fetijen. Pas ndarjes nga vellai, Abazi u shperngul ne Fier, ku banon aktualiaht, se bashku me femijet e tij. Muhedini, i martuar me Zyben, nga Leshnja, solli ne jete: Fadilen; Agimin dhe Bashkimin. Agimi , aktualisht banon ne Tirane kurse Bashkimi ne shtetin fqinje, ne Greqi. Fadileja u martua ne Lopes; banon ne Sarande.
Deges Nelaj, i perkasin dhe nendeget: Minojacaj dhe Bejomalaj, te cilet e kane ndryshuar mbiemrin, para Luftes se Dyte Boterore; kryesisht per shkaqe pronesie. Minojacajt, ne vitin 1950, kane qene tri familje: Isuf Jece ; Nezir Isufi, ( i ndare) dhe Bejekua e Mino Jaces. Pjesetare te familjes te xha Isufit ishin: Kadriu, se bashku me motrat: Hateme; Ajdine dhe Pashako si dhe me nenen e tyre- Lejlane. Neziri, i martuar me Kezen, nga Caushajt, moter e Lalase te Veledin Ahmet Caushaj, nga Hasanimerajt, kishte formuar familje te veten. Ne vitin 1950, Ai kishte sjelle ne jete Zonjen; Havon dhe Kujtimin (ndjese paste). Me vone, familja e Nezir Isufit u shperngul ne Selenice, ku punoi e jetoi gjate se bashku me bashkeshorten, ne repartin e kazaneve ku shkrihej minerali i seres. Kadriu u shperngul ne Sarande, ku jeton, sot e kesaj dite se bashku me bashkeshorten nga Corrushi dhe pinjollet. Hajdineja dhe Hatemja, u martuan ne Shkoze, kurse Pashakua; ne Krahes. Vellai i xha Isufit, Mino Jacja, thuhet se ka sherbyer ne Ushtrine Turke, officer dhe ka mbetur ne shtetin turk. Ai ishte i martuar me Bejekon, me te cilen kishte dy vajza: Hasimene, e cila u martua ne Bozanaj, me Azbi Bako Celaj dhe Arzihanen, e cila u martua me Aliko Qazim Muharremaj, ne Hasanimeraj.
Nje dege tjeter e fisit Nelaj eshte ajo e Bejomalajve. I pari i familjes ishte Fejzo Breshani, me dy djem: Xhelalin dhe Breshanin. Xhelali, i martuar me Shazen, solli ne jete Dinen dhe Esmane; Breshani, u martua dy here dhe la nje tufe femijesh, me “dy berqe”. Dinja ( Sadedini), nje burre trupmadh, i urte e i qete, njeri me shpirt njeriu, u martua me Xhevon, nga Hysodosajt, motren e Gani Muharrem Ramaj, me te cilen solli ne jete Gurijen; Butrine; Xhelalin dhe Shazen. Breshani, gruan e pare e kishte nga Dulajt e Hasanimerajve; Ajo quhej Haire dhe ishte moter e vellezerve Dule e Xhezo Alushi. Hairja vdiq tragjikisht, (u mbyt ne lume) e nuk ka varr; kufoma e saj nuk u gjet. Nga kjo martese fatkeqe erdhen ne jete: Ismaili; Xhika; Bejua; Metullahja dhe i ndjeri Sabri, i cili ishte “ lulja “ e djemve te mehalles. Pas ndarjes nga jeta te Haires, xha Breshani, nje burre zotni, i qete e me humor te kendshem, shume punetor e i shendetshem, u martua me Samon, nje jetime e ardhur nga radhet e njesiteve partizane; e lindur ne Leshnje dhe e mbetur jetime qe ne femijeri, mbese e Halil Laze Malaj, nga Beqirajt. Pese femijeve qe gjeti, Samua u shtoi dhe 5 te tjere dhe i rriti e i veseliti, se bashku, sikur ti kishte sjelle ne jete, vete. Me xha Breshanin, ajo lindi: Gezimin; Shpresen; Zengjinen; Fatmiren dhe Tatjanen.
Derajt, deri ne vitin 1950, mbeten dy familje: Familja e Muharrem Kamberit, nje burre xhanan, i zgjuar, i shkathet e hazerxhevap; zot qosheje dhe njohes i mire i zakoneve te vendit, i perpjekur per mbarevajtjen e puneve ne familje dhe shume i shkuar ne gjitoni, ishte i martuar me Tajanen, te bijen e fisnikurt Zagoll Saliko Xhaferaj, nga Mecajt, i cili solli ne jete vetem vajza. Nga lidhja e Muharremit me Tajanen, erdhen ne jete: Nasibeja; Ramadani; Kamberi, Hydajeti; Derua; Engjellushja dhe Asllani. Xhako Rremja ( keshtu i thoshim ne te vegjelit e asaj kohe), kishte moter Halimene, e cila ishte e martuar ne Hasanimeraj, me Seit Durken dhe Fizen, te martuar ne Shkoze, me Jonuz Demon.
Familja e Hysni Metes, me shtepi dykateshe ne krye te mehalles, poshte udhes qe te conte tek Perroi i Llaskos dhe nen bahcen e Azis Ramos, ka qene familje e madhe por fatkeqe. Nje sere vdekjesh, e lane ate fasmilje fisnike, me nje djale- Jasharin dhe me nje vajze. Xha Hysniu, i pari i asaj dere ishte nje burre i gjate, i urte e i qete, shume punetor, e i pa ngaterruar me njeri, i shkuar me te gjithe, njeri me humor e qe nuk prishte qejf. Ai ishte i martuar me Shefikon, por fatkeqesia qe nuk iu nda atij njeriu te mire, e detyroi te martohej per se dyti me nje tjeter Shefiko, nga Corrushi, martese e cila nuk rezultoi jetegjate. Jashari, I mbetur jetim nga nena, u martua heret, ne vitin 1947, me Ajkon, nga Hasanbegajt, te bijen e Zoto Xhelilit. Nga martesa e tyre erdhen ne jete: Aisheja; Naimi; Zyrakua; Valentina; Hysniu dhe Labikja.
Nga te tre djemte e themeluesit te mehalles, Ahmetit; tri familje rezultuan nga Cinua. Te tre pinjollet e kesaj dege: Mane Tafili; Ahmet Selfua dhe vellai i tij Novruzi, e kane ndryshuar mbiemrin, nga Cinaj, ne Zenelaj, te cilin mbajne aktualisht. Koha dhe shkaku i ketij ndryshimi, tani per tani mbetet i paditur.
Nga Ahmetajt, si gjithe bashkefshataret e tyre, burrat, ne te shkuaren e larget kane emigruar ne Turqi, kryesisht ne krahinen e Anadolit. Ata, ne kete kurbet, terhoqen njeri-tjetrin. Ne ate vend Aziatik disa shkuan e nuk u kthyen; mbeten atje. Te pakte kane qene ata qe shkuan ne Amerike. Vellezerit Sherif dhe Demir Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj), punuan ne Boston, ne nje fabrike tekstilesh. Sherifi ishte punetor ngarkim –shkarkimi, kurse i vellai, Demiri, ishte magazinier , ne kete fabrike. Demiri ishte me i shkolluar dhe bente pjese ne degen e Bostonit te shoqates atdhetare “Vatra”. Gjate kohes te punes, ne kete fabrike, e cila i perket viteve 1915- 1920, Sherifi iu nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale nga apendiciti dhe pas disa ditesh rifilloi pune, ne fabrike. Ne vitin 1920, kur beheshin pergatitje per Luften e Vlores (Gusht 1920), te dy vellezerit u bene aktivistet kryesore per mbledhjen e ndihmave, mes bashkatdhetareve dhe, ne ate vit, u kthyen ne Shqiperi. Per tu shenuar eshte nje fakt interesant: Demiri, ne vend te valixheve me dhurata, solli tri valixhe me libra e revista te shkruara ne Gjuhen Shqipe, me te cilat hapi nje kurs ku mesuan shkrim e kendim 16 kalivacas, nga te cilet njera ishte grua (Sadua e Muharrem Shemes, nga Agajt e Hasanimerajve). Pra, gjykuar nga ky fakt , mund te arrijme ne perfundimin se ne Ahmetaj dhe, nga banoret e saj (pavaresisht se te dy vellezerit ishin te ardhur nga Toci, ne trojet e dajos se tyre- Bektash Sakos.), u cel shkolla e pare shqipe ne Kalivac te Tepelenes.
Nuk mund te leme pa permendur kontributin e banoreve te mehalles Ahmetaj, ne radhet e Ushtrise Popullore dhe ne organet e puneve te brendshme. Nga Ahmetajt, eshte oficeri I larte, me funksione drejtuese ne ushtri dhe me nje sere specializimesh , brenda e jashte vendit- Xhevdet Ahmet Zenelaj. Ne funksione drejtuese, per shume vjet ka qene veterani dhe njeri nga drejtuesit e veprimtarive luftarake partizane, Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj) dhe vellai I tij Ferriku. Te dy ne funksione drejtuese; Tekiu ne forcat vullnetare te rrethit te Vlores; kurse Ferriku ne repartet e kufirit. Dy oficere kane sherbyer ne forcat ushtarake- ajrore: Rexhep Ahmet Zenelaj dhe Niazi Xhevit Nelaj. Ne organet e puneve te brendshme, kane sherbyer: Mehmet Musa Nelaj; Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj); Gjonleke Ahmet Zenelaj ; Sami Mehmet Nelaj; Bilbil Zaim Nelaj; Vasil Hydajet Deraj etj
Disa mehallalinj nga Ahmetajt kane sherbyer, ne reparte te ndryshem te ushtrise, ne detyren e nenoficerit aktiv. Mund te permendim: Ismail Breshan Bejomalaj ( Nelaj); Selman Resul Nelaj; Dajlan Muharrem Nelaj; Jashar Hysni Deraj; Qazim Mane Zenelaj dhe vellai i tij- Selami; Kadri Isuf Jacaj (Nelaj); Abas Salih Nelaj; Duilaver Novruz Zenelaj; Dilaver Xhevit Nelaj; Leven Ahmet Zenelaj; Besnik Sadik Nelaj etj. Oficer, ne organet e inspektoriatit rrugor, ka sherbyer- Xhevdet Qamil Nelaj. Kusheriri i tij- Arben Ali Nelaj, eshte ne sherbim aktiv, ne organet e puneve te brendshme. Ne keto organe ka sherbyer dhe i ndjeri Besnik Sadik Nelaj dhe djali i xhaxhait te tij- Shkelqim Skender Nelaj.
Ne detyra ushtarake kane qene te ingranuar dhe Mane Tafil Zenelaj, ne detyren e Xhandarit, ne kohen kur sundonte Mbreti Zogu i Pare dhe Laze Xhezo Haderaj ( xhandar), para e gjate Lufte se Dyte Boterore. Jo tepakte jane bijte dhe bijat e kesaj mehalle, te cilet kane kryer shkolla te sistemit te Arsimit te Larte, dhe kane drejtuar apo drejtojne aktualisht, me njohuri te thella e me kompetence shkencore, institucione e sektore te rendesishem te jetes. Njera syresh eshte pedagogja e Universitetit Shteteror te Tiranes; prof. dr. Mirjeta Hysni Deraj, e angazhuar ne pune studimore-shkencore, me shume vlera.
Jam i bindur se ky material, i cili, qe ne titull, na defton se kemi te bejme me nje opinion vetjak, apo me mire ta themi; me kujtime vetjake, si cdo shkrim do te kete lexues pro dhe te tjere kundra. Kjo nuk mund te shmanget , derisa behet fjale per raporte interesash dhe ceken dukuri deri tani te mblojtura ne sepetet e sejcilit, ashtu si nuk mund te shmanget subjektivizmi, i cili, ne fund te fundit eshte pjese e jetes. Le te kenaqen ata qe e vleresojne e le te ngushellohen ata qe e kundershtojne. Me mire se fjalet, le tja leme vendin fakteve te jetes, te cilet, ne fund te fundit jane kokeforte e trokasin ne cdo kohe.
Le ti referohemi vitit 1950, lidhur me gjendjen e familjeve , ne mehallen Ahmetaj te Kalivacit. (gjithmone sipas kujtimeve vetjake):
- Mane Tafil Zenelaj; Ishte kryefamiljar, i familjes me shtepi , ne krye te mehalles Ahmetaj ( rreth 50m me poshte rrenojave te Ramo Nebiut). Familja e tij e madhe, banonte ne nje shtepi njekateshe, perdhese, te ngritur me mure guri te bardhe, me cati, te mbuluar me pllaka guri gelqeror. Pllakat qe mbulonin catine ishin te trasha e te renda. Shtepia kishte vetem nje dhome te gjate ekstremisht e te ftohte. Familja ishte e varfer, me shume femije dhe me shtroje e mbuloje te kufizuara.
Mane Tafili ishte burre zakoni. Ai ishte njohes i mire i traditave te fshatit e te treves dhe ishte i zgjuar, i mencur, trim e human. Ne pamje ngjante me nje kreshnik, tipik lab. Xha Manja vishej me rroba shajaku, te zi; ne koke mbante nje qylah te bardhe, me maje ne kulm. Figura e tij i ngjasonte nje kreshniku lab; me ballet e larte, me hunde si shqiponje, me dy sy qe shkrepetinin, me ato vetulla te theksuara, me mustaqe te gjata, te thinjura, me nje gjykim te thelle e te drejte. Xha Manja ishte njeri me autoritet, si ne familje, ne fis e ne mehalle dhe me gjere. Ne disa legjislatura, pas clirimit te vendit, Mane Tafili u zgjodh, kryetar I Keshillit Popullor te fshatit Kalivac; gjate Luftes Nacionalclirimtare ka qene kryetar i Keshillit Antifashist te fshatit. Shkrim e kendim kishte mesuar autodidakt; ishte gjysme analfabet. Ai kishte ze kumbues dhe kendonte labce kendshem e me sokellima dilte mbi korin e kengetareve te grupit.
Mane Tafili lidhi martese me Bukurijen, nga Corrushi; e cila ishte bije nga nje familje fisnike por fatkeqe. Bukuria mbeti bonjake qe ne femijeri, se bashku me vellane dhe me nje moter. Ajo ishte nje grua e beshme, e shkurter e topolake, shpirtmire dhe nene e dhimbsur qe rriti nje tufe femije, ne skamje ekstreme. Xha Manja, pas marteses, duke shfaqur, karakterin e tij Human, mori ne shtepi dhe e rriti si femijet e tij, deri sa e martoi, vellane e Bukuries- Hasanin.
Ne cift me xha Manen, Bukuria, lindi e rriti nje tufe me femije, ne varferi e skamje te skajshme. Nje lope qumeshti “shqirake”, kishte familja e Mane Tafilit; Sorrilen. Me qumeshtin e saj, u rriten femijet e shumte te asaj familje: Shahini; Rustemi; Selami; Qazimi; Tafili; Fuati; Avniu dhe e vetmja vajze – Shajbia. Ne ekonomine e asaj familje, ishte dhe nje kale trupvogel, me qime te kuqe. Nje bahce e vogel, e asaj familje, ishte poshte shtepise. Struktura e tokes te saj ishte gurishte, nga ato toka ku zakonisht mbillet duhan. Ne ate bahce ishin dhe disa fiq protoshesh dhe ndonje peme tjeter. Poshte bahces ishte nje leme, te cilin nuk e pashe ndonjehere te gumezhinte nga shirja e dritherave te bukes. Familja e xha Manes, nuk dispononte bageti te imeta. Tokat are, familja I kishte ne Shure; ne Xina dhe ne Gryka. Ne Shure, toka ishte gurishte dhe joprodhimtare: ne Gryka ishte ara kryesore qe ushqente familjen. Atje, familja kishte dhe disa rrenje ullinj.
Per femijet e xha Manes, problem kryesor ishte ushqimi, por dhe veshja e tyre, nuk ishte problem i zgjidhur. Shtepia e ftohte prej guri gelqeror, me nje dhome me oxhak, ngrohej me veshtiresi dhe kerkonte qe zjarri, ne vater te ishte 24 ore, i ndezur, kalafak. Femijet e shumte, u rriten njeri pas tjetrit e moren dhene. I detyruar nga ngushtesia dhe nga varferia, Mane Tafili e shpernguli vendbanimin, nga kryeja e mehalles, ne Shure, atje ku ndodheshin tokat e trasheguara nga te paret e tij. Fillimisht familja u vendos ne dy kasolle; njeren per te banuar; tjetren per te gatuar, te ngritura ne rreze te ledhit, ku disa drure perralli ishin me te larte se kasollet. Me pas, kur femijet u rriten e u martuan, sejcili doli ne shtepi me vete dhe sot, ata kane zaptuar Murin e Hasanet dhe trojt e tyre ne Shure. Shahini qendroi ne fshat se bashku me Tafilin ; Fuatin dhe Avniun ( ndjese paste); Rustemi shtegtoi ne Sarande e me pas ne Tepelene; Selami, fillimisht punoi ne Selenice e me pas ne Tepelene, ku banon aktualisht; Qazimi, u vesh nenoficer aktiv dhe sherneu ne repartet e ushtrisen e rrethit te Durresit; vajza e vetme e xha Manes, Shaibia, pas marteses, nuk e pati fatin te bardhe e u nda shpejt nga jeta.
Mane Tafil Zenelaj kishte natyre humane. Ai pranoi ne familjn e tij vellane e bashkeshortes, Bukurise- Hasanin, te mbetur jetim ne femijeri, te cilin e rriti dhe e martoi. Por ky nuk ishte i vetmi akt human i tij. Ai mori mbesen e tij- Rronjen, nga Kuta, pas vdekjes te nenes te saj, vajzes te Qazim Tafilit vella i Manes, te cilen e rriti dhe e martoi, ne fshat, me Fejzo Qazim Muharremaj. Sot, nga nje familje qe ishte ne vitet ’50 te shekullit qe shkoi, pinjollet e Mane Tafilit, kane zaptuar Murin e Hasanet dhe Shuret, si dhe i gjen ne disa rrethe te vendit e jashte tij.
Mane Tafili, kendonte dhe kercente bukur. Ai ishte njeri me humor dhe mbante me gaz dasmat e gostite qe beheshin ne mehalle. Kenga e tij e preferuar ishte:
“… Thone se vdiqe nga veremi;
O Dhimitragjon- djale i vetem-o;
Ne per soj, ashtu se kemi;
O Dhimitragjon- djale i vetem-o;
Qe te vdesim nga veremi;
O Dhimitragjon- djale I vetem-o…”
- Hysni Mete Deraj.
Shtepia e Hysni Metes, ne kohen per te cilen behet fjale, ka qene, thuajse parallel me shtepine e Mane Tafilit, rreth 50m, ne Jug te saj. Ajo ndodhej, gjithashtu ne krye te mehalles Ahmetaj dhe e ndante udha nga bahcja e Azis Ramo Kalemaj. Banesa e familjes te xha Hysniut ishte nje ode, me shkalle guri nga jashte, ngjitur me murin, pa parmake, me shpine nga lartesia dhe me dritare nga Perendimi. Pervec odes me katua, ne katin e siperm te se ciles banonin njerez kurse ne katua qendronin gjedhet ishte dhe nje perdhese, ne Jug te saj por e lidhur me oden, me nje mur guri , i cili mbronte banesen, nga guret qe rrokulliseshin prej bokerrimes siper saj. Rreth 20m siper odes, ne bokerrimen ku kalonin femijet per ne shkolle, ishte nje ulli i madh, i varietetit kaniniot. Ne perimetrin Lindor te baneses kaqene nje mur, i forte, prej guri, i lidhur me llac gelqere, i ndertuar posacerisht per te pritur ndonje gur te rastesishem, i cili mund te shkeputej, me rrokullisje, nga lartesia.
Shtepia e xha Hysniut, si oda dhe perdhesja ishin te mbuluara me pllaka guri gelqeror, te bardhe, te trashe e te rende. Te dy mjediset e banimit ishin te ngritur me mur guri e me breza druri dhe te lidhura me llac gelqere. Asnjeri nga mjediset e banimit nuk kishte tavan. Oda ishte e shtruar me dhoga te trasha, te pa kaluara ne biderme( pa kanal). Shkallet e gurta te odes ishin te puthitura me murin e odes, ne anen Jug-Perendimore te saj. Ne krye te shkalleve ishte nje sheshpushim me permasa 2x2m, ku vendoseshin opingat dhe mjetet per larjen e duarve.
Midis odes dhe perdheses, ishte nje avlli, e shtruar me pllaka te bardha, te trasha guri gelqeror. Ne anen Jugore te banesave, ne largesi rreth 30 m, ishte nje leme, i cili shfrytezohej per te grumbulluar e per te shire, graminacet e familjes dhe per te depozituar prodhimet e tjera bujqesore. Prane lemit ishte nje ulli, i varietetit kaniniot, i cili kishte nje dege te shtrire, parallel me token, mbi te cilen luanim kur ishim te vegjel. Avlline e ndante nga bahcja e familjes, e cila ishte e stergjatur, ne drejtim Jug-Veri dhe perfundonte me nje kumbull te madhe, te eger, me kokrra me ngjyre te verdhe. Kufitar me xha Hysniun ishte Xhevit Malkua. Bahcet e tyre i ndante nje mur guri rreth 3 m i larte. Kumbullen e verdhe te xha Hysniut, nuk e linin te piqej femijet e Xhevitit, te Resmiut dhe te Mane Tafilit.
Hysniu ishte i biri i Mete Hysos, i cili kishte vella – Alikon. Se bashku, te dy vellezerit benin nje familje te madhe. Por vdekja, e cila mori karakter epidemie, ne Luften e Pare Boterore shkaktoi shume viktima; vdekja rrembeu dhe disa pjesetare te trungut te tyre. Alikos, iu nda nga jeta djali i vetem – Alemi; vajzen e vetme e martoi dhe, pas vdekjes se tij, e shoqja – Shanikua, e cila njihej si Shaniko Berja, u mbeshtet tek nipi i burrit, tek Hysni Meta. Ajo jetoi gjate dhe, familjaret, perfshi Ajkon, e trajtuan si nenen e tyre. Xha Hysniut, nuk i eci mbare me grate. Ai, fillimisht u martua, me Shefikon nga Amanikajt, e cila u shua ne vitin 1943, ne spitalin partizan te Krahesit, nga nje semundje qe ne ate kohe ishte e panjohur. Njeri nga djemte e xha Hysniut; Hajriu u mbyt ne lume, ne rrethana te pa qarta plotesisht, teksa u fut per t’u lare, ne nje ngjir( nje vend ujeplote ne lume ku uji kthehet ne vorbull e notary e ka te veshtire te dale nga ujet), ne fund te Jorgave, se bashku me demin e tij, me te cilin notonte vazhdimisht. Ai, per te dale nga ujet ne situate te veshtire, e kishte bere zakon te merrte me vete demin, i cili, ne rastin e dhene, e goditi me shqelm, ne gju hajrine, te cilit iu mpi kemba. Djali tjeter I xha Hysniut- Jashari, i cili, ne ate kohe ishte rreth 4 vjec dhe e veshtronte te vellane nga buza e lumit, kur pa qe Hajriu nuk doli me nga ujet, duke qare, vajti ne shtepi dhe te tijet, nga te qarat e te voglit e kuptuan ate qe kishte ndodhur. Vellai i Hajriut- Hetemi, 14 vjec, kur mesoi per vdekjen e vellait te mbytur, te cilin e donte shume, kaloi ne krize nervore dhe vdiq. Djali i trete I familjes ishte Jashari, i lindur ne vitin 1932. Ai u rrit si pekul i familjes dhe ne kushte te detyruara, u martua, me Ajkon 14 vjece, te bijen e Zoto Xhelilit nga mehalla e Hasanbegajve, kur sapo kishte mbushur moshen 18 vjec e nuk e kishte kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak.
Hysni Meta ishte nje burre i gjate, pak i kerrusur, mjaft i urte e shume punetor dhe i qete. Ai, asnjehere ne jeten e tij, nuk ishte ngaterruar me njeri dhe askush nuk kishte degjuar ndonje fjale te keqe nga goja e tij. Xha Hysniu vishej me rroba shajaku, ne koke nuk mbante qylah te bardhe , sit e tjeret, por kapele, me strehe. Fytyren e kishte pak te stergjatur, mbante mustaqe te rralla, boje gruri. Ne dasma e gosti, xha Hysniu luante rolin e hokatarit. Atij i shkonin shume shakate e nuk i zemerohej njeri, edhe kur perdorte fjalor te rendomte.
Hysni Metes i “plasi shpirtin” ara e tij ne Llomera, e cila ishte aluvionale e prodhimtare, por Perroi i Corrushit, i cili, ne ata vite nuk ishte “i disiplinuar”, ai rrembente aren dhe xha Hysniu perpiqej me cfrete, te ndertuar me mjete rrethanore, perpiqej ta ndalte ate dukuri negative. Hysni Meta u nda nga jeta ne vitin 1954, nga nje semundje e rende. Jashari, e nxorri nga spitali ku ishte i shtruar, ne Vlore, te pashprese dhe dha shpirt, ne shtepine e tij, pas dy diteve nga mberritja. Ne ate vjeshte, kur lumi kishte dale tejpertej dhe lundra nuk mund te hidhej, bashkefshatari Haki Sulo Sulaj, nje sederli i guximshem, mori iniciativen dhe ne ato kushte te rralla rrezikoi jeten, per te prure ne shtepi xha Hysniun qe lengonte dhe te tijet..
Fatkeqesite qe i ndodhen kesaj familje te fisme nuk e ndalen dot rritjen natyrale te saj. Ajkua, ne cift me Jasharin, e mbushen vatren e Hysni Metes, me nje tufe femije, duke nisur me Aishen; Naimin; Zyrakon; Valentinen; Hysnine e ri dhe Labiken. Keta, te gjithe ne lidhje martesore kane sjelle ne jete te tjere femije dhe rraca e mire, tashme eshte shtuar dhe eshte permiresuar.
- Abedin Kahreman Haderaj. Nje familje per tu patur zili dhe nje kryefamiljar, mjaft i zgjuar, i mprehte e bashkekohor. Nga shtati ishte i imet, por nga mencuria nuk e kishte shokun. Dy sy larushe, pertej xhamave me numer, nuk arrije t’i kuptoje kurre se cfare shprehnin. Xha Abedini ishte nga ata filosofe popullore, tek i cili shkonin per te pleqeruar hallet dhe problemet qe i shqetesonin, jo vetem mehallalinjte, por dhe te tjere, nga fshati e larg fshatit tone. E kam njohur kur ishte ne moshe te thyer, por disa nga tiparet e tij si mentar i rralle i kam te skalitura e nuk me hiqen nga mendja.
Abedin Kahremani ishte mjek popullor i sakte e shume kompetent, ne fushen e traumes. Thuajse te gjithe ata qe e dinin, kur dikush pesonte fracture, sidomos ne gjymtyre, shkonin tek Xha Abedini, ne shtepi, e ai, me nje rrecke te lyer me jaki e me dy dhoga, mbasi kishte percaktuar vendin e thyerjes apo te krisjes te kockes, bente “ manipulimin “ e kockes dhe kjo pune ishte teper e sakte. Per kuriozet, plaku human Abedin Kahremani, mjek popullor cilesor, si shperblim per ate qe bente, nuk pranonte, as shperblim, as ryshfet. Ai ishte thellesisht i perkushtur dhe human.
