Kalivaci i  Tepelenes,  ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar dhe pas saj;  raportet mes banoreve  te tij. 

Banoret e Kalivacit te Tepelenes,  gjate gjithe ekzistences se tyre,   kane qene te lidhur ngushte me njeri  –  tjetrin.   Ata i jane gjendur prane;  kane perkrahur e kane ndihmuar shoqi  –  shoqin.  Vrazhdesia qe i karakterizon,  nuk i ka penguar per te qene te „ mendafshte  “,   ne raportet me njeri  –  tjetrin,   sidomos me ata qe ua do zemra.  Kjo lloj qasje,   eshte dukur,   sidomos kur kalivacasit ndodhen larg fshatit te tyre,   ne migracion apo ne emigracion.   Si dukuri pozitive,  ajo eshte e pranishme dhe ne ditet tona.

Continue reading Kalivaci i  Tepelenes,  ne vitet e Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar dhe pas saj;  raportet mes banoreve  te tij. 

Dilaveri ne Tirane

 ( Pjesa e dyte ) 

Ne vitet ’60 – te; e ’70 – te; e ne ata ’80-te ishte mjaft e veshtire te vendoseshin ne Kryeqytet  te ardhurit nga vise te ndryshem te vendit. Rregullat e kohes kerkonin perthithjen ne metropol te njerezve te shkolluar  dhe ishte „ tabu “ ardhja ne Tirane e atyre qe ishin anetare te kooperativave bujqesore, me moshe te re dhe ne gjendje fizike te mire.  Kjo kategori njerezish,  ne vecanti kur ishin dhe ne moshe tvitale, ishte mosha me e pershtatshme per te punuar ne procese pune te ndryshme  ne fshat,  ku lipsej me teper force krahu. Vertet Tirana hapte shume perspektiva, per pune e per shkollim por Dilaverit tone,  ndonese siguroi  shpernguljen nga kooperativa bujqesore e fshatit,  pas  shume peripecirave dhe e mbante ate ne vend te sigurte,  ne gji,  sikur te kishte Biblen apo nje hajmali, ne nje dite te bukur  mori udhen e erdhi ne Tirane.  Fillimisht u vendos per te banuar ne shtepine time,  ne rrugen: „ Ylbere Bylykbashi “, prane Rajonit te Policise tek „ 21 dhjetori “;  ne nje banese te ngritur me pune vullnetare,  ne katin e dyte te saj,  ne nje apartament 1 dhome e 1 kuzhine,  me permasa te vogla. Shtepia ishte e vellait te tij Niaziut,  i cili,  aso kohe kishte 2 djem te mitur.

Continue reading Dilaveri ne Tirane