Banorët e Kalivaçit të Tepelenës, në shekuj, e kanë dashur dhe e kanë respektuar rrobën ushtarake. Njëra nga punët më të preferuara për kalivaçasin ka qenë e është shërbimi ushtarak. Prandaj thonë se një banor nga Kalivaçi i Tepelenës, është “i prerë” për të mbajtur në dorë kërrabën, ose dyfekun. Të dyja i shkojnë shumë për shtat e i japin më tepër nur, portretit të tij. Kjo përqasje është e lidhur ngushtë me karakterin e tij luftarak dhe me gjendjen sociale që përjeton.
Heroizmi dhe lavdia e kanë shoqëruar në të gjitha kohët kalivaçasin trim, burrëror, të përkushtuar, besnik e fjalëmbajtur, ndonëse disi kokëfortë. Palla “ e larë” dhe dyfeku majëkrahut si dy armë efikase të banorit të Kalivaçit kanë patur ndikim pozitiv, në shekuj, si për fshatin dhe për trevën e Atdheun e të parëve. Në një vështrim, duket sikur kalivaçasi ka dalë nga guri, mbi të cilin është mbështetur fshati dhe nga shtrati i dyfekut. Mendoj se e ka një bazë kënga popullore që bën fjalë për tiparet luftarake të kalivaçasit, se:
“… Kalivaç, o gur i thatë;
Trima burrat, trime –gratë…”.
Nëpërmjet legjendave, gojëdhënave e rrëfimeve me temë luftarake, na ulen në kujtesë trimat e fshatit tonë, të cilët nuk i kanë munguar kurrë trevës por kanë qënë në ballë të situatave luftarake, me bëmat e tyre heroike. Të tillë mbeten udhëheqësit e kryengritjeve fshatare, kundër padrejtësive shoqërore, taksave të rënda e egërsisë të pushtuesit. Në shtratin e trimërisë, janë përkundur e janë rritur figura gati mitike, si Ormën Alliu; Dule Mato Kalivaçi; Xhelil Duro Kalivaçi; Osmën Byli Kalivaçioti etj. Populli, u ka thurur këngë të merituara trimërie dhe thuajse i ka barazuar me hyjnitë, disa figura të spikatura të trimërisë kalivaçase. Mjerisht, bëmat etyre, janë transmetuar gojë më gojë e nga brezi në brez, në mungesë të historisë të shkruar. Trima si ata që u rreshtuan më sipër, dhe mjaft të tjerë, të njohur e të panjohur, me bëmat e tyre i kanë bërë nder historisë të lavdishme të fshatit tonë heroik.
Në Luftën e Parë e në Luftën e Dytë Botërore, trimëria kalivaçase njohu maja të reja e zhvillime të papara. Në Luftën e Vlorës, në gusht të vitit 1920, përkrah çetës të Selam Musa Salarisë, u rrjeshtuan dhjetra burra, të veshur me fustanellë të bardhë, e me tirqe nga Kalivaçi i Tepelenës. Populli do tu shprehë mirënjoje të thellë mbrojtësve të trojeve shqiptare, si atdhetari i spikatur Sulo Beqir Sulaj; burri besëmbajtur – Zagoll Saliko Xhaferaj; “ kreshnikut” – Muharrem Qerim Mehmetaj; plakut të mençur- Çizo Selfo Agaj; trimit të çartur, mendjendriturit- Musa Mehmet Nelaj; oficerit madhor të Ushtrisë Mbretërore – Zoto Halil Ramaj dhe atyre 10 yjeve të pashuar që ranë në Luftën Nacionalçlirimtare dhenë vitet e demokracisë.
Kalivaçi i Tepelenës, ka qenë e është vatër trimash me fletë. Djemve e vajzave të tij, që “të marrin gjak në vetull”, nuk u trëmbet syri, në asnjë situatë dhe e presin plunbin në ballë.. Katër partizanë nxorri familja bazë e Luftës Nacionalçlirimtare e fshatarit të varfër Azbi Bako Bakaj, dy nga të cilët (Hamiti dhe Xhemali) ranë dëshmorë të Atdheut. Fakti që Kalivaçi nxorri më se 50 partizanë e partizane, të cilët luftuan trimërisht e sollën lirinë, është tepër domethënës.
