Lidhjet e kalivacasve me krahesiotet

Kalivaci dhe Krahesi jane dy fshatra fqinje te rrethit te Tepelenes. Shumecka i bashkon keta fshatra e nuk i vecon asgje. Nese Kalivaci njihet si njeri nga fshatrat me te lashte te treves,  banoret e Krahesit jane te vecante per nga natyra,  karakteri dhe zgjuarsia.  Lidhjet mes ketyre dy fshatrave i ben te mundur jo vetem fqinjesia.  Kane disa tipare te perbashketa si miresia e shpirtit,  zgjuarsia,  trimeria,  burreria, besa;  mikpritja  etj. etj.  Ne,  si kalivacas e heqim veten si „ me larte “ per nga burreria dhe trimeria por,  ne mjaft raste,  te dy fqinjet kane qene e jane te lidhur me  njeri – tjetrin edhe me miqesi e me krushqi. „Ngjan miqesia pa benet “ –  kane thene te paret tane.  Kete e ka vertetuar jeta  e nuk ka mbetur gje per t’u vertetuar.  Po sjell ne vemendjen tuaj disa lidhje miqesie e krushqi qe kane bere te paret tane ( ato qe di une ) te cilat,  gjithsesi jane te kufizuara.  Te tjere mund te plotsojne e saktesojne  kete „ pasqyre “.

  • Te pakten nje shekull e gjysme me pare,  fisniku Barjam Malo Hysaj,  nga mehalla e Bozanajve,  i hodhi syte nga fqinji i Lindjes,  per te perzgjedhur bashkeshorten e tij te dyte,  Xhemilen,  nga dera fisnike e Halil Ademit,  ne Reres te Krahesit.
  • Afersisht e kesaj kohe eshte dhe vajtja nuse e Hasimese,  motres te vellezerve Karafil dhe Refat Mahmuti,  nga Hasanimerajt,  ne deren e fisme te Sulo Barjamit,  ne mehallen Llakaj,  e cila ka zbritur nga Silajt,  ne pronat e te pareve te tyre.
  • Per mos t’u larguar nga ky breg,  ne vitet  ‚50 te shekullit qe shkoi,  ne kete dere hyri nuse Lumturia e Xhevit Malkos,  nga Nelajt e Kalivacit,  e cila u martua me te mirin Tefik Sulo Llakaj.
  • Sikur ta hiqte kemben zvarre,  pas Lumturise,  ne Krahes u martua Pashakua e Isuf Jaces,  shoqe dhe e tenjejtit gjak me Lumturine e cila u martua ne enje familje te fisme e te degjuar.
  • Pas saj,  sikur ta kishin bere me fjale,  ne Krahes u martua Sherua e Zenel Novruzit,  nga Hasanbegajt,  bashkemoshatare dhe shoqe shkolle me dy te parat.

Lidhjet miqesore dhe krushqite mes fshatareve te te dy fshatrave,  kane nisur shume me heret dhe kane vazhdimesi,  sot e kesaj dite. Meshume se fjalet na bindin shembujt. Faktet flasin me gjuhen qe dine:

  • Velideja e Musa Mehmetit u martua me Qanine,  te birin e Bektash Likos nga Krahesi i siperm. Ajo,  ne cift me Qanine,  nje burre  bujar e mjaft i zgjuar e mbushi vatren me nje tufe femije;  njeri me i mire se tjeetri.
  • Qeribaja,  bije e te mirenjohurit kryeplak te fshatit Cizo Selfo Agaj,  u plak e nderroi jete,  ne Krahes,  ne mehallen ku vajti nuse velideja e Musa Mehmetit.
  • Liria –  moter e Lico Kapos, u martua me burrin e zgjuar e mjaft te mprehte nga Krahesi  –  Xhelo Qamili i cili kishte te martuar martuar motren ne Llakaj.
  • E bija e Ali XHelilit nga Hasanbegajt eshte martuar ne Reres,  me Reufin.
  • Vitua,  e bija e fisnikut  Gani Dasho,  nga Specova,  u martua me te mirin Sulo Tefik LlakaJ,  nga Bregu i Llakajve.
  • Shpresa,  e bija e Samos dhe e Breshan Fejzos,  u martua me  Pelivan Hysin,  nga Krahesi.
  • Fizja,  e bija e ARZIHANES DHE e Aliko Qazimit,  u martua me Gani tAFILIN,  nga Krahesi.
  • xHEKA ,  MOTER E gEZIM kALOS, NGA hYSODOSAJT, GJITHASHTU VAJTI NUSE NE kRAHES.

