Bëhet fjalëpër lodrat dhe lodrimin e fëmijëve, në mesin e shekullit të shkuar (në vitet ‘50të). Ishin vitet e parë, të pasçlirimit të vendit. Jeta, në fshat kishte nisur të gjallonte; pak nga pak, pas asaj amullie e dëmi të madh që solli Lufta e Dytë Botërore.Varfëria ishte ulur këmbëkryq, në vatrat e fshatarëve të Kalivaçit të Tepelenës. Fëmijët e asaj kohe e ndjenin varfërinë; jo vetëm në sofrat me pak ushqime por dhe në lojërat e moshës që praktikonin. Prindërit tanë, të cilët nuk na ngopnin dot me bukë duhet të mendonin dhe për argëtimin tonë. Të varfër e të uritur ishim por, pa luajtur nuk qendronim. Ndiheshim bij të nënës natyrë, e cila ishte treguar bujare, me ne fëmijët e parritur akoma dhe na i plotsonte kërkesat që diktonte mosha jonë. Nuk thonë mëkot se natyra është ekuilibristi më i saktë. Vërtet ushqimet tona ishin “ me pikatore” e kjo gjendje nuk mund të ndryshohej menjëherë, por natyrën e kishim në anën tonë. Ajo na kishte falur bukuri të rralla e kushte klimaterike mjaft të favorshme, për t’u argëtuar duke lodruar. Continue reading Lodrat e fëmijërisë time