Jaçe Sadik Azizaj-trim me fletë; 1910-1993

jace

Në një vështrim të përgjithshëm, duket, sikur kalivaçasit dhe trimëria janë binjakë  e kanë rrugëtuar përkrah njëri-tjetrit, në shekuj. Një vrojtus i kujdesshëm, kur i hyn analizës më të imët, ska se si të mos verë re se kalivaçasi dhe trimëria garojnë me shoqi-shoqin. Kur themi trimëria kalivaçase kemi parasysh se kjo dukuri nuk është një rastësi por kemi të bëjmë me një shtrirje masive, prandaj, mendoj se do ti shkonin shumë për shtat vargjet që ka thurur vetë populli i zonës: Continue reading Jaçe Sadik Azizaj-trim me fletë; 1910-1993

Arifi

( Arif  Qamil  Sulaj, bonjakut i ndihmoi fati, 1933- 2001)

arifi
Disa individë e kanë shkruar historinë e tyre, apo kanë hyrë në histori, me bujë të madhe. Disa prej tyre janë stacionuar në analet e historisë e kanë qendruar aty, tek sa të tjerë kanë ardhur e janë larguar, si era me shi. Një kategori tjetër  njerëzish, në Kalivaç por jo vetëm, e kanë shkruar, apo ta them troç, e kanë gdhendur historinë  e tyre dhe të fshatit, pak nga pak e ditë për ditë si ai gurgdhëndësi i mirë që skalit, me vullnet e durim të madh qoshet e murit. Në këtë kategori mund të futet njëri nga njerëzit më me vlerë të Kalivaçit, të të gjitha kohëve; Arif Qamil Sulaj.

Continue reading Arifi