Ne vitet ’50 te nje sherkulli me pare, ne Vendin tone zhvillohej nje lufte e ashper klasash, si ne planin e brendshem dhe ne ate te jashtem. Nepermjet grupeve te armatosur, qe quheshin banda, me arme, synohej permbysja e pushtetit qe u vendos po me arme. Bandat qarkullonin ne te gjithe territorin dhe , atje ku mundnin,benin ate qe dinin te benin. Per te minimizuar veprimtarine e tyre, shteti i athershem , formoi reparte te specializuar ushtarakisht, per ti ndjekur e asgjesuar ato. Ne Tepelene, u formua e funksionoinje repart i cili mori numerin konvencional : Reparti me Numer 84. Me pas , pati dhe emra e numera te tjere, sipas kohes.
Ne kete repart , si fillim u rekrutuan burra, te pjekur ,trima dhe te beses, disa syresh , ishin nga Kalivaci i Tepelenes. Mbaj mend se ne kete grupim benin pjese kalivacasit:
– Tefik Bajram Isufaj;
– Sulejman , Musa Bilaj;
– Sulo Bajram Hysaj;
– Fejzo Qazim Muharremaj;
– Xheladin Ahmet Caushaj;
– Beqir Sulo Sulaj; etj.
Keta ishin ushtare me rroge; disa syresh , kishin marre dhe femijet ne Tepelene, te cilat jetonin ne kushte te papershtatshme dhe me pagen e kryefamiljareve. Kalivacasit, me tiparet luftarake te tyre, i dhane tonin jetes dhe veprimtarise te ketij reparti special.
Monthly Archives: March 2018
Bora
Ja! Na erdhi bora, vizitore e rralle;
Ka zbardhur vargkodrat, si qeleshe e bardhe;
Ngjajne si veteran; flokebardhe e flokerare;
Kerrusur nga vitet; por gjithnje krenare;
Prisja cicerrimat e zogjve shtegtare;
Me shurdhuan sharrat, me uterime te papare;
Presin trungje druresh, ngjajne si kasaphane;
Thone: “ Mbjellim peme”! Pyllit i vune zjarre;
I veshtroj e s’ndihem, me vjen per te qare!
Ne Tirane, me 27 e 28 shkurt 2018