Ne fshatin Krahes te rrethit te Tepelenes, kohe me pare ka jetuar nje burre i zgjuar, i mencur dhe esnaf, i cili nuk te bente per burre.Emri i Tij ishte Halil Ademi. Fisnik i fisem , denbabaden.Nga trualli ku ka jetuar Dajo Halili kam origjinen nga Nena, Zonje Teme Shehaj (Nelaj).
Zonja ishte kusherire e pare e Dajo Halilit. Prandaj , kur i drejtohesha atij burri , perdorja togfjaleshin: Dajo Halili. Reresi, mehalla ku ndodhej trualli i Dajo Halilitishte nje vende i pjerret , me shpine te sigurte nga mali ku mbeshtetej. Ujerat qe rridhnin nga ajo bokerrime gjenin qetesi vetem ne Perruan e Krahesit , kur bashkoheshin me te. Vendi eshte strategjik; me pyje te dendur si Recoli, dhe me perrenj ujeplote ( kur bijen rreshje), sidomos tek Perroi i Zi. Shtepia ku banonte Dajo Halili ishte me mur guri, e mbuluar me pllaka guri te zi, pa dysheme te shtruar e pa tavan.me dy sofate , ne hyrje. Banesa nje kateshe , tip elbasance kishte shtrirje Veri- Jug dhe perbehej nga dy dhoma te ftohta.
Ne vjeshten e vitit 1959 m’u dha rasti ta njihja nga afer Dajo Halilin. Ne ate kohe Ai banonte me bashke3shorten Qamile, nje zonje e zoteruar dhe me njerin nga djemte ; me Servetin , i cili , ne zhargonin e vendit , krahasohej me ” gjarperin” , gjykuar nga shkathtesia dhe nga zotesia. Djali tjeter, Medini ishte oficer kufiri , ne rrethinat e Shkodres. Zonja Qamile dhe Dajo Halili , kishin sjelle ne jete dhe 4 vjaza gjithe nur, te cilat kishin lidhur martesa, ne fshatrat perqark Krahesit.
Kur e si e njoha nga afwer , Dajo Halilin?
Ne vjeshten e vitit 1959, kur bera nje ” turne” per te shkelur dyert e shtepive te njerezve te Nenes e te babait, sapo kisha mbushur 18 vjec. Nje mbasdreke, ne te errur , u ngjita ne Reres , per te shkelur pragun e deres te Dajo Halilit. Deri atehere, Dajo Halilin e njihja vetem nepermjet rrefimeve te cilet, disa here me ngjasonin me l4egjenda urbane. E gjeta ne arishte , tek menaxhonte dy dhente qe i kishin mbetur nga gjeja e gjalle, e shumte qe kishte patur ajo shtepi bujare. Me befasoi qe ne pamjen e pare qe i hodha atij kreshniku tere nur. Nje trup mbi mesataren , pak i kerrusur, me floke e mustaqe te bardha , si shprehje e shpirtit te tij te paster dhe pastertise te karakterit. Mbante mustaqe , jo te theksuara , por te kuruara. Dajo Halili, kur pa qe u drejtova nga avllia e tij, , me shprehje dashamirese, me miresewardhi, me fjalet: ” Nga te kemi mor djale? I kujt je e per ku je nisur? Jam nga Kalivaci i thashe, i biri i Zonjes dhe i Xhevit Malkos, po shkoj ne shtepine e Dajo Halilit, kusheririt te Nenes. Me nje buzeqeshje te cilter e me dashamiresi , me priu. Kur hyme brenda, me drejtoi te ulesha ne qoshene e djathte ( te mikut) ndersa vete u rehatua ne qoshene e majte. Keshtu e donte zakoni. Ne fillim vershuan pyetjet dhe pergjigjet me synim njohjen reciproke. Vura re se kisha te beja me nje njeri kokeplote, te zgjuar e me horizonte dhe mjaft te sjellshem. Si me i madh , me terhoqi ne bisede, natyrshem , e ma hoqi turpin si me dore.
Deri atehere, kisha degjuar historira ku permendej , di protagonist Dajo Halili , por ndonjera me dukej si legjende urbane.
Tregojne se ne vitet ’30 te shekullit te shkuar kur fshataret e Krahesit, ata te Kalivacit dhe te fshatrave te tjere , shkonin ne Fier per te blere bereqet, pajtonin roja te armatosur per vetembrojtje dhe e kalonin naten tek Lisi i Banit, kishte ngjare dicka interesante. Te lodhur nga udha e gjate, fshataret pengonion gomeret prane hipive me kashte qe te brinin,hapnin torbat , me mish te pjekur e me raki dhe e shtronin per shtate pale qejfe, pas mesnate shtriheshin per te marre nje sy gjume. Afer mengjesit , moti freskohej e udhetaret , ndonese shtriheshin me gjithe rroba, madje nuk hiqnin as opingat ndjenin te ftohtit. Fshatari qe ishte shtrirre prane Dajo Halilit, e tundi Ate dhe e pyeti: ” Po ti Halil, nuk merdhi” ” Jo , i tha Dajua im” Tjetri vijoi: ” Cfare ke hedhur? Thes i tha Dajo Halili. Po cfare ke shtruar ? Thes u pergjigj , cilter Dajua. Po me jep nje thes mua , tha fqinji! ” Po une nje thes kam twe tere or i uruar e jam futur brenda. Qeshen , te dy me kete humor te holle fshatce.
Dajo Halili e fliste paster gjermanishten. Kur pararoja e pushtuesve gjermane u fut ne Luginen e fshatit Toc, me ure ne dore per te djegur Krahesin , meqenese atje ishte Spitali Partizan dhe komandanti i njesiteve partizane Kalo Brahim Xhaferraj, Dajo Halili u doli perpara dhe me nje Gjermanishte brilante e befasoi te parin e nazisteve. Ky i fundit u befasua, kur degjoi ate te folur brilante dhe tha me vete: ” Cfarwe befasie, ne kete vend me pyje me ne mes perrenjve, gjeta nje fshatar qe flet kaq bukur gjermanisht. Shpetoi Krahesi, i cili nuk u dogj dhe merita i shkon Dajo Halilit.
Edhe une nuk shpetova pa u befasuar ate nate. Dajo Halili menaxhonte vetem dy dhen dhe per te me kenaqur, theri njeren. Cfare zemre, cfare bujarie e pa shtirur? Ec e gjeje sot kete bujari dhe ata njerez!
– Te paharruar qofshin e te rrojne ata qe i kujtojne e i nderojne edhe tani qe nuk jaqne nw jete!
Niazi Xhevit Nelaj, Tirane, me 15 dhjetor 2023