Ne jeten e nje njeriu ndodhin ngjarje dhe episode pambarim. Disa syresh vijne vrullshem, si tallaze e dalin nga skena e jetes, sic vijne, pa u ndjere e pa lene gjurme. Ne kete jete ngjajne dhe disa perjetime fare te shkurter, thuajse episodike por qe ndikojne fuqishem ne jeten e atyre qe i percjellin per rrjedhoje pakrahasimisht nuk mund te harrohen. Disa njerez te vecante, te cilet i ndesh ne rrugetimin e jetes, ta peshtjellojne aq shume jeten e lene mbresa aq te thella ne boten e brendshme te tjetrit sa edhe sikur te duash ti largosh nga kujtesa, nuk mundesh kurresesi. Ata te skaliten aq fort ne kujtese, sa marrin vlera te nje Perendie e nuk mund te krahasohen me njerezit.
Te tille ishin e mbeten per mua bashkeshortet „ brilante “: Sulltane ( Tane ) dhe Ferrik Brahimaj. Ata u futen ne jeten time papritur e fare rastesisht, por, lidhja mes tyre ne cift edhe pse qe e shkurter dhe e pafat, ne qenjen time ndikuan fuqishem. Mbresat qe me la ajo lidhje „ hyjnore “; aq e cilter; aq e paster dhe aq mbreselenese jane mjaft te rralla. Kur e mendoj, pas kaq vitesh, ne qetesi e me mendje te ftohte pyes veten: „ C’te ishte valle ajo enderr e bukur “? „ C‘qene ata dy „yje “ te bere per njeri – tjetrin “? „ Dashuria dhe pergjerimi per njeri – tjetrin, ishin qiellore apo tokesore “? Dhe vazhdoj:“ Po une, prania ime ne ate lidhje, futja ime mes tyre, valle si ndikoi ? Per te mire apo e kunderta ”? Mendoj se kam bere mire edhe pse nuk e kisha pjekurine e nevojshme. Prandaj kam urimin e zemres qe frytet e asaj dashurie te ndriteshme e te rralle: Katjusha dhe Gjoni ta kene jeten te gjate e te mbushur me lumturi, sic e meritojne.
Kane kaluar me teper se 60 vjet nga koha kur isha prane tyre, por vitet nuk kane mundur ta c‘ bejne imazhin e tyre ne syte e mi. Perkundrazi; koha qe vrapon e nuk ndalet e ka ndezur me shume mallin dhe nderimin per ata njerez te mire. Ndodh keshtu per faktin e thjeshte se cifti Sulltane dhe Ferrik Brahimaj rrezatonin vetem „ drite e miresi „ . Ishte „ dielli i zjarrte i shpirtit te tyre te kulluar qe rrezatonte dashuri dhe embelsia e fjales se tyre qe perconin ata „yje “ te rene nga qielli per t’u bashkuar nje dite. Kush i njohu ata te dy e nuk u mrekullua nga hijeshija dhe shkelqimi i tyre?
Njerezit vecohen nga njeri – tjetri prej vlerave dhe antivlerave qe shpalosin ne jete; nga bemat apo nga gjemat; nga miresite apo nga ligesite qe lene pas. Tana dhe Ferriku ishin te vecante; per mua – te pakrahasueshem. Me qenjen e tyre persosmerisht te rregulluar, Ata rrezatonin vetem miresi e falnin shume dashuri. Thua se qenja e tyre ishte e perjashtuar nga ligesite e shpirtrave te kohes kur jetuan.
E kam cituar jo vetem ne nje rast, por ngaqe me ka lene shume mbresa, dua ta them e ta perserit, me ze te larte vazhdimisht qe njerezit ta fiksojne ne koke se, sic thote populli yne:„ I miri nuk ka gjithnje te mira ne jete “! Ky postulat eshte qemtuar e vrojtuar me shume kujdes e durim derisa ka gjetur formulimin lakonik perfundimtar. Perfundimi i hidhur i atij cifti fatkeqesh, te cilet u lidhen me njeri – tjetrin, me nje martese te natyrshme, te paster e te cilter, pa e njohur me pare shoqi – shoqin ma ktheu ne bindje te palekundur ate „ prodhim “ te mendjeve te ndritura njerezore.
Vdekja mizore, si dukuri qe nuk njeh radhe e nuk respekton rregulla, pa perfillur moshen e re, na rrembeu , ne lulen e rinise Ferrikun dhe e la ate lidhje aq te paqme pa protagonistet e saj, te cilet nuk e shijuan dot embelsine e dashurise, e cila u lind mes tyre, pas lidhjes sublime. Tana, nje vajze e delire, e brishte dhe e paqme dhe Ferriku, i pashem, i fuqishem e me shpirt te madh nuk e meritonin ate fat, i cili, me fundin e tij tragjik solli nje vecim te trishte nga njeri – tjetri dhe la rrjedhoja te hidhura tek te prasmit e tyre.
Keto kujtime modeste, disi te mjegulluara e te pershtatura ne krahasim me origjinalin si kane ngjare atehere, jam i mbushur me krenari per faktin se ngjarjet i kam percjelle, fizikisht dhe koha e gjate nuk ka mundur ti mbuloje me tisin e saj te harreses. Nese ndodhite me vijne te fresketa, sic kane ngjare ne jete, kjo nuk eshte vetem merite e kujteses time, por dhe e cilesive te atyre „ engjejve “ qe shkruan faqe te ndritur te historise te tyre. Shkrimin tim, te cilin e kam bere fillimisht, para te pakten 10 viteve, e gjykova te nevojshem ta ripunoj, mbi bazen e disa fakteve te rinj dhe me nje mendim me te permiresuar. Ky shkrim, sido qe eshte gatuar, te pakten le te mbetet nje homazh, i cilter dhe nje shenje mirenjohje per cka ata bene per mua ne vitet tejet te veshtire te jetes time. Ashtu sic i kam pare, ate cift „ engjejsh “ nuk mund ta veconte tjeter gje vec vdekjes mizore, sic ngjau ne fakt.
Jeta e Tanes vijoi, e mbushur me brenga e me derte dhe e trishtuar, sa s’ka me por e lavdishme dhe krenare, per ata dy „ yje „ qe rriti dhe edukoi, e vetme. Katjusha dhe Gjoni, u rriten ne veshtiresi e permes sakrificave, kryesisht te Nenes se tyre e u bene te mire, sic ishin ata te dy qe i sollen ne jete. Edhe pse cifti nuk arriti te korrte plotesisht frytet e dashurise te tyre, ky perkushtim le te sherbeje si nje ngushellim mjeran per pinjollet qe kane lene pas dhe per ata qe i donin me zemer. Eshte ne nderin tim te risjell ne kujtesen e tyre, disa grimca nga ajo jete e perbashket e shendetshme edhe pse zgjati aq pak e atyre prinderve te rralle te cilet nuk i paten fat. Per ta realizuar kete, me duhet te kthehem prapa ne kohe.
Ishte viti 1956. Aso kohe isha 14 vjec; i mitur e i paformuar si duhet. Sapo kisha mbaruar klasen e shtate te shkolles shtatevjecare, me konvikt, me burse te plote shteti, ne rrethin e Tepelenes. Isha me tregues cilesore nga me te lartet, ne ate shkolle, por ngaqe nuk kisha “ krahembeshtetes ” me dhane te drejten e vijimit te mesimeve te shkolles se Mesme Bujqesore „ Irakli Terova „, ne qytetin e Korces. Ne fundgushtin e atij viti, i vetem, mora uudhen drejt qytetit te madh e te zhvilluar te Korces, me autobusin e linjes Gjirokaster – Korce, i cili e bente ate udhe nje here ne jave, diteve te enjte. Pavaresisht rezultateve qe arrita ne Shkollen shtatevjecare te qytetit te Tepelenes, te mirenjohurnjohur si shkolla e xha Murat Kociut, duke ndjekur nje shkolle ku mesohej bujqesi e blegtori, e sigurova te ardhmen time e cila trokiste se do te merresha si te paret e mi, me bujqesi e me blegtori. I tille qe fati im. Po te kisha patur shansin te studioja ne ndonje dege tjeter, me te „fisme “ mbase dhe rrjedha e jetes time do te qe tjeter. Duke vijuar te mesoja e te merresha me bujqesi e me blegtori, ne nje fare menyre do te kthehesha ne origjine. Ndoshta do te isha, jo vetem me kerrabe ne dore, si im ate apo me parmende, por do te kisha dhe disa njohuri shkencore te cilat do te me shpinin me tej. Nuk me doli aq keq.
Nisa dhe perfundova mesimet e shkolles se mesme bujqesore, ne Korce, ku u diplomova : „ Agronom i mesem i specializuar ne fruticulture ”! Them se nuk me doli aq keq, nisur nga fakti se m’u dha shansi te studioja e te formohesha me arsimimin e nevojshem per moshen e adoleshences ne nje qytet si Korca, e njohur si djep i kultures dhe si shtrat i dijeve, ne vendin tone.
Nga Tepelena ime, kur mora udhen per ne Korce, mora me vete kurreshtjen dhe interesimin se bashku me vetedijen se po shkoja ne nje qytet me te madh se Tepelena e atyre viteve, se do te studioja ne nje treve te qyteteruar, te larget e te ftohte . Qyteti i Korces dhe treva perqark saj, ishin te lakmuara nga fqinjet e jugut dhe se jomekot Korca ishte etiketuar si “ Parisi i vogel ”.
Per te shkuar nga Tepelena ne Korce, ne ate kohe, ishje i shtrenguar te shkoje ne Gjirokaster, nje dite me pare, te pajiseshe me bilete udhetimi, me autobus, per diten e neserme dhe nje nate te flije ne qytetin e Gjirokastres. Nje here ne jave, diteve te enjte, nje autobus i prodhimit cek, me 52 pasagjere, nisej qe ne mengjes nga Gjirokastra, rrugetonte gjithe diten neper rrugen e pa shtruar e me gropa, kalonte ne Kelcyre, ne Permet, ne Leskovik, ne Erseke e ne mbremje soste ne Korce. Pasagjeret ishin te detyruar te qendronin gjithe diten ne karriget perkatese, ku lodheshin e vuanin piserine e zeze, duke qendruar te mbledhur kruspull gjithe diten.
Vajta ne Gjirokaster, nje nate me pare dhe mbasdite bleva bileten per te rrugetuar te nesermen, ne mengjes. Ne ata vite, hotelet e qytetit ishin te pakte e me numer te kufizuar shtretesh. Edhe sikur te siguroja hotel, buxheti i familjes time, ne Kalivac te Tepelenes, nuk mund ta perballonte shpenzimin. Cmimet e hoteleve, ishin te kripura. Babai, kur me nisi per udhe, nuk me dha para per ta kaluar naten ne hotel, por me mesoi si ta shmangja fjetjen ne hotel. Nena, me kishte qepur, me dore nje torbe te bardhe pelhure e cila ishte e forte dhe e pajisur me nje rrip te njejte per ta hedhur krahe – qafe.
Isha nisur nga Kalivaci , heret ne mengjes e kisha rrugetuar 5-6 ore ne kembe e rreth 2 ore me makina te rastit. Mberrita ne qytetin e gurte te Gjirokastres i lodhur e i derrmuar dhe i uritur. Nuk kisha vene gje ne goje qysh nje nate me pare. Kur u nisa nga shtepia, ishte heret e si une dhe ata qe me percollen ishim te cacarosur. Te gjithe nxitonin, ndonese une isha per udhe. Percjellesit nxitonin nga droja se mos me zinte vapa udheve. Nga nxitimi nuk arrita as te gelltitja nje tas me pershesh me qumesht, sic beja cdo dite.
Nena ime, Zonja e Madhe e Binajve me kishte futur ne torbe disa „hazerlleke “ qe ti kisha per ti konsumuar gjate udhes, derisa te mberrija ne qytetin e Korces Mbasi bleva bileten e u sigurova per rrugetimin qe do te merrja te nesermen, me vajti mendja tek stomaku bosh. Ne rrugicat e gurta te qytetit te Gjirokastres kerkova nje qoshe ku te mund te hapja torben time prej pelhure te bardhe, me qellim qe te perzgjidhja ato qe mund te konsumoja. Mirepo kudo rreth e perqark, ndesha ne disa sokake qe perfundonin me nje porte. Isha namuzmadh e nuk doja te me veshtronin te tjeret se cfare do te haja. Kisha ngrene ne fshat, ne aren me plisa ku botilja me dhalle thartohej nga vapa; kisha shfrytezuar per tavoline nje pllake guri te zgjedhur, te vendosur mbi nje tufe shkurresh perralli apo xine, por ketu ishte tjetersoj. Nuk doja te me veshtronin te tjeret. Sidoqofte uria me detyroi te zija nje qoshe e te hapja torben. Ne ate torbe dallova ca copa qullapite, ca petulla, disa copa yshmer, ca llokume fshati te derrmueshme lehtesisht, veze te ziera, nje pule te skuqur ne sac dhe disa koqerina: ( arre, nga arra e madhe e xha Breshan Fejzos; bajame, nga bajamja e xha Nezirit tek gryka e pusit pa uje te xha Isufit; ftonj, nga ata te Xhako Rremes; shege nga shega jone e avllise, etj. Kishte dhe paluze ). Preferova pulen e skuqur ne vaj ulliri e ne gjalpe. Kisha porosi nga Nena, te konsumoja te parat ato ushqime qe prisheshin me shpejt, prandaj veprova keshtu. Edhe pse ne konvikt kisha ngrene ne komunitet dhe ne tavolina te gjata prej druri, tolerova dicka nga imja e veprova kesisoj.
Tek haja, mendoja se kalimtaret do te me veshtronin me vemendje e do te ironizonin veprimet e mija. Mendje femije. Se mos kalimtaret e kishin mendjen tek une; ata kiishin hallet e tyre. Tek e kujtoj kete tani, me vjen te qesh me mendjen time te atehereshme e cila ishte mendje e nje femije te parritur e te paformuar. E kujtoj si tani sa me ka shijuar ajo e ngrene, aty, tek nje sofat, pak nen shtatoren e trimit Cerciz Topulli. Hengra, me uri, nje „dreke pashallaresh “. Pak nga pak, mbushja e stomakut, sic duket ndikoi pozitivisht dhe ne mendimin tim per veprimin e metejshem qe po beja; u clirova nga ai ngerc qe me kishte kapluar. Para se te nisja te shqyeja pulen, i mora ere se mos ishte thartuar. Pula ishte ne rregull dhe mbante eren e gjalpit e te vajit te ullirit, me te cilet ishte skuqur, ne sac.
Tani qe Nena ime nuk eshte ne jete dhe kur jam bere gjysh, disa here, kuptoj qarte se ne ata gatime, Zonja e Madhe e Binajve, me shume se lende te pare si gjalpe, vaj ulliri, lakra te egra etj, kishte futur dashuri nene dhe dhimbsuri, pse jo dhe lot per djalin e shpirtit, te cilin kushedi se kur do ta veshtronte. Nje fare kalitje e durimi Ajo Nene e kishte; une edhe shkollen shtatevjecare larg saj e kisha percjelle; ne konviktin e Tepelenes. Por ceshtja nuk ishte e njejte: Tepelena ishte afer me Kalivacin ( ne kembe rreth 6 ore ) dhe kur Zonjen e „pikte “ malli per mua, merrte udhen, se bashku me Ninijen, Memen, Tajanen e me ndonje tjeter grua dhe e mbante vrapin ne Tepelene, ku me takonte e shmallej. Edhe kur Ajo e kishte te pamundur te vinte vete ne Tepelene, dergonte me Ninijen apo me ndonje tjeter grua qe merrtte ate udhe, disa gatime, palafike e koqerina. Po tani qe do te shkoja ne Korce, sic thote nje kenge popullore: “ Shtate male kaptuar ”! si do ti vinte halli ?
Ushqimet qe me kishte nisur me vete Nena, ishin nga me te preferuarit per rrugetaret qe merrnin udhetime te gjata. Ishin nga me te preferuarit, per arsye se ata ishin te lehte per t’u transportuar dhe afati i ruajtjes te tyre ishte me i gjate ( rronin me shume ). Perse mos ta pranojme faktin se gama e gatimeve ne fshatin tim ishte e kufizuar. Shkak kryesor ishte mosnjohja dhe mosshfrytezimi i perimeve, per gatim. Aso kohe, ne Kalivac, njihej e shfrytezohej si ushqim per njerezit: Domatja; patatja, fasulja, batha, qiqera, spinaqi, laboti, kockulla, fiereza etj. Hengra, me uri, sa u denda. Kjo mund te quhej dreka ime e vonuar dhe darka e parakoheshme. Me gjeti sic rrefejne; si qente e Terbacit qe hane nje here ne 24 ore.
Ra nata e duhet te gjeja nje streheze per te kaluar naten. Ne qesene qe mbaja te varur ne qafe, nuk kish para per te fjetur ne hotel, madje as ne han, ne katin ku flinin kaloresit. Me te pyetur e jo pa veshtiresi, gjeta „ Hotelin “ mjeran, te cilin e frekuentonin ata qe nuk kishin para ne xhep dhe ata, te cilet ishin mesuar ta percillnin naten, ne natyre, ne stan, se bashku me bagetite, me qente e stanit dhe m egersirat e pyllit. „ Hoteli “ qe perzgjodha quhej Hani i Stavros. Ky lloj hani ishte interesant, per nga statusi qe kishte dhe per nga kushtet qe ofronte. Nje godine e vjeter, diku ne mes te lugines qe formojne mehallet, me dy kate. Ne katin e pare, zakonisht qendronin kuajt kurse ne katin e dyte kaloresit; ata qe kishin mundesi te paguanin. Ne katin e pare, aty ku zakonisht qendronin kuajt dhe hanin tagjine qe u kishte futur ne torbe pronari i tyre, ose kashte, maja misri, etj. Jonxha ishte e rralle, ate e kultivonin kryesisht fshataret e fushes se Dropullit dhe lunxhiotet. Nje pjese ( seksion ) i katit te pare ishte i ndare e ne te mund ta percillnin naten edhe njerez si une. Katoi, i pergatitur per te percjelle naten kuajt, mund te shfrytezohej dhe nga ata qe nuk kishin para. Zakonisht aty e kalonin naten fshatare te kalitur per ta kaluar naten ne natyre, pa shtroje e pa u mbuluar. Si shtroje perdorej toka nene ose ndonje pllake guri qe ndodhej rastesisht aty prane. Ata flinin, sic ishin, te veshur me shajak, pa hequr as opingat, as brrucat apo gunat qe mbanin mbi kurriz. U futa dhe une ne mjedisin ku shtriheshin cobanet. Ata mbeshtilleshin me sherqet apo me gunat e tyre e nuk u hynte te ftohtit ne trup. Nuk hiqnin nga supet as torbat me buke e djathe qe kishin me vete; nuk largonin as kerraben nga vetja, madje as qylahun e bardhe qe mbanin mbi koke.
Bera si bera, gjeta nje pllake guri, me dimensione te peraferta me shtatin tim dhe per jastek vura nje gur, tjeter te cilin, gjithashtu e gjeta, aty prane. Ate nate, gjate te ciles nuk mbylla sy, ne ate katua kam pare gjera te cilat, me pare nuk i perfytyroja dot. Fshatare te lodhur nga punet e renda qe kishin bere gjate dites; te pa ngrene, te veshur keq, te pagjume, me sy te skuqur e te zgurdulluar, me sjellje brutale e qe kundermonin ere djerse. Fshataret ishin nga fshatrat e afert me qytetin; ata kishin zbritur ne qytet per ceshtje nga me te ndryshmet dhe shpresonin sinqerisht se do te gjenin zgjidhje. Me te shumtet ishin bujq e blegtore te cilet kishin zbritur ne qytet me hejbe ne krah, per te blere nje karroqe me miser ( 10kg), per te bere tregti me bagetite e tyre te cilat i shisnin per nje cope buke apo i jepnin me kembim, me humbje. Dikush kishte sjelle nje kove me urrel; nje shakull me gjize; nje shark apo nje gune, per te shitur, deri dhe nje qylah te bardhe me maje, te cilin mund ta shisnin edhe per nje dore duhan. Ndonjeri donte te ankohej ne organet e partise e te pushtetit per prapesite e pushtetareve lokale ose per te zgjidhur nje ceshtje ne gjykate, e cila mund te zgjidhej vetem ne dyert e gjykatave. Interesante ishte menyra e fjetjes te tyre. Fshataret shtriheshin mbasi mbeshtilleshin fort me sharkun apo me gunen; pa hequr opingat; me torben nen koke dhe me kerraben midis kembeve, si dyfek. Erera nga me fantastiket qelblin atmosferen, gerrhimat e disave, degjoheshin edhe ne rrugen perballe, era e djerses te kundermonte e te ngacmonte flegrat e hundeve. Degjoja me vemendje gerrhimat e gjitoneve te mi te cilat nuk me lejonin te flija. Ato( gerrhimat ), ne disa raste koordinoheshin me njera – tjetren dhe shoqeroheshin me ndonje „rrjedhje gazi nga prapa trupit, ne fund te kurrizit “.
Gjume nuk bera ate nate, por perftova shume nga muzika pa para e shkaktuar nga gerrhitjet e gjitoneve te mi. Tentova te vija nene koke, per jastek, torben e bardhe me ushqime qe me kishte bere vije supin, gjate dites por ndesha ne disa kokrra te forta ftonjsh e shegesh, te cilat me vrisnin me gungat qe formoheshin. Kur e pashe qe nuk dilte gje, e hodha torben e bardhe krahe – qafe, duke e siguruar qe edhe po te me merrte gjumi, torben mos te ma rrembente njeri. Interesant ishte largimi i banoreve te hanit, sapo zbardhte dita. Ata dilnin, nga mjedisi, mbasi kishin marre bagazhet, perplasnin fort deren e vjeter prej derrase dhe dilnin, pa pershendetur. Ata qe i kishin lene bagetite ne stan, dilnin ne vaktin qe bagetite e tyre duhet te dilnin nga vatha. Bujqit e kishin me te percaktuar regjimin e tyre te fjetjes. Ata duhet te sosnin ne shtepi dhe te beheshin gati per te qene ne are, ne kohen kur duhet te zihej ne parmende cifti i qeve te ares, ose edhe me shpejt, kur behej fjale per te korrat dhe per zhvokshjen e misrit. Pronari i hanit e kishte ndare katuan ne dy pjese. Ne njeren ane ishin te mbyllura kafshet e shales apo ato te ngarkeses dhe ne gjysmen tjeter flinin fukarenjte. Sikur te mos ishte kjo ndarje me dhoga te puthitura mire, fukarenjte, mesiguri qe do te thithnin gjate gjithe nates eren e rende te bajgave te fresketa te kuajve dhe avujt e tyre.
E gjithe rruga, nga Kalivaci, ne Korce, per mua te parriturin ishte nje aventure e vertete. Percjellja e nates ne ate „Han te Stavros “ ishte ndoshta nje pike kulmore e tij. Provova si mund te kalohet nje nate, pa mbyllur sy, ne nje katua. Deri tehere kete nuk e kisha provuar e nuk e konceptoja dot. Sic kane thene dikur ne Kalivac; „ Gjumi i asaj nate vajti xhamadan per Danon…”. Prane kisha nje burre, i cili dukej qarte se ishte nga trevat labe. Gjithmone, ne gjykimin tim prej femije, nisur nga pamja e jashtme. Ai u shtri ne toke, por se paku u mbeshtoll me sharkun qe mbante hedhur kraheve dhe bluza prej fije leshi te thurur me shtiza, e mbante ngrohte. Ishte stine e thate dhe temperaturat e ajrit mbaheshin akoma te larta. Pra, ne keta kushte, ndoshta nuk dilte nevoja e mbulimit te shtatit, per ata qe ishin te veshur mire. Per mua ishte favorizues fakti qe vesa e mengjesit, e cila shoqerohet me temperature me te ulet, nuk me zinte. Mbi koke kishim dyshemene e odase dhe catine e ngrehines. Megjithate afer mengjesit ndjeva te ftohten por nuk kisha cfare te beja e me se te mbulohesha. Keshtu qe u ngroha me trupin tim dhe me ajrin qe kishin ngrohur frymet e klienteve dhe gazrat qe kishin leshuar ata. Kur feksi, klientet nxituan te largohen; asnjeri nuk harroi, asgje. Prita sa dolen te gjithe, pas tyre dola dhe une. Nuk nxitoja; sokaku ku ishte parkuar autobusi ishte prane. Rruga deri tek autobusi nuk ishte me e larget se 5 minuta. Prandaj e mora shtruar dhe nuk harrova asgje nga bagazhet e mija te perqendruara ne ate torbe pelhure. Autobusi qe shkonte ne Korce do te nisej rreth ores 07.00, kur dielli nxirrte syne siper Malit perballe te Cajupit, sa nje kulac. Ndihesha i pagjume e i pergjumur. Nuk mbylla sy por, edhe pse nuk flija, asnjeri nuk me ngarkoi ndonje detyre qe i perkiste rojas. Gezoja por perse me kishte kapluar ky gezim i madh, edhe sot e kesaj dite nuk arrij ta analizoj. Gezoja pas asaj nate te llahtareshme, pa gjume. Ec e mere vesh? Ndoshta gezimi im lidhej me faktin se gjate nates, i pambrojtur, ne mes te atyre burrave qe nuk i njihja “kishte mbetur gjalle ” torba ime e bardhe plot me ushqime e fruta. Motiv bindes ishte fakti se po shkoja ne nje qytet te madh, te zhvilluar e me shume kulture brenda, per te cilin kisha enderruar. Mezi prisja te gjeja njerezit e gjakut tim, te cilet banonin ne Korce e do te plotsoja disa porosi e amanete per ta. Sidoqofte, gezoja dhe per faktin se tashme ndihesha me i rritur dhe i aftesuar per te ndermarre aventura te tilla. Do te pershkoja nje udhetim te gjate, shume te gjate per moshen time, ne menyre te pavarur.
Ne “ hotelin tone katua ”, nuk behej fjale per ngrohje. Me asnje lloj menyre. Njerezit ngroheshin me frymen e njeri – tjetrit dhe me gazrat qe nxirrnin nga trupii tyre. Ata asqe mund te mbeshteteshin tek njeri – tjetri, mbasi nuk njiheshin e nuk ishin ishin te te njejtit fis. Mund te kishte dhe ndonje keqinterpretim. Zakonisht njerezit ishin te te njejtit fshat dhe i bashkonte vetem rruga. Ne Pazar, aso kohe nuk mund te shkonin femrat, te cilat, po te benin si burrat, ato do te gjykoheshin si te perdala. Nuk ma mbante te afrohesha me njeri. U ngroha me frymen e „bashkevuajtesve te mi “ dhe me aromen e kendshme te ushqimeve qe kisha ne torbe, te cilat, pa perjashtim ishin gatuar me vaj ulliri dhe me gjalpe deleje. Aroma e kendshme e shegeve, e ftonjve dhe e palafikeve, me kenaqte e me ngrohte.
Nena ime, si nje malesore e praktikuar dhe teper e shkathet per t’u ngjitur ne peme te veshtira, i kishte mbledhur e i kishte kripur ullinjte, nga ulliri i shakullit dhe nga ulliri yne i varietetit kaniniot, ne Llomera. Ajo vajin e ullirit e kishte nxjerre nga shtrydhja e ullinjve kaniniote dhe nisiote te Llomerave tona. Per te nxjerre vajin e ullirit, sipas nje teknologjie primitive, Nena ime shfrytezonte thesin e zhaket dhe koreshin prej druri te gege Tajanes te Muharrem Kamberit. Koreshe te tille ne mehallen tone kishin disa familje por ai i gege Tajanes qendronte vazhdimisht i mbeshtetur pas murit te shtepise te Sheros; ne e merrnim ate pa leje.
Tajanja e xhako Rremes ishte bije ne mehallen Mecaj te Kalivacit te Tepelenes. Ajo ishte bije e fisnikut Zagoll Saliko Xhaferaj dhe e Metos; nje grua kapedane. Tajanja ishte nga dere e fisme dhe erdhi nuse, ne te njejten kohe me Nenen time, ne deren e Kamber Asllanit; dere e madhe dhe fisnike ne Ahmetaj. Ajo ishte shume bujare dhe „doreshpuar “. Nena ime; Zonja e Madhe e Binajve, perkundrazi nuk para jepte, ishte kurrnace dhe punonte me shume me shate se sa me lopate. Gege Tajanja, ne dy raste eshte paraqitur si Nena ime dhe ka firmosur, ( me gisht ) ne vend te Zonjes, kur kerkohej firmosja e nje dokumenti per mua ne Konviktin e Tepelenes. Kur isha i mitur e capitesha pas Nenes ne varganin e grave qe shkonin tek Burimi i Madh, ne Donije. Sa te mbushnin uje grate, une luaja tek nje pllake natyrore, e cila niste, ne udhen qe te conte tek burimi e perfundonte ne lume. Kur majat e gishtave te mi ceken ujin, gege Tajanja, e cila, priste radhen e u ndodh prane meje, me pikasi dhe dha alarmin. Me shpetoi jeten. Kur dergjej Xheviti ne shtratin e vdekjes, ishte gege Tajanja dhe Ninija qe e gdhine, disa ne te me radhe. Te gjitha keto, dhe bujaria e saj e cilter, me kane imponuar respekt te vecante per ate grua, te cilen e kujtoj, me mall.
Ne tentative per te fjetur, atje tek Hani i Stavros, ne Gjirokaster, tek rrotullohesha e nuk gjeja qetesi; gjumi nuk me merrte, por mundohesha te kujtoja rrefimet e te mocmeve, prane te cileve qendroja dhe behesha sy e veshe per te perthithur rrefimet e tyre. Njeri nga burrat e mehalles, qe respektoja shume ishte gjitoni yne, Banush Xhezo Haderaj, i cili, ne vitet ‚30 te shekullit qe lame pas emigroi ne Anadol te Turqise dhe e fliste gjuhen turke ne menyre te persosur. Kur Ai komunikonte rrjedhshem ne Turqisht me gegene time, Hysnijen e Musa Mehmetit, e cila, gjithashtu e fliste bukur gjuhen turke ( se mos kuptoja gje une por kenaqesha me artikulimin e bukur te tyre ); behesha sy e veshe dhe nuk ua ndaja syte atyre njerezve te mire. Kur ishte ne Anadol, Xha Banushi dhe ne pergjithesi shqiptaret qe e popullonin ate krahine turke, e pinin kafen tek nje kafeteri, ne qytetin e Izmirit, e cila ishte pagezuar: „ Kafja e shqiptareve “. Pergjithesisht emigrantet shqiptare te asaj kohe ishin te pashkolle dhe ne kushtet e analfabetizmit, letrat e tyre qe vinin nga vendlindja, vareshin prej pronarit te kafeterise ne xhamin e kafeterise. Kur brenda zarfit ishte ndonje njoftim i hidhur, zarfi ose letra digjeshin ne nje cep tee saj. Atehere emigranti kuptonte te keqen qe kishte ngjare.
Ceco Banua ( keshtu i thonim ne femijet Banush Xhezos te Hadere ), e kishte shtepine thuajse ngjitur me shtepine tone dhe ne e kishim dajo, rrjedhoje e kumterise. Ai ishte i martuar me Havane, te bijen e Nasos te Maliq Brehamit, e cila nuk kishte djale, por biresoi Qazimin, te birin e Mehmet Qazos, nga Hysodosajt. Havaja ishte punetore dhe pastertore e madhe. Me shtepine e dajo Banushit, truallin tone e ndante nje vije uji ( streha e catise te tyre ). Ja cfare me rrefente nje dite dajua im tek pragu i deres: „Kalivacasit, si rregull shkonin ne emigracion ekonomik ne pjesen Europiane te Turqise, sidomos ne krahinen e Anadolit. Profesioni i vetem i tyre ishte cobaneria. Ata ishin blegtore te pasionuar dhe kompetente. Kishte dhe disa kalivacas te cilet kryenin pune te tjera, ne bujqesi e ne sektore te tjere pune, me leverdi. Formula e rekrutimit te kalivacasve isdhte si vijon: „ Punonte ne Turqi nje kalivacas e pas disa kohesh kthehej ne familjen e tij, ne Kalivac. Kur ai kthehej, ne shtepine e tij behej davet( gosti ) ku mblidheshin miq e shoke dhe gjitone. Mes te tjerave, ne ate gosti, i ardhuri rrefente per kurbetin, per punet, per jetesen dhe per pagen qe merrte atje. Kur kurbetliu nisej perseri per ne vendin e punes, atij i „qepeshin “ nga pas disa djem te fisit te tij ose nga ata qe ishin ne lidhje miqesie me te. Kesisoj, ne ate kohe, Anadoli u popullua mjaft me kalivacas dhe me banore te treves perqark. Mblidheshin, shqiptaret tek kafeteria e arnautit ku jepnin e merrnin informacion edhe ne kushtet kur asnjeri nuk dinte te shkruante e te lexonte. Letrat qe vinin nga Shqiperia, burrave nga Kalivaci dhe atyre nga treva te tjera ua lexonte nje burre cam, nga ata qe shtegtuan e gjeten strehe ne Turqi, kur i perzuri greku, me dhune “.
Ne krahinen turke te Anadolit e ne ne vende te ndryshem kishin bere kurbet mjaft kalivacas, mes te cileve: Banush Xhezua; Nelo Binua; Musa Mehmeti; Hamza Rushani; Qamil Sulua; Tefik Medini; Seit Manja; Karafil Mahmuti; Idriz Ago; Hasim Malo etj. Disa, si Qazim Alikua; Hasim Malo; vellai i Zagoll Salikos; Hamza Rushani etj, vane ne kurbet por nuk u kthyen ne Kalivac por mbeten atje. Malko Binua dhe nipi i tij – Selmani, i biri i Nelo Binos, gjithashtu mbeten ne Turqi e nuk u dihet as name as nishani. Xha (dajua im) – Banushi i Xhezo Nures te Hadere, kur shkonim per te kullotur dhente, me kishte rrefyer nje ndodhi interesante: „… nje turk i kamur, kishte pajtuar yzmeqar, nje goxha djale shqiptar. Djali ishte ne moshe per t’u bere dhenderr; i shendetshem, i pashem dhe mjeshter per te menaxhuar tufen e dhenve te agait. Ai ishte teper i fuqishem, sic jane djemte e moshes se tij. Turkut te kamur i vajti mendja per ta bere dhenderr yzmeqarin dhe ti jepte per grua vajzen e vetme te tij. I beri mire llogarite i kamuri turk dhe synonte: Mishi te piqet e helli te mos digjet. E thene me te tjera fjale, ai donte ta kishte ne shtepi vajzen e vetme dhe ta bente me burre. Statusi dhe pasuria ia favorizonin kete. Vjehrrit i pelqeu dhendrri i ardhshem dhe vajzes i pelqeu ta merrte per burre ate. E biseduan gjene dhe e vendosen. U be dasma, dhe njerezit bene te habiturin kur pane gjithe ate paje qe i kishin bere prinderit vajzes se tyre te vetme. Ra per te fjetur dhendrri me nusen, por shpjt u merzit nga komoditeti i fjetjes me carcafe te linjte e midis dyshekut me lesh dhe jorganit prej atlasi. Ai I coi fjale zotit vjeherr se e kishte marre malli te flinte ala shqiptarce. Nuk ja prishi agai dhendrrit e u pergjigj: Mire mor djale, meqenese te ka vajtur mendja te besh adetin, ik e beje nje nate. Afer darkes, kur dhente i kishte futur ne vathe e qente nuk i kishte leshuar akoma, djaloshi mberriti ne stan. Mori sharkun, nga huri ku e kishte varur e hodhi kraheve dhe kerkoi e gjeti nje kacube prej perralli, te dendur. U shtri mbi shkurren e perrallit dhe e zuri gjumi, menjehere. Fjeti ashtu, per shtate pale qejfe, gjate gjithe nates. Ne mengjes, agai, i merakosur per dhendrrin vajti ne stan. Kerkoi dhendrrin dhe e gjeti mbi shkurren prej perralli. Kur dhendrri u zgjua, zoti vjehrr, paksa i habitur tha ne turqisht: “ Arnautce, ace face, o te bukur kolloface ” qe do te thote, perafersisht: “ Ama gjume bekan shqiptaret ”! Te drejte kishte Agai, te cilit nuk i shkonte nder mend se dhendrri i tij, do te braktiste ate fare komoditeti per te kujtuar femijerine. Por, edhe dhenderri nuk ishte pa gje; ai ishte rritur ne stan dhe per ate menyre jetese enderronte, prandaj, nje nate, rrembeu sharkun e cobanit, u mbeshtoll me te dhe u shtri, per shtate pale qejfe mbi nje shkarpe. A nuk ka te drejte populli yne gjenial, kur thote se: „ iriqi kerkon ferren e tij “! Le ta leme cobanin yzmeqar dhe pronarin e tij, ne fatin qe u dhuroi jeta e te kthehemi tek aventura ime ne qytetin e Gjirokastres dhe ne ate rrugetim aventure, fantastik.
Rreth ores 6.3o te mengjesit, me torbe ne krah, u capita, duke ferkuar syte e pagjume, drejt vendit nga ku nisej autobusi i linjes per ne qytetin e Korces. Si une, ne vendin perpara autobusit ishin grumbulluar te gjithe pasagjeret. Nuk u shty njeri, mbasi sejcili, me bileten qe kishte blere, kishte prenotuar dhe vendin e caktuar. U hap dera e autobusit „ Skoda “ 52 vendesh, te prodhimit cek, i cili ishte mjaft i mbyllur. Sic duket, uzina e kishte prodhuar per tua shitur vendeve me klime te ftohte, por, makina kishte perfunduar ne vendin tone e ishte futur ne linjen interurbane te nje rajoni, i cili mbahej si vend i ftohte. Lidjhjet miqesore dhe solidariteti mes vendeve socialiste, kishte bere te tijen.
Rruga ishte me teper fushore e me pak malore, por, e them pas kaq vitesh: Rruga ishte “ skandal ” = e ngushte e tere gropa. Nuk behej fjale per asfalt. E beja per here te pare ate rruge. U kenaqa me peisazhin te bukur e te larmishem por jo me rrugen, te cilen nuk ia uroj asnjeriu. Nuk e fsheh; isha kurioz te veshtroja e te fiksoja cdo gje, te cilen me pare nuk e kisha pare. Si cdo femije qe fantazon edhe mua me mbeten syte perjashta dritares dhe doja te perthithja ato qe veshtroja. Shoferi, i autobusit, nje mesoburre; i shendetshem ( bucko ), me mustaqe te prera „spic “ ishte teper i kujdesshem ne veprimet e tij dhe e drejtonte autobusin me shume siguri. Kete e vija re si udhetonte me shpejtesi te vogel dhe si i merrte kthesat. Sic duket drejtoria e parkut automobilistik e kishte perzgjedhur shoferin, midis me te mireve specialiste te ketij lloji, edhe pse parku i asaj kohe ishte teper i varfer, si ne mjete dhe ne njerez. Shoferi yne kishte kujdes te shtuar, mbasi, sic e gjykoj tani, ai mesoburre e ndjente pergjegjesine e madhe qe kishte per jetet e 52 udhetareve dhe per autobusin qe drejtonte, te cilet, aso kohe nuk se ishin te dendur. Ai, gjate rrugetimit nuk e kalonte shpejtesine 40 km /ore dhe gjykonte: Me ketee shpejtesi, une, ne cdo cast e kam ne dore autobusin e nuk me ka ne dore ai grumbull hekurash mua. Po te mbante shpejtesi te madhe, autobusi, ne cdo kthese te rrezikshme ose nga nje pakujdesi njerezore autobusi me gjithe ata njerez brenda, mund te fluturonte ne humnere. Historia shqiptare kishte fiksuar disa raste te tille dhe njerezit i kujtonin me keqardhje ata.
Per te pare qytetin e Kelcyres dhe ate te Permetit, nuk kisha ndonje kuriozitet te madh. Kur vazhdoja klasen e 6-te te shkolles shtatevjecare te Tepelenes nje here, ne festen e 24 majit, festes tradicionale te Kongresit Historik te Permetit, kisha ikur nga Tepelena e kisha shkuar ne Permet, ku, jo vetem mora pjese ne festime por, pata shansin te shisja gjithe ate dite karamele, te cilat mi kishte dhene nje miku im, ne Tepelene dhe i mbaja ne dore, ne nje kanister me thupra shelgu. Kelcyra e asaj kohe, vetem emrin kishte qytet; ajo ishte larg te qenit e tille. Vetem sa kisha kaluar, i hipur mbi kamion mallrash, nuk me kishte pelqyer asgje prej saj. Ky vend, kishte vlere, se nje here ne jave behej pazari i bagetive dhe i kafsheve, ku merrnin pjese fshatare nga rrethe te ndryshem te vendit ( zones ) dhe bashkefshataret e mi. Njeherazi, mbi Kelcyre, ne faqen Jugore te malit ndodheshin rrenojat e mureve te sarajeve te Ali Bej Kelcyres, te cilat deshmonin vlerat qe kishte kjo qender e banuar ne kohen kur Beu i kelcyres bente ligjin.
Ne qytetine Permetit, i cili, ne ate kohe ishte dicka me i madh e me i zhvilluar nga Tepelena ime, autobusi yne ndaloi e beri nje pushim prej rreth 30 minutash. Disa pasagjere, nga ata qe deri aty e kishin bileten, zbriten nga autobusi e u nisen per ne destinacion et perkatese. Ne vend te tyre, u ngjiten ne autobus te tjere udhetare te cilet zune vendet e atyre qe zbriten. Sic ngjan rendom me te parriturit e me te paparet isha shume i gezuar qe fati me kishte rezervuar nje ndenjese lekure, diku ne mes te autobusit, prane dritares te mbyllur – hermetikisht nga nje rrip llastiku. Tentova dhe arrita te levizja dritaren e vogel te mjetit gje qe me mundesoi me shume frymemarrje e ndricim per te pare me shume perjashta.
Rreth ores 09.oo te asaj dite autobusi levizi, doli nga Permeti e u nis ne udhen anes lumit te Vjoses ne drejtim te rrjedhes te tij. Udhetoja per here te pare ne ate treve dhe shpresoja se dicka te jashtzakonshme do te veshtroja, si nga bukuria dhe nga larmia e terrenit. Rruga gjarperonte neper terrene te veshur me shkurre. Ajo, here i afrohej lumit e here i largohej atij; ne teresi ishte e pasur ne kthesa te forta e te ngushta, sic ishte e tere udha e pashtruar e cila, here kalonte ne terren fushor e here ne terren te thyer – kodrinor. Mbasi kishim pershkuar disa kilometra, pa mberritur ne fshstin e njohur Carcove, mbasi beri nje kthese te forte e te befte, papritur autobusi ndaloi dhe shoferet, te dy zbriten. Dicka e rende kishte ngjare ne autobus, derisa zbriten te dy shoferet dhe bisedonin me ze te ulet me njeri – tjetrin, madje u larguan disa metra nga autobusi, ne menyre qe biseden e tyre mos ta degjonin pasagjeret, te cilet ishin tere sy e veshe per te mesuar ate qe kishte ndodhur. Ne ate kohe, nuk merrja vesh nga punet mekanike dhe nuk e konceptoja fare se cfare rreziku sillte shkeputja e zbares dhe renja e saj pertoke.
Shoferi „ bucko “ dhe ndihmesi i tij, u terhoqen, „ larg syve e vesheve te pasagjereve dhe po diskutonin me njeri – tjetrin, me pasion, me duar e me kembe. Ata dy burra kompetente, perpiqeshin ti mbushnin mendjen njeri – tjetrit per natyren e defektit dhe rreziqet qe pasonin. Ishte bere rregull qe, ne rruget e largeta shoferet, kishin prane dhe ndihmesit, te cilet praktikoheshin per te qene ne timon, ne te ardhmen. „Aventura “ jone, ishte jo vetem rruge e gjate por dhe mjaft e veshtire. Ajo kalonte neper rruge te veshtira e kthesa te forta, ne rruge te ngushte e tere gropa ku rreziku i monotonise tek shoferet ishte iminent dhe jetet e njerezve ishin ne rrezik.
Shoferet vertet biseduan me njeri – tjetrin me ze te ulet, por rrjedhoje e nje pune te perbashket per shume kohe, kishin shansin te merreshin vesh me shoqi – shokun edhe me nje te pare sy nder sy. Me qellim qe pasagjeret te mos shqetesoheshin. Ata te dy e mbajten ne fshehtesi natyren dhe rrezikun e defektit teknik, i cili u shfaq papritur. Nga komunikimi i tyre me njeri – tjetrin, pavaresisht nga tonet, vura re se te dy ishin te shqetesuar e dicka kishin vendosur mes tyre. Nderkohe qe ishte marre vendimi i fshehte mes tyre, shoferi „ bucko “ urdheroi pasagjeret qe kishin zbritur nga autobusi, te ngjiteshin e te zinin vendet e tyre. Ata, vertet nuk bene ndonje njoftim por te gjithe e kuptuan, me intuite se dicka serioze kishte ndodhur ne autobus, ndaj, te gjitheve i mbuloi heshtja. Sejcili, ne vetmi, sic ia priste, mendonte ne heshtje, variantet e mundeshme ne raste te ndryshem. Asnjeri nuk levizte na karrigja ku ishte ulur. Njerezit veshtronin njeri – tjetrin ne sy dhe dalengadale nisen te komentonin, gjithnje me hamendesi e fantazi rrjedhojat e kesaj ndodhie fatkeqe. Sejcili perpiqej ti jepte rendesi mendimit te tij duke e shitur veten per kompetent ne ceshtje te mekanikes. Me bente pershtypje fakti qe dikush ngrinte zerin per te perligjur drejtesine e mendimit te tij, duke i vene cdo mendimi te tij, nje lloj „jataku “.
Situata ne rruge, sa vinte e behej me shqetesuese. Autobusi “ zjente “ nga zerat qe komunikonin „ kuturu“ dhe nga mendimet e pabazuara te udhettareve. Ndodheshim ne zone kufitare ku regjimi I kalimit dhe qendrimi rregulloheshin me ligje te vecante. Nga autobusi ishte e ndaluar te zbriste njeri, pervec dy shofereve. Shoferi kryesor, ai kokoroci me mustaqe te prera „ spic “, krojti zerin dhe deklaroi, me solemnitet, shkurt e prere:„ Ne autobusin tone ka ngjare nje defekt i mbarsur me rreziqe; Zoti na ka ruajtur nga nje e keqe e madhe; do te kthehemi ne Permet “! Kaq foli shoferi; u ngjit ne timon e perplasi deren.
Gjitoni im, ai qe ishte afer meje me vend, nje goxha burre, me moshe mesatare, i vedhur mire e me sjellje qytetare, krojti e ngriti zerin dhe pyeti: „ Cfare ka ngjare “? Sic kuptova, burri qe beri pyetjen sqaruese kujdesej me teper per vete dhe donte te binte ne sy te udhetareveve se ishte njeri me haber, nga mekanika e nga mjetet e transportit te udhetareve. Me pyetjen qe beri, ai e shtoi kurreshtjen dhe alarmin tek udhetaret. Si une dhe udhetaret e tjere, ishim kurioze te mesonim sa me pare mbi natyren e defektit qe kishte ngjare ne autobus. U beme sy e veshe dhe nuk ia ndanim syte shoferit qe beri njoftimin. Sikur ai na e kishte fajin e donim ta perpinim. Kishim dhe nje arsye tjeter te forte: Ne rrugen qe beme nga Gjirokastra ne vendin e ngjarjes, dhe nga shtati i tij i kuruar mire, kishim krijuar nje besim te verber tek ai njeri se mund te na shpetonte nga cdo situate me zotesine e tij. Kjo nuk ishte nje gje e lehte. Atij njeriu i kishim besuar jeten tone dhe kishim shume shprese ne zotesine e tij.
Shqetesimi i udhetareve nuk kaloi pa rene ne sy te shofereve. Nderkohe, i pari i tyre, ai qe beri njoftimin, sic duket e ndjente pergjegjesine dhe detyrimin per ti shkuar sqarimit te ceshtjes deri ne fund. Per te qetesuar te shqetesuarit, shoferi i pare, i mendoi mire ato qe do t’u thoshte njerezve. Me qellim qe ti shtonte vlerat vetes dhe te paraqitej si shume kompetent, „ buckua mustaqespic ”, ai nisi te sqaronte ne detaje natyren e defektit teknik. Midis shpjegimeve qe beri, ai na njoftoi se koka e zbarres ka dale nga foleja dhe autobusi, praktikisht eshte bere i pakomandueshem. Si shume nga bashkevuajtesit, atehere nuk i kuptoja mire gjithe sa spjegoi shoferi por nje gje e mora vesh qartazi; situate neper te cilen kishim kaluar ishte e mbarsur me rreziqe serioze per jeten tone ose, sic i thone nje fjale; kishim kaluar ne brime te gjilperes.
Situata e mbarsur me rreziqe serioze per jeten e njerezve, e detyroi te parin e shofereve, fjalepakun mustaqespic te „ zberthente gojen “. Per ti shtuar vlerat vetes, ai me argumente te pakundershtueshem nisi te rrefeje se paskemi qene me fat qe autobusi yne, kur i ra zbara, nuk ndodhej ne ndonje disheze te theksuar apo ne ndonje kthese te forte, perndryshe do te kishim perfunduar ne ndonje kanal te thelle anesor apo, ca me keq, do te kishim rene ne lume. Si per te na shtuar sigurine e atij udhetimi dhe per ti dhene rendesi vetes, shoferi i pare tha se fale aftesive te tij si drejtues i pare i mjetit, e kishte pikasur shpejt defektin teknik, qe ne shfaqjet e para dhe kishte marre masa eficente per te mos lejuar agravimin e metejshem te gjendjes. Me ato qe tha, „ buckua “ na mbushi mendjen se vazhdimi i metejshem i udhetimit me kete defekt ishte i mbarsur me rreziqe te paparaqshikuara, per rrjedhoje, zgjidhja me e mire do te ishte te ktheheshim ne qytetin e Permetit. Te 52 pasagjeret, e miratuan njezeri, madje dhe duartrokiten vendimin e shoferit te pare.
Pas marrjes se vendimit per t’u kthyer, te dy shoferet u futen poshte autobusit, ne pjesen e perparme te tij; dicka rregulluan dhe me veshtiresi e rrotulluan mjetin ne drejtim te Permetit. Rrugen e kthimit per ne permet, autobusi yne e kreu me shpejtesi mjaft te vogel e me kujdes te shtuar. Dikush nga udhetaret, ra ne panik dhe i alarmuar hodhi mendimin:„ Te zbresim, te gjithe nga autobusi dhe udhen, deri ne Permet ta bejme ne kembe “. Propozimi i tij nuk u perkrah dhe asnjeri nuk zbriti nga autobusi; madje edhe ai vete nuk levizi nga vendi. Mbase kishim te benim me nje rast ku njerezit rrefejne burrerine e tyre; gjithsesi, pa e kuptuar mire situaten. U bashkova me bashkevuajtesit e nuk zbrita nga autobusi, sic tha ai i alarmuari. Degjova qe dikush belbezoi neper dhembe. Nga fjalet e tij arrita te kuptoja shprehjen perbuzese: „ frikacaku “. U erdhi ne shteg leberve trima te nxirrnin gjoksin e te merrnin situaten ne dore.
Me shume veshtiresi, permes postes kufitare me te afert, shoferet njoftuan agjencine qe menaxhonte parkun e udhetareve ne Gjirokaster, asaj qe percolli per ne kete udhetim nderqytetes, mbi defektin teknik qe kishte ngjare, per vendndodhjen dhe per vendimin qe kishin marre. Ne ate kohe ishte mjaft e veshtire nderlidhja telefonike nga njeri qytet ne tjeterin. Nuk behej fjale per celulare, te cilet e kane lehtesuar e thjeshtesuar mjaft problemin. Ne ate kohe nderlidhja telefonike realizohej me linje telefonike ajrore, e cila ishte fare e pasigurte, nga agjentet atmosferike dhe nga grabitja e telave prej banoreve te fshatrave ku kalonte linja telefonike ajrore.
Ne njoftimin e shofereve, pervec te tjerave, i kerkohej agjencise te udhetareve te Gjirokastres te niste, ne drejtimin tone nje autobus tjeter te se njejtes madhesi. Te kuptohemi, ne vitet per te cilet behet fjale, te beje zevendesimin e nje autobusi te atij kapaciteti me nje tjeter ishte praktikisht e pamundur. Beme si beme, me shume veshtiresi e me „ gjak te ngrire “ u kthyem ne qytetin e Permetit. Shoferi i pare, ai qe ishte ne timon e parkoi mjetin diku ne qender te qytetit, prane agjencise interurbane te udhetareve. „Buckua mustaqeli “, na beri me dije se ishte njoftuar agjencia e udhetreve te Gjirokastres, e cila kishte nisur ne drejtimin tone nje tjeter autobus, i cili do te na merrte, sipas biletave e do te na conte ne qytetin e Korces. Situata mes udhetareve u qetesua disi. Tashme cdo njeri „ bluante “ ne mendje perpunimin e varianteve te ndryshem per te kapercyer kete situate te pazakonte.
