Surprizë:
Fotografia që vështroni është bërë në vitin 1960, në qytetin e Ersekës, gjatë kohës kur dy kalivaças fisnikë kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në fotografi janë ushtarët: Reshat Resmi Nelaj dhe Kadri Rrapo Takaj ( ndjesë pastë). Oficeri , në mes është Lutfi Shehu, nga Skrapari. Në atë kohë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak kish vazhdimësi nga 2 vjet, ( në këmbësori); 27 muaj në artilieri; 3 vjet, në aviacion dhe deri në 4 vjet ( në flotën luftarake detare).
Formuloi dhe postoi Niazi Xhevit Nelaj, në Tiranë, më 2 korrik 2017.
Shënim: Fotografia që vështroni është ruajtur në arkivën vetjake nga koha kur është bërë.
Interpretimet shkencore të kohëve të fundit të zbulimeve arkeologjike që janë kryer në Kalivaç të Tepelenës, hedhin dritë mbi lashtësinë e trevës dhe sqarojnë disa paqartësi e mjegullime që ka lënë koha. Siç rezulton eshe prej tyre, jeta e fshatit tonë nuk mund të matet me vite, as me shekuj, por me epoka kohore. Edhe një i paditur nuk besoj se gjen vështirësi për të kuptuar se rrugëtimi i gjatë në kohë i fshatit buzë Vjosës, ka patur për protagonistë banorët e Kalivaçit, të cilët qyshse u shkëputën nga bota e paraardhësve të tyre, kanë qenë në ballë të përpjekjeve, për të çarë përpara, drejt progresit. Natyrisht, siç kanë ditur e si kanë mundur ata, por, gjithnjë me kokën lart e me vështrimin përpara. Mbi këtë shtrat, më lind e drejta të mendoj se vendi i kalivaçasve në këtë proçes të natyrshëm, ka ardhur në ngjitje e udhës së gjatë është pasuruar me elementë të rinj, më cilësorë. Continue reading Safet Ahmet Caushaj- njeriu që shkeli në dy shekuj, jetoi gjatë dhe percolli gjashtë regjime. (“Një thesar”, i cili nuk u hap, në kohë) →
Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës