Nuk mund ti quaj te arrira shkrimet per fshatin tim te dashur, Kalivacin e Tepelenes, pa hedhur disa radhe , per kafshet shtepiake te cilat e kane shoqeruar kalivacasin qe nga kohet kur nuk mbahet mend. Kjo ndermarrje imja do te ishte e pakuptimte po te mos kishte nje lidhje te vecante, te cilen shumekush e quan kimi mes njeriut dhe kafshes. Mund te them se njeriu me kafshet eshte bashkeudhetar. Ata, se bashku kane pershkuar shekuj te tere e udhes jane miqesuar njeri me tjetrin. Me disa syresh , miqesimi ka qene me i theksuar teksa me te tjere, me i varfer. Sic rrefejne gojedhenat, njeriu , fillimisht kafshet i ka perdorur per te ngrene mishin e pjekur te tyre dhe ky veprim i tij , ka ndikuar fuqishem ne vete evoluimin e njeriut.
Continue reading Komunikimi i njeriut me kafshet, sa historik , aq aktual