Nuk zbritem nga autobusi por qendruam ne vendet tona, me shprese se, me te mberritur autobusi i ndihmes do te sistemoheshim ne te e do te vijonim rrugetimin per ne Korce, ku do te mberrinim ate dite, ne mbremje vone. Na kishte „ shkrire gjaku “ e na kishte ardhur cehreja ne vend. „ Buckua me mustaqe “ na i shtoi shpresat me njoftimet e gezuara qe na transmetonte here pas here. Ai na urdheroi te ruanim biletat e te mos leviznim nga poltronet. Biletat me te cilat ishim pajisur ne agjencine e Gjirokastres ishin te vlefshme edhe per t’u akomoduar ne autobusin e ri. Na zuri dreka, sic ishim e autobusi „ shprese „ nuk po dukej te vinte. Na kishte marre uria. Ushqimet i kishja ne torben e bardhe, te tjere si une i kishin ushqimet ne hejbete apo ne trastat prej shajaku me te cilat i kishin percjelle nikoqiret. Po kerkonim nje vend te pershtatshem per t’u ushqyer.
Aso kohe, ne Permet ishte vetem nje restorant me pak tavolina e me cmime te cilat une nuk i perballoja dot. Restorantin duhet ta kerkoje me qiri. Parate qe me kishte dhene per udhe e per ti patur me pas Xhaxhakua, ne Kalivac, nuk me vinte mbare ti prishja per te ngrene, kur torben e kisha plot. Torben me ushqime nuk e kisha vetem une por, thuajse te gjithe udhetaret. Keshtu ishte tradita shqiptare: Burri, kur nisej per udhe e merrte torben ne krah, plot me buke dhe me ushqime. Se udhes nuk i dihet sa do te vazhdoje e cfare situatash do ti dalin perpara. Mbaja ne krah torben e bardhe prej pelhure, me nje rrip prej vetiu te cilen e kishte pergatitur me dore Nena ime. Brenda saj, Zonja e Madhe e Binajve kishte futur gatimet qe dinte te bente dhe shume dashuri Nene. Cdo bashkevuajtes mbante ne krah nje torbe, me ushqime te pergatitura per 2 – 3 vakte. Trastat ishin te ndryshme per nga ngjyra, madhesia dhe nga perberja.
Asnjeri nuk e kishte parashikuar ate qe na ngjau por, te bazuar ne pervojen shumevjecare te treves nga vinin, udhetaret, torben me ushqime dhe shkopin, i kishin shoke te pandare. Ata qe pinin duhan, merrnin me vete duhan te grire, ne nje kuti alumini, ose metalike te forte, te mbushur plot, si dhe nje qese me duhan, me vete. Sipas gjendjes ekonomike te sejcilit, duhanxhinjte ishin te pajisur dhe me teftere letre, me lepushke te holle ose me cibuke, te cilet e nxirrnin tymin e duhenit te forte e trulloses. Torbat e kurveleshasve dhe ato te zagoriteve binin ne sy lehte mbasi ishin prej leshi dhe me vija te bukura, po prej fije leshi te punuara ne avlemend. Ato kishin dhe ndonje ornament zbukurimi, si shprehje e dashurise te nikoqireve per burrat e tyre. Rralle te zinte syri torba prej leshi ne ngjyre te bardhe. Ato, zakonisht ishin te zeza, me ndonje ornament ne ngjyre te dukshme. Amvisat qe i kishin endur torbat prej leshi, ne tezgjah, lulet i vendosnin ne copen e endur, me qellim qe te deftonin aftesine e tyre endese dhe krijuese por dhe per t’u bere qejfin burrave te tyre. Me „ bisht te syrit “ dhe si vjedhurazi, veshtroja bashkevuajtesit e mi, si futnin duart ne torbat e tyre dhe nxirrnin prej andej, dicka per te ngrene, te cilen e futnin ne goje, si me droje. Sejcili bente si ti thosh mendja e vepronte per llogari te tij dhe ne qejfin e vet. Njerezit, si me droje, perpiqeshin te hanin dicka, ne mevetesi e qe te mos binin ne sy te gjitoneve. Nuk e kuptoja drojen e tyre ne nje kohe qe isha ne dijeni se fshataret, pergjithesisht komunikojne me ze te larte me njeri – tjetrin dhe, kur hane, mbllaciten me zhurme e degjohen ne distance. Degjoja mbllacitjet e te tejereve dhe me ngacmonte stomaku. Nisa te veproja si ata. Futa doren ne torben time dhe nuk e pata te veshtire te prekja „ fijet „ e petullave te buta, te pjekura me vaj ulliri. Keshtu dhe copat e qullapites. Llokumet e fshatit, te pergatitura ne formen e breshkes, me perberesit dhe me teknologjine qe dinin amvisat tona, ishin te shkrifeta e thermoheshin lehte. Arrat dhe bajamet, kur i trazoja me dore, benin zhurme. Nuk i perzieja nga droja se mos shqetesoja gjitonet. Mbllacitjet e mija ishin pa zhurme, ato u ngjanin mbllacitjeve ripertypese te dhenve kur merxejne e ripertypin ushqimin qe kane ngrene ne kullote. Kur mbllacitjet u shtuan e zhurma e tyre degjohej fare mire, njerezve sikur u iku droja e i „ hapen letrat “. Ata nisen te hanin haptas e pa pyetur si do ta perjetonin kete veprim te tyre, ata qe kishin afer. Veshtroja te tjeret e bera edhe une si ata. Natyrisht nga torba ime e bardhe.
Veprimet e te gjithe fatkeqeve ( atyre qe nuk vajten ne restorant ), i perngjanin nje mense primitive ku sejcili kishte vene ne mes te kembeve torben e tij dhe gjunjet i shendrroi ne tavoline ngrenje. Me kurreshtjen e nje femije qe kerkon te dije cfare ka perrreth tij, pata shansin te vrojtoja gatimet e amvisave te disa trevave. Gatimet qe vrojtova ate dite ishin aq te shumta sa do ta kishte zili cdo fantazi njerezore e cdo master shef i ketyre diteve. Amvisat i kishin nisur per udhe te dashurit e tyre, me torbat plot. Ato e kishin shkrire talentin e tyre dhe kapitalin e familjes, per t’u paraqitur sa me dinjitoze, ne kete „ gare spontane “. Ajo dreke e rastesishme, per ata qe nuk e dinin i ngjante nje panairi spontan kulinarie, nga ata qe organizohen rendom ne ditet tona ku njerezit reklamojne pasurine, ne te gjithe larmine e vet dhe shpalosnin aftesite e te gatuarit. Thuajse nga cdo torbe, kur bashkevuajtesit nxirrnin ushqimet per ti ngrene, shendriste buka e misrit, me ngjyre te verdhe ose te bardhe, sipas rastit. Ne ate kohe, gruri dhe mielli i tij ishin te shtrenjte e gjendeshin me veshtiresi. Populli, zakonisht ushqehej me buke misri. Mund te them se buka e misrit ishte ushqimi kryesor i njerezve. Buka e grurit ( cyreku, kulaci etj. ) ishin salltanet e nikoqiret i ruanin per te nderuar mikun ose per ti cuar si gatim, ne dasma e ne gezime. Buka e misrit pergatitej e gatuhej ne tepsi prej bakri, si trazake ose buke me uje te vale. Disa shfrytezonin furrat me dru dhe me prushin e druve benin ponice. Kur buka e misrit konsumohej e ngrohte dhe ngjyhej ne „gryken “ e kazanit me vajin e ullirit siper, shija e saj ishte e pakrahasueshme.
Disa burra, te veshur me shajak e me qylah, apo me kapele me strehe ne koke, nxirrnin nga torbat, copa mishi, ne thela te medha, te cilat ishin te mbuluara nga dhjami i ngrire i bagetise ( deleve apo dhive ) te cilat, mbasi bagetia e therur ishte pjekur ne hell, mishi i saj ishte prere ne menyre anatomike, ne copa te medha. Dikush nxirrte nje cope djathe te bardhe nape apo qypi ose djathe kackavall. Kishte burra te cilet, ne mes bukes, kishin vendosur nje shtrese te trashe me gjalpe brume, ose nxirrnin gjize kacupi, urrel, petulla, llokume, paluze, yshmere, veze te ziera, ullinj te kripur etj. Cdo njeri, sipas ekonomise familjare, hante ato qe dispononte familja e tij. Nje takem, kur hanin mish dhe prodhime bulmeti, nuk e shtynin dot gjene pa perdorur pak alkool. Ata, me kujdes nxirrnin nga xhepi i brendshem i xhaketes, nje faqore te sheshte plot me raki te bere vete, prej kocimareje, prej rrushi, prej mani, prej kumbulle te zjere dy here etj. Ata, cdo kafshate e shoqeronin me nje gllenjke raki, pa bere zhurme e pa ngritur dolli apo pa pire miresine e dikujt. Ata, nuk e benin “ gezuar ”, sipas tradites, as me gjitonin me te afert. Rrufitja e lengut te bardhe, apo si i thone rendom, e “ ujit te terbuar “ i gjalleronte e i entusiazmonte ata qe e pinin dhe ne raste te vecante, ata harronin ndodhine dhe hallet qe kishin. Duke rrufitur alkool, perdoruesit e alkoolit, ne fakt i benin qejfin vetes teksa shfaqeshin ne syte e njerezve si esnafe e njerez te tradites. Nuk isha ne moshe qe te provoja shijen e alkoolit, por u kenaqa me spektaklin interesant e origjinal qe pashe ate dite, pa para. Me duhet te theksoj se te gjithe ushqimet qe dolen ate dite nga torbat e udhetareve ishin bio dhe cilesore.
Akoma pa perfunduar ate dreke te cuditshme, ne nje restorant te improvizuar por te lezetshem, mberriti nga Gjirokastra nje autobus. Autobusi ishte i te njejtit tip, si ai qe na solli ne Permet. Ai do te zinte vendin e autobusit tone qe pesoi defekt teknik. Ne autobusin qe sapomberriti, pervec dy shofereve, si ne mjetin tone, erdhen dhe 2 – 3 burra, te cilet mbanin ne duar nga nje cante te rende, jo te paster, por prej materiali te forte. Ata kishin futur Brenda disa vegla metalike, te cilat nuk i kisha pare me pare e nuk ua dija emrat. Me shpejtesi te rrufeshme, ne mjediset rreth autobusit me defekt dhe ne te gjithe sheshin u perhap lajmi se burrat qe kishin ardhur nga Gjirokastra ishin ustallare te persosur. Ata do te qendronin aty, per te ndrequr defektin, teksa ne, me autobusin e “ ndihmes “ qe erdh nga Gjirokastra, do te niseshim per ne Korce. Pasagjeret zbriten nga autobusi me defect dhe sipas biletave, te cilat i mbanim ne dore, zume vend ne mjetin qe erdhi per te na nxjerre nga situata. Menduam se “ ia hodhem “ fatkeqesise dhe se shpejti do te niseshim per udhe, por doli se ishim te gabuar. Gezimi, si tek une dhe tek ata qe ishin si une, na ngriu ne buze. Nisem te mendonim variante te ndryshem. Ku nuk na shkonte mendja.
Te kater shoferet dhe burrat qe erdhen nga Gjirokastra me canta te renda ne duar, me te cilet u bashkua dhe nje pushtetar i pushtetit lokal, u terhoqen menjeane e dicka biseduan, larg vesheve tane kurreshtare. Ne, hallexhinjte, tere sy e veshe, vrojtonim dhe regjistronim cdo levizje te tyre, mbasi fjalet nuk vinin deri tek ne. Nga levizjet e duarve te burrave dhe nga shprehja e fytyres se tyre, hamendesuam se mes diskutimeve te tyre kishte miratime, argumentime dhe kundershti. Te perfshire nga ankthi e te merzitur nga pritja e gjate mallekonim fatin tone te keq, i cili na kishte braktisur e na kishte katandisur keq e mos me keq. Ne ate situate te renduar, njeri, fajesonte tjetrin per ate qe ngjau duke e nxjerre veten te lare. Ndiqnim me vigjilence biseden mes burrave dhe mezi prisnim cfare do te prodhonte ajo bisede. Ne fytyrat e tyre aspak te gezuara, hamendesuam se nje njoftim ogurzi do te mesonim se shpejti. Nderkohe, nje burre me moshe mesatare, te cilin e etiketuam si „ nevrik e te paduruar “, me nje ton qe deftonte shqetesimin e tij u drejtua nga burrat e ekspertizes me fjalet: “ O burrat e dheut ”! Te pakten na thoni, si konkluduat e cfare vendoset ? Mos na lini te merremi me hamendesime e te fajesojme njeri – tjetrin, si „ tersuz “!
Burri me me ndikim ne ate komision ekspertesh, nuk vonoi te pergjigjej, ne emer te komisionit qe perfaqesonte dhe ne emer te shtetarit qe iishte i deleguar nga pushteti vendor. Ai, shkurt e qarte deklaroi: „ Ne, specialistet dhe perfaqesuesi i pushtetit vendor, nisur nga fakti se koha po „ mbledh “ e dita eshte shkurtuar, menduam te mos niseni sot per ne Korce por, te presim diten qe vjen ne menyre qe ta kemi diten perpara “. Ishte fjala per ta kaluar naten aty, ne Permet dhe te nesermen ne mengjes te niseshim per ne Korce. Ky njoftim, per ne ishte i papritur e i trishte; ai na befasoi. Per tjeter gje ishim pergatitur shpirterisht e tjeter gje na doli. Personalisht, per mua dhe per ata qe ishin nga fshati dhe qe doemos u duhej te udhetonin ate dite per ne Korce ishte me interes. Ne destinacionin e fundme, ne qytetin e Korces, nuk kisha qene ndonje here. Po te shkonim sonte, ne qytet do te mberrinim naten, vone e une nuk do ta kisha shansin per te shijuar bukurite e atij qyteti te papare. Ne erresiren e nates do ta kisha te veshtire te orientohesha neper rruget e qytetit te pashkelur e per te gjetur konviktin ku do te strehoesha ate nate. Mosnisja eshte dhe ne interes te pasagjereve, te cilet, pas asaj udhe te gjate me autobus, duhet duhet te benin dhe disa ore rruge ne kembe, per te mberritur ne fshatin e tyre. Mendoni udhetimin ne ate kohe! Ne te gjithe treven e Korces, kur dtitat e rrugeve, thuajse nuk egzistonin. Ata, vertet qe ishin nga fshati por e kishin te provuar se te udhetosh naten nuk eshte njelloj si te udhetosh diten. Nuk e kane thene mekot shqiptaret se „ Nata eshte e huaj “!
Qyteti i trendafileve eshte mbeshtetur ne faqen veriore te malit te Dhembelit. Ky fakt dhe freskia qe sjell lumi i Vjoses, i cili rrjedh ne kembet e qytetit te Permetit, nxirrte probleme serioze, per kalimin e nates, nen qiellin e hapet, ne ate fundgushti. Mendoni sa te veshtire do ta kishin grate. Nuk i kishim parapare te gjitha veshtiresite, mbasi mendonim se naten do ta percillnim ne Korce ku sejcili prej nesh e kishte gjetur nje cope strehez. Hoteli i vetem i qytetit te asaj kohe i kishte shtreterit te kufizuar ne numer dhe paraprakisht ishte i prenotuar. Pastaj, jo te gjithe udhetaret kishin hequr menjeane para, per ta percjelle naten ne hotel. Disa kartmonedha qe me dha Babai dhe te doroviturat nga njerezit e fisit e nga miqte e familjes, i kisha futur ne nje qese pelhure te bardhe, si torba, e cila, e varur ne qafen time me nje ushkur prej te njejtit material. Ato duhet ti ruaja fort e ti perdorja kur kjo ishte e domosdoshme e jo per hotel. Shume porosi, me vlere me dha Nena para se te nisesha per udhe. Ajo me dha orientime te detajuara, me vlere, si ti ruaja e si e kur ti harxhoja ato dy cika leke qe u mblodhen. Kuptohet, shuma e parave qe u mblodhen ishte e paket e une duhet te isha nikoqir ne shpenzimin e tyre.
Shqetesimi i perbashket i udhetareve ishte nje: “ Ku e si do ta kalonim ate nate ”? Ne radhet tona kishte dhe te gjinise femerore, te cilat kerkonin trajtim e kushte te vecante. Shoqeria jone e atyre viteve ishte mashkullore por delikatesa e figures se femres eshte respektuar ne cdo kohe e kudo. Gjithsesi, ato e kishin me te veshtire nga ne meshkujt. Te flija ne autobus, ne vendin ku kisha bileten, ishte teper e veshtire. Vendi ishte i ngushte e njeriu duhet te qendronte, disa aore rrjesht i kruspullt. Nuk po i jepja dum ( drejtim ): Cfare te ishte kjo qe po me ngjante ? Kisha marre nje udhe te gjate e me shume deshire por, deri ne Permet rruga nuk po me ecte mbare. Pauudhesite po pasonin njera – tjetren dhe gjithe ai gezim qe me kaploi fillimisht, po zvetenohej cika – cika. Fillova te gjykoja veten time. C’tu desh more ditezi qe iu fute kesaj pune pa krye ? Ndonjehere konkludoja: „Mire isha ne fshatin tim, ne Kalivac te Tepelenes, pas babait tim – Xhaxhakos i cili ishte rritur ne stan e ne kullote me dhente perpara. Po te kisha ndjekur kete rruge, mund te isha bere nje coban model dhe esnaf e, se paku do ti ndodhesha prane familjes, per ta ndihmuar ne cdo rast. Nje nate me pare fjeta ne Hanin e Stavros, mbi nje pllake guri, me nje gur nen koke si jastek. Pa mbushur 24 ore, ja dhe nje fatkeqesi tjeter. Me duhej te kaloja nje kalvar te ri dhe ku ? Nen qiellin e paster. Me shkonte mendja se ne autobusin tone, ndonjeri apo ndonjera do te ishte kembeters. Keshtu e spjegonin bestytnite. Ne familjen ku isha lindur e isha rritur, bestytnite ishin te pranishme. Nena ime, me nje te ferkuar e me nje matje me formacke ( pellembe gjysme e hapur ) dhe me disa fije fshese e me disa kokrra kripe gjelle, bente yshtje e largonte syrin e keq ose kembetersin. Nje kokerr veze e zier ose nje shege apo nje ftua, ishte cmimi per sherbimin qe bente Ajo grua.
Nuk doja te pranoja, qofte dhe ne heshtje se, „ tersi “ isha pikerisht une. Dhe, a, e dini si e justifikoja kete, gje e cila ma qetesonte vetedijen: „ Une jam femije e akoma nuk jam rritur; nuk eshte e mundur te grumbullohen tek une ligesite dhe terslleqet “! Duke i dhene vetes te drejte clirohesha nga ankthi qe me kishte kapluar. E dija se isha disi i prape, por nuk besoja se kisha arriitur deri ne ate shkalle sa te behesha ters per 52 pasagjere dhe 2 drejtuesit e mjetit automobilistik. Ne qytetin e Permetit nuk njihja asnjeri, ne deren e te cilit te trokisja per te kerkuar strehe. Nuk kishja kujt „tja zija deren e te behesha barre “, sic ndodh rendom me ne fshataret ne nevoje.
Duke pritur ne mes te sheshit qendror te qytetit te Permetit, mendja me shkoi tek nje episod interesant nga femijeria ime. Ne moshen parashkollore, shkoja me dhen pas Babait. Nuk i ndahesha as diten as naten Xhaxhakos. Flinim ne nje shtrat te sajuar me drure kondure, ne krye te Rredheve. Pas mesnate, frynte gryka e lumit dhe binte vese; moti ftohej. Babai, kur ftohej moti, me mbulonte me sharkun e tij te bardhe, ose me ndonje poste, te cilen e perdornim si dyshek e si jorgan. Babai me donte shume e nuk me ndante nga vetja. Sic duket, ngaqe isha kanakari i familjes. Ai kishte besim me teper tek vetja se sa tek te tjeret. Po sonte, ku do te futesha ? Xhaxhakua dhe e mira Zonje ishin shume kilometra larg e nuk me vinin dot ne ndihme. Ndihesha i vetmuar ne kete mjedis te panjohur. Shpresoja tek ndonje mrekulli, te ardhur nga qielli, ose nga shpirti i mire i ketyre njerezve te rralle ( behet fjale per permetaret si komunitet i pakrahasueshem ). Babai dhe Nena me kishin nisur per udhe te larget dhe per mua do te kujdesej “ udha ” dmth; fati. Isha ne meshiren e tij dhe te njerezve zemermire. Ne femijerine time, qendroja gjithe skillet, i veshtroja njerezit ne drite te syrit dhe perpija cdo fjale te tyre. Me qellimin e mire per te mesuar prej tyre. Ne nje bisede pleqsh, ne fshatin tim kisha degjuar se “ Perendia „; me nje dore te hedh e me tjetren te pret ”! M’u desh ta provoja ne kurrizin tim, kete slogan qe ta ta besoja. E besova kur u ndodha ne nevoje ekstreme e ne hall te madh.
Disa udhetare, ne heshtje, hodhen torbat ne krahe, sikur te ishin hejbe dhe, po ne qetesi moren udhen per tek te afermit apo tek te njohurit e tyre. U ndjeva keq e me keq, pas „rrallimit “ te pasagjereve. Ne shesh kishim mbetur rreth 20 udhetare. Me hallexhinjte e me fukarenjte, ndoshta do tja dilja. Disa udhetare ishin te gjinise femerore. Shqetesimi ne syte e tyre ishte i dukshem. Ato ishin mbledhur koke me koke, si dhente ne merxim e bisedonin me njera – tjetren me ze te ulet – grarisht. Mesiguri qanin hallin e madh qe i kishte pllakosur. Kishin mbetur ne shesh ne kushtet kur nuk kishin perkrahje. Mund te them se ato gra ishin “ jetime ”. U mblodhem rreth autobusit i cili ishte i parkuar tek nje shesh. Qendronim ne anen ku nuk na zinte era e lumit. Sheshi rrethohej nga banesa 1 e 2 kateshe; shumica e banoreve te tyre ishte nga te ardhurit.
Nje gje mund ta them me bindje te plote: Tek permetaret, bujaria e shpirtit eshte e njohur; ajo transmetohet nga brezi ne brez dhe ka zene vend si virtyt me vlere. Kam degjuar e cmoj si te mireqene vargjet e kenges popullore: „ O Permet; o Xhehnet; buke pak po uje det “… Vertet kenga na thote se buken, permetaret e kishin te paket, por vlera e padiskutueshme ishte fakti se ata ( permetaret ) e ndanin copen e bukes me ata qe ishin ne nevoje. Prandaj nuk me hiqet nga mendja filosofia e kesaj kenge te sakte e te menduar mire. Nuk behet fjale per rastin konkret ku interesi vetjak, per nje streheze prevalon mbi dukurite e tjera pozitive te permetareve. Ne cdo vend ku kam qene e ne cdo komunitet, permetaret vecojne per nga qasja; ata i japin tonin jetes dhe kane ndikuar shume tek te tjeret. Po cfare i vecon permetaret nga te tjeret ? Kete do te mundohem ta shpjegoj me pak fjale:
Ne praktiken e jetes kam pikasur se nje permetar, vertet nuk e ka te shkruar ne balle identitetin dhe origjinen por nga menyra e sjelljes dhe nga qendrimi i tij, ben beli kush eshte. Nje permetar eshte i qete e jo xanxar, ai eshte i urte e i duruar, bukedhene e mirenjohes, shpirtmire e zemerbardhe. Nuk mjafton qe jane bujare ne shpirt por ate qe kane e vene ne pune. Kam vene re faktin se ku ka permetare ka qetesi, harmoni dhe shkuarje ( marredhenie te sinqerta dhe dashamiresi ). Ne cdo komunitet ku bejne pjese, ka stabilitet e harmoni. Faktori determinues i ketij kohezioni jane pikerisht permetaret. Nuk behet fjale per nje perjashtim se cdo fenomen e ka nje perjashtim por, ne teresi, permetaret kane nje qasje me te bute, me te vecante, si te mendafshte. Nga sa i kam njohur, po te me fliste keq njeri per permetaret; do te bertisja fort, sa te me shqyhej gurmazi: „ Nuk eshte e vertete“; se ata jane teper njerezore dhe se prej ketej rrjedhin tiparet e tjera e tyre. Nese ne kete bote ka njerez bujare, do te thoja se permetaret jane bujaria vete. Le te kthehemi tek ajo nate e vecante qe pritej. Ajo nate kishte me vete shume dilema e pasiguri. Ajo qe ngjau ate nate, i verteton te gjitha sa u thane.
Ne qytetin e trendafileve, ndryshe nga sa veprohet ne qytetet e tjere, edhe kur nuk te njohin, kalimtaret te salutojne e te buzeqeshin. Jo me hipokrizi e sa aper te te bere qejfin por me shpirt e me zemer. Kjo qasje eshte pjese e sjelljes se tyre shekullore. Ne maje te gjuhes e kane permetaret shprehjen dashamirese : „mireseardhet “! Sikur e kane te ngjitur pas buzes kete fjale ata njerez te njerezishem. Kjo vihet re dhe kur nxjerrin qerasjet. Pavaresisht cilin kane perpara ata te qersin me cfare t’u ndodhet e nuk turperohern aspak kur kapen ne ngushtesi. Ata niuk turperohen sepse te gjitha te qerasurat e tyre jane te pergatitura mjeshterisht e kane brenda shume dashuri e bujari shpirti.
Njoftimi se autobusi i linjes interurbane Gjirokaster – Korce kishte pesuar defekt ne drejtim dhe nuk kishte mundur te vijonte udhen, u perhap me shpejtesi marramendese, sic shperndahen njoftimet e ketij karakteri, te cilat futen ne udhen e kurreshtjes e te thashethemnajes. Qytetaret e Permetit, ate dite dhe disa dite pas saj, si kryefjale te bisedave ne cdo vater kishin kete ndodhi e cila pershkruhej me nota keqardhje te thellee shoqeruar nga ndjesi pozitive solidariteti e perkrahje pa rezerva. Ne te gjitha bisedat familjare, te gjithe merrnin anen e udhetareve fatkeqe, duke bere dhe urimin e shpirtit: „Shyqyr qe shpetuan “ ! Ajo nate e „shenjte “ per mua, me perfshiu ne vorbullen e hallexhinjve qe luteshin per nje streheze, por dhe me vuri ne pozicionin e nje deshmitari okular qe perjetoi „live “ nje mrekulli njerezore. Isha teper i paformuar ne ate kohe dhe nuk mund ta konceptoja ne tere dimensionin human ate mrekulli. Ajo qe do te ndaj me ju, pak me poshte, besoj se nuk ka nevoje per koment. Me mendimin aktual, e them me tere seriozitetin se veprimi i atij cifti te zakonshem i kapercen kufijte e nje sjellje te rendomte te gatuar me bujari e njerezi. Pa i dhene ngjyra hiperbole e pa kapercyer caqet e se besueshmes, do te perpiqem, pas kaq vitesh te riprodhoj, me sa me shume besueshmeri ate qe perjetova ate nate, mes atyre njerezve te mire, te cilen, deri atehere nuk e kisha imagjinuar. Mrekullia qe shijova ate nate, ishte jo vetem e papare por dhe e padegjuar. Edhe sot, me duket sikur kam perjetuar nje perralle nga ato me fund te lumtur e shume te deshiruar.
Pa bere zhurme e pa buje, nje nga nje, ku burre e grua e ku vetem burri, shume qytetare nga Permeti u gjenden ne shesh me nje kerkese te cuditshme per te marre ate nate ne shtepine e tyre 1;2 apo me shume hallexhinj. Sipas kapacitetit te vendbanimit te tyre. Mbase isha zgjuar nga nje enderr e bukur e fantazia ime mori krahe kur vura re ate realitet te kendshem. Pyesja veten: Si eshte e mundur kjo qe po me zene syte ? Mos kemi te bejme me nje iluzion optik ? Mos jam ne kllapi ? Si eshte e mundur qe njerez te panjohur te ftojne ne shtepine e tyre per te kaluar naten te panjohur te tjere hallemedhenj. E papare dhe e padegjuar kjo ndodhi por ja qe ne Permetin e atyre viteve nuk perbente cudi por nje realitet te prekshem. I mbeshtjelle me rrobat e trupit per te mos merdhire, me kapen veshet nje cep bisede. Nje grua i thosh burrit te saj: “ Burre – o! le ta marrim ne shtepine tone kete grua te vetmuar. Eshte femer e ka shume „ halle “; nuk mund ta kaloje naten perjashta, ne mes te rruges e nen qiellin e hapet “ ! Ne ato fjale te thjeshta zemre, te thena me sinqeritet me vendosmeri permblidhej nje bote e tere. Brenda saj mesiguri qe duhet te kishte shume zemer njeriu e ndjenja gruaje. Cfare shpirti duhet te kete patur ajo grua „ engjell “ ? Nje nga nje, prmetaret moren te gjithe hallexhinjte jabanxhinj, ne shtepite e tyre. Nuk na lane ne erresiren e nates e ne ftomen e asaj nate buze lumit qe frynte e rreze malit qe „rrukulliste “ ftohtesi. Na bene te ndiheshim borxhlinj e ta mbanim mend gjate nderin qe morem ate nate te paharruar.
Kisha mbetur njeri nga te fundit hallexhinj . Isha ne pritje te me „dilte fati “. Kisha nje fare sigurie dhe shpresoja se edhe mua dikush do te me „biresonte “ ate nate. U erresua e une po rrija i mbeshtjelle si kukuviq rreth vetes, ne mes te sheshit. Nuk me erdhi mire qe u gjenda i vetmuar perballe erresires; por zemren e kisha te mire e u gezova qe bashkevuajtesit e mi e gjeten zgjidhjen. Shpresoja se edhe mua do te me ndrinte fati. U struka pas nje muri e qendroja ne pritje te ndonje bamiresi. Isha kurioz te mesoja; cili do te behej „ adaptuesi „ im per nje nate ? Fantazoja me vete: Sa vete do te jene „ engjejt “ e mi mbrojtes ? Burre e grua apo vetem njeri nga bashkeshortet ? Si do te ishin ata ? Cfare moshe do te kishin ? Po pjesetare te tjere te familjes se tyre, a do te kishte ? Si do te silleshin me mua ? Ishin vendas apo te ardhur etj. etj. Per nje gje isha i sigurte, shpirti i mire permetar do te me gjente edhe mua. Edhe po te mos ishin permetare autoktone, vetem praktika e tyre jetesore prane permetareve vlente shume.
Tek rrija i mbeshtetur pas murit, si ata “ fakiret ”, pashe qe drejt meje po vinte nje cift i ri. Duke u afruar, ata bisedonin me njeri – tjetrin. Degjova ti thoshin njeri – tjetrit: ” Le ta marrim sonte kete djalin e vetmuar, le te flere tek ne, gjynah te mbetet i vetem, ketu, ne mes te sheshit. Gruaja kembengulte te me merrnin. Ajo i tha te shoqit:“ Le te flere bashke me femijet tane; shtroje e mbuloje kemi; sa per te ngrene; nje luge do te shtojme; tek te ushqehen kater vete, le te haje dhe nje i peste ” ! Kaq degjova. Cifti erdhi prane meje dhe me ftoi te shkoja pas tyre. Qe ne veshtrimin e pare, pikasa se te dy ishin njerez te mire; te cilter e te perzemert. Ishte erresire por, aq sa munda te veshtroja dallova qe miresia buronte si gurre nga ato goje dhe mjalte nxirrnin buzet e tyre. Ai nuk ishte mjalte por embelsi e shpirtit te tyre. Duke shkuar ne shtepine e tyre, e cila ndodhej prane sheshit, ata para e une pas tyre kalova ne retrospektive femijerine time. Kujtova netet e gjata te dimrit, kur, te medhenj e te vegjel mblidheshim rreth zjarrit ne vater, kur ngroheshim perpara e plevitoseshim nga kurrizi. Se dhomat ishin pa tavan e pa dysheme. Kujtoj Nenen time, e cila, me nje shoshe metalike qe i digjte duart, siper flakes te zjarrit, piqte kalaposhe, te cilat na shijonin shume. Te moshuarit na rrefenin perralla ose ndodhi nga jeta e tyre. Ne te vegjelit, i veshtronim ne drite te syrit dhe beheshim sy e veshe per te perthithur gjithesa ata rrefenin.
Ne ato pasdarke te paharruara kisha degjuar si u conin partizaneve buke me gjize dhe ndonje qepe apo cfare t’u ndodhej dhe veshje te ngrohta ( corape e triko leshi; opinga llastiku e rroba shajaku, qe mos ti cekte ftoma e te ishin ne gjendje per lufte. Nuk behej fjale per mbeshtetjen pa rezerva te fshatareve te atyre aneve, per ata qe kishin rrembyer armet e kishin dale malit, per te cliruar vendin.
Nje i moshuar nga fisi im, me kishte rrefyer dicka te rralle e cila ben fjale per karakterin burreror, trimerine dhe besnikerine e te afermit tone – Ali Pasho Nelaj, i cili, ne ditet e veshtira te operacionit fashist te Qershorit te vitit 1944, kishte strehuar drejtuesin e njesiteve partizane te qarkut te Vlores – Beqir Radhima, i cili ishte plagosur rende ne nje luftim kunder armikut fashist. Ai e ktheu shtepine ne spital partizan ku i plagosuri mjekohej cdo dite dhe kur u be gati per te levizur, erdhen shoket e tij nga rrethinat e Vlores dhe e moren ne njesine ku bente pjese. Kete ndodhi, Aliu, nuk ua kishte rrefyer as gjitoneve dhe fisit Nelaj, i cili ishte i lidhur ngushte dhe mbeshteste, pa rezerva Luften Nacionalclirimtare. Kur isha i vogel, duke vajtur dere me dere, natyrisht tek ata qe na pritnin mire e na sajdisnin, kisha shijuar bujarine, dashurine dhe embelsine e Nenave bujare e doredhena te mehalles time: Ninijes ( Hysnijes te Musa Mehmetit ); Samos te Breshan Fejzos; Hatemes te Qemal Sherifit; Nefizese te Laze Xhezos; Memes te Muharrem Hasanit; Hyrise te Xhemal Haxhiut; Tajanes te Muharrem Kamberit; Tajanes te Ahmet Selfos; Bukurise te Mane Tafilit; etj. etj. Disa prej tyre ( ato qe perpunonin bulmetin ), mbasi tundnin dybekun e zbraznin gjalpin, benin sikur harronin nje top me gjalpe brume, na dergonin nje kusi me dhalle, me gjalpin brenda, neve qe i kishim permbysur dybeket, prej kohesh e nuk kishim bageti me qyumesht. Ne raste te tjere, kur familjet me blegtori te imet thernin ndonje prej tyre, me rastin e nje dite te shenuar si: ( Barjam, Sulltan Novruz etj. ) ose kur kishin ndonje gosti, na jepnin nje hise me mish ose nje sapllake me kos, me gjize, me urrel e produkte te tjere blegtorale.
Kjo qe ngjan sot me ne hallexhinjte, ne Permet eshte bujari e paster. Bujarite, per nga permbajtja i ngjajne njera – tjetres. Midis tyre, po te remoje, mund te gjeje dhe ndonje ndryshim jo esencial. Nese bujaria e dikurshme shfaqej brenda fisit; e sotmja shfaqet mes njerezve te panjohure te papare kurre. Lexuesi i nderuar, e ben vete analizen e dukurise dhe e gjen, pa veshtiresi ndryshimin mes rasteve dhe perfundimet i nxjerr ne menyre autonome; une vetem sa e kujtoj ate qe te orientohet drejte. Ne opinionin tim, ne kete qytet te vogel, gati 100 km larg fshatit tim te lindjes, kur e gjeta te shtruar qilimin e bujarise shqiptare, aq sa me mundesonte logjika e nje 14 vjecari – mendova: „ Keta njerez qe sot na hapen kanatat e shtepive e te zemrave, sikur nuk me ngjasojne me te tjeret; ata sikur kane dicka te vecante, e cila nuk eshte kesisoj tek te tjeret. Shpirti i tyre eshte, ne thelb bujar, shqiptar. Mikpritja e tyre e cilter na imponon te ndajme me te panjohurin edhe kafshiten e fundit. “ Ne fund te fundit, keto jane stolite e shpirtit tone, pasurite tona te pakrahasueshme te cilat burojne nga geni shqiptar qe na ka mbajtur tok, si komb e si popull dhe kemi mbijetuar ne shekuj. Po e vashdoj edhe ne disa rrjeshta arsyetimin:
Mosha qe mbaj mbi supe dhe pervoja jetesore qe kam qemtuar, besoj se me lejojne per te bere nje arsyetim te tille: Dikur, diku, kam pare dy burra, te cilet po grindeshin me njeri – tjetrin. E nisen zenken me fjale; jo ti po une; pastaj ngriten zerin e nisen te sulmonin njeri – tjetrin me grushta, derisa arriti puna tek perdorimi i arsenalit ( armeve ) qe mbanin me vete. Nje i trete u fut ne mes te tyre, me qellimin e mire qe ti ndante grindavecet nga sherri qe kishin nisur. Pyeta veten, ne heshtje: Po ai, i cmendur eshte qe futet ne mes te „ Zjarrit “ ? Ndergjegja ime u pergjigj: Jo mor jo, nuk eshte i cmendur por eshte nje shqiptar i paster e trim. Keshtu e mendova dhe une. E dini perse ? Sepse vetem nje shqiptar eshte i motivuar te hidhet ne zjarr edhe kur sherrin e ndesh rastesisht. Kombe te tjere, qofte dhe nga ata qe jane prane nesh, zor se i edukojne pinjollet te ndermarrin nje sakrifice te tille. Nuk eshte ceshtje vetem trimerie, mbasi trima ka sa te duash dhe nga cdo kombesi, por eshte ceshtje geni qe ka ne themel, bujarine e shpirtit. Le te kthehemi tek kronika e asaj nate te paharruar te fundgushtit te vitit 1956:
Cifti qe me mori ne shtepi per te kaluar naten, banonte prane sheshit ku qendroja i vetmuar, ne katin e dyte te nje banese te modes te vjeter. Hyrja ishte ne anen jugore te saj. Ne anen veriore te baneses, ishte nje balkon i ngushte, i vogel, me pamje nga sheshi. Banesa ngjante me ato karrakatinat, te ruajtura si muze i kohes se shkuar. Te dy; burre e grua, me origjine ishin nga fshati Orman – Ciflig i rrethit te Korces. Fshati i origjines se tyre ndodhet ne fushen e Korces, jo shume larg qytetit ( rreth 2 ore ne kembe ). Fshati eshte i begate, e i pasur me toka pjellore, ku kultivohen te gjithe dritherat e bukes; ne vecanti kultivohet me rendimente te larte, patatja dhe panxhari i sheqerit. Fshati i tyre i origjines eshte i pasur me pemetore ku rriten peme te llojeve te ndryshem e te shijeshem, ku perparesi merr molla. Ka patur e ka shume varietete mollesh te kerkuara, ne vecanti nga ato te llojit Starking ( ylli i mbretit ); karapashka, kalvile, rennet orion e Kanadeze, belfior, etj. etj. Ne ditet qe jetojme, disa varietete mollesh dhe pemesh te tjera, kane degraduar deri ne ate mase sa qe nuk i kane me cilesite e mepareshme, ose jane kryqezuar me shartesa te tjera, te cilat japin fruta jo aq te shijeshme. Ata qe nuk i kane shijuar pemet e viteve per te cilet behet fjale nuk e kane mundesine te gjykojne per vlerat e tyre. Ormancifligasit mbareshtojne dhe gjedhe e me pak te imeta. Ata shquhen, me shume se per pasurite natyrore e tokesore, per natyren e tyre njerezore, per shpirtin e tyre bujar e per miresine qe u ndrin ne balle.
I zoti i shtepise punonte ne nje zdrukthetari kurse bashkeshortja e tij ishte shtepiake. Ajo kujdesej per mirerritjen dhe edukimin per se mbari te 2 femijeve te tyre: djalit – 8 vjec dhe vajzes – 3 vjece. Apartamenti ku ata banonin perbehej prej nje dhome dhe nje paradhome e cila shfrytezohej dhe per te gatuar ( si kuzhine ). Aty, cifti kishte dhe “ seline ” e pritjes dhe te sajdisjes te mysafireve. Te tille ishin kushtet e jeteses, jo vetem per keta qe “me biresuan ” per nje nate, por per te gjithe popullsine qytetare, e cila perjetonte ngushtesine e siperfaqes te banimit dhe jetese, ne teresi. Banesa ishte e shtruar me derrasa dhe permasat e saj ishin thuajse normale, per nje familje qytetare te asaj kohe, me dy femije. Ne orendite e asaj shtepie, hynte nje krevat dopjo, metalik, dy mindere, nje tavoline buke po prej derrase dhe nje dollap buke me permasa te vogla, me nje rrjete metalike ku vendoseshin ushqimet, i cili „kapardisej “, plot kur ishte dita e terheqjes te ushqimeve me triska dhe bosh, kur ato soseshin. Ne fund te dhomes ndodhej dhe nje sobe prej llamarine e cila funksiononte me dru zjarri. Ngushtesise te mjedisit i shtohej ngushtesia e ushqimeve, te cilat ishin te racionuara dhe, po te „shperdoroheshin “ e te mos pjesetoheshin me ekonomi per te gjitha ditet e muajit, familja, ne ditet e pa mbuluara duhet te „ngrohej ne diell “. Kjo perbente ngushtesine me te madhe te familjes qytetese. Artikujt baze te perdorimit te perditshem, ishin te racionuar. Ne fuqi ishte sistemi i trisketimit; jashte sasise te percaktuar ne tallonin perkates, njeriu zor se gjente ushqime ne tregun spekulativ. Atyre qe mund ta lexojne, kete shkrim por qe nuk e kane perjetuar ne „ kurriz “ ate kohe, mund t’u duket si nje perralle ose si dicka e sajuar nga fantazia e atij qe e ka shkrojtur. Kam kaluar neper kete kalvar dhe ndonese isha konviktor e i kisha te siguruara ushqimet, ne disa drejtime i kam ndiere efektet negative te kalvarit neper te cilin kalonin njerezit tane. Keshtu, psh. Buka ishte e trisketuar. Punetoret qe punonin nen toke dhe ata te profesioneve te veshtire pajiseshin me triska buke, ku talloni ditor ishte 800 grame; te tjeret e kishin racionin 600 grame buke ne dite. Buka, edhe pse me racion, ishte e pergatitur prej miell misri dhe me veshtiresi e shponte edhe plumbi. Ne shitje te lire buke nuk kishte. Edhe kur paraqitej ndonje okazion, cmimi i bukes ishte tejet me i shtrenjte dhe, doemos duhej futur ne loje „ miku “. Disa fshatare, me status te vecante, edhe pse kishin toke e mund te prodhonin pak drithe, racionin e bukes e merrnin te konvertuar ne drithe. Kalivacasve u takonte te rrugetonin disa ore ( 5 – 6 – 7 ), ne kembe, qe te mberrinin ne depot e shtetit, ne fshatin Turan, per te marre nje thes me miser – 20 apo 30 kg., ne krahe.
Ishin vitet kur, ne vendin tone zbatohej politika e re ekonomike ( NEPI ), sipas modelit sovjetik. Fshatarit, shteti i merrte gjitha „ tepricat “ e drithit, per te mbajtur qytetin me buke. Prandaj fshataret shfrytezonin korijet me shkurre, prane shtepise te tyre, per te fshehur, ne siguri, disa kilograme drithe. Metrazhet, te cdo lloji ishin me triske. Edhe vajguri shperndahej kundrejt trisketimit. Mishi ishte i racionuar e jepej sa per te mos i harruar shijen. Vezet, gjalpi dhe ushqime te tjera u jepeshin njerezve sa per te mbajtur frymen. Me triska pajiseshin vetem ata qe ishin ne marredhenie pune me shtetin dhe sipas kategorive te vendeve te punes.
Ne familjen ku bujta ate natengushtesia vihej re qe kur ngjitje shkallet prej druri te asaj banese bujaria ishte e derdhur me shumice ne cdo dhoge ku shkelja. Dritaret e shtepise ishin ne forme frengjie te orientuara nga Veri – Lindja. Ne dyshemene e baneses, sic bente perdite nikoqirja ishte shtruar siper dhgave nje qilim i punuar vete, i cili, prej kohes dhe perdorimit ishte ferkuar ( tripsur ). Por zbukurimet dhe „ brezaret “ qe kishte qendisur amvisa, ne tezgjah kishin gjurme te dukshme. Mjedisi ishte i ngrohur dhe ndjeva se po me hapeshin poret e lekures nga ngrohtesia qe gjeta, si ne ate mjedis mikprites dhe ne zemrat e atyre njerezve te mire. Nje nate me pare kisha „ prere gozhde “, ne Hanin e Stavros, ne Gjirokaster e sonte isha ne nje shtepi bujaresh, „si pasha “, Kisha ndjesine se kisha rene ne „parajse “ !
E zonja e shtepise po verdallisej neper dhome, ne syte tane, ne perpjekje per te sajuar darken. Ajo llogariste ne tavoline nje njeri me teper, ne ate darke; familja ishte shtuar me nje mysafir. Sic ishin rregullat e tradites shqiptare, edhe nje i parritur po te vinte ne shtepi, duhej nderuar me te gjitha nderet, sikur te ishte i rritur. Ajo darke nuk mund te ishte si te tjerat; kerkohej te ishte me cilesore dhe me e pasur ne asortimente. Nga pozicioni qe mbaj sot, kur ushqimet jane me shumice dhe cmimet ne rritje e mund te perballohen me me teper fonde monetare, gjykoj: sa te veshtire e ka patur ajo Zonje grua per te pergatitur nje darke ndryshe, me qellim qe te me gostiste e te me nderonte, sipas tradites te zones dhe te asaj shtepie bujaresh. Isha akoma i parritur e mund te darkoja me cfare te ndodhej ne ate vater fisnikesh, njelloj sic do te ushqeheshin femijet e tyre uterine por, tradita, forca e zakonit, sedra e njerezve te mire dhe statusi i asaj familje te njohur per bujari e mikpritje, nuk pranonin te mos me gostitnin me gatimet me te preferuara te zones dhe me mish i cili, ne ate kohe, gjendej me veshtiresi.
E zonja e shtepise, si grua me derte e me virtyte te mira kishte mblojtur disa copera mish, te cilin „ ua hoqi nga goja femijeve te saj „ me qellim qe gjella qe do te gatuante te ishte me shije dhe te mbante ere mish. Sikur ta dinte qe mishi ne tenxhere, kur ziente, ia guduliste flegrat e hundes mysafirit. Nuk jam ekspert kuzhine, ca me pak ne ate moshe e ne ate kohe, por kuptova pjata me gjelle mbarohej shpejt dhe ne te vegjelit, te tre, lepinim gishtat. Mbasi hengrem me shije jahnine, nikoqirja vuri ne tavoline dhe nje gjelle tjeter, emrin e te ciles nuk e kujtoj. Aso kohe nuk ishte e pranueshme ta percillje mikun e ri, me nje gjelle te vetme. Ne tavoline, per te darkuar u ulem te katert: ( dy femijet e ciftit, une dhe i Zoti i shtepise. Nikoqirja nuk u ul me ne, ne tavoline. Ky veprim i saj kishte si baze justifikimi faktin se ajo qe kishte gatuar, nuk mund te hante gatimet e saj dhe per faktin qe mentaliteti i kohes ndalonte uljen e femrave ne te njejten tavoline me burrat.
Ne ate tavoline modeste, vertet qe nuk kishte shume asortimente, si ne ditet tona, por kishte shume dashuri e miresi; bujari e njerezi. Pashe qe ne tavoline ishin shtruar 4 pjata, por ne njeren prej tyre, kishte vetem leng ( gjelle ) e nuk kishte thele. Sic duket, nikoqires nuk i kishte mjaftuar mishi per te gjithe dhe kishte marre vendim te linte pa thele njerin nga femijet e saj. Si me te voglen, Ajo gjeti te bijen, se ciles ia coi perpara pjaten vetem me leng. Kur pashe gjithe ate miresi shpirti qe me rrethonte, vetiu, i shtyre nga nje ndjesi e brendshme, u ngrita nga vendi, me rrembim, rrembeva torben time prej pelhure te bardhe, te cilen, i zoti i shtepise e kishte varur ne nje gozhde, tek dera e dhomes, sapo hyra ne shtepi, sic merr armet nga mysafiret i zoti i shtepise kur behen dasma apo ne gosti, dhe, po me shpejtesi, zgjidha ushkurin e torbes e vura mbi tavoline ato qe kishte brenda. Emocionuese ishte shprehja ime, ne kete rast e cila la mbresa te cuditshgme e vleresime interesante tek njerezit e familjes. Sejcili prej tyre e cmoi gjestin tim, me kutin e vet; por te gjitheve u shkelqenin syte nga kenaqesia.
Isha nga Kalivaci i Tepelenes dhe familja, fisi, i gjithe komuniteti ne fshat, me kishin edukuar qe bujarise ti pergjigjesha me bujari. Pavaresisht se isha vetem 14 vjec, pesha e veprimit qe bera i ngjante veprimit te nje burri te pjekur. Me logjiken e nje 14 vjecari, por me fuqine e genit qe perfaqesoja, nuk doja te mbetesha prapa asaj qe perjetova ne ate sofer. Mikpritesit u surprizuan e u mrekulluan, nga bujaria ime femijerore. Vendosa mbi tavoline, nje pule te skuqur ne sac e te lyer persiper me gjalpe te fresket, ca copa yshmer, ca copa qullapite, disa fije petulla, ca copa paluze, gjize te thate, urrel, ca kokrra veze te ziera, nje grusht me ullinj ngrenes te kripur e te ndertuar, nje grusht me bajame, ca are, ca shege e disa kokrra dardhe etj.
Bera nje hap te guximshem e naiv njekohesisht. Mikpritesit ( cifti bujar ), kur pane kete skene, mesiguri qe duhet te kene menduar, pavaresisht nga njeri – tjetri: „ Pa shiko kete djale te vogel ? Ai ka ne rremba gjakun e te pareve te tij dhe tek ai troket geni i bujarise, prandaj donte te barazpeshonte miresine qe i beme me miresi. Kjo verteton me se miri se jemi te gatuar nga i njejti brume “! Serish nisem te hanim. Here pas here i ftoja mikpritesit te provonin gatimet qe me kishte nisur me evete Nena, e cila shquhej per gatime cilesore. Ate, per kete cilesi, kur ne fis apo ne mehalle beheshin dasma e gostira dhe ne raste vakish e caktonin ne grupin e grave tiganxhesha, te cilat pergjigjeshin per gatimin cilesor dhe konsumimin me nikoqirllek te gatimve perkatese.
Pa u ndiere, e zonja e shtepise i sistemoi ushqimet e torbes time me kujdesin e femres qe i di mire punet e saj. Ne torben time prej pelhure te bardhe qe ti kisha per te nesermen dhe per ditet ne vijim Ajo futi dicka nga te mblojturat e saj. Hengrem darke e u perfillem per te fjetur. Perseri u ndodha perpara nje te papriture te kendeshme. E zonja e shtepise u shtroi te dy femijeve te saj ne njerin nga te dy minderet qe ndodheshin ne paradhome kurse mua si mysafir, me shtroi ne minderin ( divanin ) tjeter. U ndjeva shume i privilegjuar. Ajo nxorri nga musendra, nje pale carcafe te bardhe, prej humaije, fringo te rinj dhe i shtroi siper divanit ku do te flija une. Mbase ata carcafe te pashtruar ndonjehere ishin pjese e pajes te nuserise te saj. I ngrene e i ngrohur, i paqte e i kenaqur sa s’ka, sapo vura koken ne jastek, me kaploi nje gjume i rende, per shtate pale qejfe.