Disa burra, nga Kalivaçi, për shkaqe të justifikuar, ishin të detyruar të futeshin në shërbimin ushtarak të ushtrive të huaja. Disa prej tyre, si Mino Jaçe Nelaj ( Jaçaj); Qazim Aliko Muharremaj e të tjerë, të cilët luftuan për tërësinë tokësore të Atdheut, mbetën e u tretën në dhe të huaj e nuk u dihet, as varri. Të tjerë bashkëfshatarë, si Dule Alush Dulaj e ndonjë tjetër edhe pse ishin të rrjeshtuar në formacione të pushtuesit, me qëndrimin e tyre atdhetar, i kanë prurë vetëm dobi fshatit dhe fshatarëve tanë.
Në vatrat kalivaçase ku mjerimi ishte i pranishëm në çdo derë luftëtarët e lirisë e të tërësisë tokësore të vendit tonë, kanë gjetur strehë, besë, bukë e siguri. Nuk mund të jetë i rastit strehimi për një kohë të gjatë në konakun e Ormën Alliut, i kokësit të kryengritjes fshatare të trevës së Mallakastrës, kapedanit –Rrapo Hekali. Kjo bujari e siguri, e kish burimin tek “ zemra e bardhë”, besa dhe fisnikëria e kalivaçasve.
Tiparet luftarake të kalivaçasit, janë pjesë e pandarë e portretit të tij. Në shekuj ka trokitur trimëria dhe burrëria kalivaçase. Atë e kanë njohur dhe e kanë pranuar banorët e trevave përqark dhe gjithë vendi. Do të ish pa dobi të rrekeshim për të bërë evidencë rastesh e ndodhish. Mes akteve të shumtë të trimërisë, bien në sy 2-3 raste të spikatur, në të cilët, bëmat e kalivaçasve kanë bërë bujë e kanë kapërcyer kufijtë shtetërorë të vendit tonë.
Fshatari i thjeshtë nga Ahmetajt, Selfo Rexhep Zenelaj, kur pa se pronari i ullishtës në Vlorë trajtonte keq bashkëfshatarin tonë Safet Ahmet Caushaj, i cili punonte argat, tek ai, e qëlloi me pëllëmbë, publikisht, pronarin, në spital; Refat Mahmut Bilaj, i indinjuar nga taksat e rëndë të pushtetit të pushtuesve turq, goditi me pëllëmbë, në mes të fshatit ( tek dyqani i Todit, nga Poliçani), nëpunësin e administratës të pushtuesve. Në “pikën e vlimit” të konfliktit shqiptaro-sovjetik, në vitin 1960, djali 20 vjeçar Tahir Muharrem Nelaj, i cili rridhte nga soj trimash, i ndodhur në shërbimin ushtarak në bazën e Pashalimanit, në mes qindra ushtarakëve sovjetikë, u ngjit në majë të direkut të anijes; preu e hodhi përtokëflamurin sovjetik e ngriti, në vend të tij, flamurin shqiptar.
Rastet që dëftuam më sipër dhe mjaft të tjerë, nuk mund të jenë të rastësishëm, por kanë një shtrat mbi të cilin janë përkundur e janë rritur; genin heroik të kalivaçasit. Në këtë shkrim bëhen përpjekje, për të hedhur dritë, mbi heroizmin dhe trimërinë kalivaçase, kryesisht në vitet e Luftës së Dytë Botërore e pas saj. Duke radhitur ushtarakët aktivë, ata që kanë shpërfaqur vlera të shumta, në pozicione të ndryshëm. Gjykuar nga pesha dhe nga kohakur ka ngjarë veprimtaria atdhetare e tij, listën e kryeson Zoto Halil Ramaj; si ushtaraku madhor i Ushtrisë Mbretërore, i cili, me veprimtarinë e tij atdhetare të spikatur, nderoi veten, familjen dhe fshatin tonë.
Në shkrim janë bërë përpjekje për të nxjerrë në pah, jo vetëm identitetin e personit por dhe funksionet apo kontributet respektive.
