Në ngjitjen e tij shumëvjeçare, Kalivaçi, ka nxjerrë e ka rritur mjaft gra e burra, me personalitet të spikatur, të cilët, me bëmat e tyre i kanë shtuar lavdinë fshatit dhe jehona e tyre ka shkuar larg. Nuk është rasti për të berë evidencë, mbasi kjo do të ishte gjëja më e padobishme, por për të nxjerrë në pah vlerat e tyre, në mënyrë që ato të njihen e të shërbejnë për të mbajtura gjallë identitetin e njerëzve të këtyre trojeve. Continue reading Disa personalitete të spikatur
Monthly Archives: February 2016
Samo Medin Selim Hysenaj (Bejomalaj), partizania 14 vjeçare
Samoja i ka lënë të tetëdhjetepesat, por, gjykuar nga mosha dhe vuajtjet që ka përjetuar në jetë, Samoja mbahet mirë. Ajo u lind në mëhallën e Leshjes të Kalivaçit,më 15 dhjetor të vitit 1930, nga dy prindër kalivaçasas: Medini dhe Zonja. Babai i saj u nda nga jeta, kur Samoja sapo kish mbushur 5 vjeç. Mbeti jetime, vogëlushja Samo, së bashku me të vëllanë, Demirin. Nëna e tyre, u martua sërisht dhe i mori me vete, të dy fëmijët. Në një lindje të vështirë, pas martesës së dytë, vdiq dhe nëna e Samos, Zonja dhe, të dy fëmijët mbetën pa nënë e pa baba biologjikë. Continue reading Samo Medin Selim Hysenaj (Bejomalaj), partizania 14 vjeçare
Bestytnitë dhe misticizmi
Komuniteti kalivaças, si gjithë treva përrreth, në jetëgjatësinë e tij, ka kaluar nëpër disa faza zhvillimi e rritje. Një vështrim i shkurtër historik i Kalivaçit,na çon në lashtësinë e kësaj treve.Shpella e moçme, me vizatime e mbishkrime murale, Shpella e Alliet, Hambari, Muri i Qytetit dhe vetë Qyteti i Hasanbegajve, e dëshmojnë më së miri këtë ide. Disa emra njerëzish si Gjonlekë, Gjon, Viktor, Vito dhe toponime të shumta, si Përroi i Shënmërisë, Ledhi i Qishës, në mes të fushës dëshmojnë për një prejardhje të krishterë të trevës. Toponime të tjera, si Cac, Llapovicë, Leshnje, Zelenicë, Specovë etj. janë dëshmi të kalimeve sllave mbi këta troje. Emrat e njerëzve: Demir, Banush, Sabri, Idriz, Mehmet, Sherif etj. na thonë diçka edhe për periudhën osmane të pushtimit. Më vonë, aty nga mesi i shekullit që lamë pas, ndeshim emra të tjerë njerëzish, të rinj në dukje si: Republikë, Çlirim, Bashkim, Liri, Katjushë, Proletar etj. Këta dhe të ngjashëm, janë ndikime të drejtpërdrejta të ideologjisë e të mentalitetit proletar. Continue reading Bestytnitë dhe misticizmi