Naten, me pihej uje. E kisha ngrene darken me uri, duke synuar te kripurat. Gjellet me shijuan shume dhe kulaci me miell gruri qe poqi nikoqirja, per te me nderuar, me nxiti te haja si i babezitur. Kulaci ishte i ngrohte e i bute, si mafishe dhe kundermonte eren e brumit te ardhur me te cilin ishte gatuar e ishte pjekur me merak ne ate sobe llamarine, me dru. Fjeta pa u kthyer ne krahe. Te nesermen u zgjova shpejt, me merakun se dso te rrugetoja per ne nje qytet te madh e te panjohur. E zonja e shtepise ishte ngritur me heret. Ajo kishte pjekur disa tigane me petulla te cilat me pelqyen shume por hengra vetem disa fije, rrembimthi e dola ne rruge. U ndava me nikoqiren se femijet flinin dhe, nen shoqerine e burrit te shtepise, shpejtova per tek pasagjeret qe shkonin ne Korce. U bashkova me udhetaret, te cilet kishin te njejtin shqetesim, si une. Ata druanin se mos vonoheshin tej orarit qe na caktoi shoferi, ne mbremje. Mbasi u bashkova me bashkevuajtesit e mi, adaptuesi im me perqafoi, me uroi udhe te mbare e fat ne shkolle e ne jete dhe u largua ne punen e tij.
Ne oren e caktuar, shoferi hapi deren e autobusit dhe ne, sipas biletave qe kishim blere ne Gjirokaster, zume vendet perkatese. Mbasi autobusi u mbush e ora vajti, shoferi leshoi frenat e makina u nis per udhe. Motorrin e kishte ngrohur, me pare. Kesisoj, i lame lamtumiren Permetit te traditees te mire, i cili na priti me krahe e me zemer te hapet, na hapi dyert e na gostiti. Rruga deri ne qytetin e Leskovikut, e cila sherbeu si rruge prove, na eci mbare. Gjate udhes, thuajse buze lumit te Vjoses, pashe bukuri natyrore mahnitese. Ato vetem sa i kisha degjuar apo lexuar, por m’u dha rasti te veshtroja me kurreshtje disa gjallesa te cuditshme. Ne fshatin tim te lindjes kisha pare plot kafshe te buta e te egra dhe shpende te llojeve te ndryshem; shtepiake dhe te pyllit; thelleza me bukuri te vecante qe shpejtonin, ne varg, njera pas tjetres, duke vrapuar neper pyllin e dendur me shkurre, nuk me kishte zene syri. Kjo qe befasia me e madhe, e cila me la mbresa te pashlyeshme.
Mbasi le pas qytetin e Permetit e cvendosesh drejt Jugut, rruga automobilistike gjarperon rreze kodrave, diku drejt e diku me ngjitje, e ngushte e tere gropa. Rruga ishte e shtruar me cakell; e pa asfaltuar. Vjosa, kur futet nee territorin tone, ne vendin e quajtur Perat, ngjan me nje rreke. Deri ne Carcove rruga automobilistike nuk i ndahet lumit te Vjoses. Ne te djathte te lumit ( ne Perendim ), lartesohet faqja Lindore e malit te Dhembelit e dicka me tej, duken fillimet e malit te Nemerckes, me lartesi me te madhe, me majat dhe lugjet qe zbardhin perjetesisht nga bora shekullore. Ishte fundgushti e moti kishte nisur te freskohej, por majat e maleve akoma nuk e kishin vene qeleshen e bardhe.
Ne Carcove, rruga automobilistike le shtratin e Vjoses e ngjitet lart, majtas, neper nje malore te „ embel “ e cila te con ne qytetin e lashte te Leskovikut. Vargu i kodrave „ te buta “ te cilat zbresin nga qyteti ne fjale, deri ne „buze “ te lumit, jane te ekspozuara ndaj diellit te ngrohte te Jugut. Sasia e diteve me diell, ne kete zone eshte e mjaftueshme per te kultivuar varietete te ndryshem rrushi, per raki e per tavoline, me embelsi ne perqindje te larte e tere tul. Prej tij nxirret raki e cilesise te larte dhe vere, e cila ndeshet rralle. Nesaje te rrushit me vlera te rralla dhe specialitetit te mjeshterve qe dine te bejne manipulimin e tij perftohet raki e mire dhe vere cilesore. Ne vendin e quajtur Perat rruga automobilistike qarkon nje gardh, i cili eshte dhe kufiri shteteror mes dy vendeve fqinje: Greqise dhe Shqiperise. Ne anen tjeter te udhes e matane gardhit, ne ate kohe ishte nje ngaster toke e vogel, e mbjelle me jonxhe, e cila, aso kohe ishte e sapokositur. Ne ane te ngastres nje mullar i zakonshem, i bere me jonxhen e kositur. Nuk di perse m’u duk sikur kapardisej e u bente karshillek ai mullar kalimtareve qe ecnin te hipur mbi makina. E theksoj kete mbasi ne ate rrip toke te perbashket, nuk lejohej kalimi i kembesoreve, per arsye te regjimit kufitar. Hipija kishte permasa mesatare, si ato qe benin te pashkollet e mehalles time: Shyqyri Abedini; Muhedin Salihu; Qemal Sherifi; Muharrem Kamberi etj. etj. te cilet nuk kishin haber nga trigonometria, por me dhuntine qe kishin dhe me pervojen e gjate te punes e te jetes, ishin bere mjeshter te vertete ne profesion. Te surprizonin rrathet e bazes te hipise dhe llogaritja e kapacitetit te mullarit. Ngastra e tokes are dhe shkurret qe e rrethonin ate, deri tek buza e ujit ishin ne pronesi te fqinjeve. E gjithe zona perqark, kishte statusin e zones kufitare. Ajo kishte regjim te vecante kufitar. Makinave, autobuseve dhe ndonje veture te rralle qe kalonte ne ate rruge, u ndalohej te qendronin, e ca me pak te zbriste ndonje udhetar prej tyre. Kisha kuriozitetin per te pare qofte dhe nje ushtar kufitar, si nga pala jone dhe nga ajo e fqinjeve, per te pare ndryshimet mes tyre, por, per fatin tim te keq, nuk me zune syte asnje te tille. Sic duket, ata qendronin te fshehur pas shkurreve apo brenda tyre, ne menyre qe te mos dukeshin dhe te kapnin ne befasi ndonje shkeles kufiri.
Ne anen Jugore te vijes kufitare, ne vecanti ne anen e pertejme te shtratit te lumite ne faqe te malit perballe, llamburitnin llamarinat me te cilat kishin mbuluar catite e banesave, fshataret greker. Fshatrat e anes greke dukeshin me te mbledhur e me te sistemuar. Nga kurioziteti qe me vlonte, nisa te vrojtoja, me imtesi cdo detaj qe me dhuronte ajo natyre e bukur. Tek nje monopat i pyllezuar me zune syte nje mrekulli te vertete. Po mbush te tetedhjetat e nuk me ka rastisur nje shans i dyte si ai. Nje tufe thellezash me te gjitha ngjyrat e ylberit mbi pupla, nxitonin njera pas tjetres, sdi se per ku. Ndoshta nxitonin, me nje turravrap te shpejte, qe te arrinin shoqet e tyre me te perparuara.
Ne qytetin e Leskovikut mberritem kur dielli kishte zene dhene. I ashtuquajturi qytet, me histori te lashte e me njerez te mire, e them troc: Nuk me pelqeu fare. Ai ishte i vogel, si shume te tjere por nuk kishte hapesira per te luajtur femijet e moshes time. Kisha banuar ne Tepelenes, i cili, per nga shtrirja dhe siperfaqja qe zinte, nuk i linte gje mangut Leskovikut, por kishte hapsira e mundesi te shumta per te luajtur e per te bredhur. Pallcia; Pajamet; kalaja e Ali Pashait; Rrapi dhe xha Selami; Pasarela mbi Vjose; Lugina e Bences dhe lumi me te njejtin emer, Majkoshi; Shelgu dhe Burimi tek Dilua etj. ishin disa vende hapesiraplote ku femijet mund te relaksoheshin, pa kufi. Leskoviku m’u duk teper i ngjeshur e me pak hapesira ku te luanin femijet lojerat e moshes se tyre. Edhe futbollin si lodra me e preferuar e femijeve dhe ate “luftash ”, ne Leskovik e kishin te veshtire ta organizonin femijet e asaj kohe. Ne Leskovik, tek rrapi, autobusi yne qendroi aq sa kohe nevojitej per te zbritur 2 – 3 udhetare e per t’u ngjitur ne vend te tyre nevojtare te tjere.
Rruga automobilistike nga Leskoviku, ne Erseke, me ngjau monotone e nuk pashe dicka te vecante qe te me mbetej ne mendje. Kur autobusi ishte duke zbritur maloren me kthesa te forta ne zonen e Barmashit per t’u gjendur ne luginen poshte; ne nje kthese te forte, shoferi yne korrekt me traditen e formuar, i ra borise, tri here radhazi. U bera shume kurreshtar dhe doja te mesoja dicka me teper per kete dukuri, te cilen nuk e kisha pare me heret. Per ta mesuar kete, iu drejtova gjitonit qe kisha ne krahe. Me padurim prita pergjigjen e tij. Nuk kishim perpara ndonje kalimtar te cilin kerkonin ta ruanin nga perplasja, dhe nuk po shkembeheshim me ndonje mjet tjeter rrugor. Atehere, perse gjithe kjo ceremoni, me tri bor, i njera pas tjetres. Burri qe kishja prane, kishte nje pamje zerioze e ishte fjalekursyer. Mosha e tij e kalonte pak mesataren; ishte i mbajtur e i veshur “ kreko ” dhe dukej qe kishte informacion per ceshtjen. Ai kishte veshur nje xhakete shajaku te zeze, me jake kadife si shajaku, qe te mos i kruhej qafa. Mbante jelek, te punuar me dore, te pangjyer e me kopsa te medha. Ne te dyja anet e jelekut ajo qe e kishte punuar, me bize apo me grep, kishte sajuar lule te bukura, vetiu gje qe e bente me te pashem burrin. Mbase ky ka qene dhe qellimi i se shoqes qe e ka punuar me merak ate jelek. Beme goxha rruge, prane njeri – tjetrit e nuk ia kisha degjuar zene. Ndoshta diferenca ne moshe mes te dyve apo superioriteti qe i njihte vetes sa u takon njohurive mbi boten qe na rrethon, e pengonin burrin te prononcohej, ne bisede me nje „ kalama “ si une. Seriozitetin, ne raport me mua, burri me bilete prane meje, e shperfaqte kryesisht duke vrojtuar, madje me rreptesi cdo detaj te rruges dhe natyren perqark. Ngjante me ato rete, te ngarkuara me shi, te cilat, nga casti ne cast mund te shkarkonin rreshje intensive. Ai nuk ishte i kursyer ne fjale vetem me mua, por me te gjithe bashkevuajtesit. Nga menyra se si vrojtonte kuptova se edhe burri, ashtu si une, e pershkonte per here te pare ate udhe. Me konsideronte „ qumeshtor “. Ne fakt, ne krahasim me moshen e tij, une, ashtu ngjaja, por zgjuarsia natyrale nuk me mungonte, pavaresisht se pervojnen e jetes nuk e kisha.
Kembengula per te mesuar ate dukuri „ enigme “. Kur vuri re kembenguljen time kokeforte, burri „memec “ e shqepi gurmazin. U mat shume burri gojekycur te kundershtonte, por me ne fund “u dorzua ”. Ai i dha fund dilemes:“ tja them, mos tja them ” ate qe di ketij “ qumeshtorit ” ? Ndoshta mendonte se do ti shkonte dem rrefimi, ose ngaqe nuk kishte aq besim tek une, mendonte se do tja nxirrja fjalet e tij. U mendua disi e mes medyshjes, “ia shkrepi ”: Sipas tij, ne keto rruge, dikur qarkullonte shpesh nje shofer nga fshati Shales i rrethit te Kolonjes. Fshataret nga Shalesi ishin te njohur si kuzhiniere cilesore dhe si kameriere te shkathet e te sjellshem. Si ortodokse te devotshem, fshataret e Shalesit, ne teresi njiheshin dhe per atdhetari te zjarrte. Fshatari nga Shalesi i rrethit te Kolonjes Jorgji Bello ishte shofer i zoti e human. Ai guidonte nje makine te tipit “ Ford ” dhe bashkefshataret e tij dhe krahinaret, i kishin vene novken: “ Xhorxh Fordi ”. Keshtu i therrisnin, te gjithe. Edhe vete Jorgji, te cilit i ishin mesuar veshet me ate novke, e pranonte me kenaqesi e nuk e kiishte per ofendim. Xhorxhi ishte i njohur per bamiresite e tij ne krahine. Ai u gjendej e u vinte ne ndihme, pa kursim nevojtareve, sidomos shofereve. „Xhorxh Fordi “, duke u ardhur ne ndihme nevojtareve, shpesh sakrifikonte nga vetja. Nje dite, Xhorxhi, ne rrugetim, u aksidentua me vdekje, tek ajo kthese e mallekuar. Rrefejne se ky Xhorxh Fordi, kishte lene nje amanet interesant. Sipas rrefimit te te prasmeve, Xhorxhi, kishte lene amanetin qe ata qe do ta percillnin per ne banesen e fundit, ta varrosnin ne ane te udhes ( ktheses ) ku u aksidentua. Simbolika e amanetit rezultoi me kuptim dhe jetegjate. Ajo vazhdon, sot e kesaj dite dhe transmetohet nga brezi ne brez. Drejtuesit e mjeteve te transportit, kur kalojne tek ajo kthese e rrezikshme, i binin e i bien borise, tri here radhazi, ne respekt te viktimes. Keshtu beri dhe shoferi i autobusit me te cilin udhetonim. Ky sinjal i ngjan, pershendetjes me sirene, te anijes qe del nga porti e niset per lundrim ne det te hapet, nga anijet simotra. Shoferi Xhorxh Fordi, fale ketij riti, quajeni site doni, nuk do te harrohet kurre. Te pakten sa te kete ndjesi njerezore. Me pelqeu rrefimi i burrit falekursyer, prandaj e mbaj mend, sot e kesaj dite, edhe pas kaq vitesh e nuk do ta harroj, sa te jem ne jete.
Shoferet dhe banoret e atyre aneve e qarkulluan njoftimin goje me goje, per nje kohe te gjate, derisa fitoi statusin e nje riti vullnetarisht te zbatueshem. Udhetaret qe e bene ate rrugetim aventure me autobusin interurban te linjes: Gjirokaster – Korce, po ta kene te lexueshem kete episod, mbase do te kujtohen se nuk eshte legjende por e vertete.
Kohe me pas, kur isha stabilizuar ne shkollen e mesme bujqesore dhe kisha nisur te frekuentoja biblioteken e qytetit te Korces, duke lexuar neper libra te ndryshem se per te larguarit nga kjo jete zakonisht shkruhen e thuhen fjale te mira e u behet jehone bemave te tyre. Ne rrefimin e mesiperm, Xhorxh Fordi beri shume te mira e kishte nje zemer te madhe. A nuk do te ishte me e udhes, qe per ta kujtuar e per te mos e harruar ate njeri, ne ane te udshes, atje ku ai u aksidentua me vdekje, te ngrihej nje lapidar perkujtimor e te mos i lihej kujtimi i tij, deshires te njerit e te tjetrit. Dihet, kohet ndryshojne e sjellin me vete ndryshimet qe kerkojne njerezit. Sic kane rrjedhur gjerat, dua tju siguroj se pas disa vitesh, me ndryshimin e brezave, nuk do te kujtohet me njeri per Xhorxh Fordin dhe per bemat e tij. Ndoshta do te mjaftonte dhe nje pllake perkujtimore, e shkruar bukur. Keto jane pune te vendasve, pushtetit lokal, familjes dhe te afermve te tij.
Erseka, megjithse e pashe vetem kalimthi, te jem i sinqerte nuk ma zuri syne. Qyteti eshte i ndertuar e shtrihet ne nje rrafshine, por, krahasuar me Tepelenen time te asaj kohe nuk ishte me e mire. Kisha qendruar i ulur ne ndenjesen ku kisha bileten e udhetimit, per nje kohe te gjate. Isha me fat se shtatlartesia ime e paket, jo vetem qe nuk bezdisi njeri, por dhe nuk u kerrusa nga te ndenjurit gerrmuq per nje kohe te gjate. Meqenese e beja per here te pare ate udhe dhe e kisha te veshtire te vrojtoja cdo gje perjashta nga dritarja si frengji mbi koken time e autobusit „ Skoda “ i cili, gjithsesi me pengonte. I zhytur ne ndenjesen qe me perkiste, mendoja te ardhmen time ne shkolle dhe pershtatjen me jetesen e atij qyteti te ftohte. Nuk me shkonte mendja te vrojtoja Qafen e Qarrit, fshatrat e bukur e te sistemuar te fushes te Korces, madje nuk me bente pershtypje as udha e drejte qe mori autobusi mbasi zbriti kete qafe, kamenicen dhe fshatrat e tjere te asaj zone. Gjetke me rrinte mendja. Me fantazine e nje adsoleshenti, isha i perhumbur ne nje tjeter bote, ne ate te fantazise. U perpoqa te krijoja nje perfytyrim sa me te qarte per ate qytet te madh e te bukur, te cilin nuk do ta enderroja me por do ta shijoja duke e shkelur per here te pare. Kisha degjuar nga rrefimet e njerezve dhe kisha lexuar ne libra se qyteti i Korces ishte qytet i madh e i zhvilluar; me banore te kulturuar e me edukate; i paster e sqimetar, vec se bente pak ftohet. Me kishin thene se dimri ne Korce ishte i gjate, i ashper e me shume debore. Ditet me diell e me mot te ngrohte, ne ate qytet ishin te pakta, njerezit, ne dimer visheshin trashe e perdornin stimulante ( pije alkoolike ). Madje edhe lodrat e femijeve, nuk ngjanin me ato te femijeve te fshatit tim perfshi dhe Tepelenen. Ndonjeri me kishte folur me superlative per qytetin rreze Moraves dhe une besoja se po shkoja ne “ Parajse ”. Nje i afermi im qe kishte jetuar ne Korce me kishte dhene informacionin se „ qyteti i Korces eshte i paster; amvisat i fshijne vazhdimisht rrugicat e ne to nuk te zinte syri mbeturina e plehra te hedhura andej – ketej ”. Sa per vendasit, kisha informacion se korcaret jane njerez te edukuar, te kulturuar e vishen me sqime. Kultura e tyre; si ne sjellje, ne qendrim, ne veshje e ne marredhenie me te tjeret, ishte tjeter; ajo binte ne sy lehte dhe i shoqeronte vendasit ne cdo vend e ne cdo rast. Gjithashtu kisha degjuar se korcaret jane njerez qe kane shetitur boten, sidomos vendet e Perendimit; jo si turiste, por per te punuar e per te fituar buken e gojes. Fitimi me i madh i tyre eshte sjellja ne qytetin e Korces e menyres Perendimore te jeteses. Kurbetlinjte nga Korca, ata qe kane punuar e kane jetuar ne vendet perendimore, kryesisht ne Amerike, kur ktheheshin ne vendin e tyre, sillnin jo vetem parate qe kishin fituar me djersen e ballit, por, cka me shume rendesi, ata sillnin nje menyre tjeter te jetuari gje qe e beri Korcen te identifikohej si “ Parisi I vogel ”. Thenjet e te tjereve dhe leximet e mija, se shumti konvergonin ne nje pike: Korcaret jane atdhetare dhe arsimdashes, por ne marredhenie me te ardhurit dhe me ata nga fshati, qytetaret korcare ishin disi te distancuar e te ftohte.
Kur u nisa per ne Korce, me percollen mjaft njerez; nga fisi e nga trungu im; miq e dashamires te shumte; njerez te fisit dhe te interesuar per njerezit e tyre me banim ne Korce. Prej tyre mesova shume gjera te cilat, me pare nuk i dija. Disa nga te interesuarit donin te takoja patjeter njerez te fisit tim, te stabilizuar me familje, prej kohesh ne ate qytet. Te tjere, si Samua e xha Breshanit, me porositen te takoja Sabrine, djalin e burrit te saj, i cili ishte duke kryer Sherbimin e Detyrueshem ushtarak ne Korce. Me ne ze dilnin “ ammanetet ” per t’u lidhur me Qamil Pasho Nelaj, i cili ishte invalid I Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar. Ate e gjeti clirimi I vendit ne Korce, ku u stabilizua se bashku me gege Ganon time, me bashkeshorten Zonje dhe me femijet qe sollen ne jete, njeri pas tjetrit. Qani Bektash Shabanaj, ishte kerkesa tjeter potente. Qaniu kishte qene nenoficer karriere, por per shkak se ishte “I vrare “ nga veshet, ishte liruar nga ushtria e ishte vendosur me gjithe familjen ne Korce. Ai ishte i martuar me Velidene ( Dedene ), te bijen e kapedanes Hysnije dhe e Musa Mehmet Nelaj. Per Qaniun kisha degjuar, por, personalisht nuk e njihja, edhe pse kishte per grua kusheriren time te afert. Ne Korce, kohet e fundit, ishte vendosur familja e Sulltane ( Tane ) dhe Ferrik Idai Brahimaj, nga fshati Shkoze i rrethit te Vlores. Sulltana ishte bije kalivaci pinjoll i ciftit Musho, bije e Hysnijes te Musa Mehmetit dhe Refat Mahmut Bilaj. Kishte dhe te tjere kalivacas ne Korce , si Zenjel Novruz Zenelaj te cilin nuk e preferonin as te tijet. Pune e madhe me duhej per ti gjetur e per t’u lidhur me gjithe keta njerez, te cilet do te me beheshin krahe dhe mbeshtetje e fuqishme, ne ate qytet te larget e te panjohur.
Informacionin per kusheririn Qamil e mora te plote e nuk e pata te veshtire, mbasi Ai kishte ne Kalivac vellane e tij te vetem – Ali Pashon dhe here pas here vinte edhe gege Ganua. Kur u martua Dedeja me Qanine e Shabanajve, kam qene i vogel, shkoja me dhen pas tim eti e nuk i mbaj mend mire. Per Ferrik Idai Brahimaj, vetem sa kisha degjuar se ishte goxha djale dhe bashkeshort i Tanes. Qamili, kur ishte ne Brigaten e 6 te Ushtrise Nacionalclirimtare, ne nje luftim ishte plagosur ne kembe dhe calonte. Ai, kishte nje reputacion mjaft te mire ne qarqet drejtuese te qytetit dhe respektohej, ne komunitet. Bashkeshortja e tij nga fshati Corrush i Mallakastres, bije fshati e me arsimim te kufizuar, kishte emrin kuptimplote Zonje dhe ishte sic kishte emrin: Nje grua per koken e gruas, me zemer e me shpirt te madh, me nje dashuri te pamate per te sajet e per farefisin e burrit. Ajo me ka trajtuar si femijet e saj; nuk me ndante nga Xhevdeti, nga Kastrioti e nga Drita, por nuk dinte te bente diferencime e trajtim te nencmuar, per mua qe nuk isha i barkut te saj. Kisha vene re se Zonja e Qamilit, nuk ishte e dritheruar dhe e pritur vetem per njerezit e saj e te Qamilit, por per kedo qe trokiste ne ate dere. Dera e Qamil Pashos ishte e hapet, kanate, ne cdo kohe dhe pritja e mysafireve ishte e ngrohte dhe e mbushur me dashuri e buzeqeshje dhe me gatime te shijeshme nga duart e asaj gruaje Zonje e zoteruar.
Nena e Qmilit: gege Ganua, nje grua e moshuar, nga fisi im ne Kalivac te Tepelenes, ishte nje grua e mencur, me pervoje jete te begate, nikoqire e persosur dhe shume e dhimbsur. Pinjollet qe sollen ne jete, ne cift, Zonja dhe Qamili, deri atehere nuk i njihja e nuk i kisha pare ndonjehere. Fati e deshi te rritesha, se bashku me ta, si vellezer te nje gjaku, kurse Zonja dhe Qamili m’u gjenden si Nena dhe Babai im qe kisha lene ne Kalivac. Ata m’u gjenden ne nje kohe delikate, kur kisha shume nevoje per ta. Ndoshta ne nje shkrim te mevonshem, ajo familje e rralle, do te zere vendin e merituar.
Kisha informacion te plote se ne qytetin e Korces jetonte vajza e xhaxhait tim – Velideja ( Dedeja ) e cila, ne cift me njeriun e mire Qani Bektash Shabanaj, nga fshati Krahes i Tepelenes, kishte sjelle ne jete femijet: Astrit; Lirika dhe Luize. Ata jetonin me pune te ndershme; Dedeja ndihmeskuzhiniere kurse Qaniu – punetor krahu. Familja e tyre, ashtu si ajo e Qamilit, ishte shume mikpritese dhe i mbante kanatat e dyerve te shtepise te hapura, si per njerezit e burrit dhe per ata te te zonjes te shtepise. Nuk numerohen bamiresite e atyre familjeve; njera nga te cilat isha une. I provova ne kurriz: Buken, sherbimin, dashamiresine dhe shpirtin bujar te atyre njerezve fisnike. Kur ketyre dy familjeve u qas ajo e Tanes dhe e Ferrikut, u shtua bujaria, dashamiresia dhe mikpritja per njerezit. Do te thoja se „ mjalti “ i miresise njohu dimensione te reja.
Thuhet dhe eshte e vertetuar se rolin primar ne nje familje, qofte dhe ne ato tradicionale e mashkullore, sic kane qene e jane, deri – diku familjet shqiptare e luan e zonja e shtepise. Ka patur e ka mjaft familje ne te cilat, mikpritja nuk mjafton por kerkeohet dhe cehre, sic thone tiranasit. Kur e zonja e shtepise nxin e sterron, me buzet varur, sidoqe i zoti i shtepise mund te qeshet e te gezohet nga ardhja ne shtepi e atyre qe i do zemra, mysafiret nuk ndihen aq mire dhe gatimet, sido qe mund te jene te shijeshme shkojne „ prapa kurrizit “. Kam ndjere ne lekuren time e jam lumturuar nga qasja njerezore e te paharruares Zonje e Qamil Pashos; Velidese te Qani Shabanit dhe Sulltanes te Ferrik Idai Brahimit. Keto te fundit i kisha nga gjaku im e domosdo qe do te me trajtonin si vella e para e si dajo e dyta, poer Zonja ishte e ardhur ne Nelaj e me ka trajtuar si femijet e saj. Ajo ishte e ardhur ne Ahmetaj te Kalivcit nga fshaqti Corrush i Mallakasres por mu be Nene e shkuar Nenes. Qamili, kusheriri im ishte autoritar e kerkues por Zonja ishte sic kishte emrin.
Mbasi largohet nga jeta, per njeriun, sidoqe te kete qene, shkruhen e thuhen fjale te mira, te merituara e me pak te tilla, por per Zonjen e Qamil Pashos, sikur te kishin goje, do te flisnin me superlativa muret e shtepise, avllia, gjitonet dhe hoteli „ Borova „ ku punonte. Besoj se eshte e tepert te theksoj rolin primar te familjes te saj qe e kishte rritur me norma, edukaten e shendoshe qe kishte maqrre qe kur ishte femije . Ai njeri ishte formuar mes njerezve fisnike dhe me rolin e padiskutueshem te genit nga e kishte rrjedhen. Them se Zonja e Qamil Pashos, pervec se ishte nje Nene e dhimbsur dhe e kujdesshme, ishte dhe nje psikologe e mire. Ajo ndjente qenjen larg fshatit te saj dhe te burrit, larg tradites te perbashket dhe ne gjirin e njerezve te ndryshem ne mentalitet e ne menyren e jeteses qe gjeti ne Korce dhe e mendonte vuajtjen dhe kufizimet qe perjetonte nje i parritur, sic isha une prandaj me rrethoi me dashuri e miresi, me buzegaz te cilin e kishte pa limit dhe me kujdes te shtuar qe te mos ndihesha i huaj, ne vendin tim. Njeriu i mire ne esence, njihet dhe ne marredheniet Nuse – Vjehrre. Ganua, Nena e Qamilit, fisnike nga rrenja dhe e dhimbsur si ajo kuptohej e mirekuptohej me Zonjen dhe, nga nje; beheshin dy Zonja; njera me e re e tjetra me e moshuar. Pinjollet e Ciftit, ne ate kohe nuk i njihja e nuk i kisha pare ndonjehere, fati e deshi te rriteshim se toku e te ndiheshim si vellezer. Ndoshta ne nje shkrim tjeter, familja e tyre do te jete protagoniste e do te zere vendin e merituar.
Isha i informuar se ne Korce banonte vajza e xhaxhait tim Velideja ( Dedeja ), e martuar me krahesiotin Qani Bektash Shabanaj, me te cilin kishte sjelle ne jete femijet: Astrit, Lirika dhe Luize, te cilet, gjithashtu ishin te parritur, si une. Dedeja ishte e bija e kapedanes Hysnije, nga Hoxhatet e Kolonjes te Gjirokastres dhe e Musa Mehmet Nelaj, nje burre i mencur e trim dhe atdhetar i flakte. Tek familja Shabanaj shkoja, pa teklif mbasi kisha „ ne timon “ Dedene – njeriun tim te nje gjaku. Vecse e kisha nje „ rezerve “, mbasi kryefamiljarin e asaj shtepie e kisha dhenderr. Miresia, bujaria dhe ngrohtesia qe me krijoi Ai burre, me bene te ndihesha mire edhe ne ate familje. Mirepo e kisha te qarte se dhendrri i shtepiose, sido qe te qaset me njerezit e bashkeshortes, mbetej gjithnje dhenderr e kishte status te vecante.
Xha Breshani, i cili per shkaqe pronesie mbante mbiemrin Bejomalaj, teksa ne fakt e kishte patur – Nelaj, kur u nisa per ne korce, si njeri babaxhan qe ishte dhe zemermire me dha porosi per te birin – Sabrine ( ndjese paste ), i cili, ne ate kohe kryente sherbimin e detyrueshem ushtarak, ne nje repart kembesorie te qytetit te Korces. Sabriu ( ndjese paste ) i mbetur jetim nga Nena, qe kur ishte femije, u be njeri nga djemte me te mire, me te sjellshem e me te pashem te mehalles tone e te fshatit Kalivc ne teresi. Njerka e tij, Samua dinjitoze, nje grua autoritare mes grave te mehalles, e cila, i trajtoi 5 femijet e gjetur si 5 te tjeret qe solli ne jete, krahas porosise me goje, me dha dhe nje qese, te bardhe, te ngjeshur, ku kishte futur duhan te grire ( Sabriu e pinte dendur duhanin ) dhe disa arrore e palafike, si shenje dashurie dhe kujdesi per djalin e gjetur.
Kisha informacion te sigurte se ne Korce, vitet e fundit, kishte migruar Zenjeli, djali i pare i Xhako Novruzit, njerit nga kusherinjte e babait tim. Zenjeli ishte i paragjykuar, si ne fis dhe ne mehalle e ne fshat, per arsye se ishte lidhur me martese me nje kurbatke ( arixhofke ) dhe banonte ne shtepine e saj. Ne lidhje me Lefterine, Zenjeli solli ne jete dy femije, nje vajze dhe nje djale. Pervec kesaj, paragjykimi per te kishte te bente dhe me faktin se Zenjeli, si i pashkolle e i perbuzur nga vendasit, me nje araba dhe me nje kale, mblidhte plehrat e qytetit e pastronte rruget e tij. Per nje kalivacas, kjo pune, ne ate kohe nuk ishte nga te preferuarat, prandaj dhe Zenjeli ishte i paragjykuar. Babai, kur me nisi per ne Korce me dha shume porosi dhe disa rekomandime, per te gjetur njerez te fisit tone, por Zenjelin nuk ma zuri ne goje. I tille ishte mentaliteti i tij. Ne Kalivac, qyshse u lidh me Lefterine, Zenjeli vinte rralle e nuk mirepritej. Xha Novruzi dhe gege Shaza, prinderit e tij biologjike, nen presionin e fisit e te te afermve te familjes, e ndane me vete djalin e madh e ai ngriti 2 kasolle, me kashte, nen udhe, disa metra ne Juge te lemit te xhako Novruzit, para se te shkosh tek varrezat e fisit tone.
Qe te me vinte ne seder, Babai ( ndjese paste ) me qesendiste me fjalet thumbuese, te thena me ironi: “Cap ne Korce, behu tok me Zenjelin; perpiqu te gjesh dhe “X ” e „y “ qe ishin larguar nga fshati e nuk e kishin kthyer koken pas; behu me ta e bej si ata dhe, mesiguri qe do ta harrosh shpejt Kalivacin dhe ne qe te kemi bere koken “. Keto fjale te Babait, edhe pse te renda, i vura „ vethe ne vesh “ e i mbajta parasysh gjate gjithe jetes. E doja dhe e respektoja shume ate burre shtatshkurter e mustaqe fjolle dhe ia degjoja e ia vija ne jete porosite e tij. Nuk bera si disa nga djemte e fshatit, te cilet qe kur mbaruan shkollen fillore te Kalivacit, ne vitin 1948 e derisa u bera kaq, e nuk i pashe kurre me sy. Njeri nga mehalla ime, qe kur iku, ne vitin 1948, deri sa u nda nga jeta, nuk e pashe me sy e nuk e njihja. Ate, zor se do ta njihnin edhe familjaret e tij. Nuk eshte legjende, as thashethem dshakeq, por nje e vertete te cilen bashkekohesit e tyre e kane prekur. Dy kalivacas, kusherinj me njeri – tjetrin vajten ne Tirane. Qytet i madh e i zhvilluar, madje kryeqytet Tirana. Me me shume banesa, me rruge qe gumezhinin e me popull plot. “Birkot ”, u hapen si vaji ne lakra e humben, pa nam e pa nishan. Nuk u dihet si u vajti filli e ku perfunduan.
Dija se e bukura sulltane, vajze e kuusherires Musho dhe e trimit me flete – Refat Mahmut Bilaj, ishte martuar, me mbleseri, me djalin e Idai Brahimit, nga Aligjoni i Shkozes, rrethi i Vlores, me Ferrikun „div “, djale i pashem e i fuqishem i rritur ne stanin e familjes, tek Shkembi i Ylynecit, nga ana e Shkozes. Ferriku ishte fisnik e bir fisnikesh. Nena e tij, Fatimeja dhe babai – Idai, ishin njerez te nderuar ne fis e ne kaza dhe nga dere e madhe. Nuk e dija se keta, pas Mrteses ishin vendosur ne qytetin e Korces ku do te shkoja per te mesuar. Ferrikun, nuk e njihja fare; ate nuk e kisha pare asnjehere, as kur erdhi ne Kalivac per te pare nusen e ardheshme.
I parritur isha por nje paragjykim e kisha: Sipas ketij paragjykimi e mentaliteti sundues ne fshatin tim e me gjere, vajza, mbasi martohej, u largohej gradualisht lidhjeve te mepareshme fisnore te saj dhe merrte anen e burrit, duke krijuar lidhje te reja. Mirepo praktika e jetes na meson tjetersoj. Vajza, kur vete tek dere e burrit, vertet qe krijon lidhje te reja, sic jane marredheniet me burrin dhe me njerezit e tij, me femijet qe sjell ne jete etj. etj. por deren e babes, njerezit e genit e te gjakut te saj, nuk i harron. Jeta ka vertetuar te kunderten; vajza nuse dritherohet kur pergatitet e merr udhen per ne dere te babes. Sado qe te ishin ditet e qendrimit ne te pare, vajzes nuse ato i dukeshin te pakta e te pamjaftueshme per te tretur mallin qe e kishte kapluar.
Veprova sipas mentalitetit sundues te treves nga rridhja. Perpjekja e pare ishte te gjeja shtepine e kusheririt tim – Qamil Pasho Nelaj, ne menyre qe te lidhesha me njerezit e gjakut e te sojit tim. Keshtu e donte tradita e une, si pjelle e saj, nuk mund te veproja ndryshe.
Ne Korce, sic na tha shoferi i autobusit, do te mberrinim ne fund te dites, kur kishte nisur te binte erresira. Ne ate periudhe te vitit, nata nis e i merr dites, derisa ato barazohen. Erresira binte me heret. Ky fakt, ne dukje i parendesishem, nuk me favorizonte, perkundrazi i shtonte veshtiresite e asaj dite. Me duhej, te gjeja, fillimisht konviktin e shkolles ku do te kaloja ate nate, gje e cila nuk ishte aq e lehte per mua. Ne ate autobus nuk kishte te tjere nxenes, nga Tepelena apo nga rrethe kufitare me rrethin tim me te cilet mund te shoqerohesha e do ta kisha me te lehte gjetjen e konviktit. Eshte fjala per nxenes qe do te sistemoheshin ne konviktin e Teknikumit Bujqesor te Korces ku do te kryeja mesimet e shkolles se mesme.
Rrugetimi per ne Korce zgjati shume ne kohe, madje u shtri ne dy dite e pata mundesite te mendoja e te fantazdisa probleme te cilet nuk i perkisnin logjikes dhe pjekurise time. I zhytur ne boten time, mendoja e fantazoja duke perfytyruar: Si do te ishte shkolla ku do te mesoja ? Po konvikti ku do te banoja, si do te ishte valle ? Ne kete ceshtje fantazia ime femijerore shkonte me tej. Mendoja: Sa nxenes do te flinin ne te njejten dhome ? Po ne klase sa nxenes do te mesonin ? E cfare nuk me shkonte ne mendje ? Pyesja veten: A do te kete kuzhine dhe mense, si ne konviktin e Tepelenes ? Cfare absurditeti e logjike feminore ? Po gjellet, a do te gatuhen aq te shijeshme si ne Tepelene ? Etj. etj. Problem madhor, i cili me mundonte shume ishte: Si do te me pritnin korcaret e si do te mund te ndertoja marredhenie te mira me ta ? Nuk behej fjale per ndonje pritje ceremoniale, me ovacione e duartrokitje por me hante meraku: Sa i afte do te isha per t’u integruar ne komunitetin e tyre dhe si do te pershtatesha me mentalitetin e ri ?
Me bindjen se nuk do ti kisha te lehta perpjekjet per te gjetur te afermit e mi, me banim ne Korce, iu perfilla punes kerkimore. Isha i sigurte se njerezit e fisit tim, kur te me shikonin, do te gezoheshin e do te me rrethonin me dashuri, te cilen nuk e kisha provuar me pare. Ne kete perfundim mberrija nisur nga fakti se kur jeton ne nje qytet tjeter, te larget e te madh, sic eshte Korca dhe ka mall per te tijet, njeriu sikur ndihet ndryshe dhe e derdh, me tepri „nektarin “ e dashurise te paster. Ata qe kane provuar emigracionin e mallekuar, e kane te kjarte domethenien e takimit me nje njeri te fshatit tend, ca me shume kur dhe e ke te genit. Mendoj se nje ndjenje te perafert gezimi perjeton dhe ai qe vjen ne nje tjeter komunitet ku njerezit jane te te njejtit gjak, ndonese jane pershtatur e integruar ne komunitetin e ri dhe kane ndryshuar qasjen, kane rritur nivelin kulturor dhe vishen me mire e sillen me qytetare.
Ne Korce shkelja per here te pare. Fshati im ishte larg dhe i varfer e i pazhvilluar ne krahasim me Korcen. Me te zbritur nga autobusi, u capita por nuk dija ku te shkoja. Meqenese shkelja ne nje vend te panjohur puna e pare qe bera ishte te shtrengoja fort torben e bardhe qe kishte thurur me dore Nena dhe qesen e bardhe qe mbaja te varur ne qafe, brenda se ciles kisha disa para, nga ato qe me dha Babai dhe disa te aferm e dashamire te familjes, kur mora udhe. Torben e kisha plot me ushqime e me fruta. Gruaja ne Permet, e zonja e shtepise ku darkova e fjeta, nuk i kishte trazuar gjerat e mija, edhe pse, me bujari i derdha mbi tavolinen e bukes. Ajo Zonje, kur sistemoi gjerat e mija, kishte futur ne torbe edhe sende ushqimore te shtepise te saj. Ushqimet qe kisha ne traste, mund ti konsumoja edhe brenda 1 ose 2 diteve, por Nena, si Nene qe kerkon te kujdeset edhe kur biri i saj nuk eshte ne syte e saj, njelloj sikur te me kishte perpara syve. Ajo me porositi t’i kurseja ushqimet dhe ta mbaja terezine derisa te filloja te ushqehesha nga kazani. Nuk isha fare pa pervoje jete. Ne Konviktin e Shtetit, ne Tepelene, isha ushqyer nga kazani i kuzhinier Llukes dhe sinenes tone, pstertores Hane. Prandaj vendosa nje regjim te rrepte kursimi, per ushqimet qe me nisi Nena. Regjimi i kursimit qe vendosa, me nderoi. U ushqeva prej tyre, derisa kujdestaqri i konviktit me futi ne force per te ngrene nga kazani.
Autobusi i linjes nderqytetese Gjirokaster – Korce ndaloi perpara nje ndertese karakteristike, mjaft te bukur. Guret e bardhe, te gdhendur me merak dhe forma e nderteses, nje gjysmerreth, me lulishte perpara dhe me perroin ( lumen ) qe zbriste nga Mborja ne krahe. Ajo ngrehine, e cila eshte edhe ne ditet e sotme, Mund te ishte selia e Komitetitv Egzekutiv te Keshillit Popullor te Rrethit te Korces. Bukuria e nderteses me dha nje ndjesi te mire per qytetin. Guret e bardhe, te skalitur qe formonin harkun, i jepnin bukuri te rralle asaj ngrehine. Syte me mbeten tek ajo godine, edhe pse mbi supe me kishte rene nje hall i madh.
Pasagjeret zbriten nga autobusi, nje nga nje dhe me koken ulur, pa pershendetur njeri – tjetrin, u larguan, sejcili ne punen e tij. Mbeta, i vetem, ne mes te asaj udhe te gjere, e te atyre njerezve, te cilet nuk i kisha pare kurre. Mora guximin e i dola perpara nje burri me moshe mesatare e me petka jo aq te fisme, i cili ndaloi, menjehere. Veshja e tij ngjasonte me teper me timen; jo me veshjen dhe me pamjen elegante te kalimtareve te tjere. Mendova se ishte i ngjashem me mua e se mund te me ndihmonte. Iu drejtova disi me droje, mbasi, ne fshataret e atyre viteve na shoqeronte e nuk na ndahej droja, per cdo gje. Te kete te beje me emancipimin e shoqerise ne teresi ky fenomen apo ishte i pranishem vetem tek une ? Them se ishte i pergjithshem e i diktuar nga jeta e kufizuar qe benim atehere. Me burrin kishim diference ne moshe por ai qenkesh fisnik e me begenisi. E pyeta: Ku ndodhet konvikti i Shkolles se Mesme Bujqesore „ Irakli Terova “ se dua te shkoj atje sonte per te percjelle kete nate. Vete Shkolla e Mesme Bujqesore „ Irakli Terova “ funksiononte ne qytetin e Korces prej tre vjetesh dhe as te gjithe qytetaret nuk e dinin me saktesi vendndodhjen e saj. Pa lere qe, ne ate kohe, shkolla ishte vec konviktit dhe ishin larg njeri – tjetrit. Burri qe pyeta ishte i njerezishem dhe pyetjes timee naive iu pergjigj: „ Po ku do qe te shkosh more djalke ? Ne shkolle apo ne konvikt “ ? Ne konvikt, u pergjigja, pa u menduar dy here. Nuk e mendoja se shkolla ishte shume larg nga konvikti. Ato ishin ne dy skaje te kundert te qytetit. Konvikti gjendej ne Veri – Perendim kurse shkolla; ne Juge – Lindje te Korces. Pergjigja ishte me te vertete interesante por nuk me zgjidhi asgje; pra mbeti vetem tek interesantja. Burri me tha: „ More djalke i mbare; per te gjetur konviktin qe kerkon, ec pak andej – za; pastaj kthehu ketejza, vazhdo pak drejt, pasataj gjej ndonje tjeter e pyet gjene “. Burri fliste me nje gjuhe korcare te llastuar por te qarte. E falenderova me gjysme zeri e vazhdova udhen qe me rekomandoi ai. Burri, sikur te kerkonte miratimin tim, me pyeti: „ Mirke ?“ e u largua. Mirke u pergjigja, pa kuptuar ku ishte e mira ketu. Te them te drejten, mendja nuk me punonte ne ata caste e nuk mendova per asgje. Mbeta serish i vetem, ne mes te Korces, ne nje kohe kur sejcili mblidhej ne vatren e tij. Fundja, kush ma kishte ngene. Sejcili veshtronte punen e tij. Pyet njerin e pyet tjetrin, me ne fund e gjeta konviktin e deshiruar.
Godina e konviktit qe kerkoja ishte nje ndertese e vecante me nje arkitekture te bukur, me kthina te vecanta, me 2 – 3 kate, me kulla te tipit kinez. Ajo gjendej, thuajse ne hyrje te udhes tradicionale qe te conte nga Korca ne Maliq e me tutje; jo shume larg bankes se shtetit, prane bahcese me molle te embla te xha Tenit. Keshtu mori fund odiseja e atij kerkimi te veshtire, i cili nuk zgjati shume ne kohe. Kisha jetuar ne Konviktin e Tepelenes ku brenda 5 minutave i bije qytetit kryq e terthor. Kisha lindur e isha rritur ne fshatin Kalivac te Tepelenes, ku distancen mes njerit breg nga tjetri ( cdo mehalle ishte ngritur ne nje maje bregu ) e shkurtonte e bertitura me ze te larte. Ne fushe, distanca e komunikimit me ze ishte me e shkurter, ne krahasim me komunikimin midis kodrave. Ishte praktike shumevjecare, mjaft e bukur – komunikimi mes njereze ze te larte. Shembull: Nje burre, nga kodra perballe, vinte doren pas veshit e bertiste: „ O filan “ ! Dhe filani, me te degjuar thirrjen pergjigjej: „ Lepe “ ! Dhe keshtu vijonte komunikimi zanor mes dy burrave. Ne qytetin e madh te Korces, te shtrire kryesisht ne fushe, gjerat funksiononin tjetersoj. Hapsirat e gjera, kerkojne qe, per te shkuar nga njeri vend ne tjetrin, te lodhesh kembet Ne vitet per te cilet behet fjale, asqe mendohej per sherbim urban me autobuse apo nderlidhje telefonike permes aparateve celulare. As pajtone, si ne Vlore nuk me zune syte. Ne Vlore, ne ata vite nga Sahati, ne Skele, ne Uje te Ftohte e kthim, qarkullonin disa pajtone kundrejt nje pagese modeste. Qytetari qe dispononte nje biciklete ishte i privilegjuar dhe i nderuar. “ E gjeta Stambollin ” me te pyetur, sic deftojne te moshuarit. Vojta ca por me ne fund ia dola mbane.
Ne hyrje te konviktit, andej nga eshte rruga automobilistike qe te con ne Maliq, njeriu i pare qe takova ishte roja vigjilente i konviktit – xha Shyqyriu. Ai ishte nje goxha burre, malesor, i zbritur ne Korce, nga fshati malor i Gjergjevices. Mosha qe kish, nuk te jepte me teper se 50 vjec. Ishte mjaft i mbajtur e te shembellente me i ri. Bashkeshortja e tij ishte ndare nga jeta dhe xha Shyqyriu, me ndihmen e nje pushtetari, te cilin e kishte ne fis, kishte gjetur nje “ rreze ” per te shtyre vitet e pleqerise. Xha Shyqyriu ishte i veshur me rroba shajaku, te zi; ne koke mbante nje kapele pellushi, te zi si ato qe mbanin burrat e treves nga kishte zbritur. Cdo dite rruhej, me kujdes dhe mbante mustaqe te prera shkurt, per te cilat kujdesej ne menyre te posacme. Sapo e takova, nga pritja e ngrohte qe me beri, me lindi simpatia per te dhe besimi, njekohesisht. Per pritjen e ngrohte, ndoshta ishte porositur por siguria ime tek ai njeri u shtua kur dhe me pas vura re te njejten sjellje miqesore ndaj nxenesve konviktore. Kur e veshtroja xha Shyqyrine, te veshur e te pispillosur me vinin ne mendje disa burra te moshuar te mehalles time , sidomos, nga veshja, nga qasja dhe nga te ecurit me naze. Ai me shembellente si Xha Ahmet Selfua i Zenelajve dhe si xha Laze Xhezua i Hadere. Burrat e mocem te fisit e te mehalles time, te cileve u rrija prane e i veshtroja ne drite te syrit duke perthithur prej tyre cdo fjale qe nxirrnin nga goja. Ata me trajtonin ngrohte e me dashamiresi. Mesova shume prej tyre. Xha Musai, ( ndjese paste ); plaku i mencur e trim i Nelajve, nje dite, kur po dilte nga avllija e tij e gjate, tek mbylli lesen prej teli te cilen e mbyllte, pa kyc, se e dinte qe rrethohej nga njerez te gjakut te tij, jograbitqare, me kalin “ Kuqo ” per dore, me torben e bukes ne krah e me cangadhet perpara, te cilat i conte ne domenet e tij, ne Margellic, me ndaloi e me nje dashuri prindi, me tha: “ Miazim; nga Binajt ( dege e fisit Nelaj ), po dolle ti – dole; tjeter njeri nuk del ” ! Kur e kujtoj, them me vete: Cfare profecie?
Musa e kishte emrin dhe burri nga Gjergjevica: ai qe ruante konviktin e Teknikumit Bujqesor „ Irakli Terova “ te Korces. Ai, duke me mireseardhur, me perzemersi, me shoqeroi e me rrefeu dhomen ku do te flija. Xha Musai nga Gjergjevica me shoqeroi dhe ne mense, qe te darkoja duke menduar se meqe vija nga rruge e larget, mund te isha i uritur, por une i deftova torben e bardhe me ushqime plot, duke i lene te kuptonte se isha i ngrene. Atehere, Ai me percolli ne dhomen ku do te kaloja naten. Me duhej te zgjidhja nje shtrat ku mund te shtrihesha. Te pakten te pushoja pak, pas asaj lodhje te gjate.
Krevatet ishin te rregulluar e te kompletuar. Konviktoret vinin nje nga nje e kur tja kishin ngene. Drejtoria e konviktit kishte marre masa, ne menyre qe ata kurdo qe te paraqiteshin ti gjenin krevatet gati. Krevatet ishin me konstruksion metalik e me suste teli. Ata ishin me dy kate, apo sic thone rendom, stil marinari. Meqenese dhoma ishte bosh e une “ bera kembe ,” i pari, pata peivilegjin te perzgjidhja. Zura vend ne katin e pare te nje krevati. Pata kohe e mundesi te zbrazja torben e bardhe prej pelhure, per te pare gjendjen e ushqimeve qe me kishte nisur Nena. Prane shtratit ishte nje komodine, ne te cilen vendosa dhe sistemova ushqimet e torbes. Dhoma ishte e larte dhe shkelqente nga pastertia. Ndenja nje cope here duke vrojtuar pllakat me te cilat ishte e shtruar dyshemeja. Ato ishin prej porcelani, me ngjyra te ndryshme. Nuk kisha pare deri atehere te tilla pllaka. Ato ishin te vogla si dimension dhe shume cilesore. Sic duket, projektimi, ndertimi dhe pajisja e godines ishte me materiale te importuara nga vendi fqinje, nga Italia. Me vone mesova se kjo godine ishte ndertuar posacerisht per ushtaret italiane, ne kohen e pushtimit fashist. Ajo, per nje kohe te gjate ka sherbyer si shtepi publike. Ne te strehoheshin dhe sherbenin femra qe ofronin seks, per ushtaret italiane. Vajzat ishin sjelle nga Italia. Kur e mesova kete fakt, edhe pse isha i vogel, me erdhi nje ndjenje peshtirosje dhe urrejtje per ate veprimtari te pamoralshme. Ngrehina ne fjale nuk ngjante me te tjerat. Muret ishin ndertuar me gure te gdhendur, te vendosur nje mbi nje. Fugat mes rrjeshtave te gureve, dalloheshin qarte e i jepnin murit bukuri te vecante.
Ne anen Perendimore te konviktit ishte mensa. Ajo ishte ndertuar rreth 50 m. larg konviktit. Se bashku me te, si zgjatim i njera – tjetres ndodhej kuzhina. Ne hapsiren qe ndante godinen e konviktit nga mensa dhe kuzhina ishte nje fushe, e rrethuar nga mure te larte rreth 3 m. Ne mes te saj ishte nje cesme, e cila kishte uje 24 ore, pa nderprerje. Ajo ishte nen toke, e nuk binte ne sy. Per te zbritur deri tek cesma, duhet te shfrytezoje 3 – 4 shkalle. Konstruksioni i ndertimit te cesmes ishte prej betoni. Ajo fushe me permasa te kufizuara ku zakonisht luanim futboll ishte e shtruar me pluhur qymyri, te djegur e te situr dhe, kur luanim nuk njiheshim fare nga ngjyra e zeze qe kishim marre. Ashtu sic ishim, te nxire e qulle ne djerse, laheshim ne ujin e ftohte te cesmes. Cesma ishte thuajse e paqdallueshme dhe, ai qe nuk e dinte, binte brenda. Nje dite, kur po mesoja te ngisja bicikleten dhe kisha marre nje biciklete me qera, ca nga padija e me teper nga emocionet se po mesoja nje gje te re, u hutova aq shume sa rashe brenda ne gropen e cesmes me gjithe biciklete. U deformuan ca disqet, se bashku me komardaret dhe me kopertonet por une nuk pesova asgje. Sikletin me te madh e kisha kur i shpura bicikleten te deformuar, atij qe ma dha. Shtrati qe perzgjodha per te percjelle naten e pare kishte dyshek te mbushur me pambuk. Per t’u mbuluar, ne fund te krevatit ishin te palosura 2 batanije pambuku, me kuadrate. Batanijet ishin te pastra e nuk i kishte prekur era e rende e skonit. Carcafet dhe kellefet e jestekeve ishin te bardhe, te lare e te hekurosur. Cdo gje ne ate dhome ishte e paster, ndrinte dhe mbante ere freski.