Zoto Halil Ramaj- Oficer madhor i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare. Me gradën e majorit, ai ka shërbyer, në kohën e Qeverisë Demokratike të Fan Nolit dhe kur sundonte vendin Mbreti Zogu i Parë. Zoto Halili, kryente dertyrën e shefit të degës ushtarake të rrethit të Gjirokastrës, me kontribute me vlerë në dobi të Qeverisë Demokratike të Nolit. Gruaja e tij, Nurije Bolja, bijë e njëfamilje të thjeshtë, nga mëhalla e Ahmetajve ishte një zonjë e rëndë, e cila punoi për emancipimin e familjeve kalivaçase. Djali i tyre i vetëm, Halili, çeli, për herë të parë në Kalivaç, shkollën fillore, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe në cilësinë e inxhenjerit hidroteknik, kontribuoi ndjeshëm për çuarjen e ujit të pijëshëm, në çdo shtëpi dhe për ujitjen e fushës së fshatit, nëpërmjet thithjes së ujit nga Vjosa, me dy motopompa të fuqishme në vitin 1975. I ndarë nga jeta.
- Laze Xhezo Hadëraj- gjatë kohës kur vendin e sundonte Mbreti Zogu i Parë, ka shërbyer si Xhandar, kryesisht në Himarë. I ndarë nga jeta.
- Dule Alush Dulaj- Për shumë kohë, para çlirimit të vendit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si nënoficer karriere, në Ushtrinë Italiane. Gjatë pushtimit fashist të vendit, duke qenë në detyrë aktive, në ushtrinë italiane, kreu një akt atdhetarie dhe trimërie, duke shmangur djegjen e Kalivaçit, nga fashistët. Ai, me dredhi e trimëri, duke parashtruar përpara hierarkëve të ushtrisë fashiste, se fshati ynë nuk ishte në anën e çlirimtarëve bëri të mundur shmangjen e fashistëve nga ideja për djegjen e fshatit. I ndarë nga jeta.
- Sulo Beqir Sulaj – Atdhetar i flaktë dhe luftëtar aktiv për mbrojtjen e trojeve amëtare. Mik e bashkëpunëtor i ngushtë i Kanan Mazes ( Hero i Popullit ). Pjesëmarrës aktiv në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe në Luftën e Vlorës, në gusht të vitit 1920, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit tonë. Në vitet e Luftës Nacional Çlirimtare, Sulo Beqiri ishte njëri nga organizatorët dhe drejtuesit e Batalionit partizan “ Baba Abas” dhe njëri nga komandantët e njësiteve të para partizane dhe të formacioneve luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Qëndrimi i tij trimëror prej atdhetari të spikatur dhe ndikimi i fuqishëm tek njerëzit e thjeshtë, hodhi në anën e partizanëve më se 50 burra e gra me mbështetje masive të popullit kalivaças. Pas Çlirimit të vendit, Sulo Beqiri shërbeu në radhët e Ushtrisë Popullore, si oficer. I ndarë nga jeta.
- Qemal Demir Alidervishaj- ish partizan i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit kreu shkollën e oficerëve, në Bashkimin Sovjetik dhe shërbeu, për shumë kohë, deri sa doli në pension pleqërie; si oficer, në detyra drejtuese të Ushtrisë, në sektorin e transportit automobilistik.
- Teki Sherif Zenelaj ( Muçoimaj )- ish partizan, në brigatat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit, kreu shkollën e oficerëve dhe Akademinë Ushtarake “ Mehmet Shehu”, në Tiranë dhe shërbeu si oficer, në detyra drejtuese, në rrethe të ndryshëm të vendit. I ndarë nga jeta.
- Ferrik Sherif Zenelaj ( Muçoimaj ) – ish partizan, në radhët e brigatave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, kreu shkollë ushtarake, u gradua oficer dhe shërbeu, derisa doli në pension pleqërie, në reparte të ndryshëm të kufirit, në rrethet e Jugut të vendit. I ndarë nga jeta.
- Serjan Aliko Muharremaj- ish partizan i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, shërbeu si nënoficer e më pas oficer, në detyra të ndryshme, në repartet e kufirit, në rrethe të Jugut, derisa soli në pension pleqërie.
- Ismail Pehlivan Hysaj – ish partizan i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, shërbeu, si oficer, në repartet e organeve të punëve të brendshme të vendit, derisa doli në pension pleqërie; kryesisht në Tiranë. I ndarë nga jeta.