“ specialitet” tjeter i xha Abedinit ishte gjuetija. Ai ishte gjuetar i thekur. Nuk gjuante shpende e lepuj, por ishte esnaf, ne gjhuetine e derrave dhe te kafsheve te egra grabitqare. Si arme gjahu, xha Abedini shfrytezonte nje paticke ( arme e gjate e prodhimit Italian, te cilen e perdornin ne luftime ushtaret fashiste) te cilen e kishte me leje nga shteti dhe e perdorte me fisheke te gjetur neper shkurre e neper murishte. Plaku qejfli gjahu, zinte nje pozicion te mbeshtetur, pas nje shkurreje, ne vendin e quajtur Hije dhe shenjonte perballe, kur “preha” ishte pertej, ne faqen perballe te Kurrizit te Meretes. Ai ishte snajper dhe shenjonte me saktesi te madhe. E kam pare me sy, kur kishte vrare dy derra te eger dhe i la te shtrire tek Buza, te parjepur. Ata qe donin, sipas deshires, pa pyetur asnjeri, merrte nje cope mish derri dhe e hante.
Xha Abedini ishte i disa profesioneve. Profesioni I trete i tij ishte ai i vreshtarit dhe i pemetarit. Ai ishte specialist per krasitjen e vreshtit e te pemeve dhe “i zinte dora”, kur shartonte. Eksperimentet i bente ne vreshtin e tij, pertej, ne Plire, siper Llapovicave; e cila ishte ne pronesi te familjes se tij. Ka patur dhe mjaft vreshtare e pemettare te tjere, ne mehalle e ne fshat, por, dora e Abedin Kahremanit, sikur ngjiste me sakte, ashtu sic “zinte” jakija e tij.
Xha Abedini e kishte shtepine, lehtesisht te gjetshme; ky ishte njeri nga shkaqet qe i conte njerezit, pale- pale tek ai, per t’u konsultuar e per te “marre mendje”. Plaku i fisit te Hadere, nuk fliste shume, por, ne fjalet e tij te kursyera, nevojtaret qe merrnin udhen, gjenin zgjidhjen e shume halleve e shqetesimeve. Ne nje rast, i cili i takon vjeshtes se pare te vitit 1958, kur i shkova me babane tim per ti kerkuar nje rrugedalje; Ai na propozoi te benim qinosi me familjen e tij. Shqetesimit te timeti se ai ishte fukara dhe se kishte droje se mos nga kjo pleksje do te demtohej njera pale, xha Abedini, mbasi u mendua nje cast, tha: “ Ne do te bashkojme bagetite por dhe fatet tona, dhe kur fatet bashkohen, ata mbajne fort njeri-tjetrin. Cfare filosofie? Sa e embel dhe optimiste ishte fjala e tij e mencur? I tille ishte plaku mendjeholle Abedin Kahreman Haderaj.
Vlere me vete e Tij, eshte fakti qe xha Abedini, “nuk i dogji”, profesionet qe ushtronte. Ai ia transmetoi ato te birit te vetem, Shyqyriut, i cili i shtoi begraunit qe i pasoi i ati edhe ate te instruktorit te qitjes dhe te udhezuesit te dhendurreve te rinj, para se te futeshin ne gjerdek ( nje dhome ku qendronte dhendrri, me nusen e re, ne vetmi, per disa minuta, ne naten e pare te marteses). Ketyre dy profesioneve te rinj, u shtohej dhe aftesia e Shyqyriut per te ngritur mullare, me saktesi te madhe, pa patur shkolle e pa njohuri per stereometrine. Por Shyqyriu nuk mund te trashegonte nga i ati, mencurine dhe mprehtesine e tij, te cilat, ne cdo rast jane prirje individuale.
Shtepia e Abedin Kahremanit ndodhet ne ane te udhes qe ngjitet, nga Brinja e Qendret, per ne Maja. Porta e madhe, me dy Kanata druri, te rende, e ngritur me kollona guri, me hark, prejguri gelqeror, te skalitur. Banesa e tij ishte me dy kate; nje ode e shtruar me dhoga dhe nje katua ku strehohehin kafshet e punes dhe pela e kuqe. Ne ode, banonin familjaret. Ajo ishte e madhe , e stergjate, me vater e me oxhak; pa tavan. Dy dritare tip frengji, te orientuara drejt Perendimit, ishin te perforcuara nga shufra hekuri dhe mbylleshin me kapake dhoge, te trashe. Nga dritaret, mund te behej qitje me arme, nga pozicioni: lart-poshte. Ne katin e siperm, ngjitja behej nepermjet nje pale shkallesh prej guri te gdhendur, te pjerret, te cilat perfundonin me nje sheshpushim ku familjaret dhe mysafiret, linin opingat. Aty vendoseshin dhe enet e bakrit: ( gjymi dhe legeni) ku laheshin duart.
Si mjedis banimi ku zakonisht mblidheshin femijet e asaj familje sherbente dhe nje kasolle, e ndertuar, gjysma me gure te bardhe e nje pjese me gardh. Muri i larte, i ngritur ne faqen Perendimore te avllise, i kishte themelet ne ane te udhes kryesore te mehalles Ahmetaj, e cila vinte nga Hija e shkonte ne Derrase. Mund te kete vlere me vete, po te theksohet se muri i shtepise te Abedin Kahremanit (ishte dhe eshte akoma), i ndertuar me nje mjeshteri te dukshme, me gure te skalitur dhe i lidhur me llac gelqere e me breza druri. Kjo shtepi dhe ajo prane, te dyja tip kulle, thuhet se jane ndertuar ne vitet e sundimit te Ali Pashe Tepelenes, kur ai ishte Vezir i Janines. Prapa shtepise, ishte nje bahce e vogel ku vegjetonin disa rrenje peme dhe mbillej: duhan xhebel e perime, si spinaq, labot, qepe e hudhra, te cilat nuk kane preference per ujitje dhe kultivohen kryesisht ne stinen e dimrit.
Arat e Abedin Kahremanit ishin ne Shpendra, te cilat ishin mjaft prodhimtare, dhe ne Plire, nen Majen e Dokes; nje vend i varur, te cilin e shfrytezonte, kryesisht per te kultivuar hardhi dhe peme frutore, meqenese ishte toke e pjerret dhe e varfer. Ne pronesi te tij ishin dhe kullotat, per te dhirta, ne Fierin e Metes. Xha Abedini, burre I zgjuar e me koken plot, kishte terhequr ne Kalivac, blegtorin nga Maleshova rrethit te Permetit- Rako Meshini, i cili zoteronte nje tufe te madhe, dhish, te cilat dimeruan per shume vite, ne Kalivac. Perftoi xha Abedini, nga zgjuarsia e tij, por perftoi dhe fshati . Hauret qe kishte ngritur Abedin Kahremani, ne Fierin e Metes, me nje planvendosje, sikur te ishte arkitekt i persosur, kryejne, me se miri funksionin per te cilin u ndertuan; jane dhe sot e kesaj dite, ne kembe.
Abedin Kahremani, u lidh me martese me Avizene, e cila rridhte nga nje familje fisnike, nga Krahesi i Tepelenes dhe me te lindi femijet: Nasibene; Refijen; Shyqyrine; Lirine dhe Lavdijen. Te birin; Shyqyrine, xha Abedini e martoi me nje vajze nga Krahesi , e cila quhej, gjithashtu Avize. Vajzat i martoi: Nasibene, ne Hysodosaj te Kalivacit, me Dajlan Xheladinin, qe ta kishte prane; Refijen, ne Shkoze te Vlores kurse dy te tjerat, i martoi ne Fratar te Mallakastres. Si Abedini dhe femijet e tij, asnjehere nuk shkaktuan problene, per komunitetin.
Sa i takon gjese te gjalle, familja e xha Abedinit, nuk ishte nga ato familje qe synonin shume krere. Nje pende qe parmende; nje pele qe bente mushka dhe disa krere ( rreth 20 ) dhen, per lesh, me teper, keto ishin kafshet qe mbareshtonte familja e Abedin Kahremanit. Duhet theksuar fort, se Abedin Kahremani, si njeri nga burrat me te zgjuar te kohes kur jetoi, zgjuarsine e vuri ne pune. Ai, asnjehere nuk u konfliktua me njeri dhe nuk beri kundershtare.
- Laze Xhezo Haderaj. Banonte ne njeren nga te dyja kullat me frengji, te cilat dukehin si “binjake” dhe ishin te ngritura nga e njejta dore. Projektimi dhe ndertimi I saj kishte elemente mesjetare. Kulla e tij ishte jo me larg se nje avlli ( rreth 25 m) larg, kulles te xha Abedinit. Besoj se nuk eshte nevoja ta pershkruaj kullen e Laze Xhezos derisa. Ne hollesi eshte pershkruar “ binjakja “ e saj. Me Abedin Kahremanin , Laze Xhezua ishte kusheri dhe sikur ia kishte fshire zgjuarsine dhe mencurine. Laze Xhezua ishte i biri i Xhezo Nures dhe i Taces. Ai kishte vella Banushin; nje moter – Sadefen, e cila ishte nene e Arif Qamil Sulajt, nga Hysodosajt, te cilen nuk e paten fat, as vellezerit, as femijet e saj, per arsye se Ajo u nda nga jeta , shpejt e ne moshe te re.
Laze Xhezo Haderaj ishte nje burre me shtat te shkurter ( rreth 165cm), por ishte teper i shkathet e i formuar me muskuj. E kujtoj teper elegant, me ecje te lehte, e te qete si te nje balerini. Xha Lazja vishej bukur dhe mbahej paster. Ndoshta rregullin e te veshurit, Ai e kishte trasheguar nga koha kur ishte xhandar , i Mbretit Zog. Pantallonat qillota dhe xhaketa e zeze prej shajaku i shkonin me kapelen me strehe qe mbante dhe me nje pale opinga, lekure ose llastiku, sipas rastit. Nje bluze e bardhe, me kopsa dhe nje pale corape leshi, ishin prodhime leshi nga dhente qe mbareshtonte te punuara me shije nga femrat e familjes. Lazje Xhezua, ishte tip interesant. Ai e mbante koken te perkulur perpara dhe te veshtronte ne sy, vetem kur kuvendoje me te. Dy sy boje kafe te zene, i perpiqte shpesh dhe ishte e veshtire ti kapje mendimet e tij. Syte e tij, i veshtroja shpesh te skuqur. Nje aftesi e rralle, te cilen shumekush e lakmonte, nga burrat e mehalles e te fshatit ishte vallezimi i tij. Po te dilte ne valle Laze Xhezua, pjesemarresit ne gosti apo ne dasme, hapnin mesin e dhomes dhe kenaqeshin me perdredhjen e belit dhe hapin e lehte te valletarit te talentuar – Laze Xhezua.
Ai ishte burre pa llafe dhe nga ata qe “veshtrojne” punen e tyte. Laze Xhezua, kurre nuk perzihej ne punet e te tjereve dhe nuk beri kundershtare edhe pse, pa te drejte disa pseudoatdhetare,” i binin ne qafe” dhe e ngacmonin me novken “ ballist”. Ata spekullonin me faktin qe xha Lazja, ne kohen e Mbretit Zog i Pare kishte qene ne detyren e xhandarit, ne treven e Himares, por qe nuk i kishte bere keq asnjeriu. Prandaj, Laze Xhezua edhe pse koken e kishte plot dhe jetonte me situtat, nuk prononcohej lehte ne bisedat me tendence politike. E theksoj serish, se ai burre, nuk ishte indifferent, por thjesht “veshtronte” punet e tij.
Me troje ishte ngushte e nuk kishte mundesi te ngrinte as nje kasolle, per bagetite. Xha Lazja i kishte arat n Shpendra, ku toka ishte e begate dhe prodhonte jo vetm drithera buke, por dhe perime. Ai kishte ara, dhe ne Xina, ne Mocale dhe ne Bishtje, por ato, si strukture ishin me te varfera e jo aq prodhimtare. Nje kale trupvogel, te urte, me ngjyre kafe nuk e largonte nga dora dhe e perdorte per ngarkese. Bageti te imeta, familja e Laze Xhezos, mbareshtonte nje tufe me dhen, te cilat i menaxhonte, me competence e me perkushtim vete xha Lazja. Ai kishte dhe nje pende qe parmende, me te cilet punonte arat arat e familjes.
Laze Xhezo Haderaj, lidhi martese me Nefizene, nje goxha grua, e dashur e punetore, e cila kujdesej shume, per bashkeshortin, per femijet dhe per shtepine. Ajo ishte shpirt njeriu por , per fat te keq ishte “ e vrare” nga veshet. Ne, femijet e asaj kohe, ne nderim te dy figurave prinderore te asaj familje, me respect, Gege Nefizes I flisnim thjeshte Ize, sic i drejtoheshin dhe femijet e saj kurse xha Lazes I thoshim – Aga. Izja ishte nga Golimbasi, bije e nje dere fisnike. Ajo, fisnikerine e reflektonte ne sjelljen e saj korrekte, dashamirese dhe bujare, ne komunitet.
Cifti Nefize dhe Laze Haderaj e mbushen ate truall aq te kufizuar me “ cicerima” te vegjelish, njeri pas tjetrit. Ata prune ne jete: Barjamen; Nuren; Merushen; Kujtimin ; dhe Raitin. Te gjithe femijet u edukuan si prinderit e tyre dhe nuk di, as te kene patur ndonje zenke femije me te tjere. Ata u bene te urte e te sjellshem dhe perhere veshtruan punen e tyre, si i ati. Nuk mund te le pa permendur nje kenge, te cilen xha Lazja e kishte shume per zemer dhe e kendonte, me disa vecori. Teksti i kenges eshte i njohur por menyra si e interpretinte Laze Xhezua, nuk te linte pa kthyer koken, qe ta shijoje me mire. Laze Xhezua, si kengetar e valletar, “i thekur” “ia ckulte”:
“… Ne dyqan tek Kico Sharra;
Kapedan, more Nase;
Shtruar rakine perpara;
Kapedan, more Nase;
Vjen Kapteri nga Himara;
Kapedan, more Nase;
Ngreu Nase, shko perpara!
Kapedan, more Nase;
Se do te lidhem me pranga;
Kapedan, more Nase;
Mua s’me lidhi Turqia;
Kapedan, more Nase;
Na do me lidhe Italia?
Kapedan, more Nase….
Kenga e tij ishte e shtruar dhe xha Lazja e perdridhte, bukur, zerin, kur kendonte, sic perdridhte belin, kur vallezonte.
- Banush Xhezo Haderaj, ose, sic i thoshim random: Ceco Banua, ishte vella me Laze Xhezon dhe me i ri. Figura e tij, mund te them se ishte Biblike. Ai ishte shtatlarte, rreth 180cm, pak i kerrusur, me fytyre te zgjatur, hundeshkabe, me ballet e larte nen nje kapele me strehe, ku leviznin dy sy bojekafe dhe nje pale mustaqe te verdha, te prera bukur e te rregulluara, ne cdo kohe. Xha Banushi, te cilit i therrisja, here xha e here dajo Banushi, per arsye se me kishte qethur koken, ishte, pamedyshje, njeri nga cobanet me esnafe te mehalles e te fshatit. Ai mbareshtonte, mjeshterisht, nje tufe me dhen, te cilat shquheshin, per pastertine e rraces e te paraqitjes; ishin mjaft prodhimtare, si ne lindjet e qingjave dhe ne sasine e qumeshtit e te leshit qe jepnin. Me nje pele te kuqe perdore, te cilen nuk e ndante nga dhente, Ceco Banua, ecte, qete –qete, si vellai I tij- Lazja, ne drejtim te Shpendrave, ku kishte tokat e familjes, ose kur “hidhte” dhente, per kullote, nga Bregu i Stanet, ne Mocal, ne Fierin e Metes e ne Arat e Buta, nga Qurket e nga Maja e Tendes, kur moti ishte me lageshtire. Dhente dhe shtepine e xha Banushit I ruante nje bushter e kuqe, e eger.
Xha Banushi, kishte qene emigrant ekonomik, ne Anadol ( turqi ), per nje kohe te gjate dhe e fliste turqishten lirshem. Ai vajti ne Anadol, se bashku me mehallaliun Musa Mehmet Neaj dhe me bashkefshatarin Qamil Sulo Malaj. Strehe e tyre u be qyteti i Izmirit. Ne prag te Luftes se Dyte Boterore, Ceco Banua, u kthye ne Kalivac e iu perfill puneve te blegtorit e asaj te bujkut. Ai, nuk mund te vecohej vetem per njerin nga keta dy profesione. Asnjeri nuk mund te thosh me siguri se cilin, nga te dy profesionet, bente me mire xha Banushi. Te dy specialitetet qe ushtronte Ai, garonin me njeri-tjetrin.
Shtepia e Banush Xhezo Haderaj ishte prane shtepise time te lindjes. Si vella me i vogel i Lazes, k kur unda nga trungu ametar, pa sherr e pa shamata, xha Banushit i ra shorti “te dilte” pa banese . Ai, me disa muratore te sajuar, nga radhet e ushtareve italiane te mbetur atyre henave, pas kapitullimit te Italise Fashiste, ngriti dy konake ( dhoma), ngjitur, me njera-tjetren, perdhese me mur guri te bardhe, te lidhur jo me llac gelqere si banesat e tjera te mehalles, por me shur ( balte te bardhe). Catia e shtepise te tij ishte e mbuluar me pllaka guri, te bardha, te renda, nga ato qe perdoreshin rendom ne Kalivac. Konaket ( dhomat), i kishin dyert prane e prane, me orientim nga Perendimi. Nje sheshpushim i vogel dhe nje pale shkalle ( 5-6 shkalle), zbrisnin ne avlline e kufizuar, te shtruara me pllaka guri gelqeror, te trasha. Kasollen e dhenve, Banushi e kishte ndertuar ne shtrirjen, Lindje – Perendim, parallel me kasollen e dhenve te fqinjit te tij me te afert, Xhevit Malkos.
Kur u kthye nga Turqia, Banushi ishte ne moshe per t’u ciftosur dhe u martua me Havane, te bijen e Nasos e te Maliq Brehamit, nga Hasanimerajt. Havaja ishte nje femer me shtat te larte, mjaft elegante; “si selvi”. Nje pale sy bajeqielli, ndriconin fytyren e saj te bardhe, te cilen nuk e kishte zene dielli, kurre. Havaja ishte mjaft pastertore; kujdesej shume per bashkeshortin dhe per femijet. Ajo ishte nikoqire e zonja dhe perpunonte mjeshterisht bulmetin por dhe nxirrte nga duart e saj , punime leshi , mjaft te bukura, ne tezgjahun prej druri, I cili ishte I montuar ne fund te shtepise.
Familja e tyre e re, Havaja, te ciles I thoshim Lala dhe Banush Xhezua, shpejt u shtua, me femije, te cilet erdhen ne jete njeri pas tjetrit. I pari, e “ hoqi udhen” Xhemili, e pas tij, u linden, njeri pas – tjtrit: Naxhija; Jashari; Ramadani, Tacja ( Noshja ) dhe i fundit – Xhevati. Xhemilt i ra shorti te martohej i ri, pa mbushur 19 vjec, sic ishte tradita, pa shkuar ushtar, dhe shpejt doli me vete.
Havaja, bashkeshorte e xha Banushit, ishte mjaft e paster. Nga shtepia e tyre, nuk dilte asnje product I pa perpunuar dhe me skarcitet. Havaja ishte disi doreshtrenguar dhe teper serioze. Ajo perpunonte me pasterti dhe sipas teknologjise te kohes, gjithe bulmetin qe buronte nga tufa e dhenve qe vinte perpara Xha Banushi. Pervec kesaj, Lalaja, sic I thoshim ne femijet e asaj kohe, ishte duararte. Shtepia e xha Banushit shendrinte nga pastertia; jashte e Brenda. Ne vitin 1960, u krijuan kushtet dhe Ceco Banua ndertoi nje ode te madhe, ne kufi me bahcen e Xhevit Malkos; ne anen Veriore te saj.
Arat e xha Banushit ishin ne Shpendra; ne xina dhe ne Mocale. Bagetite e tij, ushqeheshin ne kullotat ne pronesi te familjes, ne ato qe ishin ne pronesi te fshatit fshatit dhe ne Fierin e Metes qe ishte ne pronesi te Abedin Kahremanit, kusheririt te tij. Duhet thene se Banush Xhezua, ishte esnaf, per mbareshtimin e dhenve. Nje buce e kuqe, e cila quhej Murre, e eger dhe e shkathet , ishte ne roja te shtepise e prones se tij. Xha Banushi vishej me rroba shajaku, te zeza dhe ne koke mbante nje kapele, me strehe. Ai kendonte bukur dhe, kur kendonte, sokellinte. Kenga e tij e preferuar ishte:
“… O Thanas, more Thanas;
Nem dyfekne se do ta vras;
Dyfekun qe me la plaku;
Pese mexhite, ben kondaku…”
Ceco Banua, ishte burre i qete, i mencur e i urte. Ai veshtronte punet e tij e nuk nderhynte ne ceshtjet e te tjereve. Ishte disi “ i mbyllur”; punet e tij nuk kishte qejf te beheshin object bisede i te tjereve.
- Xhevit Malko Nelaj. Ishte i biri i Malkos dhe i Jeminese. Malkua rridhte nga degezimi i fisit Nelaj kurse bashkeshortja e tij, Jemineja ishte bije e nje dere te fisme nga Hysodosajt, pasardhes te te ciles jane Azizajt. Familja e ngushte e saj ” u shua”, mbasi iati, Bazja, dhe e shoqja, nuk sollen ne jete djem. Malkua kishte vella Nelo Binon, i cili ishte me i lashti, mes dy vellezerve. Babai i Xhevitit, Malkua, se bashku me djalin e madh te Nelos, Selmanin, ne dhjetvjetorin e fundit te shekullit te nentembedhjete shkoi ne Turqi, ne cilesine e kurbetliut, me qellim qe te bente prokopi. Asnjeri prej tyre nuk u kthye ne vendlindje; ata humben “ si sepata pa bisht” e nuk u dihet as varri.
Kur u nis per ne kurbet, Malkua la pas gruan, ne moshe fare te re dhe nje vajze, Merushen rreth 7 vjece. Xheviti ishte ne barkun e Jeminese, Ai u lind, 5 muaj, pas largimit te babait nga shtepia. Kesisoj, Xheviti nuk e njohu babane por u rrit bonjak dhe punoi yzmeqar, ne dyert e botes. Familjet e dy vellezerve, Malko dhe Nelo Bino, jetonin ne mjedise e me ekonomi te perbashket. Nelua kishte dy djem : (Resulin dhe Resmine) dhe nje vajze- Shazen, e cila, sic ishte tradita, u martua ne moshe te re, ne shkoze, me Feim Fejzon, nga Pajajt.
Jemineja, vejusha qe lidhi ne koke shamine e zeze dhe iu perkushtua rritjes te dy femijeve jetime, kishte marredhenie mjaft te mira, me Zadekon, jo sikur ishin kunata, por si motra. Zadekua ishte bashkeshorte e Nelo Binos. Ajo ishte nje grua fisnike, bije nga familja e shuar e Brehamajve, te Hasanimeret. Shtepia e prinderve te saj, ka qene ne hapsiren mes shtepise aktuale te vellezerve Dule e Xhezo Alush Dulaj. Priti gjate vejusha Jemine, te merrte ndonje lajm mbi fatin e te shoqit ose ti vinte ai ne shtepi, por mekot. Ne kushtet e varferise ekstreme, ne pamundesi per tu bere balle halleve te kohes dhe per ta “siguruar” te bijen e vetme, Merushen, e martoi ate, sapo shkeli ne te katermbedhjetat. Ajo, “e dha” te bijen pertej lumit, ne Dhemblan , ne familjen e Sulejman Bilos. Ne diten e dasmes te se bijes, sipas zakonit, Jemineja u ngrit ne valle, me nje lemsh qe e kishte mberthyer ne fyt . Ne nje kenge te sajuar momentalisht, ajo grua e zgjuar e trime, permblodhi gjithe brengat e jetes se saj fatkeqe. Fragmente te shkeputura kane mberritur deri tek ne por qe thone shume:
“… Malko… une Merushen e martova;
Dot me ty nuk e gezova;
… E marr Xhevitin nga dora;
I mbeti koka na Vlora;
Pret te vish e tja besh forra…”
Xheviti u rrit mes veshtiresive te kohes , te cilave u shtohej dhe bonjakeria e tij. Nelua, kur nipi tij, Xhviti, u mekemb e mund te ruante bagetite bravare, e pajtoi ate ne Hoshteve te Zagorise, ku ai ruante bagetite dhe lopet e fshatit dhe vinte ne shtepi nje here ne vit. Kakot shpirtmira te Zagorise, e trajtuan bonjakun nga Kalivaci, me shume dashamiresi, sikur ta kishin djalin e shpirtit Xhevitin, e ushqenin, e lanin dhe e nderronin gjate gjithe vitit. Dhe Xheviti ua shperblente sherbimin dhe kujdesin per gjene e gjalle e me sjellje korrkte. Ai ishte mjaft i urte e i degjueshem dhe fshataret e Hoshteves, e pagezuan me emrin Vito ( Vitore). Xhaxha Nelua, ia merrte pagen per nje vit dhe te hollat i shpenzonte per nevojat e familjes.
Ne moshen e adoleshences, Xheviti u kthye ne Kalivac dhe, meqenese kishte fituar pervoje te vyer per mbareshtimin e dhenve, u pajtua hyzmeqar, tek i kamuri i fshatit- Muharrem Haxhiu dhe vellai i tij- Beshiri. Ai, me ndershmerine dhe me perkushtimin e tij te papare, me pune e me qendrim korrekt, fitoi zemrat e vellezerve te kamur dhe u taks vellam, me hajmali, me Muharrem Haxhine, me te cilin kishte hyrje-dalje, familjare, si mik shtepie. Mbas shume viteve ne sherbim te kesaj familje Xheviti arriti te behet qinosar. Histori me vete, me nota tragjiko-komike u be ceshtja e marteses te Xhevitit.
Thene cilter, Nelo Binua, nuk ishte i interesuar ta martonte Xhevitin, per shkak se ai fitonte dhe se po te martohej, shpejt do te shkeputej nga trungu, do te dilte me vete, e kesisoj , ai do te merrte gjysmen e pasurise. Prandaj Xheviti u martua ne moshe te rritur, rreth 40 vjec, kur I kishte mustaqet gjer tek veshet. Ai u martua me zonjen e Madhe te Binajve, nga fshati Koshtan i rrethit te Tepelenes, bije e Bejushes dhe e Temes, nga Shehajt. Nuk kaloi shume dhe, pas lindjes te femijes se pare, Lumturise, Xheviti dhe zonja dolen si familje me vete. Shtepia perdhese, trualli i paket dhe arat u ndane me dysh. Njera pjese i takoi Xhevitit dhe pjesa tjeter, Nelos me dy djem.
Ishin vite te rende. Binajt, vecse I kishte pllakosur varferia dhe mjerimi, u goditen rende dhe nga vdekjet njera pas tjetres. U ndane nga jeta te moshuarit: Nelua; Zadekua dhe Jemineja. Tragjike e me rrjedhoja te renda ishte vdekja e Resmiut, djalit te vogel te Nelo Binos. Ai ishte I martuar me Zonjen e Vogel te Binajve, bije e Qerimese dhe e Bilos, nga Qyrajt e Shkozes. Zonja ishte jo me teper se 20 vjece kur mbeti e ve; me tre femije: ( Reshatin; Nelon dhe Pertefin). Ajo lidhi shamine e zeze ne koke dhe vendosi ti perkushtohej rritjes te tre femijeve. Xheviti, nderkohe ishte bere me tre femije ( Lumturine, Niazine dhe Selamin). Resmiu u nda nga jeta prej nje ftohje banale , pa iu nenshtruar mjekimit shkencor te asaj kohe, por u mjaftua me ato qe beri mjekesia popullore. Nga shkaqe banale, u ndane nga jeta dhe dy djem te vegjel: ( Pertefi i Resmiut – nga fruthi dhe Selami i Xhevitit, nga nje pucer qe i doli ne gryke). Pas vdekjes te Resmiut, situata u rendua shume. Dy djemte dhe bashkeshortja e tij, Zonja e re dhe e bukur, kerkonin perkrahje. Resuli ishte i martuar dhe kishte nje tufe me femije. Si vella i te ndjerit, atij, te parit, i takonte te hidhte hapin e pare te perkrahjes por Resuli u tha pleqve qe e gjykuan gjene se ishte shume i varfer dhe kishte shume femije, prandaj nuk e merrte dot persiper aktin e bashkimit ted y familjeve. Atehere doli Xheviti i rritur jetim. Ai mori persiper bashkimin e dy familjeve, ku ishin dhe dy djemte bonjake dhe u beri balle, denjesisht, veshtiresive te ketij bashkimi.