U bera nje „ inventar “ te shkurter sendeve ushqimore qe me kishte nisur Nena e u shtriva, per te fjetur. I lodhur isha, por gjumi nuk me zuri. Ai ishte „ aratisur “ gjetke e nuk me perfilli fare. Duke u menduar, sic isha i shtrire, ne pritje te dremes, ku s’me shkonte mendja. Papritur m’u kujtua nje porosi e Nenes, kur me nisi. Ajo me tha se disa nga ushqimet mund te thartoheshin. Brrofa perpjete, sikur te me kishte hedhur susta e krevatit e nisa te kontrolloja nje per nje ushqimet. Nena e kujdesur per djalin e pare te saj qe do te ikte larg, me kishte caktuar dhe nje radhe, sipas te ciles, me pare duhet te konsumoja ushqimet me rrezikshmeri te larte prishje. Mishin e pules e kisha ngrene. Ai me pelqente shume dhe ashtu sic e kishte pergatitur Zonja e Madhe e Binajve, te lyer me vaj ulliri, ishte bere mjaft i shijeshem. Me duhej te konsumoja disa fije petulla te pjekura po ne vaj ulliri dhe dy copa qullapite qe kishin mbetur. Te dy keta asortimente ishin me baze brumi e nuk mund te rezistonin gjate. Vezet e ziera, frutat, palafiket, dhe arroret nuk i gjente gje. Vergjet me fiq kojse, gjithashtu rezistonin me gjate. Sistemimi i ushqimeve dhe konsumimi i atyre qe ishin me pak rezistente, me mori ca kohe por dhe me fryu barkun. Nga nepsi, nuk lashe pa cupitur ato qe prekja me dore. Pagjumesise time iu shtua dhe barku plot.
Ndenja i shtrire ne krevat edhe pse gjumi nuk me mori. M’u kujtua nje thenie e lashte e nje predikuesi te fese te Krishtere, sipas te cilit: „ Ka thane frati, shko ke shtraati, po s’te mur gjumi, pushon shtati ”. Merak te madh kisha per shkollen qe do te niste se shpejti, me 1 shtator te atij viti. Shkolla zinte vendin e pare ne vargun e shqetesimeve te mija. Shkollen nuk e kisha pare akoma por e perfytyroja te ndryshme. Hamendesoja: Ku e si do te ishte ajo ? Po klasat ? Sa nxenes do te kishte ne nje klase dhe me ke do te ulesha ne bange ? Si do te ishte raporti mes vajzave dhe djemve, ne klasen time ? A do te kishte nxenes nga qyteti dhe si do ti ndertoja marredheniet me ta ? Po petagoget, si do te ishin, te moshuar apo fringo te rinj ? Te ashper apo tolerante, si do te silleshin ata me nxenesit dhe me ecilin ( cilen ) prej tyre do te kuptohesha me lehte ? Keto bluaja ne koke, prandaj nuk me merrte gjumi.
Mendoja, e shqetesohesha per faktin: kur e si do te lidhesha me njerezit e mi te nje gjaku; me Qamilin e Pashos; me Dedene e Musa Mehmetit; me Sabrine e Breshan Fejzos, me Sulltanen e Refat Mahmutit dhe a do te takoja valle kusheririn tim; Zenjelin e Novruz Selfos te cilin, ne mehalle e ne fshat e kushin nemur e sikterisur ? Po nxenesit e klasave me te larta, si do te qaseshin ndaj nesh, “ aguridheve ” ? Teknikumi Bujqesor “ Irakli Terova “ i Korces jetonte vitin e trete te funksionimit. Ai, vertet kishte formuar nje fare fizionomije, por, jo te gjithe qytetaret dhe krahinaret e dinin vendin ku ndodhej dhe destinacionin e tij. Mendoja dhe per kuzhinen e mensen e konviktit qe do te na ushqenin. Perfytyroja tavolinat ne mense; sa konviktore do te uleshin ne nje tavoline ? Si do te ishin gatimet dhe cfare do te gatuhej per ne ?
Ne dhomen e gjumit, ate nate do te isha i vetem. Vetmia ma shtonte stresin. Ne Konviktin e Tepelenes isha mesuar te flija ne nje dhome me shume shoke. E qarte gjeja: „ vetmia te vret “ ! Ne shkollen shtatevjecare isha nxenes i treguesve cilesore. Mesuesit, ndoshta dhe per kete shkak silleshin mire me mua. Po ketu ? Kisha merakun si do te silleshin me mua shoket dhe shoqet e klases. Kisha degjuar se shkolla e mesme nuk ishte e njejte me ate shtatevjecare. Kisha kuriozitetin per te mesuar sa me pare, cfare ndryshimesh do te kishte midis dy niveleve te shkolles, sa i takon procesit te te nxenit. Me kishin bere te ditur se disa lende, ne shkollen e mesme ishin mjaft te veshtira e kerkonin studim te zgjatur dhe se ne shkollen e mesme tentohej dhe per te zhvilluatr mesime me karakter te mirefillte shkencor. Sidomos ne procesin e formimit profesional. Me keta mendime ne koke u perpelita tere ate nate, ne krevatin e bute e te paster. Nuk e them dot, me siguri, nese arrita te flija ate nate ? Keto mendime me linin pa gjume. Kisha dhe nje shqetesim tjeter, te cilin, ne vetmi nuk mund ta zgjidhja: Si do te pershtatesha me nxenesit e klases time qe ishin nga qyteti I Korces te cilet kishin mundesi dhe kerkesa te tjera per shkollen dhe per jeten.
E mendoja se ne klasen time, mesiguri do te kishte dhe qytetare te mirefillte korcare. Ata, ne familjet e tyre, mekoheshin me te tjera ide dhe kishin tjeter qasje, sa i perket veshjes, afersise me te tjeret, sjelljes ne rruge e ne qytet dhe qasjes ndaj shkolles dhe te mesuarit. Dija se korcaret jane njerez me sqime dhe ekzigjente ndaj pamjes te jashtme te tyre. Veshjet e tyre jane prej materiali cilesor, te qepura pas shtatit, te pastra e te hekurosura. Nxenesit nga qyteti, dalloheshin qe ne ecje. Ata, edhe ecjen e kishin elegante, kurse ne qe vinim nga fshati, ngjanim me nje „ Halldup “ qe ne nje kuptim do te thote njeri pa gusto, i veshur dosido e me sjellje te rendomte. Nuk isha i vetmi
Nje shoku im i klases, nga nje fshat i Devollit, kur erdhi ne qytet, kishte mbathur opinga llastiku, nga ato qe ngjajne me nje varke lundruese. Opingat ishin te bardha nga siper e stononin me kepucet, me te cilat vinin ne shkolle qytetaret. Qe te ngjante si ata, shoku im i mire, por i paditur, i lyeu opingat me boje te zeze tek nje bojaxhi kepucesh, ne qender te qytetit. Deri sa shkuam ne konvikt, boja e ngjyet e opingave, u dekolorua e opingat e tij u bene, te bardha, sic ishin ne fillim. Me kujtohet dhe nje adoleshent tjeter, i ardhur nga fshati, i cili, nuk kishte provuar te lepinte nje akullore. Bleme te dy, nga nje kaush me akullore brenda, tek nje pasticeri, ne qender te qytetit ku punonte nje grua e ardhur nga Leskoviku. Shoku im, sapo zbritem ne trotuar, e kullufiti te tere kaushin me akullore dhe i dolen syte si kokerdhok. Si me i ftilluar, i bertita shokut: „ Mos, mor budall se nuk gelltitet akullorja menjehere “ ! Shoku e nxorri akulloren menjehere dhe e hodhi ne trotuar, se e plevitosi.
Kujtoj dhe fyerjet qe na benin ata te rinj korcare, te cilet ishin te veshur „shik “ e silleshin me edukate. Ne fshatareve, me petka te qepura shkel e shko, te cilat na rrinin si thes. Ata, ne fshatareve na etiketonin me shprehjen: „ Agallare “, jo ne kuptimin e te qenit te pasur por ne kuptimin e te qenit te rendomte ne sjellje. Shkova ne Korce ne ditet e fundit te gushtit te vitit 1956. Deri ne daten 1 shtator te atij viti, dite kur do te nisnin mesimet rregullisht, kisha ne dispozicion disa dite. Keto dite te „lira “ me sherbyen per te njohur qytetin dhe per t’u socializuar me mjediset e tij te. Ne te njejten kohe, mund te beja perpjekje per te gjetur njerezit e mi te gjakut. Per te qene ne harmoni me traditen zakonore te treves nga vija, e donte puna, fillimisht te perfillesha per te gjetur shtepine ku banonte kusheriri im Qamil Pasho Nelaj dhe familja e tij. Qamili ishte bere i njohur fale invaliditetit te tij si ishpartizan i Brigates se 6 – te sulmuese te Ushtrise Nacionalclirimtare te popullit shqiptar. Bazuar ne tiparet e tij dhe ne faktin e mesiperm Qamili caktua njeri nga drejtuesit e Ndermarrjes te Ndertimit te Korces, Ai ishte njekohesisht dhe njeri nga veprimtaret me ne ze te organizates te Frontit Demokratik, ne qytet. Kisha bindjen se po te arrija te gjeja Qamilin, e kisha te gjetur Dedene e xha Musait e cila ishte kusherire e afert e tij dhe e baraslarguar prej meje. Qamili binte ne sy per shkak te ecjes te tij te pertuar, si rezultat i plagosjes te tij, ne njeren kembe si dhe ngaqe mbante syze miopi me numer te madh. Veshja e tij, ecja, qasaja ne rrethin shoqeror dhe ne pune, e benin Qamilin te vecante. Atij i dhimbsej shume malli i perbashket dhe ishte mjaft kerkues per ruajtjen dhe mireadministrimin e tij. Tipar dallues i tij ishte moskompromentimi me asnje menyre dhe kerkesa e larte e llogarise. Keto dhe te tjera tipare te tij te vecanta benin qe nje jabanxhi si Qamili te shquhej mes vendaqsve.
Nuk vuajtja shume per te gjetur shtepine e kusheri Qamilit. Familja e tij banonte ne nje godine njekateshe; me cati e me nje kopesht te vogel prane. Banesa e Qamilit dhe familjes te tij nuk ishte larg godines te shkolles se mesme ku do te mesoja. Ai banonte ne hyrje te perbashket me familjen e punetorit korcar – Petro dhe bashkeshortes te tij – Theodhora. Ata kishin dy femije adoleshente: Marjeten dhe Anestin. Marjeta e bukur punonte ne fabriken e birres te qytetit kurse i vellai ishte punetor, mekanik. Te dyja familjet gjitone, jetuan mjaft kohe, ne paqe e ne harmoni te dukshme me njera-tjetren. Ne kopshtin prane shtepise, i cili shtrihej ne dy faqe te pjeses qe i takonte Qamilit, Nene Ganua, Nene e Qamilit, nje grua labe, e moshuar por e forte fizikisht, tipike kalivacase, punonte token dhe mbillte duhan fletegjate te variettetit xhebel, te cilin e thithte Qamili, me te dredhur dhe Nene Ganua, me cibuk. Prane themelit te baneses ishte nje bince ( tip strehim ) ku familja e kusheririt tim sistemonte qymyrin me te cilin ngrohej dhe gatuante ne dimer.
Shoqet dhe shoket e mi te shkolles, mberriten ne Korce nga rrethe te tjere dhe nga treva e Korces nje nga nje e dite pas dite. Derisa u plotsuan klasat e shkolla u kompaktesua, pata kohe e shans te gjeja kusheriren Velide. Ajo, ne ate kohe punonte ndihmeskuzhiniere ne kuzhinen e Shkolles se Mesme „ Irakli Terova “. Kuzhinieret ishin dy: Filip Zallemi, nje fisnik korcar barkemadh dhe Eftalia, nje grua e urte e punetore, me origjine nga Leskoviku.
Ne ate kohe, kusherira ime Velide, mbante mbi supe 30 vite. Ajo ishte shendetplote dhe profesionalisht e zonja. E ema – Hysnija e Musa Mehmetit e kishte rritur dhe e kishte edukuar te bijen me tipare e mentalitet kalivacas; te afte per te menaxhuar shtepine e saj, kishte rrethuar me kujdes: burrin, femijet, fisin e bashkeshortit si dhe te nderonte prinderit e saj dhe te afermit e tyre. Ajo ishte e martuar me krahesiotin Qani Bektash Shabanaj. Qaniu vinte nga ushtria ku kishte qene nenoficer aktiv por ishte liruar prej saj, per shkak se ishte „i vrare “ nga veshet. Ai punonte ne Ndermarrjen Bujqesore „Irakli Terova “; punetor krahu; me vone punoi, po punetor krahu, ne Fabriken e Tullave te qytetit te Korces. Ndermarrja Bujqesore „ Irakli Terova “ me vone u shnderrua ne ekonomi didaktike dhe eksperimentale te Teknikumit Bujqesor me te njejtin emer.
Ne adoleshence, Velideja kishte qene e martuar me nje djale mjaft te mire, por te pafat, ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores. i cili u nda shpejt nga jeta. Ai, u nda shpejt nga jeta dhe e la Velidene te ve, me nje djale latant, te cilin e quanin Remzi. Ne kohen kur u lidh me martese me Qani Bektashin, Velideja la ne Kalivac te birin, ne kujdesin e Nenes, kapedane Hysnijes dhe xha Musait fisnik, trim e i mencur dhe dajos me zgjuarsi te rralle e tipare te vecanta – Mehmet Nelaj. Remziu u rrit, u maturua e u martua, ne familjen e Gjysh Musait dhe gjyshe Hysnijes. Minajetja, ashtu si vjehrra, vjehrri dhe bashkeshorti i saj, u kujdesen per Remzine, qe ai te rritej e te veselitej, pa bere dallim nga femijet e gjirit. Remziu u be goxha djale, i rrethuar nga dashuria dhe kujdei i te gjithe njerezve. Ai u rrit kanakar e u be i perkedheluri i fisit dhe i mehalles. Teze Mushua, bashkeshorte e burrit me burreri Refat Mahmutit, e donte dhe kujdesej shume per djalin e motres dhe e kishte amanetin e saj. Ne Kalivac e me gjere nuk kane pas thene mekot se jetimi, mbaron si jetim e i le femijet jetime. Remziu u martua me te bijen e Cizo Azis Xhaferaj nga Mecajt, solli ne jete femije, te cilet tashme jane kader, por vete, e mbylli jeten ne nje aksident banal.
Velideja, grua e zonja, e zgjuar dhe e mencur, fisnike nga rrenja, e brumosur me mentalitetin e treves nga kishte ardhur, e kuptonte deshiren time te zjarrte per te gjetur njerezit e mi te gjakut, ne qytetin e larget te Korces, prandaj me ndihmoi, me gjithe shpirt, per te rene ne kontakt me ta. Ajo, me rrefeu e me coi ne familjen qe kishte formuar mbesa e saj ( vajze e motres ) – Sulltana e bukur, ne cift me te mirin Ferrik Idai Brahimaj, nga fshati Shkoze i rrethit te Vlores. Ne ate kohe, cifti Tane ( Sulltane ) dhe Ferrik Brahimaj, banonin ne nje apartaqment ne anen Perendimore te Bulevardit „ Gjergj Kastrioti “, prane Bankes te Shtetit. Ata, sapo kishin ardhur ne Korce e ishin ne procesin e konsolidimit te familjes te re dhe te „ shijimit „ te dashurise te tyre hyjnore.
Teze Velideja, si fisnike qe ishte, bije e dy prinderve te fisem dhe nuse ne nje familje te ndiere, nuk u mjaftua vetem me rrefimin e baneses te mbeses te saj ( vajzes te motres ), por, me mori per dore e me shpuri ne shtepine e saj. Motra e saj, Mushua e Refat Mahmutit e kishte porositur motren Velide ta kishte ne kujdes, te voglen e sqj si „ flori “ – Sulltanen bukuroshe e te brishte, per faktin se ajo ishte akoma e parritur dhe e paditur. Velideja, tek mbesa Sulltane do te ishte jo vetem teze e saj por dhe nje „vjehrre“ e mire. Fatimeja e Idai Brahimit, ndodhej disa qindra kilometra larg vendbanimit te nuses te djalit te saj, per rrjedhoje nuk e kishte te mundur te luante rolin e vjehrres fisnike.
Tana, kur u martua me Ferrikun e Idai Brahimit nga mehalla e Aligjonit te Shkozes te rrethit te Vlores, ishte 18 vjece. Po bej perpjekje per tua paraqitur sa me te sakte e me te plote, juve lexues te nderuar, portretin e te mires Tane. Ajo ishte vajze fshati; mjaft e re dhe e bukur natyralisht; me shtat mesatar, me shendet „ bucko “; e zgjuar, e shkathet, e paqme dhe e papertuar. Tana e donte jeten dhe ishte e gatshme per te perballuar cdo veshtiresi e pengese, ne emer te saj. I donte shume femijet dhe ishte e predispozuar per te perballuar kerkesat dhe veshtiresite e te qenit Nene. Tana i kishte floket ne ngjyren e geshtenjes me kacurrela. Fytyren e kishte te bardhe e te rregullt. Balli i larte si shenje fisnikerie dhe dy syte geshtenje, te ndritshem i jepnin hijeshi te rralle asaj fytyre te pafajshme. Buzeqeshja e embel dhe nje vrime qe i shfaqej ne mjekren e rregullt te saj, kur qeshte. Buzagazi i saj ishte i cilter e me gjithe shpirt e benin me te hijeshme fytyren e atij „ engjelli “. Bashkeshorti i saj nga Aligjoni, Ferrik Idai Brahimaj, sikur te ishte bere posacerisht per te qene binjak me Tanen vezulluese. Shtati i tij i fuqishem dhe shendeti i mire, fytyra bardhoshe, floket e zinj, pak te rene mbi balle, si shenje fisnikerie, nofullat disi te gjera, dhe syte tere drite e jete, te krijonin pershtypjen e nje mbinjeriu. Vitaliteti i te cilit ishte i dukshem e veprues. Bota e brendshme e tij ishte e bukur dhe teper e pasur. Ferriku, fale shtatit, zgjuarsise e shkathtesise dhe trimerise, me origjine atdhetare, si garanci, u thirr per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne kufi, ne rrethin kufitar te Korces, atje ku rreziku ishte iminent dhe ku kerkohej, jo vetem zgjuarsi natyrale e trimeri dhe ndieshmeri cobani, por dhe shkathtesi e fantazi. Meqenese ne kryerjen e sherbimit te kufirit, Ferriku u shqua mes shokeve, nomenklatura e piketoi dhe e propozoi per ta mbajtur ne rolin e instruktorit te kufitareve, ne qendren e instruksionit e cila ndodhej ne Korce. Mjaft i interesuar dhe garant per djalin e xha Idai Brahimaj, u be burri i ndiere nga fshati Sevaster i rrethit te Vlores, Arshi Velaj, i cili, ne ate kohe ishte nder specialistet me ne ze te kufirit te ketij rrethi, por dhe mik shtepie i Brahimajve. Xha Arshiu ( ndjese paste ) ishte i sigurt se djali i Brahimajve atdhetare, nuk do ta turperonte ne cilesine e instruktorit te kufirit, ndaj u be garant I tij dhe nuk u zhgenjye.
Tana me Ferrikun ( ndjese pacin ), u lidhen e u martuan me njeri – tjetrin me shkuesi ( mbleseri ). E tille ishte tradita e kohes dhe asnjeri nuk mund te dilte jashte saj. Ndonje pelqim mes te rinjve, edhe mund te ngjante , sic ka ndodhur, sidomos kur ishin nga i njejti fshat dhe mesonin, ne shkolle se bashku ose shiheshin ne forma te ndryshme neper dasma e gostira, ne ndonje rast kur te dy te rinjte shkonin ne Pazar apo, sic mund te ndodhe, ne mehallet e „Pusit “ ne Kalivac ku vajzat shkonin kolektivisht per te mbushur uje tek Burimi i Madh, ne Donije, njera pas tjetres, me kazane ne koke apo me bucela ne kurriz. Ne keta raste e ne te tjere si keta, pelqime ka patur; kjo nuk mund te vihet ne diskutim, por dashurickat ishin te pamundura. Konservatorizmi dhe injoranca ushqenin fanatizmin e dukuri te tjera penguese, te cilat kane qene te huazuara e te imponuara nga pushtuesit e huaj. Ato ishin ngulitur fort ne jeten e kalivacasve dhe banoreve te treves e beheshin barrikade sa here paraqitej ndonje mundesi komunikimi mes te rinjve te pelqyer me njeri – tjetrin. Madje edhe kur ngjanin pelqime mes te rinjve, realizimi i tyre, merrte udhen e shkuesise. Kerkohej dhe pelqimi i prinderve te tyre; i familjes; i fisit dhe i miqesise. Ne rastin tone, e cila ka te beje me lidhjen e shendeteshme te Tanes me Ferrikun, asqe behej fjale per pelqim e lidhje dashurore te mepareshme. Lumi i Vjoses qe veconte dy fshatrat; eshte nje „gardh “ natyral, i cili nuk lejonte e nuk bente te mundur lidhje dashurore, pa le me dashuricka. Dy te rinjte, asqe e njihnin njeri – tjetrin e nuk kishin degjuar gje, madje as per egzistencen e tyre. Tana, si „vajze pulash “, nuk kishte shansin te kapercente as Perroin e Veldonit e pamonitoruar nga prinderit dhe njerezit e shumte te gjakut. Edhe kur shkonte tek Gjysherit, ne Ahmetaj, ne te gjithe Brinjen e Qendret kishte njerez e familje nga race e saj. Ajo ishte „ e ngujuar „ ne Margellic, ne Gjembin e Bilos dhe ne Perroin e Seranit. As ne Kocimare e ne Arat e Buta nuk kishte dale bija e Atij cike burri – Refat Mahmut Bilaj, i cili ishte i njohur, ne fshat e ne treve, si burre i zgjuar, i shkathet e trim. Asnjeri nuk mund tja kalonte „ ujet nen rrogoz “ Refat Mahmutit. Se shumti, Tana, kur kapi moshen e pubertitetit, lejohej, gjithnje me lejen e prinderve dhe e shoqeruar, te shkonte, e shumta deri tek gjyshe Hysnija, bashkeshorte e legjendes kalivacase – Musa Mehmet Nelaj.
Tana i kishte ngjare gjyshe Hysnijes e cila shquhej mes grave te fshatit, si per sjellje te ashper dhe per te qenit e drejte. Ajo ishte nga ato gra, qe maten me burrat, si ne kuvend dhe ne pije alkoolike. Ajo e pinte duhanin me cibuk dhe rakine me faqore. Ninija, edhe kur ulej ne trapeze me burrat, garonte dhe i mposhtete disa burra te mire. Mushua, Nena e Tanes, e ardhur nga Anadoli, kur ishte 2 vjece ishte rritur ne dy familje tradicionale e me begraund te pelqyeshem. Ajo mekoi tek e bija ( Tana ) edukate te shendoshe dhe e mesoi te behej zonje shtepie e zoteruar, e pergatitur per te qene e denje per ti sherbyer familjes, burrit, femijeve dhe te ishte e pritur ndaj cilitdo qe do te trokiste ne deren e shtepise te saj.
Tana dhe Ferriku nuk kishin asnje shans per te njohur njeri – tjetrin perpara se te realizohej kjo lidhje mes tyre. Lidhja mes tyre nuk ishte njerezore por „ Hyjnore “. Dy te rinjte ishin te gatuar per njeri – tjetrin. Ne ndihme u erdhi fati kunder te cilit nuk mund te dale asnjeri. Ndoshta kemi te bejme me nje rast unik, fale te cilit, kur nje burre dhe nje grua lidhen me martese, mes tyre lind nje dashuri e papare ne te cilen ata ndihen aq te afert, aq te ngrohte e aq te dashuruar me shoqi – shoqin sa qe njerezit, mbi baza te shendosha arrinin te thoshin se „ keta te dy, vetem vdekja mund ti ndaje “! Mirepo jeta u kishte rezervuar dy te rinjve nje fat te mbrapshte; dashuria mes tyre nuk u trashegua. Populli yne, me zgjuarsi natyrale, ka qemtuar rast pas rasti e ka formuluar, mbi raste te ngjara ne prektike, sloganin e vertetuar se „ Dy te bukur kur lidhen me martese, nuk e kane shansin te trashegohen “! Tana dhe Ferriku, ishin mjaft te bukur e u lidhen ngushtesisht, edhe pse pa u njohur paraprakisht me nje dashuri te patreguar. Fati i kesaj lidhje, rrodhi sic do ta mesoni pak me poshte. Ata, vertet sapo ishin te martuar dhe me shkuesi por, u lidhen aq shpejt e aq fort me nje dashuri te cilter sa qe te tjeret, kur i veshtronin si dy zogj ne nje dege peme, kujtonin se jetonin se bashku prej kohesh.
Mbasi i njoha nga afer, si i te njejtit gjak me Tanen, tek i veshtroja aq te dashuruar e te lumturuar, ne krahet e njeri – tjetrit, mendoja me vete: ” Ja nje nje martese e goditur e me fat dhe dy te rinj te bere per njeri – tjetrin. Kur shkoj neper mend ate lidhje te forte e ate dashuri te paster si dhe kur i referohem asaj cerdheje te lumtur qe formuan ata dy „ engjej “, me perfshin ngazellimi por dhe me kaplon trishtimi, njeherazi. Ngazellimi ka te beje me ate embelsi qe pashe ne marredheniet midis tyre te sinqerta, te shendosha e pa paragjykime por te natyrshme. Trishtimi im eshte nje rrevolte e brendshme, shprehje e nje keqardhje, pa kufi, per fatin e trishte te ketij cifti, trishtim i cili la pas shume brenga dhe nuk duhet te ndodhte. Lidhja ishte me ngjyra qiellore, kurse fundi ishte tragjik e lemerites dhe i padenje per ato dy krijesa. Fatkeqesia qe i ndodhi Ferrikut, e cila pasoi me ndarjen nga jeta te tij, tronditi, jo vetem mua. Te tjere njerez u viktimizuan dhe perjetuan me dhimbje te thelle ate tragjedi te rralle. Me teper se kushdo tjeter e ndjene kete gjeme e mira Tane; Katjusha e vogel dhe Gjoni, i cili ishte ne barkun e Nenes e nuk e pa Babane me sy. Sa e rende eshte per femijen te mos njohesh prindin e te mos perfytyrosh imazhin e tij.
E kujtoj ate kohe, jo vetem me nostalgji, por dhe me pergjerohim. Pergjerohem e si te mos pergjerohem ? Vdekje ka e do te kete, se e tille eshte jeta, por me iku nje lule, akoma pa celur dhe u vyshken petalet e nje luleje si Tana qiellore. Fakti qe isha i parritur nuk e justifikon qendrimin tim te dyzuar te asaj kohe. Anoja me teper nga Tana, per shkaqe te lidhjeve te gjakut me te; por qesh me vete kur mendoj se, qofte dhe virtualisht i kam hyre ne pjese gjysmes tjeter te atij cifti – Ferrikut fisnik i cili, dilte jashte dimensioneve te kohes kur jetoi. Nuk di nese me skuqen veshet nga turpi, por ndjej se, sa here kujtoj ata vite te lavdishem e te embel, me hipen nje aver e paspjeguar e behem qull ne djerse, nga sikleti.
Kujtoj kur vajta per here te pare ne shtepine e ciftit Tane e Ferrik, i shoqeriuar nga simotra Velide dhe nga bashkeshorti i saj – Qaniu i Bektash Likos. Ne familje gjeta Tanen dhe Katjushen latante. Ferriku ishte ne detyre, ne Repartin e kufirit ku u jepte mesim kufitareve te rinj. Qendra e instruksionit te kufirit, ne ate kohe, ndodhej ne kilometrin e dyte te rruges automobilistike qe te conte nga Korca, ne Bilisht.
Isha rreth 14 vjec, kurse Tana ishte me teper se 18 vjece. Ajo kishte marre, me sa duket nga prinderit e saj mesimin edukativ sipas te cilit kur ne shtepi hyn nje mashkull, qofte dhe me I vogel ne moshe, femra qe ndodhet Brenda duhet te ngrihet ne kembe, ne shenje respekti. Kjo tradite ishte aq e fuqishme sa, edhe kur ne konak hynte nje femije, mjafton te ishte i gjinise mashkullore; te gjitha femrat qe ishin brenda duhet te coheshin. Tana e kishte bere te sajen kete mesim. Sapo hyra ne dhome, u bera qendra e ngjarjeve te metejshme. Tana, kur me pa, ne shtepine e saj, u gezua shume e nuk permbahej nga gezimi. Ajo, kur me pa; me njohu e m’u hodh ne qafe. Me puthi ne te dyja faqet, me pushtoi fort ne kraharor e nuk me leshonte. Njeherazi degjova nje klithme gezimi prej saj. Ne te bertituren e saj shquajta fjalet: “Ua – Ua – Ua ”- na erdhi dajo Niaziu…“. Po nga u hapen keto udhe, o dajo ? Sa shume te dua e sa shume kohe kam pa te pare ? Me paska marre malli shume! U takua me mua, pastaj u drejtua nga Velideja, te cilen e kishte teze dhe nga Qaniu, i cili ishte burre i tezez te saj. Fjalet e mireseardhjes te sime mbese, Tanes dhe thirrja e saj ne sloganin kalivacas “ nga na u happen keto udhe – o dajo…“, sikur me bene ta ndieja veten me te rritur dhe ndieva detyrimin per ti dale ne mbrojtje mbeses time Sulltane. I sigurt se nuk them ndonje gje te madhe, nuk di perse m’u kujtua nje ndodhi e te pakten 8 viteve te shkuar.
Ishte viti 1948. Motra ime e vetme – Lumturia ( ndjese paste ), shkonte ne klasen e pare te shkolles fillore te fshatit. Ajo kishte mbushur moshen 7 vjec e cila ishte kusht per te hyre ne klasen e pare. Babai im fanatik – Xhaxhakua, me hoqi menjeane e me tha: „ Do te vec edhe ti ne shkolle, megjithse nuk e ke moshen. Nuk mund ta leme kocen vetem, ne mes te djemve…“. Do te ruaja motren 7 vjece!!! Cfare absurditeti i asaj kohe. Ama ishte dhe nje fare kujdesi,per vajzen e vetme, ndonese i tepruar. Tani qe i kisha lene te 14 vjecet, sa here shkoja ne shtepine e ciftit Sulltane dhe Ferrik Brahimaj, kur veshtroja dashurine dhe perkujdesjen me te cilat, i ndjeri Ferrik rrethonte bashkeshorten Tane dhe “ engjellin “ e vogel – Katjushen dhe kujtoja ate kohe, behesha xheloz kur veshtroja ate kujdes e ate lidhje “ hyjnore” mes tyre; ate kujdes qe shpaloste ferriku per to. Xhelozia ime ishte e pabazuar dhe e patreguar. Ajo konsistonte ne faktin qe une, si dajo, edhe pse i vogel, ndjeja pergjegjesine qe mbesat e mija “ mos ti zinte era ”, ne kuptimin qe ato te ishin te mbrojtura ne cdo drejtim. Qe ne castin e pare, Tana e brishte, sapo me pa, m’u hodh ne qafe e me mireseardhi, me fjalet: “Mireseardhe o dajo ”! Keto fjale ma shtuan detyrimin per t‘u bere roja e tyre, ne kuptimin e rojas te qiellit. Tushin, te dy prinderit e donin jashte mase dhe e rrethonin me puthje e me ledhatime. Ajo ishte nje „ engjell “ dhe ndonese i mundonte shume e i linte pa gjume, ishte nje „embelsire e kendshme“; e cila meritonte cdo kujdes e dashuri. Katjusha e vogel, me „cicerimat „ e saj ua bente me te embel jeten familjare.
E thashe me siper se ne ndonje rast ndihesha xheloz. Por, xhelozia ime ishte e vecante dhe unike. Nuk doja qe vajzat e gjakut tim; Sulltanen dhe Katjushen ti „ zinte era “ ne kuptimin qe asnje e keqe mos tu vinte ketyre krijesave te brishta. Nuk i duroja dot ankesat e tyre. Meqenese burri i asaj shtepie ose, sic kane thene dikur ne anet tona, : „trari kryesor „ i shtepise ishte Ferriku i Brahimajve, kerkesat e mija ndaj Tij ishin te shumta por jo te kota. Ai duhet te behej „ ombrelle mbrojtese “ per te dyja vajzat. Per Ferrikun familja ishte e „ Shenjte“.
Me kishte rastisur te isha ne shtepine e tyre, kur vinte Ferriku, nga reparti. Sapo ndiente deren qe trokiste, vogelushja Katjushe, e cila sapo kishte nisur te belbezonte, bertiste, e gezuar, me te dyja duart te ngritura: „ Eli Babi “; „ eli Babi !“ dhe vraponte ti hapte deren ushtarakut Ferrik Idai Brahimaj. Edhe pse ishte koha per te fjetur, dyvjecarja Katjushe nuk pranonte te shtrihej, pa ardhur i ati, pa e pare ate dhe pa shijuar puthjet dhe perkedheljet e Babait te cilat binin si bresheri , mbi Te. Kishte dhe ndonje rast kur zhgenjehej e tek dera shfaqej dikush tjeter. Atehere Katjusha niste te qante. Lotet e saj me pikonin ne zemer e nuk mund ti veshtroja.
Shkoja ne shtepine e tyre kur mbaronin oret e mesimit dhe mbasi kisha ngrene dreken ne konvikt. E gjeja mbesen te ulur prane krevatit te vajzes ose me Tushin ne preher, ne pritje te kryetarit te familjes. Padurimi i te dyjave, ne ndonje rast percillej me lot dashurie. Mirepo mua, edhe pse ne ate moshe, lotet e tyre me ngacmonin e me trishtonin. Gjykoja se Tana, ishte mjaft e re ne moshe dhe pa pervojen e nevojshme te jetes. Ajo vinte nga Kalivaci dhe shkelte per here te pare ne nje qytet te madh e te zhurmshem, ku jeta gelonte ne te gjithe dimensionet dhe ishte tjeter soj. Vija nga fshati e ishja rritur me mentalitetin mashkullor te treves. Si mashkull ndjeja pergjegjesine qe kisha si perfaqesues i fisit tim nga i cili rridhte Tana dhe vajza e saj. Isha ne mbrojtje te tyre e nuk doja te shikoja lote ne ata sy.
Nuk dola i zhgenjyer ne qendrimin tim ndaj rastit konkret. Ferriku ishte „ djale flori “. Zemergjeresia, ciltersia, dashuria e paster dhe perkushtimi i tij per Tanen dhe per Tushin e Vogel, ishin te jashtzaqkonshme. Sherbimin e detyrueshem ushtarak, Ai e kreu ne vijen e pare te kufirit; 36 muaj, duke perjetuar situata nga me te ndryshmet. Aty, Ferriku fitoi standartet e nje specialisti cilesor ne ceshtje te regjimit te kufirit dhe ishte ne mbrojtje te jetes e te qetesise. Ndaj ishte mjaft i perkushtuar per familjen e tij. Meqenese plotesonte me se miri kriteret e duhura, pas perfundimit te afatit te sherbimit te detyrueshem ushtarak, organi i nomenklatures e caktoi Ate, instruktor, ne shkollen e instruktimit te kufirit, per rrethin e Korces. Cobani i dhive te Shkembit te Lunecit, me perpjekje te shumta u be instruktor i sherbimit te kufirit. Tashme, Ai, me trimerine dhe me burrerine e kultivuar ne familje dhe ne ushtri, u aftesua per te qendruar balle per balle, jo vetem me egersirat e pyllit, por dhe me bishat me dy kembe qe kishte perballe.
Dikur, para se te shkonte ushtar Ferriku menaxhonte nje kope te madhe dhish, ne stanin e familjes, poshte shtepive te Mahmut Imerit, ne koreijen me kocimare, xine, perralle, mbrete, ilqe e drure te tjere, here i vetem ne shoqerine e qenit te forte murro e here ne shoqerine e vellezerve te tij dhe ne bashkerendim me stanet e kusherinjve te tij. Ai u rrit e u kalit ne stan, por, ne ushtri u zbut shume karakteri dhe shpirti i tij e u latua mentaliteti fshatarak. Ferriku ishte me fat qe u lidh me ate deli vajze; Sulltanen e Mushos e te Refat Mahmutit, e cila, ishte vajze e zgjuar natyralisht, zemergjere si Ajo dhe me shpirt te dhimbsur. Ajo, ne cift me Ferrikun formuan nje cerdhe „ hyjnore “ ku mbreteronte dashuria dhe miresia. Nese Ferriku ishte ne roja te kufirit shteteror dhe te familjes te tij, e mira Tane, si kllocka per zogjte, ishte, gjithashtu mburoje e sigurt e familjes te saj
Cifti i ri; kur erdhi ne Korce, u sistemua ne nje banese ku mjedisi ishte i ngushte dhe hyrja e perbashket. Kjo ishte zgjidhje gjysmake por e pranueshme per kohen. Te tille ishin kushtet e pergjthshme ne vendin tone. Nevojtaret, sidomos te ardhurit nga fshatra apo nga rrethe te tjere te vendit, ku jetesa behej ne varferi e skamje te skajshme, sic ishin dy fshatrat tane fqinje: Kalivaci dhe Shkoza. Ne Korce, te ardhurit ishin te kenaqur nga kushtet qe gjenin, madje ndiheshin te privilegjuar per shansin qe u ishte dhene, per te jetuar ne nje qytet te madh e te zhvilluar, si Korca, ku jeta ishte tjeter. Vecse familjet e ardhura dhe ajo jona, ishin te detyruara te bashkejetonin ne „ lumin “ e opinionit konservator te ketij qyteti te lashte e te madh, me banore autoktone te lidhur me njeri – tjetrin e me tradita te hereshme.
Tana ishte lindur e ishte rritur ne Gryken e Margellicit, ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos; aty ku Perroi pa uje i Seranit shfaqet papritur, si fantazme, del nga ajo gryke dhe zbret me uterime, e me shume zhurme, nga guret qe kercasin e perplasen me njeri – tjetrin, te rrotulluar nga vorbulla e ujit, kur ne ate zone bien shira te shpeshte e te forte. Perroi i Seranit, kur del ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos, dhe merr udhen per ne Perroin e Corrushit, me te cilin bashkohet ne llomerat e vellezerve Karafil e Refat Mahmuti. mbasi kalon neper barishte, ferra e driza dhe neper gjemba te bardhe, te cilet te shpojne hidhur. Pikerisht ne Gryken e Seranit, aty ku shfaqet perroi qe vjen nga shkembi, kishte ngritur shtepine babai i Tanes – Refat Mahmuti i Bilajve dhe pak me poshte kishte ngritur dy kasolle me kashte, vellai i tij – Karafili. Te dy vellezerit, prej kohesh ishin shperngulur nga trojet e tyre ne mehallen Hasanimeraj e ishin ngulur ne tokat pjellore te trungut, ne luginen pjellore te Grykes te Margellicit, ku toka eshte kryesisht aluvionale dhe ka mbledhur aluvionet e Kocimares te Corrushit dhe dherat qe sjellin rrekete nga Mali i Thanes; ne vecanti nga Kurrizi i Ziles.
Ngastrat e vogla te arave te vellezerve Karafil dhe Refat Mahmut Bilaj, te cilat ndaheshin nga ledhe e cfrete ku kishin mbire apo ishin kultivuar lofata, vidha, gorica etj, te cilat jo vetem forconin strukturen e ledheve por, ne to kultivoheshin rrush te varieteteve te ndryshem, per raki e per tavoline. Ne druret pyjore te xha Karafilit ishte nje hardhi qe prodhonte rrush te llojit razaki, e kerkuar si rrush tavoline. Edhe goricat nuk shkonin kot. Gege Bedrija, nje grua nikoqire e zemermire, pergatiste me to pekmez, mjeshterisht.
Te dy bijte e Nene Taces dhe te Baba Mahmutit, kur u shperngulen nga Hasanimerajt e u vendosen ne Margellic, fillimisht ngriten kasolle me gardh anash e me kashte mbuluar, te lyera me balte e me byk perzier dhe me taban te lyer me byk e me bajga lopesh, brenda te cilave te zihej fryma, e te digjnin syte, nga tymi i dendur. Me e theksuar qe kjo kur ne kasolle ndiznin zjarr kunatat: Bedri e Musho, per te gatuar e per t’u ngrohur. Refati u be me shpejt me shtepi, kurse Karafili, ne cift me Bedrine, jo vetem qe nuk lane pasardhes, por e ngrysen jeten ne ato kasolle me kashte, ne mes te drizave e ferrave. Me duhet te them se te dyja kunatat, si Bedrija dhe Mushua, gatuanin me shije dhe ishin nikoqire te rralla. Prej Mushos i kishte mesuar e mira Tane gjellet te ciles ishin te shijeshme sa qe ata qe i shijonin, lepinin gishtat. Te mos i hyjme ne hak teze Velidese e cila u kujdes qe mbesa e saj te perfeksionohej ne vijimesi edhe ne kete fushe ku Ajo, ishte e shquar.
Ferrik Idai Brahimaj ishte i lindur e u rrit ne mehallen Aligjonet te fshatit Shkoze te rrethit te Vlores, atje buze lumit te Vjoses, ne kodren ku jane rritur ullinjte shekullore e vete vendi quhej Ullinjte e Hanit. Konaku i Brahimajve ne Aligjon ishte „dere e madhe “ e njohur dhe e nderuar ne ato ane. Shtepia e Idai Brahimit, ishte nga te paktat shtepi me dy kate ne Shkoze. Te dy katet ishin te banueshem e te pajisur me komoditetin e kohes. Vellezerit Talo; Nazo e Idai Brahimaj ishin blegtore te njohur. Ata ishin bere mjeshter te njohur per mbareshtimin e te dhirtave. Ne stanet e tyre buze Vjoses, tek Shkembi i Lunecit mbareshtoheshin kope te medha dhish si „mushka “. Stanet e fisit Brahimaj, te vecante per cdo familje, mbaheshin ne kasolle ne forme harku, me mur guri gelqeror, te mbuluar me kashte thekre, tershere, etj. Ato ishin ndertuar ne faqen lindore te pyllezuar te Malit te Kudhesit ( Malit te Bardhe ), buze lumit. Stanet e dhive ruheshin nga cobane te regjur e nga qen stani te forte e te eger, pse jo dhe nga burra me arme zjarri.
Kullotat ku ushqeheshin dhite e Brahimajve ishin te pyllezuara nga shkurre perralli, mereteje, xine, ilqe, kocimare dhe gjethe te tjera te dobishme. Qumeshti qe perftohej nga kjo kullote ishte me shije dhe i cilesise te larte. Vellezerit Brahimaj, si shume stanare te tjere dhish, i percillnin ditet me te shumta te vitit ne stan, prane bagetive te tyre. Ata, here pas here, shkonin ne familjet e tyre, ne Aligjon, per te pare e per t’u shmallur me femijet; per t’u lare e per t’u nderruar si dhe per te marre pjese ne dasma e ne gosti dhe per te bere ndonje vizite kortezie tek te afermit apo tek miqte e tyre. Nuk vihej ne diskutim marrja pjese e tyre ne vaki apo ne ceremonite mortore. Ne raste te tille, ata, edhe po te mos shkonte njeri, per ti zevendesuar, bagetite i linin ne pyll, ne ruajtjen e qenve besnike te stanit. Duhet thene me force nje fakt: Mes vellezerve Brahimaj dhe pinjolleve te tyre, kishte nje solidaritet reciprok dhe mbeshtetje te papare, per te perballuar te keqen e mundeshme. Kur njeri largohej nga stani, te tjeret, detyrimisht, e zevendesonin ate dhe ndjenin pergjegjesi te plote per mbarevajtjen e puneve te stanit, njelloj sikur te ishte vete i zoti. Kur stanarin e regjur e zevendesonte njeri nga pinjollet e tij, i cili nuk e kishte pervojen e nevojshme, solidariteti baritor dhe i fisit, nxirrte krye me force e behej faktor uniteti e sigurie. Mbeshtetja e me te vjeterve per rishtaret iashte nje kusht i domosdoshem qe kishte dhene prova.
Ne kete mjedis baritor, i mekuar, krahas qumeshtit te Nenes, me ajken e qumeshtit e me gjalpin brume, i ledhatuar nga era e luleve te malit dhe i flladitur nga era e fuqishme qe te ckulte e Grykes te Lunecit u rrit e u veselit djali i Idai Brahimit; Ferriku, i cili „nuk e ndau “ mishin e pjekur ne hell dhe djathin e njome te kulluar ne nape. Ne kete mjedis te shendoshe baritor, i rritur me aromen e luleve te malit dhe i perkundur ne djepin e shtellungave te eres qe frynte me furi nga gryka e Lunecit, u rrit e hodhi shtat djaloshi yne, Ferriku i Idai Brahimit. Ai, ne stan e ne konak shijoi ajken e qumeshtit dhe gjalpin brume, dhe u ushqye me mishin e pjekur ne hell, i cili kundermonte ate mjedis, me eren e tij te kendshme.
Ferriku u rrit si lis e hodhi shtat me nje fizik te fuqishem, me faqet qe i kuqonin nga era e malit dhe nga ushqimi bio. Kur mbushi moshen 19 vjec e duhet te mobilizohej per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak, bazuar tek shendeti i tij, pa asnje cen, tek shtati i tij i beshem, tek karakteri i tij burreror e trim dhe ne atdhetarizmin e familjes e te fisit, u caktua ne repartin special te kufirit, balle per balle me monarkofashistet e Jugut. Ai, gjate kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak ra ne sy te eproreve te tij, per urtesi, durim, zgjuarsi, shkathtesi e trimeri, prandaj u caktua, pergjegjes i njesitit kufitr ku bente pjese dhe u piketua qe, pas kryerjes te detyres te ushtarit te detyruar, te perzgjidhej si insxtruktor i ceshtjeve te kufirit, ne shkollen e instruksionit, ne Korce. Shkolla e instruksionit te kufirit, ne ate kohe ndodhej, brenda territorit te Komandes te Kufirit te rrethit te Korces, disa kilometra ne udhen automobilistike qe te conte ne Bilisht, pak me tej kompleksit te varrezave te ushtareve franceze, te rene ne Luften e Pare Boterore.
Mbasi u lirua nga ushtria sipas rregullit te kohes, Ferriku vajti disa dite me leje, prane familjes, ne Aligjon te Shkozes. Per ardhjen e tij, shendoshe e mire, nga ai sherbim i detyruar ku mund te ndodhte e cfare mund te mos ngjante. Ferriku e perfundoi me nder sherbimin e detyrueshem ushtarak, duke i ngjitur me lart lavdine dhe dinjitetin e familjes e te fisit te tij. U gezua i madh e i vogel, ne Aligjon, ne Shkoze e me gjere. Xha Idaiu, njeri i tradites e me namuz ne faqe, beri goxha davet( gosti ). U “masakruan“ disa krere bageti te imeta nga stani i tij, ku u perzgjodhen kreret me te shendetshem e me te majmura te dhive te tufes; u derdh rakia si lume e u pi ajo „ me opinge “ sic e pine fshataret e Shkozes, kundermoi era e mishit te pjekur ne hell,ne mehalle e ne zonen perqark; gjemoi ai breg nga kenga e nga vallja, te cilat nuk kishin te sosur. Te shtenat me arme, pasuan njera – tjetren; ato i bene iso ushetimes te valeve te lumit. Nene Fatimeja fluturonte nga gezimi; Ajo tundej e shkundej neper shtepi e ne avlline e asaj dere te madhe; xha Idaiu, disi me i rezervuar, i ulur ne qoshene ku rrinte zakonisht i zoti i shtepise dhe priste e percillte urimet, shkurt, por mendja i gjezdiste gjetke. Ai mendonte se i biri, pas kryerjes te sherbimit te sdetyrueshem ushtarak, nuk kishte me lezet te rrinte “hergjele “; atij i duhej gjetur nje nuse qe ti shkonte pas shtatit dhe tipareve, rendeses te familjes dhe fisit atdhetar te Brahimajve. I numeroi me radhe vajzat e fshatit te tij ( ato qe njihte ) por mendimi nuk “I fjeti ” tek asnjera prej tyre.
Ditet e lejes kaluan shpejt e Ferrikut i duhej te nisej per te qene ne krye te detyres. Xha Idajiut nuk i vinte mire ta niste djalin azgan per ne qytetin e larget e te ftohte, te vetem, pa nje nuse, te denje per Te. Dergoi lajmes gjithandej, nga ata qe grisen disa pale kepuce, por nuk ia merrte mendja se nusja e djalit te tij te ishte fshehur ne Gryken e Margellicit, tek vendi i quajtur Gjembi i Bilos. Xha Idaiu donte qe nusja e djalit te tij, ne mos te ishte si i biri flori, me te gjitha te mirat, te pakten ti afrohej Ferrikut. Dhe cfare u zbulua nga ato ec e jaket e shumta. Per fejesen e Ferrikut me Sulltanen, u vune ne levizje lajmesit me te mire te te dyja krahinave e u vu ne gjendje alarmi, fisi i Brahimajve dhe ai i Bilajve te Kalivacit. Te dy fiset dhe vajza e djali qe do te lidheshin u gjenden te denje per shoqi – shoqin; ata ishin nga ajka e djemve dhe e vajzave te fshatit respektiv dhe ngjanin me dy „ yje “ te bere per njeri-tjetrin. Nuk kishte njeriu cfare te thosh, si per njerin dhe per tjetrin. Zoti i jetes i kishte gatuar me doren e tij e i kishte pajisur me te gjitha dhuntite. E kishin patur aq prane „ gjeraqinen “ dhe e kerkonin ne te gjitha anet e botes. Familja e saj i kishte ngritur „ kulvite “, ne delten e Perroit te Seranit qe percillte vetem popla guri e nuk u shkonte mendja njerezve se ne ato driza e mes shkurreve, kishte folene ajo deli vajze.
Te dy, si Tana dhe Ferriku ishin ne moshe per t‘u ciftosur e nuk kishin cfare te pritnin. Sapo i vajti ne shtepi lajmesi, xha Refati, burre i zgjuar e trim, njeri nga burrat kalivacas, te cilit nuk ia hante qeni shkopin, diten qe i kerkuan kocen, ata qe duhet te pyeste, i kishte ne sofer dhe e dha pelqimin, qe ne ate dite. Xha Refati dhe te tijet gjykuan se te dyja shtepite ishin te fisme e protagonistet e kesaj lidhje, Tana dhe Ferriku nuk kishin te share. Ndoshta nuk do te ma nxinte goja te pohoja se martesa mes Tanes, vajzes me te bukur e me te mire te fshatit, me Ferrikun e Idai Brahimit, nje „ Yll “ i shkeputur nga gjithesia, ishte nje mrekulli e vertete. Lidhja mes tyre ishte jo vetem e bukur por dhe nje harmoni vepruese. Cerdhja qe Ata krijuan i ngjante nje zgjoi bletesh, ku sundon rregulli e harmonia, gezimi e lumturia e papare, ku gazi dhe hareja nuk kishin te sosur e nuk ndalonin kurre. Prandaj, kete cerdhe e veshtronin te gjithe me zili dhe e lakmonin harmonine mes tyre. Duke „shtrydhur “ mendjen arrita ne nje perfundim te kendshem, i cili me shtrengonte te gjykoja se lumturia e tyre jo vetem qe nuk kishte kufi, por dhe nuk do te kishte fund. Ma kishte enda e doja shume te ishte keshtu; gezohesha shume qe ne nje lidhje dashurore ishin puqur dy njerez te mire, te cilet nuk ia prishnin kurre njeri – tjetrit. Fundja, ata njerez ishin te mite e doja ti veshtroja mire e me mire.
Vite me pas, kur ngjau e pangjara, kuptova se ajo martese ishte e pafat. E them kete mbasi lidhja mes tyre, aq e goditur e aq e mbare, u shkermoq akoma pa i dhen e plotesisht frytet qe priteshin dhe nuk i celi te gjitha gonxhet. Degjova te peshperitnin: „ Ashtu ishte e shkruar “; nje tjeter nxitoi te arrinte ne perfundimin jo logjik se“ i ka pare syri i keq “. Nje tjeter, me cmire e me zemerligesi, „ e torri me holle fillin “ dhe, si per ti vene kapakun asaj gjeme, u shpreh: „ Nuk ishte bekim; as urate, por nje mallkim i perbindshem “. Nje grua qe e mbante veten sikur te kishte4 „ licencen “ per profeci tha: „ E kishja thene une; „ Dy te mire, te bukur e me shpirt te paster, kur bashkohen, nuk trashegohen “! Ec e gjeeja fillin kesaj meseleje. Ato qe guxuan e folen, me apo pa keqdashje, nje vjege e kane.
Pa e renduar kete rrefim, e ndjej per detryre ta rrefej kete ngjarje, te rende me freskine e kujteses te koheve te shkuara. Nuk mundem, as ta harroj; as mos ta kujtoj ate ndodhi tragjike e cila ka ndodhur ne pranine time dhe pavaresisht se vitet kane rrjedhur e njerezit jane tjetersuar, ia vlen te kujtohet e te mos harrohet. Ca me teper kur ne skenen e jetes kane dale pinjolle te denje te ciftit qe shijuan lumturine e vertete per pak kohe, por gjurmet qe mbeten pas, nuk mund ti shuajne vitet. „Filizat “ qe mbine e u rriten te shendetshem; Katjusha dhe Gjoni, se bashku me armaten e pasardhesve te tyre, kane meriten e padiskutueshme qe i dhane „ Vlage “ te re asaj gjeme. E them qe ne fillim se ate qe ngjau nuk do ta donte asnjeri me shpirt e me zemer, por ja qe me fatin asnjeri nuk mund te matet. Ai te perkund me perkedheli e te perplas kur nuk e pret.
Martesa mes Tanes dhe Ferrikut formoi nje lidhje „ hyjnore “ e cila, nga shkendi fillestare u shnderrua ne nje zjarr te madh rezellites. Ajo nuk ka asgje te perbashket me ato fragmentet e historive te lidhjeve mondane te njerezve te kamur, por me shpirt te zi, te cilet u gezohen parave e jo pasurise shpirterore qe mblojne protagonistet ne nje lidhje dashurore. Tana dhe Ferriku erdhen ne jete e u rriten per njeri – tjetrin, u lidhen me nje dashuri „ te marre “; celen gonxhet e dashurise mes tyre por nuk i gezuan dot frytet qe lidhen ato.
Per fat te keq, njeri prej dy te dashuruarve, Ferriku, u nda nga jeta, kurse Tanes, e cila i jepte drite asaj shtepie, iu „ nxi jeta “. Nuk e meritonin Ata dy „ engjej “ kete fat te trishte. Ndihem me fat qe i kam njohur prsonalisht dhe nga afer, kam ndjere perkujdesjen e tyre per mua dhe kam shijuar bujarine e shpirtit te tyre te paster. Njeherazi jam fatkeqn qe perjetova kete tragjedi te rralle.
Ky shkrim, ne kujtim e per te nderuar, qofte dhe pas ndarjes nga jeta, te dy njerezve te mire: Tanes dhe Ferrikut, nuk mund te jete vetem nje prove kujtese e atyre viteve te larget e te kendshem por, ne te njejten kohe perben nje homazh per mosharrimin e tyre dhe te gjurmeve te pashlyera qe kane lene ne jeten time. Bota e tyre e madhe, jeta e tyre e vrullshme e mbushur me mirekuptim, gezim e dashuri te rrembente, rrembimthi n vorbullen e saj e nuk te linte, kurre te vetmuar. Ta kish enda te qendroje ne shoqerine e tyre dhe te merrte malli kur nuk i takoje, disa dite radhazi. E shprehur ne gjuhe teknike , ata te dy ngjanin me dy binjake apo me dy motorre sinhrone. Habitem si nuk rastisa ti veshtroja, qofte dhe ne nje rast, te zemeruar e turinjvarur; te vrejtur e te merzitur ? Tana, ne cdo rast e ne cdo kohe ishte shend e vere kurse Ferriku ishte nje behar qe nuk kishte mbarim. Buzagazi i tyre sec kishte nje embelsi te vecante dhe nje dashamiresi qe te bente per vete. Kam trokitur shpesh ne deren e tyre; i kam gjetur sic kane qene, por asnjehere nuk pashe ne syte dhe ne fytyrat e tyre merziti e mosperfillje.
Ata njerez, keshtu silleshin me te gjithe, jo vetem me mua, qe dicka me kishin. Me vjen ndermend, sikur te kete ngjare dje kur trokita per here te pare ne deren e tyre, i shoqeruar nga kusherira Velide dhe nga bashkeshorti i saj – Qani Bektashi. Deren e hapi Tana. E njihja qe ne vogeli te saj por tashme ishte bere tjeter. Ajo ishte rritur e ishte zbukuruar dhe i kishte hipur nje nur rrezatues dhe vetem buzeqeshte. I ndrinin syte qe me pa e i gufonte zemra. Martesa i kishte prire dhe cdo gje i kishte ardhur per se mbari. Sa shume u gezua vajze e delire, kur me pa ne dere. Kur u shfaq ne dere ime mbese, tere nur e hijeshi, me ngjau sikur perpara meje shkrepi nje yll qe me verboi syte. Fjalet e saj te mireseardhjes, te thena me aq sinqeritet e drejtperdrejt me cliruan nga emocionet dhe sikur me zgjuan nga nje enderr e gjate. E pashe te lumturuar e mjaft te gezuar. Syte e saj ngjyre geshtenje shkrepen me drite dhe nga goja nxorri fjalet magjike: „Nga u hapen keto udhe “ ?
Fjalet e saj te mireseardhjes, na cliruan nga emocionet; fjalet e Tanes nuk ishin te dala nga goja e nje gruaje te zakonshme fshatare, por m’u duken si te dala nga goja e nje perendie. Aq te ndiera e te ngrohta ishin ato. Dita qe na shpuri ne shtepine e tyre, ishte me te vertete e bekuar dhe e vecante e une u mundova te justifikohesha me fjalet: „ Jam konviktor e me kerkojne te jem ne shkolle, ne cdo kohe “ etj. etj.prandaj nuk kam ardhur me pare.
Tanen e gjeta kur nuk kishte shume kohe qe kishte prure ne jete femijen e pare – Katjushen „ erngjell “! Vajzen, te cilen e kishin quajtur Katjushe e kishin akoma pa fituar autonomine e levizjes. Tana kishte veshur nje fustan te gjere fanellati, te bardhe, me lule. Ajo, „ grua tek e cila kishte lene gjurme te qenit lehone“, me veshtiresi rrotullohej ne ate banese te ngushte ne permasa por te gjere sa mund te nxinte gjithe boten e deshiruar brenda. Vizita jone e pare befasuese dhe sidomos takimi me mua qe me donte e me respektonte si dajo 14 vjecar e lumturoi pa mase vajzen e thjeshte me shpirt bujar, te rritur mes njerezve te mire ne Margellic te Kalivacit. Ajo, me gjuhen e trupit, te cilen ia kuptonin fare mire njeri – tjetrit i transmetoi te shoqit; Ferrikut te zgjuar, te mencur e te pashem dhe shendetplote, i cili, sapo erdhi nga detyra e instruktorit te kufirit, te na takonte, duke i bere te ditur se ne ishim njerezit e saj te mire. Ferrikun e takoja per here te pare. Kur Ai erdhi ne Kalivac per t’u fejuar, une nuk munda te gjendesha ne ate ceremoni fejese, mbasi kisha shtegtuar ne Konviktin e Shtetit ne Tepelene. Pas fejeses me Tanen, Ferriku dukej rralle ne Kalivac; edhe kur vinte, qendronte pak. Ashtu ia donte puna dhendrrit te ri. Prandaj u detyrua ta shpejtonte martesen. Detyra e kufitarit dhe largesia e dy fshatrave tane, nga Korca ku Ai sherbente, nuk e favorizonin vajtje – ardhjen e shpeshte te Tij.
Portretin e Ferrikut nuk mund ta mjegulloje koha qe kalon, sado e larget te jete. Figura e Tij, ka mbetur e skalitur ne kujtesen time e nuk shlyhet prej saj. Tek une, Ai njeri vjen perhere sic e njoha atehere: I ri, me moshe rreth 22 vjec, me shtat mesatar por te lidhur mire e muskuloz, me shpatulla te gjera e me krahe te fuqishem. Syte e tij te zinj shendrinin si dy yje, floket te zinj, te rene pak mbi balle, shenje fisnikerie, syte te mprehte si te shqiponjes te malit, fytyra bardhoshe, nofullat pak te gjera, veshtrimi i qete dhe buzagazi i tij pa mbarim qe ne njohjen e pare te krijonin pershtypjen e nje njeriu serioz e te mencur. Bujarisht na ftuan te hynim ne dhome, ku pame, ne mes te saj nje tavoline druri te mbuluar me tantelle te bardhe, te thurur me grep, nga duararta Tane.
Ne njeren nga faqet e murit ishte vendosur, ne nje kornize druri me permasa 25x30cm, me xham siper, nje fotografi bardhe e zi. Ne ate fotografi, e cila, me sa duket ishte bere tek „ Sotir Studio “, njoha Idai Brahimin dhe bashkeshorten e tij – Fatimene, te veshur me te zeza, te cilet kishin vene ne mes birin e tyre – Ferrikun, te veshur me rroba ushtarake. Idaiu ishte i veshur me rroba shajaku te zi; Ai mbante ne koke nje qylah te bardhe me „antene “, ne krye. Nene Fatimeja, e veshur me te zeza, mbante ne koke nje lahur te zi dhe dukej si e ndrydhur, sic ishin ne ate kohe grate e fshatit. Ajo, ne pamje te pare, te jepte pershtypjen se e kishin shpure pa dashjen e saj , ne ate studio fotografie. Sa per Ferrikun; Ai e donte dhe e nderonte shume uniformen ushtarake dhe donte te ishte i pranishem kudo me ate uniforme. Ai ishte i veshur me xhakete ushtarake boje kaki, te mbyllur, me qafore te bardhe, te qepur bukur, me kapele ne koke e cila, ne mes kishte nje yll te kuq, te ndritshem, me pese cepa. Spaletat me shenjen T e cila simbolizonte nenoficerin e karrieres, i ndrinin mbi supe. I paster, i pashem, me uniforme qe shkelqwente nga pastertia, Ferriku i jepte shkelqim asaj fotografie, te cilen nuk e gjej dot.
Ne faqen tjeter te murit, ishte vendosur nje fotografi analoge per nga forma dhe masdhesia por qe ne te ishin dy njerez: e bukura Tane dhe i pashmi Ferrik Ibrahimi. Asnje objekt tjeter i varur nuk ishte ne ate faqe muri. Nuk ishte e veshtire te dalloje ne foto bukuroshen Tane, me floke te leshuara dhe e veshur thjeshte, me nje kostum boje qielli ne gri, me nje kemishe te bardhe me jake te madhe, e cila dukej ne jaken e kufizuar te xhaketes. Tana ishte e pashme vetiu, megjithate, per t’u paraqitur sa me e pashme ne ate foto, e kishte kuruar fytyren, me mjetet e kohes. Floket i kishte te gjate, deri ne lartesine e supeve, ne veshe i shendrinin dy vethe te vegjel te arte, dhurate e Nenes te saj; zonjes Musho, ne diten e dasmes. Per ti mbajtur ne disipline floket, ne njeren ane shquhej nje karfice e praruar.
Ne ata vite e me pas tyre, ne treven tone ishte rrenjosur tradita sipas te ciles, ne muret e dhomes te banimit cifti vendoste fotografi te tilla te te dashurve te tyre. Hera – heres, vendoseshin, sipaqs mundesive edhe fotografi ne grupe te vendosura ne korniza drurii ose te qepura bukur ne copa bezesh. Ne vitet per te cilet behej fjale, asqe behej fjale per fotografi me ngjyra; prandaj, te dyja fotografite e ekspozuara ne faqet e mureve te asaj familje ishin bardhe e zi. Por, te dyja fotografite ishin punuar ne studion e vogel, e cila nuk binte ne sy, te mjeshtrit te njohur korcar Sotir Studio, i cili ishte fotografi me ne ze i qytetit.
Banesa e ciftit: Tane e Ferrik Brahimaj ishte e thjeshte e pa teprime. Ata, te dy, nuk kishin shume kohe qe ishin martuar dhe ne qytetin e Korces ishin rishtare. Familja e tyre ishte ne ndertim e siper. Me kalimin e kohes edhe pajisjet e orendite e familjes, u shtuan, u permiresuan e u pershtaten ne harmoni me ato te gjitoneve. Cifti e kishte patur enderr te banonte ne qytetin e Korces, i cili, sic dihet, ishte jo vetem i madh e i zhvilluar por dhe djep i qyteterimit; me banore te edukuar e te kulturuar. Fati i ndihmoi te gjenin endrren e tyre. Ata u vendosen te banonin ne qytetin „ Perle “ ne nje kohe kur per Ta ishte e domosdoshme. Jeta e tyre ne Korce nuk kishte te ngjare e asqe mund te krahasohej me jeten qe benin ne fshatrat perkates, si ne Kalivac dhe ne Shkoze. Nese ne fshatrat perkates, Ata jetonin ne kasolle me kashte, ku tymi te zinte frymen e te lotonin syte, tashme, banonin ne pallat e ne kushte jetese me komode. Ne Korce, vertet qe dimri i ashper e temperaturat e ajrit te uleta, por cifti, per te ngrohur apartamentin me permasa te kufizuara ku banonte, ndizte soben prej llamarine, me dru zjarri apo me qymyr, te cilat i shperndante shteti, me triska dhe mjedisi ngrohej shpejt. Me shpejt e me shume se ngrohtesia e sobes, ate mjedis e ngrohte avra e dashurise te dy te rinjve per njeri – tjetrin.
Sipas tradites, Tana, na nxorri raki rrushi te forte dhe na qerasi me nga nje bonbone. Nuk e kisha moshen per te pire alkool, ndonese isha dajo i Tanes. Prandaj, per t’u treguar dinjitoz, rrembeva bonbonen dhe urova, sic urohet ne fshatin tim; “ Te trashegoheni! E paci jeten te embel dhe ta kemi te pandare miqesine ” ! Ne kembim te gotes me raki qe i dhashe, im kunat – Qani Bektashi me zgjati bonbonen mete cilen e qerasi Tana. E cmova si rast fatlum, ndaj e rrembeva embelsiren dhe e kullufita. Ferriku, si zot i asaj shtepie, me goten e rakise ne dore, na uroi, te gjitheve me radhe. Perafersisht, fjala e tij ishte mireseardhese dhe e thene me dashamiresi. Na lumturoi shume e na beri me krahe, me ate buzeqeshjjen e tij te embel. Na ngrohu buzeqeshja e Tij e u ndieme si ne shtepite tona. Me se fundi i shprehu urimet e tij, njeriut te zemres; Tanes, me fjalet: “ Miqte i pacim, sa mallet, miqesine me ta e pacim te pandare, atyre u lumshin kembet dhe i prufshin fat kesaj shtepie ”! Me ato fjale zemre qe shprehu dhe me embelsine me te cilen i shprehu, me ngjau sikur Ferriku donte ta perpinte mbesen time e per kete u ndieva “ xheloz ”. Tana levizte neper shtepi me hap te lehte, sikur te ishte flutur; pak me naze te cilat i shkonin per bukuri. E dinte e mira Tane se mbi te ishin te drejtuar „projektoret “ tane dhe te te shoqit, veshtronte me bisht te syrit duke ia perthithur Ferrikut cdo shenje.
Vizita ime e pare, ne shtepine e ciftit ishte me teper nje vizite kortezie, e nuk duhet te zgjatej shume. Qellimi i saj ishte te mesoja ate „ streheze lumturie “ si dhe te njihesha me dhendrrin, te cilin e veshtroja e me veshtronte per here te pare. Vajtem per 15 minuta e nuk „u shkulem “ dot, vec kur kishte kaluar nje ore. Ishim te brendshem e nuk na e merrte njeri per keq. E shkelem afatin qe caktuam para se te hynim, edhe per faktin se nuk na leshonte cifti, i cili na krijoi nje mjedis teper te ngrohte me afshin e dashurise te tij per njerezit e sojit dhe per ata qe ua kishte enda. Nuk e kuptova si kaloi koha. Ato minuta per mua ishin e mbeten te paharruara. Tana dhe Ferriku ishin njerez te qeshur e te gezuar; jo turinjvarur e si re te ngarkuara me shi. Qaniu, nga ana e tij kishte muhabet te embel dhe humor te kendshem. Velideja ishte ne qiellin e shtate. Ajo fluturonte nga gezimi se ishte ne shtepine e vajzes te motres, tek e cila nuk shkonte dot shpesh per shkak te punes dhe impenjimeve familjare. Na luten te qendronim per darke. U thashe, qarte e prere, se kjo ishte e pamundur. Mua me duhej te kthehesha ne shkolle, per te qene ne studim, e te nesermen te shkoja ne shkolle i pergatitur.
Kujdestari i konviktit, nje burre shtatlarte dhe elegant, me moshe rreth te gjashtedhjetave, me floke te gjate, te lepire, te krehur me vije anash, mbante te veshur nje kapote te gjate, deri ne kercirin e kembes e cila ishte e murrme, me fytyre te stergjatur si te kalit, me ca agne te dukshme ne fytyre u tregua tolerant me mua e me dha 2 ore leje. Nuk mund ta shkelja afatin e caktuar. Mendoja per vete; jo per kujdestarin. Tek Ferriku, do te me duhej te shkoja perseri se me priten mire e u ndjeva rehat. Por dhe tek te tjeret nga fisi im, do te shkoja, domosdo. Nuk kisha perse ta humbisja „kredine “? Kur u ndame, Tana dhe Ferriku na percollen deri ne fund te shkalleve duke shhpalosur shume dashuri; ne syte e tyre dukej qartazi kenaqesia.
Ne syte e tyre dhe ne fytyren qe qeshte ne cdo rast, vura re nje fare pakenaqesie. Pakenaqesia e tyre kishte te bente me refuzimin tone per te qendruar per darke. Ne te dyja familjet e tyre te origjines, si ne Kalivac dhe ne Shkoze ishte tradite e mire, mbajtja e mikut per darke. Te zotet e shtepise, kur mysafiret qendronin per darke ( dreke ), gezohehin dhe e ndjenin veten te nderuar qe te ardhurit ne shtepine e tyre kishin preferuar te qendronin e jo te ikinin ne punen e tyre. Keshtu ngjau edhe sot, ketu ne Korce ku tradita e mire ishte percjelle besnikerisht. Kur e mendeoj sot qasjen e tyre, me vjen turp e skuqem, deri tek veshet, mbasi realizoj ne mendjen time ate cast, kur ata na bene ftesen e kishin me gjithe mend dhe me shpirt e nuk na thane: „ Rrini per darke “ sa per te lare gojen. Mbesa ime, me ate shpirt te kthjellet dashamires, per te shpalosur nje lloj koefidence ndaj meje si dajo nga soji i Nenes te saj, Mushos kapedane dhe hallemadhe, kur u ndame, me perqaqfoi e me puthi ne faqe, me dashuri, sic me priti, dhe ne sy te te pranishmeve, per te rrefyer se coc me kishte, me la ne dore nje kokerr molle te kuqe, te embel e me ere qe kundermonte e te cante flegrat e hundes, te vjele nga plantacioni famemadh i molleve te Dvoranit te Korces. Ndjeva, nga qasj e saj se ishte shume e lumturuar qe me kishte takuar.
Nga ana ime, u lumturova – gjithashtu. Fluturoja nga gezimi dhe nga kenaqesia. Rrugen deri ne konvikt nuk e ndjeva fare. Kisha kapur edhe nje fill te lidhjeve fisnore ne ate qytet te larget e te ftohte. Do te kisha nje mundesi me teper per te thyer monotonine e jetes konviktore. Kur Tana me fali ate kokerr molle, me ngjau sikur me fali boten te tere. Ngrohtesine, dashurine dhe intimitetin qe me shpalosi ne ate rast m’u duken sikur isha, jo prane mbeses por prane Nenes time biologjike, te cilen e kisha lene disa qindra kilometra larg dhe ndjeja mall per te. U ndjeva me i rritur e i privilegjuar, ne ate “ cerdhe “ “ engjejsh “ te cilet pritnin te shtoheshin ne rruge natyrale. Ciftit ne fjale, ua shtoi lumturine Katjusha. Ajo, sin je “ engjell “ ua mbushi shtepine me cicerima dhe jeten ua beri me te lumtur e me te gjalleruar.
Miqte e mi Ishin lumturuar e shtepia e tyre ishte plot me „ cicerima “ te embla. Tushi latante kishte prure ne familje shume dashuri e harmoni dhe cifti jetonte ne paqe. Ata, te dy e cmonin gezimin e pare si fatndjelles dhe ishin te deshiruar ta shtonin familjen e tyre te re, fisnike. Vura re se ata te dy, burre e grua e kuptonin njeri – tjetrin fare mire jo vetem me fjale, por dhe me cdo levizje te trupit ( me gjuhen e trupiot ). Krijova bindje se ata perbenin nje cift zogjsh fluturake ku njeri ushqen tjetrin nepermjet gojes.
Dolem ne bulevardin „ Gjergj Kastrioti “ e vijuam udhen qe te conte atje ku puqej ky bulevard me Bulevardin „ Republika“. Ndjeva se nuk kishim dale nga nje shtepi e zakonshme por nga nje tyrbe, nga nje vend i pashpallur „ i shenjte “ e me mbeti koka pas. Me pas mesova udhen qe te conte ne piken ku Ferriku jepte mesime kufiri e me tej fshatrat qe te cojne ne Gryken e Cangonjit e me tej ne Devoll. I vura vetes per detyre te fiksoja vendin ku ndodhej „ foleja „ e ciftit Brahimaj, duke fiksuaar pikat e orientimit si ( Banka e shtetit; nje ndertim i vecante, i cili i perngjante nje fortese; Kisha e Shengjergjit; dyqani i Mandi Sofronit; kryqezimi i bulevardeve, Hotel Turizmin etj. ). Keto me duheshin patjeter, ne menyre qe ta gjeja shtepine e Tanes dhe te Ferrikut edhe kur te shkoja i vetem tek ata. Nga ajo dite, fitova nje lloj pavaresie. Nuk me duhej te pyesja njerezit, ku eshte kjo banese e ku e kane shtepine „x “ e „y “, por do te shkoja sa here te me jepej mundesia, pa pyetur njeri. Meqenese ajo „ cerdhe bamiresish “ ndodhej prane konviktit ku banoja, praktikisht, nuk lija pushim ndermjet drekes dhe fillimit te studimit e sidomos te shtunave e te dielave mbasdite, pa shkuar ne shtepine e Tanes e te Ferrikut. I doja e me donin, prandaj e mbaja vrapin tek ata. Isha i sigurte se do te me pritnin mire, thuajse me ate mall e me po ate dashuri sic me priten e me takuan kur vajta per here te pare. Prania ime ne shtepine e tyre, nuk i bezdisi asnjehere te zotet e shtepise ndaj shkoja me deshire e pa teklif. Tana dhe Ferriku ishin nga ata njerez, te cilet gezonin kur dikush u bente vizite dhe varnin turinjte kur nuk u shkonte njeri. Pra, ata i donin njerezit e mezi pritnin ti veshtronin me sy. Kur me percillnin, nuk me linin kurre pa m’i mbushur duart plot; me cfare t’u ndodhej ne shtepi. E kishin te qarte qe me merrte malli per gatimet e fshatit, prandaj, sa here shkoja, Tana, shpejt e shpejt, si flutur qe ishte, sajonte dicka te vecante per dajo Niaziun dhe ma servirte e une kenaqesha pa mase. Ne kete menyre, ne familjen e tyre, une gjeja nje cope nga kasollja qe kisha lene ne Kalivac dhe ndjeja aromen e gatimeve te Nenes time, Nenes te Tanes dhe te Ninijes. Me ngjante sikur po largohesha nga shtepia e dajove, ne Koshtan, ku isha nip e ku xhixhite, kur ikja me ngarkonin si kaposhi i plakes. Kur Tanes dhe Ferrikut u vinin mysafire nga fshati, e u sillnin produkte bujqesore e blegtorale, nuk harronin te me linin pjese, te cilen ma servirnin ne rastin me te pare. Ferriku e kishte rrethuar Tanen, mbesen time, me nje dashuri te parrefyer dhe nuk ia prishte per asgje. Ai nuk bente dallim, nese i ardhuri apo i sajdisuri prej saj ishte kalivacas apo nga Shkoza; nese i perkiste sojit te Tanes ose sojit te tij. Ndoshta me dukej se per njerezit e Tanes, Ferriku ishte me i ndjeshem e bente me shume. Ky kujdes e ky interesim, nuk mbeti jashte syve dhe vemendjes te keqdashesve. Ndonje fanatik i regjur e i pandreqshem, nen ze e prapa kraheve, guxonte te thosh se Ferrik Idai Brahimaj, kishte ndryshuar e ishte qyteteruar aq shpejt sa nuk ta merrte mendja. Ai ( ajo ) ishte ne te drejten e tij ( te saj ) dhe le te mendonte si te donte, vec nje gje ishte e qarte, zemerligu mbetej i lig e vete fliste e vete degjonte. Ne opinionin e njerezve qe i njohen mire, Ata te dy ishin „ Palle e lare “ e nuk kishje ku ti kapje.
Si i ri ne moshe e plot energji, Ferriku kishte dhe nje pasion, e deshire nga ato qe shfaqnin ne ate kohe djemte e rinj; Ai kishte deshire te dispononte e te shfrytezonte nje motociklete. Kur ishte ne fshat, Ferriku kishte provuar te hipte mbi gomar; mbi kale apo mbi mushke, por te guidonte nje motociklete, e kishte vetem enderr. Ne ate kohe, ne vendin tone makinat e vogla dhe motocikletat shiteshin; natyrisht me autorizim dhe njerezve te besuar. Ne Korce dhe ne disa qytete, funksiononin organizata, ne te cilat mesohej makina dhe motocikleta. Ne Korce funksiononte SH.N.U.M.I nje organizate e tille. Aty kishte instruktore te posacem per te mesuar teorine dhe praktiken e guidimit, behej dhe praktika e shperndaheshin disa dokumente per lejimin e shfrytezimit dhe per blerjen e mjeteve. Ferriku u regjistrua ne kete organizate a shoqate ku shkonte nje here ne jave dhe mesonte zanatin. Ai bleu nje motociklete te kuqe te tipit “Java ” te prodhimit cekosllovak. Te tille mjete, ne ate kohe ishin ne mode e mjaft te shperndare ne vendin tone. Ferrikut i kishin dhene dhe nje liber, tip instruksioni, mbi ndertimin dhe shfrytezimin mbi kritere te shendosha shkencore te motorrcikletes ne fjale. Instruksionin, Ferriku, e solli ne shtepi, por e kishte marre me te drejte kthimi. Ai me kerkoi, meqenese kisha shkrim te bukur e te qarte, ta rishkruaja kete instruksion dhe bleu nje fletore te trashe, te lidhur bukur, me vija te gjera. Ishte kerkesa e pare e Ferrikut, si djale „ trendi “ dhe i kamur per ta ndihmuar. Pranova, menjehere. E pashe se e kishte me shume deshire, prandaj iu futa punes me perkushtim. Sa per te qenit i kamur, lexuesi i nderuar dhe bashkekohesit mund ta gjykojne ne menyre individuale. Njeri nga kriteret per te dhene leje drejtimi ishte te qenit larg qendres te punes dhe siguria. Nga shtepia ku banonte Tana dhe Ferriku deri tek Shkolla e Instruksionit te kufirit, ku Ai jepte mesime kufiri, nuk ishte me larg se 20 minuta, ne kembe. Por, miku im e kishte „hobi “ motorrcikleten, parate i kishte dhe e bleu mjetin.
Ne oret e lira, kur kisha mundesi e shkoja ne shtepine e ciftit Sulltane e Ferrik Ibrahimi, ishte apo nuk ishte ne konak Ferriku, gjeja nje qoshe, ulesha e kopjoja me deshire, ate instruksion ku brenda kishte teori, pershkrim te pjeseve materiale dhe shume rregulla per guiden e motocikletes. E theksova problemin e qenjes apo jo te Ferrikut ne konak, per te bere nje cike karshillek. Ne ate familje kisha „ dy vota “ pro e pak me pak se gjysme vote qe me kundershtonte. Tana dhe Tushi e vogel ishin ne anen time, edhe Ferriku vete anonte nga fshati i gruas. Shkruaja, gjate qendrimit ne banesen e ciftit, kenaqesha me mbesen time dhe pinjollin e saj, perftoja dhe dicka per te ngrene, se helbete, konviktor isha. Isha kthyer ne kopjac. Detyren e kisha te qarte dhe punen e beja me kenaqesi. Ne shkolle, mesimet nuk me pengonin fare, mbasi nuk me duhej shume kohe per t’u pergatitur per te nesermen. Nuk me kujtohet vendi ( garazhi ) ku e parkonte motocikleten Ferriku, te cilen Ai e kishte fort per zemer; nuk di as fatin e mevonshenm te atij mjeti, vec kujtoj bukur kujdesin qe deftonte Ferriku, per ate mjet te shpejte qe e ndihmonte per te kryer pune shpejt e shpejt, si dhe per te kenaqur veten. Kujtoj fare mire si rrinte me lecke ne dore dhe sa shume kujdesej per ate motor, i cili shkelqente ne cdo kohe, i dashuruari pas tij, fisniku Ferrik Idai Brahimaj.
Fundviti 1956 erdhi shpejt. Ne prag te Vitit te Ri, ne nje mot te ftohte, me 16 Nentor te atij viti familja Brahimaj ne Korce ishte shtuar me nje vajze te cilen e quajten Katjusha. Bashkeshortet e kishin pritur kete dite e kete ngjarje te gezuar. Fluturonin te dy bashkeshortet. Lidhja e tyre martesore, aq e cilter, u kurorezua, me ardhjen ne jete te nje „ engjelli “! Ardhja ne jete e Tushit ishte bekim nga Zoti. Cifti i ri e kishte deshiruar dhe e kishte pritur ardhjen e saj ne jete. Teze Velideja ishte ne hall te madh. Ajo nuk dinte si ta blinte dhuraten. Tradita dhe koha e donte qe femija i pare te ishte i seksit mashkull. Por, cifti i ri u kenaq shume kur erdhi ne drite fryti i dashurise te tyre te paster. Kishte ardhur ne jete nje vajze e bukur si „Yll “ dhe pa te meta trupore. Ne te dyja anet e lumit gjemuan davetet e gezimi nuk kishte kufij. Ne familjen e Refat Mahmutit, ne Kalivac dhe ne ate te Idai Brahimit, ne Aligjon, davetet u bene te plote e me te gjithe tertipet. Teze Velidese, te ciles gezimi dhe hareja i shendrinin ne fytyre, i dilnin perpara dy detyra; njera me e rendesishme se tjetra. Ajo, per Tanen u be Vjehrre e dhimbsur dhe Nene e kujdesshme, si per Tushin dhe per Tanen. Ne vitin kur erdhi ne jete Tushi, ndikimi i eres te Luftes se Dyte Boteroreishte akoma i ndieshem dhe fryma e heroizmit rus ne kete lufte, ishte i pranishem edhe ne percaktimin e emrave te femijeve. Emri Katjushe ishte simbolik e percaktues. Burre e grua, ne intimitet bashkeshortor kuvenduan dhe vendosen si do ta therrisnin shkurt e me perkedheli vajzen e tyre. Ata, pa ekuivok, rane dakort ta therrisnin vogelushen, “ Tushi ” e ashtu u be.
Gjej dicka interesante ne kete histori njerezore. Sipas bestytnive, vajzat ngjajne nga Babai e jane me te dashura me te. Djemte ngjajne me Nenat e jane me te lidhur me to. Mirepo, ne rastin tone nuk ngjau kesisoj. Tushi ngjan, si dy pika uji me Nenen e saj – Tanen e ishte bukuroshe, si Ajo. Ferrikut, djale fisnik e me shpirt te madh, nuk i mbetej hatri aspak nga kjo ngjashmeri. Ai i donte te dyja njesoj e nuk pyeste fare per ngjashmerine. Ferriku, si burre i asaj shtepie u lumturua shume kur veshtronte ne shtepi „ dy kukulla „ te bukura, si njera – tjetra. Mjafton qe njeriu i tij i zemres, Tana, te ishte e gezuar dhe e lumturuar dhe kjo ishte e mjaftueshme per Te.
Tek bisedonin si gruaja me burrin, zune ne goje, me shqetesim si do ta vishnin vogelushen Katjushe. Nuk ishte puna se ata, te dy ishin keq nga ana ekonomike, por ne mjedisin ku jetonin kishte standart te larte jetese e nuk donin qe bija e tyre e vetme, te ishte nen keto standarte. Mama Tana, disa petka nga me kryesoret i kishte pergatitur gjate shtatzanise te saj, me grep dhe me fill pambuku te bardhe. I shqetesonte fakti: si do ta vishnin Tushin kur ajo te ishte disa muajshe, kur te ngrihej ne kembe e kur te dilte nga shtepia. Fantazonin per petkat e bukura qe do ti blinin vajzes, ne menyre qe ajo te ngjante me mire se moshataret e saj gjitone dhe ne qytet. I gjithe problemi rrotullohej rreth nje deshire: Tushi te ngjante si nje kukull e vertete dhe veshja mos ti cenonte bukurine natyrale te saj.
Teze Velideja sojlleshe dhe grua me pervoje jete, ne ditet e para te lehonise te mbeses te saj, Tanes, mori ne dore frenat e shtepise te ciftit te ri. Ajo, me buzagazin e saj te cilter e plot dashamiresi, priste e percillte vizitoret e shumte, gjitone, miq te familjes, te aferm e shoke pune te Ferrikut si dhe familjare e miq te te dyja familjeve ne krushqi. Te largetit, kishin bere disa qindra kilometra udhe, ne kembe, mbi kafshe e mbi makina dhe u dynden ne shtepine e Katjushes te ngarkuar me peshqeshe lloji – lloji, sic ua priste mendja e sic i kishin mundesite.
Katjusha u ushqye me gjirin e Nenes dhe qumeshti i saj i mire i solli zhvillim te shpejte trupor dhe e gjalleroi shpejt. Per te fjetur, Tushit, prinderit i blene nje krevat druri, te ri e te bollshem. Me bukurine e saj natyrale dhe me brishtesine e bebes, Ajo shperndante drite vezulluese, ne dhome e ne shtepi. Ne ate kohe, nuk behej fjale per karroca dore femijesh, prandaj, derisa Tushi u ngrit ne kembe, here e ema e here i ati e merrnin ne krah. Ishte femije i qete e nuk shkaktonte probleme udheve nga shkonin.
Ne shtepine e tyre, zakonisht shkoja rreth ores 16.oo. Kishte perfunduar mesimi e kisha drekuar ne konvikt; kisha rreth 2 ore, kohe te lire, derisa te niste studimi i detyrueshem per te nesermen. Koha e vajtjes time ne ate familje perkonte me ardhjen ne shtepi te Ferrikut, pas asaj pune te lodheshme me kufitaret rishtare. Si ushtarak karriere, Ai ishte vazhdimisht ne detyre dhe nuk kishte kohe te percaktuar sherbimi. Sapo hynte tek dera, pavaresisht se kush ndodhej ne shtepine e tij, Kufitar Ferriku, akoma pa hequr mire cismet e renda te kufitarit, e mbante vrapin tek krevati i Vogelushes. Tushi, e cila rritej e zbukurohej perdite, e njihte Babane e saj, edhe pa e pare me sy; ( e ndjente Ate ) i celej nuri. Gezonte ne krevat, gugatej e niste te levizte. Qenja e saj, e gjitha, lumturohej e gjallerohej. Aq shume e deshironte pranine e te Atit. Sikur te mos i mjaftonte dashuria me te cilen e rrethonte Mamaja. Nuk them dot mesiguri ku e gjende ndjesine Ai „ Engjell “ ? Ndoshta nga era e djerses; mundet instinktivisht; ndoshta nga qe e priste ne te njejten ore e Ai vinte prane krevatit te saj e ku ta di une.
Bej habi: Si kishte duruar Ai Baba i dritheruar per ate femije te mbare, te cilen e donte aq shume. E kisha vene re kur e perfshinte ne krahet e tij te fuqishem, e perqafonte fort dhe nuk linte vend pa e puthur: ( ne faqe; ne gushe; ne koke; ne te dy duart; madje dhe ne te ndenjurat. Keshtu e nxirrte Ferriku mallin per bijen e shpirtit, e cila i kishte munguar disa ore. Ne ndonje rast e gjente ne gjume Tushin e tij te shtrenjte. E zgjonte nga gjumi; pa pyetur se kur e kishte marre gjumi. Ai gjykonte: „ Ka dite ( nate ) plot per femijet qe te flene “ dhe nuk ngopej Babai i dhimbsur se thithuri faqet bucko te se bijes dhe i merrte ere shtatit te saj qumeshtor. Kenaqesha kur i veshtroja ashtu; Babe e Bije, te puthitur pas njeri – tjetrit, si nje trup i vetem. Te me ndjeni, por e kam te veshtire te gjej fjale qe te shprehin kenaqesine, sic e veshtroja, ate kenaqesi qe ndjente zemermira Tane kur vrojtonte ate perqafim te rralle, te dy njerezve te saj me te dashur: Tushit dhe Ferrikut. Masen e kenaqesise te saj e di vetem zemra e saj, por une kenaqesha kur veshtroja ne syte e sime mbese driten e kenaqesise te saj. I qeshnin syte e i ndrinte cehreja Tanes, kur bashkeshorti perqafonte, puthte e ledhatonte krijesen e tyre te shtrenjte. Kur qeshte nga gezimi, Tanes i llamburiste fytyra e i hipte nje nur bukurie te patreguar. Ne faqen e saj bardhoshe, pak mbi buze, shfaqej nje nishan i zi. Nje gropez e vogel qe formohej ne mjekren e saj te rregullt, i jepte tere fytyres nje hijeshi te rralle. Me dukej si Nena me e bukur e me e lumtur ne bote e per kete krenohesha se ecoc e kishja e dicka me kishte. Te me falni nese nuk e kam gjetur fjalen e duhur per te shprehur opinionin sundues te asaj kohe ne popull, se „ Tushi, kur erdhi ne jete ishte nje cope mish dhe u rrit e u zbukurua cdo dite; Ajo edhe pse erdhi ashtu sic vijne te gjithe femijet, ne familjen qe gjeti solli gezim e lumturi te pamate. Aq sa ndonje i,e, papare thoshte: „Lume ata cfare kane bere“!
Ne skajin Lindor te qytetit te Korces, atje ku nis e perpjeta qe te shpie tek kisha e „ Shen Thanasit “, neper nje udhe te shtruar me kalldrem, ishte ne nje shtepi hamaqelle, tip i vjeter, me disa dhoma e me oborr te madh te shtruar me kalldrem. Aty banonte teze Velideja, me bashkeshortin dhe me femijet e saj. Oborri i asaj shtepie ishte i rrethuar nga mure te larte; ne hyrje te tij ishte nje dere prej dhoge te trashe, ne te vcilen mund te hynte nje makine ee vogel. Dera, kur mbyllej nga brenda, sigurohej me ane te nje llozi dhe dy hekurave te forte. Sic duket, para clirimit te vendit, ne kete shtepi kishin banuar te kamur, nga ata qe pesuan shtetezim te pasurise dhe te shtepise ku banonin. Velideja, kishte per burre Qani Bektashin nga Krahesi dhe kishte sjelle ne jete femijet: Astrit; Lirika dhe Luiza, te cilet mbanin mbiemrin e fisit te tyre, Shabanaj. Ne familjen e tyre sundonte harmonia dhe gezimi, te gjithe merreshin vesh per bukuri me njeri – tjetrin. Velideja e donte pa mase mbesen e saj ( vajzen e motres )- Tanen; donte e cmonte bashkeshortin e saj – Ferrikun dhe i kishte hyre ne zemer edhe Tushi i vogel me ate femijeri engjellore. Dashurine qe Velideja ndjente per ciftin e ri dhe per Tushin e vogel, Ajo ua pecolli dhe burrit te saj, Qaniut zemerbardhe dhe femijeve te tyre. Nuk thone mekot se „ Miqesia ngjan pa behet “ ! Ne rastin tone, kemi te bejme jo vetem me nje miqesi te paster por dhe me lidhje gjaku. Pikerisht lidhja e gjakut dhe miqesia e cilter ishin garanci qe e bente te sigurt kete lidhje njerezore dhe ate prag. Midis dy familjeve ne lidhje gjaku dhe miqesie, u konsolidua nje marredhenie e re mjaft interesante dhe vepruese. Teze Velideja, si me e moshuar e donte prane mbesen e saj te adhuruar – Tanen, ne menyre qe ta kishte ne cdo rast e per cdo nevoje. Ajo, ( Dedeja ) synonte qe ti mesonte Tanes edhe nga pervoja e saj e jetes, ne teresi dhe ne Korce, ne vecanti. Kesisoj familja e re Brahimaj, Tana, Ferriku dhe Tushi e vogel menduan dhe gjeten nje variant te pershtatshem per t’u afruar me familjen Shabanaj. Brahimajt lane banesen ne rrugen „ Gjergj Kastrioti “ dhe u ngjiten disa dhjetra metra me lart, ne banesen hamaqelle ku banonte teze Velideja me te sajet. Banesa e lashte, qe te conte tek depua e ujit, ne maje te kodres te Shen Thanasit, e cila, ne ate kohe ishte e mbjelle me rrush.
Nderkohe, Katjusha njomezake sapo ishte ngritur ne kembe dhe Capitej me veshtiresi ne ate oborr, me kalldrem shtruar. Here rrezohej por nuk vritej e prap ngrihej ne kembe, pa ndihmen e te tjereve Thone se femijet e vegjel bien lehte e i ruan Perendia qe te mos vriten. Sic e kane adet femijet e moshes kur kerkojne autonomi ne te levizur. Kur i zgjaste njeri doren per ti ardhur ne ndihme, Tushi e refuzonte ate e donte te provonte veten. Guret e lumit me te cilet ishte shtruar avllija, kur rrezohej, se shumti i gjakosnin gjunjet Tushit, por Ajo nuk qante e nuk ankohej. Sic duket, me zgjuarsine e saj natyrale dhe me intuiten e zhvilluar e kuptonte qe fajin e kishte vete.Ishte dhe kokeforte, Tushi. Mbase kishte marre dicka nga „rrenja“. Tana, kur e veshtronte te bijen qe kishte vrare gjunjet, pergjerohej e bente cmos per ti vajtur ne ndihme.
Ne pjesen ballore te portes te jashtme te „ shtepise te re “, ne njerin nga kanatet e saj, ne lartesine e dores te nje njeriu me shtat mesatar ishte vendosur silueti i nje doreze metalike, e cila shfrytezohej nga mysafiret, kur ata vinin e duhet te hynin. Shuli i forte qe vendosej si mase sigurie, prapa portes prej druri, ishte i fiksuar ne dy fole anesore te ngjashme me dy kamare. Shtepia, nga jashte dukej e madhe, por, ne fakt kishte vetem 2 dhoma; nje per cdo cift. Ne sobalke ku mblidheshin njerezit e shtepise dhe te ardhurit si dhe nje dhome per te gatuar, e cila shfrytezohej nga te dyja familjet. Ne ata vite pranohej banimi i dy familjeve ne te njejtin mjedis. Te dyja familjet lipsej te kishin nje ambient gatimi te perbashket. Familjet: Shabanaj dhe ajo Brahimaj, ne kete rast kishin perparesine se ishin ne lidhje gjaku e ne miqesi me njera – tjetren. Shans i madh favorizues ishte dhe fakti qe te dyja familjet kishin numer te kufizuar anetaresh. Kishte raste kur, per te dyja familjet gatuhej e njejta gjelle. Kusherira Velide punonte ne kuzhinen e shkolles ku mesoja e ishte e pergatitur per te bere gatime te larmishme e me shije. Tana vertet ishte bije e Mushos, asaj „Xhike “ e cila shquhej per gatime cilesore e me shije por kishte shansin te mesonte nga tezja e saj, gatime te vecanta me shije pe Korce.
Cifti Velide dhe Qani Shabanaj, ne ate kohe, ishin me te medhenje ne moshe; Ata kishin sjelle ne jete tre femije: Astritin, nje femije i mbare e i zgjuar, te cilin e therrisnin edhe Hiqmet; vajzen Lirike, nje femije shendetplote, e cila dukej sikur ishte e fryre me pompe, e cila fliste belber dhe vajzen Luize, e cila ishte shendetlige e i therrisnim „ shtrembaluqe “, pa qene e tille. Astriti dhe Lirika, si me te mekembur, e merrnin Tushin e vogel prej krahesh, dhe me Te ne mes e mesonin si te bariste ne avlline me kalldrem dhe ne rrugen e pashtruar. Ata i flisnin kusherires te pare, me fjale gjysmake qe te kuptonte cfare i thonin, e mesonin si te mbrohej me parakrahe kur rrezohej e i flitnin pa pushim, ne menyre qe Ajo te mesonte sa me shume fjale. Katjusha, gajasej se qeshuri e lumturohej, pa mase, kur ishte mes dy kusherinjve. Sic duket Ajo krijese e brishte, e cila nuk e dinte se cfare lidhje kishte me ata dy femije te rritur, ndihej e sigurt mes tyre. Kete e ndiente me intuiten e saj foshnjarake. Kam pare e kujtoj mire se Katjusha, kur kusherinjte tentonin ta futnin ne shtepi, protestonte hapet, sipas menyres te saj. E kunderta ndodhte kur Tana e vishte bukur dhe e stoliste e i thosh, me embelsi: „ Tushi, tani da – da – da “ Vogelushja gezonte, lumturohej e fluturonte tek dera, duke perseritur fjalet e Nenes te saj dhe mezi priste ti zgjateshin duart e kusherinjve te pare. Por, prej kusherinjve, gjate „daljeve te lira “, Tushi pati shansin te mesonte dhe ndonje „ huq “ te panevojshem dhe fjale te rendomta. E pergjithshme eshte se ne ate shtepi, midis banoreve komunikohej me edukate dhe femijet mbaheshin larg mesimit te fjalorit te rendomte e vulgariteteve. Nese Velideja ( tezja e Tanes ), si bije e Hysnijes Kapedane trashegonte nje fare vrazhdesie ne sjellje, mbesa e saj – Tana, e cila ishte nje brez me larg sikur ishte ca me e bute e me e dhimbsur. Ne ate familje te bashkuar, mos harroni se ishte Qani Bektashi, i cili kishte sjellje te „ mendafshte“. Sic kane pas thene dikur: „ I kishin hedhur veres uje per ta zbutur “.
Kur shkoja ne shtepine e tyre te perbashket, Tana, si me e re dhe e lehte si flutur, dilte e para e me hapte deren e madhe prej druri. Me linte pershtypje te mire fjala dhe sjellja e saj e „ mireseardhjes “. Ajo, me buzeqeshje te cilter e me cehre te qeshur, perhere me priste me fjalen e mire: „ Te keqen more Dajo Niaziu qe na erdhe “ dhe fliste me ze te larte qe te degjonin ata qe ishin brenda: “… pa veshtroni kush na ka ardhur“? Dhe: „ …Mirese erdhe “ ! O dajo Niaziu ! Doemos qe me behej qejfi e me shtohej adrenalina edhe pse isha akoma i parritur.
Tana ishte vertet me e rritur ne moshe por ishte e mireedukuar dhe dinte te respektonte hierarkine fisnore dhe traditen vendore. Ne dimer, kur ne rruge ishte ngrice e acar dhe ne konviktin ku banoja kushtet e jeteses nuk ishin aq te pershtatshme, me pelqente te qendroja gjate, ne sobalken e tyre te ngrohte. Ngrohtesise njerezore qe gjeja ne ate shtepi i shtohej ngrohtesia e sobes, ne sobalke. Ne shkollen tone, klasat ishin pa ngrohje edhe ne konvikt, zjarrin nuk e veshtroja me sy e ngrohtesine nuk pata shansin ta shijoja. Ne mes te klases, disa here vendosej nje por ( sobe ) me dru. Klasa ishte e madhe dhe ngrohtesia e sobes nuk arrinte deri ne cepat e saj.
Ishin vitet kur ne Europen Lindore, e cila ishte „bastion „ i bllokut Lindor por, ne disa vende vasale te tij kishte nisur nje levizje e fuqishme centrifugale, e cila kundershtonte diktatin e superfuqise sovjetike. Shembullin e dha, e para – Hungaria. Ne vitin 1956, ne Hungarine „ socialiste “ nisen protesta te fuqishme masive, ne rruge. Ato paten efekt „ domino “. Ne disa vende te bindura ndaj diktatit sovjetik. Akkumulimi i mellefeve tek njerezit dhe pakenaqesia ndaj diktatit sovjetik i ngriti njerezit e thjeshte ne protesta me komutacion politik. Ne vende te tjere, atje ku duiktatura ishte me efektive, kazani zjente perbrenda pa arritur piken e vlimit. Radioja „ Europa e Lire “, ne emisionet e saj kishte nisur te bente analiza e komente dhe te publikonte njoftime mbi trazirat qe ngjanin ne vende te ndryshme te Lindjes socialiste. Kjo radio nuk ishte e vetmja qe bente propagande antikomuniste. Ne rruge te tjera behej thirrje qe edhe ne vendin tone te shtriheshin trazirat dhe kundershtite ndaj regjimit te kohes. Konferenca e Tiranes e vitit 1956 ishte nje shkendije e revoltes qe zjente. Ajo ishte ndikim i drejtperdrejte i asaj klime dhe ere qe po frynte, si tregues i revoltes qe vlonte nen rrogoz, i gatuar nga vete pushteti nen ndikimin Hrushovian.
Qani Bektash Shabanaj, i vrare nga veshet, ishte teper kurioz e i interesuar per te mesuar opinionin perendimor mbi zhvillimet qe priteshin ne ish kampin socialist. Sic duket, burri i pjekur e i zgjuar Qani Shabanaj, njeri me integritet e me interesa te gjera, ato qe lexonte ne shtypin e kohes, te mbushur me propagaqnde, nuk i besonte teresisht. Ai nuk dinte gjuhe te huaja por donte te dinte dicka me shume per zhvillimet e kohes. Qaniu, mbasi kthehej nga puna e rende e krahut, ne ferme apo me pas ne fabriken e tullave, i lodhur sic ishte donte te kishte, pervec bukes dhe pjates me gjelle qe i shtronte bashkeshortja e perkushtuar donte dhe pak „ ushqim „ intelektual. E kisha pare tek qendronte, gjate, ne nje kthine ( tip kamareje ) ku ishte vendosur nje radio shtepie dhe jepte e merrte me ate fijen e bardhe te aparatit te markes „ Tesla “, e cila ishte mjaft „ e lodhur “, por mbetej i vetmi burim informacioni zanor per ate familje.
Shteti shqiptar, i ideologjizuar deri ne palce, me qellim qe valet qe perhapnin “helmin ” e propagandes te huaj te mos degjoheshin nga shqiptaret u kishin vene zhurmues stacioneve qe perhapnin ideologji e benin propaganda „ armiqesore “ ndaj vendit tone. Ca ngaqe ishte i vrare nga veshet e ca nga zhurmet qe bente shteti, i gjori Qani vuante goxha per te degjuar ato qe thoshte stacioni „ Europa e Lire “. Ky stacion, me te gjitha gjasat ishte instaluar ne kufi me vendin tone dhe menaxhohej qe pertej oqeanit. Per te kapur zerin e radios, Ai ishte i detyruar te ngrinte zerin e aparatit, aq sa hera – heres, bashkeshortja Velide, e bezdisur nga zeri i radios, „ne kupe te qiellit“, i thoshte: „ Po ule nje cike or i uruar, se merove dynjane “ ! Ferriku ishte me i ri ne moshe dhe e respektonte shume baxhanakun, por nuk donte qe nje kufitar si Ai, i besuar i regjimit dhe ne detyre delikate, te pergojohej per veprime te tilla. Jo vetem kaq: Zerin e ngritur te radios do ta degjonte familja e tij por dhe agjentet e shumte te sigurimit te shtetit, te cilet mezi pritnin ndonje „shteg “ ku te depertonin e te derdhnin tere helmin e ligesise te shpirtit te tyre katran. Spiunet, „ferkonin duart “ kur kapninndonje „gjah “ , mbasi do te shperbleheshin majmur kur te raportonin tek shefat e tyre po aq „zemerzinj “.
