Kalivacas qe kane mbledhur dhe kane perpunuar bime mjekesore

Natyra eshte e begate dhe e larmishme.  Ajo mban ne gjirin e saqj,  cdo gje qe i duhet njeriut per te jetuar e,  kur eshte nevoja,  per t’u mjekuar.  Gjate tere jetes mbi toke njeriu ka qene ne kerkim te ushqimit dhe mjekimit. Nga koha ne kohe menyrat e gjetjes e te pergatitjes te mjeteve te jeteses kane evoluar.  Teknologjia vertet ka ardhur ne permiresim,  por njeriu,  ne cdo kohe i ka hedhur syte nga natyra e ka kerkuar ndihmen e saj.

Disa here njeriu i ka marre produktet te gatshme,  teksa disa prodhime te natyres,  ka qene i detyruar ti perpunoje e ti pershtate.  Ne jeten e njeriut,  kafshet kane qene perhere element i pandare i njeriut.  Me se shumti njeriu ka mbareshtuar kafshe te ndryshme shtepiake,   por jo rralle eshte ndeshur e ka qene i detyruar te mbrohet nga egersirat e pyllit.  Kafshet shtepiake,  njeriu i ka ushqyer dhe kur ka qene e nevojshme i ka mjekuar.

Kafshet shtepiake dhe bagetite,  zakonisht ushqimin e sigurojne nga natyra,  ku e gjejne te gatshem dhe pa shume veshtiresi.   Kur kafsha qe mbareshtohet,  nuk e perballon dot bashkejetesen me natyren per shkak te perkeqesimit te shendetit,  mbareshtuesi nderhyn dhe e mjekon ate po me produkte te natyres bimore.  Po te tentoja te numeroja bimet medicinale qe rriten ne hapsiren e Kalivacit dhe te treves rreth tij,  do te dilte nje liste teper e gjate.  Po te shtojme dhe disa bime qe kane hyre kohet e fundit ne „inventarin “ e bimeve medicinale,  lista do te zgjatej akoma me teper.  Kam bindjeen se  cdo bime qe rritet nen  qiellin e hapet dhe thith oksigjenin apo ujerat nentokesore,  te pasur me minerale te shumte,  eshte me vlera e dicka te dobishme ka.  Shkenca ne zhvillim,  vertet ka kapur disa maja e do te kape te tjera,  mesiguri,  por ajo,  ne cdo fushe te jetes,  orientimin e merr nga nena natyre e cila,  eshte ekuilibristi me i mire.  Ndonjeri e veshtron me dyshim ndikimin e bimeve mjekesore per mjekimin e semundjeve te ndryshme; e mirekuptoj skepticizmin e tyre  por,  kerkohet te mbajme parasysh se lendet kuruese,  tek bimet qe rriten ne natyre,  nuk Jane me efekt te shpejte si ato qe permbajne medikamentet sintetike.  Diku kam lexuar se per te bere efektin e nje tableti,  duhet te konsumojme shume kilogram bime medicinale.

Bimet medicinale jane te shumta e te shumellojta.  Do te permend disa syresh,  nga ato qe gjenden me shpesh ne fushen e Kalivacit;  anes lumit;  ne lendina e ne kullota;  ne bregoret me shkurre e kudo.  Me i gjenduri eshte kamomili ( matrikarja kaqmamila );  Mellaga,  lule e gjethe ( malva silvestra );  murrizi –  gjethe,  lule e kokrra;  Kilikaza apo lulja e gjarperit,  e cila shfrytezohet ne formen e tuberave te thata  mire,  mbasi eshte e hidhur,  por,  nga halli mund te thahet,  te bluhet e te perzihet me miell,  pastaj mund te gatuhet buke,  sic ka vepruar Jul Qesari ne kohen kur u ndodh nguushte me ushqimin e legjioneve qe drejtonte,  gjate marshimit neper Shqiperi,  ne drejtim te Jugut.  Tuberat e thara mire mund te shfrytezohen dhe per te pergatitur salep. Bime tjeter medicinale,  e kudondodhur eshte krisja,  grami,  rrenjet e te cilit,  te thara e te pastruara mund te zihen dhe caji i tyre perdoret per te pastruar  veshkat e per te nxjerre guret prej tyre. Edhe gremi,  ose talla mund te perdoret si bime medicinale. Farat e gjembacit te gomarit ne sasi te caktuar mund te perdoren per tretjen e gureve ne veshka etj  