- Gani Zenel Zenelaj – ish partizan. – pas çlirimit të vendit, shërbeu si oficer, në organet e punëve të brendshme, kryesisht në Tiranë. I ndarë nga jeta.
- Yzeir Xhelo Hysaj – ish partizan. Pas çlirimit të vendit, shërbeu, në organet e punëve të brendshme, oficer, në detyra të rëndësishme, në rrethe të ndryshëm të vendit. I ndarë nga jeta.
- Sheme Muharrem Agaj – ish partizan. Pas çlirimit të vendit, shërbeu në detyra të ndryshme, oficer i Ushtrisë Popullore, në rrethe të Jugut të vendit. I ndarë nga jeta.
- Myrteza Sadik Xhaferaj – ish partizan. Ka shërbyer në Ushtrinë Popullore, oficer, në detyra e në rrethe të ndryshëm tëvendit. I ndarë nga jeta.
- Fejzo Qazim Muharremaj – ish partizan. Pas çlirimit të vendit, shërbeu si nënoficer aktiv, në repartin e ndjekjes, në Tepelenë. I ndarë nga jeta.
15.Bajram Muharrem Ramaj – ish partizan. Pas çlirimit të vendit, shërbeu si oficer aktiv, në Ushtrinë Popullore, kryesisht në rrethin e Sarandës. I ndarënga jeta.
- Mehmet Azis Kalemaj – ish partizan. Pas çlirimit të vendit, kreu shkollë e akademi ushtarake dhe shërbeu si oficer në Ushtrinë Popullore, me gradë deri major, në detyrën e Shefit të Degës Ushtarake të rrethittë Tepelenës. I ndarë nga jeta.
- Selfo Ali Hysaj – Ish partizan. Shërbeu si oficer, në Organet e Punëve të Brendshme, në detyra e në rrethe të ndryshme të vendit. I ndarë nga jeta.
- Bajram Manxhar Çelaj – ish partizan. Pas çlirimit të vendit, për pak kohë shërbeu si oficer në Ushtrinë Popullore. I ndarë nga jeta.
- Leven Ahmet Zenelaj. Ka kryer detyra, të ndryshme, si nënoficer aktiv, në polici, kryesisht në rrethin e Tepelenës.
- Hysni Haxhi Hysaj. Ka kryer detyra të ndryshme si nënoficer karriere, në organet e policisë të shtetit.
- Jetnor Sherif Pashaj. Ka kryer detyra të ndryshme si nënoficer karriere, në Ushtrinë Popullore.
- Sabri Sulo Sulaj. Ka kryer detyra të ndryshme si nënoficer karriere, në Ushtrinë Popullore.
- Beqir Sulo Sulaj. Ka kryer detyra të ndryshme, si nënoficer karriere, në organet e policisë të shtetit.
- Marko Ferrik Alidervishaj. Ka kryer detyratë ndryshme, në organet e policisë të shtetit.
25.Pehlivan Selam Malaj. Ka kryer detyra të ndryshme, në hetuesinë e shtetit.
- Lefter Ferrik Hysaj. Ka kryer detyratë ndryshme, si oficer, në Ushtrinë Popullore.
- Selam Halil Malaj. Ka kryer detyra të ndryshme, si oficer, në Ushtrinë Popullore. I ndarë nga jeta.
- Veliko Musa Bilaj. Kreu shkollë për oficer dhe shërbeu në detyra të ndryshme, në Ushtrinë Popullore. I ndarë nga jeta.
- Shevqet Musa Bilaj. Ka kryer detyra të ndryshme si nënoficer aktiv, në organet e Policisë të shtetit.
- Sulejman Musa Bilaj. Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në organet e ndjekjes, në rrethin e Tepelenës. I ndarë nga jeta.
- Baftjar Eqerem Xhaferaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka shërbyer si oficer, në Ushtrinë Popullore.
- Bilbil Zaim Nelaj. Ka kryer detyra të ndryshme, si nënoficer aktiv, në organet e policisë të shtetit.
- Arben Ali Nelaj. Ka kryer detyra të ndryshme, sinënoficer aktiv, në organet e ndërhyrjes së shpejtë.
- Lefter Xheladin Nelaj. Ka kryer detyra të ndryshme si nënoficer aktiv, në organet e policisë të shtetit.