Spiunet ( disa u thone informatore por ata, gjithsesi spiune ishin ), gjendeshin ne cdo skute e i mbanin veshet ngrete. Ata, kishin mbire si kerpudhat pas shiut; kujdesi i vetem i tyre ishte ti sherbenin me zell ustait. Sa per Qani Shabanin, Ai ishte atdhetar i zjarrte. Qaniu, kishte qene nenoficer i Ushtrise Popullore, por fatkeqesia e tij e njohur ( shurdheria ) kishte detyruar lirimin e tij ng aradhet e Ushtrise dhe meqenese nuk dispononte ndonje profesion, kishte rrembyer kazmen dhe belin. Qaniu kurresesi nuk mund te radhitej me kundershtaret e regjimit. Ai, per shkak te shurdherise, kishte mbetur „ i izoluar nga bota qe e rrethonte dhe endej ne „ terr informativ “. Kurioziteti per te ditur cfare thoshin kundershtaret e regjimit e conte tek i vetmi burim informacioni alternativ.
Bashkejetesa e Tanes dhe Ferrikut ne te njejten banese me ciftin Shabanaj, nuk zgjati shume ne kohe. Viti i Ri 1957 e gjeti ciftin e ri, ne banese te re. Tana dhe Ferriku, se bashku me bukuroshen Katjushe, e cila, aso kohe e kishte kapercyer kufirin e femijes motak e ishte ngritur ne kembe, u vendosen ne katin e dyte te nje banese tjeter. Banesa ishte e modelit te vjeter, ne ane te lumit te Mborjes, prane Deges se Puneve te Brendshme dhe ish dyqanit te njohur te Rakos. Banesae re perbehej nga nje dhome; nje kuzhine dhe nje balkon. Banesa ishte hyrje me vete. Dritaret e baneses veshtronin ngaq Veriu. Balkoni sherbente, kryesisht per te grumbulluar rrangullat e familjes dhe orendite qe nuk gjenin perdorim. Pra ishte me teper depo. Ne vere, kur qendrimi ne balkon te relaksonte, Ferriku kthehej i lodhur e i raskapitur nga puna e rende e instruktorit te kufirit ne Qendren e Instruksionit te Librazhdit ( atje ishte shperngulur qendra e instruksionit te kufirit ) sapo futej ne shtepi, rrembente Tushin e vogel perpara duarve e qendronte nje cope here ne balkon. Freskia e balkonit dhe aroma e vecante e vajzes e shlodhnin dhe e relaksonin kufitarin ekspert. Tushi i bente ledha Babit, te cilin e donte shume dhe mezisa e priste Ajo, ne ate kohe, sqpo kishte nisur te shqiperonte fjalet, por i thoshte ato gjysma – gjysma. Gugatjet e Tushit, sikur ia hiqnin, me dore lodhjen dhe dremen Ferrikut, Baba „te perveluar “. Tana, nga ana e saj, kur e veshtronte te dashurin e saj ne ate gjendje, bente cmos ta shlodhte e ti falte me shume dashuri. Dilte ne balkon edhe Tana e beheshin tre vete. Ata lumturoheshin pa mase nga prania e njeri – tjetrit ne te njejtin mjedis relaksues. Here Ferriku e here Tana, i rrefenin me gisht te vogles, pemet dhe deget e tyre; zogjte qe qendrontin mbi dege; lumin qe kalonte aty prane dhe mjetet e transportit, ndonese te rralla, qe kalonin ne rrugen, poshte balkonit. Qeshte Tushi, me shpirt; gajaseshin prinderit e saj qe ti benin qejfin. Kishte dite kur Ferriku nuk kthehej ne shtepi ne mbremje. Atehere, Tana, si blete punetore, merrej me shtepine, duke fshire e shkundur cdo skute e rreze muri. Tushi, ne cdo rast ishte kryefjala e asaj familje me tre vete; rreth saqj e per Te zhvilloheshin te gjitha ngjarjet. E dinte Tana se ate nate bashkeshorti nuk do te mblidhej ne familje, prandaj e kishte mbledhur mendjen dhe shtrengonte fort krijesen e saj te brishte. Pa Ferrikun ne vater, ajo shtepi i dukej Tanes bosh. Prandaj i kushtonte me teper vemendje se Bijes. Katjusha pati fatin e mire te ishte mes dy prinderve qe e donin shume dhe e mbanin si kukull. Nje motiv i forte ishte fakti se Ferriku e donte shume Tushin e vogel dhe e mbulonte me te puthura e me kafshime te lehta, ne cdo vend te mundshem; prandaj, Tana e mbante vajzen te paster e te veshur bukur. Ne keta kushte, Ferriku, kur veshtronte te bijen, sulej drejt saj dhe e pushtonte tere afsh prinderor.
Mendoj se ia vlen te shkruhet nje fakt, i cili ka ekzistuar tek te dy bashkeshortet; si tek Tana dhe tek Ferriku: Te dy ishin sederlinj e me namuz ( cipe ) ne faqe. Sedra e tyre ishte e dukshme dhe kishte njesi matese. Ata paten shansin te banonin ne nje qytet si Korca, ku njerezit ishin te ndjeshem ndaj kushteve te jeteses dhe nikoqiret punetore i mbajne banesat dhe gjithcka rreth tyre, te paqme. Kush ka jetuar ne Korce, ne vitet ‚50 te shekullit te shkuar, i ka njohur mire pastertine dhe rregullshmerine ne qytet, pa lere brenda shtepive dhe ne veshjet e banoreve. Por, si Tana dhe Ferriku kurrsesi nuk preferonin te mbeteshin prapa gjitoneve dhe qytetareve te Korces, ne keta drejtime. Ndonje gjitone gjuhegjate, ironizonte kur vinte re se dicka stononte tek banesa, ne veshje dhe te tjera dukuri, krahasuar me mjedisin qe e rrethonte. Me qellim qe te mos mbeteshin prapa te tjereve, Tana dhe Ferriku ishin te detyruar te „ shtrengonin rripin “, pa cenuar nivelin e jeteses dhe kerkesat e vecanta te Tushit te tyre. Ashtu si ne mjaft ceshtje te tjera me rendesi, edhe ne kete ceshtje, Tana dhe Ferriku ishin ne dakortesi te plote.
Tana e menaxhonte ekonomine e familjes, me dore te shtrenguar; Ferriku sederli, donte, me cdo kusht te ngjante me gjitonet. Ata te dy, i kishin vene vetes per detyre qe kur te trokiste dera e Ata te shkonin per ta hapur, t’u thoshin mysafireve „ Bujrun “ ne shtepine e tyre qe ndrinte nga pastertia e nga rregulli. Ne ate familje fisnike asgje nuk shkonte dem. Katjusha, si gjithmone mbetej e privilegjuara e Mamit dhe e Babit. Per Tushin nuk kishte asnje kufizim. Asaj i plotsohej cdo kerkese dhe i kishte si shoqet te gjithe kushtet e jeteses e te argetimit.
Ferriku i Brahimajve, djale i gjalle ne vaktit, me seder vlonjati edhe ne shkollen e instruksionit te kufirit ku drejtonte ne cdo hap e per cdo rast u printe kufittareve me shembullin vetjak. Motivi i punes se Tij ishte: „ Beni si bej une dhe hajdeni ta bejme se bashku “. Kjo metode zbatohej prej tij jo vetem ne vere e ne ditet me diell por dhe ne kushtet me ere, me bore e me llohe, kur pas cdo shtegu mund te ndodheshe perpara nje te papriture.
Viti 1957, per te dy bashkeshortet model, rezultoi i veshtire. Ate vit, me kontributet e perbashketa te tyre, me sakrifica e me kursime, u arriten disa kuota me vlere ne drejtim te jeteses. Te ardhurat e familjes, siguroheshin nga paga qe merrte Ferriku ne shkollen e Instruksionit te Kufirit. Me ekonomizimin e mjeteve monetare dhe te atyre materiale, ku Tana ishte „ Violine e pare “, pa i lene asgje mangut Tushit, u arrit pajisja e shtepise te re me perde e me divane te kohes, me shtroje e me mbuloje dhe me orendite me te domosdoshme, si ato te gjitoneve.
Me qellim qe familja te shtohej me cicerima te reja, e kjo cerdhe e lumturuar te hijeshohej me teper, cifti i ri „porositi “ nje femije te dyte. Mirepo viti 1958 rezultoi te ishte i mbrapshte. Ai hyri e doli me ngjyra te erreta per familjen Brahimaj, ne Korce dhe per te gjithe familjaret, te afermit dhe miqesite ne te dyja anet e lumit te Vjoses. Ai vit fatkeq rezultoi te ishte fatal per nje rreth goxha te gjere njerezish te cilet e donin me shpirt ate familje „ te shenjte “!
Puna e lodheshme plot perkushtim, ne kushte tejet te veshtire, ne kufi e mes kufitareve, kohet e fundit larg familjes, niveli i ulet shkencor i mjekesise tone, bene te mundur shfaqjen tek ai deli djale te nje semundje e cila i mori jeten. Ferrik Idai Brahimaj u nda nga jeta ne moshe fare te re, kur duhet e mund te jetonte, jo vetem per vete. Semundja tek Ai „gjigand “ i shendetshem e plot vitalitet, u zhvillua me shpejtesi, ne forme reumatizmale. Rrjedhojat e semundjes vrastare u shfaqen te kamufluara; here si reumatizme e here si militence. Mjekesia e asaj kohe nuk mundi te percaktonte kufirin mes dy varianteve te semundjes qe te percaktonte dhe mjekimin e nevojshem. Ferriku ishte i rritur ne stanin e dhive; me qumesht dhije te pa skremuar dhe me nenprodukte te tjera me origjine blegtorale te paskremuara. Mundesia per te marre militencen ne keta kushte kur ushqimi baze ishte me origjine shtazore ishte i mundshem e i madh. Djali nga Aligjoni, Ferrik Idai Brahimaj e donte shume jeten dhe i kishte syte dhe shpirtin plot, prandaj i dhimbsej cdo gje ne kete bote. Ai e donte jeten, sido qe iu shfaq dhe kerkonte te ishte aktiv. Cfare nuk beri i miri Ferrik qe te shkeputej e keqja prej tij dhe ta mposhtete semundjen e pabese e cila u shfaq papritur dhe vershoi me shpejtesi te pamenduar.
Fillimisht Ferriku iu drejtua opinionit shkencor te kohes, mjekeve dhe mjekesise bashkekohore. Ai nuk nencmoi dhe keshillat e njerezve te thjeshte qe ushtronin te ashtuquajturen „ mjekesi popullore “. Ata, aso kohe ishin te palicencuar por bartnin me vete pervojen shumevjecare dhe qemtimet me vlere te njerezve te prire pas mjeksise alternative. Keshillat e mjekeve dhe rekomandimet e plakave dhe te pleqve qe merreshin me mjekesine popullore, Ferriku i degjonte me kujdes dhe i vinte ne jete me perpikeri. Dikush i kishte rekomanduar te perdorte nje krem te pergatitur nga shtypja e nje bari, si myshk, i cili mbinte ne gurishte e nuk rritej por perhapej mbi gur, si myshku i njohur. Per te mbledhur nga ky bar cudiberes, me dergoi nje dite ne fshatin Barc, prane qytetit te Korces, tek nje mik i tij. Me te pyetur kerkova dhe gjeta nje fshatar, i cili e njihte mikun e ferrikut dhe barin dhe e dinte ku ndodhej bari cudiberes. Miku I Ferrikut, me beri shoqeri ; mblodhem barin qe i kishte rekomanduar plaka e besuar e Ferrikut dhe ia cova, ne shtepi. Emrin fshatarit nuk ia mbaj mend, vecse me kujtohet qe brodhem ne ate faqe mali ( Mali i Moraves ) gure me gure derisa mblodhem barin e rekomanduar. Kur me pa me barin ne dore, Ferriku u gezua shume e sikur u gjallerua. Besonte se bari cudiberes do te bente cudine qe kerkohej te ndodhte. E perdori menjehere, jo nje here por disa dite me radhe por mrekullia nuk ndodhi.
Ne vitet ‚50 te nje shekulli me pare niveli i mjeksise, si shkence dhe teknika e metodat qe shfrytezoheshin per te nxjerre perfundime te peraferta per llojin dhe natyren e semundjeve ishte relativisht me i ulet nga ai i disa vendeve me te zhvilluara, ne bote, madje dhe te fqinjeve tane. Ferrikut, si ushtarak, i perkiste te diagnostikohej e te mjekohej ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane. Per hir te se vertetes, ne kete qender shendetesore te njohur, ishin grumbulluar mjeke dhe personel tjeter shendetesor nga me cilesoret ne vend dhe nivelet, ne kete spital ishin me te larte nga sherbimet qe kryheshin ne institucione te tjere shendetesore. Ndonje specialitet si kirurgjia, barazoheshin me me te miret e vendit. Ne syte e ushtarakeve dhe te familjareve te tyre, Spitali i Pergjithshem Ushtarak kishte fituar emer te mire dhe shtrimi ne te ngjallte shpresa.
U shtrua Ferriku ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak te vendit ku iu nenshtrua vizitave, keqyrjeve, Analizave laboratorike dhe konsultave me specialiste, por nuk u konkludua saktesisht. Mjeket specialiste dhe komisionet e konsultat qe u organizuan njera pas tjetres, „per te qene brenda “ e mjekuan te mirin Ferrik per reumatizme. Kur e pane se formula e tyre e mjekimit nuk po jepte rezultatet e pritshme, nisen ta mjekonin per te luftuar „ Ethet e Maltes “, te cilat supozohej se e kishin prekur kur menaxhonte stanin e te dhirtave. Sipas tyre, “ Ferrik Idai Brahimaj ishte rritur ne nje stan dhish dhe se na paska konsumuar qumesht dhije dhe nenprodukte te tjera me baze qumeshti ( Djathe, gjize, urrel, dhalle, hirre etj. ) te pa skremuara.
Nuk eshte rasti te merremi me analizen e semundjes mbasi nuk ia dalim dot, por, per nje gje jemi te sigurt: „ Kufizimet e kohes nuk i lejonin mjeket qe moren persiper mjekimin e Tij te dilnin mbi pakopetencen e tyre “ ! Ne fund te fundit: „ Aq dinin e ate bene “ ! Nderkohe, semundja avanconte dhe gjendja shendetesore e Ferrikut perkeqesohej dita – dites. Nderkohe, te bukures Tane i rritej barku cdo dite, e ajo ishte ne pritje te embel, per t’u bere nene per here te dyte. Tashme barra e saj ishte e dukshme.
Ne familjen Brahimaj por jo vetem po ravijezoheshin dy „pole “ lidhur me semurjen e Ferrikut por ishin diametralisht te ndryshem. Ne njerin pol kishte optimizem, pritje, shprese tek njoftimet e mira; ne tjetrin, prognoza ishte e paqarte, ne mendjet e njerezve kishte paqartesi, parashikim te turbullt dhe deshperimi dukej ne syte e njerezve. Nje gje ishte e qarte: Nje njeri i mire lengonte ne shtrat e nuk dihej fati i tij i metejshem. Ai nuk ishte si te tjeret, por ishte nje „ div “ i pasemurur kurre.
Situata e te semurit po rendohej dita – dites. Terrapia nuk po jepte rezultatet qe priteshin. Prognoza ishte e paqarte. Me propozim te komisionit te mjekeve te Spitalit te Pergjithshem Ushtarak, Komanda e Kufirit dhe Ministria e Mbrojtjes i dhane Ferrikut nje banese ne qytetin Bregdetar te Vlores, ku klima mund ta favorizonte sherimin e tij. U gjykua, se ndikimi i reres te nxehte dhe i ujit te kripur do te influenconte pozitivisht ne shendetin e Ferrikut. Urdhri u dha e banesa ne Vlore u akordua, por Tana; Ferriku dhe Katjusha e vogel nuk e shijuan kurre kete favor. Shtepine e mori dhe e gezoi njeri nga vellezerit e Ferrikut.
Me 14 dhjetor te vitit 1958, gati dy jave, para se te festohej Viti i Ri 1959, ne familjen Brahimaj, ne familjen Bilaj dhe tek te afermit e shumte te tyre; tek miqte dhe shoket e shumte, pllakosi zija. Nje gjeme e madhe dhe e papritur ngjau ate dite. Nje lajm i zi, nje njoftim i kobshem perfshiu mendjet dhe zemrat e atyre qe nuk e deshironin kete. Ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak ne Tirane, ate dite u nda nga jeta, pas nje lengimi te gjate, Ferrik Idai Brahimaj . Pushoi se rrahuri zemra e nje njeriu te rralle. Ndarja e Tij nga jeta, te cilen Ferriku e donte shume dhe beri cmos per ta mposhtur semundjen, hapi nje shteg te madh e la pas nje hidherim e ligeshtim te papare.
E vlen te ndalem, madje te perulem, me respekt e veneracion perpara qendrimit te nje vajze fisnike nga Kalivaci, Tanes te Refat Mahmutit e cila perballoi, me dinjitet ate situate te parrefyer, e te papelqyer, duke shpalosur karakter te rralle. Perfytyroni per nje cast, nje vajze pa mbushur 20 vjece nga fshati, pa ndonje kulture te madhe por te brumosur me nje edukate te shendoshe familjare. Ajo kaperceu cdo pengese dhe i vuri gjoksin hidherimit. Te gjykojme me logjiken e asaqj kohe, jo me mendimin e me opinionin aktual. Duheshin gershetuar drejt qendrimet. Tradita e kerkonte qe gruaja te mos shquhej ne komunitet si teper e helmuar e te qante me ulerime. Kujen do ta shpallnin e do ta prinin te tjere gra e burra. Po dashurise qe kishin ne cift Tana dhe Ferriku si do ti shkonte filli? Ketu qendron vlera e Tanes 20 vjece: Te shfaqej sic ishte, e helmuar ne te gjithe qenien e saj, por dhe te mblonte brenda vetes, tere ate hidherim qe e kishte pllakosur. Te gjykojme se Tana ishte shtatezene me femijen e dyte, ne muajin e nente te barres dhe i duhej te perballonte dhe kete gjeme te rende. Njeriu ka brenda vetes njerezoren, te cilen nuk ia veshtron dot njeri, ama mos ti hedhesh nje dore dhe atij qe do aq shume, kerkohet qendrese, kurajo, dinjitet e thuaj e si te duash. Tana e perballoi gjemen qe e pllakosi, jo si nje vajze e gatuar prej mishi e prej gjaku dhe me ndjenja te pastra dashurie per Ferrikun por sikur te ishte e bere prej guri nga ai qe nuk shkermoqet. Tana e qau ate qe donte aq shume me shpirt e me zemer, jo sic kishte pare ne fshatin e lindjes ne raste te tilla, duke vene kujen e duke cjerre faqet. Ne syte e saj, rrodhen e nuk shteruan lotet e hidherimit, te cilet nuk dilnin nga syte e saj por nga shpirti e nga zemra e copetuar. Mekot perpiqej ti meshihte Tana ata lote, te cilet rridhnin e nuk pushonin dhe nuk i bindeshin Tanes tone te brishte.
Ajo mendonte per Ferrikun qe i iku e nuk do ta veshtronte me me sy asnje mashkull. Tana ishte shume e trishtuar per faktin se femija i dyte, i cili pritej te vinte se shpejti ne jete, nuk do ta njihte Babane e nuk do ta ndjente dashurine dhe ledhatimet e tij. Ai do te rritej bonjak e nuk do tia degjonte njeri fjalen Baba. Tanes asqe i kishte shkuar ne mend se do te mbetej e ve kaq e re dhe se do te rritete e vetme, dy jetime: Tushin e vogel dhe ate qe do te lindete sido qe te ishte; vajze apo djale. C’fatzeze paskam qene, mendonte Ajo, shpesh me vete. Ferriku, ne castet e shpirtit, kur kuptoi se nuk do te kishte shpetim, ne intimitet i kish thene Asaj qe e donte aq shume dhe nuk vuante fatin e tij te keq qe e largoi nga jeta aq te ri e te dashuruar marrezisht por e kishte mendjen tek Tana dhe dy bonjaket qe do te rriteshin pa baba. Ferriku gjeti rastin ti linte Tanes nje amanet, para se te mbyllte syte pergjithmone. Ai i tha Tanes: ” Po linde serish vajze, coja emrin sit e duash por, po solle ne jete djale, emrin do tja cosh Gjon, per nder te mehalles time – Aligjon”!
E pruri rasti ta ritheksoj. Grate e treves tone, kur fati i ndeshkonte te mbeteshin vejushe ne moshe relativisht te re, edhe kur kishin sjelle ne jete femije, ne te shtatat e te ndjerit burre, pyeteshin, ne prani te njerezve te fisit te saj dhe atyre te ish burrit, nese do te qendronin per te rritur dhe edukuar femijet, apo do ti linin ata ne dere te burrit te ndjere e do te benin percapje per t’u rimartuar. Shume syresh u perkushtoheshin femijeve; te rralla ishin ato qe i linin te pjellet e tyre dhe martoheshin perseri. Tanen tone, nuk ishte nevoja ta pyesnin fare per kete ceshtje. Ajo, ne vetmi, thelle ne shpirt u betua: „Burre, mbi Ferrik Idai Brahimaj, nuk mund te vinte. Ajo do t’u perkushtohej dy femijeve pa baba – fryt i dashurise te tyre te nderprere nga fati i zi “ ! Per te qene ne harmoni me kerkesat e njerezve dhe per syte e tyre ( se dhimbja ishte e saj dhe dicka e brendshme ), u vesh me petka te zeza e lidhi ne koke nje shami te zeze, per mos ta hequr kurre.
Ne ate rrethane tejet kritike qe iu krijua pas vdekjes te bashkeshortit, Tana u ndodh thuajse e vetme, me nje femije dy vjec per dore e tjetrin ne bark, ne mes te Korces te larget e te ftohte, larg te sajeve. Teze Velideja kapedane, sido qe e donte shume mbesen Tane, dhe beri cmos per tia lehtesuar dhimbjen, nuk ishte ne gjendje te mbushte boshllekun qe u krijua ne ate familje, pas ndarjes nga jeta te kryefamiljarit.
Nje dite, para se te mesonte lajmin e kobshem, Tana kishte perjetuar nje zbrazetire ne gjoks dhe nje parandjenje ogurzeze. Lajmi i zi, i ndarjes nga jeta te Bashkeshortit te saj, e gjeti te miren Tane ne nje gjendje psikologjike te renduar, thuajse gjysme te alivanosur. Nuk donte ta besonte ate lajm te kobshem Tana e nuk donte ta pranonte si pjese e qenies te saj te brishte. Korrieri i repartit ushtarak qe ishte ngarkuar per te sjelle lajmin e zi, ne familje, erdhi me vonese. Ai, nga emocionet qe mbante lajmi i rende, kishte ngaterruar adresen e shtepise.
Lajmi i zi mberriti tek Tana, por aktmorti me kurmin e Ferrikut kishte marre udhen per ne Shkoze. Nje tjeter paudhesi kjo qe e rendonte akoma me shume gjendjen psikologjike te Tanes. Dajua i saj Sami Musa Nelaj, i cili ishte partrizan, ra Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, ne Luften e Drashovices, ne muajin shtator te vitit 1943, dhe ne shtepine e xha Musait, ne Ahmetaj, erdhi vetem lajmi i vrasjes te te birit, por jo trupi i tij. E qane Samine deshmor, pa kurmin e tij. Keshtu kishte ngjare dhe me deshmorin Muharrem Hasan Nelaj, por ceshtja ne fjale ishte tjeter edhe pse thone se historia perseritet. Tashme ishte pas lufte e krismat kishin pushuar. E perballoi dhe kete sfide te rende Tana burrereshe.
Pas mberritjes te lajmit te zi, ne familje dhe vertetimit te vertetesise te tij, shtepia e Ferrikut te ndiere, ne Korce u mbush me dashamire te shumte. Disa ndjenin dhimbje e trishtim; disa te tjereve u vinte keq per rastin gjememadh, kurse disave thjeshte u duhej te merrnin pjese ne hidherim, per shkak te forces te zakonit dhe tradites mbareshqiptare. U dynden aq shume njerez sa nuk kishte vend ku te uleshin, madje dhe te qendronin ne kembe. Shkallet, madje dhe nje pjese e rruges ishin plot me njerez. Ku kishin qene gjithe ata njerez, te cilet ia behen ne cast. Lajmi i trishte, perhapet shpejt. Disa gra, ne krye te te cilave shquhej teze Velideja, perpiqeshin ti jepnin kurajo Tanes. Tana e kishte te „thelle plagen“ e ishte thuajse e alivanosur, prandaj asqe i degjonte fjalet ngushelluese dhe inkurajuese te grarise. Nese Tana qendroi, sic e donte situata, kjo kishte te bente me faktin se Ajo ishte e „gatuar “ nga brume i „pathartueshem “.
Tana e qau te dashurin e saj me ligje; ajo iu bashkua „ korit “ te grave, por me shume se kjo, Ajo e qau bashkeshortin, me shpirt. Ngasherimet e saj nuk kishin ane e fund. Ke te qante me pare, e gjora grua: ndarjen nga jeta te njeriut te saj te shtrenjte apo fatin e saj te zi. Nga Kalivaci dhe nga Shkoza, kishin ardhur shume gra e burra; te aferm e miq te asaj familje fisnike. Ata kishin rrugetuar disa qindra kilometra, sic kishin mundur, me ngutesi, per t’u ndodhur prane Tanes dhe Katjushes ne keto dite te renda. Grate dhe burrat e ardhur nga trevat buzevjoses, shquheshin nga veshja, qendrimi dhe menyra e shperfaqjes te hidherimit. Burrat e qane Ferrikun burrerisht; grate, si grate. Sidoqofte, te dyja palet, si grate dhe burrat, me fjalet e ngrohta te ngushellimit iu bene krahe Tanes, te ciles, sic kane thene dikur ne fshatin tim; „i kishte rene catia mbi koke“ e gjema i kishte pushtuar cdo qelize te qenjes te saj.
Tushi ishte e mitur e nuk mund ti konceptonte plotesisht ato qe kishin ngjare ne familjen e tyre. Ajo, sapo kishte shkelur te dy vjetet e jetes. Vajza veshtronte shume njerez; te njohur e te panjohur dhe nuk mund te depertonte ne shkakun e kesaj tollovije. Si femije ishte e habitur. Veshtronte gra te veshura me petka te zeza, te cilat ulerinin me kuje dhe te tjera qe cirrnin faqet, por nuk i kuptonte permasat e tragjedise qe kishte ngjare. Katjusha e vogel e topolake; bardhoshe dhe e mbare, sic e deshironin mbesen gjysherit e saj, pa e kuptuar shkakun kaloi vargun e burrave te rende e vajti u ul ne preherin e gjysh Refatit, nga Kalivaci. Me dashurine qe i kishin mekuar prinderit per te paret e saj, Tushi, e cila, ne ate moshe nuk i shqiptonte dot fjalet shkoqur, nisi te luante me mustaqet „dege “ te gjysh Refatit dhe u relaksua me pafajesine e saj e me ledhat e gjyshit. Shume e habiti Mamaja e saj, Tana, te cilen e donte aq shume, kur e pa te veshur me petka te zeza e me nje shami te zeze ne koke. Vogelushja nuk ishte mesuar ta veshtronte keshtu Mamane e saj te mire e te dashur. Cfare te kishte ngjare valle ? – mendonte me vete Tushi. Po Babi, perse po vonohej ? Koha po rridhte e ajo nuk mund te qendronte dot pa u perkedhelur ne krahet e te Atit, i cili, gjithashtu, e donte, me shpirt, Tushin e vogel. Me logjiken e pafajesise, Katjusha i drejtonte pyetjen vetes, pa marre pergjigje: Gjithe keta burra e tere keto teta, nuk paskan fuqi te me sjellin Babin, sonte, qofte dhe te semure, sic me kane thene; une e dua shume Babin. Po Mamaja, perse eshte nxire koke e kembe dhe i ka ikur cehreja e buzeqeshja ? Ajo ka pas veshur rroba te celeta e te bukura; ne koke, mbante shami me ngjyra te bukura, te stolisura me rruaza e me hojna ? Cfare te kete ngjare ? Ketyre pyetjeve dhe fantazise te trurit te pazhvilluar te Tushit, asnjeri nuk mund ti pergjigjej. Edhe ata qe tentonin te thoshin dicka, fjala u ngecte ne gryke e i pushtonte trishtimi. Katjusha e vogel, e cila kishte jetuar mes gezimit dhe harese, ledhatimeve dhe plotsimit te deshirave, nuk e duronte dot kete gjendje te Mamase te saj. Ajo do ta donte Tanen, sic e kishte pare me pare e jo keshtu, te zeze, te mbytur ne ngasherim e te mullosur. Degjonte te thonin: „Bonjakja e nenes “ ; „ Jetimja e Babes “ etj. Keto fjale ishin te pakuptueshme per Te. I kishin thene se Mama Tana, se shpejti do te bente nje vellacko ose nje moter, e Tushi mezi priste te ndodhte kjo gje. Here pas here, Tushi, kur ferkonte barkun e rritur te Tanes, i drejtonte asaj pyetjen: „ Mami: kur do te dale bebi qe ke ne bark; une e kam xhan ate “? Kur ndonje moshatar i Tushit merrte guximin te prekte barkun e Tanes, Ajo i kundervihej, me fjalet: „ Mos e prek barkun e Mamit time; bebi eshte bebi ime “ dhe i largonte doren, me dore, nga barku i Tanes. Tushi ishte e vogel dhe fjalet i shqiptonte gjysma – gjysma. Kjo e bente me te kendshme ligjeraten e vajzes te vogel. Kjo skene e kenaqte pa mase Tanen e „ngarkuar “ por, tashme, Ajo kishte te tjera siklete e halle te rende. Tana, si ngushellim, merrte te bijen ne gjoks, e shtrengonte fort, sikur te kishte droje se mos ia rrembente njeri. Gjithashtu, Tana, ne syte e te pranishmeve, dukej sikur tek i bente te dy femijet bashke u thoshte: „ Veshtroni o njerez zemermire: Keta, te dy jane ngushellimi im dhe amaneti i Tim shoqi – Ferrikut“!
Ata qe moren pjese ne ate mort, ( burrat) ne bisedat e tyre , permendnin here pas here fjalen bonjak, si sinonim i fjales jetim. Tushi nuk i kuptonte keto fjale vecse bashkohej me te ardhurit, kapte e ferkonte barkun e Nenes dhe tundete ne ajer docken e vogel. Dukej sikur u thosh te pranishmeve: „ Provoni ta prekni Bebin tim pa ua deftoj une qejfin“! Ajo vinte vehin tek barku i Tanes dhe bente sikur merrte ndonje sinjal nga bota e pertejme , e padukshme. Ajo bente mbrojtesin e Tanes dhe te Bebit qe mbante brenda barkut te saj. Tushi, ne ate grumbullim njerezish ishte i vetmi njeri qe me veprimet dhe me fjalet e saj gjysmake shkaktonte, gjalleri e pak humor. Nga padija; natyrisht.
Te ndjerin ( nuk ma nxe goja ta them por jam i shtrenguar ), njerezit e fisit, familjaret dhe ata qe moren pjese ne percjelljen e tij per ne banesen e fundit, ne varrezat e fshatit Shkoze te rrethit te Vlores, atje prane Bishtit te Gorices dhe ne ane te lumit Vjosa u bene deshmitare te nje kuje te papare qe plasi ne tere fshatin. Rralle kishe ngjare ne keto ane nje vdekje e tille, si ne Shkoze dhe ne fshatin ne anen tjeter te lumit, ne Kalivac te Tepelenes.
Ndarja nga jeta e nje njeriu eshte proces biologjik i natyrshem, por vdekjet nuk lene te njejtat gjurme e nuk bejne te njejtin „ shteg “. Gjema qe shkaktoi ndarja nga jeta, ne ate menyre e „ divit “ Ferrik Idai Brahimaj, nga Aligjoni ishte nje gjeme e pazakonte, e cila hidheroi gure e drure; helmi qe la pas ajo gjeme nuk kishte ane e udhe. Percjellja e Ferrikut ne banesen e fundit, u be jo te nesermen e nderrimit jete te tij por pas ttri diteve qe e mbajten ne morg. Ajo nuk ishte e lehte. Burra me nje barre mustaqe e me pervoje te gjate jete, nuk e permbanin dot veten. Ne kodren me ullinj te Aligjonit, ishte shtepia me dy kate e Idai Brahimit. Nga kjo shtepi varreza publike e fshatit Shkoze, ne ate fushe te bukur, e te rrafshet si sini, dukej si ne pellembe te dores. Pjesemarrje aq masive te njerezve, nuk ishte pare ne te dyja anet e lumit Vjosa. Bashkefshatareve te Ferrikut ne ate kortezh mortor, u shtohej dergata e ushtarakeve qe e shoqeruan te ndierin, nga Tirana, ne Shkoze. Nene Fatimeja dhe Baba Idaiu, te helmuar sa s’ka me e ndjene „ ikjen “ e djalit te tyre dhe e percollen ate me dhimbje te thelle. Vetem Tana dhe Tushi e vogel, nuk munden te ishin pjesetare te atij kortezhi mortor, por nuk mund te ishin te pertjashtuara nga pjesemarrja ne dhimbjen e madhe. Le tja leme kete mangesi lsargesise dhe rruiges me probleme serioze ashtu si dhe problemeve me mjetet e komunikacionit. Lume njerezish me peshen e hidherimit mbi supe, percollen, ne heshtje, e me dhimbje ne zemer, te mirin Ferrik, te cilit i dhane lamtumiren e fundit, ne token nene; aty ku ishin tretur brezat paraardhes te tij.
I madh e i vogel e percollen hidherimin e asaj dite te zeze, ne menyra te ndryshme. Nga te qarat me ligje te grave dhe nga kuja e burrave, sic kane thene ne treven tone: „Luajti dhe foshnja ne meme “ ! Vetem tre vete nuk munden ta ndanin hidherimin me ata qe ndienin dhimbje ate dite. Tana dhe Tushi ishin dy dashurite me sublime te te ndierit, kurse femija ne barkun e Tanes, gjinia e te cilit ishte e papercaktuar, i ngjizur nga dashuria e dy prinderve te tij ishte endrra e pafat e Ferrikut. Ai ishte gezimi i paprovuar i te Atit, i cili, nuk e pa dhe nuk e provoi prekjen, as ledhat e Babait te tij. Hidherimi dhe brenga e Tanes ishin te dyfishta. Asaj i iku drita e syve, Ferriku; ishte ne muajin e nente te shtatzanise e nuk iu ndodh prane as ne castet e fundit kur u zhvillua ceremonia e varrimit. Tana e mire dhe e ndieshme nuk mundi ti hidhte as nje dore dhe persiper, njeriut te saj te dashur, i cili u nda nga jeta, aq papritur, pa pare me sy gezimin e tij te jetes. Kuptohet sa e rende erdhi kjo gjeme, mire do te ishte te mos ngjanin fare te tilla ndarje, por jeta i ka te gjitha, si gezimet e lumturine dhe vuajtjet e ligeshtimin si ky.
Eshte mjaft e veshtire, thuajse e pamundur te gjesh fjalet e pershtatshme, per te shprehur plotesisht ato qe ndjen njeriu ne caste te tille trishtimi. Keto i dinte mire e mira Tane. Kur ishte adoleshente e shkonte me pula deti, ne Margellic e me tej, kur u rrit disi, Ajo kishte degjuar nga me te moshuarit se: „Atje ku thone: More – more; mund te thone edhe mjere – mjere ”! Kjo e dyta, per Tanen erdhi vertet por me shume brenge e hidherime. Tragjedia me rrjedhojat e hidhura qe solli, nuk kishte te sosur. Tana, jo vetem qe ishte larg te shoqit kur Ai dergjej ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak ne Tirane, por nuk iu ndodh njeriut te dashur te saj, as ne castet e shpirtit e nuk mundi ti lagte as buzen, kur ajo pervelohej per nje pike uje. Ndodhi te tilla, kane te bejne me caste teper kritike ne jeten e njeriut e lene gjurme te pashlyeshme. Eshte mire te mos ndodhin fare por, kur ato vijne, ne jeten e nje njeriu, pa i mirepritur, duhen perballuar me dinjitet. Dhe Tana jone i perballoi si burrereshe, me qendrime stoike e dinjitoze, si bije kalivaci e nuse Aligjoni.
Nga Korca e larget dhe e ftohte, ne ate gjendje shpirterore te renduar, ne vetemine qe e brente, Tana perpiqej te perfytyronte ceremonine e varrimit. Ajo, pyeste veten e nuk merrte pergjigje per ceshtjen thelbesore; Ferriku nuk eshte me ne jete, e kete nuk donte ta besonte, por merakun e kishte te madh: Si do te ishte ceremonia e percjelljes se tij ne banesen e fundit? Dinjitoze dhe me te gjitha rregullat qe kerkonte tradita e sic e meritonte Ai njeri. Se njeriu i saj i dashur nuk ishte djale dosido por i zgjedhuri i djemve; ajka e tyre. Prandaj i duheshin bere te gjitha nderet, sic i takonin atij „ engjelli “. Ajo deshironte shume, ti gjendej prane te shoqit, te pakten ne keta caste lamtumire, por kete e kishte te pamundur. Femija qe mbante ne bark kerkonte kujdes e trajtim te vecante. Hera – heres, Tanes i ngjante sikur dikush ia rrembeu bashkeshortin e dashur nga krahet dhe e shpuri atje, larg, ne fushen e Shkozes, buze lumit te egersuar nga rrahja e ujerave te dhjetorit te atij viti te lagesht. Vetem zemra e saj e brishte mund ti rrefente dhimbjet e ndarjes nga Ai cike burre dhe si i perballoi ato.
Akoma pa kaluar te shtatat e Ferrikut, ne shtepine e tij ne Korce erdhi Haxhiu, vellai i te ndjerit, i cili, ne ate kohe ishte oficer i Ushtrise Popullore, ne Garnizonin e Durresit. Ai, i shoqeruar nga te tijet, erdhi me misionin per te marre Tanen shtatzane ne muajin e nente dhe Katjushen dyvjecare. Akoma nuk ishin thare lotet e vajtimit e ishte palca e dimrit. Ne ate gjendje psikologjike dhe fizike, neper ate rruge te gjate e tere gropa, Tanen e priste nje tjeter llahtari, e shkaktuar nga mendje e pa pjekur mire. Ne ato kushte tejet te veshtire, Tana dhe dergata qe erdhi per te marre nusen, kaluan Qafen e Qarrit, rrethin e Kolonjes, qytetin e Ersekes; Leskovikun; Permetin; Kelcyren; Tepelenen; Perroin e Salarise me ato kthesa te frikshme; Lopesin e zbriten ne Mazhar. Deri ne Aligjon, ku kishte shtepine Idai Brahimaj, rruga ishte e shkurter e Tana mund te rrugetonte mbi kafshe. Ne ate rruge te gjate, te ngushte, te paasfaltuar e tere gropa qe pershkoi, shtatzana Tane ishte ne rrezik te vertete, per te lindur ne rruge, pa asistence mjekesore dhe para kohe. Ne nje kuptim, edhe pse casti nuk ishte i pershtatshem, dergata beri mire qe e mori Tanen. Ajo nuk mund te qendronte me gjate ne ate banese ku e lidhnin kujtime te bukura e te trishta. Mbi te gjitha Ajo do te perjetonte dhe nje nostalgji te parrefyer. Kishte te drejte Ajo grua e forte: ngado qe ti hidhte syte; ne dhome, ne kuzhine, ne korridor apo ne balkon i fanepsej ( shfaqej ) Ferriku i saj, sic ishte: i Bukur; i qeshur; i gezuar; tere nur e shkelqim. Ferriku, kur kthehej nga detyra, mezi priste te hiqte cismet e renda te kufitarit dhe kerkonte me sy e me nuhatje, te voglen e dashur te tij, Tushin, te cilen e rrembente ne krahet e tij te fuqishem e slinte vend te trupit te saj, pa e puthur e pa e kafshuar, per te shuar mallin qe e kishte kapluar.
Trokiste dera e Tana, ashtu e rende, nxitonte ta hapte, me shprese se do te veshtronte te dashurin e zemres te saj. Zhgenjehej keqas kur ne dere shfaqej ndonje vizitor, apo vizitore, qe kishte ardhur per te ngushelluar Tanen. Tana, e zhgenjyer keqas, ulej serish tek vendi i saj dhe si ngushellim, nuk i degjonte fare fjalet e atyre qe vinin per ngushellim, fjale te cilat ngjanin me njera – tjetren, por shtrengonte fort ne kraharor Tushin, ferkonte barkun dhe zgjohej keshtu nga nje enderr genjeshtare. Ferrikun, mekot e kerkonte dhe e priste t’i vinte si perhere. Ai ndodhej larg, shume larg e nen dhe, atje, ne Fushen e Shkozes, prane lumit me uterime, ne varrezat publike te fshatit. Ate e kishin varrosur e Tana nuk ishte ndodhur ne ate ceremoni te tmerrshme, as per ti hedhur nje dore dhe njeriut te saj te zemres.
Kunat Haxhiu dhe shpura shoqeruese e tij, e percollen te miren Tane, ne Shkoze, ne shtepine e trungut, ne Aligjon. Mire bene qe e prune ne Shkoze vejushen te veshur ne zi, koke e kembe. Duke u capitur neper sokakun qe te shpinte ne avlline e Idai Brahimit, Tana degjoi te qara, me ligje e me oi. Ajo pyeti Kunat Haxhine e Ai i tha se ka vdekur Nene Fatimeja. Ne fakt, te qarat i perkushtoheshin Ferrikut, te cilin e kishin varrosur nje jave me pare. Edhe pse ishte dimer, xhenazen nuk mund ta linin te pavarrosur mbasi Ai ishte mbajtur tri dite ne morgun e Spitalit te Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane, ku u kujdes per te Haxhiu dhe nje kusheri i tyre qe sherbente ne kete spital. Arkmortin nuk e shpune fare ne Korce, por e percollen drejtperdrejt ne Shkoze. Kur Tana u fut tek dera e shtepise te Idai Brahimit, e shoqeruar nga kunat Haxhiu dhe nga shpura qe e shoqeronte, Haxhiu i hodhi Tanes ne koke nje shall te zi te cilin ia kishte dhene teze Velideja e i tha: „ Tani qaje Ferrikun tone te dashur; ai eshte varrosur para nje jave, ne varrezat publike te fshatit Shkoze “! Edhe ne gjendjen e paralindjes, Tana e revoltuar u tha njerezve te saj e te burrit te saj: „Perse e keni varrosur pa qene une e pranishme “ ? Dhe tha, mes deneses e zemerimit: „ Merrni lopatat dhe hapeni varrin “ ! Me hesht e pesht, fjala dhe arsyetimi i burrave dhe i grave te mbledhura enkas per te pritur vejushen shtatzene, e qetesuan disi, gjithnje ne aparence Tanen dhe vijuan ritin e vajtimit.
Asaj, aty ( ne Shkoze ) do ti jepej mundesia te shfrehte gjithe ate lemsh qe i ishte mbledhur dhe te qante, sipas zakonit te vendit, te dashurin e saj. Kur te lirohej nga barra, Ajo do te shkonte dhe prane varrit te Ferrikut se bashku me zonjen vjehrre – Fatimene e Idai Brahimit; me nenen e saj – Mushon e Refat Mahmutit dhe me kunatat.
Ne kujdesin dhe monitorimin e ketyre grave, Tana, priste te behej nene per te dyten here. Ajo mezi priste te sillte ne jete amanetin e te ashoqit, i cfaredo gjinie te ishte. Lutja e saj e panderprere ishte qe femija te ishte i mbare me shendet dhe i sakte nga fizikisht. Ajo ishte ne merak se mos rruga e gjate dhe me gropa qe pershkoi per te ardhur ne Shkoze kishte demtuar femijen qe mbante ne bark.
Edhe vete, e mira Tane, nuk mund te qendronte me ne ate shtepi ku cdo gje lidhej me kujtimin e te shoqit dhe mbante vulen e punes se tij. Gjitonet qe hynin e dilnin, pa pushim ne ate shtepi shprehnin, sipas ritit dhe tradites vendase keqardhje per ndodhine e kobeshme dhe „ qoken“ por, kaq, me tej nuk mund te shkonin. Perkrahhjen e burrit te ndiere Arshi Velo dhe te familjes se tij, kujdesin e teze Velidese dhe keqardhjen e Qani Shabanit, ashtu si ndihmen dhe perkrahjen morale te Qamil Pashos dhe te Zonjes – Zonje e te Nene Ganos Ajo i kishte, ne cdo kohe, por Ferriku, te cilin e donte aq shume, nuk ishte me ne jete dhe Tanes i dukej vetja sikur endej ne humbetire.
Dy jave pas varrimit te te ndjerit, me 28 dhjetor te vitit 1958, ne konakun e Brahimajve ne Aligjon te Shkozes erdhi ne jete nje djale. Sic duket, vete natyra i ruan ekuilibrat. Mes klithmave te lindjes dhe sinjalit „ hyjnor “ qe leshoi i sapolinduri, me te qarat e tij, Tana ishte e detyruar te degjonte urimet si lume per ardhjen e djalit ne jete, me fjale te ngrohta e dashamirese: “ Te te rroje, e paste jeten te gjate ”; “ Koka gur”; ” I ngjafte te Atit ”; etj. etj. Tana duhet te duronte e te degjonte dhe ndonje paragjykim te ndonje besimtareje e cila donte te shtirej si e mencur. Ajo, pa piken e turpit shpalosi bindjet e saj fetare, kur tha: “ Zoti i jetes, nuk e la vendin bosh; u nda nga jeta nje burre, i cili qofte i xhenetit, por ne vend te tij erdhi ne jete nje burre tjeter… ”! Le ta leme ate besimtare ne shenjterine e saj dhe te kthehemi tek kronika e atyre diteve plot dhimbje e shprese.
Sipas riteve pagane te treves, djalit te sapolindur duhet ti vinin emrin. Ne ate kohe emri i nje femije vihej me bukaniqe. Familjaret, njerezit e fisit, miqte dhe gjitonet, ne menyre selektive, ishin mbledhur rreth potit ( femijes te sapolindur ) dhe ishin kurioze te mesonin si do ta kishte emrin djali i Sulltanes dhe i Ferrik Brahimit ? Sipas zakonit te vendit, me pare duhet te shpreheshin gjysherit.
Para se gjithash, shoqeria maskiliste kerkonte te dihej verdikti i Idai Brahimit dhe i Refat Mahmutit; pastaj i te tjereve. Ne treven e Korces, dikur kane thene se emri i njeriut s’eshte vec si kapistalli qe u vene kafsheve. Megjithate, edhe emri ka nje vlere e dicka do te thote. Brahimajve ua kishte enda ti conin djalit nje emer qe te siguronte vazhdimesine e fisit. Kur te gjithe te pranishmit ishin ne ankthin e pritjes te emrit dhe mezi duronin ta mesonin ate, me veshtiresi e mori fjalen Tana, ajo qe i dha djalit jete. Heshtje! Ajo, me qetesi e me nje solemnitet, i cili nuk i shkonte nuses te shtepise, theu heshtjen qe kishte pllakosur konakun e tha: “ Mos u merakosni per emrin e djalit, o njerez dashamires se ate e ka zgjidhur vete i zoti i punes; Ferrik Idai Brahimaj…“ Ferrikun nuk e kemi me midis nesh, por me gjallje, me ka lene amanet: „ Po te leje vajze; verja emrin si ta gjykosh vete, ama po leu djale, do ti vesh emrin Gjon “. Pastaj, me te drejten e atij qe njeh mire zakonet e vendit, Tana – shtoi: “ Ju, besoj se e dini mire qe amaneti vete ne vend e nuk e tret as dheu; une ndjej obligimin moral ta shpje ne vend amanetin e Burrit. Asnjeri nuk e zbertheu gojen pas kesaj. U tha; u be ! Bukaniqja ishte gati, mbi koken e djalit; ajo u thye nga gjysherit dhe nga Tana e me pas, ata qe moren nga nje cope bukaniqe dhe te tjere qe nuk arriten, duartrokiten dhe perseriten emrin, me ze te larte: Gjon! Gjon! Gjon! E gezofte! Graria uruan per se dyti: „ Koka gur “! „ Emrin ta gezoje “ ! „ i ngjafte Babait “ etj. etj.
Gjoni u rrit si lis, u veselit e u shtua dhe, jo vetem qe i ngjan Babait te tij deri ne thua, por, ne disa drejtime e tejkaloi Ate. Ferriku fatkeq lengoi gjate, ne shtrat, nen vuajtjet e nje semundje te rendomte , por qe rezultoi vrastare. Si njeri i zgjuar e kokeplote, e parandjeu largimin e tij nga jeta dhe la amanet emrin e pasardhesit, ne menyre qe emri dhe vepra e tuij te mosharroheshin edhe kur Ai te mos ishte me ne jete.
Ndihem krenar e kam qene njeri me fat. qe kam patur nje mik te mire si Ferrik Idai Brahimaj ( ndjese paste ). Natyra dhe jeta i kishte dhuruar atij njeriu tipare te spikatura dhe nje shpirt si det. Ja perse krenohem se shumti une. Por, zemra ime behet mal, kur veshtroj femijet qe ka lene pas. Katjusha dhe Gjoni, dy pasardhesit e denje te Tanes dhe te Ferrikut, jo vetem qe i kane mbajtur lart vlerat dhe emrin e prinderve te tyre por, ne disa drejtime i kane superuar ata. Te dy keta, i dine mire ku i kane rrenjet e kjo eshte vlere me vete. Thone se geni transmetohet tek ata qe vijne pas. Kjo thenje e lashte dhe e vertete ka marre vleren e nje aksiome e nuk ka perse te verteteohet. Me ka lene „ pa mend “ nje fakt interesant: Kerkoja prej kohesh varrin e te mirit Ferrik. Mendoja se ai mund te prehej diku ne afersi te vendit te shenjte ku prehet bashkeshortja e tij – Tana. Nje dite vere kur kthehesha nga nje vajtje ne Jug te vendit bera nje vizite kortezie ne varrezat publike te fshatit Levan te Fierit. Ne shoqerine e Gjonit, ne shenje kujtimi e mirenjohje vendosa dy tufa me lule te bardha, tek varri i Tanes. Njera syresh ishte per Ferrikun, varrin e te cilit nuk e kisha gjetur ne ate kohe.
Kohe me pas, duke vrojtuar ne facebok, u befasova e u mrekullova kur pashe varrin e Ferrikut, ne varrezat publike te fshatit Shkoze te rrethit te Vlores. Ne nje vajtje, me ngjitje ne Kuroren e Malit ( vend i shenjte ); Renata, bije e denje dhe e perkushtuar ndaj familjes, krenare per origjinen e saj, kishte fotografuar pllaken e varrit te gjyshit te saj ku shquhej qarte identiteti: Ferrik Idai Brahimaj, me fotografine e tij dhe me te dhenat qe perkufizojne lindjen dhe ndarjen e tij nga jeta. Nuk e fsheh; u trondita thelle. Jo vetem se u njoha me nje fakt qe nuk e njihja, por me shume per faktin se ne jete ka te reja e te rinj qe interesohen per paraardhesit e tyre, te cilet nuk jane ne jete prej kohesh. Ndoshta ky qe dhe njeri nga shkaqet me kryesore qe me shtyne te rishkruaj kete histori. Nuk kane thene mekot se : “ Beme baba te te ngjaj ” ! Mendoj se rasti yne i perket ketij slogani. Asaj vajze i uroj shendet e jete te gjate, te lumtur e te begate, sic do tja uronin Tana dhe Ferriku mbeses te tyre.