Pas bashkimit te dy familjeve, veshtiresite e jeteses u shtuan. Ato vite ishin vite krize, ne radhe te pare ushqimore. Behej fjale per te siguruar buken e gojes, e cila ishte bere problem me imediatik e I veshtire. Kater femije te vegjel, dy nenat e tyre dhe Babai kujdestar, plot shtate goje, duhet te hanin. Akti human i Xhevit Malkos, u cmua sic qe nefakt, burreror dhe i ndershem por ekonomia e drobitur e familjes, kerkonte me shume perkushtim dhe, ne ate kohe, te gjithe i kishin syte tek Xheviti. Per fat, ne ndihme erdhi qinosia qe beri Xheviti me vellezerit: Halim- Veip- Bilal dhe Haxhi Beshiri. Sic kane thene ne Kalivac; u ndodh, “gjeja e bardhe, per dite te zeze”. Bulmeti, qe milej nga dhente e Haxhiajve, i cili shfeytezohej nje dite nga familja e Xhevitit e nje dite nga ajo e Haxhiajve, na mbajti gjalle. Por ky lulezim ekonomik nuk zgjati shume. Ne vitin 1946, u be shtetezimi i bagetive dhe Xheviti, se bashku me dhente dhe me stanin, ( inventarin e tij), vajti, I shtrenguar nga pushtetaret, ne Vithkuq, ku u formua nje brigate blegtorale. Per 2.5 vjet, Ai nuk i pa femijet dhe gruan e nuk e shkeli dot pragun e shtepise. Pastaj lirimit nga puna e cobanit te dhenve te shtetezuara, Xheviti punoi ne Selenice, ne galeri, si minatory, ne sektorin e Kumes e me pas u kthye ne fshat, punoi ne bujqesi, ne fshatin e pakolektivizuar. Pas formimit te Kooperatives bujqesore, Ai zuri rasatin e dhenve, nepermjet nje qinosie te re , me bashkefshatarin- Karafil Mahmut Bilaj, e ushtroi profesionin e cobanit te dhenve, deri sa u nda nga jeta, me 11 janar te vitit 1975.
Xhevit Malkua, vertet ishte i paket nga shtati, pasoje e genit por shtatin e kishte te plote dhe ishte i forte. Ai, zakonisht vishej me rroba shajaku, te zeza, ne kembe mbathte opinga meshini ose llastiku; nga koka, nuk e hiqte nje qylah te bardhe, me maje. Pavaresisht se veshjen mund ta kishte cope-cope, si fukara qe mbeti gjate gjithe jetes, Qylahun e bardhe, ( shenje e perkatesise te treves), nuk e hiqte nga koka. Vlerat e tij nuk mateshin me permasat e shtatit, por me ndershmerine dhe bujarine e shpirtit te tij. Ne pamjen e jashtme, madheshtia e atij shpirti nuk te linte pershtypje, por ne thellesi te qenjes se tij, gjallonte drejtesia dhe bujaria , pa kufi. Xhevit Malkua kaloi nje jete te veshtire, ne te gjitha etapat. Brenda tij, ishte ngulitur nje shpirt i paster, pa mellefe e inate. Ai ishte natyralisht I zgjuar e me qendrime komunitare. Si tip, ne siperfaqe, shfaqte nervozizem, Brenda familjes, por, ne mjedis, dint eta mblonte ate, perbrenda e nuk shfaqej kollaj. Respektonte shume burrat e mencur te mehalles, si Musa Mehmetin; Abedin Kahremanin; Xhemal Haxhiun; Mane Tafilin; Muharrem Kamberin; Ahmet Selfon etj.
Shpirti i sacrifices, ate njeri e shoqeroi gjate gjithe jetes. Ai donte ti veshtronte femijet e tij, te ecnin me kohen e te ishin ne balle te shokeve. Punet e renda qe kreu kudo, e lidhen me njerez me vlera, nga te cilet mesoi shume. Nje shok i tij, me origjine nga Cameria, punetor miniere, ne Selenice, i rekomandoi te kujdesej per arsimimin e femijeve, dhe, kur doja te braktisja shkollen unike, kur isha ne konviktin e Tepelenes, Xheviti me perzuri “ me dru”, e me dergoi ne shkolle ne besen e nje te afermi te tij. Ndoshta ky ishte rasti me fatlum per mua dhe qendrim burreror prej tij. Ai, ne kete rast, nuk u determinua nga sentimentalizmi i prindit per femijet, por veshtroi perpara. Per shpirt skrifice, deshmon dhe rrugetimi i tij 2×5 dite, ne kembe, nga Panariti I Korces, ne Kalivc te Tepelenes, ne vitin 1960, per te me takuar, kur u ktheva me ultimatium, nga Bashkimi Sovjetik. Ose rrugetimi I gjate, shpesh ne kembe, nga Kalivaci, ne Rinas, e kthim, kur une bera nje aksident me aeroplan, ne vitin 1964.
Xheviti ishte nip, ne Hysodosaj dhe, pavaresisht se ishte nga Ahmetajt, me te nxjerre dhente nga kasollja, edhe ato i kishte mesuar ta mbanin vrapin ne Bregun e Hysodosajve, ku donte e respektonte shume: Mete Medinin dhe te vellane – Tefikun; Sulo Beqirin; Jace Sadikun e Azis Telhane, te cilet I kishte kusherinj. Pike te dobet e besnik te rralle kishte Nasip Hysenin, I cili ishte djale I kusherires se tij Sados. Arat, Xheviti i kishte ne Llomera, kufi me Çizo Selfon; ne Rredhe, kufi me Dajlan Xheladinin, si dhe perftoi nga Reforma Agrare, pak toke, ne Fengje.
Kalvar me vete ishte shtegtimi i familjes se tij neper Ahmetaj, mbasi i ra Çatia e shtepise, te cilen nuk mund ta ngrinte per mungese parash. Fillimisht, familja jetoi ne Gurishte, ku e strehoi kusheriri i tij, Resuli, ne nje kasolle, pastaj tek shtepia e Ali Pashos, dhe me vone, ne shtepine e Sheros, e cila ishte ne pronesi te kusheririt te tij Muharrem Kamberi, derisa ngriti nje kasolle perpara shtepise. Çatine e rrenuar, e ngriti vetem, ne dimrin e viteve 1959-1960, duke shfrytezuar Çatin e nje shtepie qe kishte ngritur nipi i fisit- Haki Sulua, ne Rreza. Pasardhes te Xhevit Malkos jane: Lumturia; Niaziu dhe Dilaveri te cilet, ( dy djemte e tij), prej kohesh jane shperngulur nga Kalivaci e jetojne ne Tirane.
- Muharrem Kamber Deraj. I biri i kamber Asllanit dhe i Fatise; njeri nga pasardhesit e Deros, te birit te Ahmetit themeltar i mehalles. E kam thene dhe e ritheksoj se, ne Kalivac te Tepelenes, kane jetuar burra me tipare burrerore e me pamje kreshniku lab. Pa e detajuar kete “ teze”, mund te konfirmoj se njeri nga burrat me te zote te viteve ’50, ne mehallen e ne fshatin tone, ka qene Muharrem Kamberi. Mund ti veshesh Çfaredo tallagane ( veshje e lashte burri) lavdie atij burri dhe, pa merak , je Brenda. Edhe kur nuk e njihje ate njeri, te bente per vete, qe ne takimin e pare; po te arrije ta beje mik, ai te nxirrte ne drite, nga Çdo situate e veshtire. Kush e ka njohur nga afer, nuk ka si te mos perulet perpara kujtimit te tij te ndritur. Ne kete Çeshtje nuk ka medyshje e nuk nevojitet lobing. Muharrem Kamberi ishte nje njeri i vecante. Ai ishte nga ata burra qe i vijne rralle komunitetit. Xhako Rremja ( keshtu I thonim ne kur ishim te vegjel), ishte i lindur per te qene ne balle te situatave te veshtira.
Edhe sot, kur kane kaluar shume vjet prej ndarjes se tij nga jeta, kur e kujtoj ate njeri, bej habi, ai trup i zakonshem njeriu, ku e fshihte gjithe ate energji? Ne shtat ishte i gjate rreth 180 cm, i thate, por i thante, i veshur thjesht, me rroba cohe, te zeza e me qylahun e bardhe ne koke. Nuk i pelqente veshjet prej shajaku. Xhako Rremja kishte nje fytyre te rrepte ne dukje por Ai njeri kishte shpirt te ndjeshem. Dy sy te medhenj e te zgjuar, boje gri dhe dyshues, qe flisnin, e hijeshonin ate fytyre burri. Fytyra e tij ishte e “ hequr”; Ai mbante mustaqe te gjata, boje gruri gjithnje te rregulluara, me dore. Ne trupin e tij tere muskuj, mund te vecoje shkathtesine e jashtzakonshme. Kush e di cfare truri ka mbajtur Brenda ajo koke? Do te me jepni te drejte, kur t’ju deftoj disa vlera te atij njeriu, i cili, me tiparet e tij te vecanta u be mik i te gjithe kalivacasve dhe me tej.
Ne, te parriturit e asaj kohe, per ta respektuar figuren e tij te pelqyeshme, I drejtoheshim me novken: “ Xhako Rremja” e kjo ishte e mirepranuar eshe prej tij. Ai fliste shume por cdo fjale e tij zinte vend e mbahej mend. Ishte mjaft e veshtire ta zije ne fjale, ate burre. Muharrem Kamberi ishte hazerxhevap. Ai ishte i afte te polemizonte me kedo e per Çdo Çeshtje dhe gjithnje e kishte nje pergjigje te gatshme. Shtepia e tij ishte ne trojet e Kamber Asllanit, babait te tij, thuajse ne qender te mehalles Ahmetaj. Prane kishte shtepine e Xhevit Malkos dhe te dy djemve te Resmi Nelos dhe ate te Musa Mehmet Nelaj. Muri i bahces se tij, me shege te embla, i cili ishte ne forme trekendeshi, me baze nga shtepia e Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj), dhe nga siper me nje shteg (udhe e ngushte dhe e shkurter) i cili te conte tek dera e katoit ku mbylleshiun gjedhet e familjes ( dy qe parmende dhe nje lope, te cilen e therrisnin Sorrile). Xhako Rremja, mbareshtonte nje tufe te vogel dhensh, sa per lesh e per ndonje mish. Kafsha e preferuar e tij ishte nje pele, murra, teper e shkathet, pa tule, e thate, si kaloresi, por shume e bindur. Muharremin, per tiparet e vecanta qe kish, e therrisnin per kryekrushk, edhe kur Ai nuk ishte ne lidhje miqesore me te zotin e dasmes, apo kur nuk ishte i parashikuar ne radhet e krushqve. Statusin e kryekrushkut, Ai e kishte fituar me merite, dhe si te thuash, i ishte imponuar komunitetit.
Ishte aftesia e Muharremit per tu pershtatur shpejt ndaj nje situate te krijuar dhe pergjigja dinjitoze e tij duke replikuar me kundershtarin, ballazi e pa u menduar qe e benin ate njeri te preferuar ne komunitet. Reflekset e tij ishin te mahnitshme. Reagimi i menjehershem i tij, ishte ndoshta tipari qe bente diferencen. Prandaj Muharrem Kamberi ishte i preferuar dhe konsiderohej “ i prere” per kryekrushk. Ai qendronte bukur mbi pelen e tij te shkathet, mund te bente dhe qitje nga pozicioni mbi kafshe; ulej kembekryq, ne shtepine e nuses, me ore te tera; kendonte bukur; bente muhabet te kendshem; njihte mire zakonet, traditat, mentalitetet dhe pershtatej shpejt me situaren. Xhako Rremja pinte raki “ me opinge” dhe e mbante shume rakine. Ne fshat e ne treve, rralle gjendej burre qeta mposhtete ate, me raki. Fliste me ze te larte dhe, kur kendonte, sokellinte.
Muharrem Kamberi , nuk kishte vella. Nena e tij, Fatija, nje grua me trup te imet por me zemer te madhe, ishte nga Beqirajt, hallo e Qamil dhe Shamet Sulos, kurse motra Halime, ishte e martruar me Seit Durken, nga Hasanimerajt. Xhako Rremja, kishte dhe nje moter tjeter, te cilen e quanin Fize dhe ishte e marrtuar ne Shkoze, me Jonuz Demon; nje burre fisnik dhe esnaf. Bashkeshortja e Muharremit, quhej Tajane. Ajo ishte e bija e fisnikut trim Zagoll Saliko Xhaferaj dhe e Metos, nga Mecajt. Ne cift me Tajanen, ai solli ne jete: Ramadanin; Nasibene; Kamberin; Hydajetin; Engjellushen; Deron; Henon dhe Asllanin. Prej tyre; Hydajeti i ngjau te atit nga mendja dhe nga shkathtesia e gjykimit; Asllani i ka fshire fizikun dhe zgjuarsine; Derua, nisi, me zell rrugen e dijes por nuk e pati jeten te gjate; Ai, u nda nga jeta, ne nje rrugetim fatkeq me makine, per te dhene provimet vjetore ne Shkollen Pedagogjike te Gjirokastres. Edhe pse cifti pati mjaft femije te tjere, ndarja nga jeta e Deros i helmoi te gjithe ata qe e njohen, jo vetem prinderit e tij.
Trojet dhe yrtrat, Muharrem Kamberi I kishte rreth shtepise, por beri te vetat dhe ato te kusheririt te tij- Ziflo Dinos, pinjollet e te cilit u shperngulen heret, ( pas Luftes se Dyte Boterore) nga fshati e u vendosen ne Durres. Njeri nga pinjollet e kaso Ziflos, Latifi, ka qene punonjes i organeve te Puneve te Brendshme ne rrethin e Durresit.
Vete Muharremi, ka patur nje femijeri dhe rini te veshtire. Puna e hyzmeqarit ne dyert e te kamurve, ne rrethe te ndryshem te vendit e shkathtesoi shume dhe e futi ne udhen e karvanarit qe transportonte, me kafshe dhe tregtonte drithe, i cili gjendej me veshtiresi, ne ate kohe dhe transportimi lypte shume sakrifica. Zotesia e tij e rralle dhe shpirti i sakrifices, beri te mbahej ne kembe ekonomia e familjes dhe u rriten nje tufe femije, njeri pas tjetrit. Mirepo nje pjese te te ardhurave qe siguronte me shume mund xhako Rremja, e shperdoronte bashkeshortja e tij, Tajanja, e cila, vertet qe kishte perftuar mjaft nga shkathtesia e te shoqit, por ishte, sic thone rendom : “doreshpuar”.
Shoqe te ngushte ajo kishte Zonjen e Madhe te Binajve, me te cilen ishte e se njejtes moshe dhe, te dyja kishin ardhur nuse, ne te njejten kohe, ne Ahmetaj. Ne gjitoni, Tajanja ishte shume bujare, kurse tjetra, ishte me doreshtrenguar. Idhull i Tajanes, si I tere grave te mehalles Ahmetaj, ishte Hysnija e Musa Mehmetit, se ciles Ajo ia degjonte shume fjalen.
Ne nje rast, Tajanja e Muharrem Kamberit, me ka shpetuar jeten, tek Burimi I Madh, ne Donije. Isha rreth 3 vjec dhe kishja shkuar pas nenes , ne burim , per te mbushur uje te ftohte. Sa ti vinte radha Nenes, u largova disa metra , ne Perendim te burimit, atje ku thellesia e lumit ishte me e madhe dhe po kacavirresha mbi nje pllake guri te pjerret, e cila perfundonte ne lume. Kur duart takuan me ujin dhe trupi po rreshkiste drejt siperfaqes te lumit, Tajanja e shkathet, me pa, uleriti dhe erdhi, me vrap, me zuri per kembe e me terhoqi, lart. Ne nje rast tjeter, kur Drejtoria e Konviktit te Tepelenes, ku isha konviktor, ne vitin 1954, kerkonte firmen e njerit prind, Ajo grua e zgjuar, u paraqit si nena ime dhe firmosi per te. Qe atehere thoja se kam tri nena: Nenen biologjike; Zonjen e Vogel te Binajve, tek e cila kasha pire sise dhe Nene Tajanen qe u be garante, me firmosjen e atij dokumenti me vlere.
Arat e Muharrem Kamberit ishin: ne Trapin e Çesmes; ne Mocalet e Dere dhe ne Llageme ( Ferra). Shtepine ne Ahmetaj, e kishte me dy kate, te ndertuar me mure guri, te shtruar me dysheme dhoge, pa tavan. Çatia e shtepise ishte e mbuluar me pllaka guri gelqeror, te renda; dritaret veshtronin nga Perendimi dhe ishin tip frengji. Dy qete e parmendes, lopa sorrile dhe pela gri, perbenin kapitalin gje e gjalle te Muharrem Kamberit. Ai mbante disa krere dhen, sa per te marre leshin prej tyre dhe per te ngrene ndonje “ mish”. Shtepine dhe gjene e gjalle te asaj familje i ruante nje bushter mjaft e eger, te cilen e therrisnin Murre. Prane baneses ktyesore, te familjes ishte dhe nje shtepi tjeter, te cilen e kishin emertuar: “ Shtepia e Sheros”. Historia e emertimit te kesaj shtepie I perket nje periudhe me te lashte. Ne katin e pare te saj, ne katua, sidomos, ne dimer, banonin dhe punonin “ sopiqare” (ustallare), nga Maleshova dhe nga Zagoria, te cilet kallaisnin ene bakri.
Pervec sa u thane, Muharrem Kamberi ishte duararte. Atij burri I zinte dora shume pune. Ai ishte njeri nga bashkefshataret tane, mjeshter per punimin e parmendave dhe kompletit te zgjedhave, lesave ( branave ) etj. Ai ishte dhe vreshtar e pemetar i mire. Ne vecanti, shquhej per krasitjen dhe shartimin e vreshtave he te pemeve frutore si: Fiqte, sheget, ftonjte dhe ulliri te cilet ishin pemet me te preferuara te tij. Ne avlline e xhako Rremes qendronte i mbeshtetur, pas murit, nje govate (koresh), prej druri, te cilin e kishte punuar vete, me sqepar dhe e perdorte per shtypjen e ullinjve dhe per nxjerrjen e vajit. Kete mjet pune, e shfrytezonte familja tij , e merrnin dhe gjitonet perqark shtepise te tij. Ai ishte koreshi I mehalles.
Muharrem Kamber Deraj, la pas nje tufe me pasardhes te denje dhe nje emer te mire. Tiparet e tij karakteristike dhe me vlere, ia vlen te njihen, jo vetem si histori. Ai ishte nje kalivacas tipik, te cilin, sic thone ne fshatin tone; “ Sido qe ta hedhesh, bie ne kembe”.
- Musa Mehmet Nelaj. Njeri nga burrat me te mencur, me trima e me me autoritet, ne fis, ne mehalle e me gjere. Familja e tij, pa me te voglen medyshje, ka qene dhe mbetet njera nga familjet me kontribute te vecante e me vlere, ne historine moderne te Kalivacit te Tepelenes. Xha Musai, i ndodhur ne emigracion ekonomik, ne Anadol te Turqise, ku kryente punen e rende te cobanit me dhen, si gjithe bashkefshataret e tij kishte vajtur atje, per te fituar nje grusht me para, qe ti investonte ne Kalivac. Ne moshen e rinise, atje, ne Anadolin e huaj, Ai, u njoh e u martua me Hysnijen, e cila, gjithashtu kishte emigruar e banonte atje, se bashku me familjen dhe ishte me origjine nga Kolonja e Gjirokastres, me mbiemrin Hoxhaj. Musa Mehmeti u kthye ne Kalivac, i martuar, se beshku me gruan dhe me nje vajze ( Mushon ) e cila sapo kishte mbushur moshen 2 vjece. Koha kur erdhi ne Shqiperi xha Musai koincidoi me shpalljen e pavaresise dhe Ai u be pjese aktive e asaj plejade. Ne periudhen mes dy Luftrave Boterore, Musa Mehmeti u angazhua me punet e familjes se tij: me arat, trojet, me banesen, me bagetine dhe me konsolidimin e familjes se re. Duhet thene se ne punet e bujqesise e te blegtorise, Musai nuk ishte aq i prere; Ai e kishte mendjen tek dyfeku mbasi ishte dhe nje snajper i mire. Te moshuarit deftojne se Musa Mehmeti kishte sy pushke dhe , ne Anadol ishte stervitur per te qelluar ne koke, me saktesi; me armet e asaj kohe. Atdhetaria ishte motivi kryesor qe e beri djalin e Mehmet Salihut e te Inxhise, te merrte udhen e te vinte nga Anadoli ku ishte stabilizuar, ne Kalivacin e varfer te atyre viteve. Ne Luften Nacionalclirimtare, familja dhe fisi i Musa Mehmetit mbajten barre te rende mbi vete. Xha Musai dhe nene Hysnija i dhane Luftes Clirimtare, deshmore, djalin e pare te familjes- Sami Musa Nelaj kurse fisi i Nelajve, i dha kesaj lufte dhe nje tjeter deshmor; Muharrem Hasan Nelaj, si dhe nje invalid ( Qamil Pasho Nelaj).
Musa Mehmeti erdhi ne jete nga dy prinder kalivacas autoktone. Inxhija dhe Mehmeti linden shume femije, sic ishin: Musai, Shaqua, Pashua dhe Asimi, te seksit mashkull dhe Melatja dhe Sadua, te seksit femer. Dega e Mehmetajve e fisit Nelaj, ishte me e fuqishmja, nga ana ekonomike, me e shtuara si numer e me me ndikim me te fuqishem, ne mehalle e ne fshat. Trojet e kesaj dege shtriheshin nga fundi i mehalles ( nga udha kryesore qe vjen nga Muri i Hasanet, kalon Perroin e Veldonit dhe shkon ne Qafen e Derrases. Ne lartesi, ajo kufizon me udhen paralele, ne mes te mehalles, nen shtepite e caqajve. Fakti qe xha Musai e ka ndertuar shtepine, i future, midis trojeve te Derajve dhe atyre te Binajve, defton per fuqi ekonomike te Mehmetajve, jo per dobesi te tyre.
Arat e xha Musait, ishin te grupuara, ne dy vende: Tokat e bukes, ato me pjlloret e me me peshe ishin ne Margellic; ne kufi me arat e Çorrushit dhe ne Gryka. Ne kete te fundit, familja e Musa Mehmetit nuk merrte aq bereqet sa e shfrytezonte per kullote dhe per ullishte. Ne inventarin e gjese te gjalle te Musa Mehmetit, benin pjese: nje pende qe parmende me Arapin , qe ishte kau me i forte i mehalles dhe Kuqalin trupmadh por i urte; nje kale i kuq, i urte dhe rreth 20 krere dhen.
E mbaj mend xha Musane si tani. Ai perfaqesonte nje burre te shkurter, me veshje shajaku e me qylah te bardhe me maje, ne koke, mbante mustaqe te medha, te zbardhura, tek capitej, I kerrusur, me hap te shkurter e te lehte, me kalin per dore e me dhente perpara, sidomos kur kthehej nga Margellici, ku punonte ne ugar, gjithe diten. Dy qete e parmendes te Xha Musait, Arapi dhe Kuqali, ishin te harmonizuar ne zgjedhe e nuk i benin hile njeri-tjetrit. Kuqali ishte trupmadh, kurse Arapi kishte trup te ngjeshur dhe ishte mjaft i forte. Ai dilte i pari ne “ garat” e borrocitjes mes qeve, sikurse dhe Sorrani i xha Sherifit dhe Arapi i Ahmet Selfos.
Shtepia e xha Musait ishte thuajse ngjitur me shtepine e Xhevit Malkos. Ato i ndante avllija e Musa Mehmetit dhe nje bahce e ngushte e tij, ne te cilen ishte nje ulli dhe nje men. Shtepia ishte njekateshe, e ngritur me gure te bardhe dhe e lidhur me llac gelqere e me breza druri. Ajo perbehej nga dy dhoma. Çatia ishte e mbuluar me pllaka guri gelqeror, te rende. Pozicioni i shtepise ishte Jug-Veri. Oborri i madh, me teper I gjate se I gjere, vende-vende ishte i shtruar me pllaka guri gelqeror. Siperfaqja e pa shtruar me pllaka guri , ishte e mbuluar me bar. Ne fund te avllise, ne faqen Perendimore te saj, pertej siperfaqes te avllise, ishte nje gardh teli me gjemba, i cili ndante avlline e xha Musait nga arishta e Muharrem Kamberit. Porta e avllise ( shtegu), ishte me tel te thurur dhe vazhdonte me nje rrugice tere gure, e cila kalonte ne rreze te shtepise te XHevit Malkos, zbriste tek muri I bahces te shegeve te Muharrem Kamberit dhe gjarperonte neper mehalle. Shtepia e Musa Mehmetit ishte perdhese dhe perbehej nga dy dhoma. Ne dhomen qe shtrihej ne Veri, e cila kishte ne vater sacin, kembjet dhe buharine me cengel, ku vareshin kusia, jamakja etj., e cila perdorej per te “mbledhur” familjaret apo, sic quhej rendom, ishte shtepi pune. Ne dhomen tjeter priteshin miqte dhe ajo ishte e shtruar vazhdimisht, me rroba te leshta e me shilte. Mbi vater, ne buharine e dhomes qendronte e varur nje paticke e prodhimit Italian te cilen e kishte perdorur ne Luften Nacionalclirimtare, djali i madh i xha Musait, Samiu, I cili ra deshmor i kesaj lufte partizane, ne betejen e Drashovices, ne shtator te vitit 1943. Çdo dhome kishte 2 dritare, te orientuara nga Perendimi, tip frengjie, te cilat ishin te siguruara me hekura dhe mbylleshin me kapake druri. Ne faqen Lindore te murit ted homes te “miqve”, ishte nje dollap, ku mbaheshin rrobat e zbukurimit. Ajo ishte tip musendre. Ne muret e kesaj dhome, per zbukurim ishin varur 2-3 sixhade te vogla, pellushi, me figura te ndryshme kafshesh. Ato i kishte prure Musai, nga Anadoli.
Shtepia e Musa Mehmetit, ne Ahmetaj ishte me e preferuara dhe frekuentohej shpesh, per dreka e per darka dhe per te kaluar naten, nga pushtetare e partiake te zones, te rrethit e te tjere te ardhur nga metropoli. Ajo kishte lidhje te ngushta me familje te tjera, nga me te preferuarat e kohes, te lidhura me pushtetin dhe kishte rol paresor ne kalivac. Xha Musai dhe Ninija ( Hysnija) ishin dy njerez me peshe, te mencur e te zote dhe trima. Familja e tyre mbante statusin e kohes, “ familje deshmori”. Çifti i lidhur e i ardhur nga Turqia, pervec Mushos, e cila ishte femija i pare, solli ne jete: Velidene; Samine dhe Mehmetin. Mushua u martua me bashkefshatarin Refat Mahmut Bilaj, nga Hasanimerajt, i cili ishte me tipare burrerore e luftarake, si familja ku u be dhenderr. Velideja u martua ne Shkoze, por, edhe pse e donte shume bashkeshortin dhe me te lindi nje djale, Remzine ( ndjese paste), bashkeshorti i saj- Veledin i u nda nga jeta fare i ri dhe Velideja adoleshente, te ciles i thonim Dede, “ doli” nga shtepia e burrit, erdhi, se bashku me Remzine, tek prinderit e me pas u rimartua ne Krahes, me Qani Bektash Shabanaj, me te cilin baboi e banon, ne Korce, ku lindi e rriti nje vater me femije. Remziu u rrit e u veselit ne Kalivac, ne familjen e Musa Mehmetit dhe u martua, me nje vzajze nga Mecajt; jetoi ne Fier, derisa u nda nga jeta, aksidentalisht ( nga nje atak kardiak), ne shkurt te vitit 2018.