- Sami Azbi Bakaj ( Çelaj ). Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka kryer detyra të ndryshme si oficer, në Ushtrinë Popullore.
- Sulo Bajram Hysaj. Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në organet e ndjekjes, në Tepelenë. I ndarë nga jeta.
- Gani Sulo Hysaj. Pas kryerjes së shkollës ushtarake, ka kryer detyrat e oficerit të zbulimit, në Ushtrinë Popullore, kryesisht në rrethin e Shkodrës. I ndarë nga jeta.
- Zyber Hasim Hysaj. Ka kryer detyrën e nënoficerit aktiv, në Gardën e Republikës. Rënë, në krye të detyrës, në rrethin e Krujës.
39.Banush Riza Dostaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka shërbyer në detyrën e oficerit aktiv, në Ushtrinë Popullore. Ka patur e ka lidhje të dobëta, me familjen eorigjinës dhe me fshatin, në tërësi.
- Caush Hamit Muharremaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka shërbyer si oficer aktiv, në Ushtrinë Popullore. I ndarë ngajeta.
41.Hyqmet Ali Alidervishaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka kryer detyra të ndryshme, si oficer aktiv, në Ishullin e Sazanit dhe në rrethin e Vlorës.
- Arjan Halil Ramaj. Ka kryer detyra të ndryshme, si oficer, në Organet e Punëve të Brendshme.
- Ferrik Manxhar Ramaj. Ka shërbyer në detyra të ndryshme, si nënoficer karriere, në Ushtrinë Popullore.
- Arshi Sulo Sulaj. Ka kryer shkollë ushtarake, në Tiranë dhe ka shërbyer, si oficer, në Ushtrinë Popullore. I ndarë ngajeta.
- Fuat Mete Sulaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në reparte të kufirit, në rrethin e Kolonjës.
- Mithat Beqir Sulaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka shërbyer si oficer, në detyra të ndryshme, në Ushtrinë Popullore.
- Qani Muharrem Malaj. Ka shërbyer në detyrën e nënoficerit të karrierës, në reperte të ndryshëm të Marinës Luftarake, në Pashaliman, në Laç etj.
- Muhamet Demir Zenelaj ( Muçoimaj). Ka kryer detyra të ndryshme, si oficer në repartet e Ministrisë të Punëve të Brendshme. I ndarë nga jeta.
- Hekuran Sherif Zenelaj ( Muçoimaj ). Ka kryer shkollë ushtarake, për oficer marine, në Bullgari dhe ka shërbyer si oficer në Flotën Luftarake Detare, në Pashaliman e në Durrës dhe në flotën tregtare të vendit. Ka shkëputur lidhjet me fshatin e lindjes, nga viti 1949.
- Dajlan Muharrem Nelaj. Ka kryer detyra të ndryshme, si nënoficer aktiv në sektorin teknik në repartet e aviacionit, në Tiranë dhe në Vlorë, në sektorin e baterive të aereoplanëve. I ndarë nga jeta.
- Jashar Hysni Dëraj. Ka kryer detyrën e nënoficerit aktiv, të Ushtrisë Popullore, në rrethin e Vlorës. I ndarë nga jeta.
- Selman Resul Nelaj. Ka sherbyer në detyrën e nënoficerit aktiv, në Ushtrinë Popullore, në sektorin e ndërlidhjes, në rrethin e Shkodrës.
- Rexhep Ahmet Zenelaj. Kreu shkolle ushtarake, për teknik aeroplanësh, në Bashkimin Sovjetik, shërbeu në repartet e aviacionit, në Qytetin “ Stalin” dhe në Vlorë. I ndarë nga jeta.
- Gjonlekë Ahmet Zenelaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe ka shërbyer si oficer, në detyra të ndryshme, në Organet e Punëve të Brendshme. Ka kontribuar aktivisht për ndriçimin e shtëpive të kalivaçasve, në vitin 1975 dhe për çuarjen e ujit të pijshëm, në çdo vatër.
- Xhevdet Ahmet Zenelaj. Ka kryer shkollë ushtarake dhe Akademi si dhe ka kryer disa specializime, jashtë vendit. Ka kryer detyra të ndryshme drejtuese, në nivele tëlartë, si oficer madhor, në Ushtrinë Popullore . Nga kjo familje, të katër vëllezërit, kanë shërbyer në Ushtri e në organet e Punëve të Brendshme të shtetit.