Kam deshire tju rrefej ritin pagan te ceremonise te venjes te emrit te te sapolindurit nga Tana: Per te respektuar te parin e asaj shtepie; fisnikun Idai Brahimaj dhe gjyshin tjeter – Refat Mahmut Bilaj, nga Kalivaci i Tepelenes; te dy bektashinj fanatike ate dite, u zbatuan me perafersi, nje nga nje ritet pagane te treves. Dy te moshuarit ( gjysher ), me mustaqe „ dege “ e me qylah te bardhe ne koke ishin dy monitorues te rrepte te atij ceremoniali familjar. Nene Fatimeja, vjehrra namuzlije e Tanes, si zonje shtepie dhe kryesuese e ceremonise, kishte pergatitur nje goxha bukaniqe, me te gjithe perberesit e nevojshem sipas tradites te gatimeve te kesaj natyre. Ne ate ceremoni familjare me rendesi te vecante, moren pjese nje mori njerezish te cilet kishin te perbashket dashurine dhe respektin per familjen Brahimaj dhe per fisin e tyre e ne vecanti per te nderuar ardhjen ne jete te nje princi te vecante. Xhaxheshat dhe xhaxhallaret, Kusherinjte dhe te afermit, motrat dhe miq e shoke te shumte dhe nje krushqi ” petritesh ” nga ata qe te marrin gjak ne vetull, mbushen shtepine e Idai Brahimit ate nate. Nuk kishje ku te hidhje kokrren e molles. Te gjithe gezonin, qeshnin e kendonin; hareja nuk kishte te sosur. Kulmin ajo feste e arriti kur mbi koke te djalit ( Gjonit ), u ngjit bukaniqja qe kiishte gatuar Nene Fatimeja. Deri atehere emri i djalit mbetej enigme. Kishte dhe nga ata qe u mbeti qejfi se nuk u thirren ne kete feste, por i zoti i shtepise ishte ne hall te madh e nuk dinte kujt tja prishte e kujt tja ndreqte. Shtepia kishte permasa te kufizuara e nuk i nxinte te gjithe sa donin te ishin te pranishem ne ate gezim te vecante. Te ardhurit, sipas mundesive nuk kishin ardhur duar bosh. Dikush kishte sjelle nje revani ne tepsi; nje tjeter kishte sjelle paluze ose kalimar, nje i trete, me pak i kamur kishte sjelle nje lengjer me petulla e ku ta di une se cfare kishin pjelle ato mendje dashamiresish.
Ne te errur ia behen kalivacasit; njerezit e Tanes. Te gjithe kaluar mbi kuaj. Grate ishin te veshura koke e kembe ne te zeza; burrat – te veshur me shajak te zi, me mustaqe e me qylah te bardhe ne koke. Nje vrojtues i vemendshem mund te dallonte si iu hap syri te mires Tane, kur pa tek vinin njerezit e saj. Ata mezi kishin kaluar lumin, me nje lunder te lodhur, por te manovruar nga nje lundertar i zoti e trim. Cdo familje pjesemarrese ne ceremoni, madje edhe te ardhurit nga Kalivaci, kishin menduar nje emer qe ti shkonte atij „ princi “ te shumepritur. Mirepo te gjithe dolen huq. Sulltana, me syrin si filxhan ne castet e hyrjes ne dere te prinderve te saj, ndjeu nje ngrohtesi te vecante. Ajo perjetoi embelsine e veshtrimit dhe te takimit me Nenen e saj dhe me trimin e rralle – Refatin e Bilajve. Jo se Vjehrra dhe vjehrri e Brahimajt qe e rrethonin nuk e donin, por dashuria e Nenes dhe e Babait, kishte tjeter shije. E vecanta e ketij takimi ishte: Tana, tashme ndihej me e afert; me e ngrohte dhe me e mbeshtetur. Kalivacasit erdhen te kapardisur e plot me dhurata. Ata e dinin se dhendrri i tyre nuk ishte qe ti priste qe tek fundi i udhes, e ti shoqeronte sa te uleshin, por deren fisnike te Idai Brahimit ekishin te hapet e brenda saj do te ndiheshin po aq te mireseardhur. Ata kuptuan se ajo lidhje miqesore i kishte themelet te sigurte e nuk mund te lekundeshin nga asnje shtrengate. Ca me teper tani qe lidhjet e miqesise, me ardhjen ne jete te djalit ishin forcuar me teper. Kalivacasit e ardhur zune vendet qe u perkisnin dhe dhoma u mbush plot e perplot. Urimet dashamirese nuk kishin mbarim.
Njerezit e anes te te ndjerit, kishin pergatitur disa copa letre te shkruara me dore. Ne cdo leter ishte shkruar nje emer djali. I zoti i asaj shtepie, i moshuari Idai Brahimaj, urdheroi: “ E para ta terheqe letren e veja e djalit tim, Sulltana, e cila ka vuajtur shume gjate kesaj kohe dhe e meriton ” ! Nuk eshte hamendim; as beswtytni por keshtu ka ngjare e duhet besuar: Mes emocioneve e duarve qe i dridheshin, Tana, mes vezhgimit te syve kurreshtare terhoqi tri letra, te cilat i hapi e u lexuan faqe pjesemarresve ne ceremoni. Per habine e te gjitheve dhe te vete Tanes, ne te trija letrat ishte i shkruar emir Gjon. Cte ishte kjo valle ? Kush te doje le te perpiqet ta spjegoje ! Vete Ferriku ( ndjese paste ), kur e ndjeu se nuk do ta kishte te gjate, ne intimitet i tha te shoqes: „… po te leje djale, do tja vini emrin – Gjon ! Dhe ja si rezultoi ! Fjala Gjon, e nxjerre nga goja e Tanes hallemadhe ushtoi si nje jehone e fuqishme mali, e u percoll breg me breg. Nena e djalit, lehona Tane, theu e para bukaniqen dhe copat e saj u rrembyen, ne cast nga ata qe ndiqnin ceremonine. Te gjithe duartrokiten dhe perseriten me embelsi emrin Gjon! Urimet nuk kishin te sosur; ato beheshin sic e mendonin njerezit. Urimi: „ Koka Gur “! dhe ai per ta patur jeten te gjate djali i vogel, prevalonin mbi te gjithe urimet dashamires. Gezimi dhe hareja pushtuan konakun, mehallen dhe brenda asaj nate e mesoi Shkoza; Mazhari, Sevasteri e Golimbasi. Lajmi i gezueshem kaperceu lumin e u percoll, me gezimin brenda, ne anen tjeter te tij.
Sic ngjan ne raste te tille, shumica mbeti e kenaqur e u shpreh me dashamiresi e me zemer ne dore lidhur me ardhjen ne jete te Gjonit te vogel. Pati dhe nga ata qe rrudhen turinjte e paten rezerva. Qejfmbetja ishte fare e kote. Disa nuk e paten shansin te konsiderohej emri qe kishin perzgjedhur. Dikush mendonte se patjeter duhet te ecej ne rrjedhen e pemes gjenealogjike dhe ishte e udhes ti vihej djalit bebe nje emer nga te parit e fisit, ne menyre qe te sigurohej vazhdimesia e atij pragu. Ceremonia, e cuarjes te emrit te djalit, ne fakt shenoi krisjen e pare te pjesetareve te fisit Brahimaj. Krisja ne marredheniet mes familjes dhe fisit, u shperfaqen me pas, ne jeten e veshtire te vejushes Tane, e cila u perball me sfidat qe solli mbetja e ve, me dy jetime, mes kunatave grifsha dhe burrave te tyre. Te pakenaqur mbeten dhe vellezerit e Ferrikut te ndjere: Haxhiu; Tefiku; Bardhoshi; Xhemili dhe Hyseni. Sejcili prej tyre do te kenaqej nese merrej parasysh emri qe propozoi per djalin e sapolindur te vellait te ndjere. Edhe pse mbeten te pakenaqur, fale autoritetit te kryetarit te familjes – plakut Idai Brahimi, ata nuk e shfaqen pakenaqesine por e mbajten ate te ndrydhur mes vetes. Megjithate qejfmbetjen nuk e harruan. Ne opinionin tim, emri Gjon, i cili i perket besimit te krishtere ( katolik ), ne nje mjedis ku sundues ishin emrat muslimane perben nje habi. Por, nisur nga ky fakt , me lind e drejta per te abstraguar se i ndjeri Ferrik Idai Brahimaj, ishte njeri me vizion te qarte e me horizont dhe pavaresisht se nuk besonte ne asnje fe, ruante traditat pagane dhe la amanet qe, po te lindete djale, ta quanin Gjon, sic emertohet vete mehalla ku Ai u lind e u rrit.
Sa here e shkoj neper mend ate ndodhi te koheve te shkuara, me del perpara syve te mendjes fytyra e bukur e burrerore e Ferrik Idai Brahimaj, sic e kujtoj ne ato dite te lumtura, per Ate vete e per mua, mikun e tij. Balli i larte mbi vetulla – deshmi e fisnikerise dhe mencurise te tij. Dy syte e tij me madhesi te zakonshme qartesonin zgjuarsine e tij natyrale, mencuri e dinamizem dhe deshire per te jetuar. Syve te tij nuk u shpetonte asgje nga zhvillimet rreth tij; ata perhapnin vetem dashuri e dashamiresi. Kur mendoj pamjen e tij te menduar ( ne disa raste ) shtroj pyetjen: „ Si arriti te lere amanetin per ti vene emrin djalit – Gjon “ ? Arsimimin e kishte te kufizuar, por zgjuarsine natyrale e dispononte pa limite. Vete emri Gjon, te cilin, i ndjeri e la amanet; ne ate kohe, ne treven tone ishte thuajse i pamundur e i papare. Nje emer katoliku i vihet djalit te sapoardhur ne jete, ne nje mehalle te Shkozes – nje fshati tradicional me banore te besimit musliman ? Mendja bredh e me shpie tek zberthimi i togfjaleshit Aligjon. Me emrin Aligjon, njihet qe nga formimi i saj mehalla qe ndodhet buze Vjoses, ne kodren me ullinj, ne bishtin e malit te Kudhesit ( malit te Bardhe ), ne faqen Veriore te te cilit eshte mbeshtetur fshati Shkoze i rrethit te Vlores, i cili eshte fshati skijor i ketij rrethi. Me tej, ne Lindje e me siper ndodhet fshati Mazhar, i po ketij rrethi, i cili gjithashtu i ka vene shpatullat malit te mesiperm. Ne maje te malit, ne vendin e quajtur Kurora e Malit, i cili konsiderohet vend i shenjte, jane kryer e kryhen pelegrinazhe nga besimtaret myslimane te sektit Bektashian. Te dy keta fshatra fqinje, sipas nje gojedhene kane perkatesi gjaku me njeri – tjetrin e mes familjeve te tyre nuk behen krushqi. Po sipas te njejtes gojedhene, ne kohet qe nuk mbahen mend, nga Vllahija erdhen, muhaxhire e u vendosen ne kete treve, dy vellezer; njeri quhaj Ali e tjetri Gjon. Ata, gjithnje sipas gojedhenes, formuan dy mehalle; nje ne cdo fshat, te cilave u vune emrat e tyre: Njeres – Ali e tjetres Gjon. Nuk eshte per t’u cuditur se bashkejetesa mes feve, ne vendin tone eshte e lashte e askush nuk e di datesine. Kete gojeedhene, e cila, me kalimin e kohes mori vlerat e nje legjende, duhet te kete degjuar i ndjeri Ferrik Idai Brahimaj, kur i dha karar, te linte amanetin per ti vene emrin Gjon, pinjollit te tij nese lindet djale. Ky version i gojedhenes tone them se mund te jete i pranueshem por jo i pa kundershtueshem. Ka dhe versione te tjere, te cilet i rrefejne e i besojne njerezit, sipas bindjeve.
Mbas venjes te emrit te djalit, sipas nje riti zakonor te lashte, i cili u perforcua e mori me shume terren, sipas te cilit, nje jave pas ndarjes te burrit nga jeta, bashkeshortes te tij, kur ishte ne moshe te re prinderit e saj ( kur ishin ne jete ) dhe te aferm te saj, mblidheshin, koke me koke dhe, se bashku gjykonin e vendosnin per nje ceshtje me rendesi jetike per fatet dhe per jeten e te prasmeve. Nga kjo „gjeme e dyte “ nuk shpetoi as Sulltana jone e mire. Nga Kalivaci erdhi Refat Mahmuti dhe Mehmet Musa Nelaj, i cili ishte dajua i Tanes ( vella i vetem i zonjes Musho ). Te dy burra te zgjuar, te mencur e trima. Nga Aligjoni, ishin te pranishem: Tana – protagonistja e asaj bisede; vjehrri Idai Brahimaj, vellezerit e tij: Talua dhe Razua dhe Haxhiu, nga vellezerit, si me i madhi i tyre. Ishte nje mbledhje tejet e veshtire, nga ato qe eshte me mire te mos beheshin. Cdo njeri, sidomos Refati dhe Idaiu, ndjenin pergjegjesi te madhe, aq e rende ishte barra mbi supet e tyre, sikur te mbanin mbi supe Malin mbi Shkoze. Tana, ne fund te fundit ishte „ lojtare e mesit te fushes “, Ajo vendoste se cfare do te behej, me tej. Me ze te dredhur, sikur te hidhte ne fushen e lojes nje taborr me ushtare, te cilet do te shembnin banesen e tij, mezi e nxorri zerin e tha ato fjale, te cilat nuk donte ti thoshte ne asanje rast. Idai Brahimaj, mezi i nxorri nga goja fjalet: “ Tane, bija ime; Ti e di sa te dua une dhe e gjithe familja jone. Ti e ke pare sa keq ndihemi kur mendojme fatin e atyre dy „ engjejve “ te cilet mund te na ikin nga shtepia. Do te vendosesh Ti, per te ardhmen tende e te femijeve te tu. Nje tradite cnjerezore, kerkon qe, sot, ne kete takim, Ti te vendosesh nese do te qendrosh me femijet, per ti rritur ata, apo do te “ dalesh “ nga kjo shtepi e do te veshtrosh jeten tende “ ? Pas fjales te Idaiut, i cili kur mbaroi ligjeraten psheretiu thelle e kerkoi nje gote uje, e mori fjalen Refati, i cili, ne esence tha te njejtat gjera. Pritej fjala e Tanes, e cila, ne fund te fundit vendoste dhe mbyllte ate takim dashamiresish. Tana, me qetesi por e vendosur tha: „ U perunjem prinder te dashur dhe dashamiret e mi, por fati im dhe i femijeve te mi eshte percaktuar qe kur u nda nga ne Ferriku. Une, burre mbi Ferrik Ibrahimin nuk ve, kete ta dine mire te gjithe ata qe nuk e dine. Nuk ua pres dot koken dy femijeve, kam lidhur ne koke shamine e zeze e do te rrtit femijet me gjithe cfare do t’u nevojitet. Edhe hi do te ngjyej ne vater, por femijet do ti rrit e do ti veselit ” ! Ashkosun( bravo te qofte); gjemoi nje nje ze, fillimisht nga te moshuarit e u perserit nga me te rinjte ! Kaq u desh e mbledhja mbaroi. U shtrua nje darke miku ku u ngriten dolli, per 2 femijet jetime, per qendrimin e “ heroines” – Tane dhe per kujtimin e te mirit Ferrik Ibrahimi.
E krisura qe zuri fill gjate e pas venjes te emrit te djalit te sapolindur nuk u shua perkundrazi, „ nen rrogoz “ u thellua me teper. Gjashte kunata ne nje dere ishte e veshtire te merreshin vesh me njera – tjtren. Si ne gjykimin e ceshtjeve dhe ne veprimet konkrete, kur ato dilnin te gabuara. Kunatat fajesonin njera – tjetren. Te tjerat, kishin hale ne sy te miren Tane, e cila ishte pa burre dhe me dy bonjake. Ajo ishte „ fajtore pa faj “! Kurrsesi nuk e kishte deshiruar kete palo fat. I pari i asaj shtepie, fisniku Idai Brahimi, nje njeri me autoritet, te cilit i peshonte e i degjohej fjala, e kishte realisht te veshtire te menaxhonte ate „ stan „ me gra, njera nga te cilat, me dy femije bonjake. Veshtiresia behej me e theksuar nga fakti se ndonjeri nga djemte e tij, merrte anen e „ hoxhes te nates “, sic thone tiransit e mocem. Atij i pikonte ne zemer te thoshte nje fjale te keqe per Tanen dhe nuk mund ti duronte ankimet e Tushit dhe te qarat e Gjonit, te cilet ishin amanet i te birit te ndjere – Ferrikut, te cilin e donte aq shume.
Tana ishte kunata e vogel e, sipas tradites duhet te binte dakort me mendimet e kunatave me te medha, pavaresisht se nuk ishte e nje mendje me to. Mirepo kjo gjendje nuk mund te vazhdonte pambarim; Tana ishte e mencur dhe dinjitoze; Asaj i duhej te perballej, e vetme, edhe ndaj brockullave te kunatave te saj. Nje vit te tere, Tana u kthye ne „ shurdhe „ dhe pa goje. Ajo fliste gjithmone e fundit dhe ato qe thosh binin ne veshe te shurdhet. Tana beri si beri, duke gelltitur edhe ndonje brockull, derisa i biri u be motak. „ Zenkat “ me ngjyrime grash, deri atehere, meqenese nuk kishin te benin me ceshtje esenciale e nuk njollosnin familjen, me zotesine e te parit te asaj shtepie u zgjidhen , midis familjareve e nuk u duk perjashta maisja qe po shtohej. Idaiu si kryefamiljar nuk mbante anen e asnjeres nga nuset e djemve, por, per hir te se vertetes, Ai( Idaiu), sikur perthyhej perballe statusit te dy jetimeve dhe, donte s’donte i favorizonte ata.
Sikur te mos mjaftonin veshtiresite e jeteses te gruas te ve me dy jetime dhe grindjet brenda familjes, kusuremadhja Tane duhet te perballonte dhe nje palo opinion i cili zhvillohej „nenrrogoz “. Ai u perhap fillimisht si thashethem, por shpejt mori nje agresivitet te madh. Ky opinion kishte per objekt ndarjen nga njeri – tjetri te atij cifti “ Hyjnor ”, te cilin e kishte zili cilido qe i njohu. Asaj i kishte “ rene mali mbi koke ” dhe fokusi i saj kishte te bente me mirerritjen e dy jetimeve dhe ishte e detyruar te degjonte lloj- lloj gjepurash, te cilat nuk i konsideronte fare. Ja disa opinione ne formen e thashethemeve: Nje kategori supersticiozesh, te kapardisur; per ti dhene rendesi vetes, pohonin, me bindje se ciftin e ri e kishte “ shajtuar ”( goditur) syri i keq. Sipas tyre, ciftin e ri qe shijonte lumturine e asaj lidhjeje “ hyjnore ” e kishin pikasur ziliqaret; te cilet, me zemerligesi e kishin pergojuar dhe anatemuar. Te tjere kokeboshe, duke i meshuar profecise te tyre e paraqitnin ndodhine e hidhur si te parashkruar e te paravendosur nga fati i keq. Ndonje zemerzi, i cili, ia fuste kot, gjemen ia faturonte, me dashakeqesi, „Harxheve “ qe duhet te paguante cifti i pafajshem per llogari te te tjereve; atyre qe kishin rene ne gjynah. Ne balle te thashethemeve madje disa here edhe autore te shpifjeve e pergojimeve ishin vene kunatat e Tanes, ndonje grua e fisit Brahimaj, e ndonjera nga grate e treves. Per fat te keq e per faqen e zeze te tyre, ne kurthin e ketyre thasheethemeve kishin rene dhe disa burra, jashte natyres e logjikes te shendoshe qe duhet te kishin. Medoemos, ata ishin bashkeshorte te shperfytyruar te grave te tyre llafazane. E thene ckoqur; ata ishin burra – gra e nuk meritonin te quheshin burra zakoni. Kot nuk visheshin me citjane e te tirrnin lesh ne furke keta derdimene. Burreria e tyre iishte bere cope e therrime e, me sjelljen e tyre ata ishin bere „ gazi i botes “. Per te frenuar disi situaten, Idai Brahimi, mbasi u konsultua dhe me te tijet, vendosi ta ndante Tanen dhe dy femijet e saj, nga vellezerit e Ferrikut. Kjo rezultoi mase gjysmake e cila vertet frenoi ate furtune e prapesish qe ishin hedhur mbi Tanen por nuk e zgjidhi problemin kryesor. Situata per Tanen u be me e veshtire e me komplekse. Meqenese dy prinderit e Ferrikut; Fatimeja dhe Idaiu nuk gezonin pension pleqerie; pensioni i te ndjerit, ne dem te femijeve jetime dhe Tanes, u nda ne mes, ashtu si u pjesetuan plackat madje dhe enet e kuzhines. Tana me vete, mblidhej me femijet, ne nje dhome, por u ndodh perpara nje veshtiresie te re e cila lidhej me ngushtesine ekonomike. Ca me pak kur ne Shkoze e ne afersi nuk ekzistonte asnje mundesi per punesimin e saj. Kujdesi qe tregonin familjaret dhe te afermit e te ndjerit nuk mjaftonte per te perballuar ngushtesine ekonomike te jetimeve dhe Nenes se tyre.
Burri i zgjuar, i mencur e trim nga Kalivaci, Refat Mahmuti i Bilajve, baba i Sulltanes dhe Nena e saj – Musho Kapedanja, e kuptuan pergjegjesine qe kishin pas fatkeqesise qe u ngjau per mirerritjen e jetimeve dhe per te mos vuajtur per ushqijm vajza e tyre. Refati, here pas here, mbushte hejbete me sende ushqimore, i ngarkonte ato ne pelen kerre ( gri ), kapercente lumin, ne Bishtin e Gorices dhe e mbante vrapin tek e bija ne Aligjon. Po cfare kishte brenda atyre hejbeve prej fije leshi te endura nga duart e zonjes Musho, ne tezgjahun e montuar ne fundin e shtepise ? Brenda hejbeve kishte: Miell te situr; miser kalli, per te zier e per kalaposhe; fruta nga me te ndryshmet, sidomos fruta te thata si vergje me fiq; palafike; ftonj; shege; arra, bajame; pekmes; djathe ne nape; gjize te njome e te futur ne shakull; gjalpe; yshmer; qullapite; petulla; paluze; veshje per femijet etj. etj. Brenda hejbeve, me teper se cdo gje tjeter kishte dashuri Nene, Babai, vellai, motre e nga te familjareve te tjere apo te afermve, per Tanen dhe per femijet e saj. Mushua, si grua nikoqire dhe e vuajtur nuk harronte, te vendoste ne hejbe nje sasi sheqeri, kafejete bluar, te cilat gjendeshin me veshtiresi, vaj ulliri apo ullinj te kripur e sende te tjera ne perdorim. Gjysh Refati pritej ne familjen e Brahimajve si krushk e mik shtepie, i cili kishte pjesen e tij ne ceshtjen e rritjes e te edukimit te jetimeve dhe per mireqenien e vajzes se tij fatkeqe.
Kemi folur e kemi shkruar, jo pak lidhur me personalitetin e Refat Mahmut Bilaj, nga Kalivaci i Tepelenes; do te shkruajme e do te themi edhe pas ketej; mbasi e meriton plotesisht cdo epittet e levdate qe mund te behet ne kujtim te tij. Dua te ju bej me dije nje rast te cilin nuk e kane dhuntine, ta kene si privilegj te natyres. Xha Refati ishte burre i kompletuar e i respektuar. Pervec te tjerave, Ai kendonte mjaft mire labce, ne te gjithe pozicionet e kenges dhe kishte veshe muzike. Refat Mahmuti pelqente jo vetem kengen labce por ishte adhurues edhe i vajtimit me ligje te grave; atyre qe qanin bukur, forte, te artikuluara, me ze te embel dhe respektonte shume, ato gra qe i thurnin bukur vlerat e atij qe vajtonin duke i renditur kendshem per nje te ikur vlerat e tij ( saj).
Nje dite, kur shkonte tek e bija, kaluar ne pelen e tij kerre ne fushen e Shkozes, tek varrezat publike te fshatit, degjoi nje vajtim qe i pelqeu shume dhe e shtyu te afrohej. Dy gra te veshura koke e kembe me te zeza qanin, te perkulura mbi nje varr te ri. Refati, zbriti nga pela, te cilen e la te kulloste ne mezhde, u ul ne „bisht “, sic uleshin burrat qemoti kur ishin ne pritje te dikujt; vuri doren te hapur tek nje vesh qe te shijonte vajtimin dhe degjoi me endje ligjerimin e gruas, e cila plaget e shpirtit i shprehte ne vargje dhe i artikulonte bukur, me ze meliodioz e me prirje kengetari. Kur grate u ngriten, njera i foli te pushonte vajin tjetres, i futi krahun dhe e percolli ne udhen e fshatit. Refati dalloi fytyren e krushke Fatimese, Nenes te dhendrrit te tij te ndiere – Ferrik Idai Brahimi. Cfare koincidence ? Mbasi kishte degjuar ligjerimin e Fatimese, Refati, mori pelen kerre, per kapistre, u bashkua me grate dhe mori udhen qe te shpie ne Aligjon.
Tana, e ndare me vete nga trungu i Brahimajve perjetoi kalvarin e s’kamjes dhe te pergoimit. Ajo, ne keta kushte nuk mund ta shtynte me jetesen me kufizime; prandaj, nje dite vendosi: Te merrte femijet, ate kaposh me plaqcka e te kapercente lumin, per t’u sistemuar ne Margellic, ne shtepine e prinderve te saj, tek motrat dhe vellezerit e ne mes te te sajeve qe e donin dhe e respektonin aq shume. Ajo nuk ishte gernjare e nuk e mbante koken menjaqne por kishte marredhenie te embla me te gjithe. Njerezve, ne Kalivac, kur pane Tanen te vinte ne deren e babes, jo per ne te pare e per disa dite, por pergjithmone; pervec respektit kishin dhe nje lloj keqardhje e ndiheshin ne pozicionin e nje bamiresi. Po ju rrefej, sic e di une, procesin e ndarjes te Tanes me Shkozen. E them qe ne krye te heres se Tanes, me kete rast iu shtua nje brenge me teper; Ajo po i kthente krahet nje fisi te fisme, me njerez te mire, te cilet i ishin ndodhur ne kohe te veashtire. Tragjike ishte ndarja nga varri i Ferrikut dhe lenja e tij aty, ne mes te fushes te Shkozes, ne ftohtesine e dheut qe e mbeshtillte; larg syve te saj e te pinjolleve fatkeqe. Ajo do te perballonte dhimbjeen e pamate qe ndiente, nga lenja e asaj shtepie ku ishte lindur e ishte rritur njeriu i saj i shtrenjte, Ferriku zemermal e buzagaz. Qante e mira Tane, vajtonte, ne heshtje e me ngasherime, ikjen e saj. I theri ne zemer,. Kur hodhi hapin e pare , jashte atij pragu.
Si do ta linte ate dhome te „ shenjte “ ku i moshuari Idai Brahimaj, kishte vendosur ne mur nje fotografi ku kishte dale me Fatimene e me Ferrikun ne mes, te veshur me uniforme ushtarake, me grada mbi supe e me kapelen me yll te kuq ne mes. Kjo ishte njera nga gjerat me te „ shenjta „ per Tanen me vleren e nje kujtimi te pazevendesueshem. Ate fotografi te bere ne Korce, tek mjeshtri Sotir Studio, Tana e veshtronte me vemendje e nuk mund tia hiqte syte. I ngjante sikur Ferrikun e kishte gjalle e Ai donte ti thosh dicka. I dukej sikur Ferriku do ti kujtonte amanetin e i thosh: „ Mos me harro ” ! Mirepo Tana ishte vajze “ e gurte ”. Rendesa e mirerritjes te dy femijeve, ne ata kushte ishte me e madhe nga kujtimi i asaj fotograqfie, prandaj Ajo vendosi te mbante anen e femijeve. Po ku do te shkonte hallemadhja Tane me dy jetime ? Ne Gryken e Margellicit do te shkonte, tek Baba Refati e tek Nene Mushua dhe tek xhaxha Karafili e tek bashkeshortja e tij, Nene Bedrija, nga Dorza e cila ishte me shume se zemermire dhe e pritur. Te dy vellezerit ishin shperngulur nga trojet e te pareve te tyre ne Hasanimeraj e ishin vendosur ne tokat pjellore ne krye te Margellicit. Refati zuri Gryken e Perroit te Seranit qe sillte gure sa here binin shira, ku ngriti nje shtepi me gure te bardhe e me pllaka guri mbuluar kurse vellaii tij – Karafili, ish kryetar i Keshillit Nacionalclirimtar te fshatit, ndertoi dy kasolle me kashte ne mes te drizave, ferrave e perralleve, ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos.
Dy fjale per nje burre fisnik nga Kalivaci i Tepelenes i cili nuk duhet harruar:
Kur ka qene rasti, neper faqet e ketij rrefimi ka zene vend figura e spikatur e njerit nga personazhet kryesore te fshatit tim; – Babait te Tanes, Refat Mahmut Bilaj. E pruri rasti te shkruhet me gjeresisht per te. Ai deli Burre, nuk e meriton te harrohet. Vlerat e tij, koha qe ka kaluar dhe dukuri te tjera njerezore, i kane zbehur por disa tipare te spikatura te tij, kurresesi nuk duhen harruar. Ne mehallen Hasanimeraj te Kalivacit tri ishin familjet e trungut Bilaj, te cilat mbanin kete mbiemer. Ishte familja e Musa Brahushit, ajo e Karafil Mahmutit dhe vellait te tij Refatit. Refati, pas shpernguljes nga trojet e te pareve u vendos, se bashku me vella Karafilin ne Margellic, prane tokave pjellore te paraardhesve te tyre. Pas marteses me Mushon, te bijen e Hysnijes dhe te Musa Mehmetit, i cili ishte trim mbi trimat dhe burre i mencur, Refati u fuqizua shume dhe me cilesite e rralla qe kish, shpejt u kthye ne dere te madhe, me ndikim te fuqishem ne fshat e me gjere.
Qe ne rinine e tij, Refati u shqua si djale i shkathet, i zgjuar, guximtar e trim i rralle. Ne nje sherr qe plasi mes banoreve te Kalivacit, hallemadh dhe tagrambledhesve te shtetit turk qe kishin ardhur ne fshat per te mbledhur taksat e kohes, Refati djale i gjalle, i shkathet e i forte, nuk e permbajti dot veten, i doli ne krahe, kryeplakut te fshatit, mehallaliut Cizo Selfo Agaj dhe goditi me pellembe ne fytyre, nepunesin turk. Kjo ishte nje ndodhi e rralle. Nepunesit e turkut, kur pane se me ke kishin te benin ua mbathen e nuk e pane udhen.
Refatit, kjo ndodhi trimerore ia shtoi reputacionin dhe e afirmoi si djale trim e guximtar dhe si mbrojtes i vegjelise. Pas kesaj ngjarje, moren zemer dhe kundershtuan taksat edhe banoret e fshatrave te tjere, te cileve u kishte vajtur thika ne palce, prej skamjes dhe mjerimit prej taksave te renda qe vinin nepunesit e pashpirt, ne sherbim te te huajit. Ne ate kohe, ne Kalivac e me gjere, djemte e matshem me Refat Mahmutin ishin te paket. Ata simbolikiisht i therrisnin „ gjarper “.
Ndoshta cilesite e rralla te Refatit dhe ndryshimi i shpejte i gjendjes ekonomike te familjes se tij, ishin nder shkaqet me kryesore qe e binden burrin e mencur, fisnik e trim, Musa Mehmeti dhe bashkeshorten e tij, fisniken Hysnije nga Hoxhatet e Kolonjes te Gjirokastres per ti dhene Atij per grua vajzen e tyre Musho, te cilen e kishin sjelle nga Anadoli, kur Ajo ishte ne moshen 2 vjece. E tille ishte koha, te atilla ishin zakonet. Familjet e medha e fisnike, benin krushqi e miqesi me familje te se njejtes kategori. Kur ndonjeri kerkonte nuse, njerezit pyesnin: „ A e ndez zjarrin me vete djali apo eshte gjumash e dembel “ ? Nga pergjigja qe merrte kjo pyetje, varej shume dhe zgjidhja e problemit. Refati i plotsonte me se miri keta kritere, gje qe beri te mundur ciftosjen e tij me Mushon bukuroshe.
Ne cift me Mushon, Refat Mahmuti solli ne jete 7 femije: ( Sulltanen; Tacen; Luton; Yllin; Augurimin; Hyrine dhe Driten), nga te cilet Sulltana, „ heroina jone ” ishte e para dhe me e madhja e tyre apo sic kane thene dikur ne Kalivac; „ buka e pare “. Ata, si cdo prind, u kujdesen shume qe Tana te rritej e shendetshme, e bukur sic ishte dhe te merrte nje burre si vetja. Fati i saj i zi, ne kete ceshtje nuk ishte ne anen e saj. Ajo u nda shpejt nga njeriu qe donte aq shume dhe mbeti e ve, me dy femije te vegjel ( njeri latant ). Vdekja e parakoheshme e dhendrrit te tyre – Ferrik Idai Brahimaj i theri ne zemer jo vetem Tanes por kete thike e ndjene dhe dy prinderit e saj: Mushua dhe Refati te cilet kishin perballuar sfida te renda ne jete. Megjithate, ata te dy e mblodhen veten shpejt e i dhane punes drejtim. Mbasi e pleqeruan situaten e rende qe i zuri, ata vendosen, ketej e tutje, te kujdeseshin akoma me shume per Bijen e tyre dhe per dy jetimet, ne rrembat e te cileve rridhte gjak nga gjaku i tyre. Perkujsdesi per ta nuk kishte ane e udhe.
Nese mund ta ndajme ne dy kohe perkujdesjen e Mushos e te Refatit nuk mund te mos rrugetojme ne dy kohe te nderyshme. Interesimi i tyre per Bijen dhe femijet e saj jetime ishte me i ndjeshem sa kohe ata jetonin ne Aligjon ku, te tre ishin edhe ne kujdesin dhe monitorimin e panderprere te Brahimajve. Dicka me e madhe ishte pergjegjesia kur Tana, mori dy femijet dhe nje kaposh me placka te tyre dhe kaloi lumin e u vendos ne Kalivac te Tepelenes, ne Margellic, tek shtepia e prinderve te Tanes. Per Katjushen dhe per Gjonin, kur keta jetonin ne Aligjon dikush tjeter sherbente si „ombrelle “. Ai ishte fisniku Idai Brahimaj, mbi te cilin binin „ qeprat dhe shkopinjte “. Pas vendodjes ne Margellic, i perkiste Nene Mushos dhe gjysh Reftit te kujdeseshin disa here me shume. Fushat e perkujdesjes te tyre ishin te shumta e te veshtira dhe ne cdo hap. Kujdes i madh kerkohej per ushqimin e tyre sipas moshes dhe kerkesave te vecanta te tyre; per veshjen deri dhe per t’u kujdesur se mos ndonjerit prej tyre i hynte ne kembe; ndonje gjemb i bardhe, nga ata qe kane dhimbje te dhimbshme. Tushi i linte sandalet plastike ku te mundej kur bridhte atyre monopateve plot me gure e driza dhe me gjemba te bardhe dhimbjeshume. Ne stinen e thate, Mushua, Refati, Tana dhe femijet me te rritur te asaj shtepie duhet te benin kujdes edhe ndaj insekteve te shumte dhe ndaj zvarranikeve keqberes me te cilet ishin mjaft te populluar ata shkurre. Kishte dhe zvarranike te helmuar, te cilet zbritnin nga kodra mbi shtepi e ahkonin te zhuritur, per te pire uje, neper gropat e ngastrave te Llomese ose tek Pusi i Muharrem Smailit.
Le te kthehemi pak prapa ne kohe, kur Tana dhe femijet e saj jetime, banonin ne Aligjon. Sic rrefejne bashkekohesit e tij; Refat Mahmuti, i biri i Nene Taces dhe i baba Mahmutit ishte nje burre teper i zgjuar e i shkathet, i afte per te bere cdo lloj pune; si ne bujqesi dhe ne fushen e artizanatit. Portreti i tij i perkiste nje burri tipik lab: i gjate ne shtat por i thante; mbante mustaqe te gjata „dege “, te mirembajtura me merak; sylarush e te levizshem qe deshmonin zgjuarsi e interesim; me nje buzeqeshje tipike ku dallohej ironia; dhe me nje qylah te bardhe ne koke ku binte ne sy „ antena “ ne krye te tij. Veshja me petka shajaku te zi, i jepte hijeshi dhe nxirrte ne pah shtatin e tij si lis. Here pas here, periodikisht, kur paraqitej nevoja, Refati mbushte me produkte ushqimore hejbete e thurura ne tezgjah nga Mushua, me fije leshi, ku dalloheshin figura ose vija te dukshme me ngjyra te ndryshme. Refati i mbushte ato e i conte ne pelen e tij kerre, e cila ishte e shpejte dhe e shkathet; kalonte lumin, dhe e mbante vrapin tek e bija e prane bonjakeve te saj, ne Aligjon.
Shtepia e Refat Mahmutit, ne Margellic te Kalivacit ishte dere e madhe e bukedhene. Edhe ne shtepine e vjehrrit te tij, ne Ahmetaj, tek atdhetari i shquar Musa Mehmet Nelaj, si shtepi e lidhur me Luften Clirimtare dhe e si baze e sigurt, hynin e dilnin njeri pas tjetrit luftetaret e lirise, ne vitet e Luftes se Dyte Boterore dhe nepunesit e pushtetit te Ri, pas clirimit te vendit. Refat Mahmuti, me te ardhurat qe siguronte nga djersa e tij dhe e familjes, mbante jo vetem familjen e tij, por kujdesej, ne menyre te posacme dhe te perkryer, edhe per vajzen e madhe, Tanen e cila kishte mbetur e ve, me dy jetime te parritur, ne mes te Shkozes.
Ne krye te vitit, kur te dy femijet ishin mekembur disi, familjet e te dy aneve te lumit ne krushqi, rane ne ujdi paqesisht qe, e mira Tane dhe dy femijet e saj, te shtrenguar dhe nga kushtet sociale qe linden ne ate shtepi te madhe, me disa kurora, te shpernguleshin nga Aligjoni e te vendoseshin ne Margellic te Kalivacit. Si fillim, Tana dhe femijet do te strehoheshin ne konaket e fisnikut Refat Mahmut Bilaj, babait te saj biologjik.
Ne nje dite te ftohte, ne „ palcen e dimrit “, kur Vjosa kishte dale tej per tej e mund te kalohej vetem ne lundren e Kalivacit e cila monitorohej nga lundertare kalivacas te zote e trima, te cilet ia dinin tere „ sekretet “ lumit dhe lundres e ishin notare te zote, erdhen ne Aligjon tre burra nga Kalivaci, te tre te hipur ne kuaj. Po cilet ishin ata tre kalores e cfare misioni kishin ? Ne ate dergate nuk mund te mos ishte Babai i Tanes, fisniku Refat Mahmut Bilaj, mbi te cilin binte nje barre e rende. Ai do te ishte negociatori kryesor i atij kuvendi me vlere historike ku do te vendosej e ardhmja e tre njerezve te tij: Tanes; Katjushes dhe Gjonit foshnje. Pritesit e shquan trimin e cartur per se largu. Pela kerre mbi te cilen Ai burre kaleronte ishte bere e njohur ne ate breg, ashtu si kaloresi mbi te, burre i pashem e me figure kreshniku, trim e gojetar; Refat Mahmut Bilaj, i njohur per bemat e tij. Kaloresi i dyte ishte nga krahina e Lopesit. Ate e quanin Adem Feimi, djale i motres te Refatit; njeri i ditur e trim, si dajua. Ne fshatin e tij, ne Matohasanaj e me gjere, fjala e tij zinte vend e degjohej me respekt. Kaloresi i trete ishte trimi Nelo Resmi Nelaj. Nelo Resmi Nelaj u pezgjodh per te qene pjesetar i kesaj dergate jo vetem per faktin se ishte burre i zgjuar, me iniciative dhe nuk i trembej syri por kishte dhe shkaqe te tjere. Nelua ( ndjese paste ), ishte nip ne Aligjon. Nena e tij, Zonjae Vogel e Binajve, ishte e bija e Qerimese dhe e Bilos, nga Qyrajt. Sidoqe te ishte puna, ndikimi i tij ne vendimin qe do te merrej nuk mund te shumezohej me zero. Ne te njejten kohe, Nelua ( ndjese paste ) ishte dajo i Sulltanes dhe kusheri i afert i zonjes Musho. Me keto atribute, ishte e sigurt qe ketij pjesetari te dergates do ti zinte vend fjala. Po te shtojme dhe faktin se Nena e Nelos, Zonja e vogel e Binajve, kishte patur fatin e Tanes ne jete. Nelua dhe vellezerit e tij: – Reshati ( ndjese paste ) e Petrefi ( ndjese paste ), mbeten jetime nga babai kur ishin te mitur dhe Nena e tyre, Zonja, sic kishte emrin, lidhi ne koke shamine e zeze te vejushes dhe pavaresisht se ishte mjaft e re ne moshe dhe nje femer e pashme, u perkushtua jetimeve te cilet i rriti me nder e me dinjitet, me pula e me veze dhe me te korrat e te tjereve.
Me duhet te them se dergata nga Kalivaci u mireprit nga vendasit e u trajtua me dashuri e miqesisht. Ata u priten sic e meritonin, me darke miku e me fjale zemre. Refat Mahmuti, me cilesine e krushkut e te gjyshit te dhimbsur, e mori fjalen i pari, pas fjales te mirepritjes te Idai Brahimit. Si guximtar qe nuk i dridhej qerpiku, Refati, fare hapet, u beri me dije krushqve nga Aligjoni, se qellimi i vajtjes te tyre ishte, te ngarkonin ne kafshet me te cilat kishin ardhur kaluar, lacke e placken qe u perkiste bonjakeve dhe Tanes e ti conin, te tre ne Margellic te Kalivacit. Kerkohej guxim e trimeri e madhe ta ndermerrje kete mision delikat e te veshtire te mbarsur me rreziqe reale. Ca me teper qe miqesite e kalivacasve me banoret e Shkozes ishin te shumta e te lashta. Pra, kalivacasit, ne Shkoze ndiheshin si ne shtepine e tyre. Refat Mahmuti, me zgjuarsine dhe me mencurine qe e karakterizonte e kishte „ peshuar “ ate qe ndermori, ne te gjithe komponentet dhe e hodhi hapin kur duhej, ashtu si zgjodhi te kishte ne dergate burra si vetja. Ata orientoheshin lehte ne situaten e nuk qorollepseshin lehte.
Debate te zjarrte u ndezen kur erdhi radha e ndarjes te lackave e plackaqve te cilat, teresisht u perkisnin bonjakeve dhe Tanes. Makuteria u shfaq hapet e kerraba teerhiqte nga vetja. Ceshtja arriti deri sa u tentua per te shtene ne dore edhe ato pak orendi shtepiake te cilat, Tana dhe Ferriku i kishin vene, me shume sakrifica e duke shtrenguar rripin. Shkak kryesor u be sedra e tyre, ne menyre qe te mos ishin prapa nga gjitonet e tyre. Motiv tjeter ishte fakti se ata, te dy nuk donin qe femijet e tyre (ne ate kohe Tushi ), nuk duhet te ishin ne nivele me te ulet mireqenie krahasuar me femijet e tjere, te komunitetit, te rrugices dhe te baneses. Besoj se do te ishte e tepert te thoja se keto qe po shkruaj i kam perjetuar e i kam pare me syte e mi. Theksoj se lumturia e ciftit Sulltane dhe Ferrik Ibrahimi nuk lumturonte vetem ata te dy dhe femijet e tyre. „Flamurin “ e makuterise e mbanin lart dhe e nxitnin kunatat. Motivet qe i shtynin ato te mbanin qendrime te tilla, pervec nje lloj xhelozie te semure, nuk i kuptoj, edhe sot e kesaj dite. Qasja e tyre si „ grifsha “ nga ato qe dine vetem te zhvatin e te justifikojne me llafe te shumta makuterine e tyre binte ne sy ashiqare. Per fat te mire e ne nderin e tyre, burrat qe erdhen nga Kalivaci i Tepelenes dhe ata qe ishin ne ate gjykim, nga vendasit, u deftuan burra te vertete e nuk rane ne „batakun “ e makuterise. Ata e ndane gjene sipas zakonit vendor e sipas ligjeve te shtetit, pa u hyre ne hak bonjakeve dhe Tanes. Them se burrat me burreri, nuk rane ne pozitat e atij qe kerkon te haje, jo vetem nga te gjallet, por as nga te vdekurit.
Rasti i vella Bardhoshit, i cili zaptoi shtepine qe i dha Ministria e Mbrojtjes, Ferrikut, per ti lehtesuar vuajtjet, rrefehet si nje perjashtim i cili nuk ka mundesi te kompromentoje qendrimin fisnik te te tijeve. Por, sic eshte bere e njohur, telashet e Tane hallemadhes nuk u sosen me kaq. I ndjeri kishte lene pas Nenen dhe Babane. Ata, te dy ishin te moshuar e jo ne gjendje pune. Sic dihet, ne ata vite, sistemi i pensioneve nuk shtrihej edhe ne fshat e te dy te moshuarit nuk gezonin pension pleqerie. Ne takim u diskutua ne frymen e ndarjes te pensionit te Ferrikut, ndermjet dy jetimeve dhe dy prinderve te tij, ne raportin 1/2 me 1/2. Veshtire te gjesh nje makabritet qe te ngjaje me kete ! Se si mund te prekej gjeja qe u takonte bonjakeve kjo mbetet vetem ne logjiken e pjesemarresve ne ate takim.
Mbasi e percollen ate nate dimri te mbushur me diskutime te gjata e te „ ashpra “, te tre burrat nga Kalivaci, te nesermen, heret ne mengjes ngarkuan ne kafshet me te cilat erdhen ne Shkoze, ate „kaposh me placka „ ; morern Tanen dhe dy femijet e u drejtuan per tek Lundra e Kalivacit. Katjusha ecte ne kembe, me veshtiresi, ne ate udhe ku rrepira poshte udhes ishte e rreshqitshme e njeriu, po te rreshqiste mund te perfundonte ne lume. Prandaj, burrat, here pas here e merrnin Tushin ne krahe, ose e hipnin ne kafshen me te sigurte e me me pak placka ngarkuar. Gjoni latant ishte ne gjume e i mbeshtjelle me pelena. Ate e mbante ne gjoks Tana. Ne lundren e Kalivacit, per t’u ngjitur ne platformen e saj ( dyshemene e saj prej dhoge ), Tanen dhe femijet i ndihmoi lundertari kalivacas Gani Muharrem Ramaj, i cili ishte i regjur ne kete pune e kishte pervoje te gjate ne menaxhimin e lundres e te ketij lumi te eger.
Tana, e mori ate udhe, me zemer te thyer. Ajo, kur hipi mbi lunder nuk hoodhi nje gur pas, si shenje e moskthimit, por i mbeti koka pas. E mira Tane, nuk mund ti hiqte syte nga stani i dhive i Idai Brahimit e vellait te tij – Talos, nga ata shpate mali te pyllezuar ku kishte kaluar nje pjese te jetes, i shtrenjti i saj, i paharruari Ferrik Idai Brahimaj. Ferriku, ne ate vend, ishte rriur e ishte burreruar; kishte hedhur shtat e ishte hijeshuar, por dhe mund te kishte marre militencen, e cila e largoi nga jeta.
Ne shtepine e prinderve te saj, ne konakun e Mushos dhe te Refat Mahmutit, ne Gjembin e Bilos, Tana u prit si Bije e shpirtit kurse te dy bonjaket, u rrethuan nga nje dashuri e pamate, nga nje kujdes i shtuar, i perzjere me keqardhje. Ledhatimet ndaj tyre nuk kishin te sosur.
Pas shtimit me tre fryme ( njerez ) hapsira ne shtepine e Refatit u paksua vertet, por ajo u shoqerua me nje kenaqesi te papare. U shtua dashuria dhe embelsia. Gjyshe Mushua; Gjysh Refati; tezet dhe dajua ishin te malluar e mezi pritnin ardhjen e vajzes te Madhe – Tanes dhe dy vogelusheve te saj bonjake. Ajo dere e madhe, e cila kishte pritur e kishte percjelle dhjetra njerez; te moshave, sekseve e shkalleve te ndryshme te largesise, i donte njerezit dhe mezi priste te degjonte cicerimat e femijeve neper shtepi. Ata qe e shtuan vatren, ishin nga gjaku i tyre dhe, kishin kaluar peripeci te parrefyera. Historia e hidhur e tyre ishte e pakrahasueshme. Me e madhja humbje e tyre ishte largimi nga jeta i Babait, te mirit Ferrik Ibrahimi. Tushi, me fjalet gjysmake qe kishte nisur te shqiperonte ngjante me nje gjinkalle, kurse Gjoni i vogel, me klithmat e tij, ngjante me nje bilbil. Te dy, i jepnin asaj ane, jo vetem muzikalitet te padegjuar por dhe nje lumturi te patreguar.
Fillimisht ne banesen e prinderve te Tanes, e me pas ne shtepine e tyre, u rriten e u veseliten te dy femijet e Tanes: Tushi dhe Gjoni. Me duhet ta them, fort, po te mundja dhe te bertisja, per ate rol e mund plot sakrifica te „ heroines „ Tane, e cila kerkjoi dhe beri lloj – lloj punesh ne kooperativen Bujqesore te Kalivacit, duke shtrenguar rripin, vetem e vetem per te permbushur amanetin qe i kishte lene i shoqi, per mos ta harruaqr e per te rritur dy femije, te cileve nuk duhet t’u mungonte asgje. Ne fakt, „ heroina „ jone, Sulltana, e perballoi jeten me dinjitet e sic i erdhi. Fatkeqesine e madhe qe i ndodhi, ajo e shnderroi ne nje force e ne perpjekje „ titanike“, duke e ndjere thelle pergjegjesine prinderore qe kishte per te rritur femijet jetime, te cilet ishin kujtimi me i mire i atij cike Burri. Tana lidhi ne koke shamine e zeze e u be shoqe me shamizezat e Kalivacit, te cilat, per hir te se vertetes nuk ishin te pakta. Ajo e kishte perzgjedhur qendrimin dhe rrugen qe do te ndiqte. Modelin e mire e kishte ne familje e ne fisin e saj. Hysnija e Musa Mehmetit, gjyshja e Tanes nga Nena e kishte lidhur shamine e zeze, qysh nga shtatori i vitit 1943, kur, ne betejen e Drashovices u vra duke qene partizan, drita e syve te Saj, Sami Musa Nelaj i cili, pervecse ishte partizan trim, ishte dhe sekretar i Rinise te Cetes Plake te Vlores dhe ndihmesmjek.
Ajo, qyshse erdhi nga Anadoli, me Mushon 2 vjece ne krahe e me gjerdane floriri ne gushe, kishte percjelle hidherime te renda. Ato nuk e dobesuan por e bene me te forte Ninijen tone kapedane e cila perftoi disa nuanca burri. Jo te nje burri capacul por te nje burri te mire; me derte. Ne fisin Nelaj, ne Ahmetaj e me gjere, kudo ku ndihej ndikimi i saj, Ajo grua e forte labe bente komande e ishte ne krye te muhabetit e te sebepeve. Nje takem, kur e veshtronin burrereshen Hysnije te pinte duhan me cibuk e te rrokulliste aranxhaten me raki te forte, me duce e me shendete dhe „ permbyste “ e vinte perpara edhe disa burra qe mbaheshin per esnafe. Hysnija e Hoxhateve te Kolonjes te Gjirokastresishte gojetare dhe me theks thumbues nuk e linte fjalen te binte ne shesh. Ate grua nuk e zinte dot asnjeri, ne fjale. E tille, burrereshe ishte dhe Merjemja e Muharrem Hasanit, e cila, kur burri ra deshmor ne Hysoverdh kishte pese femije. Irriti me mundime e i veseliti, njerin me te mire se tjetri dhe i beri te ngjashem me te ndierin.
Shamizeza e te perkushtuara ishin dhe Zonja e Vogel e Binajve; Arzihana e Mino Jaces; Vezikua e Qazim Lazes; Nurija e Zoto Halilit e gra te tjera „heroina“. Keto dhe gra te tjera, nga Kalivaci u bene shembull e burim frymezimi per „ heroinen „ e ketij shkrimi e cila permes privacioneve te shumta, me shpirt te paepur u perkushtua per mirerritjen e dy jetimeve, atje, ne Gryken e Margellicit.
Tana punoi ne Kooperativen Bujqesore te fshatit, ne Brigaten e Pare te saj, e cila ishte brigate arash. Ne fushe, ne punet me te renda, ku shperblimi ishte me i madh, tok me shoqet, me seder te shtuar e me kurajo te rralle, shpalosi karakterin e saj te qendrueshem, si vajze kalivaci. Ate e shtynte perpara motivi i jetes dhe mirerritja e dy jetimeve, si dhe mbajtja e premtimit qe i kishte bere Ferrikut, se nuk do ta harronte kurre. Sedra e saj e shendoshe, nuk e lejonte Tanen te paraqitej si gjynahqare e si qaramane, por iu pervesh punes e te tjeret pane tek Ajo nje deli vajze e cila nuk ishte qibare por e thjeshte dhe e vendosur ne qellimet e saj. Ishte cmesuar disi me punet e bujqesise por nuk i kishte harruar teresisht ato. Procesi me i rende, per Tanen ishte te menaxhonte stallen e lopeve. Nuk behej fjale per stalle te niveleve te larta por per stalla lopesh fshati pa uje e pa konvejer. Ushqimi qe vinte nga fusha u jepej kafshave, i pa grire e i pa lare, sic ishte ne natyre. Era e bajgave te lopeve kundermonte dynjane dhe stallieret e merrnin me vete ne shtepite e tyre nepermjet opingave dhe rrobave qe kishin veshur.