Djali i madh i Musa Mehmetit- Samiu, mbaroi shkollen per infermjer, ne Sarande ku banonte ne konviktin e vellait te Nene Hysnijes. Ai perqafoi idete antifashiste te kohes dhe u rrjeshtua partizan. Fillimisht, Samiu bente pjese ne njesitet guerile te qytetit te Vlores, kur ra ne sy te fashisteve, doli partisan e u rrjeshtua ne Çeten Plake te Vlores, pastaj ne formacionet partizane te Br. 5 sulmuese. Ai, duke shfrytezuar statusin e infermierit, me nje Çante sanitare, ne krah, hynte e dilte shpesh, ne qytetin e Vlores, me mision luftarak. Para se te dilte partisan, Samiu ishte i fejuar, me nje vajze nga fshati Amanikaj. U vra ne Luften e Drashovices, ne muajin shtator te vitit 1943 dhe u shpall deshmor i Atdheut. Ninija, si nene deshmori dhe grua e zonja, gjate luftes clirimtare ishte “komandante” e grave te fisit e te mehalles. Ajo organizonte, drejtonte dhe mbronte, me trimeri e iniciative, jeten dhe nderin e grave te mehalles Ahmetaj. Shtepia e Musa Mehmetit, gjate Luftes se Dyte Boterore, priste, percillte, furnizonte dhe u sherbente partizaneve kurse, pas clirimit u be strehe, per partiaket dhe pushtetaret komuniste. Hysnija ishte anetare e kryesise te grave te rrethit te Tepelenes dhe ne Kongresin e Permetit, me 24 maj te vitit 1944, ishte delegate e tij.
Djali i dyte i xha Musait- Mehmeti, u rrit kanakar e me pekule. Jo vetem se mbeti djale i vetem i familjes por dhe kishte statusin e vellait te deshmorit. Pas perfundimit te shkolles fillore te fshatit, Ai, me zgjuarsi e shkathtesi, punoi ne Tirane, ne institucione qendrore, perfundoi shkollen e Ministrise te Puneve te Brendshme, punoi oficer i kesaj ministrie ne Tirane, dhe, kur ne Kalivac u formua kooperativa Bujqesore, ne vitin 1956, me urdher te drejtperdrejte te kryeministrit Mehmet Shehu, u caktua kryetar i kesaj kooperative. Kalivacasit e kane njohur ate burre si mjeri nga njerezit me te zgjuar, me trima, me te shkathet e te perkushtuar, njeri me vision te qarte dhe si nje organizator e drejtues competent e nga me te miret qe ka njohur fshati. Mehmet Musai u martua ne vitin 1948, me Minajeten, te bijen e Razijes e te Feimit, nga Sevasteri, me te cilen lindi shume femije. Per kohen qe behet fjale, Ata kishin sjelle ne jete: Samine; Lavdoshin dhe Sulon; me pas, cifti solli ne jete disa femije te tjere; mes tyre: Musane; Reizin; Xhikon; Inxhine dhe Nasten.
Ne avlline e xha Musait, ne fund te saj ishte nje ulli i madh, me disa Çatalla, i varietetit kaniniot. Ne hijen e asaj peme, ne ditet e nxehta te veres, njerezit uleshin e kalonin vapen, mbi disa trungje. Gjeja e gjalle e familjes strehohej ne nje kasolle, te gjate, me mur guri e me shtrirje: Perendim – Lindje, e cila sherbente dhe si depo ku rezervohej kashta dhe bari. Prapa shtepise perdhese te xha Musait, ne shpine te baneses, jo me larg se 4-5m, ishin varret e fisit Deraj. Muharrem Kamberi, ishte dashamires e tolerant por ne Çeshtjen e ruajtjes te varreve te te pareve te deges se fisit, ishte fanatic e i rrepte. Ai e kishte rrethuar “ vendin e shenjte” me nje gardh te suigurt, me tel me gjemba. Vndi ku ndodhej varreza, ishte e pyllezuar, kryesisht me drure lofate. Hashrat qe ishin perdorur per varrimin e te ndjereve, sic duket kishin leshuar lastare e ishin rritur, gradualisht.
Ne jeten e plakut Musa Mehmeti, kane ngjare , prapesi nga me te ndryshmet, te cilat kane perthirhur mencurine dhe trimerine e tij. Me ne ze, kane qene ato qe kerkonin mencuri e burreri, per te dale nga situate e veshtire. Ne nje rast, ne fund te viteve ’50 te shekullit te shkuar, dy djem te rinj, nga fisi i Nelajve, u implikuan ne nje veper te kundraligjeshme. Nje nuse, nga Smokthina, mbahej e ngujuar, ne shtepine e M. Salihut. Pa izen (aprovimin ) e xha Musait, nuk behej asnje veprim ne fis e ne mehalle. Çiftin e ngujuar, e ruante nje roja i armatosur, i cili ishte nen urdhrat e xha Musait. Erdhen dy oficere policie, te derguar nga Dega e Puneve te Brendshme te rrethit te Vlores, per te prangosur dy djemte qe kishin shkelur ligjen. Oficeret, kishin informacion te sakte dhe shkuan drejt e ne shtepine ku mbahej e ngujuar nusja e re. Roja nuk i lejoi, dhe i drejtoi tek xha Musai. Ai i mirepriti te ardhurit me mision, i qerasi, sipas tradites dhe i pyeti, per qellimin e ardhjes dhe nga e kishin marre urdhrin e arrestimit te dy te rinjve nga fisi Nelaj. Oficeret, me ciltersi i deftuan plakut te verteten. Ua- tha oplaku; po ju e dini qe Kalivaci eshte ne rrethin e Tepelenes dhe duhet te shkoni ne Degen e Puneve te Brendshme te ketij rrethi, te paraqitni urdherarrestin dhe te vijne oficeret e kesaj dege per ta zbatuar ate? Ashtu bene dy oficeret, te cilet mesuan se plaku Musa Mehmeti nuk e gezonte kot statusin e te parit te fisit. Ai i njihte mire ligjet dhe vepronte konform tyre.
Ne ata vite, u perhap tek njerezit psikoza e pranise te nje lugati, ne mehalle. Ishte vere dhe grate e Binajve, gjenin “mbrojtje” ne shtepine e Xha Musait; tek Nene Hysnija- burrereshe e cila matej me burrat ne raki dhe e pinte duhanin me Çibuk. Ne vapen e gushtit, grate e fisit flinin ne avlline e Xha Musait, njera perbri tjetres, por kishin frike nga lugati. Xha Musai, kur erresohej, vinte nga Margellici, ku kishte punuar gjithe ate dite, mbi kalin kuqo dhe flinte ne mes te avllise, per t’u dhene kurajo grave te nenfisit. Shtepine dhe gjene e gjalle te Musa Mehmetit i ruante nje goxha qen stani, i zi, i eger, me emrin Marko. Ai njihte vetem te zotin e te zonjen e shtepise dhe qendronte vazhdimisht i lidhur, tek dera e kasolles. Me donte shume xha Musai dhe une e doja dhe e respektoja gjithashtu. Duke me perkedhelur, kur po mbaroja shkollen fillore te fshatit, ne vetmi, me tha: “ O djale i Xhevitit ! Ti meson ne shkolle dhe ke deshire te vazhdosh shkollen. Po dolle ti, nga Binajt; dollE; po nuk dolle ti, nuk del njeri”! Ne nje rast tjeter, kur vinte nga Margellici e ishte mjaft i lodhur, i dola perpara shtegut tone e i mora kalin per kapistre. “ Ah, mor bir, me tha; vij nga Margellici, rehat, se udha edhte e shulme ( e drejtee fushore); kjo Brinja e Qendret ma merr frymen! Sikur te mos ishte Brinja e Qendret! Si une, Babai im e donte, e respektonte dhe e degjonte shume. Dhe kjo ishte jo vetem tek im ate; tek Xha Musai, vinin per konsulte, thuajse te gjithe burrat e fisit e te mehalles. Nga nje familje qe ishte ne vitin 1950, sot, ne radhet e pinjolleve te kesaj familje numerohen 5 Çerdhe, vetem ne linjen mashkullore dhe te gjithe ngjajne nga rrenja.
- Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj). Edhe pse nuk ishte autokton kalivacas, por i ardhur nga Toci i Tepelenes, Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj) dhe vellai i tij Demiri, kane dhene kontribute me vlere ne mehallen Ahmetaj dhe ne fshatin e Kalivacit. E thene me pak fjale, roli i dy vellezerve per perparimin e fshatit dhe per begatine e tij, ka qene teper i ndjeshem dhe I domosdoshem. Rralle mund te gjesh njeri si Xha Sherifi qe e vuri pasurine me pune rropatese e me zotesine e tij. Pa llogaritur kontributin e vellait te tij, Demirit, per arsimimin e bashkefshatareve. Sado te remojme ne arkivat e vendeve te ndryshem, zor se do te gjejme nje te dyte si Demir Rrapua qe te kete qene anetar i shoqates “ Vatra” te Bostonit dhe qe, kur u kthye nga kurbeti, ne vend te dhuratave per te tijet, i solli baulet plot me libra e me revista ne gjuhen shqipe.
Vellezerit Sherif e Demir Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj), erdhen nga Toci, ne trojet e dajos se tyre, ne Ahmetaj, i cili quhej Bektash Sako kurse gruaja e tij quhej Dylbe. Çifti nuk lindi femije dhe per te mos ta lene truallin dhe mallin e gjene te shkrete, “ adaptuan” dy niperit e mesiperm. Xha sherifin e kam njohur nga afer dhe e kujtoj, me ate shtat te shkurter por te ngjeshur; me veshje shajaku te zi e me qylah te bardhe me maje, ne fund, topolak, me koke te madhe, me mustaqe te medha boje gruri, me nje ze kumbues e melodioz. Ai qendronte rralle ne shtepi; me teper gjendej ne stan, tek dhente dhe ne kasollet e ndertuara prane tokave pjellore, ne Llageme. Historia e kesaj familje eshte jo vetem e vecante e interesante por dhe nje vlere me vete per mehallen Ahmetaj.
Sherifi ishte i biri i Rrapo Laze Mucoimaj dhe i Gjylo Sako Ormeni ( Mucoimaj), moter e Bektash Sakos, e lindur rreth vitit 1842, e ndare nga jeta ne vitin 1944, ne moshen 102 vjece, ne Ahmetaj. Çifti: Rrapo e Gjylo Mucoimaj sollen ne jete 4 femije: Sheron; Sherifin; Havakon dhe Demirin. Ne fund te shekullit te nentembedhjete; Gjylua, pas vdekjes te te shoqit, mori kater femijet dhe u vendos ne Kalivac, ne trojet e vellait te saj – Bektash Sakos, i cili, ne Ahmetaj mbante mbiemrin Ormeni. Bektashi ishte i martuar me Dylben, nje grua zonje, e gjate, shume punetore dhe fisnike, e lindur ne deren e Seit Manes nga dy prinder autoktone; nga Seit Manja dhe nga bashkeshortja e tij – Selvia. Ne familjen ku erdhi Selvija nuse, burrat e shtepise emigruan, ne kurbet, si me poshte:
- Bektash Sakua qendroi 18 vjet, ne Turqi;
- Sherif Rrapua, punoi 6 vjet, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ( Boston);
- Demir Rrapua, punoi e jetoi 16 vjet, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ( Boston) dhe ishte anetar I shoqates shqiptare “ Vatra” te ketij qyteti.
Te dy vellezerit punonin ne te njejten fabrike tekstili; Sherifi, punetor ngarkim –shkarkimi, kurse Demiri ishte magazinier. Demiri ishte i shkolluar, nje burre i zgjuar dhe me kujtese fenomenale. Ai, ne Boston vijonte kurse per mesimin e gjuheve te huaja dhe dallohej nga shqiptaret e tjere per nga intelekti e vendosmeria per te nxene. Sic kujton nje emigrant ne ShBA, ne te njejten kohe me dy vellezerit Mucoimaj, Bajram Caush Aliaj, nga fshati Kropisht i rrethit te Vlores, ne vitin 1921, kur u kthye ne Kalivac, Demiri, solli libra e revista te ndryshme ne gjuhen shqipe dhe celi nje kurs per mesimin e gjuhes, me bashkefshatare kalivacas. Ne njerin nga kurset moren pjese:
- Xhemal Haxhi Nelaj;
- Banush Xhezo Haderaj;
- Kalo Qazo Ramaj;
- Mane Tafil Zenelaj;
- Muharrem Hasan Nelaj;
- Kalo Guce Dulaj;
- Tefik Mehdin Sulaj;
- Sulo Beqir Sulaj;
- Qamil Sulo Malaj;
- Muharrem Sheme Agaj;
- Breshan Fejzo Bejomalaj ( Nelaj);
- Sulo Barjam Hysaj;
- Sado Fazlli Agaj;
- Hysnije Reiz Nelaj.
Selvia, nena e Bektash Sakos, kur iken burrat ne kurbet, mblodhi dergesat e tyre, i mblojti dhe me to, bleu truall, nga Nelo Binua dhe nga Avizeja e Bilbil Bolos. Me copat e trojeve qe bleu, ajo zgjeroi trojet egzistuese te familjes, ne kufijte ku eshte sot Avduli i Qemal Sherifit. Ajo, duke qene nikoqire e mire, me parate qe i derguan te merguarit, bleu dhe toka are, mall e gje, me te cilat u mor Sherifi, pas kthimit nga emigracioni, ne vitin 1921.
Sherifi ishte shume i fuqishem e punetor me seder. Ai menaxhonte me competence: tokat, prodhimet bujqesore, tufen e madhe te dhenve dhe prodhimet e tyre. Pasurine, xha Sherifi, e vuri, sic thone ne Kalivac, me thonj e me dhembe. Ai u martua me Fatimene, te bijen e Dervish Abaz Vrenozit, nga fshati Kashisht i rrethit te Tepelenes. Me Fatimene ne cift, Ai solli ne jete 5 femije. Qemali ishte i pari dhe me i madhi i djemve te xha Sherifit. Pas tij, u linden, njeri pas tjetrit: Tekiu; Ferriku; Barjami dhe Hekurani.
Demir Rrapua, mbasi u kthye nga Bostoni, u martua me Merjemen, te bijen e Zenel Memallaj, nga fshati Vasjar i rrethit te Tepelenes. Nga martesa e tij me Merjemen erdhi ne jete vetem nje djale, Muhameti, ne vitin 1927. Ai ishte nje; po nje ama! Duke hapur nje pus per te nxjerre uje te pijshem, ne vendin e quajtur Luadhe, ne muajin mars te vitit 1926, Demiri nderroi jete, ne keto rrethana: Germimi i posit shkoi deri ne kuoten 25 m dhe prej tij doli uje mjaft I ftohte e I bollshem. Per te disiplinuar rrjedhjen, Demiri vajti ne Vlore, per te blere tubo e cimento por udhes u semur keq. Ate e prune ne Kalivac, te semure rende, vellezerit Shaqo e Medin Muka, nga Shkoza, te cilet ishin niper ne Sakaj. Demiri u nda nga jetame 5 maj te vitit 1928, ne shtepine e tij , ne Ahmetaj. Ai la pas nje djale, Muhametin, I cili, vertet u rrit jetim, por u be njeri nga djemte me te devotshem e me figure mjaft te paster; ne Kalivac e me gjere.
Ne vitin 1950, shtepia e xha Sherifit, ne Ahmetaj, e ndodhur midis tri udheve kryesore te mehalles, perbehej nga dy oda e nje perdhese. Oda e “ vjeter,” me dy dritare tip frengjie te orientuara nga Perendimi, ishte njedhomeshe, e shtruar me dysheme dhoge e me tavan. Ne fund te odes ishte nje nusender, ku vendoseshin jataket per fjetje, shtrojet dhe mbulesat. Ngjitja ne ode behej nepermjet shkalleve te gurta. Ne fund te shkalleve ishte nje sheshpushim, nga ku hyej ne oden e re, e cila i ra ne pjese Qemalit. Te dyja odat ishin te pershtatshme per banim dhe shfrytezoheshin nga pushtetaret, pas clirimit, per te ngrene e per te pire dhe per te fjetur, si vende te sigurt. Avllia e madhe, e shtruar me pllaka guri, e rrethuar nga nje mur i larte, fuste Brenda dhe perdhesen, e cila sherbente, per te mbledhur femijet dhe per gatim. Ne hyrje te kompleksit te shtepive te Sherif Rrapos, ne anen Jugore te tyre, drejtperdrejt me dalje ne udhen zbritese te mehalles, ishte nje porte e madhe, me dy kanata dhoge te trashe, me cati siper dhe me dy sofate guri, ne hyrje te saj. Dy kollona prej guri dhe nje hark i gdhendur me mjeshteri, harkonte gjithe porten. Kafshet e punes dhe zaireja, mbaheshin ne nje kasolle, me pozicion Jug- Veri, anes udhes qe zbriste tek pusi pa uje i xha Isufit. Prane kasolles ishin disa rrenje shege te embla.
Ne inventarin pasuror te familjes bujqesore te Sherif Rrapos, ishin nje tufe me dhen rreth 100 krere; dy qe parmende, nje pele e nje mushke dhe plot pula, shqirake e deti, per te cilat kujdesej nikoqirja Dylbe. Qete e xha Sherifit, Sorrani dhe Kuqali ishin trupmedhenj e te fuqishem. Sorrani llogaritej nder qete me te forte te mehalles e te fshatit. Arat e xha Sherifit, ne Llageme, ne Luadhe e gjetke ishin te begata. Me punet e bujqesise merrej djali i madh i shtepise- Qemali. Vete plaku i shtepise, Sherif Rrapua, ishte blegtor esnaf e i menaxhonte dhente me competence e mjeshterisht. Dy qen te forte stani; Lupi dhe Pikoja, ishin ne roja te shtepise e te katandise.
Dy djem te Sherif Rrapos: Tekiu dhe Ferriku dolen partizane. Ne lufte Tekiu u njoh dhe u martua me Nasibene, te bijen e Ahmet Fejzos , nga Hysodosajt, e cila ishte fisnike, si aid he partizane. Ne cift me Nasibene linden: Beharja; Ditua; Agimi; Petriti dhe Fatua. Te gjithe u bene pasardhes te denje ted y prinderve te vecante. Ata u rriten te edukuar e te arsimuar, me sjellje dinjitoze e me respekt ne komunitetin ku jetojne. Tekiu, njeri nga themeluesit dhe organizatoret e luftes antifshiste, pas clirimit te vendit, mbasi shetiti qytet me qytet ( si officer I Ushtrise Popullore), u vendos ne Vlore ku dhe u nda nga jeta, si pensionist i ardhur nga radhet e oficereve madhore. Tekiu mbeti , deri ne vdekje, besnik I idealeve per te cilat ai luftoi , me arme ne dore dhe shkriu jeten. Qemali u martua me Hatemen, te bijen e Musa Brahush Bilaj, nga Hasanimerajt, me te cilen solli ne jete: Enverin; Luton; Gjylon; Serveten dhe Abdylin, te cilet u bene te zote te vetes dhe njerez te dobishem per familjen dhe per komunitetin. Ferriku, ne cift me Rabushen, pas jetes se malit ne radhet e partizaneve, u be officer kufiri, i shetiti postat e kufirit, me radhe, dhe, kur doli ne pension, me kerkesen e tij, u vendos, me familje ne qytetin e Policanit, ku dhe u nda nga jeta.
Familja e Sherif Rrapos, eshte model i familjeve jo kalivacase te cilat u integruan bukur ne jeten e vendasve dhe kane kontribuar e kontribuojne per perparimin e fshatit tone te perbashket. Arsimimi, lufta clirimtare, pasurimi me pune te ndershme e me djersen e ballit, sjellja per tu patur zili, bujaria e shpirtit dhe marredheniet miqesore me familjet prane, jane disa nga vlerat e familjes te Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj) te cilat mbeten piketa te shendosha qe deshmojne per miresine kalivacase.
- Isuf Jace Minojacja ( Nelaj). Duke gjykuar nga pozicioni i shtepise te tij, ne qender te mehalles Ahmetaj, dhe nga emir qe mban toponimi prane: “ Kryeja e shtepise”, mund te arrihet ne perfundimin se ne ate vend, mund te kete qene shtepia e pare e themeluesit te mehalles, U takon historianeve te hedhin drite mbi kete hamendesi, e cila bazohet ne toponimi. Novka: “ Kryeja e shtepise” , mendoj se nuk eshte nje fjale e hedhur kuturu, por me domethenie.
Isuf Jacja, te cilit, ne te vegjelit e asaj kohe i thoshim, thjeshte “Xha”, me komutacion dashamires i shkonte per bukuri atij njeriu, i cili, nuk mbahet mend te ngaterrohej me njeri apo te pergojonte njerin e tjetrin. Xhai, te cilin e kam njohur pak, por e kam ndjere perkedheljen dhe perkujdesjen e tij, ishte “ shpirt njeriu”. Me shtat mesatar dhe elegant, me nje pallto te gjate me ngjyre gri te erret, e cila i vinte deri tek fundi i kembeve, Xhai hokatar e i gjindshem, capitej qete –qete, neper rrugicat gjithe gure te mehalles dhe udhes per ne arat e familjes, te cilat ishin te pakta e ndodheshin ne Bishtje; ne Xina; ne Rredhe e ne Fengje. Edhe pse te kufizuara ne siperfaqe, arat, Xhai, me teper i jepte me qera e me pak i punonte vete.
Babai i xha Isufit, Jace Minua, me rrjedhe nga fisi i Nelajve, kishte dy djem: Minon dhe Isufin. Thone se Minua, ishte officer, ne Ushtrine Perandorake Turke dhe humbi pa nam e pa nishan. Ai ishte i martuar me Bejekon, e cila solli ne jete dy vajza: Hasimene dhe Arzihanen. Te dyja motrat u martuan ne Kalivac, me qellim qe Loloja, ( keshtu i thonim Nene Bejekos), ti kishte kocet prane, per cdo rast. Mino Jacja nuk la djale dhe dera e tij, pas ndarjes nga jeta te Lolose, e cila u shua ne vetmi, ne perdhesen e ftohte, buze udhes qe zbret, nga Kryeja e Shtepise, tek ka ndertuar shtepine Xhemal Haxhiu.
Isuf Jacja e kaloi jeten ne fukarallek. Ai provoi dhe kurbetin e larget, pertej Oqeanit Atlantik, por nuk mundi te beje ndonje pasuri. Nese bashkefshataret e tij e benin kurbetin ne Anadol te Turqise ku terhiqnin njeri-tjetrin; Xhai, se bashku me bashkefshatarin Musa Brahush Bilaj, nga mehalla e Hasanimerajve, kaperceu oqeanin Atlantik dhe vajti ne “ token e premtuar”, ne Amerike, per te cilen kishte degjuar se puna paguhej me teper, por u zhgenjye shpejt e u kthye ne Kalivac. Ai, kur ndodhej ne Amerike, u perfshi ne pune te rendomta, nga te cilat nuk kishte mbetje parash, por vetem mbijetonte. Ishin vitet kur Shoqeria “ Vatra”, nepermjet aktivisteve te saj grumbullonte para, per te ndihmuar, me fonde Luften e Vlores, te gushtit 1920. Ne kete kuader, edhe Xhai, kontribuoi, aq sa mundej, me te holla. Per kete shkroi dhe gazeta e shqiptareve te Bostonit: “ Dielli” e atij viti.
Xhai trashegoi nga i ati nje shtepi me dy kate, me dy mjedise banimi, ngjitur, njera me tjetren. Drejtimi i baneses ishte Veri- Jug. Muri i saj ishte i ngritur me gure te bardhe gelqerore, te skalitur, te lidhur me llac gelqere e me breza druri. Dritaret e shtepise tip frengji, me hekura e me kapake te trashe dhoge, ishin te orientuara nga Veriu dhe nga Perendimi. Sheshit ku zakonisht luanin femijet, ( vajza e djem) banesa i kishte kthyer kurrizin. Shtepia kishte nje pale shkalle prej guri nepermjet te cilave behej ngjitja ne banese. Poshte shkalleve, te cilat ishin te lidhura nga nje hark prej guri, siper te cilit ishte nje sheshpushim dhe hyhej ne te dyja seksionet e baneses. Perpara shtepise ishte nje kopsht ku mbilleshin perime te stines . Ne kopsht vegjetonin dy rrenje shege te embla dhe nje kumbull. Loloja, e cila e kishte perpara deres bahcen dhe ne pronesi sheget e kumbullen, i pleheronte ato, me hirin e zjarrit dhe me plehun organic te bagetive te pakta qe mbareshtonte.
Iauf Jacja u martua dy here. Nga martesa e pare erdhi ne jete Neziri, i cili, sapo u martua me Kezen, nga Caushajt ( lagje e Corrushit), u nda nga trungu e krijoi familje me vete. Meqenese Nezir Isufi ishte me diference te madhe moshe nga ne femijet e asaj kohe; ne shenje reapekti, I drejtoheshim: Xha Neziri. Ai, ne cift me Kezen grua e beshme, solli ne jete: Zonjen; Kujtimin, i cili u nda nga jeta qyshkur ishte femije; Havon ( Vevene) e ne vitet qe pasuan, edhe Qatipin e Mbarimen. Ne prag te viteve ’60, xha Neziri dhe femijet u shperngulen ne Selenice, ku, se bashku me Kezen; nje grua e fuqishme dhe e pashme, punoi ne repartin e kazaneve. Nezir Isufi, ashtu si paraardhesit e tij, ishte burre I drejte e i ndershem dhe shume punetor e i pafjale. Xhai, kur ndau banesen, I dha djalit te pare oden qe ishte prane shtepise te Muhedin Salihut. Dy gjitonet kusherinj I ndante nje rrugice e ngushte e shtruar me kalldrem. Martesen e dyte, xhai e beri me Lalane, motren e Abibit, nga fshati Koshtan I Tepelenes. Ne ata vite, mjaft djem nga Kalivaci, ne moshen e marteses, per t marre nuse, i hidhnin syte nga fshatrat e “ malsise” te toskerise te rrethit, me pretendimin se vajzat e ketyre trevave, ishin me te urta, te pastra dhe gatuanin me shije. Me Lalane, nje grua e shkurter e topolake, shume e sjellshme dhe nene e dhimbshme, e gjitone e gjendur, xhai, solli ne jete: Kadrine; Ajdinene; Hatemen dhe Pashakon. Vajzat, pas marteses moren mbiemrin e burrave por “rrenjen” nuk e harruan. Dy nga vajzat e medha te Isufit e te Lalase u martuan pertej lumit, ne Shkoze, atje ku kishin vajtur dhe vajza te tjera te fisit te tyre, si Shaza e Nelo Binos; Fizja e Kamber Asllanit etj dhe Shanikua, e ema e Kanan Mazes.