- Dilaver Xhevit Nelaj. Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në repartet e Artilierisë Kundërajrore të shtetit.
- Bedri Nasip Alidervishaj. Ka kryer shkollë ushtarake dheka shërbyer, si oficer aktiv, në reparte të ndryshëm të Ushtrisë Popullore.
- Sajmir Qemal Alidervishaj. Ka kryer Shkollën e Aviacionit, për pilot, në Vlorë dhe ka shërbyer si oficer, pilot gjuajtës-bombardues, në aeroplanët mbizanorë, në reparte të ndryshëm të aviacionit shqiptar.
- Kadri Demir Alidervishaj. Ka shërbyer si oficer, në organet e Punëve të Brendshme të shtetit, kryesisht në Tiranë. I ndarë nga jeta.
- Dilaver Novruz Zenelaj. Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në repartet e Ushtrisë Popullore, në rrethin e Durrësit.
- Latif Zylfo Dëraj. Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në policinë e shtetit, në rrethin e Durrësit.
- Ismail Breshan Bejomalaj ( Nelaj ). Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në repartet e kufirit; kryesisht në Leskovik. I ndarë nga jeta.
- Kreshnik Qazo Dulaj. Ka shërbyer si nënoficeraktiv, në organet e Policisë të shtetit.
- Iljot Sherif Pashaj.Ka sherbyer në Organet e Punëve te Brendshme; polic.
- Agron Daut Pashaj. Ka shërbyer në organet e punëve tëbrendshme; polic.
- Kujtim Kadri Hysaj. Ka shërbyer në organet e punëve të brendshme; polic.
- Ali Muharrem Mehmetaj. Ka shërbyer në repartet e Ushtrisë Popullore, si nënoficer karriere.
- Ismail Muharrem Mehmetaj. Ka shërbyer si oficer, në organet e punëve të brendshme. I ndarë nga jeta.
- Altin Ali Muharremaj. Ka shërbyer, si oficer, në Ushtrinë Popullore.
- Kadri Isuf Jaçaj ( Nelaj ). Ka shërbyer në Ushtrinë Popullore; nënoficer karriere.
- Qazim Mane Zenelaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në repartet e Ushtrisë Popullore, në rrethin e Durrësit.
- Niazi Xhevit Nelaj. Ka kryer shkollën e Aviacionit, për pilot; në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë; ka punuar, oficer ( pilot), në reparte të ndryshëm te aviacionit dhe si punëtor partie, në reparte e në njësi.
- Ndriçim Ismail Hysaj. Ka sherbyer si oficer, në reparte të ndryshëm të Ushtrisë Popullore, në profilin e xhenierit.
- Refat Demir Alidervishaj. Kapunuar si nënoficer, në reparte te Ushtrisë Popullore, ka marrëpjesë në luftën për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999.
- Admir Astrit Alidervishaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në Gardën e Republikës.
- Albert Abedin Malaj. Ka shërbyer si oficer, në repartet e ndërhyrjes së shpejtë.
- Altin Abedin Malaj. Ka shërbyer si nënoficer, në repartet paqëruajtëse, në Avganistan.
- Muharrem Alo Ramaj. Ka shërbyer si nënoficer i reparteve të ndërhyrjes së shpejtë.
- Mehmet Musa Nelaj. Ka shërbyer si oficer, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
- Sami Mehmet Nelaj. Ka shërbyer si oficer ( inspektor rrugor), në rrethe tëndryshëm të vendit.
- Mufit Mehmet Hysenaj. Ka shërbyer si oficer, në ushtri.
- Abaz Mahmut Hysenaj. Ka shërbyer si oficer, në Ushtrinë Popullore.
- Ferrik Shefik Hysaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në polici.
- Agim Bajram Hysaj . Shërben në Organet e Punëvetë Brendshme, si oficer.
- Arben Bajram Hysaj. Sherben si oficer aktiv, në Ushtri.
- Myftar Malo Hysaj. Ka shërbyer si oficer aktiv, në Ushtrinë Popullore.
- Vasil Idajet Dëraj . Sherben si nënoficer aktiv, në Policinë e Shtetit.
- Sherif Ferrik Zenelaj ( Muçoimaj ). Ka shërbyer si nënoficer aktiv në Gardën e Republikës.