Dikush mendoi se kjo cuperline do ta kishte te “ perpjete ” punen ne bujqesi, por, shpejt u zhgenjye. Tana kishte me vete sedren e vajzes nga Kalivaci e nuk mund te dorezohej perpara lodhjes dhe sakrificave. Ndoshta do ta kishte me te lehte te qendronte e mbyllur, mes te kater mureve e te kujdesej per femijet e saj. Por Tana gjykoi ndryshe: Kush do te punonte per te e per femijet e saj. keshtu me erdhi jeta, mendonte Ajo zonje e Madhe, denimin tim nuk eshte e udhes tua percjell prinderve, vellezerve e motrave. „ Do ti pervishem punes “, gjykoi Tana e do tja dal mbane; „mbeshtetja nuk do te me mungoje ” , ishte gjykimi i saj dhe ne fakt ia doli mbane, si kapedane.
Ne familjen e Refat Mahmutit, problemet e punes te rende i perballonte vete burri i zgjuar e i shkathet; i perpjekuri Refat kurse punet e shtepise, brenda perbrenda i kryente dhe i menaxhonte kapedanja Musho, e cila ishte lindur ne Anadol dhe erdhi ne Kalivac kur ishte 2 vjece; aq sa mbeti jetime Tushi
Ne doren e Nene Mushos dhe ne kujdesin e familjareve te saj, Tana dhe te dy bonjaket ishin me larg „gerr – verreve “ te grarise te familjes dhe, sic kane thene dikur ne Kalivac ushqimi qe konsumonin shkonte ne bark e u behej gjak e dhjame e jo prapa kurrizit.
Pa e renduar materialin e pa ju bezdisur; me duhet te ve ne dukje nje fakt domethenes. Kush do e kush mundet, le ta lexoje drejt ate. Ne vitet per te cilet behet fjale llogarine e koopeeratives bujqesore te fshatit e menaxhonte nje goxha burre; zotni, fisnik e me koken plot; i shkathet e i gjendur. Ai quhet Ferrik Azis Alidervishaj dhe ishte shok i ngushte i Mehmet Musait ( kryetar cooperative ); vella i zonjes Mushos. Tasnes, ne raporte pune, i rastiste shpesh te komunikonte me te. Tana nuk e kishte per zemer ballafaqimin me kryellogaritarin e kooperatives bujqesore te fshatit. A e dini perswe ? Ua them une: Tanes nuk i vinte per mbare, ta takonte vetem e vetem se Ai kishte emrin Ferrik, si ish burri i saj i ndjere. Ne rastet kur Ajo ishte e detyruar ti percillte kryellogaritarit ndonje mesazh, u jepte porosi bashkefshatareve: “ I thoni atij emerkeqit ” per kete apo per ate problem. Aq shume e kishte dashur ate njeri, sa edhe emrin nuk mund tia zinte ne goje se e pershkonin mornica, ne trup.
Sipas mendimit tim gjykuar dhe sipas mentalitetit te kohes kur ka ngjare, them se ky ishte qendrim i pjekur, i matur e i drejte i sime mbese per te larguar sadopk ate nostalgji qe e pervelonte ne gji e ate mall te pashur, dashurine dhe besnikerine pa fund te Tanes per te ndjerin Ferrik Idai Brahimaj. Nje piktor me art, po te orvatej te hidhte ne telajo duke shprehur me forcen e ngjyrave dhe te dritehijeve dhimbjen e asaj gruaje labe, mesiguri qe do te realizonte nje kryeveper.
Se bashku me dy bonjaket, Tana qendroi ne shtepine e prinderve te saj, ne Gjembin e Bilos, plot 5 vjet. Femijet u mekemben; Tushi nisi shkollen fillore te fshatit; Gjoni u ngrit ne kembe dhe capitej, me veshtiresi neper gure e mes gjembave te „hidhur “. Gjate kesaj kohe, Tana, me te ardhurat qe siguronte nga puna ne kooperativen Bujqesore te fshatit dhe me ate pjese te pensionit qe merrte nga indjeri si dhe me ndihmen e pakursyer te prinderve te saj dhe gjithe dashamiresve zemermire, ngriti, „me thonj “, nje banese me nje kat, me mure guri gelqeror te mbuluar me tjegulla te kuqe, pak ne veri te kasolleve te Xhaxhait te saj Karafil Mahmutit, prane arave te kusheririt te Nenes te saj, fisnikut Ali Pasho Nelaj.
Shtepia e re, e ndertuar me shume sakrifica paskesh qene e domosdoshme, per te mbledhur tok, te tre, sic mbledh kllocka zogjte, ne menyre qe t’u kishte „ duk “ gjeja e tyre, ose, sic thoshte shpesh i ndjeri Karafil Mahmuti: „ Maksulati „ ( kapitali ) i tyre. Tana punonte e ropetohej ne kooperativen bujqesore te fshatit, ku vlera e dites se punes ishte fare „mjerane“. Me punen e saj dhe me gjysmen e pensionit te te ndjerit, u be i mundur ndertimi i shtepise dhe mbledhja e femijeve dhe e plackave te tyre. Dashamiret e familjes dhe ata qe meshironin rastin, dhane nje ndihmese me vlere, e cila, gjithsesi mbeti ne kufijte e simbolikes. Faktori i dores se pare mbeti Tana dhe puna e saj si dhe kontributi i familjes te saj te origjines.
Ne veren e vitit 1971, Tushi, vajze e zgjuar e me rendiment ne mesime, perfundoi, me tregues mjaft te larte cilesore, klasen e tete te Shkolles tetevjecare te fshastit Kalivac te Tepelenes, e cila, mbante, mban sot e kesaj dite emrin : „ Sami Musai “ i cili ishte Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar, nga fisi Nelaj; vella i Mushos. Si shoqet dhe shoket e saj adoleshente, Tushi 15 vjece thurte endrra per ardhmerine e saj. Ne endrrat e saj vajzerore, deshira per te vazhduar Shkollen e Mesme Profesionale ne Durres, e cila, aso kohe pergatiste specialiste televizoresh; zinte vendin kryesor. Ne ate kohe, studimet ne ate shkolle, mund te kryhehin vetem me burse shteti dhe me konvikt. Mirepo ne fshatin Kalivac te Tepelenes, pavaresisht nga treguesit cilesore ne mesime, bursat i perftonin femijet qe kishin mbeshtetjen e pushtetit vendor. Sic ka ndodhur rendom, ne ate kohe, nuk kujtohej njeri per bonjaket, ca me teper qe ata ishin me origjine te dyfishte. Bonjakja Katjushe edhe pse ishte me e perparuara ne mesime e me e shquara nder shoqet per sjellje, ne shkolle e jashte saj, per mungese „ krahesh “, nuk perftoi burse, ne ate vit. E merrni me mend cfare do te thoshte kjo, per nje vajze fshati, si Katjusha jone ? Ate e pritnin punet e renda ne kooperativen bujqesore te fshatit Kalivac ose detyrat po aq te veshtira te mirerritjes dhe edukimit te femijeve, kur te behej Nene. Nuk me pelqen ta shtyj me tej „ profecine „ time vec dua te them se ate qe nuk e beri njerezia ( lexo: pushteti vendor i fshatit Kalivac te Tepelenes ) e zgjidhi fati i saj dhe e drejta qe kishte me vete . Me ka lene shije te mire nje thenje e urte e popullit tone sipas te ciles : „ Te miren, hidhe, ne fund te detit, se ajo, heret a vone do te dale ne steret ( ne toke ) „! Kete postulat e ka vertetuar jeta; e kam pare dhe me syte e mi.
Prinderit e Katjushes dhe te Gjonit ishin njerez zemerbardhe e humane. Ata, sic mu gjenden mua ne dite te hallit; kur isha ne nje „det, pa perkrahje “ i qene ndodhur dhe nje hallexhiu tjeter, ne dite te veshtire. Kam nje kerkese njerezore: Ju lutem te mos merziteni per ato qe do tju rrefej, per nje ndodhi te viteve ‚50 te nje shekulli me pare. Dihet qe ne ata vite, i ndjeri Ferrik Brahimaj, ishte ne sherbimin e nenoficerit te sherbimit aktiv, ne Qendren e Instruksionit te Kufirit, ne Korce. Ne nje fundviti, kur nga deget ushtarake te rretheve te caktuar, terhiqeshin kontigjentet e rekruteve, Ferrikun ( ndjese paste ) e derguan ne Tepelene, per te shoqeruar rekrutet e ketij rrethi, te percaktuar per ne repartet e kufirit te rrethit te Korces.
Si rregull, ne cdo fundviti, ne degen ushtarake te rrethit, mbasi kishin bere pergatitjet ne hallka te ndryshme te pushtetit vendor, paraqiteshin mjaft djem 19 vjecare si hallke e fundit, e gjykimit, para se t’u nenshtroheshin kontrolleve qe i perkisnin nje rekruti. Ata ishin thirrur perpara komisionit te rekrutimit dhe , aty, ne degen ushtarake i nenshtroheshin keqyrjeve ushtarako – mjekesore e me tej vendosej nese ishin te afte per te shkuar ne repartet per ku ishin piketuar. Te shqetesiuar per fatin e femijeve te tyre, rekrutet i shoqeronin mjaft familjare, miq e te aferm te tyre. Ky “rit “, i cili perseritej cdo vit, u persos me kalimin e viteve.
Ate fundviti, perpara Deges Ushtarake te rrethit te Tepelenes ( zyres te rekrutimit ) ishin grumbulluar mjaft njerez te moshave te ndryshme. Ngjante si ndonje miting elektoral. Nuk ishin vetem djemte qe do te shkonin ne ushtri, por dhe shoqeruesit e tyre. Bente ftohet dhe era murre ( brize e njohur ), te thante fytyren. Kush mund te strukej pas ndonje muri ishte me i gezuari. Nje djale thatim, i veshur keq e shendetlig, dridhej, nga te ftohtit e atij Shenandreu, i cili, ate vit erdhi i prape e u shfaq i eger. Djaloshin ne fjale e shoqeronte Nena. E kishte djale te vetem e donte te siguronte ndonje perkrahje a ndonje lehtesi. Dukeshin qe ishin Nene e Bir, jo vetem nga ngjashmeria fizike, por dhe nga gjendja fizike dhe nga veshja qe kishin. Edhe Nena kishte ftohte e dridhej, por, e mbeshtetur dhe e mbeshtjelle pas te birit, i krijohej ndjesia sikur po ngrohej. E gjora Nene! Merdhinte dyfish; prej atij dimri te acarte dhe me nje gjendje psikologjike te renuar, mbasi po niste ushtar birin e vetem te saj. Po ndahej nga drita e syve, ndaj iu „ copetua “ zemra e Nenes. Djali kandidat per ushtar mbante ne dore nje torbe pelhure te bardhe, te tripsur ( te holluar ) nga koha dhe nga perdorimi i gjate. Brenda saj kishte dicka per te ngrene. Nena e dhimbsur, kishte futur brenda asaj torbe te varfer, dicka qe i biri, te „ngrohte “ stomahun, derisa te niste ushqimi i tij nga kazani ne repart. Ferrik Idai Brahimaj, ishte caktuar te shoqeronte rekrutet e piketuar per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne repartet e kufirit te Korces. Behet fjale per rekrutet nga Tepelena.
Duke i vrojtuar rekrutet me radhe, Ferrikut ( ndjese paste ), i terhoqi vemendjen djali qe dridhej nga te ftohtit dhe Nena qe e shoqeronte. Tek fisniku Ferrik u shfaq me te gjithe forcen bujaria qe kishte ne gen dhe fisnikeria, e cila nuk humbet por shfaqet ne rastet kur paraqitet nevoja. Ai e shperfaqi veten, sic ishte: fisnik e bir fisnikesh.
Ferriku, djale ne vaktit, i shendetshem e vital, kur e pa kete situate zbertheu kapoten e trashe, te leshte e te ngrohte qe kish veshur dhe ia hodhi kraheve djalit imcak qe dridhej nga te ftohtit. Mbasi mori kapoten e Ferrikut dhe „e hodhi kraheve “, djaloshi qe dridhej, u ngroh; me shume u ngroh Ferriku ( ndjese paste ) kur vuri re se bamiresia e tij funksionoi. Nuk u ngrohen vetem keta te dy. Shume zagushi, ne ate palce dimri ndjeu e gjora Nene, e cila mend fluturonte nga gezimi, kur vuri re se i Biri „ra “ ne njerez qe dinin te benin mire. Mbasi uroi Ferrikun per bamiresine, e gjora Nene, tha me vete, por zerin e saj dhe fjalet qe artikuloi i degjuan ata qe ishin rreth saj. Ajo tha: „… Paska dhe njerez te mire ne kete bote… “?
Ferriku e pyeti djalin, te cilit i hodhi kapoten e tij – kraheve: „… Nga te kemi more djale e bir i kujt je… “ ? Djali, si me droje, e pa ne sy Ferrikun e me nje ze, i cili ngjante me nje lutje e pergjerim u pergjigj: „ … Jam nga fshati Dhemblan i rrethit te Tepelenes. Kam ardhur per te kryer detyren e sherbimit te detyrueshem ushtarak, ne kufi; emrin e kam Muharrem Bushi “ ! Ferriku, per nje cast mbajti frymen e ra ne mendime. Kishte degjuar se dhemblanaket jane luftarake dhe kane histori trimerie. Ai fshat rreze malit, e mbi gure ka mbajtur peshe te rende trimerie dhe heroizmi, ne cdo kohe. Madje, Ferrikut, aty per aty i erdhi nder mend nje kenge trimerie, tekstin e te ciles nuk e mbante mend mire, megjithate nisi te kendoje me ze te lehte: „ … Dhemblani, ne rreze mali; nuk e shkeli dot Junani; Smail Kaso Kapedani; Hodhi zinxhiret nga mali… “! Kendonte i vetem e me ze te lehte, por kjo kenge, cuditerisht i shkoi “gjym “.
Te nesermen e asaj dite, Ferrik Brahimaj, ne krye te nje toge rekrutesh, rrugetoi, me nje kamion te mbuluar me mushama, thuajse gjithe diten e dites, neper ate udhe cope – cope, dhe ne mukthit mberriti ne qytetin e Korces. Dorzoi rekrutet ne Shkollen e Instruksionit nga ku kishte marre detyren dhe e mbajti vrapin tek Tushi e tek Tana. Ato mezi e pritnin te vinte Ferriku e Ai mezi kishte pritur ti veshtronte me sy dy dashurite e Tij. Te dyja palet i kishte perveluar malli. Ferriku u nda nga toga e ushtareve qe percolli ne Korce, nga Tepelena, por emrin dhe fizionomine e rekrutit te kallkanosur, nuk e harroi. I mbeti mendja tek rekruti qe dridhej nga te ftohtit. Bamiresia qe beri Ferriku nuk u ndal ketu; ajo vijoi gjate. Kapter Ferrik Brahimaj, e mori dhemblanakun Muharrem Bushi, ne repartin e kufirit ku Ai sherbente dhe u kujdes per veshjen, larjen, ushqimin dhe per sistemimin e ushtarit te ri, se bashku me te tjeret. Ne Shkollen e Instruksionit dhe ne repartin e kufirit ku u caktua, i perkrahur e nen kujdesin e Ferrikut, Muharremi u ndje mire. Ky ishte qellimi i Ferrikut. Dalengadale, Muharremi jabanxhi ne Korce dhe larg familjes se tij, u miqesua me shoket e sherbimit dhe me familjen e Ferrik Brahimajt. Ai mesoi dhe shtepine ku banonte familja e Ferrikut dhe shkonte, kur kishte mundesi, si mik i asaj shtepie. Shkonte pa teklif, mbasi e dinte qe ne ate familje bujare mikpritesish, do ta pritnin dhe do ta percillnin, si mik, shtepie, me dashuri e me respekt. Tana e priste mikun qe i solli burri ne shtepi, sikur ta kishte vella; si Yllin e saj, te cilin e kishte lene ne Kalivacin e larget, dhe per te cilin e kishte pikur malli.
Pas plotsimit te kohes te sherbimit te detyrueshem ushttarak, djali nga Dhemblani vajti ne fshatin e lindjes; ne Dhemblan te Tepelenes. Por nderin qe i beri Ferriku dhe pritjen qe i bente Sulltana, ne Korce, nuk i harroi. Rrethanat e prune qe Muharrem Bushi te emerohej shef i Seksionit te Arsimit, ne Komitetin Ekzekutiv te Keshillit Popullor te rrethit te Teppelenes. Nje detyre kjo teper e rendesishme e me peshe ne marrjen e vendimeve. Kompetencat e Shefit te Seksionit te Arsimit te rrethit ishin te gjera. Nderkohe Ferrik Brahimaj ishte ndare nga jeta kurse Ajo Sulltane aq e mire e cila e kishte mbajtur si vellane e saj e i kishte dhene buke nga dora e saj rropatej ne Kalivac te Tepelenes, se bashku me dy femijet e saj: Katjushen dhe Gjonin. Ajo, vete burre e vete grua, rropatej per te mirerritur femijet, per te mbajtur shtepine dhe veten e saj. Tashme femijet ishin rritur e tok me kete rritje, nuk kishin mbetur te pandryshuara kerkesat e tyre. Sikur te mos mjaftonin rropatjet e saj per mbijetese, Ajo Grua, e cila meriton cdo nderim, duhet te perballonte dhe prapesite e pushtetareve te kohes, te cilet, pa e menduar situaten, thelle, ia lane vajzen e vetme, pa te drejte studimi ndonese ishte ne favor te saj, situata ne shkolle.
Ate vit, ne Tepelene u zhvillua nje seminar, me pjesemarrje te gjere kuadrosh te rrethit. Ishin te ftuar dhe disa kryetare kooperativash bujqesore, nga ata me me intelekt, reputacion dhe integritet me te spikatur. Ne ate seminar, ishte i ftuar dhe kryetari i kooperatives Bujqesore te Kalivacit, trimi me flete, njeriu i fjales dhe i beses, i zgjuar e i shkathet sa ska me njeriu i kompletuar me te gjitha tiparet e mira qe mund te kete nje njeri; Mehmeti i Nelajve. Ai ishte nga Nelajt, i biri i Hysnijes kapedane dhe i xha Musait. Mehmeti ishte vella, me nene e me babe i Mushos te Refat Mahmutit, Nenes te Tanes, e cila nuk i kishte lene gje mangut Nenes te saj. Mehmetit uk ia „ jepte dora “ te nderhynte per te tijet, ndonese i kishte aftesite dhe mundesite si dhe kishte shoqeri te gjere ne rrethin e Tepelenes. Thone se rastesia eshte mbret i botes. Ne rastin tone, Mehmeti u ndodh prane shefit te Seksionit te Arsimit te Rrethit te Tepelenes, dhemblanakut – Muharrem Bushi.
Sic ngjan rendom ne raste te tille, te dy burrat, pyeten njeri – tjetrin: „ nga je ti e nga jam une „ ? dhe u prezantuan. Me pare , ata te dy nuk e njihnin njeri – tjetrin edhe pse te dy kishin reputacion ne rreth e me gjere. Natyra e ndryshme e punes, nuk u kishte dhene mundesi dy burrave te kishin kontakt e bashkepunim. Nje pershendetje me dore per njeri – tjetrin, e kishin, por; vetem kaq. Mes tyre, u zhvillua ky dialog: Mehmeti: „ Une jam vellai i Nenes te Tanes. Mushua Zonje eshte motra ime, me nene e me babe. Vellai im, me i madh, ka qene partizan dhe eshte Deshmor i Luftes Nacional – Clirimtare te Popullit Shqiptar “. Prej disa vitesh kryej detyren e Kryetarit te Kooperatives Bujqesore te fshatit Kalivac; njerezit me duan e i dua.
Sa per bashkeshortin e ndjere te Tanes, te mirin Ferrik Brahimaj, Muharremi foli gjate. Ai solli ndermend ate dite kur ne Degen Ushtarake te Tepelenes, dridhej nga te ftohtit dhe Ferriku i kishte hedhur kraheve kapoten e tij. Pastaj kujtoi kohen kur u lidh me Tanen dhe kur shkonte ne familjen e tyre ku hynte e dilte si ne shtepine e tij dhe kur Tana e trajtonte si vella. Kujtimet e kohes kur kryente Sherbimin e Detyrueshem Ushtarak, ne kufi, sikur e „shkunden “ Muharremin e Ai kaloi ne bisede te zakonshme me bashkeniseduesin e tij.
Kohet kishin ndryshuar vertet por, i miri, te miren nuk e harron. Keshtu ngjau dhe me dhemblanakun Muharrem Bushi. Kur mesoi per „dredhine “ qe i kishin bere puushtetaret vendas Katjushes „ brilante “, Shefi i Seksionit te Arsimit te rrethit te Tepelenes, u revoltua shume, tundi koken e tha, neper dhembe: „ Do te me veshtrojne e do te me njohin dallkauket “! Ne ate kohe, ishte ne jete fisniku Refat Mahmut Bilaj. Ai ishte „ zot “ i asaj shtepie dhe bujar i pritjeve e percjelljeve te miqve te shtepise.
Pas ketij takimi interesant, Muharrem Bushi, pa e lene hekurin te ftohet, mori udhen, nga Tepelena per ne Kalivac. Ai, e mbajti ndaloi vrapin ne Margellic dhe vajti drejt e ne familjen e Refat Mahmutit, ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos. Muharremi trokiti tek Refat Mahmuti, si mik e jo si shef i seksionit te arsimit te rrethit te Tepelenes. Refat Mahmuti, burre i zgjuar e trim, dhe bujar, e priti Muharremin, jo si pushtetar i rrangut te larte ne rreth, por si mik shtepie, i beses. Refati i rezervoi mikut te larget gjithe nderimet qe i takonin. Sipas tradites zakonore te te dy fshatrave luftarake te njohur, Refati theri, per nder te mikut qe vinte per here te pare ne shtepine e tij, nje goxha dhi e u shtrua rakia me te gjitha cfare duheshin ne nje sofer miku. U pi raki, me miresi e me dolli, sipas tradites te te dy fshatrave. Mehmet Musa Nelaj ( ndjese paste ), si dajo i Tanes dhe kunat i Refat Mahmutit, ishte ne krye te vatres. Mehmeti, me mendje te kthjellet e me njohuri te sakta, me zerin e bilbilit e tori biseden sic e donte puna dhe i dha tonin kenges labce. Ate nate, gjemoi Gryka e Margellicit nga kenga labce e u tund vendi nga sokellimat e njerezve qe kendonin te bere cakerrqejf. Nuk munguan as krismat e armeve. Mehmeti, qejfli rakie, kur ngrohej nga pija alkoolike, nxirrte koburen qe mbante ne brez dhe dilte ne dritaren e shtepise e qellonte midis hekurave.
Muharrem Bushi nga Dhemblani i Tepelenes ishte fisnik nga rrenja. Ai nuk mund ta harronte bujarine e shpirtit te Tanes dhe te Ferrikut dhe gjurmonte rastin per ta shperblyer, te miren me te mire. Ne vitin kur motra e tij – Tushi perfundoi shkollen tetevjecare te fshatit me rezultate te „ shkelqyera “ dhe ishte „ shpuze “ e vajze „ bravo “, Gjoni ishte a nuk i kishte mbushur te trembedhjetat. Disa pushtetare vendore, hileqare tek Zoti dhe tejet te padrejte, e lane vajzen pa burse shteti, duke i prere udhen e shpreses dhe mundesine per te care ne jete. Gjoni, atehere, ishte i mitur e disa gjera nuk i kuptonte si duhet por motren e vetme – Tushin, e donte shume, e ishte i lidhur fort me te. Ai donte ta veshtronte mire e me mire motren e vetme te tij. Tani qe po rritej dita – dites, e po zhvillohej vrullshem Ai perhere e me mire po i kuptonte e po i cmonte vlerat e se motres gje qe ia shtoi dashurine per te. Gjoni e veshtronte motren dhe si nje kujtim te gjalle te Babait te tij te ndjere.
Nje dite vere, Gjysh Refati e nisi Gjonin e parritur por te burreruar para kohe per ne Tepelene, me misionin qellimmire te takonte Shefin e Seksionit te Arsimit te rrethit, dhemblanakun Muharrem Bushi, i cili tashme ishte mik i vyer i familjes te Tij. Qellimi i vetem i dergates te Gjonit ishte ti qante hallin Shefit te Arsimit te rrethit per fatin e Motres se tij – Tushit, e cila kishte mbetur pa burse shteti. Ishte koha kur percaktoheshin te drejtat e studimit dhe ne korridoret e Komitetit Egzekutiv te rrethit te Tepelnes kishte mjaft njerez hallexhinj. Gjonit te vogel iu desh goxha mund e veshtiresi, derisa mberriti tek dera e Shefit te Arsimit te rrethit. Gjoni i vogel ishte i mbushur plot me pakenaqesi e mellef, kunder pushtetareve vendas, dhe te gjithe mellefin donte ta shfrynte ate dite tek shtetari, ne menyre qe edhe Ky, si mik shtepie ta njihte te verteten. Gjoni, me veshtiresi arriti tek zyra e shtetarit dhe, mbasi u prezantua me te, „zbrazi thesin “ e derteve dhe te pakenaqesive. Muharrem Bushi ishte i njohur, ne te gjithe rrethin si njeri i drejte dhe i beses. Ai ishte parimor dhe mbante anen e se drejtes. Mbase rrjedha e jetes e kishte bere te tille. Ai burre nuk dinte te bente allishverishe e nuk i hynte njeriu ne hak. Shefi i arsimit te rrethit e njohu Gjonin dhe e priti si mik. Ai, ndonese ishte mjaft i zene me pune, e rrembeu kalivacasin e parritur prej krahu dhe e shpuri ne nje embeltore aty prane ku e qerasi me cfare te deshironte djali. Kur dolen nga embeltorja, Muharremi i futi ne dore Gjonit nje zarf, te mbyllur e te vulosur dhe e porositi: „ Ruaje fort kete zarf dhe, kur te shkosh ne Kalivac do tja dorzosh, ne dore burrit te mire e te ndershem, Selfo Ali Hysaj, i cili, aso kohe kryente detyren e Kryetarit te Keshillit Popullor te fshatit Kalivac te Tepelenes. Selfua, si njeri I fisem; i ndershem e i paanshem, kishte fituar statusin e „ Babait te fshatit “ sipas opinionit te vete fshatareve. Jo cdo njeri mund ta meritonte kete status, i cili na deshmonte per nje njeri, i cili ngjante me teper me nje perendi.
Ne ate zarf fatlum, shenohej porosia: “ Katjushes, vajzes te Sulltanes dhe te te ndierit Ferrik Brahimaj, ti akordohej burse e plote shteti me konvikt, ne Shkollen Petagogjike te qytetit te Fierit ”. Ne ate leter, gjithashtu jepej dhe sqarimi se e drejta e studimit per Katjushen do te ishte per llogari te kontigjentit rezerve nga te drejtat ee studimit te Seksionit te Arsimit te Rrethit te Tepelenes. Ky njoftim fatlum, shkaktoi nje gezim te papare ne familjen e Refat Mahmutit ne Margellic te Kalivacit te Tepelenes. Gezonin te gjithe, te medhenj e te vegjel. Vetem se sejcili e shprehte gezimin ne menyren e vet. Me te moshuarat ishin te kenaqura me sihariqin e mire. Ato lavderonin Zotin e jetes qe, me ne fund kishte bere “ ferk ” ( lezo: kishte vendosur drejtesi ). Nene Hysnija; Nene Mushua; Nene Bedrija dhe te tjera te moshuara e shprehnin gezimin nepermjet fjaleve:“ Paska Zot e Ai eshte mbi te gjithe “! Vajzen tone e ka pare Perendia dhe e ka pare padrejtesine qe iu be, prandaj vuri dore… “. Ndonje besimtar, drejtohej nga Kurora e Malit, mbi Kudhes e u lutej cirakeve qe te vendosnin drejtesi per cdo gje, ne jete. Behej fjale per drejtesi hyjnore, mbasi asaj tokesore ia pane hairin. Lajmi i gezueshem u perhaps shpejt e mori dhene. I madh e i vogel u gezua, me shpirt per kete dhurate qe erdhi papritur, si rrufeja ne qiell te paster.
Nga gezimi qe ndjenin, nje i huaj bente cudi me nje nur te bukur qe u kishte “hipur ” ne fytyre, te gjithe njerezve. Femijet, kuptohet, shkonin pas berihajt. Shoqet e Tushit gezonin por gezimi i tyre ishte disi permbajtur. Kishte motiv e justifikohej, deri-diku qendrimi i tyre. Ato gezonin qe shoqja e tyre e mire do te kishte nje te ardhme te sigurt, por ishin te permbajtura ne gezimin e tyre, mbasi mendonin se nje shoqe e mire, si Tushi, do te ikte nga gjiri i tyre , pra do t’u mungonte shoqeve. Nuk mund te pershkruhet gezimi i Tanes. Ajo e dinte mire se cfare vajze kishte rritur dhe edukuar, e vetme, e kishte te qarte se zgjuarsia natyrale e Tushit te saj, nuk do te shkonte dem, por ruante, thelle ne shpirt ndjesine, se, si i thone fjales; e mira shperblehet me miresi dhe se qasja e saj ne Korce ndaj dhemblanakut, pa asnje interes por si vella, nuk do te kalonte pa dhene frytet e saj. Dhe erdhi dita kur miku i mire, i cili nuk e kishte harruar miresine qe mori kur kishte nevoje per te, do ti gjendej Tanes dhe Tushit, kur ato e donin dhe e cmonin miresine e tij.
Refat Mahmuti, si burre i zgjuar e fisnik, gezonte, me shpirt e me zemer, por nuk e jepte veten ne syte e te tjereve. Ai e kuptonte mire se kjo miresi qe i erdhi kur kishte nevoje per te, ishte pjese e bujarise qe kishte shpalosur ish dhendrri i tij Ferrik Idai Brahimaj, ne vitet e sherbimit ne kufi dhe e miresise te shpirtit si det, i Tanes se tij, e cila, kiishte bere nje miresi te painteres ndaj Muharremit syrgjyn. Muharremit i erdhi ne dore te bente dicka per arsimimin e Tushit e ai nuk u kursye por beri me te miren e mundeshme.
Nuk dinte si ta shfaqte gezimin e saj te brendshem, vogelushja Katjushe. Ajo ruante nje tjeter enderr, sic thone „ enderr ne sirtar “. Tushi synonte dicka tjeter, qe e conte ne hulline e diturise. Do te ishte e lumturuar vogelushja jone, po te ishte e mundur qe, Ajo, si me magji, te kishte mundesi te fshinte, sic fshihet shtepia dhe avllija, me nje fshese mjergullen qe kishte peshtjelle njerezine e cila ishte e zhytur ne padituri. Vajza e Tanes dhe e Ferrikut te ndjere, enderronte qe te gjithe njerezit te dinin te shkruanin e te lexonin gjuhen e bukur Shqipe.
Gezoi, pa mase dajo Ylli ( ndjese paste ) i cili, me kete rast thuri dhe nje kenge, te ciles ia mori vete, me zerin e tij te bukur e emeliodioz. Gezoi teze Tacja, dhe teze Lutua. U gezuan Kalivacasit dhe Aligjonasit, gezuan te gjithe ata qe e dinin historine e dhimbshme te dy bonjakeve te rritur pa baba. Katjusha, vajza „ amanet „ e te ndjerit Ferrik Brahimaj, do te behej arsimtare e do te mesonte femijet e shqiptareve te dinin te shkruaqnin e te lexonin Gjuhen e bukur shqip. E si te mos gezonin njerezit kur mesuan se do te vihej ne vend nje amanet e do te zhdukej nga faqja e dheut nje prapesi, nga ato qe dinin te benin zemerzinjte?
Nje goxha burre, i mencur e nga dere e madhe, fisnik nga rrenja, mesoi se vajza e Tanes te Refat Mahmutit do te shkonte ne shkollen ku pergatiten mesues, ne Fier, me burse te plote shteti, tek po dridhte nje cigare me lepushke misri, i ulur tek ledhi ne Bishtje (emer are ), qull ne djerse nga puna e rende e bujkut qe nget penden e qeve per te mbjelle hasell. Ai u ngrit ne kembe menjehere, u drejtua nga Kurora e Malit tek e cila besonte, u perkul me dore ne zemer e foli qe ta degjonin kalimtaret: „ Paska Perendi e Ajo nuk harron “! Besoj se komentet jane te tepert, vetem se ai burri qe iu drejtua shenjtorit nuk e dinte rrjedhen e gjerave. Si besimtar fanatik, ai ndjeu gezim dhe ate e shfaqi ne formen e tij.
Tushin e nisen, sic nisen nuset ( pa fustan nuserie e pa vello ) por me te gjitha gjerat qe do ti duheshin gjate qendrimit ne Shkollen e Mesme Petagogjike te Fierit, larg familjes te saj. Tana mend fluturonte nga gezimi, por ishte dhe e dyzuar ne mendjen e saj. Ajo trishtohej e shkrehej ne vaj ( natyrisht kur ndodhej e vetme ) mbasi e mundonte ndjesia: si do te rrinte vetem pa „ driten e saj te syve “, pa „shoqen e saj te halleve “ pa Tushin, me te cilen, qyshse Ajo ishte e vogel kishte qare hallet e kishte ndare si gezimet dhe brengat. Por, perballe te ardhmes te se bijes, nostalgjia dhe trishtimi beheshin zero dhe fitimtare dilte optimizmi. Prandaj, kur e percolli Tushin, i uroi, me shpirt e me zemer: „udhe te mbare e dalsh faqebardhe “! Ne te vertete, Tushi, ne ate shkolle u poq e u rrit ca me teper dhe vlerat njerezore qe i mekoi Mamaja dhe Nenat e tjera zemermira, i mbajti „ veth ne vesh “ dhe i zbarsdhi faqen vetes dhe atyre si ne mesime dhe ne qendrime.
Mesueset dhe mesuesit qe i jepnin mesim, shoqet dhe shoket e klases e te shkolles, gjithe sa e njihnin ate deli vajze veshtronin si po rritej e si po hijeshohej, dita – dites Tushi yne si ne mendje dhe ne shtat. Tana gezonte si femije e mend fluturonte nga gezimi per cdo njoftim qe merrte dhe per ate qe veshtronte, tek „ ylli “ i saj e cila po behej sic e kishte enderruar fatkeqja Tane.
Ne rrjedhen e viteve te shkolles se mesme petagogjike te Fierit, Katjusha u diplomua arsimtare, me rezultate mjaft te mira. Ajo e ushtroi mesuesine dhe u mesoi femijeve, ne disa rrethe te vendit, Gjuhen e bukur Shqipe dhe lende te tjera, te cilat u zgjeronin horizontin vocerrakeve. Kur arriti moshen e pjekurise, bukuroshen tone, e pikasi dhe e rrembeu nje goxha djale i edukuar e i kulturuar, oficeri me emrin Jorgo, nga Llijari i krahines malore te Zagorise te rrethit te Gjirokastres.
Martesa e Katjushes me Jorgon u kurorezua me 18 korrik te vitit 1976, ne Kalivac te Tepelenes, ne shtepine e Refat Mahmutit, ne Gryken e Margellicit. Dasma e Katjushes kishte simbolike te vecante; ajo nuk ngjante me te tjerat. Kalivacasit kishin nisur mjaft vajza per ne shtepine e burrit, por kjo dasme ishte e vecante dhe kishte nje motiv gezimi me teper. Tana, e kishte Tushin „ buken e pare “ dhe e donte shume, jo vetem si bije te vetme, por dhe per motive qe tashme dihen. Tana shamizeze po nxirrte nga dera jo nje bije, te cilen e kishte rritur me halle e me dashuri Nene e Babe dhe po i ckulej zemra. Ne njeren ane gezonte se ia mberriti kesaj dite, por dhe ishte e menduar dhe e ligeshtuarper „ nxjerrjen “ e saj nga shtepia. Ajo, qau shume ate dite. Me shume qau hallet e saj. Tana fatkeqe ishte ne dyzim e ne delir. Asaj i erdhi dita e bekuar kur do te bente cift bijen e saj te shpirtit. Dasma ishte futur ne hulline e saj e njerezit, te nxitur nga gezimi e nga alkooli benin qejfin e tyre. Tana mendonte e ligeshtohej kur sillte si ne nje ekran kinemaje vuajtjet qe kishte kaluar dhe sidomos i pikonte ne zemer, kur mendonte: „ Si do ta perjetonte kete dite i paharruari Ferrik Brahimaj, i cili e donte aq shume Tushin dhe e kishte bere 2 vjece me puthjet dhe perkedhelite e tij.
Eshte i njohur mentaliteti kalivacas per te mbajtur te paster racen e tyre njerezore. Koha ka vertetuar e verteton edhe te kunderten. Barierat fetare dhe ngjyra e njerezve, nuk jane bere pengese per te patur kryqezime te dobishem. Smail Breshani dhe Serjan Alikua, vite me pare thyen tabune e gzistuese dhe sollen, per here te pare ne Kalivac, dy nuse, per koken e nuseve, pavaresisht se ishin te fese te fese ortodokse. Plaku i zgjuar i Hadere Abedin Kahremani kishte ndertuar, ne pronen e tij nje haur te cilin ia kishte dhene me qera ortodoksit Rako Meshinin nga Maleshova, i cili stacionoi ne hauret e tij ne Fierin e Metes, stanin e dhive, te cilat ushqeheshin ne kulloten dimerore te fshatit. Ai kishte prure ne fshat dhe prinderit e tij: Argjirin dhe Sotiren ( Tilen ), nga duart e te cileve kam ngrene buke cerepi. Ne dyqanin e policanioteve Todi e Pilo , babe e bir, kalivacasit qendronin me ore te tera, pinin kafe e luanin bixhos. Po Thanasi e Pecua, te cilet ishin bere si te shtepise, mes kalivacasve; etj.etj. Me kete dua te them se bashkejetesa mes feve te ndryshme3 ka funksionuar dhe ne fshatin tim.
Ne rastin tone, Katjusha u lidh me nje ortodoks, me oficerin Jorgo, nje njeri per se mbari e ne cift me Te u shtua me nje vater femijesh, te cilet asqe duan te dine per prejardhjen fetare te prinderve te tyre. Martesat e perziera, ne opinionin tim jane me te shendetshme, mbasi kemi te bejme me dy njerez te lidhur me shpirt me njeri – tjetrin. Po te rrekesha te beja nje paralelizem te rendomte, do tju sillja nder mend se disa hapa larg shtepise te Tanes, Xha Karafili( ndjese paste ), te cilit i zinte shume dora kur shartonte nje hardhi mbi nje nenshartese tjeter, ajo qe perftohej ishte nje hardhi me rrush me te mire se i pari. Zagoritet, pavaresisht nga perkatesia fetare, jane njerez me shpirt te mire e te paster, punetore, te kulturuar e te sjellshem, por dhe Kalivacasit e Tepelenes, pavaresisht nga ashpersia ne dukje e njerezve, nuk mbeten prapa te pareve.
Pa e renduar materialin dua te them se Babai im i ndjere, Xhevit Malko Nelaj, i mbetur jetim qe ne barkun e Nene Jeminese, kur u be rreth 10 vjec, u pajtua yzmeqar ne Hoshteve, nga xhaxhai i tij – Nelo Binua. Xheviti u rrit nga kakot ( grate ) e Hoshteves, te cilat e ushqenin, e lanin dhe e nderronin dhe e strehonin bonjakun Xhevit. Babai im, cdo dite grumbullonte bravaret e fshatit, i conte ne kullote e i sillte ne mbremje, ne oborret e fshatareve. Meqenese ishte mjaft i urte e i sjellshem, fshataret e Hoshteves, e quajten Vito. Hoshteva eshte fshat zagorit me shume kisha. Duke remuar historine e Babait tim, ndesha ne nje kenge te lashte, e cila na rrefen bashkejetesen fetare dhe shpirtin e mire te zagoriteve. Kenga e lashte na thote: „ … Ore Duro Progonati; Vajte tek Kallo Qirjaqi; Ky Kalloi shume i mire; Te mbajti porsi femije… “!
Pas nje viti, Tushi u be Nene dhe tashme e ndjente me mire te miren Tane. Sipas tradites, bija me pasardhesen ( pasardhesin ) qe kishte prure ne jete, vinte ne te pare. Nje thenie te Nene Bedrise (ndjese paste ), me emocionon edhe pas kaq vitesh. Nene Bedrija, sapo vinte re qe po i afrohej shtegut Tushi me femije kopanec ne krah, i bertiste mbeses: „ Tane moj, prei koken pules shpejt se po vjen Tushi me femije kopanec “! Dhe Tana bente sic e keshillonte Nene Bedrija.
Me lidhjen martesore te Katjushes me Jorgon u konkretizua nje lidhje e re, mes nje gruaje dhe nje burri te feve te ndryshme. Kjo ishte lidhje e gjetur e cila u pasua nga prurja ne jetee e tre femijeve: dy vajzave dhe nje djali; te mire, si njeri – tjetri; te zgjuar e te mencur, si dy prinderit qe i linden e i rriten.
Familja Dado u ngul ne qytetin e Vlores ku jeton prej vitesh. Familja ne fjale shquhet per qendrime dashamirese dhe sjellje te kulturuar e te qyteteruar, e rrethuar nga nje komunitet dashamires ndaj tyre. Ajo qe e vecon kete familje eshte sjellja e mendafshte dhe dashuria e pamate per njerezit. Tushi dhe Jorgua kane gjetur njeri – tjetrin; femijet e tyre u kane ngjare deri ne thua.
Ne syte dhe nen kujdesin e te mires Tane, u rrit e u veselit edhe Gjoni. Gjoni nuk e njohu babane, i ndjeri Ferrik Brahimaj, e la Gjonin ne muajin e nente te shtatzanise te Tanes. Kur e ndjeu se mortja po i qasej, si njeri i zgjuar, Ferriku ( ndjese paste ) la amanet dhe emrin e te birit. Gjoni u rrit e u be burre, me tiparet dhe me shtatin e te Atit. Ai i ngjan Babait, si dy pika uji. Gjoni u be goxha djale dhe ne vitin 1983 u be dhenderr. Ai u shperngul ne Levan te Fierit, per nje jete me te mire dhe, pas nje viti ngriti shtepi te re. Kater vite me pas, ne Levan, prane te birit u shperngul “heroina” jone- Tana. Ajo nuk mund te ndahej lehte nga banesa qe kishte ngritur, “ me thonj ”, ne Gjembin e Bilos, ku rriti dy femijet e saj te dashur dhe amanet nga bashkeshorti i ndiere. Mbesa ime e mire – Tana, mbeti e vetme ne Kalicac e nuk kishte me ke te mblidhej.
Tana e bukur, u plak e u rregjua, me teper nga hallet qe i rane mbi koke se sa nga mosha. Ajo nuk mund te qendronte duke u gezuar gezimit te te tjereve kur „ driten e syve „ – Gjonin e kishte vetem 50 km larg. Ne jeten e asaj vajze „ engjell “ ngjane shume tallaze te cilet e drobiten dhe e leqendisen mbesen time te mire, zemra e te ciles nuk duroi dot me tej e u fik.
Me 16 janar te vitit 1997, ne mesdite, kur ora shenonte 12.00, papritur, thujse si ne nje aksident, shamizeza qe ne rini Sulltane Refat Brahimaj u fik. Tana e shumevuajtur priste te bijen e vetme, Katjushen, te vinte per ta pare Nenen hallemadhe.
Te pakten ta veshtronte edhe nje here e te kujtonte hallet e renda qe kishin percjelle Nene e Bije. Per fat te keq, Tushi nuk e pati te mundur te mberrinte ne kohe per ta gjetur Nenen e saj te mbushur me mellefe e brenga ne jete. Kur mberriti Tushi ne shtepine ku banonte Nena e saj, Ajo ishte pa fryme. Jane te njohura ndjenjat e Bijes per Nenen, prandaj nuk e quaj te udhes ta rendoj me teper situaten qe u krijua.
Tana, duke u larguar nga jeta, „i vajti prane “ njeriut qe donte sa veten, Ferrikut te saj te dashur. Por, e mira Tane, nuk vajti, prane Ferrikut „ duarthate “ e pa plotsuar amanetet qe i la Ai. Tashme Katjusha ishte rritur e ishte maturuar dhe kishte formuar nje familje te shendoshe e te bekuar; Gjoni, mbante emrin qe i kishte lene amanet Ferriku- Tanes. Ai ishte rritur si „ lis “ e kishte formuar familjen e tij te fisme, plot dashuri ne mes. Tana, ne gjendje te renduar, duke pritur me padurim ardhjen e te Bijes, perjetoi nje ndjenje ankthi e vilanije; shtepia i erdhi rrotull e i humbi ndjenjat. Ishte teper e zgjuar Tana dhe kishte ndjeshmeri te pazakonte. Ajo grua me pervoje jete te hidhur e fare pak te lumtur, e parandjeu te keqen e madhe qe po i vinte dhe e priti ate qete – qete. Fati e deshi te pushonin se rrahuri, lekundjet e zemres te saj te sfilitur e Ajo u shua. Te alivanosur e ne grrahmat e fundit e gjeti gjyshen nga Babai, vajza katervjecare e Gjonit – Bertiana. Tana kishte rene permbys, me syte te hapur e te zgurdulluar, sikur te priste dike e te merrte ndihmen e nevojshme. Nga goja, Tana kishte nxjerre nje bulci te vjellesh. Mbesa e vogel e gjeti ne ate gjendje alivanije por nuk mund ta kuptonte se Gjyshja, e dashur e saj kishte nderrur jete. Bertina nuk dinte si te sillej e cfare te bente? E vetmja arme e saj ishte te qante me denese, ne menyre qe familjaret e saj ti vinin prane. Erdhi mjeku specialist, i cili, pas keqyrjeve arriti ne perfundimin se e ndiera kishte pesuar dy here radhazi arrest kardiak. Zemra e drobitur nuk i kishte rezistuar dot goditjes te forte. Percjellja per ne banesen e fundit e te mires Tane u be te nesermen, ne varrezat publike te Levanit te Fierit, nga nje lume njerezish. Kalivacasit e shumte qe moren pjese ne kete ceremoni mortore benin beli, nga veswhja e nga qendrimi. Nje grumbull njerezish e rrethuan ate vend te “ shenjte ”, i cili u perzgjodh te ishte me i ngritur e me orientim nga shtepia e te Birit – Gjonit amanet. Orientimi nga shtepia e Gjonit, ngjante sikur, endjera Tane, aq e dhimbsur dhe e dashur, sic ishte, i drejtohej Ferrikut te ndjere dhe te gjalleve me fjalet: ” … Edhe ne boten tjeter, do te bej kujdes per Gjonin, shpirtin tim dhe tri vajzat e tij… ”! U kerkoj ndjese: Katjushes; Gjonit dhe gjithe atyre qe ndihen te keqardhur nga kjo skene horror qe pershkrova por, kerkoj mirekuptimin e tyre duke theksuar se shkrimi duhet te jete i vertete dhe te verteten ta pasqyroje me vertetesi sic ka ngjare “!
Per nje kohe te gjate dhe per shkaqe qe nuk vareshin nga une, kam qene i larguar nga Kalivaci dhe nuk kam patur mundesi te ndiqja dinamiken e jetes te Tanes dhe te dy femijeve te saj; Katjushes dhe Gjonit. Ata te dy u rriten e u veseliten ne Gjembin e Bilos nen kujdesin e fatkeqes Tane.n Ne nje dite qershori te vitit 2013 kur kthehesha nga Krahesi i Tepelenes, ku kisha takuar e isha shmallur me motren time te vetme- Lumturine dhe me femijet e saj, mora udhen per t’u kthyer ne Tirane. Rrugetoja me djalin e motrees time, me Astritin. Ndalova ne Levan te Fierit, jo pa qellim. E kisha telefonuar Gjonin e Ai ishte i pergatitur te me priste. Qellimi im ishte te takoja e te njihja Gjonin dhe ti beja nje vizite kortezie, vendit te „ shenjte „ ku prehet mbesa ime, e ndjera Tane. Ndalova ne Levan dhe puna e pare qe bera; kerkova e gjeta nje dyqan ku shiten lule. Bleva 2 tufa me lule te bardha; njeren per Tanen dhe tjetren per Ferrikun. Meqenese varrin e Ferrikut nuk e dija, vendosa ti coj te dyja tufat me lule, ne varrin e Tanes. Kur isha duke pritur Gjonin, aty prane kaloi nje grua me moshe mbi mesataren, e veshur ne te zeza. Gruaja labe, pa me njohur, u afrua e me tha: “ … Eshte e para here ne jete qe po veshtroj nje burre lab, me lule ne duar ”! ( Ne Levan te Fierit, banojne kryesisht te ardhur nga Laberia ). Pa u menduar, iu pergjigja gruas te panjohur: „Veshtrome mua; une burre jam dhe lab… ” ! E mori pergjigjen gruaja e panjohur e u largua.
Gjonin e njoha e me njohu, menjehere. Qe ne kete takim me la mbrese se eshte djale fisnik dhe ngjan nga prinderit e tij. Se bashku me Gjonin dhe me dhendrrin e tij shkuam ne varrezat publike, ku prehet Tana. Varri ishte pergatitur dhe vendi perqark tij ishte i paster e bari rreth tij ishte i kositur. Me kameren dixhitalb qe mbaja te varur ne qafe, filmova, thashe disa fjale zemre, sic me erdhen, vendosa dy tufat me lule te bardha, si shenje mirenjohje dhe perjetesie, pime kafe e vajtem ne Fier ku me priste djali i motres. Mbeta pa mend, kur Gjoni me dhuroi nje qese ku kishte vendosur dy shishe; njeren me vaj ulliri e tjetren me raki te bere vete. U ndava me miqte e mi e u ktheva ne Tirane, duke marre me vete nje barre me kujtime, miresine e Gjonit dhe te njerezve te tij, dhe nje kenaqesi te rralle. Kisha takuar djalin e Tanes dhe te Ferrikut, te cilet i kam njohur dhe ruaj kujtime te pashlyera prej tyre. Gjate kafes, Gjoni, me beri me dije se varrin e Babait te tij, ne varrezat publike te fshatit Shkoze te rrethit te Vlores, e ka punuar ne mermer. Ky fakt me lumturoi, me shume se cdo gje tjeter e asaj dite te bekuar. U befasova e u mrekullova por dhe u trondita shume, kur, nje dite, ne facebok pashe „ vendin e shenjte “ ku prehet i ndjeri Ferrik Idai Brahimaj, me te dhena identiteti te plota dhe me nje fotografi, ku kishte dale ne te rite e tij. Varrin e gjyshit e kishte filmuar dhe e ka postuar Renata, vajza e Gjonit, gjate nje vajtje per pelegrinazh ne Kuroren e Malit. Mendova: „ Cte jete kjo mrekulli, patjeter qe duhet te jete bekim, per vajzen , se ciles i uroj te dale shendosh e mire, nga shtatzania dhe te na dhuroje nje djale, per kenaqesine e prinderve te saj, te „ mendafshte “!
Histori te trishta si kjo qe tentova tju rrefej, ne kete shkrim, ne kete bote te trazuar ka e do te kete pambarim. U perpoqa te kujtoj njeren prej atyre historive, te cilen e kam perjetuar, para shume viteve por nuk mund ta harroj. Vitet qe kane rrjedhur dhe transformimet qe kane ngjare nuk kane mundur te tretin nderimin dhe mirenjohjen time per ata njerez „ engjej “ dhe per lidhjen e tyre te paster, e cila, per fat te keq, nuk arriti te perfundonte sic u nis. Ky shkrim, sidoqe eshte, mbase eshte nje kontribut modest, per ti kujtuar e per ti perjetesuar ata dy njerez, te cilet me ngjajne si „hyjnore „ e jo si tokesore. Nje merak e kam e shpresoj ta plotsoj ne te ardhmen. Kohet e fundit, pata rastin te beja nje vizite ne qytetin e Vlores, ku banon Tushi me te sajet. Per fatin tim te keq, ishte i pamundur takimi me ate vajze, te cilen nuk e kam pare prej gati 65 vitesh.
- Lutem, me shpirt e me zemer qe kujtimi i dy idhujve te mi: Sulltanes dhe Ferrikut, te mbretyeroje perjete dhe t’u kene lene jeten femijeve te tyre
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, kalivacas autokton, ne Tirane, me 31 janar 2023