Xha Isufi ishte human dhe dashamires. Meqenese grate dhe disa burra te mehalles, per te mbushur uje, rropateshin deri ne Donije, duke mbajtur ne koke apo ne kurriz, kazane, qypa, bucela ebidone, te mbushur me uje per te pire, vendosi te hapte nje pus e te nxirrte uje te pijeshem, per komunitetin. Punoi xhai; vete e me argate, pusi u germua rreth 10m por shenja uji nuk dha. Atehere, pusi u braktis por nuk u mbush me hedhurina, as nuk u rrethua tek gryka. Kjo perbente rrezik real, si per kafshet qe qarkullonin, ne ate udhe dhe per femijet e parritur. Me kujtohet koha kur, sapo kisha nisur te ecja autonon dhe, sapo shkeputesha nga duart e gjyshe Jeminese, e mbaja vrapin tek pusi i thate i xhait, me kurrjeshtjen e femijes te asaj moshe qe zgjat koken, per te pare, cfare ka ne fund te posit. Gjyshja, e cila me donte shume, me perzinte prapa me te qara e me te bertitura: “ Korba, do me bjere ne pusin e Isuf Agait djali i djalit e ku do te mbytem”? Loloja, nje grua e deshiruar per te lindur djale, e cila me donte sikur te isha i saj, kur me veshtronte te kaloja pas shtepise te saj, me kapte per dore, me mbeshtillte ne futen e saj, me gabonte me shege e me cfare ti ndodhej dhe me ruante sa te vinte gjyshja ime.
Isuf Jacja ishte hokatar. Asnjeri nuk merzitej e nuk prekej nga shakate e tij me kripe. Deftojne se, nje here, xhai u hodh pertej lumit e vajti ne Shkoze, per te pare dy vajzat qe kishte martuar atje. Ishte vape e rruga e gjate anes lumit e beri me djerse. E priten ne shtepine e tyre, dy kusherirat e tij: Shaza e Feim Fejzos dhe Fizja e Jonuz Demos. Te dyja, bene cmos, per ta kenaqur, kusherine, me cfare u ndodhej. Ato e pyeten: Cfare do, o xha? Dhe xhai u pergjigj: “ Ate qe dua une, ju nuk e keni”! E moren per keq dy kusherirat thenien e Xhait dhe nenqeshen. Mirepo xhai ishte burre i zgjuar dhe e kuptoi te qeshuren e tyre me qesendi. Per te larguar keqkuptimin, Ai sqaroi se donte dhalle, per te shuar etjen. Atehere, grate, te cliruara nga ngerci qe I kishte kapluar, I afruan mysafirit , ate qe kerkoi, duke deklaruar se dhalle kishin sa u hidhnine dhe qenve.
Gjitone te Isuf Jaces ishin: Muhedsin Salihu; Muharrem Hasani; Sherif Rrapua; dhe vellezerit: Laze e Banush Xhezo Haderaj. Ai ishte njeri i urte e i mencur dhe nuk i binte asnjeriu me qafe. Me te afert, Ai kishte Breshan Fejzon dhe Xhelal Fejzon, dy djemte e Fejzo Breshanit, per shkak te shkeputjes prej tyre me vone. Shkeputja nga Binajt; Mehmetajt dhe Sadikajt, te cilet I kishte , gjithashtu kusherinj, ishte kryer me heret.
- Muhedin Salih Nelaj. Ishte i biri i Salihut dhe i Hankos. Babai i Muhedinit, Salihu, ishte vella i Xhemal Haxhiut, kurse e ema, Hankua ishte bije ne Bozanaj, moter e Riza Kamberit nga fisi Dostaj. Shtepia e Muhedinit ishte ngjitur me ate te Muharrem Hasanit dhe me oden e Isuf Jaces, e cila i ra ne pjese Nezir Oda e Muhedin Salihut, i ngjante nje kulle me frengji. Ajo shtrihej ne pozicionin Veri- Juge, me kurriz nga udha qe vinte nga Hija e pershkonte mes per mes mehallen dhe perfundonte ne Derrase. Dy dritaret tip frengjie, te pajisura me hekura e qe mbylleshin me kapake te trashe dhoge, veshtronin nga Perendimi. Oda ishte e gjate; ngjitja ne katin e dyte, realizohej nepermjet shkalleve prej guri, te thepisura e pa parmake anesore. Ne krye te shkalleve ishte nje sheshpushim i vogel, I rrethuar me copa druri, ku burrat linin opingat. Oda ishte e shtruar, me dysheme dhoge por, pa tavan. Ne fund te odes ishte nje musender, brenda se ciles familjaret vendosnin shtrojet dhe mbulesat e miqve. Muret e shtepise ishin te ngritur me gure gelqerore, te gdhendur, te lidhur me llac gelqere dhe me breza druri, ne cdo 70cm. Çatia ishte e mbuluar me pllaka guri, te bardhe, te renda. Ne oborrin e baneses, ne skajin Verior te avllise te shtruar me pllaka guri te trashe, ishte nje perdhese, me drejtim Lindje- Perendim, me kurriz nga udha, e cila zbriste tek lemi i Muharrem Hasanit. Dalja nga porta e madhe e shtepise, behej ne dy drejtime. Njeri ngjitej lart, e dilte ne udhen kryesore te mehalles, tek kryeja e shtepise; tjetri zbriste, nepermjet nje labirinthi te ngushte, takohej me deren e avllise te Muharrem Hasanit e zbriste, mbi shtepine e xhaxhait te tij, Xhemal Haxhiut. Me duhet te theksoj, se ngushtesia dhe afersia e trojeve te ketyre familjeve, deshmon per perkatesine fisnore te tyre.
Salih Haxhiu dhe bashkeshortja e tij, Hankua, sollen ne jete: Muhedinin; Abazin; Ganon dhe Fetijen. Muhedini u martua me Zyben dhe ne cift me te linden: Fadilene, Agimin dhe Bashkimin. Muhedin Salihu, ishte nje burre me shtat mesatar, i zgjuar, i shkathet e i papertuar. Ai, mbi te gjitha ishte njeri me zemer te madhe dhe tolerant. Ne familjen e tij, u pershtat, vellai i zybes, Qemali, i cili ishte dorac, prandaj njerezit, random i thoshin: Qemal Doraci. Ai ishte njeri pa njeri, prandaj u mbeshtet tek motra Zybe, e cila, se bashku me Muhedinin e trajtoi mjaft mire. Qemali ishte nje burre i shkurter, me te dyja duart te pazhvilluara, me qafe te trashe, i merrej goja por ishte shume besnik dhe mjeshter per mbareshtimin e deles. Ai kujdesej per tufen e dhenve te Muhedin Salihut, te cilat, per nga fiziku, pastertia dhe prodhimtaria vecoheshin nga bagetite e mehallalinjve.
Muhedin Salihu ishte qejfli kuajsh dhe pela e tij gri; e shkathet dhe e qete, ishte mjaft e shpejte dhe e bindur. Ajo, e “ mbajtur” me gomar, bente mushka, te cilat I tregtonte Muhedini. Ai ishte bujk dhe blegtor i shquar dhe nje zanatci i perkryer. Muhedin Salihut i “ zinte” dora shume pune. Mullaret ( hipite) qe ngrinte Muhedini, ishin si te vizatuara, nga dora e nje mjeshtri pikture dhe nuk fuste kurre uje. Muhedini , pa asnje klase shkolle dhe pa njohurite fillestare per stereometrine, ngrinte hipi me shume saktesi; madje Ai dinte dhe sa kafshe mund te ushqeheshin me zairene qe ishte vendosur ne hipi. Muhedin Salihu ishte nje zejtar me emer. Atij I vinte ndoresh te pergatiste parmenda, zgjedha, tevliqe, lesa dhe te gjitha pajisjet qe I sherbenin nje bujku. Vlera me vete ishin tiparet e Muhedinit, si njeri. Ai ishte mjaft i urte, i dashur e i sjellshem dhe shume i ndershem. Ndershmeria dhe shkathtesia e tij , ishin faktore qe determinonin caktimin e tij ne rolin e yzmetciut ( tip kamerieri), ne dasma e gosti dhe ne vaki.
Trojet e Muhedinit ishin te kufizuar, prandaj, ne vitet ’60, ai ishte i detyruar te zbriste me shtepi ne vendin e quajtur Shure, ne tokat e nenfisit Mehmetaj, ku bente pjese familja e tij. Aty, djemte e Muhedinit: Agimi, i cili eshte ndertues me emer dhe vellai i tij Bashkimi, ngriten banesa te vecanta. Sot, ata kane shtegtuar; ne kerkim te nje jete me te mire. Agimi eshte vendosur ne Tirane kurse Bashkimi ka emigruar ne shtetin fqinj te Jugut. Vellai I Muhedinit, Abazi, pas marteses se dyte, u vendos e jeton ne qytetin e Fierit. Motra e tyre: Ganua u martua ne Sevaster, ne familjen e Ficorr Metushit, jetoi ne tirane, ku dhe u nda nga jeta. Fetija, u martua dhe jeton perballe Tepelenes, ne anen tjeter te Vjoses, ne fshatin Becisht.
Arat e Muhedin Salihutjane ne Shure, ne Rredhe, ne Xina, ne Llageme dhe ne Mocale. Tokat e familjes ishin te begata dhe familja e Muhedin Salihut i sherbente mire tokes. As tronditjet qe ndodhen ne familjen e tyre, pas vdekjes misterioze te gege Hankos; as pas ndodhise te pakendshme, me bashkeshorten e pare te Abazit, nuk i tronditen pozitat e familjes te Salih Haxhiut, ne Nelaj dhe ne Ahmetaj e me gjere. Kam qene i mitur, por, edhe pse prinderit na mbanin larg ndodhive makabre, ca me te pare e ca me te degjuar, me kujtohet ndodhia me nenen e Muhedinit, gegene time – Hankon e Salih Haxhiut. Ajo ishte mjaft punetore dhe, nje dite gushti, kishte shkuar ne are, per te punuar token. Gjithe diten, ne ate diell pervelues, Hankua, ne moshe rreth te gjashtedhjetave, po ngjitej ne te perpjeten e theksuar, qe anekalon bahcen e Dajlanit. Tek porta e Sherif Rrapos, Ajo i thirri gege Dylbes, te ciles i kerkoi nje sapllak me uje. Gege Dylba, vajti ne avlli, per te mbushur uje, tek bucelat e vendosura pas murit te avllise, por, kur u kthye me sapllaken me uje ne dore, e gjeti gjitonen te shtrire ne sofat, tek i buciste gjak, nga goja, nga hundet e nga veshet. E moren te moshuaren, prej krahesh, per ta cuar ne shtepine e saj, rreth 50m, me tej, por ajo grua e nene e mire, dha shpirt udhes. Sikur te mos mjaftonte kjo tragjedi, gojet e liga dhe shpirti I keq, pas percjelljes se saj ne varrezat e Mehmetajve, prane Perroit te Faqekuqes, duke vene ne levizje fantazine e tyre, me dashakeqesi, perhapen nje thashethemnaje, e cila kerkoi mjaft kohe per tu fashitur. Sipas fantazise te semure te keqdashesve, e ndjera, na qenkej ngjallur dhe eshte bere lugat qe shetiste neper mehalle. Thashethemnaja u shfrytezua per qellime jo te mira,nga ata qe nuk e besonin legjenden e perhapur por qe u leverdiste qe tymnaja te pushtonte opinionin injorant. Nuk e lane te qete, te ndjeren; as ne varr. Dikush, me dashakeqesi, vajti e zbuloi dhe i hodhi benzene gropes te ciles I vuri zjarrin. U dogjen copat e drurit e u perzhit dheu. Pas shume kohesh, sic ndodh rendom, koha hodhi harrimin edhe mbi kete ndodhi te stisur.
- Muharrem Hasan Nelaj. Njera nga familjet qe ka paguar me teper gjate shekullit te njezete. Familjes ne fjale i dha emer xha Sadiku, gjyshi i Muharrem Hasanit. Per te ardhur tek Muharremi, me duhet te ndalem pak tek gjyshi i tij – xha Sadiku. Ai ishte i biri i Dajlan Myftarit dhe ky i biri i Nelos, te parit te fisit Nelaj. Sadik Dajlani ishte nje burre i zgjuar e i zoti. Atij i degjohej fjala ne fshat e i kishte lezet kuvendi. Ne jeten e tij, pati nje rritje te dukshme ekonomike, dhe u shtuan pronat, te cilat kishin ne themel, zotesine dhe shkathtesine e xha Sadikut i cili, shfrytezoi gjithe mundesite per t’u pasuruar, pa i hyre njeriu ne hak. Sadik Dajlani e lidhi familjen me miqesi, me fisnike te degjuar si Breqir Sulua, ne Hysodosaj dhe me Seit Manen; po ne kete mehalle. Muharremi, nipi i tij, i ngjau shume gjyshit, jo aq nga shtati sa nga tabijati.
Sa i takon asaj qe theksova ne hyrje te ketij rrefimi, pagimit, mund ta konkretizoj vetem me 3-4 shembuj. Muharremi, hohi dyfekun ne krah e doli partisan, ne moshe te madhe, dhe la pas 5 femije, te cilet, pas renjes te tij deshmor, ne luften Clirimtare, mbeten bonjake e u rriten jetime. Pas tij, rrugen e heroizmit e vazhdoi I biri, Tahiri, i cili, ne vitin 1960, kur ishte detar I sherbimit te detyrueshem ushtarak, ne detyren e shifrantit te Brigates se Nendeteseve, ne Pashaliman, kreu aktin e rralle trimeror, pa i thene asnjeri dhe me vullnet te plote. Ne vitin 1997, ne ate katrahure qe u krijua ne vendin tone, u nda nga jeta Besniku, i biri i Sadikut te ri dhe disa vite me pas, humbi jeten, vete Sadiku, ne nje aksident lumor, kur ishte lundertar, ne lundren e Kalivacit.
Banesa e familjes te Muharrem Hasanit ishte fare prane vendit te quajtur Buze, ne mehallen Ahmetaj. Banesa e “ vjeter” perbehej nga dy oda te lidhura njera me tjetren me nje pale shkalle guri. Ne fund te shkalleve, ishte nje sheshpushim dhe nje tarace, ( tip depoje), ku grumbulloheshin materialet rikupero te familjes. Ne sheshpushimin qe formohej, ne fund te shkalleve ishin dy dyer, perballe njera –tjetres, nepermjet te cilave hyej ne odat perkatese. Oda e “vjeter” ishte e gjate, me dy dritare tip frengji, te pajisura me hekura dhe qe mbylleshin me kapake te trashe dhoge. Dritaret ishin te orientuara nga Perendimi. Prej tyre mund te behej qitje me pushke. Muret e baneses ishin te ngritur me gure gelqerore, te gdhendur, te lidhur me llac gelqere dhe me breza druri. Odat, te dyja ishin te shtruara me dhoge, por pa tavane. Çatite e tyre ishin te mbuluara me pllaka guri, te bardhe, te rende. Oda e “vjeter” ishte me katua poshte, kurse oda e lidhur me te, nuk kishte katua. Pas Clirimit te vendit, dy odave egzistuese u bashkengjit dhe nje ode e re, me katua poshte, e cila, kur u ndane djemte e Muharremit, i ra ne pjese Tahirit.
Ne kete mjedis, ne katin e pare te saj, e cila shfrytezohej per te depozituar zairene dhe per te strehuar lopen e vetme te familjes, ne vitin 1946, kur ne Kalivac nisi lufta kunder analfabetizmit, ne katuan e odes te Tahirit, u organizua kursi kunder analfabetizmit i mehalles Ahmetaj. Nismetare u be e veja e Muharrem Hasanit, Memja, nje grua zonje, ne tere kuptimin e fjales, e cila rriti dhe edukoi e nxorri ne jete pese jetimet qe i la bashkeshorti deshmor. Ajo ishte nga Kecerishti, nga nje dere fisnike dhe, pas renjes deshmor te Muharremit , mbasi lidhi shamine e zeze ne koke e iu perkushtua femijeve, e zevendesoi, denjesisht Muharremin, si ne menaxhimin e familjes dhe si nje aktiviste e rralle shoqerore. Memja, si rralle gra ne fshat e ne treve, vete burre e vete grua, u beri balle sfidave te kohes dhe ishte ne balle te transformimeve te fshatit. Ajo u be flamurtare, edhe ne cedshtjen e madhe te luftes kunder analfabetizmit. Bashkeshorti i saj, Muharremi, ishte njeri nga kalivacasit e paket qe mesoi shkrim e kendim, me shume sakrifica, ne vitet e regjimit te erresires.
Gjitone te Muharrem Hasanit ishin: Nga Jugu- Isuf Jacja; nga Lindja- Muhedin Salihu; nga Veriu – rrepira e Brinjes se Qendret, e cila zbriste ne Sheshin e Veldonit dhe ne Perendim, bahcja ne pronesi te tij, e cila kufizohej me udhen e brendshme zbritese te mehalles dhe me shtepine e Xhemal Haxhiut. Pra, ne te gjitha anet e horizontit, shtepia e Muharrem Hasanit kufizohej nga njerez te fisit te tij. Avllia e stergjate, ishte e shtruar me pllaka te trasha guri gelqeror. Ne hyrje te shtepise nuk kishte porte, por nje lese te thurur me tel me gjemba. Ne Veri te udhes qe zbriste nga Buza, ishte nje leme, i cili ishte ne pronesi te Muharrem Hasanit, me gjurme te dukshme se dikur, ai mjedis ishte perdorur per grumbullimin dhe manipulimin e dritherave etj.
Ne fund te avllise, ne anen Perendimore te saj, ishte nje men i madh, dhe ne bahcen poshte avllise ishte nje dru arre, nje rrenje bajame dhe disa shege dhe disa rrenje fiq te variettit Bradashesh. Tokat are te Muharrem Hasanit ishin ne Rredhe; ne Xina; ne Bishtje; ne Mocale dhe ne Fengje. Bahcja e Dajlanit, ( djalit te madh te Muharremit) shtrihej nga porta e Sherif Rrapos, deri sa takonte udhen kryesoreqe vjen nga Margellici. Arat dhe trojet, Sadik Dajlani, i cili ishte mjaft i dhene pas blerjes te tyre, i shtoi ato nepermjet blerjes dhe trashegimise. Ai ishte mjaft punetor dhe kursimtar. Kur ndodhej, duke ngrene, ne are apo kudo gjetke dhe nje kalimtar i rastit e pershendeste, me shprehjen e njohur, “ Te befte mire o- xha Sadik”! Ky nuk pergjigjej, sic ishte tradita¨” Bujrun”, por: “ Per mire e ha, or bir”! Rrefejne dhe nje ndodhi interesasnte: Xha Sdiku leronte ne Bishtje. Ne pushim, u ul nen hijen e gorices dhe nisi te hante nje tas me pershesh. Nje karkalec, me kembe te gjata, u fut ne tasin me pershesh. E nxorri, xha Sadiku, me lugen qe kishte ne dore dhe vijoi te hante. Karkaleci, “i vendosur e kokeforte”, mori fuqi me dy kembet e prapme e perseri u fut ne tas. “ Qenka kesmeti im”, tha ne vete plaku dhe iu drejtua insektit: “ Mbliidh kembet o karkalec se mos me mbytesh, dhe, me luge e mori insektin dhe e hengri”. Ai kishte djale Hasanin, babane e Muharremit, por, perpara tij, Hasani ishte inekzistent; ligjin ne ate shtepi e bente Sadik Dajlani.
Muharremi ishte djale i vetem i Hasan Sadikut e u rrit: kanakar i familjes. Ndryshe nga bashkemoshataret, ne rinine e tij, Muharremi iu nenshtrua shkollimit, ne shkollen fillore te fshatit Krahes te Tepelenes, tek miku i familjes Dervish Medini. Ai e kishte nisur mesimin e Gjuhes Shqipe, dicka me pare; qe kur mehallaliu Demir Rrapo ( Mucoimaj ) pruri nga Bostoni, libra revista e abetare, ne Gjuhen Shqipe, ne vend te dhuratave per te tijet.
Nen ndikimin e drejtperdrejte te kusheririt te tij te pare, Sulo Beqir Sulaj, themeltar i levizjes per liri, ne Kalivac, Muharremi u aktivizua ne levizjen clirimtare dhe u inkuadrua ne Brigaten e 6-te Sulmuese. Ai, meqenese dinte shkrim e kendim, kurse partizanet e tjere, ne shumice ishin analfabete, u caktua medsues i kompanise. Muharrem Hasani ra Deshmor i Luftes Nacional- Clirimtare, me 11 qershor te vitit 1944, ne nje luftim te ashper , ne Ysoverdh, te rrethit te Vlores. Ai u shpall deshmor i Luftes Nacionalclirimtare; eshtrat e tij prehen ne varrezat e deshmoreve te Atdheut, ne Tepelene.
Situata luftarake kunder pushtuesve gjermane, rezultoi e tradhtuar dhe ate nate u vrane mjaft partizane. Pozicionet e partizaneve u kapen nga armiku dhe trupat e disa te vrareve, gjate terheqjes me ngut te partizaneve, mbeten atje ku rane. Trupi i pajete i Muharremit, u dergj ne qiell te hapet shume dite e u dekompozua. Ne keta, kushte u veshtiresua mjaft identifikimi i te reneve. Ne familjen e Muharremit u shpall kuja, pa kufome. Kur u be e mundur, nena e tij, Lulja, nje grua e gjate, dhe e heshtur, u nis per te kerkuar te birin, se bashku me bashkefshatarin Ali Demir Alidervishaj, nga Hysodosajt, me familjen e te cilit ishte ne lidhje miqesore. Ne nje bisede, me Aline qe i perket vitit 1967, Aliu ma ka deftuar keshtu, kete ndodhi:
“…U nisa me Lulen, per ne Ysoverdh te rrethit te Vlores. U ngritem shpejt e u nisem per udhe, heret ne mengjes, akoma pa gdhire mire. Fshati Ysoverdh eshte 5-6 ore larg, nga Kalivaci. Ne te gdhire, kaluam lumin e Vjoses, ne vah, tek Ullinjte e Hanit. Kaluam poshte fshatit Shkoze, ne rreze te fshatit , keshtu dhe ne Dushkarak, me pas u ngjitem ne Sevaster. Ne Ysoverdh, mberritem afer mesdites. Nuk lame shkurre e driza pa kerkuar trupin e pajete te Muharremit. Nje vendas, coban, i cili kishte pare perleshjen, na deftoi ku i kishin patur pozicionet partizanet. Kerkuam atje ku na orientoi cobani dhe gjetem nje kufome te dekompozuar. Lulja, e malluar dhe e pikelluar per te birin, me buzet qe i drisheshin e me lote ne sy, e njohu djalin e saj. Ajo e identifikoi te birin, nga nje bluze leshi te cilen e kishte punuar me shtiza, me duart e saj dhe nga nje dhemb floriri qe kishte ne nofullen e poshtme. Nena e njeh evlatin dhe Lulja nuk mund te ishte tjeter. E mbeshtollem kufomen e dekpmpozuar ne nje rrobe, te leshte, qe kishim marre me vete dhe morem udhen e kthimit per ne Kalivac. Ne Sevaster, na u bashkua hallo Melatja, ( kusherire e Muharremit , e martuar ne Sevaster, e cila erdhi ne Kalivac, per te varrosur kusheririn e vrare ne lufte. Kuje e madhe plasi ate nate, ne Ahmetaj. Ishte kuja e dyte qe shpallej, per te njejtin njeri. Kishim rrugetuar 12 ore, ne kembe e ishim mjaft te lodhur. Te nesermen, pjeset e gjetura te kufomes u varrosen ne qivurin e familjes; me vone eshtret e tij u rivarrosen ne Varrezat e Deshmoreve, te rrethit te Tepelenes.
Muharrem Hasani kur u nis per ne mal, ishte I martuar me te bukuren Meme, nga Kecerishti me te cilen kishte prure ne jete 5 femije: Dajlanin; Tahirin; Skenderin; Sadikun dhe Rubijen. Jetimet u rriten e u edukuan nen kujdesin e Memes, e cila iu pervesh punes, per te administruar mallin e familjes e cila ishte njera nga familjet me me teper mall e gje, ne mehalle si dhe per t’u kujdesur si nene. Lopa e tyre ishte vertet shqirake por prodhonte qumesht mjaftueshem per te ushqyer pjesetaret e familjes. Nje kale gri dhe nje pende qe, perballonin punet ne bujqesi dhe nevojat familjare. Bagetite e imeta, te cilat i kishte te qinosura me Breshan Fejzon ishin ne dore te sigurte dhe ishin baze e blegtorise te familjes. Tahiri, Skenderi dhe Sadiku, nje pjese te shkollimit e kryen ne konvikte e institucione te tjera ku strehoeshin te varferit dhe femijet e deshmoreve. Dajlani, djali i madh i Muharremit, u fut ne pune, akoma pa u rritur, per te mbajtur pjesen tjeter te familjes.
Aktualisht, nga nje familje qe ishte ne vitin 1950, shtepia fisnike e Muharrem Hasanit, perbehet nga me se 13 familje, vetem ne linjen mashkullore. Ata kane migruar, ne Tirane e ne Vlore dhe kane emigruar e jetojne ne shtetin fqinje te Jugut.
- Sadedin Xhelal Bejomalaj ( Nelaj). Sadedini, i biri i Xhelal Fejzos dhe i Shazes, ishte nip i burrit me te shendoshe te mehalles Ahmetaj, Breshan Fejzos. Dinja (keshtu njihej ne komunitet), ishte njeri nga njerezit me te mire, me te urte, me te qete e me te ndershem, qe kam njohur. Thuhet se i ati, Xhelali, u nda shpejt nga jeta dhe Dinja u rrit nen kujdesin e xhaxhait te tij, Breshan Fejzos dhe me sakrificat e nenes se tij fisnike, gruas te rralle, Shazes te Xhelal Fejzos. Xha Breshani, burre i leshte e bujar, duke ndjere pergjegjesine, qe kishte per nipin bonjak, edhe pse i ndare me vete, i dha atij gjysmen e mallit dhe e ndau shtepine e trasheguar nga babai, Fejzo Breshani, si kujdestar i mire, ne dy pjese te barabarta, si siperfaqe dhe si kushte. Shtepia e Dines ishte me dy kate. Oda e xha Breshanit dhe ajo e Dines kishin nje pale shkalle, te brendshme, prej druri. Dinja ndertoi dhe nje shtepi tjeter, prane asaj prinderore, e cila ishte me shkalle guri, me sheshpushim te madh e me strehe. Ajo e kishte hyrjen nga Jugu, andej nga kalonte udha zbritese e mehalles, per tek Ullinjte e Bushit dhe per ne varrezat e mehalles Ahmetaj. Shtepia e Dine Xhelalit ishte fare prane qivurit te Sadikajve, parallel me udhen dhe me bahcen e Dajlan Muharremit. Ne Lindje kishte shtepine e Sherif Rrapos, me porte te madhe perpara e me dy sofate guri. Ne Perendim ishte ullishtja e Fejzo Breshanit; ne Veri ishte shtepia e xhaxhait te tij, Breshan Fejzos.
Trojet e Dine Xhelalit per ndertimin e baneses, ishin te kufizuar, per shkak te shtrirjes te ullishtes dhe ndertimit te odes te vecante, anes udhes. Avllia, ishte e shtruar me pllaka guri gelqeror; neper te kalonte dhe xha Breshani, me mall e me gje. Oda e Dine Xhelalit, ishte ngritur me gure gelqerore, te lidhur me llac gelqere dhe me breza druri. Te dyja odat e tij ishin te shtruara me dhoge dhe te mbuluara me pllaka te renda guri gelqeror. Te dyja odat komunikonin me njera-tjetren nepermjet nje dere te brendshme. Sot, oda e re e Dine Xhelalit, nuk ekziston, as si themele. Ne vend te saj eshte bere nje kopsht, ne te cilin mbillen, kryesisht kultura dimerore. Arat e familjes te Dine Xhelalit ishin ngjitur me ato te xhaxhait te tij, Breshan Fejzos, ne Jorga dhe ne Margellic. Duhet thene se pjelloria e tokave te Dines ishte e madhe dhe sherbimet, bimeve nuk u mungonin.
