Siç dihet, dajua ( vëllai i nënës ), është njëri nga njerëzit më të dashur. Çdo fëmijë e ka ëndërr të jetë nën kujdesin e dajos apo të ndodhet në shtëpinë e tij. Jo më kot ekziston kjo lidhje e natyrshme mes dajos dhe mbesës apo nipit të tij. Tek këta të fundit mendoj se delegohet një pjesë e dashurisë të dajos, për motrën e tij. Kjo nuk është pak. Në praktikë ndeshim dy koncepte të lidhjes dajo – mbesë (nip ). Në Kalivaç të Tepelenës, i ndeshim të dy kuptimet; si të gjerin dhe të ngushtin. Në kuptimin e ngushtë dajua është vëlla i nënës , drejtpërdrejt; në kuptimin e gjerë, me cilësinë e dajos, kuptohet çdo mashkull i trungut, fisit, mëhallës apo, në ndonjë rast edhe i fshatit ku është lindur e ku është rritur nëna e tij.
Continue reading Gushti i dajoveMonthly Archives: October 2020
Pusi i Malet
(Oi n i o n, n ë f o r m ë n e n j ë r e p o r t a z h i)
Në Kalivaç të Tepelenës, përpara gushtit të vitit 1978, ( kohë kur u përurua ujësjellësi i fshatit ) fukarallëkut të banorëve, paçka se begatia shpirtërore e tyre ishte e dukshme, i shtohej mungesa e ujit të pijshëm. Mirëpo, siç dihet, ujët nuk është i domosdoshëm vetëm për t’u pirë. Amvisat, si më kompetente kësaj çështje, e ndjenin më shumë mungesën e ujit. Nëpër dasma e në gostira, në biseda të lira e të rastësishme janë thurur legjenda e janë thënë, të qëna e të sajuara, për këtë problem. Një gjë ishte e qartë dhe e dukshme: Uji, si domosdoshmëri për një jetë cilësore, në Kalivaç ishte i pamjaftueshëm.Fshati me ujëra “ në fund të këmbëve e nën vete ”, të bollshme dhe cilësore; vuante për ujë. Kalivaçin e lagin ujërat e pastra e të bollshme të Vjosës; burimet e ftohta e me ujë të pasur me kripra minerale të dobishme, të cilat rrjedhin nga shkëmbi e janë të pastra qelibar. Nga të gjitha mëhallët e fshatit tonë të bekuar, vetëm Specova ka qenë e është më e privilegjuara, mbasi e merr në afërsi të banesave ujin akull të ftohtë që buron nga shkëmbi.
Continue reading Pusi i Malet