Bime te tjera  te dobishme per njeriun dhe per kafshet,  si bime sheruese jane: Mustaqet e misrit;  lulet e konopices,  lulet e kocimares;  lulet e xanes;  netulla;  lulet e shtogut;  kulpera;  rrezet e diellit;  lekura e gorices,  e provuar si sherues i diarese tek femijet ( e perdorur si caj ); shalqiri,  si mase e lengesht qe favorizon shtyrjen e gureve te veshkave per te dale nga kanali i urines etj.  Efektivitet te pelqyeshem japin farat e kungullit,  te pjekura apo sic i gjejme ne natyre  per te luftuar kundra askarideve qe zene vend ne zorret e njerezve,  ne vecanti kur ata jane femije latante. Vend qendror e me shume vlera merr vaji i ullirit,  caji i gjetheve te ullirit  dhe perdorimi i kokrrave te kripura te ullirit,  si ushqim per njerezit.  Vaji i ullirit bart me vete vlera universale dhe eshte perdorur nga njeriu per mjaft procese  favorizuese mjekimi,  deri tek ferkimi fort,  ne siperfaqe te lekures te njeriut.  Bima e Aloe veres eshte bime e vendeve te nxehta,  por ka gjetur kultivim dhe perdorim te gjere,  edhe ne vendin tone,  madje dhe ne Kalivac.

Dikur,  ne femijerine time kujtoj disa bime te vecanta,  te cilat rriteshin poshte shkurreve ose ishin vete shkurre si thana,  shega,  kokrrat e shijeshme te arres,  te cilat jane ushqim i shijeshem per njeriun,  por ne mes te thelpinjve eshte nje si diafragme ndarese,  fletet e se ciles jane mjaft efektive kunder kolles,  nese zijejne mire, ne forme caji.   Ia vlen te permendim kulumbrine,  dellinjen e kuqe e te zeze, kokrrat e trendafilit te qenit;  brumbulli;  rigoni;  sherebeli,  bliri i bardhe dhe bliri i kuq;  elbi i ngrohur;  percet;  shaptorja;  brokoli,  gjethet e ferres;  gjethet e arres;  kackat e arres;  bexga ( dunica );   farat e lirit;  lulekuqja ( paparunja );  majdanozi;  nenexhiku ( naneja );  lulelakra; lakra e bardhe;  karrota,  selinoja,  kopra,  gjurma e mushkes;  kenaja;  lulja e gurit,  fieri i gurit etj. etj.  Kur eshte folur e shkruar per mjekesine popullore,  kam nenvizuar disa nga metodat qe perdornin njerezit per te sheruar kollen,  gripin,  diarene,  te ftohtet,  thyerjen e gjymtyreve etj.  Jakia,  hedhja ne djerse,  perdorimi i oshafeve,  hedhja e kupave  etj.  etj.  s’jane vecse disa menyra per te ruajtur jeten. Mos t’u hyjme ne pjese atyre qe ushtrojne mjekesine popullore,  le ti leme ne menyrat e tyre te punes.

 Ne Kalivac ka patur e ka blegtore esnafe.  Ne mehallet e Pusit,  si mbareshtues te dalluar te dhenve kane qene:  Zenel Jaup Agaj;  Kalo Qazo Ramaj;  Nasip Hysen Alidervishaj;  Mahmut Muharrem Pashaj;  Aqif Axhem Caushaj;  vellezerit  Laze e Banush Xhezo Haderaj;  Ahmet Selfo Zenelaj;  Sherif Rrapo Zenelaj;  Xhevit Malko Nelaj etj.  Ata,  jo vetem qe ishin blegtore te pasionuar por dhe shquheshin si esnafe te cilet i pergatitnin vete „ ilacet“,  me bime mjekesore te cilat gjendeshin ne natyre dhe i perpunonin e i injektonin tek bagetite vete ato.