Sadedin Xhelali ishte djale i vetem dhe trashegimtar i nje familje dinjitoze qe “rrotullohej”, me djersen e ballit, si gjithe mehallalinjte. Nuk mund te le pa thene rolin e pazakonte te fisnikes Shaze, ne ate dere. Ajo, nen kujdestarine e kunatit Breshan Fejzo, i cili ishte nje Zoteri i vertete, bujar e me zemer te madhe, rriti dhe veseliti femijet qe i la burri, Sadedinin dhe Esmane, duke u bere, vete burre e vete grua. Roli i saj ishte i papare dhe Shaza e Xhelal Fejzos gezonte respektin e komunitetit vendas dhe te miqesise. Dinja, si gjithe djemte e asaj kohe, u martua qe ne moshen 18 vjec. Fisi i Nelajve, ku bente pjese dhe familja e tij biologjike, sipas “ radhes”, e hodhi veshtrimin ne Hysodosaj, per ti gjetur nuse Sadedinit. Ai u martua me Xhevairen, motren e Gani Muharremit, nga fisi I Ramajve, bije e Muharrem Mehmetit. Se bashku me Xhevon, nje grua mjaft e larte, ne cdo drejtim, Dinja pruri ne jete, nje vater me femije. E para, ne radhe ishte Gurija. As Xhevua, as Sadedini, nuk u deshperuan qe “ buka e pare” e tyre erdhi e seksit femer, megjithse ne ata vite, kur ne nje familje lindete femer, gojet e liga thoshin: “ Qajne qepra e qoromidhe”. Pas Gurijes erdhi ne jete Butrinti ( Butua); Xhelali; Shaza; Floresha dhe e mbylli serine e lindjeve- Aferdita.
Kur u shtua me femije dhe per faktin e thjeshte se tokat are, me kryesoret dhe me prodhimtaret, Sadedini i kishte ne Margellic, ne mesin e viteve “60 te shekullit te kaluar, Ai ngriti shtepi ne vendin e quajtur Vathra, ne token e familjes se tij, prane vendit te quajtur Gjembi i Bilos. Aty ndertoi dy shtepi njekateshe, me mure guri te gdhendur, te lidhur me llac gelqere e me breza druri. Çatine e shtepise e mbuloi, si ne Ahmetaj, me pllaka guri gelqeror, te renda e te forta. Ne vendin e ri, ku u vendos familja e tij, jo vetem qe ishte prane arave me kryesore dhepjellore, por kishte me teper hapesira, si per njerezit dhe per kafshet e shpendet qe mbareshtonte. E mbaj mend Dine Xhelalin, sin je njeri, nga me te urtet e me te drejtet ne mehalle. Nje burre i gjate e i shendetshem, i veshur me rroba shajaku, te zi; ne koke nuk mbante qylah te bardhe me maje ne krye, por kapele, me strehe. Per kapistre mbante e nuk e ndante nga dora, nje kale te kuq, trupmadh e te urte, i cili ishte pershtatur te shoqerohej, me tufen e dhenve qe menaxhonte Sadedini. Duhet thene se Sadedin Xhelali ishte jo vetem bujk i mire, por dhe nje mbareshtues esnaf i tufes se dhenve. Si kafshe pune, Dinja kishte dy qe parmende, si njeri-tjetri; te urte e te bindur.
Mbasi familja e Dines u shperngul ne Margellic, ne vitin 1956, ku gjeti kushte me te mira dhe gjitone te shkuar: vellezerit Karafil dhe Refat Mahmut Bilaj, shtepine e tij ne Ahmetaj e bleu kusheriri i tij i afert Kadri Isuf Minojacaj ( Nelaj), i cili, nuk qendroi shume ne ato ngrehina, por u shperngul ne Sarande, ku banon dhe sot. Ne familjen e Sadedin Xhelalit, ka ngjare nje episod i rralle. Po ua paraqes, sic e kam degjuar nga me t moshuarit: Motra e Dines, Esmaja, e cila kishte ngjare, nga prinderit e saj te fisem, kur sapo kishte nbushur 15 vjece, sipas tradites, u dynden lajmesit, me kerkesen per ta fejuar. Erdhen kerkesa nga ane e anes. Nje kerkese erdhi nga Kurveleshi i Siperm. Per te dhene “ hairin” ( pelqimin), nje dite u dynden njerez nga Gusmari. Kerkuesit e dores ishin tre burra, ne raport t ndryshem me kandidatin per dhenderr. I pare I dergates ishte fisniku i njohur Rakip Duka. Ai ishte burre i mencur dhe shakaxhi me kripe.
Sipas zakonit te treves, per te nderuar miqte e larget, Xha Breshani, ne rolin e “kujdestarit”, te familjes te vellait te ndjere, thirri ne gosti, gjithe burrat e mehalles Ahmetaj, nga nje per cdo dere. Ne mukth, nje nga nje u mblodhen burrat e mehalles. Ne qoshene e djathte, ishte ulur kryemiku i larget, i pari i ardhesve, Rakip Duka. Te tjeret, ishin ulur me poshte, sipas “ peshes qe zinin ne komunitet”. Para se te niste gostia, xha Breshani, u ngrit ne kembe dhe beri prezantimin e te tijeve. Ai, duke permendur emrin e mehallaliut dhe raportin familjar me te zotin e shtepise, nuk harroi te vendoste “ novken “ per sejcilin. Keshtu; kur foli per Sherif Rrapon, xha Breshani theksoi: Sherif Efendiu. Kur prezantoi Musa Mehmetin, ai shtoi: Musa “Beu”; Isuf Jacen, e prezantoi: Isuf “ Agai”, e keshtu me radhe. Pas xha Breshanit, i erdhi radha te bente prezantimin e te ardhurve, Rakip Duka. Si burre me mend, Rakipi, jo pa humor u ngrit ne kembe, nga qosheja ku ishte ulur e tha: “ miq, te dashur! Ne vertet kemi ardhur per te kerkuar doren e vajzes tuaj e ju duam per miq, por, ne xhisin tone nuk kemi kaq bejlere e agallare. Une jam Rakip Duka, nga Gusmari; burre i mire per se pari; nga fisi kerric gomari”! Kaq tha burri i mencur e i pashem, krushku qe mori pelqimin e te zotit te shtepise dhe te atyre qe u ndodhen ne gosti, per fejesen e te birit, me te miren Esma. Ne ode plasi gazi. Kane kaluar shume kohe qe nga ajo dite, por ndodhia gazmore, percillet goje me goje, nga brezi ne brez duke u rrefyer , me kenaqesi.
- Breshan Fejzo Bejomalaj ( Nelaj). Xha Breshani, nje burre per se mbari, ishte i biri i Fejzo Breshanit dhe i Nene Xhikes. Ne Ahmetaj, por jo vetem, Breshan Fejzua njihej si burre “Bakull”, jo vetem se ishte i ngjallur por dhe se ishte i “bute”, zemermire e hokatar. Ai ishte mesatar ne shtat, me bark, me floke te rene perpara, dhe me ballet e larte, Nuk vishej me rroba shajaku por si te ndodheshin dhe ne koke nuk mbante qylah te bardhe, me maje, por kapele me strehe. Ne kembe mbante opinga meshini ose llastiku; corapet e leshta dhe trikon me lule i thurte Samua duararte, me shtiza e me grep.
Shtepia e xha Breshanit ndodhej poshte murit te avllise te Sherif Rrapos, ngjitur me shtepine prinderore te nipit te tij ( djalit te vellait), Sadedin Xhelali. Banesa e Breshan Fejzos, ne Ahmetaj perbehej nga nje ode me katua dhe nje perdhese, e ndertuar me gure gelqerore te lidhur me balte. Muri i odes ishte i lidhur me llac gelqere e me breza druri, kurse ai i perdheses , ishte i lidhur me balte te bardhe ( shur) te perzier me byk. Te dyja mjediset e banimit ishin me cati te mbuluar me pllaka guri gelqeror, pa tavan. Perdhesja shfrytezohej per te gatuar; atje mblidheshin femijet e shumte te familjes dhe pergatiteshin ushqimet.
Trojet e xha Breshanit ishin te perbere nga nje arishte, e cila conte tek pusi pa uje i xha Isufit dhe nga ullishta, nen shtepi e cila ishte ne pronesi te perbashket me Sadedin Xhelalin. Ne anen Jugore te ullishtes, diku nen ullirin e madh, ne udhen zbritese te mehalles, ndodheshin varrezat e familjes. Arat, Xha Breshani i kishte ne fund te Jorgave, atje ku derdhej Perroi i Jorgave dhe ku, prane rrapit ne buze te lumit ishte nje ngjir ( vend i thelle ku uji rrotullohet), ku grate e mehalles Ahmetaj e ato te Pusit “shkonin” ( shplanin) teshat e lara me finje. Arat me te begata, Xha Breshani i kishte ne Margellic. Ato ishin e jane toka aluvione , te cilat I “ mbathte” Perroi i Çorrushit, me token e siperfaqes qe gerryente nga faqet e lartesive ne te dyja anet e lugines.
Ne inventarin bujqesor te familjes te Breshan Fejzos hynin dy qete e parmendes dhe nje pele me qime ngjyre gri si dhe nje tufe me dhen. Ne vitet para Luftes se Dyte Boterore, Xha Breshani mbareshtonte te dhirta, te cilat i kishte ne qinosi me Muharrem Hasanin. Ne vitet ’50 te shekullit te kaluar, Ai kishte perpara nje tufe me dhen, te cilat i kulloste kryesisht ne Vathera e ne Margellic. Arat pjellore, ne te dy vendet Breshan Fejzua i punonte vete. Breshan Fejzua ishte mjeshter per ngritjen e mullareve dhe ishte i fuqishem.
Breshan Fejzua, te cilit i ra shpejt barra te kujdesej jo vetem per familjen e ngushte te tij, u martua dy here. Ne martesen e pare, te cilen e lidhi me Hairen, motren e Dule dhe Xhezo Alushit nga Hasanimerajt, ai pruri ne jete 5 femije. I pari erdhi ne jete Ismaili, lindja e te cilit e gezoi dhe e gjalleroi ate shtepi. Pas tij u linden: Sabriu; Xhika; Bejua dhe Metullahja, te ciles, per te respektuar prejardhjen I therrisnim: Nene. Mirepo, ne kohen kur cdo gje dukej se po shkonte mbare dhe familja ishte e konsoliduar, ngjau nje fatkeqesi e madhe, te cilen, fillimisht njerezit nuk donin ta besonin. E zonja e shtepise, nena e pese femijeve, Hairja fisnike, ra ne lume, ne fund te Jorgave dhe u mbyt. Gjeme e madhe, si ne Dulaj dhe ne Bejomalaj ( Nelaj). Gjema“ helmoi” te madhe e te vogel. Thane se Hairen e mallkoi nje dervish, i cili kerkonte lemoshe. Vellai i madh i saj, Dulja, me torben me buke ne krah, pershkoi , nje muaj rrjesht , te dyja anet e lumit Vjose, nga Kalivaci, ne Selenice, por nuk ndeshi asnje gjurme dhe Hairja e ndjere, mbeti pa varr. I ndodhur ne hall, per hir te moshes relativisht te re dhe 5 jetimeve qe kerkonin nene, xha Breshani u rimartua me Samon, nje ishluftetare e reparteve partizane. Samua kishte mbetur jetime, nga te dy prinderit qysh ne femijeri dhe ishte rritur tek te sajet. Pas perfundimit te Luftes, ajo u kthye ne Kalivac dhe qendroi ne familjen e Halil Lazes, ne Beqiraj, te cilin e kishte dajo. Samua bonjake e pranoi martesen me babane e 5 femijeve dhe, ne cift me xha Breshanin solli ne jete, edhe pese femije te tjere. Gruaja e rralle me emrin Samo u be nene edhe per femijet e gjetur dhe, duhet thene, se kujdesej shume per te shoqin. Ne Kalivac ashtu sic vishej e mbahej Breshan Fejzua, ishin te rralle burrat. Kujdesi ishte fryt i punes te Samos, zonje e zoteruar!
Jeta u deftua e ashper me Breshan Fejzon. Vdekja mizore i mori, para kohe, nenen e pese femijeve; por Breshani nuk ishte teresisht i pafat. Futja e Samos ne jeten e tij, i ndreqi ekuilibret dhe familja vazhdoi jeten si me pare. Djali i madh i xha Breshanit, Ismaili, i cili, pas kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak, ne repartet e kufirit, ne Leskovik, qendroi ne cilesine e nenoficerit aktiv. Ai, ne kundershtim me praktiken shekullore te fshatit e te krahines per matrese.e vajza te fese te tyre, u martua me nje vajze te besimit te krishtere nga Çarcova e rrethit te Permetit, e cila quhej Kostandine. E kam parasysh si tani , ate vajze me fytyre te rrumbullakte e me floke te zinj, kacurrela, dhe me nje dhemb te verdhe, ne nofullen e siperme, duke thyer doke e mentalitete. Bashkeshortja e tij, Kostandina, kur erdhi per here te pare ne Ahmetaj, ishte nje rreze drite dhe jo nje nuse e bukur. Ajo, pa hezitim, ne ate kohe u cmua nusja me e bukur qe kaishte ardhur ne Ahmetaj. Por bukuria e saj, nuk ndodhej vetem ne pamjen e jashtme; ajo ishte e bukur, se brendshmi, ne shpirt. Kostandina, e sapo ardhur nuse ne Ahmetaj, sillej sikur te ishte lindur e te ishte rritur aty. Pasardhesit e Ismailit, dy djemte: Maksi dhe Paqesori dhe e vetmja vajze e tij, Rajmonda, te tre te nderuar, sot te ndodhur ne treva e ne pune te ndryshme dhe nuk e harrojne vendin ku ka lere babai i tyre.
Tragjike ishte jeta e djalit tjeter te xha Breshanit, me Hairen, i cili quhej Sabri dhe ishte njeri nga djemte me te mire e me te bukur te fshatit. Ai, para se te shkonte ushtar, u lidh me martese me jetimen e bukur Hamide; femije e vetme te fisnikut Qamil Sulo Malaj, nga mehalla e Beqirajve. Fati nuk e deshi qe Sabriu te gezonte dashurine e te bukures Hamide dhe te dy femijeve ( vajze dhe djale), si drita. Sabriu u nda nga jeta fare i ri dhe nga nje semundje banale e cila, ne ata vite nuk mund te kurohej plotesisht. Eshte i gezueshem fakti qe Hamideja, bije e atij cike babai dhe bashkeshorte e atij deli djali, eshte kthyer e jeton ne vatren e te shoqit, se bashku me te birin – Fejzon. Xhika u martua ne Becisht, ne nje familje fisnikesh, ashtu sikunder Bejua dhe Metullahja, bene emer ne familjet me te cilat u pleksen. Djali I vetem I Samos, Gezimi dhe kater vajzat e saj, jane zonja te nderuara, ne familjet ku kane ngritur cerdhen e tyre te jetes.
Nuk mund te shmang nje tipar dallies te Breshan Fejzos, si nje burre me burreri por dhe me dhimbsuri te papare. Nuk behet fjale per dhimbsurine ndaj femijeve te tij, por per rastin e rralle human te perkujdesjes, ndaj Sadedinit, djalit te vellait, te cilin e trajtoi gjate gjithe jetes, me kujdesin qe bente per femijet e tij, madje, shume here edhe me mire se ata. Aq e vertete eshte kjo sa vetem duke iu referuar shtepise, oborrit, ullishtes etj, te cilat ishin pa gardh e pa kufi. Xha Breshani dhe femijet e tij, kalonin neper avlline e Sadedinit per te dale ne rruge dhe kurre nuk ndodhi, ndonje mosmarreveshje mes tyre.
- Xhemal Haxhi Nelaj. Ishte i biri i Haxhi Salihut, pinjoll i deges Mehmetaj te fisit Nelaj. E them qe ne fillim se Xhemal Haxhiu ishte njeri nga burrat me te zgjuar e me te mencur te mehalles dhe shume paqesor. Ai veshtronte punen e tij e nuk perzihej ne punet e te tjereve, jo se ishte indifferent por se respektonte personalitetin e cdo njeriu. Xha Xhemali, thoshin ne mehalle, edhe kur shikon ne udhe nje mze, nuk e shkel ate por e anekalon dhe e le ne fatin e saj. Nje njeri qe nuk u ngaterrua me gjitonet ne mehalle e ne ara, apo me mehallalinjte dhe me kedo . Sjellja korrekte e tij ishte pjese e karakterit dhe dukuri konkrrete e mencurise te tij.
Shtepia e Xhemal Haxhiut ishte e ndryshme nga banesat e tjera te mehalles Ahmetaj. Banesa e tij perfaqesonte nje ngrehine e cila, kur zbrisje neper udhen e mesit te mehalles, nuk dukej fare. Nje mur i larte rreth 3 -4m. I ndertuar me gure te gdhendur e i lidhur me llac gelqere, mbronte shtepine dhe avlline e familjes, nga rreshqitja e dheut. Banesa ishte me dy kate; e ndare ne dy seksione. Çdo seksion kishte komunikim me tjetrin, nepermjet nje pale shkalleve prej guri gelqeror, te gdhendur, e cila perfundonte ne nje sheshpushim, disi te madh ku celeshin dy dyer me hark guri dhe me kanata druri te trashe. Njera nga dhomat, me e madhja, ishte me oxhak e buhari. Aty gatuhej e mblidheshin femijet e shumte te familjes. Muret e nderteses ishin ngritur me gure gelqerore te lidhur me llac gelqere e me breza druri. Asnjera nga te dyja dhomat nuk kishte tavan. Çatite e tyre ishin te mbuluara me pllaka guri te bardhe, te rende. Njera nga dhomat, ajo ku mblidheshin femijet, ne katin e pare sherbente per strehimin e kafsheve te punes dhe te prodhimit ( dy qe te parmendes, nje lope dhe nje pele gri ).
Bagetite e imeta, te leshta, strehoheshin ne nje kasolle te ngritur posacerisht, nen avlli. Perpara baneses, ishte nje avlli, me permasa te medha. E shtruar me pllaka guri te trashe, vende –vende kishte zene bar. Ne mes te avllise ishte nje rrenje fiku e varietetit bradashesh, me catalla te gjata, te shtrira parallel me token. Avllija ishte e rrethuar me mur guri, dhe brenda mund te futeshe nepermjet nje dere, prej teli, e cila ngjante me teper si lese. Ne anen Jugore te baneses, andej nga ishte pusi pa uje i xha Isufit dhe bajamja e madhe e xha Nezirit, ishte nje shteg , i cili te conte ne ullishte. Ne anen Veriore, ne Veri te udhes zbritese, ne pronesi te xha Xhemalit ishte nje lem, ku grumbulloheshin e perpunoheshin produktet bujqesore. Poshte lemit te xha Xhemalit ishte nje grope ku grate e mehalles merrnin balte te bardhe per te lyer shtepite. Vendi ne fjale quhej: Gropa e Baltes. Ne anen Veriore te lemit dhe te truallit te xha Xhemalit zbriste si thike nje pjerresi e cila e ka emrin: Brinja e Qendret. Ajo puthitet me Sheshin e Veldonit.
Nen avlli ishte nje kopesht i stergjatur, ku hera –heres ndertohej nje kasolle ku depozitohej zaireja dhe poshte saj ishte trualli i Ali Pasho Nelaj. Mbi shtepine e Xhemal Haxhiut, ne anen Jug-Lindore te saj, kishte nje kopesht te vogel Muharrem Hasani. Ky kopesht mbillej, kryesisht me perime dimerore. Arat, Xha Xhemali i kishte ne vendin e quajtur Llageme dhe ne llomerat e Margellicit. Xhemal Haxhiu i punonte arat, vete. Mund te thuhet me siguri se ai ishte njeri nga bujqit me te mire te fshatit dhe jo vetem. Xha Xhemali ishte “ qendistar” tokes are. Ta kishte enda te veshtroje ugarin e Xhemal Haxhiut. Ara e tij, ishte e pluguar bukur; e vrare plis, e lesuar, e pastruar nga barerat e keqia etj. Aren kryesore, ate qe ndodhej ne Margellic e cila ishte e klasit te pare dhe prodhimtaria e saj ishte “sa ti jepje ; te jepte”, e kishte rrethuar me gardh me tela me gjemba. Brenda ares se tij nuk kishte shans te futej, asnje kembe bagetie dhe asnje njeri. Ai pastronte, me merak gjithe token qe te mos depertonin bareret e keqinj, Brenda saj. Vec ta veshtroje parcelen e Xha Xhemalit e cila ndryshonte pamje nga parcelat rreth saj. Xhemal Haxhiu, jo vetem qe i qendronte ares “mbi koke”; por Ai ishte dhe bujk i perparuar, ne mendime. Nuk kishte mbaruar ndonje shkolle agronomike, por praktika shumevjecare e punes me token i kishte mesuar kur duhej care toka; kur duhej perziere ajo; kur piqeshin kushtet per te mbjelle grurin, misrin dhe perimet e ares dhe kur u duhej bere sherbimet kulturore. Farerat qe mbillte xha Xhemali, ne are, ishin si ato qe mbillnin dhe te tjeret, por sherbimi qe u bente bimeve Ai burre, ndryshonte cilesisht. Me pak fjale, Xhemal Haxhiu, me sherbimin qe i bente tokes dhe bimeve e kishte te siguruar prodhimin, si ne vite te mbare bujqesor dhe ne vite te mbrapshte.
Xhemal Haxhiu u lidh me martese me Hyrine, te bijen e Xheladin Dajlanit, nga Hysodosajt. Fisi i Myftarajve, nga rridhte Hyrija ka qene nga fiset me me peshe te asaj mehalle. Me ate trup te beshem e me kujdes te vecante per femijet, xha Xhemali, te cilit per respect dhe si educate, ne femijet e fisit Nelaj i flisnim Çeco dhe Nene Hyrija, te ciles i thoshim Lule, ashtu si femijet e tyre, sollen ne jete mjaft femije, te cilet u rriten dhe u edukuan me frymen e prinderve te tyre dhe me ndjenjen komunitare. Femija i pare ishte vajze: Yzemeja dhe pas saj nje varg femijesh te tjere; Hancja; Xhekua; Mbetja; Kasemi; Bejlerja; Sosja; Nekiu; Zaimi; Hairja dhe Haxhiu. Nga te njembedhjete femijet qe erdhen ne jete prej tyre, vetem njeri, Nekiu, u nda nga jeta ende femije. Ky eshte tregues i qarte i kujdesit te Lules dhe Çecos, per femijet e tyre.
Shepia e Xhemal Haxhiut, ishte disi e shkeputur nga te tjerat. Per shkak te ketij fakti, ishte krijuar nje opinion i rreme, sikur familja e xha Xhemalit bente jete te mbyllur. Kishin per te ngrene apo binin pa darke femijet e Xhemal Haxhiut, kete nuk e mesonin as gjitonet me te afert, Sadikajt te cilet ishin me shtepi disi me siper; as Minojacajt, te cilet, gjithashtu ishin me prane. Femijet qe rriti dhe edukoi cifti Hyri e Xhemal Haxhiu ishin e jane te shendetshem e te imunizuar nga semundjet sezonale.
Ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, pas kapitullimit, pa kushte te Italise Fashiste, ushtaret e saj, te shumte, te shpartalluar, ata qe munden u larguan ne atdheun e tyre, te tjeret u katandisen si mos me keq dhe u shnderruan ne yzmeqare te shperndare ne familjet e vendasve. Ne familjen e xha Xhemalit nje ushtar i tille, i cili nxirrte gure nga nentoka, ne vendin e quajtur Hije. Lulja, fliste me hunde dhe kur pergatiste dreken, per te sajet e per yzmeqarin Italian, dilte tek lemi, atje nga ku dukej vendi ku punonte italiani, “ngulte kembe “ dhe e ftonte ushtarin e huaj te vinte ne shtepi, per te drekuar. Ajo grua shpirt mire, e trajtonte denjesisht fashistin edhe pse e dinte qe soji i tij kishte bere krime ne vendin tone. Hyrija nuk dinte Italisht dhe thirrja e saj shprehej: pjeserisht italisht e pjeserisht Shqip. Thirrja e saj, ishte perafersisht keshtu: “ o Kacanjorre! Venire manxhare buke”! E kuptonte ushtari I transformuar ne guregermues dhe vinte ne shtepi per te drekuar.
Nuk mund te le pa permendur nje ane tjeter te personalitetit te Xhemal Haxhiut: vizionin e tij te qarte dhe qendrimin e ekuilibruar ne rrethana te ndryshme. Ai e kishte te qarte se njeriu eshte para se gjithash njeri, bashkefshatari mbetet mbeshtetja kryesore dhe se lidhjet miqesore jane me te forta se ndasite . Kete e veme re ne miqesite dhe krushqite qe ka bere xha xhemali, duke cmuar njeriun, jo bindjet e tij.
Me ne fund, dua te theksoj edhe nje here, vertetimin e sakte, ne jeten kalivacase te thenjes te lashte, se “ I miri, jo gjithnje ka te mira”! E them me bindje se eshte mjaft e veshtire te gjesh njeri me te mire se Xhemal Haxhi Nelaj, por pleqeria e tij, nuk erdhi, sic e meritonte ai burre. Jeta e ndeshkoi rende, ne moshe te thyer. Ne vitet e fundit te jetes se tij, ai iu nenshtrua nje nderhyrje ortopedike e cila e la me nje kembe. Levizte me shume veshtiresi dhe vetem kur e kishte te detyruar. Me teper qendronte , ne hije te fikut qe vegjetonte ne avlline e tij, ku luante me letra me dashamiret. Pinjollet e familjes te tij, sot i gjen ne te kater anet e vendit dhe jashte tij. Ata, kudo ku punojne e jetojne manifestojne edukaten e shendoshe dhe sjellje te mire, si te prinderve qe I rriten e I edukuan.
- Ali Pasho Nelaj. I biri i Ganos dhe i Pashos, pinjoll i nendeges te Babai i tij ishte vella i Musait, Asimit dhe i Shaqos ( ne linje mashkullore) dhe i Melates e i Sados, ( ne linje femerore). Aliu perfaqesonte nje burre me shtat Mesatar, rreth 170cm; i veshur me rroba cohe ( jo shajaku), me jelek te thurur me shtiza apo me bize, me lule; me koke te rregullt e me mustaqe. Ne koke mbante kapele me strehe; ne kembe mbathte corape leshi dhe opinga, meshini apo llastiku. Ajo qe e shquante Aliun e Pashos nga njerezit e fisit e te mehalles ishte dashamiresia. Aliu, nuk e gremiste kollaj fjalen dhe nga goja e tij nuk kisha degjuar ndonje fjale te keqe qe te “helmonte” te tjeret. Ali Pashua ishte mjaft human e i gjendur, ne cdo kohe prane gjitoneve, per cdo rast ( si ne gezime dhe ne hidherime).
Shtepia e Ali Pashos ndodhej diku ne mes te mehalles Ahmetaj, poshte shtepise te Xhemel Haxhiut dhe mbi ate te Ahmet Selfo Zenelaj. Banesa e familjes se tij perbehej nga dy dhoma perdhese, te ngjitura me njera-tjetren, me dyer te vecanta, pa komunikimte brendshem me njera-tjetren. Muret e shtepise ishin ngritur me gure gelqerore, te gdhendur, te lidhur me llac gelqere dhe me breza druri. Perpara se te hyje ne dhome, ne hyrje ishte nje tip sheshpushimi, me strehe siper dhe dy dyer, me harqe guri siper, qe mbylleshin me Kanata druri, te trashe. Dhomat, te dyja ishin me permasa te medha, ( gjeresia 4-5m dhe gjatesia 7-8m ). Çatia ishte e mbuluar me pllaka guri te bardhe, te rende. Te dyja dhomat ishin me oxhake, me buhari e me vater mbi te cilen ndizej zjarri. Dhomat, te dyja ishin te ftohta, shume te ftohta, mbasi ishin pertoke, te “ shkuara”, me balte e me byk, te perzier me bajga lope. Çdo dhome e vecante, kishte dy dritare, tip frengjie, te orientuara nga Perendimi, te pajisura me hekura, mbylleshin me kapake dhoge te trashe. Avllija, perpara shtepise ishte e shtruar me pllaka guri gelqeror, te trasha, por jo kompakte. Ne anen Veriore te shtepise dhe te truallit, kalonte udha vertikale e mehalles, e cila, nepermjet Brinjes se Qendret, zbriste ne sheshin e Veldonit. Nje porte e ndertuar me tel me gjemba, si lese e cila te conte ne udhen kryesore zbritese te mehalles.
