Vitet ne Korce; (1955 – 1959) – vite formimi e rritje

(kujtime vetjake)

Hyrje     

Ne jeten e nje njeriu, disa etapa lene gjurme te pashlyera  e kujtohen, gjersa mendja te punoje perse mbari. Ca me e mire , kjo pune behet kur mbresat vetjake njeriu nuik  i  mban vetem si prone te tij por ua ben me dije pinjolleve dhe njerezve te interesuar. Ne kete rast,  rrefimet behen “ prone “ e shume njerezve  dhe eshte me e veshtire ti mbuloje pluhuri  i  harreses. Vitet me te bukur te jetes time, jane,  pamedyshje ata qe percolla ne qytetin me shume bukuri  natyrore dhe njerezore; ne Korcen “ plake” e me histori. Paskam qene me fat,  qe vitet “e arte ” te rinise time te hereshme u ndodha ne ate mjedis pjellor,  ku natyra dhe Zoti kane derdhur me tepri e me bujari gjithcka eshte me e mire  ne kte jete. Nuk e teproj po te shkruaj se,  si shume te tjere,  edhe une “ hapa syte”  e u formesova si njeri,  ne ate qytet te vecante, plot drite  i  cili  i  ka lene shoqet prapa.  Ate qe kishin me te miren,  ata njerez bujare e ai qytet me tradite,  mi leshuan ne sofer e une  i  perthitha me endje.  Po cfare gjeta,  ne ato mjedise unikale,  te cilet me mekuan e me tjetersuan duke me pajisur me dhunti te lakmuara?

Continue reading Vitet ne Korce; (1955 – 1959) – vite formimi e rritje