Pemëtaria, në Kalivaç të Tepelenës është e larmishme dhe cilësore.Toka dhe klima e kësaj treve favorizojnë kultivimin e hardhisë, të ullirit dhe pemëve të tjera frutore. Fshati shtrihet ne koordinatat gjeografike, 40°24’ dhe 19° 49’. Lartësia maksimale, mbi nivelin e detit është: 383 m (Maja e Marucës); 327 m (Arat e Buta); 323 m (Maja e Tëndës); 352.7 m (Maja e Dokes) dhe 379.1 m (Maja e Qytetit),në Hasanbegaj. Pra, Kalivaçi i Tepelenës i përket zonës së Makje –Shiblakut. Bregoret që mbulojnë hapësirën ( jo arë) të Kalivaçit, janë “të veshura” me shkurre, drurë pyjorë e pemë frutore, të cilët gjelbërojnë në të katër stinët e vitit. Ulliri, përralli, koçimarja, xina, mbretja, ilqet, frashëri, bushi, xana, shpëndra, shtogu, driza, ferra, kulumbrija, goxhamishi, ferra e qënit, dëllinja, bexga, paliçja, konopica, kashta e kuqe etj. mbulojnë thuajse të nëntë mëhallët e fshatit dhe hapësirën që shtrihet ndërmjet tyre. Continue reading Pemëtaria dhe pemëtarët e Kalivaçit