Ne vitet ’50 per te cilet behet fjale, Ali Pashua u shperngul me gjithe familje, prane tokave ne pronesi te tij, ne Margellic. Atje, ai ngriti nje kasolle ne te cilen banonte, si ne dimer dhe ne vere. Qellimi I kesaj shperngulje ishte te ndodhej prane arave te begata dhe, ne cdo kohe te ishte i pranishem, per ti ruajtur nga demtuesit dhe per te punuar. Shtepine ne Ahmetaj, te cilen e braktisi disa ( 2-3 vite); Aliu, per humanizem e bamiresi nuk e la bosh. Ne dhomen nga Veriu, u strehua familja jone, mbasi kishim banuar ne kasollen e Resul Nelos, ne Bexge. Na kishte rene catia e shtepise dhe nuk ishim negjendje nga ana ekonomike, per ti hedhur cati te re. Kesisoj, familja jone ishte muhaxhire, ne fshatin tone dhe kalonte nga njera shtepi ne tjetren. Ku na pranonin. Ne dhomen nga Jugu u strehua familja e Telha Qazim Shatrafilit, nga fshati Luzat I Tepelenes e cila kishte migruar ne Kalivac, ku mes njerezve dashamires dhe tolerante, xha Telhai, kishte gjetur dhe terren per te ushtruar profesionin e tregtarit te vogel ( pramatarit). Ai u shiste, grave te fshatit, bojera, penj te ngjyrosur, gjilpera, shtiza, biza, Moline, shami, rruaza, temina e sende te tjere te domosdoshem. Ishte i vetmi dyqan shetites ne Kalivac; cmimet i kishte te kripura, por meqenese ishte i vetmi i ketij lloji, bente pune e fitonte. Familja e xha Telhait perbehej, nga ai vete, nga bashkeshortja e tij, Merushja dhe nga tre djem: Shabani; Hyseni dhe Qazimi. I pari nuk banonte ne Ahmetaj; Ai ishte i veshur polic dhe banonte ne Tepelene , se bashku me bashkeshorten, nga Leshnja, bije e Barjam Axhemit dhe me femijet. Gege Merushja, nje grua me trup te madh, ishte mjaft punetore dhe e duruar. Ajo ishte shoqe e ngjashme me nenen time. Aq shume dru zjarri ngarkonin ato dy gra sa qe kur zbrisnin nga Bregu i Stanet, te ngarkuara me dru, ne kurriz, me nje terkuze te punuar vete, dukej sikur po levizte pylli. Aq shume dru ngarkonin ato, per te ngrohur shtepite e ftohta, ne te cilat banonin. Megjithate, xha Telhai ishte i pakenaqur, prej punes se saj, dhe e rrihte vence, gegene time, Merushen. E gjora grua, nuk kishte goje e nuk ankohej kurre, por e kisha degjuar te thosh: “ Kuterine, moj Merushe”. Dy djem te tyre: Hysenin dhe Qazimin i kisha shoke, si ne shkolle dhe kur shkonim per “ gjah”. Qazimi ishte me i shkathet nga une; atij i zinin grackat dhe leqet, shpende dhe kur shkonim per te kapur peshk, ne lume, grepi i tij, tundej me shpesh.
Ali Pashua, kishte troje te mjaftueshem dhe, brenda tyre kishte plot peme e ullinj. Trojet e tij kufizonin me ata te Xhemal Haxhiut; ne Juge dhe me udhen kryesore prefund mehalles ne Perendim. Ndoshta kemi te bejme me nje rastesi, por trojet e tij ne te dy skajet kishin per “fundore” dy rrenje bajame, te azdisura e prodhimtare. Anes udhes zbritese, Brenda murit rrethues, i cili, me shume I pengjante nje pirgu me gure, vegjetonin disa rrenje fiq protoshesh, te cilet prodhonin dy here ne vit. Ata i ruante vete Aliu, ose Nena e tij- Ganua.
Ali Pashua, kishte prane, brenda trojeve te te pareve, xhaxhane e tij, Asim Mehmetin ose , sic eshte njohur rendom ne fshat: Asim Çali. Kufitar, ne anen Jugore ishte bahcja me ullinj e Breshan Fejzos. Aliu u martua me Zadekon, nga Qesarati, e cila u be zonje shtepie, ne nje dere te fisme, sic ishte dhe dera e origjines te saj. Me fisniken Zadeko, e cila shquhej per dashamiresi dhe si grua shume e drejte dhe e dhimbsur, Ata sollen ne jete, disa femije, djem e vajza. I pari erdhi ne jete Pashua, te cilit, sipas tradites vendase, Aliu i vuri emrin e babait te tij te nderuar. Pastaj u linden, me radhe: Tomorri; Fiqretja e te tjere.
Ne inventarin e kafsheve te punes e te prodhimit te familjes te Ali Pashos, ishin: Nje pende qe parmende; nje pele dhe disa krere dhen; per qumesht e per lesh. Ekonomine familjare, Ali Pashua e menaxhonte vete. Pervec puneve vetjake, tek shpirti human i Aliut ndodhej gatishmeria e tij e vecante, per tiu gjendur prane cilitdo nga gjitonet, mehallaliu, apo bashkefshatari qe i drejtohej, per ndihme. Aliu ishte organizator i shquar i veprimtarive ne dasma, ne gosti e ne gezime por ishte dhe mjaft i gjendur ne raste fatkeqesie. Ai ishte i prire per te ndihmuar, pa shperblim, kedo qe ishte nevojtar.
Nuk mund te le pa pemendur nje fakt te rralle, i cili ka ngjare, ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar. Familja e tij dhe tere fisi ishin te rrjeshtuar ne radhet e atyre qe aspironin clirimin e vendit. Ali Pashua, vellane e vetem, Qamilin e kishte partizan, ne Brigaten e 6-te Sulmuese ( ku dhe u plagos e u shpall invalid lufte). Shtepia e tyre ishte bere strehe, per luftetaret e lirise dhe vete Aliu nuk qendroi duarkryq e vrojtues. Ai e ktheu shtepine ne spital partizan te padeklaruar, dhe mbajti nje muaj rrjesht, deri sa u sherua, partizanin eplagosur, Beqir Radhima, pjesetar te njesiteve partizane te rrethit te Vlores. Besoj se nuk eshte nevoja te komentohet ky rast human e trimeror i tij.
- Asim Mehmet Nelaj. Djale i Mehmet Salihut dhe i Inxhise; i njohur me “novken” Asim Çali. Asimi, qe ne kohen kur ishte i vogel, mbeti ulok nga te dyja kembet. Gojedhena na ben me dije se Asim Mehmeti, ne rinine e tij ka qene njeri nga djemte me te bukur e me te forte te fshatit. Ne cdo ndeshje, ai dilte fitimtar mbi moshataret e tij, si ne mundjen greko-romane dhe shquhej ne lojera force. Syri i keq, e pa dhe “ e shajtoi” bukuroshin e fuqishem. Gjithsesi kjo mbetet ne kufirin e legjendes dhe nuk ka besueshmerine e nevojshme. Me ndihmen e duarve, te cilat, i kishte mjaft te fuqishme, duke u terhequr zvarre, neper shtepi me dy kembet ulok, Ai levizte me veshtiresi neper shtepi dhe per te shkuar nga njera qoshe e shtepise, ne tjetren. Kur dilte nga shtepia e shkonte per te punuar ne shtepi te tjera, Ai shfrytezonte nje gomar mashkull, trupvogel por te forte, me ngjyren e qimeve kafe te pjekur.
Shtati i tij ishte nje trung dhe dy kembe, nga gjuri e larte. Pjesa e poshtme e kembeve te tij ishte e pazhvilluar. Ne shtat mbante nje xhakete shajaku te zi; ne koke vinte nje qylah te bardhe prej shajaku, me maje ne fund. Koken dhe fytyren e kishte te stergjate, si pyke, tiparet e fytyres ishin ezmere, mbante mustaqe dhe hera-heres mjeker te shkurter. Sikur te mos mjaftonte qenja e tij ulok, xha Asimi nuk degjonte mire edhe nga veshet. Ai nuk ishte shurdh, por “ i vrare” nga veshet. Ky “defect” i tij, nese mund ta quajme keshtu, me origjine nga geni, behej shkak qe ne komunikim me te tjeret, xha Asimi fliste me ton te larte e bisedat e tij te degjoheshin edhe nga te tretet.
Asim Mehmeti ishte i pari dhe i vetmi zdrukthetar ne Kalivac. Per pune zdrukthtarie xha Asimin e merrnin te gjithe bashkefshataret, kundrejt nje pagese modeste. Profesionit te zdrukthtarit, Asim Mehmeti iu perfill qe ne moshe te re, si mundesi per tu vetepunesuar e per te mbijetuar. Ai, me vullnet te forte por dhe me fantazi mesoi te beje, fillimisht objekte te thjeshte, si sufra, dollape, musendra, qere, vedra, bucela, kade, talera, e me pas djepe, sepete, hambare, farasha, petesa, furka e druga, dysheme dhe tavane te punuar me biderme e me lule. Kuptohet, ne zanatin e tij, ne fillim u futen objektet me te thjeshte dhe, dalengadale, me fitimin e pervojes, Ai kaloi tek objektet e veshtire.
Me punen e tij korrekte dhe te ndershme, cmilari, sharra, sqepari dhe veglat e tjera te punes, duke punuar objekte sherbimi dhe zbukurimi, kane lene gjurme, thuajse ne te gjitha shtepite e Kalivacit dhe ne rrethina. Veglat e tij te punes ishin primitive. Nje sharre dore e thjeshte; nje sqepar, nje cmilar e nje cekic, ishin pajisjet e tij te punes, te cilat, ne doren e Asim Calit benin mrekullira.
Shtepia e xha Asimit ishte disa metra me ne Perendim te shtepise te nipit te tij, ( djalit te vellait), Ali Pashos. Kur u ndane vellezerit nga njeri-tjetri, Asimit, si sakat qe ishte, I ra ne pjese shtepia me dy kate, e punuar me gure te gdhendur, me nje qemer te bukur guri te bardhe, te gdhendur dhe me shkalle guri, nga jashte. Ne katin e siperm banonin familjaret e xha Asimit, ne katua strehoeshin kafshet e punes e te prodhimit. Ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, shtepise te tij i ra zjarri e ajo u shkrumbua me gjithe plackat qe kishte Brenda. Ne pamundesi ekonomike per ta ringritur, Asimi e la shtepine germadhe, dhe ndertoi nje kasolle, ne vendin ku me pare ishte nje leme, diku ne Jug-Perendim te shtepise te Ali Pashos. Kasollja ishte e ulet, dhe sic jane kasollet, kur ne vater ndizej zjarr, tymi kthehej ne nje re te vertete mbytese.
Trojet e Asim Mehmetit ishin rreth shtepise dhe kasolles qe ngriti me pas, kurse arat e tij ishin kryesisht ne Margellic; ngjitur me arat e Musa Mehmetit dhe te Ali Pashos, nga te cilet ishte ndare, nga I njejti zjarr. Arat e tij ishin mjaft pjellore, por ne pamundesi per ti punuar vete, Ai i punonte me argate. Se shumti, arat e xha Asimit i punonte nipi i tij, Ali Pashua; prandaj, xha Asimi nuk dispononte, as qe parmende, as lope. E vetmja pasuri e luajteshme e tij ishte gomari mashkull trupvogel, me te cilin, Ai levizte. Kur arriti moshen per t’u martuar, Asim Mehmetit, miqesia e shumte dhe me peshe e familjes, i gjeti per bashkeshorte, Shanikon, nga Dorza, e cila vuante nga semundja e parkinsonit. Me avancimin e mnoshes, semundja e saj, u agravua e u shpeshtua. Ne cift me Shanikon, Asim Mehmeti solli ne jete njevajze, te cilen e quajti Xhiko. Me pas lindi Kujtimi, Barjami dhe Refija e bukur.
Asim Mehmeti, pervec zanatit te zdrukthetarit, kishte dhe nje tjeter “ profesion”, ate te hanxharxhiut. Ai njihte mjaft mire pjeset e trupit te bagetive dhe i vinte ndoresh per te prere mishin e tyre, te pjekur ne hell, sipas anatomise. Sekteti i kesaj pune ishte prerja e mishit, tek nyjet, pa bere cifla eshtrash. Ai dinte dhe zakonin e nderimit te mikut, prandaj hiset e mishit i bente sipas “ peshes “ se mikut. Dikujt i jepte bishtin e berrit, si pjesa me me vlere, tjetrit i jepte shpatullen, gjysmen e kokes, nofullen e keshtu me radhe, deri tek gjymtyret, te cilat u jepeshin pjesemarresve me te aferm me te zotin e shtepise. Me nje dru mishi e me nje hanxhar ne dore, kudo ku kishte dasma, gosti apo vaki, xha Asimin e veshtroje prane zjarrit, duke copetuar mishin e ngrohte. Prane tij, ne preher, qendronte vajza e vogel, Xhikua, se ciles ai i jepte per te ngrene mish, nga pjeset me te shijeshme. Per fat te keq, Xhikua nuk e pati jeten te gjate, dhe femijet e qe erdhen pas saj nuk ndoqen te njejten udhe.
Nene Inxhija, e cila kishte sjelle ne jete, Musane, Pashon, Shaqon, Asimin, Melaten dhe Sadon, kishte dhuntine te bente yshtjen e njerezve. Ajo, nepermjet masazhit dhe gjoja disa fjaleve te shenjta, te cilat i belbezonte neper dhembe qe mos ti mesonin te tjeret, ishte kthyer ne nje mjeke popullore, e cila, me teper bente hipnotizim te njerezve qe i paraqiteshin per ndihme sa i sheronte ata. “ Zanatin e rralle”, Ajo ia la trashegim xha Asimit, nisur nga motive human se Ai ishte sakat dhe do te robetohej per te mbijetuar. Mirepo Xha Asimi, kur kryente procesionin e te yshturit, fjalet qe duhet ti belbezonte, i fliste me ze te larte e te qarte dhe ata qe ndodheshin prane tij mesonin tekstin “ e shenjte” te yshtjes.
Asim Mehmeti, vertet ishte ulok e rrobetohej ne pune per te mbajtur familjen, por Ai ishte njeri me zemer te madhe e shume human. Ne detin e fukarallekut ne te cilin Ai jetonte, sikur te mos i mjaftonin femijet e tij dhe Nene Inxhija, te cilen e pleqeroi, me shpirt bujari, Asim Cali, rriti, martoi e paretoi dy vajzat e vellait te ndjere, Shaqo Mehmetit: Fahrijen dhe Tahiren, te cilat dolen nuse nga shtepia e xhaxhait te tyre, Asimit sakat.
Ne vitet ’60 te shekullit te njezete, Asim Mehmeti, ngriti nje kasolle ne ane te Perroit te Faqekuqes, atje ku kishte marre toke nga Reforma Agrare Dajlan Muharremi, ne parcelen me pronar te ligjshem Muharrem Haxhiun. Kur u rriten djemte e tij, Kujtimi dhe Barjami, dhe kur ata u martuan, ne vendin e quajtur Shure e Dajlanit, u ndertuan dy perdhese, prane njera-tjetres, te cilat jane funksionale edhe ot e kesaj dite. Asim Mehmeti, sipas ligjeve te natyres, nuk eshte me ne jete, por dora dhe mendja e tij rrojne e do te rrojne gjate, ne shtepite e bashkefshatareve te tij kalivacas, nepermjet orendive dhe zbukurimeve, te cilave nuk u iken koha asnjehere.
- Novruz Selfo Zenelaj. Djali i dyte i Selfo Rexhepit; pas Ahmetit qe ishte me i madhi i tyre. Novruzi ishte I lindur nga dy prinder autoktone: Xhemiles dhe Pervec vella Ahmetit, ai kishte dhe dy motra: Zenepen dhe Xhiken. Te dyja te martuara ne fshatin Çorrush te Mallakastres. Xha Novruzi kishte shtat mesatar; Ai vishej me kilota e me nje xhakete shajaku ne ngjyre te zeze; ne koke mbante qylah te bardhe, me maje ne fund. Fytyren e kishte te gjere , ngjyre gruri, mbante mustaqe te medha, te azdisura; ne moshen e trete, me ngjyre te bardhe, ashtu si floket e thinjur. Ballin e kishte te larte; syrin si filxhan; hunden te gjere e mishtake. Ai ishte i shkathet, si fizik e ne pergjigje, por jo sa i vellai-Ahmeti. Mes dy vellezerve te lindur nga te njejtet prinder kishte nje mosperputhje te kendshme. Nese xha Ahmeti ishte teper elegant e kercente bukur, i lehte si era; vella, Novruzi, kishte ze me te plote e me te qarte dhe kendonte bukur. Kenga e tij e preferuar ishte:
Korba, o Çeco Akika; korba Çeco; qyqja –Çeco;
Kerraba jote me pika; korba Çeco; qyqja – Çeco;
Çeco kur vije nga dhente; korba Çeco – qyqja Çeco;
Me pellemba c’mi mbledh mendte; korba Çeco- qyqja Çeco…
Novruz Selfua, e kishte shtepine, ngjitur me ate te vellait te tij, Ahmetit, ne fund te mehalles Ahmetaj, ngjitur me udhen kryesore qe te con nga Veldoni, ne Derrase. Shtepia e tij ishte nje ode e nje perdhese. Oda ishte me katua, me nje pale shkalle guri nga jashte, te cilat perfundonin me nje sheshpushim, te perbashket per te dy vellezerit. Ne sejcilen ode, hyej nepermjet sheshpushimit, nga nje dere, me qemer guri siper. Dera ishte me nje kanate, e perbere nga dhoge e trashe. Muret e odes ishin te ngritur me gure gelqerore te skalitur, te lidhur me llac gelqere dhe me breza druri rezistent ndaj lageshtires. Oda ishte me cati, e mbuluar me pllaka guri te bardhe, te renda; pa tavan. Dyshemeja e odes ishte e shtruar me dhoga, te trasha e te forta, te paputhitura mire. Ne katin e pare, ne katua, strehoeshin gjedhet e familjes: Dy qe parmende dhe nje lope e nje gomar. Familja mbareshtonte nje tufe dhen sh, te cilat i ruante vete xha Novruzi dhe bijte e tij. Dritaret e odes ishin te orientuara nga Perendimi, andej nga ishin tokat e familjes dhe nga mund te vinte rreziku. Pervec odes, familja kishte dhe nje perdhese te madhe, e cila lidhej me mur, me ballin e odes dhe sherbente per gatim, si depo dhe per te “ mbledhur femijet”. Avllia e xha Novruzit, ashtu si e vellait te tij, ishte e shtruar me pllaka guri te bardhe, te trasha por te pa niveluara e te pasistemuara. Avllia rrethohej nga mure te larte rreth 3 m; ne ane te oborrit kishte fiq protoshesh.
Arat e familjes ishin kryesisht ne Shure, ne Jug tea rave te Xha Ahmetit dhe ne Vidhishte. Shuret ishin toka te varfera e me shume gure, sic kishin emrin. Ato mbilleshin, kryesisht me bime foragjere si elbi, tershera, tepa dhe me perime, si: fasulet, bizelet, bathet, spinaqi, laboti, kockullat, fierezat, urovi; mbillej dhe duhan. Ne vendin prane dardhes se Haxhiajve, ku toka ishte disi me me pak gure, mund te mbillej edhe miser, po te pleherohej e po ta “ngiste reja”. Arat ne Vidhishte, perkundrazi, ishin aluvione, ato I “ mbathte” Perroi i Çorrushit dhe prodhonin mjaft, drithera e perime. Ato shfrytezoheshin per kultivimin e kulturave te arave, qe perdoren si ushqim per njerezit si miser, grure, elb, fasule dhe bostan. Diku, ne mes te ares, ishin dy fiq vasjares dhe ne fund te ares kalonte udha kryesore e fshatit, e cila vinte nga Çesma e Thate e ngjitej ne Derrase. Ne kete udhe ishte nje kube, nga ato qe kane sherbyer si garnizone te perparuar. Kubeja ishte e ngritur mbi toke ne lartesi rreth 4 m. me gure gelqerore te skalitur, te lidhur me llac gelqere. Ajo kishte 4 harqe dhe ishte e mbuluar siper , me harqe guri, te puthitur mire.
Novruz Selfua, u martua me Shazen, e cila ishte e bija e Zake Lazes, nga Beqirajt, me shtepi ne Hasanimeraj. Ajo nuk kishte as vella; as moter; familja e saj eshte shuar, ndonese, vella i Zakes ishte Halil Lazaja dhe Qazim Lazja, qe lane disa pasardhes. Shaza ishte nje grua e imet, me shtat mesatar, e dobet, e zheshket dhe teper nevrike. E mbaj mend vazhdimisht te veshur me nje fustan te zi dhe me shami te zeze ne koke. Ajo ishte e zonja e fjales dhe dilte fitimtare ne cdo dialog me bashkemoshataret. Ne cift me xha Novruzin, Ajo solli ne jete, mjaft femije. I pari erdhi Zeneli, i cili, ne moshe madhore, u vendos ne Korce, ku u lidh me nje grua me ngjyre, me te cilen lindi disa femije. Ai u nda nga jeta, ne Korce, atje ku punoi e jetoi shume vite. Femije te tyre te mevonshem ishin: Shevqeti; Selfua; Bajamja; Arshiu; Dilaveri dhe Muhameti. Shevqeti, punoi e banoi shume vite ne Patos ku dhe u nda nga jeta. Dilaveri, pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, qendroi nenoficer karriere, ne repartet e ushtrise te rrethit te Durresit. Djali i madh i xha Novruzit, Zeneli, u martua me Lefterine, kur kryente sherbimin e detyrueshem ushtarak, ne repartet e Korces; la dy femije, me te. Ne vitet ’60 te shekullit te kaluar, Ai erdhi ne Kalivac, ku ngriti nje kasolle ne truallin e te pareve te tij, por u largua shpejt nga fshati, mbasi nuk e supertoi dot jeten e veshtire te tij. Femijet e tjere te Novruz Selfos, sot e kesaj dite banojne ne Kalivac, te Tepelenes, ne trojet e te pareve te tyre.
- Ahmet Selfo Zenelaj. I biri i Xhemiles dhe i Selfo Rexhepit; vella i Novruz Selfos, Ahmeti, ishte, padyshim njeri nga burrat me te zgjuar e me te shkathet ne mehallen Ahmetaj e me gjere. Xha Ahmeti kishte trup mesatar, Ai, ishte elegant e I lidhur mire. Mencuria dhe eleganca ishin tipar karakteristik I tij. Ahmet Selfua vishej me rroba shajaku, te zeza; ne koke mbante nje qeleshe te zeze pellushi, si ato qe mbajne burrat nga trevat e Skraparit. Xha Ahmeti mbante mustaqe te shkurtra, kurdohere te prera bukur, hunde normale, dy sy geshtenje, ne te cilet nuk ishte veshtire te shquaje zgjuarsine. Tiparet e fytyres te xha Ahmetit ishin si shtati i tij, te pakta e sikur ishin dhene si me kursim. Çdo gje tek ai njeri ishte e vendosur ne vendin e duhur dhe pa tepri. Kur fliste, ne vecanti kur deftonte ndodhi nga jeta e fshatit apo nga jeta e tij, xha Ahmeti gjithnje buzeqeshte, Zerin e kishte disi te ngjirur por, kur dilte ne valle Ahmet Selfua tundej dyshemeja e kenaqeshin ata qe e veshtronin. Ai vallezonte si gjeth, i lehte e me nje shkathtesi, te cilen e kishin zili, shume burra.
Ahmet Selfua, ishte qejfli kuajsh. Pelen e kuqe- balashe qe mbante per kapistre, nuk e ndante kurre nga vetja. Ajo ishte e “privilegjuar” dhe kulloste ne mes te dhenve. Nuk ishte thjeshte nje ceshtje hobi; pela i kishte shpetuar jeten xha Ahmetit, kur hasmi i kishte zene prite e donte ti merrte jeten. I kishte lezet kalerimi Ahmet Selfos! Se mos vetem kalerimi? Kur qendronte i kapardisur, mbi pele; Ai cdo veprim e kryente me elegance te madhe. Vellai i tij i vetem, Novruzi, edhe pse ishin te lindur nga nje nene e nje babe, nuk ngjanin me njeri-tjetrin. Ne disa drejtime, Novruzi ishte e kunderta e te vellait; sidomos ne sjellje. Ata kishin dhe dy motra: Zenepen dhe Xhiken; te dyja te martuara ne Çorrush. Ahmeti, me dhimbsurine dhe kujdesin per to i partonte rregullisht e mbante lidhje korrekteme to.
Plaku i mencur Selfo Rexhepi dhe Nene Xhemilja, e zgjuar e fisnike, e lidhen xha Ahmetin me nje familje fisnike, trimash e te beses, ne Kalivac; me deren e fisme te Ali Xhelilit, nga Hasanbegajt. Ahmeti u martua me Tajanen, te bijen e Xhelilit dhe motren e Aliut. Nga martesa e tyre, u linden nje tufe me femije te cilet e mbushen mehallen me njerez te zgjuar, te pashem e te fisem. I pari i femijeve ishte Rexhepi; pas tij erdhen ne jete: Naileja; Gjonleka; Selvija; Levendi; Xhemilja dhe Xhevdeti. Njeri me i mire se tjetri. Nuk ke ke te vecosh prej tyre, se jane si te prere nga nje sharre. Ata u bene te mire, mbasi kishin nga te ngjanin. Te dy prinderit e tyre, si Xhixhua dhe Çecua, ishin si te bere per njeri-tjetrin, te zgjuar e te mencur si ata. Me femijet e tyre, sidomos me Rexhepin e ne vecanti me Gjonleken, kam qene mjaft afer. Edhe vete xha Ahmeti, kishte shume shoqeri me tim ate- Xhevit Malkon. Ata i bashkonte jo vetem origjina e perbashket por sidomos “mideja” dhe tiparet e njejta. Kur u nda nga jeta xha Ahmeti, nga gryket, isha i vogel. Ndoshta nuk i kisha mbushur te 14 vjecet. Gjema ndodhi ne “ palcen” e dimrit, ne janar e bente mjaft ftohet. Vdekja ngjau naten. Sipas tradites, gjema mund te shpallej vetem ne agim, kur te zbardhte dita. Pas kujes, ne shtepine e tyre vershonin mehallalinjte dhe fshati i tere. Thirren Babane tim qe te shpallte kujen. Ai, meqenese ishte nate, me mori dhe mua per dore. Zbritem Brinjen e Qendret dhe sapo hyme tek shtegu I shtepise, rreth 20m, larg nga perdhesja, ku ndodhej xhenazja e ku kishin vershuar grate e fisit, Xheviti vuri doren tek veshi e sokelliti: “ Eja o vella – kuje-o “; me ze te larte sa te degjonte mehalla dhe fshati. Une, bera si babai; bertita: “Eja o xhaxha kuje-o”! Sapo hyme ne avlli, nga kuzhina doli Memja e Muharrem Hasanit, e cila, me donte shume. Ajo me mbeshtolli me futen e zeze e me tha: “ Ti, mos qaj ashtu, me kuje, se je I vogel” dhe me futi ne kuzhine qe te me qetesonte. Sot e kesaj dite, nuk e kam te qarte, perse u desh te zbriste nga kryeja e mehalles, Babai im, per te vene kujen, kur, ne shtepine ngjitur ishte vellai i Ahmetit- Novruzi. Mundet te kete ndikuar lidhja e ngushte e Çecos me Xhaxhakon, ose, duke njohur dobesite e karakterit te vellait, Çecua nuk e cmonte shume rolin e tij.
