Tre muaj yzmeqar, per nje pale opinga lekure

Ishte viti 1950. Kisha mbyllur,  me tregues mjaft te mire,  klasen e dyte te shkolles fillore te fshatit. Do te percillja pushimet verore mes dy viteve mesimore.  Ne ata vite,  pushimet verore kishin vazhdimesi 3 muaj ( qershor;  korrik gusht ).  Pushime u thencin.  Me te lumturit mes nesh ishin ata femije,  ne familjet e te cileve kishte bageti te imeta.  Ata,  sic e donte tradita vendase,  e zinin Kohen pas bravareve  (kullotnin bagetite e imeta ).  Ne familjen tone,  shume fryme nuk beheshim por na kishte pllakosur skamja.  Kenaqesia me e madhe per ne  fukarenjte ishte ta kalonim gjithe diten duke u lare ne lumin Vjosa dhe duke bere banjo dielli,  ne disa gjurme me kum ( rere ),  te cilat i jepnin zallit te lumit  pamjen e nje harte.  Kishim dhe nje version te dyte per te mbushur kohen;  luanim me njeri – tjetrin lojera femijerie.  Per mua 10 vjecarin e asaj kohe edhe lojerat e moshes ishin te kufizuara.  Isha i shkurter e topolak,  rralle hre me zgjidhnin ne skuader „ kompetentet“.

Continue reading Tre muaj yzmeqar, per nje pale opinga lekure

Dauti i Pashajve

(Monografi kushtuar njerit nga njerezit me te mire e me te perkushtuar  per ngritjen e kooperatives bujqesore ne Kalivac te Tepelenes, i cili punoi, me mish e me shpirt per mekembjen e saj; Dautit te Pashajve. Dauti ishte vlerashume,  prandaj nuk duhet harruar ). 

Fundi tragjiki tij dhe koha qe ka shkuar nuk mund te behen shkak  per harrimin e tij.  Trualli mbi te cilin u lind e u rrit Ai burre,  nuk mund te shteroje se buruari njerez te zgjuar e te shkathet si Dauti.  Ne damaret e pasardhesve te Tij rrjedh gjak nga rrembat  e gjakut te „ heroit“ te ketij shkrimi. Sic eshte e njohur;  gjaku nuk behet uje,  ose,  e thene ndryshe,  nje rryme uji qe gurgullon nen shkemb,  do ta caje udhen per te bucitur.

Nje copez historie, nga ato qe kane goje e flasin.

 

Kooperativizmi agrar,  ne fshatin tone te bekuar,  si ne te gjithe vendin,  ishte nje shkalle ne udhen e gjate te zhvillimit te bujqesise.  Modeli dhe metoda qe u zbatua per kete qellim,  u huajt nga kolkozet sovjetike.  Ato (kolkozet ),  ne ate kohe,  si cdo gje tjeter,  imitoheshin me pike e me presje.  Si fillim,  synohej bashkesia e punes e me pas prona e perbashket.  Kooperativizimi i bujqesise ishte nje eksperiment,  i cili rezultoi i pasuksesshem.  Vertet gjate udhes se zhvillimit te eksperimentit ne fjale,  u arriten disa tregues pozitive e negative,  por,  ne fund te fundit, pikesynimi apo objektivi,  mbeti utopi.   

Continue reading Dauti i Pashajve