- Agim Teki Zenelaj ( Muçoimaj ). Ka shërbyer si oficer, në Organet e Punëve të Brendshme.
- Sokol Ydai Mehmetaj. Sherben, në Ushtri, si oficer.
- Avni Myrto Hysaj. Ka shërbyer si oficer, në organet e punëve të brendshme.
- Hasan Sinan Ramaj. Shërben si oficer, në Organet e Punëve të Brendshme.
- Sheme Hamit Zenelaj. Ka shërbyer si oficer, në Ushtrinë Popullore.
- Xhevdet Alo Ramaj. Ka shërbyer si nënoficer aktiv, në policinë e shtetit.
- Xhevdet Qamil Nelaj. Ka shërbyer si oficer ( kontroll rrugor), në disa rrethe të vndit.
- Muharrem Mehmet Ramaj. Dëshmor i Luftës antifashiste Nacionalçlirimtare.
- Qerim Ahmet Pashaj. Ish partizan, ka shërbyer si oficer, në repartet e Ushtrisë Popullore, në rrethin e Fierit. I ndarë nga jeta.
- Ramiz Kapllan Agaj. Ish partizan, ka shërbyer si oficer i Ushtrisë Popullore, në rrethin e fierit. I ndarë nga jeta.
- Tefik Bajram Isufaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në repartin e ndjekjes, në Tepelenë. I ndarë nga jeta.
- Mahmut Muharrem Pashaj. Ka shërbyer si xhandar i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare. I ndarë nga jeta.
- Mane Tafil Zenelaj. Ka qenë xhandar i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare. I ndarë nga jeta.
- Jemin Halil Ramaj. Ka shërbyer si xhandar, në Ushtrinë Mbretërore Shqiptare. I ndarë nga jeta.
- Fadil Nasip Alidervishaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në polici.
- Avdul Beqir Sulaj. Ka shërbyer si oficer, në Ushtri.
- Luftar Nasip Alidervishaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në polici, në Tepelenë.
- Ahmet Fejzo Pashaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në ushtri, në zonën bregdetare të Jugut.
- Luan Mete Sulaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në ushtri, në Shkodër e në Leskovik.
- Armand Guri Xhaferaj. Ka ndjekur shkollën e oficerëve.
- Aranit Hysen Malaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, nëpolici.
- Shesho Hamza Mehmetaj. Ka shërbyer si oficer aktiv, në ushtri.
- Rexhep Hamza Mehmetaj. Ka shërbyer si oficer, në detyra të larta ( deri komandant brigate), në Ushtrinë Popullore, në sektorin e ndërlidhjes.
- Caush Nebi Caushaj. Ka shërbyer, sinënoficer karriere, në repartin e ndjekjes, në Tepelenë. I ndarë nga jeta.
- Qemal Selam Xhaferaj. Ka shërbyer si nënoficer karriere, në Organet e Punëve të Brendshme, në Korçë. Indarë nga jeta.
- Bashkim Tahir Xhaferaj. Ka shërbyer si oficer, në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman.
- Besnik Sadik Nelaj. Ka shërbyer ne repartet e policise te shtetit. I ndarë nga jeta.
- Afrim Skënder Hysaj. Sherben si oficer, në Ushtri.
Shënim: Këta janë disa nga ushtarakët kalivaças, në vite. Lista nuk mbaron këtu. Të tjerë mentarë, të cilëve u punon mendja dhe pena, mesiguri do ti shtojnë të tjerë emra të devotshëm, që e kanë mbajtur lart traditën luftarake të fshatit tonë. Jam besimplotë se mendje të ndritura, do të qëmtojnë burime informacioni të tjera e do ta shtojnë këtë listë lavdie. Kalivaçi, ka nxjerrë e do të nxjerrë në pah, të tjera figura të shquara trimërie dhe do t’u këndojë himne lavdie bijve të tij.
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj
Në TIRANë, Më 1 MARS 2017
jepi te lumte dora dhe mendja o njazi si gjithmone i pa lodhureo trime i atije cike fshati po kalivaci nuke ka qene veteme pere komande pore dhe pere pune po pere traktoristete zeioristate shoferate kombanjerete kure do shkruashe o gjigande i mendjese dhe i penese respekte