Arat e Ahmet Selfos ishin ne Shure dhe ne Vidhishte. Shuret ishin toka te dobeta dhe me shume gure. Ato, me nje pleherim te lehte, me vathe, i mbillnin me tagjira e me foragjere dhe me bime leguminoze qe nuk kerkonin shume ushqim dhe uje. Mbjellja e tyre me perime te dimrit, gjithashtu ishte normale. Me pjellore ishte Shurja e Mecos, e cila, e rrethuar ne tri ane nga Perroi i Veldonit, ngjante si Gadishulli Iberik. Ndryshe ishin arat ne Vidhishte. Ato ishin toka aluvionale, te perftuara nga “ mbathja “ qe bente Perroi i Çorrushit dhe prodhonin, drithera buke, tagjira, perime, bostan etj.
Xha Ahmeti ishte mjeshter per mbareshtimin e dhenve. Tufa e dhenve qe vinte perpara Çecua, dallonte nga dhente e te tjereve. Ato ishin te parjepura, te pa llangosura me urine e me bajga dhe te “ gjalla” ne cdo stine. Edhe qingjat e Çecos ishin te tjere. Ta kishte enda ti veshtroje, kur ata dilnin duke kercyer, nga shtegu ne udhe e ne Sheshin e Veldonit, apo kur ishin ne kullote, se bashku me nenat e tyre. Per nje fare kohe, xha Ahmeti i qinosi bagetite me Sihat Kananin nga Shkoza. Sihati ishte i biri i luftetarit te mirenjohur – Kanan Mazes. Qinosia u shkoi mbare dhe te dyja familjet e forcuan miqesine. Djali i madh Çecos- Rexhepi, u taks byrazer me hajmali me Sihatin dhe si per fat, ata u bashkuan ne te njejtin repart ushtarak te aviacionit shqiptar, ne Qytetin “Stalin”. Nuk thone mekot se: “ miqesia ngjan pa behet”! Ne ditet tona, djali i vogel i Çecos, Xhevdeti eshte lidhur me martese, me mbesen ( vajzen e motres ) te Sihat Kananit. Te flasesh per familjen qe krijoi mentarja Tajane dhe i kompletuari Ahmet Selfo Zenelaj, ndoshta do te duhej te nxiheshin shume faqe e te tretej shume kohe, por per nje ekspoze, te shkurter edhe kaq, besoj se nuk eshte pak.
- Resul Nelo Nelaj. I biri i Zadekos dhe i Nelo Binos. Zadekua ishte bije ne Hasanimeraj; shtepia e prinderve te saj, ka qene midis odes te Dules dhe vellait te tij Xhezo Alushi. Atje ka qene nje banese ajo e Brehamajve te cilet u “ shuan” per arsye se nuk u linden meshkuj ne ate shtepi. Zadekua mbeti pa dere babe dhe nuk kishte nje dere ku te partohej. Resuli ishte djali i dyte i Nelo Binos. Vellai i madh I Resulit quhej Selman. Ai shkoi ne kurbet, ne Turqi, se bashku me Malkon, te cilin e kishte vella te babait, por, te dy nuk u kthyen kurre nga kurbeti e nuk u dihet as varri; as perfundimi. Humbja e tyre, pa njoftim, detyroi te visheshin me te zeza dy grate e Binajve: Zadekon e Nelo Binos dhe Jeminene, te vene e Malko Binos. Resuli kishte nje moter; Shaze Nelen, e cila, me moshe ishte me e lashte, dhe e martruar, pertej lumit, ne Shkoze, ne deren e Feim Fejzo Pajaj. Vellai me i ri i xha Resulit, te cilit, gjithe te vegjelit e fisit, i therrisnim – Aga, ishte Resmiu. Ai ishte kanakari i familjes dhe e kalonte kohen duke luajtur kumar me burrat e fshatit, tek dyqani i Todi kaurit, nga Policani. Nelua, per te plotsuar tekat e pekulit, shiti troje e ara, madje dhe kur i erdhi radha per te shkuar ushtar, ne vend te tij, dergoi bedel, te birin, Resulin, i cili, kur ulej per te pushuar, e kishte mjaft te veshtire te ngrihej.
Resuli u martua me Mbeten, te bijen e Hanes dhe te Hase Jazit, nga Shkoza. Kishte dhene e mori Nelo Binua, ne Shkoze. Me sa duket, xha Nelos i pelqeu miqesia me banoret e ketij fshati buze lumit, me banoret e te cilit, sic thuhet ne Kalivac: “ Do te jepnim e do te merrnim miell hua, po te mos ishte lumi ne mes”. Mbetja ishte “ e vrare “ nga veshet, por kjo nuk e pengoi te sillte ne jete, se bashku me “Agane” tone, nje vater me femije. Mbetes, ne te parriturit e asaj kohe, ne shenje respekti i thoshim, sic e therrisnin femijet e saj- “bole”, ne komutacionin e mire te kesaj fjale. Ajo solli ne jete: Xheladinin; Behijen (e pare); Selmanin; Feruzen; Luton; Ilmine dhe Behijen ( e re). Plot shtate femije dhe asnjeri nuk trashegoi prej saj defekt, ne degjim.
Kur u nda nga vellai, i vogel, Resulit i takoi gjysma e trojeve te kufizuara ( ata qe mbeten nga shitjet) dhe gjysma e arave dhe e mallit. Mirepo, “Agai” na mbeti pa shtepi. Perdhesja e ngjitur me ate te Xhevit Malkos, i takoi Resmiut, i cili, pleqeroi dy pleqte: Zadekon dhe Nelo Binon. Ne keta kushte, “Agai” u detyrua te ngrinte nje kasolle, ne kopshtin, qe ndodhej poshte avillise te shtepise. Kasollja, si gjithe simotrat e saj, kur ndizej zjarr, mbushej me tym e Brenda saj nuk mund te qendronte asnje kembe njeriu. Pervec kesaj, familja e re u shtua shpejt, me disa femije dhe “Agai” u shperngul ne Gurishte, ku ndertoi buze perroit te Veldonit, dy kasolle me kashte; njeren per te mbledhur femijet e per te gatuar kurse tjetren, si dhome pritje.
Arat e Resul Nelos ishin ne Llomera, ne Rredhe dhe Reforma Agrare i dha toke are, ne Fengjet e Muharrem Haxhiut; atje ku ra balloni i Italise, ne vitet e Luftes se Dyte Boterore. Kishte dhe toke, te cilen e shfrytezonte, here per te mbjelle graminace e here si kullote, ne Gurishte e ne Shure, me kufitar Cizo Selfon. Ne cdo vend ku kishte are, Resuli kishte kufitar vella Resmine dhe kusheri Xhevitin. Arat e “Agait” ishin pjellore, por kerkonin sherbime te cilat, ne nje fare menyre u mungonin. Ne inventarin bujqesor te familjes te “Agait” ishin nje pende qe, te rinj ne moshe e te forte: Arapi dhe Kazili; nje gomar dhe disa krere dhen.
Familja e Resul Nelos ishte, pamedyshje, njera nga familjet me te varfera te mehalles e te fshatit. Burimi i varferise lidhej kryesisht me dembelizmin e kryefamiljarit, i cili, sic deftojne bashkekohesit e tij: “ Kur leshonte qete nga parmenda e ulej ne hije, nuk ngrihej, pa i ardhur njeri prane”. I mbeti torba ne krah, xha Resulit, duke sherbyer si yzmeqar, ne dyer te kamura, ne fshatra te rrethit te Vlores. Djali i madh i tij, Xheladini, qe ne femijeri, per te fituar buken e gojes, per vete dhe per njerezit e familjes, u pajtua yzmeqar, ne Risili. Me vone, Xheladini , punoi ne Minieren e Selenices, minator, ku, per pune me rendiment e cilesi fitoi, disa medalje pune dhe u shpall “ Stahanovist”, sipas modelit sovjetik. Vajza e madhe e “Agait”, Behija ( e pare), u martua, sic martoheshin vajzat e atyre viteve, pa mbushur 15 vjece, me bashkefshatarin Tefik Bajram Isufaj, nga Hasanimeraj, por, per fat te keq, nuk e pati jeten te gjate. Ajo nderroi jete, ne vitin 1945, ne nje lindje te veshtire. Shembullin e se motres e ndoqi Feruzeja, e cila, ne moshe te vogel vajti nuse, ne deren fisnike te Qazim Lazes, ne Beqieaj, ku u ma rtua me djalin e Vezikos e te Qazim Lazes, me Sulcen. Martesa e tyre nuk e pati udhen te gjate por, per fat te mire, nuk la pasardhes.
Jeta e Resul Nelos u mbyll ne nje kohe kur Ai duhet dhe mund te jetonte akoma. Nje atak kardiak, u be shkak qe “Agai” te ndahej nga jeta, ne nje mengjes te zakonshem, ne vere, kur frutat ishin pjekur e te korrat ishin mbledhur. Duhet theksuar fakti se “Agai” shquhej si bamires e zemerbardhe. Kur familja jone mbeti pa strehe dhe po afrohej dimri, Ai na liroi njeren nga kasollet e tij; me te miren, ku banuam disa vite radhazi.
- Reshat dhe Nelo Resmi Dy djem si, drita, te lindur nga nje martese fatkeqe. Rshati, vellai i madh dhe Nelua, vllai i tij me i vogel ne moshe, u linden nga dy prinder te denje per njeri-tjetrin por, jo fatlume. Prinder te tyre ishin: Zonja e Vogel e Binajve dhe Resmi Nelua. Zonja e vogel e Binajve( keshtu u emertua , per arsye se ne Binaj ishin erdhen dy nuse , me te njejtin emer- Zonje), ishte bije ne Qyraj te Shkozes, me nene Qerimene dhe baba Bilon. Ajo erdhi nuse, ne Kalivac, ne deren e plakut Nelo Bino; nuse per djalin e trete te tij, Resmiun. Resmiu, si me i vogli i deres, u be kanakari ( i perkedheluri) i saj. Nene Zadekua dhe baba Nelua, i plotsonin cdo deshire, apo teke djalit te tyre pekul. Resmiu, kur u rrit e kalonte kohen tek dyqani i Todi Kaurit nga Policani, duke luajtur bixhos, me burrat e fshatit. Per te plotsuar tekat e te birit, Resmiut, Baba Nelua, pervec arave, shiti dhe nje pjese te trojeve, prandaj Binajt, ne ate kohe, tri kurore, mbeten me pak troje dhe gjeja e gjalle e tyre u paksua ndjeshem. Kur i erdhi radha per te shkuar ushtar, sic rrefejne te moshuarit, plaku Nelo Bino, nuk dergoi Resmiun kanakar por, ne vend te tij, vajti bedel Resuli, djali tjeter i Nelos. Familjen e Nelo Binos dhe ate te vellait te tij, Malkos, te cilat, aso kohe banonin se toku, i mbante Xheviti, me punen e yzmeqarit, ne dyert e botes. Sic deftojne, edhe kur mbushi moshen per te shkuar ushtar Xheviti, ne vend te tij, vajti, serish Resul Nelua, i cili, me sa duket, ia kishte marre doren sherbimit ne ushtrine e asaj kohe, ku koha shtyhej kendshem, po te kishe duhan dhe ushqim te garantuar.
Kane marre formen e barcaletave e deftohen si te tilla, disa veprime e qendrime te papergjegjeshme te plakut Nelo Bino. Sic dihet, Xheviti ishte me madh ne moshe, se Resuli e se vellai i tij Resmiu. Sipas tradites, Xhevitit , edhe si bonjak, I takonte te martohej me heret nga dy vellezerit. Mirepo Xheviti, nga puna e yzmeqarit merrte mjaft te ardhura dhe me ato mbahej familja e origjines. U lashtua ne moshe , Xheviti beqar. Miqte dhe fisi i benin presion plakut Nelo Bino, qe te martonte Xhevitin, me pare; pastaj dy djemte e tij. Po cfare do te thosh te martohej Xheviti? Se pari iknin te ardhurat dhe jetimi pa baba Xhevit Malkua, po te behej me nuse, sapo te lindete femija i pare i tij, do te ndahej me vete, dhe atehere do te ndodhte ndarja, nga e cila, Atij I takonte te merrte gjysmen e mallit. Prandaj, xha Nelua, kur dashamiret i sygjeronin martesen e Xhevitit, pergjigjej: “Do te martoj me pare Resmine se eshte i vogel e gezon”! Nje pergjigje e mencur por e kurdisur, me dredhi. U nisen lajmesit dhe bukuroshit Resmi Nelo Nelaj, i gjeten per short, te bukuren Zonje, ne Qyraj te Shkozes. Sic rrefenin te moshuarit, Zonja ne moshen e adoleshences ishte aq e bukur sa i thoshte diellit: “ Ja dil ti; ja do te dal une”!
Sipas tradites, perpara dasmes, ne shtepine e candidates per nuse, 15 vjecares, Zonje, shkuan dy sinixhinj, te zgjuar e te shkathet dhe trima, me flete: Brahim Rushan Muharremaj dhe Muharrem Hasan Nelaj. Ata cuan rrobat e nuserise me te cilat do te vishej nusja e re, per te ardhur ne Kalivac. U mblodhen grate e fisit, per te pare rrobat. Grave te Shkozes nuk u pelqyen rrobat qe kishte derguar krushku Nelo Bino. Ato nuk ishin sic kishin bere Pazar babai I djalit me ate te vajzes. Plaka qe drejtonte ate eveniment, me e zgjuara e me hazerxhevap, kuptohet dhe me e shkatheta, me kete rast ia mori kenges si me poshte:
“… O Nelo, more Nelo ;
Qysh e pame fjalen-o?
Ta prisje mantone coh;
E preve samariko;
Ik e vishja Shazes-o;
Ta mbaje per dimer-o…”
E degjuan e u ofenduan sinixhinjtetane, por nuk e dhane veten. E degjoi dhe e mbajti vethe ne vesh, Shaza, e bija e Nelo Binos, e martuar ne Shkoze. Kur zonja u vesh me rrobat e nuserise dhe doli nga dera e shtepise te saj per te hipur mbi kale, hipte ne kale, grate e shkozes qe e percollen me kenge, i vune ne preher nje djale, i cili quhej Shazivar, por qe ishte pak “i leshte”. Shaza, e cila nuk e harronte rromuzin e grave dhe nuk I dilte lehte inati, meqenese I erdhi ne shteg, ia mori kenges, me ironi: “… Te keqen, Shazivar- ylli; te ruajte zoti nga syri”! Kanan Mazja, burre i zgjuar dhe hazerxhevap, I cili ishte nip ne mehallen Ahmetaj dhe e njihte mire situaten atje, u pergjigj, aty per aty: “… As ia thua dhe nje here! Te rekofsha per Zybere..”! Zyberi ishte analog i Shazivarit, ne rrethin fisnor te Shazes. Replika dhe rromuzet me hidh e prit, sic veprohet random ne raste te tille, doli barazim dhe nusen e moren krushqit dhe e prune ne Kalivac. Mirepo martesa rezultoi fatkeqe. Mbasi lindi Reshatin, Nelon dhe Petrefin, ne vitet e krizes se rende, pas clirimit te vendit, u nda nga jeta Petrefi e pas tij, Resmiu, nga nje semundje e cila, ne kushte te tjere mund te kurohej. Ai vdiq nga nje plevit i rende, ne nje kohe kur mungonin mjeket dhe medikamentet e nevojshme. Perpjekjet e plakave te mehalles me menyrat sipas mjkesise popullore ( hedhje ne djerse me fleta arre e elb, veshja e lekures etj,) nuk dhane rezultat dhe Resmiut iu pre jeta, ne mes ne moshe te re. Mbeten dy djem jetime; pa baba: Reshati dhe Nelua, te dy te mitur. Nena e tyre, Zonja e Vogel e Binajve, ne ate kohe 20 vjece. Ajo mori nje vendim jete, prej nje plaku te mocem e te mencur: lidhi ne koke shamine e zeze, deklaroi se nuk ve mbi Resmi Nelon, asnje burre tjeter dhe u perkushtua per rritjen e dy djemve.
Ne kushtet e nje krize te rende ekonomike, kur familjes i kanosej uria dhe skamja ishte ulur kembekryq ne vatrat e kalivacasve, kjo gjeme ishte e rende sa s’mund te kete shoqe. Vendimi i Zonjes se Vogel te Binajve, u pershendet si nje akt I pjekur e kurajoz, por duhej gjetur nje rrugedalje, per rritjen e femijeve jetime. Sipas te gjitha “rregullave” te kohes, Resuli, si vella i te ndjerit, duhet te merrte ne dore rritjen e dy jetimeve, por ai u” hoq menjane” me mendimin :” Jam fukara dhe kam shume femije per te ushqyer”! Ne keta kushte u gjend si shpetimtar Xheviti, i cili bashkoi dy familjet dhe une e Lumturia; Reshati dhe Nelua, qe ishim versnike te njeri-tjetrit pinim sise tek te dyja zonjat. Zonja e Madhe e binajve, si me e pare nga dy grate, ishte ngarkuar me detyren e tiganeshes ( te gatuante per te gjithe familjen e bashkuar). Duke menduar se do te me favorizonte, si djale i saj, une, nga padurimi dhe i shtyre nga uria, i zgjatja doren nenes time, qe te me mbante me hater. Ajo, ne nje rast, kur i zgjata doren, me hodhi nje luge me qull te valuar e dora ime u dogj keq. Te qarat e mija ishin aq te forta sa qe gjitonet ne mes te mehalles u alarmuan dhe erdhen tek dera.
Kur Reshati mbushi 7 vjec, aq sa mund te pajtohej yzmeqar e te kontribuonte per mbajtjen e vetes e te familjes, Xheviti fukara vendosi ti ndaje dy familjet duke respektuar normat zakonore, per ndarjen e shtepise, te trojeve dhe te arave. Atehere, Zonja e Vogel e Binajve, veshi pantallonat e zeza dhe me shamine e zeze ne koke, i rriti te dy djemte, me te korrat e botes, me kallinjte qe mblidhte kallameve te grurit dhe me pula deti.
Kemi te bejme me nje rast tipik te nje gruaje burrereshe, e cila mban betimin, qe beri perpara te shoqit te ndjere, u perkushtohet femijeve, duke sakrifikuar nga vetja dhe i ben balle jetes, sido qe i erdhi. Reshati u rrit, yzmeqar, ne dyert e botes; me pas u be minatory, e punoi ne disa kantjere te vendit, kreu sherbimin ushtarak dhe u martua me Xhikon, nje grua zonje, me te cilen solli ne jete nje tufe femijesh. Nelua, vella i tij e moshatari im, u rrit ne kohen kur fshati ishte kooperative bujqesore; nderroi disa profesione e kreu disa detyra dhe u martua me Kushullen, te bijen e Barjam Rushan Muharremajt. Ai u nda nga jeta prej nje semundje te rende e te pasherueshme, mbasi beri shume perpjekje per te mbijetuar. Kur u krijuan mundesite dhe Zonja e Vogel e Binajve ishte gjalle, Reshati dhe Nelua, zbriten, ne Shure; fillimisht ngriten nje kasolle e me pas ndertuan dy shtepi parallel, perdhese, te lidhyura njera me tjetren.
Ne perfundim te ketij materiali studimor, mund te pohoj se mehalla e Ahmetajve, ka qene dhe eshte me e madhja ne Kalivac te Tepelenes. Vitet e shnderrimeve demokratike, por jo vetem ata, kane bere te mundur qe mjaft familje dhe individe te shtegtojne ne vise te tjere; brenda vendit dhe ne vende te tjere. Deri ne Amerike e ne Australine e larget kane shtegtuar kalivacasit. Te larguarit jane te shumte, por shtegtimi I tyre, nuk ka mundur te paksoje numerin e familjeve dhe te individeve, perkundrazi, ne nje bilanc te perafert, ne vend te paksimit kemi shtim te njerezve. Ne kohe e per shkaqe te ndryshem, nga mehalla jane larguar:
- Hekuran Sherif Zenelej ( Mucoimaj), larguar ne vitin 1949, ne Durres; nuk eshte kthyer asnjehere ne Kalivac.
- Ziflo Dino Deraj, eshte larguar fill pas clirimit te vendit dhe eshte vendosur ne Durres ( qytet), nuk eshte kthyer asnjehere ne Kalivac.
- Qamil Pasho Nelaj, larguar ne repartet partizane te Luftes Nacionalclirimtare; u plagos ne lufte, u vendos ne Korce ( qytet), me vone u cvendos ne Krahes ( qender) ku dhe u nda nga jeta.
- Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj), doli partisan, u vendos ne qytetin e Vlores ku dhe u nda nga jeta.
- Ferrik Sherif Zenelaj ( Mucoimaj), doli partisan, jetoi ne vise te ndryshme te vendit, ne pension u vendos ne Polican, ku dhe u nda nga jeta.
- Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj), u be officer policie, sherbeu ne disa rrethe te vendit, se fundi u vendos ne Berat, ku dhe u nda nga jeta.
- Ramadan Muharrem Deraj, larguar nga fshati ne vitin 1960, u vendos ne Lac, ku dhe u nda nga jeta.
- Abas Salih Nelaj, larguar ne vitet ’60 te shekullit te shkuar, u vendos e banon ne Fier,
- Ismail Breshan Bejomalaj ( Nelaj), u largua nga fshati kur shkoi per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne kufi, ne zonen e leskovikut, ku qendroi nenoficer karriere deri sa u nda nga jeta.
- Remzi Veledin Licaj ( Nelaj), u lind ne Shkoze, u rrit ne Kalivac, nga gjyshe Hysnija dhe nga gjysh – Musa Mmehmeti, u largua nga fshati ne vitet ’70 te shekullit te shkuar, u vendos ne qytetin e Fierit, ku dhe u nda nga jeta.
- Nezir Isuf Minojacaj ( Nelaj), u largua nga fshati ne vitet ’60 te shekullit te shkuar, u vendos ne Selenice, ku dhe nderroi jete.
- Kadri Isuf Minojacaj ( Nelaj), u larguanga fshati, ne fund te viteve ’60 te shekullit te shkuar, u vendos ne qytetin e Sarandes, ku jeton.
- Enver Qemal Zenelaj ( Mucoimaj), pas vitit 1990, u shperngul nga fshati e u vendos ne qytetin e Memaliajt, ku banon sot.
- Bejo Breshan Bejomalaj ( Nelaj), u shperngul nga fshati ne vitet ’80 te shekullit te shkuar, u vendos ne Tepelene ku dhe nderroi jete.
- Heno Muharrem Deraj, u shperngul nga fshati ne vitet ’80 te shekullit te shkuar e u vendos ne Memaliaj; aktualisht ndodhet ne Greqi.
- Dajlan Muharrem Nelaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’50 te shekullit te shkuar, sherbeu ne ushtri, nenoficer aktiv ne repartee te aviacionit, ne Tirane e ne Vlore, u nda nga jeta ne Krete (Greqi).
- Sadik Muharrem Nelaj, u largua nga fshati ne vitet ’80 e u vendos ne Risili ( Vlore); u rikthye ne fshat, ne vitet 2000; eshte ndare nga jeta.
- Skender Muharrem Nelaj, u largua nga fshati, ne vitet ’70 te shekullit te shkuar, u vendos ne Krahes (qender), pas viteve ’90 u vendos ne Tirane.
- Zaim Xhemal Nelaj, ne vitet ’90 te shekullit te shkuar, u shperngul nga fshati dhe emigroi ne Itali.
- Haxhi Xhemal Nelaj, pas viteve ’90 te shekullit te shkuar, u shperngul nga fshati e u vendos ne Sarande.
- Zenel Novruz Zenelaj, u shperngul nga fshati ne vitet 60 te shekullit te shkuar e u vendos ne qytetin e Korces, ku dhe nderroi jete.
- Shevqet Novruz Zenelaj, ne vitet ’60 te shekullit te shkuar, u shperngul nga fshati e u vendos ne qytetin e Patosit, ku nderroi jete.
- Naim Jashar Deraj, u shperngul nga fshati, ne vitet ’90 te shekullit te shkuar e u vendos ne Tirane.
- Dilaver Novruz Zenelaj, u shperngul nga fshati, ne vitet ’60 te shekullit te shkuar e u vendos ne Durres ku sherbeu nenoficer aktiv, ne ushtri.
- Kujtim Laze Haderaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’70 te shekullit te shkuar e u vendos ne Vlore ku u nda nga jeta.
- Selam Mane Zenelaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’70 te shekullit te shkuar e u vendos ne qytetin e Tepelenes.
- Rustem Mane Zenelaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’70 te shekullit te kaluar; banon ne qytetin e
- Qazim Mane Zenelaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’60 te shekullit te shkuar dhe sherbeu ne ushtri, nenoficer aktiv, ne repartet e rrethit te Durresit.
- Shamet Sulo Malaj, doli partisan, u plagos ne lufte, u mjekua ne Itali; pas clirimit u vendos ne qytetin e Memaliajt, ku nderroi jete.
- Halil Laze Malaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’50 te shekullit te shkuar e u vendos ne qytetin e Vlores, ku u nda nga jeta.
- Rexhep Ahmet Zenelaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’50 te shekullit te kaluar, studio ne Bashkimin Sovjetik, sherbeu ne aviacionin e Qytetit “ Stalin” dhe ne ate te Vlores ku u nda nga jeta.
- Gjonleke Ahmet Zenelaj, u shperngul nga fshati ne vitet ’50 te shekullit te shkuar, mbaroi shkollen e Ministrise te Brendshme dhe dy fakultete; u vendos ne qytetin e Tiranes.
- Xhevdet Ahmet Zenelaj, mbaroi shkollen e oficereve, beri disa kualifikime, jashte vendit; sherbeu ne Qytetin “ Stalin “ dhe ne Tirane, ku banon,
- Dilaver Xhevit Nelaj, u shperngul nga fshati ne vitet 70 te shekullit te shkuar, u vendos ne qytetin e Tiranes.
- Niazi Xhevit Nelaj, u largua nga fshati ne vitet ’50 te shekullit te shkuar, mesoi ne Tepelene, ne Korce, ne Bashkimin Sovjetik e ne Kine, u be officer aviacioni ( pilot): banon ne qytetin e Tiranes.
- Agim Muhedin Nelaj, pas viteve ’90 te shekullit te shkuar, u largua nga fshati e u vendos ne qytetin e
- Bashkim Muhedin Nelaj, u shperngul nga fshati, pas viteve ’90 te shekullit te shkuar, baon ne Greqi.
Keto largime jane vetem ne linje mashkullore, por ato nuk e kame shpopulluar mehallen, e cila, nga lindjet dhe nga ndarjet e familjeve, ka “pushtuar” Shuret; Murin e Hasanet; Vatherat dhe sheshin e Veldonit. Disa familje jane ngjitur tek arishta e Azis Ramos, e cila I perket mehalles te Hasanimeret. Ne kete pune studimore nuk paraqiten disa hollesi qe kane e bejne me largimin nga fshati te familjeve me shume femije, te cilet kane shkuar ne emigracion, ne vendet fqinje dhe me larg. Mundesite jane per studime me te thelluar te cilet, mesiguri do te hedhin drite per fakte te tjere. Materialet jane bazuar ne kujtime vetjake, te cilat , gjithsesi mbeten te limituara.
Materialin e pergatiti
Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane,
gjate muajve dhjetor 2017, mars 2018