( Historia e trishtë e një gruaje heroinë)
Bëhet fjalë për jetën e një gruaje tipike kalivaçase, e cila nuk ngjante me të tjerat. Atë e quanin Veziko dhe ishte bashkëshorte e Asim Malos, nga mëhalla Bozanaj e Kalivaçit të Tepelenës. Figura gati biblike e Nënë Vezikos, për shkak të madhështisë të veprës humane që kreu, më imponon të përunjem, me respekt përpara kujtimit të saj, të ndritur. Nuk më kërkoi njeri të shkruaj për të, e mora vetë iniciativën dhe shpresoj se do tja dal. Do të ishte në nderin e çdo kalivaçasi që di të shkruajë e të lexojë, të hidhte “ dy fjalë” në letër, për atë grua të rrallë, në mënyrë që figura komplekse dhe kujtimi për të të mos humbasin në faqet e historisë të fshatit tonë. Është fjala, të dinë, aq sa të duan e sa të munden, gjithë ata që do të vijnë dhe që duan të mësojnë diçka. Në Malaj, dikur ka jetuar një grua e rrallë, e cila “e piu helmin” me sapllake dhe e pati jetën të zezë, si shamia që lidhte në kokë. Ajo grua e rrallë trokiti fort në faqet e historisë kalivaçase dhe bëri diçka të ndjerë e me shumë vlerë, në atë derë. Continue reading Nëna që rriti tre breza fëmijësh në majë të krahut