Vendet  ( arat,  lendinat,  kullotat,  bregoret e pyllezuara etj ) ku gjendeshin bime medicinale,  ne mehallet e Pusit dhe thuajse ne te gjithe hapesiren e Kalivcit jane: Margellici;  Mocalet;  Grykat;  Arat e Medha;  Shuret;  Rredhet,  Xinat,  Llapovicat;  Vidhishtet,  Shpendrat;  Gurjet,  Qurket,  Ullinjte e Hysodosajve,  Muratovat,  Jorgat,  Xanat,  Rrezat,  bahcet dhe trojet e ndryshme e kudo.  Ato bime,  te cilat nuk rriten ne Kalivac,  mbledheset ( mbledhesit ) e bimeve medeicinale,  i gjenin e i mblidhnin ne pllajen  e malit mbi Dorez,  ne  Bozhek,  madje disa bime te rralla i mblidhnin edhe ne Lopes,  deri ne Dhemblan.  Ata qe mblidhnin bime medicinale , ishin njohes te mire te bimeve dhe te vendeve ku ato rriteshin.  Kesisoj,  ne Kalivac por jo vetem,   ka patur e ka njerez,  ne vecanti blegtore te cilet njohin mire bimet  dhe jane ne gjendje te dallojne barerat helmues  te cilet cojne deri ne humbjen e jetes te bagetive dhe shmangin futjen e tufes ne ato ara apo kullota.

Bime medicinale kane mbledhur si grate dhe disa burra te Kalivacit.  Mund te pohoj se ne pergjithesi grate vejusha,  te ashtuquajturat  shamizeza,  kane qene ne pararoje te mbledhesve te bimeve medicinale.  Ne Ahmetaj psh,  ne pararoje ishin: Zonja e Vogel e Binajve dhe kunata e saj –  Zonja e Madhe e Binajve;  Tajanja e Muharrem Kamberit;  Havizeja e Shyqyri Abedinit;  Bukurija e Mane Tafilit etj.  Ne Hasanimeraj rekorde mbante Lalaja e Velos;  Halimeja e Seit Durkes;  Yzemeja e Rexhep Abedinit,  Kezja e Xhemal Banushit e ndonje tjeter.  Nga meshkujt,  me aktive kane qene Kamberi i Muharrem Kamberit,  i cili ishte ne balle te atyre qe mblidhnin lule xane,  sidomos ne vendin e quajtur Mocale ( ara e re );  ne Trapin e Cesmes etj.  Kane mbledhur bime medicinale dhe Petrefi i Reshat Resmiut me Nenen e tij  –  Xhikon ( ndjese paste); Xhevati i Safet Ahmetit se bashku me te ndjeren Nenen e tij  –  Fatimene e te tjere.

Disa bime medicinale dorzoheshin ne depon e grumbullimit,  ne Krahes ( qender ) ku grumbullues ishte  Resmi Hoxha e me pas ai qe e zevendesoi;  te pamanipuluara,  vetem te thara ne hije,  tek sa bime te tjera lipsej te ishin te perpunuara.  Nga shitja e bimeve medicinale grate apo burrat,  merrnin te holla,  me  shume  nga vlera e dites te punes.  Me parate qe perftonin,  bashkefshataret tane blinin sende ushqimore,  ne vecanti,  sheqer,  oriz,  makarona,  vaj kikiriku ose metrazhe,  te cilat gjendeshin me veshtiresi.  Meqenese,  mbledhja e bimeve medicinale,  konkuroi punen ne kooperativen bujqesore ne ceshtjen e fitimit dhe mjaft kooperativiste nisen te anonin nga grumbullimi i bimeve medicinale,  kryesia e kooperatives bujqesore te fshatit,  vuri disa kufizime e shpalli disa sanksione.  Masat e marra  e kufizuan disi veprimtarine e pakontrolluar te mbledhesve te bimeve medicinale,  por nuk e zhduken plotesisht ate.  Ne kohen kur jetojme,  kur,  pikat e grumbullimit jane reduktuar shume nuk ia vlen te harxhohet koha  dhe djersa,  pa perfitim.

Ky shkrim i shpejte,  u be per te plotsuar „harten “  e veprimtarive te dobishme te kalivacasve. Nese do te isha ndihmuar me teper nga ata qe jane rritur ose banojne ne Kalivac,  shkrimi,  mesiguri qe do te dilte me i plote.  Me duhet te shpreh mirenjohje per Prof. dr. Vezir Fejzo Muharremaj; per Xhevatin e Safet Ahmetit,  per Dilaverin e Xhevit Malkos; per Xhelalin e Dine Xhelalit dhe per Sadikun e Jace Sadikut,  te cilet u treguan te gatshem dhe ndihmuan sa munden.  Shkrimi nuk eshte fundi i kesaj teme;  kam bindje se te tjere bashkefshatare te nderuar,  do ta plotsojne ate,  me emra bimesh dhe me mendime te vyera. 

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, kalivacas autokton; ne Tirane, me 04.03. 2023