Por mes banoreve te te dy fshatrave KRUSHQITE NUK KANE QENE TE NJEANESHME. sIC KANE DHENE KALIVACASIT,  VAJZA NE kRAHES KANE MARRE PREJ ANDEJ DHE NUSE PER DJEMTE E TYRE.  kANE THENE TE VJETRIT: jANE TE PREFERUARA VAJZAT NGA kRAHESI,  PRANDAJ,  DISA KALIVACAS JANE BERE DHENDURRE NE KETE FSHAT DHE NUK U KA DALE KEQ!  e VERTETE KJO PRAKTIKE QE BURON NGA SHEKUJT. dISA TIPARE TE PERBASHKETA QE KANE BNORET E TE DY FSHATRAVE FQINJE, I AFROJNE ATA ME NJERI-TJETRIN. tRADITA E NUSERIMIT ME MBESERI; KENGA THUAJSE E NJEJTE; KONSUMIMI I ALKOOLIT ME DOLLI E ME MIREI; VESHJA,  ULJA KEMBEKRYQ NE POSTE APO MBI SHILTE;  URIMI GOJE ME GOJE;  SERIOZITETI I NJEREZVE DHE MBAJTJA E FJALES SE DHENE; PASTERTIA E KARAKTERIT DHE TE TJERA TIARE TE PERBASHKETA,  I MBAJNE TE LIDHUR BANORET E KETYRE FSHATRAVE.

nE FAKT,  PRANIA E LUMIT DHE E MALIT PERBALLE,  PUSHTETI I KRYEPLEQVE DHE TE PAREVE TE FISIT,  TERRENI I ASHPER DHE VENDOSJA E MEHALLEVE NE MAJA KODRASH,  ASHTU SI „XHELOZIA “ PER TE RUAJTUR TE PAPREKUR ATE PAK FUSHE,  UA RRITIN KRENARINE KALIVACASVE,  te cilet kane lidhje te forta krushqie e miqesi DHE me pertejasit ( Shkozen;  Mazharin;  Sevasrerin; gOLIMBASIN;  Dushkarakun;  Dorzen;  Lopesin;  deri ne Salari e me tutje ); UA ZBEHIN DISI TIPARET E  KRENARISE E TE  BURRERISE.

LE TA KONKRETIZOJME IDENE:

  • Nurka,  bashkeshorte e Xheladin Dalanit, nga Hysodosajt,  nene e krahesiotit Demir Qazimi,  paS marteses me babane e  Demirit,  u rimartua ne Kalivac,  me Xheladinin,  me te cilin solli ne jete Nebine.
  • Avizeja e Abedin Kahremanit ( e vjetra ),  erdhi nuse,  ne Kalivac tek burri i zgjuar Abedin Kahremani i Hadere.
  • Avizeja ( e reja ) –  bashkeshorte e Shyqyri Abedinit djalit te vetem te Abedinit,  gjithashtu erdhi nga Krahesi,  ne Kalivac.
  • Nuk iu nda Krahesit,  familja e Abedin Kahreman Haderaj.  Kahremani i Ri,  e gjeti nusen ne Krahes,  ne familjen e Xhemal Shehaj;  motren e Levenit.
  • Bikua,  bashkeshorte e Sheme Hamitit Nene e djemve te zgjuar e te shkathet,  ishte nga Krahesi,  moter e burrit te mencur Xhelo Qamili.
  • Gruaja e Veli Alikos, Xhekua,  gjithashtu ishte nga Krahesi.
  • Bashkeshortja e Hysni Jasharit, Mimoza,  nene e Mirjetes,  njeres nga vajzat „ yll rrezatues “ bije nga Kalivaci,  eshte nga Krahesi.
  • Habibja; moter e te mirenjohurit Veli e Ramadan Muhameti, nga Llakajt u martua me Axhem Tefik Sulaj, nga Hysodosajt etj. 

Shenim: Keta jane vetem disa raste te cilet kam mundur te remoj. Me patjeter qe lidhjet e krushqise e te miqesise mes banoreve te ketyre dy fshatrave  jane me te shumta. Te tjere dinjitare mesiguri qe do ta pasurojne kete pune me shembuj te tjere. I mirepres e i mirekuptoj ata ( ato ) qe do te sjellin te tjera prurje  te justifikuara,  nga realiteti i prekshem.

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; ne Tirane, me 04.04.2023