Xha Manja

Mane Tafil Zenelaj 1

Mane Tafil Zenelaj (1885-1978)

Në Kalivaç të Tepelenës, kontributet e njerëzve të ndierë, në etapa të ndryshme kohore nuk kanë qenë të njëjtë. Disa kanë shkruar histori, me trimërinë e tyre dhe janë të mirënjohur si trima. Të tjerë janë gdhendur në memorjen e njerëzve për veprimet dhe qëndrimet e zgjuara e koherente. Disa mbahen mend për jetëgjatësi, teksa të tjerë kanë lënë gjurmë, me veshjen sipas traditës së trevës  dhe me pamjen e jashtme mbresëlënëse. Mane Tafil Zenelaj, për të cilin do të bëhet fjalë në këtë rrëfim, i mishëronte, të tëra këto, ndaj, kujtimi për të nuk tretet. Continue reading Xha Manja

R E F L E K S I O N E (Një pohim i sinqertë)

Jam nga Kalivaçi i Tepelenës dhe për këtë jam krenar. Aty jam lindur e atje kam kaluar fëmijërinë time.Tek ajo shkollë modeste , mes kaçubeve me përralle e gurëve të bardhë gëlqerorë , në majë të bregores që quhet Maja e Tendës , kam mësuar shkronjat e para të Gjuhës Shqipe.Mësues Vasili , nga Gjirokastra , në fund të vitit më dha dëftesën e klasës së parë , me të gjitha notat pesa. Unë , në atë kohë nuk e kishja mbushur moshën për në shkollë por shkoja pas motrës time , të vetme , Lumturisë dhe ishja tepër aktiv , në klasë. Edhe sot , e kësaj dite , kur kanë rrjedhur mjaft vite e jam bërë katër herë gjysh , ndonëse kam jetuar larg atyre viseve , me bukuri të rrallë e atyre njerëzve fisnikë , kujtoj me mall e nostalgji çdo gur , ferrë , çdo shkarpë e ledh , fiqtë e shumtë , të ëmbël si mjaltë dhe arrat , bajamet e hardhitë e pakta. Jam larguar nga Kalivaçi i Tepelenës 60 vjet më parë , kur akoma nuk kishja mbushur moshën 10 vjeç, mora udhët e dijes e të qiellit , në rrethana të caktuara , por Kalivaçin tim , të bukur e të begatë , nuk e kam harruar e nuk mund ta harroj. Me të jam i lidhur me njëqind fije. Edhe pse fizikisht kam qenë i drtyruar të banoj larg fshatit tim të dashur , me mendje e me zemër jam ndjerë pranë , atje, mes atyre bregoreve me gurë e shkurre , pranë fushës pjellore , anës lumit të Vjosës që sjell veç freski e bagati dhe pranë njerëzve të mi të dashur. Në Kalivaç , kur ishja akoma pa rritur , kam shkuar , natyrisht , pas babait , me dele e me qingja , kam fjetur në stan , në vendin e quajtur Kryet e RRedheve , ku kishim arat , mes bagëtive e pranë qenit tim , Balos , të cilin e doja shumë , mbasi ishim rritur së bashku . Balon e kishja si shok dhe si shpëtimtar. Ai më mbronte nga egërsirat e shumta që qarkullonin dëndur, në ato vite. Continue reading R E F L E K S I O N E (Një pohim i sinqertë)

Bamirësia në Kalivaç të Tepelenës

Banorët e Kalivaçit të Tepelenës janë njerëz me karakter të fortë, pak të ashpër, por brenda shpirtit të tyre gjallojnë humanizmi dhe bamirësia. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast të rrallë, kur, brenda të njëjtit shpirt i ndeshim të dy ekstremet. Këtë e kemi dhuratë nga të parët tanë e na është përcjellë nga kohët e lashta. Edhe në këtë dukuri kemi të bëjmë me tipare të qënësishme të banorëve të trevës. Këto dhunti, lipset ti njohim, pa i nënçmuar e pa i përçmuar na duhet ti ruajmë e ti kultivojmë sa të jetë e mundur, edhe në kushtet e reja që po përjetojmë, madje edhe në të ardhmen, të cilën nuk e parashikojmë dot, si do të jetë. E them këtë, i shtyrë nga vrojtimet e kohëve të fundit, kur disa vlera, si këto, po zbehen  e të tjera dukuri po u zenë vendin, me mospërfillje ndaj të parave. Continue reading Bamirësia në Kalivaç të Tepelenës