Surprizë:
Fotografia që vështroni është bërë në vitin 1960, në qytetin e Ersekës, gjatë kohës kur dy kalivaças fisnikë kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në fotografi janë ushtarët: Reshat Resmi Nelaj dhe Kadri Rrapo Takaj ( ndjesë pastë). Oficeri , në mes është Lutfi Shehu, nga Skrapari. Në atë kohë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak kish vazhdimësi nga 2 vjet, ( në këmbësori); 27 muaj në artilieri; 3 vjet, në aviacion dhe deri në 4 vjet ( në flotën luftarake detare).
Formuloi dhe postoi Niazi Xhevit Nelaj, në Tiranë, më 2 korrik 2017.
Shënim: Fotografia që vështroni është ruajtur në arkivën vetjake nga koha kur është bërë.